Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zeri mė i ri nė zvicėr, shqiptarja Elina Duni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Zeri mė i ri nė zvicėr, shqiptarja Elina Duni   Sat Jul 12, 2008 1:10 pm

Zeri mė i ri nė zvicėr, shqiptarja Elina Duni


8 Korrik 2008 - Surpriza mė e bukur e shekullit tė XXI nė Zvicėr. Kėshtu e kanė quajtur ekspertėt e xhazit kėngėtaren e re shqiptare Elina Dunin. Ajo me zėrin e saj po zė gjithnjė e mė shumė vend nė skenėn evropiane tė xhazit

Festivali i xhazit nė Eberswalde, pranė Berlinit: Vajza nė skenė ėshtė shtatvogėl dhe flokėgjatė me rroba qė nuk bien nė sy, thjesht tė zeza dhe me ēorape tė pėrveshura. Kur mbaron njė kėngė ngre shishen e plastikes nga toka dhe pi ujė. Kjo modesti irriton kur ke parasysh qė vetėm disa muaj mė parė, nė festivalin e Lozanės "jazz onze plus", kjo 28 vjeēare me zėrin e formuar u quajt "surpriza mė e bukur muzikore e shekullit tė 21-tė nė Zvicėr".

Emri i saj ėshtė Elina Duni, studente e xhazit nė Bernė, qė ka tashmė njė vit qė nė krye tė kuartetit me tė njėjtin emėr po pushton klubet e xhazit nė Evropė: Sllovaki, Zvicėr, Belgjikė, Gjermani. Nė repertor janė edhe shumė kėngė ballkanike tė pėrpunuara nė xhaz. Nė procesin e pėrpunimit Elina Duni kujdeset qė kėngėt tė mos e humbin thelbin fillestar dhe t'u qėndrojė sa mė larg stereotipave. "Sot nė Shqipėri bėhen shumė kėngė folklorike, por janė mė shumė kėngė pėr aheng, pėr tė kėrcyer, dhe janė kėngė me tone elektronike, shumica e tė cilave nuk mė pėlqejnė, mė duket sikur diēka ka humbur. Ndėrsa muzika ime ėshtė akustike dhe e ruan esencėn e muzikės popullore".



Fėmijėria nė komunizėm

Kontaktin e parė me muzikėn Elina Duni e mori qysh nė Tiranė ku qė nė moshėn pesėvjeēare do tė kėndonte nėpėr festivalet pėr fėmijė dhe do tė mėsonte pianon. Nga njėra anė prejardhja artistike, e ėma, Besa Myftiu, shkrimtare dhe dramaturge, i ati Spiro Duni, regjisor teatri, nga ana tjetėr vetė Shqipėria e fundit tė viteve 80-tė, e cila ishte plot dinamikė dhe transformim, bėnė qė fėmijėria nė kujtimet e Elinės tė jetė njė nga epokat mė tė bukura tė jetės sė saj: "Tė ishe fėmijė nė regjimin komunist nuk ishte fare keq", thotė ajo, pastaj duke qeshur korrigjon: "Si fėmijė po them. Sepse kishe gjithė rrugėn ku mund tė luaje, shkoje hipje nė pemė, ka qenė gjithė ajo lagje e vjetėr nė Tiranė tek rruga "Siri Kodra", tani vetėm shtėpia ime dhe dy tre shtėpi tė tjera kanė ngelur, janė bėrė pallate. Ishte njė kohė e artė pėr mua. Ishte njė lloj lirie dhe kishte shumė solidaritet midis njerėzve. Sepse mbaj mend qė kur kishim ne televizor, vinte gjithė lagja e shihte televizor, ose merrte nė telefon, ose edhe kur ishte frigoriferi, kur tė gjithė komshinjtė vinin dhe linin mishin aty. Kėto janė anektoda, por kėto tregojnė gjithashtu qė kishte njė solidaritet midis njerėzve."

Pikėrisht ajo Shqipėri e asaj kohe i mungon mė sė shumti nė Zvicėr ku jeton me tė ėmėn qė nga mosha 11 vjeēare. Kėtė mall dhe gėzim nė tė njėjtėn kohė e ndjen edhe nė zėrin e saj, kur kėndon kėngė ballkanike. Elina shpjegon, se me muzikėn qė kėndon ka dashur t'i lidhė dy botėt e saj: Atė tė prejardhjes, Shqipėrinė dhe atė ku ėshtė rritur dhe ka marrė gjithė kulturėn dhe edukimin, Zvicrėn. "Lidhja mes kėtyre dy botėve ishte e vetmja mėnyrė pėr tė pasur unitet me vetvete. Xhazi pėr mua ishte Zvicra, ishte kultura evropiane, ndėrsa Shqipėria ishte fėmijėria ime, qė ka qenė periudha mė e bukur e jetės sime. Duke i bashkuar kėto dy botė unė kisha mundėsi ta gjeja vetveten."



Kthim tek rrėnjėt

"Baresha" nuk ėshtė kthimi i parė i Dunit nė Ballkan. Nė vitin 2004 ajo pat bashkėpunuar me grupin alternativ nga Prishtina "Retrovizorja" prej nga kishte dalė edhe CD-ja "Lakuriq", ndėrsa nė vitin 2002 pat nxjerrė njė CD tė prodhuar nė Tiranė mbas njė serie koncertesh me pianistin Gentian Rushi. Por muzika e atėhershme ishte xhaz klasik dhe nuk kishte motive ballkanike. Me xhazin ajo thotė se ra nė dashuri qė kur studionte piano klasike nė Kolegjin Sysyr (Collčge de Saussure) nė Gjenevė, ku zbuloi Majls Dajvisin (Miles Davis). Ishte shoku i vet, Colin Vallon, me tė cilin u njoh nė vitin 2004 nė Shkollėn e Lartė tė Artit nė Bernė, ai qė do ta inkurajonte pėr tė pėrpunuar kėngė shqiptare: "Ne filluam si duet dhe ajo donte tė luante mė shumė xhaz, por unė i sugjerova qė tė kėndonte kėngė shqiptare. Ajo ishte shumė e gatshme, sepse unė mendoj, se kur e ke njė kulturė interesante dhe shumė tė gjallė nė dispozicion, ėshtė shumė mirė ta lidhėsh me xhazin". Por Elina, e cila flet rrjedhshėm pesė gjuhė evropiane, nuk preferon ta ndajė muzikėn shqiptare nga ajo ballkanike:"Nė pėrgjithėsi nuk desha tė hyja nė njė lojė nacionaliste duke kėnduar vetėm kėngė shqiptare. Mua mė prek gjithė muzika e Ballkanit dhe dua qė kjo tė na bashkojė ashtu si edhe gjithė fjalėt turke."

Nė CD-nė Baresha ajo bėn njė turne akustik nėpėr "rėpirat e ballkanit", pėrveē kėngėve shqiptare, si "Qiparisi", "Baresha", "Lulje, ajo kėndon edhe kėngė greke, bullgare. Me motive ballkanike ėshtė edhe punimi pėrmbyllės i diplomės sė Akademisė sė Arteve nė Bernė, tė cilin Elina ėshtė duke e kompozuar nė kėtė periudhė. Janė pjesėt kryesore nga legjenda e "Konstandinit dhe Doruntinės" tė cilat ajo tani do t'i kthejė nė tinguj. Nė vjeshtė tė kėtij viti Duni shpreson ta pėrfundojė shkollėn dhe tė prezantojė punimin, por deri atėherė do t'i duhet ta ndėrpresė herė pas here pėrqendrimin pėr t'u sjellė evropianėve me zėrin e saj magjik pak nga shpirti ballkanik qė ka marrė qė nė fėmijėri. Hermesnews
Ndryshe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Zeri mė i ri nė zvicėr, shqiptarja Elina Duni   Sat Jul 12, 2008 1:17 pm





Suksese vetem suksese i urojm Elina Dunit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
 
Zeri mė i ri nė zvicėr, shqiptarja Elina Duni
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: