Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 14  Next
AutoriMesazh
Hana
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve: 1192
Registration date: 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Thu Sep 20, 2007 12:07 am



Haxhi Zeka


(Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) ėshtė udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, luftėtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane nė Kosovė. Ishte djali i Mehmet Abedinit (Biberi) nga Shoshani dhe Zelfije Docit nga Deēani. Lindi mė 20 dhjetor nė fshatin Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės prej nga u shpėrngul me familjen nė Pejė. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njėnga luftėtarėt mė tė vendosur pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė tė Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror tė saj. Mori pjesė, si komandant ushtarak, nė krye tė forcave tė Lidhjes nė aksionin e Gjakovės, nė shtator 1878 kundėr Mehmet Ali Pashės. Krahas udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė tė Lidhjes luftoi nė fund tė 1879-ės dhe nė fillim tė 1880-ės pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn e vitit 1881 mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė sė Dervish pashės.
Sė bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka mė 1884-1885 udhėhoqi kryengritjet antiosmane tė shqiptarėve tė Kosovės, qė synonin tė rimėkėmbnin Lidhjen dhe tė vinin nė jetė idetė e saj autonomiste. Mė 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e vise tė tjera tė Kosovės kundėr dhunės ekonomike e politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė 1896-1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi qėndresėn e armatosur popuIlore qė shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1897 dhe themeloi "Besėlidhjen shqiptare"(1897). Nė bashkėpunim me Komitetin Shqiptar tė Stambollit tė kryesuar nga Sami Frashėri dhe atdhetarėt e tjerė brenda dhe jashtė atdheut, Haxhi Zeka organizoi mė 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejės qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe u zgjodh kryetar i Komitetit tė saj. Nė prill-maj 1899 mori masat pėr thirrjen e njė Kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta e Lartė. Pa marrė parasysh kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive tė Mėdha e tė qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes gjatė gjithė vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė.
Mė 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra nė Pejė pabesisht nga Adem Zajmi, njė agjent i vėnė nga qarqet shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoritete osmane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Thu Sep 20, 2007 12:53 am



Bajram Curri






Luigj Gurakuqi


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Sep 20, 2007 1:10 am, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 8740
Registration date: 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Thu Sep 20, 2007 9:05 pm

Buli,kjo qe keni shkruar ju ketu per patriotin tone te madh Metush Krasniqin,eshte thesar i historise Dardane,i cili na ndihmon te e njohim me perseafermi.Verejta se ju keni bere disa shkrime tjera te atdhetareve te rrethit tane dhe u gezovashume.Une si i zene me pune,i angazhuar edhe me forume tjera,sot per here te paree kam percjelle kete rubrike,qe tash e tutje do te e percjell me vemendje.
Pergezime per keto shkrime te rendesishme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Fri Sep 21, 2007 7:52 pm

Nė lidhje me shkrimin qė solli jam buli dua tė ja bashkangjes edhe kėtė postim ...


'CFARE TORTURASH PERDOREN UDBASHET KUNDER METUSH KRASNIQIT...?!
Sheradin BERISHA

Metush Krasniqi u maltretua e u rrah mizorisht (...) Ai tregon: \"Ditėn e natėn mė mbanin nė birucė tė errėt, ku dridhesha nga tė ftohtit e fryma mė zihej nga lagėshtia. Natėn mė merrnin nė pyetje, mė torturonin nė mėnyrat mė brutale: mė sillnin me kėrbaē, me shqelma, me shufra tė hekurit... dhe ashtu tė dėrmuar mė hudhnin nė birucė. Betoni i lagsht kundėrmonte erė mbytėse. Biruca ishte shumė e ngushtė. Rrija tė shumtėn galuc. Sapo mė futnin nė birucė menjėherė mė merrte gjumi, por kriminelėt nuk mė linin tė qetė as aty. E kishin hapur nė tavanin e birucės njė vrimė dhe ēdo 15 minuta prej andej pikonte pika e ujit tė ftohtė - ditėn e natėn. Ashtu i dėrrmuar nga torturat e marrjes nė pyetje qė zgjatnin orė tė tėra pa ndėrprerje, i rraskapitur, pa ngrėnė e pa pirė, pa gjumė njė kohė tė gjatė, mė merrte gjumi menjėherė. Por, sa mė merrte gjumi, pika e ftohtė e ujit pikonte pėrsėri nė fytyrė, nė dorė ose nė ndonjė pjesė tjetėr tė trupit - mė dilte gjumi\".');
INSERT INTO phpbb_posts_text (post_id, bbcode_uid, post_subject, post_text) VALUES('31', '64ec667dd0', 'KUSH E TRADHTOI METUSH KRASNIQIN...?!', 'Metush Krasniqi edhe pse u rrah e dėrmua shpeshherė pėr vdekje, asnjė fjalė nuk e foli pėr kolegėt e punės dhe bashkėpunėtorėt e vet dhe ansjėri prej tyre nuk u arrestua me atė rast.
Nė kohė tė fundit Metushi dhe orgnaizata,kishin informata se MEHMET NUREDIN DERMAKU mund tė kishte hyrė nė shėrbim tė UDB-ės, por nuk donin ta besonin. Nė tė vėrtet Mehmeti ishte vėnė nė shėrbim tė saj, ngase mė 3 nėntor 1958 pėrgaditi arrestimin e Metushit nė njė lokal (nė Shkup) nga katėr inspektor tė UDB-ės. Ndėrkaq njė ditė mė pėrpara, mė 2 nėntor 1958 burgoset Mark Gashi nė Preshevė, kurse mė vonė mė 19 nėntor-burgoset Sejdi Kryeziu nė Topanicė, mė 20 nėntor Mehmet Ajeti nė Zarbicė, e tė nesėrmen edhe Qemajl Kallaba nė Roganė. Gati pas tre muajve, mė 29 janar 1959, burgoset edhe denoncuesi gjegjėsisht spiuni i UDB-ės - Mehmet Nuredin Dermaku, nė Shipashnicė tė Epėrme. Me rastin e bastisjes sė shtėpive tė Metushit, tė Markut, tė Sejdiut, tė Qemajlit e tė Mehmet Ajetit, policėt e udbashėt nuk gjetėn asnjė material qė lidhet me organizatėn. Ndėrkaq te Mehmet N.Dermaku (tė cilit iu ėshtė besuar ruajtja dhe fshehja e materialit) nė arkėn e petkave tė bashkėshortes sė tij, UDB-a - gjeti referatin qė kishte mbajtur Metush Krasniqi nė mbledhjen e organizatės sė tyre, skicėn e formacionit ushtarak - Brigadės sė Anamoravės Lindore, Proklamatėn e drejtuar popullit shqiptar tė Kosovės e trojeve etnike shqiptare, trakte e disa poezi tė Metushit dhe njė shqiponjė tė vizatuar .
Tė gjitha kėto materiale mjaftuan qė UDB-a t“i zhvillonte hetimet, e prokurori ta qėndiste aktakuzėn, kundėr veprimtarėve tė \"Partisė Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė\".
Procedura hetimore ndaj tė arrestuarve, nga udbashėt Jovo Gariq, Ilija Vujoviq, Shaban Kajtazi, Vlada - Shef i UDB-ės nė Kamenicė etj., qė nga dita e parė filloj me torturat mė tė egra. Derisa udbashėt e ndėrronin njėri tjetrin (pushonin), tė burgosurit duhej t\'u qėndronin troturave tė secilit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dibranja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 542
Registration date: 19/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Tue Sep 25, 2007 3:48 pm

Vrasja e vellezerve Gervalla

17 janari i vitit 1982, dita kur u vrane Vellezerit Gervalla e Kadri Zeka, ishte nje date e trishte ne historine e shqiptareve. Edhe pse kane kaluar 25 vjet, ajo dite mbetet pergjithnje e fresket me zine e saj, jo vetem per familjet, por edhe per nje numer njerezish qe kane qne te lidhur shpirterisht e organizativisht me `ta.Tri viktimat u identifikuan shpejt: I takonin kombesise shqiptare, qe te tre veprimtare kunder qeverise se Beogradit. Ne vendin e ngjarjes, Jusuf Gervalla, i cili me vone vdes, i kishte peshperitur policise: "Ka qen UDB-ja",- Policia Sekrete Jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).
Kur kemi tė bėjmė me vrasje duhet tė jemi tė matur, por kur kemi tė bėjmė me vrasje politike dhe atentat kundėr patriotėve tė mėdhenjė me pėrmasa kombėtare atėherė duhet tė jemi edhe tė matur edhe tė pėrgjegjshėm.
A thua ende jane ne liri personat qe kane mare pjese ne vrasjen e vellezerve Gervalla?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 272
Vendi: Prishtina/MEdvEgJė
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 26, 2007 2:45 pm

Hogjė Jakup ef Asipi










Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 20060)lindi dhe jetoi nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės. Ishte magjistėr nė teologji dhe patriot i njohur jo vetėm nė fshat e nė rrethin e Kumoanovės por nė tėrė Maqedoninė edhe mė gjėrė. Ndėr tė gjitha lirisht mund tė thuhet se ishte mė oratori dhe mė harizmatiku ndėr shqiptarėt e kėtyre trojeve nė kohėn tonė. Ligjėrimet e tija dallohen pėr nga pėrmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijė multimediale kėto 25 vitet e fundit e posaēėrisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpėrdrejt nė vetėdijėsimin e rrethit tė Likovės si nė aspektin fetarė Islam ashtu edhe nė aspektin kombėtar e patriotik.

Jeta dhe vepra

Jakup Hasipi lindi nė fshatin Sllupēan mė 2 shkurt 1951 shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, shkolimin e mesėm e kreu nė Damask tė Sirisė nė medresenė "el-Furkan'" nė vitin 1980. Studimet i kreu nė universitetin e famshėm Al-Az'har, nė fakultetin e bazave tė Fesė Islame tė Egjiptit nė vitin 1985 ndėrsa studimet postdiplomike i vazhdoi nė Bejrut tė Libanit.
Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam nė njė xhami nė Leverkusen tė Gjermanisė ku ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm nė kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombėtare.
I vetėdijshėm pėr situatėn nė trojet tona nė vitin 1990 kthehet nė vendlindje pėr tė kontribuar nė gjendjen e rėndė tė popullatės. Nė ligjėratat e tija ishte shumė i pėrpikt dhe i guximshėm, kėshtu qė ju ka bėr ball kėrcėnimeve dhe marrjeve tė shumta nė pyetje nga ana e policisė sllavo-maqedone. Nga kjo periudhė e gjer nė vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjėrata, kontribut ky qė ka dritė ēdo ditė nė trojet tona pėrmes ruajtjes multimediale.
Nė vitin 2001 gjat luftės nė Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njėri ndėr strategėt kryesorė nė organizimin dhe pėrkrahjen e luftės, sepse ishte i bindur se vetėm pėrmes kryengritjes popullata do tė jet nė gjendje ti arrij liritė dhe tė drejtat e veta.
Pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 2003 nė zgjedhjet e rrgullta tė bashkėsisė Islame nė Kumanovė u zgjodh myfti pėr komunėn e Kumanovės dhe Likovės.
Mė 7 janar 2006 nė njė aksident trafiku nė magjistralen Shkup - Kumanovė ndėrron jetė.

Kontributi nė Islam

Kontributi i tij nė sferėn e Islamit ndėr tė rinjt dhe tė rriturit nė Maqedoni dhe Kosovė ėshtė i njohur ndėr kėto troje si pėrmes pjesmarrjeve tė drejtpėrdrejta nė tubime ashtu edhe pėrmes ligjėrimeve multimediale. Vlen tė ceket se tė gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjė kufizim nga ana e kėtij ligjėruesi.
Ndėr kėto xhirime tė ligjėratave mė tė njohurat janė ligjėrata e mabajtur nė Ferizaj me rastin e pėrvjetorit tė lindjes sė Muhametit, nga e cila ligjėrat mbetet thėnja e tij se "...pa lexim jemi qumėsht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht..." , si dhe xhirimi i ligjeratave nė Prishtinė dhe Ferizaj..

Kontributi kombėtarė


Si njė imam dhe njė menaxher i mirė i ēėshtjeve tė njė fshati ka ndikuar shumė pozitivisht nė organizimin e qytetarėve tė fshatit si nė ēėshtjet e brendshme tė fshatit ashtu edhe nė ato tė jashtme. Organizimi i tij ka qenė i njohur qė nga koha e rrėnimit tė mureve nė teritorin e Maqedonisė proēes ky qė kishte pėr qėllim krijimin e trazirave ndėr shqiptarėt e Maqedonisė.
Ndikimi i tij me njė dritė tė pastėr patriotike ka qenė gjat luftės sė vitit 2001 kur me veshje tė UĒK-sė ėshtė paraqitur nė opinion dhe ka kėrkuar angazhimin masiv tė popullatės nė luftė kundėr sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijė kan patur ndikim ndėr poupllatėn gjat gjith kohės.
Krijimtaria
Mbi 500 ligjėrata mbi fenė islame
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
robi
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve: 4
Registration date: 14/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Thu Sep 27, 2007 12:58 pm

Deli shkruajti:
Edhe kjo figur duhet qmuar me gjithse sod shumica nuk e pėlqejn por do tė vij koha qė historija do ta tregoj realitetit kush ishte ?


Ibrahim Rugova


Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.
Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.
Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.
Autor i dhjetė librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.
Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.
Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.
Nėn udhėheqjen e Dr.Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale mė 2002. Poashtu LDK-ja nėn udhėheqjen e Dr. Rugovės i fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale tė 23 tetorit 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės nė mars tė vitit 2002 nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė zhvilluara nė nėntor tė 2001, si dhe mė 3 dhjetor tė vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovės nė bazė tė zgjedhjeve tė dyta nacionale tė 23 tetorit.
Ibrahim Rugova ėshtė edhe kryetar i LDK-sė.
Nė shtator 2005 u zgjodh shef i Ekipit Negociator pėr statusin Kosovės.


Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė

Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.
Nė vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Ēmimin e Evropės Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian Coudenhove-Kalergi.
Po nė vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisė (SHBA) "Mik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės".
Ibrahim Rugova mė 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit tė Tiranės.
Jan tė mirseardhur edhe mendimet e juaja?
Po te mos ishte Rugova sdo te ishim ketu ku jemi te lumte Deli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 26
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sun Sep 30, 2007 5:07 pm

"Po te mos ishte Rugova sdo te ishim ketu ku jemi te lumte Deli"

Shume e vertete se s'do ishim ketu, por jame e sigurt qe do ishim shume me ndryshe ( me mir).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vuthjani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 168
Registration date: 01/10/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Mon Oct 01, 2007 10:44 am

Nuk e di se sa kush e cmon Dr.Ibrahim Rugoven, por une edhe pse nuk i perkas Kosoves mund te them nje gje si shqiptar, se po te mos ishte Dr.Ibrahim Rugova Kosoven nuk do ta njifte askush.Deri ne momentin kur Rugova vraponte poshte e perpjet neper shtetet e perendimit qe te iu tregoj Botes se Kosova po vuan, Kosova po torturohet masakrohet.Kosova eshte nje vend ne Ish-Yugosllavi me popullate etnike shqiptare, dhe Serbia po ben gjenocid ndaj ati popullit, Bota nuk e ka njohur Kosoven, as qe e ka ditur se ku egziston ne harten gjeografike. Kur ai takohej me president shtetesh, e me premier dhe u tregonte ceshtjen e Kosoves, disa te tjere ishin badigard, pastrues neper Zvicerr e Gjermani. Por ne shqiptaret e kemi nje gje, qe e harrojme shume shpejt te miren.Nderimet e mija per Presidentin legjendar te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 26
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Mon Oct 01, 2007 12:49 pm

Vuthjani, kur thua se Kosoven, nuk e njihte askush ne bote, dhe se nuk e pasken ditur nese egziston ne harten gjeografike...Nuk te kuptoj!!. "Nese" presidenti "legjendar" paska bredhur posht e lart neper shtetet e perendimit per tu ber me dije se po egzistojka nje vend diku ne mes te ballkanit, i perber me mbi 90% Shqiptar dhe se meriton te drejtat e veta si gjdo popull tjeter, ateher kete duhet ta kete ber neper rruge te perendimit, sepse une nuk di qe nje gje te tille e ka ber aty ku duhet. Pra, di qe ka ber shume gjera tjera...qe nuk dua as t'i kujtoj, e lere me shume. Por, me qe eshte nje teme krejt tjeter tani, ti vazhdo ta duash keshtu dhe ta konsideron "legjende". Nuk me habit kjo, perderisa edhe Allcaponen, qe njihet si gamgsteri me i madh deri me sot, e kan mbrojtur, pra ka pasur njerz qe e kan dashur, e ata dihet se kush kan qen...E njejta gje eshte edhe ketu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Mon Oct 01, 2007 4:21 pm

Me sa dijė unė dhe mė kujtohet para daljes nė sken UQK ja .

Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72) qė botoheshin nė Prishtinė. Pėr afro dy dekada punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut. Ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin serb nė Kosovė. Si njė ndėr themeluesit e partisė sė sapoformuar, Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj mė 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare qė atėbotė nuk pranoheshin ndėrkombėtarisht, mė 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikės sė posashpallur tė Kosovės. Nėn udhėheqjen e tij shqiptarėt e Kosovės ndėrtuan strukturat e veta paralele tė administratės, shėndetėsisė dhe tė arsimit, ndėrsa Rugova vetė angazhohej pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės me mjete paqėsore dhe pėr njohjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes tė Kosovės.
si dhe gjat demostratave nėpėr shtetet Evropiane Amerik e gjetiu brohoritej Kosova , Rugova si po thuaj se gjith ishin pas tijė ndėsa sod shum e shajn sepse i pėrkasin ndoj partije tjetėr apo grupacioni si dhe u vrejt edhe gjat vorrimit tė tij se sa ishte i njohur nga shtetet tjera .por i mbetet Historis tė tergoj tė vėrteten si dhe njė aji ishte dhe do tė mbetet Kryetari i par i Kosovės deshtėm apo nuk deshtėm kjo ėshtė realitet mė habit fakti se ne shpejt ndrrojm mendjen .
Thot njė fjal popullore si sė ėshtė moti kthje gzofinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vuthjani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 168
Registration date: 01/10/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Mon Oct 01, 2007 10:43 pm

E Bukura, nuk e di se si e kupton ti kur them une qe askush nuk e njihte Kosoven ne at kohe, e as qe dinin se egzistonte.Kosova ishte nje vend i panjohur per gjithe Perendimin, ishte Krahine e Serbise dhe kaq.Nje gje mund ta them, se tani nuk do te ishe aty ku je po te mos ishte Dr.Rugova, ishte i pari qe ngriti zerin per te drejtat e shqiptareve, dhe vizitoj cdo kryetar shteti, ose kryeminister qe kishte ndikim te madhe ne politiken Boterore, neper Amerike dhe Evrope.Ishte i vetmi qe i mbante shqiptaret e bashkuar.Por shqiptar jemi nuk ta ze per te madhe, ne te miren e harrojm menjehere.Tani ndoshta e sheh mire mungesen e tij ne politiken Kosovare, ku nuk jane ne gjendje negociatoret Kosovar te ndermarrin nje hap pak me te guximshem, sepse ta them te drejten nuk njoh une politikan kosovar pas tij, perpos deri diku Veton Surroi. Dr.Rugova ishte idol i gjithe kosovarve, por mund te them edhe shqiptarve. Une e respektoj dhe nderoj gjithmone figuren e tij, si atdhetar dhe patriot qe u flijua per Pamvaresine e Kosoves.Historia do te shkruaj per te se kush ishte, dhe se cfare beri per popullin e vet qe nje numer i tyre eshte jofalenderues.
Pershendetje...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Female
Numri i postimeve: 2009
Age: 26
Vendi: Prishtine
Registration date: 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Tue Oct 02, 2007 12:15 am

Vuthjani, shume siperfaqesisht po i shkruan gjerat. Ndoshta eshte kjo munges e njohjes se gjerave me per se afermni apo me mir te themi se "ndoshta" i njeh edhe me mir, por...Une shume mir te thash dhe prap po te them se, nuk e kuptoj aty kur thua se Kosova deri para Rugoves na ishte e panjohur per perendimin, dhe se ra ky e beni bumm!! Kjo per mua eshte e pa kuptuheshme, sepse jo vetem une, por gjdo kush jemi te vetedijshem dhe e dijm mir shume se Evro-Amerika, e kan ditur shume me perpara per Kosoven, per vuajtjet e ketij populli, per gjitha padrejtsit qe ju kan ber, duke perfshir ketu edhe vete Evro-Ameriken( apo perendimin, siq e quan ti). Por kan heshtur, apo siq edhe vete e kan pranuar zyrtar te lart te perendimit se, kane dashur ta flijojn popullin tone (Shqipetar) per hir te "paqes". Per hir te kesaj fjale qe egziston qe prej mijera vitesh dhe qe asnjher deri me sote nuk eshte arritur ne asnje pellemb te tokes qoft 24 ore paqe. Pra, paradoksi me i madh eshte ky se pikrisht keta njerz qe e pemendin paqen, jane ata te cilen e prishin ate. Tani po kthehem prap ne tem. Nuk po e mohoj ate se Rugova eshte Presidenti i pare i Kosoves. Por jam kunder as qe ti e quan "legjend","patriot", dhe qe u "flijua" per Pamvarsin e Kosoves!!!!!!
Cka eshte per ty flijimi?Cka eshte per ty Patrioti?etj.
Me sa di une, me kete (pa)diturin time Patriot eshte ai, i cili lufton ne nje menyr apo tjeter per atdheun e tij, por jo duke pritur te ja rrahin shpinen ata te cilet i kemi luftuar ne kete shekull qe lam pas, duke ndejtur vetem ne ate "kasollen" e tij, pa i henger palla hic se populli i tij po vuan e torturohet ne gjitha menyra me c'njerzore gjdo dite e me teper.Por gjithe ajo qe ka ber ai per popullin e tij kan qen ato "cmimet" ,per te cilat nuk ka pas nevoj, kur dihet mir se ne cfar gjendje ishte Kosova ne vitet 98-99, e ai vrapojke prej nje shteti ne tjetrin per tu "stolisur". Ketu shihet atdhe-dashuria e tij, ketu shihet patriotizmi i tij, dhe ne fund gjithe patriotizmi i tij shihet ne varrin e tij se me cfar eshte mbuluar...!!!!
Vuthjani, nje gje po te bej te ditur se nuk jam kunder LDK-s, por jam kategorisht kunder ketij individi dhe disa te tjerve.
Ne fund keni thene se "Historia do te shkruaj per te se kush ishte, dhe se cfare beri per popullin e vet qe nje numer i tyre eshte jofalenderues".
Pse per Patriot te tjere, qe para 5 shekujsh e deri me sot, duke perfshir gjithe ata qe luftuan ne gjitha menyrat, jemi falenderues dhe s'kam ndegjuar deri me sot njeri te jete dyshuhes per patriotizmin e tyre, perveq ketij te "madhit", te "pazevendesuheshmit" Rugoves, athua pse??Apo nese ti ke ndegjuar prej dikujt se eshte dyshuhes per veprimtarin e gjithe te tjerve qe i njeh historia jone, ateher ai duhet te jete sikur ju, njeri i matur, largpames, sepse gjerat qe i ka shume afer dhe qart nuk mund t'i sheh, ngase i ka dylbit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P


Male
Numri i postimeve: 945
Vendi: Albania
Profesioni/Hobi: Teacher of English/Book writer
Registration date: 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Tue Oct 02, 2007 9:37 am

Nuk me takon mua dhe aq shume te ndihem per Rugoven, sepse ju e dini historine e Kosoves shume me mire, flas per ata qe jane nga krahina shqiptare e Kosoves, mirepo me aq sa di dhe ashtu sic i mendoj une gjerat them se:

Me konceptin e Rugoves ne nuk do te ishim ketu ku jemi: ne prag te pavaresise dhe ne nje epoke te re per kombin shqiptar.

Ndersa lidhur me ate se cilat jane figurat me te shquara te kombit shqiptar, e kam thene dhe po e them prape:

Kombi shqiptar ka shume njerez te shquar qe kane firmosur ne librin e historise qe tani disa sharlatane po duan ta rishkruajne. Gjithesesi une mbaj tre prej tyre per vlerat gjigande historike te tyre:

1. Aleksandri i Madh i Maqedonise
2. Skenderbeu
3. Enver Hoxha sepse i dha identitetin ketij kombi me te cilin ishte lozur nga Evropa sipas qejfit.

Per Bashkimin e sa me shpejt!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vuthjani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 168
Registration date: 01/10/2007

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Tue Oct 02, 2007 2:41 pm

Nje gje mund ta them e Bukura, une nuk i perkas Kosoves,por e di dhe percjell politiken shqiptare kudo qe gjindet, ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Lugine e Presheves, Cameri etj. Keshtu qe une vetem e dhash mendimin tim, dhe as qe dua ta ndryshoj ty qendrimin per e ndjerin Dr.Rugova. Ndoshta e ke pare edhe vet se sa njihej dhe respektohej Rugova nga mbare Bota ne varrimin e tij.Ceshta e Kosoves ishte e njohur per perendimin, por e padiskutuar, sepse askush nuk conte pluhur per kete vend. Keshtu qe aty ku te gjithe jane "mire" nuk ka nevoje te intervenohet asgje.Keshtu qe Rugova ishte ai qe ua hapi syte perendimoreve me ceshtjen e Kosoves, me gjenocidin qe ngjante atje. Ku ishin te tjeret para tij qe nuk e hapen kete ceshtje, por e lane ne meshiren e Zotit, por ndoshta je e re dhe kete nuk e din.Cili shqiptar i Kosoves ka bere me shume per Kosoven ndoshta Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli? Te cilet kane pasur shume kopetenca ne Yugosllavine e Titos.Edhe ne at kohe ka pasur gjenocid dhe shkelje te te drejtave shqiptare si ne vitet '90, por eshte heshtur.Kush e ngriti zerin? Mi jep keto pergjigje ti dhe do te them bravo se une qenkam gabim.Por duhet pak me shume analizuar se kush ishte Rugova dhe se cfare beri per popullin e vet dhe Kosoven. Fjala Patriot, nuk do te thote vetem ta marresh pushken dhe te luftosh, patriotizmi tregohet ne shume menyre, ne menyren qe ti din ta besh me se mirit per shtetin tend dhe popullin tend. Edhe nje mjek qe kontribon per vendin e vet dhe shpeton shume jetra quhet patriot. Por ndoshta ti e kupton ndryshe, kjo eshte ceshtje jotja personale. Sa here kapi pushken ne dore Ismail Qemali, asnjehere, por ishte patriot dhe shpalli Pamvaresine e Shqiperise ne menyren si mundi dhe diti ai.
Po a nuk te duket ty patriot menyra si qendroj Rugova ne rezidencen e tij gjate Kohes se Luftes ne Prishtine, vetem mos ta lej popullin e vet pa president, pa perkrahje.Qendroj edhe pse mundi te ikte dhe te shkonte ku te donte ai, sepse gjithku i kishte dyert hapur, sepse ane e mban Botes kishte miq e dashamir. Por qendroj me popullin e vet, deri sa forcat serbe me force e cuan ne Beograd.
Me thuaj ti mua, a ke ndegjuar ndonjehere qe nje lider i paraluftes ta marre pushtetin edhe pas mbarimit te saj? Kjo ndodhi per here te pare ne Kosove, sepse 65% te popullesise e dinin mire se kush ishte figura e ndritshme e Rugoves.Dhe ne menyre masive e votuan dhe fitoj zgjedhjet sa here qe u mbajten.Sepse populli e deshi dhe e falenderoj per ate se cfare dha per vendin e vet dhe kosovaret. Ne varrimin e tij me mijera vet ne at acar qendruan neper rruget e Prishtines te ai japin nderimin e fundit.Deri neser cili do nga patriotet tu qe jane tani ne Kosove po te vdiste as 1/10 e nderimeve qe iu ben Rugoves nuk do ti kishte, nga kryetaret e Shteteve te ndryshme te Botes e deri tek qytetari me i thjeshte i Kosoves.
Nuk e kam mendjen te ndryshosh mendim ti per te, vetem desha te them mendimin tim, se cfare mendoj per Dr.Rugoven dhe figuren e tij, edhe pse ai asnjehere nuk ishte kryetari im, sepse nuk i perkas Kosoves e thash, por gjithmone do te kem respekt per ate se cfare dha per Kosoven.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 14  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -