Tito, Qosja dhe Vinca
Nga Sylejman Aliu
Njėsoj si rexhep qosja "plak", kur nė librin renegat tė zisė pėr vdekjen e tė madhit tė tij, kolonialistit Tito, kishte shkruar: "Tito e ka udhėhequr dhe e ka sjellė nė triumf pėrfundimtar, luftėn nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė - ja njė meritė e mjaftė historike pėr tė gjitha kohėrat. Tito e ka udhėhequr, dhe e ka sjellė deri nė triumf pėrfundimtar luftėn qė ka pėrmbysur monarkinė - ja njė meritė tjetėr e mjaftė pėr historinė. Tito i ka thėnė "JO" Stalinit, nė njė kohė kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja njė meritė e mjaftė historike pėr historinė. Tito na ka udhėhequr shtigjeve tė vetėqeverisjes socialiste, tė barazisė, vėllazėrimit e bashkimit, bashkėjetesės sė kombeve e kombėsive - ja njė meritė tjetėr e jashtėzakonshme historike. Tito i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja - ja dhe njė meritė tjetėr, aq e madhe, aq
vendimtare nė historinė e pėrbotshme" (R. Qosja, "Njė "JO" e madhe dhe shumė merita", "Rilindja", 11 maj 1980), edhe profesori dhe poeti "i ri" Agim Vinca, me dėlirėsinė e pazorshme dhe tė paimponueshme rinore tė emocionit i kushtoi vargje tė mėdha ndiesish Titos sė tij nė poezinė "Titos" ("Gėzimi", 11 qershor 1961)
Nė kėtė qasje mbase mė pak do tė flas pėr vlerat intelektuale dhe morale tė tė parit, tė Rexhep Qosjes, qė manifestohen si bindje e thellė e tij pėr Titon qė "i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja" nė njė kohė kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin pushtimin mė tė egėr titist, sepse s'ka se si tė thuhet mė mirė dhe mė bindshėm se ē'i ka thėnė ai vetė, jo vetėm nė librin e tij tė zisė pėr Titon, por edhe mė herėt nė "Morfologjia e njė fushate", qė nuk ishte tjetėr pos njė dosje famėkeqe nė shėrbim tė UDB-sė pėr gjithė garniturėn e vetėdijshme kombėtare tė intelektualėve edhe ashtu tė pakėt shqiptarė nė Kosovė. Nuk do tė flas as pėr vlerat e pafrenueshme emotivo-poetike tė poezisė "Titos" sė Agim Vincės, nė strofėn e fundit tė sė cilės shpėrthen emocioni i tij zotues: "Tito sot kangė tė kėndojmė,/Pėr trimnin tande pa kufi/Tito ēdo herė tė kujtojmė/Sepse nė jemi nė liri".
Mė tepėr se pėr kėto, mbase do duhej tė thuheshin pak mė shumė disa dimensione tė tjera morale, jo vetėm pėr njėrin, por pėr tė dy kėta qė u zunė nė gojė.
Derisa i pari, qė nga atėherė, kur secili intelektual i mirėfilltė dhe mbi tė gjitha i dėlirtė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, ishte vėnė (dhe vazhdojnė tė vihen) nė shėnjestrėn mė rrėnuese tė Qosjes, i dyti, A. Vinca, nuk ka kursyer tė rrėnojė, jo vetėm opuset letrare tė krijuesve meritash tė veēanta letrare, por edhe tė vlerave tė tyre kombėtare e intelektuale, tė cilėt, m'u pse ishin tė tillė, ishin gjithnjė tė kėrcėnuar nga UDB-ja ish-jugosllave. Disa nga ta ishin tė shtrėnguar, ose tė shpėtonin jetėn, duke shkruar vargje tė pakėta pėr Titon, duke vėnė gjithė situatėn brenda metaforave reale tė jetės sė kombit, qė po i shkatėrrohej furishėm bėrthama, pavarėsisht nga tė gjitha rezistencat nė atė kohė tė tmerrshme pushtimi titist. A. Vinca, as si poet, as si profesor
universiteti kurrė s'kishte dashur t'i mendonte kėto rrethana, nė tė cilat jetonin krijuesit dhe intelektualėt "gabimtarė", por kishte hedhur mbi ta gjithnjė zjarrin denoncues. Si ishte e mundur kjo, kur ai vetė, pa e detyruar askush, pa qenė asnjėherė i kėrcėnuar, kishte shkruar poezi pėr Titon e tij, kurse shante tė tjerėt pse, me lakun e UDB-sė, ishin detyruar tė bėnin ca vargje demagogjike pėr Titon, qė tė shpėtonin lėkurėn?
Si i pari, si i dyti, nga kėta dy personazhe, duke ngrehur lart zhurmėn pėr vetveten e tyre, tė pėrmasave folklorike, tė patriotizmit zhurmues, sikur duan tė tregojnė se sa tė larė janė vetė dhe ē'vullkan tė papėrmbajtshėm intelektual, moral e patriotik kanė nė vete, jo karshi armikut, Titos dhe pushtuesve, por ndaj gjithė klasės tjetėr intelektuale, krijuese dhe kombėtare, qė kishte dhe ka Kosova (tė kujtojmė njė shembull veprimi tė Rexhep Qosjes: Nė Mars tė vitit 1999, ai iu drejtua shqiptarėve qė tė mos e braktisnin Kosovėn gjatė gjenocidit tė egėr serb "sepse s'kemi atdhe tjetėr". Ai, pak ditė mė pas, i debdilosur fare, mjekėrruar, e braktisi Kosovėn dhe iku nė Shqipėri. Pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s, gazetarėt nė Shqipėri e pyetėn se ēfarė mendonte pėr ata qė gjatė kohės sė bombardimeve kishin qėndruar nė Kosovė? Ai qe pėrgjigjur se ata qė s'e kishin braktisur Kosovėn, ishin lojalė tė Serbisė)! Hiq dosjen "Morfologjia e njė fushate" tė Rexhep Qosjes, me tė cilėn u shėrbye UDB-ja kundėr intelektualėve mė tė dalluar shqiptarė e mė me shumė sakrifica, pėr tė parė nivelin e pamoralshėm moral tė kėtij akademiku, po pėrmend njė shembull tjetėr, ndėrmjet shumė e shumė shembujve tė tjerė, qė vėrtetojnė kėtė qė thuhet dhe dihet pėr kėtė akademik. Ai shkroi librin "I kthyeri i penduar", qė pėr temė kishte ardhjen e monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė. Tė gjithė ata qė e sollėn dhe gjithė ata qė dolėn ta prisnin me festė kėtė monument, ishin quajtur nga autori Qosja si qen e kudra, kurse Kosovėn e kishte emėrtuar si fermė qensh!
Nuk ėshtė vėshtirė, prandaj, tė shihet dhe tė dihet se me ē'pėrmbajtje vlerash morale njerėzore e intelektuale, patriotike e kombėtare i servohet ky njeri opinionit tonė, qė nuk ėshtė tjetėr pėrveē njė "fermė qensh"! Nė anėn tjetėr, profesori dhe poeti Vinca, pėr ta fshehur veten dhe tė bėmat e tij "poetike", qė i ka shkruar vetė poezi Titos pa e detyruar askush, shan tė tjerėt nė emėr tė patriotizmit tė tij tė shpifur, shkruan "Kolumne" urrejtėse pėr flamurin dardan, derisa nuk nxitet djegia e tij nė sheshin e Prishtinės, duke dashur qė kėshtu tė digjet patriotikisht historia shqiptare e Dardanisė antike. Ēfarė ishte e rėndėsishme kjo Histori, kur atė e kishte sjellė simbolikisht i urryeri i tij i pėrmotshėm, i pari i Kosovės, Rugova? Sėmundja e pashėrueshme e vetveteve tė kėtyre dy vetave, Qosjes dhe Vincės, deri vonė shėrbente edhe si dergjė e njė numri tė madh pėrkrahėsish tė tyre, tė cilėt mendonin se me mllefe e urrejtje mund tė shquheshin mė shumė, apo qė tė mos dukeshin tė harruar fare. Megjithatė, tash kėtyre dyve u ka dalė boja. Dihen e shihen fare nėpėrdukshėm me tė gjitha dimensionet e tyre imorale.
_________________
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri