Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Ēka pėrmban plani i Atisarit pėr Kosovėn?
Today at 6:45 am nga Nezir Myrta

» ''Lojė me shkronjen e fundit tė fjales''
Today at 2:54 am nga tina

» Pėrshėndetni anėtarėt qė pėlqeni!
Today at 2:47 am nga tina

» Ēka po mendoni nė kėto ēaste?
Today at 2:15 am nga tina

» Cėshtja Shqiptare Ende e Pazgjidhur
Today at 2:08 am nga Sofra

» Nje shpulle per......
Today at 2:06 am nga tina

» Nje puthje per....
Today at 1:54 am nga tina

» Ushtria Clirimtare e Kosoves
Today at 1:24 am nga zeriatdheut

» Bashkimi Shqiptar nga shqiptaret apo EU !?
Today at 12:55 am nga Beton

» Meshkujt pyesin,femrat pergjigjen...
Today at 12:27 am nga Premtimi

» ILIRIDA SE SHPEJTI ME INSTITUCIONET E SAJ...
Today at 12:25 am nga zeriatdheut

» Djemtė shqiptarė?
Today at 12:24 am nga Premtimi

» Cilėn kėngė jeni duke degjuar nė kėtė ēast ?
Yesterday at 11:48 pm nga Sofra

» Libra te ushtris
Yesterday at 11:17 pm nga Beton

» Ēfarė do i thoje?
Yesterday at 11:15 pm nga BiBiKiM

» Kush do duhej te falenderohet sot publikisht?
Yesterday at 11:04 pm nga Beton

» Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.
Yesterday at 11:01 pm nga biligoa

» Poezia qe don tė thotė jetė!
Yesterday at 10:57 pm nga Parapsikologu

» Civilization Revolution
Yesterday at 10:53 pm nga Vrana Konti

» Sa para do tu dilnin e per ....
Yesterday at 10:42 pm nga Parapsikologu

» Krijime nga Adem Berisha
Yesterday at 10:27 pm nga Sofra

» Sikur te isha!!
Yesterday at 10:26 pm nga Parapsikologu

» Me thuani si ndiheni sot..?
Yesterday at 10:21 pm nga Sofra

» Kur te shof ty!!
Yesterday at 10:06 pm nga Parapsikologu

» Pse eshte e veshtir te pranohet kur e ke gabim?
Yesterday at 9:58 pm nga Parapsikologu

» Pornografia
Yesterday at 9:23 pm nga vjoooosssssssaaaa

» MARTIN ĒUNI-ANTONI;NJERIU I PENDĖS DHE SAKRIFICĖS
Yesterday at 8:59 pm nga Ago Muji

» Pėr komb e pėr Atdhe-lėshohet pe!
Yesterday at 8:46 pm nga Ago Muji

» *Cili anetare mendoni se do poston pas juve?*
Yesterday at 8:43 pm nga Ago Muji

» Mbijetesa
Yesterday at 5:32 pm nga Ago Muji

» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Yesterday at 4:56 pm nga Ago Muji

» Cilat janė aftesitė e Personalitetit.!
Yesterday at 4:09 pm nga lilu

» Ne cilen moshė fillon formimi i karkaterit te njeriut .
Yesterday at 4:07 pm nga stabili

Kush ėshtė nė linjė
0 pėrdorues online: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė


Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė


[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 11:09 am
Statistikat
Forumi ka 1192 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri ėshtė joni-pr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 100597 artikuj v 1333 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
shaban cakolli (7715)
 
biligoa (5574)
 
Sofra (5248)
 
Beton (4932)
 
Kosovarja (4459)
 
Premtimi (3691)
 
vesa (3652)
 
gurbetqarja (2834)
 
Anna (2719)
 
rrebelja (2658)
 

Ē'dimė pėr Medvegjėn

Faqja 2 e 5 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga fatlum prej Wed Dec 05, 2007 9:43 pm

Dita e flamurit na bashkon nga Lezha, Manastiri, Medvegja, Prizreni e ēamėria




Marr nga :

http://medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=792
Shoqata humanitare 'Medvegja' nė Fully tė Zvicrės kremtoi 95 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė




Fulla, Valis 02 dhjetor(Medvegja.info)


Pėrmes njė Akademie solemne, nė Fully tė Valisit Zvicėr, Shoqata humanitare 'Medvegja' shėnoi 28 Nentori – Ditėn e Flamurit, pavarėsisė sė Shqipėrisė, daljen nė skenė tė UēK-sė, si dhe datėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.



Shoqata humanitare 'Medvegja' njihet me organizimet e mirėfillta ndėr vite nė diasporė dhe pėr kontributin e dhėnė drejtuar atdheut nė situata tė ndryshme.

Festa e flamurit, kishte mbledhur qindra medvgjas nga e mbarė Zvicra, Franca dhe Gjermania nė Fully tė Zvicrės, qė njihet kjo pjesė si Medvegja e dytė dhe me zemėr hapur, pritėn Ambasadorin e shtetit shqiptar nė Zvicėr tė respktuarin Mehmet Elezi, kordinatorin e shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau, veprimtarin e dalluar Riza Demaj, pėrfaqėsuesin e AAK-sė pėr Zvicėr z.Bajram Mulaj, kordinatorin e nėndegės sė LDK-sė pėr zvicrėn franceze z.Demė Xhaferaj dhe Skender Shehun kryetar i nėndegės pėr Shaple, familjarin e dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut, z.Fazli Musliu, njėherit arkatar i shoqatės Lugina e Preshevės, miqė zvicerianė, si dhe veprimtarin Murat Avdiun.

Me njė skenė shumė domethėnėse, qė ishte i vendosur flamuri ynė kombėtar e nė anėn tjetėr edhe ai zvicerian, ishte edhe njė portret i Skėnderbeur, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit, presidentit tė ndjerė tė Kosovės prof.Dr.Ibrahim Rugova

Kryetari i Shoqatės humanitare 'Medvegja' z. Zenel Neziri e hapi programin dhe nė fjalė e tij, tha se jam i nderuar qe t’iu pershendes dhe t’iu uroj 28 Nentorin - Diten e Flamurit, ne emer te kryesisė sė shoqatės Medvegja dhe nė emrrin tim personal. Jemi mbledhur tė gjithė sot shumė larg atdheut, por nė njė vend mik tė kombit tonė, nė njė vend qė e ka pranuar dhe e pranon pavarėsinė e shtetit tė Kosovės, nė njė vend qė mė sė miri respekton tė drejtat e ēdo kombi, tė kujtojmė dhe tė festojmė 95 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Para se tė fillojmė me programin Ju kisha lutur qė me njė minutė nė heshtje ti pėrkujtojmė tė gjithė dėshmorėt e rėnė pėr liri nėpėr kohėra tė ndryshme qė ka pėrjetuar atdheu.Lavdi tė gjithė dėshmorėve. Edhe pas 95 vjetėve pavarėsi tė shtetit amė Shqipėria, na vjenė erė e ftoftė robėrie qė ngrinė edhe ajrin nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Tetova, Malcia e ēamėria, me njė Medvegjė tė rrethuar me xhandarė serbė, me njė Malci tė rrethuar me ushtri tė hekurt dhe duke u burgosur vėllezėrit tanė tė pafajshėm e me Maqedoni tė zhurmshme, e me ēamėri tė lidhur nyje robėri.

Kryetari i shoqatės z.Neziri menjėherė ftoi Ambasadorin e shtetit shqiptar nė Bern z.Mehmet Elezin i cili u ndal me disa fjalė para tė pranishmėve:'Tė nderuar medvegjas, tė nderuar bashkėkombas, edhe medvegja, Malcia e ēamėria, janė nė flamurin kombėtar kuq e zi, sot jemi mbledhur tė gjithė rreth flamurit kombėtar, prandaj kjo datė, ėshtė e shenjtė dhe na don qė tė jemi edhe mė tė bashkuar, nė ēdo qytet a fshat qė flitet shqip.

Prezenca jonė, tregon qartė se Medvegja nuk harrohet asnjėherė.Jemi nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės dhe shumė shpejt do ta festojmė sė bashku, prandaj ky shekull ėshtė i yni, tė punojmė dhe tė veprojmė unik pėr tė mirėn e atdheut'.
Moderatorėt e kėtij solemniteti, nxėnės tė shkollės plotėsuese shqipe treguan qartė, se gjuha shqipe do ruhet me vullnetin mė tė mirė qė e kemi. Referati kushtuar kėsaj date i pėrgatitur nga sekretari i shoqatės z.Fadil Selmani u mirėprit nga tė pranishmit. Fjalėn pėrshėndetėse e mori nga kryesia e shoqatės edhe kordinatori i shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau, z.Riza Demaj, ku ndėr tė tjera potencoi: 'Se jemi mbledhur sonte nga Tirana, Peja e Rugova, Tetova e Malcia, rreth flamurit kombėtar, rreth njė ideali, dhe na bashkon hymni kombėtar, na bashkon gjuha amtare, prandaj duke e njohur gjuhėn tonė dhe duke nderuar traditat tona kombėtare e duke dashur atdheun, mendojmė shqip dhe respektohemi shqip.



Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, si dhe viset tjera shqiptare, do jenė pjesė e pandashme e trungut etnik shqiptar.Me besa besė, do realizojmė qėllimin tonė final, ate qė kanė luftuar stėrgjyshėrit tanė nga Roma e lashtė e gjerė mė sot.Ndėrsa pėrfaqėsuesi i AAK-sė pėr Zvicėr, z.Bajram Malaj, para tė pranishmėve tha se: 'Jemi mbledhur sonte nė kėtė solemnitet me medvegjasit, me vėllezėrit tanė tė festojmė ditėn e pavarėsisė sė shtetit amė dhe datėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.Medvegja, e tėrė Kosova Lindore, nuk do mbeten hije pėr ne kosovarėt, por Kosova Lindore do tė jetė temė e shpirtit dhe zemrės sonė'.

Xhaxhai i dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut z.Fazli Musliu tha se:' Gėzimi dhe dhembja janė tė mėdha nė kėtė ditė tė 28 Nėntorit, por ēdo herė kur e shihni flamurin tonė duke valuar, mburruni, sepse jeni meritorė, dhe ky ishte ideali i tė gjithė atyre qė luftuan dhe u flijuan. Kosova po ecėn me hapa tė sigurt drejt ardhmėnisė dhe dashur pa dashur armiqtė tanė, Kosova do tė bėhet njė shtet pėr ta lakmuar tė gjithė. Kėtė e fituam me gjak, nuk na e dhuroi askush ,dhe kėtė do ta mbrojmė'. Edhe kryetari i nėndegės sė LDK-sė pėr Shaple z.Skender Shehi, falėnderoi pėr ftesėn dhe rikujtoi, se shoqata humanitare medvegja, para disa viteve nė njė solemnitet tė rėndėsishėm, po nė tė njetėn sallė, ka pasur musafirė edhe tė ndjerin Mandelėn shqiptare Pjetėr Arbnorin. http://medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=792

Kjo shoqatė ka punuar dhe ėshtė duke punuar gjithnjė pėr humanitet dhe nė sfera tjera qė kėrkohet nga atdheu.Kemi qenė bashkė me Medvegjė, jemi dhe do tė jemi. Prandaj, sa kemi hise nė flamur, aq ka hise edhe Kosova Lindore'.Me disa fjalė, tė pranishmit i pėrshėndeti edhe veprimtari Murat Avdiu nga Tėrnoci i Kosovės Lindore, ku theksoi, se flamuri ynė kuq e zi, njė ditė do tė valojė i lirė edhe nė Medvegjė, Bujanoc, Preshevė, e Malci.

Me njė Shqipėri tė fortė, e me Kosovė tė pavarur do tė jemi edhe ne mė tė lirė, prandaj le tė jetė ky vit i fundit qė festohet pa pavarėsinė e Kosovės.Edhe mėsuesi zvicerian Ferderik Carron, i fascionuar me unitetin e shqiptarėve dhe me organizimin e medvegjasėve, me disa fjalė pėrshėndeti tė pranishmit dhe theksoi se ėshtė kėnaqėsi e veēantė kur sheh njė numėr kaq tė madh shqiptarėsh pėr tė festuar ditėn e flamurit dhe tė shtetėsisė sė Shqipėrisė. Kėta nxėnės shembullor tė shkollės plotėsuese shqipe dhe tė gjuhės franceze, mė gėzon pa masė, me dhuntinė natyrore qė kanė drejt atdheut.Kosova njė ditė shpresojmė se do tė jetė e pavarur dhe kam shumė fjalė tė mira pėr shqiptarėt kudo qė janė. Respekt dhe gėzuar ditėn e flamurit.Kryesia e shoqatės humanitare 'Medvegja', ambasadorin Elezi, kordinatorin e shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau z.Riza Demaj, pėrfaqėsuesi i AAK-sė pėr Zvicėr Bajram Mulaj, xhaxhai i dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut, z-Fazli Musliu, kordinatorin e nėndegės sė LDK-sė pėr zvicrėn franceze, z.Demė Xhaferin, veprimtarin Murat Avdiu, si dhe producentin Husaj dhe ekipin e TV Diaspora pėr Zvicėr dhe redaksinė e gazetės kombėtare 'Bota sot', iu ndau nga njė mirėnjohje respekti pėr kontributin e dhėnė kėsaj shoqate dhe Medvegjės nė pėrgjithėsi.Kėto mirėnjohje i ndau kryetari i shoqatės Z.Zenel Neziri,
Gjithashtu, pėrfaqėsuesi i AAK-sė z.Bajram Mulaj, nė emėr tė AAK-sė iu ndau njė libėr 'Haradinaj dhe Haga' kryetarit tė shoqatės humanitare 'Medvegja'.Me njė program tė pasur kulturo artistik, i udhėhequr nga shoqėria kulturoro artistike 'Medvegja' e formuar para katėr muajsh, dha njė program tė pasur me kėngė, recitime e valle, nga trevat e ndryshme tė atdheut, sa qė tė gjithė tė pranishmit u ndanė tė kėnaqur me programin e pėrgatitur.Nė fund tė gjithė tė pranishmit u ndanė tė kėnaqur nga mikėpritja dhe programi i Shoqėrisė kulturo artistike 'Medvegja' dhe mbetėn me shpresė se njė ditė do ta festojnė edhe pavarėsinė e Kosovės.


Per ta ruajtur Traditen kombetare Medvegjasit u organizuan mir ne perendim duke formu shoqata te ndryshem kulteturore e humanitare.

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Sofra prej Wed Dec 05, 2007 11:15 pm

Fatlum faleminderit pėr informacionet qė na i solle nė lidhje me aktivitetet e popullit nga Medvegj ....
Por Nėntori sot figuron vetėm nė histori, sepse politikajt aktual me turpin qė po e bėjnė sot e kanė nėpėrkėmbur nocionin popull, popullin i cili i lindi Nėntorėt, politikajt tanė aktual turpin qė e bėjnė sot e mbulojnė me lavdinė e Nėntorėve nė tė kaluarėn.
Sot vjen dhe shkonė Nėntori, nga politikajt aktual nuk pėrmendet as Medvegja, Presheva, Ēamėria dhe as shqiptarėt nėn robrin e malazezėve ... Nuk ngritet as zėri diku nė botė se Shqiptarėve nėn Maqedoni ju ndalua Flamuri e aq mė keq se u futė garda e Car Llazarit nė Maqedoni pak javė para 28 Nėntorit.
Andaj ta zėnė nė gojė Nėntorin politikanėt tanė aktual, si nė Kosovė poashtu edhe nė Shqipėri do tė thotė ta bėjnė mė tė theksuar mjerimin e tyre.
Qė ta bėjm Nėntorin, Nėntorė duhet qė e djeshmja tė jetė udhėzuese e sė sotmes.

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5248
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga fatlum prej Thu Dec 06, 2007 10:58 pm

Sofra ajo qfar ti thua me te vertet eshte e drejt

Une personalisht jam shum i kanqun qe se paku dikush si shoqata ne fjal merret me Bashkimin e shqipotareve ne ket rast ne Zvicerr.
Nuk duhet te harrojm aktivitetin humanitar te SHKH ,,Medvegja'' me seli ne Zvicer e cila ne kohrat me te veshtira i doli ball varferis ne Kosove duke i ndihmu shum famuilje te deshmoreve.

Perkunder asaj qe neve ne Medvegje edhe sod ne shekullin 21 na mohohet e Drejta e festimit te festes me te rendesishme kombetare 28 Nentori nga pushteti serb,jam i kanqun qe se paku dikun ne diaspor shqiptaret e kesaj komune jan organizue ne mas te madhe dhe festojn si gjith shqiptaret.

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Sofra prej Fri Dec 07, 2007 12:43 am

E di fatlum se dikur kam pėrcjell aktivitetet e pothuajse shumicės sė partove, lėvizjeve dhe shoqatave nė Zvicėr.
Ajo qė ti e thua ėshtė mė se e vėrtetė, tė gjitha kto gjėra ndodhėn pas viteve tė 90 -ta kur u shkatrrua globi Shqiptarė.

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5248
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga fatlum prej Tue Jan 22, 2008 4:08 pm

marr nga:http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139



Shqiptarėt e Medvegjės stoikė nėpėr shekuj


Shkruan:Selman REXHEPI

Gjatė dhe pas Lutftės sė Dytė Botėrore forcat partizano-ēetnike masakruan dhe ekzekutuan shumė shqiptar tė komunės se Medvegjės.Njė shqiptar i moshuar nga kjo komunė,me emrin Feriz Veseli,I lindur nė vitin 1915 nė fshatin Sfircė,i cili tani jeton nė Fushė-Kosovė,deklaron se nė vitin 1944 kėto forca i kanė rrėmbyer shumė shqiptarėdhe I kanė pushkatuar diku ne Serbi,nė Sllamnik tė Bojnikut.

Musli Rexhepi Rafuna nga fshati Tupallė,i cili jetoj 103 vjet,gjithmon e cekte se gjatė Luftės sė II botrore forcar serbe partizano-ēetnike,nė krye me komandantin e Batalionit tė dytė,tė stacionuar nė Sfircė,,Miloje Milojkoviq nga Gazdari i Medvegjės,kanė Dhėnė urdhėr qė shqiptarėt e rrėmbyer tė pushkatohen.

,,Me pranga nė duar,tė lidhur me zinxhirė dhe duke u rrahur me kondakė nėpėr oborrin tone,tė shtyr nga forcat ēetnike’’deklaron Mihane Ademi,njė grua e moshuar nga Sfirca.
‘’Atėher isha vetėm 15-vjeqare,kur e kam pare atė skenė tė tmerrshme.tė cilėn nuk kam mundur ta harroj kurrė,edhe pse tash jam 85 vjeqare.
ėshtė me se e sigurt se forcat ēetnike serbe ndėrmorėn kėtė aksion kundėr shqiptarve tė Sfircės dhe Gėrbacit,dhe fshatrave tjera tė Medvegjės,tė revoltuara nga humbjet nė njerėz qė pėsonin nė Kosovė ne pėrballje me trimat e Shaban Polluzhės dhe atdhetarve tjerė.Gjithashtu sipas burimeve tė sigurta dihet se kėta njerėz i dėrguan fillimishtė nė burgun e Leskocit ,ku i mbajtėn katėr ditė,ndėrsa mė pas me urdhrin e komandantėve ēetnikė Milivoje Simanoviq nga Pusta Reka dhe Miloje Milojkoviq nga Gazdari ,i pushkatuan diku,duke mbetur mister vendi i pushkatimit dhe varrimit sot e asaj dite.Nga kėto forca u vranė edhe shumė shqiptarė tjerė tė Medvegjės.
http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139
Shqiptarėt e vrarė dhe tė masakruar pėr tė cilėt kemi dėshmi tė sgurta,ndėr tė tjer janė:Halim Duli,Halit Duli(Vllezėr),Hafiz Vrapca,Avdil Vrapca,Ajet Veseli,Rexhė Veseli,Hamit Ademi,Sylė Xheledini,Arif Emini,Fazli Emini,Vesel Beha,Sherif Hajrullahu,Emin Abazi,Arif Abazi,Selim Abazi,Hajdin Behluli,Jashar Zejnullahu,Brahim Zejnullahu,Tahir Halimi,Rexhė Rexhepi,Shaban Salihu,Asllan Rexhepi bashk me djalin,Bajram Rama,Malė Murati,tre vllezrit Munishi,Sejdi Osmani,Hajriz Heset,Rexhė Mehmeti,Ajet Mehmeti,Mehmet Mehmeti,Ahmet Bajrami,Hatem Fazliu,Selman Hajdari,Tahir Syljemani,Myrt Zejnullahu e tjer.

Shpresojmė se nė tė ardhmen do tė ndriqohen tė gjithė emrat e tė ekzekutuarve tjerė,jemi duke punuar Intensivisht qė tė botohet libri me kėta emra sa mė parė.Kėta shqiptarė u kidnapuan me dhunė mė datėn 04 dhjetor 1944 ku ishte natė e Bajramit,kurse u ekzekutuan ne fshatin Sllamnik te Bojnikut dhe u varrosen ne varrezat masive.

Svetozar Vukmanoviq-Tempo i dėrguari special i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste te Jugosllavis nė nėntor tė vitit 1941,mban mbledhje nė Banjė tė Sajrinės ,ku merret vendim pėr tu likuiduar Zenel HAJDINI,Veli DEDI dhe Hajdar Gjemėn fetyrat mė emintente shqiptare tė kėtyre trojeve.

Zenel Hajdini vritet nė tradhti nga serboēetnikėt,Veli Dedi vazhdon rrugėn pėr nė Shqipėri,kurse Hajdar Xhema vazhdon rrugėn pėr nė Amerikė.

Pėrndryshe,nga Medvegja kanė dalė prore djem trima dhe burra tė mėdhenj.Nga Dedi i Medvegjės gjenerali me famė botrore,Veli Dedi pastaj heroi i popullit Zenel Hajdini,Vllezrit Xhema nga Tupalla qė kontribuan as shumė ne ShBA pėr qėshtjen e Kosovės,Akademik Idriz AJETI e tjer.

Nė njė rast kur mė 1946 Gjeneral Dedi kthehet nga lufta e Spanjės dhe i ben nje vizitė familjes,ai befasohet pėr tė mirė nga rezistenca dhe gatishmėria e burrave pėr ti mbrojtur trojet e tyre,ne veqanti nga sakrifica e Musli Rexhepi Rafuna me vėllezrit Sadriun,Sejdiun,Ademin,Halilin,Brahimin dhe Ajetin,pasi i falenderon pėr gjumin e qetė qė bėri nė vendlindje,ua ndanė nga njė medalje ushtarake dhe vazhdon pėr nė Shqipėri.


Musli Rexhapi RAFUNA

Nė dekadat e fundit,nga kėto tortura dhe nga burgu e maltretimet shumėvjeqare vdiqn edhe dy atdhetar tė mdhenjė tė qėshtjes shqiptare:Sadik Jashari dhe Dylber Beka
,i pari i mbajti 13 vjet burg ne Foēė,ndėrsa i dyti i burgosur politik nėpėr kazamatet serbe.Nė vitin 1991,edhe autori i kėti shkrimi ishte keqtrajtuar nė mėnyrėn mė brutale nga inspektori Miqa Jankoviq,duke i shkaktuar regjim 10-vjeqar shtrat,pas dhunės dhe trajtimit qė e bėn madje edhe mantel bardhėt nė spitalin e Leskovcit.Kjo dhunė dhe kėto reprezalje patjetėr se i lindėn edhe dy trima e pa epur tė UēK-sė nė Kosovė Dėshmorėt e kombit Florim Rushiti-Kingji dhe Hashim Hajdinin.
Pas lutės dhe ēlirimit tė Kosovės mė 1999,nė komunėn e Medvegjės u stacionuan ushtria dhe policia serbe,me tė njejtin program dhe skenar si ai i viteve te pasluftės se dytė botrore.Derrat serbė,sipas dėshmitarve okular,me mish derri e kanė festuar humbjen ne Kosovė dhe nė hotelin,,Gejzer'' Banjė tė Sjarinės.Eshtė e sigurtė se nė darkėn e turpit kanė marrė pjes kryeētnikėt Pavkoviq e Ojdaniq,tė njohur ne opinionin e gjerė,pastaj kryeētniku komunal,atėher ish kryetar i KK te Medvegjės Zhika Pavloviq,komandantėt e policis nga Beogradi,Nishi,Kragujevci,Leskoci,Lebana,Bojniku,M edvegja e tje.Dhe qėllimi i takimit ishte pėrpilimi i strategjis sė pėrzenies sė shqiptarėve nga trojet e veta stėrgjyshore gjė tė cilėn pėr fat tė keq,edhe e realizuan,pėrkundėr luftės dhe rezistencės qė e zhvilloi pas kėsaj UēPMB-ja.Kjo,pa dyshim se u arrit me ndihmėn e vasalėve dhe bashkpuntorve serb,si dhe tė bashkesisė ndėrkombėtare,e cila kėtė pjes tė trojeve shqiptare dhe kėta njerz i trajtoi dhe vazhdon t'i trajtojė si monedhė pėr kusuritje. http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139
Por,si do qė te jetė,si do qė tė zgjidhet fati i tė gjitha trojeve shqiptare kudo ne Ballkan,edhe Shqiptarėt e Medvegjės e kanė tanimė vetėdijen e fort se nga vendlindja e tyre janė privuar vetėm pėrkohsisht dhe se vetėm atje di ta bėjnė gjumin e qetė dhe tė ėmbėl.

(Autori ėshtė veprimtar dhe i zhvendosur nga Tupalla e Medvegjės me dhunė dhe represion serbosllav
)

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Pėrshėndetje tė sinqerta

Mesazh nga fatlum prej Thu Mar 06, 2008 12:14 am

fla Edhe nje her shpreh Urimin tim gjith popullit shqiptar me rastne pavarsis se KOSOVES

Nje video per medvegjen ndoshta i intereson ndokujt:

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Euridika prej Thu Mar 06, 2008 1:04 am

Ju falemnderit per keto te dhena dhe pamje qe po sjellni , sepse jane vertete me interes
nderime

Euridika
Moderator
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 1264
Anėtarėsuar : 11 Nov 2007
Location : Kosovė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Sofra prej Thu Mar 06, 2008 2:18 am

Fatlum tė falėnderojė pėr kėto shkrime , foto dhe inēizimin pėr Medvegjen.
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5248
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Beton prej Thu Mar 06, 2008 2:22 am

Mbetesh i shum po shume i respektuar fatlum nga une,per gjithe kohen qe mere e pasuron kete teme,si dhe e verteta qendron, personlishte shume ka mesuar nga kjo teme per Medvegjen .RESPEKT
Me mire vdekje nese jo bashkim !

Beton
Admin
Admin

Mesazhe : 4932
Anėtarėsuar : 09 Sep 2007
Location : Zvicėr

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga fatlum prej Thu Mar 06, 2008 9:55 pm

Qe edhe nje video e njejta keng e kendon tjeter kush dhe eshte shum me e zgjeruar.Qellimi yn kryesor eshte qe sa me shum shqiptaret te njihen me nje vend qe ishte dhe do jet shpresojm toke shqiptare .Medvegja deri ne vitin 1912 ishte pjes e Vilajetit te Kosoves.

Ju falenderoj per komentet

http://www.youtube.com/watch?v=NZDhhuMfUVc

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Pershendetje

Mesazh nga fatlum prej Mon Mar 24, 2008 10:50 pm

Ja dhe nje Artikull qė e hasa ne nje web:

I vihet zjarri njė shtėpie nė Sijarinė,Medvegjė



Medvegjė/Tupallė/Sijarinė mars 2008 (Medvegja.info)



Nė orėt e vona tė sė martes tė dates 11 mars 2008 i ėshtė vėn zjarri shtėpis sė Bajram Zeqiroviq nė fshatin Sijarinė komuna e Medvegjės.Sipas dėshmitarve okular zjarrin e kishin vėn dy serbe tė,,dehur’’ te cilėt mė pas jan kap nga policia lokale dhe rasti ka kaluar nė Gjykaten Komunale.



Pėrveq dėmeve materiale tė konsiderushme viktima nė njerz apo tė lėnduar nuk ka,pasi qė familja Zeqiri nė momentin e aksidentit nuk ndodhej nė shtėpi.



Nga ana tjetėr ditėn e enjte tė dates 13 mars rreth ores 12 nė mes ditė organizuar nga veteranėt e luftės dhe rezervistet u mbajt njė protest kundėr pavarsis sė Kosovės.Ndonse nė protest morėn pjes rreth 70 serbe,forcat e shtuara tė policis vreheshin ne qdo kėnd tė qytetit madje ata kishin formuar njė kordon policor para hyrjes kryesore tė Kuvendit Komunal tė Medvegjės.Protesta karakterizohej me flamuj serb si dhe me brohoritma ,,Kosovo je srbija,Kosovo nije na prodaji-Kosova ėshtė serbi,Kosova nuk ėshtė nė shitje’’Protesta e serbeve filloj para objektit tė KK Medvegjė pėr tė pėrfunduar pas njė ore nė Shtėpin e Kulturės.Protesta kaloj e qet dhe pa as njė incident.



Po tė enjtėn nė orėt e vona disa persona tė pa identifikuar ende, nė fshatin Tupallė fshat ky i banuar vetum me shqiptar kishin vendosur pllakate me mbishkrime nacionaliste serbe.Pllakatat ishin vendos nė stacionin e autobusit, ndėrkaq pėrveq flamurit serbe nė to qendronin edhe mbishkrimet ,, KOSOVO,NIJE NA PRODAJI’’ ,,Kosova nuk ėshtė nė shitje’’.Kėto provokime ndėr etnike padyshim se kan shkaktu edhe frustimin e popullatės shqiptare tė Medvegjės,si dhe ngjallen nė popull njė pasiguri tė madhe politike.Pllakatat u larguan dhe shqyen me njė nervocizėm tė madh nga nxėnėsit e shkollės fillore ,,Zenel HAJDINI’’ nė Tupallė ditėn e nesėrme.


Pėrgaditi:A .A
Legjenda: Medvegja.info

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Euridika prej Tue Mar 25, 2008 1:15 am

Fatlumi, me duhet te te falenderoj edhe njehere per keto informata qe po n'a i sjell ketu ne forum e n'a e mundeson qe te jemi me te informuar per gjendjen ne Medvegjė .Me vje keq shume per keto raste qe paskan ndodhe (tashme shume te njohura per neve ) por po ashtu me duhet te them se duhet te behemi te forte dhe te patrembur (ashtu si edhe besoj qe jeni/mi)perpara akteve te tilla tipike te tyre-serbve .
Une besoj ne lirine e t'gjithė populit shqiptar , besoj shume se nje dite do te jemi i gjithe kombi i bashkuar ashtu si e krijoi dhe ashtu si e do edhe vetė Zoti .
E rendesishme eshte te qendrojme ne trojet t'tona perkunder veshtiresive , te punojme aq sa na jepet mundesia e sidomos te mos rreshtim se besuari dhe punuar per dite me te mira ,sepse do te vijne gjithsesi .

Informacionet qe n'a i sjell per cdo ngjarje ēofshin te kesaj natyre ( te dhimbshme qe te revoltojne pa mase) ,ēofshin ngjarje kulturore , aktivitete te ndryshme per popullaten e asaj ane, per neve jane shume me interes sepse ne media shume pak informohemi ..shume pak .

nderime

Euridika
Moderator
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 1264
Anėtarėsuar : 11 Nov 2007
Location : Kosovė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga fatlum prej Wed Mar 26, 2008 3:39 pm

Ja edhe nje artikull qe ka te bej me Akademikun e Shquar shqiptar te Medvegjes Idriz Ajetin.Besoj qe eshte me interes...


Nė Prishtinė u shfaq filmi dokumentar kushtuar Akademik Idriz Ajetit

Prishtinė 25 mars 2008(MedvegjaOnline.Com)

"Klasiku i fundit" titullohet filmi dokumentar, i cili i kushtohet akademikut
shqiptar tė Medvegjės Idriz Ajetit
, u shfaq sot nė kinemanė ABC nė Prishtinė. Realizuar nga regjisori Halil Kamberi "Klasiku i fundit",ėshtė prodhim i televizionit publik shqiptar,ku prezantohet veprimtaria dhe kontributi i akademik Idriz Ajetit pėr gjuhėn shqipe.Fillimisht filmi dokumentae ishte shfaq ne Televizionin Publik Shqiptar.

Regjisori i filmit, Halil Kamberi dhe ekipi qė ka punuar nė realizimin e tij, vlerėsojnė se ka qenė moment i rėndėsishėm ideja pėr njė film tė tillė pėrmes tė cilit do tė hidhej mė shumė dritė mbi jetėn dhe punėn e palodhshme tė Akademik Idriz Ajetit.

Akademik Idriz Ajeti ėshtė marrė me hulumtimin shkencor tė dialekteve nga
pikėpamja diakronike, pastaj trajtimin e dokumenteve tė moēme gjuhėsore tė shkruara me alfabetin arabo-turk dhe studimin e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe. Ajeti ka trajtuar edhe ēėshtje tė gjuhės sė sotme shqipe.



[img(200,289)]file:///C:/DOCUME%7E1/ADMINI%7E1/LOCALS%7E1/Temp/msohtml1/01/clip_image001.jpg[/img]


Akademik
Idriz AJETI






Idriz Ajeti ėshtė njė prej rilindėsve tė fundit, i cili pėrmes studimeve tė shumta prej disa dekadash, dha kontribut tė ēmuar pėr gjuhėsinė shqipe.
Kėshtu e vlerėsojnė figurėn e tij filologėt e shumtė, bashkėpunėtorėt e
studentėt e tij.



Nė vitin1962 pas themelimit tė Fakultetit Filozofik themeloi revisten shkencore metitull,,Gjurmime Albanologjike’’

Vlen tė theksohet se Akademik Idriz Ajeti u lind me 26 qershor 1917 ne TUPALLė tė Medvegjės .Shkollen fillore e kreu ne Tupalle,Sjarine(afer Xhamis shkolla e vjeter) dhe ne Banje te Sjarines,ndėrkaq tė mesmen me sygjerim tė Zenel HAJDINIT e pėrfundoi nė Medresen e Madhe te
Shkupi
t nė vitin 1938.
Po atėvit u regjistrua nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Zagrebit – nėDegėn e romanistikės.Studimet pėr dy vite radhazi i vazhdon nė Itali,studimet imbaroi pas luftės, nė vitin 1949 nė Fakultetin e Filozofisė tė Beogradit.

Pėr njė kohė punoj si profesor nė Gjimnazin e Prishtinės,qė nga viti 1968 ishte profesor ordinar nė Degėn e Gjuhės dheLetėrsis Shqipe nė Fakultetin Filologjik. Gjatėvitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, pastaj nga viti1971-73, dekan i FakultetitFilozofik, nė vitet 1973-75 rektor i
Universitetit tė Prishtinės, ndėrkaq nė vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 drejtoi Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.


Nga viti1994 nė Akademin e Arteve dhe Shkencave tė Kosovės ėshtė kryeredaktor i revististės Shkencore ,,STUDIMI’’





Pas zgjedhjeve paralele t vitit 1998 pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės, zgjidhet kryetar i parė i tij nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės Nė vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Kosovės i ka botuar veprėn e plotė nė pesė vėllime.Ishte antar i delegacionit tė Kosovės nė Rambuje nė vitin 1999.


Pėr kontributin e madhė qe dha ne fusha tė ndryshme ai u dekorua me disa qmime ndėr tė cilėt edhe Shpėrblimi i 7 Korrikut dhe ai i KAĒKJ. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, ndėrsa me rastin e 90-vjetorit tė lindjes, Presidenti i Republikes se Kosovės Dr.Fatmir Sejdiu e dekoroi me Ēmimin Presidencial pėr Studiues.



Akademik Idriz Ajeti aktualisht punon si kryeredaktor i revistes shkencore ,,STUDIMI'' si dhe eshte ne perpunim te disa titujve tjer shkencore.



Pėrmbledhjen e
pregaditi B.U

fatlum
anėtar
anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 137
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007
Location : Prishtina/MEdvEgJė

Mbrapsht nė krye Goto down

HISTORI E SHKURTER E TE ARDHURVE NE KOMUNEN E MEDVEGJES

Mesazh nga ficam prej Sat May 03, 2008 12:24 am




Nga aspekti i origjinės dhe prejardhjes sė shqipėtarėve, komunėn e Medvegjės e karakterizon njė strukturė johomogjene e popullatės. Njė pjesė e madhe e banorėve tė kėtyre trevave ka prejardhje nga viset e Toplicės dhe Jabllanicės sė Poshtme.
Gjatė dimrit tė madh tė viteve 1877/78 shteti serb duke nuhatur si tė favorshme situatėn pas dobėsimit tė ndikimit tė Perandorisė Turke nė kėto treva, vuri nė lėvizje tė gjithė mekanizmat e dhunės drejt pėrmbushjes sė aspiratave tė politikės okupuese serbe tė parapara nė projektin e "Naqertanjės" tė vitit 1844.. Ky plan i Garashaninit kishte pėr qėllim pastrimin nga elementi etnik shqipėtar tė trevave tė Toplices, Jabllanicės sė poshtme,Rrethit tė Vranės e tė Leskocit duke pėrfshirė edhe qytezat dhe qytetet si Kurshumlia, Prokupla, Bojniku,Lebana,Leskoci,Vraja,Nishi etj.
Dhuna karakterizohej me vrasje nė masė, pėrzėnje nga shtėpitė, plaqkitjen e gjithė pasurisė sė fshatarėve dhe vurjen e flakės sė ēdo gjėje qė siguronte existencėn e tyre. Dimri dhe bora e madhe e shumėfishuan numrin e viktimave. Kolona tė tėra fshatarėsh lėvizin nė drejtim tė Kosovės. Rrugės hordhitė serbe i sulmonin dhe ua plaqkitnin edhe ato pak gjera qė kishin arritur ti merrnin me vete. Situata e tė ikurve ishte dramatike. Kishte raste kur kolona qė vinin prapa hasnin nė fėmijė tė mbetur nė borė pranė nėnave tė cilat tani mė kishin vdekur. Nė kėtė rrugėtim tė dhunshėm dhe tė pashpresė shumė familje humbėn tė gjitha gjurmėt nga tė afėrmit e tyre tė cilėt nuk i gjetėn mė kurrė. Drejtimi i kesaj lėvizje ishte Kosova, Shqipėria, Maqedonia por njė numėr shumė i madh i tyre shkoi deri nė Anadollinė e largėt. Shpesh u dėgjua nga goja e kėtyre tė ikurve tė thonin "Pasi u detyruam t'i lėshojmė vatrat tona, atėher sa mė larg serbit"
Fshatrat e Jabllanicės sė Epėrme ishin tė populluara nė shumicė me elementin shqipėtar; Pikėrisht nė kėto vendbanime shumė nga kėta tė ikur gjetėn strehim dhe mikėpritje prej nga nuk u larguan mė kurrė. Kėshtu sot pas 130 vitesh duke u falėnderuar toponimeve tė marra nga viset ku u shpėrngulėn, me lehtėsi i dallojmė kėta muhaxhirė (tė ardhur).
Kėtu psh. mund t'i pėrmendim "RADECET" "RAFUNET" "CERNAVORRET" "RADINOCET" "VRANOCET" "TERSTENET" "BOJNIKET" "SHILLOVET"etj.
Kishte poashtu vendas tė cilėt lėvizėn drejt Kosovės duke braktisur nė tėrėsi disa fshatra tė Jabllanicės sė Epėrme tė cilat deri nė kėtė kohė ishin nė shumicė tė banuara nga shqiptarėt. Pjesa dėrmuese e kėsaj popullate ėshtė vendosur nė Kosove dhe sot identifikohen sipas emėrtimit tė bartur prej andej nga ku u shpėrngulėn. Tė tillėt i gjejmė psh. me mbiemėr Borovci, Retkoceri,Stublla,Kapiti,Gjakli etj.
Sot kėto fshatra janė nė tėrėsi tė banuara nga serbėt.
Ishte kjo njė pjesė e zymėt e historisė sonė ku shqipėtarėve iu mor njė teritor i pėrafėrt me ate tė Kosovės sė sotme. Epshet sėrbomėdha u ngopėn edhe me vendimet qė pasuan nė instancat Evropiane tė kohės tė cilat jo qė nuk dashtėn ta detyrojnė shtetin serb tė liroj tokat e okupuara tė shqipėtarėve dhe tė lejojė kthimin nė vatrat e tyre, por ia njohu edhe Kosovėn si pjesė tė saj.
Njė kapitull i kėsaj historie tė dhimbshme u pėrmbyll me pavarėsimin e Kosovės, ku pėrfundimisht iu ndal hovi ekspansionizmit serb drejt tokave shqipėtare nė dėm tė tė cilave nuk pushoi sė lėvizuri kufiri gjatė dy shekujve tė kaluar.

ficam
Pėrjashtuar
Pėrjashtuar

Mesazhe : 32
Anėtarėsuar : 01 May 2008

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ē'dimė pėr Medvegjėn

Mesazh nga Sofra prej Sat May 03, 2008 4:07 am

SHQIPĖRIA ETNIKE

Nga Tomorr TOPLICA

TOPLICA DHE SANXHAKU

.


TOPLICA

Kjo krahinė shqiptare ėshtė pjesa mė veriore e Shqipėrisė Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja nė jug dhe pėrfundon te Molla e Kuqe afėr Nishit nė veri. Nė kohėn e sundimit turk krahina e Toplicės ka qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės me emrin Sanxhaku i Toplicės (Nishit).

Ēlirimi i viseve tė Pashallakut tė Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e drejtė legjitime e popullit serb. Mirėpo, nė anėn tjetėr, pushteti serb largoi popullsinė joserbe nga ato treva. Kėshtu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri nė vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicės dhe nga Lugina e Moravės rreth 150.000 banorė shqiptarė. Regjimet e dinastisė sė Obrenoviēve (1817-1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptareve e boshnjakėve edhe gjat viteve 30-tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik tė trojeve shqiptare.

Nė frymėn e kėsaj politike, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptar dhe boshnjak, qė kapet ne territorin e Serbisė, tė goditet me nga 25 tė rėna me shkop! Ndėrsa me 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr tė djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb mė 1856, me marrėveshjen e Paqes sė Parisit, kishte fituar njėfarė tė drejte qė t'i largojė tė gjithė shqiptarėt nga qytetet e Shumadisė, si dhe nga Hercegovina.

Mė 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrė ligjin pėr kolonizimin e vendeve tė pushtuara. Me atė ligj territoret, tė cilėt i posedonin shqiptarėt, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjėherė pas Kongresit tė Berlinit, me njohjen e Serbisė si shtet nga ky kongres.

Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX qenė te vendosur nė shumicėn e qyteteve, qytezave dhe fshatrave tė Qarkut (Kazasė) tė Nishit, tė Qarkut tė Vranjės, tė Qarkut tė Pirotit. Banorė shqiptarė kishte edhe nė vendet tjera, sidomos nė qytete, si p.sh. nė: Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc, Kralevė e deri nė Beograd.

Rreth 350 000 shqiptarėt vendas tė Sanxhakut tė Toplicės u dėbuan me dhunė ushtarako-policore nga mbretėria serbe e Obrenoviēėve gjatė luftės ruso-turke nė vitet 70-tė tė shek.XIX. Nė atė kohė u bė njė gjenocid dhe pastrim etnik total i kėsaj krahine shqiptare, kur janė vrarė e masakruar reth 70 000 shqiptarė, tė cilėt banonin nė afro 700 fshatra e qytete shqiptare tė Sanxhakut tė Toplicės. Me qėllime kriminale tė spastrimit etnik, janė zbrazur trojet me shumicė shqiptare tė Jagodinės, Kosanicės, Pirotit, Quprisė, Pllanės, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicės, Vranjės, Pėrkupės, Kurshumlisė,… etj. Popullsia e shpėrngulur shqiptare, qė i shpėtoi plumbit dhe bajonetės serbe, u vendos nė jug tė trojeve shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni.

Nė fillim tė vitit 1878 situata nė frontin e luftės ruso-turke u pėrmbys plotėsisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritė ruse filluan tė pėrparonin me shpejtėsi nė drejtim tė jugut, pa ndeshur ndonjė rezistencė serioze nga ana e ushtrive osmane. Mė 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, mė 18 janar Edrenenė dhe mė 28 janar arritėn nė fshatin Shėn-Stefan, nė periferi tė Stambollit. Nga paniku qė e pushtoi Perandorinė Osmane, pėrfituan ushtritė serbe, tė cilat marshuan pa vėshtirėsi drejt Toplicės nė Vilajetin e Kosovės dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Pėrkupėn, Kurshumlinė, Vranjėn dhe nė fund tė janarit arritėn nė Gjilan. Po ashtu, ushtritė malazeze pushtuan mė 10 janar Tivarin, mė 19 janar Ulqinin dhe njė javė mė vonė dolėn nė brigjet e liqenit tė Shkodrės e tė lumit tė Bunės.

Nga njė ēėshtje territori, sot Krahina e Toplicės ėshtė shndėrruar nė njė ēėshtje "pronash" nga disa politikanė, historianė e publicistė, tė cilėt nuk kanė bosht kurrizor kombėtar. Kėta pseudopatriotė mjaftohen qė Serbia t'ua paguaj dėmshpėrblimin dhe ēmimin e pronave ish-pronarėve shqiptarė dhe ēėshtja tė mbyllet me kaq.

Por, ata harrojnė se prona ėshtė e shenjtė, ajo duhet t'i kthehet pronarit, qė ai vetė pastaj tė vendosė a do ta shesė apo jo. Pastaj, tė gjithė Shqiptarėt duhet ta dinė se Toplica as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetėm trashėgohet nga zotėrinjtė e saj - Shqiptarėt. Shqiptarėt e Toplicės duhet tė kthehen nė vendlindjen e tyre dhe nė pronat e tyre. Toplica ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė krahinė shqiptare, pjesė integrale dhe sovrane e Shqipėrisė Etnike.


SANXHAKU

Sanxhaku ėshtė krahina mė veri-perėndimore e Shqipėrisė Etnike. Serbia ėshtė pėrpjekur vazhdimisht ta mbuloj me njė harresė publike gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka njė sipėrfaqe prej 8.686 km2 dhe njė popullsi prej 530 000 banorėsh, nga tė cilėt 67 pėrqind janė boshnjakė (prej tė cilėve gjysma janė shqiptarė tė asimiluar qė ende belbėzojnė shqip) dhe tė tjerėt serbė, malazezė, shqiptarė etj. Krahina ėshtė e ndarė ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi (2/3 e territorit nėn Serbi dhe 1/3 e saj nėn Mal tė Zi). Diskriminimi i thellė qė i ėshtė bėrė dhe po i bėhet popullsisė joserbo-malazeze tė Sanxhakut, e ka shtyrė atė qė shpesh tė protestojė hapur, duke kėrkuar tė drejtat dhe liritė e veta kombėtare.

Nė tetor tė vitit 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė Referendum popullor, ku ėshtė votuar pėr Autonominė politike dhe territoriale, me tė drejtė bashkimi me Shtetin e Kosovės, ku 98 % e votuesve votuan pėr Referendumin.

Udhėheqėsit politik i kanė pėrcaktuar qartė kufinjtė e Sanxhakut dhe harta e tij ėshtė shpėrndarė nėpėr tė gjitha institucionet ndėrkombėtare qė nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e deri te qeveritė e tė gjitha vendeve me peshė nė skenėn ndėrkombėtare.

Qė nė fillimet e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sanxhakasit u deklaruan pėr shkėputje nga Sėrbia dhe Mali i Zi dhe pėr bashkim ose me Kosovėn, ose me Bosnjen. Por vitet qė pasuan, Sanxhakun mė tepėr e larguan nga Kosova dhe shqiptarėt dhe mė shumė e afruan me Bosnjėn dhe boshnjakėt, pėr arsye se shqiptarėt e robėruar i kanė hallet e veta, kurse Shqipėria londineze nuk ėshtė nė gjendje tė pėrkrahė e tė ndihmojė sa duhet Shqiptarėt e jo mė Sanxhakasit.

Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur nė katarzin e luftės, u tregua mė e shkathėt se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjė e mė tepėr Sanxhaku po del nė skenėn politike si faktor qė mė shumė i pėrket ēėshtjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithė ambasadat boshnjake nėpėr botė kanė marrė pėrsipėr afirmimin e ēėshtjes sė Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan njė rol tė rėndėsishėm edhe nė vetė Bosnjen. Luftėtarėt mė tė shkathėt dhe komandantėt mė tė shquar nė ushtrinė boshnjake janė pikėrisht sanxhakasit.

Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjė faktor tė rėndėsishėm ekonomik, siē paraqet Kosova, por ai ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė aspektin gjeopolitike e gjeostrategjik. Aktualisht, territoret e Bosnjės, me pėrjashtim tė qytetit tė Gorazhdės, i cili ėshtė nėn mbrojtje tė OKB-sė, nuk kanė dalje nė Sanxhak. Njė ndėr qėllimet prioritare boshnjake, sipas udhėheqėsve tė tyre ushtarakė, ėshtė shpėrthimi nė kėtė drejtim dhe dalja nė Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufinjve republikanė tė Serbisė do tė nxiste reaksione zinxhirore nė vetė Serbinė dhe Malin e Zi, gjė qė do t'u lehtėsonte punė boshnjakėve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si tė mbetet jashtė kėtyre operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili, nė fund tė fundit, ėshtė pjesė integrale e territoriale e saj. Shqipėria dhe Shqiptarėt duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr ēdo rrethanė tė re, qė mund tė krijohet nė tė ardhmen, qė t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina mė veriore etnike e saj. Sanxhaku ėshtė njė "bombė me sahat", e cila herėdokur do t'i shpėrthejė Serbisė shoviniste nė dorė e nė fytyrė dhe do ta plandosė pėr tokė.

Kėrkesa e sanxhakasve pėr Autonomi bazohet nė tė drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenė rajon autonom qė nė kohėn e Kongresit tė Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht mė 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi Autonominė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atė Krahinė Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi kėtė tė drejė dhe madje administrativisht e ndau nė dy pjesė, duke ia aneksuar njė pjesė Serbisė dhe njė pjesė Malit tė Zi.

Populli i Sanxhakut asnjėherė nuk ka hequr dorė nga e drejta e tij pėr Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetėvendosje, prandaj edhe nė shtator tė vitit 2006 prfaqėsuesit e katėr partive politike dhe tė 9 organizatave joqeveritare tė Sanxhakut nėnshkruan njė Deklaratė tė pėrbashkėt, ku kėrkojnė qė tė zgjidhet statusi i boshnjakve nė Serbi dhe qė Sanxhaku tė jetė njė krahinė Autonome Vetadministrative. Ato i kėrkojnė qeverisė serbe qė ajo tė zbatojė mė parė tė drejtat dhe Autonominė e Sanxhakut nė Serbi, pėrpara se tė kėrkojė "autonomi" pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt janė tre herė mė pak nė numėr se popullsia josllave e Sanxhakut.

Fillimisht krahina e ndarė mė dysh e Sanxhakut ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi duhet qė tė bashkohet dhe tė shpallė Krahinėn Autonome tė Sanxhakut, qė pastaj populli i Sanxhakut tė vendosė vetė se me cilin shtet fqinj don tė bashkohet: me Kosovėn apo me Bosnjėn.

Pėrndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenė dhe mbetet krahinė integrale e Shqipėrisė Etnike.
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin
Admin

Mesazhe : 5248
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Faqja 2 e 5 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi