Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 2:38 am nga Ademi85

» ''Teoria e evolucionit''
Today at 2:35 am nga Beton

» Pse.?
Today at 2:32 am nga Ademi85

» Pse shkenca dėshton nė spjegimin e Zotit
Today at 1:57 am nga Ademi85

» Nje puthje per....
Today at 1:42 am nga Luki

» Fjalė tė urta popullore dhe thenje filozofike
Today at 1:39 am nga Parapsikologu

» ''Lojė me shkronjen e fundit tė fjales''
Today at 1:36 am nga Ademi85

» Vėrejtje
Today at 1:15 am nga Luki

» Sa kafe po pini mbrenda dites
Today at 1:15 am nga Ademi85

» Paraqitje me identitet tjeter gjinor!
Today at 1:13 am nga Luki

» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
Today at 1:07 am nga Ademi85

» Lufta e Kosoves: esht harruar???
Today at 12:42 am nga STUPCAT

» Video te prekshem per luften e Kosoves
Today at 12:41 am nga STUPCAT

» Shqipčrija zotuse e "arit tč bardhč"
Today at 12:35 am nga Parapsikologu

» Ndarja e Kosoves...
Today at 12:31 am nga Parapsikologu

» Foto dhe filma nga masakrat e Kosovös.
Today at 12:08 am nga Fjona

» Merre me mend.....
Yesterday at 11:53 pm nga Luki

» Kombėtarja shqiptare
Yesterday at 11:45 pm nga Parapsikologu

» Kush genjen me se shumti
Yesterday at 11:04 pm nga Parapsikologu

» Poezi tė krijuara nga forumistėt
Yesterday at 10:45 pm nga Euridika

» Bashkimi bėnė fuqinė
Yesterday at 10:32 pm nga Euridika

» A ekziston jeta pas vdekjes?
Yesterday at 10:13 pm nga Premtimi

» Kur te shof ty!!
Yesterday at 10:00 pm nga Mister

» A kemi nevojė pėr plane rezervė.?
Yesterday at 9:48 pm nga Euridika

» Me cilin anetare te forumit keni deshir te takoheni?
Yesterday at 9:43 pm nga Premtimi

» Mbi gjurmimet arkeologjike tė tė parėve tanė.
Yesterday at 9:41 pm nga Euridika

» Ēfarė do i thoje?
Yesterday at 9:31 pm nga Premtimi

» Kush e drejton Shqipėrinė londineze sot?!
Yesterday at 9:09 pm nga Ago Muji

» .Kah po shkon shoqėria shqiptare, pse po degjenerohet
Yesterday at 9:07 pm nga Euridika

» Thenie filozofike....
Yesterday at 8:48 pm nga Shezair Koko

» Me thuani si ndiheni sot..?
Yesterday at 8:41 pm nga BiBiKiM

» Ndonjehere!!
Yesterday at 8:20 pm nga BiBiKiM

» Aleksandri i Madh
Yesterday at 8:15 pm nga murturi

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė


Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė


[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 11:09 am
Statistikat
Forumi ka 1320 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Buli

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 116296 artikuj v 1524 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
shaban cakolli (7962)
 
biligoa (6437)
 
Beton (5611)
 
Sofra (5419)
 
Kosovarja (4632)
 
Premtimi (4459)
 
vesa (4252)
 
Mergimtarja1 (3443)
 
rrebelja (2835)
 
Anna (2719)
 

Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Faqja 5 e 8 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Sat Dec 01, 2007 5:19 pm

Kryengritja Drenicė-Jynik
Me 5 Maj 1912 ishe nė Drenicė bashkė me Zeinullah begun, burrė nė shej per besniki, nationalisėm e bujari.
Nga Drenica shkrova dy letra, nji per nenprefekturen e Vulēitirnit e nji pėr Nexhip beg Dragen nė Mitrovicė.
Letra e parė permblidhte me pak fjalė kėtė:
"Tue u bindė qi politika Jeunė-turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklarue nė Parlament, po e ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit tė Turkis".
Letra e dytė shkurtohet si vijon:
"Krejt Kosovasit e unė ngrehem flamurin e kryengritjes kundra tyrqve tė rij. Nė kjoftė se nuk dishroni me u da prej popullit tė Kosovės, ky njeri ka per detyrė me ju pri deri nė vend ku gjindem unė e shokėt e mij".
Kėto fjalė u ndrruen nė mes tė Nexhip beg Drages e Ahmet Prekazit, derguesit tė letres:
- Ku asht Hasan begu?
- Nuk dij. Nuk kam kohė pėr me folė shumė e me ndigjue shumė. Nė patshit menden me ardhė, jam i gatshėm me ju pri.
- Jam i smuet. Nuk mundem me ardhė - i a ka kėthye Nexhip Begu. -
Ket letėr i a ēova Nexhip begut, per mos me muejtė nji ditė me mė kritikue e per mos me i mbetė shteg fjalės sė tij tė thonte ndo i herė se Hasan Begu nuk mė ka lajmue e prandej s'kam marrė pjesė nė kryengritje.
Naten e parė bujtem nė Balincė e tė nesermen, me dy-qind pushkė ram nė Prekaz, te Ahmet Delija ku i mblodhen krenėt e Drenicės dhe kerkuen qi t'a perėsritshim besėn e dhanme.
Besa u lidh me kėto fjalė:
"Bajmė be e japim besen e burravet, se kemi me ba ēfardo flije e nė kjoftė nevoja kemi me i ba kurban me duer t'ona robėt e fėmit t'onė."
Kur arrijtem nė Gjyrxhevik (krahin'e Pjejes) tu Sadik Rama u persėrit besa, dhe nė ket krahinė e prej kėndej ram nė Pozhar, krahin'e Gjakovės.
Fuqija e jonė shkonte gjithnji tue u shtue e aty per aty ishim tė zotet me ēue nė kambė nji ushtri tė madhe fort kryengritėsh.
Kėshtu erdhem nė Jynik, vendi historik ku gjithmonė bashkoheshin e lidhshin besė Peja e Gjakova per me i ra Turkis.


Lidhja e Jynikut.
Populli i Jynikut na priti shumė mirė. Me t'arrijtun kėtu i a perdrejtova Riza beg Gjakoves nji letėr qi mund tė shkurtohet nė kėto fjalė:
"Arrijta nė Jynik bashkė me shokėt per me realisue qellimin.
Ketu po Ju pres, Ju e parin e Gjakoves".
Tė nesermen Riza begu u gjet nė Jynik. Ahmed begu, i biri i Myrteza Pashes, pat mėrrijtė nė Jynik bashkė me ne. Pak mbrapa mėrrijti edhe Hassan Feri me pari tė Plavės e tė Gucis.
- Nder kėto dit Malcija e Gjakoves, tue nxjerrė per preteks ēashtjen e zgjedhjevet e me tė shtyme t'Ahmet begut pat fillue me u turbullue e me i u kercenue Gjakoves. Malcorėt patėn nisė e kerkue qi tė mėsohet gjuha komtare ndėr shkollat e Shtetit.
Zeqir Halili, nji prej krenvet ma nė shej tė Krasniqes, i pat pri kėsaj levizje. - Zeqir Halili, nė kryengritje tė 1912-ės i ka krye pikė per pikė instruktionet qi ka marrė dhe ka mbushė plotėsisht detyren e vet komtare. -
Nė Jynik u bashkuen per pak ditė shumica e atyne qi muejshin me perfaqėsue popullin e Kosovės.
Nė ket mes arrijti dhe Bajram beg Curri pak si idhnueshėm pse nuk e pata lajmue kur ishim nė Shkup. Tue pa qendrimin e zemrueshem tė Bajram Begut u solla e i thashė si tue u mahite:
- Shka kishe me ba, kur Ju pashė se kishi lidhė mjaft miqėsi me xhemietxhit?
- Jam shqyptar, m'a priti, nuk kam mendue kurr veē se si shqyptar e kėtė koha ka per t'a provue.
- Bajram beg, na kėsaj pune i kemi hy. Jemi tė shtrenguem me dalė me nderė e me i sigurue Shqypnis disa privilegje. Nė kjoftė se kėsi shtegu nuk mundemi me realisue qellimin kemi per tė ra n'at gjendje qi gjinden tyrqit e fushes "Hajmana", e kėshtu kanė per t'u vėrtetue fjalėt e Talat begut, kryetarit tė Jeunė-turqvet. 1)
_____
1) Tyrqit e Hajmanės perbajnė at pjesė tė popullit tyrk qi janė shtypė ma sė forti nga Turkija.
Bajram Begu nuk vanoi me kuptue randėsin e gjendjes e biseda nė mes t'onė vijoi:
- Pėr me luftue me nji Perandon e me fitue kundra saj duhet me pasė shumė sende e sidomos armė, munition e tė holla - tha Bajram Begu.
- Unė i pėrgjegja:
- Ismail Kemal begu ka pasė marrė mbi vedi mena dergue 15.000 pushkė e 10.000 napoleona. Si duket kėto nuk kemi pėr t'i pasė, mbassi deri me ditė tė sodit as tė hollat nuk na i ka ēue. Por Bajram beg nuk kemi edhe fort nevojė per keto sende. Mos muejshim sot me ngrehė krye pse nuk kemi pushkė e tė holla do tė bahemi razi me jetue si tyrqit e Hajmanes e kurrgja kurrkujt...
- Poh, tha Bajram begu, keni tė drejtė. Asht nji detyrė e shejtė per ne me luftue kundra ēdo anmiku dhe mos me pasė as pak pushkė. Lufta na u ka ba detyrė. Pra duhet t'i dalim zot tė drejtavet tona e tė pėshtojmė prej robnis.
Nė Jynik ishin tė mbledhun shumica e paris sė Kosovės Paris sė Pejes nuk i besojshim mjaft e pra dhe ket pari e ftuem nė Jynik.
Zejnel begu, Sejfeddin begu e Jashar Pasha erdhen e i u diftuem pse po u bante mbledhja.
Kėta zotnij, jo vetėm nuk diftuen nji vullndesė tė mirė, por filluen tinzisht me ba nji propogandė per me paralisue qėllimin. Deri diku ia paten kėthye mendjen dhe Riza beg Gjakovės. Na muejshim me i hy punės dhe pa pasė fort nevojė per parin e Pejes; por dishrojshim m'u duke fare tė bashkuem per me fitue ma lehtas e ma mirė.
Na duhej pra me ba nji hap guximtar e me i lanė tė parėt e Pejes e Riza beg Gjakovėn perpara nji "fait accompli".
U mora vesh me Ahmet begun e Myrteza Pashės qi i u dha urdhėn ēetavet tė Berishes me i a fillue pushken ushtris tyrke nder rrethe tė Pejės.
Tė nesermen heret, para se me u zbardhė dita, pushka krisi me tyrqit tue mos i lanė shteg kurrkujt me u marrė ma me diplomati.
Riza begut i a ēuem nji njeri qi u shti sikur me pasė ardhė prej Gjakove at ditė per me i kallzue se tyrqit e kishin dėnue pėr dekė e, nė kjoftė se do tė kėthente nė Gjakovė, kishin per t'a xanė e gri.
Kuvendi nuk kishte se si shtyhet ma. Tė ndeshunat u shvilluen rreptėsisht e krejt parija ram nė Strellc, katund afėr Peje ku u ngreh qandra e kryengritjes.
Populli nisi me u mbėshtjellė rreth kėsaj qandre.


Rrethimi i Pejes.
Kryengritja u shvillue shpejt e me nji energi t'egersueshme rreth Pejes; katundet rreth qytetit u pushtuen e qarku i rrethimit u ngushtue e tė mėsymet kundra kodravet tė forcueme me topa shkuen tue u ashprue pa pra.
Xhafer Tajari, kommandanti i kėtij vendi, bani mrekulli qindrese per mos me na i lėshue kodrat e Jarines e tė Karagaēit.
Furija e kryengritsvet kishte marrė nji fytyrė aq tė mnerrshme sa u bind dhe Xhafer Tajari se qindresa per te duhej t'ishte nji qindresė dishprimi.
Tri dit e tri net nuk pushoi as nji minutė gjimimi i topavet e fishkullimi i plumbavet.
Numri i kryengritsavet ishte shumė ma i madh se ai i ushtris; por shqyptarėt kishin nji pushkė per ma se dhetė vetė, me fort pak munition e ushtrija tyrke ish ngujue nder llogore e pika strategjike me krejt veglat rrenuese tė teknikes sė shekullit XX.
Lufta u ashprue gjithnji e kur fortesat ishin tue ba qindresen e mbramė, regimenti 21 tyrk i Gjakovės, bashkė me regimentin e parė tė Stambollit shperthyen tue na ra kahė shpina e na shtrenguen me i u veshė malevet qi shtrihen kahė Rugova e Plava.
Kėshtu hovi i parė i kryengritjes u thye mjaft keqas perpara Pejes; por morali i shqyptarvet nuk u prish fare e mėnija e shpagimit (intikamit) u shtue edhe ma teper nder zemra tė tyne.


Trathtija e paris sė Pejes.
Mbas kėtij tė thymuni dy vende na paten mbetė ku muejshim me u pėrmbledhė e me vijue kryengritjen: Rugova e Pejes ase Malcija e Gjakoves.
U preferue Rugova 1) "per ku nguli kambė Zejnel begu i Pejes bashkė me dy shokėt e vet.
Rugova me gjith qi na priti mirė, me gjith kėte i u perkrah-paris sė Pejes e cila ishte e marrun vesh me Xhafer Tajarin para se me ardhė nė Jynik bashkė me krenėt e Rugovės, pose Qerim Begut.
Nuk na pat mbetė pra, tjetėr mjet per me pėshtue prej nji kurthe trathtare, veē se me lėshue Rugovėn.
Qandra e kryengritjes nguli nė Krasniqe prej kahė na duhej me komandue nji levizje qi shkonte tue u shtri nder tė gjitha krahinat e Kosovės e ma rreptas nder rrethe tė Mitrovicės, nen prisi t'Isė Boletinit, e nder rrethe tė Prishtines.


Nji ēpallje.
Mu nder keto minuta kritike tė levizjes, kur nuk muejshim me dijtė kush ka per t'a fitue davan, a Shqyptarėt apo Turkija, u pa si e arėsyeshme me i lėshue popullit othoman nji thirrje per t'i dhanė shkas kryengritjes e per me fitue sympathin e krejt elementavet tė Perandoris nė tė mirė t'onė. Nuk kishim se si me fitue luften pa i a shti ēarten dhe ushtris tyrke.
Kėjo ēpallje u shtyp ndeper tė gjitha gazetat dhe mund tė shkurtohet si vijon:
"Qėllimi i tė ngrehunit tė flamurit tė kryengritjes asht per me i dhanė fund sundimit barbar tė jeune turqve, qi nen fytyrė tė liris janė tue perkrye tė gjithė llojet e mizorinavet nė vendin tonė tė cilat tė shtyjnė me pasė ndjesė per absolutizėm tė Sulltan Hamidit.
Ata qi duen atdhen e nderin, i perkrahen landsisht e moralisht trupit t'onė kryengritės, qi ka dalė nė fushė me ketė qėllim tė shejtė. Ata qi dishrojnė qi osmanlijt mos tė mėrrijnė nė nji gjendje tė dhimbshme, mblidhen nen flamurin t'onė kryengritės. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Dita asht sod e minutat janė afrue per me pėshtue prej tė kėqijave tė jeune-turqve. A pėshtim a vdekje!"
_____
1) Rugova asht krahina ma e forta e Pejes qi shtrihet kah veri i qytetit me nji grykė tė gjatė e teper strategjike e me nji popullsi nė za per trimni e shėndet.


Lufta e Qafes sė Prushit.
Nuk kishim kohė per tė bjerrė; na duhej me fitue nji luftė per me ēue moralin e popullit nder rreth tė Pejes e tė Gjakoves.
Kėtu Bajram Curri permbledhi fisin e vet Krasniqen e mėsyni qafen e Prushit (Has).
Nė Has Turkija kishte lanė nji garnison prej katėr bataljonash.
Nji luftė e pergjakėshme qi zgjati ashprisht nen komandė tė Bajram Currit, tue marrė pjesė Hasi, Gashi e Bityēi nder rrethe tė Qafes sė Prushit me tė mėsyme e kundra tė mėsyme i shperdau kėta katėr bataliona. Tyrqit u thyen keqas tue na lanė nė dorė shumė munitione, armė, mitraloza e topa, me qinda tė dekun, tė plaguem e robė lufte.
Gjallnimi i ynė ishte aq i plotė sa i dha shpirt e zemer krejt popullit.
Robėt e luftes shka ishin ushtarė, u liruen mbassi u ēarmatisen e mbassi i mashtruem tue i thanė se kryengritja nuk kishte tjetėr qėllim veē se me pėshtue katundarin shqyptar e anadollak prej njij sundimi mizuer. Kėta tė mjerėt me habi tė madhe e perbijshin ket propogandė e kur u kėthyen nė Gjakovė demoralizuen gadi krejt ushtarėt e garnisonit t'atij qyteti.
Nji lidhni me ushtrin othomane tė Gjakoves.
Fitimi i njij lufte mjaft me randėsi, demoralisoi deri diku ushtrin e Gjakoves dhe i dha dorė atyne oficiervet tė partis kundershtare me tfaqė pa kėnaqėsin e tyne ndaj regimit Jeune turk tue sympatisue ēiltas kryengntjen shqiptare.
Kėjo ndodhi fort pak e pritme na dha dorė mos me bjerrė kohė perpara Gjakoves e fuqija e jonė komtare heci guximisht mbi fushen e Kosoves.


Pushtimi i Prishtines.
Per pak dit ma se 12.000 kryengritės u duken perpara Prishtines tue u betue tė gjith me pushtue qytetin me luftė ase paqsisht.
Nė ket mes kryengritėsit e krahinavet tė Gilanit, tė Kaēanikut, tė Prizrenit e tė Tetoves i paten xanė grykat e Kaēanikut e tė Cernoleves e shqyptarėt e rrethit tė Prishtines, me Isė Boletin e Xhemal Beg Prishtinen e Beqir agė Vulēitirnen nė ball, i paten thye tyrqit nė Llap e nė Gollak e ata tė Drenicės, nen komand tė Zejnullah Begut, pushtuen Vulēitirnin.
Kommandanti i garnisonit tė Prishtines deshti me ba si Xhafer Tajari perpara Pejes dhe morri tė gjitha masat ushtarake per me mburue qytetin kundra ēdo tė mėsymes.
Por disa prishtinas trima e ndaluen rrezikun e njij lufte mizore tue i a vu koburen nė gojė komandantit tė vendit mbrenda nė zyrė tė telegrafit e tue e ngushtue kėte me nenshkrue nji urdhen qi ndalonte ushtrin nder llogore me ba ēdo kundreshtim nė kjoftė se kryengritėsit dishirojnė me pushtue qytetin.
Populli i kėtij qyteti na priti me nji enthusiasėm tė pa shoq nė kronologji tė lėvizjevet komtare e i madh e i vogėl u bashkuen me ne.
Tash qandra e kryengritjes ish Prishtina e numri i kryengritėsvet pat arrijtė mė 30.000.
Nė ket mes korrespodentat e shtypit tė huej si tė "Times" "Neu Freu Presse", "Novoje Vremja" etc., u ēuditshin sidomos mbi kėto dy pika:
a) Si muejten me fitue shqyptarėt kundra nji ushtrije tyrke prej ma se 60.000 vetėsh.
b) Dishiplina e madhe qi mbretnonte nė mes tė kryengritėsvet.
Kėtu po shkurtoj nji intervistė qi bani me mue nė Prishtinė redaktioni i fletores sė Petresburgut "Novoje Vremje".
- Shka asht natura e fuqis qi po siguron dishiplinėn nė mes tė kėtij populli kryengritės. Pse edhe nji ushtri e rregullshme nė kohė tė luftės nuk kishte me muejtė me mbajtė nji dishiplinė kaq tė madhe; sidomos kur dihet qi ky popull asht i pa dijshėm?
- Poh, i thashė unė, shqiptarėt nuk mund tė thomi se janė tė dijshėm; por, kanė nji intelligencė qi i dan nė shej nder sa e sa popuj, Shqyptarėt nė kohė tė luftės mund tė sillen si sot, porsi nji ushtri e dishiplinueme, nė kjoftė se prisat dijnė me perfitue nga psykologia e tyne.
- Me tė vertetė, m'a priti korrespodenti rus, jam i bindem sot qi shqiptarėt pėrbajnė popullin ma tė zgjuem tė Ballkanit. Munden me meritue nji t'ardhme tė shkelxyeshme.
Rrėximi i kabinetit Jeunė-tyrk.
Pushtimi i Prishtinės na lėshonte nė dorė krejt vilajetin e Kosovės. Nė Stamboll filloi me mbretnue nji frigė aq e madhe sa shkaktoi dorhjekjen e Said Pashes, ministri i parė i kabinetit Jeunė-turk. Nė vend tė tij formoi kabinetin e Turkis Qamil Pasha, i njoftėm si ma i madhi anmik i Xhemietit.
Qamil Pasha na lajmoi telegrafisht se kishte vendosė me ēue nė Prishtinė nji mission zyrtar nen kryesi t'Ibrahim Pashes, ish qeveritar e kommandant i Tarabullusit, me Ali Danish Prishtinen, ministri i Punevet tė Mbrendėshme e me Sylejman Pashė Kolonjėn, senator.
Ky mission kishte per detyrė me u marrė vesh me shqiptarėt e me i dhanė fund kryengritjes. Qellimi i im u permblidhte nė kėto pika kryesore:
a) Tė njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis.
b) Autoritetet civile e ushtarake tė ken komsin Shqyptare.
c) Ushtrija shqyptare tė sherbejė nė Shqypni e tė jet komanda prej oficiervet shqyptarė.
ē) Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhė shqype.
Ibrahim Pasha kėto pika i gjykoi si shumė tė randa e si hapi i parė qi qitet per me u da nga Perandoria othomane. Pra, kerkoi prej meje qi t'i lehtėsojshe kėto pika e mė tha qi nuk kishte me i pasė hije Shqypnis me kerkue kėsi pikash, pse populli asht muhamedan.
- Pashė i a prita; feja nuk ka shka tė bajė me komsi, Zotnija e Juej jeni nga Manastiri, pra shqyptar si unė. Kėto pika lypet t'i gjeni teper tė lehta per me lanė kėshtu nji emėn tė mirė nė histori tė Shqypnis.
Pritėshe prej Zotnis sė Juej qi tė mė kėshilloni me kerkue dishka ma me randėsi. Pse jeni ma shumė tė vaditun se unė pėr kėsi punėsh. Sido qi tė jet, vijova, nuk pranoj kurrfarė pergjegjsije nė kjoftė se kėto pika nuk pelqehen e na mund tė hecim kėshtu deri mė Stamboll e aty mund tė mirremi vesh me Turkin. Besojmė se kėjo punė nuk asht aq e vėshtirė per ne.
Ibrahim Pasha kerkoi prap me fjalė t'ambla me mė kallxue se sjellja e ime ishte kundra myslimannismit e nuk u dam mirė me te.
Nė tjetrėn anė Ibrahim Pasha filloi me i lėmue kryetarėt tjerė qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me tė gjith fuqin e vet per me shti dasin nė mes t'onė. Sidomos filloi me perfitue nė ma tė mirėn mėnyrė prej pa dijes sė Riza Beg Gjakoves e tė fanatizmit fetar tė tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Boletini filluem me thanė: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund tė dahemi prej osmanlive". N'anė tjeter filluen me u perpjekė me konsulin serb nė Prishtinė. Konsuli do t'i u ket thanė se do tu epte armė, mbasi ma vonė, moren prej Serbis shumė pushkė. Gjendja ishte tue shkue per ditė e ma keq. Para se me lanė Prishtinėn u mundojshe me sigurue shkaqet per tė xjerrunit e privilegjeve; pse ishte e mundun me sigurue qellimin ma lehtėsisht nė Pnshtinė. Por nė njenėn anė Ibrahim Pasha e nė tjetrėn konsuli i Serbis kishin mėrrijtė me futė farėn e dasis nė mes t'onė me propoganda qi bajshin nėn dorė.

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5419
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Sat Dec 01, 2007 5:28 pm

Kur shkuem prej Prishtine nė Ferizoviq ishte nevoja me shkrue privilegjet qi do t'i kerkojshin prej qeveris edhe me i a kumtue asaj nė nji mėnyrė kategorike. Ma nė fund, me vėshtirsina e mbas shumė fjalimeve i u ba kerkesa Ibrahim Pashės qi pėrmbante 14 pika; e cila kje pranue prej Qeveris sė Qamil Pashės. Nė ketė rasė, me tė vertetė, asht per t'u permendė mundi e zelli i Bajram Beg Curit, (Kur ishim nė Ferizoviq krejt parsija e Shqypnis jugore, per secillėn punė, mė kishte ba perfaqsues tė vetin edhe mė kishte dhanė nji autorizim tė plotė. Nė librin qi kam me shkrue ma gjansisht per kryengritjen e vjetit 1912, kam me pershkrue ndodhinat e rrjedhuna nė Shqypnin e Jugut e tė Mesmen).
Pikat janė kėto :
1 ) Me perdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit;
2) Me ba sherbimin ushtarak vetem nė Shqypni e Makedoni, per jashta kohės sė luftės;
3) Me ba e me vu nė zbatim ligjė tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė xierret kurrnji fryt prej organizmit tė drejtsis.
4) Me i dhanė shqyptarve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende tė randėsishem deposita armėsh, tė cilat, nė rasė tė nevojes, do tė mund t'i merrshin shqyptarėt).
5) Me themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qandrave tė Kosoves, tė Monastirit, tė Shkodrės e tė Janinės qi numrojnė ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapė edhe shkolla bujqsije si tė Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhen e vendit.
6) Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja;
7) Me kenė i lirėshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluemit e shkollave private;
Cool Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjymnaze;
9) Me i dhanė randsi tė posaēme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapė udhėt e hekurit;
10) Me vu nė veprim organizimin e krahinave: 1)
11) Me u kujdesue me ruejtė ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare;
12) Me ēpallė amnistin (faljen e pergjithshme), pa vėshtrue klasė e racė, per tė gjith othomanėt qi kanė marrė pjesė ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanė lanė ushtrit e vendet e veta si edhe per tė liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes;
13) Me u dhanė ēdamim, mbas ēmimit tė vertetė, prej Qeveris Turke pėr tė gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane tė zotve ēdamimi si edhe pėr ato qi u prishen e u rrenuen kėsaj here;
14) Me i marrė nė gjyq tė naltė pjestarėt e kabinetvet tė Haki e tė Sait Pashes;
_____
1) Kėto janė propozime per me diftue kufijt e Shqypnis heshtimisht (tacitement). Me folė kjarisht per caktimin e kufijve tė Shqypnis u donte tė vrahemi me Riza Begun.
Kėto kėrkesa kjenė ba me qellim per me perhapė ma shpejt e ma themelisht organizimin e propagandės. Sidomos dobija e organizimit tė krahinave, n 'administratė, nuk mund tė mohohet.

Kush mundet me mohue pra, se kėto privilegje nuk kanė kenė hape tė mėdha kahė indipendenca e jonė.
Poh, vetem, lufta ballkanike u ba shkak qi kėjo nder e famė t'i mbetet Vlones e jo Kosoves e ne vend tė nji Shqypnis se madhe tė bahet nji Shqypni e vogėl.
U nisėm prej Ferizoviqit per Shkup. Nuk kishim ma shumė fuqi se 20% t'asaj fuqije qi kishim nė Prishtinė. Shkaku i svoglimit tė fuqis ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pėshtue Sulltan Hamidin, qi ishte i burgosun nė Salonik e prandej me kenė qi u shikonte me nji fuqi tė madhe, tue mos muejtė me dallue antarėt e Riza Begut e t'Isa Boletinit, kishim frigė e drojshim se ndjeksat e tyne do t'u bashkojshin me kėta dy pėr pėshtimin e Sulltan Hamidit e kėshtu e pam me nevojė pėr me shperda fuqin kunder ē'do rase qi mund tė ndodhte. T'ardhmen nė Shkup, ēashtja e Sulltan Hamidit ndėr qėllime tė Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumė kjartas; e per ket arsye u prishėm keqas me kėta dy.
Ishe i bindun se ishte nevoja me shpėrda nji orė e ma parė fuqin, qi kishim nė Shkup, abolla qi mos t'i mbette vend ndodhinave tė pakandshme. Per ket shkak fillova me ba tė perpjekuna ma tė shpeshta me Ibrahim Pashen. Edhe ky ishte frigue tepėr keqas prej ēashtjes sė Sulltan Hamidit. Ibrahim Pasha, tue mendue se shqyptarėt kishin nji fuqi tė pakėt, kishte qitė ceken me xanė Riza Begun e Isa Boletinin bashkė me ushtarėt e Turqis edhe kėte m'a pat thanė edhe mue Ibrahim Pasha kujtonte se unė do t'a pranojshe ket propozim, mbassi e dinte se unė nuk ishe i marrun vesht e nji mendimi me Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė i pata kundershtue kėtij propozimi rreptsisht edhe i pata thanė qi ma parė t'a vete nė veprim ket punė kunder meje se kunder tė permendunve e kėshtu ma ne fund, merrijta m'e shporrė prej kėtij mendimi Ibrahim Pashen. Qellimi i em pėr tė mprojtun tė Riza Begut e t'Isa Boletinit ishte per mos me damtue prestigjin e shqyptarvet. Me tė vertetė kėta tė dy, n'at kohė, nuk mendojshin ndonji send tjetėr veē me pėshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk mund t'u flitte me ta per punė t'independences; por nuk mund t'u permendte gja as per autonomi pse keto ishin fjalė qyftri (mkati) per Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė qindrojshe nė mendimin qi edhe me kenė nevoja me i ndeshkue dy tė permendunit, t'u ndeshkojshin me anė te shqyptarve e jo tė tjeter kujt. Me gjith kėte kėjo kryengritje na ka mėsue shum tė vėrteta t'idhta e na ka dhanė eksperiencė tė madhe.
Paten ardhė nė Shkup si perfaqsuesa te Shqypnis se mesme ZZ.Abdi Beg Toptani, Mustafa Krueja e Kapidani i Mirdites, Marka Gjoni. Kur e pan shkallen e fanatizmit, tė Riza Begut t'Isa Boletinit e tė shokve tė tij, tė thuesh se u dishpruen. U vėrtetuen edhe ata se atė herė nuk ishte e mundun t'u ngrehte flamuri i independences. Unė u pata thanė kėtyne zotnive tė ndershem, se mbas tre a kater mujve do tė bajshim prap nji kryengritje edhe se atė herė do t'a ēpallshim independencen t'onė. Veē kėsaj u pata shtue se nder kėta tre a kater muej do t'a perhapshim organizimin t'onė ma gjansisht edhe do t'i bajshim tė pa kenun, n'emen t'intereses sė Shqypnis, disa vetė tė cilėt muejshin me kenė nji pengim per t'arrijtun qėllimin e shejtė.
Per ket ēashtje patem ra nė godi me ZZ. e naltpermendun. Me tė vėrtetė, patem fillue me u organizue ma themelisht se perpara, por ēka tė bajshim mbassi mbas pak kohe krisi lufta ballkanike, e cila i qiti poshtė tė gjitha planet t'ona.
Perfundim e Vertetime.
Nė faqe 30 kam folė mbi pėrfaqsimin t'em tė Shqypnis sė Jugut nė Kryengritjen me 1912 e autorizimin qi mė kishin dhanė atdhetarėt e asaj pjesė tė Shqypnis nė ket kryengritje. Pėr vėrtetim tė kėtyne fjalve po botoj kėtu nji letėr tė Z.Nenkolonel Ismail Haki Tatzatit:

Shkodėr, me 15.6.1921

Fort tė ndertit Zotni
Zot.Hasan Beg Prishtinės Deputet i Dibres nė Shkodėr

"Kam marrė vesht se Zot. e Juej jeni tue gatue nji broshurė mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare nė vjetin 1912. Ju lutem tė keni mirėsin m'e pranue edhe ket pjesen teme e m'e shti nė broshuren e siperthanun; mbassi ka tė bajė me kryengritjen qi bahet fjalė:
"Nė vjetin 1912, me qellim per m'u bashkue me kryengritjen e Kosovės, kjemė nisė prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unė (atė herė ishe kapitan), Ahmed Dakli; e shumė atdhetar tjerė e tė gjith sbashkut u bamė kund 40 vetė qi patėm formue nji komitė edhe kjemė mbledhė nė katundin Martanesh; vend i permetueshem per tė sjellun tė komitės.
Kėtu kje bashkue me ne edhe Zot. Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikė prej Dibre. Ēeta e jonė mbet nė Martanesh nja dy javė e nė ket kohė pat ardhė deri nė kufļ tė Martaneshit nenprefekti i Matit, kapiten Esadi me nji bataljon ushtar e dy topa per gjurmimin e kėsaj ēete; por kje ndalue prej saj. Tue kenė qi prap nė ket ditė paten ardhun prej Dibre; ēeta kje detyrue me u largue nė nji mal tė fort tė Martaneshit, ku filloi me ba gatimet e nevojshme, per mos me lanė nė qetsim ushtrin e ardhun; por kėto forca ushtarake u kėthyen mbas 24 orėve per mbas nji urdhni tė marrun.
"Edhe ēeta e jonė kje ba 80 vetėsh e shkoj nė Domre e Shpat t'Elbasanit. Kėtu u bashkuen me ne edhe kapiten Tajar Begu me shumė oficjera tjerė. Kur i u afruem Elbasanit, morem, lajmin se ishte vu kabineti i Qamil Pashės. Tue kenė nė Domre e Shpat paten ardhė edhe shumė atdhetarė tjerė e kje ba forca e jonė afer 800 vetėsh. Kėjo ēetė u marshtronte prej Aqif Pash Elbasanit e shumė atdhetarve tjerė. Nė ket kohė, nė Fieri kjenė mbledhė Komitetet e Vlonės, tė Lushnjes, Beratit, Mallakastres, e tė Korēes nėn kryesi t'Ismail Kemal Begut per me bisedue disa ēashtje tė randėsishme edhe per ket punė paten lajmue komiten e Elbasanit telegrafisht; mbas tė cillit lajmim kjenė dergue prej Elbasanit, per me marrė pjesė nder kėto bisedime, unė, Ali agjah Begu, Hasan Beg Elbasani, Timor Efendija e Zenel Hoxha".
"Nder kėto dit Qeverija osmane kishte shenjue Ibrahim Pashen e Sylejman Pashen per me u marrė vesht me komiten e Kosovės. Gadi krejt Tosknija kishte zgjedhė e lajmue telegrafisht per mėkamės tė vetin Hasan Beg Prishtinen per mu gjetė nė ket bisedim. Qe pra edhe nė Fieri paten fillue me u ba bisedimet mbi ket ēashtje. Nder kėto bisedime ishin edhe Ymer Pashė Virjoni e Aziz Pash Virjoni".
"Ismail Kemal Begu i pat ba nji propozim mbledhjes per me zgjedhė per secillen krahinė nga dy vetė edhe me i dergue nė Kosovė per me bashkpunue me Hasan Beg Prishtinėn nė tė mprojtun tė qėllimit e tė kerkesavet shqyptare".
"Mbledhja, tue kenė se ket mėkambsi i a kishte lanė qysh ma para Hasan Beg Prishtinės, nuk e pelqej ket propozim e kėshtu Ismail Kemal Begu pat mbetė vetėm nė ket mendim".
"Mbledhja propozoi qi Ismail Kemali t'u niste me nji herė per Stambollė per me u marrė vesht me kabinetin e ri edhe ai e pat pėlqye ket propozim".
"Tue kenė per tė nisun, nji ditė para, mbledhja muer nji pergjegje me telegrafė prej Drejtorit tė Telegrafes se Prishtinės. Ky telegram i marrun kje kendue para mbledhjes e ishte nė ket mėnyrė: "Hasan Beg Prishtina asht nisė per nji vend qi sė dihet stop Telegrami nuk mujt me i u dorzue stop". Kur mbledhja ishte tue e komentue nė gjithfarė menyrėsh ket telegram, Zot. Qazim Kokoshi i pat dergue tekstualisht mbledhjes nji lajm tė marrun prej disa fletoreve italjane. Fletoret thojshin: "Hasan Beg Prishtina qysh nė piken e parė tė kerkesave asht prishė me delegacjonin othoman, edhe asht tue shkue gjithnji kahė Shkupi me tė gjith fuqin e vet. Me te asht tue u bashkue me gėzim edhe ushtrija".
"Mbas kėtij lajmi, Izet Beg Zavalani e shumė tė rij tjerė ndin nji zemrim nė vedi edhe filluen me gatue ēetat e me dhanė urdhėn per me marrė nė dorė depositat e Vlonės e tė Beratit. Ismail Kemal Begut i pat kėcye nji nervositet prej ketyne lajmeve e prej kėsaj sjellje edhe i pat thanė Z.Zavalanit: "Ti, shko nė Korēė e bani ball fuqis qi do tė vinė prej andej. Deposita e Vlonės mė perket mue".
"Plaku ishte idhnue aq fort sa i shkojshin lotėt prej syve. Por e pat mbledhė vedin e pyette mbledhjen: A thue ishin tė themelshem kėto lajme a po jo?"
"Tetėdhetė pėr qind prej pjestarve tė mbledhjes i thojshin qi munden me kenė tė vėrteta kėto lajme. Ismail Kemal Begu thonte se jo edhe se nuk mundet me kenė kurrsesi kėjo punė e vertetė; pse ka edhe njerz qi do tė mendojnė per ardhjen e fatin e Qeveris othomane, e nė qoftė se kėto lajme kanė me kenė tė vėrteta, atė herė, na shqyptarėt e osmanllit tė fillojmė me kja pse ka me fļllue mbas kėsaj kohe nji katastrof per tė dy elementat".
"Nuk ishte e mundun me ndalue zemrimin e ēetave. Ma nė fund, u ndalue nisja e Ismail Kemal Begut per Stambollė edhe kje vendue qi t'u niste me nji herė per Bari per me marrė vesht, sa ma shpejt a ishin tė verteta keto lajme a po jo".
"Ismajl Kemali kje nisė per Bari e pa pasė mėrrijtė atje i erdhi mbledhjes sė Fierit nji telegram prej Hasan Beg Prishtinės. Telegrami asht ky: "U morem vesht mbi 14 pikat me delegacjon stop. Asht e udhshme qi secilli tė shkojė nė vend stop. "Tue u ba keto bisedime nė Fieri, nji pjesė prej komitės, qi ishte afėr Elbasanit, hyni nė zyre tė telegrafės edhe bani mėkambės tė vedin Hasan Beg Prishtinėn. Edhe kėjo komitė kje shperda me nji telegram tė marrun si ai i sypermi".
"Komitat e Permetit, tė Klisurės e tė Leskovikut ishin nen urdhen tė togerit Melek Beg Frasherit. Asht per t'u permendė telegrami i Z.Toger Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut nė pergjegje tė nji telegrami q'i pat dhanė ky i mbrami Hasan Beg Prishtinės tue i thanė se: "po vi". Telegrami i Z.Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut mbassi e pat perzanė nenprefektin e Permetit ishte nė ket veshtrim:"
"Po kje qi nuk ju dhimbet qoshku magnifik i Juaji ju pres tė vini. Kah unė eni jo kah Hasan Begu".

Nenkolonel Ismail Haki Tatzani m.p.

* * *

Per me diftue, si argument, sa mendime tė gabueshme janė per kryengritjen e vjetit 1912 e perfundimet e saja po e shoh tė nevojshem me pershkrue tekstin si asht tė nji artikulli tė botuem nė Nr.166, me 16 tė vjeshtės sė parė 912 nė fletoren "Dielli" tė shkruem prej kryetarit tė tashem tė Partis Popullore, Emzot Fan Nolit nen titullin "Per zgjedhjet tė deputetve". Artikulli asht ky:

Per zgjedhjet tė Deputetve.
"Pas nji muaji Shqiptarėt do tė ftohen prej guvernes tė zgjedhin perfaqėsonjėsit e tyre per Parlamentin e Perandorisė turke. Ne u-lenēin tė lirė, memedhetarėt t'anė do t'apin voten e tyre vėrberisht per sa njerės, tė "mėdhej" pas mendjes sė tyre dhe ēarllatane pa cipė pas mendjes s'onė, pa i lidhur me njė program dhe pa venė re jetėn e tyre tė shkuar. Dy nga kėta Shqypėtarė "tė shkelqyer dhe me nam" qė do tė dalim pa dyshim janė Ismaili i Vlorės dhe Hasani i Prishtinės".
Ē'behet Gjetkė.
"Ne viset e qyteteruara, kur del nje njeri perpara popullit dhe i lyp voten per tė dalė deputat, i kerkojnė pik'sė pari t'u tregojė programin qė do tė mbajnė nė Parlament po tė zgjidhet. Ē'do kandidat ben hesap qė do tė harxhojė njė sumė tė madhe per tė shtypur kėto programe dhe njė sumė tjetėr me tė madhe per tė shetitur qytet me qytet e fshat me fshat qė t'u ē'koqitet zgjedhsve pikė pas pike e t'u pergjigjet ē'politikė do tė mbajė nė ēeshtje, tė cilen harroj t'a verė nė program. Kjo eshtė pjesa me e lehtė e fushatės elektorale. Se ēdo vagabond munt tė paguajė qatip, qė t'i shkruajė sa programe, ne tė cilat t'i zotohet turmes qė, po tė zgjidhet, do tu mbarojė deshirat tė gjithė zgjedhsve tė tij. Ēobeneve do t'u thotė qė, po tė behet deputat, dhent e tyre do tė pjellin nga dymbedhjet shqera; bujqerve arat do t'u siellin grurė dhe miser pa leruar; hajduteve do tė zbresė hena t'u thotė ku munt tė vjedhin kecer dhe misiroke pa gjakosur hunden per lavdi tė memedheut; memdhetarėve do t'u mbijnė shkolla dhe mesonjės si kepudhra pa levizur vendit e pa futur dorėn nė xhept; medreserat do tė lulėzojnė, ylefete do tė shtohen, puna do tė pakėsohet, plaēkat do tė lirohen, nė vent tė shiut do tė bjerė raki nga qielli, dhe nė vent tė debores muhalebi. Po turma e qytetėruar, ndonėse i perkedhelet veshi nga gjithė kėto bekime qė do t'i vijnė, ka dyshime dhe nisė e pyet cili ėshte ky nieri qė do tė bejė kėto ēudira : ē'gjera ka berė nė jetė tė tij mė parė qė tė garantitin ato qė zotohet? Nė mos ka berė veē tė keqia gjer aherė, si do tė ndrrojė me njė herė e do tė perhapė miresira dhe lumerira mė tė gjitha anėt? Kandidati duhet tė pergjigjet nė tė gjitha kėto pyetje. Duhet tė thotė cili ėshtė, ē'ka berė per popullin dhe tė hedhė dritė mi gjithė pikat e errėta tė jetės sė tij. Ne mos e beftė ay, do t'a bejnė armiqt e tij, tė cilėt do mos lenė asnjė cip tė jetės sė tij pa gervishtur, asnjė fjalė, asnjė shkrim, asnjė punė pa nxjerė nė shesh e pa kritikuar. Dhe kjo ėshtė pjesa mė e renda e fushės elektorale nė viset e qytetėruara".

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5419
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Sat Dec 01, 2007 5:33 pm

"Po le tė thomi qi kandidati u shtroj zgjedhsve njė program tė pelqyer, qė u pergjegj nė gjith pyetjet e tyre qė jet e tij e shkuar qe pa njollė dhe u zgjoth deputat. Mos pandehni se zgjedhėsit e tij do t'a lenė tė lirė. Jo! po venė re si sillet nė Parlament, a mban programin e tij dhe ne u provoftė qe e shkel, mblidhen, kritikojnė politiken qė mban dhe e thėrresin tė japė demicjen. S'ka njeri tė nderēim nė boten e qyteteruar i cili tė qendrojė deputat, posa zgjedhsit tė protestojnė kunder tij".
"Po nė Shqipėri nuk ēajnė koken per gjithė kėto hollėsira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojė t'u kėrkojė njė program tė shkruar me ngjyrė tė zezė nė kartė tė bardhė Ismailit tė Vlorės dhe Hasanit tė Prishtinės. Asnjė do mos u kėrkojė tė shpjegojnė pse kanė ndrruar aqė herė mendje dhe s'kanė mbajtur kurrė zotimet qė dhanė. Do t'i zgjedhin verberisht se i kanė degjuar per njerės tė "mėdhej". Po ne qe jemi rritur nė qendra qytetėrie Anglosaksone, ku ka lindur dhe ngaha u perhap gjetke forma koshtutale e guvernes kemi detyrė t'a ndriēojmė popullin, dukė i treguar ē'duhet tė kėrkojė nga njerėzit qė i lypin voten. Dhe nė ėshtė populli i verber e s'di ē'tu kėrkojė, do t'i pyesim ne drejt per drejt".
"Hasani dhe Ismaili duhet tė na tregojnė programin e tyre, tė na zotohen qė do t'a mprojnė me gjithė fuqi nė Parlament tė Turqisė, tė japin demicjen nga deputatesia porsa qe tė protestohen zgjedhėsit e tyre e t'i denojnė si genjeshtarė qė shkelė zotimet qė bejtin. Kėshtu bejnė njerėzit e nderēim qė vihen kandidatė per nje ofiq nė viset e qyteteruara".


Ismail Qemali.
"Po Hasani dhe Iasmaili NUKĖ do t'i japin popullit shqipetar asnjė program, se bota e terė i njeh per njerės tė nderēim, tė mėdhej dhe patriote. Fort mirė po jeta e tyre e shkuar therrėt per kunder qė janė njerės pa cipe e pa nder, carllatanė pa ndergjegje, tregėtarė patriotikė me zemer Kucovllahu dhe Serbi, Turq dhe Anadollakė gjer nė palcė e gjer nė koskė".
"Per tė nisur me Ismailin, - se, siē thotė fjala frenge "a tout seigneur tout honneur" - si, si mor Shqipetarė pike- vrarė e tė humbur, i kini besė kėtij njeriu dhe e dergoni nė Parlament? Pėrse nukė hithni nje sy mi jeten e tij tė shkuar, qė ėshtė njė Iliade carllatanirash, batakēillekesh dhe tradhetirash? Pėrse nukė pyesni ē'ka bėrė per Shqiperinė gjer me tani? A eshtė nevojė tė ndyj penden qė t'ua thom unė? Ky kallpozan s'ka berė nė jetė tė tij tjater gjė veē tė shesė yje tė Shqiperisė nė kumpanira italiane, kongresė dhe kryengritjera Liberaleve, dhe tė genjejė Greket dukė u falur Epirin. Per Shqiperinė s'ka hapur kurrė gojen boterisht as nė Parllament, as ner gazetat shqipe, as nė tė huajtė. Kur shaheshin nė Gegeri pa mėshirė, Ismaili heshtte, dhe bente hesap sa para dhe fitime munt tė nxiere nga kėto turbullime. U sull nė Mal tė Zi dukė u kėshilluar Toskėve tė heshtin e tė mos i turbullejnė hesapet. Tregetoj gjakun e Malesorėve dhe pastaj u tha Toskeve qė ėshtė koha tė ngrihen. Sivjet gjith'ashtu u-zotua qė do t'a ēlironte fare Shqiperinė me njė kryengritje. I beri qė tė dyja, u'a shiti Liberaleve, mori paratė i futi nė xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekėt qė Epiri ėshtė i tyre, dolli nė Vlorė ku i kėshilloj Tosket tė mos kerkojnė nga guverna veē gjera qė tė munt t'u jipen. Pas kėtyreve tė gjitha Myzeqarėt munt t'a besojnė per njeri tė math Ismailin e t'a zgjedhin deputat, Shqipetarėt e vertetė s'duhet t'a bejnė kabull as t'a peshtyjnė".


Hasan Prishtina.
"Vijme te Hasan i Prishtinės. Ky njeri gjer kater vjet mė parė ish nje tregėtar i nderēim qė shiste mobila dhe qe s'trazohej nė politikė*). Po koshtuta e solli ne patalok te Parlamentit. Si deputat u suall mjaft mire, foli sa mundi si Liberal kunder Xhon-Turqve edhe dergoj cesa diema nė Shkollen Normale me harxhet
_____
*) Nuk kam kenė kurr tregtar mobiljash. - Sh. i auk.

e tij*). Kjo e funtmja e ngjiti ne shtimė te Shqipetareve nacionalistė dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinės vėrtet na u duk ahere si njė patriot i vėrtetė dhe pa perquasie me i besiesė se Myfļti, i cili dha vetem 10 lira per shkollen e Shqiperisė, dhe Nyzllet be Vrioni dhe Ismaili qė sdhanė fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqet bejtin njė mijė menyra qė tė mos dalė persėn deputat, Hasani u-muar vesh me Liberalet nga njera anė, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben'e e Jakoves ngajtjatra, i gėnjeu keta tė funtmit me njė program autonomist dhe i futi ne zjarr tė kryengritjes. Degjuam ne krye qe qellimi i tij qė tė krijojė njė Shqiperi me vete, me njė flamur tė veēantė dhe me njė princ nga gjaku i Skenderbeut. Pastaj mėsuam se Hasani do t'a bentė Shqiperinė t'onė njė Republikė malesore si tė Svizeres. Gjaku u-derth rreke, Isa Boletini u plagos,**) Por nė funt Shqipetarėt muntne. Ahere Hasani i shtroj guvernes kondidat e tij tė cilat qenė: Tė zgjidhet Parlamenti dhe tė hapen me teper medresera. Kur Riza Beu dhe shoket e tij kerkojin autonomi ky kerkonte reforma per mbeterinė Othomane. Isa Boletini me Riza Benė tė genjyer me njė paturpėsi dhe dinakėri aqė tė poshtė, u shtrėnguan tė kthehen nė malet e tyre dhe t'a lenė Hasanin tė mbledhė pemet e mundimeve tė tyre. He per he Hasani mon njė "Osmanie" nga Sulltani; per pak kohe do tė shohim si do t'ja ēperblejnė sherbimet Liberale qė theu Xhon-Turqet me gogolin e kryengritjes gege. Serbet edhe Turqet duhet t'a ngrehin Hasanin nė qiell qė ndaloj njohjen e njė Shqipėrie autonome me kater vilaetet prej guvernes turke. Po Shqipetarėt e vertetė, kur t'u kerkojė voten, duhet t'a dergojnė tė verė kandidature nė Konjė a nė Belgrad qė e ka me afer".
_____
*) Nxansit u derguen nė Shkollė Normale me ndihmat qi mhlodh'a nga bashkatdhetarėt. - Sh.i auk.
**) Nuk ka kenė plagosė. - Sh.i auk.


Konkluzia.
"Gjer kur do tė beheni kleēka tė verbera tė ca intriganeve qė tregėtojnė me gjakun t'uaj? Sa para bejnė kryengritjet t'uaja kur pemet-i mbledhin dy a tre ēarllatanė dhe ju mbeteni si pul'e lagur? Ē'fitim kini qė dergoni deputetė nė Stamboll, qė heshtin kur therren Shqipetarėt e ēnderohen pleqtė dhe gratė dhe, nė vent qė tė mprojnė tė drejtat t'uaja, i ndihin armikut qė t'ju mbytė e t'ju shuajė?".
'"Bota qesh me marresitė t'uaja dhe ne qajmė. Se kurrė s'na shkonte nga mendja qė do tė derthnit aqė gjak per medresera. Kur s'jini tė zoterit tė perfitoni nga trimeria juaj, rrini urtė dhe mos e zgjeshni pallen si palecora qė tė behemi gaz'i armiqve. Kur nukė dini cilet tė zgjithni deputetė, a mos dergoni fare a ēoni ca Serber, ca Kucovlleh, ca Greker dhe ca Evgjiter, po jo carllatanė Shqipetarė tregėtarė tė patriotismit me damke nė ballė. Po, ne doni tė beheni njeres nė funt e tė veni ment, kėrkojuni t'ju shtrojnė njė program tė ēkoqur, pyesni pastaj ē'fare njeres janė dhe ē'politikė mbajtin ne jetėn e tyre tė shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t'ju dalin gėnjeshtarė dhe kthejuni kurrizin per gjithėnjė. Kėshtu dhe vetem kėshtu do tė muntni tė perparoni. Se s'arrin vetem palla qė tė fitoni tė drejtat t'uaja, po duhet dhe pakė mendje dhe pakė gjykim, o luane nga trupi dhe foshnja nga truri".

F.S.NOLI. Boston, Mass., 6 Vieshto I, 1912.
Shkruesi thotė se jam mashtrue nė dekoracjonet (nishanet) e Sulltanit. Ē'mendim i gabueshem! Shum, e sidomos, shqyptarė tė randėsishėm dijnė mirė filli, se Jeune-turqit mė kanė pasė dhanė shumė randsi e se kanė kenė gadi me ba shumė sakrifice tė medha vetem me kusht qi tė bashkpunojshe me ta. Perveē tjerve Hysein Hilmi Pasha, inspektor i Pergjithshem i Rumelis e qi ka kenė sa herė edhe Vezir i madh: mė pat thirrė nji ditė nė Zyren e Senatit nė Stambollė ku ndrruem kėto fjalė:
"Hasan Bey, e din sa fort ju due! Kam me ju ba nji propozim. Kerkoj qi tė mė nepni fjalen se keni m'e pranue doemos!"
I pergjegja: "Ekselencė, e dini se kam nji nderim tė posaēem ndaj jue, por si mundem me ju dhanė fjalėn pa dijtė se ē'farė propozimit do tė mė bani?"
- Prap qindroj Pasha nė fjalen e parė. Me tė vėrtetė unė kishe nji nderim tė madh ndaj tė! por, natyrisht, pa dijtė propozimin nuk mund t'i epshe pergjegje.
Mbi kėtė tha Hysejn Hilmi Pasha: "Jam pa me Mahmud Shevqet pashen edhe me Tal at Begun e kena vendue me ju emnue tash nji here gouvernor ne Brusė e mbas dy a tre muejsh me ju dhanė nji prej ministrinave".
Unė i pergjegja: "Ekselencė, Jam gadi me krye ē'do urdhėn t'Uej por ket propozim nuk mundem m'e pranue, pse me pelqimin e tij duhet me lanė kundershtimin kunder jeune turqve, e cila punė asht krejt kundra parimit t'em".
Prap pasha qindroj nė fjalė, por unė, per me i dhanė fund propozimit tė tij i thaēė: "Parimin t'em nuk mund t'a ndrroj jo per nji ministri; por as per nji kambė mbretnore".
Mbassi muer ket pergjegje definitive Hysejn Hilmi Pasha, mė tha edhe kėto fjalė tė mbrame.
"Hasan Beg me tė vėrtetė je nji shqiptar shum inadēi!"

* * *

Me gjith qi historija e vėrtetoi me shkelqim se shenimet e artikullit t'Emzot Nolit nuk pajtohen me tė vėrtetėn; prap pershkrova ket bisedim me Vezirin e Turkis me qellim qi me diftue se disa bashkatdhetarė, tė muejtun prej smirave personale, shpesh herė duen me harrue shum tė vėrteta e perveē kėsaj i shtyejnė pendat e tyne ma tė shumten si t'i vinė ndėr ēashtje tė randsishme per pa ba shqyrtimet e nevojshme thellėsisht. E ky kje qellimi kryekreje, si thaēė nė fillim, qi po botoj, ket shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e 1912-ės, tue kenė se asht nevoja qi me botime e shenime qi i perkasin historis komtare lypet kujdesim e pa - ansi e madhe e perveē kesaj asht e nevojshme qi per nderin e tjervet duhet me pasun kujdes tė madh nder botime; pse sikur dihet, me marrė neper kambė nderin e nji njeriu, ndonji herė, asht ma rrezik se me luejtė me zjarm.


Shtojcė:
Deklaratė e Hasan Prishtinės botuar nė gazetėn "Ora e Shqipnisė". me tė cilėn hedh poshtė propogandėn e Beogradit. shpifjet e Ahmet Zogut dhe shpreh vendosmėrinė pėr tė luftuar deri nė fund pėr ēėshtjen e Atdheut.

[i]Vjenė, mė 22 maj 1928

"DERI NĖ VDEKJE"
Nuk kam menden tė baj me ket shkresė nji ekspoze tė gjatė mbi veprėn teme politike nė tė tana kėto vjet qi, bashkė me nacionalistat tė tjerė shqiptar, jam mudue me krye deri nė fund detyren teme ndaj atdheut. Atė ditė qi pėr tė mirėn e atdheut hyena nė fushėn e politikės, kam pranue edhe tė gjitha ataket, kundėrshtimet, akuzat e shpifjet e atyne tė cilėt nė veprimet e mija o do tė shifeshin tė gėnjyem, rrėnimin e atdheut, o do tė konsideroshin, tė mėrzitun, pengimin e realizimit tė qėllimevet tė tyne personale. Do tė baj vetėm disa shėnime mbi relacionet e mija me shtetin jugosllav, nga tė cilat edhe i verbti do tė kujtohet se sa qesharake janė veprimet e disave.
Pikė se parit duhet vu oroe se nė politikėn me shtetet e hueja fjalėve "miqėsi e simpati" unė nuk u jap tjetėr vėshtrim veēse atė tė nji interese reciproke. Merret vesht prej vetvetiu tė nji interese reciproke tė njė shteti me nji shtet tjetėr e jo tė nji shtetit me nji personė apo me nji klasė.
Unė jam kenė dhe jam prap sot anmik i rrebėt i politikės jugosllave nė Shqipni, pse kam kenė dhe jam prap sot plotėsisht i bindun qi interesat e atij shtetit janė fare nė kundėrshtim me interesat e shtetit tonė shqiptar.
Po erdh nji ditė, shka unė nuk besoj, qi Jugosllavia tė pranojė me ndreqė kufit... Vetėm me kėtė ndreqje kufinit unė kuptoj e pranoj parullen "Ballkani i Ballkanasvet. Jo vetėm por nė atė rasė unė pėr me mbrojtė indipendencėn e kėtyne tokave ballkanike kishe me kenė gati me luftue krah per krah me ushtarėt e Jugosllavisė kundra ēdo uzurpatorit t'huej. Nė kjoftė se Jugosllavia paqėsisht nuk do tė pranojė at ndreqje kufinit e se shqiptarėt do tė kenė dikur rasen me rifitue tokat qi atyne natyrisht u perkasin, at here ata nuk do tė kondendohen ma me ndreqjen e siperthanun, por do tė kėrkojnė nji Shqipni me kufit e vjetit 1912.
Kur nė vjetin 1923 u gjendeshe bashkė me Bajram Currin nė shpellat e Gashit dhe tė Krasniqes, qeveria jugosllave na propozoj me hye nė marrėveshje me tė. Pajtimi me Jugosllavinė na binte personalisht dobina mjaft tė mėdha. Konditat e pajtimit ishin kėto:
1) Me na u dorėzue tė tanė pasunia; 2) me na u shpėrblye tė tana damet; 3) me na plotėsue tė tana dėshirat; 4) me pasė ndihmėn e duhun t'organizojmė nji forcė pėr me rrxue qeverinė e atėhershme. Prej nesh qeveria e Belgradit kėrkonte vetėm tė hiqshim dorė nga ideja jonė. E mėsyemja e Tiranės ishte nė kėto kondita send fort i lehtė.
Ahmet Zogu ma vonė hyeni nė Tiranė....dihet prej gjithkuj se populli i Gjakovės i Shkupit, edhe i qytetit tė Dibres kje kundra Zogut e levizjes sė tij. Pra rolin qė luejti Zogu me levizjen e tij kishim muejtė me e luejtė ne shumė ma parė e ma mirė se aj mbasi, natyrisht emnat tonė, si vendas, kishin ma influencė nė popullin e Kosovės se emni i nji begut tė Matit. Na refuzueme dhe refuzueme nė nji kohė kur shumė herė rrishim kah 24 orė pa ngranė e nuk kishim as aq tė holla sa me ble letra cingaresh. Kishe atherė tė ēilun dhe kam prap sot nji rrugė tjetėr, jo me bashkėpunue me Jugosllavi, por vetėm me hjekė dorė nga kundėrshtimi. Fryti i kėtij abstenimit tem do t'ishte, si m'asht propozue, kthimi imediat i tė tanė pasunis s'eme nė Kosovė, sot sekustrue nga Jugosllavia. Shteti jugosllav nuk e ka pasė as nuk ka nevojė me ble me t'hollat e koskes sė tij bashkėpunimin e nė mos tjetėr dorėheqjen teme nga kundėrshtimi: i mjafton me mė kthye gjanė t'eme, at gja me ēmimin e tė cilės kishe me muejtė te peshoj ne ar sigurisht nė mos nji t'atyne zotėrivet t'mi kundėrshtarė prej qimes sė flokėvet deri nė gishtat e kambėvet. E kush dhe pėr ket ka dyshim le tė pyesė ndoj kolegė tė vet kosovar qi sot asht kundėrshtar i em. Qe shka kėrkonte e kėrkon interesa e eme personale. Une me pase dashtė me kqyrė e me punue mbas interesavet tė mija personale e jo mbas interesavet t'atdheut nuk kam pasė as nevojė tė pres ndihmėn e shtetit jugosllav mbasi dera e madhėrisė dhe ambicjes, tė kishe dashė me shkelė interesat e vendit t'em me ka kenė e ēilun qysh nė kohėn e Tyrkisė kur kishe rasen fare tė kollajtė m'u ba ministri i nji perandoris 33 miljonėsh e me marrė konēesjone prej tė cilavet kishe mujtė tė bahem mjaft i pasun.
Por ne vend tė nji kolltukut me turp nė Stamboll preferova kryengritjen me nder nė malet e Kosovės. Akuza, shpifje, kėrcnime, rreziqe nuk mė kanė frikėsue kurr deri me sot e kundėrshtarėt e mij le tė jenė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit. Unė kam nji rrugė tė caktueme para mejet: ate kam shkelė dhe ate do tė shkeli deri nė vdekje- rrugėn e indipendences ma tė plotė tė tanė Shqipnis! Rrugen e tradhetis as nuk e kam shkelė as nuk do ta shkeli kurr edhe pse disave sot po u kande me mė quejtė publikisht tradhtor! Nė kjoftė se kėta kanė ngulė sytė nė personen t'eme tue kujtue se unė trembėm prej shpifjevet tė tyne e do tė ndėrroj rrugė, u diftoj kjartas se kan gabue adresė. Nderin t'em si njeri e si shqiptar e ēėmoj, e tham me kreni, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n'idenė t'eme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqvet!

Ka me mė shtrue vetėm vdekja!

(Marrė nga Hasan Prishtina "Dokumente" Tiranė 1983)

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5419
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Sat Dec 01, 2007 5:35 pm

SI TĖ FLASIM PĖR HASAN PRISHTINĖN
Me drejtėsi, vetėm me drejtėsi. Ē'ėshtė e tij, le tė mbetet e tij dhe ē'ėshtė e tė tjerėve, e tė tjerėve qoftė! Dhe pėr kėtė ai gjithmonė na kujton: "Para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur tė jepni gjykimin tuej".
Po si foli pseudohistoria dhe si duhet tė flasė historia pėr tė? Dhe dihet se pseudohistoria ka pėr perėndi politizimin, konjukturalizmin, dhe zhurmėrinė e gjysmėtevėrtetave. Nė peshoren e saj gjithmonė mat njė djall ēalaman, me njė gjysmė syri picėrrak e me kamzhik nė dorė. Prandaj nė kėtė peshore figura shumėpėrmasore e Hasan Prishtinės s'kish se si tė matej ndryshe. Prandaj edhe shfytyrimi dhe njollosja e tij qenė domosdoje pėr rivrasjen e kėtij kryeheroi. Dhe rivrasja "ėshtė edhe mė e zezė se vetė vrasja. Me vrasjen e njė poeti, bie fjala, shkurtohet e vritet jeta e tij, po jo vepra e tij, ai rron pėrmes librave. Po kur vriten edhe librat, atėhere rivrasja ē'emėr ka? Dhe rivrasja e Hasan Prishtinės u bė pėr vite mė radhė nga kjo pseudohistori. Deri mė 1962 qe shpallur tradhtar. Ne tė gjitha tekstet e historisė kėshtu qe emėrtuar. Madje edhe nė njė dramė1), kėshtu u paraqit. Nė vitet e mėvonshme diēka sikur ndėrroi, diēka sikur u bė: i sollėn edhe eshtrat e tij nga Selaniku dhe u gjet mė nė fund njė copė tokė nė Kukės pėr prehjen e tyre. U tha ndėr fjalime se i lahet njė borxh historisė. Me gjysmė zėri, po u tha. U tha si nė njė farsė tė luajtur keq. Hijet e zeza tė pseudohistorianėve prapė gėrrithnin. Megjithatė nė shpirtin e popullit shpalosej gėzimi edhe pėr kaq sa u bė. Nė shpirtin e popullit kurrė s'ishte varrosur; kurrė s'ishtė vrarė. Le tė ishtė dėnuar gjashtė herė me vdekje, vdekje s'mund tė kishte pėr kėtė bir tė tij. Le tė ishte vrarė mė nė fund prej tri pushkėve tė kralėve tė Ballkanit, nė shpirtin e popullit kishte po atė vend qė duhet tė kishte. "Pa konė Hasan Prishtina, tyben s'ta lėshova vendin", do tė vazhdonin tė thonin malėsorėt e Malėsisė sė Gjakovės pranė zjarrit bubulak tė dimrit. Se ai deklaratėn "Deri nė vdekje" kėshtu e pat nėnshkruar: "Mue nė idenė teme patriotike nuk ka mujte as nuk do te muej me mė shtrue ari i tanė botės, por as mėnia e tė tanė armiqvet!". Prandaj, nė shpirtin e popullit dhe nė dėshmitė e historisė qe ka perėndi tė shenjtė vetėm faktografinė e vetėm tė vėrtetat e saj, ai shpaloset si njė vigan i pėrmasave tė rralla, si kryeprotagonist i akteve mė dramatike tė historisė sonė. Pėrndritja e rolit tė tij ėshtė edhe pėrndritja e luftės sonė pėr tė drejtėn legjitime njerėzore tė pėrbashkimit kombėtar, tė luftės pėr mėvetėsi, pėrparim, dinjitet e demokraci.
Le tė mos harrojmė pėrse e shkriu tė gjithė pasurinė e tij e tė gjitha energjitė e tij. Le tė mos harrojmė pėrse nuk pranoi pozita tė larta as ne kabinetin ministror turk dhe as nė atė jugosllav mė pastaj, pse nuk u josh prej kėtyre lakmive. Le tė mos harrojmė rolin e tij kryeudhėheqės nė Kryengritjen e Pėrgjithshme Shqiptare tė 1912-ės dhe nė kryengritjet e kaēakėve nė Kosovė. Le tė mos harrojmė luftėn trimėrore nė parlamentin turk dhe nė atė tė shtetit shqiptar. Le tė mos harrojmė se ai qe kryeministri i republikės mė demokratike tė Evropės se asokohshme, qė, doemos, s'do tė mund tė zgjaste mė shumė se pesė ditė. Le tė mos harrojmė trimėrinė e tėrheqjes se tij trishtuese: reaksioni i ēifligarėve tė mėdhenj e i bizantinėve tė tjerė dhe ai i kralėve ballkanikė s'mund tė lejonim ekzistencėn e njė republike qė synonte pėrbashkimin e pajtimin kombėtar. Prandaj dhe anatemimi i kėtyre shtriganėve se ai po vinte nė lojė dhe po rrezikonte edhe ekzistencėn e kėsaj grimėze Shqipėrie qė mezi u krijua s'do tė ishte pa gjurmė dhe s'do tė ishte "argument" dosido pėr pseudohistorianėt.
Prandaj nė kėtė tėrheqje ai tregoi urtėsinė qė tė mos shkaktonte ndonjė gjakderdhje vllavrasėse e me pasoja katastrofale pėr kombin. Reaksioni feudal e lakmitarėt e pangopshėm pėr pushtet ishin tė pėrndezur nė tru e gjak ta ēonin popullin nė kėtė kacafytje. Dhe Hasan Prishtina s'mund t'ia jepte kėtė shkas egėrsimit tė tyre. Kuptoi e vlerėsoi drejt raportin e forcave. Pėrmbi tė gjitha pėr tė qėndronte interesi i Atdheut. Por ai kurrsesi s'do tė mund tė tėrhiqej nga lufta pėr zgjidhjen e nyjeve tė fatit tė kombit. Kurrsesi s'do tė mund tė rronte i tėrhequr. Jashtė kėsaj lufte, i zhgėnjyer nė pėrpjekjet e tij, i mbyllur dhe i vetėburgosur nė njė qoshk tė qetė Evrope as qė mund tė parafytyrohej. Pėrndryshe s'do tė quhej Hasan Prishtina. Pėrndryshe do tė flitnim edhe pėr inkonsekuenca tė kėtij burri tė shquar qė historia e Atdheu shumė borxhe i kanė, ndėrsa ai tė gjitha njė pėr njė i lau, pa harruar asnjė peng.
Prandaj sė pari s'do tė ishte detyrė ngritja e njė shtatoreje madhėshtore nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pikėrisht nė vendin ku ėshtė ajo e Leninit?
Nejse, Hasan Prishtina, historia ndryshe do ta hapė gojėn e do tė flasė pėr ty. Ti s'je nga ata qė ashtu si hyjnė, ashtu dalin (si nė enciklopedinė e hartuar nga Akademia e Shkencave). Kujtesa pėr ty ėshtė si kujtesė pėr njė dramė tė hidhur qė pėrsėritet e luhet me aktorė tė tjerė. Teatri po ai. S'guxojmė tė mashtrohemi. S'guxojmė tė mos dimė. Duhet tė dimė tė fitojmė pa asnjė alternative tjetėr. Historisė s'duhet t'i mbetemi borxh.

Botuar nė gazetėn "Republika"
Tiranė, 14.2.1991 (Nr.2)
ADEM ISTREFI

______
1) Ėshtė fjala pėr dramėn "Dragoi i Dragobisė tė Xhemal Brojės", qė kur u shfaq pėr herė tė parė nė Bajram Curr, salla gati mbeti pa dyer. Natėn e dytė pati vetėm tre spektatorė, edhe ata nėpunės nga Tirana, tė ardhur me shėrbim. (Shėnim im -A.J.)

P.S. Kėtij botimi i shtohet deklarata "Deri nė vdekje" (botuar
sė pari nė gazetėn "Ora e Shqipnisė ", Vjenė, mė 22.5.1928 nr. 7)
si vijim logjik i fjalės sė papėrmbyllur tė autorit tė kėtyre
"Kujtimeve" dhe si kapak floriri i njė profecie dhe i njė jete tė
jetuar kreshnikisht.
U ruajt drejtshkrimi i kohės sė botimit dhe u bėnė fare pak ndreqje qė u patėn parasysh si gabime shtypi.

Fund

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5419
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Tue Dec 11, 2007 11:23 am


Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5419
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Sun Jan 06, 2008 1:07 am

Ja pa edhe njė Histori e Figurave Shiptare mė tė njohura .Herojt e Kombit.
por kto jan vetėn nga Shqiprija pa pėrfshir edhe pjest tjera tė Kombit .
Nga Ismail Qemali tek Haxhi Lleshi, ja kush janė ata qė dhanė kontribut tė lartė shtetit shqiptar

Pėr herė tė parė botohen 154 Heronjtė e Popullit. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė sigurojė listėn e plotė tė atyre qė populli i shpalli heronj tė tij. Kjo listė ėshtė marrė nė "Kryesinė e Organizatės pėr Dėshmorėt e LANĒ-it dhe Dėshmorėve tė tjerė tė Atdheut". Titulli Heroi i Popullit ėshtė titulli mė i lartė, pas atij tė Heroit Kombėtar. Ky titull nė sistemin e kaluar jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosė Politike. Ai jepej me motivacionin "Pėr plotėsimin e detyrave me heroizėm tė lartė". Me ndryshimin e sistemeve nė Shqipėri, ky titull "hiqet nga qarkullimi", duke u zėvendėsuar nga tituj tė tjerė qė jepen nga Presidenti i Republikės.
Pėr kontributin e tyre gjatė Luftės, apo pėr pjesėmarrje nė ngjarje tė rėndėsishme si Rilindja Kombėtare, Shpallja e Pavarėsisė, Lufta e Dytė Botėrore.

Ismail Qemali:
Burrė shteti, patriot, njė nga kontribuesit mė tė mėdhenj nė Shpalljen e Pavarėsisė. Kryeministri i parė i vendit, por edhe ministri i parė i kėsaj qeverie.

Qemal Stafa:
Aktivist, patriot i Lėvizjes Kombėtare Antifashiste, anėtar i Komitetit Qendror tė pėrkohshėm dhe sekretar i Komitetit Qendror tė Rinisė Komuniste.

Enver Hoxha:
Njė nga themeluesit e Partisė Komuniste. Sekretar I i Komitetit Qendror, komisar Politik i Frontit Antifashist, shef i Shtabit tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare.

Bule Naipi:
Njė nga aktivistet e para femra tė Lėvizjes Antifashiste, partizane e varur nė litar nė Gjirokastėr nga gjermanėt.

Vasil Laēi:
Anėtar i njėsiteve guerile qė vepronin vend, atentatori i mbretit Viktor Emanueli III, kur ky i fundit ishte pėr vizitė nė Tiranė.

Myslym Peza:
Themelues i ēetės sė Pezės, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist dhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, zėvendėskryeministėr i Qeverisė Demokratike tė Beratit.

Avni Rustemi:
Patrioti i shquar i lėvizjes kombėtare. Ai nė Paris tė Francės do t’i bėjė atentat me pasojė vdekjen Esad Pashė Toptanit, njė prej figurave antikombėtare.

Rahman Parllaku:
Pjesėtar i Luftės Antifashiste. Mori poste drejtuese nė ushtri, nga komandant batalioni e deri tek komandant divizioni. Pas luftės ka qenė zėvendėsministėr i Mbrojtjes dhe deputet.

Petrit Dume:
Pjesėmarrės nė Luftėn Antifashiste, kuadėr i lartė i Partisė Komuniste. Dėnuar nga Enver Hoxha nė 1974 bashkė me disa prej bashkėpunėtorėt e tij.

Hito Ēako:
Pjesėmarrės i Luftės Antifashiste nė brigadėn qė mori pjesė nė ēlirimin e Kosovės. Pas ēlirimit ka qenė zėvendėsministėr i Mbrojtjes.

Vasil Shanto:
Patriot, kundėrshtar i pushtuesit fashist. Pushtimi fashist e gjeti duke vuajtur dėnimin me burg pėr idetė e tij patriotike. Ai ishte nga tė parėt qė mori armėt kundėr italianėve.

Hekuran Pobrati:
Pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Antifashiste. Pas ēlirimit ka punuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ishte njė nga kontribuesit pėr shkatėrrimin e bandave antikomuniste.

Asim Aliko:
Kundėrshtar me armė i pushtuesit. Pas ēlirimit futet nė shėrbim tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Ka njė kontribut tė veēantė nė luftėn kundėr bandave antikomuniste.

Haxhi Lleshi:
Pjesėmarrės aktiv dhe njė nga drejtuesit kryesor tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit ai mbajti postin e kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor.

Hysni Kapo:
Komisar i brigadės V Sulmuese. Njė nga kuadrot mė tė lartė tė Partisė Komuniste dhe krahu i djathtė i Enver Hoxhės deri nė vdekjen e tij.

Margarita Tutulani:
Njė nga gratė e para qė iu kundėrvu pushtuesit fashist. Aktiviste e Partisė Komuniste bashkė me shoqet e saj ajo dha njė kontribut tė madh nė luftė.

Mehmet Shehu:
Njė nga komandantėt e Luftės Antifashiste. Ishte themeluesit e parė tė ushtrisė shqiptare. Komandant i Brigadės sė I Sulmuese. Pas ēlirimit ishte kryeministėr i vendit.

Mujo Ulqinaku:
Njė nga organizatorėt e parė tė lėvizjeve popullore nė qytetin e Durrėsit kundėr pushtimit fashist. Humbi jetėn nė luftė me forcat italiane nė momentin e zbarkimit nė tokėn shqiptare.

Myslym Kėta:
Pjesėtar i Luftės Nacionalēlirmtare, njė nga pjesėtarėt e guerileve tė qytetit tė Tiranės. Pas ēlirimi ishte njė nga kontribuuesit nė Ushtrinė Shqiptare.

Perlat Rexhepi:
Pjesėtar i Luftės Nacionalēlirmtare. Intelektual i zoti ai ishte nga tė parėt qė organizoi tė rinjtė komunistė kundėr pushtuesit fashist.

Qemal Stafa Heroi i Popullit
Punoi pėr organizimin e shoqėrisė “Besa Shqiptare”. Ai ishte njė nga shkruesit mė tė shpeshtė tė organit tė shoqatės. Pėr idetė e veprimtarinė e tij u arrestua dy herė brenda vitit 1937.
Studioi nė Itali pėr Drejtėsi nė qytetin e Firences. Kur u kthye nė Shqipėri nė vitin 1939 u arrestua dhe u burgos, gjyqi e dėnoi me 6 vjet burg dhe punė e detyrueshme.
Kur vendi u pushtua nga italianėt, Qemali pėrgatiti rebelimin nė burg duke siguruar dhe arratisjen, por ku dhe u plagos. Pas kėsaj ai shkoi nė Itali pėr tė vazhduar studimet, por u arrestua nga autoritetet italiane sepse zhvillonte njė propagandė antifashiste. Ai u burgos nė Firence ku qėndroi disa muaj, u lirua pėr mungesė faktesh dhe mundi tė rikthehej nė Shqipėri.
Pėr punėn e tij ai u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisė komuniste. Vritet nė 5 maj 1942.

Dekreti i shpalljes Hero i Popullit
Titulli i nderit Hero i Popullit ėshtė njė titull qė ėshtė dhėnė gjatė regjimit komunist, me propozim tė Kryesisė sė Byrosė Politike ndaj Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ai titull shpallej me dekrete tė veēanta. Ky titull ėshtė dhėnė deri nė fillim tė viteve 1990 dhe mė pas u zėvendėsua me titullin me tė njėjtat vlera Urdhri i Shqiponjės.

Heronjte e Popullit
Ismail Qemali
Qemal Stafa
Perlat Rexhepi
Zaho Koka
Ali Demi
Qeriba Derri
Abaz Shehu
Avni Rustemi
Alim Xhelo (Tėrbaēi)
Beqir Balluku
(hequr titulli)
Koci Bako
Manush Alimani
Llambro Andoni
Enver Hoxha
Ramiz Aranitasi
Bule Naipi
Muzafer Asqeri
Fuat Babani
Shyqyri Alimerko
Memo Bejko
Xheladin Beqiri
Fato Berberi
Bardhok Biba
Ylbere Bylybashi
Isa Boletini
Hyqmet Buzi
Hajredin Bylishi
Shkurte Cara (Skuraj)
Riza Cerova
Bajram Curri
Skėnder Ēaēi
Hysen Ēino
Reshit Ēollaku
Zonja Ēurre
Ilia Kici (Dashi)
Ndoc Deda
Nik Ndreka
Rexh Delia
Gjok Doēi
Inajete Dumi
Mihal Duri
Hajdar Dushi
Laze Ferraj
Abdyl Frashėri
Musa Fratari
Shote Galica
Liri Gero
Meleq Gosnishti
Mihal Grameno
Luigj Gurakuqi
Jaho Gjoliku
Naim Gjylbegu
Met Hasa
Ahmet Haxhia
Dervish Hekali
Sado Kosheno
Vojo Kushi
Vasil Laēi
Zigur Lelo
Hydajet Lezha
Mbrik Lokja
Dede Gjoluli
Nuri Luēi
Haxhi Lleshi
Misto Mame
Dile Marku
Theodhori Mastora
Mustafa Matohiti
Ndoc Mazi
Kanan Maze
Ram Metaliaj
Memo Meto
Pal Mėlyshi
Fejzi Micoli
Kastriot Muēo
Maliq Muēo
Sali Murati (Vranishti)
Selam Musai

Kozma Naska
Kozma Nushi
Estref Osoja
Hibe Palikuqi
Shefqet Peēi
Mine Peza
Myslym Peza
Nimete Progonati
Llazo Palluqi
Fahri Ramadani
Avni Rustemi
Nazmi Rushiti
Mumin Selami
Ēelo Sinani
Mic Sokoli
Ēybra Sokoli
Sadik Stavaleci
Vasil Shanto
Myslym Shyri
Hajdar Tafa
Lefter Talo
Marte Tarazhi
Prenda Tarazhi
Bajo Topulli
Ēerēiz Topulli
Bajram Tusha
Margarita Tutulani
Mujo Ulqinaku
Ramiz Varvarica
Themi Vaso
Zylyftar Veleshnja
Asim Vokshi
Sulejman Vokshi
Mitro Xhani
Mustafa Xhani (Baba Faja)
Ajet Xhindolli
Asim Zeneli
Shyqyri Ishmi
Fran Ivanaj
Shenjaze Juka
Mustafa Kaēaēi
Xhemal Kada
Dino Kalenja
Hysni Kapo
Kajo Karafili
Ali Kelmendi
Myslym Kėta
Hasan Gėrxhaliu
Persefoni Kokėdhima
Tom Kola
Teki Kolaneci
Emine Metaj
Rahman Parllaku
(hequr titulli)
Hekuran Pobrati
Vehbi Hoxha
Vangjel Argjiri
Branko Kadia
Hito Ēako
(hequr titulli)
Petrit Dume
(hequr titulli)
Abdyl Elmazi
Jordan Misja
Jorgo Sulioti
Hajredin Bylyshi
Hiqmet Buzi
Muhamet Prodani
Ndreko Rino
Rexhep Kolli
Sadik Bekteshi
(hequr titulli)
Veli Dedi
Xhoxhi Martini
Zija Kambo
Tuk Jakova
Mehmet Shehu
Emin Duraku
Spiro Kote
Asim Aliko

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1147
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Mon Mar 10, 2008 12:43 am

Ja dhe njė pjes e shkuter pėr heroin ton me gruan e vetė.

Marr nga libri "AZEM BEJTĖ GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar mė 1995 nga shtėpia botuse SHKĖNDIJA, nė Prishtinė.


Azem Bejtė Galica me Nusen e Maleve - Shotė Galica
Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do t“i cenojė vatrat e tė parėve.
Si fėmijė pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia forcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin e dha edhe jetėn. Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathtė. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqėve pėr ngjarje tė ndryshme nga historia kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndosh, siē do thoshin latinėt. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pati plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.
Shumėherė burrat e Selacit (dajėt e tij) dhe tė Galicės bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajėve apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: «O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah t“gan mirė asht, dajtė tirma e babėn trim.»
Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithėshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, ku e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarkombėtare kundėr Perandorisė osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga disa trima. Nė mes tė shumė trimave i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.
- I kujt ėshtė ai djalė? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi: - Tė lumtė ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh, rrugėn e tij luftareke. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė, se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...

B e t e j a t e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancėn ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqėrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej tė kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė reja. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake.

K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatėn shqiptare. U sulmuan ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe turture. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumė dernicas.
Azem Bejta tė gjihta kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e frontit. Kurr nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, betejė kjo shumė e ashpėr ku mbeten mijėra tė vrarė.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punoj nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė derisa po punonin nė Vojtesh ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte (ruante). E qėlloi ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėherė e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhembaēė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosur, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmėria serbe, e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbeten tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės.
Tė nesėrmen ia arrestojnė edhe tė dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė pėr nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.
Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplotė lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe shumė torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, ata ishin tė paepur.
Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk humbi krenarinė. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante prapa grilave tė hekurta. Tashmė ajo ishte shėndrruar nė njė ideal tė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve Shqipėtare. Shpesh e ėndrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vepruar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnė-lokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...
Dhe, nuk vonoi shumė, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend jashtė grilave nė ajrė tė pastėr, i lirė, si shqipja e Alpeve shqiptare ...
Organet serbe, ai mėngjes pranveror i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth:
- Alo...alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjoni? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prinė ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutem shumė, merri tė gjitha masat pėr t“i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...
- Ēfarė, ēfarė?! -u ēarkėdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinthe enigmatike e mu ne zemėr tė mbretėris sonė. A guxon te ndodhė kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshė e tmerrshme, kjo ėshtė fatale. Medet ē“na paska gjetur ne qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do tė kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. S“do tė ketė qetėsi asė krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...
Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa ēarė kokėn ē“po ndodhte nė qarqet shtetrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojė ēetėn e vetė luftarake. Bashkė me dy vllezėrit dhe disa trima nga fshartrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēarė (Lisi i vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan:

«Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve.

Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovė japim jetėn sikurse me le».

Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet «Nėna e ēetave kaēake te Kosovės», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjatė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti t“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare.


Edituar pėr herė tė fundit nga Deli nė Mon Mar 10, 2008 12:45 am, edituar 1 herė gjithsej

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1147
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Mon Mar 10, 2008 12:44 am

Bejtė Galica
Dikur, para mė se 200 vjetėsh, Galica ishte njė fshat i vogėl dhe i varfėr siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Nė mesin e atyre familjeve tė pakta shquhej ajo e Abaz Bejtės. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte mė trimi e mė bujari. Azemi kishte vetėm njė djalė, Bejtėn.Bejtau lind nė pranverėn e vitit 1853 nė Galicė. Qė nga fėmijėria, duke qėndruar nėpėr odat e fshatit, mori mėsime tė mira. Aty i lindi dashuria pėr atdheun e vet, pėr popullin shqiptar qė po vuante nėn zgjedhen turke dhe pėr qdo gjė kombtare. Krahas tyre, nė anėn tjetėr, i shtohej urretja kundėr pushtuesve qė nuk po e linin rehat kėtė tokė stėrgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) nė moshė mė tė re se moshatarėt e tij, pse ishte mashkulli i vetėm nė familje. E martoi me njė vajzė nga Kutllovci, me tė cilėn i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesė vjetėsh i vdes gruaja e parė dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijėn e Kurt Selacit qė ishte i njohur nė tėrė Shalėn e Mitrovicės pėr trimėri dhe menquri. Me tė i pati edhe tre fėmijė: Azemin, Mihanėn dhe Ademin. Edhe fėmijėt Bejta i edukoi nė frymėn patriotike dhe luftarake. Kėtė e bėnte jo me fjalė, por me veprime konkrete duke marrė pjesė aktive nė qdo kryengritje qė organizohej kundėr hordhive otomane.Qysh mė 1890/91, kur Perandoria turke bėri pėrpjekje pėr ndryshime administrative nė Vilajetin e Kosovės dhe pėr vendosjen e pushtetit nė Drenicė, ai u gjend nė radhėt e para. Siq dihet Drenica i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Sulltani ishte i interesuar qė tė krijojė njė rreth tė posaqėm nė Drenicė, nė mėnyrė qė ta kishte nėn sundim tė plotė kėtė trevė tė papėrkulshme. Ai si vend tė pėrshtatshėm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave tė mėdha tė Drenicės, nė mes Polacit, Llaushės dhe Prekazit. Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura filloi puna me ndėrtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet tė dalė nė punė "vullnetare". Pėr qdo ditė lartėsoheshin muret e ndėrtesės e bashkė me to rritej mllefi dhe urrejtja nė zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nėnpunėsit e tjerė tė Sarajit me emrin HAMIDI*vendėsit u ngriten