Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next
AutoriMesazh
Epik
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 83
Age: 24
Vendi: Krusheve/Manastir atypari jam
Registration date: 20/07/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sun Aug 03, 2008 1:43 pm

Figure e pamohueshme e historis sone komtare eshte gjithseqysh edhe Qemal Stafa, nje i ri gjenial.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2086
Age: 21
Vendi: Shqiptari
Profesioni/Hobi: Revolucionar
Registration date: 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sun Aug 03, 2008 2:26 pm

ne grupin e me te medhejneve bejne pjese edhe cerciz topulli, bajo topulli dhe mihal grameno qe permendet shume pak.

dhe duhet ta permend qe cerciz topulli ka nqene nje nga idhujt e enver hoxhes, enveri e ka organizuar rivarrimin e tij dhe para varit te tij eshte betuar qe do te luftoje per ta quar ne vend amanetin e tij
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:33 pm

Xhevat Korēa: shembull i qėndrimit moral pėr intelektualėt shqiptarė





Xhevat Korēa
Nga Ardian NDRECA


Xhevat Korēa ban pjesė ndėr ato figura qė kanė
pėrshkue qiellin e Shqipnisė gjatė shekullit tė kaluem si meteorite, pa
mujtė me ndriēue me aq dritė sa kishin, por gjithsesi tue e shpenzue
vetveten deri nė fund pėr me dishmue me veprimtari dhe me vetė
ekzistencėn e tyne detyrat e njeriut nė jetė. Xhevat Korēa ishte njeri
i veprimit dhe i mendimit, patriot qė dijti me mbrojtė me pushkė vendin
e tij dhe intelektual qė kuptoi deri nė fund se e ardhmja e Shqipnisė
mvarej ma sė shumti prej kulturės dhe arsimit.

Ai ishte lindė me datė 10 janar 1893 nė Korēė, ku
ndoqi edhe mėsimet e ulta pėr me vijue mandej studimet nė gjimnazin
emėnmirė «Zosimea» tė Janinės, ku u formue nji vistėr e gjatė
atdhetarėsh shqiptarė. Atmosfera thellėsisht patriotike e zonės sė
Korēės dhe shpirti i ndezun i banorėve tė atyne anave shtyne Xhevatin e
ri me marrė pjesė nė ēetat liridashėse tė Themistokli Gėrmenjit dhe
Spiro Bellkamenit. Aktiviteti i kėtyne ēetave pėrfshinte veprime
luftarake kundėr pushtuesve turq, por edhe kundėr ēetave andarte tė
fqinjėve tanė qė herė mbas here kanė krye krime ēnjerzore ndaj vendasve
tė atyne trevave. Pjesmarrja nė kėto ēeta do t’i kushtonte Xhevatit
dėnimin me vdekje si prej turqve ashtu edhe prej grekėve. Pėr trimninė
dhe burrninė qė tregoi Xh. Korēa me shokėt e vet nė kėto ēeta kanė
shkrue edhe Abedin Shkėmbi dhe Kristo Floqi nė shkrime pėrkujtimore tė
atyne luftnave. Mā vonė, mbas shpalljes sė Pamvarsisė nė sajė tė
interesimit tė vetė Themistokli Gėrmenjit, tė mbėshtetun dashamirėsisht
edhe prej Bajram Currit, qeveria e atėherėshme shqiptare dėrgoi
Xhevatin sė bashku me disa djem tė tjerė me studime nė Vjenė, nė
fakultetin e shkencave historike. Xhevatin, i cili kishte ardhė prej
qytetit tė Korēės, filluen me e thirrė Xhevati nga Korēa e kėshtu nė
vazhdim i mbeti mbiemni Korēa qysh prej viteve tė gjimnazit. Por mā
vonė pėr tė mos u dukė si titull i akorduem pėr shėrbime ndaj Portės
Naltė siē mbajshin elementa qė shifeshin me simpati prej saj edhe
zakonisht mbanin emna qytetesh dhe fshatnash, ai e shkruente mbiemnin
me grafi tė ndryshme prej qytetit tė lindjes. Kjo gja sigurisht i
lejonte tė huejt, nė vendin ku ai studjonte, me ja shqiptue fonetikisht
drejt mbiemnin. Tue u nisė prej tė njejtit arsyetim ndėrruen krejt
mbiemnin apo grafinė e tij edhe personalitete tė tjera tė po asaj
periudhė si Dhimitėr Beratti, Mustafa Merlika, Ali Kelsyra etj. Kurse
emnin Xhevati e shkruete Djevat, (shif shkrimet e Faik Konicės ku “xh”
e shkruete me “dj”), simas alfabetit Kongresit Manastirit. Nė vitet e
formimit tė djaloshit korēar, i cili tue u plazmue prej eksponentave mā
nė za tė shkollės historike austro-hungareze, ai do tė fitonte
shprehitė shkencore dhe do tė mbledhte materiale dhe burime pėr me
hedhė dritė mā vonė mbi figurėn e heroit tonė kombtar, Gjergj
Kastriotit Skėnderbeut. Vetė rezultati pėrfundimtar i studimeve me
vlerėsimin «summa cum laude» tregon shkallėn dhe seriozitetin e naltė
me tė cilin djaloshi shqiptar kishte krye kursin e studimeve
universitare. Duhet pėrmendė mes tjerash aktiviteti patriotik i Xh.
Korēės edhe si student. Me 15 dhetor 1918 ai sė bashku me studentėt
shqiptarė Jani Basho, Remzi Baēi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad
Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakarriqi i paraqitėn presidentit
amerikan Wilson nji lutje ku ndėr tė tjera shkruhej: «Sot, kur fati i
botės varet kaq shumė prej Jush, kur ēdo e vetme minutė e z. Suaj do tė
jetė e zėnė me ēėshtjet e tė ardhmes, natyrisht do tė duket guxim i
pafalshėm qė njė grusht studentėsh tė njė kombi jo shumė tė dėgjuar tė
ju luten pėr njė tė katėrtėn e orės Tuaj shumė tė ēmuar… Duket se jemi
krejt tė harruar, sikur i pėrkasim historisė sė vjetėr. Pak mund tė
jemi, por megjithatė kemi vendosur dhe kemi bėrė be tė bėjmė nė ēfarėdo
lloj kushti ēfarė tė na vijė pėr dore pėr vendin tonė tė dashur. Ai
ėshtė gjithė ēfarė kemi, i tėri qė duam tė kemi dhe qė e lėmė jetėn
tonė me gėzim. Si mė i madhi idealist i shekullit do tė jetė shumė e
lehtė pėr Ju, fort i ndershmi Zotėri, tė ēmoni drejtėsisht qėllimin e
ambicionit tonė, ai ėshtė ideali ynė…» - dhe tue vijue: «... duke qenė
se historia e jonė na la nė mesjetė, nė Errėsirė tė plotė, politikanėt
serbė e grekė gjetėn rastin tė mohojnė tė drejtėn tone pėr njė jetė
politike. Kėta shkuan kaq larg sa tė mos shohin qėnien gjeografike dhe
etnografike tonėn, ata besuan se Europa Perėndimore dhe Amerika duhej
tė lexonin punėt e ngatėrruara tė Ballkanit vetėm mbas shkrimeve tė
tyre edhe tė shohin vetėm me sytė serbė e grekė… Por fatmirėsisht
politikanė tė mėdhenj qė kanė ardhur nė kontakt me Shqipėrinė janė bėrė
mbrojtėsit mė tė fuqishėm tė ēėshtjes tonė, sepse kanė parė tė vėrtetėn
dhe padrejtėsinė qė bėhet kundra nesh. Midis tyre nė radhėn e parė
ėshtė z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministėr i SHBA nė Athinė, i cili
dha dorėheqjen mė 1913 pėr tė protestuar kundėr pėrdorimit tė keq tė
Shqipėrisė prej Fuqive tė Mėdha tė Europės… Zoti President! Nė qoftė se
nė vendimin e paqes njė komb lihet i pambrojtur dhe pėrdoret kaq
mizorisht, a mundet vallė nė atė anė tė botės tė sigurohet paqja?
Shqipėria, sikundėr Konferenca e Londrės ja pėrcaktoji kufijtė, kurrė
s'mundej tė jetonte, ajo kishte farėn e vdekjes nė gjak qysh nė lindjen
e saj…».

Letra mbyllej me fjalėt:

«Zotėri, ju lutemi nė emėr tė djelmėrisė shqiptare e tė kombit shqiptar tė merrni kėtė komb fatkeq nėn mbrojtjen Tuaj».[1]

***

Jemi nė vitin 1922 kur qeveria shqiptare e destinon
nė Shkodėr me detyrėn me themelue gjimnazin shtetnor tė kėtij qyteti.
Nuk ishte nji detyrė aspak e lehtė mbasi nė Shkodėr ekzistonte nji
traditė e konsolidueme arsimore e drejtueme prej franēeskanėve dhe
jezuitėve, e ata tė parėt mbanin liceun «Illyricum», i cili do tė
vijonte me sukses detyrėn e vet deri me ardhjen e komunistave nė
pushtet. Megjithatė Xhevat Korēa ia arriti me gjetė personelin
mėsimdhanės dhe me i dhanė nji ton tė veēantė gjimnazit shtetnor, qė
kishte diēka tė pėrbashkėt me shkollat austriake, nė daē pėr kah
formimi i profesorave n’daē pėr kah programi i ndjekun. Ndėr profesorat
e parė pėrmendim: Anton Palucėn, Kostaq Cipon, Kolė Margjinin, Gabriel
Meksin, Gjergj Kokoshin, Simon Rrotėn etj. Entuaziazmi dhe pėrkushtimi
nė punė i themeluesit nuk ju nda kėsaj vatre tė kulturės shqiptare edhe
mā vonė, deri nė kohėn e transformimeve tė mėdha tė vitit 1944.

***

Ndėr punimet shkencore tė Xhevat Korēės duhet
pėrmendė studimi i tij me titull «Tri pyetje nga jeta e Skėnderbeut»,
shtypun nė vitin 1923 nė shtypshkronjėn Nikaj nė Tiranė.

Tri pyetjet e Xh. Korēės ishin kėto:

1- "A u ka paguar Skender Beu Sulltanėve tė Turqis tribut tė pėrvjetshėm" ?

2- "A u ka proponuar Skender Beu Venecianėve mė 1450 qė t'u lėshojė Krujėn ?"

3- "A e kanė trathtuar Krerėt Shqiptarė Skender Beun
mė 1457 dhe a ka qenė ky i shtrėnguar tė fshihet nė pėr malet pėr tė
shpėtuar jetėn e vet ?"

Pėr me u dhanė pėrgjegje kėtyne pyetjeve shumė tė
koklavituna ai kishte studiue burime biografike dhe arkivore qė i
pėrkisnin heroit tonė kombtar – dhe megjithėse problemi nė fjalė mbeste
ende i hapun nė ekonominė e studimeve skėnderbegiane, citimi i kėsaj
vepre prej Nolit te «Historia e Skėnderbeut» tregon se ndaj kėtij
studimi qarqet e historianėve dhe letrarėve tregonin mjaft konsideratė.
Po tė shikohet vepra e botueme “Tri pyetje nga jeta e Skender Beut, nė
secilėn faqe mesatarisht nji e katėrta e faqes janė referenca
bibliografike qė vėrtetojnė thellėsinė e hulumtimeve tė bame prej
autorit. Viti 1924 solli me vehte shpresat e ndryshimit tė kursit tė
jetės shoqnore dhe politike tė vendit tonė dhe po ai vit shenjoi
zhgėnjimin e atyne shpresave. Xhevati si pėrkrahės i qeverisė sė Fan
Nolit u detyrue me ikė nė mėrgim me gjithė familjen nė Jugosllavi. Edhe
koha e mėrgimit nė kryeqytetin jugosllav pati frytet e veta pozitive,
mbasi ai u inkuadrue prej prof. Henrik Bariqit si lektor i gjuhės
shqipe nė kursin-seminar qė albanologu i shquem sllav mbante asokohe.
Kėshilli i Fakultetit tė Filozofisė pranė Universitetit tė Beogradit,
me nismėn e Prof. Bariqit, kishte aprovue me datėn 31 maj 1925 krijimin
e «Seminarit pėr filologjinė shqipe». Kėshtu nė vitin 1925 Xhevat
Kortsha u caktue prej Bariqit si lektor me honorar pėr gjuhėn dhe
letėrsinė shqipe, ndėrsa gjatė vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin
“Gjuha shqipe pėr fillestarė”. Fryt i kėtij bashkėpunimi janė edhe dy
reēensionet qė Xh. Korēa botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za
arbansku starinu, jezik i etnologiju» nė vitin 1926 (lib. III, n. 1-2),
njeni i botuem serbisht i pėrket «Historisė sė Skėnderbeut» qė Fan Noli
kishte botue nė Boston nė vitin 1921. Ndėrsa tjetri i shkruem
gjermanisht analizon nė mėnyrė kritike pėrkthimin gjermanisht qė Gustav
Weigand-i i kishte ba nė vitin 1925 nė faqet e «Balkan-Arkiv»-it tė tij
disa pjesėve tė «Lahutės sė Malcisė». Mbas tre vjetėsh qėndrimi nė
Beograd, Xhevati sė bashku me familje u detyrue me shkue nė Austri
sepse Zogu dy herė ēoi njerėz nė Beograd me i ba atentat e gjithashtu
Zogu porsa kish nenshkrue edhe nji merrveshje simbas sė cilės
Jugosllavia kish me i a dorzue refugjatėt politikė Zogut. Nė Austri ku
vijoi tė jetonte si emigrant politik u dha i tani mbas pėrkthimit tė
dokumenteve qė ndodheshin nė Arkivėn e Shtetit austriak tė cilat
hidhnin dritė mbi historinė tonė kombtare. Mbas atentatit qė Azis Ēami
dhe Ndok Gjeloshi i bane Zogut nė Vjenė, Xhevat Korēa si shumė
emigranta tė tjerė u pėrzue prej Vjenet dhe shkoi me banim nė Graz.
Tregojnė sesi nė at kohė Xhevat Korēa me miqtė e tij ishin shum aktivė
qė gjygji ndaj atentatorve tė Zogut tė bahej nė nji qytet industrial ku
jurija nuk kish se si me qenė pro monarkike, gja qė nė Vjenė ishte e
sigurtė. Kte e mbėshteste nji avokat austriak i cili ishte shtye aq
shum sa qė kishte botue nė nji gazetė nji artikull tė mbushun me
shpifje kundėr kombit shqiptar, tue pru “fakte” tė marruna andej-kėndej
prej shtypit e tue e akuzue vetė Xhevat Kortshėn personalisht si
“agjent provokues”. Tue lexue atė shkrim fyes ndaj kombit tė vet si
edhe ndaj atij vetė, Xhevati vendos me i ēue menjiherė nji ftesė pėr
duel avokatit mendjelehtė. Dhe ndėrsa shkruente ftesėn, miqtė e tij
Qazim Koculi dhe Riza Dani i thonin qė sė paku tė zgjidhte ai armėn e
duelit, meqė ishte qitės i shkėlqyem, ndėrsa e shoqja qante tue i thanė
se kujt po ja lente atė dhe dy fėmijėt e vegjėl nė mes tė Europės.

Shokėve – Xhevati u pėrgjegjej:

- Do tė qe turp pėr mua tė pėrfitoja nga dobėsia e
tjetrit dhe ta mposhtja kundėrshtarin pėr faktin se jam shenjues i
mirė. Po e pranoi ai pistoletėn, fati im!

- E po zgjodhi ai shpatėn?, - ia pritėn shokėt.

- Nuk ka asnjė problem, un kam tė drejtėn tė kėrkoj tri javė shtyrje dueli. Ndėrkohė do tė marr mėsime shpate.

Ndėrsa sė shoqes qė ishte trishtuar i pėrgjegjej:

- A nuk e kupton se nuk ka asnjė vlerė jeta jonė po lamė qė tė na e nėpėrkėmbin Shqipėrinė?

Por fati deshti qė avokati me ta marrė ftesėn pranoi
ma mirė me kėrkue falje publikisht po te e njejta gazetė ku kishte
botue ma pėrpara shkrimin ofendues dhe tendencioz, edhe ma e
randėsishmja asht se vetė avokati, kur e kuptoi se pse Xhevat Korēa
insistote qė gjyqi tė bahej nė nji qytet industrial e mbėshteti at
kėrkesė dhe gjyqi nuk u zhvillue nė Vjenė ! Pėr shkak tė jetesės shumė
tė shtrenjtueme gjatė krizės sė viteve ’30, Xhevati detyrohet me lanė
Austrinė dhe me kalue nė Itali, ku vendoset nė Fiume. Nė kėtė kohė Zogu
asht pėrpjekė me afrue anmiqtė e tij tė dikurshėm, tue u ofrue atyne
amnisti dhe poste me randsi, por Xhevati ndejti konsekuent deri nė fund
e nuk pranoi kurrė me i ra ndesh parimeve tė tija liberale dhe
demokratike.

Megjithatė kur radioja italiane me 7 prill 1939
jepte komunikatat e pushtimit fashist tė vendit, ai qante pranė radios
dhe pėrzente gazetarėt italianė qė shkonin me e intervistue si emigrant
politik antizogist, tue u thanė:


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:34 pm

Vijon:
- Ju lutem na lini nė hallin tonė dhe largohuni nga shtėpia.

N’ato ditė ai kishte kapėrcye urėn qė ndante Fiumen
italiane me qytetin jugosllav Sushak pėr me i telegrafue prej atje
mbretit Zog – mbasi nė Itali ēensura mund ta bllokonte lehtėsisht
komunikimin telegrafik. Objekti i komunikimit ishte kėrkesa qė ai i
bante kundėrshtarit tė vjetėr politik me i hapė kufijtė pėr me lejue
patriotėt e ikun me mbrojtė atdheun. Tė dy kėta momente i ka prue para
Gjygjit Special si dėshmitare mbrojtėse zonja Lejla Bumēi, e shoqja e
kapitenit marinės zotit Rudolf Bumēit, sepse tė sy ata si ēift ishin tė
pranishėm nė apartamentin e Xhevat Korēės kur erdhėn gazetarėt fashistė
edhe i a bane propozimin. Pra, pėr Xhevat Korēėn nė kushtet e
jashtėzakonshme pėr fatet e kombit, kontradiktat e mbrendshme dhe lufta
politike i lente vendin aleancės dhe bashkėpunimit pėr tė mirėn e
atdheut, qoftė edhe me anmikun e betuem politik A.Zogun ! Kthimi i tij
nė Shqipni u ba pesė muej mbas pushtimit fashist, mbasi Xhevati si edhe
shumė shokė tė tij nuk donin me u kthye nė atdhe sė bashku me trupat
italiane. Nė vitin 1940 do tė pranojė emnimin si antar i Kėshillit tė
Shtetit sė bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad
Asllanin, Dhimitėr Berattin etj. – post ky qė me tė qeshun konsiderohej
prej misėve tanė si nji vend pensionistash, mbasi efektivisht ata ishin
kėshilltar sa pėr me dhanė mendime rreth problemesh karakteri tekniko –
juridik lidhun me ndonji gja qė i pėrkiste ndryshimeve nė
legjislacionin e vendit. Nė nji mbramje qė kishte organizue Mėkambėsia
me intelektualėt shqiptarė merrte pjesė edhe Xh. Korēa, e ndėrsa tė
ftuemit rrinin grupe-grupe tue bisedue, grupit ku po rrinte Xhevati i
avitet Lorusso Attoma, (ndihmėsi i Mėkambėsit tė Mbretit), i cili i
drejtohet Xhevatit tue i thanė:

- Profesor, nga ju ne presim tashti, si kundėrshtar
i regjimit tė Mbretit Zog qė keni qenė, tė na shkruani pėr fashizmin
dhe pėr tė mirat qė ai po i sjell Shqipėrisė.

Merret vesht se menjiherė situata u ba e ndeme dhe
askush nuk pipėtinte tue ja dijtė mendjen Xhevatit dhe faktin se ai e
thonte haptas atė ēka mendonte. E nė fakt ai ju pėrgjegj Attomas tue i
thanė premas:

- Zoti Attoma, duhet ta dini se qė me 7 prill tė vitit 1939 penės s’ime i ėshtė thyer maja!

Intelektualėt e tjerė tė pranishėm heshtėn, ndėrsa
aty rrotull ishte edhe Omer Nishani, i cili mbas disa ditėsh botoi nji
artikull te gazeta «Tomori» qė mbyllej me fjalėt: «Rroftė Mbreti ynė
Perandor Viktor Emanueli III! Rroftė Duēja ynė i Madh» (“Tomori", 12
prill 1940, faqe 3). Por ironia mā e madhe asht se mbas tė
ashtuquejtunit «ēlirim» tė Shqipnisė, Omer Nishani u ba president i
vendit ndėrsa Xhevat Korēa u dėnue si tradhtar i atdheut! Me emnimin e
mikut tė tij Mustafa Kruja si kryeministėr i vendit nė vitin 1942,
Xhevat Korēa pranon me ba pjesė nė kabinetin ministerial, tue marrė mbi
vete barrėn e Ministrisė sė arsimit, por me dy kushte :

1- Gjuha italishte tė hiqej si gjuhė e detyrueme prej shkollave fillore tė Shqipnisė edhe tė Kosovės.

2- Tė liroheshin prej kampit internimit nė Ventotene tė Italisė tė gjithė arsimtarėt e internuem shqiptarė.

Pėrgjatė kėsaj vazhde duhet pėrmendė kontributi i
tij tejet pozitiv nė lamije tė arsimit kombtar, qė nisi me vizitėn e
tij nė qendrėn e internimit tė Ventotenes, ku ai shkoi me u tokue me
t’internuemit edhe u bani me dijtė se ata sė shpejti kishin me u lirue
e ku takoi A. Ermenjin, Z. Palin, V. Andonin, S. Butkėn dhe shumė
antifashista tė tjerė, tė cilėt do t’i dėrgote nė vazhdim si mėsuesa nė
Kosovėn qė tashma i ishte bashkue tokės nanė. Qė italianėt nuk kishin
pėr Xh. Korēėn nji ide shumė tė mirė e tregon edhe fakti se nė kohėn qė
ai ishte ministėr gjenerali Dalmazzo kishte lėshue nji qarkore tepėr
sekrete me tė cilėn u kėrkohej organeve kompetente me e gjurmue nė ēdo
lėvizje si person me tendenca komuniste, (dokument i cilli gjindet nė
Arkivin e Shtetit). Edhe simi dyshonte qė Kortsha ishte nji element
nacionalist dhe me qė kishte qenė antar i konares mendohej se kishte
primje komuniste. Nė tė vėrtetė Xh. Korēa ishte thjesht nji patriot
shqiptar me tendenca politike anti-italiane, por gjithsesi nuk kishte
asgja tė pėrbashkėt me idetė komuniste. Nga njena anė janė tė njohuna e
tė dokumentueme qarkoret e tija dhe udhėzimet sesi me ja pre rrugėn
penetrimit tė ideve komuniste nė shkollat shqiptare, nga ana tjetėr ai
nuk hezitonte me transferue ndonji drejtor shkolle tepėr zelltar qė
mbushte korridoret me parulla fashiste. Njiherė atij ju drejtue
patrioti Beso Gega pėr ta ndihmue me lirue prej burgut tė bijėn,
Lirinė, tue i thanė se ajo s’ishte komuniste por thjesht anti-italiane.
Atėherė Xhevati ju drejtue Mark Gjomarkajt, ministrit tė Mbrendshėm pėr
ta nxjerrė prej burgut, por ky ju pėrgjegj se ishte mā mirė qė ajo
vajzė tė rrinte pėr disa kohė nė burg sesa tė dilte maleve partizane,
siē ndodhi sapo ajo u lirue. Kur mbas marrjes sė pushtetit Beso Gega i
burgosun prej komunistave ishte transferue nė burgun e Tiranės dhe e
bija i binte mohit haptazi, Besoja i dėshpėruem i thontė nji ditė
Xhevatit, bashkėvuejtės nė tė njejtin burg:

- Ti mirė e ke qė je nė burg. Ti jo vetėm tradhtove
detyrėn tėnde kur ma lirove vajzėn nga burgu, po duhej tė mė kishe
arrestuar nė vėnd edhe mua kur ndėrhyra pėr tė.

Xhevati s’po kuptonte asgja, kur tė burgosunit e
tjerė i treguen se e bija i kishte ra mohit tė jatit pėr hatėr tė
idealeve tė partisė sė saj e kte i a kishte thanė t’et te hekrat e
burgut nė tokim. Nji tjetėr prej ndėrmarrjeve kulturore me randsi tė
asaj periudhe, nė tė cilėn mori pjesė edhe Xhevat Korēa ishte edhe
themelimi i Institutit tė Studimeve Shqiptare, i cili nėn drejtimin e
Ernest Koliqit mblidhte figura si Mustafa Kruja, Anton Paluca,
Aleksandėr Xhuvani, Lazėr Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi,
Dhimitėr Beratti etj. Qėllimi i kėtij Instituti ishte krijimi i nji
bėrthame akademike pėr t’i shėrbye shkencės sė albanologjisė dhe mā
vonė edhe themelimit tė nji universiteti shqiptar. Vrasja e Qazim
Koculit nė Vlonė shtynė M. Krujėn dhe Xh. Korēėn me dhanė dorėheqjen nė
shenj proteste pėr faktin se mendohej qė italianėt kishin gisht nė atė
vrasje, mbasi Koculi kishte organizue me tė tjerė hedhjen e trupave
italiane nė det nė vitin 1920, luftė pėrgjatė sė cilės Q.Koculi kishte
qenė komandant i saj ushtarak. Me daljen nga qeveria e M. Krujės merr
fund edhe aventura politike e Xhevat Korēės, tė cilin marrja e
pushtetit prej komunistave do ta gjejė nė shtėpinė e tij nė Tiranė.
Menjiherė pason arrestimi i tij dhe i tė birit Gencit, i cili kishte
luftue me batalionin «Besnik Ēano» nė Kosovė kundėr ēetnikėve dhe
partizanėve jugosllavė. Nė prill tė vitit 1945 Xh. Korēa del para
gjyqit special, tė kryesuem prej Bedri Spahiut dhe Koēi Xoxes, ku
akuzohet si tradhtar dhe si i shitun ndaj Italisė fashiste. Gjatė
debatit gjyqsor Xhevati i thotė trupit gjykues se nėse do tė gjenin
edhe nji rresht tė vetėm tė shkruem apo nji fjalė tė thanun pro
fashizmit ai do tė pranonte dėnimin ma tė randė. E kur prokurori e
akuzonte se kishte shpėrdorue fondet e fapit, (fonde pėr arsimin tė
Ministrisė sė asaj kohe), Xhevat Korēa me dokumenta i vėrteton se ai
fond ishte pėrdorė me u dhanė nga nji rrogė tė shtueme tė gjith
arsimtarėve nė Shqipni edhe Kosovė. Prokuror Bedriu atbotė kthehet e i
thotė : E ke bėrė qė t’i bėsh profashistė arsimtarėt, i pandehur ! E
Xh.Korēa pa e prishė gjakun i kthehet me ironi prokurorit e i thotė :

- Paskeni njė konsideratė tė lartė pėr mėsuesat
shqiptarė, meqė mendokeni se me njė rrogė u korruptuekan dhe ndėrrokan
idealet e tyre!

Nė pėrfundim tė atij proēesi farsė, gjyqi e dėnoi me
vdekje (ishte hera e katėrt qė dėnohej me vdekje, mbasi ma parė e
kishin dėnue turqit, grekėt dhe austriakėt) por ma vonė ja kthej
dėnimin nė burgim tė pėrjetshėm. Nji bashkėvuejtės i tij kujton sesi nė
vitin 1949 Xhevati ndodhej i shtruem nė spitalin e burgun sė bashku me
nji farė Teme Shehu, kur papritmas shkoi pėr inspektim nji oficer i
naltė i Sigurimit, i cili i thotė me shpoti:

- Ku jeni o baballarė tė kombit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:35 pm

Vijon
Pėrgjegja qė mori nga Xhevati ishte kjo:

- Le t’ua lemė historianėve pėr tė gjykuar.

Pa vonue ai u nxor nga infermeria e burgut pa pasė marrė asnji mjekim.

Xh. Korēa vuejti nė burgun e Burrelit nė kushtet mā
tė vėshtira tue pasė afėr si tė burgosun Koēo Tasin, Vissarion
Xhuvanin, Mihal Zallarin, Sokrat Dodbibėn, Gjergj Kokoshin, Salih
Vuēiternin, Sami Bitinckėn, Nino Kurtin, Aleksandėr Ēurēinė, At Pjetėr
Mėshkallėn, dom Shtjefėn Kurtin, Gjon Shllakun, Tefik Mborjen, Hysni
Alimerkon, Tahir Hoxhėn, Leonidha Kumen, Qemal Vrionin etj. Pėrditė
shokėt e tij bashkėvuejtėsa ēonin me batanije me vorrosė tek pema mā
famėkeqe e rruzullit, tek Qershija e kampit tė shfarosjes sė Burrelit,
djem e pleq qė vdisnin prej torturave dhe prej kushteve tė tmerrshme tė
atij burgu. Tue vuejt mā fort moralisht pėr dėnimin e padrejtė dhe pėr
ēka ndodhte jashtė mureve tė atij burgu, Xhevat Korēa vendosi me i
dhanė fund jetės me anė tė nji greve urie. Ishte hera e parė qė ndodhte
nji gja e tillė nė burgjet komuniste shqiptare. Vendimi i tij ishte i
pakthyeshėm, me anė tė kėsaj sakrifice ekstreme ai donte me protestue
ndaj padrejtėsive dhe ndaj diktaturės sė pamėshirshme tė instalueme nga
klika terroriste e Enver Hoxhės. Me atė gjest ekstrem ai donte me i
tregue xhelatėve se mbi vetė jetėn qindron diēka ma e fuqishme dhe e
paprekshme, qindron integriteti moral i personit, forca e tė cilit
pėrbuz edhe vetė jetėn pėr me dishmue vlerėn e madhe tė lirisė sė
mbrendshme. Miqtė e dashamirėt e burgut u pėrpoqėn me ja ndėrrue
mendjen por pa sukses. Atėherė vendosėn me i kėrkue ndihmė At Pjetėr
Mėshkallės, i cili gėzonte autoritet tė madh nė burg. Jezuiti i urtė i
shkoi te dysheku dhe ndėr tė tjera i tha:

- Xhevat, tė lutem mos e humbė shpirtin... hiq dorė!

Me za gati tė mekun ai ju pėrgjegj:

- Padre, kam kujtuar se tė kam pasur mik dhe nuk ma
merr mendja qė tani, ndėrsa unė po vazhdoj rrugėn e nisur qė tė mos
bėhem lodėr e komunistėve, ti kėrkon tė mė thyesh. Padres i rrodhėn dy
pika lotė, - kujtonte bashkėvuejtėsi, avokati Xhevdet Kapshtica, e
puthi dhe u largue. Nji ditė tjetėr miqtė e tij provuen me i ēue te
dysheku edhe Gjergj Kokoshin, me tė cilin ai nuk fliste mbasi e
trajtonte si komunist. Tue i ēue Kokoshin miqtė mendonin se ai do ta
konsideronte si nji kėrkesė falje dhe do t’i jepte fund grevės sė
urisė. Gjergj Kokoshi shkoi pranė tij dhe ndėrsa ishte ulė nė gjunjė
dhe i jepte dorėn, nė vend qė t’i mbushte mendjen me e lanė grevėn, i
tha i mallėngjyem:

- Xhevat, ti po e mbyllė jetėn tėnde me kapak floriri, hallall tė qoftė, se po e bėn atė qė ne s’e bėjmė dot.

E tue i pasė thanė kėto fjalė u largue prej tij me
sytė e mbushun me lotė. Ne tue mos dashtė me justifikue nji akt tė
jashtėzakonshėm siē asht vetvrasja, kufizohemi tue thanė se nė rasėn e
Xhevat Korēės sakrifica ekstreme nuk pėrban nė vetvete nji mėnyrė pėr
me i shpėtue dėnimit, por nji mėnyrė pėr me kundėrshtue ligjėshmėninė e
atij dėnimi e bile ma shumė, pėr me hedh poshtė ligjėshmėninė e vetė
sistemit komunist shqiptar.

Disa shenjime rreth sprovave tė para me karakter filozofik tė Xh. Korēės

Deri mė sot nuk ekziston nji bibliografi e plotė dhe
as nji pėrmbledhje e shkrimeve tė botuem dhe tė pabotuem tė Xhevat
Korēės. Gjithsesi tue u mbėshtetė te kontributet e tija rinore tek e
pėrkohshmja «Djalėria», e cila botohej nė Vjenė prej studentave
shqiptarė mund tė krijojmė nji ide rreth formimit dhe rreth
botėkuptimit tė tij filozofik. Tek shkrimi me titull «Koha dhe njerėzt
e mėdhenj» (Djalėria, 1920, n. 3) ai ndalet tue analizue tiparet e
gjeniut dhe raportin e tij me bashkėkohėsit tue nxjerrė nė pah
karakterin pararendės tė ideve dhe tė mendimit tė njerzve tė mėdhaj.
Njerzit simbas Xh. Korēės, i cili nė kėtė analizė ndjek prej afėr idetė
e filozofit gjerman Schopenhauer, ndahen nė tri kategori. Tue
skematizue mund tė themi se nė nji anė janė gjenitė, ata qė s’i
nėnshtrohen kohės nė tė cilėn jetojnė por u hapin udhėn brezave tė
ardhshėm. Mandej kemi ata qė bajnė pjesė aktive nė jetėn kulturore e
shkencore tė kohės por pa mujtė me shtue diēka tė re, e nė fund
rreshtohen ata qė influencohen prej kohės nė tė cilėn jetojnė dhe janė
thjesht instrumente tė momentit historik qė pėrjetojnė e nuk kanė nji
kuptim tė qartė pėr veten dhe pėr epokėn e tyne, kėta tė fundit janė
shumica. Asht interesant fakti se dy figurat e denja pėr t’u shenjue si
njerz gjenial pėr ne shqiptarėt, janė, simbas Xh. Korēės: Mehmet Pashė
Qypriliu dhe Gjergj Kastrioti. Temės sė njerzve tė mėdhaj dhe
kontributit tė tyne nė historinė e kombeve ai do t’i kushtojė edhe nji
artikull tjetėr me titull «Otto von Bismarck» (Djalėria, 1920, n. 5) –
ku himnizon largpamėsinė politike dhe shpirtin aktiv tė shtetarit
prusian, figurėn e tė cilit ai e nėnkupton si tė nevojshme edhe pėr nji
vend si ai i yni. Ndėrsa Skėnderbeut ai i kushton nji artikull
(Djalėria, 1920, n. 1) pėrshkrues nga ana historike por qė meriton
vemendje mbasi ven nė dukje elementin e vullnetit tė fortė tek heroi
ynė kombtar, tipar ky themelor i njerzve tė mėdhaj qė i ndryshojnė
rrjedhėn historisė sė njerzimit. Ndėrsa te shkrimi me titull «Pėsimet e
njerzimet» (Djalėria, 1920, n. 2) ndihen tė forta notat e pesimizmit
pėr “drunin e shtrembtė tė njerzimit” (I. Kant) dhe pėr tė kėqijat e
pashmagnshme qė e rrethojnė atė. E vetmja mėnyrė pėr me moderue tė
kėqijat e kėsaj jete, asht mbjellja nė shpirtin e njeriut e ndjenjės sė
mėshirės, e cila mundet simbas autorit, me drejtue disi rrugėn plot
rreziqe ku i takon me u pėrshkue njeriut tė mjerė. Kurse te artikulli
«Mendime mbi Shqipėrinė» (Djalėria, 1920, n. Cool djaloshi korēar shpreh
nevojėn e nji mbreti mendjendritun pėr vendin tonė, i cili duhet tė
dijė me bashkue dhe plazmue shpirtin tonė kombtar, tue i dhanė nji
trajtė vendimtare edhe vetė shtetit shqiptar – i cili sapo kishte kalue
provėn e zjarrmit dhe pėrpiqej me ba hapat e para nė liri. Mbi shtetin
shqiptar dhe nevojėn e nji reforme dhe nji kursi tė ri nė politikėn e
tij – ai ndalet edhe te fjalimi i tij me rasėn e festės sė Pamvarsisė,
fjalim i mbajtun nė gjinin e shoqatės sė studentave shqiptarė nė Vjenė
(shih: Djalėria, 1920, n. 9). Ēėshtja shqiptare dhe nevoja e
organizimit tė administratės mbi baza racionale si edhe domosdoshėmija
e nji zyre shtypi me detyrėn me i ba tė njohtun botės pėrmes botimeve
nė gjuhė tė hueja tė historisė dhe tė vlerave tona – trajtohet te
artikulli me titull «Dy nevoja urdhėruėse» (Djalėria, 1921, n. 10).
Kurse nė shkrimin me titull «Shėnja pėrparimi tė vertet» (Djalėria,
1921, n. 13) ai vėren me gėzim sesi krijimi i nji shoqate bamirėse tė
grave shkodrane pėr t’i ardhė nė ndihmė fatosave qė morėn armėt pėr me
mbrojtė kufijtė e Shqipnisė asht shenj i zgjimit moral tė shoqnisė
shqiptare. Fakti qė ndėrkaq shembulli i kėtyne grave ishte ndjekė
menjiherė prej grave vlonjate, ban qė publicisti i ri tė ndiejnė
krenari pėr pjesmarrjen nė jetėn politke dhe shoqnore tė vendit tė
grues shqiptare. Ideja se kjo pjesmarrje forcon vetė shoqninė dhe
drejton brezat e ri kah pėrparimi i jep shpresė pendės sė djalit, qė
shkruen: «Pėrvujtėrisht e prej thelbit tė zemrės pėrgėzonj zonjat
Shqiptare pėr veprat e mėdha patriotike, pėr ndjenjat e nalta atdhesore
si dhe ca mė shumė pėr fletoret qė botojn pėr t’u prie Shqiptareve duke
u kallzue rrugėn e kulturimit, detyrėn familiare, mėnyrėn e arėsimit tė
kalamanjve dhe mbielljen e ndjenjave tė nalta e naltėsimin e moralit».
Edhe shkrimi me titull «Gruaja» (Djalėria, 1921, n. 14) pasqyron idetė
pėrparimtare qė vlerėsojnė rolin e grues nė shoqni dhe nė familje. Nga
ana tjetėr autori konsideron realizimin e grues mbrenda natyrės sė vet
e cila pėrplotson atė tė burrit dhe sė bashku me tė ndėrton shoqninė
njerzore. Nderimi pėr gruen, pėr misionin dhe pėr qenjen e saj nė
shoqnin njerzore nė pėrgjithsi dhe nė atė shqiptare nė veēanti mbesin
edhe sot e kėsaj dite aktuale, mbasi edhe pse kanė kalue mā shumė se 80
vjet prej kohės kur asht shkrue ai artikull, grueja shqiptare ende nuk
ka mbėrrijt me i pa tė njohtuna tė drejtat dhe prerogativat e veta
gjinore. Kėto janė vetėm disa oroena tė pėrcipta rreth botėkuptimit
filozofik tė nji djaloshi 28 vjeēar qė mā s’parit ka luftue me pushkė
nė dorė pėr me mbrojtė vendin e vet e mandej ka dijtė me pėrdorė edhe
penden pėr ndriēimin e mendjeve tė bashkėkombėsave tė tij. Me siguri
nji tė nesėrme kur tė njohim edhe pjesėn tjetėr tė shkrimeve tė tija tė
pabotueme si edhe tė atyne qė flejnė ndėr tė pėrkohshme tjera kemi me
mujtė me dhanė nji gjykim mā tė thellė pėr formimin e tij dhe pėr idetė
e tija perėndimore.

***

Xhevat Korēa mbetet nji figurė shumė domethanėse nė
tribunėn politike dhe kulturore tė Shqipnisė sė shekullit XX. Ai asht
mbi tė gjitha nji shembull i qendrimit moral konsekuent qė dijti me vu
nė jetė mėsimet etike tė mjeshtrave tė mėdhaj tė mendimit filozofik
botnor. Kah ana tjetėr meritat e tija nė lamije tė arsimit kombtar e
vendosin atė pėrkrah figurave tjera tė shndritshme qė vepruen nė
hullinė e etėnve tė Rilindjes sonė, tue vu gjithmonė nė krye tė vlerave
atdheun dhe pėrparimin e tij kulturor, moral dhe material.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:37 pm

Marie Shllaku bijė e Shkodrės martire e Kosovės





Marie Shllaku
Sokolesha Marie Shllaku (1922 - 1946) njė “nuse” e vetėflijuar pėr Shqipėrinė etnike


Refleksione rreth librit jetėshkrimor: “Marie Shllaku bijė e Shkodrės martire e Kosovės”, tė autorit Tomė Mrijaj

Nga: Klajd Kapinova, New York

Kanė kaluar shumė vite, kur autori, ka hapur skedat
e para, pėr tė hartuar lėnden e librit. Vit pas viti, pas ecejakjeve me
avion nė rrugėtimin New York - Tiranė, New York - Prishtinė, ka
hulumtuar dhe sistemuar tėrė materialin studimor, si njė bletė
punėtore, me durim dhe pėrkujdesje tė veēantė. Ai, pėrpunoi brumin
historik mbi ēdo gjė, qė lidhet me jetėn dhe kontributin e pėrsonazhes
sė vet. Fryt i gjurmimeve, ishin buletinet, gazetat e botuara nė
diasporėn e ShBA sė Evropė, duke konturuar idetė e ndėrtuar fizionominė
e plotė tė veprės. Studiuesi, grishi historinė e shkurtėr tė kohės fakt
pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturėn e veprės, duke futur nė penėn e
tij subjektet, qė janė plazmor nė strukturėn e dorėshkrimit, tashmė tė
kthyer nė njė libėr jetėshkrimor, pėr t’a njohur tė gjithė lexuesit
mbarėshqiptarė.

E parė nė planin e rizgjimit tė traditės atdhetare,
trimėresha e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i pėrket atij brezi tė
patriotėve shqiptarė, qė fatin e lidhėn ngushtėsisht me atė tė popullit
tė vet, qė zemra e re rrahu gjithė jetėn pėr popullin, gjithēka qė
patėn, si: energjitė, aftėsitė e dituritė i vunė me ndėrgjegje tė
pastėr nė shėrbim tė ēėshtjes nacionale, tė realizimit tė aspiratave tė
ligjshme amtare.

Martirėt, me madhėshtinė e stoicizmit tė tyre tė
gjatė, falė fakteve tė reja, qė ruan nėna histori, dalin nga
labirinthet e heshtjes nė momentin e pėrshtatshėm, kur populli ka
nevojė mė sė shumti pėr ta. Si tė tillė, ata sė bashku futėn nė
historinė nacionale nė vendin e merituar, pranė librit tė madh tė
kujtesės dhe mirėnjohjes sė pėrhershme popullore.

Libri nė fjalė, i autorit Tomė Mrijaj, ėshtė njė
rreze drite nė errėsirėn e madhe, qė ka mbuluar pėr 60 vjet
historiografinė e figurave tė shquara tė nacionalizmit shqiptar, qė
luftuan tėrė jetėn e shkurtėr qė kishin, pėr idealin dhe qėllimin
fisnik tė tė parėve, bashkimin e tėrėsisė sė trojeve etnike shqiptare.

Vepra nė fjalė, ka tė bėjė me portretizimin e
martires Marie Shllaku dhe fushėveprimtarinė e ekipit bashkėluftėtarė
nacionalistė, tė dalluar nė Shqipėrinė e Veriut, nė mesin e shek. XX.

Shumė familje e katunde tė Kosovės, u dogjėn me
themel nga forcat e tė ashtėquajtura partizane. U vranė e masakruan, me
qindra njerėz tė pafajshėm, luftėtarė tė lirisė. Antarėt e familjeve tė
tyre, u ekzekutuan, vetėm pse luftonin komunizmin dhe regjimin
kolonizues tė Serbisė. Nisėn tė vriteshin njė nga njė me kurthe e
trathti, prijėsit e ēetave atdhetare, burra, gra, pleq e shumė fėmijė,
pėr tė zhdukur gjithsesi gjurmėt e krimit vllavrasės, nė emėr tė njė
ideologjie boshe, tė importuar nga stepat e Siberisė bolshevike askohe.


Krimet nė fjalė, ishin tė studiuara me kujdes nga
xhelatėt sllavo - shqiptarė, nė mėnyrė, qė historia tė mos kishte
dėshmitarė tė masakrave tė kryera ditėn pėr diell, nė emėr gjoja tė
“pushtetit popullor”.

Duke e parė veprimin gjakėsor tė komunistėve, ēetat
nacionaliste, filluan tė lidheshin mė shumė me njeri - tjetrin, duke
bashkėpunuar ngushtė politikisht e ushtarakisht. Dhe mė sė miri, kėto
shembuj, i risjell tė freskėta autori, duke u mbėshtetur nė burimet e
kohės, literaturėn e pasur, qė ka dalur nė qarkullim vitet e fundit dhe
ėshtė botuar, nėn kujdesin e studiuesve tė rinj seriozė.

Pasi u pushtua e u aneksua Kosova mė 1945, dhe pasi
u ngrit muri mė makabėr i ndarjes ndėrmjet shqiptarėve, regjimi i
juntės ushtarake serbe, nuk kurseu asgjė, pėr t’a terrorizuar,
masakruar, pėrndjekur dhe asgjėsuar popullsinė e pafajshme shqiptare,
qė u robėrua nga kjo makinė shfarosėse dhe shpesh me ndihmen e
ingranazheve puthadorė e lajkatarė, pėr fat tė keq shqiptarė. Nė kėto
rrethana tė reja tė krijuara, shqiptarėt fituan njė status inferior, nė
krahasim me republikat dhe me popujt e tjerė tė Jugosllavisė.

Pėrkundrejt gjendjes sė re, popullsia autoktone e
dardanėve, ēdo orė, ditė, muaj e vite, kishte grumbulluar njė lėmsh tė
madh zemėrimi tė natyrshėm. Ata, u rilindėn dhe nisėn tė organizojnė
lėvizje, protesta, revolta tė organizuara e spontane dhe filluan t’a
shprehin nė mėnyra tė ndryshme organizimi. Populli u hodh nė
kryengritje, por mercenarėt komunistė tė Titos i shtypėn me gjak. Nga
njė luftė e hapur patriotike, u detyruan, tė ndryshojnė taktikė, duke
kaluar nė ilegalitet. Ata formojnė organizata politike, me pėrmbajtje
tė shėndoshė patriotike, pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Njė nga organizatat e rezistencės antikomuniste, qė
bėri bujė asokohe, ėshtė Organizata Nacional Demokratike Shqiptare
(ONDSh), nė Kosovė, Maqedoni dhe degė nė vise tė tjera shqiptare nė
Jugosllavi, nė gjirin e sė cilės, bėnte pjesė vajza e re Marie Shllaku.


Populli
shqiptar, ka njė histori shumė tė trazuar, e cila, ka kaluar nėpėr
kapėrcej tė ndryshėm kohorė. Kėtė histori e pėrshkojnė momente tė
hidhura tė jetės dhe tė veprave tė shqiptarėve. Pėrkushtimi ndaj
nacionalistėve martirė tė nacionit, pėrbėn njė detyrim, pėr ēdo pendė,
qė tė pėrcjell me pėrkushtim brėndinė e ngjarjeve historike, duke
zbardhur figurėn e pastėr e tė pasur atdhetare tė Marie Shllakut, qė
sakrifikoi ēdo gjė, pėr tė bėrė nacionin e vet tė pavdekshėm dhe
nacioni si shpagim e nderon, duke e bėrė atė tė pėrjetshme.

Nė kėtė aspekt, libri hedh dritė, mbi veprimtarinė e
vajzės shkodrane, qė jetėn ia fali nė lulen e rinisė Kosovės martire,
duke pasur nė mendje e zemėr emblemen e rezistencės, kundėr ballinės sė
pėrbashkėt komuniste tė ashtėquajtur partizan shqiptaro - sllav. Ishte
njė vizionare e kulturuar, pėr njė tė ardhme demokratike, sikurse shumė
shtete tė Evropės Perėndimore dhe i vinte keq, kur shihte ēdo ditė, se
ku ishte katandisur atdheu i saj, nėn kthetrat komuniste.

Libri dhe lufta, pėr vlera tė vėrteta demokratike,
qė burojnė nga kėto dituri tė shkruara, ishin bashkėudhėtare tė Maries.
Kishte njė pasion e vullnet tė madh pėr librat, dashuri dhe respekt,
pėr ēdo vlerė kulturore, tė cilėn pėrpiqej tė merrte sa mė shumė qė tė
ishte e mundur. Shpesh, iu desh tė sakrifikonte nga dėshirat dhe
gėzimet rinore, pėr tė realizuar qėllimin, qė i kishte vėnė vetes, tė
shkollohej dhe t’i shėrbente Atdheut mė shumė me dijet e saj
perėndimore.

Tharmi atdhetar e ndjeshmėria nacionale, ka qenė
model pėr kohėn dhe njė shembull pozitiv pėr brezat e sotshėm nė Kosovė
e Shqipėri. Maria, e tregoi me jetėn e saj, se ē’kulturė atdhetare
kishte zotėruar deri nė ato vite dhe sa e si i shėrbei mėmėdheut, duke
dhuruar jetėn, nė moshėn mė tė bukur tė rinisė.

Ndėrkohė, ky element patriotėsh tė flaktė, pėrmes
odiseve tė ēuditshme, plot ngjarje tė mbushur me ngarkesė luftrash dhe
vėshtirėsish nė jetėn e vėshtirė tė maleve nė ēdo stinė tė vitit, ka
shpėrfillur e pėrballuar me po aq ēudi tė jashtėzakonshme ekspeditat
sllavokomuniste shfarosėse tė stilit mesjetar, tė zjarrit e tė hekurit,
skamjen, terrin, vuajtjen. Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitėn
heroizmin, pėrballuan eliminimin e tyre fizik, shpėrbėrjen njerėzore,
nė keqtrajtimin dhe internimin e familjeve tė trimave tė lirisė, pėr tė
vetmin “faj”, pse luftuan kundėr sllavėve e komunizmit.

Zėri dhe vepra e Maries, shėrbei si lėndė e parė, nė
fillim tė shek. XXI, pėr jetėshkrimorin, qė tė rreshtoj dėshmi
tronditėse, refleksione e vlerėsime historike, tė cilat jepen me njė
pėrkujdesje serioze dhe pėrshkrim rrėnqethės nė libėr.

Maria, ishte e mbeti njė zė i fuqishėm, kundėr
dhunės, praktikimit tė metodave tė pushtetit tė diktaturės. Me
shembullin pozitiv, ėshtė njė dėshmi e kėngė krenarie e rezistencės,
mbijetesės dhe vitalitetit tė forcave nacionaliste, qė refuzuan
pandėrprerė pushtetin e juntės komuniste, qė po hidhte me shpejtėsi
rrėnjėn e farės sė keqe. Patriotėt e lirisė e Shqipėrisė etnike,
ekzistencėn e tyre e mbėshtetėn vetėm nė vlerat e pastra dhe tė larta
morale, tė traditės sė kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrėfen fatin e pėrsonazhit kryesorė,
kohėn kur janė zhvilluar ngjarjet, duke dhėnė me njė gjuhė e stil tė
thjeshtė fatet njerėzore, nė luftėn e mbijetesės mbinjerėzore, nė kohėn
mė tė egėr tė komunizmit nė Shqipėri e Kosovė.

Jetėshkrimi i martires sė pushkatuar, plotėson shumė
zbrazėti, zbulon gjėra tė mbuluara dhe njėkohsisht arrin tė qortojė
shumė gjėra tė shkruara keq, veēanėrisht nė vitet e diktaturės
komuniste, ku, historiografia zyrtare abuzive nė Kosovė e trungun amė,
e kishte kthyer nė normė tjetėrsimin e tė vėrtetave historike dhe rasti
i ēetave nacionaliste antiserbo - komuniste, ishte forma mė e dukshme e
kėtij deformimi.

Ky botim, nga njė autor nė diasporėn shqiptaro -
amerikane, pėrbėn njė kontribut tė ri, nė sqarimin e disa momenteve me
peshė historike, nė ēuarjen mė pėrpara tė mendimit tonė historik, sa i
pėrket studimit tė nacionalizmės pėrparimtare shqiptare, si dhe
problemeve tė tjera historike, qė lidhen me figurėn historike tė
atdhetares sė pushkatuar nga sllavokomunistėt.

Kanė kaluar 58 vjet, pėr tė cilėn bėhet fjalė nė
libėr, por kujtesa e historisė, arkivat dhe dėshmitė e rrėfimtarėve
bashkėluftėtarė s’ėshtė dobėsuar. Komunistėt dhe mercenarėt e tyre,
menduan, se i kanė zhdukur tė gjitha, por nė fakt nė zemrat e brejtura,
kanė qėndruar tė fjetura ngjarjet dhe episodet, qė pas viteve 1990,
bėnė tė mundur tė ndėrtohet ky libėr dhe gradualisht tė rishkruhet
historia, sipas dokumenteve e fakteve autentike.

Episodet dhe jeta pėrshkruhet dora - dorės, duke
fituar pėrmasat e njė arkivi tė gjallė. Ndodhitė, zėnė pikėnisje nė
qytetin e Shkodrės, ku, lindi dhe u edukua nė fėmijėri Maria. Secila
prej tyre, fiton mėvetėsinė e tė ekzistuarit, nė njė kohė tė caktuar
dhe me peshė tė dukshme pikėzohen nė atė kohė nė Shqipėri e Kosovė.

Pėrmbajtja, ėshtė e larmishme dhe me tituj joshės,
pėr t’a lexuar deri nė fund me endje. Autori, nė vėshtrimin konceptual,
me njė logjikė tė natyrshme dhe nė lidhje kompakte e ka trajtuar veprėn
e vet, kushtuar nacionalistes mė tė re (e vetme, si femėr nė 55 ēeta
nacionaliste, qė vepronin me pushkė nė dorė nė Kosovė), si njė pjesė e
tėrė dhe jo nė kapituj veēmas.

Rrėfimi fillon me njė pėrshkrim tė qytetit tė lashtė
Shkodrėn, tė njohur pėr vlerat kulturore tė hershme dhe cilėsore nė tė
gjithė Ilirinė, periudhėn e ndritur tė Arbėrisė dhe kudo sot nė trojet
etnike shqiptare. I zhytur nė leximin e stilit narrativ tė autorit,
natyrshėm pėrfshihesh nė pjesėn interesante me titull: “Shkodra dhe
bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund te mendoj, se ne ē’truall tė begatė
u rrit dhe u edukua bija e qytetit antik. Tė gjitha kėto mirėsi tė
vendlindjes, i ndiente nė frymėzimin e shpirtit tė saj fėmija, qė ēdo
gjė, do t’a mėsonte nga stėrgjyshėrit, nėna e babai, gjatė ditėve tė
ftohta tė dimrit, pranė zjarrit dhe sofrės karakteristike bujare
shkodrane.

Komunistėt me tė ardhur dhunshėm nė pushtet, filluan
pėrsekutimin sistematik, kundėr krenarisė, fisnikėrisė e diturisė tė
mijėra intelektualėve qytetarė shkodranė, klerikėve katolikė, duke e
kthyer qytetin nė njė katakomb, truall martirizimi.

Shkodra, u bė epiqendra e rezistencės antikomuniste,
ku, pėr idealet e larta tė lirisė dhe demokracisė, flijuan jetėn shumė
martir tė fesė e atdheut. U mbyllėn shkollat private, u konfiskuan
pasuritė e tundshme dhe tė patundshme. Nė qytetin e Shkodrės nė vitin
1947 u hapėn 12 burgje, pėr tė mbajtur nė qelitė e ftohta bijtė mė tė
mirė tė qytetit tė lashtė, duke iu nėnshtruar hetuesisė, torturave
ēnjerėzore, pushkatimit me radhė e pa radhė dhe me vdekje misterioze tė
organizuar nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit, qe po linde me
gjak dhe mbi kufomat e pafajshme te popullit. U dogjėn ose ua dhanė
peshqesh jugosllavėve tė gjitha librat e rrallė, qė ndodheshin nė
Kuvendet e Urdhėrave Katolike (60.000 ekzemplarė e shumė prej tyre
antikuare origjinale nė Shqipni) dhe shtėpitė e zotnive kulturdashės tė
qytetit.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:37 pm

Diktatura, e cilėsoi qytetin e banorėt e tij, si
“qendėr reaksionare, trathtarė, bashkėpunėtorė tė Vatikanit, CIA-s,
UDB-sė, KGB-sė, agjentė tė Kinės, etj.”, duke e burgosur, torturuar,
internuar, privuar nga ēdo e drejtė njerėzore, keqtrajtuar pa mėshirė.
Diferencimi filloi mė 28 nėntor 1944 dhe vijon sot, nė mėnyrė tė hapur
apo tė kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarėsisė, i kulturės sė
trashėguar, shihet si rrezik pėr tė gjithė ata, qė i shtuan kalvarin e
vuajtjeve dje e sot...

Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946),
gjithnjė ėshtė dalluar, pėr vlerat e mėdha tė nacionalizmit shqiptar,
duke qenė njė zonjė e rėndė dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodėrloca.
Nė kėto lagje rrugica shekullore, janė rritur dhe edukuar, pranė votrės
karakteristike shkodrane, fėmijėt nė djep, qė nėnat e tyre u jepnin
qumėshtin e gjirit, ashtu sikurse thotė legjenda e lashtė e kėshtjellės
Rozafa.

Marie Shllaku, ishte pjesė e qytetit, qė ruante nė
gjirin e saj historinė e lavdishme mijėravjeēare, pikėrisht atėherė,
ku, shumė qytete tė Shqipėrisė jetonin fazėn e embrionit tė tyre. Zoti
e natyra, kishte shtrirė me kohė dorėn e saj bujare, nė drejtim tė
qytetit, qė si shpėrblim i dhuroi atdheut bijtė mė tė mirė,
intelektualė solidė, njerėz me erudicion dhe vizion tė pastėr
atdhetarė, burra tė pushkės e pendės, prijės tė aftė e martir, qė zunė
fill qysh nga lashtėsia e Gentit dhe Teutes sė famshme…

Pėr te, vendlindja ishte ēdo pėllėmbė toke
shqiptare, njėlloj si Shkodra, qė nė dritė e qiti dhe ndoshta mė tepėr
e deshti Drenica. Maria e pėrshkoi Kosovėn anembanė, nė fusha e nė
male, nė qytet e fshatra dhe gjithnjė ndjente kėnaqėsi, kur ishte mes
bjeshkėve tė bukura tė Kosovės, lumenjėve qė gurgullojnė me bardhėsinė
e tyre, pyjet qė harlisen nė shpatet e maleve, qė herė herė mbulohen me
dėborėn e re tė dimrit tė ashpėr. Bashkėpunoi me Legalitetin, Ballin
Kombėtar dhe me tė gjithė ato forca pėrparimtare shqiptare, qė ishin
pėrkushtuar pėr Shqipėrinė etnike, njė shembull ideal sot, pėr secilin
prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen,
pėr herė tė parė, nė pjesėt e qėlluara shkrimore, por shumė
kuptimplote: “Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie
Shllaku”, “Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe pėrkrahu
talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha udhėheqės e martir i
Kosovės”, “Shokėt antikomunist kujtojnė Marien”, “Maria nė Kuvendin e
Dobėrdolit”, “Beteja e qelisė sė Siēevės 12 shtator 1945”, “Maria
aktive nė Kuvendin e Drenicės”, “Martiria shkodrane nė luftėn e
Drenicės”, “Shtypi i kohės flet pėr pushkatimet”, “Nxėnėsia e Fishtės e
priti me qetėsi pretencėn e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i
Organizatės Patriotike “Besa Kombėtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie
Shllaku bashkėpunėtore e shumė organizatave nacionaliste nė mal”,
“Maria nė Mat’hauz - en dhe Aushvic - in e Jugosllavisė komuniste”,
“Heroina pėr 50 vjet e lėnė nė harresė”, “Njė histori tė dhimbshme, por
krenare shqiptare”, “Maria dhe historia qė do tė flasė pėrsėri”, “Njė
pėrmendore e pavdekshme pėr Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me
histori nė dorė”, etj.

E gjithė jetėshkrimi, ndjehet i freskėt nga rrėfimet
e bashkėkohėsve dhe shoqėrohet me shėnime historike, pėr
bashkėluftėtarėt e pėrsonazhes, njė literaturė e pasur tė hulumtuar nė
Kosovė, Shkodėr, Tiranė e ShBA.

Me pushtimin e Kosovės nga ushtritė serbo -
malazeze, mė 1912, populli shqiptar ra nėn zgjedhėn e njė shtypėsi tė
ri. Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar nga Konferenca e
Ambasadorėve nė Londėr mė 1913, u shoqėrua me vendosjen e njė regjimi
tė egėr tė shtypjes dhe gjenocidit.

Pozita e Jugosllavisė, nėn Mbretėrinė Jugosllave
ishte e konsoliduar. Kjo kishte ardhur menjėherė, pas pėrfundimit tė
Luftės sė Parė Botėrore. Pra, kemi nė kėtė rast njė kontuinim tė
mbretėrisė jugosllave, ku, brenda tyre padrejtėsisht ishin pėrfshirė
njė pjesė e konsiderueshme e trojeve shqiptare. Pas pėrsekutimit dhe
masakrimit fizik nė kohėn e sundimit tė Aleksandrit, shqiptarėt e
Kosovės, provuan nė kurrizin e vet masakrimin nė masė, menjėherė pas
“ēlirimit” tė Jugosllavisė. Vrasjet masive u kryen nga repartet e
ushtrisė popullore ēlirimtare tė Jugosllavisė tė kryesuar nė Kosovė nga
marsha e direkte e Marshallit Tito, i plotėfuqishmi asokohe Fadil Hoxha
me company, me tė cilat do tė bashkohen mė vonė brigadat partizane tė
drejtuar pėr masakra nga komandantet Shefqet Peēi, Shaban Haxhia dhe
komisar politik Ramiz Alia tė nėnės Shqipėri me urdhėr direkt tė Enver
Hoxhės. Nė emėr tė nėnės apo “memėdheut”, ata vranė bijtė mė tė mirė tė
shqipes nė trojet etnike shqiptare, pėr t’i hyrė nė zemėr
sllavokomunistėve tė Titos.

Nė situatėn e rėndė tė krijuar, gjendja nacionale,
sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpėrsuar.
Shqiptarėt qenė kėsisoj njė ndėr popujt mė tė diskriminuar dhe tė
shtypur nė tė gjithė tė ashtėquajturėn Mbretėri Jugosllave.

Me ardhjen e Italisė fashiste dhe Gjermanisė naziste
nė Kosovė (1939 - 1944), kufiri shqiptaro - shqiptar, midis trojeve
shqiptare, nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės ishte i lirė. Tashmė,
shqiptarėt e ndarė padrejtėsisht, qysh prej vitit 1913 nga Fuqitė e
Mėdha, filluan tė lėvizin lirshėm nė tė dy anėt e pėrbashkėta tė
nacionit arbėror. Sigurisht, ky veprim i rrėzimit tė “murit”
artificial, ishte njė nxitje, pėr zhvillim tė trevave shqiptare, por
nga shovinistėt sllavė nuk shihej me sy tė mirė.

Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore, nė vend qė tė
zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi mė shumė trathtinė,
qė vetė udhėheqėsit e PK tė Shqipėrisė, kishin bėrė nė bashkėpunim me
shqiptarėt mercenarėt besnikė tė Serbisė. Ata bėnė aktin mė tė rėndė,
duke e lėnė Kosovėn nėn morsėn shtypėse tė kolonizatorėve barbarė.
Fakti, qė nga viti 1944 - 1990, ku, shqiptarėt ishin tė pushtuar e
pėrligjė trathtinė e regjimit tė polpotit tė kuq sadist Enver Hoxhės
(Kujtojmė, se nė Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000
bashkėkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorė qė asokohe kishte vendi,
qė mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut nė enciklopedinė e
krimeve komuniste botėrore kundėr njerėzimit, shėnimi im K. K.) dhe mė
kot mundohen pseudohistorianėt komunistė tė shfajėsojnė Enver Hoxhėn
dhe regjimin e tij.

Ka qenė pikėrisht ky regjim, qė ka dorėzuar me dorėn
e vet kasapit tė Ballkanit gjatė 50 viteve me mijėra vėllezėr kosovarė
(Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarė tė masakruar ditėn pėr diell),
mbushėn burgjet e Burrelit, Spaēit, etj. dhe nė kampet e pėrqendrimit
nė shtetin amė burg... Dhe pėr kėto fakte shiko vargun e gjatė tė
listave nė gazetat: “Pishtari” (Shkodėr), “Liria” (Tiranė) etj., tė
Shoqatės sė ish - Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, shėnimi im
K.K.), qė kishin ikur nga vendlindja, pėr t’i shpėtuar masakrave, por
janė trathtuar nga komunistėt e Tiranės sė kuqe zyrtare, qė kishin
dashuri tė pakufi pėr Titon. Vetė E. Hoxha, (administrata,
institucionet shtetėrore e shkollat), nė zyrėn e vet ka mbajtur
portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.

Diktatori antishqiptar, e pllakosi pėrtokė krenarinė
e shqiptarit si individ e komb, mėvetėsinė e tij, nė mėnyrėn e tė
menduarit e tė jetuarit, me projektin makabėr tė krijimit tė “njeriut
tė ri” (njė ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit tė komunizmit
ruso - kinez, ka bėrė qė edhe sot disa njerėz tė konsumojnė dollarin nė
ShBA, euro-n nė Kosovė e Shqipėri, pėr ta blerė “artin”, qė i kėndon
largkjoftit. Ai, pas vetės ka lėnė Shqipėrinė njė “kopsht me lule”
(katrahurė), me kujtimet e errėta pėr Burrelin, Spaēin, Ballshin, etj.,
dhe me qindra kampe internimi ne tė gjithė atdheun, duke thithur si
ushujzat gjakun e popullit tė vet pėr 5 dhjetėvjeēarė me radhė. Eshtė
pikėrisht ai, qė e vari, kryqėzoi dhe katandisi shtetin shqiptar nė
ishull kubanez (xhungėl) dhe nė varfėri tė tejskajshme, pasojat e sė
cilės ndihen ende sot...

Duhet vėnė nė dukje, se figura e Maries, nuk mund
tė kuptohet e shkėputur nga dėmi, qė regjimi i Tiranės i ka bėrė
ēėshtjeve tė trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistėt tė
rrokin armėt, kundėr sllavėve dhe trathtisė shqiptare.

Nė politikėn negative tė jashtme, qė luante Tirana
zyrtare e tė vetėquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte ēasti
antishqiptar, kur zyrtarėt amerikanė e pyetėn, se cili do tė ishte
reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipėria tė kėrkonte, qė tė futej
ēėshtja e Kosovės nė rendin e ditės tė Konferencės sė Paqes? A nuk do
tė mendonit ju, se tė paktėn, ju gėzoni tė drejtėn, qė pretendimi i
juaj tė diskutohet dhe tė studiohej? I shtangur nga kjo analogji e
papritur, Enver Hoxha pėrgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron,
sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonė Jugosllavisė, pėr
Rajonin e Kosovės”. Tashmė Shqipėria, do tė kishte padronė tė rinj
jugosllavėt e Titos dhe sovjetikėt e Stalinit. Mendoj se s’ka nevoj pėr
koment.

Ajo qė e bėn mė interesant kėtė episod historik,
ėshtė se tani, Shqipėria ndodhej para njė realiteti, ku, Beogradi
nėpėrmjet njė varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me
aksione tė pėrbashkėta, kishte hartuar njė program tė barabartė, pėr
unifikimin e ēmimeve dhe kishte filluar bisedimet pėr bashkimin
doganor, unifikimin monetar etj. Gjuha cilirike serbo - kroate, ishte
futur nė shkollė. Sipas planit jugosllav, Shqipėria, do tė ishte
furnizuesja e saj me lėndė tė para dhe shumė shpejt, ajo do tė bėhej
republikė e saj e shtatė... Kjo tashmė nuk ėshtė fshehur as nga vetė
jugosllavėt, qė thonė se asokohe ia hodhėm Shqipėrisė “motėr”!!!

Libri, futet ndėr ato botime tė vlerave tė pėrveēme
dhe njėkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrime tė
llojit tė kujtimeve. Historia mbetet nė rend tė parė, ku, qendrushmėria
e tė dhėnave dhe fakteve, i hapin hapėsirė pasurimit tė biografisė sė
shkodranes Marie Shllaku, duke e ndihmuar nė rizgjimin e historisė.

Mund tė thuhet, se jetėshrimi i deritashėm nė fjalė
sjell njė drejtpeshim nė vlerėsimin objektiv tė figurės sė vajzės sė re
martire.

Ajo mbeti njė femėr legjendare, me tradita tė thella
atdhetare, njė nacionaliste e ndėrgjeshme. U ndal nė Kosovė, me
vullnetin e saj shpirtėror, pėr tė vdekur si patriote e trojeve tė
pėrgjakura tė Kosovės.

Autori, orientohet drejtė nė kohė, duke e parė
martiren e flijuar, pėr ideale tė shenjta atdhetare, si njė figurė
realisht historike, i shmanget natyrshėm mitizimit, d.m.th., ai e
ēmitizon atė, e bėn qėnie tė prekshme, me trup dhe frymė, duke
demostruar kėsisoj njė shembull tė jetėsuar, me punė hulumtuese e
shkrimore serioze.

Historia, ende ka pėr tė thėnė e shkruar, pėr kėtė
pėrsonalitet historik nė tė ardhmen, mbasi ka lėnė gjurmė tė
pashlyeshme, nė vetėdijen e popullit tonė dhe si e tillė pėrkujtohet me
krenari dhe respekt tė veēantė, si qytetare nderi e trojeve etnike
shqiptare.

Botimi i librit ėshtė mundėsuar nga cifti i ri i
porsamartuar, avokati shqiptaro - amerikan z. Nikollė Gjelaj me
bashkėshorten e tij Ardiana Gjelaj (Mrijaj), qė tė prekur thellė nga
historia tragjike e vajzės sė bukur dhe shumė trimėreshė Marie Shllaku,
shprehėn dėshirėn tė sponzorizojnė librin kushtuar heroinės sė
pamposhtur. Martiria shkodrane, ėndėrroj nė vajzėrinė e saj qė tė bėhej
nuse, por ajo zgjodhi si dhėndėrr interesat e larta tė Atdheut, duke
privuar vetvetėn nga dita e nusėrisė.

Libri me 3000 ekzemplarė, ėshtė botuar nė New York
dhe ka 218 faqe ne disa foto, qė botohen pėr herė tė parė. Kopertinat
janė realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetės
“Illyria” Berat Gashi, ndėrsa lektorimi ėshtė bėrė nga profesori i
Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” Dr. Fran Luli, recensent
profesori i Historisė z. Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirėnjohur
dhe botuesi i shumė librave jetėshkrimor e artistik z. Jetish Kadishani
dhe nė kompjuer Donika Mrijaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Wed Sep 10, 2008 3:52 pm

Baki Ymeri: Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit





Xhelal Gjura
Shembuj tė shenjtė tė atdhedashurisė


Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armėt, mbante
koleksion armėsh nė apartamentin e tij nė Tiranė, dhe e sfidonte me
trimėri djallėzinė e shėrbimeve tė fshehta jugosllave. Nė bazė tė
informative tė tij, nė Shqipėri ekzistonte plani shqiptar pėr ēlirimin
e trojeve etnike. Shqipėria ka dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm mė
1981, kur mbi Kosovė shkallėzonte dhuna serbe.


Nga Baki Ymeri

Thonė
se nė krahasim me gratė, burri ka vokacionin e heroit. Ata janė heronj
tė ideve tė mėdha, dhe emri i heroit ngjitet deri nė qiell, thuajse
burri i pėrket Qiellit, ndėrsa gruaja Dheut. Kėshtu thonė tė tjerėt,
ndėrsa nė themi se shqiptarėt shquhen edhe me heroina, siē shquhen
francezėt apo popujt e tjerė. Edhpse kishte ide tė majta, gjė qė
justifikohej nė kohėn e tij, Xhelal Gjura mbetet njė nga heronjtė mė tė
dashur tė malėsisė sė Sharrit. Rezistenca e tij nė zemėr tė Sharrit i
mahniste miqėt dhe armiqėt. Ata qė e ndiqnin konstatonin se shqiptarėt
dine ta mbrojnė me guxim dheun e vet. Xhelal Gjura, u lind nė
Shipkovicė (1927) dhe vdiq nė Tiranė (1976). Ishte aktivist i paepur
pėr ēėshtjen e arsimit shqip. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Nė
Shkup kreu medresen e madhe trevjeēare (gjatė viteve 1939-1941). Gjatė
viteve 1942-1945, Xhelali kreu me sukses Normalen nė Prishtinė. Pas
kėtyre viteve, si student me korrespondencė, arrin tė kryejė Shkollėn e
Lartė Pedagogjike nė Prishtinė. Pėr shkak tė aktiviteteve tė dendura
politike, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė shqiptarizmit, detyrohet tė
arratiset nė Shqipėri, nė vitin 1951. Gjatė viteve 1951-1954, arrin tė
kryejė Fakultetin Juridik nė Tiranė. Njė kohė tė gjatė ushtron
aktivitete diplomatike, duke qenė gjatė viteve 1960-1966 atashe i
Ambasadės sė Shqipėrisė nė Kinė. Mė vonė punon si profesor nė
Universitetin e Tiranės, ku edhe i janė botuar dy vepra shkencore pėr
pėrvetėsimin e gjuhės serbokroate. Njė pjesė tė jetės dhe veprės sė tij
e tė Sadudin Gjurės e ka ndriēuar pėr herė tė parė Flaka e Shkupit, si
dhe revista elektronike e Idriz Hamzait, www.shipkovica.com,
ndėrsa burimet elementare lidhur me prezentimin e tij e tė kushėririt
tė tij, i huazuam nga monografia e Shoqatės sė Pedagogėve Shqiptarė tė
Tetovės "Veteranėt e arsimit shqip nė Tetovė e rrethinė prej vitit
1940-1960", qė u botua nė gusht tė vitit 2000, nė Tetovė, vepėr e
sponsorizuar nga Kuvendi i Komunės sė Tetovės.

Ndjekja e Xhelali nėpėr malet dhe bjeshkėt e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armėt, mbante koleksion
armėsh nė apartamentin e tij nė Tiranė, dhe e sfidonte me trimėri
djallėzinė e shėrbimeve tė fshehta jugosllave. Nė bazė tė informative
tė tij, nė Shqipėri ekzistonte plani shqiptar pėr ēlirimin e trojeve
etnike. Shqipėria ka dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm mė 1981, kur
mbi Kosovė shkallėzonte dhuna serbe. Sipas Anila Lelit (Rilindja, 30
gusht 2000), nė Shqipėri ka ekzistuar realisht njė plan lufte pėr
ēlirimin e trojeve shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me
kėtė janė shprehur dy prej titullarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė
Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi I Shtatmadhorisė sė Ushtrisė
Shqiptare gjatė viteve 1975/1962, nė njė intervistė dhėnė njė tė
pėrditshme shqiptare, pohon se “Me porosi tė Enver Hoxhės, nėn
drejtimin e Mehmet Shehut, bashkė me njė nga zėvendėsministrat e
mbrojtjes, u ngarkaum qė tė hartojmė njė plan pėr tė ēliruar jo vetėm
Kosovėn, port ė gjitha trojet shqiptare tė pushtuara deri atėherė nga
Jugosllavia. Ishte njė detyrė serioze pėrpara sė cilės duhej tė mateshe
mire, t’i peshoje mirė gjėrat, njė detyrė e padėgjuar deri atėherė, por
jo e paimagjinueshme pėrderisa njė pjesė e trojeve tona ishin tė
pushtuara padrejtėsisht. (…). Ishin marrė masa tė rrepta pėr ruajtjen e
fshehtėsisė sė veprimeve dhe drejtimin e fshehtė tė trupave. Gjithsej
pėr kėtė operacion ishin planifikuar 500.000 trupa reserve, veē
rezervave tė tjera nė Shqipėri, por edhe 300.000 tė tjera nė Kosovė,
ndėrsa nė vise tė tjera mė pak”. Kontributi i Xhelal Gjurės pėr hedhjen
e idesė sė kėtij plani ėshtė i jashtėzakonshėm.
Ishte verė e vitit
1952. Xhelali me shokėt e vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe
qėndronte diku nė bjeshkėt e Sharrit, tejmatanė brigjeve tė Kodrės sė
Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugėn nga mund
tė arratisen, qė tė mos bien viktimė e ptarullės jugosllave. Kur
arritėn te Mali Karaxhės, u lulėn nė njė lėndinė pėr ta shuar urinė.
Kalon andejpari me kalin me drurė Hazizi Nazifit dhe i sheh
“diverzantėt” shqiptarė. Xhelali e pėrqafon dhe i thotė: “Kur tė arrish
nė katund, trego se na ke parė!”. Mirėpo, aty pranė kish ndodhur
patrulla e policisė jugosllave, e cila posa i kish parė i kishte
sulmuar. Fillon njė dyluftim i ashpėr, porsi nė kohėn e betejave
partizane. Krismat e prishėn qetėsinė e mbrėmjes. Gjithė natėn
angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra
e Diellit). Sipas urdhėrave indirekte tė UDB-ės, ato i shoqėrojnė edhe
civilė tė shumtė nga fshatrat pėrrreth. U mbushėn malet me ndjekės tė
mashtruar pėr ta zėnė “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perėndonte
vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat nė Stanabara. Pas gjėmimeve
nė Malin e Karaxhės, tė nesėrmen herėt nė mėngjez, forcat policore e
zbulojnė njė viktimė: Havzi Toplicėn. Kufoma e pafajshme i ekspozohet
dhunės policore. Prej atje e sjellin nė mes tė fshatit, ku edhe aty i
ekspozohet dhunės policore. Thonė se pėrgjatė varrosjes sė saj, policia
sllave i detyron fshatarėt ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta
hedhin kufomėn mbi to.
Emri i Xhelal Gjurės ndėrlidhet me burimet
historike tė shqiptarizmit. Emrin e tij na e ripėrkujtoi kushėriri i
tij, Xhema, njė nga luftėtarėt e panumėrt tė lirsiė. Xhelali ishte mik
i ngushtė i Iljaz Kamberit. Ndjekja e e tij nėpėr malet dhe bjeshkėt e
Sharrit vazhdon edhe disa ditė mė vonė. Ai ndiqej, madje edhe fushave
tė Shipkovicės, nė Fushė tė Madhe, rrugės sė Dėrvenit, te Hani Halimit,
nė Marko Livadhe, arrave pėrrreth fshattit, nė Livadh tė Madh,
shpatijeve tė Ballbajės, nė Bigur, nė stane e nė bjeshkė. Kėto ndjekje
vazhdojnė disa ditė me rradhė. Ndjekja qė u zhvillua tė nesėrmen ka
qenė aq e madhe saqė saqė i nxorri nga strofulla e vet edhe egėrsirat e
malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur
ndonjė kataklizmė. Nuk ėshtė e hijshme tė flas pėr vete, shton
Nexhbedin Nezir Voka, por nė vendin e quajtur Puēovllaz, njė kope
derrash deshi tė mė pėrbijė me gjithė kalin qė kisha. E krejt kjo u
shndėrrua nė pėrfolje dhe qarje hallesh se ēka do tė ndėrmarrė pushteti
mė tutje. Por dikurė, pas disa ditėsh, ēdo gjė ra nė rrjedhėn normale,
ndėrsa fshatit iu shtua edhe njė element i ri i biografisė sė tij
politike.

Kushtuar Xhelal Gjurės


Veē putra ujqėrish mbi dėborėn e trashė
As kėmbė malėsori, as sopata, as sakica
Po , kush ėshtė ai burrė qė po ecėn i vetėm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

Ē’e ka atė zemėr tė bardhė , si kjo borė
Dhe ecėn mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kėrkon t’ia puthė gjoksin e leshtė
Dhe vdekjes i thotė : “Mė thonė Xheladin!”

Me vete s’mban plumba ky burr i pėrmalluar
Ka libra, revista dhe njė mall tė pafund
Tė gjallė kėrkon qė ta pjekė UDB ja
Kėrkon qiell e dhe, nuk e kapė dot askund

O, Malet e Sharrit, sa borė paski sot
Sa sy udbashėsh qė shohin pėranė!...
Me opinga malėsori kėrkon njė kasolle
Shqiponja e Sharrit qė vjen nga Tirana

Ē’ėshtė ky xham qė troket nė mesnatė
“Kam ardhė tė tė puth e tė ik prap, moj nanė”
“ Kush je ti, oj hije, qė nanė mė thėrret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanė, nga Tirana!”

Dhe dita agon, dhe laku shtėrngohet
Dhe urdhėra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurėn s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallė, more, Shqiponja e Sharrit

“Bllokoni kufirin!”, buēet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranės
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelėn pranė
Tek qeshė aq bukur nė fytyrėn e hanės.

Riza Lahi (Tiranė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:30 pm

Azem Hajdarit pas dhjetė vjetėsh i jepet titulli “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”




Presidenti Topi pas ceremonisė sė dekorimit tė Azem Hajdarit (pas vdekjes) me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

Nga Armand Maho


Kanė kaluar dhjetė vjet tashmė. Shumė ujėra kanė rrjedhur, politika nuk ka ndryshuar dhe partia pėr tė cilėn ai luftoi ka ardhur sėrish nė pushtet. E qė prej dhjetė vjetėsh ai nuk jeton mė. Njė dorė kriminale do e qėllonte natėn e 12 shtatorit, njė vrasje e cila do tė trondiste nga themelet politikėn shqiptare. Njė vrasje qė do i hiqte kėtij vendi njė nga figurat mė tė shquara tė lėvizjes pėr demokraci, njė humbje e cila ndihet dhe sot e kėsaj dite. Politikės i mungon ai njeri, i cili nuk bėnte kompromise, i cili besonte se Shqipėria bėhet, i cili e donte lirinė, e donte integrimin, e donte vendin e tij, dhe mbi kėto parime nuk shkelte kurrė. Ishin kėto parime, pėr tė cilat ai luftoi dhe u vra, dhjetė vjet mė parė.

Dekorimi 

Ėshtė dekoruar dje nga Presidenti i Republikės me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” pas vdekjes, Azem Hajdari. Udhėheqės i Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit ’90. Nė kėto vite tranzicion Azem Hajdari ka qenė personazhi mė i spikatur i sė djathtės shqiptare, por dhe i politikės nė pėrgjithėsi. Por mė mirė vonė se kurrė, tė paktėn shokėt e tij tė partisė (por jo tė idealeve, ata janė ende larg figurės sė politikanit qė shihte ai), u mblodhėn dje nė Pallatin e Brigadave. Nė ceremoninė e mbajtur me kėtė rast fjalėt ishin tė tepėrta. Tė gjithė nė atė sallė e dinin shumė mirė se kush ka qenė Azem Hajdari, e dinė shumė mirė se ē’ka bėrė ai pėr atė parti dhe pėr kėtė pushtet qė gėzojnė sot. Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė dhe leximit tė dekretit nga Sekretari i Pėrgjithshėm i institucionit tė Presidentit, Aleksandėr Flloko, me motivacionin: “Pėr kontribut tė shquar nė lėvizjen demokratike pėr rrėzimin e diktaturės komuniste, lindjen e pluralizmit politik nė Shqipėri dhe futjen e saj nė rrugėn e zhvillimit demokratik, si njė nga drejtuesit kryesorė tė Lėvizjes Studentore”, presidenti Topi u dorėzoi familjarėve tė Azem Hajdarit urdhrin e lartė sė bashku me dekretin pėrkatės. 

Nė emėr tė familjes e mori fjalėn bashkėshortja e Azemit, Fatmira Hajdari. Nė fjalėn e saj ajo i falėnderoi tė gjithė ata qė bėnė tė mundur dekorimin e Azemit, presidentin, kryeministrin dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij. “Besoj qė jo vetėm unė si bashkėshortja e Azemit dhe tre fėmijėt e mi kėtu, dhe familjarėt e tij, ndihemi kaq tė gėzuar dhe tė lumturuar pėr kėtė dekorim kaq tė lartė nga Presidenti i Republikės. Dua t’ju falėnderoj tė gjithėve, kryeministrin Berisha, bashkėpunėtorėt e Azemit, tė gjithė ata qė bėnė kėtė propozim pėr dekorimin e Azemit nė 10-vjetorin e vrasjes sė tij, pasi ata nuk e kishin pėr 10 vjet nė mesin e tyre. Falėnderoj Presidentin e Republikės, qė e mirėpriti kėtė propozim dhe bėri tė mundur dhėnien sot nė 10-vjetorin e Azemit dekoratėn e lartė tė Urdhrit tė Skėnderbeut. Le tė shėrbejė kjo dhuratė e Azemit dhe ky dekorim i Azemit me rastin e 10-vjetorit, pėr tė gjithė demokratėt, pėr tė gjithė shqiptarėt, qė tė bėjnė tė mundur implementimin e mėtejshėm tė demokracisė nė Shqipėri. Ju falėnderoj tė gjithėve pėr pjesėmarrjen. Faleminderit dhe njėherė”, - tha Fatmira Hajdari.

Ekzekutimi 

Azem Hajdari u ekzekutua mė 12 shtator tė vitit 1998 pėrpara selisė sė Partisė Demokratike. Ekzekutorėt e tij, njė klan kriminal nga Tropoja, nė shumicė u vranė, dhe ndonjė tek-tuk ka mbetur pas hekurave tė burgut. Gjithsesi, megjithėse u fol shumė pėr urdhėruesit, ata sėrish mbeten enigmė. As ardhja e demokratikėve, shokėve tė tij tė idealit, nuk mundėsoi gjetjen e urdhėruesve, megjithėse kjo u konsiderua si vrasja e shekullit. Ka dhjetė vjet qė vetėm flitet pėr kėtė vrasje, fjalė dhe asgjė....... Por gjenden ose jo urdhėruesit e vrasjes sė Azem Hajdarit, kjo ėshtė shumė herė mė e parėndėsishme se ajo ēka na la pas ai, besimi qė kishte ai tek e ardhmja, besimi tek idealet e sė djathtės dhe tė vlerave tė demokracisė. Besim, i cili na vlen tė gjithėve.


Biografia

- Azem Hajdari u lind mė 11 mars 1963, nė qytetin Bajram Curri tė Tropojės, Shqipėri. 

- I martuar, me tre fėmijė, Kirardi, Rudina dhe Azemi i vogėl, i lindur katėr muaj pas vdekjes sė Azemit. 

- Shkollėn tetėvjeēare dhe tė mesme i kryen nė vendlindje. 

Mė 1987, pas njė shkėputjeje, fiton tė drejtėn e studimit dhe regjistrohet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike. 

Nė vitin 1993 diplomohet pėr filozofi, nė Universitetin e Tiranės. 

Nė vitin 1995 diplomohet si jurist nė Universitetin e Tiranės. 

Nė vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr gjuhė angleze e filozofi. 

Mė 1996 ndjek kualifikim pėr politikat e sigurisė e mbrojtjes, nė kuadrin e NATO-s, nė Garmisch-Partenkirchen nė Gjermani. 

Aktiviteti politik 

Dhjetor 1990, Udhėheqės i Lėvizjes Studentore 

Dhjetor 1990-shkurt 1991, Lider i Partisė Demokratike, partia e parė opozitare nė Shqipėri, kryetar i Komisionit Nismėtar tė kėsaj Partie 

1991-1993, Nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe anėtar i Komitetit tė saj drejtues 

31 mars 1991, Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Shkodrėn 

22 mars 1992, Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Shijakun 

26 maj 1996, Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Bulqizėn 

29 qershor 1997, Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Tropojėn 

1992-1996, Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Rendin Publik dhe SHIK 

Nėntor 1996, Kryetar i Sindikatave tė Pavarura Shqiptare 

Qershor 1997, Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Mbrojtjen Kombėtare 

1995-1998 President i Klubit tė Futbollit “Vllaznia” Shkodėr dhe President i Federatės Shqiptare tė Arteve Marciale 


Vlerėsime 


Pishtar i Demokracisė 

Urdhri “Nderi i Kombit” (2002) 

Medalja e Artė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” (2003) 

Mė 10 shtator 2008 organizohet ceremonia pėr dorėzimin e Urdhrit “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”, dhėnė nga Presidenti i Republikės 


“Azem ti je gjallė”, shfaqet dokumentari nė kinema “Imperial”

Dje nė mbrėmje, nė ambientet e kinema “Imperial”, u shfaq filmi dokumentar “Azem ti je gjallė” i realizuar nga regjisori Saimir Kumbaro, nė 10-vjetorin e vdekjes sė tribunit tė lirisė, Azem Hajdari. Pas shfaqjes sė filmit, kryeministri Berisha vlerėsoi se ky film dokumentar ishte i realizuar me shumė ndjenjė, dashuri, pėrkushtim dhe me profesionalizėm tė lartė nga Saimir Kumbaro, njėri prej dėshmitarėve dhe vėzhguesve mė tė vėmendshėm tė atyre ngjarjeve tė mėdha dhe njė nga miqtė e heroit, tribunit tė lirisė, Azem Hajdarit. “Ishte me tė vėrtetė njė film dokumentar i shkėlqyer, nė tė cilin u shpalos para publikut gjithė personaliteti i madh, virtytet dhe kontributi historik i tribunit tė lirisė. Me kėtė rast, pėrgėzoj autorin e kėtij filmi dhe tė gjithė ata qė kontribuuan pėr kėtė film dokumentar shumė tė rėndėsishėm”, - tha Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:33 pm

Azem Hajdari rrezaton dritė-lirie nė altarin e historisė




Heroi i Demokracisė, Azem Hajdari

Nga Mevlud Buci


Drit' vllaznimi

-drit' lirie

Fatmir Fran Maleti nga Tetaj i Mėrturit, mbante nė celular njė kėngė tė re epike, tė kėnduar nga shqiptarėt e Amerikės, kushtuar martirit tė demokracisė, prijėsit tė shquar nė demonstrata, tė paharruarit Azem Hajdari. Fatmir Maleti, kontrollor nė ujėsjellėsin e Laprakės, krahas Azem trimit, mbante nė celular edhe shenjtorin Dervishin e Luzhės. Besimi dhe liria, drita e vėllazėrimit, drita e demokracisė sė vėrtetė, janė tė shenjta pėr Fatmirin. Tek bisedoj me kėtė mesoburrė, kujtoj ditėn kur bėnim homazhe pėr tė ndjerin, viganin e lirisė Azem Hajdari.

Shtatori 1998 mbeti nė histori, sepse populli mė 12 e 13 shtator brofi nė kėmbė, nderoi veprėn dhe figurėn e ndritur tė demokratit tė lirisė Azem Hajdari. Kėnga e re si buqetė nė 10 vjetorin e rėnies, pasqyron shpirtin atdhetar tė emigrantėve, nderimin pėr rrugėn e vėshtirė e tė ndritur tė martirit tė lirisė:

...Si student u ngrit nė kambė, diktaturės me i ba ballė, bashkė me shokėt e tij tė ri, Nanė Shqipnisė me i sjellė liri.

Kėnga pasqyron edhe shpirtin human tė Azem Hajdarit. Shembullin e tij pėr vėllezėrit kosovar, ndihmėn e vyer dhe guximin atdhetar:

...Nė qershor nėntėdhjetė e tetė, Drenicė trimja flakė u ndez, si fėmija thėrret oj nanė, Azem trimi u ngrit nė kamė, me malėsorėt dert ka ba, hapni dyert e hapni vatrat, pritni vllaznit e pritni motrat...

Fatmir Maleti i Tetaj Mėrturit, gjithė shokėt e tij, sikurse mbarė shqiptarėt e ndershėm e krenarė, kujtojnė dhe krenohen me veprėn e ndritur tė tė paharruarit Azem Hajdari.

Kėnga e re e shpirtit shqiptar e regjistruar nė celularin e birit tė Tetaj-Mėrturit, pasqyron mjaft bukur figurėn polietrike tė martirit tė demokracisė, dhimbjen e thellė popullore, pavdekėsinė e trimit Azem Hajdari. Fatmir Fran Marleti krenohet me traditat atdhetare, me LAN, me gjyshin e tij Zefin, ish luftėtar nė brigadėn e 25 sulmuese tė LAN. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse Fatmiri i do dhe i ruan tė shenjta figurat e pavdekshme tė heronjve tė kombit, se edhe Azem trimi ishte trim mbi trimat. Nė celularin e tij, gjėmon kėnga, Azem Hajdari rron nė breza, nė zemra :

...O Azem, Azem Hajdari, nuk t'harron n'brezni shqiptari, nuk t'harron Shqipėria mbarė,

n'zemrat tona ti je gjallė...


Janė tė shumta vargjet, kėngėt, kujtimet e mbresat Pėr Azem Hajdarin. Ai ishte njeri i vlerave tė rralla, njeri i guximit, i shpirtit tė lirisė e tė demokracisė. 

Shembulli prej demokrati, fjala dhe drita e shpirtit tė tij, i japin dritė vėllazėrimit, demokracisė dhe lirisė. Kėnga mė e re kushtuar kreshnikut tė lirisė, Azem Hajdari ėshtė pasqyrė e vėrtetė e pėrjetėsisė, e qėndresės dhe guximit tė rrallė pėr demokracinė e vėrtetė:

Kujtoj lulet dhe lotėt, kujtoj dorėn mbi ballė e mbi flamur atė ditė kur po pėrcillnim trimin e lirisė Azem Hajdarin, 10 vite mė parė, mė 13 shtator 1998. Nuk vritet liria, nuk vritet trimi, kėta blerojnė nė kohėra, nė vite, nė zemra, kurdoherė rrezatojnė nė altarin e historisė. Faleminderit Fatmir Fran Maleti, burrit patriot e atdhetar, qė mė frymėzoi tė shkruaj kėtė shkrim me celularin e tij, ku gjėmonte kėnga mė re pėr heroin tonė tė pavdekshėm Azem Hajdarin tė kėnduar nga vėllezėrit tanė mėrgimtarė nė Amerikė. Shqiptarėt kurdoherė nuk i harrojnė martirėt, ata i kanė si drita e syrit, i kanė si blerimi i jetės, si vetė pėrjetėsia:

...Krisma t'kqia kanė kris n'Tiranė, Pa nji djal mbet Shqipnia nana, Qan Shqipnia e qan Kosova, pėr kėt' djal o nga Tropoja, rrallė kėsi burrash o ka vatani, burrė mbi burra Azem Hajdari...

Ky ka me mbet refreni i brezave, refreni i kohėrave, i demokracisė dhe i historisė.

Shpirti dhe muza popullore, vetė historia e ka zgalem tė lirisė, e ka kėngėt e pėrjetėsisė. Lule Azem Kėnga, pėr jetė je nė zemra; ti je drita vllazėrimi, dritė lirie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (I)   Sat Sep 13, 2008 9:37 pm

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (I)




Azem Hajdari

Nga Agim Doci


Te ulesh para letres se bardhe e te shkruash per Azem Shpend Hajdarin Heroin e Demokracise Shqiptare, eshte teper e veshtire. Jo ngase jeta e tij 35 vjecare eshte e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan te gjithe shqiptaret padallim. Ndokush me te drejte mund te shprehet: sa pak, teper pak, po shkruani, per ate trim atdhetar. Keni te drejte! Por ne kujtesen kombetare, Azem Hajdari, do jetoje gjithmone. Azemi ishte nje mjeshter i madh i fitimit te zemrave te njerezve te thjeshte. Entuziazmi i njerezve nga jugu ne veri, ne ato kohe te trazuara e te permbysjeve te medha, sapo merrnin vesh se ka mberritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rruget duke brohoritur "Azem! Azem! Ti je bota!" 

Azem Hajdari do te mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, qe e donte aq shume Kosoven, derisa flijoi jeten e vet. Ishte mik personal i burrit te madh Ibrahim Rugova. 

Azemi do mbetet, setoku me studentet e tjere te dhjetorit ,90 te, si varrmihes i diktatures. Mesazhet e tij, sa origjinale, aq dhe atdhedashese, do rrezatojne perhere tek cdo njeri, qe e meriton emrin patriot. Brezave te ardhshem te politikaneve shqiptare, lé t'u sherbej qartesia e Azemit, si pike referimi, per te dashur me shume atdheun sesa karriget e pushtetit! Ishte tribun i vertete.

Tek keto vlera, qe do t'i quaja "prone e patundshme e Azemit" do ndalem dhe padyshim do te percjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe te paarritshem. 

Kisha fatin dhe nderin qe isha shoku me i ngushte i tij, per vite me radhe. Nuk e kam menduar kurre, qe do te shkruaja faqe te tera pa m'i lexuar me pare Azemi. Kurre! Kronologjikisht do respektoj faktet, vecse lexuesit do t,i lutesha te mos mendoje asnje cast, se keto kujtime, i japin vlere autorit te monografise. Vlerat i ka, vetem Azemi!

...Kujtoj gjithmone ditet dhe netet kur shkruaja kenget per Kosoven. Azemi perqendrohej i gjithi, duke me nxitur ta beja vargun me te forte apo mesazhin me te qarte per njerezit. Kishte kujtese te pazakonte per ngjarje, emra dhe bemat e trimave te asaj treve. Kujtonte Zhuj Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhen dhe thoshte gjithmone: Atje i kemi vorret e te pareve tane! 

Azemi e njihte Kosoven dhe shpirtin atdhetar te shqiptareve te Kosoves me mire se kushdo tjeter. Sa ishte gjalle Azem Hajdari, kudo, ne tubime apo ne parlament, ne kuvende partiake apo takime elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet "Rrofte Kosova!" "Rrofte Flamuri!" "Rrofte presidenti Rugova!"

Kur ne ato vite te fillimeve te levizjeve studentore dhe me pas, sa here qellonte t'i tregoja poezite qe kisha shkruar futej i teri ne permbajtjen e tyre dhe pyeste kush do ta kendoje? Bente verejtje dhe habitesha se sa i sakte ishte ne verejtjet e tij edhe per vargun poetik.

Kur shkrova kenget per Isuf Gervallen, Kadri Zeken dhe Bardhoshin, apo per Enver Hadrin, per lfet Homollin apo Nasemi Helshanin, kengen per pajtimet e gjakut "Prite Anton Ceten" apo kur shkrova kengen per simbolin e qendreses Adem Demacin "Ban gajret Adem Demaci", e cila u be me pas, gati gati si himn, gezohej si femija. I ndritnin syte dhe behej me flete prej gezimit. Ai ishte njeriu me dashamires i kenges shqiptare. Ishte lexuesi i pare i krijimeve te mija dhe njiherit redaktori me i "pameshirshem" i vargjeve qe sipas tij u vinte era realizem socialist.

Me ngarkoi detyre imperative te shkruaj himnin e ushtrise clirimtare te Kosoves. Kur perfundova "Marrshi i UCK se" kenduar mjeshterisht nga Arif Vladi dhe "A vritet pafajesia" nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari qe deklaroi se pranvera e vitit 1999 do te jete pranvera e lirise! I doli fjala!

Ishte miku dhe mbrojtesi me i madh i njerezve te artit. Por ja, qe jeta eshte e padrejte dhe fati e mori nga gjiri yne pabesisht. 

Per ta sjelle tek njerezit sa me te vertete dhe sa me te plote, me shume dhimbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve te tjera ngjarje, momente dhe fakte qe i jetova prane trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut simbol Azem Shpend Hajdari. 

Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgje, po i rreshtoj ne kete monografi. E verteta, jo gjithmone eshte e embel, perkundrazi, dikujt i vjen e idhet e perpiqet ta fshehe. Me kete "arme", me armen e se vertetes luftoj dhe u perpoq Azemi, te beje vend per veten dhe per idealin e tij. Duke e mbrojtur te verteten e duke qene oponent i saj, Azemi "pagoi" cmim te larte, jo vetem perballe kundershtareve te vet, por edhe brenda PD se, ku ay kishte nenshkrimin e themeluesit ne krye te demokrateve. Azemi ishte teper i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 here Deputet. 

Ne, shqiptaret, kur "vishemi " sadopak me pushtet shperfytyrohemi. Mania e madheshtise dhe fryma e kapardisjes "me dashje apo pa dashje", cenon personalitetin e liderit dhe karizmen tek populli. Tjeter ishte Azemi. Dora dashamirese e tij, shtrihej pa hile kur takonte te njohur e te panjohur. Zemergjeresia e tij nuk ka te krahasuar.

Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gezohej si femija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbeshtetesi me ngrohte i ushtarakeve dhe punonjesve te policise e strukturave te rendit. Me nje zgjuarsi natyrore dhe intuite si askush, dilte ne breg edhe kur te tjeret mbyteshin ne nje filxhan uji. Azemi ishte shoku me i mire dhe miku me i afert i te gjithe intelektualeve, pavaresisht nga idete. Dinte t'i nderonte ata dhe ishte teper tolerant ne diskutimet qe benim. Shpeshhere, me ate te qeshuren e tij te sinqerte, ne tavolinat miqesore ku diskutohej per te gjitha temat jetesore, qender graviteti behej Azemi. Perhere e dinim qe ai do "leshonte ndonji tulle" por nuk e parashikonim se kujt do t'i binte kokes. Teper i sinqerte, deklaronte: "Ju dua shume, bile jua kam lakmi per gjuhet e huaja qe zoteroni! ...Por keto vlera e thesare qe zoteroni, derdhini ne "Banken e Shqiptarise dhe te Demokracise." Kjo ishte teper e sinqerte. Kujtoj ne nje rast me disa te huaj, gjuhen e te cileve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha: "Keta, na e kane me hile !..." 

Dhe me te vertete, e gjithe biseda zhvillohej midis nesh dhe te huajve franceze me nerv. Te huajt teper djallzore, na kritikonin qe kishim mbetur "prapa botes"... Azemi atbot, shprehu ne menyren qe vetem atij i rrinte hijshem kur i prekej krenaria kometare fjaline: "Po keta denglaxhi a nuk e dine se dhe tunelet me bashkue Europen ia ka hape inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega!?..." 

Te gjitha mbresat per Azemin, mbi te gjitha si nje njeri qe respektonte kodet morale shqiptare, me shtyne, qe te nis nje monografi per te pazevendesueshmin Azem Shpend Hajdarin. 

Kam paSur qindra pyetje nga te gjithe shoket dhe dashamiret kur do shkruash per Azemin? E verteta eshte se nuk e kisha te lehte, e sinqerisht malli per te, mungesa e tij me trishton cdo dite, cdo ore, cdo cast. As dora nuk me bindet. Shpirti i plagosur i yni, qe Azemi na donte aq shume, ndoshta duke shkruar dicka, mund te gjej melhemin e plages qe mban daten 12 shtator 1998...! 

Te vertetat e rreshtuara sipas kendveshtrimit tim te sinqerte, plotesojne figuren e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon ne radhe te pare tek familja e tij, qe Azemi e adhuronte, mungon tek shoket e miqte e tij, qe Azemi i respektonte, por shpirterisht eshte tek te gjithe, ndaj do te doja qe ta lexoni pa paramendime politike. 

Per te qene i sinqerte, ngjarjet ne 10 vjecarin e fundit, pra nga dita qe u njoha me Azemin ne dhjetor 1989, ishin skajshmerisht te superpolitizuara. Sidoqofte nje lexim dhe gjykim i sinqerte nga ana e juaj, do ishte me siguri shperblimi me i mire i respektit per Azemin dhe jo per kronikanin. Nese per te madhin Gjergj Kastrioti, kronikani Marin Barleti ishte bashkekohes, une me Azemin isha bashkeudhetare. 

Ay nje legjende, nje gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgje me shume. Koha do na gjykoje dhe do na vlersoje te gjitheve...

Takimi i pare me Azemin 

Ishte fundi i vitit 1989. Regjisorja e talentuar e RTSH se, Vera Grabocka vjen dhe me kerkon ne Kombinatin e drurit "Misto Mame" Tirane, ku punoja si k/inxhinier elektrik. Ftesen e saj, per te qene kryetar i Jurise Popullore ne Naten Finale te Festivalit te Interpretimit te Kenges Popullore Shqipetare qe organizohej nga Vera dhe RTSH ja, iu pergjigja me shume kenaqesi. Yjet e artit shqiptar si Parashqevi Simaku, Merita Halili, Bujar Qamili, Fatma Zyberi, vellezerve Zena te Elbasanit, Zeliha Sina, Bashkim Alibalit, Irma Libohoves, Valdete Hoxha, Petrit Lulo, Kleopatra Skarco dhe plot te tjere, qe u kerkoj ndjese per mospermendje emri, po u "rrezikonte" cmimin e pare nje talent i rralle Eli Fara. 

Nuk ishte dritherima e zerit te saj magjepes qe po cudiste artdashesin, sesa tematika njerezore e kengeve qe solli Eli Fara ne "ringun" e ketij takimi madheshtor. Mbasi befasoi publikun ne fetivalin folklorik te Gjirokastres, nje vit me pare, pra ne vitin 1988, duke mos kenduar asnje kenge politike te realizmit socialist, Eli Fara solli nje perle te muzikologjise shqiptare nga trevat e Korces. Kengen e "Qeraxhiut". 

Nga 550 votat e "jurise popullore", Eli Fara mori shumicen absolute, duke merituar vendin e pare. Drejtuesia e talentuar e Festivalit Silvana Brace, kur dha vendimin e Jurise Vend te Pare me "Kengen e kurbetit", e merr interpretuesja Eli Fara nga Korca,salla shpertheu ne duartrokitje te zjarrta. Sidomos galeria e Akademise se Arteve qe ushtonte nga thirrjet e spektatoreve me te sinqerte te atij spektakli studentet universitare. Si kryetar jurie dhashe maksimumin qe Eli te merrte ate qe meritonte. Nuk e harroj kurre qe dhe nje tjeter yll i skenes shqiptare Tinka Kurti, si anetare jurie e dha voten publikisht per Eli Faren. Ne ate atmosfee te paharrueshme, me afrohet nje student me nje xhakovente te zeze meshini qe vezullonte nga shkelqimi. Kjo "xhakovente e zeze", do tmerronte nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 edhe Ramiz Aline. Ishte Azem Hajdari. 

"A ban me te dhane doren more burre, foli ky student qe u be legjende per mposhtjen e diktatures. Qenke shqiptar qebesa, Eli dhe kanga e saj e meritonin vendin e pare! Shume shpejt, kjo plage e varferise tipike shqiptare do mahiset prap!... Hajt se do takohemi bashke ne ndonji rast tjeter. Do kemi shume pune perpara me e ba Shqipnine sic duhet !...Do te vije dita me e terhjeke zhag ate qoftelargun qe ka rrejte baben tand dhe baben tem!....."

Kaq tha studenti i fakultetit juridik Azemi, dhe zbriti shkalleve teposhte. Ate nate dhe shume net te tjera, mendimi e dyshimi, se mos ishte ndonji provokator, me la pa gjume. Isha i tmerruar nga guximi dhe kurajua e atij djaloshi plot temperament. Jo vetem per nga mesazhi, por dhe nga siguria sesi e shprehu fjaline studenti Azem, haje infarkt miokardi! Me kete fakt te thjeshte, desha te bej te ditur per gjithkend, se nuk ishte rastesi dalja ne krye te skenes politike e studentit tropojan Azem Shpend Hajdari. Ishin bindjet atdhetare dhe bindjet antikomuniste te tija, qe e thirren ne "ringun politik" fill mbas nje vitit. Vitet qe pasuan dhe kur miqesia me ate, u be e pandare, Azemi e perseriste vazhdimisht: "Nese PPSH ja na rrejti dhe mashtroi prindet tane, te mos lejojme qe keto partite qe dolen ne pluralizem, te na rrejne dhe femijte tane. Mallkim per né, nese do ecim ne gjurmet e asaj partie komuniste qe shkatrroj psiqiken shqiptare!..." 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:37 pm

vijonKuvendi i Kacanikut dhe turpi i ngjarjes se ambasadave korrik 1990

Viti 1990, pati intensitet te paimagjinueshem ngjarjesh. Ne mars te atij vitit familjarisht ndodhesha ne Shkoder. Fejohej nje nga shoket tane. Nena e tij na tha: mos dilni sot ne Pjace! (keshtu e quajne shkodranet qendren e ketij qyteti). Vjen era mish dhije!...

Isha lindur dhe rritur ne Shkoder, ndaj kur qytetit i rrihte pulsi fort, nuk kishim munguar ndonjihere. E pse te mungonim ate dite? Ded Kasneci me djem te tjere si Zef Gjoni e Nikolin Thana qe nuk u "dilte kush ne beleg", ishin organizatoret e asaj ngjarje qe kalendari politik e quan "demonstrata e heshtur" per te hequr statujen e Stalinit.

Shkodra djep i atdhetarise, i kultures dhe demokracise shqiptare, ate dite ishte teper e shqetesuar. Peshperitej qe diten e shtune, me nje gezim te vecante, qe "te dielen patjeter me dale ne pjace, do kemi film pa za!". Pak vete e dinin, por e gjithe Shkodra doli ne shesh! 

Dikush tentoi te kendonte "mori Shkoder moj mizore, shume na u duke e pak na dole!" Dikush iu germush: praj idiot! Heshtja mbuloi pjacen. Shkembeheshin vetem veshtrime urrejtjesh midis "atyne" dhe nesh. Por qellimit iu arrit! U be demonstrata e heshtur perpara bustit te J.V.Stalinit. Sa absurde! Vendlindja e ketij kryekrimineli komunist rus Gjeorgjia e kishte zhgulur qe ne vitet 1966 monumentin e Xhugashvilit Stalin, ndersa Shkodra antikomuniste me themel, duhej ta mbante ne shesh(!) Ky vrases prototip i demokracise njerezore nuk kishte bust as ne sheshin e Erevanit. Shkodra vendlindja e burrave me te shquar te kombit shqiptar, si At Fishta, Oso Kuka, Gurakuqit, Mjedes, Prenushit, Koliqit, Dom Ndoc Nikajt, Tringe Smajles, Nores se Kelmendit, Zef Jubanit, Arshi Pipes, Shkodra e te pares kryengritje antikomuniste te Postrribes ne vitin 1946, duhej ta bante endé ne mes te qytetit Josifin e Rusise(!). 

"Boll ma, thoshin shkodranet, boll na qelbi vendin ky hundelesh!" 

Djemte e Shkodres loce e mbajne mend ate dite sesi u rrahen, u burgosen dhe u terhoqen zvarre nga policia e Ramiz Alise. 

Vera e nxehte e atij vitit solli nje tjeter ngjarje. Ajo ishte c,ishte! Zorra e trashe e regjimit komunist u shqye, kolonat e policise, forcat e ushtrise me lopata xhenjere neper duar, sikur po prisnin ceremonialin e varrimit te frikes! Po, po! Ato dite ne Tirane u vra frika! Une e kam quajtur, plasi temthi!...

Korriku i vitit 1990, kur njerezit shqyen kangjellat e rrezuan muret e legatave te huaja opinioni boteror u njoh me trimerine politike te vellezerve tane ne Kosove. Ate dite si nje mallkim ndodhi qe shqiptaret, te mos i linin radhe njeri tjetrit per te zgjidhur roberine. 

Kur vellezerit tane te Kosoves u mblodhen ilegalisht dhe bene parlamentin e tyre qe morri emrin e Kuvendit te Kacanikut, ne Tirane ngjau hataja me ambasadat. Kosova ishte ne qender te vemendjes te Europes per kerkesat e saja konstitucionale veteqeverisese. Kur pikerisht me 2 korrik 1990, nje dore teper djallzore, qe doli nga kulisat e sigurimit te shtetit dhe mendja diabolike e KQPPSH se, organizoj pabesisht ate "termet". Kalendari historik e ka quajtur "ngjarja e ambasadave" ! Ndersa Azemi e quajti levizje te mbrapshte, se thyerja e ambasadave mund te behej dhe me 5 korrik! Ngulte kembe Azemi se kjo u be vetem per injoruar ate ngjarje sa madhore aq dhe delikate Parlamentin e Kacanikut !

Europa e harroi Kosoven! 

Ajo qe ngjau me ambasadat ne Tirane, i vinte sipas oreksit edhe kojshive tane serbo greke, qe ne te gjitha kohrat Shqiperine e deshironin te destabilizuar. Me 11 korrik "Jakomoni komunist Xh. Gjoni" me metodat e tufezimit me force, mblodhi kolektivat punonjese te Tiranes ne sheshin "Skenderbej", ku mbajten fjalime patetike K.Blushi e tellalle te tjere te zhganit antishqiptare qe nuk ishin gje tjeter vecse kucovllehet dhe ortodokset qe ne vitin 1997 do merrnin pushtetin me puc dhe me pushke. Nuk thane oratoret e atij tubimi as edhe nje fjale per Kuvendin e Kacanikut. Ndersa sot ne parlamentin vampir te kallashnikovit, marrin pozat e "atdhetareve qe u digjet xhani per lirine e Kosoves"! Sa fytyreforte jane, e sa shpejt harrojne shqiptaret se me ke kane te bejne! 

Nejse! Kthehemi atje ku ishim... ne korrik 1990.

Opinioni boteror tani duhej te merrej me skandalin e ambasadave(!) Kosova perseri duhej lene ne harrim. Megjithate, atyre djemve qe trimeruan duke thyer kangjellat e legatave te huaja, duhet t,ua dime per ndere gjithe jeten. Ishin ata te paret, qe i dhane nje goditje teposhte PPSH se! Mesa duket, fati yne precipitoi ashtu, dhe hajt, le ta gjykoje e nesermja!

Keto pika kulmore, ishin vlaga e fjalimeve te Azemit ne ngjarjet e dhjetorit 1990, qe mban emrin e tij dhe cilesohet nga historia si dhjetori i revolucionit demokratik te vertete shqiptar. Ato dite kur trimeria, guximi dhe kushtrimi studentor: "Poshte Komunizmi!" kishin ne balle djaloshin malesor Azem Hajdari, shume prej nesh, rrinim "nen furka te grave". 

Ishte 6 dhjetor 1990.

Duke u kthyer nga kafeneja e Hotel "Dajti", ku "qanim" hallet e kombit ulur ne kolltuket e ish "Kursalit" fashist, ku 50 vite rresht nuk guxonte te futej kembe shqiptari i propozova nje intelektual te shq(u)yer qe ne 5 vjetet e qeverisjes se Berishes, i futi te dy duart ne mjaltin e postit qe mbajti, te benim nje vizite tek shtepia e Prof.H. Beqja. Me kishte pelqyer ky sociolog socialist, jo vetem per disa shkrime te guximshme ne "ZP", por edhe se ne takimin me studentet ate dhjetor nuk ishte pritur me shume fershellima. Kisha dhe nje "fature te palikuiduar" me profesor Hamitin, ngaqe me 5 maj 1989, nje shkrim i tij, perpak sa nuk me futi nja 9 vjet ne burg!... Isha shprehur te nesermen e fjalimit te R.Alise qe e kishte mbajtur me rastin e marrjes se cmimit te pare nga FAO ja, si populli me i ushqyer ne bote (!) "perse nuk lexojme Hamit Beqen qe shkruan per edukaten seksuale, se po na e fusin anetaret e partise neve qe jemi te paparti, se te lexojme Ramizin qe flet per stomakun bosh te shqiptareve ?! Shqiptaret mendojne me stomak dhe jo me tru!.."

Ne shtepine e Hamit Beqes, fatbardhesisht ia behu nje delegacion i Komisionit Nismetar per themelimin e PD se. I pari u fut gjithe emocion Azemi e mbas tij mbaj mend Imamin, Pashkon, dy djem malesore Ndue Lugja (mirditas) dhe Tefalin Malshyti (dukagjinas). 

"Partine Demokratike, tha Azemi, duhet ta drejtojne intelektualet, lexojeni programin e shkurter te saj dhe ejani ne krye te saj! Merrni frenat ne dore per hater te Shqipnise, te Kosoves dhe femijeve tane, se na kane ike te gjithe trenat. Dikur do na mallkojne, po nuk e muaren ne dore intelektualet atdhetare dhe te afte! Nuk drejtohet partia vetem me rini. Kemi nevoje per pjekurine dhe lluksin tuaj intelektual !...ka ikur koha e Shefqet Pecrave..."

Mire e kishte Azemi, po me ke po fliste? Me qyqanet dhe tucmanet. 

E lexuam me radhe programin e shkurter te PD se, qe dikush ishte shkruar me shkrim korsiv dore. Prof. H. Beqa, mbasi e lexoi me shume vemendje, ofshani dhe u tha: "Degjoni djema te mbare! Sa te jem gjalle, nuk do dal kunder ketij programi! Po une jam komunist! Une, kam partine teme! Tash jam plak..., e persa nuk e tradhetova atehere kur duhej "tradhtuar", bile isha dhe djale i ri e ma mbante shpinda, tashti e kam te veshtire me tradhtu partine e gruan! Nuk kam moshe me ike prej tyne. Asht marri! Por kundra nuk u dal!..." Ai intelektuali "i mjaltit" deklaroi: une nuk kam nder mend me u marre me politike, po do merrem me shkence (!) Kur deshti te merrej me politike se dikush e urdheroj, komisioni i "virgjerise" e nxorri pak spiun(!) Nejse, nuk ishte i vetmi ky, pati plot dhe ka plot te tille.

Sidomos te federuar neper fondacione dhe shoqata "joqeveritare".

Nje shkodran, qe ishte mik i prof. H. Beqes, i rregjuar dhe i mplakur me shume sesa vitet qe kishte ne kurriz, as nuk i preku letrat, por deklaroi duke iu dridhur zeri sinqerisht: "Me falni more djem, po mua nuk ma mban! Hala nuk me ka dale frika prej barkut! Kam ba 12 vjet burg per nje fjale goje! Ma quajten agjitacion propogande, se thashe "po me shkon femija dam per nje gote tambel", e jo me u marre me politike!..."

...Ndersa une, duke qene gjithe jeten "suo generis", mbasi e lexova, u bana vec dy pyetje. Tekstualisht: A jeni parti legale apo ilegale?! 

Imami m'u pergjigj: 

Presim keto dite te marrim nga Ministria e Drejtesise lejen!.

Aha!?... ia ktheva une, nuk kam pune me parti ilegale, se e ha si Qemal Stafa kur Partia Komuniste Shqiptare ishte ne ilegalitet! Po a keni vetura? i pyeta me qesendi. Azemi, qe po duronte si shume m,u drejtua:

Kam respekt per ty, j pse je malesor por si patriot qe e don atdheun. Ne, nuk kemi asnje makine! Po do vine punet e mira kur te bahet Shqipnia me marre fryme lirisht prej kesaj fare te keqe te sllavo komunistave!

Aaa, te lutem i thashe, mua me duhen dy vetura! 

Perse dy? vazhdoi "kungulleshken" Imami.

Nese me mbushet mendja me ardhe ne partine tuaj, i fola, do vij direkt Anetar i Byrose Politike, keshtu qe nje veture me duhet per mua, ndersa tjetra per gruan time!

Azemi, vuri buzen ne gaz dhe duke u cuar, ma dha pergjigjen qe meritoja!

Kohen e politbyrove asht kah e merr dreqi shume shpejt, po kam kujtue se je nje fare shqiptari. A e mban mend para nji vitit ne Festival kur te thashe se do kemi shume pune per ta ba mire Shqipnine!

Nuk e deshta me veten. Kisha bere nje alamet autogoli qe kurr s,do e harroj. M,u kujtuan disa vargje te nje kenge kacake: "Shqiperi moj kucke, na bere verem! Te dinim me burra, na dole xhehnem..." 

Ata dolen prej andej "pa shtuar radhet e partise" me pseudointelektuale si puna e jone qe po pinim raki, se Shqiperia i kishte punet "per fije". Une gjithe jeten do e kem peng moskurajon time qe sot me ben te skuqem para idealit te Azem Hajdarit, dhe atyre demokrateve qe dhane edhe jeten keto vitet e fundit. 

U zgjata ndoshta pak, ashtu sic e kemi né shqiptaret me sindromin "A doni me per Belulin? ", vecse besojeni, keto fakte flasin qarte se kush ishte Azemi, e kush ishim ne. Sa te vegjel ishim né,ne raport me Azemin dhe me trimerine e tij. Me pas kur PD ja erdhi ne pushtet, iu qasem dhe né duke i "rene qylit". Por sa te jemi gjalle, do t'i rrime besnike idealit te tij! Kurre nuk eshte vone te korrigjosh veten dhe te shlyesh detyrimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:40 pm

II.Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (II)



Nga Agim Doci

Azem Hajdari



Ardhja e tij ne parlamentin e pare socialist u prit me ovacione dhe brohoritje te pa nderprera. Shkodra e kishte zgjedhur deputet "djalin trim te nanes " sic do e quanin perhere ato gra fisnike shkodrane. Dora e snaipereve te kuq i kishte marre jeten shokut te zemres dhe te idealit te Azemit, me 2 prill 1991 studentit Arben Brocit dhe dy veprimtareve te tjere Beshanakut dhe Kryeziut. Pa llogaritur te plagosurit qe e kalonin shifren "zyrtare 43 persona". Lufta politike u be e nxehte edhe brenda vete PD-se. Bile "brenda llojit" ishte dhe me agresive dhe me e paprincipte. Pune kolltukofagesh...Dualen mocionet dhe mocionistet. U futen horra dhe morra ne radhet e saja. Edhe per kete dikush kishte dhene porosi. Ama brenda PD-se ishte "dikush" qe nxiste divorcin e ciftit Hajdari - Berisha. Azemi u terhoq edhe nga pozicioni i nenkryetarit te PD-se. Ishte levizje teper e mencur e Azemit.

- Kjo nuk asht parti gegesh dhe tropojanesh,- shprehej Azemi. Le te zgjidhet nje tjeter demokrat qe ka edhe me shume dije, edhe me shume pervoje edhe me shume pjekuri ! Kemi rruge te gjate per te bere...

Ndoshta e kishte mire, ndoshta e kishte keq. Gojet qe qelbeshin servilizem, ciltersine dhe origjinalitetin e Azemit, ia transmetonin krejt ndryshe Berishes, me i zellshmi nder ata ishte nje fondamentalist dibran me funksion, qe fatkeqesisht drejtoj per 5 vite sherbimin sekret SHIK. Sali Berisha "mosbesimin" dhe matjen e sinqeritetit te te tjereve e bente me kutin e ndershmerise se vet. Pak naiviteti prej malesori i Dr. Berishes, pak dhe pozicioni i veshtire qe levizjet "me top dhe pa top" te Azemit zor se i kuptonte njeri, plus dhe superbesimin e verber qe kishte Sali Berisha ndaj ekzekutivit, e coj Shqiperine deri ne krizen e marsit 1997. 

Keta dy burra te medhenj, dhe demokrate te tjere qe nuk kishin patur privilegjet e atyre qe mbasi u divorcuan me PD-ne, i ndruan nga tre parti, perballuan vitin e mbrapshte 1997. Nuk u tremben as nga atentatet me kallashnikove, as nga granatat e Shkallnuerit. Ishte fatkeqesi dalja ne opozite e tyre, sepse po vertetohet se nuk doli Berisha dhe PD-ja ne opozite por doli ceshtja kombetare.(!) 

Nuk me takon mua te bej analiza, ato t(i beje vete PD-ja, une po vazhdoj me tej ecjen dhe rritjen e Azem Hajdarit ne politike. Duke patur nje studio me me shume se 2 mije libra, fletet e te cileve kishin shenime dhe pikepyetje nga vete Azemi, asnjehere nuk e morra vesh, se kur gjente kohe t(i shfletonte ato. Shpesh mbylleshim brenda studios dhe me befasonte duke me cituar esse, konkluzione apo mendime te politikaneve te te gjitha kohrave. Nje dite, mbasi beme ne kembe nja 7 kilometra nga Parku i Liqenit Artificial te Tiranes (ritual i perditshem i tij ), duke takuar dhjetra njerez qe "i benin prite" per t(i qare hallet, u kthye mbrapsht nga rruga, e ne ecje e sip-r me tha : - kam me te tregue dicka qe po me len pagjume! 

U kthyem perseri duke i rene shkurt nga fakulteti i gjeologjise. Dhe andej kishte "prita" te tjera me njerez.

Azemi u jepte numurin e telefonit te zyres apo shtepise, duke u thene "hajt mos ki merak se e zgjidhim, eja neser e me tako !". U futem ne shtepi. 

Ne studio kerkoj me nxitim nje liber, u nervozua se nuk e gjeti ku e mbante mend, thirri Kirin, djalin e tij, qe eshte sa i zgjuar aq dhe origjinal dhe duke i fole ambel e pyeti : - A ma ke pa Kisinxherin ?...

Per nje moment kujtova se kerkon ndonji tip arme apo aparati, por Kiri iu pergjigj: - Ate librin e rande? E ke tek dhoma e gjumit.Te kishte ra pertoke sot nadje, po e morri mami dhe e ka vene nen jastek. Bile mami tha, mire vete qe nuk flene, po dhe Kisinxherin po e len pa gjume!

- Agim, - me foli Azemi, -asht fute SHIK-u dhe ne shtepi tek une. Pse bre Kiri po spiunon mamin? Hajt shko merre librin! 

Kiri u skuq deri tek veshet, dhe rende rende, si proteste e heshtur per "akuzen" qe i bani i ati, u ngjit shkalleve te shtepise prej drunit, ku banonte familja Hajdari. Azemi me shaka perhere thoshte "alamet kalaje kam, me nji teke konjak me ia derdhe perskaj e me i vnue shkrepsen per 10 minuta i mbeten vetem guret e themeleve..."

Libri ne gjuhen angleze, me autor Henri Kisingerin, dhe ligjerata e politikanit te mencur amerikano-cifut e nenvizuar prej Azemit, kishte pak a shume kete idé "Njeriu ne jete ka dy drama! E para kur nuk i realizohen deshirat dhe e dyta kur, i realizohen Ato (!)".

Sot e kuptoj thellesine e kesaj filozofije. Sot une rri pa gjume dhe besoj se edhe vete autori H.Kisinger, nuk e ban gjumin te rehatshem (!) Azemi ishte takuar dhe personalisht me ish-sekretarin e shtetit amerikan, ne viziten e tij te pare ne SHBA, diku nga viti 1991. Me kete politikan te shquar,si dhe me dhjetra te tjere krere te Europes, Andreottin, Cosiga, H.Kohlin, kishte fotografi te tera, por mbi te gjithe respektonte Dr.Ibrahim Rugoven dhe fotografite me Kryetarin e Kosoves i mbante ne mur me korniza per t(ia patur lakmi. 

Maredheniet vellazerore te Azemit me Kryetarin e Shqiptareve te Kosoves Dr. Rugoven, do t(i cek ne vendin e duhur te kujtimeve dhe mbresave. Paraprakisht them se, Presidentin Rugova, sic e quante Azemi, kurr nuk e kam pare aq te lumtur, sesa oret dhe netet qe zbardhnin setoku. 

Gjithmone "baca Azem", (sic e quante z. Rugova), i thoshte Kryetarit Rugova: - sa te clirohet Kosova Zoti President, une e Agimi, jem kah vijme e punojme ne Prishtine. Ky inxhinier ne Elektro-Kosova e une po u bahem "avokat " shkive. Atje i kem vorret e te pareve ! 

Anderr e kishte Azemi me shkue nji here ne Kosove. "I fali njemij net europiane, thoshte Azemi, vec t`a kaloj nji nate rreth oxhakut te nji sobe burrash ne Kosove ! "...Kjo anderr e tij, u be realitet. Vecse e ndjej qe Azem Hajdari, ndonse fizikisht nuk asht midis nesh, shpirterisht ka qene dhe eshte prezent, e do jete perjetsisht ne zemrat e kosovareve ! Jam i sigurte per kete.

Zgjedhjet e para pluraliste 1991
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:41 pm

Duke e nuhatur se Ramiz Alia do ikte me turp nga pushteti dhe se populli donte qeverisje nga demokratet, Azemi thoshte shpesh, qe "psiqikisht endé populli nuk asht i pergatitun, bile né, demokratet nuk do e kemi te lehte ne pushtet. Ekzekutivi "t(a merr ftyren "! Ky popull fukara, i mesuem 50 vjet me ia "zgjidhe hallet Patia", ka rrezik qe ne detin e halleve te tija , te na e baje tallazin mbrapsht." 

Kryq e terthuer i ra Shqiperise Berisha e Hajdari dhe me 22 mars 1992, PD-ja fitoj zgjedhjet ! Ate mengjes mbasi votuam, bashke me 42 minatore te Valiasit dhe fonditore te Fabrikes se qelqit Tirane, qe ishin protogoniste te Greves se Fameshme per rrezimin e Nanos 2, me target arritem nga Durresi ne Bari te Italise. U duhej bere nje kontroll urgjent mjeksor ketyre djemve sindikaliste, qe vune jeten ne rrezik per te rrezuar qeverine e fundit te PPSH-se ose Nano 1 dhe Nano 2 sic shkruante shtypi asokohe. Ishin te shkaterruar psiqikisht ata 42 minatore. Mbas 10 ditesh greve urije, mbi toke dhe nen toke,per here te pare dilnin jashte shtetit. Ky ishte ndoshta "kontigjenti i fundit" qe shkaterronte komunizmi tek "njeriu i ri shqiptar". Komunizmit po i vinte ngordhja, por rranjet i kishte teper te thella. 

Duke qene i papune deri ne 1 shtator 1996, nuk guxoja t(ia kerkoja kete nder Azemit. Te kater vellezrit e tij dhe 3 vellezerit e Fatmires bashkeshortes, deri ne fund te vitit 1996 ishin te papunesuar. Ashtu si dhe nipat e Sali Berishes. Fatmira e Azemit, e martuar teper e ré me te, nuk e hapi njehere gojen. Ajo ia dinte tabiatet Azemit. Me nji sallate domatesh dhe nji tas fasule apo pjate pilafi, e shtynim darken. Shume prej shqiptareve te Kosoves qe e adhuronin Azemin, "me marifet" pa u 

ofenduar Azemi,qe ishte teper i ndjeshem ndaj fatit te tyre, kur vinin nga diaspora i sillnin dhurate ndonji veshje femijve apo vete Azemit. Kurr nuk e harroj ardhjen e kampionit te botes ne karate Enver Idrizi dhe kampionit europian Enver Sakiqi te cileve Azemi ua ndrroj emrat, njerit ia vuni Skender (ne kujtim te Skenderbeut) ndersa tjetrit Flamur! Ate dite ne aeroportin e Rinasit i pritem me madheshti. Kishim shkruar dhe dy banderola "Mire se vjen Enver Idrizi dhe Enver Sakiqi!", ndersa Azemi bente shaka duke thene: "kuku tash na rrehin demokratet qebesa! Mbajtem 50 vjet ne shpinde nje Enver dhe sot po na e msyjne dy Envera!" 

Djem te mrekullueshem te dy keta kampione. Ata gjithmone e kane ndihmuar familjen e Azem Hajdarit. Ky ishte dhe "sekreti" qe ekonomikisht familja Hajdari perballonte cmimet e cmendura te tregut shqiptar. Kur vinin nga Shkodra miq dhe shoke te Azemit, apo kur shkonim shpesh ne ate qytet qe Azemi i thoshte "dashnorja e demokracise dhe barometri i punes se PD-se", ishte i qete. 

"Shkodranet nuk lene njeri ne tavoline me fute duart ne xhep - thoshte Azemi. Ay i quante shkodranet sponsorat shpirterore dhe real te demokracise shqiptare ! Pastaj sportedashesit shkodrane e kishin zgjedhur dhe President te Klubit Vllaznia. Por nuk kishte vetem dashamires. Zyrat dhe strukturat e demokracise se brishte ishin plot me dashakeqas. Lidhje direkte dhe indirekte klanesh mendonin nate e dite si t`a rimerrnin pushtetin.

Qeverisja demokratike, perballej cdo dite me kete taborr. Me te rrezikshmit ishin arrivistat. Pastaj ishin hakmarresit dhe nen hije urithat. Keta Azemi i quante horrat dhe morrat e PD-se. Ne Kuvendet Kombetare te PD-se, Azemi i kritikonte pameshire. Duke qene teper i virtytshem dhe ashtu sic e kishte gjetur vete te paster rrugen e ndershmerise te tradites se familjes se babes dhe te nanes, e perseriste vazhdimisht qe: "- nuk duhet te leme as fjale peng dhe as dinjitet peng. Burri qe e len vehten peng, ia sheh sherrin kur te duash. Asisoj burrash mos i pac kojshi e jo ma ne parti e ne qeverisje. 

Forcen e fales Azemi e kishte shpartalluese. Kurajon e kishte si askush. E perseriste gjithmone qe: - "askush nuk ka aq pasuni sa me blé te kaluemen e vet, prandaj te mendojme e te punojme per te arthmen !" Berishen e adhuronte, por kishte nje "xhelozi" te brendeshme ne maredheniet e tija me presidentin, sidomos me disa qe nuk e meritonin, ti qendronin aq afer atij personaliteti te pakorruptueshem. Me thoshte shpesh: -"cfare duhet te bajme qe ta besoje Kryetari se sa duam ate, nuk duam as vehten." 

Per t(ia "ulur sadopak adrenalinen" i thoja - degjo bace, Berisha né, na ka ne xhep te vogel te pantallonave per kusur, asht i sigurte per besnikerine tone, ai e ka hallin tek te tjeret me i ba sa gjysma yte besnike. Me shihte me habi, mbasandej une i thosha:- a je ne vehte mor Azem Shpendi, te dy tropojane jeni, dihet se per njeri tjetrin jeni nji mish, nje trup e nji gjak. Ndrroje pasaporten - i thosha.

Qeshte dhe i jepte fund shqetsimit duke thane : - "ju mirditasit te gjitha regjimet i keni tradhetue, vec Sali Berishen nuk e tradhetoni..." dhe syte i zvogeloheshin nga qeshja e tij qe te "infektonte" me optimizem. Ia ktheja hazer xhevap:- une jam budall Hasit ! 

Vone e besoj Azemi, se nga "lisi i gjakut", pra nga ana e babes isha me prejardhje nga Hasi i Malesise se Gjakoves. Per gjak te paret e mij ishin shperngule ne Mirdite para pese brezash dhe kishin ruajtur besimin katolik. Nga baba jam katolik, ndersa nanen e kam myslimane prej toskenije, kurse une mos u cuditni, me ane te perkushtimit shpirtrore te Azemit, dhe te kumtit te Dervishit te Luzhes, i perkas besimit bektashian. 

Baca Azem, kenaqej me kete spekter besimi te familjes dhe thoshte:"- kjo asht magjia shqiptare, bashkejetesa e besimeve. Ah, sikur dhe partite te bahen te zonjat te bashkejetojne sic mbijetuan shqiptaret ne mote e shekuj." Pastaj shtonte :" - Po partite nuk kane kodet morale te popullit tone, qe asht ma i miri i botes !"

I respektonte veteranet shqiptare te luftes se dyte botnore. Baben e vet, bacen Shpend Tahiri, e kishte patur partizan ne Tropoje. Por e vuante shume qe ia kishte rrejte Enver Hoxha me PPSH-ne. 

Babai i Azemit, baca Shpend ne shkurt te vitit 1996, me befasoj kur me tha:- kam ndeje 5 vjet pa i fole me goje ketij djalit tem ! Kur u nis per ne universitet me fillue vitin e pare, ne vitin 1987, ne pik te mesnates, nji nate para se me ardhe ne Tirane, me tha : -ndigjo babe, kam me ta ngrehe zhag monumentin e Enverit tand, se te ka rrejte ty dhe te gjithe komunistat e ndershem. Pasha besen, pasha idealin e pasha at Zot u trandova. Me e rrehe nuk ia kisha takatin. Qé, erdhi ne Tirane dhe e mbajti fjalen ! Nuk e di, ishallah del per hajr... 

Ish anetareve te ndershem te PPSH-se, qe nuk ishin pak, c(eshte e verteta udheheqja e larte e tyre, ua uli koken. Po ajo droge e marrun per 50 vjet rresht, nuk ishte e lehte me u cdrogue, sic deshironim né bijte e tyre. Ne kete drejtim, me argumenta dhe me takt fantastik, Azemi i bente per vehte keta "komuniste" pleq.

Ndersa une, qe kisha "patur fatin" te isha nji djale prej familjeje te nomenklatures se rretheve te Veriut, ua dija te gjitha poshtersite dhe krimet nga afer komunistave. Azemi qeshte kur i thoja "qe keta e kane prostatin ne tru! 

"Sot e gjykoj, qe te dy "anet", apo "palet", né dhe prinderit tane, ishim te "droguar" me teper me naivitetin e malesorve qe i rrinbesnik fjales se dhane edhe kur e ka krejt gabim, sesa merakut se kush do ishte ne pushtet.

Ketu né, bijte demokrate, nuk u treguam vigjilente ndaj prinderve tane te rritur dhe te brumosur me idealin idiot komunist. PS-ja, dijti t(na e marre nga duart kete kontigjent, dhe mehmuret veterane, akoma nuk e kane kuptuar se cila eshte vlera e demokracise se vertete. Sikur demokratet te na e kishin "punuar qindin" neve pinjolleve plangprishes te ish komunistave, gjate viteve te qeverisjes se PD-se, ashtu sic ia punoj PPSH-ja per 50 vjet familjeve dhe femijeve te atdhetareve te vertete, kam besimin se dhe Azemi do ishte gjalle sot e kesaj dite ! Pikerisht tek toleranca dhe fisnikeria e demokrateve te vertete, perfituan segmentet kriminale te se majtes ekstreme. Te atyre segmente kriminale qe i kane deri ne bryl duart me gjak. Ne vitin 1997, ajo qe ndodhi me Shqiperine, e kishte "qitjen e larget". Duhej tradhetuar Kosova, sic e ka adet Tirana zyrtare ! Prej vitit 1878 e kendej, historia e vertete duhet t(i hape kapaket. Sidomos qe tashti e gjithe bota e ka marre vesht se kush asht rraca e sllavo-komunistave! 

Azemi, me mire se askush i ruante keto maredhenie majtas nuk gabonte, dikujt nuk i pelqente. SHIKU bile i kishte hapur dosje(!)

Gjakun e deshmoreve te atdheut e kishte te shenjte. Loja per diten e clirimit te Shqiperise nga nazifashistat, midis PD-se dhe PS-se, ishte e paprincipte dhe kjo Azemin e merziste shume. 

"Persakohe qe te gjitha shtetet e Europes mbanin si dite te clirimit nga thundra e okupimit fashist, diten e clirimit te kryeqytetit respektiv, perse keto dy parti nervoze dhe ambicioze per pushtet nuk vendosen 17 Nentorin !?" - pyeste shpesh Azemi. 

Teper e thjeshte ishte, teper e komplikuar u be. Demokratet nuk e kapen kete fakt. Social - komunistat, me daten e clirimit qe sipas tyre duhej mbajtur 29 nentori (!) mbanin peng PD-ne,dhe thithnin nostalgjiket ishpartizane rreth vehtes..U krijua opinioni se PD-ja "gjoja" mohonte gjaku e deshmoreve. Loja "Tomi e Xherri" vazhdon edhe sot e kesaj dite, por faturat po i paguan populli dhe fati i atdheut. 

Nivelin e ulet te pensioneve te ishpjesmarresve ne luften e dyte botnore, Azemi e quante nji nder gabimet e PD-se. 

"Po t`ua rrisish pensionin veteraneve - thoshte shpesh Azemi,- as edhe nja nuk ia shkel deren PS-se.

Keto jane detyra te qeverise,qe fatkeqesish din me ba autogola ne porten e vet dhe jo gola ekipit tjeter - perseriste gjithe zemerim Azemi, qe e kritikonte qeverine teper sinqerisht. Po fryma e oportunizmit dhe e nepotizmit zor se cahej nga Azemi vetem. Ata qe e mbeshtesnin ne tavolina kafeje dhe qe " e nxisnin", ne parlament e kycnin gojen si manare, sipas parimit "mire uthulla, mire sheqeri... 

"Kjo solli dhe ngjarjen e hidhur te fundit te vitit 1992. Le t`u referohemiFakteve te verteta, ashtu sic eshte, pa mbajtur anen e askujt. 

 

1. Heqja e imunitetit

Azemi ishte zgjedhur per here te dyte deputet ne zgjedhjet e vitit 1992. Asokohe, Sali Berisha - President, ne nje takim me popullin e Vlores, hoqi verejtjen per Komisionin e Zhvarrim - Varrimeve, duke shprehur shqetsimin real qe prane varrit te nje deshmori te lirise te mos varroset me nderime pikerisht ay qe e ka vrare deshmorin.(!) Kjo padyshim ishte sa patriotike aq dhe e ndjeshme per familjet dhe nenat e deshmoreve. Berisha me sinqeritetin e tij prej malsori, tha qe :- "cfare t`i hem nanes se deshmorit, kur prane varrit te birit te saj, organizojme me nderime ceremoni per vrastarin e birit te saj ? " 

Nje "bullar" i nje familje qe historikisht perfaqesonte regresin ne Shqiperi, me mllefin e "idealeve" te nje zhgani, qe Azemi e quante kufome politike, duke mos e vlersuar qe ne krah te tij ishte Azem Shpend Hajdari, te cilit dajat i ishin vrare nga fashistat per clirimin e Shqiperise dhe Kosoves, tha fjaline me makabre duke deklaruar "a te kem e ti hedh ne det keta deshmoret me vorre e me lapidare..."

Azemi tronditet, i fut nje goditje me bryl ne brinje saqe ia morri frymen "bullarit" duke i thene :- "more qen,cfare te baj se asht Presidenti ketu e jemi para popullit fisnik te Vlones, se te kisha mbyte me thonj! Po kjo tribune nderi, nuk asht per ty more kolaboracionist i fashizmit... "

Te nesermen, "bullari", qe fatkeqesisht mbante nje funksion te larte ne PD dhe mbas do kohesh iku prej saj, i organizoi nje provokacion djallzor. Azemi,jo se nuk mund t`i shmangej por nuk duronte, dhe ra ne provokacion. 

Ky "bullar" i te gjitha kohrave, i mbylli zyren ne Seline e PD-se Azem Hajdarit themeluesit te Partise Demokratike me dry (!)...Aq donte Azemi i "rrahur" nga ererat nervoze te veriut. 

"Bullarin" qe nuk e shihte me te denje, per nje parti progresive sic e enderroj dhe e deshiroj Azemi PD-ne, e hodhi nga shkallet e poshte,duke i uleritur qe: " kjo nuk eshte parti spiunash !" 

Por fatkeqesisht "bullari" kishte klanin e vet te cilet i kurdisen seancen me te turpeshme te Parlamentit Shqiptar - Heqjen e Imunitetit te Azem Hajdarit nga Partia e vet, qe ay me studentet e projektoj ne dhjetor 1990.

Deklarata filozofike e A.Hajdarit : - " Vellezer deputete, une do dal i paster nga ky inskenim i ndyre, por mos harroni se me heqjen e imunitetit tim kaq ne menyre servile dhe te padrejte, u paralajmeroj se sonte po u iken "dashnorja" - demokracia, nga shtrati! Mjer Ju! Nuk kam nevoje per avokatine e grupit parlamentar te PS - se. Kam zhgule lisat e komunizmit e nuk pyes per kallamat e PD-se Po ku do shkojne neser femijte e tu zoti Nano, femijte e mij dhe te gjithe shqipetarve, nese pushtetin e merr Tomorr Dosti !?... "

Kete thirrje te Azemit nuk e vlersoj PD-ja, e cila 5 vite u akuzua si mohuese e luftes "nacionalclirimtare". 

E verteta qe komunistat bene lufte vellavrasese as nuk mohohet, por djallezia e ekstremistave te djathte me ekstremistat e majte siluroj kete teme sa e diskutueshme aq delikate. Gjykata e nxorri te pafajshem, Azemit iu rikthye imuniteti, njerzit me dosje e pseudonime brenda PD-se, e humben kete beteje me Azem Hajdarin. Por kalendari i "rebelit te PD-se" nuk mbaronte ketu. Azemi ishte i vendosur qe PD-ja ne terren te mos bente autogola ! Po nuk e kishte te lehte. Masat popullore pikerisht per kete cilesi e donin dhe e respektonin Azemin. 

- More keta ose nuk e dijne kah e kane porten, ose hane buken e turkut e bajne punen e kaurrit - thoshte gjithe revolte !

Duke qene dhe jurist, shkeljen e ligjshmerise e quante arbitraritet te pafalshem. Kur ka ligje, - thoshte - nuk ka nevoje per urdhera. Ne kete drejtim ishte kembengulja e tij, qe i beri me status shume struktura qe i mbulonte si Kryetar i Komisionit Parlamentar per Mbrojtjen, Rendin e Sherbimin Informativ. Me Zhulalin merrej vesh mjaft mire, ndersa me shefat e dy dikastereve te tjera Musarajn e Gazidede kishte gjithmone rezerva, ndonsei respektonte e perpiqej te mbante ekuiliber. Nje rast duke share Saliun ( vellaun e tij me te madh Sali Hajdari - i papune ) gjithe nerva qe " Saliu, eshte gomar, se dhe dy pare qe ia jep Rasimi shkon e i pin " te nesermen "shikasit vigjilent" i kishin thane Berishes, qe Azemi te shane(!) E verteta eshte se disa provinciale qe ishin "kuadro" te SHIK-iut, i kane bere shume dam imazhit te demokracise. Kjo eshte teme me vehte dhe ne kete pike do ndalem me vone. Ecim me tutje kronologjikisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.   Sat Sep 13, 2008 9:41 pm

Nga Agim Doci

Referendumi per Kushtetuten: 

Viti 1994 ishte vakumi i personalitetit te qeverisjes se PD-se. Azemi e vuante shume kete. 

Azem Hajdari



"Diku e kemi difektin thoshte, ndoshta jemi shkepute me popullin, na ka hy ne qef vetja, kemi nje krize personaliteti, ekzekutivi po na diskretiton, soacialistat i kane ndeze te gjithe gjeneratoret, jemi ne shenjester nga papunesia dhe nga sektori i propagandes qe komunistat e kane makine te plaodhshme... Para kemi referendum per Kushtetuten. Duhet vertet Kushtetute e re per nje shtet demokratik. Une jam jurist e deri tani kerkund nuk jemi, me Kushtetuten-projekt!..." 

Befas ne seancen pralamentare qe u mblodh pas shume sorollatjesh te panevojshme, Azemi shpertheu. E grisi ne sallen e Parlamentit Projektrregulloren Ushtarake sic e quajti Azemi publikisht Projektkushtetuten e vitit 1994 edhe ne transmetimin e brendshem televiziv. 

Ai e nuhaste te keqen. "Kjo zor se miratohet,- ofshante,- ne do ja bajme hyzmetin, por populli nuk han ma bar!... ". 

E me te vertete, 7 nentori 1994 ishte nje dite qe nuk harrohet. Berisha (ndonese mund te "manipulonte") ra viktime e principialitetit te vet, duke deklaruar per mbare opinionin: DO RESPEKTOHET VERDIKTI I SOVRANIT POPULL! Dhe Kushtetuta e vitit 1994 humbi. Duke respektuar oponencen dhe si "titullar i vetem" i saj brenda PD-se, Azemi i ftohu letrat me "doktorin". Po ne fakt dikush tjeter ishte i semure (!) Kur "vatha" e Partise Demokratike flinte ne eufori, ish-kryetari i saj, Eduard Selami, (sipas nje shprehje proverbiale te P. Arbnorit ), ua hapi deren "vellezerve ujq socialiste" duke u thene "ejani dhe hajini kur te doni se keta i keni ne gjume!..."

Zgjedhjet elektorale te majit 1996

Qeveria demokratike kishte 4 vjet ne pushtet. Partia Socialiste, prej 23 marsit 1992, kishte kerkuar doreheqjen e saj dhe zgjedhje te reja(!). Pra pa kaluar as 24 ore, nga ardhja ne pushtet e PD-se(!) Kur ne Shqiperi per here te pare mbas 50 viteve diktature te pashembullt ne Europe, nje grupim demokratik, "mori timonin e karakatines shqiptare" socialistet donin zgjedhje(!). Ishte tragji -komedi. Por e logjikshme per ata. Socialistet nuk mund te pajtoheshin me humbjen e pushtetit qe e paten nje gjysme shekulli prone te tyre(?) 

Azemi teper i shqetesuar per klimen e elektoratit dhe klimen brenda vete Partise Demokratike, Kuvendin e saj te trete ne marsin e vitit 1996 e percolli me shume shqetesim. Dyshonte tek "klanet". Diten e mbylljes, ne pauzat e midis seancave te Kuvendit, e piu kafen teper i emocionuar. "Mundet te mos zgjidhem ne Keshill Kombetar, kam gjujte shume me shqelma brenda partise",- tha. Duke pritur ardhjen e listes qe do votohej nga delegatet, Azemi i drejtohet Berishes: "A bajme nje fotografi se pa le kudo na i gjuj copat komisioni!.." 

Berisha menjihere e zuri nga krahet duke qeshur. Mbas fotografive me te gjithe delegatet, erdhi kryetari i Komisionit te Mandateve 

prof.Y. Vejsiu (qe me pas iku mbas Pollos ne nje parti tjeter). Kur u lexua emri i Azem Shpend Hajdarit, brohoritjet ne salle ishin ma te fuqishmet dhe njekohesisht me domethaneset per "disa". 

Delegatet brohorisnin "Sali Berisha! Sali Berisha". Dihet se motoja e atij Kuvendi ka qene "Me ne fitojne te gjithe! "Azemi i afrohet Berishes dhe i thote teper i emocionuar: -Borxhet ndaj PD-se nuk ka thesar qe i shlyen! Ndersa Berisha teper i gezuar i thote: -Azem te don populli, te gjithe delegatet qe kane ardhe nga te kater anet sjellin opinionin e tij! Je zgjedhur me votim demokratik! Urime! 

Ate nate e kaluam ne nje shoqeri sa familjare, aq dhe miqesore. Ishte i gezuar sa nuk pershkruhet dot. Ne te zbardhun kur te gjithe do pershendeteshim per te shkuar ne shtepite tona, Azemi na befasoi: -Kemi shume pune,- tha. -Ejani te futemi ne studio e te bajme nje program se si te organizojme fushaten elektorale 

Ishte fantastik dhe mahnites ne idete e tij. U ul prane ne tavolinen e vet te punes, ndezi kompjuterin dhe shkroi fjaline e pare SI T(I FITOJME ZGJEDHJET?

A. Te perdorim stilin amerikan (presidenti te dale me podiumin e kryetarit te shtetit)

B. Te veme "piken e mjaltit" per te mbledhur rreth PD-se elektoratin.

C. Te shpalosim unitetin jug-veri!

D. Te flasim sinqerisht per gabimet ne qeverisje!

E. Te ngreme shpirtin kombetar ne lartesi te reja per Kosoven martire. 

F. Me ke do jene intelektualet, artistet (vizioni 2000), me ate force politike do jete dhe populli!

G. Te mbeshtetemi tek familjet e shendetshme qe kane dhene gjak per Flamur dhe Atdhe!

H. Te respektojme bindjet fetare dhe te kerkojme bekimin e Zotit!

I. Te ngrejme stafe imazhi te afte me lektore te besueshem!

J. T(u themi femijeve dhe familjeve mireupafshim deri ne Diten e Votimit!

Akoma pa mbaruar entuziazmi yne, Azemi shprehu fjaline qe kurr nuk do ta harroj: "Po fituam kete radhe, nuk kemi mundur komunizmin por sigurimin e shtetit! Atehere Shqiperia do marre fryme lirisht!"

Vec ketu "gaboi" Azemi. Bojkoti ishte fisheku i fundit i tyre. Kete arme ata e perdoren kur u zbuluan prej tij, me 21 maj 1996, kur u kapen te gjitha dokumentet kompromentuese te celulave te PS-se, ne Ostren te Vogel, nga PS-ja e Gollobordes. Ne keto dokumente me nenshkrim te Rucit, Bufit dhe Pellumbit, shperndare te gjitha degeve te tyre, porosisnin per shperndarje te cigareve gjumendjellese anetareve te komisioneve, plackitjet e kutiave te votimit nga "grupet e rendit" te militanteve te PS-se (emrat e ish-oficereve te sigurimit te shtetit ne listat e hartuara nga ata), numrat e telefonave qe do jepnin 30 minuta para mbylljes se kutive lajmin qe fitoi PS-ja(!) etj. Keto u lexuan ne te gjitha emisionet e lajmeve te RTSH nga ish-zevendsministri i Brendshem gjeneral A. Shehu, me dokumentat origjinale te kapur edhe disa Komiteteve Drejtues te PS-se ne rrethe po me dt.21 maj 1996. Me daten 24 maj ne mitingun e fundit ne Tirane, mbi 400 mije demokrate mbushen me flamujt blu kryeqytetin. 

Fitorja e PD-se ishte bere e pashmangshme. Zona 26 elektorale ku u caktua Azemi per kandidat-deputt, jo vetem gjeografikisht ishte me e veshtira, por dhe nga ana demografike ishte teper e koklavitur. Zona e "dhise se Nane Zyhrase" e quanin te gjithe.

Kjo kishte nje baze te vertete. Gjate luftes, Enveri i kishte hanger nane Zyhrase dhine e vetme qe kishte me mbajte frymen gjalle. Fshataret fisnike e patriote te Gura Kuqit, na treguan se si "komandanti" ishte veshur si grua qe t`i shpetonte rrethimit. Azemi aty, kur takoi baben e dy djemve deshmore qe po conte 3 pako makaronash te zeza me i njome ne uje per t`i bere kulac se nuk kishte miell ne magje, e hapi fjalimin me nje ligjerate aq prekese saqe komentet do ishin te teperta:

"Plaste qeveria dhe Partia Demokratike, qe sot ne vitin 1996, ne Martanesh hasen personazhe si tek legjenda e misrit te Migjenit! As edhe nje vote nuk dua prej jush. Ne rast se pushtetin lokal ketu e ka Partia Socialiste dhe kryetari i komunes vjedh asistencen e akorduar nga qeveria, perse keni pritur kaq gjate bre vellazen te vinit ne Tirane se mustaqet e qeverise ia baj furce me la dhambet! Po te keni besim tek une, tek flamuri dhe tek Zoti, votoni per te ardhmen tuaj! Une si Azem qe ate dite qe me eshte lexuar emri nga keshilli kombetar per kandidat ne zonen tuaj, e kam quajtur veten deputet. Sepse e kam per nder qe jam i biri nje ish-komunisti te zhgenjyer dhe i nje pastrueseje qe 6 muajt e vitit na ka mbajte me geshtenja te zjera!". 

Ne ate fushate Azemi fitoi me rezultatin faktik me te larte, krahasuar me te gjithe deputetet e tjere, mbi 83 per qind votuan per te!

Levizja sindikaliste e tetorit 1996

Mbas 5 vitesh i papunesuar, me 1 shtator fillova ne Radio Tirana me detyre pune si shef redaktor letrar dhe gazetar. Ne ate institucion atmosfera ishe demokratikisht fallco. Prej 20 apo me shume vitesh punonin persona jo vetem me dosje, por dhe te futur ne pune mbasi kishin kaluar "filtrat e sigurimit te shtetit". Keta njerez, neni i shumperfolur 24/1 nuk i kishte kapur. Dhe nje nisme te ish-drejtorit te Pergjithshem, S. Bucpapaj, per te pastruar kuadrin, e kishin lene pergjysme nje taborr servilesh dhe miqsh te nje keshilltareje te Berishes, qe ishte bashkeshortja e njerit qe hangri presh bythes. Azemi kete nuk e honepste fare.

Ish-drejtori i TV, Q.Sakajeva, nje njeri me dimensione femrash edhe si trup, edhe si psiqike, kishte bere "reforme" duke punesuar disa ish-sekretare partish gazetash. 

Pervec akuzes si berishian, me rendonte dhe shoqeria me Azemin. Iu futa punes me te gjitha energjite e akumuluara, per te nderuar dhe "dorezanin" Azem. Fati qe ishte Festivali Jubilar i Kenges qe mbahej per 35 vite me radhe. Ky aktivitet dhe kjo nuk me trembte, ma lehtesonte punen. Azemi diten e pare te punes, me citoi Fojtvangerin: "Nga te gjitha te mirat e kesaj bote, puna eshte e vetmja qe nuk te len asnje shije te hidhur nga pas! Tashti, puno- me tha- se kerkush nuk te mban peng!"

Pa kaluar 30 dite, nje nate teksa dilnim nga zyrat e RTSH-se, B.Pollo qe asokohe ishte drejtor i pergjithshem, me njoftoi qe Azemi ka filluar nje levizje sindikaliste kundra Meksit. U gjenda ngusht. Levizja e tij m(u duk komplet "kundra rrymes". 

Kjo i jepte dhe Berishes nje "goditje aperkut" ose nen stomak, sic i thone boksjeret. Na mungonte miku i FOKUS-it, Robert Papa, i cili ishte vendosur te shkonte me pune ne USA(!)

Me nje celular te Pollos e gjet-_zemin qe ishte teper i nervozuar, sepse TV kishte dhene vetem Sindikatat e V. Xhekes, kurse te mbledhurit rreth Azemit i kishte hequr nga transmetimi Q. Sakajeva. Ne kete pike kishte teper te drejte Azemi. Sakajeva kishte vepruar mbrapsht, a per servilizem a per urdher "nga lart" nuk dihet. RTSH-ja kishte kohe qe bente autogola!

I fola ne telefon ashper Azemit. "Perse nuk na ke pyetur dhe ne, shokeve te ngushte?,- i fola. 

Azemi i prere dhe teper autoritar (gje qe nuk e kisha njohur kurr ne marredheniet tona aq shoqerore dhe intime), ma preu shkurt: -Te kam ditun te mencem...tash ja ndien krismem ma vone..., kur ta heqin ndryshe Meksin, do jete vone per te gjithe!...Ma mire nje qeveri pa Meksin sesa nje Shqipni pa PD-ne dhe Berishen!... Intelektual ne krize!"

Pa dyshim e ndjeva veten teper ngusht. Nuk ishte ofeza qe ndjeva, por me brente fakti qe kisha humbur "koeficientin e zgjuarsise". Ne RTSH kishin mbetur vetem servilet. Te devotshmit dhe idealistet ku padyshim fus dhe autorin e FOKUS-it, Robert Papen, kishin shterruar, ose me sakte ishin trembur! Te nesermen disa SHIK-as injorante dhe nje goxha intelektual, hapen thashethemnajen qe "keshilltari politik i Azemit eshte A. Doci". 

I kerkuan Pollos njerzit e SHIK-ut dhe vete Gazidedes te me hiqnin nga puna si armik! Mjeranet dritshkurter! Po une kisha 5 vite pa pune! Dicka tjeter kurdisej. Teper te vegjel dhe teper inferiore ishin te gjithe, para nuhatjes politike e sociale te Azemit. Teper krahethate u treguan te gjithe per te mbrojtur ate, Berishen dhe demokracine!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Figurat mė tė njohura tė historisė sonė kombėtare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 7 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-