Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944

Shko poshtë 
+2
Blerti_Gashi
Mergimtari
6 posters
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:05 pm

URDHËR DITE DREJTUAR USHTRISË NACIONALÇLIRIMTARE ME RASTIN E FESTËS KOMBËTARE TË 28 NËNTORIT


28 Nëntor 1944

URDHËR DITE
Me rastin e festës së 28 Nëntorit përshëndes të gjithë komandantët, komisarët, partizanët dhe partizanet e ushtrisë sonë heroike, të cilët për tre vjet rresht, pa marrë parasysh asgjë, me guxim dhe vetëmohim luftuan për të çliruar atdheun, për të shpëtuar popullin nga një robëri e rëndë. Ushtria Nacionalçlirimtare u bë mburrja e popullit tonë, pse ajo, në luftime të përgjakshme kundër fashizmit dhe tradhtarëve e mbajti lart flamurin e lirisë, i cili s'u përkul kurrë, por kaloi nga fitorja në fitore. Qytetet, fushat dhe malet tona të mbuluara me borë janë dëshmitarët e kaq heroizmave, ku partizanët dhe partizanet tona në shi e në borë, ngrënë e pa ngrënë, suleshin mbi armiqtë me një trimëri të jashtëzakonshme.

KOMANDANTË, KOMISARË, PARTIZANË DHE PARTIZANE,

Detyrat që keni përpara janë të mëdha, qyteti i Shkodrës ndodhet ende në duart e okupatorit, ne duhet ta çlirojmë dhe të mos lëmë asnjë gjerman të dalë i gjallë nga tokat tona, duhet t'i shfarosim. Besnikë të aleancës së madhe antifashiste dhe për solidaritetin e vëllazërimin e madh që na lidh me
popujt e Jugosllavisë, ta ndjekim armikun në tokat e Malit të Zi dhe krahas me ushtrinë jugosllave të shpartallojmë rezistencën në atë vend.



Duhet që ushtria jonë të bëhet një ushtri model dhe e zonja të mbrojë popullin, të mbrojë pushtetin për të cilin ajo derdhi kaq gjak. Ushtria jonë duhet të modernizohet dhe të pajiset me të gjitha kualitetet ushtarake dhe armët moderne, ajo duhet të bëhet një ushtri politike, pse në këtë mënyrë ajo do të dijë t'i mbrojë si duhet interesat e popullit shqiptar. Kjo varet nga ju, dhe unë jam i bindur se ushtria jonë heroike, komandantët, komisarët, partizanët dhe partizanet, ashtu si ditën të luftonin heroikisht, do të dinë të përmbushin edhe këto detyra.

Rroftë Ushtria jonë e pathyer Nacionalçlirimtare!

Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Gjeneralkolonel , ENVER HOXHA

Botohet sipas Buletinit
të Luftës Nacionalçlirimtare Nr.
52,
viti 1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:12 pm

Vdekje fashizmit Lirija e Popullit

28 NANDUER

Gjithë Shqipnija po e feston ditën e flamurit pa okupator e tradhëtar. Gjaku i partizanvet heroikë dhe saktificat e popullit t'onë e dhanë frytin e veto
Pesë vjetë luftë të parreshtun, pesë vjetë vuejtjeje nën robninë e barbarvet nazifashistë, u kunorzuen, me fitoren e meritueme. Dëshirat që delegatët e popullit shqiptar çfaqën në Konferencën e Pezës, n'atë të Labinotit e ma vonë në Kongresin e Madh Antifashist të Përmetit u realizuen në saje t'Ushtrisë Partizane-Vullnetare Nac. çl. dhe në saje të vendosjes së popullit t'onë me fitue lirinë e pamvarësinë me çdo kusht.Populli shqiptar nuk e çkëputen nga rruga e tij e drejtë as burgosjet, as torturat, as internimet e as terrori i fashistavet italijanë, nazistavet, gjarmanë dhe këlyshve të tyne ballisto-zogista. Ay e kishte kuptue se vetëm në kuadrin e Luftës Nacjonal-Çlirimtare dhe përkrah aleatve të mëdhenjë Anglo-Sovjeto-Amerikanë e Kombeve të Bashkueme, Atdheu i jonë do të shihte përsëri të valojë të lirë Flamurin e skënderbeut, atë Flamur të kaq betejave që s'asht përulë kurrë pse dora e bijëve të shqipes ka dijtë me e mbajtë gjithmonë lart. Populli i jonë nuk u gënjye nga rrenat e dallaverat e okupatorëvet e shërbtorëve të tyne Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Mehdi Frashëri, Rexhep Mitrovica, Mit'hat Frashëri, Abaz Kupi e tjerë Gjon Marka Gjoni e Sulço Bushati, sepse atë e udhëhiqte Partija herioke Komuniste Shqiptare, sepse nga gjiri i tij kishin dalë djelm si Gjeneral-Kolonel ENVER HOXHA dhe burra si Dr. OMER NISHANI. Kongresi i Përmetit i diftoi popullit se tue rrokë arrnët e tue luftue përkrah me partizanët kundra gjermanëvet e tradhëtarëvet mund t'arrihet çlirimi i shpejtë dhe pa u dëmtue shumë. Okupatori e tradhtarët thojshin se Tirana asht çkatërrue fare. E mirë le të lehin gjithë ditën! Fakti asht se Kryeqyteti i jonë u çlirue shumë ma shpejt se sa mund t'u mendonte. Nëse asht djegë ndonjë shtëpi ase dyqan shkaktarë janë okupatori e tradhëtarët. Zatën okupatori gjermanë e kuislingët kështu kanë veprue gjithkund qoftë në Paris, qoftë në Varsovi, Romë, Athinë e gjetiu. Por e keqja asht se ata nuk u mjaftuen me sa kanë veprue, por deshtën edhe Shkodrën t'a bajnë shesh lufte. Para pesë vjetëvet e gjysmë, në ditën e zezë të 7 Prillit, kur disa patriotë shkodranë deshtën me i vue pushkë okupa~orit fashist italjan, Sulço Beu, Maliq Bushati e kompani i u kërcënuen atyne se do t'u bijshin mbas shpine nëse zbrasëshin qoftë edhe një plumb i vetëm kundër ushtrisë okupatore. Atëherë nuk dojshin gjoja me luftue në qytet pse merreshin në qafë populli. Po sot! Ata bashkë me Halil Alin e Mato Muratin formuen Komitetin e tyne të tradhëtisë sepse Gestapoja gjermane e dinte se ka kalue kohe e dallaveret me Salih Myftin, Hafis Ali Tarin, Shaqir Amarin e tjerë krenë të Ballit e të Legalitetit. Okupatori kishte besim vetëm ndër njerzë si Gjon Marka Gjoni, Sylço Bushatin, Halil Alija, Kolë Biba, Mato Murati, Enver Bushati që janë deklarue armiqtë të hapët të popullit e që mendojshin bashkë me okupatorin me e ba shesh lufte Shkodrën. Kurse krimineli-hajdut Hasan Isufi mundoheshe me i a mbushë mëndjen popullit se gjoja asht kundra Gjon Marka Gjonit e nga ana tjetër ay ishte komandant në shërbimin e tij dhe t'okupatorit. Të gjithë këta tradhëtar deshtën me e habitë popullin se gjoja gjermanët janë në të çuem (Iarguar) e prandej pse të damtohemi. Por neve a dijmë se Ushtrija gjermane nuk do të loste nga Shkodra sikur mos të kishte frikën e partizanëvet dhe sikur këta mos t'a zbojshin me forcën e armëvet. Gjithashtu populli nuk ua vari torbën këtyne pallavravet, por përkundrazi u organizue ndër njësite partizane për t'j kumbinue veprimet me ato të partizanvet të malit. Këjo dëshmon se sa e ka urrejtë populli i qarkut t'onë okupatorin e tradhëtarët. Dhe këjo na len me shpresue se populli se populli i jonë nuk do t'i uli armët derisa mos t'a qërojë vendin nga çdo gjurmë nazisti barbarë e tradhtarësh, të cilëvet u vjen festja vërdallë sepse nuk dijnë se nga t'j a mbajnë. Ka shumë ditë që për ata ndëgjohet era hallvë të vdekuni, kurse për popullin t'onë qeshte Dielli i Lirisë. Shkodra kreshnike në këto çaste vendimtare ka për të dijtë me e diftue vehten. Gjaku i Vasos, Perlatit, Brankos, Esatit, Vasilit, Manushit e tjerëvet Iypë çpagim. Prandej puntorët, katundarët, qytetarët e Rinija e gjakun popullit e Rinisë s'onë heroike. Në këtë ditë të festës s'onë Kombtare një za duhet të buçasi nga të gjitha anët: Përpara, gjithnji përpara që të fitojmë e të Hakmerremi.

KOMITETI QARKOR PËR SHKODRËN
I PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE

28 Nandor 1944.

AQSH. Fondi 24/AP, dos. 10, viti 1944, f1.3/1.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:13 pm

Vdekje fashizmit Liri Popullit

DREJTË ÇLIRIMIT


Partizanët kudo po i a bajnë foraa okupatorit e tradhëtarvet. Mbas çlirimit të Tiranës martire vetëm Shkodra ngeli pa u çlirue. Nga të gjitha anët e Shqipnisë tradhëtarët dhe miqët e tyne, gjermanët nazista, u grumbulluen në qytetin t'onë. Por këio nuk mjaftoi! Pse Mark Gjonmarkaj, tue pa vehten të pa sigurtë me mercetarët që kishte grumbullue rreth vehtes, shkoi deri te ura e Rrzhanicës për t'u marrë vesht me Pavie Gjurishiqin që t'i sill çetnikët. Ae ruejtë nacjonalistat shqiptarë (siç) me kryqë të thyem të Hitlerit në Parzëm.
Ata njerzë që deri në minutën e fundit paditëshin Lëvizjen Nacjonal Çlirimtare se ishte shitë Sërbit e Grekut, kur qe puna me shpëtue lëkurën e tyne nuk u menduen fare se çka kishin ba mbi popullatat shqiptare të Kosovës çetnikët e Drazhda Mihajloviçit, por i shtërnguen dorën dhe banë çështje të përbashkët me ta me u lëshue në sulm kundra vllazënve të tyne, partizanëvet shqiptarë.
Kështu si vepruen këta tradhëtarë në qarkun t'onë ashtu kanë veprue në të gjithë Shqipërinë krenët e Ballit Kombëtar e të legalitetit të cilët, jo vetëm që ranë në kompromis e bashkpunuen me okupatorin gjerman, por edhe bënë marrëveshje me të gjith reakcjonarët e Ballkanit. Malum! Pse derisa ishte puna me shpëtue kokat e tyne dhe me sigurue kolltuqet në kurrizin e popullit, atyne as që iu bante vonë për atdhe e Komb Shqiptar. Kosova u çlirue nga partizanët. Shqipnija merr frymë lirisht në saje të luftës së parreshtun që ban Ushtrija e jonë Nacional Çlirimtare. Shkodra gjithashtu po çlirohet nga ata njerzë që i kanë dalë për zot vdekjes së okupatorit, panvarësisë s'atdheut e lirisë së popullit.
Kësaj i thonë me i ba hesapet pa hanxhinë. Pse Shkodra, që okupatori e tradhëtaroreakcjonarët mendojshin me e ba shesh qëndrese, dijti me u çue në këmb si një trup i vetëm për mos të lanë që gjermanët barbarë e bashibozukët e Gjon Marka Gjonit, Halil Alisë e Sulçe Bushatit të damtojshin popullsinë e pafajshme. Roja që vetë populli ka ba mbramë vullnetarisht nëpër lagje e vërteton një fakt të tillë dhe dëshmon se ay s'ka qenë kurrë me okupatorin e këlyshët e tij. Për ma tepër këjo dëshmon dëshirën që ka populli i qytetit t'onë për t'a pa vehten sa më parë të çliruem dhe për të vendosë një regjim demokrat popullor.
Populli i qytetit t'onë që mbramë i vuni armët në cep të krahut për të mos të lanë që elementat e errësinës e bakëqinjët të përfitojshin në turbullinën e çastit, s'ka për t'i ulë armët derisa mos t'i japin pushtetin e plotë Nacional Çlirimtar.
Përveç kësaj ay bashkë me punën ushtarake s'ka me mungue të bajë edhe punën politike, domethënë që shpejt e shpejt të formojë këshillat e mëhallave dhe të bajë metinge të gjana për t'aderuar pa rezerva në vendimet e marruna në Kongresin e madh antifashist të Përmetit.
Populli i qarkut t'onë, që asht në pragun e çlirimit të tij, nuk ka me lejue që të hypin përsëri në fuqi njerzë që janë mësue gjithmonë me e shitë, që kanë pasë ndë xhepat e tyne njëqind flamuj e që gjithmon i kanë pi gjakun me taksa e të dhjeta, por ka me ndihmue që të marrin pushtetin njerzë që kanë dalë nga këjo luftë e madhe çlirimtare dhe që gjithmonë i kanë ndeje besnikë.
Të gjith dëshmorët e ranë në këtë luftë kanë vdekë me fjalët "Vdekje fashizmit, Uri Popullit" e prandej neve t'a plotësojmë amanetin që na kanë lanë për në daçin që shpirtat e tyne të gjejnë prehje e qetësi.
E populli nuk çlirohet me fjalë e dallavere. Pse gjithkush, e din se lirija nuk falet, por fitohet me mundë, saktifica e gjak. Kështu na kanë mësue dëshmorët e vjetër Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Themistokli Gërmenji, Çerçiz Topulli, Selam Musai etj., e po në këtë rrugë na kanë prij dëshmorët e rinj Qemal Stafa, Perlat Rexhepi, Vojo Kushi, Sadik Stavaleci, Vasil Shantoja, Esat Gjyli, Margerita Tutulani, Sherif Hoxha e qindra tjerë.
Populli i Qarkut të Shkodrës, tash që asht zot në pragun e çlirimit të tij, përulet me respekt para kujtimit të tyne sepse e din se nga gjaku dhe nga gërmadhat shkaktueme prej nazi-fashistëve dhe ballisto-zogistëve po lindet Shqipnija e lirë, e pamvarun, demokratikepopullore.
Sot 0 kurrë asht dita që të hakmerremi për të gjitha të zezat e poshtërsitë që kanë punue mbi kurrizin t'onë dhe para të gjithë botës Shqiptare të dëshojmë se edhe neve dijmë me e fitue dhe meritue lirinë.

KËSHILLI NACJONAL-ÇLIRIMTAR PËR SHKODRËN
28 Nanduer, 1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:15 pm

SHKODRA U ÇLIRUE
Në Shqipëri s'mbeti më këmbë okupatori dhe tradhtari

Shqipërija plotësoi çlirimin e saj. Shkodra, që këta muajt e fundit ishte bërë fortesa e okupatorit nacist dhe aq më tepër foleja e politikanëve hajdutë të reaksionit shqiptar, u çlirua nga forcat e Ushtrisë s'onë heroike. Atje lart, mbi Taraboshin historik valon flamuri i lirisë, i Iyer me gjakun e partizanëve trima.
Populli Shqiptar, mbas tri vjet lufte të përgjakshme dhe sakrificash të jashtëzonshme, mbasi u doq e u poq në këtë luftë vigane kundër ordhive fashisto-naciste dhe mercenarëve të tyre, në saje të Ushtris së tij dhe të politikës së drejtë të Frontit Nacional-Çlirimtar realizoi ëndërrën e tij dhe amanetin që i lanë dëshmorët e rënë në këtë luftë të shënjtë. Populli Shqiptar me gjakun e derdhur rëke e spastroi gjithë Shqipërinë nga armiqtë e tij të jashtëm dhe të brendshëm, s'mbeti më asnjë ushtar gjerman, asnjë mercenar ballist ose zogist në Shqipëri.
Dhe tashti? Dëshmorët e rënë në sheshin e luftës na kanë lënë edhe një amanet tjetër, testamentin e ndërtimit të Shqipërisë së re, po me ato sakrifica, po me ato heroizma, po me atë enthusiazmë me të cilat vazhduan luftën e madhe për liri. Përpjekjet gjigante të popullit t'onë kishin dhe kanë një përmbajtje politike dhe ushtarake të caktuar. Nëpërmjet të luftës kundër okupatorit dhe tradhtarëve të ndërtohej skeleti i pushtetit të tij popullor dhe ky skelet u ndëtua në Kongresin Antifashist të Përmetit, i cili i dha popullit kompleksin e fuqisë së tij legjislative dhe ekzekutive. Zgjedhja e Qeveris Demokratike në Berat është një hap përpara drejt realizimit të ëndrrave të popullit t'onë.
Tani që me çlirimin e Shkodrës historike plotësohet spastrimi i vëndit t'onë nga xhelatët e brendshëm dhe të jashtëm, tani që arrniku u thye dhe u shpartallua ushtarakisht, na rnbetet të vazhdojmë rrugën e idialit të dëshrnorëve t'onë, për të cilin ranë në fushën e nderit, rrugën e përforcimit dhe të perfeksionimit të pushtetit t'onë popullor. 1 vetmi thesar që fitoi populli i ynë nga kjo përleshje e madhe është pushteti i 'tij. Me anë të këtij aparati do të ndërtohet Shqipëria e re, ku me punën dhe me djersën t'onë do t'arrimë shkallë-shkallë në një jetë gjithnjë më të mirë dhe më të lumtur.
Këshillat nacionalë-çlirimtarë janë pushteti ynë popullor, janë organet që i japin popullit të gjitha mundësitë për zhvillimin e tij politik, ekonomik, kulturor dhe administrativ. Kjo është esenca e demokracisë s'onë, këtu pështetet deklarata e Këshillit Antifashist të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarit.
Pra, zgjedhjet për Këshillat Nacional-Çlirimtare, tani me çlirimin e plotë të vendit t'onë, marrin një rëndësi të jashtzakonshme, jo vetëm pse ato janë pushteti i vërtetë i popullit, por edhe pse ato duhet t'a çojnë popullin në punë për ndërtimin e një Shqipërie të typit të ri, ku punëtori, fshatari, zanatçiu, intelektuali etj. të gjejnë punë dhe një përmirësim graduai në jetën e tyre.
Prandaj duhet të mendojmë mirë përpara se të japim votën, prandaj duhet të zgjedhim punëtorë energjikë dhe me koshiencë në Këshillat NacionalÇlirimtare. Fjala e jonë e fundit është të zgjedhim në Këshilla ata që e meritojnë atë vend, si vazhdë e idealeve të dëshmorëve t'onë, ata që punojnë dhe do të punojnë në farkën e ndërtimit të vendit t'onë.

RROFTË SHKODRA E ÇLIRUAR.
RROFTË PUSHTETI I YNË POPULLOR.
RROFTË SHQIPËRIA E LIRË, PA NACISTA, PA BALLISTA, PA ZOGISTA OHE PA MERCENARË.
RROFTË USHTËRIA NACIONALÇLIRIMTARE DHE KOMANDANTI I SAJ GJENERAL-KOLONEL ENVER HOXHA.
30.XI.1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:17 pm

Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar
Ligjë Nr. 155, d. 9-11-1945 mbi të kremtet zyrtare


Neni 1. Dita e djelë është ditë pushimi për gjithë zyrat shtetnore e parashtetnore.
Neni 2. Përveç ditës së djelë të çdo jave janë të kremte zyrtare:

a) të Kremtet Kombëtare
1. Përvjetori i Shpalljes së Pamvarësisë Shqiptare (28 Nëntor).

2. Përvjetori i Çlirimit të Shqipërisë (29 Nëntor).

3. Pëvjetori i fitores (9 maj).

4. Përvjetori i mbledhjes së Kongresit të Përmetit (24 maj).

5. Përvjetori i formimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (festa e ushtrisë -10 korrik).

6. Përvjetori i mbledhjes së Konferencës së Pezës (16 shtator).

b) të Kremte civile

Dita e vitit të ri (1 janar).
Dita e 1 majit.

c) të Kremte fetare

1. Dita e parë dhe e dytë e Bajramit të Math.

2. Dita e parë dhe e dytë e Bajramit të Vogël.

3. Nata e mirë e Beratit.

4. Nata e mirë e Beratit.

5. Dita e Nevludit.

6. Dita e Matemit.

7. Dita e Novruzit.

8. Dita e parë dhe e dytë e Pashkëve Orthodokse.

9. Dita e parë dhe e dytë e Pashkëve Katholike.

10. Dita e Ujit të Bekuar (6 janar).

11. Dita e Ungjillizimit të Shën Mërisë (25 mars).

12. Dita e Shënteve Pjetër e Pavël (29 qershuer).


13. Dita e Ngjitur të Zonjës në qiell (15 gusht).

14. Dita e Gjith Shënjtorëve (1 nëntor).

15. Dita e parë dhe e dytë e Krishtlindjeve (25 e 26 dhjetor).

Neni 3
Në ditët e kremte të caktuara në dy nenet e mësipërme nuk mund të ndërpritet funkcionimi i zyrave të sigurimit botuer, të telegrafëve, telefonave e të radios dhe të spitaleve e ambulancave.
Zyrat e postave n'ato ditë do të funksionojnë vetëm prej orës 9-12, por vetëm për ato dega që do të caktohen prej Ministrisë së Punëve Botore.

Neni 4
E djela dhe ditët kremtore lIogariten për fillimin e afateve Iigjore si edhe kur takojnë në vazhdim të tyre, por kur fundi i një afati takon ditën e djelë ose një ditë kremtore, afati mbaron me ditën jo kremtore që e pason.

Neni 5
Orari i funkcionimit të zyrave shtetnore dhe parashtetnore gjatë ditëve puntore caktohet me vendim të Këshillit Ministror.
Neni 6
Dekret ligja më datë 6 Nëntor 1928 mbi ditët e pushimit të zyrave dhe çdo dispozitë në kundërshtim me këtë ligjë mbetet pa fuqi.

Neni 7
Këshilli Ministral ngarkohet me zbatimin e kësaj ligje.

Neni 8
Kjo ligjë hyn në fuqi ditën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare.

Tiranë, më 9.11.1945.

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar :
Sekretari: Kryetari :
(Koço Tashko) (Dr. Omer Nishani)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:18 pm

29 NËNTORI -LAPIDARI MË I MADH I HISTORISË
E vërteta historike është e përjetshme dhe e pavdekshme, atë nuk mund ta ndryshojë asnjë organizëm shtetëror apo partiak

DEKLARATË

Komiteti dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ-it të Popullit Shqiptar këto ditë morën dijeni për mesazhin e Presidentit të Republikës Berisha, dërguar parlamentit të vendit lidhur me caktimin e datës së çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashistë. Në të bëhen një numër vlerësimesh pozitive për LANÇ-in, të cilat ne i përshëndesim sinqerisht dhe i mbështesim. Këto bien ndesh dukshëm me përpjekjet e lobit revanshist ballistozogist,
që përpiqet tri verë kryq LANÇ, duke e paraqitur këtë jo si një luftë që shpuri në çlirimin e atdheut tonë, por si një luftë civile, apo vëllavrasëse, me synime antikombëtare etj. Mesazhi, në të njëjtën kohë, përmban edhe një varg gjykimesh jo objektive dhe kontradiktore në vlerësimin e LANÇ-it. Në të, sikurse edhe në fjalime dhe deklarata të tjera të kohëve të fundit të bëra nga Presidenti, flitet për vlera të saj, por në të njëjtën kohë mbahet një qëndrim i padrejtë dhe jo objektiv duke paraqitur si forca atdhetare, që paskan luftuar kundër fashizmit, organizatat dhe forcat e tjera politike që nuk pranuan të bashkohen ose të bashkëpunajnë me të kundër armikut, par ndoqën, në kundërshtim me interesat e kombit, rrugën e pasivitetit dhe gradualisht kaluan në kolaboracionizëm të hapur me armikun. Presidenti edhe këtë radhë nuk mungan të shprehet kundër kolaboracionistëve; por ai përsëri, këta i cilëson me një term të përgjithshëm, kur dihet se të tilla ishin dhe forcat politike të lartpërmendura, të cilësuara prej tij si forca atdhetare, pjesëmarrëse në luftën kundër fashizmit. Ne dëshirojmë të besojmë se Ai, do të thellohet më tej në këtë çështje, duke i dhënë vendin që i takon LANÇ, si dhe forcave të tjera politike si forca antikombëtare. Po kështu do të dëshironim që iuftëtarët që luftuan kundër fashizmit të përmendën me emrin që mbanin, partizanë; si dhe që të zëvendësohet termi i përdorur prej tij "martirë" me atë dëshmorë, i cili jo vetëm që është një term në gjuhën shqipe, por ka një kuptim të përcaktuar të luftëtarit që bie në luftë kundër armikut, për kauzën e çlirimit të mëmëdheut. Ne do të dëshironim që Presidenti të quajë me emrin e tyre edhe kolaboracionistët dhe organizatat e tyre, duke u larguar nga shprehjet e pa përcaktuara.
Mesazhi i Presidentit kërkon që të ndryshohet 29 Nëntori si datë e çlirimit të Shqipërisë, duke pretenduar se qyteti i Shkodrës dhe e gjithë Shqipëria qënkëshin çliruar më 28 nëntor 1944. Në këtë përfundim Presidenti paskësh arritur mbi bazën e të dhënave të një komisioni ad hoc, të ngritur pranë Institutit të Historisë, nën kryesinë e drejtorit të këtij institucioni, zotit Kasem Biçoku. Sipas tij, komisioni paskësh bërë një punë serioze dhe qënkësh mbështetur në dokumente, kujtime pjesëmarrësish në luftën për çlirimin e Shkodrës etj. Ne morëm dijeni për dokumentet që vërtetokëshin këtë fakt dhe për autorë të "kujtimeve verbale", pjesëmarrës në veprimet e lartpërmendura, në materialin me titull: "Relacion për saktësimin e datës së çlirimit të qytetit të Shkodrës", firmuar në emër të komisionit në fjalë nga kryetari i tij, Kasem Biçoku, botuar në gazetën e Partisë Demokratike "Rilindja Demokratike", më 13 nëntor 1993.
Presidenti, në mesazh, me një ton çuditërisht nervoz dhe të papërmbajtur, e cilëson caktimin e 29 nëntorit si datë të çlirimit të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, një akt tendencioz dhe jep edhe "motivet" e këtij akti. "Nga sa më sipër, -deklaron Ai -, dei se data 29 nëntor është caktuar si data e çlirimit të vendit me një djallëzi të madhe. Ajo ishte pjesë e platformës së bashkirnit skllavërues të Shqipërisë me Jugosllavinë, premtim të cilin Enver Hoxha ia kishte dhënë Miladinit dhe Dushanit, më 8 nëntor të vitit 1941.

Komiteti dhe Organizata jonë e Veteranëve hedhin poshtë të ashtuquajturit fakte, të dhëna dhe vlerësimet e parashtruara në mesazhin e Presidentit dhe të detajuara në relacionin e komisionit të ngritur me porosi të tij, për një varg çështjesh, si pohime të sajuara, trajtime të pasakta dhe tendencioze, të shtyra nga motive politizuese, pa marrë parasysh dëmin që i sjellin Shqipërisë dhe dinjitetit të saj. Faktet dhe ngjarjet që lidhen me çlirimin e qytetit të Shkodrës dhe përfundimin e çlirimit të të gjthë Shqipërisë janë dhënë në Deklaratën e 43 kuadrove dhe luftëtarëve të të pesë brigadave; E VI-ta, VII, XXII, XXIII, XXIV, si të Grupit të Shkodrës, që morën pjesë në operacionin luftarak në veri të vendit, i cili u kurorëzua me çlirimin e Shkodrës dhe të të gjithë Shqipërisë, pjesëmarrësve në LANÇ në qarkun e Shkodrës dhe nga historianë specialistë të kësaj përiudhe, të botuar në ]anarin dhe në shkurtin e këtij viti përkatësisht në gazetat "Kushtrim brezash" dhe "Zëri i popullit". Këto jepen edhe një herë në mbledhjen e re, më të zgjeruar, të kuadrove të kategorive të lartpërmendura, të mbajtur këto ditë, për të thënë fjalën e vet për këtë çështje. l kujtojmë popullit të vendit tonë dhe vetë Presidentit të Republikës se në këtë listë janë përfshirë gati të gjithë kuadrot kryesorë drejtuese të formacioneve luftarake të UNÇ-së që jetojnë, komandantët e shquar, për të cilët flitet në mesazhin e kryetarit të shtetit, duke pretenduar se qënkëshin bërë konsultime me ta, hiq ndonjë kuadër si Sadik Bekteshi, i cili në se ka vlera, këto janë të lidhura, mbi të gjitha me fatet dhe ngjarjet e LANÇ-it që ai mohon, duke zhvleftësuar në këtë mënyrë vetveten. Këto fakte dhe ngjarje pasqyrohen gjerësisht edhe në borimet arkivore dhe në botimet e shumta me karakter historik dhe memorialistik të bëra në vendin tonë.
Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në veprimet luftarake që shpunë në çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe shumë njerëz të brezave që përjetuan këto ngjarje, jetojnë edhe sot e kësaj dite. Këta janë dëshmitarë autentikë dhe pohimet e tyre nuk mund të hidhen poshtë me fshehje dhe manipulime dokumentesh, me vendime të marra, në bazë të votimeve në këtë apo në atë organizëm shtetëror apo partiak, në komisione me çfarëdo përbërje që të kenë këta. Këtë duket se e ka parasysh edhe Presidenti kur deklaron se i ashtuquajturi saktësim i datës së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha nazifashiste qënka bërë duke pyetur veteranë dhe komandatë të shquar, si dhe komisioni i ngritur me porosi të Tij pranë Institutit të Historisë, duke përmendur tre apo katër emra veteranësh. Presidenti dhe komisoni i tij, në qoftë se dëshironin të dëgjonin zërin e veteranëve dhe të komandantëve të shquar, duhej medoemos t'i drejtoheshin Komitetit dhe Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, organizatë e pavarur nga parti politike, pluraliste, e cila ka në program dhe mbron vlerat e LANÇ-it, mbështet proceset demokratike në Shqipëri dhe ato integruese bashkëkohore në kuadrin Europian dhe më gjer. Ne dëshirojmë t'i kujtojmë opinionit publik vendës dhe Presidentit se organizata e jonë është përfaqësuesja e vetme, autentike e veteranëve shqiptarë dhe se ajo flet në emër të 50 mijë veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Në rast se dëshirohej me të vërtetë të dëgjohej zëri i veteranëve dhe komandantëve të shquar të zihen në gojë, përse nuk mbahet parasysh deklarata që u tha më sipër, si dhe deklarata e aktiveve të veteranëve, të zhvilluara në rrethet e mdryshme të vendit, në të cilat merrnin pjesë edhe qindra e qindra luftëtarë të brigadave dhe të forcave të tjera që luftuan për çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, ku u tha qartë dhe prerë se data që kurorëzoi këtë ngjarje është 29 Nëntori 1944 dhe u protestua kundër mohimit të kësaj date, duke e cilësuar një veprim të tillë si akt që hedh baltë mbi LANÇ, mbi nderin dhe dinjitetin e kombit tonë? Përse nuk janë bërë takime me masën e luftëtarëve të brigadave dhe të fornacioneve të tjera, me luftëtarët e terrenit të Shkodrës, një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë në Tiranë, dhe të dëgjohen ata vetë?


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Nov 29, 2008 5:20 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:19 pm

(vazhdim i shkrimit paraprak)

Faktet dhe të dhënat e parashtruara nga Organizata e Veteranëve të LANÇ-it, nga veteranët që jetojnë në të gjithë rrethet e vendit tonë, duke pasqyruar fne besnikëri të vërtetën historike, përputhen në mënyrë lë natyrshme, me dokumentet dhe vlerësimet e historianëve, specialistë të periudhës së LANÇ-it, që e cilësojnë 29 Nëntorin e vitit 1944, si ditën e çlirimit të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Këtë të vërtetë nuk mund ta fshijë komisioni i ngritur me dëshirën e Presidentit, i cili ka ndjekur rrugën e heshtjes për
dokumentet që pasqyrojnë me vërtetësi këtë të manipulimit të dokumenteve të tjerë apo të sjelljes së atyre që realisht nuk vërtetojnë tezat e tyre, duke manifestuar një mungesë të dukshme respekti ndaj opinionit publik. Në relacion sillet trakti i Komitetit Qarkor të PKSh-së për Shkodrën me titullin ""8 nëntor", hartuar më 28 nëntor 1944, duke e sakatuar këtë. Relacioni riprodhon fjalinë e tij të fillimit, në të cilën thuhet: "Gjith Shqynia po e feston ditën e flamurit pa okupatorë e tradhtarë". Më tej, jepet fjalia që vijon: "Neve e dimë se ushtrija gjermane nuk do të loste nga Shkodra, sikur të mos kishte frikën e partizanëve", por citimi i parë është një mënyrë të shprehuri në gjuhën shqipe e kuptueshme po të mbajmë parasysh se trakti nxirrej në një kohë kur pothuaj se e gjithë Shqipëria ishte çliruar. Në lidhje me citimin e dytë, dëshirojmë të vemë në dukje se ai është dhënë në trakt fill pas nënvizimit të kolaboracionistëve për të mbajtur Shkodrën dhe për të përhapur zëra se gjermanët do të largoheshin vetë, prandaj nuk duheshin të kryheshin veprime, në mënyrë që të mos dëmtohej qyteti. Kjo fjali është në mënyrën kushtore dhe autorët e relacionit, si intelektualë, duhet ta dinë se një mënyrë e tillë nuk përbën një pohim fakti. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen në relacion është fakti që në të publikut nuk i jepet një fjal; tjetër që në trakt vjen pas tyre, në të cilën thuhet: "Dhe kjo len me shpresue se popu!li nuk do të ulë armët deri sa të mos qërojë vendin nga çdo gjurmë nazisti barbar e tradhtarësh, të cilëve u vjen festja vërdallë sepse nuk dinë nga t'ia mbajnë". (Thirrje dhe trakte të PKSh (1941-1944), f. 604-606). Ne na duket se manipulimi i dokumentit në këtë relacion është e qartë dhe nuk ka nevojë për komente dhe arsyetime të mëtejshme rreth tij.
Në relacion sillen edhe pesazhe të ndonjë kronike apo të shënimeve të ndonjë kuadri batalioni të UNÇSh-së, këto jo të sakta dhe jo të plota, dhe heshtet për materiale të formacioneve të ndryshme luftarake që rnorën pjesë në veprimet për çlirimin e Shkodrës, siç janë historitë e brigadave VII, XXVII (këtu përfshihen të dhënat e grupit të Shkodrës), XXII dhe XXIII, të depozituara në ish-Arkivin e KQ të PPSh-së, përkatësisht në fondet 199,196, 197 etj., dos. 2,7.5 etj., në të cilat vihet në dukje se forcat kryesore të këtyre filluan të hyjnë në qytetin e Shkodrës që nga ora 8 e mëngjesit të datës 29 nëntor 1944 dhe në vijim. Po kështu referimet mbi urdhrin e dhënë Brigadës së VI-të apo propozimi i Bedri Spahiut për festimin e festës së çlirimit më 28 nëntor, në ditën e festës së pavarësisë, i hedhur poshtë nga organizmi përkatës, nuk mund të merren aspak nga ndonjë studiues serioz si dëshmi që vërtetohen se qyteti i Shkodrës nuk qënkësh çliruar më 29 nëntor 1944.
Në të njëjtën kohë në relacion nuk zihen as me gojë, siku r të jenë inegzistentë, dokumente të rëndësishme të kohës, të cilat bëjnë të qartë shprehimisht se Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë çliruar më 29 nëntor 1944. Për të freskuar kujtesën e relatuesve, përmendim disa dokumente të tillë: Më 28 nëntor 1944, komandanti i Përgjithshëm i UNÇSh-së, Enver Hoxha, lëshoi urdhrin për çlirimin e qytetit të Shkodrës. "Detyrat që kemi përpara janë të mëdha, -thuhet në të, -qyteti i Shkodrës ndodhet ende në duart e okupatorit, ne duhet ta çlirojmë" (Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të

Komandës së Përgjithshme të UNÇSh-së, vëll. 2, f. 334, Tiranë, 1966). Buletini i LANÇ-së për qarkun e Tiranës, të cilin Instituti i Historisë e ka në arkivin e tij, më datën 30 nëntor 1944, në shkrimin me titull "Dita e dytë e kremtimit të 28 nëntorit në Tiranë", shkruan se një ditë më parë, pra më 29 nëntor, në mitingun e mbajtur pas orës 1400 në Sheshin e Lirisë, "erdhi lajmi nga Shtabi i Përgjithshëm se Shkodra u çlirua". Më 1 dhjetor, po në këtë buletin, duke bërë fjalë për mitingun e 29 nëntorit në Tiranë, thuhet: "Në mes të metingut flet përsëri shoku Nako Spiro: "Shokë! në këtë çast Shtabi i Përgjithshëm lajmëron se Ushtria jonë heroike çliroi Shkodrën. Shqipërinë tonë e kemi të lirë!". Në buletinin e datës 30 nëntor 1944 lexojmë gjithashtu se populli "dje me anën e Radio Tiranës mësoi se Shkodra u çlirua". Sikurse shihet, këto burime të asaj kohe përputhen plotësisht me të dhënat e organizatës sonë dhe të masës së veteranëve që morën pjesë në veprimet për çlirimin e qytetit të Shkodrës dhe përmendin si datë të këtij vendimi 29 nëntorin e vitit 1944. Po përse relacioni i firmuar nga zoti Biçoku hesht për këto dokumente, aq më shumë kur burime të tilla evidentohen në deklaratën e 43 kuadrove që u përmendën, më lart, të janarit të këtij viti, të cilën as nuk na shkon në mendje që anëtarët e komisionit të mos e kenë lexuar, kur dihet se ajo u botua në shtyp? Arsyeja është e qartë dhe nuk dëshmon për një sjellje korrekte dhe serioze të këtij komisioni, por ka një tendencë fshehjeje dhe manipulimi të dokumenteve, shtrenbërim të përmbajtjes ose në një sens që ato nuk e kanë.
Në mesazhin e Presidentit dhe në relacion flitet për pjesëmarrje në komision të historianëve, shkencëtarëve, intelektualëve etj., por këta nuk përmenden me emra. Për të qenë plotësisht të saktë zihet në gojë historiani Kasem Biçoku, në cilësinë e kryetarit të komisionit, i cili është specialist për studimet e mesjetës shqiptare, dhe Zija Shkodra, si veteran që, gjithashtu nuk është specialist i kësaj periudhe dhe i ngarkuar si redaktor përgjegjës për historinë e qarkut të Shkodrës në vitet e LANÇ-it nuk ka punuar për kapitullin e fundit që trajton çlirimin e qytetit të Shkodrës dhe të mbarë këtij qarku. Jemi gjithashtu në dijeni se nuk kanë marrë pjesë pothuaj të gjithë specialistët që kanë punuar ose punojnë në institut për këtë periudhë ose kanë dhënë mendime se Shkodra është çliruar më 29 nëntor 1944; punonjës të tjerë me tituj dhe grada shkencore, specialistë të periudhës ose që kanë punuar në këtë fushë, efektivë të Institutit të Historisë ose të jashtëm. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se Presidenti i Republikës është në dijeni të kësaj.
Aspak dinjitoz nuk është edhe pohimi se data 29 nëntor qënkish caktuar si festë e çlirimit të Shqipërisë për arsye se në këtë ditë bie festa kombëtare jugosllave e republikës. Dëshirojmë të kujtojmë se dita e 29 nëntorit si festë e republikës jugosllave u caktua nga Asambleja Kushtetuese e këtij vendi në mbledhjen e kësaj të 29 dhe 30 nëntorit 1945. Në këtë mënyrë dei se udhëheqja e LANÇ-it e popullit shqiptar, më 29 nëntor 1944, paskësh vendosur që festa e çlirimit të bëhej jo në ditën që paskësh ndodhur, më 28 nëntor, por një ditë më vonë, sepse paskësh parashikuar, pesë muaj para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore se Asambleja Kushtetuese Jugosllave do të caktonte pas një viti këtë datë si festë të Jugosllavisë. Pohime të tilla jo vetëm nuk janë aspak serioze dhe nuk mund të bindin asnjëri, por flasin me mllefe partiake, që nuk marrin parasysh as nderin. dhe dinjitetin e kombit.
Komiteti Kombëtar dhe Organizata e Veteranëve, si përfaqësuesi autentik i veteranëve shqiptarë, në emër të 50 mijë veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, me këtë deklaratë i bëjnë thirrje edhe një herë Parlamentit dhe Presidentit të Republikës që të rishikojnë me transparencë, me gjakftohtësi dhe objektivitet këtë çështje dhe të respektojnë të vërtetën historike. Për këtë kërkojmë prej tyre:
1. -Të pranohet data e 29 Nëntorit si dita e festës së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha nazifashiste.
2. -Në rast nevoje të bëhen konsultime me komitetin Kombëtar dhe me masën e veteranëve, pjesëmarrës, në veprimet luftarake për çlirimin e qytetit të Shkodrës dhe të rrethit të saj.
E vërteta historike është e pandryshueshme dhe e përjetëshme. Për të mund të flasin dhe të marrin vendime organizma shtetërorë dhe partiakë, të shprehen komisione dhe studiues të veçantë. Por historia mbetet e pandryshuar, kurse të gjithë këta venë në peshore, përveç dijeve, edhe njeriun dhe dinjitetin e tyre. Sida që të vendoset për datën e çlirimit të Shqipërisë, data e saj do të mbetet përjetë 29 Nëntori i vitit 1944. Këtë datë veteranët dhe mbarë populli shqiptar do ta festojnë dhe do ta nderojnë si të tillë sido që të jenë vendimet që do të merren. Ne kemi bindje të patundur se edhe po të merret një vendim që nuk pasqyron me vërtetësi këtë fakt, por që shtyhet nga interesa të ngushta partiake dhe mllefe, shpejt do të vijë dita që kjo çështje të vihet në vendin e vet, kurse autorëve të veprimeve të tilla do t'u mbetet turpi.

Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it
Marrë në: "Kushtrim brezash", Tiranë, 17 nëntor 1993.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:22 pm

SHKODRA ËSHTË ÇLIRUAR MË 29 NËNTOR

Kam qenë komandant i Brigadës XXII S (Brigada e Pezës) dhe pata fatin e mu dha rasti të drejtoj disa nga veprimet luftarake, më 28 dhe 29 Nëntor të vitit 1944, për çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë vendit.
Më poshtë po përshkruaj disa hollësi të veprimeve luftarake në këto dy data.
Forcat e Divizionit II, mbasi çliruan Rrëshenin dhe Shënpalin e Mirditës, Pukën dhe Tropojën, u nisën drejt.1 Shkodrës dhe më 24 nëntor ndodheshin në këto vende: Brigada VI në Bregun e Lumit (Dukagjin). Brigada VII në Zadrimë, Lezhë dhe në Vaun e' Dejës. Brigada XXII në Pukë dhe në Vaun e Dejës. Meqë binte shi i dendur, me vështirësi të mëdha u lkalua Drini me trapa, ku spikati guximi i fshatarëve të
Mjedës. Kaluan 3 batalione të Brigadës XXII dhe një pjesë e Brigadës VII. Brigada XXII u vendos duke luftuar në krahun e majtë të lumit Kir, në fshatrat Rrenc, Bardhaj, Myselim dhe Drisht, mbi urën e Mesit, ndërsa Brigada VII u vendos në Gurin e Zif Juban, Vukatanë, Mjedë dhe Bushat. Vija e frontit për Brigadën XXII ishte lumi i Kirit.
Deri më 28 nëntor natën gjermanët luftonin kundër i Brigadës XXII dhe Brigadës VII me të gjitha mjetet që dispononin si me tanke e autoblinda. Në luftimet e zhvilluara në urën e Mesit dhe në Myselin u vranë 2 partizanë, Faik Trenova dhe Irakli Toci. Gjithashtu patëm dhe shumë të plagosur. Më 28 nëntor natën, batalioni i 1-rë i Brigadës XXII e kaloi urën e Mesit dhe doli në fshatin Boks. Brigada VII i vazhdonte luftimet në jug të Shkodrës, nga Vukatana, Kuci e Bërdica. Në drejtim të Shkodrës marrshonin edhe 2 brigada të tjera. Brigada XXIII dhe XXIV, të cilat kishin marrë urdhër t'i vinin në ndihmë Divizionit të II-të për çlirimin e Shkodrës. Batalioni Perlat Rexhepi që nga Ura e Shtrenjt ishte nis në drejtim të Shkodrës.
Duke përdorur xhenjerë italianë që kishin nën urdhrat e tyre gjermanët, kishin minuar themelet e mëdha të fabrikës së birrës që po ndërtohej në Shkodër, me qëllim që ta hidhnin në erë, ta shkatërronin qytetin e Shkodrës dhe duke shkaktuar viktima të shumta në popullin e Shkodrës.
Rreth orës 2400 të 28 nëntorit batalioni 1 i Brigadës XXII mori urdhër të nisej nga Boksi e Dragoci në drejtim të Mazharrit me udhërrëfyes vendas, për të prerë rrugën Shkodër-Koplik, duke këputur kolonën armike në tërheqje. Rreth orës 230 të datës 29 nëntor, partizanët e batalionit 1 u ndeshën me kolonën armike. Zjarri i dendur dhe i befasishëm partizan i tronditi armiqtë, të cilët nuk e prisnin këtë goditje, për faktin se në jug të Shkodrës dhe në lindje të qytetit valhdonin luftimet me repartet e praparojës armike. Posa u dëgjuan breshëritë në urën e Mezharrit, dy batalionet e Brigadës XXII që ndodheshin në anën e majtë të Kirit u urdhëruan ta kalonin lumin nëpër ujë dhe të godisnin armikun që tërhiqej drejt qytetit. Brigada VII i vazhdonte luftimet në jug të Shkodrës dhe në anën e majtë të Drinit e Bunës deri në Shirq e Mushan, ku kapën një barkë plotë me armiqë, që lundronin për të shkuar në Ulqin.
Kolona e këputur në urën e Masharit i çoroditi armiqtë, të cilët i mbërtheu paniku. Kolona e këputur u largua me shpejtësi në drejtim të Koplikut, ndërsa brenda në Shkodër mbetën të bllokuar rreth 3 000 pushtues të armëve të ndryshme...Pas luftimeve në Maxhar rezistenca e pararojës u zbeh.
Partizanët e batalionit IV të Brigadës XXII u futën në zonën industriale, ku gjetën një ushtar italian të vrarë pranë themeleve të fabrkës së birrës. Disa ushtarë italianë që ndodheshin aty afër i treguan partizanëve mbi arsyen e vrasjes së ushtarit italian nga gjermanët: praparoja gjermane para se të largohej i kishte vënë zjarrin fitilit të minave të themeleve të fabrikës. Ushtari i vrarë, duke njohur shkatërrimin që shkaktonte shpërthimi i minave, pa marrë parasysh vdekjen, sulet me guxim, heq fitilin dhe kapsollat dhe e shpëtoi qytetin e Shkodrës nga shkatërrimi. Kriminelët gjermanë që e kishin vënë re gjestin heroik të ushtarit italian u kthyen prapa dhe e vranë. Trupin e tij partizanët e gjetën të ngrohtë.
Batalioni e vazhdoi rrugën. Doli te Dugajt e reja dhe në orën 600 r i rrethuar nga popullir u gjend në sheshin përpara ish-prefekturës dhe gjimnazit. Irfan Çelkupar komisari i batalionit IV të Brigadës XXII u ngjit në ballkonin e prefekturës dhe në mes të brohoritjeve e duartrokitjeve entuziaste foli nga ballkoni duke dhënë sihariqin e çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë vendit.

Sali Verdha
Ish-komandati i Brigadës XXII

Marrë në: “Zëri i Popullit” , 20 nëntor 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:24 pm

29 NËNTORI 1944 ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT TË SHKODRËS DHE GJITHË SHQIPËRISË

Pas çlirimit të Pukës Shepalit, Lezhës e Dukagjinit brigadat e Divizionit të Dytë, njësitë e tjera të UNÇSh-së dhe Grupi partizan i Shkodrës kishin dalë në vijën BogëVau i Dejës-Bushatr të gatshme për të sulmuar dhe çliruar qytetin e Shkodrës. Për të mbrojtur këtë qytetr armiku kishte përgatitur më kohë mbrojtjen në rrethinat e tij. Pikat më të forta të tij ishin kodrat e Berdicësr Beltojës e të Bardhajver ura e Mesit, kodrat e Boksit, ura e Baçallëkutr kalaja e Shkodrës dhe kodrat e Tepes.
Shkodra si pikë e rëndësishme tranzit për nazistët ishte qyteti i fundit në Shqipëri ku kishin grumbulluar dhe synonin tërheqjen drejt Malit të Zi 3’000-4’000 forca gjermane e tradhtarer krerë të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, që kishin Iyer duart me gjakun e popullit dhe nën mbrojtjen e nazistëve gjermanë përpiqeshin të largoheshin nga Shqipëria për të shpëtuar kokën.
Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ i dha urdhër Komandës së Divizionit të Dytë që me katër brigada partizane (27, 22, 23, dhe 24, si dhe Grupi partizan i Shkodrës) të sulmonin forcat gjermane dhe të çlironin Shkodrën, kurse Brigada VI Sumuese të kalonte rna/et e Dukagjinit, Malësinë e Madhe dhe të godiste forcat gjermane që do të tërhiqeshin në rrugën Koplik-Hani i Hotit. Detyra u caktua edhe Grupit partizan "Perlat Rexhepi" të Shkodrësr si dhe njësiteve guerile të këtij qyteti. Forcën luftarake tël partizanëve dhe të popullit të Shkodrës, i cili u fut në qytet pas luftimeve te ura e Mesit dhe në kodrat e Boksit. Komanda e Gruparmatës "E" gjerrnaner e cila njoftonte eprorët e saj se "veprimtaria luftarake komuniste në Shkodër është rritur".
Sipas detyrave të caktuarar Brigada e 12-të Sulmuese, më datat 25-26 nëntor me dy batalione, pasi kishin kaluar Drinin në Vaun e Dejës me trape e kishte lënë batalionin e katërt të vazhdonte të sulmonte gjermanët në Plepat e Rencit dhe në kodrat e fshatit Bardhaj e hasën një rezisteneë të fortë. Duhesh të kalohej patjetër lumi Kir, i cili kishte sjellë shumë ujë. E vetmja pikë ku mund të kalohej ishte ura e Mesit. Më datën 27-28 nëntor u sulmua ajo me grupe sulmi dhe me kundërtanke. Natën Duke zbardhur 29 nëntori Brigada i asgjësoi gjermanët që mbronin urën dhe kodrën pranë saj, Duke kaluar nga fusha e Shtoit. Po kështu, ai asgjësoi praparojën e kolonës gjermane tek ura e Maxharit. Në orën 730 të datës 29 nëntor doli para prefekturës së Shkodrës. Gjithashtu, batalioni i 2-të dhe i 4-të asgjësuan foreat gjermane të vendosura në fshatin Bardhaj, kaluan lumin Kir, marrshuan drejt Shkodrës dhe u futën në lagjet e para (Arra e Madhe, Perash) në orën 730 të mengjesit të datës 29 nëntor të tre batalionet dolën te sheshi i prefekturës.
Brigada e 7-të Sulmuese, më 28 nëntor sulmoi dhe asgjësoi foreat luftarake në fshatin Guri i Zi e Rene, Duke marrshuar drejt urës së Kirit. Natën e datës 28-29 nëntorit pushtoi urën e Kîrit, kaloi lumin Kir dhe u fut në lagjet e para të Shkodrës (Ajazem, kodra e Tepes) dhe në orën 8°° u doli në qendër të qytetit.
Brigada e 23-të dhe 24-të Suimuese, mbas dy ditë luftimesh të ashpra në kodrat e Beltojës, Berdicës së Poshtme dhe të vetë Berdieës, më 28 nëntor pushtuan këto objekte dhe u drejtuan urës së Baçallëkut. Për të penguar përparimin e foreave partizane, nazistët i hodhën në erë urat e Baçallëkut dhe të Bunës. Par partizanët gjatë natës së 28 nëntorit Duke zbardhur 29 nëntori, të ndihmuar edhe nga fshatarët, me varka dhe trape, e kaluan Drinin çliruan kalanë e Rozafatit, dolën te Pazari i Vjetër dhe në orën 8°° u grumbulluan përpara prefekturës së Shkodrës, ku populi doli rrugëve dhe i priti me entusiazëm partizanët, duke shtënë nga gëzimi më armë e duke u hedhur Iule çlirimtarëve. Më këtë rast u organizua një miting i madh, ku foli ish-kuadri i Brigadës 22 Sulmuese, Irfan Çepluka.
Është fakt se nga mesi i datës 29 nëntor deri afër mbrëmjes, madje, edhe në të gdhirë të datës 30 nëntor partizanët e Brigadës 6-të Sulmuese goditën bishtin e pararojës gjermane, që ishte në tërheqje, e pajisur me tanke.
Gjatë tërheqjes, nazistët gjermanë kanë bërë masakra ndaj popullsisë së Shkodrës. Ata vranë pjesëtarët e familjes Berberi (Qamil, Sabri dhe Esma), të eilët në orën 22°°, të datës 28 nëntor kishin dalë të shihnin lëvizjet gjermane. Një grua, Nurie Bushati, ka mbetur e vrarë në orën 2°°, të datës 29 nëntor. Ndërsa po në këtë orë të kësaj date, gjermanët në lagjen Perash hodhën në erë depon e minave, Duke shembur disa shtëpi, ku mbeti e vrarë Nurie Bushati. Gjithashtu, gjermanët kishin minuar edhe Depot e armëve te fabrika e çimentos. Në orën 3ootë datës 29 nëntor, kur tentuan të hidhnin në erë, diktuan se një barbar italian kishte prerë fitilat dhe kështu ata nuk mundën të realizonin plasjen. Ushtarin italian e kapën dhe e groposën të gjallë! Këto janë argumentet dhe faktet e shumta se Shkodra është çliruar pikërisht më 29 nëntor. Të vërtetat historike nuk ka forea që t'i mohojë. Berisha dhe pseudohistorianët e tij u orvatën të fshijnë nga kalendari festën e madhe të 29 Nëntorit. E bën këtë edhe me ligj, një ligj antishkeneor e antikombëtar i Parlamentit të PDsë. Por më kot 29 Nëntori nuk mund të shkulet nga rnendjet dhe zemrat e papullit. Edhe pse kjo datë madhore ishte e ndaluar me Iigj, populli e festonte. Në varrezat e dëshmorëve vendoseshin kurora dhe buqeta me Iule. Shkopi berishian nuk mundi t'i largojë veteranët dhe njerëzit ta festonin këtë datë, të shkruar në histori me gjak. Historinë e luftës e bënë luftëtarët. Historinë e çlirimit të Shqipërisë e bënë çlirimtarët. Historia nuk rishkruhet. Datat dhe ngjarjet historike janë të paprekshme. Parlamenti i mazhoraneës socialiste e vuri në vend 29 Nëntorin. U vu në vend nderi i popullit, lavdia e dëshmorëve.

Muharrem Kokomani Ish-kuadër i Brigadës 22-të Sulmuese
Marrë në: "Kushtrim brezash", 30 nëntor 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:26 pm

DUKE KUJTUAR DITËT E FUNDIT TË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË

-Në mitingun e madh të BRASh-it shpallet çlirimi i Shkodrës më 29 Nëntor 1944 –


Atmosfera psikologjike e Tiranës menjëherë pas çlirimit të saj më 17 nëntor 1944 kishte diçka të veçantë. Kjo atmosferë, në ditët e bukura me diell më qetësonte trazirën që më shkaktonte gëzimi i fitoreve tona mbi armiqtë dhe tradhëtarët, nga gëzimi i Çlirimit të qytetit që tashmë është i imi, me dhimbjen nga vrasja e Gjikës në kampin e përqendrimit nazist të Prishtinës dhe që sapo na qe njoftuar. Ky lajm i dhimshëm dhe fati i paditur i Maqos në burgjet gjermane trazonin gjithë familjen tonë, por fitorja e luftës dhe çlirimi për të cilin në kishim punuar dhe dhënë shumë duke na gëzuar edhe na e qetësonin dhimbjen. Me këtë gjendje shpirtërore që i jepte energji, populli i Tiranës i spastroi shpejt rrugët nga barrikadat, nga muret e rrëzuara, nga predhat e hapërdara. Jeta me mungesa, po hynte dalengadalë në rrjedhën e saj të zakonshme. Diçka tjetër sundonte në ajër. Njerëzit i gëzoheshin kur ndjenin se nèpër rrugët, nëpër zyrat, në sallat publike, ishin zhdukur përgjithmonë ushtarakët dhe nëpunësit e pushtuesve, xhandarët dhe policët e bashkëpunëtarëve të tyre. Civilë të armatasur të skuadrave balliste nuk venin e vinin më nëpër rrugët e qytetit. Nuk kishim frikë se mas na kapnin e na burgosnin. Entiziazmi euforik i njerëzve nuk shuhej. Sot mund të ' duket si një farë çmendurie ajo që ngjiste në sheshin Skënderbej, në rrugën e Kavajës apo në rrugën që më vonë u quajt e Barrikadave e gjetiu. Sapa aty kalonte një kompani apo një skuadër partizane duke marrshuar me hap, ndonjëherë edhe duke kënduar, grupe njerëzish që gjindeshin në trotuare bërtisnin: "Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare"! "Rroftë ushtria partizane"! dhe shpesh ia nisnin këngës partizane. Parada e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e veshur me gjithëfarësaj uniformash apo rrobash civile, me bustina e kasketa në kokë, e armatosur gjithëfarësoj edhe me disa topa që kalai para autariteteve të qeverisë provizore që erdhi në Tiranë, më 28 Nëntor 1944. Ky manifestim krijoi frymë e psikologji më solemne në Tiranën e çliruar. Ajo u ndie thuajse si festë e Çlirimit të të gjithë Shqipërisë, ndanëse në fjalimin e tij në tribunën e parakalimit pranë Omer Nishanit, Baba Fajës, Medar Shtyllës, Spiro Moisiut, Myslym Pezës dhe persanaliteteve të tjera, Enver Hoxha me cilësinë e tij si kryetar i qeverisë së përkohshme e tha se "Armiku gjakpirës gjerman u shporr prej gati gjithë
vendit tonë, u thyen bandat e reaksionarëve etj. Duke shkruar këto rradhë, vihemn nën mësymjen e zgjimit të shumë e shumë figurave, momenteve, hollësirave. Mund të ndalesha te parada e 28 Nëntorit 1944 pa shumë stoli e megjithatë e zbukuruar me platë hijeshi, mund të përmendja vajzat trime partizane që parakalonin të përshendetura në të dy anët e rrugës nga vajzat tiranase të veshura me kostumet e tyre tradicionale dhe me parrulla në duar që bënin thirrje për Ushtrinë Nacionalçlirimtare, për qeverïnë, për popullin shqiptar, veçse qëllimi im i kësaj here është të ndalemi në një miting të madh të organizuar nga rinia po ku morën pjesë njerëz nga të gjitha shtresat dhe moshat. Në atmosferën e eufarisë entiziaste dhe të solemnitetit u gdhi edhe dita e 29 Nëntorit 1944. BRASh-i, d.mn.th. Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare thirri për një miting që do të mbahej atë ditë, më duket se në ora 3 mbas dreke, aty ku është sheshi i Universitetit që si edhe sot edhe atëherë ishte i pa pagëzuar me ndonjë emër. Asnjëherë nuk e kam parë të mbushur kaq shumë, të plotë anembanë këtë shesh. Në kohën e Italisë këtu qenë dhënë një herë disa shfaqje operash nga një grup ambulant i quajtur "Carro di fespi" para një farë publiku të përbërë më shumë nga ushtarakë italianë. Qysh atë ditë të 29 nëntorit 1944 deri më sot nuk e kam parë të mbushet ai shesh aq shurnë, i tëri nga njëri cep tek tjetri. Në ato vite bëheshin shpesh mbledhje e mitingje ku mbaheshin fjalime të gjata. Atë nëntor të vitit 1944 banorët e Tiranës mund të kenë qenë rreth 30 mijë, por mund të kishin ardhur edhe nja 10 mijë partizanë të brigadave. Pra, pjesëmarrja në miting ishte më e madhe se kurrë. Të paktën kjo është përshtypja ime siç e kujtoj duke qenë edhe se qëndroja në radhët e fundit.
Ishte ditë e bukur me diell siç ka shpeshherë Tirana në ditë nëntori dhe dhjetori. Nuk mbaj mend kush e hapi mitingun apo ndoshta nuk e hapën ndonjeri, veç Nako Spiros që mbajti fjalimin e rastit si sekretar i përgjithshëm i BRASh-it dhe nga ato që tha dukej se i drejtohej rinisë në një fjalim që mund edhe të qe përgatitur më parë, por atë po e dëgjonin të rinj e të reja, burra të pjekur, shumë partizanë edhe gra. Ai fliste gegërisht.
"E shokë: Asht e para herë që piqemi në nji manifestim të tillë, të lirë të shfaqim botërisht mejtimet tona. Në kondita të tjera gjatë luftës, na jemi pjesë shpeshherë por sot asht ndryshe: Ju mund ta kuptoni fare mirë se sa i madh asht gëzimi i jem".
Këtu shpërthyen duartrokitje frenetike. Atëherë ishte zakon që fjalimet të ndërpriteshin shpesh nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Më tutje ai vazhdoi duke i bërë një hymn të vërtetë ditës së flamurit. "Vendi i jonë ka qenë i shkelun prej shumë kohësh. Populli ynë ka vuajt e këto vuajtje fatkeqësisht kanë lënë gjurmët e tyre. Por në popullin tonë kishte forca të gjalla ai mujti më 28 nëntor 1.912 të ballet indipendent. Për këtë arsye na e kemi festue gjithmonë 28 nëntorin, mbas 1912-ës për 26 vjet rresht. Shqipnija e ka brohoritur këtë ditë të madhe... Kur filluem të kuptojmë ma tepër na pamë se populli nuk e gëzonte këtë indipendencë. Për këtë gja 28 Nëntori u ba dita e mejtimeve për ne. Na jemi mjetue për të drejtat tona, për indipendencën tonë, që ishte në rrezik. Dhe në të vërtetë në prillin e vitit 1939 na e humbën kët indipendencë.
Pas 28 nëntorit kaluam në robni.., Historia e tyre asht historia e çlirimit të Shqipërisë. Që nga demonstratat e nga çetat e para që ma vonë u banë brigada e divizione të gjitha janë të lidhura me ditën e 28 nëntorit.
Brigadat tona kanë kaluar nëpërmjet një luftë të pashembullt në historinë tonë. Prap këtu shpërthyen duartrokitje frenetike. Ai vazhdoi:
"S'ka vend në Shqipni që të mas na kujtojë luftën tonë të ashpër. Në çdo anë gjenden kockat e shokëve tanë që lanë jetën e tyre për fitimin e lirisë sonë. Ata e banë vendin tonë të bekuem dhe për këtë sot ma tepër se kurrë të punojmë me të gjitha fuqitë tona për këtë vend.
Shokë, Tirana ka qenë vendi ku okupatori dhe këlyshët e tij kanë pasë shtabin e tyre. Ata kanë qëllue me të gjitha forcat e tyne mbi popullin e Tiranës. Po Tirana ka qëndrue... Gjatë dimrit të kaluem qindra e qindra krime janë ba mbi këtë populI. Edhe kur lufta ishte ndezë në malet tona, Tirana e vazhdoi luftën në qendrën e armikut... Ditët e fundit të Tiranës nën okupacionin gjerman janë ditë të lavdishme ku populli i Tiranës ka luftue krah për krah me Brigadat tona. Kjo, shokë, asht nji nga faqet më të bukura të rezistencës dhe të luftës heroike të Tiranës ku populli tregoi se Tirana asht me të vërtetë kryeqyteti i Shqipërisë. Këtu armiku ka pësue disfatën e tij më të madhe...
Populli jonë ka vuajt pa masë, por rezistencën e tij kundra armikut nuk e ka pushue... me gjakun e tij ka dhënë kontributin për luftën tonë. Ne duhet të kuptojmë mirë se pa pjesëmarrjen e popullit tonë na nuk do të mbërrijshim kurrë kësaj dite". Këto fjalë u përcollën me brohoritje në të katër anët e sheshit.
"Nji nanës që gjermanët i kishin vrarë një djalë dhe fati i një djali tjetër nuk i dihet -më tha me dhimbje për humbjen e madhe dhe me daslluni për neve shokët e djalit të saj: ju jeni djemt e mij, unë ju due si djalin tem".
Unë i mallëngjyer sepse këto fjalë ia kishte thënë Nakos nëna ime dy-tre ditë përpara kur ai erdhi e na vizitoi në shtëpi.
"Shokë vazhdoi ai, na po e çlirojmë Shqipërinë me luftë, na e kemi fitue lirinë dhe këtë na e njef e gjithë bota. Ne kemi dhanë barazi me fuqitë tona, nji kontribut të madh për fitoren e popujve liridashës, por nuk duhet të harrojmë kurrë ndihmën që këta popuj na kanë dhanë. Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë aleatëve tanë të mëdhenj për ndihmën që këta na kanë dhanë... shpërthyen sërish brohoritje të zgjatura.
Duke vënë në dukje se ai 28 Nëntor 1944 u festua në liri si ditë e indipendencës sonë ai tha: Por kjo nuk mjafton. Lirija nuk mund të ketë bazë të shëndoshë po nuk u kujdesën për të ata të cilët e gëzojnë.
Para nesh qëndron pyetja a do të mund të jetojmë vërtetë të lirë? Me brohoritje të zjarrta u përcollën fjalët: "Po për këtë duhet një bashkim i popullit shqiptar".
Në fjalën e tij që m'u duk e shkëlqyer, ai foli për punën ndërtimtare që duhet bërë që të ecë përpara Shqipëria. "Me luftën tonë kemi çlirue Shqipninë e pse nuk do të mundemi t'a rindërtojmë? Historia ka tregue, sidomos kjo e viteve të fundit, se populli kur i përvishet një pune, mund të bëjë mrekullina",
Duke zhvilluar mendimin e tij nga fundi i fjalimit ai tha:
"Shokë, pse i lanë kockat shokët tanë". Për të ndërtue një Shqipni qi të mos bahet ma lojë e "të tjerëve". Ne qi kemi marrë gjithnjë këto suksese a do të heqim dorë nga kjo? Në këtë çast brohoritjet i bënë shumë më të fuqishme dhe bëheshin thirrje "kurrë, kurrë, kurrë".
Pasi e mbylli fjalirnin e tij që zgjati më shumë se një orë e gjysëm, me fjalët "shokë: "28 Nëntori 1944 asht arritje në luftën heroike të popullit tonë, le të jetë kjo ditë një forcë që të na çojë përpara në punën tonë", dhe populli po duartrokiste, pashë sekretarin e tij Muhamer Spahiu që iu afrua, i tha diçka dhe i dha një letër. Atëherë Nakoja iu afrua mikrofonit dhe tha me ton të lartë, pak a shumë kështu: "Shokë, tashti sa më njoftuan se Shkodra, qyteti i fundit i Shqinisë u çlirue!"
Gëzimi ynë nuk mund të përmbahet më. Si një buçimë e jashtëzakonshme, u dëgjua që doli nga gjithë sheshi: "Urra, urra, urra", dhe përsëritej brohoritjet nuk rreshtnin, shumë veta ngrinin duart lart, të tjerët ngrini iart shokun, partizanë e qytetarë zhvishnin palltot e tyre të gjata dhe i hidhnin përpjetë. Një shpërthim të til/ë gëzimi nuk kisha parë. Nuk kam për ta harruar kurrë: shpesh disa shkrimtarë retorikë s'dinë ç'të thonë dhe thonë se është e pa përshkueshme. Për atë moment të atij mitingu unë do të thosha se është e papërsëriëshme dhe se është e vështirë ta përfytyrojë ai që nuk ka qenë atje, atë orë.

Andon Kuqali
Botuar në: "Zëri i popullit", 19 nëntor 1993.


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Nov 29, 2008 6:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 5:47 pm

Mergimtari te pershendes shum dhe te falenderoj per keto shkrime me kaq vlere, me te vertet jan shum te mira.

Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 6:03 pm

Intervistë e prof. Kristo Frashërit dhënë korrespondentit të BBC, Ilir Kadia, më 20.XI.1993, për çështjen e datës së çlirimit të Shqipërisë

Mesazhi i Presidentit përmban një vlerësim të drejtë . shkencor të Luftës Naciona/çlirimtare, si një luftë që solli çlirimin e atdheut të okupuar nga blloku fashist dhe si luftë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e koalicionit anglosovjeto-amerikan. Veç kësaj, mesazhi i Presidentit është një nderim për dëshmorët e luftës që ranë për liri, për drejtësi, për barazi shoqërore. Por unë, si historian, nuk mund të pajtohem me propozimin e zotit President për ta ndryshuar datën e çlirimit nga 29 Nëntor në 28 Nëntor. Para se t'j paraqitej Kuvendit Popullor propozimî i mbështetur në vendimin e , një komisioni do të ishte mirë që argumentet, të cilat, mesazhi i Presidentit nuk i përmban, t'i bëheshin të njohura publikut me anën e shtypit dhe t'u jepej mundësia . historianëve dhe dëshmitarëve të tjerë, të paraqitnin: argumentet e tyre. Unë, për shembull, jam historian, madje edhe pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare. Mund të shtoj se si pjesëtar i Brigadës 23 kam qenë nga të parët që kam hyrë në Shkodër, në mëngjesin e 29 Nëntorit, disa orë pasi ishin larguar, në të gdhirë, ushtarët e fundit gjermanë. Nuk janë vetëm kujtimet, por ka të' dhëna të sigurta se Shkodra, dhe, për rrjedhim, mbarë Shqipëria u çlirua përfundimisht më 29 Nëntor 1944.
Që Enver Hoxha ka falsifikuar përmbajtjen e disa ngjarjeve historike, kjo dihet. Madje, ne historianët e dimë, më mirë se kushdo tjetër, ku duhen kërkuar këto falsifikime. Por ndryshimi i datës nga 29 nëntor në 28 nëntor, nuk e dëmton aspak rolin e tij në Luftën Nacionalçlirimtare. Madje, duke caktuar si ditë të çlirimit 28 Nëntorin, Enver Hoxhës i jepet merita se ka synuar të përputhë fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës të vitit 1912. Kam frikë, më, në fund, se anëtarët e Komisionit, duke dashur të vërtetojnë se Enver Hoxha ishte falsifikator, e këshillojnë për keq Presidentin. Përfundimisht mendoj se ndryshimi i datës së çlirimit, para se të diskutohet në Kuvendin Popullor, tri shtrohet një diskutimi në shtypin e përditshëm, për t'u bindur me bindje shkencore për të vërtetën. Sepse nuk duhet marrë si punë aq e lehtë të ndryshosh pas 50-vjetësh një datë lapidare që është ngurrosur në historinë tonë kombëtare.

Prof. Kristo Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 29, 2008 6:06 pm

Blerti_Gashi shkruajti:
Mergimtari te pershendes shum dhe te falenderoj per keto shkrime me kaq vlere, me te vertet jan shum te mira.

Respekt.
Falemnderit Blerti për përkrahjen tënde,
së shpejti do t'i sjelli edhe disa materiale të shkruara dhe vizuale(foto).

Miqësisht,
Mërgimtari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptyMon Dec 01, 2008 4:45 pm

Mergimtari, mbetesh shume i rrepsektuar per faktet qe na solle.

Respekt

Ago Muji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptySat Nov 28, 2009 6:58 pm

Se bashku me Diten e Madhe te Pavaresise - Ju uroj edhe per 29 Nentorin - Diten e Clirimit te Shqiperise. Lavdi Heronjve qe derdhen gjak per te arritur deri ne ate dite te lavdishme. I paharruar per jete kujtimi i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptyMon Feb 15, 2010 9:09 pm

Po sa medioker jeni ju te 29 nendorit,keni filluar t martoheni dhe me serbe se keshtu va la baba amanet me e da te miren e te keqen me ta,dhe padyshim clirimin e festoni me clirimin e RFJ.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 EmptyTue Feb 16, 2010 10:58 am

jo sa ke Enveri ska guxue klushe me permend serbin as ne ne kosove me permen enverin se 20 vjet burg ke hanger.
Po tashe ku ne politik kane ardhe dhenderrit serbe miqt e tyre si ne kosove udbashet po martohen po futen ne shqiperi fazliqat mishkoviqat armiqte dhe qellimi i kesaj politike antishqiptare ne trojet shqiptare eshte qe te shkaterrohet qka ka shqiptare qe ishte ndertuar me munde te madhe.
ju kelyshte e serbise greqise maqedonise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944   DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi I Lezhes (1944) 1944
» E kaluara e Shqiperise
» Kodiket e Shqiperise
» SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
» ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: