Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė52.513
Share | 
 

 A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 14 ... 24  Next
AutoriMesazh
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 27
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Wed Feb 06, 2008 4:01 pm

Pershendetje i nderuari Deli. Lexova shkrimin e sjellur nga ju dhe me pelqeu sepse nuk ishin fjale deshirash vetiake, por te pakten keni sjell nje shkrim qe ja vlen te lexohet dhe gjithashtu te shohim se c'far ka ne mes rreshtash, megjithse nuk jane aq bindes sa te besoje ate qe thone disa antare tjere, se islamin e pritem dhe pranuam me lule...!! Por, c'do njeri ka bindjet dhe arsyet e tij. Do mundohem edhe une qe ta pershkruaj pak me mire dhe pak me kfjellet se si e shoh ardhjen apo pranimin e islamit tek shqiptaret, gjithnje duke e e mar per baze ate qe eshte me e pranuheshme per logjiken time ( qe mund edhe te jete e gabuar...), prandaj edhe eshte hap kjo teme qe te diskutohet, por ne menyre me njerezore.

Kontaktet e shqiptareve me boten islame, jane relativisht me te vona se ato te pjeses me te madhe te popujve europian. Islamizmi u shfaq per her te par i pranishem ne kontinentin e vjeter ne fund te mijvjecarit te par te shek. 9-10-t( vetem u shfaq aty-ketu).
Nga kontaktet e spanjolleve me arabet dhe kulturen e tyre lindi eposi i Sidit, ne te cilin konflikti themelor eshte ai i kaloresve hispanik me mauret (arabet).
Nga kontakti i frankeve me arabet lindi epopeja kombetare e francezeve “Kenga e Rolandit”, ne te cilen konflikti zhvillohet midis moreve (arabeve) dhe vendasve.
Disa shekuj me von arabet do te ishin te pranishem ne tragjedit e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, ne tragjedine me te njejtin emer).
Ne kete kohe (ne fund te periudhes bizantine dhe fillimi i pushtimit otoman) shfaqen per here te par arabet te fiksuar ne kulturen tradicionale shqiptare, ne baladen e vellait qe ngrihet nga shtrati i vdekjes per te mbrojtur nderin e motres nga “nji bajloz i zi” ( “nji harap i zi”) qe ka dale prej detit. Historikisht kontaktet nderfetare midis shqiptareve te krishter dhe pelegrineve perhapes te islamizmit i takojn shekullit te 13-14-t.
Misionaret e par te fes se re mberriten ne hapesiren shqiptare nen emrin e ortodoksis. Nje prej ketyre misionareve qe solli bektazhizmin nė Shqiperi, njihet me emrin “Shen Spiridoni” dhe i pergjigjet figures se Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksis lehtesoi pranimin e islamizmit (fillimisht ne formen e bektashizmit) para se ushtrit perandorake osmane te pushtonin vendin. Kjo periudhe e par perfaqeson fazen e islamizimit te pėrzgjedhur paqesor( qe jane shume te paket).
Islamizmi ne Shqiperi paraqitet si “islamizem europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shternguese permes zbatimit te sistemit te privilegjuar te taksave dhe tatimeve ndaj muslimaneve, perkunder nje sismtemi shfavorizues ndaj jomuslimaneve (perjashtim i atyre qe nderronin fen nga detyrimet ekonomike apo nga marrja nizam etj.)
Prej shek. te 15-16-t e ne tutje ne qytetet kryesore te Shqiperis u ngriten institucione te rendesishme te kultit islamik( xhami, tyrbe dhe teqe).Islamizmi u perhap me shume ne Shqiperin e mesme. Ne fazen e fillimeve pjesa me e madhe e shqiptareve mbanin zyrtarisht fen islame dhe ushteronin ritet e krishterizmit. Ne kete faz deshmohen kisha te maskuara. Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishterimi, krishterimi i fshehte ose i mbuluar me muzlimanizem te jashtem) vazhdoi deri ne shek. e 20-t.
Ne shek. 18-19 islamizmi pati nje lulezim fetar dhe kulturor ne Shqiperi. Ne kete periudh u zhvillua letersia shqipe me alfabet arab, e njohur si "letersia e bejtaxhinjve" qe studiusit e krahasojn me letersin "alhamiado" qe u pat zhvilluar me heret ne Spanje.
Islamizmi la gjurme ne jeten zakonore te shqiptarve, nepermjet nderhyrjes se disa normave te sheriatit. Por sheriati nuk u be asnjeher kod sundues zakonor i shqiptarve.

Vazhdim te mire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve: 4833
Age: 28
Vendi: Jashtokėsore!
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Wed Feb 06, 2008 5:11 pm

Rreth historikut te pranimit te islamit ne trojet tona do ju rekomandoja te lexoni librin e Nexhat Ibrahim "Islami ne trojet iliro shqipetare gjate shekujve"Dhe ketu do kuptoni gjithe realitetin e islamit ne trojet tona....

Respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 27
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Wed Feb 06, 2008 6:13 pm

Nuk eshte vetem kjo veper e ketij autori "turqeli", i cili nuk e besoj qe flet shqipe ne shtepin e tij. Ka shkruar shume vepra, ose me mire gjithe veprat e tij kan te bejn rreth islamit. Po ashtu edhe vepra te perkthyera nga ky autor gjitha kan te bejm me islamin. Qe te jete e besueshme duhet te jete njeri i ekujlibruar nga religjionet. Andaj mos lexoni vetem vepra te nje "hoxhe" qe te mbeteni te verbuar gjithe jeten nen perlen e tij, por kerkoni...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve: 4833
Age: 28
Vendi: Jashtokėsore!
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Wed Feb 06, 2008 6:42 pm

Autori ne fjale qe jam dhe duke kontaktuar me te tani nuk ka te beje fare me "Turqeli"dhe as qe din ndonje fjale turke,mirpo eshte nje analiste qe ka perfunduar Studimet ne Sarajeve,mirpo ti lem biografine e tij,sepse per ne eshte ndere te kemi nje analiste te till qe njef hisorikun e islamit qe nga shekulli i pare e deri ne ditet e sotme,andaj nuk kemi pse te miremi me njerezit,apo autoret por me idete e tyre,
Prandaj ty qe ke shkruar me pare mos lexo vetem kopertinat e ketij libri ,mirpo thellohu paksa me shume,ne kete liber ,ndoshta do ta riparosh kete "Mendjen tende te ndritur"........

Nje thenje thote se:Askush nuk di gjithcka ,por eshte turp te shtiret se di ate qe nuk di....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Thu Feb 07, 2008 1:33 pm

noli87 ne te gjitha shkrimet e tua e pash qe je nje fanatik i keq i fes muslimane, duhet te jesh i verber mesiguri se te thuash se shqiptart e kan pranu fen me deshire edhe turp, me trego ti mua pse shqiptart pra luftojshin me turqit nese e paskan pranuar fen me deshire? Nese turqia sipas teje ka luftu per perhapjen e Islamizmit pse do ti vriste shqitpart qe e kan pranu fene.
Turqia ka vra njerz qe i ka kriju Zoti, ka shkaterru vende qe i ka kriju Zoti, ne emer te perhapjes se fese Muslimane.
E shoh qe nuk ke njohuri per Historin e Shtetit Arab, per Te Drejten e Sheriatit e per asgje qe ka te beje me Historin e asaj kohe, edhe eshte humbje kohe me diskutu me ty per kete teme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 27
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Thu Feb 07, 2008 7:55 pm

Me vjen mir per ty qe jeni duke konataktuar dhe qe s'jeni ne gjendje ta kuptoni se c'far eshte apo per ju ka rendesi qe eshte "nje njeri i dhen pas fes" dhe e vlersoni me kaq admirim. Flm per kshillen, une nuk thash se e kam lexuar vetem kopertinen, perkundrazi te bera te ditur se ka me shum se nje liber ( qe e keni cekur ju ky autor) dhe gjithashtu perkthime te ndryshme, qe disa prej ma kan zen vendin ne mesin e shum librave tjer. Kurse ju qe jam e sigurt se nuk e keni lexuar asnje prej tyre, e aq me pak ndonje liber tjeter qe eshte ne kundershtim me kete qe po e mbroni, prandaj edhe keni keto mendime te gabuar. Lere dicka mangut dhe vizito me shum librarit te pakten te mbesin si kujtim kur te plakesh nje dite.
Perderisa e keni kuptuar ju aq mire dhe e keni lexuar ate liber, ateher pse nuk mundohesh ta perpilon nje fjali tenden ne kete tem?? Apo do te thuash se aftesia juaj eshte qe ta kuptoni dhe jo ta shprehni! Do te vija dita kur do ta kuptoni ju dhe disa te tjere se c'far po mundoheni te shpifni...Per agje tjeter vetem e vetem ne emer te islamit.
Me pelqeu thenja por mos e lesho se me se shumti po te shkon per ftyre ty, kohen e fundit. Pasi qe nuk jam une ajo qe shkruaj ne cdo tem, perveq aty ku mund ti them dy fjal dhe te njejten kohe ti mbroj me tri apo kater fjal.

Shendet dhe krenohu me ate qe jeni, pasi qe nuk keni me shum.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ani
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 410
Registration date: 08/02/2008

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Feb 08, 2008 10:54 am

pershendetje anetare!

Para se te shkruaj dicka rreth temes duhet te sqarojme dicka me rendesi. Ndjenja rreth kombit dhe dashuria per te jane ideja te vonshme. Keta ndjenja dhe ideja morren hovin e tyre te madh me librat pro-nacionaliste te Volterit, Zhak Zhak Rusose, Shilerit dhe filozofeve tjere te kesaj kohe te 'vonshme'. Para Revolucionit Franzes(1789) ideja rreth kombit ishte shume e zymte dhe e fanitur, perkunder ndjenjes fetare qe ishte me e ngritur. P.sh Karli i V-te luftonte kunder Andaluzise dhe Hilafetit atje ne emer te krishterimit dhe jo ne emer te nacionalitet francez, gjerman apo anglez. Keshtu duhet te kuptohet, per te gjitha ata qe njohin Volterin dhe filozofine e kohes se tij, se kombi eshte nje ndjenje dhe nocion i vonuar, si e tille P. Osmane e cila fillet e saj i ka shume me para se te kete nje koncept per kombin eshte nje perandori multi-etnike dhe jo nacionale-turke. Dihet qarte se 48 kryeministra ne kete perandori, e cila njihet edhe si perandoria me e fuqishme e kohes, kane qene shqiptare. Gjenerali i ushtrise per pushtimin e Vjenes nga P. Osmane ka qene nje shqiptar me emrin Merzifonlu Kara Mustafa Pasha dhe poashtu udheheqesi i
fundit osmanlij ne Budampesht ka qene nje shqiptar. Kemi gjithashtu shume katolike, ortodoks dhe hebrej qe kane pasur poste te larta si ministra; nje rast eshte Pashko Vasa. Tani kur i mbledh te gjitha keto, qe jane te argumentuara mire del definitivisht
dhe qarte se osmanlinjte kane qene shume tolerant ndaj kombeve dhe kuptohet edhe ndaj besimeve fetare. Personaliteti me i njohur shqiptar,qe njihet ndryshe edhe ideollogu me i madh shqiptar Sami Frasheri ne lidhje me kete c'eshtje thote se me te vertete ne kohen e osmanlinjve shqiptaret kane jetuar kohen me te lumtur te historise se tyre te gjate dhe te veshtire, pavarsisht luftrave te pergjakshme mes Skenderbeut dhe osmanlinjve(ne librin e tij "Shqiperia cka qene...."-1899).
Dicka interesante ne keto c'eshtje duket 'emocionaliteti' dhe 'frustacionet' e nje grupi te shqiptareve qe turqit t'i nxjerin si te keqen e shqiptareve duke i barazuar me serbet dhe greket, se gjeja turqit na kane sunduar 500 vjet(gje qe eshte gabim,
se osmanet jane tjeter gje, turqit tjeter gje). Vete sot afer gjysma e popullit turk eshte kunder osmanlinjve dhe se ka per qejf ti permendesh ata. Xhon-Turqit dhe politika e Ataturkut tregon me mire kete. Pra kemi gabim ne konceptin e Osmaneve, kur i barazojme ata me turqit pike se pari dhe se dyti kur ata i paraqesim si te dhunshem.
Para nje kohe nje deputet grek ne parlamentin europian tha:"sedi s'i flas akoma greqisht, kur kemi qene 500 vjet nen-sundimin Osman, pra shihet se ne ate koha ka pasur demokraci". Kur nje grek thote keshtu, paramendo si do shkatronin Osmanlinjte, po te deshin, shqiptaret si popull me i vogel qe ishte? Vete fakti qe ka pasur shume pushtetare shqiptare ne te, tregon te kunderten dhe bile respektin e kombit tone ne kete perandori, ne krahasim me greket, serbet, bullgaret dhe rumunet. Ndokush mund te jete konvertuar prej shqiptareve per interes, per pozite, por shumica per shkak se jane ndjere me rehat ne kete fe se sa nga feja paraprake krishtere, ashtu sic konvertohen sot shumica e njerezve ne perendim. A nuk ju duket edhe ky argument?
 

PS:
Nese "turqit" sipas disave na bene me dhune musliane, pike separi do na benin turq dhe me pas muslimane; ndersa nese shqiptaret me se shumti u bene muslimane per shkak te pozites dhe te pushtetit, perseri kjo nuk mban uje, pasi kemi pushtetare jo-muslimane ne kete Perandori dhe mbi te gjitha ata qe konvertohen per pozite ndrojne edhe kombin, gje qe ne mbetem pergjithmone shqiptare, perkunder katolikeve shqiptare dhe ortodokseve shqiptare ne Maqedoni qe sot vetem per hater te punes dhe pozites nuk ja kane hallin per "ish" kombin e tyre, duke dalur shpesh edhe kunder tij!

Ani!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Feb 08, 2008 11:07 am

Sias disave nese ''turqit'' na bene me dhune musliman,ne Indonezi,Indi,Kine bangladesh etj etj nuk ishin turqit kush i beri keta musliman.?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Feb 08, 2008 2:07 pm

eshte e vertet qe nuk kan qen turqit po ne ato kohe ka qen Shteti Arab ai i cili ka dominu ne shumicen e vendeve te Azis edhe Afrikes, eshte shum e vertet qe ne ate kohe asnje prej kalifeve, te asaj kohe nuk ja ka imponu nje vendi te pushtuar fen muslimane, por kan qen taksat ato qe i kan detyru me u konvertu ne musliman nga religjionet e tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve: 4833
Age: 28
Vendi: Jashtokėsore!
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Feb 08, 2008 7:32 pm

E_bukura :Me vjen mir per ty qe jeni duke konataktuar dhe qe s'jeni ne gjendje ta kuptoni se c'far eshte apo per ju ka rendesi qe eshte "nje njeri i dhen pas fes" dhe e vlersoni me kaq admirim. Flm per kshillen, une nuk thash se e kam lexuar vetem kopertinen, perkundrazi te bera te ditur se ka me shum se nje liber ( qe e keni cekur ju ky autor) dhe gjithashtu perkthime te ndryshme, qe disa prej ma kan zen vendin ne mesin e shum librave tjer.

Me vjen mire edhe per ty qe jeni shume po shume e sakt ne ate se cfare shkruaj une,dhe me vjen mire qe kam nje percjellese te til qe me mban "Zhagin"keshtu qe fellimisht nje falenderim te thell nga zemra ....

Per autorin e nderuar qe kam respekt dhe admirim shume per te ,dhe qe cdo liber dhe cdo gje te tij e lexoj me shume kujdes,dhe te te gjithe te tjereve qe me ndihmojne rreth shume koncepteve ,jo qe i le te me zejne vendin ne mesin e shume librave sepse nuk i marr te ju tregoj te tjereve se lexoj shume ashtu sikurse ty "ne mesin e shume librave"por ate qe e marr natyrisht dhe e lexoj,ndersa per ty te kisha keshilluar qe te i largosh ate liber dhe cdo gje qe kane te bejne me to ,dhe qe jane anti "Kokes tende"sepse eshte e kote qe te PADITURIN ASNJEHERE NUK MUND TA BINDESH ME FAKTE edhe nese ke nje bibloteke te tere nuk kane se cfare te duhen.....

Perderisa e keni kuptuar ju aq mire dhe e keni lexuar ate liber, ateher pse nuk mundohesh ta perpilon nje fjali tenden ne kete tem?? Apo do te thuash se aftesia juaj eshte qe ta kuptoni dhe jo ta shprehni!

Per aftesit e mia ne te shprehur dhe te kuptuar natyrisht ate se cfare kuptoj dhe e shpreh dhe ketu,mirpo fatekeqesisht nuk kam faj une qe ate "Koken tende te vockel" nuk mund te bind dot ,por prap nuk ke faj ty se dhe vet ke pranuar se edhe nese them se trendafili nuk lulezon ne dhjetor ty thua te kunderten..


Lere dicka mangut dhe vizito me shum librarit te pakten te mbesin si kujtim kur te plakesh nje dite.

Per te lere dicka mangut dhe per te vizituar bibloteken natyrisht i madhi Zot me ka dhen aftesi per te gjitha,dhe skam pse te lere asgje "Mangut"

Me pelqeu thenja por mos e lesho se me se shumti po te shkon per ftyre ty, kohen e fundi

Per te gjitha prap te kuptoj sinqerisht dhe nuk hidhrohem nga asnje fjale e juaja ,sepse perderisa ke shkruar keto fjale e di njekohesisht gjendjen tende shpirterore dhe emocionale se besoj se pres dicka mire nga ty ,keshtu qe nuk kam faj une qe mundohesh qe tere anetaret te marrin vesh ate cfare ke edhe pse do jepja nje menyre me te mire Pm qe atje te shfryesh tere mllefin qe ke ne mu e jo ketu te din te gjithe gjendjen tende Wink

Shendet dhe krenohu me ate qe jeni, pasi qe nuk keni me shum.
Natyrisht qe krenohem me ate qe kam sepse thjesht dua te jem vetvetja ,e per ate se cfare kam mos mbaj dert ty ,sepse me e rendesishmja eshte se kam dhe ate qe te mungon tyy.......Wink e din per cfare flas apo jo???

P.s harrova te paralajmroj qe prap te postosh pas meje ..WinkWink


Selam Allahismarladik
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 27
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Sat Feb 09, 2008 2:00 pm

Nuk dua qe te mirem me ate cfar ke shkruar me larte, sepse me jane ber te njohura keto "refrene", dhe nuk ke shkruar dicka per temen, qe te shpreh pajtimin ose mos pajtimin tim. Por desha te di se c'far din ti per gjendjen time shpirterore apo emocionale?? Nese mendon se din dicka ateher, urdhero thuaje ketu haptas se nuk e kam problem, por mos m'u iq ketu si e dijshme se ju s'pari nuk jeni ne gjendje ta kuptoni dhe ta kontrolloni veten tuaj shpirterore, e lere me te dikujt tjeter!! Tjetra eshte se e paske genjyer veten kur ke mendu se do te shkruaj ne pm, nuk kam asnje arsye sepse gjithe ate qe e kam then deri me sot edhe e mbroje dhe nuk kam nevoje qe te shkruaj fsheftas ne pm, qe te kerkoj falje apo te kerkoj meshire nga ti, gje te cilen ju veq se e keni ber ne nje menyre, perderisa kerkuat te takohemi dmth se ndiheni e penduar. Pse nuk ma thua se c'far pasket ju qe une nuk kam?? Jam kureshtare te di, sepse deri me sot gjithcka qe kam dashur edhe kam arritur ta kem.
Para se te pershendes, po ju jap nje keshille apo sygjerim mere si te duash. Nese te rastis puna te kalon pran ndonje librarie, ateher mere " femrat e mencura me zgjedhje te gabuara" eshte liber shume i mire dhe besoj do ta gjen veten ne kete liber, qe mos ta them une se c'far jeni...

Hajt shendet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 272
Vendi: Prishtina/MEdvEgJė
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Wed Feb 27, 2008 1:20 am

Lancelot shkruajti:
eshte e vertet qe nuk kan qen turqit po ne ato kohe ka qen Shteti Arab ai i cili ka dominu ne shumicen e vendeve te Azis edhe Afrikes, eshte shum e vertet qe ne ate kohe asnje prej kalifeve, te asaj kohe nuk ja ka imponu nje vendi te pushtuar fen muslimane, por kan qen taksat ato qe i kan detyru me u konvertu ne musliman nga religjionet e tjera

Nuk ka qen shteti Arab po ka qen shteti Islam qe per mue kjo ka dallim,dhe nuk kan qen vetum vendet e Azis dhe Afrikes por edhe nje pjes e Evropes siq eshte ajo e Spanjes se Sotme.Ky shtet Islam eshte quajt Kalifati Islam dhe konsiderohet qe ishin vitet me te arta te fese Hyjnore Islame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
**Lumi_
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Numri i postimeve: 177
Registration date: 19/06/2008

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Oct 10, 2008 10:58 am

HEREZIA – EDHE NJĖ SHKAK PĖR KALIMIN E SHQIPTARĖVE NE ISLAM



Aristidh Kolja: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės" ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve..."


Hajrudin. S. Muja

Mbi ēėshtjen e islamizimit tė shqiptarėve ėshtė studjuar e ėshtė shkruar shumė nga dy kėndėvėshtrime. Njė pjesė e tyre, qė kanė tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarėve si "njė e keqe e madhe", njė konvertim i detyrueshėm me metoda tė ndryshme, mė shumė me shpifje e me shprehje rrugaēėrie, sesa me dėshmi historike, kanė provuar tė paraqesin 'dėshmitė' se "Islami ėshtė fe e turkut", se "Zoti i myslimanėve ėshtė Zot orjental" se "islami ėshtė trung i huaj nė trupin shqiptarė", se "ėshtė mbjellur me shpatė gjatė pushtimit 500 vjeēarė turk!"[1], dhe se ėshtė "nė kundėrshtim me zakonet shqiptare" [2].
Pjesa tjetėr e studjuesve, e cila duket se ėshtė mė argumentuese e mė bindėse, kanė dhėnė dėshmi krejt kontradiktore. Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve tė Greqisė), ėshtė shprehur se: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės" ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve..."[3].
Nė fakt, pėrhapje tė islamit me dhunė nuk mund tė kishte, sespe vetė esenca e islamit e ndalon kėtė. Zoti kishte urdhėruar tė dėrguarin e Tij: "Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė mirė, dhe diskuto me ta nė mėnyrė tė mirė!"[4] dhe e kishte qortuar: "A do t'i detyrosh ti njerėzit qė tė bėhen besimtarė?!"(10.99), sepse: "Po tė kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bėrė njė popull."[5]. Duke i njohur kėto tė vėrteta, historiani anglez De Lacy shkruan: "Historia e bėnė tė qartė, se legjenda qė 'fanatikėt musliman u shpėrndanė nėpėr botė duke detyruar popujt e mundur me majėn e shpatės qė tė pranojnė Islamin', ėshtė njė nga legjendat mė absurde qė historianėt ta kenė pranuar ndonjėherė"[6].
Edwin Jacques pėr arsye kryesore tė islamizimit shqiptar, ka veēuar dy oponente primare: grindjet e padurueshme midis kishės katolike e ortodokse dhe dekadencėn e krishtėrimit. Brėnda kėtyre dy oponenteve primare, ai nuk ēuditet qė 70%-shi i shqiptarėve u islamizuan, por pse nuk u islamizuan edhe 30%-shi tjeter!? Nė konkluzion, brėnda rrethanave politike tė kohės, ai vė domosdoshmėrinė historike pėr tė theksuar dallimin nga sllavėt (e grekėt) qė pėrmes ortodoksisė po asimilonin me vrull shqiptarėt[7].
Brėnda kėti kontesti, Miftar Spahija pėr arsye kryesore veēon domosdoshmėrinė pėr ruajtjen e qenshmėrisė shqiptare[8]. Ashtu vėrtetė, thoshte Konica: "...ka pesė shekuj qė shqiptarėt kanė bėrė njė aleancė me turqit vetėm e vetėm qė tė munden ta dėrrmojnė; soj e sorollopin e serbėve"[9].
S'ka dyshim se nė islamizimin e popullatės shqiptare kanė ndikuar shumė faktorė dhe janė shtjelluar nga historianėt veē e veē. Por, pa dyshim, kėtu hynė edhe njė faktor tjeter mė pak i studjuar por jo pak i rėndėsishėm, prezenca e herezisė ndėr shqiptarėt.
Ēėshtė herezia dhe kush ishin heretikėt?
Sipas fjalorit tė shqipes sė sotme, herezia ishte njė doktrinė fetare mesjetare qė kundėrshtonte dogmat e kishės sė krishterė, ndėrsa heretiku ishte njė pjestar i kėti kundėrshtimi qė ndiqej e dėnohej nga kisha[10]. Fjalori i religjioneve, si terminologji greke 'hairesis', i jep kutimin e njė opozite tė drejtimit natyral pėrkundėr librave tė mėvonėshme tė "Beslidhjes sė Re", duke pėrdorur 'Ungjij' tė tjerė, qė sipas katolicizmit e ortodoksisė kishin prishur unitetin e kishės, kurse sipas Agustinit, kishin menduar gabimisht pėr Zotin. Nė tė vėrtetė, ata nuk kundėrshtonin mėsimet e vėrteta krishtere, por nė disa pikėpamje ishin tė ndryshme[11], prandaj edhe ndiqeshin prej tyre.
Studjuesi Aleks Buda, duke analizuar anonimin e vitit 1308, e konsideron kėtė herezi si njė 'fond paganizmi antik', ose mė thjeshtė, si njė kėmbim i "fesė sė shqiptarit"[12]. Tė njėjtėn gjė bėn edhe Dh. Shuteriqi, qė e mbėshtetė nė mbeturinat e besimeve pagane me njė sens tė fortė, edhepse kundėr kishave lindore e prendimore tė organizuara mirė, me njė kler tė madh e me objekte kulti nė ēdo vend tė banuar[13]. Por, dihet se nė kėtė kohė, ashtu si edhe mė pas, tė dy kishat ishin nė luftė me to, kur njėkohėsisht luftononin edhe njėra tjetren.
Nė tė vėrtetė, nė fillim, para se tė formohej doktrina e krishterė, fjala "herezi" kishte kuptim krejt tjeter: zgjidhje, pėrparėsi, preferim, drejtim mendor, etj. Me paraqitjen e etėrve kishtarė, herezia dhe heretikėt u etiketuan njerėzit qė nuk mendojnė dhe nuk veprojnė nė ujdi me fenė dhe dogmėn e krishterė. Nė fillim kisha dhe teologėt, kurse mė pastaj edhe kisha e inkuizicioni famėkeq i ka shpallur heretikė edhe shumė njerės e mednimtarė qė me zemėr e shpirtė i takonin krishterimit dhe si tė tillė merrnin masa tė rrepta kundėr tyre [14].
Dokumntet e vjetra historike japin plot dėshmi pėr prezencen e heretizmit ndėr shqiptarėt. Tri dekada, para se Perandria Osmane tė qeveriste Krahinėn e Tivarit e Ulqinit, siē njofton relacioni i Sindikėve Venedikas (1540)), ndėr njėmijė burra tė aftė pėr luftė, qė jetonin nė vendin e Markoviqit (Mėrkot H.M) kishte edhe heretikė. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja qė prifti i tyre Sefani ishte shkishėruar "prej patriarkės serbiane"[15].
Ēka nė tė vėrtetė ishte herezia dhe kurė kishte filluar ajo?
Ajo e kishte fillimin e vet nė kohėn e dishepujve tė Jezusit (Isaut a.s). Njė grup i vogėl njerėzish qė besonin e praktikonin mėsimet monoteiste tė profetit Jezus, duke zbatuar praktikėn fundamentale tė Mojsiut (Musaut a.s)[16]. Ky ishte besimi qė kishte pėrhapur dishepulli Barnabė me bashkėkohasit e vet, tė cilėt edhe pėrkundėr vėshtėrsive nė pėrballje me kundėrshtarėt, nuk pranuan kompromise nė lėshimin e mėsimeve tė Jezusit, prandaj edhe sukseset e tyre ishin mė tė kufizuara, dhe mė pas u shpallen heretikė. Nė anėn tjetėr, ishte Shėn Pali i cili pėrmes "lidhshmėrisė vizionale" si "autoritet hyjnor", ua bėnte paganėve tė lehtė konvertimin nė krishterizėm, duke i pėrzie mėsimet e Jezusit me mėsimet qė gjeti ndėr to. Mė pas ndikoj edhe Konstantini, i cili pėr tė mbajtė pozitėn e perandorit, pranoj fenė kristjane dhe unifikoi Sabatin (e Jezusit) me tė dielen (e zotit romak tė diellit) duke e mveshur plotėsisht me petkun pagan. Gibbon thotė se ushtarėt romakė shumė para krishterizimit tė tyre mbanin kryqe nė krahrorė, qė ishte njė simbolikė pagane[17].
Nė antologjinė qė Pali pėrdorė tek letra e dėrguar Romakėve (7:1-4), arsyeton ndryshimin qė ai bėnte ndėrmjet "Jezusit" dhe "Krishtit". Sipas kėti arsyetimi, ligji qė kishte pru Jezusi, nuk ishte i nevojshėm pas 'vdekjes' sė tij. Tani ligjet nuk ishin tė Jezusit, por tė Krishtit, krejt i ndryshėm prej tė parit. Kjo, jo vetėm qė ndryshoj mėsimet e Jezusit, por u bė njė parapėrgaditje e ndryshimit tė idesė se "kush nė tė vėrtetė ishte Jezusi? Figura imagjinare e shenjtėrisė sė Krishtit u pėrvetėsue nga shtresat intelektuale greke e romake, qė u shkri nė filozofinė platonike, deriqė sipas Gibbon-it "emri i Platonit u respektua tek tė krishterėt dhe u abuzua te heretikėt si njė pėrzierje e tė vertetės me intrigėn..."[18].
Herezia dhe heretikėt tek shqiptarėt!
Gjurmėt e para tė heretikėve shqiptarė nė burimet e shkruara, i hasim nė fillimin e shekullit IX-tė, te kryeideologu i ikolonatrisė nė Bizant - Teodor Studiti, i cili ishte i shqetėsuar pėr zhvillimin e luftės kundėr ikonave nė Shqipėri[19]. Derisa pėr herezinė e kėsaj kohe, do tė flasė mė shtuar Kozmai (962-969), pėr tė cilin disa thonė se jetonte nė Maqedoni e Shqipėri[20], dhe i cili nė traktin[21] e tij, i akuzonte heretikėt se: "demaskojnė tė pasurit, urrejnė carin dhe venė nė lojė eprorėt e tyre, i ndalojnė skllevėrit tė ndjekin urdhėrat e zotėrive, ē'pranojnė tė adhurojnė kryqin, tė cilin e quajn armė tė satanait dhe nuk duan tė adhurojnė ikonat tė cilat i quajn 'idhuj'. Ata nuk u besojnė mrekullive dhe hedhin poshtė liturgjinė..."[22]. Ky trakt na lė rrugė tė hapur pėr tė kuptuar terrorin qė shpėrtheu mbi popullin e ngritur nė kėmbė, qė e pėrligjėte me aksiomėn se "Carėt janė tė vendosur nga Perendia"[23]. Pa dyshim, Kozmai flet pėr paulicianizmin qė ishte e pėrhapur mė sė shumti nė Ballkan, e qė ata e quanin "Bogomilizėm" sipas njė prifti heretik bullgar me emrin Theodor Bogomil[24], siē pėrmendet nė tekstin e atribuar anonimit tė Elbasanit[25].
Kryqzatorėt e Kryqėzatės sė parė dhe tė katėrt, kur kaluan nėpėr viset e Shqipėrisė, u ndeshėn me grupe heretike pauliciane, ndėrsa nė shekullin XII-tė, njė e tillė ishte nė Kolonjė[26]. Meqė paulicianėt e Danubit ruanin tekste fetare katėr shekuj tė vjetra, sigurisht edhe heretikėt shqiptarė kishin tekste tė tilla.
Se sa shqetėsues ishte numri i heretikėve nė shqipėri, flet edhe njė leter papale e vitit 1298, ku cilėsohet pėrhapja e heretizmit nė Arqipeshkvinė e Durrėsit, Tivarit dhe Raguzės, dhe urdhėron arqidiakonin e Durrėsit, ti luftojė e ti ēfarosė ato[27].
Njė anonim prendimorė qė vizitoj Arbėrinė e vitit 1308, i ēmon banorėt shqiptarė pėr "...shumė trima...", por shton se: "Njerėzit e kėtyre provincave nuk janė as thjeshtė katolikė, as thjeshtė skizmatikė..."[28]. Pra, ata ushtrojnė njė krishterizėm tė tyre dhe ne kemi pėrfunduar se janė heretikė[29]. Anonimi flet edhe pėr ndjekjen e heretikėve nė Serbi[30]. Edhe pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve kishtare pėr ta zhdukur herezinė, nė prak tė ardhjes sė Osmanėve nė Shqipėri (1383-1385), pėrgjithėsisht nė Ballkan, ajo ishte gjithnjė aktive.
Karl Topia, pinjoll i derės sė Topiajve, e quan veten "Dominus Albaniae", kurse zotimet e tij shtriheshin prej detit nė viset e Elbasanit e deri nė Ohėr[31]. Mė 1368, ai pushtoi Durrėsin tė cilin ja morėn Balshajt katėr vjetė mė vonė dhe ai e shtiu prapė nė dorė mė 1385. Karli e mbante veten prej derės frėnge, sepse e ėma ishte bijė ilegjetime e Robertit Anzhu tė Napolit. Cila ishte feja e tij, nuk mund tė themi! Nė veprėn e Gjergj Harmalotit, quhet i besimit ortodoks[32]. Familja e tij mė 1392, pėrmendet si "Catolicus", sepse pati aderuar skiizmin Prendimorė[33], por as me Papėn nuk e ēonte mirė[34]. Sipas njė jetėshkrimi tė Gjon Vladimirit, tė botuar greqisht nė Venedik, nga tregtari Elbasanas Jani Pipa, mė 1690, botime qė kishin pėr qėllim frenimin e islamizimit tė shqiptarėve, paraqitet si njė anti-heretik[35].
Nė kohen e Car Ivan Aleksandrit, qė ndezi luftėn e ashpėr anti-heretike, nė gjithė Shqipėrinė kishte heretikė[36]. Ata herė nė grupe mė tė mėdha e herė mė tė vogla, tė kėrcėnuar nga ēfarosjet e organizuara tė "gjuetisė sė shtrigave", mbijetuan deri me ardhjen e islamit. Me tė parė se mėsimet islame kishin ngjajshmėri tė madhe me mėsimet e tyre, shumica u islamizuan. Disa qė mbeten, tė fundit, nė dokumentet e i ndeshim nė mesin e shekullit e XVII-tė, pėrkatėsisht nė vitin 1640, atėherė kur arqipeshkvi i Durrėsit – Mark Skurra, ktheu nė katolicizėm rreth 1050 shpirtėra tė fshatit Mirakė e Polis tė qarkut tė Elbasanit[37].
Ndeshjet fetare nė Shqipėri asnjėherė nuk pushonin midis kishave tė huaja duke sjellė dėme tė vazhdueshme dhe duke shkaktuar trazira tė shumėta. Ndjekja dhe persekutimi i parreshtur qė kisha trinitare u bėnte kėtyre grupacioneve tė akuzuar pėr heretizėm, bėnte qė ato tė lėviznin prej njė vendi nė tjetrin nė gjithė Perandorinė dhe nė kontakte me popujt e tjerė, tė formonin komunitete, tė pėrhapnin mėsimet e Jezusit dhe tė jetonin me stilin e jetės qė ai kishte jetuar.
Persekutimet e heretikėve shqiptarė
Persekutimi i parė i madh i herezisė sė re nga Bizantinėt nisi nė Thrakė (1081-1118). Nė krye tė heretikėve nuk ishte vetėm njė Vasil, tė cilin e dogjėn tė gjallė nė vitin 1111, por edhe njė Lekė (1078-1079), pėr tė cilin thuhet se ishte shqiptar. Pėrndjekje tė pashembullta do tė bėhen nė kohen e perandorit Manuel Komenti (1143-1180), qė do tė shoqėrohen me shpėrngulje tė pėrndjekurish heretikė shqiptarė nė Itali[38]. Sakoni mendon se kėto "heretikėt shqiptarė", kishin ardhė aty sė paku nė shekullin XII-tė, ose siē thotė Kozmai, qė nė shekullin X-tė, por gjithsesi, nė shekujt XII-XIII-tė, ata (Albanesi) kishin formuar "njė grup" me njė kishė qė mbante emrin e tyre "Ecclesia Albanese" (kishė shqiptare), ndėrsa nė vitin 1199, nė Brindisi kishin edhe kryepriftin e tyre.
Reiner Sakoni, qė shkroi "Katarėt", njė vepėr mbi heretikėt e prendimit, rreth vitit 1230-1232[39], sjell dėshmitė e njė italiani tjetėr tė kohės Giovanni de Luggio, qė janė dėshmi tė njėjta pėr herezinė, e pėr heretikėt. Por ndjekja e tyre nuk pushoi as nė shekujt XVI-XVII-tė[40], deri kur do t'i nėnshtrohen kishės katolike ose do tė islamizohen nė masė tė madhe.
Mė 1567, njė Sinod Katolik nė Benovento i godiste arbėreshėt si: "ndjekės tė blasfemive tė grekėve skizmatikė". Por, Rodotai, thotė se shqiptarėt arbėreshė tė Italisė, kishin besime qė nuk shkonin me ritin ortodoks, por kishin "njė krishterim tė korruptuar nga herezia", tė infektuar me 'gabimet' e bogomilėve (paulicianėve) , ose nga kontakti me muslimanėt e me grekėt e lindjes[41]. Radotai vazhdon se shqiptarėt arbėresh nuk ndiqeshin pse ishin ortodoksė a skizmatikė, por pse "kishin deformuar ritin grek". Edhe autori arbėresh Primaldo Koka, shkruan se "ata nuk ishin ortodoksė tė pastėr", se nuk zbatonin Dekretet e Koncilit tė Tranit nė ēėshtjet doktrinalethonė se arbėreshėt kishin adoptuar "maksimat e bullgarėve tė Dibrės sė Epėrme", pėr tė cilėt Barleti shton se "kanė qenė gjithmonė besėkotė, por edhe heretikė" dhe pėr kėtė ai i lė fajin ortodoksisė qė ai e quan "besėkotė"[42].
Mė 1096 kryqzatorėt e "Luftės sė Shenjtė"[43] qė ja kishin mėsy lindjes, kaluan nėpėr Shqipėri pėrmes rrugės 'Via Egnatia', ku nė Jug tė Shqipėrisė dogjėn fshatra heretikėsh (Paulicijanė) dhe pėr shkak tė qėndresės, invaduesve iu desh shtatė javė qė tė arrijnė Kosturin[44]. Kur heretikėt "Albigjezė" ndiqeshin nė Francė, Papa Inocenti i III-tė (1198-1216) do tė drejtojė kryqėzatėn e katėrt (1203), rruga e sė cilės kalonte sėrish nėpėr viset shqiptare, duke mos i lėnė mėnjanė edhe ndjekjet heretizmit nėpėr kėto vise[45].
Grupi Galilean qė pėrfshinte Nazaretė dhe galeotė, ishin tė obliguar me njė taksė tė veēantė vjetore, kurse nėn pėrgjegjėsinė e Neros, u dogjėn nė zjarrin e madh tė Romės. Theodosiusi qė vendosi edhe zyrat inkuizicioniste krijoj metoda efektive pėr persekutimet e arianėve e donatistėve, ndėrsa tempujt dhe literaturėn e tyre ua eleminoi pamėshirshėm[46]. Gotėt u ndoqėn e u eleminuan, ndėrsa literatura e tyre u zhduk. Nė kredon Justiniane, vrasja e hereretikut (pabesimtarit) nuk konsiderohej vrasje[47] dhe si rezultat tė gjithe u vrane ose u perjashtuan.
Kanuni i Stefan Nemanjės, i cili pa dyshim ndeshte edhe shqiptarėt heretikė, parashikonte: "Dhe nė qoftė se ndodhė qė ndonjė heretik (jo ortodoks) tė jetojė nė mes tė pravosllavėve, tė damkoset me hekur tė skuqur nė fėtyrė dhe tė pėrzihet. Dhe nėqoftėse gjendet dikush qė i jep strehim, edhe ai tė damkoset..." [48]
Conybeare shkruan se do tė duheshin qindra libra, pėr tė regjistruar "mrekullitė e persekutimeve", nė "emrin e Zotit tė mėshirės" nė eleminimin e atyre qė i kishin akuzuar pėr 'heretikė' [49]. Persekutimet e perandoreshės Theodora (v.842), ndikuan nė bashkimin e paulicianėve dhe armenasve Thrakas nė mbrojtje nga trinitarėt, shkak pėr tė forcuar aleancė me muslimanėt. Shumė prej tyre u bėnė muslimanė, ndėrsa tė tjerėt mbeten nė krishterizmin unitarianė. Shpresa e vetme e lirisė sė 'heretikėve' dhe ēifutėve tė mbetur tė Spanjės, ishte ardhja e muslimanėve tė njohur nė histroi pėr tolerancė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**Lumi_
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Numri i postimeve: 177
Registration date: 19/06/2008

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Oct 10, 2008 11:00 am

Mėsimet heretike u ngjanin mėsimeve islame!

Pėr shumė kohė, Bosnja kishte qenė arenė e betejave ndėrmjet kishave latine e greke, ndėrsa boshnjakėt ishin tė lidhur me grupin heretik tė paulicianėve tė njohur me emrin "bogomil" sipas priftit Teodor Bogomilit, qė u dogj nė vitin 1110. Kaq i egėr qe persekutimi i bogomilistėve[50] si nga kisha lindore ashtu edhe nga ajo prendimore, sa boshnjakėt do tė ishin shumė tė kėnaqur po tė shihnin njė islam tolerant. Pėr kėtė arsye, shumė kėshtjellarė boshnjakė ua hapen portat osmanėve[56] (1463-1482). Kėtu ishte edhe fillimi i konflikteve ballkanike. Por ajo qė shtyri tė islamizohen nė masė boshnjakėt, nuk ishte vetėm toleranca islame, por edhe besimi shumė identik me besimin e tyre[52]. Ka shumė tė ngjarė qė edhe nė Shqipėri, veē rrezikut sllav pėr dominim nė Arbėri, ishte edhe prezenca e heretizmit, qė disa princėr shqiptarė iu bashkun Perandorisė Osmane.
Paulicianėt, qė u ndeshėn nė Shqipėri me kryqzatorėt e Kryqėzatės sė parė[53], ishin pasues tė Palit nga Samosata, njė nazarenas qė transmetonte mėsimet origjinale tė Jezusit. Ata ishin tė pėrhapur nė Azi, por mbijetuesit e tė ndjekurve, tė persekutuarve e tė eleminuarve, arritėn edhe nė viset e Shqipėrisė. Ata kishin librin e tyre me pėrmbledhje tė tradicioneve tė ruajtura gojore, qė u zbulua nė fundin e shekullit XIX-tė[54]. Sipas kėtyre tradicioneve tė tubuara, urdhėr i parė ishte "besimi nė njėsinė e Zotit... se Zoti ėshtė Njė, Krijues e organizues i tė gjithave, qė krijoj krijesat prej asgjėje...". Ata besonin se Jezusi ka qenė njeri - profet. Kanė refuzuar ditėlindjen e Jezusit tė pėrcaktuar nga trinitarėt (25 dhjetor) dhe kanė refuzuar doktrinėn e inkarnimit[55]. Ata (sipas spjegimit tė Barnabės) nuk kanė besuar se ka qenė Jezusi ai qė ėshtė kryqėzuar, nuk kanė pranuar doktrinėn e mėkatit tė trashėguar, nuk e kanė pranuar kryqin pėr simbol fetarė as nuk kanė pranuar imazhet e Jezusit dhe nėnės sė tij, njė kontradiktė e hapur nė "Testamentin e Vjeter". Siē shihet, ata ishin shumė largė besimeve pagane, por meqenėse kishin njė besim krejt tė ndryshėm prej asaj katolike e ortodokse, u shpallėn 'heretike' dhe u ndoqėn. Vėllezėrit e tyre shpirtėrorė, qė i kishin nė Armeni, nė shekullin VII-tė, kur u njohėn me mėsimet islame qė pėrputheshin me ato tė Jezusit, shumica pėrvetėsuan islamin pėr fe tė tyre. Concybeare thotė se nė kryqėzatat latine, disa shekuj mė vonė, kishte gjetur se paulicianėt gjithmonė luftojnė nė anėn e muslimanėve. Dhe, ne duke e dijtur edhe njė grup shqiptarėsh nė kontaktet e para me muslimanėt luftuan nė anėn e tyre, ka tė ngjarė qė njė pjesė e tyre tė ishin paulicianė. Papa Klementi, kur i drejtohet Charls-it tė V-stė, i shkruan se: "Religjioni i Palit nga Samosata, ka qenė asgjė tjeter veē se muhamedanizėm i pastėr..."[56].
Ariusi, qė ishte prijėsi shpirtėror i grupit heretik tė unitarianėve tė Aleksandrisė, qė u helmua nė Konstantinopol, thoshte se: "Jezusi ishte krijesė njerzore qė Zoti e kishte pajisur me misionin profetik.... Vetėm Zoti ėshtė i pėrjetshėm dhe i pandryshueshė m..."[57]. Ndėrsa Ulfilasi, lider shpirtėror i Visigotėve, para vdekjes lutej: "Besoj me zemer e pohoj me gojė, ekziston njė Zot i vetėm, vetėm Ati, i pafillim dhe i padukshėm..."[58]. Nė vititn 754, nė Sinodin e Konstantinopolit, tė 338-tė priftėrinj nga Evropa e Anatolia (asnjė trinitarė) miratuan vendimin se simbolet e dukėshme tė Jezusit janė blasfemira dhe se adhurimi i imazheve ėshtė korruptim i krishterimit dhe njė kthesė drejtė paganizmit[59].
Papa Inocenti i III-tė, organizon sulm masakrues kundėr paulicianėve tė Francės, ku pamėshirshėm lėnė pėr vdekje 20.000 njerėz, qė ishte edhe fundi i tyre kėtu[60]. Pėr to Shėn Bernardi thoshte: "Ēka flasin ato e zbatojnė nė vepra, moralisht asnjėrin nuk mashtrojnė, asnjėrin nuk sulmojnė, kalojnė jetėn nė agjėrim, nuk hanė ushqim qė nuk e meritojnė, jetėn e sigurojnė me punėn e tyre..."[61].
Njė grup palicianėsh ishin vendosur nė Gjermani me emrin 'Kathari', deri nė Jug tė Francės, nė Italinė Veriore, Venedik e Sicili. Ka mundėsi tė ketė pasur edhe nė Angli, pasiqė anglia ishte e fundit qė ra nė ndikimin e kishės trinitare. Tolandi, nė vepren "Nazarenus" thotė se tė krishterėt e Irlandės kanė refuzuar trinitetin, ata kanė besuar "Njė Zot tė Vetėm". Nuk kanė patur imazhe nė tempujt e tyre. Ungjilli i tyre ka qenė i refuzuar prej kishės trinitare. Liderėt e tyre kanė qenė tė martuar dhe kanė pasur familje. Kanė agjėrua shumė kohė, dhe zakonisht janė ushqyer njė herė nė ditė. Kishėn e kanė konsiderue vetėm si shtėpi lutjeje, jo si organizatė a perandori politike. Veten e kane konsiderue si "bijt e kishės". Kėto bijt e kishės, do tu vijė mė pas kryemisionari trinitar 'i shėnjti' i quajtur Patrick (390-460), i cili u bė pėrgjegjės pėr shkatėrrimin e kishės unitariane kelte tė Irlandės, kurse pasardhėsit e "bijve tė kishės' e mbajnė pėr apostul tė shenjtė tė Irlandės[62].
Heretikėt pėrkthenin ungjijt nė gjuhėt e tyre, ndėrsa kisha katolike ndalonte perkthimin e ungjijve, sepse i takonin vetėm shtresės priftėrore. Aq mė tepėr qė ungjijt e pėrkthyer prej heretikėve nuk ishin prej ungjijve zyrtarė. Nė kėtė vėshtrim, nė sytė e kishės trinitare, ata ishin heretikė, jo "adhurues tė Zotit", por "tė pa Zot"[63]. Historia na i paraqet si 'barbarė' por nė tė vėrtetė ata kanė lėnė namė pėr moral tė pastėr, pėr respektin e femrės, familjen, shoqėrinė, ligjin, lirinė individuale, pėr sinqeritetin e diturinė[64].
Shpesh, tė persekutuar, tė shtypur, tė vrarė e tė zhdukur nė masa tė mėdha, kėto grupe "heretike" u revoltuan dhe disa herė mundėn shtypėsit, por pėr aq kohė sa mbanin tė tjerėt nėn sundimin e tyre, ishin shembuj tė tolerancės pėr besimet qė nuk ngjanin me tė tyret[65].
Njė studim mė i thukėt i ēėshtjes heretike ndėr shqiptarėt, por edhe mė gjėrė, do tė mundėsonte tė dalin nė dritė dy dėshmi tė forta tė ēėshtjes sė historisė. Fillimisht do tė argumentonte bindshėm se pėrhapja e krishterimit ndėr shqiptarėt nuk u bė "me dyzen", siē mund tė parapėlqejė e tė trumpetojė ndonjėri. Por edhe do tė dėshmonte se ishin pikėrisht kėto "heretikė", qė nga njėra anė tė persekutuar nga kisha zyrtare e nga ana tjeter me njė ngjajshmėri tė madhe ndėrmjet mėsimeve tė tyre dhe mėsimeve islame, u islamizuan.
Siē u cek, heretikėt ishin grupe qė zbatonin mėsimet monoteiste tė Jezusit dhe praktikėn fundamentale tė Mojsiut. Ata faleshin nė senagoga nė kohė tė caktuar. Agjėronin siē kishte agjėrua Jezusi. Jepshin tė dhjetėn e pasurisė nevojqarėve. Festonin sabathin (tė shtundėn) dhe festat qė kishte festuar Jezusi. Praktikonin synetinė. Vetė Jezusi[66] dhe Gjon Pagėzuesi[67] ishin bėrė synet. Ata prenin bagėtitė e lejuara nė emrin e Krijuesit[68]. Ata nuk pagėzoheshin[69]. Ata kishin mėsimet e pakorruptuara tė monoteizmit tė Jezusit, qė gjasonin nė mėsimet islame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 21
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė   Fri Oct 10, 2008 7:30 pm

Kush done me pa zotin?




hahahahahahahahahahahahahahahaha, "Nje jave ne vend te zotit - Jim carry" hahaha:P:P:D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
 

A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 24Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 14 ... 24  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -