Festat dhe kėngėt e motmotit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 2 e 2 I mėparshėm  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Arta prej Fri May 09, 2008 10:19 pm

Dordolecat-ėshtė njėra nga festat e lashta me origjinė pagane ,qė ėshtė e lidhur me kultin e hyjnisė sė pjellorisė ,festė qė simbolizon pėrpjekjen e njeriut pėr tė siguruar shiun e nevojshėm pėr tė lashtat e pėr kullosat e bagėtisė.Kjo festė kremtohej gati ndėr tė gjithė popujt e botės,me pėrjashtim tė ujdhesės tropike tė Javės ,ku i hasim ritet e kundėrta pėr tė penguar shiun ,pasi atje bie shi nė sasi tė tepėrta.Dordolecat mbahen para Rrėshajeve duke filluar nga Shėn Lazari ,kur tė lashtave u nevojitet mė sė shumti shiu .Me kėtė rast njė fėmijė lakuriq ,i mbuluar me fier e me qingla ,i shoqėruar me fėmijėt e tjerė shkojnė shtėpi me shtėpi dhe kėndojnė kėngė dordolecash;

Dordolec,bjerna shi
tė na bėhet misri i ri ,
misri i ri sa trari,
tė na mbushet hambari !

Nė vapėn mė tė madhe , atėherė kur njėmend misrit i nevojitet mė sė shumti shiu , nė Veleshtė tė Strugės ,grupe fėmijėsh tė maskuar e ndjellin shiun kėshtu ;

Dordolec ,dordolec,
ban duva t'gjiveshoj ,
t'boen mosrat me kollaj!
Dordolec ,dordolec,
e e tė shkojmė ke daja ,
t'boen groshat me beshtaja .

Sipas zakonit njerzit dalin nga shtėpitė dhe e lagin me ujė dordolecin ,pėr tė joshur nė kėtė mėnyrė shiun .
Kanė ekzistuar edhe festa tė tjera me karakter bujqėsor e blegtoral ,qė nė ndėrkohė,sado qė kanė ruajtur elemente tė lashtėsisė ,prapseprapė kanė pėrfunduar si festa tė krishtera ,siq janė Shėn Mitri ,Shėn Gjini mandej Shėn Bartolomeu qė siq thotė Stavro Frashėri ;''ėshtė ndihmaxhi i ēupave qė zhuriten pėr ndonjė djalė ,qė ia vėrtit mendėt ,pasi ēupa tė marrė njė kapelė dhe ta verė nė ēerthullė, duke thėnė ;''Si vėrtitet ēerthulli ,ashtu t'i vėrtitet mendja kėtij djali qė dua unė''! Kur pėrmendim kėtė festė ėshtė e ditur se kėtu kemi tė bėjmė me magjinė e simpatisė vėnė nė shėrbim tė dashurisė .
Populli ynė ka krijuar vlera folklorike tė ndryshme madje edhe nė vargje pėrkitazi me stinėt dhe me muajt e vitit siē janė bie fjala disa mendime qė na duken si fjalė tė urta ,psh

Vera me lule ,dimri me crule
Ardhi dimni ,ardhi zia me lot qajnė varfėria

kurse pėr muajt ;

Shkurti shkurton urtė,
Marsi ngre lėkurtė,
Prilli kėndon bilbili
Qershori qershi na solli.
Korriku vjen rrotull shiniku.
Dolli marsi hyri prilli
me ferman kėndon bilbili.

Ose

Shiu nė maj ,bul e flori; Shiu nė qershur dheu mamur; Shiu nė korrik, matet me shinik ; Shiu nė gusht matet me grusht.

Festat periodike ,ritet dhe kėngėt me tė cilat u shoqėruan ato sado arkaike qė na duken sot e kėto i kultivuan edhe shumė popuj tė botės si ;francezėt ,rusėt ,ukrainasit etj paraqesin njė lėndė folklorike interesante pėrmes sė cilės mėsojmė pėr rrugėt e zhvillimit tė popullit tonė ndėr shekuj .Festat ,ritet e kėngėt e motmotit reflektuan pėr bukuri luftėn e njeriut tonė pėr ekzistencė pėr jetė mė tė mirė varsisht nga mentaliteti,botėkuptimi e psikologjia qė krijuan baza materiale e rrethanat historike e shoqėrore nėpėr tė cilat kaloi ai.Si tė kėtilla edhe duhet kuptuar kėto vlera folklorike ,tė cilat tash i kujtojmė vetėm si monumente tė njė kulture tė kaluar qė megjithėse primitive nė krahasim me tė tashmen ,prapseprapė na flet pėr lashtėsinė e popullit tonė dhe pėr aftėsitė krijuese tė tij.
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet

Arta
anėtar
anėtar

Mesazhe : 595
Anėtarėsuar : 06 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Deli prej Sat May 10, 2008 11:16 am

Arta ke bėr shumė mirė qė solle kėto shkrime pėr tė cilat ne sotė kemi shumė nevojė ti dim edhe t!ua trashigojm gjeneratave te reja.

Deli
Moderator

Mesazhe : 1005
Anėtarėsuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Arta prej Sat May 10, 2008 1:11 pm

Ju faleminderit pėr pėrkrahjen Deli .
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet

Arta
anėtar
anėtar

Mesazhe : 595
Anėtarėsuar : 06 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga feneri prej Sun May 11, 2008 9:41 pm

Festa e ditės sė Shėn GJergjit dhe krijimtaria pėr atė ditė nė popull kanė domethėne tė madhe. Patjetėr kjo temė duhet shpjeguar nga ata qė kanė njohuri komplete ! Suksese

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Sofra prej Fri May 16, 2008 3:58 am

PAGANIZMI- Polemike mes Ismail Kadarese dhe Kristo Frasherit



ISMAIL KADARE- PAGANOMANIA
.

.
Njė tjetėr dalldisje, pėr tė cilėn ėshtė folur nė shtyp kohėt e fundit, ėshtė ajo e paganizmit. Ka qenė pėrdorur nė komunizėm pėr tė treguar se populli largpamės shqiptar, gjithmonė paskėsh qenė kundėr Evropės Perėndimore, madje aq shumė kundėr, saqė edhe krishtėrimi i Romės qysh nė atė kohė e bezdiste, ngaqė, ndonėse i krishterė, ky popull ndihej pagan! Dhe pas kėsaj vinte renditja e kultit qė ai kishte pėr bjeshkėn, diellin, vetėtimėn, bubullimėn etj., tė cilat i paska nderuar mė fort se kishėn. Paganomania, e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumė tė dijshmit tanė, saqė koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerė identifikuese tepėr sipėrane, qė iu bėn nder, sipas tyre, shqiptarėve. Se ē‘ėshtė ky nder, vėshtirė tė kuptohet. Veē nė qoftė se, sipas tyre, shqiptarėt do ta prisnin si lajm tė mirė faktin qė, nė hierarkinė e qokave primitive, do tė vinin fill pas fiseve afrikane! Vrullin paganofil e kanė nxitur sidomos argumente tė tilla si emėrtimi i sė "dielės", qė u besua se vetėm te shqiptarėt largpamės vjen nga fjala "diell", gjersa, u kujtuan se tek aspak largpamėsit anglezė, ndodh e njėjta gjė. Nė tė vėrtetė, ato qė u pėrmendėn aq krenarisht si kulte pagane te ne, ndeshen gjithkund nė Evropė, qė nga irlandezėt te qipriotėt. E sa pėr tė kuptuar se ē‘mendim kanė shqiptarėt pėr paganėt, mjafton tė kujtojmė emėrtimin e shėmtuar qė pėrdoret pėr ta, nė tė vėrtetė njė fjalė aq e padrejtė e raciste, saqė s‘do tė guxoja ta pėrmendja kėtu.

Duke njohur, me sa duket, mendėsinė shqiptare dhe evropiane tė kohės, se arma lidhej me dinjitetin e burrit, otomanėt i vunė shumė shqiptarė pėrpara njė zgjedhjeje tė vėshtirė: armėn apo fenė. Devizės sė njohur: "atje ku ėshtė shpata, atje ėshtė feja", shumė shqiptarė, sipas interpretimit qė i bėnė, zgjodhėn armėn. Mė saktė zgjodhėn fenė qė u lejonte armėn. Ndėrkaq arma, pėrtej dinjitetit tė burrit lidhej me lirinė. Tė dy palėt, otomanė e shqiptarė, kanė bėrė, me sa duket, llogari tė kundėrta, secila nė dobi tė vet. Historia do tė jepte shumė shpejt dėshminė e saj. Shumė shqiptarė myslimanė do t‘i kthenin armėt kundėr pushtuesit me tė njėjtėn fe. Tė tjerė do tė ruanin thjesht dinjitetin vetjak, por jo atė tė atdheut. Kjo nuk pėrjashtonte ata qė u tėrhoqėn vėrtet nga pėrfitimet dhe karriera, ashtu siē pati tė tjerė, jo vetėm nė Shqipėri por anekėnd Ballkanit, qė sinqerisht e pa ndonjė pėrfitim u joshėn nga feja e re, ngaqė ajo iu pėlqente. Ndėrkaq, njė pjesė e madhe e shqiptarėve e ruajtėn fenė e hershme, ngaqė menduan se me anė tė kryqit, po aq mirė sa me armėn, do ta ruanin lirinė, sidomos atė tė brendshme. Njė epilog edhe mė befasues do ta mbyllte kėtė histori. Besimet u ndanė vėrtet mė tresh nė kėtė vend por pėrkundėr kėsaj ndarjeje, harmonia fetare, si rrallėkund nė botė, ngadhėnjeu.

.

.

.

Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Fri May 16, 2008 4:14 am, edituar 1 herė gjithsej

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Sofra prej Fri May 16, 2008 4:03 am

.

.

Prof. KRISTO FRASHERI- PAGANIZMI DHE KRISHTERIMI

.

.

Nga ēėshtjet e shumta tė ngritura nė debatin rreth "identitetit kombėtar shqiptar", pikėpamja qė unė shtrova mbi krishtėrimin tė shartuar me paganizmin, apo mbi krishtėrimin shqiptar "sui generis", tė cilin shqiptarėt e pėrvetėsuan gjatė Mesjetės sė hershme, I. Kadaresė dhe ndonjė tjetri iu duk absurditet. Madje, I. Kadareja me tendencėn qė ka pėr tė politizuar ēdo pikėpamje qė bie ndesh me tė, shkon edhe mė larg. Nė lidhje me kėtė ēėshtje ai shkruan se: "paganizmi ka qenė pėrdorur nė komunizėm pėr tė treguar se populli largpamės shqiptar, gjithmonė paskėsh qenė kundėr Evropės perėndimore madje aq shumė kundėr, saqė edhe krishtėrimi i Romės qysh nė atė kohė e bezdiste, ngaqė ndonėse i krishterė, ky popull ndihej pagan. Dhe pas kėsaj vinte renditja e kultit qė ai kishte pėr bjeshkėn, diellin, vetėtimėn, bubullimėn etj, tė cilat i paska nderuar mė fort se kishėn". Mė tej ai vazhdon:" Paganomania e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumė tė dijshmit tanė, saqė koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerė identifikuese tepėr sipėrane, qė ju bėn nder, sipas tyre, shqiptarėve. Se ē'ėshtė ky nder, vėshtirė tė kuptohet. Veē nė qoftė se, sipas tyre, shqiptarėt do ta prisnin si lajm tė mirė faktin qė, nė hierarkinė e qokave primitive, do tė vinin fill pas fiseve afrikane". (Shqip, 7 Shtator, 2006, fq. 5). Sipas kėsaj teze, Enver Hoxha pėrpiqej qė krishtėrimit tė kulturės evropiane t'i kundėrvinte botėkuptimet pagane. Ky ėshtė njė zbulim i ri, tė cilin s'e kam kapur dot gjatė gjithė harkut kohor 45 vjeēar tė regjimit komunist qė e kam pėrjetuar nė moshė madhore, nga fillimi deri nė fund. Me sa di unė, regjimi komunist nuk luftonte vetėm krishtėrimin, por edhe islamizmin. Pavarėsisht nga tonet e luftės, Partia e Punės sė Shqipėrisė, me nė krye Enver Hoxhėn, luftonte ēdo fe dhe ēdo rit apo sekt tė tyre. Si rrjedhim, ajo luftonte edhe paganizmin, sepse edhe paganizmi ėshtė njė fe. Dihet fare mirė se regjimi komunist pėrpiqej t'i ērrėnjoste te njerėzit bindjet fetare dhe tė pengonte proceset rituale fetare duke i zėvendėsuar jo me njėra-tjetrėn, por me ideologjinė materialiste marksiste dhe praktikat rituale t'i zėvendėsonte me format e edukimit nė Parti. Nė kėtė front lufte nuk pėrjashtoi as paganizmin, ndonėse paganizmit i kishte kaluar prej shekujsh koha. Megjithatė dihet fare mirė se Enver Hoxha i pėrqendronte goditjet mė tepėr kundėr krahut nga i vinte rreziku mė i madh. Ky rrezik, pėr regjimin komunist, nė Shqipėri, vinte nga kisha katolike, jo vetėm nė vėshtrimin ideologjik, ngaqė prelatėt e saj ishin mė tė pėrgatitur kulturalisht se funksionarėt e riteve tė tjera, por sepse nė prapashpinė tė saj qėndronin disa fuqi perėndimore qė synonin mė me vendosmėri pėrmbysjen e regjimit komunist.

Le tė kthehemi te tema jonė.

Krishtėrimi katolik nė Shqipėri nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar kardinalėt e Papės, as priftėrinjtė e shkolluar nė seminaret papnore, por siē e ka perceptuar masa e popullsisė sė krishterė, ajo masė besnikėsh tė cilėt e frekuentonin rregullisht kishėn dhe tė cilėt i kryenin rregullisht sakramentet e saj. E njėjta gjė duhet thėnė edhe pėr islamizmin sunit, i cili nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar halifėt, as imamėt e shkolluar nė medresetė islamike, por siē e kanė perceptuar besnikėt myslymanė, tė cilėt e frekuentonin rregullisht xhaminė dhe kryenin rregullisht shartet fetare. Pėr analogji, i njėjti kriter duhet ndjekur edhe pėr krishtėrimin ortodoks, pėr bektashinjtė myslymanė dhe pėr ēdo rit ose sekt tjetėr fetar. Pėr tė hetuar se si faktorėt e ndryshėm tė botės katolike e kanė perceptuar fenė e krishterė, burimet historike janė tė ndryshme.

Perceptimin e fesė sė krishterė nga nivelet e larta tė ritit katolik, e pasqyrojnė besnikėrisht aktet e koncileve kishtare dhe letrat enciklike tė Papėve. Pėrkundrazi, dokumentacioni rreth mėnyrės se si besnikėt e thjeshtė katolikė e konceptonin nė kohėt e reja fenė e tyre, e hetojmė nėpėrmjet relacioneve qė vizitorėt apostolikė i dėrgonin Romės, pasi pėrfundonin udhėtimet e tyre misionare nė famullitė katolike tė Shqipėrisė. Pėrveē burimeve tė tjera, njoftime rreth kėsaj teme mund t'i lexojė kushdo nė dy vėllimet me relacione tė vizitorėve katolikė tė shek. XVII, tė botuara, pėr fat tė mirė, nė origjinalin italisht dhe nė pėrkthimin shqip, nga Injac Zamputi, gjatė viteve tė regjimit komunist (I. Zamputi "Relacione mbi gjendjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nė shekullin XVII", vėll I, Tiranė 1963, Vėll. II, Tiranė 1965). Materiale mbi kėtė temė kanė edhe revistat "Hylli i dritės" dhe "Leka", qė kuvendet franēeskane dhe jezuite botonin nė Shkodėr para Luftės sė Dytė Botėrore. Njė material me njė vlerė dokumentare po aq tė rėndėsishme ka edhe folklori i banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore. Ėshtė njė dokumentacion autentik, i regjistruar jo nga unė, por nga franēeskanėt dhe jezuitėt shqiptarė, tė cilėt nuk qenė aspak tė shqetėsuar, madje, tregonin kujdes qė tė nėnvizonin elementė paganė tė integruar nė botėn mendore katolike tė kėsaj treve. Vlerėn e kėtij materiali e nėnvizon vetė At Gjergj Fishta, i cili shkruante qė nė rreshtin e parė tė studimit tė vet mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit se "Folklori ėshtė pasqyra e kthjelltė e psihes sė kombit". Dhe mė tej:" po deshte me shkrue historin e kombit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qė edhe pa tė kombi jetė nuk ka… folkores do t'i siellesh, po deshte me shtue pasunin, ku ke me ndesh me tipe ma tė nalta, me karaktere ma tė forta e me motive ma t'ardhuna e tė pėrkueshme pėr zhvillimin e leteratyrės kombėtare". Mė tej, At Gjergj Fishta vazhdonte:"Mjerisht disa ndėr ata bij tė fisit shqiptar, qė mbahen pėr intelektuala e udhėheqėsa tė fatit e tė shartevet tė kombit, por qė shkolla, nėpėr tė cillėn patėn kenė pėrshkue, nuk mrrijti me ua qėrue shpirtin krejt prej zdramit tė do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjekė atė lmashk pedantizmi e kulimllėku vagabond-moderne, qė ata quejn "kulturė"…" (Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr 1933, fq. XXI).

Pėrvehtėsimi i ideologjisė fetare nga njerėzit nuk i ngjet njė kostumi qė mund tė vishet dhe tė zhvishet brenda ditės dhe ca mė tėpėr po tė vishet nė moshė tė kaluar. Ideologjia fetare ėshtė njė besim, ėshtė njė bindje dhe pėr mė tepėr njė edukatė me rrėnjė tė thella nė ndėrgjegjen e njeriut, e cila transmetohet (sė bashku me mitet, legjendat, konceptet morale dhe botėkuptimet pragmatike mbi jetėn) fillimisht nga prindėrit, ushqehet nga ambienti shoqėror dhe ēimentohet (nė rast se arrin tė ēimentohet) nga rituali fetar. Masa e besimit nuk ėshtė nė tė njėtėn shkallė, siē e shohim ēdo ditė, tek tė gjithė njerėzit. Gjithkush nga ne ka mjaft shokė e miq, disa nga tė cilėt kanė bindje tė thella fetare, disa tė tjerė kanė bindje fetare, por mbajnė qėndrim tė ftohtė ndaj ritualit fetar, ka pastaj edhe skeptikė, pa u zgjatur mė tej me ateistėt dhe sidomos me antifetarėt. Nė ēdo fe, nė ēdo sekt fetar ka tė tillė kategori besimtarėsh dhe jobesimtarėsh. Tė tillė kategori ndeshen nė mbarė botėn. Ato ndeshen edhe nė vendet tėrėsisht katolike, madje edhe nė Romėn e Papės. Por kjo nuk do tė thotė se po tė mos jesh fetar me bindje, nuk ke vlera njerėzore, siē mendojnė priftėrinjtė dhe hoxhallarėt e fshatrave. Madje, ka edhe priftėrinj dhe hoxhallarė tė cilėt ndryshe e konceptojnė fenė brenda nė faltore (nė kishė a xhami) dhe ndryshe e manifestojnė jashtė saj. Nė faltore ata predikojnė porositė e Ungjillit dhe Kuranit, kurse jashtė saj veprojnė sipas interesave tė tyre tė ngushta. Edhe vetė kisha katolike shqiptare as nuk ka qenė,as nuk ėshtė e shqetėsuar nga prania e kėtyre elementėve pagane nė ndėrgjegjen e besnikėve tė saj tė krishterė. Lėndina ku pasqyrohet mė mirė se kudo kjo bashkėjetesė e botėkuptimeve kontradiktore tė monoteizmit kristian (pėr analogji dhe tė monoteizmit islam) me botėkuptimet pagane ilire dhe ndoshta parailire, ėshtė folklori.

Nė folklorin tonė ndeshen tė dy kėto botė - edhe Zoti (betimi - pasha Zotin), edhe Qielli (betimi - pasha Qiellin), edhe engjėlli (tė mbroftė engjėlli) edhe zana (tė mbroftė zana), edhe Shna Ndou (tė ndihmoftė Shna Ndou) edhe Sh'Mėhilli (tė ndihmoftė Shėn Gjergji), etj.etj. As franēeskanėt dhe as jezuitėt nuk e konsideronin blasfemi ndaj fesė sė tyre tė krishterė kur filluan tė mblidhnin bestytnitė dhe mitologjitė pagane.

Njė nga etnografėt mė tė shquar tė periudhės midis dy luftrave botėrore, At Bernardin Palaj, pyeste:"A ka me tė vėrtetė njė mitologji ndėr malet tona?" Ai vetė pėrgjigjej:"po, ka, si tė kohėve mė tė lashta, ashtu edhe tė paganizmit iliro-thrak". Pastaj vazhdonte:"Njė njeri qė jeton me popullin e maleve dhe e studion kėtė argument, sheh se tė tėra dukuritė e natyrės, kanė pėr themel njė mitologji tė rrallė, tė ruajtura me zell si themel i njė besimi tė patrandshėm". "Orėt e zanat nėpėr fiset e Shqipnis gjithnji sot u flasin njerėzve: rrotullojnė gurė pėr me shėnuem vdekjen atje nė ndonjė shpat tė malit kundruell me fis, ku secila vllazni ka vendin e vet tė caktuem. Kėto kėndojnė, vallzojnė, shitojnė (qėllojnė, gjuejnė, godisin), e kallxojnė lindjen e fatin e fėmis para se me lé." (Bota shqiptare, Botim i Ministrisė Arsimit, Tiranė, 1943, fq.27).

Sikurse shihet, praninė e mitologjisė pagane ilire dhe parailire te shqiptarėt e krishterė tė shek. XX, nuk e ka shpikur Enver Hoxha gjatė regjimit komunist, sikurse shkruan kuturu I. Kadare, por e kanė konstatuar nė terren vetė misionarėt franēeskanė shqiptarė, njohės tė mirė tė ambientit katolik shqiptar. Tani po shohim, pėr habinė tonė, se nė vend tė kurjes romane dhe tė prelatėve perėndimorė - tė shqetėsohet pėr praninė e kėtyre mbeturinave pagane, nė botėn shpirtėrore tė banorėve katolikė shqiptarė, njė shkrimtar laik me origjinė bektashiane, si I. Kadareja, i cili tė krijon pėrshtypjen se po tregohet (ndoshta mė tepėr pėr llogari se sa pėr bindje) mė katolik se Papa.

Mė tej, At Bernardin Palaj, flet pėr numrin e madh tė bestytnive qė qarkullonin nė malėsitė tona dhe pėr kujdesin e madh qė tregonin malėsorėt pėr ruajtjen e tyre. Sipas tij, mitologjitė e shqiptarėve ishin aq tė shumta, sa ai nuk dinte se pėr cilėn prej tyre tė shkruante mė parė. Sa pėr shembull ai pėrmendte vetėm dy - "Natėn e Buzmit" dhe "Ditėn e Verės", dy festa thellėsisht pagane, tė cilat kremtoheshin prej tyre, pothuajse njėsoj si Krishtlindjet dhe Pashkėt.

Tė flasim tė paktėn pėr "Ditėn e Verės". Para se tė riprodhojmė njoftimet qė na jep At Bernardin Palaj mbi mėnyrėn sesi malėsorėt e veriut e kremtonin kėtė festė pagane, duhet tė themi se "Dita e Verės" ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishtėrimi. Ajo kremtohej mė 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri dhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, simbas krahinave. Si dėshmi po sjellim kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė Ditės sė Verės, njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veroire. Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as institucionet klerikale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtuquajtura pagane.

Pėrshkrimin e parė e kemi nga eruditi i madh Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant: "Ēėshtė Dita e Verės? Ėsht dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur s'kish lindur edhe krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vejtėr, perėnditė e lulevet, tė shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Botiēelit, zemra e njeriut shkakrkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t'u falėn perėndivet qė siellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quejnė Dita e Verės. Nė pak ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanavet, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t'i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Nė njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė". (Faik Konica, "Vepra", Tiranė, "Shtėp. bot. Naim Frashėri" 1993, fq. 111).

Ėshtė e domosdoshme tė kujtojmė se, jo vetėm nė kohėn kur Faik Konica shkruante kėto radhė, por edhe nė dhjetėvjeēarėt e mėvonshėm, festa pagane e "Ditės sė Verės" kremtohej nė Shqipėrinė e Jugut, jo vetėm nga shqiptarėt e krishterė tė ritit ortodoks, por edhe nga shqiptarėt myslimanė tė tė dy sekteve, tė cilėt e ruanin si trashėgim qė nga shekujt kur ata ishin tė krishterė, tė cilėt nga ana e tyre e ruanin si trashėgim qė nga koha kur ishin paganė.

Pėrshkrimin e dytė, i cili flet pėr kremtimin e "Ditės sė Verės" nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Bernardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės: "Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjestarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarmit pėr me lidhė shtrigat, mgjillēat, llugjat, rrollēat e tė gjitha shtasėt dėmtuese; gjarpnin mos t'i nxajė, lepurin mos t'u hajė laknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krymbat e tokės mos t'u bajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnurė qi mos me i pam kėto sende asnji rob i shtėpis, pse pėr ndryshej nuk lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditet e para tė Marsit. Mbas darke, tė gjithė pjestarėt e shtėpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpis merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vargue nji nye e thotė kėto fjalė: Lidhe Zot e nata e mojt e dita e verave! Unė pak e Zoti shum! Po lidhim shtrigat. Kėshtu pėrsėrite kėt veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krymba e kandra qi don me lidhė" (Bota shqiptare", botim i Ministrisė sė Arsimit, Tiranė, 1943, fq. 59).

Pėr t'u bindur se I. Kadareja sado qė pėrpiqet ta mbrojė krishtėrimin perėndimor tė Shqipėrisė nga ndikimet e elementėve paganė, ne do tė sjellim kėtu disa dėshmi tė tjera, tė shkėputura nga punimet e shkėncėtarėve franēeskanė katolikė shqipėtarė, qė provojnė bashkėjetesėn e elementėve paganė nė trupin e krishtėrimit, qoftė perėndimor, qoftė lindor nė Shqipėri. Pra, do tė pėrpiqemi tė tregojmė se ka njė krishtėrim "shqiptar", i cili nė fund tė fundit ėshtė njė krishtėrim "sui generis" qė nuk ndeshet nė viset e tjera tė krishtera.


Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Festat dhe kėngėt e motmotit

Mesazh nga Sofra prej Fri May 16, 2008 4:04 am


At Shtjefėn Gjeēovi, edhe ky njė franēeskan dhe njė etnolog i shquar, pranon se nė kohėn e vet, shqiptarėt, ndonėse nuk e adhuronin mė si dikur diellin e hėnėn, si dy hyjni qė i jepnin dritė njerėzimit, njėri ditėn e tjetri natėn, megjithatė ekzistonin ende gjurmė apo "teprica" siē i quan ai, tė kultit tė dikurshėm, qė ata kishin pėr kėta dy hyjni, sipas tyre, vėlla e motėr. Si mbeturinė tė kėtij kulti, ai vinte nė dukje faktin se shqiptarėt, shpeshherė kthenin fytytrėn nga Dielli dhe bėnin kryqin - njė rast tipik i shartimit tė kultit pagan me kultin e krishterė. Si bestytni me origjinė pagane, At Shtjefėn Gjeēovi shihte edhe besimin tepėr tė vonuar tė shqiptarėve mbi Kuēedrėn dhe Dragoin, tė cilėt, kur ata kacafyteshin me njėri-tjetrin, shkaktonin, sipas tyre, bubullima dhe vetėtima nė qiell, stuhi e shtrėngata nė tokė. Si njė mbeturinė tjetėr tė paganizmit te shqiptarėt e krishterė, At Shtjefėn Gjeēovi, shihte edhe faktin se nė kuvendet e tyre, malėsorėt katolikė, pėr t'u bindur se thonin tė vėrtetėn, kėrkonin qė betimi i tyre tė bėhej jo mbi "Ungjill", siē ėshtė kusht pėr tė krishterėt, por mbi njė "gur", tė cilin ata e konsideronin tė shenjtė. ("Bota Shqiptare", fq. 42, 45, 63.). Veē kėsaj, me punėn magjistrale qė kreu nė fushėn e sė drejtės zakonore shqiptare, At Shtjefėn Gjeēovi (Kanuni i Lekė Dukagjinit), solli si dėshmi njė mori normash kanunore qė zbatoheshin nė famullitė katolike shqiptare, tė cilat binin nė kundėrshtim me normat ungjillore tė fesė sė krishterė. Madje nė jo pak raste priftėrinjtė e kėtyre famullive i pranonin, pėr tė mos thėnė i bekonin edhe brenda kupolės sė kishės. Kėshtu pėr shembull, kisha katolike shqiptare pranoi bashkėjetesėn brenda famullive tė tyre tė gjakmarrjes nė stilin e ciklit tė vazhdueshėm, ndonėse nė vetvete gjakmarrja binte nė kundėrshtim me porosinė e pėrsėritur tė Krishtit pėr tė falur kundėrshtarin.

Po kthehemi edhe njė herė tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditės sė "Shėn Gjergjit", ėshtė me siguri me origjinė pagane, meqėnėse kisha e tė dy riteve nuk njeh ndonjė shenjtor tė martirizuar mė 23 Prill me emrin Gjergj. Gjithashtu "Kulti i tė vdekurve", sidomos gjama rrėnqethėse shqiptare, ashtu siē praktikohej nė malėsorėt e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterė, pra ėshtė gjithashtu me origjinė tė lashtė, madje pėr disa, me origjinė indoevropiane. Nderimi pėr "bollėn" (gjarprin e shtėpisė), qė ndeshet ende, si nė shqiptarėt e Veriut, ashtu edhe tė Shqipėrisė sė Mesme, ėshtė gjithashtu me origjinė pagane. Me origjinė pagane janė edhe Orėt dhe Zanat, tė cilat, malėsorėt e kohėve tė fundit (ndoshta edhe tė ditėve tona), besonin se qenė qenie tė mbinatyrshme, hije tė padukshem, qė jetonin tė vetmuara nė pyje, nė brigje tė lumenjve dhe tė pėrrrenjve, rreth urave ose nė shkėmbinjtė e maleve (Bota shqiptare, ff. 29, 30, 60). Ėshtė interesante tė vihet nė dukje se pėr malėsorėt katolikė tė Veriut, qenė kėto qenie pagane dhe jo Perėndia apo Krishti, apo shenjtorėt e krishterė qė pėrcaktonin fatbardhėsinė ose fatkeqėsinė e njeriut, qė secila prej tyre kishte nė patronazh.

Sipas etnologes angleze Margaret Hasluck, kulti i Tomorrit ka njė origjinė tepėr tė lashtė. Ka lidhje me adhurimin e moēėm tė shqiptarėve pėr kreshtat e larta tė maleve. "Atje - shkruante ajo - me qindra shqipėtarė tė Jugut ngjiten pėr vit nė Gusht nė majė, pėr me u falė edhe pėr me therrė atje nga njė dash (therrja e dashit ėshtė njė mbeturinė e kurbanit tė hershėm tė ilirėve paganė - K. F.). Disa kur kanė qenė tė sėmurė i kanė premtuar shenjtorit se do tė shkonin atje pėr "ziaret", nėqoftėse ai i shėronte; disa tė tjerė shkonin pėr shėndetin e vet e tė familjes, tė kafshėve edhe pėr prodhim tė gratshėm tė tokės sė vet". ( fq. 84).

Ku e ka burimin shqetėsimi i I. Kadaresė ndaj tė ashtuquajturės "paganomani"? Ē'ėshtė kjo kthesė e tij interesante qė ai pėsoi nė periudhėn e tranzicionit nga paganomania qė kishte shfaqur dikur, nė "katolikomaninė" tė cilėn ndoshta nuk e kishte njohur mė parė? Historia e kėsaj kthese ėshtė shumė interesante. Personalisht nuk mė prish fare punė kjo kthesė. Le tė shfaqet katolik kur tė dojė e sa herė tė dojė, por jam i sigurtė se ai nuk mund tė bėhet kurrė katolik 24 karatėsh. Dhe ja pėrse. I. Kadareja ka lindur nė Gjirokastėr nga njė familje bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes sė tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollėn e mesme ishte njė sekt i pocaqisur. Madje, kėtė bektashizėm, shkolla e mesme nė Gjirokastėr dhe fakulteti i Letėrsisė nė Tiranė, me presionin marksist qė ushtronte Organizata e Rinisė e P.P.SH-sė e kishte pocaqisur mė thellė. Pastaj, nga Tirana shkoi nė Moskė, nė Institutin Gorki. Atje, nė Institutin Gorki, ai u ushqye me letėrsinė ruso-sovjetike, me Historinė e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizėm-leninizmin dogmatik. Gjatė dhjetėvjeēarėve qė pas Moskės jetoi nė Shqipėri, ai u ndodh nėn mengenenė e marksizėm-leninizmit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė - njė marksizėm-leninizėm burokratik, qė pati aftėsinė tė turbullonte botėn e brendshme tė njeriut tė ri, pa qenė nė gjendje tė pėrcillte tek ai botėkuptimin qė Partia e Punės dėshironte. Kjo pėrplasje botėkuptimesh shumėngjyrėshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė gjeneratave tė reja qė atė e pėrjetuan qė nė moshė tė njomė, edhe nė botėn shpirtėrore tė tė pėrkėdhelurit I. Kadare, njė zbrazėti ideali tė qėndrueshėm. Pėrplasjes i shpėtoi pa u dėmtuar vetėm kapitali i tij i ēmuar - talenti letrar. Tė tjerat, sė bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor tė hallakatur, u tronditėn.

Nė njė vend tė librit tė tij autobiografik "Ftesė nė studio", tė botuar mė 1990, ai nuk e ka fshehur zilinė qė kishte pėr Faik Konicėn, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininė e vet nė Francė, pra tė shkėputej herėt nga ambienti oriental i Shqipėrisė sė sunduar nga Turqia dhe tė ushqehej me kulturėn frėnge. Kėtė aspiratė ai e realizoi mė 1991. por tashmė ishte vonė. Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos nė Francė ishte 14 vjeē - dhe pėr mė tepėr nuk u kthye mė nė atdhe, ai pėrsėri nuk u ēlirua dot nga disa huqe tė shqiptarėsisė - pėrkundrazi, I. Kadareja kur u vendos nė Francė mė 1991 ishte 55 vjeē, pra nė moshė pėrfundimisht tė formuar si karakter dhe si kulturė. Nė atė moshė, kultura perėndimore frėnge nuk asimilohet, por merret si njė kozmetikė e cila vetėm nga pamja e jashtme i jep shkėlqim fytyrės, kurse nė brendėsi mbetet po ai qė ka qenė. Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe nė Paris, ai qė ishte mė parė. Pėr kėtė arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualėt tė cilėt regjimi komunist i gjeti nė moshė tė njomė, edhe ai u ndodh nė kėrkim tė njė identiteti tė ri moral dhe kulturor, proces qė ende duket se nuk ka pėrfunduar. Megjithatė, edhe pse me identitet tė tronditur, kush mė shumė e kush mė pak prej tyre, nuk mundėn tė ēlirohen tėrėsisht nga pesha e presionit tė diktaturės. Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lėnė gjurmė nė identitetin e tij kulturor. Njė nga gjurmėt e kėtij cikloni ėshtė padyshim edhe metoda e Enver Hoxhės, i cili nė vend qė tė debatonte me pikėpamjet e kundėrshtarėve tė vet, kujtonte se e fitonte davanė duke lėshuar kundėr tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vėrtetė tė tė cilave nuk e mėsuam asnjėherė.

Ndikim tjetėr i kėsaj praktike duket edhe te gjoja paralajmėrimi qė mė bėn mua "pėr tė mos e rėnduar ndėrgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen qė kishte Enver Hoxha pėr t'ia kundėrvėnė paganizmin katoliēizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur kėtė prirje paganiste. Nuk ka dyshim se kėtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen nė bumerang. Publiku ynė, jo vetėm sot qė jetojmė nė periudhėn e demokracisė, por edhe dje kur mezi merrte frymė nė periudhėn e diktaturės, kėrkonte dhe kėrkon argumenta dhe jo epitete fyese. Njė tjetėr huq i trashėguar nga regjimi komunist ėshtė edhe praktika qė pėrdorte E. Hoxha pėr tė ndryshuar pėrmbajtjen e referateve dhe tė fjalimeve tė tij sa herė qė Partia e Punės e ndryshonte orientimin e politikės sė jashtme tė saj. Kam pėrshtypjen se pėrpjekjet e kohėve tė fundit tė I. Kadaresė, pėr tė rishikuar prodhimet e tij letrare, me qėllim qė tė fshijė gjurmėt e tė ashtuquajturit realizėm socialist, me shpresėn se do t'u pėrshtatet shijeve tė sotme postkomuniste, do ta dėmtojnė atė si shkrimtar. Por kjo ėshtė punė e tij. Mua mė intereson respektimi i faktologjisė historike, tė cilėn I. Kadareja nuk e respekton. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr ta kėshilluar shkrimtarin tonė tė shquar tė mos i shtrijė duart nė lėndina qė nuk i njeh, por tė pėrqendrohet nė letėrsinė artistike ku ka dhėnė prova se prodhon perla.

.

.
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Faqja 2 e 2 I mėparshėm  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi