Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...


ForumiForumi  ­PortalliPortalli  ­GalleryGallery  ­RegjistrohuRegjistrohu  ­IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 49
Age: 59
Vendi: Gjakovė, Kosovė
Registration date: 04/05/2009

MesazhTitulli: HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937)   Wed Jul 01, 2009 2:17 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė



HAXHI VEHBI DIBRA

(1867-1937)



Hoxha qė punoi jo vetėm pėr Fe,

Hoxha qė veproi edhe pėrAtdhe…



Haxhi Vehbi Dibra lindi nė vitin 1867, nė Dibėr tė Madhe, nė njė familje tė nderueme, nė familjen e Agollėve, tė njohur pėr veprimtari fetare dhe atdhetare. Ėshtė djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhė i respektuem, Myfti i Dibrės sė Madhe.

Mėsimet fillestare dhe ato tė mesme i kreu nė Dibėr, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, ku pėrveē studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombėtare…

Pas diplomimit, menjėherė kthehet nga Stambolli nė Dibėr, ku u emėrue Myfti, por vepronte edhe pėr Shqipni…

Cila ėshtė veprimtaria e tij pėr Shqipni?



Veprimtaria e tij pėr Shqipni



Nė vitin 1908, mori pjesė nė Kongresin e Manastirit…

Nė vitin 1909, mori pjesė nė Kongresin e Dibrės, madje u zgjodh kryetar i Kongresit…

Nė vitin 1912, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipnisė, me 28 Nėntor, ishte pėrfaqėsues i Dibrės…

Nė Qeverinė e Parė tė Shqipnisė, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqėsisė, zgjidhet edhe nėnkryetar i Qeverisė …

Kur plaku i Vlorės, Ismail Qemali, pėr ndonjė arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra qė e zėvendėsonte…

Nė vitin 1913, Qeveria e Pėrkohshme e Shqipnisė e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrėn me detyrėn e Myftiut tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman Shqiptar tė mbarė Shqipnisė…

Nė vitin 1916, nuk qe e rastit apo ēėshtje e fatit kur ngarkohet me detyrėn e Kryetarit tė Gjyqit tė Lartė tė Sheriatit…

Nė vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit tė Parė tė Muslimanėve Shqiptarė….

Nė vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai qė e pėruroi Medresenė e Lartė nė Tiranė…

Pėrveē kėtyre detyrave me shumė rėndėsi, me shumė pėrgjegjėsi, Haxhi Vehbi Dibra ėshtė marrė edhe me krijimtari.

Ka shkrue, ka botue shumė punime, studime, krijime e pėrkthime, qė janė botue nė shtypin e kohės, kryesisht nė revistėn “Zani i Naltė”, qė botohej nė Tiranė prej muajit tetor, 1923 deri nė prill 1939…

Nė vitin 1993, nėn pėrkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, nė Harper Woods, tė Detroit-it, nė shtetin Michigan, nė SHBA, botohen tė pėrmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrės, nėn titullin “Ē’urdhėron Kur’ani?”

Janė tė shėnuara, kanė mbetur tė paharruara, fjalėt e Haxhi Vehbi Dibrės nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, nė ditėn e Shpalljės sė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, ku, ndėr tė tjera, tha:

“Kristiani e myslimani janė vėllazėn shqiptarė tė pandarė.”

Se kush ishte Haxhi Vehbi Dibra, nė jetėn e pėrkohshme tokėsore, e pėrmbledhin shkurt, veprėn e tij madhore, kėto vargje popullore:



”N’atė Dibėr, Dibėr plakė

Na u rrit nji burr’i rrallė,

Qė luftoi me bajrakė

Tuj i pri popullit nė ballė



Nė ēdo Kuvend, nė ēdo Kongres

Zani i tij i fort kumboi

Nė ēdo vend e nė ēdo shtet

Pėr Shqipni u ngrit e shkoi.



Trim mbi trima Vehbi Agolli

Burrė i naltė, plot dituni

O lum Dibra qė e lindi

Pėr flamurin kuq e zi.



Kur nė popull mbante fjalė

Ai pėrher’i predikoi

Shqypen kemi nan’e babė

Ēdo pėrēarje e mallkoi.



Nuk e trembi dot Sulltani

Kur me vdekje e dėnoi

Nuk e trembi as Serb-Dushmani

Qė aq her’ e kėrkoi…!



Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 24 Mars 1937, nė moshėn 70 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė shqiptare…



Mexhid YVEJSI, Gjakovė









Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės