Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Haki Efendiu Sermaxhaj   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptyMon May 19, 2008 3:35 pm

-Haki (Efendiu) Sermaxhaj


-Muharrem Fejza
-Rexhep Mala
-Isa Kastrati
-Avdi Xhaqku
-----------------------------
--periudhat me te rendesishme historike te fshatit
--demonstratat
--te denuarit politik
--te likuiduarit ne armaten jugosllave
-- pjesmarrja ne UCK dhe deshmoret

lexim te kendshem

Hogoshti eshte sot nje fshat i cili graviton ne kuadrin e Komunes se Dardanës, shtrihet ne pjesën lindore të Moravës së Poshtme, e gjejmë buzë maleve plot krenari të KIKË-s historike ne lindje dhe malit me emrin ZIDOLL ne perendim me nje gjerësi gjeografike veriore 42 i0; , 30’ e 7,5”, kurse gjatësia gjeografike lindore eshtë 21i0;, 30’ e 9,5” që ka lartësinë mbidetare prej 520 – 540 metra ku me nje siperfaqe nga 15,47 km² jetojnë 2.553 banorë shqiptarë te vendosur në 350 shtëpi (logaritja e fundit statistikore e vitit 1997), pra me nje dendesi mesatare prej 165 banorë ne 1 km².
***
Bukurinë dhe nje pamje pitoreske, fshatit Hogosht ia shton edhe lumi i cili mban po te njejtin emër e që ndan fshatin në dysh, buron ne vendin e quajtur TEPE (Svircë) ne nje lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka nje gjatësi 24 km e qe mesatarisht sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndertuar dy penda mbrojtëse te cilat mbrojne fshatin nga te reshurat e shumta , ( ne vitin 1955 eshte shfrytëzuar energjia hidrike permes nje hidrocentrali te vogel ne fshat i cili kishte prodhuar energji elektrike deri ne 200 Wat keshtu qe deri ne 1963 i kishte plotesuar nevojat elementare sidomos te ndriqimit), thene thjesht probleme me uje te pijshem te banoret e fshatit s’ka meqenese gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve qe e rrethojnë . Ne perjashtim te pjeses jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera rrethohen me male, paralagjet e fshatit jan Dazhdinca e cila gati po boshatiset nga banoret e saj , Magura, Kika dhe Bujnoci.

Historia e fshatit Hogosht
================================

Periudha Ilire
---------------------------------------------------------

Hogoshti ka nje te kaluar te lavdijshme historike, ishte pjesë integrale e hapsires me te gjerë të Kosovës dhe te Luginës Moravë – Vardar. Ne hapsiren gjeografike te Dardanisë e gjejmë edhe Hogoshtin e per lashtësinë e tij flasin disa te dhena si: gurethemelet e nje kishe ne „Kërshlan”, themelet e nje kishe ne lagjen e “Kastratëve” ne fshat, një vegsh(pitos) i madhesise mesatare i gjetur pikerisht ne oborrin e Osman Kastratit, një pllakë e shkruar e cila ende s’eshte definuar ne teresi, disa varreza te gjetura ne lagjen e “MURTAJ”ve, një shigjete e vathë te gjetura 60 vite me pare te ara e Mulla Hysenit etj, megjithekete edhe pse deshmi te vjetra, deri me tani ketyre deshmive ende nuk iu eshte bere nje vleresim i duhur arkeologjik.(ne vitet 1905-1912 Hogoshti kishte 120 shtepi me rreth 1.050 banorë).***

Meritojnë te ceken edhe disa emra me rendesi si psh. Me rastin e takimit te pleqnareve te Anamoraves qe u mbajt ne Gjilan ne Mars te 1910 e qe nga Hogoshti udhetuan edhe perfaqesuesit e Hogoshtit: Ismajl Biçku, Bislim Hogoshti dhe Latif Matoshi nga Gmica e qe tubimit i printe Idriz Seferi, ne kete tubim u caktuan detyrat ndaj anetareve me qrast per pajtim gjaqesh u caktuan Ismajl Biçku e Latif Matoshi ndersa Bislim Hogoshti me Islam Piren u caktuan per te bere planin per t’iu hakmarrë vrasesit te Haxhi Zekës (Adem Zajmit).
***
Kalojme tek nje periudhe tjeter e sundimit osman ne kete rajon , dhjetera te rinje hogoshtas ishin regrutuar ne sherbim ushtarak ne vende te ndryshme te Perandorise Osmane si; Kamberi i Danit ne Manastir, Qazim Latifi ne Tuz, Behluli i Danit ne Vlorë, Hajdari i Salihut ne Anadoll, Shaban Myrtaj ne Jenipazar, , Halit Zylfi Kastrati 6 vite ne Stamboll (redif) .Atebote sherbimi ushtarak kishte zgjate prej 3-8 vite.

Hogoshti si qender administrative politike atebote kishte edhe “MYDYRIN“ i cili zbatonte urdherat e oficereve turqë, meqe mudyri kishte ushtruar dhume mbui ca banore me nam te kesaj ane, ne te kthyer nga terreni ne aksin rrugor Lisockë-Hogosht pikerishte te “Ura Ibishit” e vranë Ibrahim Zhuja dhe Islam Zuka nga Desivojca si anetare shume aktiv te Çetes se Mehmet Çaushit. Mydyri quhej Shukri dhe ne Hogosht e paskan marre prinderit e tij, e ema dhe i ati me qrast nga te dhenat e kohes tregohet se bazuar ne doket fetare ne pershendetje qe thuhet ne popull “me i ra per fytyre” i paska thene:“ o birë, nese ke ba zullum mbi ket’ popull, gjirin hallall s’ta bej, e nese te kan vra pa faj ky katund kurrë mos beftë byryda”.

Vrasja e Mydyrit dhe 17 dite me vone edhe vrasja e Kajmekomit nga nje ushtar shqiptar ne Gjilan, ben qe te sinjalizohet tek Otomanet per nje kryengritje te pergjithshme kunder tyre.
Meriton te ceket qe ne vitin 1912 u tubuan mese 300 kryendrites nga drejtorite e atehershme te Hogoshtit nen udheheqje nga Ali Gjyrisheci te cilet marrin marshin per ne Shkup, ne veren e 1912 Bislim Hogoshti e shoqeronte Hasan Prishtinen ne Durrës si truproje e tij. Bislim Hogoshti ishte pjesemarres aktiv ne luften per pavaresine e Shqiperisë, pasardhesit e familjes se Bislimit ftohen nga autoritetet shteterore ne kremten e dites se Flamurit per çdo vit,.

Nje e dhene tjeter me rendesi flet edhe per ardhjen e Bajram Currit dhe takimin e tij me parine e fshatit Hogosht si me Emin Biçkun, Sadri Ametaj-n etj pikerisht ne vitin 1912 me rastin e organizimit ne mbrojtje te kufirit lindor nga Armata e Trete serbe e cila komandohej nga Bozha Jankoviqi. Kika dhe lavdia e saj çmohet nga historia e kesaj ane dhe meritojne te ceken edhe luftetaret e pushkes e te penës si Muderrizi Haki Efendiu, Emin e Osman Biçku, Halil Sh. Kastrati e Shaban Çaushi(Myrtaj), e ky i fundit kishte strategji te forte ushtarake meqe edhe kishte sherbyer 9 vite ne sherbim ushtarak ne ushtrine turke. Ne Komunen e Hogoshtit si zone kufitare u formuan 5 kompani që perbenin 1 Batalion, komandant batalioni e emerojne Sylë Kopërnicën ngase kishte prioriotare edhe detyrat, edhe çlirimin kombtar si dhe gezonte respect ne popull, per komandant te kompanive u emeruan: Sylejman Selim Latifi, vendes nga Hogoshti, Hysen Zhuja e Islam Zuka nga Desivojca, Idriz Malaj nga Hogoshti dhe Rexhep Jashar Bunjaku nga Poliqka.
Hogoshti bombardohet me aeroplanë ne shtator te vitit 1944 ne ora 14.00 ku si cak i sulmit ishte Konaku i Idrizit te Shaqes (Myrtaj) ngase dyshonin qe aty te jete edhe depoja e municionit.***
Pas rregullimit te ri Administrativ dhe vendosjes se pushtetit te ri ne 1914 ne baze te dekretit te 1912 per rregullimin e viseve te “çliruara” u ba edhe ndarja territoriale administrative me qrast si qender Komunale dhe drejtori qe ishte Hogoshti, pas ktyre ndrrimneve mbetet nen administrimin e Kololleqit, (fshat serb atebote dhe sot njeashtu) dhe ne kuader te Komunes se Kololleqit perfshihen fshatrat: Bujnoci me 80 banorë, Vryqeci me 138, Dazhdinca – 224, Shipashnica e Eperme me 476 banorë, Velegllava-480, Desivojca me 540, Gjyrisheci me 270, Kololleqi me 278, Hogoshti 1.040, Kopernica me 485, Laqiqi me 430, Lisocka 350, Poloqka me 400, Terstena me 200, Qarakoci me 110 dhe Shahiqi me 90 banorë.

***Shkolla e pare shqipe ne Hogosht***
================================

Ishte shkolla fillore „Skenderbeu“ me mesuesin e parë Fadil Hoxha i cili ne vitin 1941 hapi rrugen e mesimit te pare te ABC-es ne gjuhen amtare shqipe. Por bindjet e tia te forta per Komunizmin rendom ne ndeja edhe ndodhte te mospajtohet me Hogoshtasit te cilet e kishin pritur duarhapur mesuesin gjakovar . Pas tij ne vitin shkollor 1942/43 erdhi si mesues Mehmet Turhani mesues nga Elbasani e me pastaj ne vitin shkollor 1943/1944 ishte mesuesi nga Gjilani dhe patrioti Xhevat Alia.

***Plejada e mesuesve te parë***
----------------------------------------------------------

1. Ramadan Latifi
2. Sabri Ahmetaj
3. Fetah Latifaj
4. Sylejmon Ahmetaj
5. Nuhi Vranja
6. Rexhep A. Kastrati
7. Raif Latifaj
8. Mumin Kastrati
9. Hajredin Agaj
10. Ibrahim Ahmetaj
11. Skender Latifi
12. Ejup Ahmetaj
13. Gani V. Kastrati
14. Bejtullah Muja.


Me zbatim te masave administrative ushtarake te shtetit te atehershem jugosllav ne Kosovë, gjate viteve 1944/46 shkolla u mbyll dhe me vonë hapet serish per t’mos u mbyllur kurr deri ne ditet e sotme. Per te arriturat dhe rezultatet flasin deshmite se nga kjo vater diturie dolen e linden shume kuadro te forta te ciet sot zhvillojne aktivitet ne nivelet me te larta ane e mbane Kosoves dhe jasht saj.
Nga nje statistike e bere jane deshmite se deri ne vitin 2001 ne shkolla te larta dhe fakultete kanë diplomuar 232 Hogoshtas prej tyre 41 femra, bile Hogoshtaset e para me diplome nga Fakulteti meritojne te permenden Tevide Sh. Ahmeti dhe Shehnaze R. Latifi.Me pastaj, pikrisht ne vitet e ‚70-80 largohen nga procesi edukativo-arsimor Mumin Kastrati dhe Skender Kastrati, preteksi dihet ngase ishin familkje e Muharrem Fejzes dhe Isa Kastratit.
***
Gjat viteve 1958/59 suprimohet Komuna e Hogoshtit dhe i gjith aparati Administratin u transferua ne Kamenicë (tani Dardanë), ndonëse kjo gje nga shume Hogoshtas dhe anas atebote s’u mireprit fare, pushtetmbajtesit serbe te ndihmuar nga disa shqipfoles e benë kete gje edhe perkunder nje tradite shumevjeçare te Hogoshtit qysh nga periudha e sundimit Osman, me pastaj mbet si nje vendbanim i lene pas dore, mbet vetem si bashkesi lokale.

Demonstratat e vitin 1968 i gjejne shume Hogoshtas jo vetem si pjesmarres por njeherir edhe si organizator te tyre, njëri nder ata ishte Isa Sabit Kastrati e nderkaq si pjesmarres ishe edhe Ismajl Kastrati, ne Gjilan ato i organizoj Rexhep Mala , Latif Kastrati e Ibrahim Sermaxhaj nga Hogoshti.

Megjithekete ne demonstratat e vitit ‚81 ishin ato te cilat si pjesemarres i shoqeruan numer i madh Hogoshtasish, ishin mbi 50 studente atekohe edhe pjesmarres te atyre ngjarjeve historike, me qrast ne ato demonstrata u plagua nga Forcat policore Hogoshtasja Besa Ibrahim Ahmetaj. Pas ktyre demonstratave filloj nje varg ndjekjesh dhe diferencimesh politike, arrestime e izolime dhe njeherit edhe denimet me burg te rendë. Diferencimin ne Hogosht e benë Refik Agaj , Azem Vllasi, Sejdi Berisha dhe Halim Maliqi. Per pjesmarrje active ne demonstrate u diferencuan keta studentë:

1. Shaban Kastrati
2. Muharrem Kastrati
3. Sali Malaj
4. Azem Malaj
5. Nusrete Kastrati
6. Haqif Agaj dhe
7. Ejup Vranja


Por me denime burg 2 mujor pas demonstrative u denuan:

Shaban S. Biqku
Lahudin H. Myrtaj
Kujtim I. Ahmeti
Haqif M. Agaj
Ejup M. Vranja dhe
Nazmije M. Agaj. etj

Viti 1984 ishte nje vit aq i hidhur per humbjen e bashkevendasit tone , atdhetarit te madh Rexhep Malaj por aq edhe nje vit i cili me vepren qe Rexhepi la pas vetes beri që vendlindja e tij te jete perhere voter e atdhedashurisë, krenarise dhe respektit neper tgjitha trojet shqiptare.

Ne organizaten ilegale “Albanikos” e te ciles i printe Emin Krasniqi me shume veprimtarë nga Hogoshti te cilet pasi zbulohen ne vitin 1983, denohen me denime te renda me burg si:

1. Sali H. Malaj ……………………………..me 8 vjet burgim
2. Qefsere H. Malaj……………………….......... 5 vjet burgim
3. Sali Biqku………………………………… ..........me 5 vjet burgim
4. Njazi Biqku ………………………………...........me 4 vjet burgim
5. Taip Malaj …………………………………...........me 1 vjet dhe
6. Qemajl Sali Kastrati me 1 vjet burgim, me nga 60 dite burgim me rastin e ketij procesi u denua Fetah A.Biqku dhe Ahmet Mustafë Biqku.


Meqe veprimtaria e “Albanikos-it” vazhdonte punen e saj drejt synimit dhe realizimit te Kosoves Republike , zbulohen ne vitin 1986 serish ku denohen edhe
• Jashar S. Kastrati me 7 vite dhe
• Shuhrete H Malaj me 4 vite burgim te rendë.


Ne janar te 1990 pasuan demonstratat ane e mban Kosoves, ato ishin prezente edhe ne Hogosht, niseshim nga Lumi Babanikut e deri ne qender te fshatit, pas demonstratave u denuan me nga 2 muaj burg Sabit Kastrati me te vellanë Qemajlin, Xhelal Muja dhe Sabit Biqku, me nga nje muaj burgim denohen Ahmet Xh. Latifi, Jahi Rexhep Ahmetaj, Emin Biqku, Jakup Biqli dhe atdhetari I denje I flamurit Abdullah Kastrati.

Me 23 dhjetor ne fshatin Hogosht u themelua partia e pare shqiptare “LDK”. Nismetare ishin disa aktiviste te “LSPP”_se. Referendumi per Kosoven shtet Sovran dhe te pavarur u mbajt me 26 shtator ne shtepine e kultures ne Hogosht, atebote fshati ishte me I bukur se kur me par, ishte I stolisur me lule e flamuj, fotografi heronjesh si e Skenderbeut dhe Rexhep Malës, tingujt burimor dhe kenget patriotike te organizuara nga SHKA “Jeta e Re “ nga Hogoshti e bene edhe me madheshtore kte dite historike te kombit shqiptarë.

Me 28 korrik 1991 Hogoshtin e tronditi lajmi per vrasjen e bashkevendasit te tyre Muhamet Raif Biqku me profesion Hoxhë I cili ndodhej ne sherbim ushtarak te armates jugosllave, para ketij rasti pikrisht ne vitin 1955 I vrare ne sherbimin ushtarak kishte qen edhe Shukri Ramë Sermaxhaj ne Vinkovc vrasje e cila kurrë s’u sqarua.

Nje aktivitet humanitar gjate luftes se lavdijshme te UÇK ne Hogosht kishte zhvilluar edhe shoqata bemirese „Nene Terese“ dhe nje kontribut tejet i madh nga Rufat e Ahmet Latifaj, por s’munguan as ata qe u stolisen me petkun e UÇK-së .
Per sjellje te armatimit nga shqiperia ishin angazhuar Ilir kastrati dhe Arben Biqku, te cilet me pastaj edhe hyn ne stervitjet dhe njohjen me artin e luftes, ketyre iu bashkangjit me vone edhe Driton Jahi Kastrati i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Ne betejen e Marecit, nga Hogoshti morren pjesë
Isa S. Kastrati ( i cili edhe ra heroikisht deshmor i kombit),
Shyhrete Kastrati “Gzimja”,
Lulzim Xhemail Latifi “Toti”,
Shefik Adem Agaj dhe
Alban Ismail Kastrati.

Ne Pashtrikun legjendar nga Zvicrra drejt ne vij te frontit kthehet per ta debuar armikun e ndytë edhe Heroi i kombit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti.
Lufta e UÇK-së ishte e lavdijshme, Hogoshtasit e perqafuan dhe ndihmuan si me pushke dhe pjesmarrje fizike, njeashtu edhe me mjete financiare nga diaspora e themelim shoqatash ku meriton te permendet edhe iniciativa e dy bashkevendasve Hogoshtas Ramadan S. Latifaj dhe Njazi Biqku te cilet gjate qendrimit ne Gjermani arriten qe me nje perkrahje te shume bashkeatdhetareve nga viset e Anamoraves te themelojne shoqaten atdhetare “Metush Krasniqi” .

Pjesmarres te UÇK kan qene edhe hogoshtasit me vendbanim ne Prishtine e Gjilan si:
Afrim Xhemajl Myrtaj I plagosur me 9 plumba,
Sami Isa Agaj,
Ferdeze e Agim Zijah Agaj,
Shefik Adem Agaj,
Valbona Sefedin Vranja e
Xhelal R. Muja,
kta dy te fundit ishin edhe pjesmarres ne UÇPMB ne zonen e Qarrit dhe ne Maqedoni.

Nga forcat armike u likuiduandhe ne menyren me barbare u masakruan
-Ramadan A. Latifi dhe
-Mehmet Sabedini
, akt ky qe tronditi fshatin dhe rajonin e ketushem.

*Regjisrti i te burgosurve politik nga Hogoshti*

1. Myderriz Haki Sermaxhaj I lindur (1947)…………me 20 vite
2. Mumin S. Kastrati (1960) ………………………………....me 8 vite burgim
3. Rexhep S. Kastrati (1960)……………………………… ...me 4 vite
4. Isa Sabit Kastrati (1975) ……………………………….....12 vite
5. Rexhep M. Malaj(1975) …………………………………......me 9 vite
6. Salih H. Malaj (1983)…………………………………….. .....me 8 vite
7. Qefsere H. Malaj (1983)…………………………………......me 5 vite
8. Salih Q. Kastrati (1988) ne sherbim ushtarak…… me 13 vite
9. Njazi J. Biqku (1983)……………………………………… ......me 4 vite

Per t’mos i shenuar te tjeret po kerkoj ndjesë por para meje eshte nje shifer e mbi 100 Hogoshtaseve te cilet ishin prapa grilave te jugosllavise fashiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptyMon May 26, 2008 4:24 am

Të lumt Deli për temën që e ke hapur.

Unë kam një foto të skanuar të këtijë trimi por spo di si ta vendos në këtë temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptySun Aug 31, 2008 11:24 pm

HAKI TAIP SERMAXHAJ
(1914-1948)

Myderrizi Haki Taip Sermaxhaj jetoj dhe veproj ne nje periudhe sa me lavdi aq edhe te hidhur per Kombin Shqiptar prandaj veprimtaria e tij intelektuale, fetare dhe patriotike shfaqet ne tere qenesine e ketij intelektuali, bemat e te cilit gjalleruan ndjenjat dhe krenarine kometare te shqiptareve.

U lind ne fshatin Hogosht te Dardanes me 14 tetor 1914 ne nje familje me tradite atdhetare dhe fetare njeashtu, I edukuar dhe I formuar per çeshtje te Besimit fetar dhe atdhetar thene thjesht nje jete te tere per fe dhe Atdhe.
I ati I tij u martua dy here, me gruan e pare Hamiden nga Breznica paten femijet ; Hakiun, Osmanin, Dudijen, Shyqeriun dhe Pashijen ndersa me gruan e dyte Ramizen nga POliçka paten femijet: Zulfiun, Ramadanin, Zijadinin, Hazbijen, Nazen, Mevliden, Salihun dhe Ganiun.d.m.th. babai I Haki Efendiut pati 8 djeme dhe 5 vajza.

Qe ne rinine e tij te hershme shquhej me nje talent dhe dhunti te rrallë per gadishmeri te guximshme ne luften e pushtuesve dhe luften per bashkimin kombetar.Ishte pjesmarres aktiv net e gjitha aktivitetet politike qe shpienin ne çeshtjen e atdheut dhe te Shqiprise Etnike, ishte personalitet I shqwuar I ngjarjeve historike, fale aftesive te tija, guximit, trimerise, gjakftoftesise, drejtesise dhe komunikimit teper ekspresiv me njerez, sa I vendosur aq edhe I sinqerte ne idealet e tij, gezonte nje ndikim te rralle ne popoll.

I takon plejades se rilindesve qe plot nje jete ia kushtoi levizjes per çlirim dhe bashkimin e trojeve shqiptare, prandaj edhe jeta e tij tregon per nje shembull te patriotit te pashoq per atdhe te lire dhe te bashkuar, koncepti I tij ishte I qarte:per nje Shqipri etnike dhe per bashkim komtar, ishte nje simbioze qe e lidh fetaren me kombtaren, ndergjegjen kombtare me ate fetare dhe pikerisht kjo veti e bene te jete nje fytyre e ndritshme , e nderuar , e njohur dhe si e tille mjaft e rendesishme ne historine tone kombtare.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje edhe ate ne gjuhe serbe, me sukses te shkelqyeshem ne vitin 1925/26, Haki Sermaxhaj regjistrohet ne “Meddah”, medresene e Shkupit per t’u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti I shquar Ataullah Kurtishi, (I njohur si Ata Hoxha) I cili kishte mbaruar shkollimin ne Medresene “Fatih” te Stambollit nga I cili u frymezua shume dhe per te kultivuar shume ndjenja fetare dhe atdhedashese kombetare. Meriton te ceket edhe fjalimi I pare I Haki Efendiut si student ne fshatin Zarbincë ne vitin 1938 kur pas atij fjalimi, nje lagje e tere e fshatit heq dore nga rruga per shperngulje ne Turqi te cilet veq ishin bere gati te nisen.

“Atdheu ynë kerkon dashurine dhe besnikerine tone” me keto fjale do ti drejtohet mases ne Xhami: „ Ne ketu lindim, jetojme dhe vdesim.Ketu ku na fali Zoti, ketu ku i patem edhe baballaret tane, Kosova eshte vendqendrimi yne ne kete jete te dynjasë. Aq sa mbjellim dashuri dhe miresi ne te, po aq duhet te presim fryte te lirise, sigurise dhe lumturise; Kosova jone kujton per mire dhe keq, per te bukuren e te shemtuaren, dashurine dhe urrejtjen, per zoterinje te mire e te keqinjë, heronje dhe tradhetare, , Kosova kujton besimin e saj, kulturen, doket dhe zakonet. Prandaj te gjallerojme ketu e te kujdesemi per femijet tane, te punojme qe atdheu yne te frymoje lirshem dhe te perparoj ne rrugen e mireqenies, se nje gje eshte e qarte: koha me fatkeqe per njeriun eshte koha e roberise, kurse hapsira me fatkeqe eshte hapsira jashte atdheut”.

Posa e perfundoj medresene “Meddah” ne Shkup ku merr titullin MYDERRIZ ne vitin 1940, Haki Efendiu filloj aktivitein e ti fetar dhe njekohesisht edhe patriotik ne Medresene “ATIK” ne Gjilan si Myderriz dhe drejtor I saj. Ne kuader te punes tse tij ne medrese, Efendiu beri edhe hapin e pare duke future ne plan-programin mesimore lenden e gjuhes shqipe per te zgjuar ndergjegjen kombetare, mesimdhenes ishte Malo Beci nga Shqiperia, literaturen dhe librat Myderrizi Haki Efendiu I kishte sjellur me mesuesin nga Shqipria akt ky qe e kishte trasheguar nga I ati I tij Taip Sali Doshi.Pra ishte nje hap madhor I tij me qrast okupatori ne at periudhe kohore(1944) kishte filluar edhe mbylljen e medresave por Haki Efendiu kishte parasysh kete cungim dhe cenzure te njohur te okupatorit fashist dhe shumica e e atyre pishtareve te cilet kishin mare bazen dhe arsimimin, pastaj filluan te punojne neper disa vise te anamoraves ne edukim dhe arsimim te popullit si: Tefik Jakupi, Desivojcë, Reshat Hoxha Perlepnicë, Ferid Berisha ne Svircë, Fehmi jakupi ne Topanicë, Mulla Fauk Mehmeti e Binaze dauti nga Gjilani etj.Lidhur me arsimin fetar dhe kombetar, Haki Myderizi shprehej keshtu;” duhet qe sa me shpejte te jete e mundur ti edukojme e arsimojme djemte tane ne rreth te larte, perndryshe kurr s’do te mundim ta lartesojme shoqerine tone ne shkallen e deshiruar te perparimit dhe te nje te ardhme me te mire.Qe ta lartesojme popullin tone duhet te punojme per ta mbrojtur nga shpirterat e semure, nga parimet e shtremberuara”.

Autoriteti dhe ndikimi I Haki Efendiut mbetet I pamposhtur para armiqeve ndonese PK(partia komuniste ) dhe UDB-ja e kishin ne liste te njerezve te rezikshem. Kontaktet me te Shpeshta te Haki Efendiut ishin me Mulla Idriz Gjilanin, Mulla Hasanin nga Malisheva, Maliq Sahitin(Çollaku), Rexhep Ibrahimin, Aqif Oranen, Mulla Hysen Perlepnicen etj, me te cilet ne dhomen e tij po bisedohej per çeshtje te shumta te fatit te Atdheut. Dhoma e tij ishte bere qerdhe e intelektualeve dhe patrioteve shqiptare per takime historike e kombetare..Ishte gjithnje ne krye te organizimeve natyrash te ndryshme mbi te gjitha ne krye te forcave vullnetare dhe dergimin e tyre ne mbrojtje te kufirit te Kosoves Lindore, madje edhe pjesmares aktin ne aksione konkrete ne vije te frontit ne lufte kunder depertimit te forcave partizano-qetnike ne keto zona te cilat jo vetem I njihte por edhe I operoi me sukses. Roli I tij si ushtarak I formuar e si komandant u ndi me tere forcen gjate kryerjeve te veprimeve si;ato te nivelit taktik, operativ, strategjik, mobilizues pikerisht gjate vitit 1944 ne mbrojtje te kufirit Lindor te Kosoves.

Veprimtaria e tij ushtarake ishte ne pajtim me programin e dale nga kuvendi I Lidhjes shqiptare te Prizrenit(1943). Pas luftes se dyte boterore, duke mos u pajtuar me riokupimin e serishem sllavo-komunist te viseve etnike shqiptare, Haki Efendiu do te gjendet ne vorbullën e L.p.L.T.SH. (Levizja per Lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjesish ne ONDSH, dhe “Besa Kombtare” qe vepronin si organizata ilegale politike te organizuara mire dhe te formuara ne prag te perfundimit te Luftes se II-te Boterore. Me dege te shtrira net e gjitha viset shqiptare te ish jugosllavise. Keto levizje kishin program dhe aspirate komtare-politike me qellim te çlirimit dhe bashkimit te trojeve etnike shqiptare. Me respektin dhe aftesite qe posedonte Haki Efendiu, deshmon edhe prania e tij ne krye te KQ te NDSH per rrethin e Gjilanit per shpetim dhe bashkim kombtar.
Pas zbulimit dhe burgosjes se KQ me qender ne Shkup, ne gjysmen e dyte te vitit 1946 burgoset edhe Haki Efendiu ne burg te OZN-es ne Shkup dhe aty kunder tij u perdoren torturat me te tmerrshme njerezore si pasoj e te cilave Myderrizi smuhet dhe s’ju ofrua asnje ndihme mjekesore. Kjo njeherit ishte edhe arsyeja qe Myderrizi te mos gjykohet ne procesin gjyqesor te Gjilanit por qe do te organizohet gjykim I veçante ne gjykaten e Qarkut ne Gjilan dhe me qrast e denuan me 20 vite burgim dhe per te vuajtur denimin e derguan ne Mitrovicë te Sremit nga edhe s’u kthye kurr me .

Myderriz Haki Efendiu(Sermaxhaj) pati jete te shkurter, jetoi vetem 34 vite por pas vete la nje veper me vlere te pashlyeshme ne kujtese te popullit si nje intelektual I rrallë fetar me intuitë te shquar qe bazohej mbi motivet; ATDHETARIA DHE ZGJUARSIA E LUFTETARIT, ORGANIZIMI I STRATEGUT POPULLOR DHE GUXIMI E TRIMERIA TRADICIONALE E SHQIPTARIT.

Keto e perbejne bazen e pakuajtshme te tijdhe fakti ne fjale eshte I pranishem ne çdo hap, ne çdo bisedë e takim, ne çdo proces te jetes e sidomos atehere kur situate politike dhe luftarake behej me kritike dhe çeshtja atdhetare ishte e kanosur nga rreziku. .Pra ishte Haki Efendiu nje simbol i sacrifices, i veteflijimit te nje fetari dhe atdhetari te madh e te paepur per çshtje te bashkimit kombetar, ne shpirtin e te cilit gjithnje qendronte flakadani I Lirise por fakti me I rende dhe me I hidhur per nje personalitet gjate regjimit komunist ishte mosperfillja, mbulimi me heshtje, me harresë sidomos pas vdekjes per arsye te panjohura ndonese dihet cenzura e ndyte qe e perjetuam mbare ne si popull .

Keshtu ngjau me Haki Efendiun I cili ishte me zemer te pathyer dhe te paperkulur, me zemer plot dashuri per Atdheun dhe me urrejtje per okupatorin, kjo bene qe bashkeveprimtaret e tij dhe nxenesit e tij ta ruajne te gjalle ne thellesine e zemres figuren e tij.

Veprimtaria e njohur e Haki Myderrizit nga Hogoshti kushtuar çeshtjes kombtare shfaqet ne keto pikpamje:
• Ne luften kunder okupuesit,
• Ne kundershtimin e sundimit sllavo-komunist dhe
• Ne bashkimin e forcave te cilat luftonin per nje Shqiperi Etnike.
Intuita e shquar e tij mbeshtetet mbi motivet:
• Atdhetaria dhe zgjuarsia e luftetarit,
• Organizimi i strategut popullor dhe
• Guximi e trimeria tradicionale e shqiptarit.

Kete do ta shohim sidomos ne tyragjedine e Bihorit , me 6 Janar 1943 kur sulmet çetnike serbo-malazeze vrane e masakruan 3.741 burra, gra e femije dhe plagosen 634 njerez. Haki Myderrizi ne kete kohe perkrah Mulla Idriz Gjilanit do te gjendet ne nje rreth te ngushte te krereve qe dot’ kontribojë ne mbrojtje te kufirit me serbine ne Kosoven Lindore.
Ne takimin e pare me perfaqesuesit e Partise Komuniste, ne „Takimin e Bujanocit“ ne tetor te vitit 1944 do t’i drejtohet Abdullah Presheves me keto fjalë:“ une jam i gatshem per bashkpunim me çdo shqiptar pa dallim feje, vendi , ideje apo edhe bindje politike, une skam gajle qe ju jeni komuniste... jam i gatshem te bashkpunoj edhe me komunistë, por vetem per bashkimin e Kosovës me Shqiperine.., por kurren e kurres bashkimin me serbine . Mos harroni nje gjë: Ne jemi patriotë shqiptarë e jo agjentë serbë“.

Ktu shifet edhe lufta dhe perpjekja e Haki Efendiut per çeshtje kombtare per te mbetur nje nga figurat shume te çmueshte te nje Atdhetari per faqet e historise shqiptare.

Haki Myderrizi shquhej me nje pjekuri te jashtzakonshme , kete e verejme ne terheqjen e forcabe shqiptare , te Ushtrise Shqiptare me komandantin e saj Fuad Xhafer Dibra nga Kufiri i Kosoves Lindore ne fillim te nentorit te 1944- dhe kapitilimit Gjerman., ishte ne pyetje si te shpetohej jeta e njerzve dhe popullates dhesi te shpetohej nga gjakderdhja e panevojshme vllazerore? Si te ruhet uniteti ne radhet e forcave shqiptare? Ketu kerkohej maturi ngase me 16 nentor 1944 kishte filluar depërtimi i forcave partizane serbo-bullgare ne drejtim te Gjilanit ndersa me ndikim te propagandes komuniste nga disa shqiptare te shtabit operativ te UNÇ-së partizane te Kosoves shume krere te udheheqesve te forcave shqiptare u gjenden ne nje udhekryq dhe kishin ardhe ne perfundim se e vetmja alternative per te shpetuar ate qe mundet te shpetohet qe tju shmangen luftes vllavrasese dhe per ti kursyer njerezit andaj iu bashkangjiten forcave partizane por mbi te gjitha me qellim te realizimit te bashkimit kombtar. Para tyre kishin nje sfide te madhe se si t’ju bashkohen aradhave te deridjeshme armike qe ta luftojne nacizmin gjerman, ne anen tjeter ishte shpetimi i popullit, qe duhej shpetuar nga masakrat e mundshme dhe nuhaste Myderrizi per zgjidhjen me te mire qe kerkonte urgjencë. Dhe , pranuan bashkimin me forcat partizane per ta luftuar nacizmin gjerman si sgjidhje e vetme me pasoja me te vogla ne humbje te popullates andaj me 13-+14 nentor ne „Kuvendin e Roganes“ ne vitin 1944 Haki Myderrizi u shpreh:“ S’kemi nevoje te derdhim gjakun e vellezerve e bijeve tane pa nevoje, duhet kujdesur per fatin e popullit tone, , te bejme çka eshte e mundur nga rrethimi partizan i serbo-bullgareve , te punojme dhe angazhohemi ne te gjitha menyrat dhe forcat qe vendi t’mos mbetet nen ndikim te sundimit rus, ashtu siç thone gjermanet.andaj ne kemi mjaft njerez te zot te cilet dine ta udheheqin dhe ti’i dalin zot vendit tonë“.
Shumica e delegateve pranuan propozimine Haki Efendiut.Ideja e Myderrizit ishte qe te formohet nje front antifashist ku do te marin pjese te gjitha forcat politike shqiptare pa dallim per nje Kosovë te lire e demokratike dhe te bashkuar me Shqiperine. Nga kjo monografi me te dhena qe na e ofruan mr.Aliriza selmani dhe Hafiz Avni Aliu, del se Myderriz i Haki Efendiu nuk ka jetuar gjete por pak veta ka te cilet kaq intenzivisht dhe shpirterisht e jetuan parimin e atdhedashurise. Ishte shume i ri kur u burgos dhe u fut ne ato qeli te pista siç i quante edhe vet Myderrizi, . Tani e tutje, edhe sot eshtrat e tij u mungojne me te dashurve te familjes se tij, , se çka perjetoj aj ne kazamatet jugosllave per me shume se dy vite sot vetem mund ta marrim me mendpor si do qe te jete kjo ishte vetem nje tragjedi per rrathet e ferrit .

Vazhdon por ju kërkoj ndjes sepse koha më mungon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptySun Aug 31, 2008 11:35 pm

Meqe forcat partizano – komuniste kishin marrur Gjilanin, sipas urdhereses nga Shtabi Operativ i Kosovës, pas vendosjes se pushtetit komunist kishte filluar edhe mobilizimi i te rinjeve shqiptare ne keto njësi te UNÇJ-së per t’i derguar ne fronte te luftrave te ndryshme te jugosllavisë ne njeren ane dhe benin ç’armatosjen e atyre te cilet s’pranonin kyçjen ne keto njesi. Brigadat e dislokuara ne territorin e Gjilanit kishin arritur qe nje numer te konsideruar te rinjësh t’i mobilizojnë ku zakonisht merrej nga nje ushtare nga familja/shtepia.

Me kete qellim te shtrirjes se mobilizimit edhe ne anen e Gallapit, kishin vendosur nje tubim ku ishte vendosur te mbahet ne Hogosht qe atebote ishte Komune ne te cilen gravitonin 14 fshatra te anes se Gallapit. Ishin nisur nga Gjilani disa aktivistë komunistë si Hasan Dylgjeri, Xhavit Podina, Mumin Jakupi dhe nje oficer malazias, ne qender te fshatit Hogosht para xhamise ishte tubuar nje mase e madhe njerezish;filluan fjalimet njeri pas – tjetrit, i pari fillon para mases fjalimin e tij Xhavit Podina si anas e pas tij pak nje fjalim me te gjate e merr Hasan Dylgjeri i cili flet para mases per rendesine e mobilizimit dhe stimulimin e te pranishmeve per t’u bashkangjitur aradhave partizane.

Ky kerkoj qe fillimisht te mobilizohen 200 te rinje te kesaj ane ne Brigadat e UNÇJ-se, por meqe te pranishmit njihnin te kaluaren e mesuesit komunist nga Elbasani, e pyesin se a mos ishte edhe ai komunist?, me nje nervozizem iu pergjigjet Hasan Dylgjeri:”kam qenë, jam e do te jem komunist”pergjegje jo mire e pritut nga turma e njerezve, tubimin ne fjale e acaroi me te madhe oficeri malazias ne gjuhen serbe per të kujtuar kthimin e te kaluares andaj edhe filluan iritimet ne mase dhe masa me urgjencë kerkon qe para tyre te del Myderriz Haki Efendiu “ Kërkojmë Haki Efendiun, duam fjalën e Tij , deshirojme te degjojme fjalen e Myderrizit.

Myderrizi pas lirimit nga burgu ato dite ndodhej ne fshatin e tij te lindjes, dhe meqe masa po e kerkonin, dul para te pranishmeve dhe filloj fjalimin por me zemer te thyer:”Vëllezër, komunist nuk jam, nuk kam qene dhe kurrë nuk pranoj te behem”
Dhe ne vazhdim shtoi, “ ne keta i kemi pasur armiq dhe i kemi luftuar, ju e dini pse i kemi luftuar, qellimet tona jane te qarta, mirepo shtrohet pyetja, si dhe ne ç’menyre t’i shpetojme djemtë tanë?, tani per tani rrugë tjeter nuk ka pos qe t’ju bashkohemi aradhave partizane te Kosovës…” Kjo ishte edhe fjala e fundit e Myferrizit, u pranua nga masa e tubuar e cila dihej se Myderrizi po fliste i shtyer nga domosdoshmeria e rrethanave te asaj kohe. Me kete rast pas fjalimit te tij, pasuan edhe kundershtimet nga disa patriotë si: Shefki Desivojca, Aziz Surdulli, Mehmet Muharremi nga Poliqka e ky i fundit iu drejtua duke i thenë”a mos edhe ti qenke me kta barkëcullakët o hoxhë”, por intelektuali , Myderrizi me gjuhen e tij dhe largepamesine e bindi me fjale te qeta ate dhe te tjeret.


Tubimi dhe fjalimet perfunduan dhe menjehere filloj edhe regjistrimi i te rinjeve, per t’iu bashkuar aradhave partizane dhe perderisa kerkoheshin 200 vete, regjistrimit iu pergjigjen afer 400 te rinjë . Pas regjistrimit te pare, rrefen (i vellai i Myderrizit)Shyqeri Sermaxhaj dhe Xhemail Kastrati nga Hogoshti, u nisem 230 veta me flamurin tone dhe me plisa ne koke per ne Gjilan, kur arritem ne Gjilan posa na kan pa ushtaret dhe ata oficere te Brigades 17 maqedone, filluan te na fyejne dhe kercenohen, na quajten balliste dhe gati na hëngren me dhembe e me sharje. Per t’u regjistruar na derguan te Gjimnazi dhe aty edhe per t’u vendosur, por nuk na lejuan duke na thene se per ne aty s’ka vend.

Dylgjeri bashkë me Sylë Kopernicen e Halil Fejzullahun u nisen ne Prishtine dhe na thane qe te mos luajme vendit deri ne kthimin e tyre por ne mungese te sigurise edhe ne u nisem ne Prishtine dhe arritem atje, u regjistruam ne Brigaden VII-të te Kosovës ku komandant e kishim Shaban Haxhinë i cili çuditerisht para te tjereve na tha” ja, keta janë klyshët e Hitlerit” e perfundon rrefimin deshmitari i kohes Xhemail Kastrati nga Hogoshti.


Brigada e 17-të Maqedone sulmon Gollapin
================================

Mospajtimi me dhunen, riokupimin dhe mobilizimin nga pushteti tani i ri komunist ben qe nje pjese e forcave nacionaliste shqiptare ne keto rrethana te strehohen ne viset malore anembane Kosoves, ne kete rast edhe ne Kosoven Lindore si ne Gallap ku nje pjese e forcave shqiptare te Gallapit u mobilizuan me arme e municion nga depoja e Hogoshtit e regjimentit IV te Ushtrise shqiptare.
Pas sulmit ne Ferizaj me 2 dhjetor 1944 dhe me te kuptuar lidhur me koncentrimin e Forcave shqiptare ne Gallap, Shtabi kryesor i UNÇJ-së dergoj njesi te Brigades se 8-te e te 17-te Maqedone te dislokuara ne Gjilan te cilat me 18 dhjetor 1944 ia mesyejne Gallapit. Lajmi ne fjale krijoj panike ne populsine shqiptare me qrast shume prej tyre lane shtepite per t’u strehuar ne viset malore te malesise se ksaj ane. Sulmi I Brigades maqedone fillon pikrisht ne Hogosht per te vazhduar edhe ne viset e tjera .

I vetedijshem per situaten e krijuar, Haki Efendiu se bashku me Jusuf Munishin dhe te villain Osmanin ne shoqerim edhe te disa komandanteve te tjere po organizojne forcat shqiptare vullnetare nga sulmet armike. Perqendrimi i Myderrizit ishte sidomos pergjate kufirit me serbinë. Brigada maqedone filloj djegien dhevrasjen e njerezve te pafajshem, kjo edhe ben qe njesite e kesaj brigade te sulmohen nga forcat Vullnetare shqiptare pikerisht ne luginen e lumit te Desivojcës te cilat u shpartalluan dhe u terhoqen ne drejtim te Gjilanit e te Bujanovcit. Kete na e rrefejnë Haxhi Shyqeri Sermaxhaj , Xhemail Kastrati dhe Ramadan Sermaxhaj. Shume partizane te zene rober, u liruan ne perjashtim te mjekut Avram Keckerovski i cili u zu rob ne fshatin Kopernicë dhe per shkaqe sigurie e mbanin ne shtepine e Sali Fejzes ne Hogosht e cila ishte familje e njohur dhe me autoritet te madh, mjeku aty qendron 10 dite dhe gjate ketyre diteve qenka takuar edhe me Myderrizin dhe disa te tjere patriote dhe pas pyetjes qe ia ban Sali Fejza duke i thane:” Çka mendon per keta shkollaret tanë”?

Mjeku iu paska pergjegjur me fjalet:” Xhavit Podina qenka dictator, Mumin Jakupi i shkolluar qenka por frigacak, ndersa Myderrizi Haki Efendiu , kete njeri duhet ta ruani dhe me vjen keq qe e sho ketu, ky njeri e ka vendin ne nivelet me te larta te Ballkanit e te Evropës”( te dhenat nga Qemajl Kastratit(djali i Salihut) e te Sali Sermaxhaj).


Sulmi ne Gjilan ishte i pajustifikueshem per Haki Efendiun
================================

Myderrizi ishte i vetedijshem nga tradhhetite e fuqive te medha qe kishin bere ndaj popullit Shqiptar, gjate qendrimit ne viset e Gallapit ishte ne lidhje me forcat e rezistences shqiptare dhe udheheqesit e saj dhe mundohej ne te gjitha format qe t’mos kete gjakderdhje te panevojshme ne popullin tone. Sulmin ne Gjilan e gjykoi me ashpersine me te madhe sepse ishte i vetedijshem se s’mund ta mbanin qytetin , por ne anen tjeter edhe per pasojat e mundshme, nuk arriti ta ndalte kete aksion te forcave Vullnatare te prira nga Mulla Idriz Gjilani, zbret nga Gallapi ne Hogosht , mbyllet ne shtepi, duke menduar ne pasojat qe dot’ ndodhnin pas sulmit ne Gjilan, parandjente diq te keqe thone vellezerit e tij dhe u thoshte”Sonte kasaphane do te behet ne Gjilan, edhe femijet kan per t’na i vrarë…”

Du ke i ndjekur kemba-kembes njesite e shpartalluara te brigadave maqedone, Forcat Shqiptare-vullnetare me 22 dhjetor 1944 kishin arrite ne fshatin Perlepnicë, ketu edhe mbahet takimi i fundit i Shtabit para sulmit ne Gjilan dhe sipas te dhenave sulm ky qe se kishte aprovuar as Mulla Idrizi i cili sulmin ne fjale e konsideronte si teper te rrezikshem dhe me pasoja , por kete e kishin refuzuar shumica e anetereve te Shtabit si : Sylë Zarbinca, Muharrem Fejza , Shefki Desivojca e disa te tjere, prandaj edhe u morr vendimi perfundimtar per ta sulmuar Gjilanin. Sulmi u be ne 3 drejtime, nga ana lindore e qytetit ne mengjesin e 23 dhjetorit 1944 sulmuesit kane arritur ta marrin qytetin ne perjashtim te nderteses se OZN-es dhe te Kshillit Populor te Rrethit.

Organet e pushtetit administrative ushtarak ne Gjilan,, te njoftuara qe me pare per te gjitha, kerkojne ndihme nga Shtabi Operativ dhe OZN-a e Kosovës. Perforcimet po arrinin nga Prishtina e Ferizaj te cilet arrine te kalonin ne ofenzive ngase forcat Shqiptare s’donin t’i vrisnin edhe vellezerit e gjakut qe ishin me ta dhe u terhoqen nga qyteti ne drejtim te fshatrave te Kamenices(tani Dardanë), me rastin ne fjale rrefen Plaku 94 vjeqar Muharrem Bunjaku-Kaçari i cili tha se posa arriten forcat partizane me plisa ne koke na thane “bini vllazen”, e pam se duhet te terhiqemi . Ka pasur humbje ne te dyja palet, ne mesin e te vrareve ishte edhe luftetari i denje i Forcave Vullnetare shqiptare Shefki Desivojca njeherit edhe anetar i Shtabit te sulmit ne Gjilan.

Bazuar ne literaturen historike, sulmi i Gjilanit nga Forcat vullnetare shqiptare ishte i provokuar nga Vllado Popoviqi, sekretar Komiteti i PKJ ne Gjilan, Sima Milaniqi, Komandant i komandes se vendit dhe Lubo Shotra shef i OZN-as me nje qellim te hakmarjes kunder shqiptareve per shkak te hubmjeve te forcave partozane – çetnike ne kufi te Kosoves Lindore ne beteja te mehershme. Nga kjo kohe terrori antishqiptare mori permasa te medha gjenocidi, me qrast dite me radhe edhe OZN-a edhe shume civil serbe i kishin duar e lira per te plaçkisnin e benin masakra ne popullaten shqiptare te pambrojtur te qytetit te Gjilanit e te rrethines , duke mos kursyer as grate e as femijet e pleqtë.te dhenat flasin per qindra te likuiduer mbrenda nje nate te cileve sot e at dite as varret s’judihen ndonese shume te moshuar flasin se gropat dhe vendet ku i shtinin e mbulonin ata mund te jene padyshim te kazerma e sodit ne Gjinan, pra sulmi i Gjilanit vleresojne shume shenime te deritanishme se ishte sulm fatal qe si pasoje u masakruan mijera shqiptare.

Prandaj ne kete sulm Haki Efendiu jo vetem qe s’ishte prezent por edhe para sulmit gjykoj rrept sulmin duke qene i vetedijshem ne pasoja qe me pastaj edhe u deshmuan me hakmarrje e masakrime . Po ate dite pas terheqjes se Forcave Vullnetare, me 23 dhjetot nje grup serbesh te armatosur ishin nise per ne shtepi te Haki Efendiut per ta mar ate i cili banonte ne dhomat e shtepise ne oborr te medresese, ishin 7-8 veta te armatosur te cilet e thyen deren e u futem Brenda, e kerkonin hoxhen dhe shanin ne baza fetare e kombtare , ne mungese te Myderrizit e marin te vellaun e tij Shyqeriun i cili ishte ardhe nga fshati per t’u perkujdesur per nenen dhe per gruan e vellait (Myderrizit) me femiun e posalindur te Myderrizit. Shyqeriu, vellai i Myderrizit rrefen se ka perjetuar dhune te papare dhe fillimisht “me rahen deri ne alivanosje ne shtepi para nenes e kunates e pastaj zvarre me kan derguar ne burg te OZN-as .5 jave isha aty, naten e 23 dhjetorit e di se u mbush burgu me plisa , burra te cilet gjate nates i therrisnin ne emra gjaja se po i lironin, por pas pak ndegjoheshin te shtenat e armeve , i vranin, naten ishin dhomat perplot, ne mengjes jitshim nga 5-6 veta, aty per dhune ishte nje “zhivko” te cilit i bajshin edhe aman por aj ishte i pashpirte, nje nate me ndodhi te isha vetem ne dhome, nje natë pyeten “a ka kush nga Hogoshti se duam ta lirojme”, posa u leviza nga vendi me ndali Mulla Shaban Livoqi i cili pastaj me tha:”Kend e kan liruar naten”?.

Nje dite erdhi Shaban Haxhija, zeshkan e hapi deren e burgut dhe tha:” Pse po e merrni veten ne qafë o djem, po tentoni te ikni e ata po u vrasin, mos u frikesoni se deri pasneser te gjitheve kan per t’u liruar!!!”. Por posa u largua Shaban Haxhija serish filluan likuidimet , erdh nje dite shefi i OZNA-s Lubo Shotra, i pyeti rojet e burgut Dushanin e Mlladenin, se pse mbahen keta njerez e per mua ju tha te tregohen te kujdeseshem, Ata iu pergjigjen :” kemi bere vetem ate qe keni thene ju te behet”. Pas 5 javesh, me liruan.
=================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptySun Aug 31, 2008 11:42 pm

LUFTA NË VELEGLLAVË
( 28 QERSHOR 1944)
DHE NË KIKË
( 26 KORRIK 1944)

Sulmi i pare i forcave partizano-çetnike nga Divizioni i 22-të serb te UNÇJ-se, ne drejtim te Gallapit filloj me 28 qershor 1944 kur nje grup 500-600 vetash te mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan ne drejtim te Kikës e Velegllavës me te vetmin qellim per te depertuar ne drejtim te Gjilanit, por ata hasen ne qendrese te ashper te Mbrojtjes Kombtare te cilat kishin moral te pathyeshem meqe ishin ne mbrojtje te trojeve te tyre etnike.

Sipas disa te dhenave forcat armike te brigades se 13-te te divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 te vrarë, 131 te zene rober ne mesin e te cileve edhe 5 femra. Edhe forcat vullnetare paten humbje, kishin 17 te vrarë, nga te cilet 2 oficerë dhe shume te plagosur por kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare qe I dilnin ne mbrojtje kufirit.

Te zenet robë u trajtuan ne menyre humane dhe ne perputhje me ligjet e luftes, nga te zenet rober u pushkatua Ymer Fejza-Molla nga Svirca pasi qe si shqiptar se bashku me serbet kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe nje serb i cili me pare paska vrare Bajram Ahmetin nga Poliçka.

Pas fitores ne luften e Velegllaves, nuk kishte vend per vetknaqesi dhe u shtua vigjilenca sepse ishin te vetedijshem se do te priten sulme nga forcat partizano-çetnike andaj Komanda Ushtarake e kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombtare te nenprefektures se Gjilanit forcimit te vijes se kufirit dhe rekrutimit te luftetareve te rinjë i kushtuan nje rendesi te veçantë. Ne kte drejtim pos Komandes Ushtarake ishin angazhuar edhe shume krerë si Haki Efendiu i cili kishte respektin ne popull e i cili shpesh ne vije te kufirit i shoqeruar nga Mulla Idriz Gjilani, Mulla Mehmeti, Haqif Tetova, Lot Vakun, Osmon Agë Biçkun e te tjere te cilet per qellim kishin rritjen e moralit te luftetareve te tyre , perpunonin strategjine e mbrojtjes se kufirit , per fjalen e Haki Efendiut dhane deshmitë e tyre disa pjesmarres te betejave e te cilet ende i kan te fresketa kujtimet dhe fjalet e Haki Efendiut.

„Çdo kund dhe para çdo kujt fjala e Myderrizit ndiqej me vemendje te posaçme „thot Zahir Krasniqi nga Meshina i cili ate bote ishte ne rojë te kufirit, ndodhesha ne NOVAK afer Svirces ne roje te kufirit ,dita e panagjyrit te dyte me (7 korrik 1944) kur nga Gmica erdhen Haki Efendiu, Mulla Idriz Gjilani, Mulla mehmeti e disa te tjere per ta ndjekur gjendjen ne kufi me serbinë, disa te tjere kujtojne tubimin te „Maja e Kikës“ rreze kufirit kur pos rojes ne kufij, te gjithe qenkan tubuar rreth parisë se tyre, mases iu drejtua Myderrizi Hali Efendiu fjala e te cilit si orator i shkelqyer dhe kerkesa qe te mbrohet çdo pllembe e tokes mëmë, me çdo çmim, beri qe te qanin shume nga te pranishmit e tubimit, me pastaj shton Z.Zahiri „meqe u kry tubimi dhe ishte koha per te ngrene, pane se s’kishte bukë te mjaftueshme ata s’u ndalen per te ngrene me ne por shkuan ne shtepi te Qerim Svirces ku kishin ngrene buke misri prej aty kan vazhduar rrugen per ne Shahiq ku Mulla Idrizi eshte ndalur per te vezhguar forcimin e pozicioneve ndersa Haki Efendiu me te theret u kthyen ne Gjilan.

Zahir Krasniqi (1919)na rrefen se ka qene 13 muaj ne roje te kufirit , me kujtohet kur me tha komandanti Ibrahim Oruqi nga mati, „o hoxhë, a po e njef ket haki Efendiun, per te cilin po shkruan ne ket gazete se e paskan thirr per nje post ministri por ky s’paska pranuar, „, gazeta s’me kujtohet cila ka qenë, „.

Nje dite para sulmit te dyte kolonel Fuad Xh. Dibra, komandant i regjimentit IV dhe njeherit i emeruar komandant suprem i mbrojtjes se kufirit te Kosoves Lindore, duke qene ne dijeni rreth pergaditjeve te UNÇJ-së dhe per sulmin e shpejte, gjate fjalimit te mbajtur para vullnetareve ne Velegllavë, terhoqi verejtje per syqeltesine para armiqeve. Gjate nates mes 25 dhe 26 korrikut , forcat partizano-çetnike te divisioneve 21, 24 e 25 serb te UNÇJ-se sulmuan me peforcime te reja ushtarake me reth 3.000-3.500 ushtaresh me nje front te gjere prej 20 km, me nje koncentrim me te madh ne drejtim te Hogoshtit ku edhe kishin arritur te depertonin ne disa drejtime.

Popollsia nga Gallapi , pjesrisht edhe nga Hogoshti nga frika dhe hakmarrja e armikut shkaku i humbjeve ne betejat e mehershme ishin terhjekur deri ne fshatin e afert ne Kopernicë, topanicë etj. Ne kete lufte e cila njihet si lufta e KIKËS, vija e frontit shtrihej nga Llapardinca afer Bujanocit e deri ne Velegllavë ne te cilen veç vullnetareve mori pjese edhe ushtria e rregullt shqiptare me Komandantin Fuad Xhafer Dibra ne krye dhe oficere te shumte si kapiten Shefqet Bylykbashi nga Drenica i cili kishte pozicionin me altilerine e tij ne Gjyrishec, Majori Sahit Basha nga Peja, toger Gjon Martini, kapiten Nazim Sejda-Budrika e shume oficere te tjere. Kjo lufte ishte shume me e ashper se e para nje muaji, por edhe ky tentim i forcave partizano-çetnike deshtoi sepse kishin hasur ne qendresen e forte dhe shume te vendosur te forcave vullnetare te perforcuara nga viset tjera te Kosoves te organizuara nga Komiteti i Rinisë per Mbrojtjen e Kosovës qe vepronte ne kuader te Lidhjes se Dytë te Prizrenit.

Forcat armike u detyruan te iknin ne terheqje me humbje te konsiderueshme. Pas ketij suksesi te forcave shqipare popullsia e ikur filloj kthimin ne vatrat e veta, Me te filluar lufta me te shpejte ne vije te frontit perkrah Mulla Idrizit dhe komandanteve , ishte edhe Haki Efendiu me disa ylema te tjere si: Mulla Veseli i Vojnocit, Mulla Ismajli e Mulla Mehmeti, ne luften e 26 korrikut 1944 ne mbrojtje te kufirit ne mesin e deshmoreve te rene ishte edhe Taip Salih Doshi, (i ati i myderriz Haki Efendiut)kufomen e te cilit e ka mshehur nje bashkeluftetar i tij nen firi, varrimi ishte bere gjate nates me drite feneri nga Hakiu, me disa te tjere.Pjestari i kesaj lufte Xhemail Kastrati nga Hogoshti rrefen se pas varrimit te te atit, Haki Efendiu kthehet ne vije te frontit ne Majen e Kikes, dy here pata rastin ta shoh Myderrizin ne vije te frontit dhe shton:“myderrizi ishte me te „medhenjtë“, a heren e pare ishte te varezat e Mshices ku me te ishte edhe Mulla Veseli i Volnocit me talebet e tij, i shpreha ngushllime haki Efendiut per te atin, me te ishte edhe komandand Fuadi, Mulla Idrizi dhe te tjere qe po punonin rreth strategjise se mbrojtjes se metejme te kufirit.
Sipas Liman Stanecit, korrespondent i gazetes „Lidhja e dyte e Prizrenit“ nga vija e frontit ne anen e armikut pati 143 te vrare, 209 te plagosur dhe nje vajze e zene rob, kurse ne anen shqiptare kishte 3 ushtarë dhe 31 vullneratë te vrare, ne mesin e te vrareve ishte edhe njeri nder komandantet e vullnetareve Islam-Lam Shahiqi.

Qe nga kjo kohe e deri ne gjysmen e nentorit 1944 sulmet partizano-çetnike ishin ne vazhdim e siper , por me sukses i dilej ne mbrojtje kufirit dhe tokave te saja nga qendresa e Forcave Shqiptare.

deshmitë nga :

Zahir Krasniqi (1919) nga Meshina
Hamdi Vokshi (1919), Dardanë
Fehmi Morina (1925), Topanicë-Dardanë
Mulla Qmil Rashiti (1923) Llashticë
Xhemail Kastrati nga Hogoshti, etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptySun Aug 31, 2008 11:45 pm

TERRORI BULLGAR NE ANAMORAVE

Bazuar ne te dhena te shumta perballë okupotoreve te shumte ne Kosovë, ishin edhe Bullgaret te cilet pas dhunes qe po benin mbi popullaten e anamoraves, detyruan shume banorë te kesaj ane qe ti lkeshojne vatrat e tyre si banoret e rrethit te Gjilanit, Presheves, Kumanovës, Bujanocit etj per t’u strehuar ne rethin e Prishtinës.

Ardhja e tyre veshtiresoj mirembajtjen e tyre si ne ushqim, veshmbathje dhe strahim me qrast u lajmerua Qeveria e Tiranës permes Ministrise se Puneve te Brendshme e cila kohe me pare merrte raporte te shpeshta nga zyrtaret ne terren.

Ne nje shkrese te ketille derguar Inspektorise se Tokave te Liruara (Nr.412.d30,f.1 -48/74, rez.Gjilan) ne Prizren me 25 Korrik 1942 nga nenprefekti i Gjilanit Rifat Berisha pos te tjerash thuhet:
„ Ne rrethin e ketushem kan hyrë gati 3.000 frymë shqiptarë te emigruan nga tokat nen kontrollin bullgar. Keta kanë ardhe pa pru kurgjo me vedi. Jetojne mizorisht, kan mbete pa strehe e banojne perjashta nder hajate, kopshte e fusha“.

Meqenese numri i te ikurve ishte tejmase i madh, e popullsia vendore s’munde t’i perballonte kti fluksi njerezish, Nenprefekti kerkoj ndihmen nga Qeveria e Tiranes nga 1 Frangë shqiptare ne ditë per çdo person, kredi per sigurimin e ngrohjes ne baraka ku ata banonin dhe nje zyre emigracioni afer Nenprefektures. Duke e paraqitur gjendjen e tyre te veshtirë, nenprefekti shton:“ Mbasi dimri po ofrohet dhe po te mbeten ne gjendjen e tashme do te shkaktohen edhe vdekjet prej se ftofti e prej urisë“.

Pas informacioneve te marrura, Qeveria e Shqiperise me 1942 kishte formuar nje komision te quajtur „Komiteti i te ikurve“ per t’u kujdesur me strehim e ushqim per te ikurit/emigruarit. Nderkohe Ministria e Bujqesise dhe ajo e Pylltarise e Mbreterise Shqiptare per vendosjen dhe sigurine e perkohshme te emigranteve kishte llogaritur dhenien e 3 milion Frangave shqiptare.

Me qellim te mbrojtjes se popullates nga terrori i perbashket bullgaro-serb kunder shqiptareve, u formuan formacione te vogla vullnetare qe vepruan ne fshatrat matan Moraves te okupuara nga Bullgaria fashiste, me te njohurat nder keto formacione ishin çeta e Hasan Alisë-remnikut, Hasan Rexhep Kabashit, Hasan Alisë së Zi etj.

Vlen per t'u theksuar edhe rasti se gjate okupimit te maqedonise nga Bullgaria, ne Shkup ishin mbyllur te gjitha xhamitë e besimtaret islam ishin tubuar ne oborret e tyre duke mos dite se si te vepronin, me qrast ateborte ndodhej Haki Efendiu dhe sipas deshmise se Abdulla Musliut posa e shef xhematin e grumbulluar para xhamise „Isa Beg“ ne te mesuar per arsyen, Hali Efendiu nxjerr revolen e theu dryrin dhe iu drejtohet xhematit me fjalët “Hyni brenda“.

Pas kapitullimit te Bullgarise fashiste me 9 shtator 1944, forcat Bullgare u terhoqen nga viset e okupuara shqiptare, ne fakt nga rrethi i Gjilanit me plaçkat e tyre kishin filluar te terhiqen me heret qe nga 5 shtatori i 1944.Kjo pati per rrjedhojë shtrirjen e kufirit etnik te Shqiperise deri para Shkupit e prej andej ne vijen Kumanovë-Presheve –Bujanoc, kufij natyror i cili disa muaj me radhe do te mbrohet me sukses nga shume sulme te serbo-bullgareve e partizano-komuniste ne veqanti mbrohet nga forcat vullnetare te rrethit te Gjilanit, gje te cilen e e njohtonte edhe sherbimi sekret gjerman permes shkresave te tyre.

Menjehere pas terheqjes se Bullgareve nga territori i Gjilanit, nenprefekti i Gjilanit Hamit Kroj mori direktiven e Qeverise se Tiranes per bashkangjitjen e viseve te çliruara te Kosoves dhe per nje kohe te shpejte tuboj parine e ketyre viseve dhe vendosi pushtetin administrativ shqiptar.Ne presheve nenprefekt u vendos Liman Staneci, ne Kaçanik Muharrem Fejza i Hogoshtit, e ne Komunen e Zhegres Fazli Seferi.

TUBIMI NE HOGOSHT NE VITIN 1944 DHE FJALA E HAKI EFENDIUT

Meqe forcat partizano – komuniste kishin marrur Gjilanin, sipas urdhereses nga Shtabi Operativ i Kosovës, pas vendosjes se pushtetit komunist kishte filluar edhe mobilizimi i te rinjeve shqiptare ne keto njësi te UNÇJ-së per t’i derguar ne fronte te luftrave te ndryshme te jugosllavisë ne njeren ane dhe benin ç’armatosjen e atyre te cilet s’pranonin kyçjen ne keto njesi. Brigadat e dislokuara ne territorin e Gjilanit kishin arritur qe nje numer te konsideruar te rinjësh t’i mobilizojnë ku zakonisht merrej nga nje ushtare nga familja/shtepia.

Me kete qellim te shtrirjes se mobilizimit edhe ne anen e Gallapit, kishin vendosur nje tubim ku ishte vendosur te mbahet ne Hogosht qe atebote ishte Komune ne te cilen gravitonin 14 fshatra te anes se Gallapit.

Ishin nisur nga Gjilani disa aktivistë komunistë si Hasan Dylgjeri, Xhavit Podina, Mumin Jakupi dhe nje oficer malazias, ne qender te fshatit Hogosht para xhamise ishte tubuar nje mase e madhe njerezish;filluan fjalimet njeri pas – tjetrit, i pari fillon para mases fjalimin e tij Xhavit Podina si anas e pas tij pak nje fjalim me te gjate e merr Hasan Dylgjeri i cili flet para mases per rendesine e mobilizimit dhe stimulimin e te pranishmeve per t’u bashkangjitur aradhave partizane.

Ky kerkoj qe fillimisht te mobilizohen 200 te rinje te kesaj ane ne Brigadat e UNÇJ-se, por meqe te pranishmit njihnin te kaluaren e mesuesit komunist nga Elbasani, e pyesin se a mos ishte edhe ai komunist?, me nje nervozizem iu pergjigjet Hasan Dylgjeri:”kam qenë, jam e do te jem komunist”pergjegje jo mire e pritut nga turma e njerezve, tubimin ne fjale e acaroi me te madhe oficeri malazias ne gjuhen serbe per të kujtuar kthimin e te kaluares andaj edhe filluan iritimet ne mase dhe masa me urgjencë kerkon qe para tyre te del Myderriz Haki Efendiu “ Kërkojmë Haki Efendiun, duam fjalën e Tij , deshirojme te degjojme fjalen e Myderrizit.

Myderrizi pas lirimit nga burgu ato dite ndodhej ne fshatin e tij te lindjes, dhe meqe masa po e kerkonin, dul para te pranishmeve dhe filloj fjalimin por me zemer te thyer:”Vëllezër, komunist nuk jam, nuk kam qene dhe kurrë nuk pranoj te behem”
Dhe ne vazhdim shtoi, “ ne keta i kemi pasur armiq dhe i kemi luftuar, ju e dini pse i kemi luftuar, qellimet tona jane te qarta, mirepo shtrohet pyetja, si dhe ne ç’menyre t’i shpetojme djemtë tanë?, tani per tani rrugë tjeter nuk ka pos qe t’ju bashkohemi aradhave partizane te Kosovës…” Kjo ishte edhe fjala e fundit e Myferrizit, u pranua nga masa e tubuar e cila dihej se Myderrizi po fliste i shtyer nga domosdoshmeria e rrethanave te asaj kohe. Me kete rast pas fjalimit te tij, pasuan edhe kundershtimet nga disa patriotë si: Shefki Desivojca, Aziz Surdulli, Mehmet Muharremi nga Poliqka e ky i fundit iu drejtua duke i thenë”a mos edhe ti qenke me kta barkëcullakët o hoxhë”, por intelektuali , Myderrizi me gjuhen e tij dhe largepamesine e bindi me fjale te qeta ate dhe te tjeret.


Tubimi dhe fjalimet perfunduan dhe menjehere filloj edhe regjistrimi i te rinjeve, per t’iu bashkuar aradhave partizane dhe perderisa kerkoheshin 200 vete, regjistrimit iu pergjigjen afer 400 te rinjë . Pas regjistrimit te pare, rrefen (i vellai i Myderrizit)Shyqeri Sermaxhaj dhe Xhemail Kastrati nga Hogoshti, u nisem 230 veta me flamurin tone dhe me plisa ne koke per ne Gjilan, kur arritem ne Gjilan posa na kan pa ushtaret dhe ata oficere te Brigades 17 maqedone, filluan te na fyejne dhe kercenohen, na quajten balliste dhe gati na hëngren me dhembe e me sharje. Per t’u regjistruar na derguan te Gjimnazi dhe aty edhe per t’u vendosur, por nuk na lejuan duke na thene se per ne aty s’ka vend.

Dylgjeri bashkë me Sylë Kopernicen e Halil Fejzullahun u nisen ne Prishtine dhe na thane qe te mos luajme vendit deri ne kthimin e tyre por ne mungese te sigurise edhe ne u nisem ne Prishtine dhe arritem atje, u regjistruam ne Brigaden VII-të te Kosovës ku komandant e kishim Shaban Haxhinë i cili çuditerisht para te tjereve na tha” ja, keta janë klyshët e Hitlerit” e perfundon rrefimin deshmitari i kohes Xhemail Kastrati nga Hogoshti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptyTue Mar 31, 2009 4:06 pm

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) 200px-Haki_ef._Sermaxhaj
Haki Sermaxhaj - Myderriz

Për t'mos mohuar te drejten autoriale (sikur të tjerët) te shkrimeve te sipërshenuara nga i pari e deri tek i fundit falenderimi i takon i autorit Ramadan S. Latifaj

Eshte turp qe dikushi vjedh a kopjon faqe shkrimesh te tera dhe mohon punen e tjetrit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptyThu Nov 12, 2009 11:10 pm

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) U1_MexhidYvejsiMYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Myderriz Haki Sermaxhaj ishte hoxhë, dijetar, pedagog, profesor, drejtor, atdhetar, komandant, luftëtar...Ndrroi jetë në burg, në Srem të Sërbisë, luftoi për çlirimin e Kosovës e bashkimin e Shqipnisë...

“Unë jam i gatshëm për bashkpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë... Jam i gatshem të bashkpunoi edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi...”
(Tetor, 1944, -Myderriz Haki Sermaxhaj)

Haki Sermaxhaj lindi me 14 tetor 1914, në katundin Hogosht të Kamenicës, sot ish Kamenica quhet Dardanë. Është djali i atdhetarit, luftëtarit,Taip Salih Doshi, i cili u vra në frontin e luftës, me 26 korrik 1944, duke mbrojtur kufirin e Kosovës, përkrah Mulla Idriz Gjilanit (Hajrullahut), Mulla Veselit të Vojnovcit...
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në gjuhën serbe, sepse n’atë kohë mësimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar dhe menjëherë u regjistrue në Medresenë “Meddah” të Shkupit.
Në medresenë e Shkupit mësoi e studioi, përfitoi njohuri hyjnore, profetike e njerëzore, aty u formue, u frymëzue, u ndriçue pranë Myderrizit Ataullah Kurtishi, njëri prej dijetarëve, atdhetarëve më të njohur të kohës. Në medresenë e Shkupit, përveç diplomës, Haki Sermaxhaj hyri edhe në provime shtesë, për të cilat e fitoi titullin e nderuar: Myderriz (Profesor), në vitin 1940.
MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) U1_HakiSermaxhajMyderriz Haki Sermaxhaj e filloi shërbimin në vitin 1941, si profesor (myderriz) e drejtor në Medresenë “ATIK” të Gjilanit, ku brenda katër viteve nxorri në dritë një brez intelektualësh, të cilët u bënë pishtarë të arsimit, të edukimit fetar e kombëtar...
Në kohën kur ishte profesor e drejtor në Medresenë “Atik” të Gjilanit, gjatë vitëve 1941-1944, përveç detyrave zyrtare, të cilat i kryente me përgjegjësi, Myderriz Haki Efendiu zhvillonte edhe veprimtari kombëtare, kundër forcave armike, të cilat ishin organizuar në formacionet partizane-çetnike...


MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) U1_HakiSermaxhaj
Myderriz Haki Sermaxhaj
Veprimtaria e tij ishte në lidhshmëri me forcat vullnetare shqiptare të Mulla Idriz Hajrullahut të Gjilanit, me forcat e Mulla Hysenit të Përlepnicës, të Mulla Iljaz Brojës të Drenicës etj...

Myderriz Haki Efendiu e zhvillonte veprimtarinë e tij politike-ushtarake në përputhje me programin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”.
“Lidhja e Dytë e Prizrenit”, organizatë politike-ushtarake, themelue në Prizren, gjatë Kuvendit Themelues, që i zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943. Cilat ishin pikat kryesore të programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit?
Sipas gazetes “Kombi” të Tiranës, gazetari i së cilës ishte pjesëmarrës në Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me këto fjalë:
“Pika e parë e programit të bisedimeve përmban kërkesën e bashkimit të përhershëm të të gjithë krahinave të banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytë e Programit “përmban bashkimin me Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçiternës, të Pazarit të Ri dhe të Senicës – toka shqiptare të kërcënueme nga shumë anë nga bota slave…”
Për këto parime, hoxha, Myderriz Haki Efendiu bëri përpjekje të vazhdueshme, duke luftuar kundër forcave armike, partizane-çetnike, bëri përpjekje për bashkimin e forcave atdhetare, për bashkimin e trojeve shqiptare, bëri përpjekje heroike për një Shqipni Etnike....
Për t’i realizue këto synime, hoxha, Myderriz Haki Efendiu, nuk hezitonte në takime, bashkëpunim e bisedime, jo vetëm me forcat nacionaliste, por edhe me ato komuniste...
Në muejin tetor, 1944, u takue me përfaqësuesit e Partisë Komuniste, që njihet në histori si “Takimi i Bujanovcit”, ku i drejtohet Abdullah Preshevës, me këto fjalë të paharrueshme:
“Unë jam i gatshëm për bashkpunim me çdo shqiptar pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë... Jam i gatshem të bashkpunoi edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi...”
Pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat komuniste e marrin pushtetin e Kosova mbeti nën Sërbi, nën Jugosllavi, hoxha, Myderriz Haki Efendiu e vazhdoi luftën për liri dhe për bashkimin e Kosovës me Nanën Shqipni...
Veproi në organizatën ilegale “Besa Kombëtare”, e cila i kishte degët në të gjitha trojet shqiptare...
Falë diturisë, besnikërisë, trimërisë, drejtësisë e shumë cilësive tjera, Myderriz Haki Sermaxhaj u vue në krye të institucionit edukativ-arsimor, siç ishte Medreseja “Atik” e Gjilanit, u vue në krye si komandant i vullnetarëve luftëtarë për çlirim kombëtar dhe më në fund në krye të Komitetit të Qarkut të NDSH-së për rrethin e Gjilanit, që përpiqeshin për bashkimin e çlirimin e Vatanit...
Kur përpjekjet arritën në kulmin e veprimtarisë, në muejin gusht 1946, hoxha, Myderri Hakiu u zbulue nga OZNA e Jugosllavisë...Në burgun e Shkupit e torturojnë në mënyrat më çnjerëzore, madje edhe kur alavinosej nuk i ofronin ndihmë mjekësore....!
Për shërbimet që i kishte bërë Kosovës, Atdheut, Vatanit, hoxha, Myderriz Hakiu, dënohet me 20 vjet burg të rëndë nga Gjykata e Gjilanit... Për vuajtje të dënimit hoxhën e dërgojnë në Sremska Mitrovicë të Sërbisë, ku pa u mbush një vit ndrroi jetë, pikërisht më 27 janar 1948.
Hoxha, Myderriz Haki Sermaxhaj ndrroi jetë në burg, në moshën 34 vjeçare, si pasojë e torturave barbare... Hoxha, sa ishte gjallë, ia bëri shërbimin Kosovës, Shqipnisë, por a ka kuptim për të gjallët sot, që trupi i tij të qëndroi ende në varrezat e burgut në Srem të Sërbisë...!?

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbenbrestovci
Fillestar/e
Fillestar/e
arbenbrestovci


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 54
Vendi : gjilan kosove
Profesioni/Hobi : agronom
Registration date : 17/09/2009

MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) EmptySat Feb 20, 2010 9:17 pm

ka qene nje brez luftetaresh qe e mbrojten brezin kufitar te kosoves lindore me sukses., ne vijen e kufirit kike - bujanovc. Fatkeqesisht fort pak shkruhet per ate epope te kosoves lindore. tradhtia e komunisteve i terhoqi nga fronti i kosoves lindore dhe pasoi pushtimi serb. duhet te shkruhet dhe te dihet me teper per kete heronj si mulla haki sermaxhaj, mulla idriz gjilani, muharrem sali fejza, syle zarbinca, etj. ndoshta pse nje njese e madhe e tyre ishin hoxhallare intelektualet tane nuk interesohen per hulumtime te metejme. All-llahu i shperblefte me xhennet keta shehide.kush don te dije me teper per kete lufte heroike le te lexoje librin e muhamet pirrakut; Mulla idriz gjilani dhe mbrojtja kombetare e kosoves lindore 1941-1951
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty
MesazhTitulli: Re: MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)   MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Myderriz HASAN EF.NAHI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: