Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi e vendlindjes

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:22 pm

Sot dua t'i jap shtyse gjithe atyre krijuesve qe jane dhene me dashuri ndaj vendlindjes se tyre dhe krenohen me te. Fillesa e ketij prezantimi:Sulo Gerbi, krijues ne moshen e trete qe i kendon Qesaratit te Arlkitektit te madh Sinani...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:31 pm



SULO NELO GËRBI











KËNGËRIM…













Poezi









Marin Barleti















Sulo Nelo Gërbi

“Këngërim…”

poezi





REDAKTOR: Agron Shele W.P.S

KORREKTOR LETRAR: Jorgo S. TELO

RECENSOR: Kastriot HADËRI

Art grafik: Elton Galanxhi



Kopertina: Autori

Sponsorë: Filip Foti Agara (nipi)

Isuf Myftar Laze , Stoli Shaban Laze



Falenderoj sponsorët pasionantë dhe intelektualë që mundësuan daljen në dritë të këtij libri,

Autori

Copyright: © Sulo Nelo Gërbi, 2008





ISBN:



Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë





Adresa e autorit:

Tel ++35581422200

Mobil ++355692422797





Ky libër është botimi im “ i fundit”, të cilin

ua lë

si kujtim dhe ua kushtoj:

Bashkëshortes sime: DILO DEMO GËRBI

Djalit tim: LUAN GËRBI

Nuset e djemve: Eli, Lilo Gërbi, Thëllëza Meçe Gërbi

Vëllezërve të mi: SHEFQET, QEMAL, XHELAL dhe

AVNI GËRBI

Motrës: DHURATA dhe bashkëshortit të saj,

Sybi MUSOLLARI

Kunatave: FIZE, MERJEME, HËNË, NADO (GËRBI)

Nipërve: ISMAIL, ALIKO, NERITAN, LEONARD,

ERNEST, ERMAL (GËRBI)

Mbesave: VJOLLCA MËRTIRI, VASILIKA LICI,

ANTONETA BARDHI, ELONA GJONI dhe VASILIKA GËRBI

Ju më kini dashur shumë,

siç ju kam dashur dhe unë.

Kur të ndahem nga kjo jetë,

do t’ua lë një amanet:

“Për Atdhe – të gjithë në këmbë,

për gjuhën dhe kombin tënë.

Mbani në zemër e dorë

flamurin tonë arbëror.

Geni ynë, grua a burrë

tradhtinë të mos e njohë kurrë.



Autori



I. Këngërim për viset e mia



STOLIM E BUKURIM, TEPELENË, O VENDI IM!



Tepelenë, moj ballëgjerë ,

stolisura me shumë vlerë.



Të kanë ndritur ty të parë

në të gjithë botën mbarë.



Me heronj, trima të rrallë,

gjokseshkëmb, pallë mbi pallë.



Ali Pashë, Selam Musanë,

Tafil Buz’, Dule Dalanë.



Mustafai dhe Asimi ,

nga derë e sua trimi…



Ç’ të ndrit Altarit Historia,

Tepelenë syshkëndia!



Me puhizë dhe me verë,

si në dimër dhe në verë.



Na freskon dhe na flladit

edhe zemrat dhe shtëpitë….



Ç’ stolim e bukurim,

Tepelenë, o vendi im!



Tepelenë, 05.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:32 pm

ME KËTO TREVAT E MIA

(kudo hedh valle lavdia)



Kurveleshi, Lopësi pranë,

Krahësi, Buzi – përmatanë.



Në mes tyre kanë një qendër,

të gjitha i kam për zemër.



Rrojnë ndër fllade dhe male

me guxim e punë të madhe…



Për këto troje, për Atdhe

kurdoherë në këmbë i ke.



Të traditës dhe të besës,

të besimit dhe të shpresës.



Me kulturë e dituri

për të mirën Shqipëri.



Janë burra edhe trima,

gjoksit u shkrep vetëtima…



Për vendin sa shumë dëshmorë,

u rrinë në ballë – kurorë!



Të penës edhe diturakë

në çdo vatër, në çdo prag.



Kurveleshi prin në ballë

me Birbilenjtë me pallë.



Tafil Buz, t’u shtoftë nami!

Qesarat – Arkitekt Sinani.



Trimërohet Selam Musai,

A, harrohet Mustafai?!



Kudo hedh valle lavdia,…

A ç’dritohet trimëria?



Tepelenë, më 16.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:32 pm

KU PULSON ZEMRA MË MIRË…



QESARATIT TIM



Unë bir nga Qesarati

shumë më ka ndihur fati.



Qesarati ku jam lerë,

ka qenë dhe është me vlerë.



Në të kaluarën dhe sot

vetes i ka dalë për Zot.



Mua më ka lartësuar,

sa krenar dhe i nderuar!



Ndaj atje shkoj me dëshirë,

ku pulson zemra më mirë.



Gjersa të jem e të rroj,

nga zemra nuk e lëshoj.



Tepelenë, më 05.09.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:34 pm

JE BËRË PJESË E LEGJENDËS



Moj fusha e Qesaratit,

duhet që t’i falesh fatit!



Për vendndodhjen që ti ke,

të thërrasin “Myzeqe”!



Me tokën e zbukuruar

bollëkun gjithnjë ke shtuar.



Je bërë pjes’ e legjendës…

si hambar i Tepelenës.



Me ullinj rreth e përqark

Kurorëgjelbra me merak.



Ç’nuk prodhon, moj bukuri,

veç mademit për flori!…



Tepelenë, 04.03.2008











RREZATIM E BUKURI



Për vendin tim kam mall,

e kam pasuri të rrallë.



Dua t’i kem gjithnjë pranë:

Tepelenën, Qesaranë.



Pa ta s’kam frymë, s’kam liri

e bukur kjo lidhësi!



Dhe më parë, si tani,

zulma t’u ngrihet n’ajri.



Të punës edhe të pushkës,

zot të penës, zot të luftës.



Zemërstrall e gjoksçelik,

s’u përbalti një rrezik…



Tepelenë – Ali Pashanë

Skëndo Hyso – Qesaranë…



Kur e kërkoi Atdheu,

rrëke gjakun Fatmir Shehu.



Rrezatim e bukuri

në art edhe letërsi.



Shpirtit gdhendur çiltërsinë

Ballit ndritur fisnikërinë.



Ju kam shpirt dhe ju mbaj lart,

Tepelenë e Qesarat!



Tepelenë, 08.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:35 pm

SI SHQIPONJË LARTËSIE



Si kudo në viset tona

këngëvallja bubullon.



Nga gjithë studimet e bëra

nuk janë thënë që të tëra.



Kënduar të parët tanë

të ditur e atdhetarë.



Bukur traditave tona,

sa lart u ngrihet jehona!



Veshje grash plot hijeshi,

qendisur argjend, flori.



Hyn e del dhe koh’ e lashtë,

është rinuar çdo fshat.



Grumbuj - grumbuj gjithandej

me këngë, hare e fyej.



Si Shqiponjë nga lartësitë ,

derdhur këndshëm meloditë.



Dhe më lastaret e fshatit –

festivalistët e Krahësit.



Isëtorë shquhen kaq shumë.

Kënga e Toçit plot brumë.



Po dhe Koshtani, për besë,

ç’ia thot’ Perëndis’ dhe fesë!...



Kalivaç me trimëri,

për valle ç’të kam zili!



Levan, ti sofër e këngës,

do t’ia marr me miqt’e zemrës.



Më të zgjedhura prej fatit

të rejat e Qesaratit.



Të bashkuara rreth vatrës –

n’Festival të Gjirokastrës.



Tepelenë, më 14.03.2008



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:36 pm

TAFIL BUZ’ MUSTAQEZIU!



Në Buzin e Toskërisë

u lind një Prijs’ i lirisë.

Qumështin që të dha Shania

bekuar nga Perëndia.

Shania, një nënë e rrallë,

sisën ta pikoi mbi pallë.

Në Stamboll u arsimove,

Atdheun s’e tjetërsove.

Shpejt të thirri historia,

kish nevojë Shqipëria.

U ktheve në Shqipëri,

luftove për pavarësi.

Me Kuvende, kryengritje

Perandorin’ e çudite.

Pranë me Ali Pashanë,

njërin nga trimat me famë.

Bashkë me Çelo Picarin,

Zenel Gjolek’ kordhëtarin;

Ishe trim, mbete legjendë,

luftove, sa tunde dhenë!



Për Kombin – gjithnjë më këmbë,

me turqit dhëmbë për dhëmbë.



Si strateg e luftarak

shpata jote pikoi gjak!



Nga Janina në Korfuz,

nga Kreta deri në Buz…



Flakë nga Berati në Vlorë

me lebrit dorë për dorë.



Tepelenë, më 16.09.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:36 pm

IU VU VULA PËR GJITHNJË



Kosovë, me poezi,

të shpreh mall e dashuri!



E fitove Pavarësinë,

e bëre për jetë Lirinë.



Sot shkurti dy mijë e tetë:

Një e madhe e vërtetë:



Gjaku i Adem Jasharit,

gjaku i Adem fitimtarit,



Gjak’i martirëve të tjerë,

vendit i sollën pranverë!



Moj Kosovë, rrofsh për jetë,

e hodhe shtatin si shtet!



E fitove, nuk ta dhanë,

e para në tramundanë.



Pate dhe miq të vërtetë,

u vërsulën si shigjetë.



Por kthim prapa nuk ka më,

iu vu vula përgjithnjë.



Kosovë, të paçim për jetë,

jam i qeshur, jam i qetë!



Tepelenë, më 17.02.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:36 pm

U NDREQ DHE NJË FAJ I BËRË



Viti dymijë e tetë,

Shkurti më shtatëmbëdhjetë,



U vendos një drejtësi:

Kosova – një shtet i ri.



E fitoi Pavarësinë,

për mot e paçin lirinë!



Gjakun e derdhur si lumë,

nga bijtë që iu vranë shumë.



Adem Jashari si lis,

Pesëdhjet’ e gjashtë si fis…



U ngrit pirgu lart si mali:

Nuk vdes jo, fisi Jashari!



S’kishte si të ndodhte ndryshe,

Evropa nuk kish mëdyshje.



Heshti një shekull të tërë,

të ndreqte fajin e bërë…



Serbin na e zuri frika

nga Evropa, Amerika…



Kosovë, - shtet i ri në botë,

të paçim për jet e mot!



Tepelenë, më 18.02.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:37 pm

KU TË ÇOJNË LULE E LOT!



Çamëri, moj Çamëri,

sa keq po sillen me ty!



Mbi gjashtëdhjet’ e ca vjet –

një tragjedi e vërtetë…



Evropa me pabesi

pse të ngjiti në Greqi?!



Të la jashtë Shqqipërisë

nga ky gen i Arbërisë.



Pse, moj qeveria greke

bëre gjëmën më të keqe?



Zhvate troje e shtëpi,

u mohove shtetësi?!



Sot asgjë nuk po lëviz,

nuk e merrni dot një vizë.



Nipat e mbesat e çamve

nuk din’ pragun e të parëve.



Tash as varret s’gjejnë dot,

ku të çojnë lule e lot!



Po ti ç’bën, moj qeveri?

Po ti, shkenc’, Akademi?!



Pse nuk e trajton fare

këtë çështje kaq të madhe?



Pashë gazetat një mëngjes,

kujdes bënin dy anglezë*…



Po flisinin për Çamëri

me shumë zemër e njerëzi.



Që të fitojë Çamëria,

jo , memece Shqipëria!



Tepelenë, gusht 2007



*James Pettifer & Miranda Vickers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:37 pm

APEL





Ç’Atdhe keni ju s’e dini, ky është madem floriri”



Shqiptarë, kudo që shkoni,

një gjë duhet të mësoni:



Keni ikur nëpër botë

me sytë mbushur me lot.



Vajtët për jetë më të mirë,

por e humbët krenarinë.



Kanë kaluar disa vjetë,

kur ju shkuat në kurbet.



Tani s’jeni si më parë.

Ju me punë jeni marrë.



Djersëderdhurit si lumë,

punuat, fituat shumë.



Shqipëria do ndryshojë.

Naimi e quajti “Zonjë”.



Ç’Atdhe keni, ju s’e dini,

Ky është madem floriri!



Hajdeni dhe investoni

edhe faqen ia ndryshoni!



Zbukuroni Shqipërinë,

ia riktheni hijeshinë.



Ngritni fabrika, biznese,

të keni vetëm suksese.



S’do punoni për të huaj,

zotër të shtëpisë suaj.





Tepelenë, më 10.03.2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:38 pm

NËNË TAJANIA TUNDI DHENË

TRE BREZA PALLËLARË



Në Dukaj në Tepelenë

nënë Tajania tundi dhenë.

Një burrëreshë me famë

e dëgjuar në këto anë…



Lindi, rriti katër azganë,

dolën për liri, vatan,

Shkuan në ballë të stuhisë

për lirinë e Shqipërisë.



I pari qe Ismaili,

përzgjodhi një rrugë trimi.

Jetën e sakrifikoi,

Mëmëdheut ia dhuroi.



Edhe Dinua – deli djalë,

Fisnik nga sua i rrallë.

Në torturat e mëdha,

s’u zbërthye, gjë s’u dha!



Djaloshi zemërdragua

si kala u lartësua.

Bejkot dinë ku japin gjakun:

për lirinë, për bajrakun.



Edhe i treti, Rizai,

trim si gjyshi dhe babai.

Lëshonte çika si strralli,

plumbin armikut te balli.



Ku s’luftoi në Shqipëri

që nga jugu në veri.

Çau shtigjet e lirisë

gjer në Gjakovë të lavdisë.



Qyteti i gjakërimit,

Vendlindja e sojit të trimit,

Sulejmanit dhe Asimit,

Karadakut, Xheladinit.



Dhe djali tjetër – Skënder

Si tre vëllezërit e tjerë,

kur u bë pesëmbëdhjetë,

shkoi te Brigad’ e Tetë.



Tre dëshmorë nga një derë,

Heroizëm si rrallëherë.

Djem levendë si ata,

krenohet Dukaj për ta.



Nuk u doli huq nishani,

si Manxhari dhe Osmani.

Tok me bijtë lavdishkruar

nuk kanë për t’u harruar.



Bajkajt shumë të dëgjuar

në tre breza kanë luftuar:

Fitimtarë e pallëlarë –

të çikës e zemërzjarr.



Djemtë e Duke – ajkë trimi,

kurrë s’u shuhet kujtimi.

Selfo Allka punëbitisur

në libër u ka qëndisur.



Tepelenë, mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:38 pm

ZEMRA E NËNËS



Thuhet se shumë kohë më parë:

një djalë nënën kish vrarë…



Dhe për operim e shpunë,

por qe vonë, s’bëhej punë.



Por ai shumë i penduar

me zemrën e saj në duar;



Duke ecur u plandos,

u gjymtua, u gjakos.



Nënës shpejt seç iu ndez malli:

“Korba, qenka vrarë djali!



Shpirt, o bir, bëj pak kujdes!

Për evlatin nëna s’vdes”.



Erdhi mendja tek i biri…

Për çka ndjeu, sikur thirri:



“Kudo qe vete dhe shkoj

me nënën rrugën përshkoj.



Dhe të gjithë duhet ta dinë:

Ç’është nëna për fëmijë.”



Tepelenë, më 28.02.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:39 pm

MIMOZAT MBI TAVOLINË



Shtatë-tetë mars, ju vini mbarë

për nëna dhe arsimtarë.



Nxënës t’bukur pastërtorë

dalin me lule në dorë.



Shoshoqin duke uruar,

shkojnë në festa të gëzuar.



“Të kemi ditë të begata,

me arritje më të larta.



Tetë marsi me çiltërsi

gëzon nënat në shtëpi.



Fëmijë me lule në duar,

nënave për t’ua dhuruar.



Sa bukur çdo dhomë e kthinë,

Mimozat mbi tavolinë.



Nënat e mësuesit tanë

vlera të florinjta kanë.



Tepelenë, 11.03.2008



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:39 pm



ISHE YLL DHE KËNGË MBETE



KUSHTUAR DERVISH GUMËS

(Me rastin e 60 vjetorit të lindjes)



O Dervish Guma me derte,

mbete legjendë më vete!

Ku s’ke shkuar, ku s’ke vajtur,

nga Tropoja n’Gjirokastër.



Kur rrjedh Vjosa, derdhet Buna,

ka kënduar Dervish Guma!

Nga lindja në Perëndim

këndoi për Shqipërinë.



Ç’tinguj nxori ajo gojë!

Emri i tij përherë do rrojë!



Sa herë i kthente Dervishi,

neve na ndritohej shpirti!

Bashkë me shokët e këngës

na prekte telat e zemrës.



Dervishi kthyes me vlerë,

midis nesh do rrojë përherë.

Bënça, Tepelena mbarë

Zëri i tij gjithnjë i parë.



Zëri kthesë tundte dhenë,

I gjallë ka mbetur në skenë.

Ishe yll dhe këngë mbete,

I bukur dhe plot lezete!



Tepelenë, maj 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:39 pm

BILBILTOR I KËNGËS LABE



Tomorr Lelo peshërëndë,

jetën e kalon me këngë.

Këngët në buzë i ke shkruar.

Jehona ku s’të ka shkuar.



NË Shqipëri e Prishtinë

bukur e ndez melodinë.

Zëri yt i përmalluar

vlerë merr, si gur i çmuar.



Gojëëmbël, zemërzjarrtë,

vargjet i ndez në çast…



Nëpër sheshe, në tribuna –

me këngë, legjend’ si furtuna.



Si bilbil në fush’ e male,

Bilbiltor i këngës labe.

Na zgjaton jetën ndër vite,

do kesh veç druartrokitje.



“Të ndrittë mendja edhe pena!”-

të uron gjithë Tepelena.

Të të kemi sa më gjatë,

Si në jetë dhe në art.



Nëpër kohë të prittë fati!

Zemërisht: Sulo Gërbi Qesarati.



Tepelenë, më 19.02.2008





HAPIN E HEDH TË RËNDË

Miqësisht ca ndjenja nga thurësi i vargut



Tepelenë, moj legjendare,

për bijtë të jesh krenare!

Për kalanë që të larton,

për Vjosën që të freskon.

Për bijt’ e tu që ke nxjerrë

janë të mirë e me vlerë.

Ti ke shumë nga këta,

këtu do përmend disa:

Njëri është doktor Izeti,

për ty – kripa dhe lezeti.

Ecën lehtë, porsi pendë,

por hapin e hedh të rëndë.

I artë në mendje dhe penë.

Vepra e tij tundi dhenë.

Shumë libra ka botuar,

disa dhe në gjuhë të huaj.

Frymëzimin lart e çoi,

Nexhip Alpani e çmoi.

Doktor Izeti, vrojto pak…

Kush po të ndjek në hap?

I shkathët ky Kastrioti,

po tregohet shumë i zoti.

Ju shok të afërt e kini,

Fabulon si Nastradini.

Qeni s’ia ha dot shkopin.

Vargëzon edhe Ezopin.

Punon të dalë në ballë,

ndaj i flasim “general”.

Doktori korri sa mbolli.

Dyzet e ca vepra “polli”…

Edhe për dymijë e shtatën

nga mili e nxori shpatën.

Edhe unë shumë të lodha.

Me dy librat që botova.

(Me të parën – korrektor,

tek e dyta – redaktor.

Të uroj: “Të të prijë fati!”)

Sulo Gërbi Qesarati.



Tepelenë, më 25.12.2006

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:40 pm

GDHEND MENDIMET SI MERMERIN



Kush ësht’ ajka e shoqërisë,

Ftiziatër i mjekësisë,

i fjalës, i burrërisë,

Cilësor i letërsisë,

Zanatçi i mushkërisë,

Kryetar i Labërisë,

i këngës dhe i dollisë?

Bodigard të ka shëndeti,

po s’të ka shumë qejf Pushteti.

Natë e ditë në punë mbeti.

Lum, kë ka në krahë Izeti,

i shkurtër e topolak,

prush në zemër, valë në gjak.

Punën e bën me merak,

Lodhjen nuk e ndjen aspak,

Mikrobin e ka armik

Atë s’e fal asnjë çikë.

I hidhet me thonj në grykë,

s’pranon të t’shohë shëndetlig.

S’ka shumë ngjyra si ylberi,

gdhend mendimet si mermeri.

Për ne: Krenaria, Nderi…

Ja, ky është doktor Xhaferi!

Fjalët seç i ka të prera,

s’i lëshon, që t’i marrë era.

E, pra, ç’të them për të tjera…?

Shkurt: E kemi shok me vlera.



Tepelenë, më 25.12.2006





(Deklamuar në darkën me rastin e stimulimittë tij nga Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” – Tiranë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:40 pm

TË SHKOFTË JETA BEHAR!



Do të them dy fjalë, o shok’:

“Rrugë të mbarë, o Kastriot!”

Të ka folur gjithmonë pena,

ndaj të nderon Tepelena.



Dashamirë do kesh t’i pranë

dhe pse po shkon në Tiranë.

Shokët i ke zgjedhur vetë

e me ta shkove një jetë.



Fjala jote poetike

vjen e dashur dhe kritike.

Fabulist dhe mendjethellë…

E artë t’u bëftë ajo penë!



Tepelena ku t’nis rrënja,

të ndjek nga kënga te kënga.

Këngën e ke pasur n’gjak,

sepse je nga soji lab.



Ndjenjat t’i hodha në letër,

të mos harrosh miqt’ e vjetër.

Sado larg që ti të shkosh,

përherë të na kujtosh.



Mbetsh i lart’ e qelibar,

të kaloftë jeta behar!



Tepelenë, më 11.09.2007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:41 pm

MË E MBARA LETËRSIA



Sa kemi parë e dëgjuar,

disa gjëra kanë ndryshuar.

Krijuar parti kaq shumë,

ndaj punët na shkojnë për lumë…



Duan të na ndjellin pranë,

por në fakt na kanë ndarë.



Nga të gjitha ç’kanë ngjarë,

letërsia më e mbarë.

Kanë shkruar edhe thonë:

Letërsia na bashkon.





Kjo nuk përmban thatësi,

por mbrun veç atdhesi.

Horizonte ajo çel,

Dashuri midis nesh mbjell.



Traditat i zhvillon aq mire,

me të shprehim çdo dëshirë.

Çfarë shikon edhe dëgjon,

ke durim dhe i lexon.



Kush të bashkon, me të shko

dhe më tej u lartëso…



Tepelenë, më 09.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:41 pm

TRE GOLIKË NË TEPELENË



* * *

Tre Golikë në Tepelenë,

nami i tyre mori dhenë…

1.

Njëri është mali Golik,

shkëmb edhe madem çelik…

Mali i gurtë plot bedena,

siç është vetë Tepelena.

Për hallet e Shqipërisë

është si çerdhe e lirisë.



* * *

Ndritin dhe dy Golikë të tjerë

me punë dhe vepër të gjerë.

2.

Ai u ngjit malit lart

si partizan në brigad’.

Goliku – Et’hem Gjinushi,

luftëtari – zemërprushi.

Si dikur trimat me pallë

mbas çlirimit – gjeneral.

3.

Dhe tjetri sa energjik!

I flasim thjeshtë “Golik”.

E ndërr këngën lulemaj ………………….,

ky bilbil i rrallë i saj.

Në labçe – rrënja e rrënjës

u bë legjenda e këngës.

Me gëzim, hare na mbush.

Zëri i fshihet në gushë…

* * *

Tepelenë, me nam e erë,

tre Golikë ke përherë.



Tepelenë, më 13.03.2008



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:44 pm

ZAMBAKU ME TRËNDELINËN

BUZËQESHUR ME PLANETIN









MBESËS ROZALINDA,

NIPIT ELTON DHE STËRNIPIT

LAERTI MUSOLLARI



Nipi im shumë i mirë,

Elton Sybi Musallari.

Është bir’ i Shqipërisë.

Mes shokëve qenka i pari.

Ia del me sukses në shkollë,

ka një nuse teksasiane.

Nëna e saj është spanjolle,

Baba nga toka meksikane.

Rozalindë emrin e ka,

është si lule manxuranë,

Vajzë e zgjuar sa më s’ka!

U bë nuse në Tiranë,

gjuhëtare dhe artiste,

tani mëson gjuhën shqipe.

Në Tiranë vjen pa përtim,

për të gjet’ “lëndën e parë”,

Ajo po bën një studim

për folklorin shqiptar.

Eltoni me Rosalindën,

një çift që rrallë e gjen,

Zambaku me trëndelinën,

sa na gëzon, kur na vjen!

Kanë lindur Laertin,

si të kenë gjithë Planetin.

Zotëron mirë anglishten

e jo më pak italishten.

Kur të rritet, do dijë plot.

Shqipen do ta dijë me fort.

Gjysh Sabiun e gëzon,

kur mbiemrin ia lakon.

Mbiemrin Musallari

Laerti e thot’ “Muçollari”.

Dhurata, paksa më ndryshe,

si nënë edhe si gjyshe,

mburret se ka nip të bukur,

i lëvizshëm porsi flutur.

Dajo Sulua, si poet,

i uron nga Shqipëria,

të kenë gëzim e shëndet

e t’u shtohet lumturia!



Tepelenë, nëntor 2006

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:44 pm



SHQIPËRISHT



Aristotel brishtësia,

me prindër nga Shqipëria.

Në Greqi lindur e rritur

nga nënë e baba të ditur.



E vazhdon shkollën greqisht…

Sa mirë flet shqipërisht!

E flet bukur, papërtim,

ta mbush zemrën plot gëzim.



Kemi këmbyer sa herë

mendime me shumë vlerë.



Thotë fjalë me taban:

“Të flas shqip për nder e kam!”

Kam takuar dhe të tjerë,

flasin gjuhë të “përzierë”.



Me greqishten, italishten

sikur prindërit s’dinë shqipen.



Dikur, njëherë e kam thënë

për ca poltikanë të lënë

dhe intelektualë mjeranë:

“Gjuhën shqipe qejf s’e kanë….”.



Po flas, pa kurfarë drojë…

Për diçka keni nevojë:

Te Aristoteli të shkoni,

prej tij shumë do mësoni.



Tepelenë, më 02.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:44 pm

MAL KE MBETUR NË KUJTESË



Shkruan nipi për xhaxhanë,

vitet shkojnë, ai më pranë.

Muharrem Gërbi, mor burrë,

emri yt s’harrohet kurrë!

Nëpër shtigje trimërie

pushka krahut të kish hije.

Dole në ballë të stuhisë

për lirinë e Shqipërisë

dhe vëllezërve kosovarë.

Ziente gjaku në damarë,

mbi çdo gjë çmoje lirinë,

në shenjestër mprehur synë.

Ti – simbol për ndershmëri,

fjalën kurrë s’e bëje dy,

Serioz në punë e në jetë,

Fjala të kishte lezet.

Ishe si dragoi i malit,

jetoje me djers’ të ballit.

I zoti dhe punëbërë,

ndaj të nderonin të tërë.

Xhaxha, të kujtoj përherë,

të sjell lule në mermer!

Kodra vjen e nderon malin,

duke shprehur hapur mallin.

Mal ke mbetur në kujtesë,

s’të harroj, gjersa të vdes.



Tepelenë, më 29.11.2007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:45 pm

SYRI YNË TY TË KËRKON



Mysybe, moj motra jonë,

syri ynë të kërkon!

Të kishim motër të zgjuar,

si një zogëz krahëshkruar.

Në shkollë, sa shembullore.

në shtëpi, shumë punëtore.

Më e urta ndër fëmijë,

o Engjëlli krahështrirë!

Shkëlqeje në gjirin tonë,

ti moj drita në gjitonë!

Të kishim motrën e dytë,

po pse na ike nga sytë?

Që kur shkove, s’të kam pare,

loti i syrit i patharë.

Për vite na ke munguar,

shpirtra, zemra ke lënduar.

Viton gjashtë muajsh e le,

Për të u kujdesëm ne.

Tri mbesa t’i ka dhuruar,

porsi gjak i shenjtëruar.

Sa e doje nënë Havanë,

të ka ardhur, e ke pranë.



Të vijmë në përvjetorë

me lot e lule në dorë.



Tepelenë, maj 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes EmptySun Sep 14, 2008 1:45 pm

LULEN SI FLORI TË VERDHË



Mimozën e do gjithë bota,

dru i viseve të forta.

Lulen si flori të verdhë

e çel në fillimpranverë.



Petalefreskët, të njoma.

Sa të këndshme aroma!



Shumë të preferojnë ty,

Rinisë ia bën me sy.

Të gjithë të mbajnë në dorë,

të rinjt’ me ty thurin kurorë.



Një e re dhe një i ri

Të këmbejnë për dashuri.

Fëmijët sa të lakmojnë!

Çdo 7 mars tek ty vrapojnë…



Për mësuesIt dhe nënat

japin urimet e ëmbla…

Ta vlerësojnë bukurinë

të mbajnë në tavolinë.



Ngado mimozat t’i shtojmë.

Nga shpërdorimi t’i mbrojmë.



Tepelenë, 06.03.2008





NJË PËLLUMB ME NJË THËLLËZË



Një pëllumb e një thëllëzë

qëndrojnë pranë në një rrëzë.



Thëllëza shkoi si kaçak,

Asaj unë i ngrita çark.



Eja, moj zogë e uruar,

tok t’ia themi shtruar-shtruar!



Te kodra me trëndelinë,

Të këndojmë për dashurinë.



Ta shkojmë jetën plot me gaz,

të mos kemi hiç maraz…



Me zërin si violinë

bukur ti po ma shkel synë.



Të të shpreh një të vërtetë:

bashkë me ty bashkë një jetë.



Tepelenë, më 06.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi e vendlindjes Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi e vendlindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Poezi e dhimbjes
» POEZI
» Hajk
» POEZI PËR DËSHMORËT
» Krijime nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: