Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Bashkimi bėnė fuqinė
Today at 10:08 pm nga Mister

» A ekziston jeta pas vdekjes?
Today at 10:08 pm nga Premtimi

» Paraqitje me identitet tjeter gjinor!
Today at 10:05 pm nga Premtimi

» Kur te shof ty!!
Today at 10:00 pm nga Mister

» Vėrejtje
Today at 9:58 pm nga Ago Muji

» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 9:51 pm nga Ago Muji

» Pse shkenca dėshton nė spjegimin e Zotit
Today at 9:50 pm nga Premtimi

» A kemi nevojė pėr plane rezervė.?
Today at 9:48 pm nga Euridika

» Me cilin anetare te forumit keni deshir te takoheni?
Today at 9:43 pm nga Premtimi

» Kombėtarja shqiptare
Today at 9:41 pm nga Pirro i Epirit

» Mbi gjurmimet arkeologjike tė tė parėve tanė.
Today at 9:41 pm nga Euridika

» Nje puthje per....
Today at 9:39 pm nga Premtimi

» Ēfarė do i thoje?
Today at 9:31 pm nga Premtimi

» ''Lojė me shkronjen e fundit tė fjales''
Today at 9:14 pm nga BiBiKiM

» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
Today at 9:10 pm nga Premtimi

» Kush e drejton Shqipėrinė londineze sot?!
Today at 9:09 pm nga Ago Muji

» .Kah po shkon shoqėria shqiptare, pse po degjenerohet
Today at 9:07 pm nga Euridika

» Fjalė tė urta popullore dhe thenje filozofike
Today at 8:52 pm nga stabili

» Merre me mend.....
Today at 8:49 pm nga Parapsikologu

» Thenie filozofike....
Today at 8:48 pm nga Shezair Koko

» Sa kafe po pini mbrenda dites
Today at 8:45 pm nga Shezair Koko

» Me thuani si ndiheni sot..?
Today at 8:41 pm nga BiBiKiM

» Ndonjehere!!
Today at 8:20 pm nga BiBiKiM

» Aleksandri i Madh
Today at 8:15 pm nga murturi

» Analizė politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovės
Today at 7:23 pm nga Mister

» Sa ju besoni meshkujve/femrave te martuar?
Today at 6:45 pm nga Martina

» ''Teoria e evolucionit''
Today at 6:17 pm nga MUHAMETII

» Nje lule per nje anetare/anetar!
Today at 5:58 pm nga Eva0506

» Cilen keng jeni duke e ndegjuar ne kete cast?
Today at 5:52 pm nga loredana

» Ferit Ramadani
Today at 5:41 pm nga Sofra

» Ndarja e Kosoves...
Today at 5:25 pm nga rolling

» GJURME ILIRESH EDHE NE PAMIR!
Today at 5:09 pm nga rolling

» Simbolet e ngjyrave !
Today at 5:02 pm nga guximi

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė


Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė


[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 11:09 am
Statistikat
Forumi ka 1319 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Artemisa

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 116149 artikuj v 1522 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
shaban cakolli (7962)
 
biligoa (6434)
 
Beton (5607)
 
Sofra (5415)
 
Kosovarja (4632)
 
Premtimi (4445)
 
vesa (4252)
 
Mergimtarja1 (3443)
 
rrebelja (2835)
 
Anna (2719)
 

Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Faqja 9 e 10 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga Beton prej Thu Jul 03, 2008 12:42 am

Falemenderime per gjithe keta informata qe sjell ne teme petrit kola

Respekt
Der Respekt von jedem,das Wohlbefinden von allen!

Beton
Admin
Admin

Mesazhe : 5607
Anėtarėsuar : 09 Sep 2007
Vendi : Zvicėr

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Tue Jul 15, 2008 1:52 pm

Uithers: Mediu mė bėri propozime tė ēuditshme

TRAFIKU I ARMEVE/ Ambasadori lejohet tė flasė publikisht: Takimi im me ministrin, mbrėmjen e 19 nėntorit


Duket se skandali i trafikut tė armėve tė paligjshme, kryer nga kompania amerikane AEY, ku ėshtė pėrfshirė edhe Shqipėria, tashmė ka marrė pėrmasa politike nė SHBA. Mediat amerikane i janė rikthyer historisė sė bujshme. Kėsaj here, artikulli ėshtė shkruar nga "Los Angeles Times", qė jep fakte tė reja pėr kėtė skandal, e pikėrisht pėr takimin midis ish-ministrit tė Mbrojtjes tė Shqipėrisė, Fatmir Mediut, dhe ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhon Uithers (John Withers).

Biseda

Nė artikull citohet dhe intervista e parė e ambasadorit Uithers dhėnė pėr "The Times", ku ai e paraqet krejt ndryshe bisedėn e zhvilluar me ministrin e atėhershėm tė Mbrojtjes, Mediu, jo sikurse ėshtė paraqitur nė akuzėn e kongresmenit amerikan Uaksmen (Waxman). Kėshtu, ambasadori Uithers ka thėnė se ishte Mediu ai qė i kėrkoi takim urgjent atij. Uithers shprehet se fillimisht mendoi qė bėhej fjalė pėr ndonjė ēėshtje tė ndjeshme terrorizmi. Por, Mediu, sikurse thotė ambasadori amerikan nė Shqipėri, nė njė gjendje emocionale i sugjeroi gjėra tė "ēuditshme", si tė ndalonte reporterin e "New York Times" tė vizitonte aeroportin "Nėnė Tereza" tė Rinasit, ku bėheshin ripaketimet e municioneve me origjinė kineze.

Refuzimi

Por, Uithers shton se asnjė nga anėtarėt e ambasadės, pra stafi i tij, nuk dha ndonjė shenjė se i mbėshteste idetė e ēuditshme tė Mediut, por i kėrkuan atij tė pėrgatiste njė reagim, nė rast se shkrimi do tė botohej. Uithers thotė gjithashtu se gjithė ai takim ėshtė keqkuptuar nga majori Lerri Herrison, mbi bazėn e tė cilit janė ngritur akuzat e kongresmenit Uaksmen.

Komisioni

Pak javė mė parė, mediat nė SHBA publikuan takimin e mbrėmjes sė vonė tė datės 19 nėntor 2007, nė rezidencėn private tė zv/ambasadorit amerikan Stiven Kristina (Stiven Cristina), nė prani tė shefit tė tij, zotit Uithers e tė tjerėve me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Dėshmia e majorit Herrison, ish-shef i zyrės sė bashkėpunimit ushtarak nė ambasadė, ka shėrbyer si thelbi i letrės drejtuar sekretares amerikane tė Shtetit, Rajs, firmosur nga kongresmeni demokrat Uaksmen, ku kėrkohen shpjegime pėr implikimin e mundshėm tė ambasadės amerikane nė Tiranė nė skandalin me kontratėn e AEY-sė sė Diverolit. Vetė ambasada amerikane e ka pėrgėnjeshtruar thelbin e deklarimit tė ish-punonjėsit tė saj, majorit Herrison, mandati i tė cilit ka pėrfunduar mė shumė se njė muaj mė parė. Ambasada amerikane reagoi ndaj akuzave. "Ambasadori Uithers ėshtė nė dijeni tė pretendimeve tė paraqitura nė letrėn e 23 qershorit nga pėrfaqėsuesi i Kongresit, Henri Uaksmen, drejtuar sekretares sė Shtetit, Rajs. Ai po studion pėrmbajtjen e letrės dhe, sapo ta ketė mbaruar kėtė, do tė pėrgatisė njė pėrgėnjeshtrim tė plotė tė ēdo lloj pretendimeve kundėr ambasadės sė SHBA-sė, apo atij vetė", thuhej nė deklaratėn pėr shtyp tė 24 qershorit 2008.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Wed Jul 16, 2008 12:03 pm

Fishekėt kinezė po "djegin" Uithėrsin e SHBA dhe po prangosin Mediun e Berishėn

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Wednesday, 16 July 2008
Nga Pėrparim HALILI - Ambasadori i SHBA nė Tiranė, Uithers qė tashmė ndodhet pranė Diverolit nė zyrat e drejtėsisė Amerikane, vendosi tė "hap" fletėt e para tė dosjes korruptive dhe kriminale tė Gėrdecit, duke e nisur kėtė "proces pendese" tė vonuar, me ish-ministrin e Mbrojtjes tė qeverisė "Berisha", deputetin Fatmir Mediu. Edhe pse ambasadori i SHBA nė Tiranė, Uithers e "qepi gojėn" shumė kohė pas denoncimit publik qė i bėri kongresmeni Waxman, u mendua, se kjo heshtje e tij e detyruar nga implikimi, do tė zgjaste pėrfundimisht.Por Uithers, mė nė fund foli, veēse i detyruar prej zbardhjes sė provave, prej denoncimeve pėr pėrfshirje tė tij nė trafikun e Gėrdecit dhe pėrfundimisht, prej ligjit amerikan. Bashkėbiseduesi i Fatmir Mediut, ambasadori Uithers, deklaroi se kishte pranuar pėr tė dėgjuar "pazaret" e propozuara Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, reagoi dje pas fakteve tė bėra publike nga ambasadori amerikan nė Shqipėri Xhon Uithers lidhur me njė bisedė mes tyre. Nė kėtė bisedė Mediu i ka kėrkuar Uidhers tė pengojė investigimin pėr origjinėn kineze tė fishekėve qė ēoheshin nė Afganistan dhe ngarkesat me kėta fishekė tė skaduar e tė ndaluar me ligj prej SHBA pėr pėrdorim nė luftėn e Afganistanit, tė stampoheshin me markėn "Made in Albania". Kjo edhe pse ndalohej me ligj dhe quhej jo vetėm krim ekonomik, por edhe vepėr e rėndė penale ushtarake ndėrkombėtare, u realizua me urdhėr tė ish-ministrit Mediu, me miratimin e kryeministrit Sali berisha dhe me "bekimin" e ambasadorit tė SHBA nė Tiranė, zotit Uithers, i cili e shihte aq urgjente kėtė "punė", sa u takua natėn me Fatmir Mediun dhe me disa tė tjerė, tė cilėt ia nxorrėn sekretin e asaj nate dhe qė tashmė, Uithers po e deklaron me "ēengel". Sipas Mediut ligji shqiptar nuk e pengon shitjen e armatimit kinez apo rus. Lind pyetja: po falsifikimin e markės sė tyre, duke shkelur ligjin e shtetit Amerikan, e lejon? Ish-ministri Mediu tha se MEICO ka shitur municione dhe armatime qė prej fillimit tė viteve 1990 dhe vazhdon ta bėjė atė ende sot e kėsaj dite kėtė tregti. Reagimi i Mediut lė tė kuptohet se ai ka qenė nė dijeni tė faktit se nga Shqipėria drejt Afganistanit po ēoheshin fishekė kinezė. Ngelet ende e paqartė nėse kjo e ngarkon me pėrgjegjėsi Mediun duke pasur parasysh qė shteti amerikan e ndalon tregtimin e armatimit dhe municioneve kineze pėr trupat e tyre dhe forcat aleate. Trafiku i armėve tė Gėrdecit, i organizuar nga qeveria e drejtuar prej Sali Berishės, ka futur nė lojė dhe ambasadorin e SHBA nė Tiranė, zotin Uithers. Edhe pse ky ėshtė munduar tė jetė jashtė kėsaj loje, nuk ka mundur ta fitoj dot kėtė "status" shpėtimi, mbasi dėshmi dhe dhe akuza tė shumta tė niveleve tė larta zyrtare qė kanė ardhur qė prej SHBA dhe konkretisht, prej Kongresit Amerikan e kanė pėrfshirė kėtė personazh diplomatik, nė aferėn e Gėrdecit. Fakti, qė nė letrėn e kongresmenit Uksman pėrmendet takimi intim i mesnatės brenda nė ambasadėn e SHBA nė Tiranė, mes Uidhėrs dhe ish-Ministrit tė Mbrojtjes Shqiptare, Fatmir Mediu, ka njė kuptim tjetėr problematik dhe denoncues pėr kėtė pėrfaqėsues diplomatik. Pėr mė tepėr, qė Uidhers, ka biseduar "kokė mė kokė" me Mediun, pikėrisht pėr Gėrdecin, duke bėrė pakt me qeverinė shqiptare, pėr tė pranuar dhe toleruar falsifikimin e markės sė fishekėve dhe municioneve tė tjera kineze, tė cilat po trafikoheshin nė Afganistan si municione prodhim shqiptar. Ky falsifikim, qė ka dhe vulėn e njė pėrfaqėsuesi diplomatik, shteti i tė cilit ka financuar me 300 milion dollarė tregun e municioneve pėr luftėn nė Afganistan, nuk mund tė anashkalohet lehtė. Dhe ky fakt, pėrbėn njė skandal, pėr arsyen se ambasadori i SHBA nė Tiranė, Uidhers, ka mbrojtur korrupsionin e qeverisė "Berisha".

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Sun Jul 20, 2008 3:25 pm

Berisha vėrtetoi atė qė tha gazeta "SOT": Loja me (mos)hapjen e dosjeve SHOW pėr tė mbyllur Gėrdeci

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mirė
Sunday, 20 July 2008
Nga Pėrparim HALILI - Katėr ditė mė parė, gazeta "SOT" paralajmėroi se procesi politiko-ekzekutiv i pėrgatitjes sė ligjit, pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve tė sigurimit tė shtetit, nuk ėshtė njė realitet, por njė proces fals, i hedhur nė qarkullim prej pushtetit dhe personalisht prej kryeministrit Berisha dhe klaneve tė tij, pėr tė postuar vėmendjen e opinionit dhe tė ligjit nga procesi i zbardhjes sė dosjes kriminale e korruptive tė Gėrdecit. Kėto dosje nuk do tė hapen asnjėherė, ashti si deri tani, qė janė zvarritur prej 15 vjetėsh edhe pse ka qėnė njė nga kushtet kryesore prej KE pėr pranimin e Shqipėrisė nė familjen evropiane.Fakti, qė dje tė dy palėt PD e PS vazhduan pakt-pazarin Berisha-Rama edhe pėr shtyrjen e hapjes sė dosjeve tė ish-spiunėve tė sigurimit tė shtetit, tregon se kjo ėshtė veēse njė lojė dhe asgjė tjetėr. Tashmė, ligji pėr hapjen e dosjeve u shty pėr ne muajin shtator. Dhe pėrsėri do tė shtyhet, sespe kėshtu i duhet Berishės, pėr tė pėrfunduar edhe kjo lojė si gjithė tė tjerat. Qėllimi ėshtė tė harrohet dhe tė shtyhet hapja e dosjes Gėrdecit, dosje qė duket se ėshtė futur nė rrugėn e mbylljes prej Berishės dhe Uidhersit tė SHBA, dy personazheve pėrcaktues nė zhvillimin e trafikut dhe nė mbylljen e kėsaj dosjeje. Gazeta jonė e ka parlajmėruar kėtė fund tė (mos)hapjes sė dosjeve dhe fatin e skandal-krimit tė Gėrdecit. Ja se ēfarė ka shkruajtur katėr ditė mė parė, gazeta "SOT": Me hapjen e dosjeve, Berisha synon tė tėrheq vėmendjen nga krimi i Gėrdecit, krijuar prej trafikut tė armėve, duke bėrė presion qė deputetėt tė votojnė kundėr nisjes sė procesit hetimor parlamentar pėr kėtė skandal dhe krim tė rėndė shtetėror. Kjo skemė e Berishės, pėr spostim tė vėmendjes, duke u hedhur nė njė mjedis politik e shoqėror tė ndotur nga abuzimet dhe tė lodhur nga tranzicioni, duhet pranuar se ka funksionuar rregullisht dhe ka patur sukses tė plotė nė veprimtarin e tij, jo vetėm gjatė pushtetit, por dhe gjatė viteve tė opozitės. Nė momentin qė Berisha dhe klani i tij, i pėrfshirė nė trafikun e armėve tė Gėrdecit, deklaroi publikisht marrėveshjen e pistė me Ramėn dhe politika e opinioni u bė viktimė e lidhjes sė tyre. Kur mbaroi kjo lojė, Berisha hodhi nė qarkullim skemėn e dekreteve tė Topit, duke i bllokuar ato nė parlament. Dhe jo pa qėllim, mbasi me kėtė bllokim, kryeministri i "veprės madhėshtore" tė Gėrdecit synonte jo vetėm tė spostonte vėmendjen nga pėrgjegjėsia dhe ndėshkimi i Gėrdecit, por edhe pėr tė imponuar me dhunė institucionale tė pushtetit tė tij tė penalizuar, veprime tė diktuara ndaj institucioneve kushtetuese. Nė rastin konkret, dekretet e presidentit Topi pėr Gjykatėn e Lartė, u bėnė "kurban" i qėllimshėm, pėr tė shpėtuar Berisha prej dosjes sė Gėrdecit. Pėr tė mbyllur dosjen e trafikut tė armėve me grupin Mediu-Delijorgji-Pinari-Diveroli, Sali Berisha pėrdori kuvendin, Jozefinėn dhe deputetėt e tij "ushtarė", duke hapur dosjet edhe pėr anėtarėt e dekretuar prej Topit, tė cilėt u rrėzuan nė mėnyrėn mė korrutpive prej deputetetėve majtas e djathtas, nė bashkėpunim. Kėtė gjė bėri Berisha edhe me mandatin e Mediut, duke nxjerr nė skenė problemin e dosjeve tė vitit 1997, nė emėr tė tė cilit bėri disa arrestime nė fshatrat e Delvinės dhe tashėm ka heshtur, duke e bllokuar gjykimin e tyre. Mė pas, po nė funksion tė mbylljes sė dosjes sė Gėrdecit e cila duhet thėnė se e "djeg" shumė, hodhi nė veprim ministrin e tij tė drejtėsisė Alibeaj, duke ia vėrsulur KLD.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Sun Jul 27, 2008 2:43 pm

Gėrdeci, pranga tė pėrjetėshme pėr Berishėn dhe Mediun, tė informuar pėr trafikun e armėve

Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mire
Saturday, 26 July 2008
Nga Pėrparim HALILI - Sinjalet e fundit pėr tė ndėshkuar kriminlėt e tragjedisė dhe tė trafikut tė gėrdecit, janė bėrė objekt publikimi nė shtypin e huaj. Dje, gazeta e mrėnjohur "Herald Tribune", ka publikuar si pėrforcim lajmin pėr akzuėn qė lidhet me trafikun e armėve qė shkaktuan vrasjen e masive tė njė grupi punonjėsish qė punonin nė tė zezė, nė bazėn ushtarake tė demontimit tė municioneve dhe tė trafikut tė armėve e tė municioneve drejt Afganistanit. Ky trafik shtetėror, niste nga zyra e kryeministrit Berisha, qė niste nga familja e tij, qė organizohej nga zyra e ish-ministrit tė qeverisė "Berisha",deputetit Mediu dhe konkretizohej fizikisht nga grupi mafioz Delijorgji-Pinari-Diveroli. Edhe pse prej 4 muajsh, klika mafioze Berisha-Mediu-Topalli dhe lukunia e tyre e pėrfshirė nė krime ekonomike e njerėzore, bėnė tė gjithė pėrpjekjet pėr tė mbuluar krimin e Gėrdec-Pentagonit, nuk mundėn tė fshehin dot provat e kėtij krimi ekonomiko-njerėzor, qė ka si autorė edhe familjarė tė kryeministrit. Ndaj grupit mafioz Delijorgji-Pinari ėshtė ngritur akuza e vrasjes masive me paramendim, pėr shkak tė trafiqeve tė armėve. Kjo akuzė, me tė drjetė po shkon dhe duhet tė shkojė me kahje drejt Berishės dhe Mediut, dy zyrtarėve tė lartė tė pushtetit ekzekutiv e politik shqiptar, qė kanė mbėshtetur me ligje dhe vendime korruptive kėtė trafik dhe qė kanė bėrė gjithė pėrpjekjet pėr tė fshehur provat e krimit nė fjalė. Gazeta "Herlad Tribune", thekson, se siē mund tė shihni, pėr Milhal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxhollin pengesat janė shtuar mė shumė, tani qė ata janė akuzuar pėr vrasjen e 26 vetėve nė Gėrdec. Me tė vėrtetė, qė ky ėshtė njė zhvillim pozitiv, por kushdo qė e njeh Shqipėrinė e vogėl dhe me kryeministrin e saj Sali Berisha, atėherė duhet ta dijė se ai ėshtė njė njeri qė i dikton punėt tė gjithė vartėsve. Prandaj, tė besosh se Berisha apo Fatmir Mediu nuk kishin dijeni pėr atė qė po ndodhte nė Gėrdec ose pėr ēėshtjen e marrėveshjes me AEY (qė gjithashtu implikon Delijorgjin dhe Pinarin), ėshtė njėlloj sikur tė besosh nė pėrralla. Prokurori duhet lavdėruar qė ka kėrkuar dėnimin e kėtyre njerėzve pėr vrasje, por Berisha dhe Mediu tani duhet tė tregojnė pėr natyrėn e pėrfshirjes sė tyre nė kėtė tragjedi. Ka ardhur koha qė nė shqipėri tė triumfojė ligji, dhe jo ligji i xhunglės sė Berishės. Tre persona, pėrfshirė njė nėnpunės tė ministrisė sė mbrojtjes, u akuzuan pėr vrasje tė Premten pėr shkak tė incidentit qė shkaktoi shpėrthimin masiv tė municioneve qė vrau 26 vetė dhe plagosi 300 tė tjerė, u bė e ditur nga zyra e prokurores sė pėrgjithshme. Njė varg shpėrthimesh masive ndodhėn nė mars, nė njė depo pranė kryeqytetit Tiranė, qė gjithashtu shkaktoi 5500 shtėpi tė shkatėrruara apo dėmtuara. Pas ngjarjes opozita akuzoi qeverinė pėr korrupsion nė lidhje me ēėshtjen e shkatėrrimit tė municioneve tė vjetra. Janė rreth 100000 ton municione tė tepėrta, kryesisht gėzhoja artilerie Ruse e Kineze tė prodhuara rreth viteve ’60, qė mbahen nė depot e vjetra anembanė Shqipėrisė ish-komuniste. Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe shefi i shtabit tė pėrgjithshėm u shkarkuan nga detyra fill pas ngjarjes, gjė qė nxiti opozitėn pėr t'i kėrkuar dorėheqjen edhe kryeministrit Sali Berisha.Tė premten, Ylli Pinari i kompanisė sė shitjeve tė armėve MEICO, e cila ndodhet nėn varėsinė e Ministrisė sė Mbrojtjes, u akuzua bashkė me Mihal Delijorgji, pronar i kompanisė Alb Demil qė merret me shkatėrrimin e municioneve, dhe menaxherin e saj Dritan Minxholli. Qė tė 3 kėta ndodhen nė burg qė pas ngjarjes sė Gėrdecit me akuzėn e pakujdesisė dhe mos kryerjes sė detyrės. Zyra e prokurores sė pėrgjithshme tha se akuzat pėr vrasje u justifikuan, sipas shkallės sė pakujdesisė qė ēoi nė incidentin vdekjeprurės. Mediu edhe pse tashmė ėshtė pa imunitet, Berisha edhe pse tashmė vazhdon tė jetė me detyrė kryeministėr, nuk po prangosen nga drejtėsia shqiptare edhe pse duhej tė ishin pėrballė bankės sė saj. Tė dy kėta, duhet tė ishin nė pranga pėr trafikun dhe krimin e Gėrdecit, ashtu si ortakėt e tyre Delijorgji-Pinari-Diveroli. Mirėpo, nė vend tė prangave, Berisha dhe Mediu vazhdojnė tė jenė edhe deputetė, edhe qeverisės edhe drejtues partie. Dhe tė tillė do tė jenė, deri sa tė vihen nė pranga, madje nga drejtėia ndėrkombėtare.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Thu Jul 31, 2008 12:17 am

Fatmir Mediu dhe Ylli Pinari, tokė nė autostradė?

Nga Tema

Antena brenda familjes


Njė letėr e rėndė arriti dje nė redaksinė e gazetės. Njė dėshmitar na thotė se ka marrė pjesė nė njė transaksion qė ka tė bėjė me shitje tė njė sipėrfaqeje prej 40 hektarėsh nė autostradė nė pėrfitim tė Ylli Pinarit dhe tė 5 hektarėve nė favor tė Fatmir Mediut. Toka ėshtė blerė me emra tė ndryshėm. Dėshmitari ngul kėmbė se gjithēka mund tė hetohet, nėse fillon e merret nė pyetje shitėsi i tokės. Tokat janė shitur nė tė njėjtėn kohė dhe gjenden afėr njėra-tjetrės. Tė shqetėsuar pėr kėtė, nisėm hetimet dhe na rezulton se blerja ėshtė bėrė, nė kohėn kur Mediu dhe Pinari kishin arritur tė siguroheshin qė do tė punonin sė bashku dhe pasi Mediu e kishte siguruar Pinarin se askush nuk do ta shkarkonte. Pėr ta mbyllur ēėshtjen Fatmiri kishte dėrguar te Berisha njė amerikan qė i kishte folur Berishės nė emėr tė SHBA dhe i kishte thėnė qė “Ylli Pinari na duhet, se punon pėr SHBA”. Pas kėsaj si shpėrblim Pinari ka blerė tokėn pėr vete dhe pėr Mediun nė emėr tė dikujt tjetėr. Operacioni mund tė hetohet lehtazi dhe nga prokuroria, nėse verifikohen blerjet prej 40 hektarėsh nė autostradė.
Kjo kohė rakordon dhe me disa udhėtime misterioze tė Mediut nė Turqi, ku takohej me Henry Tomey-in, ndėrmjetėsin e shitjes sė fishekėve pėr Diverolin, me tė cilin ėshtė takuar vetėm, nė Turqi. Pas informacionit, Antena u interesua tek administratori i PD, zoti Flamur, pėr t’i shpjeguar situatėn. I habitur nga shifrat pėrrallore qė thuhet se kanė fituar Mediu dhe Pinari, Flamuri i shkretė u hutua fare.
- I kam thėnė atij burrit ta heqė Fatmirin me kohė, po s’mė ka dėgjuar, - tha. - I kam thėnė, mo ta shoh mė aty atė Pinarin, po “jo, - tha, - mė kanė thėnė amerikanėt mbaje.” Ja, ta mbajė tani. Edhe hajdut, edhe spiun, dhe trafikant. Na bėri gjėmėn ky Fatmiri, na bėri. Dhe hajde sa gjėra tė tjera do dalin thuaj.
Antena u interesua, nėse Flamurit i kishte rėnė nė sy vendi ku ėshtė blerė toka, por ai u tregua i gatshėm ta hetonte.
- Do shikoj se mos ėshtė te komuna e Kasharit, - tha, - se po ėshtė tek e Domjes, s’kam ēa i bėj, se s’kam muhabet me atė tė Domjes. Me kėtė tė Kasharit e zbuloj unė, se e kam dhėndėr. Dhe po ta kenė nė Paskuqan e zbuloj, po nė Domje kam frikė se s’e zbuloj.
- Nė Domje mė duket se ėshtė, - i tha Antena.
- Ah, sa inat. Jam zėnė kot me kėtė tė Domjes. Se unė zihem kot, se m’i ka lėnė gjithė punėt mua ai burri. Po hajt se e ndreqim. 40 hektarė thoni ju ė? Shumė qenkan mor i shkė...motrėn. Na fal pėr fjalorin, se na u bė shprehi tani. Dhe ēfarė legeni ky Fatmiri, bėn dhe si i ndershėm. Kur i thoja, pse e ke mbajt Pinarin, thoshte “mė thanė amerikanėt”. Amerikanėt e leshit, i kanė thėnė trafikantėt. Na mori mė qafė, na mori. Po ē’t’i bėj atij burrit unė, se s’mė dėgjon, se e di unė ē’do ai.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Sun Aug 03, 2008 3:26 pm


Dyshimi, shiten 297 raketa tokė-ajėr




Mes datės 16 dhe 18 maj njė avion i huaj ka zbritur nė aeroportin nderkombėtar tė Rinasit. Aresyeja? Majft e ēuditshme! Do tė ngarkohej me 287 raketa tokė-ajėr tė tipit Manpad, tė cilat janė marrė nga depot e ushtrisė shqiptare dhe janė nisur drejt njė destinacioni qė askush nuk e di.




Marrė nga MAPO
Sun, 03 Aug 2008 08:35:00




Burime jozyrtare njoftojnė se nė mes tė muajit Maj janė larguar nga Shqipėria 297 raketa Manpad. Mister destinacioni
Mes datės 16 dhe 18 maj njė avion i huaj ka zbritur nė aeroportin nderkombėtar tė Rinasit. Aresyeja? Majft e ēuditshme! Do tė ngarkohej me 287 raketa tokė-ajėr tė tipit Manpad, tė cilat janė marrė nga depot e ushtrisė shqiptare dhe janė nisur drejt njė destinacioni qė askush nuk e di. E gjithė ngarkesa ėshtė transportuar me kamion ushtarakė dhe ėshtė ngarkuar me shpejtėsi nė mjetin fluturues. Lajmi, i dhėnė nga burime ushtarake, konsiderohet si i saktė, ndonėse mbetet i pakonfirmuar nė rrugė zyrtare. Mė e habitshmja nė kėtė mesele tė re post-Gėrdec dhe post AEY, ėshtė se sipas tė njėjtit burim, gjithēka po konsumohet si njė transaksion i thjeshtė armatimi, pra pa vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Pėr mė tepėr, e kjo ėshtė po aq e rėndėsishme, i njėjti burim konfirmon se nuk kishim tė bėnim me armatim tė tipit “skrap”, pra qė ėshtė pėrfshirė nė listat e demontimit, por pėr njė kontigjent armėsh, tė cilat duhet tė mbeteshin nė zotėrim tė ushtrisė shqiptare, konsideruar sasinė e vogėl tė tyre (287 tė tilla) dhe gjendjen perfekte tė funksionimit tė tyre. Nė tė shkuarėn nėse i referohemi burimeve ushtarake vendi ynė ka shkatėruar me asistencėn amerikane, njė pjesė tė kėtij arsenali. Nuk dihet nėse ndodhemi pėrballė njė afere tjetėr tė errėt tregtie armėsh, apo pėrballlė njė lajmi qė mbetet pėr tu saktėsuar mė pas. E vėrteta ėshtė se ky rast i fundit tregon se rreth arsenalit tė armėve shqiptare vijon tė mbetet shumė i gjallė interesi I tė huajve, tė cilėt mesa duket nuk janė sprapsur aspak nga incidentet dhe historitė e fundit korruptive nė tė cilat ėshtė pėrfshirė Shqipėria, pikėrisht lidhur me armėt e saj tė shumta nė depot e shpėrndara nė tė gjithė vendin.

Nga ana tjetėr vijimi i tregtisė sė armėve, nė mesin e njė fortune qė ka kushtuar deri tani njė kokė ministri dhe disa funksionarė tė tjerė nėn hetim, pėrbėjnė njė episod qė kėrkon vėmendje tė fortė publike. Shqipėria po gjen njė vėshtirėsi serioze nė demontimin e kontigjenteve tė konsiderueshme nė armatim tė vjetėr qė ka trashėguar nga nga koha e komunizmit nė tunelet e ushtrisė shqiptare. Rasti i Gėrdecit, mė tragjiku dhe mė i bujshmi, ka treguar se trajtimi i kėtij bizensi si njė veprimtari kaotike dhe e paorganizuar, apo edhe mė keq, si njė aferė fitimprurėse pėr njė numėr tė vogėl zyrtarėsh dhe biznesmenėsh, ka sjellė humbje nė jetė njerėzish dhe njė imazh katastrofik pėr vendin nė skenėn ndėrkombėtare.

Informacioni i fundit shton edhe mė shumė zėrat qė e shohin tregtinė e armėve shqiptare si njė dosje tė paqartė dhe me hapėsira tė shumta abuzimi. Nga ana tjetėr duhen kujtuar edhe deklaratat e bėra nga kryeministri pėr armė tė ofruara vendeve fqinje apo edhe premtimet pėr armatim falas pėr vende si Afganistani. Ėshtė i lavdėrueshėm vullneti pėr tė shkatėruar apo larguar sa mė shumė armatim tė panevojshėm nga vendi ynė. Por nėse nėn kėtė etiketė do tė largoheshin dhe armė qė do ti vlenin nesėr njė vendi anėtar tė NATO-s, kjo do tė ishte njė lėvizje e pastudiuar dhe e dėmshme nga ana financiare por edhe ushtarake.
Raketat janė pėrdorur vitet e fundit nga terrroristėt
Sistemet mbrojtjėse tokė-ajėr, ndryshe tė njohura si “Manpad” (Man-portable-defense-system) janė raketė-hedhėse qė mbėshteten nė shpatull dhe gjuajnė nė ajėr. Zakonisht ato pėrdorin sistemin infrared tė shėnjestrimit dhe pėrbėjnė njė rrezik pėr mjetet qė fluturojnė afėr tokės, sidomos helikopterėt. Manpad-et e para u zhvilluan nė vitet 50 pėr tė siguruar mbrojtje nga sulmet ajrore ndėrkombėtare qė sot ato pėrbėjnė njė rrezik shumė tė madh pasi shpesh pėrdoren prej terroristėve qė mund tė godasin linja tė ndryshme ajrore.

Kėto lloj raketash janė pėrdorur nė tre dekadat e fundit gjerėsisht nė konflikte tė ndryshme si dhe nga organizata terroriste. Ato mund tė blihen lehtėsisht nė treg tė zi me ēmime qė variojnė nga disa qindra dollarė deri nė 250 mijė dollarė pėr ato mė tė fundit. Vetėm 17 vende prodhojnė manpad-e. Pėrmasat e modeleve arrijnė deri nė 1.8 metra dhe peshojnė deri nė 18 kilogram, nė varėsi tė llojit. Ato mund tė arrijnė tė godasin deri nė njė lartėsi prej gjashtė mijė metra. Nga fillimi i prodhimit tė tyre deri mė sot, manpad-et kanė parė njė zhvillim tė madh. Modelet e para ishin tė thjeshta dhe duhej tė kishe aftėsi shėnjestrimi ndėrkohė gjenerata mė e fundit ėshtė ajo me ndjesi termike. Nazistėt prodhuan paraardhėset e manpade-ve nė vitin 1944, ndonėse jo nė sasi tė mėdha, njė tip lėshues rakete 20 mm, tė quajtur “Fliegerfaust” e cila kėrkonte aftėsi tė lartė shėnjestrimi.

Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore ndėrpreu projektin. Edhe sovjetikėt kishin zhvilluar kėtė projekt, por mė pas ata e braktisėn pėr tu pėrqėndruar tek modeli me rreze infra tė kuqe. Ky lloj modeli ėshtė i projektuar qė tė godasė zonėn e objektivit qė ėshtė burim nxehtėsie, zakonisht motorin. Kėto lloj raketash janė tė vėshtira pėr tu gjurmuar. Nė vitet 60 kėto lloj raketash morėn njė zhvillim tė madh dhe kėshtu nisi gara mes dy blloqeve pėr tė patur modelin mė tė mirė. Nga brezi i parė dhe deri tek brezi i pestė, qė ėshtė arritur sot, ekziston njė diferencė e madhe, duke kthyer kėtė lloj arme nė njė nga mė tė rrezikshmet. Shqipėria ka nė pėrdorim Manpad tė prodhimit kinez, HN-5A/B, qė janė tė pėrafėrta me modelin sovjetik “Stela”.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Mon Aug 04, 2008 9:23 pm

Rrezikojnė shfarosjen tre qytete

04 August, 2008 04:04:00 A.Prifti
Germezoni: [url=http://bashkimikombetar.com/javascript:tsz('article_body','12px')][/url] [url=http://bashkimikombetar.com/javascript:tsz('article_body','16px')][/url]


FIER - Me siguri tre qytete do tė ishin kthyer nė hi dhe rreth 250 mijė banorė do tė rrezikonin edhe vdekjen, nėse vetėm pėr njė fraksion sekonde do tė kishte ngjarė nė mesnatė ajo qė u dyshua: tė shpėrthente sasia prej 1 mijė tonėsh gaz i lėngėt, sė bashku me 100 tonė acid nitrik nė uzinėn e uresė nė Fier. Njė zhurmė e fuqishme tronditi banorėt e fshatit Drizė tė komunės Qendėr nė Fier rreth orės 01:00 tė mėngjesit, ndėrsa ata u zgjuan tė trembur nga frika e ndonjė akti terrorist. Shpejt u mėsua se shpėrthimi kishte tė bėnte me njė eksplozion tritoli nė ambientet e brendshme tė uzinės sė uresė qė ndodhet nė dalje tė qytetit, e cila qė prej vitit 1994 ndodhet nė gjendje konservimi. Nė vendngjarje mbėrritėn menjėherė forca tė shumta policore, si dhe punonjės e drejtues tė Azotikut, e po kėshtu u mobilizuan edhe ekspertė e punonjės tė Ministrisė sė Brendshme nga Tirana. Sipas burimeve tė para tė informacionit, mėsohet se shpėrthimi kishte ndodhur nė njė kanal betoni, nė tė cilin kalonin kabllot elektrikė tė tensionit tė lartė prej 6 mijė KV. Kėshtu, shpėrthimi u bė e ditur tė kishte ndodhur pranė sferave metalike, brenda sė cilave ndodhet sasia prej 1 mijė tonėsh gaz i lėngėt, sė bashku me 100 tonė acid nitrik, vetėm e vetėm pėr tė vjedhur disa kabllo. Sipas drejtuesve dhe specialistėve tė Azotikut me kėtė sasi lėndėsh kimike, do tė hidhej nė erė qyteti i Fierit, Lushnjės e Kuēovės.

Policia: “Lėnda plasėse, e tipit artizanal”

Uniformat blu shoqėruan nė mjediset e komisariatit pėr tė marrė nė pyetje gjashtė punonjės tė uzinės: Llambi Mėngjesin, Xhemal Sulejmanin, Thanas Motkėn, Xhevit Pėllumbin, Pirro Malin dhe Petrit Xhahon, tė cilėt shėrbejnė si roje. Sipas policisė, sasia e tritolit ishte vendosur nė njė kanal betoni, i mbuluar po me pllakė betoni, nė brendėsi tė tė cilit kalonte linja e tensionit tė lartė prej 6 mijė KV, si dhe kabllo tė tjerė pa tension. Fatmirėsisht, nga shpėrthimi nuk ishin dėmtuar kabllot, por vetėm ishte hedhur tej nga fuqia e tritolit kapaku prej betoni qė mbulonte kanalin. Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier doli nė orėt e pasdites sė ditės sė djeshme me njė njoftim pėr shtyp lidhur me shpėrthim qė ndodhi nė mesnatė nė uzinėn e uresė. Sipas komunikatės, gjashtė rojet e uzinės qė ishin marrė nė pyetje janė lėnė tė lirė, pasi nuk kanė pasur asnjė lidhje me kėtė ngjarje. Policia pohon faktin se lėnda plasėse nuk ka qenė dinamit, por lėndė plasėse artizanale, e vendosur nga persona tė paidentifikuar, tė cilėt mendohet tė kenė pasur si qėllim vjedhjen e kabllove elektrikė. Policia po punon pėr identifikimin e kapjen e autorėve tė kėsaj ngjarjeje.





“Shpėtuam pėr fat”

Inxhinieri Arqile Ciko, aktualisht kryetar i degės teknike tė Ndėrmarrjes sė Azotikut, i cili ka mbi 30 vjet pune nė profesionin, pohoi pėr gazetėn se shpėrthimi i ndodhur nė ambientet e uzinės sė uresė nuk ka tė bėjė me vjedhjen e kabllove elektrikė tė tensionit tė lartė 6 mijė kilovolt. “Nuk mund tė them dot asgjė, pasi janė organet kompetente ato qė do tė flasim pas hetimeve qė do tė kryejnė. Ka qenė fat qė shpėrthimi nuk dėmtoi katėr sferat metalike qė kanė brenda tyre sasinė prej njė mijė tonėsh gaz tė lėngshėm dhe njė qind tonė acid nitrik, pasi po tė kishin shpėrthyer ato, do tė bėnin hi jo vetėm Fierin, por edhe Lushnjėn e Kuēovėn”, tha Ciko. Megjithatė, sipas tij, nuk janė punonjėsit ata qė do e kryenin njė vepėr tė tillė pėr grabitje.





Bredhat e Metės u mbollėn ditėn, i vodhėn natėn

FIER - Bredhat qė u mbollėn rreth tre muaj mė parė nė Fier nga kreu i LSI-sė, Ilir Meta, pikėrisht pranė portės kryesore tė Azotikut, janė shkulur me gjithė rrėnjė. Persona tė paidentifikuar kanė grabitur dy bredhat e mbjellė si simbol i jetės nė kohėn kur dega e LSI-sė nė Fier zhvilloi njė protestė kundėr groposjes sė arsenikut nė Ndėrmarrjen e Azotikut. Pemėt u mbollėn edhe pėr tė sensibilizuar pushtetin vendor, i cili nuk po bėnte asgjė pėr groposjen e lėndės sė arsenikut.

A. Prifti
Shtoni ne: [url=http://del.icio.us/post?url=http://www.korrieri.com/index.php?news=841&title=Rrezikojnė shfarosjen tre qytete] del.[/url]

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Tue Aug 05, 2008 11:41 pm


DASH: Gėrdeci nė listėn e tragjedive botėrore




Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje njė raport, hartuar nga koloneli George Zahaczeėsky, ku numėron incidentet e ndodhura nė botė.




Shekulli Online
Tue, 05 Aug 2008 16:40:00




Problemi i rrezikshėm i municioneve tė vjetruara nė botė vazhdon tė jetė i pranishėm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje njė raport, hartuar nga koloneli George Zahaczeėsky, ku numėron incidentet e ndodhura nė botė. Mes shpėthimeve me pasoja tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve ku janė shėnuar edhe viktima renditet ngjarja e ndodhur nė Gėrdec.
Koloneli i ushtrisė amerikane dhe ish kreu i Departamentit Amrikan tė Mbrojtjes pėr ēminimet, George Zahaczeėsky nė njė raport tė cilėsuar “Depot e Rrezikshme” ka numėruar 137 incidentet botėrore, mes tė cilave edhe Gėrdecin.
“Nė kėtė tragjedi nga pakujdesia e madhe gjatė demontimit humbėn jetėn 26 persona, u plagosėn mė shumė se 300 tė tjerė, ndėrkohė qė qindra shtėpi u rrėnuan”- thuhet nė raport, ku kujtohet edhe ngjarjet e vitit 1997 nė Shqipėri, ku pakujdesia me armėt mori shumė jetė njerėzish.
Raporti specifikon si shkak tė tragjedisė municionet e vjetėruar, mungesėn e mirėmbajtjes sė tyre, paketimin e keq e tė tjerė.
Mė tej numėrohen incidentet e ndodhura nė vende tė ndryshme tė botės, gjithnjė me shkak shpėrthimet nga municionet.
“Katastrofa nga shpėrthimet ndodhėn nė njė depozitė armatimi nė njė zonė tė populluar tė Uzbekistanit dhe nė Bullgari”- thuhet mė tej nė raport.
Kėto depo tė rrezikshme, sipas raportit kanė ende potencial tė madh pėr tė krijuar sėrish viktima, ndaj duhet bėrė shumė kujdes.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Thu Aug 07, 2008 11:20 pm

Hetimet e Gėrdecit po "piketojnė" si organizator Sali Berishėn

[url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77319', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77319&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77319', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url]

Grada e perdoruesve-ve: / 2
I varferI mire
Wednesday, 06 August 2008
Nga Pėrparim HALILI - Duhej fatkeqėsia e Gėrdecit, qė tė vėrtetoheshin njė pjesė e akuzave, qė gazeta “SOT” ka ngritur nė vite, pėr abuzimet qė qeveritarėt kanė bėrė me paratė dhe pronat e shqiptarėve. Ka qenė gazeta jonė, qė ka (para)lajmėruar qysh nė vitin 2003, se si bėhet kontrabanda e armėve dhe tregtia e skrapit nė Shqipėri. Nuk ėshtė e rastėsishme, qė nė tregtinė e skrapit ka qenė i njėjti person nė qendėr tė vėmendjes dhe ky person e ka emrin Mihal Delijorgji. Emri i Delijorgjit, nuk del i implikuar vetėm nė tragjedinė e Gėrdecit,por emri i tij ėshtė i lidhur ngushtė me ish-ministrin socialist tė mbrojtjes Pandeli Majko. Ka qenė firma e Delijorgjit, qė u aktivizua me ēmontimin e tankeve, avionėve dhe mjeteve tė ndryshme tė ushtrisė, tė cilat u shitėn pėr njė copė bukė nė Qipro. Firma e ish-ministrit Majko, ka qenė prezente nė shkatėrrimin pėrfundimtar tė tankeve, tė cilat shiteshin me 60 USD pėr ton, ku vlera totale e tyre shkonte afėrsisht 1800 deri 1900 USD njė tank. Ky ėshtė njė nga shumė raste, qė kanė tė bėjnė me tregtinė e armėve qė ėshtė zhvilluar nė ministrinė e Mbrojtjes, nga i njėjti person qė quhet Ylli Pinari. Ministria e Mbrojtjes, ka qenė kampione e shkeljeve ligjore, tė bėra gjatė kohės qė ministėr ka qenė Pandeli Majko. Qė nė atė kohė, kryeministri aktual ka qenė mbrojtėsi mė i flaktė i kėtij ministri (Majkos). Megjithėse denoncimet pėr kėto afera, kanė qenė tė shumta, Sali Berisha kur ka qenė kreu i opozitės e ka marrė gjithmonė nė mbrojtje Pandeli Majkon. Edhe nė komisionin Hetimor, i cili ishte nismė e opozitės, kreu i kėtij komisioni, u mundua tė fshihte aferat e ministrit Majko i urdhėruar nga kreu i opozitės i asaj kohe, sot kryeministri Berisha. Pra, nė tė gjithė kėto afera, kemi tė njėjtėt njerėz. Mazhoranca dhe Sali Berisha, nuk lanė njeri pa spastruar nga administrata shqiptare, qė nga drejtorėt e deri te pastrueset. Kjo fushatė, u shtri deri edhe te ngjyrat e zyrave. Si ka mundėsi, qė ky kryeministėr, i cili ka treguar se ėshtė njė “cunam”, ku shkel ai fshihet gjithēka nga dheu, tashmė mund t’i vėmė dhe emrin “Gėrdec”, ka mbajtur nė administratėn e tij njė njeri, si Ylli Pinari, i cili qe njė nga personat mė tė rėndėsishėm nė Ministrinė e Mbrojtjes? Si shpjegohet, qė i njėjti njeri, qė ka qenė nė tregtinė e skrapit, “biznesmeni” Mihal Delijorgji, u mbajt sėrish nė biznesin e skrapit dhe tė armėve qė bėn qeveria shqiptare? A nuk kemi kėtu, njė marrėveshje tė hershme korrupsioni dhe trafiku, qė nis me Pandeli Majkon dhe pėrfundon me Sali Berishėn? A nuk kemi kėtu, njė lidhje tė ēuditshme, qė konverton qė me heshtjen e (ish) kryeopozitarit Berisha pėr aferat e Majkos dhe mbyllet me tragjedinė e Gėrdecit dhe me trafikun e armėve?
Berisha: Hetim tragjedisė sė Gėrdecit nė ēdo qelizė tė saj
Inaugurimi i disa punėve publike, e ka ēuar kryeministrin Berisha nė bashkinė E Vorės, qė ishte dhe stacioni i vetėm i tij. Por, megjithėse shmangu njė vizitė nė Gėrdec, kryeministri nuk e evitoi ēėshtjen e Gėrdecit nga fjalimi i tij kryesor nė Vorė. Edhe pse vete kryeministri e ka cilėsuar mė shumė se njėherė kėtė tragjedi si njė incident teknologjik sėrish Berisha duket se nuk ėshtė i bindur pėr kėtė dhe i ka bėrė thirrje prokurores Ina Rama qė tė zhvillojė hetime tė imtėsishme. Duke shfrytėzuar vizitėn nė Vorė, Shefi i ekzekutivit para banorėve qė vuajtėn pasojat e shpėrthimit tė 15 marsit ka deklaruar se ka besim se tragjedia e Gėrdecit do tė zbardhet plotėsisht. Duke prekur fillimisht ēėshtjen delikate tė hetimit tė ngjarjes, pėr tė cilėn nė mėnyrė tė pėrsėritur tha se ishte njė tragjedi e tmerrshme, kryeministri Berisha u duk sikur iu pėrgjigj zėrave kritike brenda dhe jashtė vendit se mazhoranca po pengon hetimet pėr Gėrdecin. “Tė hetohet deri nė qelizė pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsit e kėsaj tragjedie tė tmerrshme, si detyrė morale ndaj shpirtrave tė viktimave, familjeve dhe komunitetit” ėshtė shprehur Berisha. Gjatė fjalimit nė Vorė, kryeministri Berisha dha sėrish garanci pėr mbėshtetjen e banorėve tė dėmtuar tė Gėrdecit dhe pėr rehabilitimin e plotė tė zonės. “Do t’ju mbėshtesim deri nė vendosjen e tullės sė fundit dhe ndėrtimit tė ēdo rruge e rrugice nė Gėrdec” ėshtė shprehur Berisha. ky reagim i kryeministrit Berisha vjen pak ditė pas mesazhit tė ambasadorit amerikan John Uidhers, nė opinionin e tė cilit rindėrtimi i jetės nė Gėrdec ėshtė ende i rrezikshėm. Megjithatė nė ndryshim nga pritja qė iu rezervua anėtarėve tė qeverisė nė Gėrdec, banorėt e Vorės shfaqėn entuziazėm gjatė vizitės sė kryeministri Berisha atje. Ndėrkohė qė vetėm dy ditė mė parė, Gėrdeci ishte nė top listėn e njė raporti tė departamentit amerikan tė shtetit pėr shpėrthimet nė depo municioni nė tė gjithė botėn. Tragjedia e Gėrdecit, ku mbetėn tė vrarė 26 persona , u plagosėn mė shumė se 300 dhe u shkaktuan dhjetėra milionė dollarė dėme materiale, kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė ndėrkombėtareve, pėrsa i pėrket vėnies sė drejtėsisė. Berisha ka deklaruar nė kalimin e tij pranė Gėrdecit, se qeveria e tij, pra “Ne patėm njė tragjedi tė tmerrshme nė 15 mars. Njė tragjedi e cila duhet tė hetohet nė ēdo qelizė tė saj dhe unė kam besim tė plotė se kjo do tė ndodhė, se hetimi ėshtė njė detyrim madhor moral ndaj shpirtrave tė atyre qė nuk janė mė, familjarėve tė tyre dhe tė gjithė komunitetit. Por, nga ana tjetėr, ju jeni dėshmitarė tė veprimit mė energjik tė parė ndonjėherė nė Shqipėri, nė radhė tė parė nga autoritetet vendore, sė pari nga kryetari i bashkisė, i cili e pėrballoi me ndershmėri, dashuri, dhembshuri dhe fuqi menaxhuese tė admirueshme dhe u shndėrrua kėtu nė njė shtyllė kryesore tuajėn dhe tė qeverisė nė zgjidhjen e problemeve” ka pohuar kryeministri Berisha nė Vorė. “Natyrisht, unė dhe qeveria kemi bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė energjike pasojave tė kėsaj tragjedie tė tmerrshme, rikuperimit sa mė shpejt dhe zvogėlimit sa mė madh tė tyre. Sot, zona po rindėrtohet dhe ne nuk do tė ndėrpresim mbėshtetjen e fuqishme, derisa tė vendoset dhe tulla e fundit, derisa tė rindėrtohet rruga dhe rrugica e fundit nė kėtė zonė. Ne qėndrojmė fuqishėm prapa jush”. “Nė tėrėsi ėshtė bėrė zgjidhja kompensimi mė i gjerė i mundshėm, por duke thėnė kėtė jam i bindur se ka edhe zemėrthyer nga gabimet qė mund tė jenė bėrė. Jam i bindur se ka probleme, tė cilat duhet tė trajtohen njė e nga njė. Ndaj dhe i garantoj tė gjithė banorėt e bashkisė Vorė se nė asnjė moment nuk do tė jeni jashtė fokusit tė qeverisė. Qeveria do tė finalizojė tė gjithė projektin e rehabilitimit dhe rindėrtimit tė plotė tė kėsaj zone dhe mė pas tė inkurajimit tė madh tė biznesit nė tė’ deklaroi Berisha. Gjatė vizitės nė Vorė, Kryeministri Berisha pėruroi pėrfundimin e rrugės hyrėse qė lidh autostradėn me kėtė qytet, investim i buxhetit tė shtetit me vlerė 37 milion lekė.
Departamenti i SHBA: Gėrdeci ngjarja mė e rėndė nė botė
Raporti i DASH: Mė 15 mars 2008, njė seri shpėrthimesh tė mėdha e vdekjeprurėse, ēanė mes pėrmes njė depo armėsh tė qeverisė shqiptare, nė fshatin e Gėrdecit nė afėrsi tė Tiranės, ē'ka rezultoi nė vdekjen e 24 personave dhe nė plagosjen e mė tepėr se 300 tė tjerėve, si dhe shkatėrrimin e banesave dhe tė strukturave civile, nė njė reze prej 2.5 kilometrash. Sipas raportit tė DASH, qeveria shqiptare, pėr shkak tė neglizhencės sė plotė e sistematike ndaj kėtyre depove me municion, krijuan problem tė rėndė humanitar dhe krim njerėzor, shpėrthimit tė depove tė municioneve tė vjetra, ashtu si shumė vende tė botės, por qė nė Shqipėri pati pėrmasa rekord. Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi raportin e hartuar prej tij ku renditen 137 incidente mė tė rėnda tė shkaktuara si pasojė e municioneve tė vjetruara. Faktorė pėr kėtė incident tė rėndė qė fatkeqėsisht nuk ishte i vetmi thuhet nė raport mbeten municionet e vjetėrsuara, paketimi i keq dhe kushtet e pamjaftueshme tė mirėmbajtjes.
Megjithatė, ky nuk ėshtė i vetmi incident ku pėrmendet Shqipėria. Zahazevski, rikthehet mė raportin dhe vėzhgimin e tij nė incidentet e marsit tė vitit 1997, ku nė 15 qytete, si pasojė e gabimeve njerėzore dhe masave tė dobėta tė sigurisė nė Shqipėri, u shkaktuan shpėrthime deposh ushtarake, qė u morėn jetėn 59 personave. Kjo bėri qė NATO tė nisė njė program trajnimi tė Forcave tė Armatosura Shqiptare pėr pastrimin e armatimeve tė paplasura. Shpėrthime katastrofike nė depot e municioneve kanė ndodhur edhe nė zona tė tjera tė populluara nė botė, si Uzbekistan dhe Bullgari. Ato pasojnė incidente tė rėnda tė ndodhura gjatė viteve. "Kėto depo tė rrezikshme nė tė cilėn ndodhen municione mjaft tė vjetruara dhe tė paketuara keq mund tė shkaktojnė ēdo vit mė shumė viktima sesa zonat e minuara apo mbetjet eksplozive tė Luftėn sė Dytė Botėrore"
vijon

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Thu Aug 07, 2008 11:20 pm

Provat e Berishės pėr tė mbyllur dosjen

  • Provėn e parė, tė mbylljes sė kėsaj dosjeje kriminale me pėrmasa zyrtare tė nivelit mė tė lartė qeveritar e Berisha dhe klani i tij e dhanė, duke ndėrhyrė pėr tė caktuar nė hetimin e ēėshtjes, ish-punonjėsin juridik tė kompanisė sė Delijorgjit dhe Pinarit, aktualisht kryeprokuror i Tiranės.
  • Provėn e dytė po e jep me pėrpjekjet pėr tė bllokuar heqjen imunitetit pėr Mediun, tė cilin dy ditė mė parė e pėrcolli tek pjesa tjetėr e grupit tė Gėrdecit, tek Diveroli dhe shefat e tij.
  • Provėn e tretė e dha duke joshur deputetėt e tij dhe tė Ramės ashtu siē di ai, pėr tė zvarritur marrjen sit ė pandehur tė Fatmir Mediut.
  • Provėn e katėrt po e jep, duke mos deklaruar vendimet e qeverisė tė firmosura prej tij nė lidhje me trafikun e Gėrdecit.

Hetimet ndaj Diverolit
Autoritetet federale tė SHBA tashmė kanė nisur nė thellėsi hetimet ndaj kompanisė AEY, tė drejtuar nga 22-vjeēari Efraim Diveroli, pas akuzave pėr mashtrim nė tenderėt publikė pėr furnizimin e municioneve pėr Afganistanin. Ushtria e SHBA ka pezulluar kontraktonin AEY me bazė nė Miami Beach nga tė gjitha punėt federale. Gjithashtu qeveria e Shteteve tė Bashkuara ka nisur njė hetim ndaj presidentit tė kompanisė pėr veprimtari kriminale. Ushtria e Shteteve tė Bashkuara i bėnte me dije pronarit tė kompanisė, Efraim Diverolit, se kanė nisur hetimet federale ndaj kontratave tė lidhura prej tij me qeverinė e SHBA-sė. Sipas njė dokumenti tė Pentagonit, AEY dhe presidenti 22-vjeēar Diveroli, theksohet se ai me dashje ka bėrė falsifikimin e faturave tė municioneve, tė ēilat sipas Diverolit ishin prodhuar nė Hungari ndėrmjet viteve 1965 dhe 1975. "Nė fakt, pjesa mė e madhe e municionit ėshtė prodhuar nė Republikėn Popullore tė Kinės, ndėrmjet viteve 1962 dhe 1974", theksohet nė letrėn e Pentagonit, drejtuar presidentit tė AEY, ku njoftohet pezullimi ndaj tenderėve federalė. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, faktohet se AEY ka thyer ligjet e SHBA duke blerė municione nga kompanitė ushtarake kineze. Pezullimi ėshtė i pėrkohshėm dhe ėshtė i vlefshėm deri nė mbylljen e hetimeve. I kontaktuar nė telefon nga "Reuters", prej zyrės sė tij nė Miami Beach, Diveroli tha se "nuk kam asgjė pėr tė komentuar". Ndėrkohė, i pyetur nėse avokati i tij mund tė bėjė ndonjė deklaratė mbi ngjarjen, ai u pėrgjigj se "nuk besoj se do ta bėjė njė gjė tė tillė". Pezullimi i kontratės erdhi pas njė investigimi tė "New York Times", ku theksohet se dhjetėra milionė fishekė tė blerė nga AEY pas njė kontrate prej 300 milionė dollarėsh me qeverinė federale, furnizoi Afganistanin me municion qė ishte prodhuar nė Kinė.
Gėrdeci dhe kontrabanda e armėve, nisėn me Majkon dhe vazhduan me Berishėn
Emri i Delijorgjit, nuk del i implikuar vetėm nė tragjedinė e Gėrdecit, por emri i tij ėshtė i lidhur ngushtė me ish-ministrin socialist tė mbrojtjes Pandeli Majko. Ka qenė firma e Delijorgjit, qė u aktivizua me ēmontimin e tankeve, avionėve dhe mjeteve tė ndryshme tė ushtrisė, tė cilat u shitėn pėr njė copė bukė nė Qipro. Firma e ish-ministrit Majko, ka qenė prezente nė shkatėrrimin pėrfundimtar tė tankeve, tė cilat shiteshin me 60 USD pėr ton, ku vlera totale e tyre shkonte afėrsisht 1800 deri 1900 USD njė tank. Nėpėrmjet njė kontrate skandaloze, me njė firmė greke, tė cilėn Pandeli Majko u mundua ta paraqesė para disa ditėsh, si kompania e Benz Mercdesit, pikėrisht me kompaninė “Hellenic Vehicle Industry S.A” , ministri Majko, sė bashku me kėtė farė “biznesmeni” Delijorgji, shkatėrroi dhe masakroi nė njė kohė rekord, gjithė arsenalin e armatimit shqiptar, duke i vėnė sharrėn dhe plugun armatimeve tė rėnda. Nėpėrmjet njė kontrate skandaloze, ai shiti materialin special qė doli nga armatimet e rėnda, me 60 USD njė ton, kur nė bursė, ēmimi i skrapit tė rėndomtė shkonte nga 120 deri nė 180 USD pėr 1 ton. Dhe nė kėmbim tė kėsaj, Majko mori pėr ushtrinė shqiptare, makina skandaloze tė viteve ’86. Gjithashtu, nga aeroporti i Rinasit ngriheshin avionė tė rėndė, me materiale ushtarake, tė cilat kanė thyer edhe embargo, ashtu siē ka qenė edhe rasti i Ruandės. Tjetėr skandal i Majkos ėshtė edhe tregtia raketave tė tipit “Stainer-2” dhe “Stainer-3”. Rreth 85 raketa u blenė nė Pakistan nė vitin 1995 dhe pesė copė nga kėto, u asgjėsuan nė Bizė tė Martaneshit, ndėrkohė qė 16 copė nga kėto, iu shitėn njė firme izraelite, nėpėrmjet firmės “MEICO” me vlerėn 25 mijė USD copa. Vlera totale e shitjes tė kėtyre raketave ishte 400 mijė USD nė total. Kjo shitje ėshtė bėrė nė datėn 10 tetor 2004, nė drejtim tė firmės blerėse “Panorama LTD”. Kjo shitje, hyn nė njė nga skandalet e ministrit Majko, pasi vlera e njė rakete ėshtė rreth 60 mijė usd. Gjithė justifikimi i kėsaj shitje ėshtė bėrė nėn arsyetimin e testit qė i duhej bėrė kėtyre raketave.
Krijimi i ndėrmarrjes trafikante "Meico"
Ndėrmarrja “Meico” ėshtė krijuar me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave, Nr 366, datė 05.10.1991 “Pėr krijimin e ndėrmarrjeve tė import-eksportit, nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes”, me objekt import-eksportin e mallrave dhe objekteve specifike tė ushtrisė. Veprimtaria ekonomike e saj, ka qenė mbėshtetur me ligjin Nr 7582, datė 13.07.1992 “Pėr ndėrmarrjen shtetėrore”. Ndėrmarrja “Meico”, sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, drejtohet nga Kėshilli Drejtues, i cili pėrbėhet nga 5 anėtarė, miratuar me urdhrin e ministrit, Nr 51, datė 06.02.2003. Me urdhrin Nr 5, datė 08.01.2002, “Pėr funksionimin e ndėrmarrjes sė eksport- importit tė ushtrisė “Meico”, Neni 2. “Objekti i veprimtarisė” ėshtė pėrcaktuar si “Ndėrmarrje komisionere” pėr mallra dhe objekte tė ushtrisė. Ndryshimi i statusit tė kėsaj ndėrmarrje dhe pėrcaktimi, si “Ndėrmarrje komisionere”, me akt-nėnligjor ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr 7582, datė 13.07.1992 neni 7. Ndryshimi i Statusit tė “Meico” me anė tė kėtij urdhri nė “Ndėrmarrje jobuxhetore dhe njėkohėsisht komisionere”, ka sjellė si pasojė, qė blerjet dhe shitjet tė bėhen nga kjo ndėrmarrje sipas kėtij koncepti.
Geri Kokalari: Berisha ka patur informacion pėr Gėrdecin
Nė lidhje me ngjarjen e 15 marsit Geri Kokalari lėshon akuza pėr pėrfshirjen nė tragjedi tė Sali Berishės dhe familjes sė tij. Nė njė intervistė, Berisha ka bėrė njė pėrshkrim tė madh vetės sė tij duke thėnė se projekti i Gėrdecit nuk ishte njė bazė e projektuar. Ai harroi tė mendonte se projekti ishte shumė pak metra larg bazės dhe qė kompania kishte njė kontratė tė firmosur nga qeveria. Ai luajti me fjalėt pėr rreth sė cilės ishte i ndėrgjeshėm pėr eksplozivin ku ai tha qė nuk kishte dijeni pėr Gėrdecin, faktit tė vėllait tė kunatit tė tij tė vrarė, Muhamet Hoxha, punonte nė fabrikė, nga Berisha dhe vdiq nė fabrikėn e ēmontimit. Gjithashtu Berisha ka deklaruar qė Muhamet Hoxha ishte vetėm njė punėtor nė plant, ku njė pjesė e familjarėve thanė se ai ishte supervizor i projektit. Kokalari akuzon kryeministrin e qeverisė Sali Berisha, ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe shumė funksionarė tė tjerė tė qeverisė tė cilėt janė pėrfshirė nė kėtė aferė skandaloze kontrabande armėsh. Shqiptarėt duhet tė shqetėsohen qė kanė njė person tė pa dobishėm qė i pėrfaqėson ata nė rang botėror. Berisha e tregon veten komplet budalla duke thėnė qė projekti i Gėrdecit nuk ishte nė njė bazė ushtarake. Ai harron tė pėrmendė qė projekti ishte vetėm pak metra larg bazės ushtarake dhe qė kompania kishte njė kontratė pėr tė shkatėrruar municionet, pronė e qeverisė.
Tragjedia e Gėrdecit, vetėm tre tė arrestuar
Ndalimi i Delijorgjit, Pinarit dhe Minxholit ėshtė bėrė tre ditė pas shpėrthimit tė fabrikės sė demontimit nė Gėrdec tė bashkisė sė Vorės, ku deri tani janė regjistruar 25 viktima, dhe rreth 300 tė plagosur. Vėnia nė pranga e tė sipėrcituarve erdhi pasi prokuroria ka firmosur urdhėr-arrestet pėr drejtorin e “Meico-s”, Ylli Pinari, administratorin e firmės “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e fabrikės nė Gėrdec, Dritan Minxholi. Ndaj tyre rėndon akuza e moszbatimit tė rregullave tė sigurisė, qė lidhet konkretisht me administrimin, ruajtjen dhe demontimin e municioneve. Delijorgji, njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė hekurit nė Shqipėri, nuk i ka pėr herė tė parė prangat. Pak vite mė parė ai u arrestua kur ishte president i sport-klub Dinamos, me urdhėr tė prokurorisė sė Durrėsit, pėr shmangie tė detyrimeve pėr importin e hekurit, duke i shkaktuar shtetit njė dėm prej 1.2 milionė lekėve.
Hetimet e ngjarjes
Hetimet paraprake vėrtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rėndė tė 11 personave, plagosjen e lehtė tė 31 personave dhe dėmtime tė natyrės mė tė lehtė tė 260 personave tė tjerė, pa pėrmendur kėtu lėndimin e shėndetit mendor dhe emocional tė njė numri tė konsiderueshėm personash tė tjerė. Nė Qarkun e Tiranės dhe tė Durrėsit janė dėmtuar dhe 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 ferma bujqėsore. Tė gjitha dėmtimet e shkaktuara, sipas njė vlerėsimi paraprak, tė datės 16. 04. 2008, tė Entit Kombėtar tė Banesave, kapin vlerėn 2, 039, 216, 418 lekė.
Personat nė burg dhe hetim

  • Fatmir Mediu
  • Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s
  • Mihal Delijorgji
  • Sokol Gjeci
  • Dashnor Caushi
  • si edhe Dritan Minxhozi.

Persona qė duhen hetuar

  • Sali Berisha
  • Jozefina Topalli
  • Astrit Patozi

Pistat e Prokurorisė

  • Zbatimi i rregullave pėr administrimin dhe ruajtjen e lėndėve plasėse nga tė gjitha subjektet qė janė aktore tė kėtij procesi, duke filluar nga firma MEICO, tek firma amerikane Southern Ammunition Company dhe tek firma Alba Demil.
  • Zbatimi i rregullave pėr ruajtjen fizike tė objektit, qė ishte marre pėrsipėr nga Firma VRANA Security.Zbatimi i rregullave nė lidhje me pėrzgjedhjen e vendit ku ėshtė kryer ky proces.
  • Shpėrdorimet e detyrės apo konkurrenca e pandershme mes firmave si shkak qė mund tė kėtė shkaktuar ardhjen e pasojės.

Shkeljet e bėra nga Mediu

  1. Pėrzgjedhja e gabuar e vendit tė demontimit duke rrezikuar jetėn e personave qė punonin dhe banonin nė Gėrdec dhe duke shkelur rregulloren e Ministrisė sė Mbrojtjes sė vitit 2003.
    Lejimi i nėnshkrimit tė kontratave me 2 firma tė palicencuara pėr procesin e demontimit me shkelje tė akteve ligjore.
  2. Lejimi i shkeljeve tė rregullave qė shoqėrojnė procesin e demontimit duke rrezikuar jetėn e personave qė punonin aty.
  3. Shpėrfillja tė procedurave ligjore tė nėnshkruara prej tij pėr demontimin e municioneve.
  4. Shmangia e Forcave tė Armatosura nga mbikėqyrja e mėtejshme e procesit tė demontimit.
  5. Ėshtė lejuar demontimi i kalibrit tė madh.
  6. Ėshtė lejuar SAC dhe ALBA DEMIL pėr dhėnien e lejeve tė demontimit dhe eksportimit tė municioneve.

Ministria e Mbrojtjes, pranon eksportin e jashtėligjshėm tė armėve
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar se, eksporti i armėve ėshtė kryer nė kushtet e njė ligji qė ky dikaster e cilėson tė pazbatueshėm. Drejtori i Drejtorisė Juridike nė Ministrinė e Mbrojtjes, Rezart Tėrshana, sqaroi dje pėr gazetarėt se, “Ligji pėr kontrollin shtetėror tė veprimtarisė sė import-eksportit tė mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me pėrdorim tė dyfishtė", nuk ėshtė i zbatueshėm, pasi ende po punohet pėr ngritjen e strukturės sė Autoritetit tė Kontrollit Shtetėror tė Eksporteve. Ligji pėr eksportin e armėve ka hyrė nė fuqi nė 1 qershor tė 2007, kurse ngritja e autoritetit duhej tė pėrfundonte nė njė janar tė kėtij vitit. “Domosdoshmėria e miratimit tė ligjit pėr kontrollin shtetėror tė veprimtarisė sė import- eksportit tė mallrave ushtarake dhe teknologjike me pėrdorim tė dyfishtė rridhte nga fakti se republika e Shqipėrisė ishte ndėr tė paktat vende tė Evropės Juglindore qė kishte njė sistem tė kontrollit shtetėror mbi eksportin e armėve jo tė plotė dhe jashtė ēdo parametri evropian nė kėtė fushe. Ndėrkohė, lidhur me procesin e hartimit tė kėtij ligji, zoti Tėrshana sqaroi se ai ka nisur qė prej vitit 2004, nė bashkėpunim tė ngushtė me OSBE-nė, PNUD-in, Departamentin e Tregtisė tė SHBA-sė, zyrėn Federale tė Ekonomisė dhe Kontrollit tė Eksporteve tė Gjermanisė (BAFA), dhe me institucione tė tjera ndėrkombėtare". "Me institucionet e mėsipėrme janė zhvilluar njė sėrė konsulencash e trajnimesh gjatė tė cilave ėshtė marrė dhe asistenca e mendimi i tyre pėr hartimin e kėtij ligji. Pėr pėrgatitjen e projektligjit janė mbajtur parasysh identifikimi i “acquis communautaire” mbi kontrollin e eksporteve, si dhe hartimi i tij nė pėrputhje tė plotė me rregulloren e BE-se mbi kontrollin shtetėror tė eksportit tė mallrave ushtarake e teknologjive me pėrdorim tė dyfishtė, duke marrė pėrvojat mė tė mira evropiane nė kėtė fushė", vijoi zoti Tėrshana.
Geri Kokalari i shkruan kryeministrit Sali Berisha
Nė lidhje me ngjarjen e 15 marsit Kokalari lėshon akuza pėr pėrfshirjen nė tragjedi tė Sali Berishės dhe familjes sė tij. Ja se ēfarė thotė nė letrėn e tij:
“A mendoni ju, se thatė diēka tė menēur me shprehjen tuaj “letėr higjienike”? Unė ju siguroj, qė ju nuk jeni i pari qė pėrdorni kėtė shprehje ndaj gazetės sė mirėnjohur amerikane dhe vėshtirė, se ju do tė jeni i fundit. Por mos kini asnjė dyshim se kjo “letėr higjienike” kumboi pėrtej maleve tė Shqipėrisė dhe jehona e saj do tė vazhdojė tė kumbojė nė veshėt tuaj edhe pėr shumė kohė. Dhe mos harro se ndershmėria juaj, solli kėtė “letėr higjienike” nė derėn tuaj. Ju kujtoj, se unė nuk kam mbaruar duke menderos mbi ata qė e meritojnė atė, kėshtu qė ju sugjeroj qė ta ruani letrėn higjienike, nėse unė do tė detyrohem, ju do tė keni nevojė pėr tė.
Zoti Berisha pėrse nuk dėrgoni djalin tuaj nė afganistan, tė luftojė me fishekėt e skaduar
Meqė ra fjala, unė shikoj qė ju bujarisht, po dėrgoni mė tepėr djem shqiptarė nė luftė nė Afganistan, nė tė njėjtin vend ku ju dėrguat municion kinez tė vjetėr dhe tė gėrryer. Ju a mendoni qė askush nuk e kupton qė kjo nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė pėrpjekje transparente nga njė malok pėr tė lėpirė bythėn Amerikane, nė pėrpjekje pėr tė ruajtur bythėn e tij? Mbase unė gaboj e ju keni tė drejtė. Por njė mėnyrė e mirė pėr ju pėr ta provuar qė unė e kam gabim, ėshtė qė ju tė dėrgoni djalin tuaj, Shkėlzen nė Afganistan. Sigurisht qė kjo do tė jetė mė shumė se njė experiencė e formimit tė karakterit, sesa ta lejoni atė ti vijė rrotull Milhal Delijorgjit. Edhe djali i John Mēain, ka qenė ushtar nė Irak. A nuk e ndjen familja juaj kėtė gjė si detyrim? Mendjet kureshtare duan ta dinė.

petritkola
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 535
Anėtarėsuar : 01 Sep 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shumė tė lėnduar nga eksplodimet nė Shqipėri

Mesazh nga petritkola prej Sat Aug 09, 2008 6:12 pm

Trebicka zbardh trafikun e Shtetit Shqiptar me Henri Tomein, trafikanti mė i madh i armėve

[url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77437', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77437&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77437', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url]

Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mire
Friday, 08 August 2008
Edhe gazetarėt zviceranė nisin investigimet rreth skandalit tė trafikut tė armėve pas tragjedisė sė Gėrdecit. Biznese armėsh tė dyshimta, fitime nė miliona, lidhje me rrethet qeveritare, nė kėtė mėnyrė ėshtė nisur emisioni televiziv ku gazetarėt kėrk00ojnė tė hedhin dritė rreth rolit tė Hajrin Tomet, tregtarit misterioz zviceran qė dyshohet tė jetė nė pazarin me qeverinė shqiptare dhe firmėn e Diverolit. Ka qenė kjo mėnyra qė ka gjetur pikėrisht moderatori i emisionit pėr tė shkuar deri tė fakti, qė emri i njė shtetasi zviceran,i cili tregton armė dhe municione, pėrmendet nė Shtetet e Bashkuara gjatė hetimeve nė lidhje me njė marrėveshje qė kap njė shumė prej 300 milionėsh, por qė pėrmendet edhe nė Shqipėri gjithashtu. Gazetari Dutvajler ėshtė vėnė nė ndjekje tė gjurmėve tė kėtij personi, i cili i shmanget daljes nė publik. Tregtari zviceran, qė sipas tij ėshtė regjistruar diku nė rrethinat e Bernit, nuk ka asnjė fotografi tė publikuar dhe nuk pranon qė tė ketė tė bėjė me biznese tė dyshimta, por emri i tij po pėrmendet kohėt e fundit anembanė edhe nė Shqipėri. Madje emri i tij ėshtė pėrmendur nga Ylli Trebicka nė Shqipėri. Nuk dihet as pse Hajnrih Tomet sipas gazetarit u vendos nė vitin 2006 nė listėn e personave si kontrabandistė armėsh, vetėm pak kohė para se tė merrej porosia pėr municione drejt Afganistanit. Investigimi vazhdon pikėrisht me faktin qė Pentagoni kontakton 21 vjeēarin Efraim Diveroli pėr tė furnizuar me municion ushtarėt afganė, duke ngritur dyshimin se kėtė furnizim ai e ka gjetur nė Shqipėri falė edhe ndihmės sė zviceranit Tomet. Ekipi i Televizionit ka intervistuar biznesmenin Kosta Trebicka i cili tregon se si u njoh me Tomet i cili qėndronte pas firmės fantazmė nė Qipro dhe qė nė kėtė rast pėrfaqėsonte klientin, pra Diverolin. Pikėrisht pas rrugės sė dyshimtė nėpėrmjet Qipros, dhe qė synonte ta shiste municionin me ēmim tė dyfishuar, mendohet se qėndronte shtetasi zviceran Tomet gjė pėr tė cilėn flitet edhe nė Shtetet e Bashkuara. Vetė gazetari ka provuar tė marrė njė pėrgjigje nga vetė Tomet por ai ka mohuar tė ketė marrė pjesė nė tregtinė e pėrmendur duke cilėsuar se kėto dyshime nuk mund tė bazohen vetėm nė thėniet e Efraim Diverol. Biznesmeni shqiptar Trebicka tregon se Tomet ka ndikim tė madh nė vendet e Evropės Lindore aty ku tregtohen municione tė standardeve tė vjetra, njėsoj si ato tė tregtuara nga Shqipėria. Gazetari citon se pas shpėrthimit nė Gėrdec dolėn nė pah shkeljet e bėra gjatė demontimit tė armėve duke ngritur pikėpyetjen rreth ēėshtjes sė korrupsionit. Gazetari ka intervistuar deputetė tė opozitės tė cilėt citojnė burime qė ngrenė dyshime pėr pėrfshirjen e djalit tė kryeministrit Berisha nė tregtinė e armėve. Arsyeja pse vetė Zvicra nuk merret me ēėshtjen Tomet ėshtė e thjeshtė sipas gazetarit sepse vetė shteti zviceran nuk e ka pėrshtatur ligjin pėr kontrollin mbi tregtarėt e armėve, me njė kėrkesė tė OSBE-sė pėr kėtė ēėshtje. Vetė zyrtarėt zviceran nuk bėjnė komente mbi dyshimet pėr ndėrmjetėsin Hajnrih Tomet nė tregtinė e armėve nga Shqipėri nė Afganistan, por edhe pse kjo mbetet enigmė ai mbetet si i tillė pėr sa kohė edhe gazeta “Neė York Times” e cilėson kėtė njeri si misterioz.
Tregtia e armėve Shqipėri-Afganistan, investigim i gazetarit zviceran
Biznesi ku emri i zviceranit Hajnrih Tomet pėrmendet nė titujt kryesorė ka tė bėjė me luftėn nė Afganistan. Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre po pėrpiqen ti vendosin trupat qeveritare nė pozicion.
Ushtari:
- Hej, thuaji atij qė tė qėllojė vetė kur tė shoh diēka. Ai nuk merr fare shėnjestėr.
Gazetari:
Njė problem qė ekziston ėshtė se, ushtarėt afgan janė tė pajisur me kallashnikovė rus dhe pėr kėtė arsye atyre u nevojitet municion qė nuk prodhohet nė shtetet perėndimore. Pėr kėtė arsye nė Janar 2007 fillon njė aksion aventuresk pėr blerjen e municionit. Pentagoni kontrakton njė firmė, pronari i sė cilės quhet Efraim Diveroli dhe ėshtė vetėm 21 vjeē. Diveroli duhet tė furnizojė njė sasi municioni qė kushton 300 milionė Dollarė. Dyshohet se amerikani kėtė municion e ka gjetur nė Shqipėri falė ndihmės sė Hajnrih Tomet. Liferant ėshtė njė firmė shtetėrore, e cila drejtohet nga Ylli Pinari. Ylli Pinari arrestohet nė Mars tė 2008-ės. Rrethanat e dyshimta tė marrėveshjes bėjnė qė Prokuroria tė hetojė pėr kėtė ēėshtje. Ekipi i televizionit zviceran takon nė Tiranė, kryeqytetin Shqiptar, Kosta Trebickėn. Biznesmeni ėshtė sot pėr hetuesit amerikanė njė dėshmitar i rėndėsishėm pėr hetimet.
Trebicka:
- Pėrfshirja ime nė kėtė biznes nuk ishte aksidentale, por ishte njė rastėsi e pafat.
Gazetari:
- Kėshtu morėt informacion pėr Hajnrih Tomet?
Trebicka:
- Unė mora informacion nga pak pėr tė gjitha punėt.
Gazetari:
- Edhe pėr Tomet?
Trebicka:
- Po, edhe pėr Tomet.
Gazetari:
Pėrpara se tė transportohej, municioni paketohej nga e para. Mė vonė u bė e ditur, se nė kėtė mėnyrė fshihej vjetėrsia dhe prejardhja e municionit. Vjetėrsia e mallit arrin deri ne 60 vjet dhe pjesėrisht e papėrdorshme. Nje pjese e saj e kishte prejardhjen nga Kina dhe tregtia e kėtij municioni ėshtė e ndaluar nė Shtetet e Bashkuara.
Kosta Trebicka nuk ėshtė tregtar armėsh, por sipėrmarrės qė merret me paketimin. Nė muajin Maj tė 2007, njerėzit e tij duhet ta paketonin municionin e vjetėr shqiptar qė do tė transportohej pėr nė Afganistan.
Qė me nėnshkrimin e kontratės ai gjeti parregullsi. Tek dokumentet para ishte shėnuar pranė firmės shqiptare dhe asaj amerikane edhe njė firme nga Qipro. Trebicka pyeti Pinarin, liferantin shqiptar.
Trebicka:
- Ai mė tha qė kjo firmė ėshtė firmė ndėrmjetėse dhe qė vjen nė emėr tė klientit. Kjo firmė pėrfaqėsohet nga dikush me emrin Hajnrih Tomet. Unė iu pėrgjigja, qė nuk e njoh kėtė firmė nga Qipro dhe qė nuk kam marrė kurrė porosi prej saj. Pėr kėtė arsye unė nuk do tė nėnshkruaj kontratė me kėtė firmė.
Gazetari:
Rruga e dyshimtė nėpėrmjet Qipros ėshtė bėrė sot pjesė e hetimeve. Firma fantazėm blinte municionin dhe e shiste pėrsėri me dyfishin e ēmimit. Njė mėnyrė e mrekullueshme pėr shtimin e parave. Edhe nė Shtetet e Bashkuara flitet se mbas kėsaj firme qėndron shtetasi zviceran Tomet.
Njė pjesė tė informacionit amerikanėt e kanė mbledhur falė Kosta Trebickės. Trebicka filloi tė mblidhte fakte kur atė e nxorėn jashtė loje nė Maj tė 2007. Gjatė njė bisede telefonike tė inxhizuar ai pyeste Diverolin, nėse furnizuesi shqiptar, Ylli Pinari, kishte lidhje me shtetasin zviceran Tomet.
Biseda telefonike:
Mė duket se ai punon akoma me Hajnrih, unė vetė punoj ende me Hajnrih. Unė duhet tė punojė me Hajnrih. Nuk jam njėsoj si Hajnrih, unė nuk mund tė merrem me gjėra tė paligjshme me mafien nė Shqipėri.
Gazetari i emisionit e ballafaqon Hajnrih Tomet me akuzat. Tomet nuk pranon tė japė intervistė. Nė njė e-mail ai shkruan: “Unė nuk kam marrė pjesė nė tregtinė e pėrmendur. Informacioni pėr pjesėmarrjen time nė kėtė biznes bazohet vetėm nga thėniet dyshimta te Efraim Diverolit.”
Gazetari:
Ēfarė roli luan Hajnrih Tomet?
Trebicka:
Unė nuk e di se sa i madh ėshtė ndikimi i tij. Thuhet qė ndikimi i tij ėshtė shumė i madh nė vendet e Evropės Lindore. Hajnrih Tomet ka veēanėrisht ndikim nė tregjet ku tregtohen municionet me standarde tė vjetra, me standarde lindore. Dhe kėto tregje janė gjigante.
Gazetari:
Nė Shqipėri, municionet nga koha e luftės sė Ftohtė po shkatėrrohen dhe pėr kėtė arsye lind pyetja se pėrse Shtetet e Bashkuara duhet tė paguajnė pėr kėto municione. Se sa i rrezikshėm ėshtė demontimi i municioneve, u pa Marsin e kaluar pranė kryeqytetit. Dy duzinė tė vdekur, qindra tė plagosur dhe shtėpi tė shkatėrruara rreth e pėrqark. Shpėrthimi zbuloi shkelje gjatė demontimit tė municionit tė vjetėr. Njė firme private kishte vepruar me porosi tė qeverisė duke punuar me mallin e rrezikshėm nė mėnyrėn mė primitive.
Shefi i qeverisė, Sali Berisha, nxitoi pėr tek tė dėmtuarit, ndersa Ministri i tij i Mbrojtjes dha dorėheqjen. Nė vorbullėn e hetimeve filloi tė vihej nė lėvizje edhe hetimi pėr biznesin e dyshimtė me tregtinė e municioneve nė Afganistan. Afera ka prekur ndėrkohė qarqet mė tė larta qeveritare. Nė Kuvend, parlamenti shqiptar, opozita ngre pyetje rreth ēėshtjes sė korrupsionit.
Petro Koēi nga Partia Socialiste do tė dijė se cilėt kanė qenė personat tė cilėt kanė pėrfituar nga paratė qė kanė kaluar nėpėrmjet Qipros.
Petro Koci:
Ne kishim informacione nga Mediat dhe nga dėshmitarė qė kishin dhėnė intervista pėr Mediat. Sipas tyre edhe djali i Kryeministrit Berisha ėshtė i pėrfshirė nė tregtinė e armėve. Ne duhet tė ushtrojmė mė tepėr kontroll nė tė gjitha vendet, nė USA, Zvicėr dhe Shqipėri. Sepse nė kėtė aferė bėhet fjalė pėr tė njėjtėn gjė.
Gazetari:
Mė tepėr kontroll nė tė gjitha vendet kėrkon edhe OSBE-ja nė Vjenė. 56 vendet anėtare tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė miratuan nė 2004 deklaratėn e qėndrimit te pėrbashkėt. Vendet anėtare duhet ti kontrollojnė kontrabandistėt e armėve edhe kur kėto veprojnė jashtė vendit.
Zėdhėnėsi i OSBE
Gjithmonė kur njė vend pėrforcon ligjet kombėtare pėr territorin e tij, tregtarėt e armėve mund tė shkojnė nė njė shtet tjetėr, ose nėpėrmjet njė shteti tjetėr. Kjo do tė thotė qė tregtarėt kėrcejnė nga njė boshllėk ligjor tek boshllėku tjetėr ligjor. Ne duhet ti mbyllim kėto boshllėqe.
Gazetari:
13 Vende tė OSBE e kanė pėrshtatur ndėrkohe ligjin. Zvicra nuk bėn pjesė tek kėto vende. Ajo ka ngelur tek parimi i territorit. Kėtu nuk ekziston kontrolli i tregtarėve tė armėve edhe nė shtetet e tjera, ashtu siē e kėrkon OSBE-ja. Pėr kėtė arsye zyrtarėt zviceranė nuk kujdesen pėr ēėshtjen Tomet.
Zvicerania:
Nuk e kuptoj mirė se personat flasin me dialekt tė fortė zviceran.
Gazetari:
Tomet ka nė Bėrn vendndodhjen e firmės sė tij. Kjo gjė ėshtė nė pėrputhje me ligjin. Zyrtarėt zviceran nuk bėjnė komente pėr ndėrmjetėsimet e dyshimta tė tij jashtė vendit. Tė tjerė duhet tė sqarojnė nėse Hajnrih Tomet ka qenė me tė vėrtetė ndėrmjetėsi.
Sidoqoftė ai ngelet, ashtu siē shkruante dhe gazeta “Enė Yourk Times”, misterioz.