Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Hajk

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Hajk   Sat Jul 12, 2008 10:59 am

POEZI PĖR PĖRKTHIM



nga LUMO KOLLESHI



HAJKU

Po qajnė pjergullat...

Sillmėni njė gotė

T’i mbledh kėta lotė.

…

Dikush mė pėshpėriti:

“Vdiq bleta”.

Renda dhe varrin askund s’ia gjeta.

…

Orė e vjetėr,

Akrepat duan tė hanė njėri-tjetrin,

Koha mbetur nė sytė e tė verbrit.

...

Nepėrkėzat e flokėve tė artė

Mbi shullėrin e sisėve pushonin.

Buzėt e mia,pėr vdekje,le t’i kafshonin.

...

Flokėtore moderne...

Kokė tė vjetra pak mė tutje

Shtyhen pa radhė pėr paruke.

...

Plasi dhe tullumbacja e fundit...

Shfletova sytė nėpėr fytyra:

Sa pak jetė pėr gjėrat e fryra.

...

Shegėt e ēara

Nė semaforėt e degėve mbeten,

Shira tė ftohtė mbi to treten e treten.

...

Thėllėzat i plasėn gurėt e malit,

Mbytshėm bien nė greminė.

Kush ma bėri gjumin rrukullimė?

...

Njė natė fjeta tok me gjarprin.

Kisha tmerrėsisht ftohtė,

Nė mėngjes do tė isha njė Laokont

…

Ej,djalė,kujdes,

Nga plagėt

Dhe pema vdes.

...

Lulet zgjedh

Nga lindja nė perėndim.

Bletė shpirti im.

...

Kaba

Qė ngre qemere ylberi.

Njė gotė pi nė qoshk usta Laveri.

...

Ca mollė s’i kapa dot,

M’i rrėzoi pa kuptuar vjeshta.

Nė bronxin e kujtimeve ngiru Eva.

…

Shtėpi merimange,

Miza pėr urim zyrtar.

Shtėpi apo varr?

…

I kripur deti,

Lotė valė pas vale.

Shpirtrat e Otrantos kthyer nė korale!

...

Ngarkuar me yje

Iu thye dega hurmės.

Sokakut i plagosen gurėt.

…

Pranverė nė fshatin e braktisur,

Shtėpitė skelete pa shpirtra.

Nga hidhėrimi gjėmbojnė vetėm hithra.

...

Pėr besė,qenka djalėruar gruri,

Lulėkuqet i gudulisin mustaqet.

Kaq tė puthura brenda njė nate?

…

Po u vlon gjaku luleshtrydheve

Fshehur nėpėr gjethe tek njė brinjė.

Ende s’po e shpallkan dashurinė?

...

Asnjė lejė ndėrtimi nė zyrat e pranverės.

Dallėndyshet

Presin shiritat e shtėpive tė palegalizuara.

…

Nė koshin e plehrave

M’i hodhėn kėpucėt e vjetra.

Mbetėn pa kujtime rrugėt e pashkelura.

...

Fėmijėrisht ndjek nėpėr natė xixėllonjat,

Ato luajnė kukamēefthi me sytė e mi tė pafaj;

Drita mes errėsirės mė bėn rrob tė saj.

…

Njė qen mė vjen shpesh nga mbrapa,

Mendimet e brishta sakaq m’i gjakos.

Ngre shkopin e zemra i lutet dorės:“Mos!“

...

Dallėndyshe e pėrplasur nė tel,

Para folesė sė ballkonit,

Vajza , me njė pasthirrmė, thėrret lotin.

…

Nata e pėrgjakur

Lind ditėn e qeshur,

Yjet foshnja dielli i ēon pėr tė fjetur.

...

Shelgu zgjat gishtat e gjelbėr

Mbi gjeratoren e lumit plot valė.

Ē’kėrkon aty njė pulėbardhė?

...

Lulet e xanės

Kodrat i veshėn me xhelozi,

Shtėngomė e dashur, mė shumė tani

...

Saēmat e rrushit,

Po rriten dalngadalė,

Mė prisni njė dėshmor dollish.

…

Njė zjarr nė mal,

Barinjtė thekin ėndrrat

Pėr urinė e yjeve.

...

Nė urėn e vjetėr

Fiku po pikon qumėsht,

Artat dhe Rozafat s’kanė vdekur.

...

Nata i shtroi krevatėt pėr gjumė,

Nė studion time

Fluturat vijnė tė vdesin nė dritė.

…

U zverdhėn ftonjtė,

Kėrkoj dorėn e nėnės

Nė tavanin e krisur.

...

Njė lypės nė rrugė

Mė thirri “Zotni”.

Veē shpirtin kisha nė xhepat e mi.

...

Ju, tė ikurat e mia,

Tė pakthyeshmet gjer nė varr,

Zemrės, pse m“i vini zjarr?

…

E mblodha lotin

Nėn strehėt e vjeshtave tė mia,

Kupa e dhimbjes m“i gjerb sytė.

...

Krejt pa dashur

Njė degėz i theva qershisė,

Nė mijėra rruzuj u mpiks gjaku i saj.



Njė grerėz

Zukat mbi dyllin e rrushit,

Prapė se prapė nė helm e ngjyen thumbin.

…

Sos! Po mbytet hėna,

Yjet e djegur

Litarė meteorėsh lėshojnė mbi det.

...

Zukat njė bletė

Nė flokėt e saj tė shpleksur,

Lulja e syve tė mi.

..

Nė kupėn e gurrės

Vuri buzėt etja,

I thyen shtambat bukuroshet.

…

Bilbili, cigari dhe unė

Tė tre po digjemi keq kėtė natė.

Ē’pati vallė ylli qė pėrfundoi nė flakė?



…

Erėrat fryjnė nga tė katėr anėt,

Kėrkojnė rrėzimin tim,

Mbahem tek njė fije bari.

...



Nė njė degė ulliri

Paqja varr shpesh kėmishėn e pėrgjakur,

Sa fidanė tė rinj mbeten pa plakur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Re: Hajk   Sat Jul 12, 2008 11:00 am

POEZI




PABESIA





Ajo krahun mė ka shkuar shpesh,

Klubesh mė ka dhėnė dhe raki,

Buzėt i ka shpėnė vesh mė vesh,

Ndryshe s’do tė quhej pabesi.



Fjalėn e ka zgjedhur ballė pėr ballė

E ka larė gati me flori,

Krahėt sa ka kthyer pak mėnjanė,

Gjarpėr ėshtė bėrė pėrsėri.



Nė syrin tim, gėzimin ma bėn mal,

Pėr hidhėrimin, lotin derdh fitil,

Pas shpine, rrugėn bėn moēal

E tinėz mė ndjek si krokodil.



Guri i Sizifit s’ish aq i rėndė,

Pabesia veē njė mal me gurė,

Thikėn e mban fshehur nėn mėngė

Dhe pa helm nuk di tė luajė kurrė.



KJO BOTĖ



I shkrehu armėt lufta e ftohtė,

U zgjuan pacifistėt me brohori.

Prapė se prapė nė ethe nė ethe kjo botė,

Varrezat kanė sėrish uri.

Terrorizmi nuk mund tė shpikej mė vonė…

Ēdo shekull lind absurdin e tij.


KUR TI MUNGON





Mė kėrkon aty ku s’ndodhem,

Mosardhjen tėnde rri e pres.

Veē malet s’dinė tė takohen,

Gryka dhe hone ndajnė nė mes.



Mė vjen ēudi me zemrėn time,

Si nuk pushoka nė vetmi,

Njė lule ēel pėrmbi thėllime,

Ylberi portėn hap nė shi.



N’eklips tė diellit kėrkoj dritė

E sytė s’di se ku t’i mbaj,

Ti hyn papritur e mėritė

Treten si vesa nėpėr maj.



Me farė yjesh ma mbjell qiellin,

Nuk ka kuptim mė boshėsia

Sytė kėrkimtarė do shpiknin diellin

Dhe tė mungonte gjithėsia.


NDĖRHY, O ZOT





O Zot,ē’po ndodh nė vendin tim!

Ki pak mėshirė pėr kėtė dhe.

Sa vuajtje hoqi nė mjerim

E kokėn prapė nuk po e ngre.



Si njė shenjt ta pritėm Papėn,

Ringjallje ndjemė nė shpirtin tonė;

Po prapė e prapė ndėshkime patėm,

Ndėrhy, o Zot, sa s’ėshtė vonė.



Sa pa ardhur nė pushtet,

Tė gjithė fytyrėn tėnde marrin,

Nė fron i sheh si djalli vet

E kėtij vendi i vėnė zjarrin.


NĖ KĖRKIM TĖ SYRIT





Mė trembi e mira gjyshe njė ditė

(Syzet diku i pati harruar)

Njėri sy i lundronte nė dritė,

Tjetri veē njė gropėz e shformuar.



I lashė nė harresė lodrat lozonjare,

U ngjita nė tavanet e shtėpisė,

Renda nė bodrumet errėtare,

Zog u bėra e hipa nė ēdo lis.



U ngrita atė natė dhe nė gjumė,

Vura shkallė te strehė e dallėndyshes,

Si bir i pėrrallės renda unė

Tė gjeja syrin e humbur tė gjyshes.


Me thėllimin pėrqafuar





I kuqi buzėt e ty s’ tė puthi,

Rimel u shkoi syve e ty s’tė pa,

Flokėt i krehu e ty s’tė zbuti,

Mermer a gips pėr ty veē tha.



Pastaj…kushedi se ē’ėndėrr

Ndjenjat ia mbledh porsi qershi,

Nė dasmėn tėnde ti nuk je dhėndėr,

Veē njė klient pėr njė taksi.



Muzika notat i rreh nė tym,

Njė tjetėr fshihet pėrbrenda teje,

Si njė rrufe qė zjarrshėm hyn

Pėrmes ēemberit tė njė reje.



Oh,botė e shpleksur e gėnjeshtare,

Me qumėsht fiku ushqen besimin,

Lermė tė hap derė e dritare,

Tė pėrqafohem veē me thėllimin.






Nė trollin tim, nė trollin tėnd







Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Punojnė leshin, del tel me gjemb.

Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Njė prag i thyer njė portė e shėmb.

Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Dritė tė premtojnė, qiriu tė tremb.

Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Tė ēmend dhėmballa, tė shkulin dhėmb.

Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Pėr nderin kurvat tė japin mend.

Nė trollin tim, nė trollin tėnd,

Nė gur i luajtur trondit njė shkėmb.





Jam atje…



Shkėmbej e-mail veē me qiellin,

Kodin me tė s’ma di kurrkush.

Kush ma cėnon hisen e diellit,

Rrufetė ia farkėtoj nė prush.



S’kam pasur frikė nga pelivanėt,

Nga shushunjat ca mė pak,

Paqe s’kam kurrė me pushtetarėt,

Qė ma ēojnė vendin nė batak.



Unė jam atje ku vetėm shpirti

I pastėr shkon e pa mėkat.

Gjyqi biblik, dhe po arriti,

Njė Beatriēe dorėn mė zgjat.


Mėritė e dashurisė





Njė fjalė ti, njė tjetėr unė,

Nė dhomė heshtje pas kėsaj.

Pėr hiēmosgjė duket u zumė,

Tė dy kishim e s’kishim faj



Ti u bėre re e sertė

Nė njė qiell mė tej se gri

Edhe unė u bėra vjeshtė,

Por jo dimėr, kurrsesi.



Pas pak e trembur u fik drita

Kur na shikonte ashtu tė zėnė,

Vjedhur nė terr ēarēafin ngrita,

Asgjė pa prekur, asgjė pa thėnė.



Dhe ishim pranė, oh, sa pranė,

Det edhe breg, valė dhe shkėmb;

Inatet si statujat ranė,

Paqja e shtrenjtė prapė u pėrkėmb.



U dashkan zėnkat ndonjėhere,

Ku s’hyn gjykatsi, drejtėsia.

Mėritė e krevatit ndoshta vlejnė,

Aq sa vlen nė jetė dhe dashuria.


Lisi i Mėrtinjit





Vdiq dhe lisi i moēėm i Mėrtinjit,

E qanė zogjtė nė kujėn mė tė vjetėr,

Ata qė fije bari sillnin pas kthimit

E ngrinin nėpėr degė njė qytezė tė gjelbėr.



Vdiq dhe lisi i moēėm i Mėrtinjit,

Ai qė nuk provoi sėpatėn pėr sė gjalli,

Ai qė mbante fshehur frikėn e ndėshkimit

Dhe nė shekuj rrufeve u shuante zjarrin.



Vdiq dhe lisi i moēėm i Mėrtinjit,

Ai qė fėmijėrinė ma bėri si njė ketėr,

Ai qė ma kėrruste nėnėn gjithė dimrit

Pėr tė fshirė avllinė e gurtė nga fletėt.



Vdiq dhe lisi i moēėm i Mėrtinjit,

Mburrja ime e largėt iku tok me tė.

S’ėshtė turp t’ju them, prej pikėllimit,

Pėr njė lis derdh lotė e qaj pa zė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Re: Hajk   Sat Jul 12, 2008 11:02 am

Lumo Kolleshi





Nuk tė dua asnjė mirėsi



O mbledhės fjalėsh tė ndryshkura

Nėpėr kėneta shpirtrash,

I mbushe vitrinat e veshėve tė dylltė,

Tani ē’pret? Hiqu prej meje,

Nuk tė dua asnjė mirėsi,

Vazhdo ta ngresh statujėn e mjerimit

Mbi piedestale thashethemesh.

Aty veē qentė do tė vijnė vizitorė

Me copra kockash nga kazani mė i afėrt i plehrave.


Shpirti im







Shpirti im, mė shiko drejt nė sy,

Asnjėherė mos e kėrko parajsėn,

Edhe sikur Beatriēja tė pėrgjėrohet pėr ty.

Nuk dua tė bėhesh njė yll i djegur natėn,

Tė ndezėsh nė qiell njė meteor,

Prano tė gjesh pak vend nė purgator.


Bosh





Koka bosh mbi supet e popullit lėkunden,

Koka bosh me njė gjuhė gjarpėrishte

Koka bosh qė pushtojnė podiumet

Koka bosh qė flokėt na i kthejnė nė barishte.










Fjalėt pleqėrishte





Kur ėndrrat tė mos kenė asnjė shtrat,

Kur tė kenė ngrirė burimet e kujtesės,

Ndonjė fantazmė e njė rime a njė varg,

Do ta prishė ēatinė e vjetėr tė harresės.



Kur pranverat tė na jenė bėrė dimėr,

Kur tė mos ēelė sythe dashuria,

Kur gjunjėt tė na djegin porsi hithėr,

Ankesat do t’i mbys me duart e mia.



Dhe e di qė duart do tė mė dridhen

Si degėzat e plepit nė thėllim,

Ca shkėndija brenda tyre do tė ndizen,

Do tė habitesh nga del ky prrushėrim.



Atėhere tė gjitha do tė m’i falėsh,

Xhelozinė do ta ketė mbuluar hiri,

Nė sepete do tė m’i mbledhėsh fjalėt,

Pėr nipat do t’i mbash gjerdanė floriri.




Nga bregu i fjalės







Nuk ėshtė aspak ēudi qė tė mė flakni,

Tė sillni njė hibrid nė vendin tim,

Nuk ėshtė aspak ēudi tė mė pėrbaltni,

Kodoshėt sot nderohen me ēdo ēmim.



Sinqerisht ju flas nga bregu i fjalės:

Shpirtin poetik s’ma prekni dot,

S’m’i rrmėbeni dot orėt e natės

Kur qielli im me yje mbushet plot.












Udhėtim mbi dėborė





Gjurmė tė pėrkohshme,

Ėndrra tė njė nate pa zgjim,

Dhe pse thellė kėrkojnė tė futen,

I zhvatin shirat.

Kalėroj me kuaj dėshirash

Nė kėrkim tė njė bore tė pėrjetshme

Pėr tė lėnė ca gjurmė tė rralla,

Tė gjitha mė kthehen nė lot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Poezi   Sat Jul 12, 2008 11:07 am


Pushteti i fjalės





Poetėt nuk tremben nė luftėn e vet,

Shkėmbinjtė e ngrysur nga rrufeja.

Sapo fitojnė njė pushtet,

Shpallin menjėherė zgjedhjet e reja.



.




Naimi nė doganė





Sa hedh kėmbėn nė doganė,

Se ē’mė dhemb e se ē’mė tremb;

Tjetėr tokė lė matanė,

Zhur qė djeg nė vendin tėnd.



Mendja rend tė kapė malet,

Ngjitet bredhi dhe njė kat,

Ėngjėlli zė e mė shfaqet,

Bėj tė hesht e flas pėrēart.



Jo,nuk jam aspak nė gjumė,

Sonambul qė natėn marr,

Veē njė doganier njoh unė

E duart pėr tė i fut nė zjarr.



Veē ai e askush tjetėr

Me ar shpirtin kishte larė,

Nė doganėn aq tė vjetėr

Fuste shqipen kontrabandė.



Eh, dy dete ballė pėr ballė,

Njė me valė e njė me vargje.

Bilbili me zė tė rrallė

Errėsirėn e shpėrndante





Nė shkretinė perandorake

I mblidhte eshtrat Skėnderbeut,

Nėpėr gjinj qirinjtė mbante

T“i sillte pak dritė atdheut



Me mall tė valė atje larg,

Nosit qė ēante mushkėrinė,

Zemrėn treste pak nga pak

Qiriri i madh pėr Shqipėrinė.












Frashėr





Pėr ne vendlindjen e tyre nisen fjalėt,

Fjalėt e gjuhės qė u bėnė dritė.

Shpirti shkon atje tė lartojė shkallėt,

Tė takohet veē njė ēast me perėnditė.



Njė kupė qiell pėr haxhillėkun e ri,

Frashėri i priste poetėt nė maj.

Ēdo gur tė flet shqip te frashėllitja shtėpi,

Kėtu Shqipėria shpall Mekėn e saj.



Por poetėt nuk venė dot nė Frashėr,

Njė lule t“i ēojnė pėr ditėlindje Naimit,

Nė qiellin e shtatė i sheh qeveritarėt-

Antipoezia e fundit e mashtrimit.



Poetėt nuk marrin dot njė makinė,

Astarėt tė grisur i kanė nėpėr xhepa

Manushaqet ende kokulura rrinė,

Jetimė nė Kokojkė mbeten bredhat.



Pėr tė bėrė pak dritė dyllojnė poetėt,

Pėr dritėn qė ndezi i madhi Naim,

Nė hipotekė atij vila e prona s“i mbetėn,

Po vargu naimian dhe sot nė ballė na prin.





Pak larg





Mė more puthjen, mė ajkose,

Me tis tė fjalės mė pudrose,

Me bisht tė syrit mė plagose,

Mė sėkėlldise, mė trullose,

Nė shtatė detra mė gropose,

Mė bėre valė e ku s’mė sose,

Nėpėr shkėmbinj mė sakatose.



Pasaj pėr ty u bėra lot,

Mė kėrkon e s’mė kapdot,

I ngjitem resė e zbres nė tokė,

Ti rri e ndjek erėn mė kot,

Hėna mbushet plot pėr plot,

Njė ditė tė duket sa njė mot



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Re: Hajk   Sat Jul 12, 2008 11:07 am

Fjala





E hodhėn nė trastė grindavecėt,

Nė shekuj e bėnė pėrshesh,

Statuja mbetėn pa tė shurdhmemecėt,

Spiunėt e ēuan vesh mė vesh.

E gėnjyen rrobinėn politikanėt,

Ndėr semaforė e nxorėn pėr kurvėri,

E vodhėn nė gjumė dėshtakėt,

Gatuan …veē gjellė nuk qe kurrsesi.

E rrėmbyen netėve kriminelėt

Dhe hapėn me tė vetėm varre,

Nė shpirt e futėn poetėt

E ndriti nė mijėra llampadare.




Kohė mashtruese





Sythe tė buisura nėn njė diell tė gėnjeshtėrt

Dhe pemėt,

Me prokurė tė rregullt,

I stolisėn me lule degėt.

Pritej zgjimi i bletėve

T’i mbushnin kosheret me nektar.

Sakaq njė borė e papritur,

Ngricė,

Acar.

Trembthi njė zog

Cipėzėn e akullit gdhend nė dritare…

Pranverė piramidale?





Nė tregun e valutės



Tregu i valutės valė-valė,

Nė tregun e valutės edhe unė.

Nėn sqetull ēantė e rrjepur, bojėdalė…

Ē“patėn dy kambistėt qė u zunė?



Rrethuar prej fytyrash turlilloj,

Kush e kush tė mė rrėmbejė i pari,

Nė tufat e parave ngulur thonjtė

Si kthetra mbi blerimin e dollarit.



Dikush thėrret nė mes turmės,

Nuk shqitet. O durim prej guri!

Njė e qeshur lot pėrsipėr buzės,

Po ec t“i mbushje mendjen atij burri.



Pa mė jep dhe kursin mė tė lartė,

As faj e as besim nuk kish i shkreti,

Dhimbshėm mė nė fund e hap ēantėn…

Veē librave, ē’mund tė kėmbejė poeti?



Tregu i valutės valė-valė,

Nė tregun e valutės edhe unė.

Buzėt shqiptojnė ēalthi disa fjalė:

Ē“dreq nė kėtė treg kėmbėt mė shpunė?






Sikur





Po mė pyetėt prapė pėr fėmijėrinė,

Ē“do tė bėja po tė kthehej dhe njė herė,

Prapė do tė ndiqja shqerrat nė lėndinė,

Prapė do tė bėhesha ketėr nėpėr pemė.



Mbrėmjesh do tė rrija rojė e qiellit,

Cili yll do digjej atė natė,

Dimrit do tė thyeja akull mes liqenit

E grackat do t“i ngrija pak mė larg.



Sėrish do ta ndiqja gjurmė pas gjurme

Vajzėn qė mė trazoi keqas atė moshė,

Kurorėn do ta lidhja prapė me ato lule

E ēapraz do flisja nėpėr shokė.



Prapė do tė nisja nė fletore

Tė hidhja metaforat aq tė brishta,

Qemerin e ylberit ndėr bregore

Do ta lidhja fort nėpėr rrapishta



Po mė pyetėt prapė pėr fėmijėrinė,

Ē“do tė bėja, po tė kthehej dhe njė herė,

Ėndrrave do t’u bekoja prapė arratinė,

Netėt do t’i lija pa gjumė si pėrherė






Qirinjtė





Nė pusin e zi tė kėtyre netėve,

Ku mė zhytin me kovė tė palidhur,

Si shpersė mė vjen zėri i poetėve

E zjarrin i vė pėlhurės sė shpifur.



Diku nė njė qoshe Naimi i hequr

Mė ndez njė qiri pėr tė parė,

Migjeni mbyt kollėn e tij tė mekur:

„Pak dritė!“ e nata bėhet e bardhė.



Qirinjtė presin radhėn pėr t’u shkrirė,

Kėta ushtarė qė luftojnė errėsirėn.

Plagėt ua lidh sakaq me njė rimė,

Nė flakėn e fundit mė lėnė lamtumirėn.



I lodhur, me sytė raskapitur,

Vetvetes i kthehem si njė bishė:

„Nė meshėn e sė dielės nuk ke pėr tė zbritur,

Shtėpinė tani e ke kthyer nė kishė!“



Aty prapė rilind e mė thotė Migjeni,

Tė bėhem revoltė pėr dritė,

Poetėt nuk kanė kurrė paqe me terrin,

Terrin veē ujqit e lutin pėrditė.












Tepėr herėt





Ti po shikon ēuditėrisht thinja nė flokėt e tu,

Ėshtė tepėr herėt pėr tė besuar nė pleqėri,

Nė mos po do ta thyej me grusht pasqyrėn e vjetėr

E me pikat e gjakut

Qė do tė kullojnė nga gishtat e mi,

Buzėt e tua

Nė degėt e majit do t’i var si qershi.


Amnistia e syve







Pėr tė gjitha qė gjumin ma bėnė ėndėrr

Nė atė stinė qė s“mė kthehet asnjėherė,

Vetėm trėndafila

Mbjell nė lulishten e kujtimeve.

Veē njė natė,

Kur tė shikoj ėndrrėn e fundit,

Do tė shpall amnistinė e syve qė s“u ngopėn kurrė.



Po plaken ditėt e mia





Po plaken ditėt e mia,

Bastunet i thyejnė prapė nė lulishte,

Ku qerpikėt mė qėllojnė me shigjeta

Zemra pėr inat mė fort i bie borisė.

Nėse njė ditė do tė mė gjeni tė ndarė nga jeta,

Shpallmėni dėshmor tė bukurisė.








Nė Mottola





Sot jam mik i kėtij qyteti

Pritja e gjitha mė flet bujarisht,

Gjuhėt, nė kosh le t’i hedhė planeti,

Tė gjitha portat mė hapen lirisht.



Ngjitem nė kėtė qytėt kodėr

Pėr tė parė se deti ėshtė kaq pranė,

Pėr tė paqrė sė qielli

Kthehet ēuditėrisht nė pulėbardhė.



Nė kėto shpella dikur, dikur

Ka gėluar njė jetė.

Bėj tė flas me vet lashtėsinė.

Sipėr rrėnojave rend fėmijėrisht

Tė gjej plagėn e Pirros,

Si njė epirotas, t’i vete nė ndihmė.


Taranto





Pėllumba dhe puthje tė dashurish

Guguftojnė pranė detit tė paanė.

Urdhėr u dhashė rrezeve tė diellit,

Tė tė marrin e tė tė sjellin kėtu

Tė puthemi dhe ne

E pastaj le tė bėhemi shkumė mbi valė.




Natė mbi Otranto





Lart,

Natė e zezė,

Poshtė,

Deti, akoma mė zi.

Lėkundet trageti mbi shtjellė,

Diku larg,

Njė far i vetmuar, sa njė qiri.

Mendimet e mia shkumėzojnė tok me dallgėt,

Hedhin spirancėn vetėm aty,

Ku dhjetė vjetė mė parė,

Shpirti i atyre qė kėrkonin liri,

Lėshonte sinjalin “Sos”.

Nuk di pse ngjethem,

Nuk di .

Veē njė zė nimfe:

“Mos!“

Kėlthet nė veshėt e mi.

Ndez njė cigar me mundim nė kuvertė

Ta djeg kėtė natė.

Era ende kujėron kėtu.



Shkruar nė tragetin Vlorė-Brindisi, ora 03, datė 02.12.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Tregim   Sat Jul 12, 2008 11:10 am

Don Kishot... vetėm Manēa? (tregim) nga Lumo Kolleshi



Si? Don Kishot kishte vetėm Manēa? Jo, mik i dashur, jo. Qė ta kemi njė dorė nė revani dhe tjetrėn nė bakllava, mė shkoqur akoma, Hirėsia e tij, Servantesi, se kėshtu na vjen mė mirė ta quajmė atė penė tė ndritur tė Spanjės, e pikturoi me ngjyrat mė tė denja hidalgon, kalorėsin e fytyrės sė vrerosur. Ti prapė ngul kėmbė nė tėnden, siē ngulte kėmbė Rosinanti i gjorė pėrpara mullinjve me erė dhe mė thua se ai ishte njė e nuk bėhet mė i dytė, se, edhe shqytar si Sanēo Panēa, nuk ke pėr tė gjetur nėpėr botė , sikur ta bredhėsh globin me qiririn e Diogjenit. Ja, pra, pikėrisht nė kėtė pikė le tė mbahemi fort, ta kapim demin pėr brirėsh , siē thotė njė shprehje e menēur kėtej nga anėt tona, ku ha pula gurė. Sojliu pėr tė cilin po flasim, pas vdekjes sė tė zotit, qė e gatoi jo pėr shtatė ditė, me aq mrekulli, jeton e kalėron nėpėr kohėra e nėpėr vende tė ndryshme, veēse tanimė ka ndėrruar petkat e takėmet e kalorėsisė. Nė vend tė kalit, ti mund ta shikosh tė kapardisur mbi timonin e markės mė tė fundit. Absurde do tė bėrtasėsh ? Pse pak absurditete po i gėlltit nga mėngjesi nė mbrėmje nė kėtė tokė tė pėrcėlluar? Hė, po, se mė shkėpute rrjedhėn. Nė vend tė shpatave dhe topuzave, ai tė mban njė vulė qė i pjell pėrditė shuma tė majme nga tenderat, sa ti nuk ke mundėsi tė bėsh as llogarinė e tyre, se, pėr kėtė tė fundit, ai nuk e di as vet sa ka e ku i ka strukur nėpėr banka. Ende nuk po tė mbushet kupa? Po qe se tė ka mbetur njė fije durimi, vetėm do tė desha tė mos ma ndėrprisje fillin e ligjėrimit.

...

Me gjithė tė luturat e gruas dhe tė fėmijeve,ai e vendosi qė e vendosi,madje nuk kishte fuqi nė tokė dhe nė qiell qė ta kthente nga vendimi i marrė: o do tė bėhej deputet, o do t’i binte kėmbės,por fillimisht kėrkoi tė bėnte budallain As mė shumė,as mė pak.Sigurisht,njė ndėrmarrje e tillė nuk ishte diēka e lehtė dhe,veē asaj qė kishte bluajtur nė kokė,asnjė masė paraprake nuk kishte marrė. Kjo po e vinte nė njė pozitė qesharake:edhe drejtor, me makine, vulė e konforte te markės sė fundit, edhe budalla nga ana tjetėr.S’kishte si tė shkonte .Pėrgatiti me kompjuter njė lajmėrim dhe ia dha shefit tė kualifikimit, si mė tė besuarit, ta vendoste nė derė: ”Ndodhem me shėrbim”.Sakaq mori ēelsat,u sigurua qė dera tashmė ishte e mbyllur dhe u fut nė makinė.Pėr njė ēast iu duk mė me vend qė edhe makinėn ta mbyllte nė garazh Sėrish u gjend nė njė pozitė jo dhe aq tė rehatshme.Tė kthehej nga rruga?Po ku dreqin do tė pėrfundonte gjithė ajo burrėri?Aq mė tepėr qė ia ēmonte vetes cilėsinė e mbajtjes sė fjalės dhe kėtė e lidhte shpesh me nderet qė kishte bėrė me vulėn e shtetit.

Si ēdo fillim me vėshtirėsitė e veta,aq mė tepėr nuk do tė ishte njė rol i zakonshėm dhe pėr nė skenė,provoi tė hidhte hapin e parė nė tapetin e asaj aventure.Ndaloi para njė tezge rrobash nė tregun e shumicės dhe ia vuri syrin njė kostumi larash nė tė cilin sundonte ngjyra jeshile.Do ta kishin zili edhe ushtarėt e Natos.U vesh gabelėrisht,pa praninė e askujt nė shtėpinė e vet dhe,nga gjithēka,mori me vete celularin e njė shuk me para.U dha nė rrugė.Pikėrisht kėtu e kaloi pengesėn e parė dhe hyri menjėherė nė rolin e ri:

-Ej,drejtor,do tė shkosh me shėrbim nė Irak?-u dėgjua nga mbrapa zėri i Klios,budallait tė vėrtetė e me kartelė i qytetit periferik.

-Drejtor i sat ėme e i tyt eti.Jam ministri i mbrojtjes sė forcave tė armatosura,- ia ktheu Klios pa kurrfarė pėrtese.

-Ua,ua!Ē’na thėnka!Unė i di pėrmendėsh tė gjithė ministrat e mbrojtjes nė botė.Do t’ia filloj nga Bushi apo Nexhati i Iranit? Pse budalla mė di mua? Njė idiot si ti do tė vėrė shteti nė krye tė mbrojtjes?

Fjalėt e fundit sikur e rėnduan pak si tepėr dhe u mat tė vinte nė punė grushtat,t’ia bėnte turinjtė pėrshesh,po prapė e mbajti veten dhe u tėrhoq si humbės i betejės sė parė, aq mė shumė qė i ishte futur njė aventure tė tillė.

Aty pėr aty i erdhi si njė rrėke e trazuar njė mendje e keqe pėr t’u tėrhequr nga aventura e saponisur, po burrėria e tėrhoqi pėr hundėsh.

-O drejtor,-e mori sėrish fjalėn Klioja.

-Ndreqe gojėn,o zuzar!Tė thashė njėherė,jam minister i mbrojtjes.

-Mė qafsh,-u fut me njė tė pėrqafuar nė bisedė,-po tė jesh ti ministėr i mbrojtjes,unė vlej pėr kryeministėr.Meqė jemi kėtu,a formojmė dhe ne qeverinė tone?Ti mbaj atė ministri qė ke zgjedhur,unė kryeministėr.Tė brendshėm vėmė Doken.

-Cilin Doke?-

-Shi,shi ē’budalla dhe do tė jetė ministėr,kur nuk njeh Doken.!Po Dokja ėshtė njėshi i qytetit,ai qė nuk lė xham pa thyer.Ja, u bėmė tre?

-Po aq u bėnė,-u pėrgjigj sikur tė ishte vėrtet nė pushtetin e tij.

-Mirė,ty do tė bėj dhe zėvendsin tim,se nuk do tė kemi njė tren me ministra e me zėvendėsministra si kėta.Do,s’do,kjo u vendos.Tė jashtėm,tė jashtėm…-po kruante kokėn sikur tė ishte gdhirė nė plehun e dhive,-e gjeta dhe kėtė,Melon.Nuk e luan topi.Apo ē’ka njė mendje.Dhe sot ta pyesėsh,t’i thotė tė gjithė emrat e sekretarėve tė byrosė dhe kryetarėt e kooperativave tė rrethit.

-Jo,nuk jam dakord pėr kėtė,ai ka shkuar nė kryeqytet.

-Ore,qenke trokė fare,po qeveritė ēdo vend i botės nė kryeqytet i ka.Edhe ne atje do tė vemė tė gjithė.Pse ne nuk do tė kemi tendera? Njė copė drejtor i rrugėve dhe ka bėrė dy vila atje,pa le e le,na ėshtė bėrė dhe president klubi.Mos ke ndėrtuar edhe ti vile nė kryeqytet?

-A,mbaj gojėn pėr mua.Jam burrė i ndershėm unė.

-E ,se shaka bėra.Ē’ministėr na ka mbetur pa vendosur?

-I financave,i arsimit dhe i kulturės.

-Tė financave do ta lėmė mė vete,ndėrsa tė arsimit dhe tė kulutrės le t’i bėjė njė.Pėr financat do ēojmė Lutin.E kam shok tė vjetėr,ai qė zė qoshen e tregut tė madh dhe i mban tė dyja kėmbėt tė mbledhura dhe lyp tėrė ditėn e ditės.Ai ia di kimetin lekut.Pėr kulutrėn dhe arsimin do tė vėmė Gigon.Ai defit nėpėr dasma i bie pėr shtatė pale qejfe.Boll,e lėmė me kaq,se vendi i vogėl jemi ne. Tani nėm njė cigare, se bėmė punėn mė tė madhe.

Sa shpejt e pa kurrfarė debati,pa qejfmbetje dhe,ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja,pa nevojėn e miratimit nė parlament, e pa dekret, e formuan qeverinė,ashtu nė rrugė e sipėr,thjesht nė kėmbė.Nuk ishte gjė e paktė dhe u takonte pa tjetėr ta festonin qoftė dhe me njė gotė raki.Kėshtu bėnė.U futėn duke tėrhequr pėr krahu njėri-tjetrin nė klubin e elitės.Sa hodhėn kėmbėn brenda,tė gjitha tavolinat, si tė ishin tė gjitha prej letre dhe klientėt aty tė ishin veē gjethe vjeshte,me njė lėvizje tė rrufeshme,u kthyen nga dyshja e ēuditshme.Ca qeshnin,ca ulnin sytė pėrdhe,mirėpo kjo lloj pritjeje nuk i pėlqeu fare kryeministrit dhe,me njė zė basi,thirri:

-Badiguardė,m’i nxirrni pėrjashta kėto qelbėsira!Tė hyjė kryeministri dhe kėtu asnjė nga kėta spurdhjakė,tė mos luajė nga vendi.

Megjithatė ndėrhyrja e ministrit tė mbrojtjes ishte tepėr qetėsuese.

Nė tavolinėn me kolltukė ishin duke pirė redbull kryetari i bashkisė dhe prefekti. I treti qe dora vet prifti Aleks, i cili kohėt e fundit kishte marrė edhe ai njė gradė tė rėndėsishme nė hierarkinė kishtare. Ata, tė tavolinės kryesore, gati i shqyen sytė , tek e panė drejtor Gjikėn jo vetėm tė shoqėruar me Klion,por tė veshur nė atė mėnyrė qesharake.Madje kjo e fundit ishte kriza mė e thellė pėr sytė e shefave tė mėdhenj tė qytetit.Gjendja pėr ta u bė aq e padurueshme dhe ishte hera e pare qė kolltuku ishte kthyer i tėri nė prush e mezi po i mbante.Prefekti i bėri njė shenjė me sy Gjikės pėr t’u larguar urgjentisht prej atij lokali,por ai,si pėr inat tė tij,u ul nė tavolinėn mė tė afėrt,nga ku dėgjonte copra-copra bisedėn inkadeshente tė dyshes sė pushtetit,ndėrsa sytė i mbante nga Klioja.

-Gjika ose ėshtė bėrė thumb e nuk ėshtė nė kėtė botė,ose ka luajtur mendsh vėrtet,-foli i pari prefekti.

-Po pse bie nė mėkat, o dele e perėndisė,- kaq tha prift Aleksi dhe bėri shpejt e shpejt njė kryq.

-Na diskreditoi shtetin dhe figurėn e drejtuesit,-shtoi me njė zė tė mekur kryetari i bashkisė.

-Pėr cilin shtet e ka fjalėn ky,pėr tonin apo pėr atė paēavuren e tyre , qė s’di tė lajė as enėt,-u kollit Klioja,si pėr t’i treguar se ligjin aty do ta bėnin veē ai me Gjikėn.

-Eja tė dalim sa mė parė qė kėtej,-urdhėroi prefekti dhe,me njė gjest tė shpejtė,i rrėzoi flokėt e gjatė mbi sy.-Po tė qėndrojmė ende kėtu,do tė na rrėzohet tavani mbi kokė dhe hajde lexo gazetat nesėr.

-Duhet tė ngrihemi patjetėr,-pėrforcoi idenė e prefektit kryetari i bashkisė.

I bėri shenjė kamarieres,e cila u bind si njė kone dhe shkoi nė tavolinėn e tyre me njė buzėqeshje tė spėrdredhur.Pagoi kyetari dhe u zhdukėn nėn tymin qė mbėshtillte si mjegull supet e klientėve tė pėrheshėm tė elitės.

Me ikjen e tyre, dyshja e ēuditshme e ndjente veten mė rehat,por kamarierja nuk po merrte guximin pėr t’u shėrbyer.Kjo e acaroi sė tepėrmi Klion dhe u mat tė vinte vetė te banaku dhe ta rrėmbente pėr flokėsh,por ndėrroi mendje..Kaq gjė e dinte:tė mėdhenjve u vihet nė dispozicion njė shėrbim i veēantė.Gjika e ftoi atė me dorė,por ajo bėri sikur nuk pa dhe ktheu kurrizin,sikur tė kishte marrė njė porosi tė veēantė nga dyshja qė iku pak mė pare.

Njeriu ka gjuhėn shpatė,i erdhi papritur ky mendim i beftė dhe e thirri nė emėr.Prapė ajo i bėri veshėt tė dylltė

-Moj zuskė,eja tė marrėsh porosinė

Banakieri,qė po ndjente diēka tė nėndheshme ato ēaste,i lėshoi dy gota me raki nė tabaka dhe i bėri shenjė pėr t’i ēuar nė tavolinėn e tyre.Sakaq e porositi tė mos kėmbente fjalė me ta.Tek po lėshonte gotėn para Gjikės,e vėshtroi me njė keqardhje,ndėrsa Klioja e zbrazi kupėn e mbushur tė inatit:

-Moj,ē’tė duket vetja ty? E di qė kėtu ka ardhur kryetari i qeverisė me ministrin e mbrojtjes?

Ajo ia dha gazit e gati i ra tabkaja nga dora. Donte vetėm tė qeshte dhe tė plotėsonte skenėn e atij absurdi sipas saj, skenė qė s’i kish ndodhur me asnjė klient tjetėr, qoftė edhe tė dehur.Nė klub nisi tė ndodhte ēudia.Klientėt e pranishėm po shpejtonin kafen apo gotat dhe po kruanin rrufeshėm xhepat pėr tė paguar dhe t’i largoheshin atij skandali, siē e quajti nėn hundė kryetari i partisė maxhoritare.Ndėrkaq tė tjerė dyndeshin valė-valė nga sheshi nė lokal,pėr tė parė aktin e parė tė asaj komedie, siē e vlerėsoi kritizeri i pėrhershėm i
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Re: Hajk   Sat Jul 12, 2008 11:11 am

qytetit, zoti Mitraq. Njė ndėr ata qė erdhi me njė frymė, ishte edhe kėshilltari i deputetit, zoti Menhem.Nė fytyrėn e tij, sikur tė kishte rėnė njė kazan i valuar, po ndodhnin aq ndryshime tė menjėhershme, sa binin edhe nė syrin e tė verbrit. Veē njė gjė nuk dihej pėr tė, kishte ardhur nga kureshtja apo apo ishte dėrguar me DHL, pikėrisht nga dy tė mėdhenjtė e qytetit, tė cilėt kishin ikur nė panik nga ai lokal.Edhe ai vet nuk po e merrte vesh, ndonėse deri njė ditė mė parė, ai lėshohej pas Gjikės si zagari pas erės sė lepurit dhe nuk linte vrimė pa e kėrkuar, njeri pa pyetur, derisa tė ulej pėr kafe bashkė me tė nė piacėn e qytetit.Madje nuk e shqetėsonte aspak njė histori e kaluar, e cila ngjante si dy pika ujė me bėmat e tij tė kohėve tė fundit.

Gjika nuk priti dhe e thirri nė emėr.Tė vinte? Po e ftonte pikėrisht ai.Vetėm atė moment e kuptoi se ishte bėrė bisht e tij dhe kaq.Po prefekti dhe kryetari i bashkisė? Pėr ēfarė e kishin dėrguar?

-Eja, eja!

-Kė po thėrret?-e pyeti Klioja

-Menhemin, e kam badiguardin tim.

-Uaa,-bėri ēudinė e radhės Klioja,-si nuk na kishte shkuar ndėr mend fare pėr badiguardė? Dale, dale, mė erdhi njė mendim tjetėr,-vijoi,-kėta badiguardėt vėrtet tė ruajnė, por edhe tė hapin probleme me gazetarėt, me...

Sakaq Menhemi kishte zėnė vend aty, por nuk e zbėrthente fare gojėn, ishte bėrė pėr pulat.

-Ke rastin mė tė madh, sot po ulesh me kryetarin e qeverisė mė tė re,-filloi Gjika.-Jo, po ta marrė vesh.

-Jo, po ta marrė vesh mirė,-e ndėrpreu aty pėr aty ligjėratėn Klioja.

I sapoardhuri ende nuk po merrte kurajė tė fliste dhe thellė nė trurin e tij po vinte vale-valė biseda me prefektin e kryetarin e bashkisė. Po u jepte tė drejtė nė skutat mė tė errta tė ndėrgjegjjes.Po nuk kishte nga t’ia mbante, e kishte kapur ligsht.

-Ku punon ti?-e pyeti thuajse kot Klioja.

-Jam sekretar i deputetit,-dha njė pėrgjigje tė thatė.

Klioja qeshi me tė madhe dhe aty pėr aty e ndryshoi mimikėn.

-Pse me kėtė parlament do tė punojmė ne? Ata janė bėrė si estradat e kooperativave, po dhe atyre u marrshin tė keqen. E kanė mendjen ta hanė e tė ndjanė si qentė. Hė, mo ti, sa ka vjedhur ai deputeti yt?

Menhemi ngriti supet dhe e kuptoi qė kishte rėnė nė grackė

-Po se mos tė ka treguar ai ty, sa ka vjedhur...pastaj edhe po ta dish, ti do ta nxjerrėsh qelibar.Aa,-u kthye nga Gjika,-ne do t’ua mbledhim mirė rripat.O do tė punojnė pėr popullin, o fshesėn…

-Hajde, gėzuar dhe pėr shėndetin e kryeministrit tonė!-e toku gotėn e vet Gjika me Menhemin.

Veē ta shikoje. I zėnė ngushtė dhe me djersėt qė filluan t’i binin rrėke, e ngriti gotėn me zor.Me kėtė rast Klioja ngrefosej si njė gjel dhe shtriqte krahėt, sikur t’i tregonte gjithė gjindjes aty se vetėm ai do ta bėnte kėtė vend. Nė kėtė ēast kamarierja erdhi me njė fytyrė krejt tjetėr dhe vuri nė tavolinė tre gota tė tjera.

-I kini nga Periku,-kaq tha ajo dhe shkoi sėrish te banaku.

-Źshtė nga drejtori i elektrikut,-i shpjegoi Klios dhe e ngriti gotėn nė ajėr e u pėrshėndet nga larg me Perikun.-Si thua, do ta mbajmė drejtor?

-Atė? Me ato qė kam dėgjuar unė, ai i ka duart gati pėr byzylykė Ai dhe gjithė ndėrmarrja e tij nuk kanė paguar asnjė kacidhe dhe kanė punuar me dy fatura. E, drejtues, qė ia kanė me tė pabesė shtetit, nuk do tė ketė vend nė qeverinė time. Ne do tė punojmė me duar tė lara. Qartė?

-Pardon, zoti kryeministėr.

-Pa dale, prit, ta shikojmė pak dhe sjelljen tėnde.Hiqi kėto fjalėt e huaja.Nė qeverinė time do tė flitet vetėm shqip.I sheh ti ata gangėsterėt nė krye qė e kanė bėrė gjuhėn e nėnės si lesh arapi. Dhe e di pse flasin ashtu? Ja, ta them unė qė ne, faqezinjtė, qė ata ndonjėherė na quajnė popull, tė mos marrim vesh se ē’flasin. Sa jemi ne , njė xhaketė na mbron tė gjithve. Ore, po njė grusht mizash ky vendi ynė dhe nuk doli njė matkė pėr t’i mbledhur nė koshere! Po kush ta bėjė kėtė punė? Faqeshollėt? Aq sa pyet haleje nga pordhėt, vėnė veshin edhe kėta se ē’flitet poshtė e pėrpjetė...

...

Gjika nuk kishte shumė qė ishte ndarė me Klion dhe po parakalonte i vetėm nė atė pak shesh qė i kishte mbetur qytetit nga ndėrtimet pa lejė. Sespe i dukej i akullt ai lloj parakalimi, ku deri disa ēaste mė parė, atė e rrethonin dhe e vinin nė mes Cilja apo kau i urovit, siē e kishte marrė kėtė nofkė nga bejtexhiu Hasan, Tekoja, ekonomisti qė nuk bėri dot njė herė ekonominė e shtėpisė sė vet dhe Kaēja, gjysmėburri apo gjysmėgruaja, siē e kishte cilėsuar Mitraqi, ngaqė vetėm vetullat i mbeteshin prej mashkulli kur dilte nė pazar me gjithė atė tualet dhe sidomos me pantallonat e bardha si njė cergė merimange, qė i vizatonin konturet e brekėve. Sikur e ndjente mungesėn e tyre, por edhe ata po i qėndronin larg nė ato ēaste. Mendoi aty pėr aty, t’i bėnte eksiq dhe tė mos i pranonte nė shoqėrinė e vet, por desh perėndia dhe dėgjoi njė fishkėllimė tė ėmbėl. Ishte kodi i bojaxhiut. U lumturua, qė nuk do tė mbetej i vetėm dhe ktheu vetėtimthi kokėn nga mbrapa.

-Sot kam bėrė punėn mė tė madhe, kam vajtur nė klubin e Ndinit. Aty mblidhen tė gjithė ata tė dorės sonė. Vetėm me njė gotė raki dhe shiko sa ka vajtur lista. Mė bėnė be e rrufe se votėn do ta japin ty, por vetėm me njė kusht, kėrkojnė t’i takosh nė klubin e Ndinit dhe tė kenė nga njė raki nė ditė.

-Njė the? - e ndėrpreu Gjika,- sa tė duan. Edhe ata njėlloj e kanė votėn. Vetėm vota nuk ka ngjyrė.

-O po ti, kam thėnė unė, je vėrtet i madh. i ke ca fjalė si filozof. Ti i duhesh deputet kėtij vendi.

Kėshtu na i hyri krimbi pėr t’u bėrė deputet. Filloi tė vinte nė lojė njė shumė nga paratė e tenderave me ata tė qeverisė pėr ta vėnė nė listen shumemėrore,ndėrkaq nė ēdo lagje kishte lėshuar votėmbledhėsit. Si nuk i shkrepi me tė qeverisė, doli kandidat i pavarur. Hodhi ca thasė me miell nė qarkullim njė natė para votimit, por i ndodhi si me pėrrallėn e kėmbės sė ujkut. Tani ka ndėrruar partinė e tretė dhe ėshtė bėrė kryetar i njė partie tjetėr, me tė vetmin qėllim: tė bėhet Don Kishot, deputet, desha tė them.

_________________________________



Lumo Kolleshi. shkrimtar, mosha 47 vjeē Adresa: Shkolla e mesme „Sami Frashėri“ Pėrmet

Cel. 0682885721 email: lumokolleshi& yahoo.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 56
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

MesazhTitulli: Poezi te perkthyera   Sat Jul 12, 2008 11:13 am





LUMO KOLLESHI (Secretary general)

Born in Mertinj Permet in January 6, 1961, he has finished his postuniversity studies for Language & Literature in some villages in the northern Albania, Puke. After the graduation he has worked as a teacher of Literature and by the time being he is a teacher in the high school “Sami Frasheri Permet“. He is the president of the writers’ Association, branch of Permet as well secretary of the writers’ Association “Pegasi“. He is the director of the publishing house “Fjalet e Qiririt“. His poetries are publicatedin several magazines like: “Zeri i Rinise“, :“Zėri i Rinisė“,“Drita“,“Nėntori“, etc. He has publicated many volumes with poetries like: “Mars“,“The Owl confused“,“Return from the Dead“ with which he has won the first price in the competition “PEGASI“, “Pouring of Thunders“, Resignation of The Tiger“, “Perspiration of The Poet“. Soon will appear is novel: “Time without licence plate“. On March 2007 appeared the Volume with Essays and comments “From one athuor to the other“, assisting the teachers and the students of the high schools. Parts from his creative work have been published in foreign languages like Italian and Greek. He has participated in the international competition on poetry held in the city of Motola, Italy and the competition on fable held in Athems Greece, where he has been honored with the third price for fable.



Additional information:

Address: Lumo Kolleshi Lagjja “Teqe“ Pėrmet. Tel fiks: 08132502, mobil: 0682885721.

Of Albanian Nationality, Living place: Pėrmet, Profession: Teacher of Literature.

Civil Status: married. He has two children.





















The tars weep

Bring me a glass

To gather these tears



Someone whispered:

“The bee died”

I ran but I never found its grave.



Old clock

The hands strive to eat each other

Time remains in the eyes of the blind.



Modern hairdresser’s shop

Old heads not far in the distance

Push each other in the line for wigs.



Split ripen pomegranates

In the traffic lights of the boughs

Cold rains melt away upon them.



One night I slept with the snake

I felt terribly cold

In the morning I had become Laocoön.



House of a spider

The fly comes to deliver official well wishes

A house or a grave?



Loaded with stars

The date’s bough broke

The stones of the alley get wounded



No permissions for building in the offices of spring

The swallows

Inaugurate the illegal houses.



The bloody night

Butterflies come to die in the light

In my studio.



A beggar in the street

Called me a “Gentleman”

While in my pockets I had nothing but my soul.



At the rock spring bed

The thirst put its lips

The beautiful girls broke the ewers.



Peace often hangs the bloody shirt

At an olive bough

How many young seedlings do not grow to become old.







When you are absent



You look for me there where I am not

I await your failure to come.

Only mountains never meet

They separate passes and gorges.



I am amazed with my heart

How does it not cease beating in solitude?

A flower blooms in the cold wind

The rainbow opens its door in the rain.



In the eclipse of the sun I search for light

And I do not know where I shall look off

You enter suddenly, and the grudges

Melt away like dew in May.













Translated by Dritan Dalip Kardhashi

















Greqisht



5. Λιούμο Κολέσι, Πρεμετή

* * *

Μια λέξη ανείπωτη ως τώρα ζητώ,

η κούραση σε στέλνει σε χώρα μακρινή.

Γλυκιά υποψία την καρδιά ταλαιπωρεί,

Φωτιά παγερή, χιονιά καυτερή.

Πηγή που τη δίψα αυξάνει πολύ,

καταρράκτης που δραμματίζεται

λάμπει ως πέρα,

χειμώνας στα φύλλα

που πέφτουν ανθοβολεί,

τ’ απρόσιτο που γίνεται χειροπιαστό μι μέρα



Αυτοί οι γέροντες

Αυτοί οι γέροντες βγαίνουν συχνά,

σαν παιδιά, το λιόφωτο χαίρονται,

και κάθονται σ’ απάνεμα μέρη.

Την ίσκα πιάνουν, τα τσιμπούκια ανάβουν,

και ξεχνιούνται σ’ ατέλειωτο κουβεντολόι.

Κάθε μέρα θα κάνουν κι ένα δρόμο πιο πέρα,

δοκιμάζουν τα πόδια τους εν ονόματι τις ζωής.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Hajk   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hajk
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: