Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 6 e 6 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Arta prej Wed Mar 19, 2008 4:57 pm

SULEJMA DELVINA
Ka qenė patriot ,burrė shteti dhe diplomat.U lind nė Delvinė mė1884.U pėrfshi nė Lėvizje Kombėtare qysh nė bankat e gjimnazit'Zosimea' nė Janinė dhe e vazhdoi veprimtarinė patriotike nė Stamboll.Ishte ndėr figurat qėndrore tė klubit shqiptar tė Stambollit .Bashkė me patriotė tė tjerė iu kundėrvu politikės xhonturke dhe synimeve shoviniste tė monarkive fqinje tė Shqipėrisė.
Nė prill tė vitit 1919 kolonia shqiptare nė Turqi e dėrgoi Sulejman Delvinėn nė Konferencėn e Paqes nė Paris pėr tė mbrojtur nė emėr tė saj interesat e Shqipėrisė.Kongresi Kombėtar i Lushnjes e zgjodhi kryetar tė qeverisė shqiptare .Si kryeministėr i Shqipėrisė ai qėndroi nė pozita patriotike dhe luftoi pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Lushnjes.
Ai e mbėshteti luftėn kundėr bandave esadiste mė 1920dhe ndihmoi pėr pėrfundimin me sukses tė luftės sė Vlorės kundėr pushtuesve italian mė 1920.Mori pjesė nė Revolucionin e Qershorit tė vitit 1924dhe nė qeverinė e kryesuar nga Fan Noliu caktua Ministėr i Punėve tė Jashtme .Pas dėshtimit tė kėtij revolucioni u largua nga Shqipėria dhe u end nė Europė pėr disa vjet si emigrant politik .Mė vonė ,pasi u sėmur u kthye nė Shqipėri dhe vdiq nė Vlorė mė 1932.

Arta
anėtar
anėtar

Mesazhe : 595
Anėtarėsuar : 06 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Thu May 08, 2008 2:40 am

Nė kuadėr tė shėnimit tė 10-vjetorit tė rėnies sė dėshmorėve tė kombit, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani para shumė tė pranishmėve, pjesėtarėve tė familjeve Fazliu dhe Rrahmani, familjeve tė tjera tė dėshmorėve, bashkėveprimtarėve tė dėshmorėve, miqve e shokėve, ish luftėtarėve e invalidėve tė luftės, nė fshatin Llaushė tė Besianės u mbajt njė tubim pėrkujtimor te varret dėshmorėve Bahri e Fahri Fazliu

Para tė pjesėmarrėve u mbajt edhe njė fjalė rasti kushtuar veprimtarisė atdhetare tė heroit tė kombit Bahri Fazliu, i cili u vra heroikisht mė 7 maj 1998 nė bjeshkėn e Bogiēes(trekėndėshi kufitar,Plavė-Kosovė-Shqipėri).


Po e japim nė tėrėsi fjalėn e mbajtur nė kėtė tubim pėrkujtimor.





Sot, mė 7 maj 2008 mbushen plot dhjetė vjet pa heroin e luftės pėr ēlirimin kombėtar, pa Bahri Fazliun. Vijmė nė kėtė pėrvjetor jubilar pėr tė pėrkujtuar njėrin prej themeluesve dhe ideologėve tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, me emrin e tė cilit ėshtė e lidhur historia mė e re e luftės pėr ēlirimin e popullit shqiptar nga robėria sllave. Me Bahriun ėshtė i lidhur emri Lėvizje, jeta e saj ka marrė trajtė nga pėrkushtimi deri nė vetėmohim i tij, qėllimi i saj ka marrė pėrmbajtje tė veēantė me emrin e tij.

Bahri Fazliu nuk rron mė fizikisht, por ai gjithmonė do tė jetė yll i pashuar qė do t’ua ndriēojė rrugėn e atyre qė duan ta bėjnė realitet idealin e madh tė tij.

Vepra e tij, nuk ėshtė e pavdekshme vetėm pėr atė, qė ai e derdhi gjakun pėr lirinė e popullit shqiptar, kjo vetėm sa e ka madhėruar edhe mė shumė emrin e tij, por, ajo ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr idetė dhe konceptet e tij, aspiratat dhe qėllimet e tij. Ajo, ėshtė thjeshtė, njė thesar i ēmuar pėr atdhetarėt e vėrtetė.

Nė kėtė 10-vjetor, heroi Bahri Fazliu na kujton vitet e veprimit nė periudhėn mė tė vėshtirė, atė tė ilegalitetit, vitet kur kėrkohej guxim dhe vetėmohim, shkathtėsi dhe pėrgjegjėsi pėr tė vepruar kundėr pushtuesit, por edhe besnikėrinė dhe zgjuarsinė pėr t’iu ikur ndjekjeve qė forcat e sigurimit serb i bėnin Lėvizjes pėr Ēlirim dhe tė gjithė atyre qė po bėnin gjithēka qė ishte e mundur pėr t’i organizuar forcat pėrparimtare tė kombit qė tė hyjnė nė rrugėn e vėrtetė tė lirisė, atė tė luftės sė armatosur ēlirimtare. Vėrtetė, sot ėshtė e pajustifikueshme, tė sillemi komod, ne qė mbijetuam luftėn, pikėrisht tani 10-vjet pas rėnies sė tij, nė njė kohė kur pėrpjekjet pėr komb e atdhe i kemi shumė mė tė lehta.

Bahri Fazliu-Gėzimi kishte hyrė me njė mendje pėr tė shkrirė tėrė energjitė e tij, dijen dhe guximin nė rrugėn qė fillim e mbarim ishte betejė e vazhdueshme dhėmbė pėr dhėmbė me sfidat e luftės pėr ēlirim. Edhe pse i ri pėr nga mosha, ai do tė dėshmojė aftėsitė e njė udhėheqėsi tė sprovuar, qė nuk tundet nga dallgėt e jetės. Nė tė gjallė Ai u bė frymėzimi mė madh i brezave liridashės, ndėrkaq, pas rėnies heroike ai mbetet mėsues qė edukon mė sė miri vazhduesit e rrugės pėr ta jetėsuar idealin e bashkimit kombėtar.

Bahri Fazliu me shokė ia vuri themelet njė force kombėtare ēlirimtare,LKĒK-sė, nė njė periudhė kur mendjen dhe shpirtin e shumicės sė shqiptarėve e kishte mbėrthyer politika qė lirinė e kėrkonte vetėm me fjalė, duke e ruajtur paqen-robėri me ēdo kusht me pushtuesit serbė. Ai bėri njė punė tė dendur kudo nė trojet e pushtuara shqiptare pėr t’i forcuar kėto themele, pėr ta ndėrtuar kalanė e luftės pėr ēlirim.

Tė gjithė ata qė e njohėn dhe tė gjithė ata qė patėn rastin ta takonin, madje edhe kundėrshtarėt politik, ia admironin qėndrimin, por edhe mendjen e ndritur dhe njohuritė e gjėra tė tij. Tė gjithė ata qė kishin vullnetin e mirė pėr tė bėrė diēka kundėr pushtuesve tė kėtij trualli, ai kishte aftėsi t’i lidhte me ēėshtjen, t’i qartėsonte deri nė fund. Edhe me ata qė mendonin ndryshe, ai kishte kurajėn e madhe tė zhvillonte biseda me durim, por me forcėn e argumenteve dhe fakteve tė cilat i pėrdorte me takt. Fjala dhe sqarimet e tij kishin fuqi tė madhe bindėse, aq sa i ēarmatoste edhe ata qė mbanin me fanatizėm linjėn e pacifizmit. Pra, Bahri Fazliu nuk fyente asnjeri qė e donte lirinė, por secilin prej tyre pėrpiqej ta afronte, ta bashkonte, ta bėnte tė vetėdijshėm dhe tė ndėrgjegjshėm, se ajo fitohet vetėm me luftė dhe jo me lutje.

Bahri Fazliu ėshtė vazhdues i denjė i veprės dhe amanetit tė vėllait tė tij Fahri Fazliut, ndaj tė cilit ai ushqente respekt tė thellė dhe i falej pėrjetėsisht atij pėr mėsimet qė ia kishte lėnė pas jeta dhe vepra e Fahriut. Bahri Fazliun e karakterizonte mendjemprehtėsia, ishte jashtėzakonisht i zgjuar, por asnjėherė egoist. Ishte i dashur me shokėt dhe bashkėpunėtorėt e tij. Pėrmasa e humbjes sė Bahriut, u pa menjėherė pas rėnies heroike tė tij. Vetėm pas datės 7 maj 1998, tė gjithė ne do tė shohim se ēka dhe kė humbėm, lufta dhe kauza jonė, cilin ka humbur. Vetėm pas 7 majit 1998, ne do ta kuptojmė, se ēdo tė thotė tė pėrballesh me humbjen e njeriut qė mbante orientimin dhe timonin e organizatės, e cila veē tani po hynte nė luftėn e drejtpėrdrejtė me pushtuesit.

Tė mos harrojmė se Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, heronjtė dhe dėshmorėt e atdheut, kanė bėrė aq shumė sa me veprat e tyre na kanė krijuar kushte optimale qė tė ecim mė sigurt nėpėr procesin e pandalshėm tė bashkimit kombėtar, ku tė gjithė shqiptarėt dhe ata qė do tė jetojnė nė kėtė truall do tė ndjeheshin me tė vėrtetė tė lirė, nė paqe, mirėqenie, tė barabartė nė familjen e kombeve tė lira dhe sovrane.

Prandaj, mishėrimi me porosinė e Bahriut: "Ēdo gjė qė iu intereson tė dini pėr dėshmorėt, ecni nė rrugėn e tyre", ėshtė themeli ku duhet tė mbėshtetet aktualisht e tėrė puna jonė. Ardhja jonė nė kėtė pėrkujtim dhe ky shėnim ka kuptim, nėse sado pak na shėrben neve qė mbijetuam luftėn pėr tė marrė zemėr, forcė morale e shpirtėrore, qė ta ruajmė tė pastėr nė ecjen tonė, kėtė porosi tė madhe. Vetėm kėshtu ne mund ta nderojmė mė sė miri gjakun e kuq tė Bahriut, Agronit, Fahriut dhe tė gjithė heronjve e dėshmorėve tė kombit shqiptar. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne do ta nderojmė Kosovėn, Shqipėrinė, atdheun tonė tė dashur e tė shtrenjtė.

Lavdi e pėrjetshme tė gjithė tė rėnėve pėr lirinė e kombit dhe tė atdheut!

Rroftė dhe bashkimi kombėtar!


Llaushė Nė emėr tė Kėshillit organizativ,


Mė 7 maj 2008 materialin e lexoi: Avdi Gėrvalla
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Thu May 08, 2008 7:01 pm

S'MUND TĖ NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithė mallin qė kam pėr ty,nėnė,
me gjithė dhembjen qė ke pėr mua
me gjithė dėshirėn qė kam pėr jetė
megjithėqė njė vajzė shumė e dua.

Megjithėqė mė pėlqen stina e pranverės
megjithėqė dua paqen nė botė,
megjithėqė mė pėlqen tė nxehtėt e verės,
megjithėqė me dėshirė do t'rrija mbi tokė.

S'mund tė ndahem nga lufta kurrė
S'mund tė pajtohem me paqen-robėri
"pashė mė pashė do t'i bie ferrit"
pėr tė shtrejtėn tonė liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nėnė,
kur lufta kėtė do ta kėrkojė,
edhe nga varri do tė ngrihem
luftėn kurrė s'do ta pushoj.

1.9.1994
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Leka i Madh prej Thu May 08, 2008 7:29 pm

Sofra, te flamnderoj thellesisht nga zemra per keto vargje epiko - lirike te guerilit urban, Deshmorit te Kombit, Bahri Fazliu - Gzimi. Sot isha ne nje akademi perkujtimore ne Institutin albanalogjik kushtuar Gzimit. Vepra e Gzimit eshte mesim per te gjithe ne. Kush deshiron te njohe deshmoret, le te ece rruges se tyre.

Leka i Madh
Moderator

Mesazhe : 472
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Location : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Mon May 12, 2008 12:11 am

Faleminderit shoku luboten...
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Leka i Madh prej Wed May 14, 2008 6:39 pm

Dhe Sami Frasheri, gjigandi i madh i diturise, enciklopedisiti i shkelyqe, iluministi i permasave boterore meriton dhe i takon piedestali i heronjeve te kombit.

Leka i Madh
Moderator

Mesazhe : 472
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Location : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga rroni prej Wed May 14, 2008 10:26 pm

sofra mor burr me ato vargje na ke ngjall vertet emocione.

rroni
perparues
perparues

Mesazhe : 1117
Anėtarėsuar : 09 May 2008

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Mon May 19, 2008 12:40 am

rroni janė vargje qė i ka krijuar dėshori Bahri Fazliu tė cilat edhe tek unė ngjallin emocione sa herė qė i lexojė, ka edhe poezi tė tjera si " Elegji pėr Hasan Ramadanin" etj etj.... mund t'i lexosh tek kategoria e letėrsisė tema titullohet " Poezi tė krijuara nga Bahri Fazliu".



Shkruan: Mehmet BISLIMI

AHMET DELIA

(Nė 95-sė vjetorin e rėnies)
Qysh prej Lidhjes sė Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenė periudha e intensifikimit tė kryengritjet shqiptare pėr liri. Asokohe qenė mobilizuar nė njė masė tė madhe shqiptarėt e malėsisė sė Drenicės, tė Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovės, Prizrenit e tė shumė krahinave tė vendit.



Kryengritėsit tė udhėhequr nga bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundėr forcave ushtarake turke nė veēanti kundėr trupave tė Shemsi e mė vonė edhe tė Maxharr Pashės. Nė ballė tė kėtij organizimit, prinin burrat me nam tė kohės si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e tė tjerė. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonė pėr ēlirimtarėt e atdheut. Ahmeti me tė birin Murselin e me shumė shokė e bashkėluftėtarė, prisnin e pėrcillnin krerėt e Lėvizjes sonė kombėtare, tė cilėt nė kullėn e tij, mblidheshin e bisedonin pėr njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kombėtare kundėr pushtueseve.

Mė 1912, pėr tė satėn herė Hasan Prishtina kishte shkuar nė kullėn e Ahmet Delisė, ku kishte njoftuar tė pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as tė dėgjonte zėrin e deputetėve shqiptarė pėr t’i plotėsuar kėrkesat e tyre. Ai sqaroi mė tej, se po atė ditė nė Stamboll, nėn kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur njė mbledhje e fshehtė, ku ishte vendosur qė pikėrisht nė Kosovė, sa mė parė tė fillojė njė kryengritje e pėrgjithshme, e cila do tė shtrihej nė tė gjitha viset shqiptare. Tė gjithė krerėt e Drenicės, qė ishin ftuar enkas aty, e pėrkrahėn qėndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinės dhe tė Ismail Qemalit, aty dhanė edhe besėn e burrave se do tė dhėnė ēdo gjė pėr liri tė atdheut. Krerėt e Drenicės tė mobilizuar nė kullėn e Ahmet Delisė tė Prekazit, nisėn pėrfaqėsuesit e tyre pėr nė Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur tė gjithė krerėt e Kosovės, Dibrės, Shkodrės si dhe krerė tė viseve jugore tė Shqipėrisė. Nė kėtė Kuvend u aprovua programi me kėrkesat tona kombėtare, kėshtu qė kryengritja jonė shqiptare mori kuptimin e vėrtetė tė njė kryengritje tė pėrgjithshme.

Nėn trysninė e vazhdueshme tė kryengritėsve shqiptarė, forcat turke u detyruan tė tėrhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tėrheqje u kurorėzua me shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė e cila u kurorėzua mė 28 nėntor tė vitit 1912. Nga ana tjetėr, nė mėnyrėn mė tė pa drejt e nė kundėrshtim me tė gjitha parimet ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr tė jetuar tė lirė nė shtetet e tyre sovrane, fuqitė e mėdha evropiane, njėanshėm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial tė shtetit shqiptare, njohėn tė “drejtėn” e shteteve fqinje serbe e malazeze pėr copėtimin dhe aneksimin e tokave tė Shqipėrisė! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarė u detyruan qė tė dalė nė mbrojtje tė tokave tė veta me tė gjitha mjetet qė posedonte atė kohė, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetėr, pushtuesit barbarė sllav, tė yshtur nga pasionet e tyre tė ulėta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatėn shqiptare, me qėllim qė tė shuajnė rezistencėn e tyre dhe t’i shpėrngulin ata, pėr tė bėrė mė vonė edhe spastrime etnike, me qėllim tė ndryshimit tė strukturės demografike nė Kosovė. Prapa kėsaj fshihej qėllimi i pushtetit serb, qė mė vonė tė sillnin kolon serbė e malazezė nė Kosovė, gjė e cila ka vazhduar nė forma tė ndryshme, deri nė fund tė shekullit tė kaluar!

Xhandarmėria e Pashiqit, veē kishte filluar reprezaljet nėpėr disa fshatra tė Drenicės. Nė njėfarė mase, pas shpalljes sė Pavarėsisė, kryengritjet nė Shqipėri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetėdijshėm pėr qėllimet e Serbisė, mblodhi prapė krerėt e Drenicės nė kullėn e tij, dhe sė bashku me trimat, aty bėnė edhe njė Kuvend duke kujtuar besėn e dhėnė!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme tė xhandarmėrisė serbe, sa po shtrėngonin dhe po ashpėrsonin rrathėt e krimeve mbi popullin tonė. Siē e thotė edhe kėnga : “ Ky Ahmeti ēka thanė: a e kem besėn siē kemi dhanė! ”... Aty ishte dhėnė edhe njė herė fjala e burrave se do tė rezistojnė me tė gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetėn nė mbrojtje tė tokave dhe popullatės sonė, duke i dalė nė mbrojtje: vėllai vėllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Njė grup prej 13 xhandarėsh serb, pak ditė pasi qė ishte dhėnė “ besa e burrave”, nė kullėn e Ahmet Deliut, kishin mėsyrė Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaēkitur dy- tri shtėpi nė Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lėshoi zėrin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa tė mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohė, mori sėpatėn dhe i lėshoi zė tė birit Murselit, qė tė shkonin nė mbrojtje tė Halilit, fqinjit tė tyre!... Kėnga popullore rrėfen pėr kėtė histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janė hi shkinia,
Bėrtasin robt, piskasin fėmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...


Ahmeti dhe Murseli, marrin sėpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar nė drejtim tė shtėpisė sė fqinjit tė tyre. Nė derėn e oborrit, ata lėnė nė vend rojėn serbe, nė brendėsi tė oborrit. Murseli ia nxjerr pushkėn njė serbi dhe fillon tė godasė me ē rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mėsynė kullėn, Nė tė hyrė tė saj, nė shkallė ndeshet me njė tjetėr xhandar dhe e godet me sėpatė...


...” Me sakicė na i ra nė ballė
Tana trutė ia qiti n’shkallė”...

Pėrleshja ishte e ashpėr. Ndėrkohė Ahmeti plagoset rėndė, kurse trimat tjerė tė Prekazit, si: Ramė Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e tė tjerė kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...


Nė kėtė qėndresė heroike tė burrave tė dheut, tė cilėt kishin lidhur besėn pėr ta mbrojtur atdheun, ra nė altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa tė tjerė u plagosen. Nga ekspedita e xhandarėve 12 mbetėn tė vrarė, ndėrsa shpėtoi njė prej tyre.

...” Prej 12-tėve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikė pėr rreth njė gardhi
Banė kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orėve xhandarmėria serbe e rrethit tė Mitrovicės kishin marrė lajmin e hidhur. Ata ishin bėrė gati qė tė sulmojnė fshatin me forca tjera shtesė, mirė po trimave tė Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besėlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zėnė pozitat pėr ta mbrojtur fshatin me ēdo kusht. Kur xhandarėt serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vėrejtur se do tė dilnin tė humbur. Pėr tė mos u bėrė gjakderdhja mė e madhe, ata sikur i ishin bindur njė grupi xhandarėsh Austro- hungarez, tė cilėt mė tė dėgjuar kėtė lajm, nga Mitrovica kishin shkuar nė Prekaz me njė pajton me dy palė kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndėrmjetėsuar mes trimave tė Drenicės dhe xhandarmėrisė serbe. Ishin marrė vesh qė tė dorėzohet vetėm trupi i Ahmet Delisė i cili kishte qenė pa shenja jete, gjoja pėr ta dėrguar nė spital! Forcat e xhandarmėrisė serbe, duke e parė se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atė e groposin atė nė arat e fshatit Tėrnavc, fshat ky rreth 4 km. nė veri tė fshatit Prekaz. Veprimtaria pėr ēlirimin e atdheut nė Drenicė vazhdoi nėn udhėheqjen e trimit tė shquar Shaqir Smakės, ndėrkaq pas rėnies sė tij Lėvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatė tėrė kohės sė rezistencės pėr ēlirim kombėtar, Murseli i biri i Ahmet Delisė ishte ndėr luftėtarėt mė tė shquar, dhe mu pėr kėtė Azem Bejta e kishte edhe njeriun mė tė afėrt tė tij. Murseli nuk e hoq pėr as njė ēast pushkėn nga krahu. Ai vdiq nė vitin 1930 nė rrethana misterioze nė njė spital tė Shkupit. I vetmi trashėgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton mė. E tėrė veprimtaria e Ahmet Delisė ishte nė shėrbim tė organizimit tė rezistencės pėr ēlirimin e atdheut.
Sot kur e pėrkujtojmė Ahmet Delinė, nė 95 vjetorin e rėnies sė tij heroike, kujtojmė edhe rezistencėn e pandėrprerė, gati njė shekullore pėr t’u ēliruar nga okupatori serb.


7 janar 2008
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Tue May 20, 2008 12:15 am

Ukshin Hoti ( Ende gjall) ?

Sipas disa infornmacioneve tė dėgjuara nė njė emision televiziv ,Vizion Plus emisisni Njerz tė humbur tė shtunen me datėn 17 maj 2008 .
Qė kishte pėrcjell kėt lajm direkt nė kėt emision njė Shqiptar qė jeton nė Gjermani i cili kumton lajmin e marr nga njė Shtetas Boshjak nga Bosnja i cili tash po jetojka nė Gjermani (sipas tijė se kishte njė porosi pėr Shqiptarėt ) dhe i thot se nė vitin 2001 ishte i burgosur nė serbi pikrisht nė burgun famkeq tė Nishit dhe kishte ndejt pėr tre muaj me njė qeli me Ukshin Hotin dhe para largimit kishte marr porosin nga vet Ukshin Hoti qė ta pėrcjell kėt lajm nė Popullin Shqiptar sepse sipas tij kishte thėn Zoti Ukshin se ata e din qė unė jam i vdekur por siq po mė shef unė gjindem ktu ende gjall ,
Dhe tė interesohen tė mė nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtė ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarėt e Kosovės pėr kėt gjė (ma merr menjda se hiq bille as qė dojn tė din pėr kėt sepse po tė ishte i gjall dhe tė del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose qė po e jetoj )

Dhasht Zoti e tė jet ky lajm i vėrtet ,

Deli
Moderator

Mesazhe : 1005
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Premtimi prej Tue May 20, 2008 8:53 pm

Deli shkruajti:
Dhe tė interesohen tė mė nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtė ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarėt e Kosovės pėr kėt gjė (ma merr menjda se hiq bille as qė dojn tė din pėr kėt sepse po tė ishte i gjall dhe tė del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose qė po e jetoj )

Dhasht Zoti e tė jet ky lajm i vėrtet ,


Deli, edhe une kam degjuar per kete lajme, edhe pse vete s'kam pasur raste te shoh pikrishte kete emision ne momentin kur eshte folur per Mr. Ukshin HOTIN. Por, siq e thate edhe ju, se keta "politikant" tane, edhe sikur ta dinin dhe te kishin mundesi te vepronin, do beni te kunderten. Sepse, perveq se do ju prishet rehatia, nuk do te kishin vend me as ne Kosove, per asnjerin, e lere me aty ku gjinden sot.

Uroj qe te vertetohet sa me shpejte ky lajme, dhe nese do na duhej si shkembim per Mr. Ukshin HOTIN, shumicen prej ketyre "politikanve" qe jane sot, une do i jepja, vetem e vetem te kthehet Ai. Edhe ne gjume, do i ndihmoj dhe do kontriboj me shume se keta tjeret kur jane zgjuar....

Per mua do ishte dita me e veqant dhe me e gezuheshme ne jeten time.
Vetėm injorantėt besojnė nė ēdo gjė!

Premtimi
Moderator

Mesazhe : 3359
Anėtarėsuar : 01 Dec 2007
Location : Ne nje ishull te imagjinuar

Mbrapsht nė krye Goto down

Faqja 6 e 6 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi