Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...


ForumiForumi  ­PortalliPortalli  ­GalleryGallery  ­RegjistrohuRegjistrohu  ­IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Insert emigrantesh!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Veneta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 1009
Registration date: 02/06/2008

MesazhTitulli: Insert emigrantesh!   Sat Dec 13, 2008 4:34 pm

....po behej gati te ikte larg. Ishte vetem 19 vjec. Ishte zbehur, nuk nxirrte fjale nga goja. Syte e tij me te thelle se deti ishin krejtesisht te humbur, kthjellesia e tyre ishte turbulluar. Me shterngonte fort, sikur donte ta ngrinte ne perjetesi perqafimin tone! Shpirti me ishte ndare ne mijera copeza, secila me e pervuajtur se tjetra. 'Kujdesu per prinderit' - me tha tek po me perqafonte deri ne mekat. Mezi u largua, duart nuk i shkepuste dot nga te miat. U degjua thirrja e fundit per nisje, sikur ra gongu!! Dalengadale u zhduk ne qiell, duke lene pas trishtimin, mallin...

Kaluan shume dite, shume muaj. Ai po behej i gjalle cdo dite e me pak. Jeta po e terhiqte zvarre. Ia kishin futur tmerrin ne palce. Frika e kishte ushqyer cdo qelize te trupit te tij. Malli me mbyste shume e me shume, atij ia kishte marre shpirtin qysh moti...
E kishin gjetur ne gjume, mbase po enderronte shtepine, familjen, femijerine e cila duhet t'i jete bere nje jete e larget. Shume here ia lane ne gjysme endrrat, deshirat... Shume here e bene te qante, edhe pse po behej burre e bukuria e tij te vriste syte! E derguan t'i bente shoqeri krimineleve, te semureve psiqik, te varferve, te cmendurve!!!
'Me ka zene policia' - u degjua dritherime e tij, qe nga largesia e madhe qe na ndante sikur u shua ngadale, mezi arriti deri tek veshi im... E kishin zhveshur, duke analizuar cdo pjese te trupit te tij. Mbi nje tavoline te zeze, kishin bere ekzibicione me zingjirin e tij. 'E kam nga nena ime, te vetmen gje!' - u kishte thene.
Ankthi po shtohej. Ai nuk behej i gjalle. Netet nuk u ngjanin me neteve! Cdo ze, cdo thirrje me pushtonte trupin. Doja te ishte ai! Malli dhe nevoja per te po me corodisnin! Po dilja nga vetja ime. Ai vuante tmerrin. Ndonjehere i bija me grusht kokes time, e cila padashje mendonte qe ai nuk jetonte me. Ne mendje e kisha te ngrire imazhin e tij. Doja ta thyeja ate imazh, ta prekja me duart e mia e ta zbusja mllefin qe po zgjeronte horizonte ne shpirtin tim. Ku ishte, valle?!
...jam une... vellai yt... po kthehem - nuk u besoja vesheve te mi!!! Ai po vinte. Ishte pune ditesh, tha ai. "Pune ditesh!!!", cfare ironie. Dite, qe sado te vogla te jene, ndryshojne jetera njerezish. Koha s'te fal! Nuk e fali as ate. Akoma e pres kthimin e tij. Duhet te jete lodhur shume nga rendesa e bagazhit mall! Vazhdon te me mungoje tmerrsisht. Gjysmen e zemres time vazhdon ta kete me vete! Cdo mbremje lutem per te, qe mengjesi te ma sjelle prane. Cdo mengjes lutem, qe perendimin e diellit ta presim bashke. Dielli lind e perendon, atje larg, sa ne njerin kend te qiellit ne tjetrin, duke shetitur horizontet... e jeta vazhdon te na terheq zvarre... te dyve!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 2102
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Sun Dec 14, 2008 10:12 am

Kjo shkėndijė proze, " Isert emigrantėsh", qė nė vete ngėrthen gjithė atė pamje tė trishtė, e ka arritur kulmin e paraqitjes sė njė realiteti jete qė ndodhi dhe u ndodh shqiptarėve nėpėr udhėt e jetės!

Edhe me kėtė prozė poetike, tanimė prozatorja, Veneta, dėshmon se ka aftėsi shprehėse, qė nė ēdo fjali poetike, tė varė muzėn e metaforave funksionale, qė tė japin pamjen e gjithė thyerjeve, kthesave, dėshirave qė kanė rėnė zgripeve dhe katandimeve duke ėndėrruar jetėn e mirė.

Dėshiroj tė vazhdojė kjo pjesė "Insert emigrantėsh" sepse ėshtė libri ynė i pėrjetuar i vuajtjeve dhe trishtimit, por i pa nisur tė shkruhet ...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Veneta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 1009
Registration date: 02/06/2008

MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Wed Feb 25, 2009 9:18 am

Ju ftoj te shkruani tek kjo teme kaq e ndjeshme per familjet tona dhe se bashku ta shpalosim dhembjen e mallin qe na lene shpirtin peng perjete kur te afermit tane lene marrin rrugen e mergimit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 548
Age: 40
Vendi: kosov
Registration date: 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Tue Oct 27, 2009 10:53 am

Edhe ne ditet e sotme gjendja sociale ne kosove nuk eshte permiresuar, prandaj shume prej familjeve kosovare po ia mesyjne mergimit.Shume prej tyre jane bere pre e mashtrimeve nga matrapaz te ndryshem duke i rrezikuar edhe jeten e tyre .Rasti me i fundit eshte mbytja ne uje ne lumin tisa ne hungari dhe serbi te 16 personave nga kosova. Kjo eshte nje shenje qe institucionet e tona nuk po i japin shume prioritet punesimit te rinjeve dhe familjareve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Delia
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve: 458
Registration date: 13/01/2008

MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Thu Oct 29, 2009 10:55 am

Kjo po dihet shum mir s apo punojn kto instutcione pėr qepin e vet nuk thuajn tė gjith qeveri e Korruptuar nė qdo aspekt kan filluar qdo gjė qė asht me vler e shesin po thuajse sa pėr nji kafe i mbushin gjepat e vetė e pėr tė tjerėt kush ban gajle , njė gjė mė habit shifni reklamimet nė rtk kunder njėri tjetri qė as fmėja mė i keq nuk e bėn kėt gjė me akuza po thaujse tė tjerėt ju kan kan faj .
Deri sa tė jen kshtu kurr ekurr nuk do ket pėrmisime pėr qiterėt e dorės sė dyt dhe tret sepse vet a kan sjell Popullin nė kėt gjendje tė mjeruashme .
Dhe sa do tė jet kshtu Emigarcion do rritet kuptohet sejcili mundohet pėt njė kafshat buk .Dhe do rrezikojn edhe jetėn e tyre duke u shfiritzuar nga matrapaz tė njdishėm .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Insert emigrantesh!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Emigracioni-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės