Kadri Rexha: Isa Boletini flamurtari i kryengritjeve tė Kosovės
Isa Boletini u lind nė fshatin Boletin mė 15 janar tė vitit 1864. U edukua nė njė familje tė pėrmendur brez pas brezi pėr burrėri, drejtėsi e trimėri. U rrit nė kullėn e Boletinit, e cila u bė simbol i traditės patriotike dhe qėndresės shekullore nė kufirin verior tė atdheut, Shqipėrisė. Ēka nuk panė dhe ēka nuk dėgjuan frėngjitė e saj?! Pėrmbi njėzet beteja u zhvilluan rreth atyre mureve. Gjashtė herė u dogj nga armiqtė e vendit tonė!.. Isa Boletini ishte njė burrė i mrekullueshėm. Shtati i tij i gjatė, lis bjeshke, gjithmonė ishte i veshur me kostume tė bukura kombėtare, qė i jepnin njė hijeshi tė pashoqe. Nė biseda fliste pak, por me vend.
Edhe shekulli i XX nė Shqipėri po hynte me turbullira tė mėdha. Nė Mitrovicė, pandėrprerė, bėheshin pėrleshje me armė ndėrmjet ushtrisė turke dhe forcave shqiptare tė udhėhequra nga Isa Boletini. Siē dihet, nė vitin 1902, nė Mitrovicė vjen konsulli rus. Me urdhėr tė Isa Boletinit ai bojkotohet dhe askush nuk e pranon nė konak. Tė nesėrmen, ai me trenin e parė detyrohet tė largohet nga qyteti. Pas kėsaj ngjarjeje, dalėngadalė, dukej se po vendosej paqja. Asokohe Sulltan Hamiti e fton Isanė nė Stamboll. Nė fillim Isai nuk pranon, por i shtyrė prej miqve dhe me shpresė se ndoshta atje mund t’i rregullonte disa ēėshtje qė po i sillnin kokėēarje nė vendlindje, u nis kah mbarimi i muajit nėntor tė atij viti. Pėr tri vjet e gjysmė, aq sa qėndroi nė Stamboll, Isa Boletini u ndihmoi shqiptarėve qė shkonin atje pėr nevoja tė ndryshme. Nė Stamboll ai u njohtė edhe me Plakun e Vlorės, Ismail Qemajlin, tė cilit pastaj do t’i mbet besnik deri nė vdekje.
Kur Isa Boletini u kthye nė vendlindje, nė vitin 1906, Shqipėria ishte bėrė vatėr e njė vargu kryengritjesh. Ndėrsa malet e Shqipėrisė sė Jugut ushtonin nga pushkėt e ēetave patriotike, nė Ferizaj, mė 2 korrik 1908, u mblodhėn mė sė tridhjetė mijė kryengritės tė udhėhequr nga Isa Boletini dhe Bajram Curri, tė cilėt protestonin kundėr qeverisė turke dhe shfrytėzimit feudal dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkonin edhe rivendosjen e Kushtetutės sė vitit 1876. Pas zbatimit tė Kushtetutės dhe ardhjes sė turqve tė rinj nė pushtet nė Kosovė u bė njė ngjallje e madhe nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore. Mė gjithė kėtė, Isa Boletini nuk kishte besim nė asnjė reformė dhe nė asnjė qeveri otomane qė do tė merrte pushtetin. Pėr xhonturqit qė erdhėn nė sundim Isa Boletini shprehej nė mėnyrė lakonike: “ēka lind prej mace, han minj!” Prandaj, duke e parė njė rrezik te madh tek ai pėr Perandorinė si dhe pas refuzimit tė tij qė tė shkruhet anėtarė i xhemjetit, turqit ia rrethojnė kullėn me taborre tė shumta, tė sjella nga Selaniku. Pas tri ditėsh lufte tė rreptė, nė njė kohė me mot shumė tė ftohtė e me borė, Isa Boletini, i plagosur rėndė, shpėrthen rrethimin. Ky ishte gjaku i parė qė derdhi Kushtetuta, e qė u zgjerua nė tėrė Shqipėrinė e Rumelinė. Nga kjo kohė fillon veprimtaria e gjerė patriotike e Isa Boletinit kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Vargu i kryengritjeve pėr liri e pavarėsi, tashti e tutje, sa vjen e rritet deri nė shpalljen e Luftės Ballkanike nga aleanca antishqiptare. Dhe, kudo nė ballė tė forcave trime shqiptare u dallua kryetrimi i Kosovės, Isa Boletini.
Pranvera e vitit 1910 popullin shqiptar e gjen nė lėvizje masive. Kudo mbledhje e mitingje. Kudo propagandė dhe pėrgatitje pėr luftė. Nė muajin mars tė kėtij viti, tė Verrat e Llukės, lidhet besa pėr kryengritje tė gjerė. Isa Boletini zgjidhet komandant i tė gjitha forcave luftarake. Nė mbyllje tė kėtij Kuvendi Isai iu drejtua burrave tė dheut me kėto fjalė:
“Vėllazėn! Me konstitucion, qė si e marrim vesh ne, domethėnė bashkim e liri, shpresuem se turqit e ri kanė me punua pėr tė mirė e pėrparim te tė gjithė kombeve nėn osmanlinjtė. Ne shqiptarėt, kena shpresue se do tė na ēelin shkolla shqipe, se ndėr gjykatare do tė gjykohet shqiptari nė gjuhė shqipe, kena shpresue se kanė me na goditė rrugė e kan me na ēelė fabrika, qė tė mos mėrgohen djemtė tanė nė dhenat t’huaj mbas kafshatės. E nė vend tė kėtyre mirėsinave qė na i garanton Konstitucia, sa pritėm?Pritėm ma fortė me na trashue prangat e robnisė, djemtė tanė me na i veshun asqerė, tuj i mėrgue nė Azi, tė dhetat me na i dyfishue me disa bidate e pagesa tė reja qė kurrė nuk i kishim dhe mbi gjithė kėto zullume edhe me na ēarmatosė ne qi tash sa qinda vjetėsh me pushkė kena mbrue nderėn e trollin tonė... Kėshtu, na gja tjetėr nuk na ka mbetun, veēse me pushkė nė dorė me i mprue tė drejtat tona. Tokėn tonė qi e thau Osmanlia, lotėt tanė nuk mujtėn me e njomė, e tash na kena me e vaditė me gjak tė shqiptarit... Ngrehuni o vllazėn, tė gjithė na tė bashkohemi, ta derdhim edhe ma tė maramėn pikė tė gjakut qė na ka mbet, pėr tė drejtat e nder tė Atdheut. Rrnoft Vllaznimi. Rrnoft Bashkimi!...”
Me kėtė fjalim tė zjarrtė Isa Boletini ndezi zemrat e luftėtarėve, tė cilėt tė papėrmbajtur vetėm prisnin urdhėrin e tij. Nuk vonoi shumė dhe kryengritja pėlciti. Betejat kryesore u bėnė nė Grykėn e Kaēanikut dhe nė atė tė Caralevės, tė udhėhequra nga Isa Boletini, Idriz Seferi dhe Hasan Budakova:
Ēka kanė retė qė po vetojnė
Dy drangoj po luftojnė
N’Kaēanik deri n’Caralevė
Isa Begu, Idriz Seferi
Dergut Pasha me njėqind mijė
Isa Begu me shqiptari
Kadal, Pashė se s’je n’Rumeli
Tash po sheh shqiptarė me sy
Djegin vetėn tė pėrvlojnė ty
Kėto beteja qenė nga mė tė rreptat qė ka bėrė populli i Kosovės kundėr ushtrive tė rregullta tė Turqisė. Ēdo shkėmb i mbrojtur nga shqiptarėt u kthye nė njė kėshtjellė tė pamposhtur. Luftimet zgjatėn mė se tri javė, ku shqiptarėt, me forca dhjetė herė mė tė vogla dhe nė mungesė municioni, luftuan me bajoneta dhe gurė, qė i lėshonin nga shkėmbinjtė:
Kaēanik, hej, shkėmb e gurė
Vritesh e pritesh pėr flamur...
Kaēanik, hej, tė raftė pika
Nuk po di se ēka ėshtė frika
Nėntė sahat tuj u therė me thika...
Mahmut Shefqet Pasha, qė ishte nisur pėr ta zėnė tė gjallė Isa Boletinin, i la tė vrarė dhjetėmijė ushtarė dhe nėntėdhjetė oficerė tė lartė. Nė kėto beteja Isa Boletini ishte komandant kalorėsie, kėmbėsorie dhe ushtar i thjeshtė midis ushtarėve, ku merr edhe dy plagė tė rėnda.
Pas kryengritjes sė armatosur, nė Kosovė gjendja bėhet tepėr e rėndė. Nė ēdo anė vėrshon flaka e tymi:
N’Kaēanik deri n’Boletin
Tanė Kosova asht mblu’ me tym
Mblue me tym e ka marrė flaka
E dogj me topa Dėrgut Pasha
Prandaj, si shumė kryengritės, edhe Isa Boletini, i pėrcjellė prej bijve dhe prej nipave, u detyrua tė arratiset nė Mal tė Zi, ku e kaloi dimrin. Edhe pse larg atdheut, ai nuk qėndroi duarkryq, por mendonte dhe punonte pėr njė kryengritje tejpėrtej atdheut.
Nė muajin mars tė vitit 1911 Isai kthehet nė Boletin. Kėtė vit e kalon duke vajtur nga fshati nė fshat, duke kėshilluar krerėt kryengritės dhe miqtė e tij mė besnikė qė tė bėhėshin gati pėr njė kryengritje tė madhe mbarėshqiptare.
Viti 1912. Kosova kryengritėse zien. Gjatė muajit mars Isa Boletini takohet me patriotin demokrat, Hasan Prishtinėn, prej tė cilit merr vesh se edhe Shqipėria jugore ėshtė pėrgatitur pėr fillimin e kryengritjes sė madhe ēlirimtare. Nė kėto kushte do tė ndihet nevoja e njė mbledhjeje tė pėrgjithshme. Kuvendi u mbajt mė 21-25 maj nė Junik, ku morėn pjesė mbarė paria e Kosovės. Nė Kuvendin e Junikut u vendos qė tė luftohej deri sa tė ēlirohej edhe Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit tė Kosovės. Hartues i planit tė kryengritjes u emėrua Isa Boletini. Lufta filloi e rreptė dhe dhėmbė pėr dhėmbė me armikun. Isa Boletini, nė krye tė trimave tė kryengritjes, nė fillim ēliroi Tregun e ri (Novi Pazarin), pastaj, brenda pak ditėve, Mitrovicėn e Vushtrrinė dhe, duke marshuar me shpejtėsinė e stuhisė, ndezi luftėn nė kodrat e Llapit e tė Gollakut. Nė fund tė korrikut, thuaja fare pa luftė, edhe Prishtina ra nė duart e kryengritėsve dhe, kėshtu, u hap rruga pėr marshimin triumfal drjet Shkupit. Nė kėtė luftė, pėr herė tė parė, forcat ushtarake dhe politike shqiptare vepruan tė bashkuara dhe nė harmoni me njėra tjetrėn, prandaj triumfuan me sukses. Mė 14 gusht edhe kryeqendra e Vilajetit tė Kosovės ra nė duart e kryengritėsve tė udhėhequr nga Isa Boletini. Ngjarjet e asaj vere patėn jehonė si brena ashtu edhe jashtė Shqipėrisė. Edhe pse nuk e sollėn autonominė ato u interpretuan si njė fitore e plotė e shqiptarėve drejt pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Mė 30 tetor 1912, Isa Boletini mori rrugėn pėr nė Vlorė, kėsaj radhe pėr tė mos e parė mė Kosovėn e tij aq tė dashur. Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė, mė 28 Nėntor, Isa Boletin e gjen nė krye tė 400 trimave tė Kosovės duke bėrė rojėn e nderit pranė Flamurit Kombėtar. Ēast gėzimi dhe mallėngjimi qe pėr tė ngritja e Flamurit! Pas nderimit qė ia bėri Flamurit, me sy tė pėrlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar kėto fjalė: “Tė lumtė dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit tė luftės, Isai nuk pranoi duke thėnė: “pėr kėtė post duhen njerėz me shkollė”.
Siē dihet, Konferenca e ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, e mbajtur nė Londėr mė 1913, duke e ndarė dhe duke e lėnė gjysmėn e Shqipėrisė nė robėri, ndaj popullit shqiptar bėri njė padrejtėsi tė shėmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me njė delegacion, shkon nė Londėr pėr t’i qarė hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotė: “Mitrovica qenka larg pėr t’ia bashkuar Shqipėrisė” Isai ia kthen: “Zotėri, nuk kam ardhė tė ankohem pėr Mitrovicėn time, por pėr gjysmėn e Atdheut, qė padrejtėsisht e keni lėnė nė njė robėri hala mė tė rėndė”.
Pranvera e vitit 1913 Isa Boletinin e zuri nė viset moēalike tė Shqipėrisė Jugore. Nė kėto kushte u sėmurė dhe u shtri nė shtrat nga malarja ai, tė cilin nuk kishin mundur ta shtrojnė as ushtritė e egra tė Sulltan Hamitit...
Nė qershor tė vitit 1915, konsulli francez, Bikok, me njė telegram e fton Isanė nė Cetinė, duke i premtuar se do ta pėrcjellė nė cilin do vend neutral qė tė dėshirojė. Nė ēastin kur Isa Boletini po kthehej nė Kosovė, ai e tradhtoi dhe ia dorėzoi qeverisė sė Malit tė Zi. Komploti i organizuar nga gjenerali Veshoviq u zbatua nga Sava Llazareviqi, i njohur pėr krime tė kėsaj natyre me nofkėn Savė Batarja. Prita iu zu te Ura e Ribnicės nga dy batalione xhandarėsh. Pas njė lufte tė rreptė dhe tė pabarabartė, duke lėnė tridhjetė armiq tė vrarė, Isė Boletini bie nė fushėn e nderit, mė 23 janar 1916. Me Isanė u vranė edhe dy bijtė, dy nipat, i kunati dhe dy shokė tė tjerė tė tij. Kėshtu mori fund jeta e Isa Boletinit, i cili nė zemrėn e Atdheut ishte btuar pėr jetė tė jetėve: “Edhe njėqind vjet jetė nė paqa, tė tana ia kam falė atdheut. Edhe njėqind herė n’u rrėxofsha prap kam me u ēue e kam me dalė ku ėshtė balli mė i vėshtirė i luftės. Me dekė pėr atdhe mė duket si me le pėr sė dyti... Unė njėqind herė jetėn e jap, po kurrė armėn, nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!...”