Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:12 pm

MIC SOKOLI E SEFĖ KOSHARJA

Dal po vet Dervish Pasha:
— Ku po rrin hasharati?
Dervish Pasha pej Anadolli:
— Ku i ka ēadrat Mic Sokoli?1
5 Ku i ka ēadrat, ku i ka t’partė?
M’ka ēue mreti me ja ēartė.
Nė Stamboll kem ba mezlish,
Me ja ēart’e me ja prishė,
Se dovletit po i dukunis,
10 Me ia dhanė hyqmin Shipnis’.
Mic Sokoli, sokol mali:
— Thujmi pashės, t’vraftė allahi!
T’huptė allahi frik e frik,
Ki me m’njoftė nė Kaēanik!
15 Ki me m’njoftė e me m’dhanė hak,
Kur ta laj Lepencin n’gjak!
Dervish Pasha nė shallvare
I kthej topat nė Koshare:
— Ja se Sefėn,2 tha, ktu e due,
20 Ja Kosharen kam me shkrumue!
Ja se Sefėn e due t’gjallė,
Ja Kosharen kam me kallė!
Kam m’ju kallė me rob e thmi
Se s’po doni Osmanli!
25 Sefė Kosharja, lula e fisit,
Po luhatet n’degė tė lisit!

1) Nga Bunjani i Krasniqes. Udhėheqės i forcave kryengritėse nė luftėn e Shtimjes dhe Slivovės.
2) Nga Kosharja, afėr Ferizajit. Turqit e varrėn dhe ashtu e lanė tri ditė pėr ta tmerruar popullin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:13 pm

THONĖ S’E NJOHIM KUSH A MRETI

Ahmet Pasha1 po ban medet,
N’shiptari ven s’um ka met’!
Shkoi n’Stamoll me kajt ni dert:
— A po ngon, o baba dovlet,
5 S’m’lan shiptart me majtė hyqmet,
Ma faruen asqerin krejt,
Tanė t’vramė n’Kosovė m’kanė metė,
Menzi pshtova unė vetė!
Thonė s’e njohin kush a mreti,
10 Kanė ba Lidhjen e Prizerenit,
Kanė lidhė besėn nėrmje veti;
S’ka shka lypė atje kral as mreti,
S’mun i shkel kurrfarė mileti.
Fort ju prish qefi davletit,
15 T’madhe briti ai pej gazepit,
T’madhe briti, lujti gishtin;
— Pėr shiptarė e kam Dervishin!2
Ra telalli na u ba kjameti,
Dervish Pasha erdh tu mreti,
20 Erdh tu mreti Dervishi i zi,
I kish me veti nizet mi,
Tanė n’pampur i paska shti,
Vetė Dervishi u ka pri.
Pėr Kosovė ja paskan msy,
25 N’Ferizaj ja paskan mrri
Fort e madhe qajo ushtri,
Nuk lanė bukė nepėr furraxhi,
As s’po mujshin uj m’u ngi!
Pishin uj, hajshin kulaēa.
30 T’madhe briti Dervish Pasha:
Mic Sokoli ku rri me ēadra?
Ku i ka ēadrat, ku i ka ushtart?
E kem menėn me ja ēartė!
Krejt ushtrija e Dervishit,
35 Ja rrethoi ēadrat e Micit.
Mici shokve po u thrret:
— Ti zam’pritat shkrep um shkrep,
S’biem n’dorė t’gjallė pėrjet’.
U zun prita, u zun pusia,
40 Po liftojnė Mici e Alija,3
U shtri n’gjak turqelija!
Qaj Alija si era e malit,
I ra plumi nlule t’ballit,
I shkon gjaku per zingji t’kalit.
45 Gjuejke Mici n’kamė e n’dorė,
I qillon turqit t’hollė um t’hollė.
— Bini vllazėn, tha, mos t’koritem,
Kush i gjallė mos ta lsho pritėn!
Breshėn plumash e muren Micin.
50 Mic Sokoli ban me dorė:
— Hallall bama, moj Kosovė!
Hallall bama shokt e mi,
Kush pėr mue mos mani zi,
Po liftoni me osmanli,
T’japim jetėn pėr liri!

1) Ahmet Miftar Pasha, komandant i korparmatės sė Rumelisė me seli nė Manastir.
2) Dervish Pasha u tregua gjakpirės ndaj shqiptarėve.
3) Ali Ibra, bajraktar i Gashit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:13 pm

MIT SOKOLI SYLEJMAN AGA

Tim te zi po qet pampori,
Vjen Dervishi pej Stamolli:
— Ku i ka ēadrat Mit Sokoli,
Mit Sokoli, Sylejman Aga?
5 — Atje nalt, te ret’e bardha.
— Ku i ka ēadrat, ku i ka t’part?
M’ka ēu’mreti me ja ēart!
Mit Sokoli n’xhemedan,
Na i ka mrri haberi me nam,
10 Jollah, bani, nav ēu’n’kam’,
P’e vnon dorėn n’jatagan,
Gaca-flakė po qet me dhamė.
U ēu’n’kam’, trimi vesh jelekin,
Hypi n’tel,po kuven me mretin:
15 — Aman babė, kqyrma dertin,
Ma faroj Dervishi miletin!
Erdh haberi pej Stamolli,
Baba mret thrret Mit Sokoli,
Mit Sokolin thrret baba mret:
20 — Hasharatin me shkepė shpejt,
Shpejt me shkep tanė miletin,
Se nuk t’vyn pushka me mretin.
Mit Sokoli nav idhnue;
Fjalėn mretit s’ja ka ngue.
25 Nisi pushka, haj medet,
Shumė e djali n’at ven ka metė!
Mit Sokoli u vra, medet,
Nav vra Miti e Smajl Hyseni,
Smajl Hyseni ni djalė dai,
30 S’un ja gjan shoqin e ti.
Mit Sokoli po bėrtet:
— Unė pėr veti, s’p’e kam dert,
M’u vra Smajl i, haj medet,
Nuk ka tjetėr baba i vet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:14 pm

DO TA DJEG TY MRET ASQERIN

Mic Sokoli vesh jelekin,
Hip nė tel, kuven me mretin:
— Do ta djeg, ty mret, asqerin,
Se na prishi Pasha venin:
5 Na ka pre Zmajl Mehmetin,1
Hup’e tretė Zmajl Hysenin;2
Zmaj Hysenin hup’e tretė,
Fort po e lyp babloku vet,
Po i shplon vorret e nuk e gjet.
10 — Qinro, plak, e ban gajret,
S’do ta lamė asqerin mret!
Hysen Zmajli i hipi kalit,
I ēon fjalė Bajraktarit:
— Mblidhi burrat e shkepi malit!
15 Man Avdija po pvet fisin:
— A m’i patė Zmajlin e Micin?
— Fyt’ėm fyt, tha, me Dervishin!

1) Kushėri i Mic Sokolit.
2) Luftėtar nga Bunjani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:15 pm

SE Ē’ASQER PO QET VAPORRI

Se ē’asqer po qet vaporri,
Qet Dervisha ma zi se korbi!
Cili asht aj Mic Sokoli?
Mic Sokoli po ban me dorė:
5 — Besa, shokė, nuk muj me folė,
Se m’ka ra do gjak nė gojė,
Sa m’ka ra do gjak nė bark,
Shtatė martina i kam nė shtat.
Mic Sokoli ēa ka thanė:
10 — Nimo pak, o dailoku i babės
M’i kanė vu topat stomit t’arės,
Stomit t’arės, shtegut t’oborrit,
Me i shqymė kullat Mic Sokolit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:15 pm

SHUM ASQER PO QET PAMPORRI

Shum asqer po qet pamporri,1
Tanė po i qet ma zi se korbi!
Dervish Pasha prej Stambolli:
— Ku i ka ēadrat Mic Sokoli?
5 Ku i ka ēadrat, ku i ka t’part,
M’ka ēue mreti me ja ēartė;
Me ja ēartė, m’ka ēue dovleti,
Don me kanė shah nė veti;
Shah nė veti don me kanė,
10 Kurrgja mretit mos me i dhanė.
As redifė, as nizamė!
Mic Sokoli po bėrtet,
Ali Ibrėn po e thėrret:
— Merr bajraqet, hajde shpejt,
15 Na rrethoi asqeri mret!
Ali Ibra nė vranē tė zi,
po i shko’ gjaki pėr zinxhi.
Bajram Rama i malsisė,
Fort ja dha dorėn shahisė;
20 Ja dha dorėn e ja dha gishtin:
— A m’i patė Zmajlin e Micin?
— Fejt ėm fejt, tha, me Dervishin!
Mic Sokolin e vrau reja,
E vrau reja, e vrau moti,
25 E vrau Dervishi me gjule topi.
Mic Sokoli ban me dorė:
— Besa, shokė, nuk muj me folė,
Se m’ka ra do gjak nė gojė,
Se m’ka ra do gjak nė bark,
30 Shtatė martina i kam nė shtat.

1) Nė prill tė vitit 1881 njė ushtri turke prej mė sė 15 mijė ushtarėsh tė armatosur mirė nėn komandėn e Dervish Pashės erdh nė Ferizaj pėr tė shuar kryengritjen shqiptare nė Kosovė. Pėrleshjet e pėrgjakshme u zhvilluan nė Shtimje dhe nė Slivovė mė 21 dhe 22 prill, ku u vranė 800 luftėtare shqiptarė dhe 1800 ushtarė turq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:15 pm

SHKA PO QET PAMPORI ZI

Shka po qet pampori zi?
Qet askerin tanė tanė tė ri,
Tanė tė ri e zi si korbi;
Dervish Pashėn pej Stamolli:
5 — Ku i ka ēadrat Mit Sokoli?
— Nė Koshare, rreth ni prroni.
Mit Sokoli vesh jelekin,
Hip nė tel kuven me mretin:
Aman babė, kshirma dertin,
10 Ma faroi Dervishi miletin;
M’ka pre mue, Smajl Mehmetin.
Smajl Mehmeti hupi e treti;
Shum p’e lip ni babė i veti.
I paska shplue o vorret krejt,
15 Kun xhenazen Smajlit s’ja gjet.
Po shkojn’ shokt m’i dhanė gajret:
— Ban gajret, mixha Mehmet!
— Qish me ba mixha gajret,
Gjal as ēikė n’votėr s’m’ka met’!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:16 pm

MIC SOKOLI BAN ME DORĖ

Mic Sokoli ban me dorė:
— Shokt e mi s’po muj me folė,
Se m’ka ra do gjak n’gojė;
Gjak nė gojė e gjak n’dhamė,
5 Ēonja babės ni selam:
Pash imanin s’m’kan mue,
Kan Ismajlin ma shum se mue,
T’kaj Ismajlin, ta kaj Zeqėn,
Se s’kan ik me m’lan vetėm.
10 Se s’kanė ik me m’lanė.
Ma maroni ni vorr t’gjanė,
Bashk me Ismailin me na nxanė;
Vorr tė gjanė me shum penxhere,
T’i shoh lulet pej pranverė,
15 Ato lule dremiēare!
T’i shoh shokt nepėr livadhe.
Sefė Kosharja, i pari fisit,
Po mledh lena n’maje t’lisit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:16 pm

PALĖ E PALĖ PO QET PAMPORI

Palė e palė po qet pampori,
Dul Dervishi zi si korbi:
— Ku i ka ēadrat Mic Sokoli?
Coll dy fjalė me ta t’i foli,
5 Coll dy fjalė m’i kuvenue;
Baba mret, more, na ka ēue,
Turk me turk mos me liftue!
Tė shtatė kralat janė gzue.
Mic Sokoli vesh jelekin,
10 Hyp n’tel, kuven me mretin:
— Ma faroj pasha miletin,
Ma ka hup’ Smajl Mehmetin.
Smajl Mehmeti hup e tret,
Fort p’e lyp baba i vet,
15 I shploj vorret, kun s’e gjet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:16 pm

N’FUSHĖ T’KOSOVĖS LIDHET JEZERI

N’Fushė t’Kosovės lidhet jezeri,
Haj medet, na ka metė shum njeri:
Mic Sokoli e Smajl Huseni!
Smajl Hyseni, ni djal drengue:
5 — Nanė e babė jeni met’ pa mue!
Nanė e babė, jeni met’ pa djalė,
N’Fushė tė Shtimes dona me dalė.
Mos ma leni gjakin pa marrė!
Hyse’ Smajli i hypi atit,
10 Ja dha malit, ja dha shpatit,
P’e kėrkon vorrin e djalit.
Vorrin e djalit tuj e kėrkue:
— Kam pasė djalin me martue,
Krushqit thirrė, vadja m’ka shkue!
15 Smajl Hyseni a hupė e tretė
Kurkush vorrin s’ja ka gjetė.
— A m’ja gjanė kush vorrin e ti,
Ja jap kullat me gjith shpi,
Ja jap dhet-o me gjith dhi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:17 pm

MIC SOKOLI A PĖRVLUE

Mic Sokoli ban me dorė:
— Nalnu shok, s’po muj me folė,
Se m’ka ra do gjak nė goj,
Gjak nė gojė, tha gjak n’dham’.
5 Ēonja nanės ni selam,
Ni selam nanės me m’ja ēue:
— Mic Sokoli a pėrvlue!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:18 pm

SYLEJMAN AGA PO PISKET

Haj medet po ban Mimyni,
Dy katune na i mloi tymi,
I mloi tymi, i mloi flaka!
Po bėrtet Sylejman Aga:
5 — Kush po ngjitet kah Firaja,
Kah Firaja, haj medet,
Top e pushka po kėrset!
Kėrset pushka, bje, burija,
Shtat’ sahat po rreh topxhija!
10 Shtat’ sahat e haj medet,
Topi e pushka po kėrset!
Sylejman Aga po pisket:
— Bini djem, t’bajmė gajret,
Se na shkoi vatani krejt!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   Mon Nov 10, 2008 3:18 pm

VJEN NI PASHĖ ME KATĖR KRALA

Avdyl Qerimi n’kulla t’bardha,
Nėr miri m’ka lanė baba.
Vjen ni pashė me katėr krala,
Katėr krala e kapedona,
5 Shkeli Rekėn anemanė.
Shkeli Rekėn, p’e shkel Malsinė,
Fort p’e lypin Binak Alinė.
Binak Alinė e Sylejman Agėn1
Po thot fisi: — S’un i japim,
10 Na pėr ta e derdhim gjakin!
S’un i japim e s’kem m’i dhanė,
Derdhim gjakin si rekjanė,
Si rekjanė e si malsorė.
S’un i japim, s’kem m’i dhanė.
15 — Digjjau kullat, merjau gjanė!
Plotė me gjak u mbushė llogori,
Isuf Hajdari ’i zog sokoli
Met shehit n’mythė llogori.
Po ban za, More Mehmet,
20 Po ban za-o Mehmet Alija,
Merrmi armėt, ēomi tu shpija!
Si n’vetė nana noj sen pėr mue,
Thuj, Isufi tu ka varrue,
Teri n’Plavė ka ardhė me mue. (...)

1) Sylejman agė Vokshi sė bashku me udhėheqėsit e tjerė u pėrpoqėn qė mė 1885 t’i rioganizojė komitetet e Lidhjes shqiptare, prandaj qeveria osmane pėrpiqej qė t’i arrestonte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Kėngėt e Popullit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: