DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Posto temë të re   Përgjigju temës

Faqja 2 e 2 I mëparshëm  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:24 pm

(2) Gjurmeve te nje ndarje





‘Qellimi i politikes serbe eshte krijimi i entitetit serb ne Kosove sipas shembullit te Republikes serbe ne BeH’ shkruan nje kronikan i gazetes gjermane ‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ per te vazhduar se: ‘shteti i Kosoves nuk do te mund qe t’i kundervihet bojkotit te qytetareve te saj serb’.


Praktika e pavaresimit te çdo vendi shenjezon qartesisht se mevetesimi ndodh kur shkaterrohen strofujt e perqendrimit armik ne vendin tend, kurse ne Kosove ‘pavaresimi’ po manifestohet me zgjerimin territorial te ketyre strofujve (lexo:komuna serbe) me nje shtrirje anembane Kosoves. Duke e ngritur projektin ogurzi te decentralizimit ne nje doktrine ‘shteterore’ junta politike po ia hap kapixhikun çrregullimeve dhe tallazimeve politike per aq kohe sa statusi i Kosoves do te jete nje çeshtje e hapur edhe per Serbine. Ne nje te aferme jo te larget, Serbia per ta fshehur ndarjen faktike te Kosoves do te luaje me karten e ‘investimeve ekonomike’, per çka edhe Pakoja e Ahtisaarit ia jep driten e gjelber.


‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ ne te njejtin kronike per Kosoven pat lajmuar se Serbia ka naçetur programin e investimeve per industrine perreth Mitrovices me ç’rast do ta lojalizonte nje kolonizim klasik permes karremit ekonomik. T’i zesh bese Serbise per ‘investime ekonomike’ eshte sikur t’ia besosh torishten ujkut. Edhe Rusia per ta perligjur shkeljen e sovranitetit qe po ia ben Gjeorgjise permes entiteteve te kontrolluara prej saj - Abhazise dhe Osetise Jugore - ka shpikur perrallen moderne se kete e ben per hater ‘te zhvillimit ekonomik te ketyre rajoneve’.


Hapi tjeter i mesymjes se Serbise ndaj Kosoves eshte organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Serbi te cilat do ta mbaheshin ne menyre te shpenguar edhe ne Kosove. Bash per kete qellim Serbia pa marre askund ne thua i ka shperndare sejmenet hem te Tadiçit hem te Koshtunices gjithandej qendrave zgjedhore ne Kosove. Rezultati i ketyre zgjedhjeve (pavaresisht se cili krah fiton) eshte veçse zyrtarizimi perfundimtar i ndarjes duke e ngjizur nje klase politike ne aksh komunen serbe e cila do te vente ne levizje gjykatat, policine, arsimin, shendetesine dhe gremçat e tjere te Serbise. UNMIK - u sa per te lare gojen tha se keto zgjedhje ‘as nuk do t’i perkrah as nuk do t’i pengoje’. Nese mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do te vendos fare drejtesie, Serbia jo veç kesaj rradhe po edhe njeqind vjet te tjera do te pervijoje e shpenguar te mbaje zgjedhje ne Kosove. Per ta shmangur nga syte e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon ‘asnjeanesine’ e tij qe ne kete rast qon uje ne mullirin e Serbise.

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:25 pm

3) Mesimi nga Qeveria Delvina





Junta politike dhe vartesit e nenvartesit e tyre vazhdojne te çuçurisin se sa te ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet per ta ne Kosoven e ‘pavarur’. Ama edhe na kane bindur se sa te ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet per ta: qe te gjithe e miratuan Kushtetuten - qe ne fund te fundit eshte veçse nje bishtalec i Pakos se Ahtisaarit. Larg te qenurit qeveri e mirefillte e Kosoves, kjo qeveri ka pranuar ne heshtje te jete e parendesishme, te jete vrima e fundit e kavallit.


Ne Shqiperine e pas Luftes se Pare Boteror, Vlora dhe tere krahina e saj pat mbetur e pushtuar nen juridiksionin e Italise parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vloren e kish aneksuar duke e shpallur ‘krahine te perfektures se Leqes’. Ne vitin 1920 kur filloi kryengritja çlirimtare e vlonjateve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvines ndonese jozyrtarisht e ndihmoi me ç’pati komitetin ‘Mbrojtja Kombetare’ ne çlirimin perfundimtar te Vlores, per çka dhe arriti sukses te plote. Eshte veshtire te gjendet nje periudhe ne historine e shqiptareve ku nje kryengritje mbarepopullore te shenoje fitore te njepasnjeshme per lirine e vendit. Kur kryengritja ne Vlore merrte flake, forcat patriotike te udhehequra nga Bajram Curri shfarosen bandat reaksionare esadiste. Ne Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashe Toptanin. Ne gusht te po te njejtit vit shenon fitore Kryengritja e Dibres qe perfundon me perzenien e forcave serbe. Qeveria e Delvines asnjehere nuk e pranoi kontrollin e perfaqesuesve italiane dhe largoi me vendosmeri te gjithe oficeret italiane qe komandonin xhandarmerine shqiptare. Per faqe te zeze eshte qeveria e Hashim Thaçit, meqe:


1) Nuk e kontrollon territorin e Kosoves


2) Nuk njejtesohet me mobilizimin demokratik te popullit


3) Eshte e burgosur nga mbikqyresit nderkombetar dhe perfaqesuesit e Zyrave Perendimore te vendosura ne Prishtine


Meqenese qeveria edhe kesaj here as qe do te pipetije kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, mundesia e vetme mbetet organizimi i popullit ne nje demonstrate gjithekombetare me 9 maj nga Levizja Vetevendosje!. Organizimi i nje demonstrate ultimative do te ishte nje ‘No Pasaran’ i fuqishem qe do t’i deftonte botes mbare se Kosova nuk eshte çeshtje qe fashitet me artificializma te ndyra, por eshte nje çeshtje e nje populli qe mbron sovranitetin legjitim te tokes se tij. Nje organizim i tille do t’ia bente me dije qarqeve demokratike boterore se populli shqiptar nuk do te duroje me malverizime dhe laboratorizime nga nje Pako e mbrapshte. Kjo edhe do te ishte nje shenje fosforoshente qe bota te hap mire syte per te korrigjuar gabimin kapital te shpikjes se Pakos se Ahtisaarit.


Ndermarrjet e gjera per demokratizimin e vendve dhe suvernitetin e tyre perhere jane perkrahur nga shtetet qe jane te interesuara per demokraci te bereqetshme. Vetem nje vend sovran eshte demokraci bereqeti. Nje vend josovran eshte vend jobereqeti. Mjafton qe keto ndermarrje demokratike te mos hamenden e lektisen nga frazat topitese te ‘rrenimit te stabilitetit’. Ishte vete ndermarrja e gjere çlirimtare e kroateve qe e shpetoi Kroacine nga rreziku i te ashtuquajtures Republike e Krajines (e perkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndermarrja dekolonizatore e Kroacise u pat mbeshtetur gjallerisht nga SHBA - te, te cilat sikunder tregon edhe Samuel Hantingtoni (Perplasja e Qyteterimeve, fq.471) se: ‘Me 1994 Shtetet e Bashkuara u perfshine ne perkrahjen per rindertimin e ushtrise kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stervitje ushtarake per kroatet dhe i lejuan gjeneralet amerikan te rangjeve me te larta, te dale ne pension qe te punonin si keshilltare per ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanise i hapen driten e gjelber mesymjes kroate ne Krajine me 1995. Keshilltare amerikan ushtarak moren pjese ne planezimin e ketij sulmi te stilit amerikan, ndersa sipas kroateve, keta perfituan edhe nga sherbimet e siguruara prej sateliteve spiun amerikan. Kroacia ishte bere ‘aleati yne de facto’ ka deklaruar nje zyrtar i Departamentit te Shtetit’.


Na mbetet te zgjedhim midis dy rrugeve: shembullin kroat ne njeren ane ose shembullin boshnjak ne anen tjeter. Shembulli i pare kerkon ndermarresine, idealin dhe demokracine. Shembulli i dyte kerkon dembeline, letargjine dhe nemitjen para nderkombetareve.


Shembulli i pare rrjedhoi me nje Kroaci te lire, sovrane dhe demokratike ne tere plotnine e saj. Shembulli i dyte rrjedhoi me nje Bosnje te vrare, te copetuar e te shkrete, te kredhur ne pezhishken e ankthit te perjetshem. Ndaj çdo logjike e shendoshe doemos do te zgjedhte jeten dhe gjallerine - organizimin. Pra te fillojme te jemi njerez qe shqetesohen per fatin e tyre. Te demonstrojme me 9 maj kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove!

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:26 pm

4) Organizimi i Diaspores shqiptare





Jo qe vetem Diasporen shqiptare e kane gozhduar ne tabutin e nemitjes, por edhe vete popullin e kane topitur duke e krijuar ne mendjet e njerezve nje paragjykim te peshtire sesi populli na qenka i dobet para çdo gjeje, paçka qe asnjehere keta politikane nuk e kane njejtesuar vehten me fuqine e popullit. ‘Nje sovran qe ka mbeshtetjen e popullit eshte i fuqishem edhe sikur tere bota t’i kthehet kunder’ thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frasheri.


Te zhytur gjer ne mjekerr me tarafe e turpe politike keta politikane jane shkermoqur qe sa gjate kohe nga populli. UNMIK - u nuk ka pertuar t’ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or’e çast. Friken se mos dielli i se vertetes shkrin çdo pezhishke genjeshtre ka bere qe keta politikane te perulen ndaj UNMIK - ut. Politikanet serb per ta mbajtur Kosoven nen kontrollin e tyre mobilizuan mijera serb neper demonstrata ne Beograd. Dhe per çka? Qe te ruajne kolonizimin serb mbi Kosoven. Kurse, politikanet shqiptare asnjehere nuk e ftuan popullin te dale demonstrativisht ne mbrojtje te lirise se Kosoves.


Do ta freskoja kete trajtese duke ndervene nje pasazh permbajtesor nga nje prej filmave me te realizuar amerikan gjate viteve te 70’ta. E kam fjalen per filmin epik te vitit 1978 ‘SUPERMAN’ (Mbinjeriu) i luajtur mjeshterisht nga aktori i ndjere Christopher Reeve (1952 - 2004). Ne njeren prej episodeve terheqese te ketij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie siperane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej ne vorbullen e ngjarjeve, tre jashtetokesoret shfrytezojne rastin dhe shkaterrojne çdo gje qe u del perpara ne SHBA. Ushtria amerikane pas nje rezistence te pafrytshme kapitullon dhe tre jashtetokesoret e pandalshem ia mesyjne Shtepise se Bardhe ku ndodhet ‘me i fuqishmi i njerezve’ Presidenti. Ne dhomen kryesore te Shtepise se Bardhe rrine tere rrethi i ngusht i Presidnetit. Te nemitur, te zbehur ne çehre e me sy te çakerritur nga frika nuk bezajne asnjeri.


- Cili nga ju eshte presidenti?’ – pyeti me ton urdherues njeri nga jashtetokesoret.


- ‘Une jam – guxon e flet presidenti, duke iu afruar nje hap jashtetokesoreve.


- Gjunjezohu para meje – i jep urdher jashtetokesori.


Presidenti deshi apo s’deshi gjunjezohet saora. Kurse, jashtetokesori ia kthen:


-Ti nuk je president sepse po te ishe President i kaq miliona njerezve nuk do te gjunjezoheshe kaq lehte!’


Te njejten kemi te drejte ta themi edhe per keta politikane dallkauk: ata nuk jane udheheqes populli sepse po te ishin udheheqes te vertete nuk do te perkuleshin kaq lehtesisht per t’u bere urekalimi nga ku zbarkohen planet e erreta kunderpopullore. Madje, dihet boterisht se ne ‘zgjedhjet’ e fundme ne Kosove nuk votuan 65% te zgjedhesve te regjistruar.


Por t’i leme menjane keta politikane qe rrahin uje ne havan, dhe te shtrojme per analize horizontet e reja nga ku Diaspora shumemilioneshe shqiptare te angazhohet gjallerisht per mbrojtjen e atdheut ne keto momente jete a vdekje.


Te pakten ne keto vendet e hajthme siç jane keto tonat, diasporat kane ditur te marrin nje rol te madh jetik. Te ‘Perplasja e Qyteterimeve’ Samuel Hantingtoni lavderon diasporen armene gjate lufterave te pergjakshme azero - armene dhe shpetimin me nder te Armenise. ‘...Burimi me i rendesishem i mbeshtetjes per Armenine ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim ne Europen Perendimore e ne Ameriken e Veriut, duke perfshire nje milion armene ne Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 ne France. Ata dhane para e furnizime per ta ndihmuar Armenine qe te kapercente bllokaden e Turqise. Derguan zyrtare per qeverine armene dhe vullnetare per forcat e armatosura armene. (...) Anetaret e diaspores gjithashtu ushtruan ndikim te ndjeshem politik te qeverite e vendeve pritese. Bashkesite me te medha armene ne Shtetet e Bashkuara jane ne shtetet me te rendesishme si Kalifornia, Masaçuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi çfaredo ndihme te huaj per Azerbejxhanin dhe e beri Armenine marresin e trete te madh per fryme te ndihmes se SHBA’. (Perplasja e Qyteterimeve, fq. 467)


Nje yrnek tjeter i dobishem i veprimeve te duhura eshte diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshem ne SHBA dhe Gjermani gjate luftes kunder agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishem veprimi eshte edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj veçmas ne qytetet gjermane me ç’rast qeveria gjermane eshte detyruar te marre ne konsiderate kerkesat e komunitetit te madh, kembengules e te organizuar turk.


Diaspora shqiptare i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje diaspore e frytshme dhe me peshe. Ne rradhe te pare, Diaspora shqiptare eshte goxha e madhe (disa milioneshe) dhe se dyti, ajo gjendet neper shtetet me te fuqishme demokratike e ekonomike si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Itali, Britani e Madhe, Belgjike, Skandinavi etj.


Ndaj, Diaspora shqiptare ne kete kohe duhet qe te organizohet ne tubime te medha si ne Uashington, Londer, Berlin, Cyrih, Bruksel e Rome per te kundershtuar zelarte eksperimentin e rrezikshem te Kosoves si dhe per t’i bere me dije bashkesise nderkombetare qe t’i korrigjoje gabimet e renda para se nje dite te behet vone. Gjithçka duhet te filloje me kundershtimin e zeshem te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove.

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:28 pm

5) Flamuri Kombetar





Flamuri i ri i Kosoves me syfet te vellazerim-bashkimit perfaqeson simbolikisht Kosoven ‘ideale’ te dale nga testimet laboratorike nderkombetare. Kosova ‘ideale’ e tyre eshte Kosova e tanishme e katandisur ne nje Kosove qe ka rroposur vetedijen e vet kombetare per t’ia leshuar vendin nje shperlarje te plote te ndergjegjjes. Flamuri me syfetin e vellazerim - bashkimit eshte veçse nje zyrtarizim ne miniature i krijimit te nje ‘Adami te ri’ ne Kosove, te nje njerezimi te ri ne Kosove i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombetare. Dime se ky njerezim pa vetedije historike eshte njerezimi me i keq i mundshem; ai eshte njerezi e roboteve pa kurrfare sensi ndijor. Yjet qe verdallosen te stampuar mbi harten artifice te Kosoves perfaqesojne squllesine mendore. Si ne filmat vizatimor ku yjet jane simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonje personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosoven e kane rrahur mozamekeq, e kane tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj te brendshem dhe e kane zalisur menderisht. Ndaj, derisa ne filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasoje e kendelljes, Kosoves besa gjate kohe do t’i rrine ata yje, te pakten derisa te qendroje kjo politike mashtruese dhe okulte.


Na thoshin se flamuri i ri eshte shenje e shtetit te mbaruar dhe se gjoja pa te s’mund te kemi shtet!


Duhet te bejme nje aksiome logjike per t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja nje aksiome e tille: Çdo njeri ka sy, por kjo nuk do te thote se çdokush qe ka sy eshte domosdo njeri’. Pra, rrjedh nje deduksion i kulluar logjik se: Çdo shtet ka flamur, por kjo nuk do te thote domosdo se çdo kush qe ka flamur eshte shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botes si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Brazil), Çeçenia (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Rusi), Baskia e Katalonia (Spanje), Tibeti (Kine), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste te tjera.


Kurse derdellitja jologjike e dallkaukeve se ne OKB nuk pranohen dy shtete me flamur te njejte nuk pine fort uje. Sepse ne OKB njohim disa shtete nga meridiane te ndryshem gjeografik qe kane flamuj me syfet te njesojte perveçse nese ndryshon madhesia e pelhures. Bie fjala, Rumania dhe Çadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati te njejte), Australia dhe Zelanda e Re (veçse yjet i kane me ngjyra ndryshe; Australia i ka te bardhe e Zelanda te kuq).


Ndaj, shqiptaret nuk duhet te lejojne per asnje çmim ndryshimin e flamurit te tyre kombetar sepse nese te tjeret e perçudnojne vleren me te shenjte te kombit atehere ata do te na kene çnderuar e poshteruar tere moralin e kombit.

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:29 pm

(6) Gjeneralet ne burgun institucional





Lirimi i Ramush Haradinajt dhe Idriz Bales u proklamua si triumf i padiskutueshem paçka qe eklipsohej denimi i UÇK-se permes denimit jezuit te Lah Ibrahimit. Haga eshte duke i rene te njejtes gozhde: po na i liron nga burgu truperisht komandantet por po i burgos politikisht ata duke i rrasur me zor ne burgjet me emrin IPVQ. Keso rrengu ia paten punuar Fatmir Limjat. Ate e ‘liruan’ nga burgu por e burgosen ne politike duke ja ngushtuar hapesiren dhe duke ia lene sall nje hapesire. Natyrisht, aty ku u nevojitej per te nxjerre geshtenja nga zjarri. Keshtu Fatmirin e paten hallallshtisur ne negociatat e turpshme ne mes Prishtines dhenese dhe Beogradit marres. Madje Fatmiri pat rreshqitur paq kur koncesionet dhe leshimet territoriale i cilesonte si mburrje. ‘Ky eshte rast historik sepse gjate tere historise kemi qene lypesa qe kane kerkuar lemoshe, tani jemi bere dhenesa per here te pare’ thoshte Limaj. Ne mos ju bind argumenti im per burgosjen e Fatmirit, ja ku e keni argumentin e dyte; Burgosja e Ramushit. Paj kush mund te dale e te thote se Ramush Haradinaj nuk eshte duke e luajtur rolin e zjarrfikesit per ta amortizuar pakenaqesine e pergjithshme. Mu ne kohen kur shqiptaret e Lugines se Presheves duhet t’i sabotojne teresisht zgjedhjet e Serbise, fesht na del Ramush Haradinaj ne nje takim me Jonuz Musliun, liderin e Levizjes per Progres Demokratik te Lugines ku i ben grishje shqiptareve per te dale ne zgjedhjet e Serbise. Mendja e tij shkurtpamese pandeh se po dolen shqiptaret ne zgjedhje e bejne fet dhe e permisojne me shkop magjik gjendjen e tyre. Dhe çka fitojne shqiptaret e Lugines po dolen ne zgjedhje? Ne rradhe te pare ata miratojne segregacionin sistemik e sistematik te Beogradit ne kurriz te tyre. Si ‘shperblim’ na marrin nje ulese te pavlere ne parlamentin serb. Hungarezet e Vojvodines kane tri ulese dhe boshnjaket dy ulese ne parlamentin serb por pozita e tyre nuk eshte as afer te permisuarit. Kur vete Hungaria (qe eshte shtet ne BE dhe gezon shendet te mire ekonomik) nuk mund ta permisoje gjendjen e popullates se saj hungareze ne Vojvodine (gjithsejt 300.000 vete), si eshte e mundur qe t’i permisohet gjendja shqiptareve ne Lugine te Presheves (mbi 100.000 shqiptare) kur si Shqiperia ashtu edhe Kosova perkunden ne djepin e internacionalizmave te kohes.


Kendej, analistet endacak te mediumeve moralprishura ngrinin fishekzjarre se me ardhjen e Ramush Haradinajt opozita do te konsolidohej si kurre me pare! Erdhi Ramush Haradinaj dhe kjo opozite rishtas nuk pipetiu per asgje, rrjedhimisht pranoi çdo gje. Nuk ngriten zerin as kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove dhe as kunder miratimit despotik te kushtetutes se Kosoves. Me falni se desh harrova, e paskan ngritur zerin nje here ne faltoren e kuvendit. ‘Opozitaret’ qaheshin pse Jakup Krasniqi nuk ia kishte njehur votat ‘per’ disa deputeteve. Ne vend se te kritikonin miratimin jokritik te kushtetutes surrogate, deputetet benin potere per asgje. Perfundimisht institucionet ‘perfaqesuese’ jane burgje te verteta mendimi ku çdo ze kundershtar shkisherohet. Se ku e degjova nje vjershe satirike qe e kish perjetesuar ne vargje kete loje tragjikomike: ‘Ne Kosove seç ra kushtimi/ oburra na u liru Ramush Haradini/ Thane se u lirua me nje shok/ por qe ta dini me mire na u burgos/ se u burgos politikisht/ Zyrat Perendimore kane gisht/ gjendje e rende psiqikisht/!

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:31 pm

(7) Ilirida





Ne vend se Kosova dhe qeveria e saj t’i qesin kushte Maqedonise me shkallen e respektueshmerise te 700.000 shqiptareve ne kete shtet ku diskriminimi ndaj shqiptareve eshte institucionalizuar, eshte gjithere shteti maqedon ai qe po kushtezon politikisht. Po nuk kushtezove ne politike do te kushtezohesh prej kundershtarit. Mbase, po e paguajme rende lajthimin qe beme me njohjen e ketij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mevetesine me ane te referendumit, Shqiperia ishte nder vendet e para qe njohur pavaresine e ketij vendi edhe pse ky qe gabim ne parim.


Sepse Shqiperia eshte dashur qe te qese kushte ndaj Maqedonise, veçmas te kushtezonte Maqedonine me repsektimin e referendumit te 11-12 janarit 1992 per autonomine territoriale te Ilirides. Nga 383.894 votues sa ishin te regjistruar votuan 361.627 veta dhe per autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur ne te gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kerçova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.


Te njejten mefshtesi Shqiperia e ka pervijuar edhe ndaj Malit te Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kerkuar respektimin nga ana e Malit te Zi te Memorandumit te vitit 1991 per statusin special te shqiptareve, pra per nje trajte te autonomise.


Fabulisti i lashte grek Ezopi ka lene nje fabule ku tregon per nje njeri qe ecte rruges ne dimrin e acarte. Rruges pa nje gjarper te ngrire nga te ftohtit. I vjen keq per te dhe e merr e fut ne gji per ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarperi ne gjirin e njeriut, e thumbon per vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhene shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtesisht nje gjarper ne gji.


Nje vit me vone pas njohjes se pavaresise se Malit te Zi, me 25 maj 2007 ky ‘gjarper’ u gjallerua. Pikerisht ne kete dite, ministrat e mbrojtjes te Maqedonise dhe Malit te Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuçiniq zyrtarizuan nje ‘memorandum per bashkepunim ne mbrojtje’. Syleshet do te thoshin se nuk ka gje te keqe nga kjo marreveshje sepse bota or’e çast po integrohet perfshire edhe ne çeshtjet e sigurise! Por nje vezhgim zhbirues pikas thelbin e gjerave me ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonese ne te njejtin rajon gjeografikisht, nuk jane vend fqinje qe kufizohen territoriaqlisht njera me tjetren. Atehere çfare i shtyri ne kete krushqi aleance ndersllave? Puna eshte se qe te dyja keto shtete qelqi jane te ngrehura artificialisht ne toka shqiptare qe i kane pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nen sundim 700.000 shqiptare, ndersa Mali i Zi 50.000 shqiptare. Kjo nuk eshte tjeter veçse nje aleance per fortifikimin e kolonializmit.


Ne kohen kur po mbrehnin briret Greqia dhe Maqedonia per punen e emrit, politika soditese e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntes vendore i mundesuan Maqedonise qe ta fitoje njerin front (aneksimin e 2500 ha toke te Kosoves) nderkohe qe perballej me Greqine ne anen tjeter.


Ketu shperfaqet nje pamje katastrofike: ne vend se entiteti shqiptar ne Iliride te filloje organizimin paqesor duke filluar me padegjueshmeri qytetare, vine politikane zjarrfikes hem nga Kosova hem nga Shqiperia per te ndjelle prapakthehu e letargji te shqiptaret. Kurrsesi nuk ben qe shqiptaret e Ilirides te vihen si mish per top per interesa pozicioni te ndonje force te caktuar politike, por shqiptaret e atjeshem duhet ta bejne pikesepari per vehten dhe ardhmerine e tyre. Sepse eshte Maqedonia ai shtet i perkedhelur nga qarqet nderkombetare ku degjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundershqiptare duke kerkuar dhoma gazi per shqiptaret: ‘Za shiptari, gazna komora’ (Dhoma gazi per shqiptaret). Sepse Maqedonia eshte shteti qe ka kerkuar dhe protestuar kunder arsimimit te shqiptareve sikunder paten bere rinia shoveniste e Gjimnazit te Manastirit qe pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve te pakta shqipe ne kete qytet. Pas ketyre turbullirave kundershqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone siç e pat hetuar ish ambasadori amerikan ne Maqedoni Lawrence Batler. Bile kete vit, u shuan perfundimisht gjasat qe shqiptaret e Maqedonise qendrore dhe jugperendimore te mesojne shqipen ne shkolla te mesme. U ndalua shqipja si ne Manastir (ku 5% e popullsise ose 4.164 banore jane shqiptare), ne Veles (ku 4.17% ose 5000 banore jane shqiptare), Krusheve (ku 21.32% ose 5.680 jane shqiptare), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 jane shqiptare), Çashka (2703 shqiptare).


Suma sumarum numri i shqiptareve ne keto komuna eshte me shume se 20.000 banore duke u mbeshtetur ne statistiken zyrtare e cila numrin real te popullsise shqiptare me kast e zvogelon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend kete kontrast: Ne Prizren kur as 1% e popullsise nuk e perbejne turqit, turqishtja na eshte zyrtarizuar si gjuhe e dyte menjehere pas shqipes.


Pra, shqiptaret ne Iliride ndodhen ne piken me te erret ku diskriminimi maqedonas ka hipur ne zenith, paçka qe konjukturat nderkombetare pallin sesi Maqedonia na qenka ‘faktor paqeje’.


I vetmi reagim per keto shkelje ka qene ai i gjimnazisteve shqiptare ne Gjimnazin e Kerçoves ‘Mirko Mileski’ me 19 shkurt te ketij viti, te cilet u peleshen me disa gjimnaziste kokekrisur maqedon qe therrisnin parulla raciste kunder popullit shqiptar.


Ndaj, shqiptaret e Ilirides nuk duhet te perfillin as Menduh Thaçet e as Ali Ahmetet dhe as politikanet zjarrfikes nga Kosova e Shqiperia qe vine varvingo sa per t’i qetesuar shqiptaret dhe per t’iu bishtnuar problemeve kardinale.


Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, perjetues si femije i tmerreve te kampit te perqendrimit ne Birkenau, me rastin e nderimit me çmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 ne Oslo tha:


‘Paanshmeria ndihmon vetem shtypesin, asnjehere viktimen. Heshtja i jep krahe persekutuesit dhe kurre te torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, qe persekutohen per shkak te races, fese apo pikepamjeve te tyre politike, atehere ai vend - dhe ne ate çast - duhet te shendrrohet ne qendren e gjithesise’.

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:33 pm

(Cool Provokacionet greke fillojne...





Depertimi i shpenguar dhe ndikimi grek ne Shqiperi rritet perpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshem eshte rreziku i aneksimit grek te Shqiperise jugore ne kohen kur shteti shqiptar u zhyt ne nje nga molepsjet dhe baterdite me te turpshme - ate te vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar ‘Kolonen e Peste’ te saj duke filluar nga rrjetezimi i sherbimit grek ne jug te Shqiperise e deri te zaptimi i Kishes Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nen ndikimin e Patriarkanes fanariote greke. Ne anen tjeter duke perdorur karremin e pensioneve financiare i ka shperlare rrenjesisht qindra shqipfoles te cilet paturpesisht organizohen nga sherbimi grek per te shkaktuar trazira jo vetem ne Himare. Athina e ka hidisur nje plan njesoj si te Serbise se fundviteve te 80’ta. Serbia ne ate kohe per te perligjur suprimimin e autonomise se Kosoves genjente faqe botes se serbet e Kosoves na qenkeshin ‘viktime’ e ‘ekspansionit shqiptar’ per te legjitmuar dhunen e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqesisht nje shembelltyre se i ashtuquajturi minoritet grek eshte i viktimizuar!


Jave me pare, pas vizites se zv.minstrit te jashtem grek ne Tirane, Teodhoros Kasimis, Athina leshoi nje deklarate me te cilen synon zgjerimin e territoreve te te ashtuquajturit minoritet grek ne Shqiperi. Ne kete deklarate theksohet se: ‘Zv.ministri i jashtem grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi nje vizite zyrtare ne fshatrat minoritare greke te Shqiperise se jugut. Ai zhvilloi takim ne Narte, Himare, Sarande, Livadhia, Mespotam, Gjirokaster, Derviçan dhe Korçe. Nga takimet qe pat me kryesine e OMONIA ne Himare z. Kasimis ftoi minoritaret te jene te bashkuar dhe te fillojne kthimin strategjik te te rinjeve ne tokat e tyre te lashta, pasi ky do te jete aksi kryesor per nje te ardhme me te mire te grekeve ne keto territore’.


Termi ‘strategjik’ eshte i lemit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e koloneve te saj ne Kosove permes decentralizmit e quante gjithnje ‘kthim strategjik’ per t’i vendosur serbet aty ku e sheh te nevojshme.


Ne Kuvendin e Shqiperise u be njefare potere kush duke i rene gozhdes kush patkoit, por pa dalur me nje qendrim monolit per mbrojtjen e sovranitetit shteteror ne jug. Media shqiptare (e cila ka liri me shume sesa media e roberuar ne Kosove) demaskoi per vdekje perçapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano qe i deklaronte shqiptaret rrenjes te Himares shqiptare si helene. Ja nje rast prej shume sosheve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokedhima i cili eshte shqiptare me rrenje e dege, autoritet lokale te Himares ia kane greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke ne Stefanos Kokedhimos.


Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje per asnje çmim greqizimin e jugut sepse nje gje e tille veçse frymezon Serbine ne veri. Gjithe bota i ka meshuar shkelm kolonializmit qe ne shekullin e XX, dhe Shqiperia s’duhet te lejoje kurrfare ndikimi kolonial grek ne token e saj. Madje, ajo duhet te ngre zerin per te problematizuar çeshtjen çame sepse nje Çameri e tere po mbahet ne traret e kolonializmit klasik te Greqise shtypese. Greket nuk ua lejojne çameve te pervuajtur as mesimin fillor te shqipes sepse ata (greket) nuk duan ta njohin as qenesine e Çamerise.


Perderisa, vazhdon te perhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqise jo vetem per ta mbajtur me forcen e bajonetes Çamerine e shtypur por edhe ta lakmoje Shqiperine e jugut.


Vetem nese te gjitha trojet e shqiptareve njesohen ne nje shtet te vetem shqiptar ka mundesi qe te keputet komploti serbo - grek sepse qe te dyja keto shtete ende pervijojne Naçertanjet dhe Megali Idete e tyre per te zhdukur kombin shqiptar.

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga feneri prej Thu May 01, 2008 2:34 pm

(9) Ultimatum





Ne vitin 1990 serbet e ‘rebeluar’ te perkrahur nensiperfaqe nga Beogradi, mbajten referendumin per autonomine e tyre ne Kroaci dhe vendosen barrikada ne qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Kete dite (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si diten e agresionit serb mbi Kroacine.


Akti skandaloz i lejimit te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne vendin tone eshte nje agresion ndaj nesh. Poqese nje agresion i tille nuk cilesohet si agresion a dhunim, atehere ai nuk ka mundesi te luftohet. Po t’i lihet pezhishkes se heshtjes, Serbia do te cytet e shpenguar qe pas ketyre zgjedhjeve te shpalle autononine perfundimtare te serbeve. Ky akt do te qonte pashmangesisht ne mbajtjen e negociatave te reja ku do te federalizohej Kosova per te perjetesuar moszhvillimin, pasigurine dhe ankthin zhgerryes ngjashem si ne Bosnje. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojne nje gje te tille paçka qe deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt percillet me pergjumje, nemitje e letargji dhe ne anen tjeter Serbia zbarkon gjer e gjate politikisht e institucionalisht atehere keto dy regjime satrape do t’ia njohin situaten ne favor te Serbise. Duke qene se populli shqiptar ndodhet ne nje nga situatat me te renda te ketij filllimshekulli te tallazitur, nevoja e organizimit mbarekombetar pashmangesohet.


E vertete eshte se peshorja e forcave anon kah forcat kundershtare por vete fakti se tere populli shqiptar kohezionohet ne tere shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike eshte nje ogur i mire.


Ndaj, populli shqiptar duhet te manifestoje vullnetin e tij politik ne demonstraten e 9 majit kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Te demonstrojme me 9 maj!


Po e permbyll kete trajtese te gjate me fjalet e paharruara te prozatorit te shkeqyer shqiptar Petro Marko ne romanin e tij epik ‘Ultimatum’ kushtuar Epopese se Çlirimit te Vlores:


‘... ka disa qe pandehin se Shqiperia vetem atehere do te sigurohet kur te vendosin fuqite e medha. Po keta zoterinj jane shume te gabuar dhe te paguximshem dhe duhet ta dine, se ajo eshte nje nga semundjet qe na ka lene turku qe dridhej frike nga ato fuqi te medha... Te tille njerez besojne akoma se Evropa kur te doje na prish e kur te doje na ndreq. Po te kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqiperia do te mbetej kurdohere nen shqelmat e te huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit te popullit tone, qe nuk shpreson kurre tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkes dhe te trimeria e tij... Atdhetaret dhe populli nuk do ta lene fatin e atdheut te tyre ne duart e kasapeve dhe te tigrave me fytyre njeriu siç jane fuqite e medha, por ne majen e bajonetave dhe ne gryken e pushkes’.







Salih Mehmeti
26-27 prill 2008
Prishtine

feneri
V.I.P
V.I.P

Mesazhe : 1054
Anëtarësuar : 26 Mar 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga Deli prej Thu May 01, 2008 5:54 pm

Unë nuk po ekuptoj një gjë ose zyrtarët e Unmikut (Armikut )po lujan dy loja një me Qerevrin e Kosovës dhe tjetren me Beogardin kur thon se ne nuk dimë gjë nrësa në anëne tejter i ipet leje të vij nga qeveriatët Serb në kosove dhe të fushat pa u penguar nga as kush bile bile edhe i japin përcjellje të Policisë ,Ndërsa u thujn Qeveritarve Kosovar ju mos bësi zë se ne jekmi ktu për të luajtur si në( filmë i zivatuar Tomi dhe Jeri )Shtete i Shapllur dhe i njohur nga disa Shtete dhe nuk ka te drejtën të bëj edhe as një gje të vetme pa lejen e dikujt (Kjo mua më duket si thot një thënje Populore në darsem të huaj luaj kush si do )
Përse Kryetari dhe Kryeministri mos të del me një një vendim të prer ,Se nuk duxojn të mbahen zgjedhjet Serbe ne Kosovë sepse dihet se po votohet pët një tjeter shtet ,por heshtin të gjith ,nëse nuk kan fuqi ta bëjn vetë kët un apo nuk guxojn se po eprishin muhabetin me dike apo edhe për një rrahje krahëve siq jan msuar gjithmon ,
Pse ? nuk i thon o Popull ne nuk kemi që të bëjm dhe din Populli din qka ban siq ka ditë edhe tjera her po heshtin për kët e kemi edhe sod Mitrovicën kshtu se nuk bëhet pun me fjal po me vepra kur nuk shitetë fjala shtitet dajku se kta nuk e din gjuhen e fajlës jan popull që vetëm dajakut ja din kimetin mendoj serbet .
Nuk duhet lejuar në as një mnyr të kez zgjedhje serbe ne Kosovë.

Deli
Moderator

Mesazhe : 1005
Anëtarësuar : 31 Aug 2007

Mbrapsht në krye Goto down

APELI I NJË QYTETARI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Mesazh nga biligoa prej Tue May 06, 2008 10:52 am

APELI I NJË QYTETARI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare;
Të gjitha WEB faqeve shqiptare kudo që janë;
Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë;
Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…

Ndihmoni në çdo formë dhe në çdo mënyrë afirmimin ndikues dhe veprues të apelit të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, në mënyrë që, sa më shumë qytetarë të dalin më 9 Maj në protestën gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë...
Ashtu sikur ditëm më 17 Shkurt të kremtojmë masovikisht ditën historike të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, me po të njëjtën elan dhe vrull, më 9 Maj, të gjithë duhet ta mbrojmë dhe dëshmojmë atë para syve të Botës.
Le të bëhemi 50…80...100 mijë! Pa dallime feje, grupimi politik, moshe dhe gjinie… Atë ditë duhet të dalim të gjithë sepse na nevojiten shumë zëra, brohoritje depërtuese jo vetëm ne veshët e shurdhra të disa politikanëve tanë; jo vetëm në zyrat e afërta të UNMIK-ut, ambasadave si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare në Prishtinë. Porosia e këtij zëri kumbues atë ditë duhet të jehoj larg dhe më larg: Në Beograd… Moskë…New Yorku… të buçes edhe afër tryezës ovela të sallës së madhe të Këshillit të Sigurimit…duhet të shkoj larg dhe kudo në botë, në kontinentet e atyre shteteve që ende ngurojnë të na njohin edhe këtë pavarësi të sakatosur, ashtu sikur është...
Harroni atë ditë se kush e organizon këtë protestë, sepse në vlerën e suksesit të saj nuk do të ketë grabitje meritash, lëvdata dhe krekosje. Mjafton se aty do të mbrohet Kosova dhe sovranitetit i saj i vërtetë, sovranitet ky që ju takon juve, neve, popullit të saj dhe askujt tjetër.
Ju garantoj! Atë ditë ka për të qenë ditë e bardhë dhe në qiell nuk do të ketë yje: as 1, as 2....as 6! Asnjë yll! Më besoni! Kosova atë ditë kurrsesi nuk do të jetë e verdh në një hapësire të katërt imagjinare... O, ditë madhështore do të jetë atë ditë, sepse në tokën e skuqur nga gjaku i Kosovës MËMË, mbi gjokset e bijve dhe bijave ashtu të bashkuar të saj, triumfalisht si hyni do të zbres shqiponja e zezë dykrenore.
Andaj...të kontribuojmë të gjithë për atë ditë:
- Ju mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare: shkruani dhe botoni këtë fjali pa censure: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju WEB faqet atdhetare shqiptare, ju nevojitet vetëm një shkrim në “HOME” faqen tuaj dhe asgjë tjetër: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Gjithë ju që manipuloni me internet, dërgoni sa më shumë e-maile miqve, të afërmve dhe dashamirëve tuaj. Mjafton një porosi e kësaj natyre: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju qytetarë të përvuajtur, rini e mrekullueshme e Kosovës: kudo që gjendeni në shoqëri dhe bisedë: ne dasma, vdekje, lindje, në “PARTI”, “kaffeteri”, rrugë… vetëm një porosi të shkurtë përcilljani shokut, mikut dhe dashamirëve tuaj: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”

Vërtet bukur do të jetë atë ditë në Prishtinë! Dinjëtoz, qetë, krenar…

Adnan Abrashi

biligoa
V.I.P
V.I.P

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 3639
Anëtarësuar : 26 Mar 2008
Age : 94
Location : Diber

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga Leka i Madh prej Fri May 09, 2008 10:24 am

Sot qe te gjithe ne ora te demonstrojme te bashkuar rreth Levizjes Vetevendosje! kunder zgjedhjeve te Serbise ne vendin tone. Une per vete do te jem ne rreshtat e pare te demonstrates per te demonstruar fuqishem kunder agresionit serb.

Leka i Madh
Moderator

Mesazhe : 472
Anëtarësuar : 02 Sep 2007
Location : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga Leka i Madh prej Fri May 09, 2008 10:26 am

Sot do te dalim te demonstrojme kunder zgjedhjeve te Serbise. Popull bashkangjituni me ne!

Leka i Madh
Moderator

Mesazhe : 472
Anëtarësuar : 02 Sep 2007
Location : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht në krye Goto down

nga rroni

Mesazh nga rroni prej Fri May 09, 2008 1:09 pm

sa i perket kesja teme ne shqiptaret ka koh qe kemi filu me lshu pe ne qeshtje politike , por prap se prap kur ti thuhet stop nje gjeje te keqe nuk eshte von ,si perfundim ne duhet fuqishem ta ndihmojm Ameriken me punen ton te mir qe ajo te na ndihmoj neve ne aspiratat tona

rroni
perparues
perparues

Mesazhe : 1117
Anëtarësuar : 09 May 2008

Mbrapsht në krye Goto down

Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE

Mesazh nga Premtimi prej Mon May 12, 2008 10:09 am

Në fokus:

“Katundi që shihet, kallauz nuk do!”


· Parlamenti i Kosovës, edhe më tej vazhdoi të jetë arenë shfaqjesh të inskenuara. Me stil të njëjtë imponues, u paraqit së fundi shfaqja e realizuar dhe e inskenuar mirë me procedurën e aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Skenari i kësaj pjese teatrale qe shumë i thjeshtë dhe përbëhej vetëm nga disa fjalë: “qohu në këmbë”, “gatitu”, duartrokitje... dhe... urime...

Shkruan: Adnan ABRASHI

Prizren, 11. 05. 2008

“Katundi që shihet kallauz nuk do” – thotë populli. Disa nisma të gabuara të prijësve të këtij “katundi, i kanë vërejtur me kohë mjaftë qytetar të saj të urtë, por, për shkaqe të organizimit të tyre të pa mjaftueshëm, dhe ngufatjes së hapësirës mediale të mundësisë së shprehjes publike, kjo kategori e vetëdijesuar shoqërore, duket se ishte jo aq prezente në masë me tentativat e saja paralajmëruese. Por, dita-ditës, nën ndikimin e rrethanave të caktuara dhe gabimeve në veprim, marketing-qeveria e jonë aktuale, apo sikur ata dëshirojnë ta quajnë veten, “transparent-qeveria”, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet në drejtim të bindjes së popullit se “në Kosovën tonë si shtet të lirë dhe sovran, të gjitha punët po na ecin mirë”.

Dyshimi ynë i parë, nisi që në ditën e 17 shkurtit, ku, në atë Kuvendin solemn, përveç miratimit të Deklaratës për Pavarësinë, u bë edhe “aprovimi” i flamurit të ri të Shtetit të Kosovës. Nëse e kujtojmë atë ngjarje famëmadhe, kur deputetët tanë të ngritur në këmbë duartrokisnin me emocione, ne si vrojtues para ekraneve televizive, nuk dinim se, a po bëhet kjo përkrahje për Deklaratën e posa lexuar të shpalljes s Pavarësisë, apo, për një “copë mëndafshi”që befas u paraqit duke defiluar në sallën e Parlamentit të Kosovës. “Ja, ky ka me qenë flamuri i shtetit tonë të ri të Republikës së Kosovës”, u dëgjua njoftimi i kryeparlamentarit tonë.

· Foto: Akti i shpalljes së pavarësisë dhe i flamurit të “Ahtisaarit”!

Kot ne ato ditë prisnim tre propozime të Komisionit të Konkursit për përzgjedhjen e flamurit, dhe votimin e deputetëve për njërën prej tyre??! Ky flamur, zyrtarisht u promovua, por, sa realisht a do të pranohet nga populli, mbetet të shihet. Shenjat e para nuk janë aq optimiste.

Në këtë arenë teatrale në të cilën është shndërruar Parlamenti ynë, në mënyrë të njëjtë, kaluan edhe disa akte normative. As pa i parë me sy ato, e lere më lexuar dhe studiuar me vëmendje nga deputetët, aty u aprovuan dhjetra ligje që ishin të inspiruar dhe të shkruara sipas skenarit “ahtisarian” dhe konsideroheshin si bazë themelor të legjislativit të shtetit tonë të ardhshëm të Kosovës së pavarur, demokratike, multietnike, dhe MULTISOVRANE.

Fatkeqësisht, kjo maskaradë nuk mbeti vetëm me kaq!

Parlamenti i Kosovës, edhe më tej vazhdoi të jetë arenë shfaqjesh të inskenuara. Me stil të njëjtë imponues, u paraqit së fundi shfaqja e realizuar dhe e inskenuar mirë me procedurën e aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Skenari i kësaj pjese teatrale qe shumë i thjeshtë dhe përbëhej vetëm nga disa fjalë: “qohu në këmbë”, “gatitu”, duartrokitje... dhe... urime... Me sa pamë, po atë ditë, disa deputet “statista” i kishin ngatërruar lëvizjet e parapara të ulje-ngritjes dhe nuk u quan në këmbë. Edhe pse vepruan ashtu, kjo mënyra e “linjës së heshtur” të reagimit të tyre, assesi nuk ju jep elemente bindëse për krekosjet e mëvonshme publike që i bëjnë, se gjoja ata nuk ishin pjesë e këtij aktrimi.

Pas kalimit të gjitha këtyre idileve euforike, dukej sikur masa popullore filloj të zgjohet nga presioni psikologjik i ndjesisë së këtij imponimi “racional” shqisor, dhe nisi të tregoj tendencat e vënies në veprim të funksionimit të natyrshëm të arsyes vetjake, e cila, në fakt, gjithmonë ka ekzistuar, por, ishte dhunshëm e ndrydhur në brendësinë tonë.

Aktualisht, reagimi vetëm deklarativ dhe jo edhe veprues kundër mbajtjes së Zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Serbisë në Kosovë, më 9 maj në Prishtinë, i shtyri disa “kalama” të “rebeluar” të lëvizjes “VETËVENDOSJE, që të organizojnë një protestë gjithëpopullore, ku në shenjë revolte, oborret e “pallateve sunduese mbretërore” simbolikisht i mbushin me mbeturina , ndërsa muret e sarajeve të tyre i “përmu...” me ujërat të zeza të kanalizimit. Kuptohet, të gjitha këto, prodhime vendore, sigurisht!

· Një spektër fotosh: nga protesta madhështore e”VETEVENDOSJES”

Këta të rijnë, sikur atë ditë, deshën t’i porosisin tutorët e tyre: “Oooo...baballarë tanë! Ne nuk jemi më fëmijë sikur po na konsideroni ende! Po rritemi! “NUSEN” që na keni imponuar pa dashuri për martesë, nuk na doli ashtu sikur na premtuat - “e virgjër”. Në fakt, ajo, nuk ishte nuse për një burrë (sovrane dhe i pavarur) por ishte një “lavire” për shumë burra dhe dashnorë (me disa sovranitete). Dihet! Kur të martojnë baballarët “me të lypme” dhe pa dashuri, nëse nusja nuk të del “e virgjër” ajo kthehet te baba. Kjo kurrsesi nuk është një çështje e moralit arkaik, por ndëshkim për shkeljen e kontratës përmes premtimit të rrejshëm nga “miku”, a po!??

Duke ndejtur këtë kohë si zakonisht në lokalin tim të preferuar të lagjes, isha i zhytur në mendime dhe andralla. Mbi tavolinë kisha të gjitha ekzemplarët e gazetave tona ditore, me cigare të ndezur dhe filxhanin e kafesë së preferuar espresso pranë. Qetësinë e meditimit dhe hulumtimit tim informativ rreth komenteve gazetareske të protestës së djeshme të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, e prishi ardhja e mikut tim gjerman, që këto ditë qëndronte për një vizitë në Kosovë, dhe dje, nga kurioziteti, edhe ai kishte marrë pjesë në këto protesta. Takimin në këtë vend e kishim të paracaktuar. U përshëndetem. Menjëherë ai ia filloi së pari bisedës, me komentin e tij rreth ngjarjes se djeshme:

- Ashtu sikur bënë këta të VETËVENDOSJES në Prishtinë, të kishte ndodhur diçka e njëjtë te ne në Gjermani, sigurisht mbi 2000 vetë ishin burgosur aty për aty!!

- Ka mundësi! – i thash. Por, a di ti të më thuash se çka do të kishte ndodhur në Gjermani, sikur në territorin e saj sovran, pa marrë leje nga qeveria e juaj, të kishte tentuar, ta zëmë, Franca, t’i organizoj zgjedhjet e veta qendrore dhe lokale?

- Hmmm...nuk di! Nuk di! – u zë në skrips miku im.- Dakord...pajtohem! Duhet shikuar edhe shkaqet dhe jo vetëm pasojat...

* * *
Nga lajmet e gazetave që i kisha lexuar atë ditë në lidhje me këtë ngjarje, më së shumti më pëlqeu dhe më la përshtypje reagimi i z. Hajredin Kuçi, i bërë në emër të Qeverisë tha: “Është e drejtë demokratike që të protestohet dhe çdo gjë mbahet në kuadër të rendit dhe ligjit ...Për mbeturinat në oborrin e Qeverisë do të kujdeset kompania për pastrim...”

Sa bukur, z. zëdhënës, apo, zëvendëskryeministër i Qeverisë! Ashtu duhet reaguar. Por, a thua, a do të merret dikush seriozisht në Qeveri me porosinë metaforike dhe mjaftë domethënëse të kësaj performance nga protesta...??!


Ajo ishte TOP-LAJM-i më sensacional në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara të gjithë botës...
Vetëm injorantët besojnë në çdo gjë!

Premtimi
Moderator

Mesazhe : 3359
Anëtarësuar : 01 Dec 2007
Location : Ne nje ishull te imagjinuar

Mbrapsht në krye Goto down

Faqja 2 e 2 I mëparshëm  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Posto temë të re   Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi