Nje "mbrekulli" tjeter...
Italianėt: Taēi pėr pak vite nga kamerier picerie nė pasanik falė BerishėsNga Tema
Nė Shqipėri ėshtė njė njeri i zhytur nė borxhe gjigante, qė po zhvat njė nga pasuritė e mėdha tė vendit, duke thyer ēdo ligj, ndėrsa nė Itali mediet raportojnė se ai ėshtė president i njė klubi sportiv, ndėr mė tė rėndėsishmit e vendit. Bėhet fjalė pėr ekipin e Bolonjės dhe pronarin e saj tė ri, Rezart Taēi. Mediet e vendit fqinj kanė raportuar mbrėmė pėr arritjen e marrėveshjes. Nuk bėhet ende e ditur sa do jetė shifra qė do tė paguajė Taēi, por burimet flasin pėr diku rreth 24 milionė euro. Megjithatė Taēi nuk do marrė presidencėn e klubit, qė do jetė sėrish nė duart e familjes Menarini.
Njeriu i Berishės
Sipas italianėve, ekipi nė krizė i Bolonjės, qė zbriti kėtė sezon njė kategori mė poshtė, do tė ketė njė pronar tė ri. Mediet italiane prej kohėsh kanė nisur tė japin informacione nė lidhje me pronarin e mundshėm tė Bolonjės. Nė Shqipėri, e vetmja qė ka raportuar pėr skandalet e Taēit dhe lidhjet e tij me Berishėn, ka qenė gazeta “TemA”, por nė Itali pothuajse tė gjitha mediet u referohen fakteve qė kanė dalė nga gazeta “TemA”. Madje ato i bėjnė fakt tė kryer tė gjitha akuzat, duke mos thėnė pėr asnjė moment qė kėto informacione janė tė medieve shqiptare. Kjo sepse atyre nuk u intereson njė piramidė nė Serinė A. Shumė media, tė cilat ende nuk e dinė sa reale ėshtė pasuria e tij, kanė intervistuar shqiptarin qė ka luajtur nė Serinė A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenė: “A ėshtė serioz ky njeri, dhe a ka parį mbi tė gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e qė ka parį, por ka deklaruar se nuk ka shumė miqėsi me tė pėr tė ditur detaje tė mėtejshme.
Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si njė person ekzotik, njė Abrahamoviē, qė bėri mrekullira me Ēelsin nė Angli. Nafta e ka kėtė fuqi, besojnė ata. Por sėrish nuk janė tė bindur te pasuria e tij. Taēi ėshtė njeriu qė pėlqen jetėn e natės, qė del nėpėr pub-e, sa herė vjen nė Itali, raportojnė ato.
Portali kryesor nė internet i zonės, pėrmes gazetarit Luca Pistolesi, thotė se ėshtė pak e habitshme qė njė njeri, qė ka punuar nė Itali si kamerier, pėr pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotė se kjo e ka njė pėrgjigje. Ai ėshtė mik i kryeministrit, Sali Berisha, qė i ka dhuruar atij njė pasuri tė madhe nė vend, ndėrmarrjen shtetėrore tė naftės, dhe i ka lėnė rrugė tė lirė nė tregtimin e naftės. “Nga kamerier nė piceri, te monopoli i naftės nė Shqipėri”, - shkruan gazetari. Sigurisht qė pas gjithēkaje ėshtė Berisha, “i cili, - raporton Pistolesi, - vetėm dy muaj pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2005 e kishte akuzuar atė pėr kontrabandė nafte.”
“Berisha ėshtė qartėsisht arsyeja pėr kėtė ngjitje tė rrufeshme tė kamerierit”, - raporton ai.
A ėshtė Taēi njė piramidė?
Ditėt kur nė portin e Vlorės ka mbėrritur njė anije me naftė tė pastėr, tė cilėn Taēi kėrkon ta kalojė pa paguar akcizė si naftė tė papėrpunuar, duke i bėrė njė dėm prej 7 milionė eurosh shtetit, Taēi bėn zhurmėn e radhės, duke blerė njė ekip italian e duke bėrė premtimin e bujshėm: “Nuk do jemi mė nė vendet e fundit tė Serisė A.” Kamerieri, qė akoma nuk ka paguar paratė e blerjes sė ARMO-s, do sfidojė kėshtu miliardat e Berluskonit dhe tė Morattit.
Por gjėrat nuk duken se janė kėshtu. Taēi ėshtė njė njeri i zhytur nė borxhe, qė rrezikon tė marrė me vete nė kėtė mėnyrė dhe njė klub italian, njė bankė shqiptare (Bankėn Credins) e duke shkaktuar dėm zinxhir, jo vetėm te ndėrmarrja e tij e re, por dhe tė tjera ndėrmarrje si “Albpetrol” e “Bankers”.
Gazeta “TemA” raportoi e para se pas atij qė quhej konsorcium amerikan, qė do tė blinte ARMO-n, ishte thjesht njė investitor shqiptar, qė ishte akuzuar hapur nga kryeministri shqiptar se bėnte kontrabandė. I pyetur se ku do i gjente paratė pėr programin e tij, kur tė vinte nė pushtet nė vitin 2005, ai deklaroi se do ia merrte korrupsionit dhe kontrabandės qė bėn Taēi.
Pak vite mė vonė, i pyetur nėse ai i qėndron kėtyre deklaratave, Berisha nė mėnyrėn mė tė paturpshme tha se nuk kishte thėnė Taēi, por Caci.
Por nuk mjafton me kaq. Lekėt e privatizimit nuk ishin askund. Berisha dhe kėtė herė e shpėton Taēin, duke i vėnė nė dispozicion bankėn e familjes sė tij, ku pronare ėshtė Elvana Hana. Ajo del garant pėr blerjen, duke zhytur kėshtu nė krizė veten, e duke bėrė pis dhe Bankėn Qendrore.
Pėr tė bėrė sa mė shpejt paratė, Taēi nis tė vjedhė dhe tė shpėrdorojė me sa mundet pasurinė qė kishte marrė me tė padrejtė. Kryeministri i vjen nė ndihmė duke i dhėnė atij me njė vendim tė gjithė tregun e naftės D1, e cila pėrbėn rreth 70 pėr qind tė konsumit nė tregun vendas.
Sėrish njeriu piramidė nuk arrin tė mbledhė paratė dhe bėn sėrish kontrabandė, ashtu siē e kishte akuzuar mė parė Berisha. Por, duke pėrdorur mediet qė ka blerė, ai mundohet qė shpesh ta paraqesė atė si njė betejė qė po bėn pushteti me tė. Kėshtu rregullon punėt dhe me krahun tjetėr politik. Nė fakt, opozita pak ka folur pėr skandalet e tij tė mėdha.
Nė fushatė shfaqet hapur duke ndihmuar partinė e Ilir Metės, duke u bėrė makineria e tij e karburantit.
Taēi arrin nė kėtė mėnyrė tė jetė njė piramidė me leje tė shtetit, ashtu si nė vitin 1996-‘97. Edhe atėherė njerėzit e parave synonin tė ishin nė botėn e sportit ndėrkombėtar. Por nuk ia dolėn. Taēi e bėri kėtė gjė, duke treguar se piramida qė ka ndėrtuar Berisha ėshtė mė e frikshme.
Njė i dashuruar pas sportit dhe filantropisė?
“Ka paguar pa iu dridhur syri katėr milionė euro pėr tė marrė Milanin nė Tiranė dy herė.” Kėshtu shkruan gazeta “Corriere della Sera” pėr Taēin. Duke pėrdorur bashkėshorten e kryeministrit, Liri Berishėn, Taēi tregohet i pafytyrė dhe duke bėrė misionin e bamirėsit. Mbledh disa kacidhe me bileta pėr ndeshjen dhe ia jep bashkėshortes sė Berishės, por harxhon plot 4 milionė euro pėr tekat e tij. Sikur kėto parį tė kishin shkuar pėr jetimėt shqiptarė, gjendja e tyre nė ēdo cep tė Shqipėrisė do ishte e mrekullueshme.
Por Taēi, ky dashnor i sportit, siē shkruajnė italianėt, arrin tė ngjisė ekipin e vendlindjes sė tij, Gramozin, nė Serinė A. Madje, pėr shkak se ngjyrat e ekipit tė Gramozit janė tė njėjta me tė Bolonjės, pasaniku shqiptar bėn kėtė zgjedhje. E ka dhe kėtė luks Taēi.
Gjithė problemi tani ngelet te fakti, nėse Taēi do tė arrijė tė mbajė ekipin e tė bėjė merkato, e cila ėshtė shumė mė e shtrenjtė se blerja e ekipit. Madje premton se do bėjė njė stadium. Nė Italinė qė e do aq shumė, e nė Shqipėrinė qė i jep kaq shumė, bėn kontrabandė.
Madje dhe dashnor i dijes
Nuk shpėton pa u rėnė nė sy italianėve fakti qė ai ėshtė dhe pronar i njė shkolle nė vendin tonė. Ata nuk e dinė ndoshta se tė pasurit njė shkollė kėtu ėshtė po kaq e lehtė sa tė kesh njė tezgė nė Itali.
Ndoshta nuk do e dinė kurrė se ajo shkollė qė ka nė pronėsi ai, ėshtė pjesė e pandarė e piramidės sė tij financiare. Taēi zboi mėsuesit e kėsaj shkolle, i la pa pagesė, e pėrdori thjesht si kolateral kėtė shkollė, e ajo ėshtė drejt falimentimit.
Mediet italiane mund tė mos i dinė kėto, por tė paktėn njė gjė e dinė shumė mirė: Rezart Taēi ėshtė Berisha ose mė mirė, sistemi qė ai dhe familja e tij kanė ngritur.