Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:35 pm

Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane.
Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri.
Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare.
Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere.
Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit.
Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist.
K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike.
Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes.
Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi.
Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar.
Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993.
Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe.
Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore.
Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik.
Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe.
Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht.
Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".

Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB.
Boston, 6 janar 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:37 pm

17 TRËNDAFILAT
Cikël nga libri: "Requiem për një gjethe",
Tiranë 2005


INTERLUD

Tek endem nëpër fjalët e nëpër vargje
ndjej një fllad që mbështjell kohën time bezhë
pas grisë së rinisë dhe të zezës së fëmijërisë
që kanë mbetur fiksuar në eternën qiellore,
sepse kurrkund më në relievin e tokës
nuk u gjëndet më asnjë gjurmë.

Ai fllad melankolie, që kohës së vrarë i jep frymë,
tretet nëpër dritëzat e zbehta të së shkuarës
dhe e mbështjell të tashmen - ekzistencën time,
me një aliazh metalik pa ngjyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:37 pm

BUDA I TRËNDAFILAVE

Ah, këta krimbat... Pse i hanë lulet e mia këta krimbat,
a mbase me shkakun se i mëshiroj
e nuk dua me kimikate ti helmoj...

E kështu, ata shpirtit tim i hanë kercejt,
i zhveshin e i shqyejnë gonxhet e njoma
oborrit tim duke mos i lënë asnjë lule,
sa nuk di si do ta përballoj dashurinë
që mezi hodhi rrënjë e fletë këtë pranverë...

Kam një Budë në shpirt që më thotë çdo ditë
mos i vri krimbat - ha vetvehten,
përsos shpirtin nëpermjet durimit,
mirësinë ta kesh shpatë e jetën kurdhë kalitje,
bjerë në paqe e thur trëndafila ëndërrimi.

Në këtë pranverë që sapo vdiq - në këtë verë që
po më vdes e ndjej vehten Budë i trëndafilave,
varrmihës i ndjenjave të mia. E krimbave ju gjënda,
Zot Mirësie në Tempullin e Shkatrrimit.
* * *
Dal në oborrin e pasëm të shtëpisë sime, në Boston,
me pikëllim trëndafilash në sy.
Hap një gazetë e lexoj lajme nga Shqipëria
e populli më bëhet, Budë, në fatin tim.

7 qershor 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:37 pm

U BËRA TRUNG...

Po gdhënd një statuetë të drunjtë në trungun e mallit,
që mes shqotave u trand, degët ju thyen e rrënjët kanë nisur ti kalben,
Përditë e gdhënd, por formë nuk merr e mezi i dallohen tiparet,
pastaj si të isha Zoti i qiellit, i jap frymën time e druri nis e ngjallet.
Rri e shoh krijesen time, që më përqesh si Pinok i zhgënjyer
e vehten e ndjej, si dru që lëviz, në këtë mergim të urryer.

U bëra trug, tërë jetën u vetëgdhënda, kurrë nuk shpëtova prej kalbjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:38 pm

REQUIEM PËR NJË GJETHE

Ra një gjethe mbi stol një ditë vjeshte,
kur në lulishten e qytetit tim isha vetëm.
Nuk e di pse më erdhi e ç'donte të më thoshte
e ç'note muzikore kish sjellur me vehte.

E lashë të këndonte vokalica si vajzë
që nga mësimet e liceut kish ikur,
por fryjti një erë djallëzore e ftohtë
e këngën ja nderpreu papritur.

Frymën e fundit la në dorën time
me një tingull të verdhë, të venitur.

15 prill 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:38 pm

LETARGJI DIMËRORE

Përse kjo letargji dimërore e tejskajshme?
Pse kjo heshtje e gjatë - tmerrësisht e pafundësisht e gjatë,
nën borëra që shtresëzojnë njëra-tjetrën,
e hejt e akullit varen prej qiellit duke lotuar mbi sytë e ëndrrave,
që flenë nën qëpalle të mbyllura në letargjinë e dimrit?!

Pse kjo shurdhëri drithëruese si brënda murevë të qelqët?
Përse ky memecllëk që i kafshon gjuhën mendimit?

Kjo letargji dimërore që na ka pushtuar mua dhe ty,
mbase dhe të tjerët - tërë hemisferën veriore,
mos do të thotë se brënda nesh, eh, brenda nesh,
si në një shpellë akulli - fle një ari prej bore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:38 pm

LEGJENDA
KËRKON NJERIUN

Jam Konstandini - ju flas nga varri
erë baltë e pluhur kockash
mban klithja ime.

Dua njeriun
ka humbur njeriu
a ka rob në këtë botë të vdekur
a të vdekur në botën e të gjallëve
të më sjellë njeriun?

Ngrihuni
tu zëmë vendin të gjallëve
se të gjallët tashmë janë kthyer në kufoma
tek i shqyejnë pjesët e mishta njëri-tjetrit.

Dhe ime motër, iku
e më la në prëhër kopilin e besës së çartun,
i hipi të bëjë dashuri me një të vdekur
se qënkan dashnor më të zjarrtë se të gjallët.

Ç'bëjnë të gjallët ? Ku janë të gjallët?!
thërrët era e baltës e pluhuri i kockave
të Konstadinit që kërkon motrën.

Po kush t'ja sjellë, tani që karvanet kanë ikur
e Doruntina ndodhet prostitutë ne Romë.
Të vdekurit mbi kalë kurrë s'e kalojne detin
e legjendat më kot kërkojnë për njeriun...

Boston 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:39 pm

MËNJËFJALË

Si humbe kështu, largësive të pertej oqeanit
a në thellësi kontinentesh, një dreq e di,
sa kohë që në qiell nuk gjen një dallendyshe
ç'të rrije, ç'të kuturiseshe dhe ti?

Që prej mungesës tënde merrem me gjethet,
që druajtur prej dimrit ende s'kanë dalë,
e ndjehem trug, qerthuar me akull,
si një i pakallur në shi - menjëfjalë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:40 pm

DASHURI DYGJUHËSHE


shqiptaro-malazezëve
I lindur nga dashuria e jo nga urrejtja e dy popujve
megjithëse është e drejta ime të shfaqem si ndjehem,
shqiptar pa cene, e kam obligim të derdh në poezi
dashurinë dy gjuhëshe që më lindi...

Do t'më mallkojnë, e di, e do të thonë
tradhëtar e plot fjalë të tjera idhnake
tek kerkojnë varre e eshtra në mes popujsh
për lojra politike dinake.

Por dashuria gjen udhë në mes shtetesh,
nuk do të dijë për kufinjë e ushtarë,
as për ata që në mizori nuk ngopën
Romeo e Zhuljeta duke vrarë...

Po të këndoj miqësinë, do të më mohojnë,
pa Atdhe do të më lënë të dy palët
do të endëm si varkë, harruar detit
nën mëshirën e pamëshirë të dallgëve.

Më lindi dashuria e jo urrejtja e të dy popujve
e kurrë nuk e mohova Atdhenë,
më poshtrojnë, më shajnë, më përbuzin
se dashurisë kurrkush nuk ja ka ngenë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:40 pm

VAJZA ME BISHTALEC

Portat e zemrës s'më kanë çelës
m'i kanë rrëmbyer në rini
një shoqe shkolle më s'mi ktheu;
ndaj hyrë pa trokitur, o njeri!

Esmaja e bukur si perri,
një vajzë me bishtalec të zi...

2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:41 pm

AKUAREL

Do të vizatoj harkun e portës tënde
e këndin e rrugës që kalove në mëngjez,
bredhin ku mbështete vështrimin
e flakërimen e rrufesë që mes resh u përndez.

Do të hedh në akuarel pikat e shiut
që zbritën nga qiejt e të prekën,
zogjt që u gjënden të mardhur përjashta
e në retinën e syve të ty strehëz gjetën

Do të skicoj imazhin e një taksije
që të priste në Bel Avenju,
semaforët e kuq do ti mbaj ndezuar,
që ti të mos ikësh kurr më që këtu.

Do të hedh në telajo tulipanët e drojtur
e tingujt e një pianoje të largët,
që mbinë si motiv në buzët e tua
"For Eliza" që atë mëngjez shkrinte akuj.

Do të marr çdo etyd që u gjënd në udhën tënde,
me shpresë që brenda tyre sërisht shfaqesh ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:41 pm

17 TRËNDAFILAT
E RRUGËS ALEKSANDËR MOISIU

Ashtu, si gjithmonë gjëndet një varkë e vjetër
tek troshitet brigjeve apo në dete
me imazhin e atyre që mbante dikur, brenda vetes,

kërkoj për 17 trëndafilat e rrugës Aleksandër Moisiu,
kërkoj brenda njeriut - ku troshiten ngjarje,
kërkoj brenda ngjarjeve - ku troshitet njeriu.

Sepse tek kushdo e gjithkund
gjendët gjithmonë ndonjë varkë e vjetër
ku janë harruar petale puthjesh të nxehta...

Pres, si një varkë e harruar brigjeve,
të fryjë bunaca e prap në det të dal,
ndoshta në lundrimin tim të fundit

në kërkim të 17 trëndafilave të humbur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:42 pm

PLAZMIMI I ERËS

E ndjej vehten fatkeq, se ky qytet,
i rrahur nga borërat e dallgët e oqeanit
nuk e ka siluetën e Asaj si pjesëz të tij,
që të paktën të dilja ta shihja
permes rrigave të shiut
a kalamendjeve të borës.

Erërat oqeanike do t'ja rrëmbenin flokët,
e dielli si dashnor i zjarrtë
nën vështrimin tim xheloz - të egër,
do ti përkëdhelte fytyrën e vogël.

Do ta ndjeja
përmes ajrit që e rrethonte trupin e kolmë,
përmes tingujsh e jonesh
që ndjell pranvera e vonuar veriore
harruar në krah avionësh diku tej në Europë...

Do të më fanepsej sërisht e sërisht,
të nesërmen e të pasnesërmen
e deri në ditën time të fundit,
ecjakja që më ndez e më përflak
nëpër dëshira lojcake,
si lavjerës i kohën sime
ngecur peng në siluetën e saj.

Notoj ne delire erotike dhe psherëtij,
me mbulon trishtimi i pamundësisë
të shoh e të prek ajrin që e rrethon qënien saj
sepse Ajo nuk jeton në këtë qytet...
* * *
Dashuroj si i çmëndur
se nuk dua ta shuaj strallin e jetës
me një ëngjëll të vdekur në djep të ëndërrimit,
ndaj shfaqem në këtë fund jete si alkimist
që kërkon ti kthej sëndet në dashuri
me një të prekur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:42 pm

NUK TË LË TË LAGËSH NË SHI

Mua shiu më pikon në shpirt e jo në xham
kur të shoh ty perjashta të rrish
nën pullaze që pikojnë pikëllueshëm në kalldram,
ndaj të thërras të bëj strehëz - në shpirtin tim
të rrish.

Në mos ardhsh brenda - unë përjashta do të vij
Nuk të lë të lagësh vetëm në shi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:43 pm

VENUS PA KOKË

Bëra dashuri me një Venus pa kokë
çdo ditë e çdo natë, në mënyrë të përditëshme.
Nuk m'u shterr asnjëherë oreksioni i mendimit
orgazma ishte lumturisht e frikëshme.

Kish hir të bukur si çdo Venus i botës,
me gji të plotë - kërcyer mbi gjoks,
si Vezuv që flë, por krejt i gatshëm
të shfaqet qiejve në errupsion.

Me forma të kolme e nën kërthizë
lëkura i fekste si mermer
nga ato që ne lashtësi, Fidia kish gdhëndur.
E këmbët e puqura , si dashje - mos dashje,
më ndillnin të hidhesha në humnerë.

- Më duaj më thosh, - më pushto, më shtryll,
në ke fuqi të mbash në gjoks llavën time!
Më treti, më shkriu, ma piu palcën,
i shkoqi një nga një qelizat e mia
e brënda tyre u ngjiz si atom energjie.

Por kurrë nuk munda në fytyrë ta shoh,
atë Venus pa kokë, dashurie...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:44 pm

LETËR DASHURIE

Ato germa të vogla të vogla,
ajo dashuri e madhe e madhe...
Brenda tyre si magji sirenash
ADN-ja jote fatale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:44 pm

FLOKU I KUQËRREMTË

Ndodhemi larg - në skaje kontinenti
ndaj rri e mat çapitjen e stinës
me perëndimin e bakërremtë të diellit,
që përkëdhel trupin e një nimfe floknajë
tek zhytet e del mbi liqenj ëndërrimi.

Më jep një fije floku të kuqërremtë
ta kem si dritëz nëpër shtigje kërkimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:45 pm

NUK TË KAM HARRUAR

Të betohem për tërë zotat e qiellit,
për tërë hyjneshat e tokës të betohem,
për tërë ëndërrimet që fjetën bashkë me ty
nëpër korije trëmbur prej fantazmash
si pëllumba të egër, të betohem.

Nuk të kam harruar as dhe një çast
nëpër udhët që ngjita,
nëpër rrëpirat që më gremisën,
nëpër muzgje vetgrryese
e agime në të cilat kurr diellin
të ngrihej në horizont nuk e pashë.

Të betohem për çastin e mungesës,
për trishtimin që ndjej kur nuk të shoh,
për udhën që më çon te pragu
ku shpatullat i mbështes i vdekur
prej rëndesës së gurit që më vuri largimi,
të betohem.

Nuk të kam harruar edhe kur etjen e shuajta
në puse të tjerë e vende të tjera të largëta,
kur hëngra bukë të gatuar nga duart e huaja
e me gishtrinj preka gjoksin e një tjetre,
kur thitha lëngun e jetës prej buzësh të nxehta
e u përvëlova në afshe dëshirat trupore,
nuk të harrova, nuk të harrova.

Edhe pse pritja s'ka kuptim
kurr nuk e braktisa ëndërren
që sapo gjunjëzohet mbrëmja
zhvishet e fle me ty lakuriq,
të betohem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:53 pm

SHTËPIA NË SOUTH STREET

Këtu është Avenju 5,
në të djathtë Kisha e Shën Terezës
rrethuar nga shejtorët që pikëllojnë në shi,
me veshtrim të rrëzuar në kryqëzimin udhëve
ku semaforët përskuqin rrëketë e qiellit.
Rruga Gulivan është në skajin tjetër.
Në shtëpinë e tretë, djathtas,
ku varet një tabelë e vjetër "South Street",
bën roje një pishë
me dy boça e një ketërr të mardhur
që përgjon i habitur.
shtegun përmes oborrit të shtëpisë
ku të shpie një deriçkë,
që sa herë e shoh, më kaplon melankolia e vjeshtës
e drithëroj si pemë që e kanë braktisur gjethet.
Brenda shtëpisë një llapadar i vogël
lbyr me një dritëz të zbehtë.
Në dritaren e katit të dytë
varet një borzilok i tharë,
shënjë se dikur ka patur verë.

Mos më pyesni kush jetonte dikur në këtë shtëpi
se veç ca farëza të vogla në borzilok kanë mbetur
çdo kujtim tjetër i saj, në këtë imazh, ka vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:53 pm

QIELL I VDEKUR

Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy,
se ç'kam nje dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi ky udhëtim pa fund
këto enigma shtigjesh, pa kry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi kjo ëndërr e tharë në qerpik,
perjetë të ndarë- kurrë s'u bëmë dy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi mungesa e lotëve,
që koha në qilar i mbylli me dry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.

Duke mos patur lotë- qajmë si idiotë,
pa pikë loti në faqë e në sy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:54 pm

A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË,
ME SHKARPË?

I them vehtes ndonjë herë edhe kështu:
A bën të shkohet në parajsë me këtë shkarpë të vjetër,
që as Shën Pjetri nuk e pranon në botën tjetër?

Ka që thonë bën,
ka që thonë s'bën,
ka që thonë edhe bën edhe s'bën.
Tu bi non tu bi - mor zotni....
Në hall unë - në hall edhe Shën Pjetri.

Kërkuam ndihmë tek shëjtori që më ka dhënë emrin,
Shën Kolli.
- Po nuk erdhe me këpucë të reja - më thonë -
nuk ke vend në parajsë, s'e lejon protokolli...

Qaj me bot unë, po nuk pyet për lotë Shën Pjetri,
rradha e të pasurve për të hyrë në parajsë është e madhe;
titullarë, ministra, presidentë, burra shtetesh që tundin dhenë
e shkarpës sime kurrkush nuk ja ka ngenë.

Jam në hall, a të vdes a të mos vdes,
dhjetëmijë dollarë do vetëm një qivur
e për aq pare, shkarpen time dot s'e shes
as sot dhe askurrë.

9 Maj 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:54 pm

KOHA ALTERNATIVË

- O i çmëndur! - miqtë e mi më thonë,
po Libera, sot të do e nesër të përçmon.

- E di, o miqt e mi, e di,
se e nesermja mund të zgjohet me tradhëti,
por nuk jam aq i pamënd sa të nesërmen ta qaj,
kur te sotmen me puthje të nxehta Liberash
në buzë e mbaj.

Koha, kohën kurrë nuk e përzë
e lë zjarrin të djegë
e lumin - të rrjedhë e lë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:55 pm

BUZË NË BUZË

Dy gjethe vjeshte mbi gjinjë do të vë
mbi to do të shtrihem i vdekur të flë
e nëse zjarr në vatër ka , gjithësesi,
më zgjo të të puth e të bëjnë dashuri,
si degëza hardhie mbështjellë këmbë e duar,
buzë në buzë do të puthemi me etje të pashuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:55 pm

SONATA E YJEVE

Nuk kisha ç'ti bëja:
hënës - që të hidhte vellon si një nuse kolonjare,
yjeve - që mblidheshin rreth teje si manarë të zjarrtë,
bulkthit - që për ty me aq zjarr këndonte,
Yllit të Afërditës - që fekste mbi ballin tënd si medalion i artë.

Nuk kisha ç'ti bëja:
fijeve të barit e gjetheve të mështenkës - që të preknin,
kumurisë së Elbasanit - që gugiste tek pisha,
dorës sime - që dridhej pa patur guxim të të pushtonte,
ëndërrimit - që lakuriq nën dritën e hënës të zhvishte.

Nuk kisha ç'ti bëja:
hijeve të natës - që zgjateshin si kuvertë të të mbulonin,
afshit - që më përvëlonte e drejt trupit tënd prej nimfe, më ndillte,
as vehtes e as të tjerëve - që kërkonin të të pushtonin,
as ajrit - që trupin tënd të lakuriqtë me drithërima e mbështillte.

Nuk kisha ç'ti bëja:
dëshirës - që mollat e Evës në dorë ti mirrja,
zjarrit të trupit e katastrofës së mendimit,
gëzofit të dhelprave fshehur pas drurëve të zilisë,
harabeleve xhelozë - që thërrisnin të vinte agimi.

Nuk kisha ç'ti bëja:
kohës - që vraponte si marroke ikur nga çmëndia,
frymëmarrjes sime - që pezull yjet i kish ngrirë,
tisit të mëngjezit - që virgjërinë natës nisi t'i griste,
gjumit të harruar - që mbi majat e trëndafilta të gjoksit tënd kish gdhirë.

Nuk kisha ç'ti bëja ajrit,
nuk kisha ç'ti bëja dritës,
nuk kisha ç'ti bëja yjeve,
nuk kisha ç'ti bëja zogjëve,
nuk kisha ç'ti bëja ëndërrimit
nuk kisha ç'ti bëja as vehtës e as të tjerëve

që me ty bënë dashuri si ujqër në natën e 18 marsit,
por e nesermja na gjeti të gjithëve si qukapikë të braktisur
se ti, si një pikë vese mengjezore pas përflakjes së diellit,
ishe zhdukur e tretur...

Ku të kërkojmë e ku të të gjejmë sërisht ty,
sonata jonë e yjeve të seks-ëndërrimit,
...ku?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI EmptyMon Aug 25, 2008 10:56 pm

KUR TË VDESËSH TI

Kur të vdesësh, ti, moj xhan
do të pres në qivurin tim katran,
po njerëzit mund të çojnë gjetkë
e unë do të kërkoj me qiri si Diogjen.

Por, në mos të gjeça ty në varrezë,
gurë pa u kthyer mbrapshtë nuk do mbesë,
sa të vdekurit plot zëmrim do të më thonë:
- Edhe i vdekur, mbete vagabond!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty
MesazhTitulli: Re: KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI   KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» POEZI NGA KOLEC TRABOINI
» Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele
» BIOGRAFI E SHKURTER
» biografi per politikanet shqiptare
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: