Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 12:36 pm

PIKĖPAMJE PĖR FANTAREPPORTAZHIN
“Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”




Nga Tonine Hido

“Mėsuese e Merituar”, publiciste



(Iniciuese e drejtuese e emisionit televiziv “PERSONAZH” nė televizionin publik lokal TVGJ – shtator2007;)



Ėshtė kėnaqėsi tė fillosh ditėn me njė intervistė, qė ģ dedikohet njė poeti e shkrimtari tė rrethit tonė; aq mė tepėr se autori Jorgo Telo ėshtė me profesion mėsues, pra, nje koleg i nderuar. Ėshtė autor prodhimtar, duke botuar dymbėdhjetė libra; ndėkohė qė ka nė dorė krijimet e radhės e pikėrisht: poemėn “Ēikrikėt e jetės”, vėllimin poetik “Sirenat”, vėllimin me fabula “Leshnajė”, vėllimin me novela e tregime “Xhaketa nė ankand”, pėrsiatjen gjuhėsore “E folmja zagorite – porsi njė flladitje”, poemat pėr moshat e njomė “Macja e braktisur”, “Torba misterioze”, njė vėllim me publicistikė e tė tjera…

Dėgjuesit e kėtij emisioni nuk e kanė tė panjohur emrin e Jorgo Telos, sepse, bashkė me librat, udhėton gjatė dekadave si veprimtar ģ palodhur shoqėror nė krahinėn e Zagorisė si organizator e debutues aktiv ģ festivaleve folklorike bazė zone, rrethi dhe nė skena kombėtare, ku bashkė me zėrin ēon autorėsinė e shumė kėngėve qė njihen e kėndohen prej tė gjithėve; kėshtu ka meritėn e bashkėngjitjes me autorėsinė popullore nė kėngėt e skenat e festivaleve, tubimeve, festave familjare e krahinore.

Kėshtu e gjejmė edhe sot: vėzhgues, studiues, krijues, nga qė jeta e kėsaj kategorie gjen kuptim veē nė bashkėkohėsi me gėzimet, shqetėsimet, me angazhimet nė rrjedhėn e kohės. Pikėrisht kėtė tharm e gjejmėc tė plazmojė nė poezinė dhe prozėn e Jorgo Telos.



Tė vimė te libri ģ botuar nė vitin 2007 “Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”:

Ėshtė guxim ģ bukur tė shkruash pėr Ēajupin e madh pėr disa arsye:

Sė pari, nga qė ėshtė shkruar shumė pėr tė nė formė biografie, studimi e kritike letrare, frymėzimi dhe ndikimi ndėrsjelltas nė letėrsinė e sė shkuarės e bashkėkohoren etj, etj.

Sė dyti, nga qė vetė personaliteti shumėplanėsh ģ Ēajupit, poet e shkrimtar ģ ēdo kohe, ėshtė ģ dokumentuar nė botime, histori, arkiva tė shtypit, nė vetė kujtesėn e zagoritėve e shqiptarėve, me tė cilin duhet pėrballur pėrgjegjshėm. Kush “guxon” tė shtojė, duhet tė thotė diēka tė re, qoftė dhe duke freskuar ato qė dihen pėr “Malin” e poezisė, Ēajupin.

Pikėrisht kėto rrethana autori Jorgo Telo ka vendosur t’ģ mbėshtesė nė njė formė tė pazakontė trajtimi, me njė “fantareportazh”.

Boshti organizues duhet ēmuar si kėndvėshtrim origjinal, plot freski dhe seriozitet mendimi ģ zgjedhjes letrare.

Kjo mjeshtėri e arkitekturės “fantareportazh” ka siguruar njė dinamikė tė subjektit e qė tė imponon pritje, padurim, pėrgatitje, njohje dhe administrim tė gjeografisė dhe traditave nė Zagori. Ndonėse thelbi ģ subjektit, kur lexuesi arrin t’ģ ngjitė pasazhet nė radhėn e parapėlqyer tė autorit, ėshtė krejt ģ thjeshtė: takim me poetin e madh tė krahinės e tė gjithė Shqipėrisė, sipas nismės sė “Komisionit organizues”, ka njė gjithėpėrfshirje marramendėse: si duhen lajmėruar tė ftuarit, me se do udhėtojnė, kush do t’ģ presė e pėrcjellė nė stacionet e ndėrmjetme, si do shtrohet e serviret dreka e pėrbashkėt nė pllajėn e Ēajupit; kush do flasė; pa harruar median e gatshme tė ndjekė itinerarin e tė ftuarve etj.

Kėto mund tė mbeteshin “skelet ģ tharė” pa “mbushjen” interesante, tė pasur, tė larmishme tė autorit. Mėsojmė tė dhėna qė s’ģ kemi ditur pėr Ēajupin, pėrmes referimit tė Jorgos nė letėrkėmbimin e poetit me miq dhe figura tė rėndėsishme tė historisė sonė, pėrmes evidentimit tė shtypit te kohės nė duelin e pėrjetshėm “pro dhe kundėr” emrave shkėlqimtarė nė ēdo fushė etj. Kėto tė dhėna mbėshteten nė sfondin brilant tė peizazhit tė Zagorisė dhe pjesėrisht Lunxhėrisė, ilustruar sipas “stacioneve” me tė dhėna historike, me ngjarje dhe legjenda, sipas toponimisė, me magjinė e kėngėve tė njohura, por dhe tė “stisura” sipas kuvendit; me mikpritjen derė mė derė, udhė mė udhė, duke krijuar njė “pelegrinazh” fantastik qė nga Tirana dhe qytetet e ndėrmjetme nga vijnė tė ftuarit qė shtohen me radhėt e atyre tė “botės tjetėr”, me zhurmėn e borive, makinave, pėshpėrimat e celularėve.

Gjithēka udhėton,lėviz, tregon, kėndon, pret, pėrqafon, duke dhėnė bindshėm ndjesinė qė gjithė shqiptarėt e miqtė tanė, qoftė tė gjallė, qoftė tė vdekur, jemi “mysafirė tė pėrjetshėm tė Ēajupit”.

Kjo pėr arsyen madhore , bindėse, mbasi “Ēajupi ėshtė poeti ģ shpirtit tė lirė njerėzor.”, siē e vlerėson akademiku Jorgo Bulo.

Gjithė takimi qė pėrmbledh mjeshtėrisht njė kompozim plot nerv, plot jetė realizon synimin e autorit: gjithėpėrfshirje tė vlerave shumėplanėshe qė rrezaton poeti ģ madh, drita e tė cilit rri ndezur nė “konizmėn” e mrekullive tė vendlindjes, tė kohės qė jetoi dhe sė ardhmes qė piketoi pėrmes veprimtarisė patriotike, letrare, befasuese nė pėrmbajtjen e formėn e saj.

Ndaj, si vepra e Ēajupit, libri nė fjalė ģ Jorgo Telos, shėrben si njė guidė turistike e pazėvendėsueshme, ku “ciceroni” shoqėrues janė faqet, materialet, historia, pasuria, bukuria natyrore dhe faktike, qė nė tėrėsi pėrbėjnė njė lloj “institucioni” kulturor syēelur.

Nė aftėsinė e spikatur pėrshkruese, shpesh intriguese, do tė thoja, autori Jorgo Telo nuk harron tė nderojė shumė zagoritė tė mirė, figura tė njohura nė zonė, po edhe mė gjėrė, tė gjallė nė shkrimet e panumėrta, qoftė tė larguar me emrin e mirė tė veprės. Detyrim njerėzor prej intelektuali, pėr t’ģ bėrė vazhdimėsi vlerash tė sotme nga e shkuara, me kumtin e fuqishėm se “askush nuk ėshtė ģ huaj, ģ tepėrt nė vendlindjen e tij, nė Atdheun e tij. Lum kush e mban gjallė kėtė lidhje me ndihmesėn e vet!”

Vėzhgues pasionant ģ jetės nė krahinėn e Zagorisė, por edhe jashtė saj, Ēajupi nė “intervistėn” e Jorgo Telos na pėrcjell veē mallit pėr tė ikurit e ēmuar nė botėn tjetėr, realizuar mes mistikes e tokėsores plot fantazi,njė tė vėrtetė sa vetė bota: tė vdekurit trajtohen si tė gjallė, por mund tė ndodhė dhe e kundėrta… pėr kėtė Jorgoja lė hapėsirė imagjinare e mesazhi nė libėr.

Kjo lidhet natyrshėm me atė tryezė bujarie, shtruar pėr ardhjen e Ēajupit (Saktėsisht Ai ndodhet nė krye pa nevojė ftese – nėnkuptohet). Serviren aty traditat, kujtimet, lidhjet fisnore, shija ec amvisave tė dėgjuara, kėnga, publicistika, por dhe “kahare” pėr kėdo qė “sulmon” “Malin Ēajup” me kėrkėllimė korbash tė plagosur; kahare dhe qė s’ģ jepet dhe sot “haku tė zotit”…

Nė intervistė autori synonta lidhim si tė vetme marrėdhėnien organike mes Ēajupit “modern” dhe neve si koh’ e tij.

Qėllimi dhe mesazhet e Jorgo Telos nė kėtė “vepėr shpirt” do quaja, pėr atė vetė, pėrcillen mes stileve gjuhėsore plot jetė, pasuri, origjinalitet, duke thėnė pėr secilin personsazh e secilėn situatė rolin e mirėfilltė pėrmes personalizimit me kulturė shprehjeje plot larmi, freski; nuk mungojnė kompozita tė krijuara prej vetė autorit, qė pranohen lirshėm nga lexuesi pėr t’u futur nė fjalorin aktiv.

Mjeshtėria befasuese them se gjallon pikėrisht nė aktivizimin e dialogut, monologut, gėrshetuar me vargje tė shumta, me kėngė tė bukura, me muzikalitetin e poezisė sė Ēajupit, tė Zagorisė, qė mundėsojnė te lexuesi gjelbėrimin, freskinė, aromėn e malit, duke dhėnė njėherėsh qortimin mbresėlėnės…

Ēajupi: “Atje mė ėshtė krijuar pandehma se nuk kam parė asnjė nga Kryezotat me skepėr nė dorė, qė tė dalė Zot ģ kėtij apo atij grupimi, ndaj midis shpirtrave tė amshuar marrėdhėniet janė miqėsore e larg grindjeve, larg luftrave, larg ndasive, pavarėsisht nga besimi qė kanė pasur nė tokė…”

Nė pėrfundim (qė s’mund ta quaj tė tillė, ngaqė s’mbarojnė risitė e kėtij libri tė mrekullueshėm), pasi e mbarova librin sė lexuari, ģ thashė Jorgos, nėpėrmjet telefonit: “Urime! Nė kohėt qė jetojmė shpesh ndihesh mė mirė me vlerat e tė vdekurve, se sa me marrėritė e tė gjallėve… Tė uroj, se nė libėr ndiejmė qė secili jeton midis hapėsirės “jetė-vdekje” dhe varet me se e mbushim kėtė boshllėk…



Gjirokastėr, shtator 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 12:41 pm

Vlerėsime pėr fantareportazhin “Mysafirėt e rinj tė Ēajupit”:



Nga Duro Shehu:

(pensionist studiues, ish-mėsues letersie)



Nė tėrė dekadat e ekzistencės sė saj, Zagoria nė veēanti dhe Lunxhėria, pėr Gjirokastrėn kanė qenė dy motorė gjithmonė tė ndezur, qė e bėjnė atė njė aeroplan gjigand gjithmonė nė fluturim e qė ky avion gjithmonė ėshtė parė tė fluturojė vetėm nėpėr korridoret e progresit…

Refleksion ģ kėtyre konsideratave ėshtė pėr kėto dy krahina e nė veēanti pėr Zagorinė.

Nė tėrė veprimtaritė e sotme duket qartė se Zagoria gjallon, ngjit shkallėt e progresit dhe tė sė resė, si gjithnjė nė ballė dhe e sukseshme.

Dėshiroj tė pėrshėndes nga afėr birin e shquar tė Zagorisė dhe mikun tim mendjepjellor e mendjendritur, Jorgo Telo, ģ cili na vjen edhe me librin e tij tė sapobotuar “Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”.

E lexova me ėndje, kur ma dhuroi. U mrekullova me tė, sepse brenda tij gjeta mjaft vlera, qofshin ato historike, letrare, gjuhėsore, por edhe se nė tė bėhet njė radioskopi e imėt e intelektit zagorit. Me tė e njoha mė mirė Zagorinė e njerėzit e saj, doket e zakonet zagorite, patriotizmin e madh dhe dėshirėn e zjarrtė tė zagoritėve pėr dije, kulturė e progres… Mė nė fund e kuptova se falė kėtyre cilėsive tė shquara tė banorėve tė saj, me tė drejtė Zagoria ka qenė gjithnjė medalion ģ Kombit tonė.

Pa dashur tė zgjatem tek libri mė ģ ri ģ Jorgos, bie nė sy se nė fushėn e tij tė krijimit letrar, Jorgua gjithnjė bėn ngjitje, bėn progres. E pėrgėzoj jo vetėm pėr lakonizmin tepėr kuptimplotė e tė menēur, edhe pėr atė qė ai kėrkon tė skalitė nė zemrat e lexuesit respektimin dhe admirimin e madh pėr ĒAJUPIN e madh tė penės shqiptare. Jorgua ėshtė dhe mjeshtėr ģ njė narracioni tė rrjedhshėm e plot kolorit, sepse ai ģ shfrytėzon mjeshtėrisht, duke ģ qėmtuar kujdesshėm ato visare qė ka e folmja e krahinės sė tij.

Pėr mua Jorgua ėshtė stilist elegant dhe krijues ģ zoti ģ neologjizmave (fjalėve tė reja) me brumin e shqipes, fjalė shumė tė bukura dhe shumė ekspresive nė funksion tė mesazhit qė synon tė pėrcjellė tek lexuesi.

Jorgon e kam lexuar tė gjithin, nė tė gjithė librat e tij.

Mbi tė gjitha, pėrveē ēka citova mė sipėr, Jorgua ngelet krijues shumė ģ kėndshėm ģ vargjeve lirike. Lexoni, nėse nuk e keni lexuar, pėrmbledhjen e tij poetike “Kumte dashurore” dhe kam bindjen se do tė mė jipni tė drejtė. Veē ėmbėlsisė sė atyre vargjeve, unė kam vėrejtur se ky autor aq bukur di tė krijojė, po kaq bukur ka ditur tė dashurojė, me po atė shpirt tė madh prej artisti Kasianinė, e cila ka njė rol tė jashtėzakonshėm qė Jorgua ynė tė mposhti fatkeqėsitė e vėshtirėsitė e jetės, pėr tė qenė vital nė rrugėn e krijimit.

Urimet mė tė mira, ģ dashuri Jorgo! Qoftė gjithnjė ģ freskėt e pjellor truri yt pėr krijime gjithnjė e mė cilėsore!


Gjirokastėr, nėntor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 12:48 pm

Fjala e ditėlindjes
Nga Kristaq F. Shabani (Kryetar i Lidhjes letrare "PEGASI" ME QENDER NE gJIROKASTER. W.PS.[size=12](Datė 06.01.2005)[/size]

Tė nderuar pjesėmarrės nė kėtė akt ceremonial festimi. E theksojmė akt ceremonial se sot celebrojmė poetikisht ditėlindjen e njė poeti tipik tė pasviteve ’90. Njė tip i natyrshėm, qė inteligjon dukshėm nė korsi tė gjata shkencore, qė kanė koeficente tė mėdha rrėshqitėse. E kemi fjalėn pėr Kryefjalėn e kėtij festimi poetin, shkrimtarin, publicistin, bardin Jorgo Telo.


Jorgo Teloja ėshtė futur nė klasėn e re tė krijuesve, qė lexojnė kohėn, e tejkalojnė atė pėr t’u paraprirė tė tjerėve. Ai ėshtė shfaqur nė fushė shumėplanshe dhe lėvrim gjinish, duke thėnė fjalėn e tij.

Letėrsia “ndryshe”ndryshon esencialisht nga kornizimi i dikurshėm i parimitetit “ēelės”, i ndrydhjes totale, i tėrheqjes sė veshit, i dirigjimit tė “NJĖSHIT” me shkop dirigjues; ajo nuk pranon urdhėrim notash tė embla pentagrami, por ngjason me njė shkop befasues, qė shndėrrohet nė shkop gome dhe nisje marrarendėse nė natė tė mjegulluar, ku kukuvajka kėndon vetėm nė partitura britme nė notėn “SOL”. Djali i talentuar nga Koncka e krahinės inteligjente tė Zagorisė shkroi vjersha tė bukura lirike dhe epike nė moshėn e lulimit. Iu pėrvesh zellshėm eksplorimit, hulumtimit dhe kulturimit tė tij folkut gjallues tė gjallimit, por ėndėrrza e tij e dikurshme nuk dilte nga kuadratura e mbyllur. U desh viti 1998, vit i gjetjes sė tre fijeve tė florinjta tė pėrrallės sė Vratkos, qė tė dilte sipari i lėndinės dhe shpėrthimi i vrullit, qė ngjasonte me ujėvarėn e kaltėr me prurje tė lumit ndjenjėsor, qė konturonte: poezinė, fabulėn, epigramin, skicimin, kumtimet lirike, prozėn e gjatė dhe nė planin e letėrsisė fėminore edhe nė atė publicistike si nė gazetėn letrare “PEGASI”, “ZAGORIA”, “DORIAN” e tjerė.

Njė nga firmėtarėt e parė tė krijimit tė Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr, duke u bėrė njė nga aktorėt dhe interpretėt e saj e duke arritur e lozur rol si zėvendės kryeredaktor i gazetės letrare “PEGASI”, pavarėsisht nga problemet e mprehta shėndetsore, qė ka ditur t’i kalojė me mendim intelektual, shkencor, artistik, duke i sfiduar ato me ndihmesėn e bashkėshortes, fėmijėve, tė afėrmėve tė tij dhe komunitetit letrar.

Jorgo Teloja sprintoi me librin e tij tė parė poetik “Evė moj, si u gėnjeve” (Pesha e mėkatit). Nė parathėnien e kėtij libri kam cituar shprehimisht: “ Paraqitja e kėtij libri disi tė veēantė, i ngjan njė premiere SIMFONIE TĖ NJĖ NJERIU TĖ NDJESHĖM, qė “ēukit”, qėmton, shqetėsohet, sulmon, trondit, puth, ngulēmon, pulson, ajros, fal e …, duke lirizuar me natyrėn e tij tė ėmbėl, duke i ngritur “stėrkėmbthe” poetike Heshtjes, qė e sėmbon…”

Duke qenė “produkt” i njė treve dhe duke lulėzuar ndjenja e “skajit tė lėmuar”, e traktit dhe partneritetit etik, e manifestimit tė humanizmit intelektual, e dashamirėsisė poetike, e krijimit tė urės sė lidhėsisė, por si dy monopate tė dalluar startuam dhe doli nga Materniteti i Krijimit libri i dytė poetik “Klithja e Yjeve”. Njė semantikė poetike e mbijetesės, ku fokusohet shkreptima e rendjes, kalėrimi i yjeve qė nė substancė rrėfejnė, apo pohojnė kalorėsisht “Ngjalljen” e asaj, qė anatemuan tė parėt.

Kritika e vakėt letrare e sotme ėshtė nė “hutesė” dhe nuk zbėrthen dot kodimin simbolik, qė jepen nė poezinė “Ndryshe”, e cila po vlerėsohet dhe kjo ende nė kllapi tymnajėn ,duke shpėrndarė kėtė tymnajė me TAM - TYMET nė qiejt, qė pėrhapin fllucka tė ashquajtur poetike.

Poezia e re vrullon figurativisht dhe ka tė drejtė tė sfidojė moralisht, por edhe tė vlerėsojė atė qė shkoi, ta evidentojė nė njė parabolė kurbimi: “Shihni parabolitetin e Yjeve”. Pėr vėllimin “ Klithja e Yjeve”, tė cilin e vlerėsoj si njė nga veprat mė tė arrira tė Telos nė vitin 2000 jam shprehur: “…Jorgo Telua ka etje poetike. Kėrkon, qė nė njė periudhė tėrė kohore tė nxjerrė nė dritė “krijesat e veta”, duke i nunėzuar me emra tronditės qė tė zėnė vend nė “ALTARIN E KRIJIMEVE TĖ TREVĖS DHE TĖ VENDIT”… Yjet klithin dhe qielli ėshtė i rėnduar nga njė zezim i pėrfolur tejet errėsor dhe yjet klithin me intonacione, qė kėrkojnė shėrbimin e planetit ngatrrestar!”

Cila ėshtė diagrama krijuese e Jorgo Telos?

“Evė, moj, si u gėnjeve” (Pesha e mėkatit) 1998, “Bubushi dhe dikushi”, 1999, “Babi, keq tė mos tė tė vijė”, 1999, “Verė dhe uthull” fabula, 1999, “Klithja e Yjeve”, 2000, “Tingujt e shpirtit”, 2001, “Humor pipereska”, epigrame 2004, “Kumte dashurore”, lirika 2004. “Sfidanti legjendar”, poemė kushtuar kapedanit zagorit Kiēo Vlashi dhe “Hedhja e zareve”, roman , 2005.

Pėr tė mos e zgjatur nė kėtė pikė dua tė theksoj se Mediatorėt, nuk e kanė kuptuar mirė kėtė klithmė tė Yjeve, e lėnė pa e paraqitur, pa e reklamuar dhe kjo sjell njė “mbyllje tė bukur”, qė do tė thotė natyrshėm troē tė “athėt”. Mark Herisi ka pėrcjellė te ne njė thėnie lapidare: “Unė shkruaj, lexuesi tė mėsojė tė lexojė…” (Nėnkupto dhe pushtetarėt…)

Jeta tėrėsore e Jorgo Telos ėshtė e lidhur me ndjenjėn, me tė shkruarėn, me pėrcjelljen e saj te njerėzit. Substanca e paraqitur te libri i tij “Hedhja e zareve”, roman, zbulon enigma tė jetės sė tij tė pėrkushtuar tė pėrpjekjes profesionale, nė kahje pozitiviteti, tė pėrballimit tė flukseve, ardhjeve, prurjeve, negativave, dyluftin vetiak, tė mbajtjes sė drejqėndrimit dhe drejtpeshimit. Ai s’fsheh mė asgjė qė jeta e tij tė shpaloset pėr ta njohur bindshėm dhe stoiciteti ėshtė mbushamendės. Lėmon personazhe dhe shfaq kompleksitetin e botės shpirtėrore me tė gjitha lidhjet dhe degėzimet jetėsore, natyrore, perėndore, intelektuale….

Shfaqet ēiltėr me njė tonalitet tė foluri. Kjo ėshtė njė sprovė e parė e Jorgos, qė do tė pasohet me tė tjera pėr tė rrėfyer te lexuesit ato ēka e shqetėsojnė, e bren pėrbrenda qė tė ēiltėrsojė botėn, tė tjerėt. Nuk i kemi vėnė vetes pėr detyrė tė analizojnė substancėn e romanit, por thjesht ta paraqesim pėr vlerat qė ka.

Pėrkushtimi i njerėzve tė tillė duhet tė evidentohet, sepse kanė dhėnė nė fusha shumplanshe. Kush mė shumė se ai ka dhėnė kontribut, jo vetėm krahinor, tė rrethit e nė rang shtetėror, por pėr folklorin ka njė vepėr tė plotė “Tingujt e shpirtit” tė kėsaj linje. Dhe heshtet nga krahina, Bashkia, Qarku. Por Yjet klithmojnė. Klithmojnė dhe tronditin “poltronet” . Le tė stimulojnė.

Duke u marrė me hulumtimin e folklorit prezent tė Zagories Jorgo Teloja u nxit nga ky folklor dhe mbi kėtė shtrat ideoi dhe kultivoi motive tė reja, duke krijuar risi (origjinalitet) dhe bėri emėr nė pėrfaqėsim tė kėsaj pasurie. Njėkohėsisht ai dha kontribut historiko - folklorik duke pėrjetėsuar artistikisht vlerat e pallogaritshme tė pasurisė folklorike tė trevės. I urojmė Jorgo Telos, nė emėr tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” dhe nė emėr tė Shoqatės Atdhetare - Kulturore “ĒAJUPI”: Jetė tė gjatė, punė tė pasionuar e tė begatė, konkurruese shkrimore pėr tė mirėn e KUJTESĖS SHKRIMORE!

Ta gėzosh 60 vjetorin e ditėlindjes i nderuari, miku, shoku, anėtari i Lidhjes sonė dhe zagoriti i menēur !

Zotėrinj dhe Zonja!

Jorgo Telon ne do ta ndiejmė, krahas kontaktit tė pėrditshėm edhe duke ecur nė trotuaret e qytetit muze, edhe nė Konckėn e tij, vendlindjen e dashur, duke trokitur me bastunin e tij karakteristik, por do ta ndiejmė edhe duke rendur nė veprat e shumta, qė ai ka pėrgatitur pėr botim, qė do tė zbukurojnė me substancėn e tyre tė tyre tė bukur bibliotekat e atyre qė kanė biblioteka apo tė atyre qė kanė ide pėr t’i krijuar qė jeta do t’i dojė nesėr!, duke evidentuar kujtesėn mendimore .

Ju faleminderit!


Edituar pėr herė tė fundit nga Jorgo S. TELO nė Sun Jun 01, 2008 1:18 pm, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 12:54 pm

LIRIKA QĖ LĖ GJURMĖ NĖ KUJTESĖN POETIKE



(Opinion ģ poetit ODISE.KOTE nė kuadrin e 60-vjetorit tė shkrimtarit Jorgo Telo)



Jorgo Telo me 10 librat e tij tė botuara nė vite, ėshtė nga lloji ģ kėngėtarėve finoshė e nazelinj qė e kanė tė paracaktuar fatin e tyre tė ligjėrojnė e kėngėzojnė gjuhėn e bukur shqipe gjithė jetėn.Duket se ky lloj kėngėtorėsh ėshtė dėrguar prej vetė Zotit nė tokė, pėr tė kryer kėtė mision, kur poeti shpall hapur blasfeminė e tij: “Zgjata dorėn tė arrija pafundėsinė,/t’ģ grabisja zotit zotėsinė,/zot tė vetėm tė shpallja dashurinė!”/

A nuk ėshtė e njėjta dėshirė dhe veprim si Prometeu qė rrėmbeu zjarrin?

Pėrndryshe nga shumė sivėllezėr tė tij qė e kanė lėndėn e tyre folkun, Jorgo Telo tenton t’ģ pėrkasė sa poezisė sė kultivuar edhe folkut.

Ģ nanuruar pafundėsisht pas pasurisė folklorike tė krahinės delikate, por dhe tė krejt psikikės e artikulimit muzikor tė rajonit tė jugut, Jorgo Telo ėshtė nė liqenet e veta, kur kėndon pėr dashurinė. Pėrkitas me kėtė asimilim gjendet edhe lirika botėrore, ndikimet e tė mėdhenjve rusė, grekė, italianė e deri nė ditėt tona.

E gjithė kjo pėrmbajtje zien fort nė shtresat e koshiencės poetike tė Telos dhe herė pas here ai jep ndriēime tė mrekullueshme poetike.Kėshtu si ajo bleta punėtore, qė ka bredhur nė lulet mė tė shėndetshme tė malit tė saj , nė luginat e kodrinat gjelbėroshe edhe Jorgo Telo nuk trandet, ndėrsa guxon t’ģa paraqesė njėra pas tjetrės lirikat e tij lexuesit. Nė rastet mė tė mira ai ia del mbanė duke lėnė gjurmėn e vet poetike nė kujtesėn e kohės.

Pėr njerėzit e fortė, zoti ofron gjithmonė sfida tė fuqishme pėr t’ģ pėrballuar.

Jorgo Telo ėshtė njė ģ tillė. Fuqia e tij ėshtė tek shpirti. Shpirti gurgullon lirikėn e thepave, sofateve, gurėve e lėndinave, ēajit, hokave, trėndelinės sė Zagorisė.

Kjo lirikė ėshtė lirikė mali, e pėrjetshme pėr nga freskia dhe vitaliteti.

Ģ pikturuar kėsisoj me njė gjysmė melodie nė buzė, sfida e jetės ja ka ngritur monumentin Jorgo Telos. Ardhsh gjithmonė ģ bardhė, miku ynė Jorgo Telo, dhe 100 vjet tė tjerė!



Shtojcė:



Nėn kujdesin e shoqatės sė krijuesve “Pegasi” dhe shoqatės atdhetare-kulturore “Ēajupi”, nė mjediset e teatrit privat tė kukullave “Studio Dorian” u festua 60-vjetori ģ lindjes sė shkrimtarit zagorit Jorgo Telo. Gjatė kėsaj veprimtarie krijues e studiues tė letėrsisė si Odise Kote, Kristaq Shabani, Sotiraq Paskali, Merita Gjoktaj, Shyqyri Hysi, Osman Buzo, Duro Shehu, Dino Ēiēo etj, shprehėn opinionet e tyre pėrv krijimtarinė, figurėn dhe kontributin krijues tė shkrimtarit dhe folkloristit Jorgo Telo nė poezi, prozė, publicistikė, nė grumbullimin, mbartjen dhe lėvrimin tė vlerave folklorike tė krahinės sė Zagorisė. Aktorė dhe studentė interpretuan pjesė nga krijimtaria letrare e autorit.

Duke marrė fjalėn nė kėtė veprimtari shkrimtar dhe poeti Jorgo Telo falėndėeroi organizatorėt dhe pjesėmarrėsit nė ditėlindjen e tij.
Thoma Nika


(Gazeta”Dita JUG”, E diel, 23 janar 2005 faqja 11)


Edituar pėr herė tė fundit nga Jorgo S. TELO nė Sun Jun 01, 2008 12:57 pm, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 12:59 pm

POEZI SI PUHIZĖ PRANVERORE


I dashur miku im, Jorgo,

Jam i lumtur qė marr pjesė nė kėtė ceremonial tė bukur pėr festėn tėnde tė 60 – vjetorit tė lindjes. Tė uroj nga zemra dhe 100 vite tė tjerė., tė rrosh i gėzuar mes familjes sate e gjithė tė dashurve dhe paē prodhimtari tė mbarė nė fushėn e letrave.

Para disa ditėsh unė bujta nė shtėpinė tėnde, ku u kėnaqa nga bujaria juaj sidomos me pesė librat qė mė dhuruat shoqėruar me autografin tėnd: “Zotit Kristo, gazetarit dhe lulishtarit tė talentuar, dashamirėsit tė letrave, urim pėr jetėgjatėsi. Autori”

A mund tė mos tė ta prekin shpirtin kėto fjalė? Mė dukej sikur midis kėngėve zagorite buēiste ėmbėl dhe zėri i Jorgos, sikur ndihej humori i i tij. Duke lexuar librin me fabula “Verė dhe uthull” pashė se autori satirizon bukur prapėsitė e njerėzve, tė cilat i vė nė gojėn e kafshėve, apo sendeve.

Me forcėn magjike tė fjalės poezia e Jorgo Telos vjen si njė fėshfėrimė e gjetheve tė pyllit, si njė puhizė ere pranverore, si njė aromė e kėndshme e luleve tė Ēajupit. Kėtė e ndien kushdo, teksa lexon “Evė, moj, si u gėnjeve?!”.

I pakursyer nė kritika dhe me njė gjuhė qė tė ngulitet del Jorgoja nė “Humor-piper-eska” (epigrame), ku u heq veshin zullumqarėve, tė pangopurve, mashtruesve, fodullėve e plot mėkatarėve tė tjerė…

Unė s’marr pėrsipėr tė bėj analizėn e veprės sė Jorgos, por nuk mund tė lė pa pėrmendur se nė ēdo varg tė tij kėndon njė bilbil, nė ēdo midisfgėrmash buis njė manushaqe, nė ēdo tufė vjershash kundėrmon erė trėndeline zagorite.

Urime, i dashur Jorgo! Muza jote tė tė zgjojė gjithmonė midis gurgullimave tė kristalta tė burimeve zagorite, midis polenit tė luleve shumėngyrėshe tė livadheve, midis ėmbėlsisė sė kėngėve aq tė bukura tė trevės sate.

Pas botimeve aq tė kėndshme qė lexuesi yt i pėrpin me aq dėshirė dhe romanit qė mezi presim ta shijojmė, tė uroj dhe njėherė krijimtari tė begatė pėr njerėzit qė tė adhurojnė dhe brezat qė do vijnė.

Kristo STOJA




Gjirokastėr, 06.01.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   Sun Jun 01, 2008 1:03 pm

NJĖ LAKORE KRIJUESE NĖ ZHVILLIM E NGRITJE


(Kjo kumtesė ėshtė hartuar e lexuar nga redaktorja e romanit “HEDHJA E ZAREVE” dr. Merita Gjokutaj (Shehu) pedagoge nė Universitetin “Eqrem Ēabej” Gjirokastėr)



Nga libri “Evė, moj, si u gėnjeve?”(vėllim poetik) e deri tek “Hedhja e Zareve” – roman, lakorja krijuese e autorit Jorgo Telo ka marrė zhvillim, duke shėnuar ngritje tė reja.

Ajo ka lindur si njė domosdoshmėri, pėr tė pasqyruar dhe shprehur realitetin.

Meqenėse pėrmbajtja e saj lidhet me idetė qė e pėrshkojnė veprėn, me objektin e pasqyrimit dhe zakonisht me problematikėn, atėherė kuptohet vetiu, se zgjedhja e temės, ka njė rėndėsi tė dorės sė parė.

Ky orientim ka rėndėsi tė madhe pėr tė kuptuar, se sa pėrcaktues ėshtė objekti i pasqyrimit, kthimi mė i madh dhe mė depėrtues i shikimit nga e sotmja e jetės sonė, nga problemet me tė cilat jeton njeriu, nga virtytet e tij morale dhe lufta kundėr sė keqes, tė cilat kapėrcehen, pėr tė ecur mė pėrpara.

I tillė ėshtė romani “Hedhja e zareve” i autorit Jorgo Telo.

Autori qė nė hyrje tė veprės shkruan: “Pėr vetveten, pėr nėnat, pėr invalidėt e pėr kėdo qė mgulmon e respekton jetėn me ēfarėdo ēmimi… Pėr kėdo qė ėshtė ndjerė qoftė dhe njė ēast tė vetėm pacient brenda njė vendi pacient, mbijetuar pėrmes lėngatash…”

Si vepra e parė e kėtij autori nė gjininė e gjatė tė romanit, duhet thėnė se ai na ka folur me njė gjuhė tė thjeshtė, tė kuptueshme e me vlera emocionale.

Skenat dhe mikroskenat me domethėnie tė qartė, tė renditura pėrgjatė krejt shtjellimit tė ngjarjeve, jo vetėm qė nuk e copėtojnė veprimin, ngaqė janė tė ndėrthurura organikisht, por nuk lejojnė as elemente monotonė.

Mendoj se disa nga tiparet mė thelbėsore qė meritojnė tė afirmohen si veēori origjinale dhe arritje janė:

Sė pari: Jorgua ka njė optikė origjinale tė pėrvetėsimit artistik tė realitetit. Ėshtė pikėrisht pėrftimi i atyre dukurive dhe proceseve tė jetės qė e bėjnė tė zbulohen ngjyrat e shpirtit dhe tė botės sė njeriut tė thjeshtė nė rrjedhėn e jetės: “Dėshiroj t’i shkruaj ndodhitė e pėrditshme nė kushtet ku gjendem, duke patur parasysh semtencėn “Po pate diēka pėr tė thėnė, thuaje, se nė varr nuk i thuhen kurrkujt.”

Sė dyti: Ka dhe diēka qė nuk mund ta lėsh pa pėrmendur: pėrpjekjen e autorit pėr tė zotėruar masėn artistike dhe pėr tė gjetur fjalėn letrare, qė do tė shprehė pėrmbajtjen. Ai i qėndron besnik vetvetes. Gjithēka qė ai rrėfen ėshtė e vėrtetė, aq sa tė duket se nuk po e lexon, por sikur dėgjon njerėzit tek flasin… (Unė vetė kam ndjerė njė pjesė tė jetės sime: “Mė ndihmo tė rikthehem nė rrjedhėn e jetės prej nga jam tėrhequr prej njė fati qė ende s’po ia deshifroj dot synimin. Sė paku mė jep mundėsinė tė mos ia nxij jetėn gruas e fėmijėve tė mi kaq herėt.”

Sė treti: Personazhet janė jetėsorė, madje autori shpesh nuk bėn kujdes t’i zbukurojė…Nė prozėn e tij vėrejmė njė kuvendim tė shtruar.

Duke pėrfunduar do tė ritheksoja diēka tė pohuar nga shumė mjeshtra tė penės: “Fjala letrare buron nė vetė realitetin e gjallė, nė jetėn njerėzore, por forca dhe pesha e saj ėshtė nė dorėn e shkrimtarit.”

I uroj Jorgo Telos suksese tė mėtejshme.



Gjirokastėr, 6 janar 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: