Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 2:38 am nga Ademi85

» ''Teoria e evolucionit''
Today at 2:35 am nga Beton

» Pse.?
Today at 2:32 am nga Ademi85

» Pse shkenca dėshton nė spjegimin e Zotit
Today at 1:57 am nga Ademi85

» Nje puthje per....
Today at 1:42 am nga Luki

» Fjalė tė urta popullore dhe thenje filozofike
Today at 1:39 am nga Parapsikologu

» ''Lojė me shkronjen e fundit tė fjales''
Today at 1:36 am nga Ademi85

» Vėrejtje
Today at 1:15 am nga Luki

» Sa kafe po pini mbrenda dites
Today at 1:15 am nga Ademi85

» Paraqitje me identitet tjeter gjinor!
Today at 1:13 am nga Luki

» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
Today at 1:07 am nga Ademi85

» Lufta e Kosoves: esht harruar???
Today at 12:42 am nga STUPCAT

» Video te prekshem per luften e Kosoves
Today at 12:41 am nga STUPCAT

» Shqipčrija zotuse e "arit tč bardhč"
Today at 12:35 am nga Parapsikologu

» Ndarja e Kosoves...
Today at 12:31 am nga Parapsikologu

» Foto dhe filma nga masakrat e Kosovös.
Today at 12:08 am nga Fjona

» Merre me mend.....
Yesterday at 11:53 pm nga Luki

» Kombėtarja shqiptare
Yesterday at 11:45 pm nga Parapsikologu

» Kush genjen me se shumti
Yesterday at 11:04 pm nga Parapsikologu

» Poezi tė krijuara nga forumistėt
Yesterday at 10:45 pm nga Euridika

» Bashkimi bėnė fuqinė
Yesterday at 10:32 pm nga Euridika

» A ekziston jeta pas vdekjes?
Yesterday at 10:13 pm nga Premtimi

» Kur te shof ty!!
Yesterday at 10:00 pm nga Mister

» A kemi nevojė pėr plane rezervė.?
Yesterday at 9:48 pm nga Euridika

» Me cilin anetare te forumit keni deshir te takoheni?
Yesterday at 9:43 pm nga Premtimi

» Mbi gjurmimet arkeologjike tė tė parėve tanė.
Yesterday at 9:41 pm nga Euridika

» Ēfarė do i thoje?
Yesterday at 9:31 pm nga Premtimi

» Kush e drejton Shqipėrinė londineze sot?!
Yesterday at 9:09 pm nga Ago Muji

» .Kah po shkon shoqėria shqiptare, pse po degjenerohet
Yesterday at 9:07 pm nga Euridika

» Thenie filozofike....
Yesterday at 8:48 pm nga Shezair Koko

» Me thuani si ndiheni sot..?
Yesterday at 8:41 pm nga BiBiKiM

» Ndonjehere!!
Yesterday at 8:20 pm nga BiBiKiM

» Aleksandri i Madh
Yesterday at 8:15 pm nga murturi

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė


Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė


[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 11:09 am
Statistikat
Forumi ka 1320 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Buli

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 116296 artikuj v 1524 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
shaban cakolli (7962)
 
biligoa (6437)
 
Beton (5611)
 
Sofra (5419)
 
Kosovarja (4632)
 
Premtimi (4459)
 
vesa (4252)
 
Mergimtarja1 (3443)
 
rrebelja (2835)
 
Anna (2719)
 

Mulla Idriz Gjilani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga xhavo_ prej Sun Jun 29, 2008 12:27 am

India nderon figurėn e Mulla Idriz Gjilanit

Institucionet e Kosovės injorojnė Mulla Idriz Gjilanin

Musa Sabedini

Rreth 40 akademikė tė Indisė e kanė pėrzgjedhur nė mesin e 100 muslimanėve tė famshėm tė botės edhe Mulla Idriz Gjilanin. Familja e tij thotė se asnjė nga institucionet kosovare nuk ka shprehur gatishmėrinė tė dijė mė shumė pėr kėtė njohje ndėrkombėtare.

India ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, por kjo nuk e ka penguar qė akademikėt e saj t'i nderojė figurat historike e kombėtare tė Kosovės. Isa Hajrullahu, djali i Mulla Idriz Gjilanit, thotė se ka arritur ta siguroj edhe librin ku ndodhen 100 muslimanėt mė tė famshėm tė botės.

"E kam pagur vetė librin, por jam befasuar se si asnjė nga institucionet e Kosovės tė paktėn nuk tregoi njė mirėkuptim pėr figurėn e babait. Ky ėshtė njė sukses i madh me tė cilin duhet tė krenohet, jo vetėm familja ime, por mbarė Kosova. Po shoh se ē ditė mbahen akademi pėr njerėz tė luftės dhe figura tė rėndėsishme historike. Ndoshta Parlamenti i Kosovės ose Instituti Albanologjik apo ai i Historisė do tė duhej t'ia kushtonin njė respekt figurės sė Idriz Gjilanit, i cili qysh nė vitin 1942, me dorėn e tij si myfti i parė i Gjilanit, vetė e ndėrtoi vulėn katrore dhe arriti ta kurorėzojė njė qift shqiptar".

Njė shėnim i tij, i ruajtur nga djali Isa, flet qartė se ata rreshta qė i shkroi para 70 vjetėsh ende janė aktual.

"Kosova ėshtė tokė e shenjtė, qė ne kurkuj nuk ia kemi grabitur, por na kanė lėnė babatė tanė, qė edhe ata vetė e trashėguan prej gjyshave e tė parėve tė tyre".
Jo vetėm ky shėnim domethėnės, por qindra tekste autoriale, analiza e vlerėsime pėr kohėn e tij ndodhėn tė botuara nė shumė gjuhė tė huaja tė botės. Dhe, kjo ka qenė arsyeja kryesore qė Mulla Idriz Gjilani u radhit nė mesin e mė tė famshmėve tė botės.

Edhe studiuesi Muhamet Pirraku, me plot tė drejtė, e quan Mulla Idriz Gjilanin burė dhe atdhetar tė pathyeshėm. Mulla Idriz Gjilani vdiq shumė i ri dhe nuk jetoi mė shumė se 48 vjet. Lindi nė Velekincė tė Gjilanit, mė 4 qershor 1901, ndėrkaq u vra nga forcat komuniste jugosllave nė vitin 1949. Nė ēdo diskutim apo vend ku ėshtė diskutuar pėr ē ėshtjen kombėtare, Mulla Idriz Gjilani jepte kėtė mesazh tė paqes e tolerancės: "Kemi tri fe, por kemi vetėm njė atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vėllazėror, njė Gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyrė kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut".


shkėputur nga gazeta lajm
qershor.2008
Sikur Azem Bejta me kaqak te vet!

xhavo_
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Gender:Male
Mesazhe : 463
Anėtarėsuar : 20 Mar 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga Leka i Madh prej Sun Jun 29, 2008 12:47 am

Paj, natyrisht se hinduset (sikunder qarqe islame qe kane pushtetin dhe parane ne shallvaret e tyre) mezi presin qe t'i pervetesojne figurat e nje kombi tjeter duke i tjetersuar ne figura thellesisht fetare.

Mua me vjen mire, nese keta fare hindueset e nderojne mulla Idrizin, por duhet ta dine mire se mulla Idrizi beri e c'nuk beri per lirine e vendit te vet dhe jo per ceshtjen islame. E them kete sepse katragjyshi im legjendar, kacaku i madh i fshatit Z. (nahija e Shtimes) ishte nje nga shoket dhe miqte e ngushte te Idrizit. Bashke e kane mbrojtur kufirin shqiptar lindor te 'gardhi i shkaut' ne Ternoc te Bujanocit ku kane zhvilluar beteja epike kunder cetnikeve te Mihallovicit.

Mu, atehere katragjyshi im kishte marre edhe imamin e ri Vesel ef.Xheladinin dhe talebet e Mejtepit dhe Medreses se fshatit tim per lufte kunder shkive. Imami Vesel Xheladini merr plage ne kete lufte dhe detyrohet te kthehet ne Ferizaj per sherim. Kur mberriti ne Ferizaj, qindra plisbarhde i kishin dalur para imamit te ri qe ish bere i degjuar per vatan. Vesel ef.Xheladini gjen force dhe mban nje fjalim te paharrueshem ne ate vit te 44'es:

'Vellezer shqiptar, pa dallim se jeni muslimane apo te krishtere ju ftoj ti bashkoheni frontit mbrojtes kunder hordhive serbe! ....Ta dini o vellezer shqiptar se pa liri te atedheut, pa liri te popullit nuk mund te kemi as liri fetare. Kur ta clirojme Shqiperine, atedheun tone te shenjte, do te na kete hije shkaurja neper xhami (besimtaret muslimane) dhe ne kishe (te krishteret). Pa clirim te atedheut, xhamijat e besimtareve islame dhe kishat e besimtareve katolik jane sikur te shkreta.

Kur ta shlirojme Shqiperine, si xhamijave ashtu edhe kishave tona do do tu vije era ma e mire se e trandafilave dhe karafilave! Pa clirim te atdheut, bashke me femijet tane do te jemi me te mjere se jetimet.'


Ja ky ishte nje fjalim historik i mbajtur ne Ferizaj, i bere nga bashkeluftetari i mulla Idriz Gjilanit dhe Rame Syles legjendar. Ndaj, ketu dhe ne kete pike duhet qemtuar si Idriz Gjilani ashtu edhe cdo mulla tjeter dhe jo ne pika te tjera.

Leka i Madh
Moderator
Moderator

Mesazhe : 732
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Vendi : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga rolling prej Sun Jun 29, 2008 1:32 am

mulla idrizi eshte shembull i vertete se si duhet te jete nje patriot vertete.
ky fjalim nuk me len te besoj qe eshte mbajtur me 1944 keto gjera qe po ndodhin tash paskan qene edhe atehere kaq aktuale

hasta la victoria siempre

rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm

Gender:Male
Mesazhe : 1680
Anėtarėsuar : 17 May 2008
Vendi : toke

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga Leka i Madh prej Sun Jun 29, 2008 10:27 am

Epo rollling nuk thone kot: 'Kush e harron historine eshte i detyruar ta perserise ate, por me cmim te rende'.

Leka i Madh
Moderator
Moderator

Mesazhe : 732
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Vendi : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga rolling prej Sun Jun 29, 2008 11:24 am

e ne e kemi harruar shume shpejt.


ky njeri. mulla idrizi, nuk ben te harrohet.
nga ky kane nevoje te mesojne disa "radikale" te fese

hasta la victoria siempre

rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm

Gender:Male
Mesazhe : 1680
Anėtarėsuar : 17 May 2008
Vendi : toke

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga Leka i Madh prej Sun Jun 29, 2008 4:14 pm

eshte bere mani nga qarqe te caktuara te mbeshtjellura me xhyben islamike qe ngjarjeve dhe figurave ekskluzivisht kombetare shqiptare t'i japin ngjyresa te paqena islamike per qellimet e tyre. Shqiptaret duhet ta dine qe te ndajne shapin nga sheqeri. Ndihmat 'vellezerore muslimane' qe vine fshehin pas qellime te ulta, qe rrahin ti perdorin shqiptaret si mish per top.

Sepse, fakoret islamik po mundohen ta rrisin ndikimin e vet ne truallin e Ballkanit si revansh kunder amerikaneve. Amerikanet si gjen gje per bese se ata jane te argasur ne keso gjerash, por shqiptareve iu behet gjema sepse shqiptaret jane goxha te hajthem politikisht e ushtarakisht.

Qellimet e errta te faktoreve islamik pretendojne te krijojne nje zingjir shtetesh 'vellezerore' islamike ne Ballkan, duke i perdorur per kete qellim edhe boshnjaket e mjere te cilet e kane gelltitur te paret karremin. Nese kete gje e kane bere boshnjaket e ngrate, atehere kete pesim shqiptaret duhet ta marrin si mesim.

C'injorance ti tuhet ne ditet e sotme Lidhjes Shqiptare te Prizrenit lidhje islamike!? Kete e benin dikur vetem shtetet imperialiste ballkanike, kurse sot te njejtin avaz e kane perbrendesuar nje numer shqipfolesish.

Te ngrihej krupa kur e degjoje ate fare bizbicin qe i thote vetes historiane M.Pirraku i cili Lidhjes donte ti jepete karakter musliman.

Por ta dine mire Pirraket dhe gjithe ata kurtizanet e tjere qe propagandojne dymene e muslimanllekut se Kombi shqiptar eshte nje dhe i pathyeshem. Shqiptaret kane gjuhen, zakonet dhe traditat e tyre , dhe se fete jane produkte te imponuara nga hyqmit e huaj.
Sot hedhim faren me emrin bashkim
Qe neser te korrim frutin me emrin bashkim!

Leka i Madh
Moderator
Moderator

Mesazhe : 732
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Vendi : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga xhavo_ prej Mon Jun 30, 2008 12:32 am

"Leka i madh" ke dalur aty ku nuk duhej dilej, te pakten jo ne kete temė. Mirpo siē thotė populli: gjuha shkon aty ky dhemb dhėmbi!

Organizatat muslimane kanė ardhur tek muslimanet nė Kosovė. Ata nuk bėjnė propagand as tek tė krishterėt e as tek ortodokset, ashtu siē bėjnė organizatat krishtere apo protestante, te cilat kanė qėllime konvertimesh. Nėse ty nuk te pelqejnė, kush po te detyron me u marr me ta?

Muslimanėt (besimtarėt) janė vllezėr, ashtu siē thuhet edhe nė Kur'an: "S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtimin ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe kini frikė All-llahun, qė tė jeni tė mėshiruar." (49:10).

Mirpo ne i respektojmė edhe fetė tjera, edhe besimet tjera dhe jemi vllezėr nė komb dhe nė njerėzi.

Mirpo unė kam problem me ketė postim tėndin edhe disa tė tjerė qė mendojnė ashtu. Ju pėrpiqeni qe t'i politizoni shumė kėto gjėra, pėr politiken ditore dhe i perzieni gjėrat tepėr. Pėrse ti pėrpiqesh t'i japėsh Islamit konotacion negativ, kur mirėfilli dihet, ashtu siē edhe rasti nė fjalė, se hoxhallarėt kanė qenė predikues te shqiptarizmit, ndėra xhamit kanė qenė vendtubim i shumė patriotėve shqiptar pėr tė gjitha luftrat (Kosovė, Kosovė-lindore, Maqedoni etj.).

Ju jeni te goditur shumė rėnd nga njė ndjenjė inferioriteti dhe frike njėkohėsisht. Inferioriteti i juaj bėn qė ju te mos jeni vetvetja dhe mos t'i njihni apo pranoni vlerat shpirtėrore e kulturore te vendit tuaj, ndėrsa "frika" qė shprehni ju se kinse fetė po na perqajnė ėshtė shumė e pabazė. A nuk jeni ju ata qe nuk keni lėnė temė pa sharė politikanėt apo udheheqesit e partive, grupeve apo klaneve te ndryshme vetėm sepse nuk i pėrkasin partisė apo grupit tuaj? Pra kush po e lė prapa kombin shqiptar: feja apo interesat politike e ekonomike te grupeve te interesit?

Ndėrtuesit e kombit shqiptar kanė qenė musliman apo krishtere te devotshėm dhe njėkohėsisht shqiptarė tė mirė.
Sikur Azem Bejta me kaqak te vet!

xhavo_
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Gender:Male
Mesazhe : 463
Anėtarėsuar : 20 Mar 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mulla Idriz Gjilani

Mesazh nga Leka i Madh prej Mon Jun 30, 2008 2:54 pm

xhavo_ shkruajti:"Leka i madh" ke dalur aty ku nuk duhej dilej, te pakten jo ne kete temė. Mirpo siē thotė populli: gjuha shkon aty ky dhemb dhėmbi!

Organizatat muslimane kanė ardhur tek muslimanet nė Kosovė. Ata nuk bėjnė propagand as tek tė krishterėt e as tek ortodokset, ashtu siē bėjnė organizatat krishtere apo protestante, te cilat kanė qėllime konvertimesh. Nėse ty nuk te pelqejnė, kush po te detyron me u marr me ta?

Muslimanėt (besimtarėt) janė vllezėr, ashtu siē thuhet edhe nė Kur'an: "S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtimin ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe kini frikė All-llahun, qė tė jeni tė mėshiruar." (49:10).

Mirpo ne i respektojmė edhe fetė tjera, edhe besimet tjera dhe jemi vllezėr nė komb dhe nė njerėzi.

Mirpo unė kam problem me ketė postim tėndin edhe disa tė tjerė qė mendojnė ashtu. Ju pėrpiqeni qe t'i politizoni shumė kėto gjėra, pėr politiken ditore dhe i perzieni gjėrat tepėr. Pėrse ti pėrpiqesh t'i japėsh Islamit konotacion negativ, kur mirėfilli dihet, ashtu siē edhe rasti nė fjalė, se hoxhallarėt kanė qenė predikues te shqiptarizmit, ndėra xhamit kanė qenė vendtubim i shumė patriotėve shqiptar pėr tė gjitha luftrat (Kosovė, Kosovė-lindore, Maqedoni etj.).

Ju jeni te goditur shumė rėnd nga njė ndjenjė inferioriteti dhe frike njėkohėsisht. Inferioriteti i juaj bėn qė ju te mos jeni vetvetja dhe mos t'i njihni apo pranoni vlerat shpirtėrore e kulturore te vendit tuaj, ndėrsa "frika" qė shprehni ju se kinse fetė po na perqajnė ėshtė shumė e pabazė. A nuk jeni ju ata qe nuk keni lėnė temė pa sharė politikanėt apo udheheqesit e partive, grupeve apo klaneve te ndryshme vetėm sepse nuk i pėrkasin partisė apo grupit tuaj? Pra kush po e lė prapa kombin shqiptar: feja apo interesat politike e ekonomike te grupeve te interesit?

Ndėrtuesit e kombit shqiptar kanė qenė musliman apo krishtere te devotshėm dhe njėkohėsisht shqiptarė tė mirė.


Po filloj Xhavo nga fundi i paragrafit te postimit tuaj. Une nuk kam ndjenje inferioriteti, sepse po te kisha ndjenje inferioriteti nuk do te luftoja per te drejten dhe as qe do te jetoja. Pra, ketu paragjykuat ne lidhje me personin tim.

Une jam pikerisht ai qe ne cdo postim timin demaskoj politiken e padrejte dhe amorale te juntes politike te Kosoves e cila me pare i sherben UNMIK - ut e EULEX - it, Nju Jorkut e Brukselit se mua e ty, se gjithe popullin. Pra kjo eshte nje arsyeje e mjafte qe te konstatosh se ku pikon catia. Une nuk i perkas as nje grupi apo partie politike, por i perkas shtresave qytetare qe shqetesohen per fatin e vet. Sepse nje kolektivitet kur shqetesohet per fatin e tij politik atehere ai eshte komb i mirefillte.

Eshte e vertete, qe populli shqiptare ne menyre te paperseritshme dhe te paarritshme per popujt e tjere ka kultivuar ndjenjat e fisme te harmonise fetare, per cka jemi per cdo lakmi. Sepse shqiptaret me te drejte qe nga Rilindja kane besuar se kombi eshte bazamenti i cili na bashkon te gjitheve ne pa dallim feje e krahine.

Mirepo, pseudoorganizatat e huaja fetare (pavaresisht se cilin krah fetar jane ato) do ta shkaterrojne harmonine dhe unitetin fetar nder shqiptaret. Une nuk them se faji eshte kokekembe i tyre. Si thote fjala: 'Kane gjetur shesh e bejne pershesh'. Keto pseudoorganizata fetare bileten e kane marre ne shallterin e quajtur UNMIK i cili eshte i interesuar qe ne Kosove te ndertoje nje Liban a Sudan te dyte (Zot ruana!).

A e keni pare qysh permes mediave UNMIk - u po mundohet qe ta fshehe padrejtesite e tij (mohimin e vullnetit te popullit) ta bjerre e ta asgjesoje, duke i lene vendin reaksioneve fetare. Per kete qellim bashkesia nderkombetare lejoi homoseksualizmin, vetem per te ngjallur reaksion fetar nder shqiptaret.Une pajtohem katerciperisht me ju qe thuani se shqiptaret muslimane e te krishtere kane ruajtur shqiptarizmin. E mbeshtese kete pohim, edhe pse jane nje mori perjashtimesh. Shqiptaret permes xhamive kombetare (p.sh ne fshatin tim Z. komuna e Shtimes) katragjyshi im legjendar Rame Syla (shok i Mulla Idrizit) ne vitin 1913 ndertoi Xhamine e Z. per te ndaluar shprenguljen e shqiptareve ne Turqi dhe per te perhapur ndjenjen e shqiptaresise nder xhematin shqiptar. Per kete ai edhe u perndjek nga sherbimi sekret serb i tempriruar nga Pashiqi.

Ne kete xhami (nder me te medhate ne Rrafshin e Kosoves) funksionin ne menyre komplementare edhe Mejtepi dhe Medresja e Z. ku mesonin femijet me te zgjuar te nahijes. Keto perpos lendeve fetare islame konspirativisht mesonin edhe lendet me karakter kombetar duke filluar nga shkrim leximi shqip, historia e gjeografia kombetare per te arritur deri te lenda e talimit (paraushtarakut). Katragjyshi im Rame Syla ne vitin 1943/44 bashke me talebet (klasat) e medresanteve udhehoqen ekspedita ne mbrojtje te kufirit lindor te Shqiperise atje ne Bujanoc.

Rame Syla ky personalitet i shquar kombetar dhe besimtar i shkelqyer kishte shok e vella te beses edhe at Shtjefen Gjeqovin nga Janjeva katolike, cka edhe mbeten velelzer te pandare te ceshtjes sone te shenjte kombetare. Ja kjo eshte harmonia qe kerkohet nder shqiptaret.
Sot hedhim faren me emrin bashkim
Qe neser te korrim frutin me emrin bashkim!

Leka i Madh
Moderator
Moderator

Mesazhe : 732
Anėtarėsuar : 02 Sep 2007
Vendi : Dielli lind nga malet!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi