Rexhep Krasniqi,intelektuali qe adhuronte Shqiperine Etnike
Pregatiti: Naile ZHUPANI
Prof. dr. Rexhep Krasniqi lindi nė Gjakovė me 1906. Nė qytetin e lindjes mbaroi 4 vjet tė shkollės fillore dhe dy vitet e fundit nė Shkodėr. Shkollėn e mesme e kreu nė Theresianum tė Vjenės (Austri), e cila ishte dhe vazhdon tė jetė njė ndėr shkollat mė tė njohura tė Europės Qendrore. Me 1934 pėrfundon studimet universitare duke mbrojtur doktoraturėn me temėn Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisė.Pėr relator kishte prof. dr. Carl Patsch, kryetar i Institutit tė Balkanologjisė pranė Universitetit tė Vjenės, albanolog dhe historian i mirėnjohur. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta, dr. Krasniqi kthehet nė atdhe dhe fillon punėn si profesor i historisė dhe gjeografisė nė shkollėn qytetare tė Gjirokastrės, ku mė vonė emėrohet edhe si zėvendėsdrejtor.
Me 1939 ai emėrohet drejtor i arsimit dhe mė pas kryeinspektor pranė Ministrisė sė Arsimit. Mė 1941 ėshtė komisar i lartė i shkollave shqipe nė Kosovė si dhe drejtor i Gjimnazit tė gjuhės shqipe nė Prishtinė. 1941-1942 Dr Rexhep Krashniqi takohet me Dr Profesor Miftar Spahija edhe me ndihmen e tij caktohet nė gjimnazin e Prishtinės ku pėr njė vit jep lėndėt e historisė dhe gjeografisė Nė kėtė qendėr arsimore tė rėndėsishme pėr popullin e Kosovės, jepnin mėsim edhe patriotė e antikomunistė tė njohur si Vasil Andoni, Ymer Berisha.Me 1943 merr pjesė nė qeverinė e Mehdi Frashėrit si ministėr i Arsimit. Lidhur me shėrbimet e tij ndėr shkollat shqipe, nė Shqipėrinė Verilindore, jashtė kufijve politikė tė shtetit shqiptar, mė 1994, prof. Krasniqi u dekorua prej presidentit tė Shqipėrisė dr. Sali Berisha me Urdhrin NAIM FRASHĖRI i Klasit tė Parė.Nė vitin 1943 zgjidhet kryetar i Kuvendit Kombėtar (Parlamentit), ku pėr tė parėn herė morėn pjesė pėrfaqėsuesit e zgjedhur me vota tė lira (demokratikisht) ndėr tė gjitha viset shqiptare: nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia (trevat e verilindjes shqiptare).Nė kėtė Kuvend shpallet bashkimi i tokave tė zaptuara me shtetin shqiptar si dhe pavarėsia e neutraliteti i Shqipėisė pėrkundrejt fuqive ndėrluftuse. Dr.Krasniqi u zgjodh dy herė nėnkryetar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit kur ajo drejtohej prej z..Musa Shehu e Xhafer Deva. Me ardhjen e komunizmit nė fuqi, i tha lamtumirėn atdheut dhe sė bashku me grupin kosovar tė Lidhjes sė Prizrenit, mori rrugėt e mėrgimit.
Qėndroi pėr njė kohė tė shkurtėr nė Siri dhe prej andej emigroi nė
Melbourne Australi. Aty, nga fundi i vitit 1956, thirret prej Ministrisė sė Jashtme Amerikane me marrė pjesė nė riorganizimin e formimit tė Komitetit Shqipėria e Lirė me qender nė Nju Jork dhe zgjidhet kryetar i Komitetit, tė cilin e drejtoi pėr 35 vjet rresht deri nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Dr. Krasniqi ėshtė autor i njė numri tė madh studimesh tė botuara nė shqip, anglisht dhe gjermanisht. Dr. Rexhep Krasniqi ishte bashkėstudent dhe mik i prof. Eqrem Cabejt. Ai ishte njė ndėr studiuesit mė tė njohur tė ēėshtjes shqiptare si dhe ēėshtjeve ballkanike nė tėrėsi. Ai ka qenė lektor nė shumė universitete tė SHBA-sė dhe Europės. Janė shumė tė njohura konferencat e tij akademike nė universitetet e ndryshme tė Amerikės e tė Europės si dhe shkrimet e botuara nė shtypin prestigjioz amerikan dhe sidomos nė organin e Komitetit Shqipėria e Lirė, gazetėn Shqiptari i Lirė.Prof. dr. Rexhep Krasniqi vdiq me 13 shkurt tė vitit 2000 duke i dhuruar Federatės Vatra me qendėr nė SHBA gjithė bibliotekėn e tij tė pasur si dhe mijėra faqe studime tė klasit tė parė, kryesisht nė fushėn e historisė dhe albanologjisė, tė cilat presin pėr tu botuar. Instituti i Historisė si dhe Akademia e Shkencave e Shqipėrisė duhet tė interesohet pėr tėrheqjen e kėtij korpusi albanologjik, duke siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare pėr publikimin dhe studimin e tij. Me interesimin e miqve tė tij pritet tė dalė nga shtypi libri i dr.Krasniqit, Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisė. Shkrimi botohet vetėm pak ditė pas pesėvjetorit tė vdekjes sė tij. Rexhep Krasniqi do tė kujtohet si njė patriot i devotshėm dhe njė nga zėrat mbrojtės tė ēėshtjes shqiptare jashtė atdheut.Dr Rexhep Krasniqi kishte qenė njė mik i ngushtė i babait tim,qė unė fatkeqsisht nuk e njoha kurrė vetėm u pėrkula me lot pranė varrit tė tij nė New-York 2001. Ai veqanerisht ishte njė mik i ngushtė i Xhafer Devės dhe i Lidhjes sė dytė tė Prizrenit.