E pash te nevojshme qe ky artikull te jet te Bashkimi Kombetar, e kam huazuar me leje nga Medvegja.net. Fotoreportazh nga Akademia Pėrkujtimore pėr Dėshmorėt e Kombit Florim Rushiti - Kingji dhe Hashim Hajdini
Fushė-Kosovė, 26 maj 2009 (medvegja.net)E diela e parafundit e majit tė sivjetmė ishte e veēantė pėr shqiptarėt e Medvegjės, ngase me njė akademi pėrkujtimore u pėrkujtuan dy Dėshmorėt e Kombit, tė rėnė mė 1999 nė luftėn e UĒK-sė, Florim Rushiti - Kingji dhe Hashim Hajdini, gjatė sė cilės pati lot pikėllimi, por njėkohėsisht edhe krenarie dhe mburrjeje kombėtare. Pėr kėtė ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme dhe gjithēka filloi e pėrfundoi siē ishte planifikuar. Pėr tė qenė kėshtu, 5-6 ditė mė parė ishte zgjedhur Kėshilli Organizativ, i cili me pėrpikėri i kreu tė gjitha detyrat e parashtruara, nė kėtė pėrbėrje: (Abaz Kadriu, kryetar; Jonuz Fetahu, Burim Uka, Riza Sadiku, Ajet Dalipi, Hamzi Arifi, Selman Rexhepi, Fitim Avdili, Zymer Ismajli dhe Behlul Hajdini).
Nė kohėn e caktuar, saktėsisht nė orėn 11.00, tė gjitha rrugėt e Fushė-Kosovės e kishin vetėm njė drejtim, Shtėpinė e Kulturės, ku ishte organizuar gjithēka pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt me praninė e tyre e nderuan veprėn e kėtyre dy dėshmorėve, ndėr tė cilėt duhet veēuar edhe praninė e zėvendėsambasadorit tė Shqipėrisė nė Republikėn e Kosovės, z. Xhevat Mustafa dhe Ferid Aganin, kryetar i Partisė sė Drejtėsisė,Rexhep Abazin kryetar i LDI-sė,Lulzim Ibishin nga OVL-UĒPMB-sė.
Ferid Agani,Rexhep Abazi,Lulzim Ibishi,Labinot KrasniqiFillimisht u ekzekutua Himni Kombėtar, ndėrsa mė pastaj, nė nderim tė veprės sė kėtyre dėshmorėve dhe tė gjithė atyre qė e dhanė jetėn pėr lirinė e Kosovės dhe tė trojeve tjera shqiptare, u mbajt njė minutė heshtje. Konferencier i shkėlqyeshėm dhe me gjakftohtėsi tė veēantė ishte i riu Burim Uka, i cili kontribuoi qė Akademia tė ketė rrjedhė tė njė formati mirė tė organizuar.
Nė fjalėn e rastit pėr jetėn dhe veprėn e kėtyre dy dėshmorėve Medvegjas foli Jonuz Fetahu, i cili, ndėr tė tjera theksoi:
Florimi lindi nė pranverė, nė pranverė e veshi uniformėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe po nė pranverė ra nė fushėn e nderit. Pranverėn ai e llogariste liri, sepse edhe emri i tij jo rastėsisht kishte kuptim floriri. Ai sapo i kishte mbushur njėzet pranvera, kur u bė kurban i njė pranvere tė madhe, i njė pranvere gjithėshqiptare me emrin Liri. Ra nė malet e Pashtrikut, nė ndihmė e sipėr shokut tė plagosur, mė 26 maj 1999. Rrugės sė tij shkoi edhe i vėllai, Lulėzimi, i cili gjithashtu e shfrytėzoi rastin qė ia ofroi Atdheu - e veshi uniformėn e UĒK-sė. Me rėnien e Florimit, ai mbeti pa njėrin krah, por u bė mė i pasur pėr njė dėshmor, pėr njė flori qė e deshi Atdheu, qė mbeti i skalitur nė themelet e sė tashmes dhe tė sė ardhmes. Mė pas, duke e pėrshkruar figurėn e Hashim Hajdinit, ai tha: Hashimi i pėrgjigjet zjarrit me zjarr, plumbave me plumba, luftės me luftė. Njė i vetėm pėrballė njė morie tė tėrė vrastare. Horrat gjakatarė natėn i tėrheqin viktimat e veta nga plumbat e Hashimit, e dikur vonė njė plumb armik arrin ta plagosė edhe atė, kurse nėna i vritet, por ai edhe nė atė gjendje vazhdon tu qėndrojė pranė edhe mė tutje prindėrve tė tij. Tė nesėrmen lufta fillon sėrish, diku kah ora dhjetė e mėngjesit, e cila zgjat deri rreth orės 15.00 tė pasdites. Tani edhe mė e rreptė dhe mė e egėr. Tė shtėnat nga brendia e shtėpisė nuk pushojnė deri nė frymėn e fundit, deri atėherė kur gjithēka bėhet rrafsh me tokė nga arsenali tepėr i rėndė, qė nėnkupton se brenda flijohet edhe dėshmori ynė, bashkė me tė dy prindėrit, jeta e tė cilėve u shpagua shumėfish mė shtrenjtė. Ajo natė ishte e kobshme edhe pėr shumė qytetarė tjerė tė Fushė-Kosovės, ndėr tė cilėt martirė lirie bėhen edhe rreth 40 bashkėvendės tanė tė tjerė.
z.Jonuz Fetahu Nė akademi gjithashtu u tha se pėr lirinė e Kosovės dhe tė trojeve tjera shqiptare ndodhėn shumė beteja, shumė sakrifica, shumė tortura, viktima e vrasje tė tė gjitha llojeve. Njė fjalė tė shkurtėr pėr medvegjasit qė u bėn theror lirie nė forma tė ndryshme e paraqiti zotėri Ajet Dalipi, i cili e lexoi edhe njė regjistėr me mbi 40 tė rėnė nga Komuna e Medvegjės, shumica nė Fushė-Kosovė, por edhe gjetkė nėpėr Kosovė.
Zėvendėsambasadori i Shqipėrisė nė Republikėn e Kosovės, z. Xhevat Mustafa, duke e nderuar veprėn e kėtyre dy dėshmorėve, tha se ata janė bij jo vetėm tė Medvegjės e tė Kosovės Lindore, por tė tėrė shqiptarisė, ngase ata i kaluan pėrmasat lokale tė kufijve.
z. Xhevat MustafaNdėrkaq Ferid Agani, kryetar i Partisė sė Drejtėsisė,,shpreh falenderimin pėr mundsin qė mė dhat ti shpreh ndjenjat e thella pėr kėta deshmore, dhasht Zoti i Madhėrishėm qė tė jemi nė nivel tė detyrave qė kėta dėshmor i vun para neve ai e ēmoi si tė pashembullt heroizmin e tyre, duke theksuar se me ta duhet tė mburret, jo vetėm familja, por ēdo shqiptar me ndjenja kombėtare dhe atdhetare.
z.Ferid AganiEmocionues ishte nė veēanti momenti kur nė skenė doli Lulzim Rushiti, i vėllai i dėshmorit Florim Rushiti, i cili tha: Duke ju falėnderuar nga zemra pėr kėtė organizim vėrtet madhėshtor qė ia kushtoni vėllait tim, Florimit, ju bėni qė unė dhe familja ime tė ndihemi mė lehtė dhe mė mirė, por edhe mė krenarė qė e patėm njė vėlla dhe djalė trim me tė cilin mburret i tėrė kombi shqiptar, sepse ai e fali gjėnė mė tė shtrenjtė nė moshėn mė tė mirė - jetėn.Nderimin qė ia bėni atij, ia bėni vetes, ua bėni trojeve shqiptare, Medvegjės dhe tėrė Kosovės. Njė fjalė gjithashtu emocionuese e tha edhe motra e dėshmorit Hashim Hajdini, zonja Hatixhe Hajdini.
Mė pas, u vazhdua me njė program tė shkurtėr artistik. Pėr fillim, imazhe tė skenave tė luftės dhe pėrjetime tė veēanta me njė monolog tė shkėlqyeshėm solli aktori Avdi Gėrvalla, ndėrsa u recitua edhe poezia Shqiponjat e Medvegjės, nga e cila do tė veēonim vargjet:
Florim Rushiti djalė floriri
Hashim Hajdini mė i madh se trimi,
Rrokėn armėt, me zemra luani
Nuk kursyen asgjė, kėshtu i mėsoi vatani.Dy kėngė tė bukura folklorike kushtuar dėshmorit Florim Rushiti i kėnduan Adem Osaj e Remzi Krasniqi dhe dueti Skender Fejzullahu e Mendim Asllani.
Kurse njė kėngė tė bukur kushtuar Hashim Hajdinit e interpretoi kėngėtari Gani Demolli, kurse krejt nė fund Shoqėria Kulturo-ArtistikeShqiponjat e Medvegjės e ekzekutoi vallen e njohur me titull Vallja jonė po fillon.
Gani Demolli dhe Shoqėria Kulturo-ArtistikeShqiponjat e MedvegjėsPas pėrfundimit tė kėsaj akademie pėrkujtimore u bėnė homazhe te busti i bashkatdhetarit Hashim Hajdini, i cili hyri nė histori me njė heroizėm tė pashembullt, gjė e cila bėri qė ai tė jetė i shkrirė nė bronz nė qendėr tė Fushė-Kosovės.
Homazhe,Abaz Kadriu ,Riza Sadiku,Zymer Ismajli Mė pas, u organizua shkuarja nė Landovicė pėr homazhe te varri i dėshmorit Florim Rushiti me njė autobus gratis nga agjencia turistike Selo-Turs. Pėr tė pranishmit u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar dėshmorit Florim Rushiti Kingji, i realizuar nga Radio-Televizioni i Kosovės.
Si poentė e kėsaj akademie pėrkujtimore doli amaneti dhe porosia e vetme e kėtyre dy dėshmorėve: Tė mos e nėpėrkėmbim lirinė e fituar me gjakun e tyre. Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr ta! Kėshilli Organizativ Fotografit i ka realizuar
Samir Shahini