Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Bashkimi bėnė fuqinė
Today at 10:25 pm nga Pirro i Epirit

» Ndarja e Kosoves...
Today at 10:24 pm nga Euridika

» Paraqitje me identitet tjeter gjinor!
Today at 10:23 pm nga Premtimi

» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
Today at 10:15 pm nga Mergimtari

» A ekziston jeta pas vdekjes?
Today at 10:13 pm nga Premtimi

» Kur te shof ty!!
Today at 10:00 pm nga Mister

» Vėrejtje
Today at 9:58 pm nga Ago Muji

» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 9:51 pm nga Ago Muji

» Pse shkenca dėshton nė spjegimin e Zotit
Today at 9:50 pm nga Premtimi

» A kemi nevojė pėr plane rezervė.?
Today at 9:48 pm nga Euridika

» Me cilin anetare te forumit keni deshir te takoheni?
Today at 9:43 pm nga Premtimi

» Kombėtarja shqiptare
Today at 9:41 pm nga Pirro i Epirit

» Mbi gjurmimet arkeologjike tė tė parėve tanė.
Today at 9:41 pm nga Euridika

» Nje puthje per....
Today at 9:39 pm nga Premtimi

» Ēfarė do i thoje?
Today at 9:31 pm nga Premtimi

» ''Lojė me shkronjen e fundit tė fjales''
Today at 9:14 pm nga BiBiKiM

» Kush e drejton Shqipėrinė londineze sot?!
Today at 9:09 pm nga Ago Muji

» .Kah po shkon shoqėria shqiptare, pse po degjenerohet
Today at 9:07 pm nga Euridika

» Fjalė tė urta popullore dhe thenje filozofike
Today at 8:52 pm nga stabili

» Merre me mend.....
Today at 8:49 pm nga Parapsikologu

» Thenie filozofike....
Today at 8:48 pm nga Shezair Koko

» Sa kafe po pini mbrenda dites
Today at 8:45 pm nga Shezair Koko

» Me thuani si ndiheni sot..?
Today at 8:41 pm nga BiBiKiM

» Ndonjehere!!
Today at 8:20 pm nga BiBiKiM

» Aleksandri i Madh
Today at 8:15 pm nga murturi

» Analizė politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovės
Today at 7:23 pm nga Mister

» Sa ju besoni meshkujve/femrave te martuar?
Today at 6:45 pm nga Martina

» ''Teoria e evolucionit''
Today at 6:17 pm nga MUHAMETII

» Nje lule per nje anetare/anetar!
Today at 5:58 pm nga Eva0506

» Cilen keng jeni duke e ndegjuar ne kete cast?
Today at 5:52 pm nga loredana

» Ferit Ramadani
Today at 5:41 pm nga Sofra

» GJURME ILIRESH EDHE NE PAMIR!
Today at 5:09 pm nga rolling

» Simbolet e ngjyrave !
Today at 5:02 pm nga guximi

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė


Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė


[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 11:09 am
Statistikat
Forumi ka 1319 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Artemisa

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 116160 artikuj v 1522 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
shaban cakolli (7962)
 
biligoa (6434)
 
Beton (5607)
 
Sofra (5415)
 
Kosovarja (4632)
 
Premtimi (4449)
 
vesa (4252)
 
Mergimtarja1 (3443)
 
rrebelja (2835)
 
Anna (2719)
 

Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Faqja 1 e 8 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Wed Sep 05, 2007 7:10 pm

Tė dashur forumist nė kėtė temė mundeni qė tė pėrshkruani jetėn dhe veprėn e heronjėve tanė tė cilėt luftuan dhe bėnė gjithēka nga vetja pėr popullin dhe Shqipėrin.

Po filloj unė me heroin Isa Boletinin.


Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės mė 16 janar 1864. Fati e solli qė po nė atė muaj tė vitit 1916, tashmė nė moshėn 52-vjeēare tė vritet nė pabesi sė bashku me njerėzit mė tė afėrt tė tij, dy djemtė, dy nipat e tre bashkėluftėtarėt qė nuk i'u ndanė deri nė rrahjet e fundit tė zemrės. Nė kėtė hark kohor tė moshės sė tij tė prerė, 35 vjet Isa Boletini i vuri nė shėrbim tė atdheut e tė kombit i lidhur me njė nga drejtimet mė themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare, me luftėn e armatosur pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.

Nė fillim si luftėtar e mė vonė si prijės, Isa Boletini u rrit sė bashku me lėvizjen e armatosur kundėrosmane tė fundit tė shekullit XIX e fillimit tė shekullit XX. Nė kėtė proces ai mėsoi dhe fitoi mjaft cilėsi tė vyera, tė cilat do t'i vlejnė nė pėrpjekjet pėr organizimin e udhėheqjen ushtarake tė kėsaj lėvizjeje. Tiparet e njė udhėheqėsi ushtarak ai i shfaqi qė nė kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre nė kullėn e Boletinit nė fundit e shekullit XIX. Kėto tipare do tė formoheshin e zhvilloheshin plotėsisht dhe do tė shfaqeshin me tėrėė madhėshtinė e tyre gjartė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, e veēanėrisht nė betejat e zhvilluara nė Grykėn e Carralevės nė maj 1910 dhe nė betejat e maj-korrikut tė kryengritjes sė vitit 1912. Pėr shkallėn e lartė tė organizimit dhe mėnyrėn e drejtimit tė kryengritėsve, oficerėt turq e vlerėsuan Isa Boletinin dhe krerėt e tjerė kryengritės si njerėz tė shkolluar e specialistė tė zotė, tė cilėt sipas tyre, nuk mund tė ishin shqiptarė. Ndėrsa, shtypi i kohės e vlerėsoi Isanė si gjeneral tė ushtrisė shqiptare.

Bashkimin e popullit shqiptar nė luftėn kundėrosmane, ai e shihte si faktorin kryesor tė brendshėm pėr arritjen e fitores. "Kur tė bashkohen tė gjithė shqiptarėt, do tė theksonte Isai, e tė lidhin ndėr vedi njė besė shqiptare, do tė jemė tė zotė tė pėrzomė urdinė e turkut jo me armė, por edhe me hunjtė e gardhit". Kjo u arrit nė Kryengritjen e Pėrgjithshme tė vitit 1912. Nė kuadrin e pėrgatitjeve tė kryengritjes brenda vendit, hyjnė edhe pėrpjekjet e Isa Boletinit e tė krerėve tė tjerė pėr tė siguruar njė mbėshtetje e bashkėpunim me vendet fqinje. Nė kushtet e refuzimit tė njė bashkėpunimi tė tillė nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritėsve pėr armė e municion, u mundua tė shfrytėzojė prirjet e Serbisė pėr tė bashkėpunuar me kryengritėsit shqiptarė.

Isa Boletini punoi intensivisht pėr organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Junikut pėrkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kėrkesėn themelore pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr realizimin e kėtij programi, ai nė bashkėpunim me Hasan Prishtinėn e krerė tė tjerė, drejtuan forcat kryengritėse pėr ēlirimin e qyteteve kryesore tė Kosovės. Sukseset e njėpasnjėshme tė kryengritjes e detyruan Portėn e Lartė tė ulej nė bisedime me shqiptarėt. Mė pas, fillimi i Luftės Ballkanike nė tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin pėrkrah bashkėluftėtarėve tė tij nė hapėsirėn e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rėnies sė Podujevės nė duart e serbėve, Isai u tėrhoq nė drejtim tė Shalės pėr t'u prerė hovin ushtrive serbe qė vinin nė drejtim tė Mitrovicės. Rrethimi i Mitrovicės nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin tė tėrhiqej nė drejtim tė Prizrenit e prej andej nė krahinat ende tė papushtuara pėr tė vijuar mė tej luftėn pėr mbrojtjen e vendit. Nė Sllovė tė Dibrės, Isai mėsoi pėr aktin e madh politik kombėtar qė po pėrgatitej nė Vlorė. Vetėm aty ai pa shpėtimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė pushtuara nga ushtria e Aleancės Ballkanike.

I zgjedhur si delegat i Kosovės, nė krye tė 100 luftėtarėve kosovarė ai u nis pėr nė Vlorė. Nė sheshin e flamurit pėr herė tė parė ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrėngimin e dorės sė tij Isa Boletini e shoqėroi me urimin "Tė lumtė dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut tė urtė tė Vlorės vlerėsimin mė tė lartė pėr kontributin qė ai kishte dhėnė pėr shpalljen e pavarėsisė "Ti mė dhe krahun e fuqishėėm Isa Boletini".


Vėmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe tė atdhetarėve tė tjerė, e tėrhiqte ēėshtja e kufijve tė shtetit shqiptar. Isai u zgjodh nė pėrbėrjen e delegacionit tė qeverisė sė Vlorės qė u nis nė Londėr si pėrfaqėsues i Kosovės, fati i tė cilės do tė pėrcaktohej nė Konferencėn e Ambasadorėve. Vendimet e padrejta qė mori Konferenca e Londrės duke lėnė jashtė kufijve mė shumė se gjysmėn e kombit shqiptar, pėrforcoi bindjen tek Isai se njė padrejtėsi tė tillė do ta zgjidhte vetė populli shqiptar. Fillimi i Luftės sė Parė Botėrore e gjeti Isa Boletinin nė Malėsinė e Gjakovės. Pėrqėndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze nė kufirin shqiptar dhe bashkėpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanė tė linte Krasniqen e tė zbriste nė Shkodėr, tashmė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore e nė kushte tejet tė vėshtira ekonomike, pasi gjithė pasurinė e tij e kishte vėnė nė shėrbim tė luftės pėr liri e pavarėsi.

Nė qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrėn. Pėr tė mos rėnė nė dorė tė tyre, Isai kėrkoi strehim nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr dhe i kėrkoi nėnkonsullit qė ta ndihmonte pėr t'u larguar nė njė vend asnjanės ose tė ndėrhynte pranė qeverisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė qė tė lejonin kthimin e tij pranė familjes nė Mitrovicė. Nė qoftė se nuk do t'i realizoheshin kėrkesat, Isai kishte vendosur qė me ēdo sakrificė tė ēante natėn rrethimin e forcave malazeze e tė largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorėzojė Isa Boletinin Malit tė Zi, duke u bėrė kėshtu drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krimin e shėmtuar qė serbo-malazezėt kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricės.

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5415
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Wed Sep 05, 2007 7:13 pm

Si u vra Isa Boletini


Mbreti i Malit tė Zi Nikolla shumė herė para diplomatėve tė akredituar nė Cetinė shprehej se "Mali i Zi pa Shkodėr nuk mynd tė jetojė!" Ai nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore kishte pushtuar Shqipėrinė e Veriut (Malėsinė e Shkodrės). Nė mbarim tė qershorit tė vitit 1916 ushtria e tij hyri nė Shkodėr, tash dhe herėn e parė me 1913. Konsulli franēez me anėn e Prenkė Bibė Dodės e ftoi Isėn dhe i thotė: "Tė fton ambasadori francez nė Cetinė, sipas urdhėrit tė ministrisė sė Punėvė tė Jashtme dhe na porositi t`ju pėrcjellim me anije lufte nė ēdo vend neutral qė Ju dėshironi". Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarėve Radomir Veshoviq, i cili bėnte krime ndaj patriotėve shqiptarė. Njė numėr i madh patriotėsh i interrnoi si: Mehmet Pashė Drallėn, Hil Mosin, Aqif Pashėn, Luigj Gurakuqin e shumė tė tjerė nė Podgoricė e vende tjera tė Malit tė Zi. Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit
S. Luarasi, Tafil Boletini nė mes tjerash thotė: "Na tue qenė nė Konsullatėn franceze shihnim konsullin e Malit tė Zi, A. Martinoviqin, tė takohej me konsullin francez...". Konsulli francez, mbas njė jave, thotė Tafili, i thotė axhės: "Tashti si Shkodra si Cetina njėsoj asht. Ju duhet me shkue nė Cetinė. Ambasadori ynė atje ka me me i rregullue pėr ndonjė shtet neutral".
Isa Boletini edhe pse e njihte mirė politikėn e Malit tė Zi, pėr fat tė keq u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi tė shkoj nė Cetinė. Atje e pat ftuar gjenerali Filips, nė atė kohė atashe ushtarak i Anglisė nė Cetinė, kurse mė vonė ish komandant i ushtrive ndėrkombėtare nė Shkodėr. Ai i tha: "Tė vijė mysafir nė Ambasadėn e tyre, dhe ta nxjerrė nga Mali i Zi me aeroplan jashtė Malit tė Zi". Isa Boletini iu pėrgjegj se kishte qenė nė konsullatėn e tyre nė Shkodėr, por e kishte gjetur tė mbyllur. Ai i tregoi, pėr fat tė keq se e kanė ftuar francezėt mė parė, dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė shkelte bukėn e bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhėtar. Ai ia dorėzoi Isa Boletinin me shokė Qeverisė sė Malit tė Zi e cila menjėherė e internoi. Mali i Zi pak gjėra bėnte pa dijeninė e Rusisė e me siguri edhe kėtu do tė jenė gishtat e saj, si hakmarrje pėr ngjarjet e vitit 1903 nė Mitrovicė, ku u vra Konsulli rus i cili ishte vu nė krye tė ushtrisė osmane nė luftė kundėr shqiptarėve kryengritės! Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumė dėshira tė Cetinės dhe Beogradit. Isa me shokė pėrsėri u dėrgua nė Nikshiq ku ishte strehuar herėn e parė me 1911, por tani me qėllime tjera tė errėta. Njė natė sa ishin nė Nikshiq, filloi njė shamatė nė mes tė ushtrisė nė njėrėn anė dhe xhandarmėrisė nė anėn tjetėr. Ēėshtja e konfliktit ishin kosovarėt. Aty u ndanė dysh, kush ėshtė kundra dhe kush pro. Rolin kryesor e luajti pronari i shtėpisė sė banimit, z.V. Zllatari, i cili kishte pėrkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati ndaj Boletinit dhe trimėrisė sė tij, ose pėr interesat e veta. Por, mė nė fund e mbrojti Isa Boletinin me shokė nga ekzekutimi i ushtrisė. Tė nesėrmen ushtria mori me vete kosovarėt dhe mbėrrini nė Danillovgrad. Pas pak ditėsh, sipas kujtimeve tė Tafil Boletinit erdhėm nė Podgoricė. Kėtu u vendosėm nė shtėpinė e Lumo-viqit. Kapterri qė ishim nė kompetencėn e tij thoshte se aty nuk ka vetėm njė vend fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Kėta kanė protestuar qė tė jenė tė gjithė sė bashku pėr arsye se ishte Isa i sėmurė. Nė fund kėtu bashkė me Isėn ishin strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natėn e dytė organet ekzekutuese donin ta vritnin Isėn me shokė, por kėtij krimi iu kundėrvua kapterri i cili e ktheu mbrapa kapitenin e grupit tė ekzekutimit. Isėn e kishte lajmėruar Abaz Selaci se ēka e pret. Tafili nė kujtimet e cituara thotė: M`u dhimbke axha kur thoshte: "Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin nė dorė. Unė i kam edhe gjashtė djem tė tjerė e s`kam gajle, po mė dhimbeni ju tre nipat qė nuk leni mashkull nė shtėpi dhe ajo nanė e shkretė qė jet pa djem !" I thashė aty pėr aty: "Axhė, pėr kėtė punė aspak mos u mėrzit. Nė qoftė se thanė qė ne tė tre vllaznit tė vdesim pėrnjėherė, ani pra le tė bahet ! Kudo tė ishim larg njani-tjetrit, vdekja do tė na gjente, pra ma mirė me vdekė gjithė bashkė, kėtu ndaj teje me nerė". Kėshtu ishte zhvilluar dialogu nė mes tė nipit dhe axhės, heronjve tė Kosovės, qė ėshtė edhe shembulli mė i madh i rinisė kosovare pėr gjakun qė po derdhė edhe sot pėr liri. Nė atė kohė nė Podgoricė propaganda e ndytė e qarqeve qeveritare kishte hap parullėn: "Kaēakėt duan ta djegin Podgoricėn...!", Prandaj pronari Lumoviq i kishte thėnė Isasė: "Fati iu pruni nė konakun tim pėr me shpėtue shtėpinė dhe pasurinė qė duen me plaēkitė e me djeg Podgoricėn!" Herė pas here i ftonin tė paraqiten nė zyra ushtarake. Ēdo herė zyrtarėt na thonin tė vinim mbas dreke. Ditėn e tretė, me 23 janar 1916, tė dielėn pėrsėri na ftuan nė Ministri tė Luftės, rrėfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili gjithashtu pėrsėriti fjalėt: "Tė vini mbas dreke". Ushtria austriake kishte hyrė nė qytet. Detyra e mbajtjes sė qetėsisė i ishte besuar kriminelit tė njohur Savo Llazareviqit me dy batalionė xhandarė. Sipas fjalėve tė Tafilit, rreth 80 xhandarė kishin rrethuar nė tė dy anėt urėn mbi lumin Ribnicė, karshi Prefekturės, afėr kishės katolike.
Qyteti ishte i mbyllur, pushtet mė s`ka. Dy vėllezėrit e mi, Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevėn, po ktheheshin pėr nė shtėpi te axha, thotė dėshmitari i tragjedisė Tafili. Patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, i ndali me urdhėr tė oficerit. Xhandarėt gati me pushkė pėr tė shti pyetėn: "Kush ėshtė Isa Boletini? Mos shtini se nuk ėshtė me kėta". Kur dėgjoi Jonuzi shpjegimet qė iu dha oficeri xhandarėve, kishte vrapuar tė kalonte urėn pėr ta lajmėruar Isėn se ēka kishin pėrgatitur pėr tė. Po pasi e kishin nxanė urėn kėta tė tre i futėn nė njė shtėpi me roje.
Tue qenė se ura u mbyll, ata nuk u dukėn deri sa hypėn nė urė. Me t`u dukun, u dha shenjė: "Qe Isa Boletini!" Dhe mbrapa tij e nxunė edhe hyrjen, rrėfen Tafili: Axha me Jonuzin e shokėt u rrethuan nė tė gjitha anėt. Oficeri komandues me zė tė lartė i thirri: "Dorėzoni armėt!" Dhe axha: "Jo besa s`ja kam dorėzuar as kralit as mbretit". Dhe nxorri shpejt naganten. Pėr rrėfimin autentik pėrsėri po japim fjalėt e Tafilit: "E para shtėnė qe e Niko Buriqit. Nė flakė tė kėsaj pėrpjekje shtinte axha dhe shokėt e tij pėrreth me nga dy revole nė dorė sa i zbrazėn tė gjithė fishekėt. Djali i axhės Halili qė erdhi nė atė ēast tok me Idrizin u vra me njė bombė qė ia pat marrė Niko-xhandari. Kėtu u vra Isa Boletini vetė i teti: tė bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasė, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do tė shohim nė vijim, burimet e kohės thonė se edhe pala sulmuese pati tetė tė vrarė dhe disa tė plagosur, por numri i tyre nuk ėshtė gjetur nė dokumenta tė cilat i shfrytėzova pėr jetėshkrim tė Boletinit me shokė, qė ėshtė vetėm njė shėnim i shkurtėr, sepse pėr tė ėshtė shkruar shumė dhe nė tė ardhmen do tė shkruhet edhe mė shumė.
Njė kronikė malazeze e asaj kohe nė mes tjerash thotė:
"Fillimi i Luftė sė Parė Botėrore dhe okupimi i Malit tė Zi nga Austria e gjeti Isėn nė Podgoricė. Ka banuar nė anė tė majtė tė lumit Ribnicė, nė qytetin e vjetėr-sot bulevardi B. Jovanoviq, nė shtėpi tė Lumoviqit. Ministri i ushtrisė malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur nė Podgoricė nė zyrėn e Drejtorisė sė Qarkut deri sa tė nėnshkruaj kapitullimin e ushtrisė. Ai ka menduar qė tė organizojė luftėn guerile, dhe pėr kėtė qėllim ka menduar qė Isa mund ta ndihmojė, por vetėm nė qoftė se do ta vejė nėn komandėn e vet. Pėr kėtė arsye ai kishte urdhėruar qė tė ftohet Boletini me gardėn e tij pėr t`i ēarmatosur. Kronisti mė vonė shkruan se pėr kėtė ēėshtje erdhi mė vonė deri nė mosmarrėveshje. Nė qoftė se ka ndodhur kėshtu pse ata do ta vrisnin qė mė pėrpara gjatė internimit nė Nikshiq dhe Danilovgrad? Pobjeda e pėrditshme nga Titogradi, mė 26. maj1980 e botoi kronikėn e atėhershme ku thuhet se ngjarja ishte mė 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dėshmon se ka qenė me 23 janar, si u shėnua nga historianėt shqiptar. Kronika e vjetėr thotė se Boletini kishte dėrguar katėr veta si pararojė. Ata kur e panė se kanė ra nė rrethim hynė nė zyrėn e parė nė tokė dhe u mbyllėn. Kanė shti nė njerėz nė rrugė! Nga ana tjetėr erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi njė bombė dhe ata u vranė?! Banesėn e Isės nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi Ribnicė. Ai ka dalė nga banesa dhe ka mėsy ta kalojė urėn. Pas tij kanė shkuar njerėzit e tij. Njėri nga garda e tij sygjeroi: "Nuk shkoj, po prit!" Gjashtėdhjetė metra nga Drejtoria e pa se ėshtė i rrethuar. Ka nxjerrė "mauzerin" nga brezi dhe ka filluar tė shtijė nė rrugė... Ka vra disa zyrtarė dhe disa "viganė" - ekstrem-nacionalistė?! Tė rinjtė qė kanė sulmuar nga dogana-godina e vjetėr e "Pobjedės" e qėlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranė edhe garda e tij nė urė. Kronisti i kėtyre ngjarjeve ka harruar se nė vend tė rinisė ishte xhandarmėria ushtarake e mbretit Nikolla, mė i keqi lloj njerėzish nė shėrbimin shtėtėror. Ata bėnin dhunė edhe ndaj popullit tė vet, jo vetėm tė huajve.
Nė skicėn pėr biografinė e vet kėtė ditė zie tė popullit shqiptar e cek edhe Millovan Gjillas, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Titos nė ish-Jugosllavi, pastaj disidenti numėr njė nga "Bota komuniste" nė Perėndim. Nė librin e tij "Land Without Justice", New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas kujtimeve tė babait tė tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisė famkeqe tė lartėpėrmendur "Lufta me vullnetarė tė Isasė nuk zgjati shumė edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Nė sulm u vra udhėheqėsi e me tė edhe tė afėrmit e tij. I plagosur rėndė ėshtė ēuar nė gjunjė, edhe pse i pafuqishėm tė mbajė pushkėn, ka shti me revolver, me dėshirė qė sa mė shtrenjtė tė paguaj jėtėn e vet..." Millovan Gjillas, nė vijim i pėrsėrit fjalėt e atit Nikollė: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbėshteti revolverin nė dorėn e majtė tė tij, por nuk pati kohė qė ta zbrazė. Njė ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Pėrsėri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy tė pėrgjakshėm. Ka fol diēka nė gjuhėn e vet por babai nuk e ka marrė vesh".
Gjillas shton: "Babai e mori" mauzerin "si kujtimin mė tė madh!" Ai nė tjetėr vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi kėtė kujtim me kokė nė vitin 1941 pėr hakmarrje! Autori i kėtij libri me hollėsi njofton pėr veprat kriminele dhe gjenocidin e babait tė vet me kolegėt e tij xhandarėt e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman.
Nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-malazez, nė mes tė Tuzit dhe Podgoricės, nė Cem, nė varrezat kolektive myslimane tė qytetit pushojnė eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit tė shquar tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare. Sė pari u varros nė jug tė qytetit tė Podgoricės, mė 25 janar 1916, ku morėn pjesė tė gjithė shqiptarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij. Fjalėn e pėrmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkėputi shpirtin, shpresėn dhe mesazhin e tij nga populli ynė. Ai duhet tė jetė inspiracioni mė i madh i brezave tė ardhshėm. Ai shfaqet nė skenėn e luftės shqiptare me moton: "Mė mirė vdekjen se robėrinė"!

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5415
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Wed Sep 05, 2007 7:13 pm

Isa Boletini nė 140 vjetorin e lindjes sė tij (1864-1916)

Prishtinė, 06.12.2003 (KeL) - Isa Boletini renditet dhe vlerėsohet si njė ndėr figurat mė tė njohura tė lėvizjes pėr liri e pavarėsi kombėtare dhe si njė personalitet i lartė i tė gjitha kohėrave. Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur nė njė familje me tradita tė larta patriotike e atdhetare, qė gėzonte autoritet nė tė gjithė rrethinat e Kosovės, qė nė moshė tė re merr pjesė si luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit nė betejėn e Slivovės. Isa Boletini mė 28 Nėntor 1912 sė bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritėn nė Vlorė flamurin Shqiptar tė pavaresisė. Nė kryengritjen e Carrlevės dhe nė kryengritjet kundra turqve ka udhėhequr forcat duke qenė komandat i tyre, nė vitin 1913 ka qenė anėtar i delegacionit shqiptar nė Londėr, ku dhe ka protestuar me forcė kundra grabitjes sė tokave etnike tė Shqipėrisė. Nė janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetė i tetė nga forcat terroriste serbo-malazeze nė Podgoricė.

Pėr familjen e Boletinėve nuk do tė mjaftonin vetėm mizoritė e masakrat serbe por ato do tė pasoheshin edhe nga persekutimi komunist nė Shqipėri. Dhe ishte pikėrisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrės i bėn atentat tė birit te Isės, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinė ushtarake dhe kishte qenė Komandant i Njėsive qė mbrojtėn Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bė me urdhėr nga jashte nė bashkėpunim me komunistėt shqiptar.

Nė vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston tė shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzėn pėr veprimtari armiqėsore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj nė hetuesi ku u torturua ēnjerėzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dėnohet me 5 vjet heqje lirie, vite kėto qė i kreu plotėsisht. Nė vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isės, mbasi ngre flamurin shqiptar nė trenin Mitrovicė-Beograd, arratiset pėr Shqipėri, por kėtu dėnohet me 8 vjet burgim dhe vuan dėnimin nė burgun e Spaēit. Tafil Boletini, i nipi, bashkėluftėtar i Isės, megjithėse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorėzohet jugosllavėve.

Nė Kosovė, i biri i Isės, Asllani var veten nė burgjet titiste, ndėrsa djemtė e tjerė duke luftuar me armė nė dorė kundėr serbo-malazezėve, vriten dhe ekspozohen pėr terror nė mes tė Mitrovicės, kurse Skėnderi pushkatohet nė Tivar. Nė vitin 1943 pushkatohet pa gjyq nė Prizren i riu Rasim Dajēi, nip i Isės, nga forcat sllavo-komuniste me nė krye Shefqet Peēin. edhe ky ushtarak i lartė, akademist. Njė tjeter nip i Isa Boletinit, qė dėnohet nga diktatura komuniste nė Shqipėri, ėshtė edhe shkollari akademist Enver Dajēi, zotėrues i gjashtė gjuhėve tė huaja dhe si njė ndėr firmėtaret e parė qė nėnshkruan Rezolucionin pėr Pavarėsinė e Kosovės nė dhjetor tė vitit 1943.

Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti njė nip tjetėr i Isės, dėnohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dėnohen me nga 20 vjet nė burgjet serbe. Nje nip tjetėr vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit nė Mitrovicė. Ali Boletini, nip i Isės, dėnohet me 20 vjet burgim dhe mė pas arratiset pėr Shqiperi.

Kėto vrasje e persekutime ndėr breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe tė qindra e mijra shqiptarėve nga dora makabėr e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri nė ditėt e sotme janė fakte e dokumenta rrėnqethėse tė popullit tonė, qė pėrveē vuajtjes dhe dhimbjes qė kanė brenda, kanė lėnė gjurmė tė thella nė historinė e saj. Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė krahas patriotėve tė tjerė pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė madh kombėtar Isa Boletini.

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5415
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Thu Sep 06, 2007 9:05 pm

Ku ėshtė Ukshin Hoti eshte vdekė apo mbahet diku Robė e shumė Qka tjeter rreth Ukshin Hotit





Ku ėshtė Ukshin Hoti?!
Ėshtė gjallė apo i vrarė?





- Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė aiėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)
Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? - dyshojnė me plot drojė intelektualėt shqiptarė sot.
Shumė pyetje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot.
Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!
Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas tetė muaj ēlirimi tė Kosovės!

Kush ėshtė Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."
Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.
Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė

"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarėve tė Ukshin Hotit

Ėshtė vėshtirė tė niset njė shkrim nga fundi, aq mė tepėr nėqoftėse figurė qendrore e atij shkrimi, duhet tė jetė askush tjetėr pėrpos ideologut tė lėvizejs ēlirimtare mbarėshqiptare, mr. Ukshin Hoti.

Pse niset shkrimi sė prapthi?
Mė 4 mars nė Tetovė nė organizim tė Shoqatės sė ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politik Shqiptar nė Maqedoni, u organizua njė tribunė pėr tė burgosurit shqiptar, qė edhe mė tej gjenden nė burgjet e Serbisė, me titull "Tė tjerėt pėr Ukshin Hotin", me theks tė veēantė pėr fatin e mr.Ukshin Hotit. Ē’ndodhi nė tė vėrtetė, pse niset shkrimi sė prapthi? Nė momentin kur tė gjithė tė pranishmit prisnin qė nė foltore tė paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njėkohėsisht ka qenė edhe mėnyra e vetme e tij pėr tė komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atė tė jashtėm disa vite me radhė, drejtuesi i tribunės dhe kryetar i shoqatės e cila e organizoi kėtė tribunė, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se pėr arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetėm familjes sė tij, nuk do t’ia japė fjalėn zonjės Myrvete. Eshtė e vėrtetė se Ukshin Hoti, ka kohė qė nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetėm familjes sė tij, por i takon tėrė kėtij populli, por mos ndoshta me njė veprim tė tillė nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes sė tij, e me kėtė edhe i vet Ukshin Hotit. Kush mė mirė se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush mė tepėr se ajo ėstė angzahuar pėr jetėn dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj tė thotė atė ēka din pėr jetėn e tij dhe veprėn e tij, aq mė tepėr kur e dijmė qė zonja Myrvete ėshtė njeriu mė i afėrt i Ukshin Hotit. Tė fillojmė ashtu siē duhet tė shkruhet njė shkrim, pra nga fillimi.

Ēka u tha nė kėtė tribunė pėr jetėn dhe veprėn e Ukshin Hotit
Ps fjalės pėrshėndetėse tė kryetarit tė shoqatės dhe organizatorit tė kėsaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalėn Fadil Bajrami, deputet nė parlamentin e Maqedonisė dhe bashkėpunėtor i Ukshin Hotit gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Lubjanė. Fadil Bajrami kryesisht u pėrqendrua nė aktivitetet e tyre nė botimin e revistės DEA nė Slloveni. Mė pas nė foltore u paraqitėn edhe oratorė tė tjerė siē janė Berat Luzha kryetari i Shoqatės sė Burgosurve nė Kosovė dhe kryeredaktor i tė pėrditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal nė gjendjen e pėrgjithshme tė tė burgosurve shqiptarė nė burgjet serbe pėr tė pėrfunduar fjalimin e tij se "detyra jonė ėshtė qė tė bėjmė gjithēka pėr ta". Mė shumė interesim tek tė pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish tė burgosurit mė tė njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili nė burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg pėr shkak tė rastit tė Paraqinit. Ai u pėrqėndrua mė tepėr nėt takimet e tij me Ukshin Hotin gjatė vuajtjes sė dėnimit nė burgjet e Nishit dhe nė atė tė Dubravės. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravės ėshtė liruar mė 16 maj i pėrcjellur nga agjentėt e sigurimit serb, gjė tė cilėt siē theksoi ai kanė mundur ta shohin disa tė burgosur nga dritaret e burgut.
Mė sė tepėrmi nė foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili nė ēdo moment parashtronte dilemėn se ėshtė apo nuk ėshtė gjallė Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjėn Myrvete, motrėn e profesor Ukshinit, saqė fitohej pėrshtypja se ai njeri tėrė kohėn rri me tė, e jo se me tė ndoshta nuk ėshtė takuar asnjėherė.
Nė foltoren e kėsaj tribune "defiluan" edhe shumė oratorė tė tjerė: prof.dr.Esat Stavileci, pėrfaqėsuesi i PEN qendrės daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit pėr tė drejtat e njeriut nė Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunė doli si kėrkesė imediate tė gjithė aktorėve politik shqiptar, qendrave vendosėse evropiane dhe botėrore dhe z. Bernard Kushner qė tė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr identifikimin e vendndodhjes sė mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht tė tij dhe tė tė gjithė tė burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisė.
Nė tė gjithė tė pranishmit nėnshkruan edhe njė peticion i cili sė bashku me kėrkesat e lartpėrmendura do t’ju dėrgohen tė gjitha instancave relevante shqiptare dhe botėrore.

Ēka mund tė thoshim pėr nė fund
Nė kėtė tribunė u thanė shumė fjalė tė mėdha. U tha se Ukshin Hoti, shumė herėt e kuptoj se politika gandiste e Rugovės do tė dėshtojė, prandaj shqiptarėt duhet tė pėrgatiten. Nuk u harrua tė thuhet se dhimbja mė e madhe pėr shqiptarėt momentalisht janė tė burgosurit nė burgjet e Serbisė dhe nuk mund tė ketė liri dhe paqe nė Kosovė derisa ideatori i kėsaj ėshtė i burgosur. U pėrmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe tė tjerėve dhe me ēėshtjen e Kosovės Lindore, nuk duhet tė merremi si me larje borxhi, por si me nevojėn pėr ujė dhe bukė. U theksua edhe ajo se nė kohėn nėpėr tė cilėn kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Tė gjitha kėto u thanė nė tribunėn me titull "tė tjerėt pėr Ukshin Hotin". Por, megjithatė vetėm u thanė. Pasi ata tė cilėt duhet tė veprojnė nė kėtė drejtim, subjekti politik shqiptar nė tė gjitha trojet shqiptare sikur dėshiron me ēdo kusht tė harrojė kėtė njeri. Athua pse?

Pse nuk mundemi ne shtatė, tetė apo nėntė milion shqiptarė (pasi edhe vet nuk e dimė se sa jemi), nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri tė vetėm aq sa bėri ai i vetmuar pėr tė gjithė ne (shtatė, tetė apo nėntė milion). Shtrohet pyetja mos vallė ai ėshtė mbinjeri me formė tė njeriut? Ligjet e ēdo shteti thonė se tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė apo tė barabartė. Religjionet gjithashtu thonė se nuk ka mbinjeri nė kėtė kohė. Atėherė pse ne (shtatė, tetė apo nėntė milion) shqiptarėt nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri, aq sa ai njeri bėri pėr tė gjithė ne.
Lind edhe njė pyetje e cila u parashtrua edhe nė tribunėn e lartpėrmendur: "deri kur, ne shqiptarėt do tė vonohemi, sė paku kėtė tren duhet ta zėmė, qoftė edhe nė vagonin e fundit".
Megjithatė nė fund tė kėtij shkrimi do tė kisha parafrazuar vetė trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipėrinė e pabėrė, bėje Shqipėri tė bėrė. Bėje ose vdis.
- Kjo ėshtė Filozofia Politike e Ēėshtje Shqiptare

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1143
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Thu Sep 06, 2007 9:08 pm

Nėna e Ukshin Hotit

Nazif Hoti, i lindur nė vitin 1919 nė Krushė tė Madhe, nė vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danėn nga Xėrxa. Edhe pse nė kushte tė vėshtira ekonomike e varfėri, ishim njė ēift i lumtur bashkėshortot, rrėfen loke Fatimja, nėna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetėve martesė, na lidni djali i parė, Ukshini qė ishte njė gėzim i madh pėr ne. Mė pas na lindėn edhe pesė fėmijė tė tjerė: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes sė Ukshinit, Nazifi doli partizan, pėr tė luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovės do t'i realizojė aspiratat shekullore, pėr t'u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga thundra serbe, siē u mor vendim nė Konferencėn e Bujanit. Nazifi njė kohė punoi si mėsues nė Krushė tė Madhe. Mė pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar nė leximin e librave e tė shtypit periodik e tė pėrditshėm, punoi nė Rilindje si shitės i gazetave me njė rrogė shumė tė vogėl. Tash do t'iu flas pėr djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fėmijė, ishte shumė i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollėn nė klasėn e parė. Ishte nxėnėsi mė i mirė, bile edhe mėsuesi habitej me zgjuarsinė e tij. Katėr klasa tė fillores i kreu kėtu, nė Krushė tė Madhe. Atėbotė nė Krushė nuk kishte shkollė tė plotė tetėvjeēare, nuk dinim ēfarė tė bėnim, Nazifi e regjistroi nė klasė tė pestė nė fshatin Rugovė tė Hasit, ku e krej klasėn e tetė me sukses tė shkėlqyeshėm. Edhe nė Rugovė ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė mirė si nė sjellje edhe nė mėsim, edhe pse udhėtonte ēdo ditė disa kilometra nga Krusha nė Rugovė. Derisa Ukshini e kreu klasėn e tetė, na lindėn fėmijėt e tjerė. Kushtet ekonomike nė familje i kishim shumė tė vėshtira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shėndetlig, unė isha shtylla e vetme e familjes. Por punės sė pėrditshme shtėpiake, punoja rregullisht nė ara pėr t'i mbajtur fėmijėt. Ukshini kishte dėshirė tė vazhdonte shkollėn e mesme. Dėshirė imja e sidomos e Nazifit ishte qė djalin mos ta lėmė pa shkollė. Nazifi mė tha: Fatime, Ukėn do ta regjistrojmė nė Prizren, nė shkollėn normale, pėr mėsues, se Uka po mėson mirė, shpejt e kryen shkollėn e punėsohet si mėsues nė Krushė dhe do ta kemi mė lehtė t'i shkollojmė edhe fėmijėt tjerė. Uka u regjistrua nė shkollėn normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katėrt dhe tė pestė e kreu nė Prishtinė, si gjithherė me sukses tė shkėlqyeshėm. Derisa ishte nė Prishtinė, si nxėnės i normales, Ukshini, punonte nė Radio Prishtinė si spiker pėr ta mbajtur veten, qė pėr ne ishet njė lehtėsim shumė i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mėsues nė krushė tė Madhe, por dėshira e tij ishte tė vazhdonte, studimet. Pas njė viti-vazhdon nėnė Fatimja, Ukshini shkoi nė Zagreb dhe u regjistrua nė fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohė pas kohe punonte nė kooperativat studentore, por ato tė holla qė merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytė Ragipi shkoi nė Zagreb, ku punoi si punėtor fizik pėr at ndihmuar Ukėn dhe familjen nė Krushė tė Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen nė afat dhe me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas studimeve i vjen thirrja pėr shėrbim ushtarak pėr Beograd. Nė tė njėjtėn kohė regjistron studimet e shkallės sė tretė dhe paralelisht e kryen shėrbimin ushtarak dhe shkallėn e tretė tė studimeve-magjistraturėn nė lėmin e shkencave politike. Prej fėmijėve Ragipin dhe Hidajetin nuk patėm mundėsi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punėtor fizik pėr ta ndihmuar Ukėn derisa ishte nė studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dėrguam nė shkollė. Myrvetja kreu shkollėn normale dhe punon si mėsuese nė Prishtinė, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon nė njė shkollė nė Gjakovė. Ukshini njė kohė punon nė Beograd nė administratėn e lartė shtetėrore tė ish-Jugosllavisė, kurse mė pas kthehet nė Prishtinė dhe emėrohet sekretar i Sekretariatit Krahinor pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme. Siē dihet bie nė kundėrshtim me disa kuadro tė larta tė atėhershme tė Kosovės. Mė pas shkon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė specializim nė drejtimin e marrėdhėnieve ndėkombėtare. Prej Amerikės kthehet si ligjėrues nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin Filozofik, ku ligjėron lėndėt Sociologjinė politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Si profeso fakulteti, punon deri nė vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetėm pse i mbronte dhe pėrkrahte hapur demonstratat e studentėve tė vitit 1981 dhe tė drejtėn e Kosovės pėr tė qenė Republikė e barabartė me republikat tjera tė ish Jugosllavisė. Shpeshėherė e kam vizituar Ukėn nė burg. Mė shihte se unė mėrzitesha shumė dhe ai mėrzitej sidomos pėr ne pleqtė, por mė jepte gajret dhe mė thoshte "mbahu nėnė se do tė bėhet mirė". Pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s, forca tė mėdha policore sulmuan popullsinė e pafajshme civile tė Krushės sė Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet nė dy pjesė, gruaja e Ragipit me vajzėn Arlindėn e vajzėn e motrės dhe njė pjesė e banorėve tė Krushės mbahen peng pnga policia serbe e mė vonė i drejtojnė pėr nė Prizren e Shqipėri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen nė kodrinėn te Vreshtat e Krushės. Ragipi tė nesėrmen zbret nė fshat pėr tė kėrkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet mė, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditėve nė mes tė Krushės e Celinės. Nė vazhdim tė rrėfimit tė saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitė pėr atė se ēka kanė pėrjetuar prindėrit e Ukshinit gjatė fazės sė bombardimeve tė NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s nė shtėpi ishim unė, plaku Nazifi, tė dytė tė sėmurė, Ragipi me shoqen e tij, vazjėn Arlindėn, vajza e madhe Hidajetja me vajzėn e saj. Atė ditė kur na sulmuan mė 25 mars 1999 gjithė popullatra fillon tė evakuohet nga fshati, nė drejtime tė ndryshme secili si mundej, familja jonė gjatė largimit nga shtėpia ndahet nė dy pjesė, se si, nuk e di as vetė, nuk mė kujtohet. Unė, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat nė kodrinat e Krushės. Shoqja e Ragipit me vajzėn Arlindėn, me vajzen e Hidajetit, shkojnė nė drejtim tjetėr. Njė pjesė tė popullatės e Krushės mbahet peng e mė vonė i drejtojnė pėr nė prizren dhe dalin nė Shqipėri. Tė nesėrmen Ragipi zbriti nga kodra, nė fshat pėr tė gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye mė kurrė. Asgjė nuk dinim pėr tė dhe ishim shumė tė merakosur. Kisha njė parandjenjė se i kishte ndodhur diēka dhe me tė vėrtetė ashtu doli. Pas luftės pasi u kthyem nga Shqipėria muarėm vesh se Ragipi ishte vrarė dikumes Krushės e Celinės nga paramilitarėt serbė. Unė, Nazifi dhe Hidajeti nė kodrat e Krushės, qėndruam tri ditė; pas tri ditėve njė fshatar i Krushės me traktor na pėrcolli deri nė fshatin nagavc, ku kishte qenė i strehuar njė numėr shumė i madh i njerėzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos nė krah. Nga plaga e marrė dhe nga sėmundja kronike qė vuante shumė gjatė, gjendja shėndetėsore ju keqėsuar pėr sė tepėrmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata qė ishte aty, u largua. Mbetėm vetėm ne pleqtė. Nė bodrumin e shtėpisė sė vet, na strehoi njėfarė Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumė pėr ne e posaēėrisht pėr Nazifin, i cili ishte i sėmurė dhe i plagosur. Pas tri ditėsh qėndrimi nė Nagavc erdhėn policėt serb, tė cilėt na thanė deri nė orėn shtatė tė largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na pėrcolli deri nė shtėpinė tonė nė Krushė. Ato ditė nuk kishte njeri nė Krushė tė Madhe. Pas tri ditėve, erdhi policia serbe, deshi tė na dėbojė nga shtėpia nazifi foli diēka serbisht me ta dhe kur na panė tė dy pleqve tė sėmurė dhe Nazifin tė lėnduar na urdhėruan tė mos ndizet zjarr edhe pse ato ditė ishte ftohtė i madh. Nazifi nuk pranonte tė shkojmė askund dhe ta se do tė vdes nė shtėpi. Nė mungesė tė kujdesit mjekėsor gjendja shėndetėsore e Nazifit keqėsohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagėn nė krah nuk kishim me ēka t'ia mjekonim. Mė 18.04.1999 Nazifi vdes. Unė dhe Hidajeti qėndruam tri ditė pranė kufomės sė tij me shpresė se do tė vijė ndonjė njeri pėr tė na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditėve Hidajeti hap njė gropė nė oborr, e mbėshtolli kufomėn me najlon dhe nė batanije, e ngrehu zvarrė kufomėn, e zbriti ngadalė shkallėve tė ballkonit dhe e varrosi. Nė Krushė nuk kishte njeri tė gjallė dhe pasi e varrosėm Nazifin me Hidajetin, morėm pak bukė dhe njė shishe ujė dhe dolėm nga shtėpia me qėllim tė shkojmė nė Bellacerkė nė shtėpinė e Hidajetes. Gjatė rrugės kemi hasur nė kufoma tė vrara. Para se me hy nė Bellacerkė, serbėt kanė gjuajtur me breshėri armėsh, kur janė afruar dhe na panė se jemi dy gra na thanė tė kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri nė fshatin Celinė. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalėm nė njė strehė tė njė shtėpie, nuk mė kujtohet sa qėndruam aty, derisa vijnė aty nja tri gra e dy burra, tė cilėt na ndihmuan tė shkojmė nė fshatin Xėrxė. Nė Xėrxė strehim gjetėm nė shtėpinė e Xhemė Himės, i cili ėshtė kujdesur shumė pėr ne. Aty qėndruam disa ditė. Mė 30 prill 1999 njė fshatar i Xėrxės me golldan na ka pėrcjellė pėr nė Shqipėri. Nė Tiranė u takuam me gruan e vajzėn e Ragipit. Pas ēlirimit, tė gjithė sė bashku erdhėm nė shtėpi. Ragipi ishte vrarė plaku mė vdiq. Pėr Ukshinin nuk dinim ende asgjė po mbahemi se ėshtė diku i gjallė. Gjithēka pėrjetova nė kėtė jetė. Atė ditė, kur na sulmuan serbėt, u ndamė nė dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta nė kodėr, kurse unė, mama e vajza e hallės mbetėm nė fshat me shumė fshatarė, serbėt na rrethuan pastaj na lejuan tė shkojmė pėr nė Prizren dhe dolėm nė Shqipėri, Tiranė. Pėr babin, gjyshin, gjyshen e hallėn nuk dinim gjė. Vėllai im ishte ushtar nė radhėt e UĒK-sė edhe pėr tė nuk dinim asgjė. Mė 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhėn nė Tiranė dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur nė fshat pėr tė na kėrkuar neve, dhe mė nuk e kishin parė. Babai ishte vrarė mė 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipėria, e gjetėm kufomėn e babait dhe e varrosėm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bėmė mė 15 gusht 99, pėr axhėn Ukshin nuk kemi ende kurrfarė lajmi dhe jemi tė shqetėsuar pėr tė. Ne si famolje nė fshat kemi jetuar nė kushte tė rėnda ekonomike, por duke ju falėnderuar babait tim, i cili ka qenė neri me virtyte tė larta patriotike, liridashėse e arsimdashėse e largpamės, edhe neve dy motrave na dėrgojnė nė shkollė. Unė edhe motra ime Resmija jemi ndėr vajzat e para tė Krushės sė Madhe qė vazhduam shkollimin e mesėm, unė e kreva shkollėn normale dhe tė lartėn, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpėrthimit tė demonstratave tė pranverės sė vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli nė anėn e studentėve, tė cilėve ju dha pėrkrhje tė parezervė. Vėllai im Afrimi ėshtė njė nga organizatorėt e demonstratave tė vitit 1981. Me disa shokė nga Suhareka organizoi demonstratat. Mė 25 mars u arrestuar nga policia nė Suharekė dhe u dėnua me shtatė vjet burgim. Baca Ukė pėr shkak tė pikėpamjeve, bindjeve e qėndrimeve tė tij politike nė vitin 1981 u burgos dhe u dėnua me nėntė vjet burgim, kurse ka mbajtur vetėm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes sė vllait Afrimit e posaēėrisht bacės Ukė, ne si familje Hoti kemi qenė tė diskriminuar nė tė gjitha mėnyrat. Mua mė larguan nga procesi mėsimos si e papėrshtatshme. Po ashtu edhe motrės sime Resmijes iu mor e drejta pėr tė punuar nė procesin mėsimor me nxėnės edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punėtore e thjeshtė nė fabrikėn e tekstilit "Emin Duraku" nė Gjakovė vetėm pėr tė mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri nė vitin 1986 baca Ukė qėndroi nė burgjet e Jugosllavisė nė Prishtinė, Mitrovicė e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanė. Derisa baca Ukė ishte nė burg kujdesin dhe pėrgjegjėsinė e ka pasur vėllau i dytė Ragipi kurse nė vizitė shkonim tė gjithė anėtarėt e familjes sė ngushtė. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukė, u vendos nė fshat nė Krushė tė Madhe kryesisht ju kushtua punės shkencore dhe pėrgatiste disertacionin e doktoratės qė pėr shkaqe tė njohura nuk mundi ta mbrojė kurrė. Njė kohė kaloi nė Lubjanė tė Sllovenisė dhe shruan Alternativėn e cila botohej nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė shoqėrisė shqiptare "Migjeni" nė Slloveni. Mė pas Ukshini nė Lubjanė e boton gazetėn "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundėsua puna nė Lubjanė, pėrsėri u kthye nė Krushe tė Madhe dhe pėrsėri rreket punės shkencore. Mė 1993, Ukshini viziton Adem Demaēin nė pallatin e shtypit, i cili me disa tė tjerė, pati hyrė nė grevė urie pėr mbrojtjen e Rilindjes e tė gazetave tjera, pėr ta mbrojtur fjalėn e lirė shqipe. Pasi kthehet, nė rrugė pėr Skėnderaj, ndalohet nga policia nė postėbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policė serbė, tė cilėt i shkaktojnė plagė tė rėnda trupore, ia thejnė dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak tė pushkės. Gjykata e qarkut nė Prizren, ngrit aktakuzėn pėr vepėr penale, kundėr bacės Ukė, i cili arrestohet mė 17 maj 1994, kurse nė nėntor tė po kėtij viti, dėnohet me 5 vjet burg. Gjatė kėtyre 5 vjetėve Baca Ukė dergjet nė burgjet serbe nė Prizren, Dubravė, Nish e Mitrovicės e Sremit. Pėrgjegjėsinė pėr kujdesin pėr tri vitet e fundit pėr bacėn Ukė i kam marrė unė, tė cilin e kam vizituar pėr ēdo muaj me bashkėshortin tim, hakiun i cili gjithnjė ka qenė i preokupuar pėr fatin e Ukshinit. Nė burg bacėn Ukė e vizitonin baba, nėna, Ragipi, Resmija, fėmijėt dhe tė tjerėt. Pėrpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe pėrmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytė e ballit, dhe gjatė luftės, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janė tri cikle tė letrave- Vėllau motrės. Cikli i parė 7 letra, cikli i dytė-3 letra tė botuara nė Gazetėn shqiptare dhe cikli i tretė-3 letra tė veēanta qė nuk janė tė botuara. Baca Ukė nė burg shumė preokupohej pėr nėnėn, babėn, fėmijėt e tė tjerėt dhe pėr situatėn gjithnjė e mė tė rėndė nė Kosovė. Njė porosi Bacės Ukė nuk munda t'ia realizoj. Mė pati porositur:" Myrvete, keni kujdes pėr bibliotekėn". Librat ishin njė thesar i pakompensueshėm. Kėtė dėshirė Bacės Ukė nuk munda t'ia plotėsoj. Barbarėt serbė bibliotekėn e kanė pėrmbysur e shkarravitur kurse herėn e fundit dogjėn shtėpinė dhe bibliotekėn si dhe disertacionin e doktoraturės nė dorėshkrim. Rrahman Rexhaj
vijon

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1143
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Tue Sep 11, 2007 12:25 pm

Edhe kjo figur duhet qmuar me gjithse sod shumica nuk e pėlqejn por do tė vij koha qė historija do ta tregoj realitetit kush ishte ?


Ibrahim Rugova


Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.
Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.
Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.
Autor i dhjetė librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.
Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.
Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.
Nėn udhėheqjen e Dr.Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale mė 2002. Poashtu LDK-ja nėn udhėheqjen e Dr. Rugovės i fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale tė 23 tetorit 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės nė mars tė vitit 2002 nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė zhvilluara nė nėntor tė 2001, si dhe mė 3 dhjetor tė vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovės nė bazė tė zgjedhjeve tė dyta nacionale tė 23 tetorit.
Ibrahim Rugova ėshtė edhe kryetar i LDK-sė.
Nė shtator 2005 u zgjodh shef i Ekipit Negociator pėr statusin Kosovės.


Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė

Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.
Nė vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Ēmimin e Evropės Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian Coudenhove-Kalergi.
Po nė vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisė (SHBA) "Mik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės".
Ibrahim Rugova mė 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit tė Tiranės.
Jan tė mirseardhur edhe mendimet e juaja?

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1143
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Deli prej Tue Sep 11, 2007 12:28 pm

Lekė Dukagjini


Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe. "Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin. Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe. "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi. Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve. Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike". Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe. Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an Kronologjia e jetes se tij Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve. 1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit. 1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege. 1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden. 1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave. 1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri. 1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit. 1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes. 1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje. 1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren. 1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani. 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini. 1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini. 1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut. 1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes. 1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini. 1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese. 1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese. 1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini. 1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres. 1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons. 1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit. 1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve. 1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit. 1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim. 1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun. 1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi. 1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun. 1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes. 1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit. 1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes. 1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare. 1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij. 1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij. 1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta

Deli
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1143
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Mesazh nga Sofra prej Tue Sep 11, 2007 4:41 pm

HASAN PRISHTINA


Hasan Prishtina


RIBASHKIMIN E KEMI TESTAMENT NGA HASAN PRISHTINA


[size=9]Nga treva e Drenicės, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinės (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjeve tė pėrgjithshme pėr Pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurin dhe jetėn e dha pėr tė mirėn e kombit. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Nė pėrfundim tė kėsaj flete po e citojmė shkrimtarin tonė tė njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: Kurrė ky vend, kjo anė me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicė e papėrkulur, nuk ka dashur tė dijė pėr asnjė pushtet pėrveq pushtetit tė vet. Kurkujt pra nuk i ėshtė nėnshtruar. E prej ligjeve njerėzore qė vlenin aty diqka ishte vetėm njė: Ai i Lekės[/size]
"Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina)


Punoi autori Muhamet Sahiti

http//www.drenica.beep.de


Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha. Me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicė) nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci. Por mbas zgjedhjes sė Hasan beut deputet nė Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca nė Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqėve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri.
Esat Pashė Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar.
Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes ’’ZUKRE’’ (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arėsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti sė enjtes).
Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore tė qeverisė sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin ’’Mbrojtja Kombėtare e Kosovės’’ me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri.
Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.
Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922.
Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar.
Nė fund tė muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.
"TRADHĖTARI" HASAN PRISHTINA
Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė.
Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut.
Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėherė qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn.
PASURIA E HASAN PRISHTINĖS NĖ SELANIK

Hasan Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit’ djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundėshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė shumė e madhe qė ndodhet nė qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga (dikur zonė e privilegjuar). Ndėrtesa ėshtė trekatėshe dhe rrethohet prej njė oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė miljon dollarė amerikan. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirė me vdekė nėpėr malet e Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.
PĖRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE "MAQEDONIA E RE"
Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke "Maqedonia e Re’’ e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik, ku ėshtė shėnuar se ai ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme "Shkolla e tė Verbėrve’’. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Ja dhe pėrshkrimi: "Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ’’IVI’’ dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtenė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores ’’Beharnae’’ tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turur drejt rrugės ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i ik egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke. Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajne tradhėtar. Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Morri pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare".



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Dec 01, 2007 4:59 pm, edituar 1 herė gjithsej

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5415
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė