Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sat Jul 19, 2008 10:05 pm

TĖ VRARĖ NĖ USHTRINĖ JUGOSLLAVE



Kėta jane vetem disa nga ushatarėt shqiptarė tė vrarė nė ish-Jugosllavi, tė cilėt i janė prezantuar lexuesit boshnjak ne nje librer te perbashket te botuar ne Sarajevė ne vitin 2004.







Shkruan: dr. Begzad BALIU, Prishtinė



1. Asllan Ukė Gashi, lindur nė Suharekė mė 17. 09. 1969. Rekruat nė APJ mė 12 shkrut 1980, nė VP nr. 1266/20, Vipavė, Slloveni. Transfer mė 3 korrik 1980 nė VP nr. 2950, nė Snezhanė. U vra mė 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bėrė vetvrasje!

2. Agron Haxhi Ferizi, u lind mė 1957 nė Deēan. U mobilizua nė Ushtrinė Jugosllave mė 6 janar 1984 nė Novi Sad. Mė vonė e transferojnė nė Baēka Topollė, ku vritet mė 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bėrė vetvrasje!

3. Aziz Sadik Kelmendi u lind mė 15 janar 1967 nė Kraēicė tė Lipjanit. Mė 1986 mobilizohet nė ushtrinė Jugosllave nė Leskovc tė Serbisė. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres sė Paraqinit tė bėrė nga sigurimi Jugosllav, nė shenjė tė krijimtit tė urrejtjes mes popujve tė federates Jugosllva kundėr popullit shqiptar. Pėr Azizin u tha se ditėn e fundit tė lirimit nga armata kishte vrarė dhe plagosur disa ushtarė tė nacionaliteteve tė ndryshme. Megjithėse dhoma ishte plotė nuk doli asnjė dėshmitarė, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine nė tė njėjtėn ditė mė 3 shtartor 1987 jashtė kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind nė Bardh tė madh tė Fushė Kosovės mė 1970. Mė 15 qershor 1991 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Manastir tė Maqedonisė. Mė 14 shtator 1991 e dėrgojnė nė VP 13-18/6 nė Knin tė Kroacisė. Abedinin edėrgojnė nė loogoret e luftės, por pasi ai nuk ishte i sigurtė qė tė dėrgohej nė fronte sepse nuk pranonte tė shkonte u vra nga Radolub Danoviē, i biri i komandantit tė tė garnizonit tė Shkupit Aleksandėr Danoviē, mė 11 .02. 1992. Nė shtėpi ju thane se ėshtė vrarė nė frontin e luftės kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind mė 7 korrik 1971 nė Vėrbovc tė Glogovcit. Nė Armaten Jugosllave shkon mė 1990 nė Kėrēovė tė Maqedonisė. Prej kėtu e transferojnė nė Dvor na Uni tė Kroacisė. Aty vritet mė 14 tetor 1991. Nuk ka shėnime. U vra nė luftė.

6. Besim Xhemė Bajraktari u lind mė 1958 nė Junik tė Deēanit. Mė 1980 mobilizohet nė Kazermen e Bihaēit (Bosnje e Hercegovinė). Mė 5 gusht 1981 pranė Aeroportit tė Ri tė Banjallukės e vrasin eprorėt e tij. Familjes sė tij iu tha se ishte vrarė nė njė aksident komunikacioni, por pas hapjes sė arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plimba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi mė 1973 nė Radavc tė Pejės. Mė 7 maj 1985 mobilizohet nė Armaten Jugosllave nė prilep tė Maqedonisė. Mė 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte pėr njė vrasje medhunė, sepse nuk kishte shenja tė tjera.

8. Jetullah Haxhi Desku u lind mė 15. 05. 1970 nė Siēevė tė Klinės. Mė 18 mars 1990 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave VP 5920/12D tė Suboticės (Vojvodinė). Pas dy muajve vritet nė Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, mė 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi mė 25 maj 1962 nė Gradicė tė Gllogovcit. Nė Armaten Jugosllave shkoi nė shtator 1981, nė Mostar tė Bosnje e Hercegovinės, VP 7394/15. Mė 25 maj 1982 oficerėt e KOS-it e hodhėn nga kati i tretė dhe thane se bėri vetvrasje. Vrasės tė tij ishin officerėt: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nėnkolonel Simeon Tumanoviē (VP 3945 Sarajevė), dhe nėnkolonel Aleksandėr Vasilieviē (VP 945 Sarajevė).

10. Raif Adem Isufi u lind mė 5 maj 1960 nė Kotorr tė Skėnderajt. Nė tetor tė vitit 1986 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Bileēe tė Bosnje Hercegovinės. U aktivizua komandant reparti nė Bohinjsko Bello tė Sllovenisė. Mė 5. 12. 1987 nė ora 22 e njoftojnė se gjoja ushtarėt shqiptar nė Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarėt tjerė. Raifi gjendej nė kazermen e Bledit. E urdhėrojnė tė shkoj atje por veturė nuk i japin. Niset kėmbė me dy shokė tė tjerė. Rrugės e sulmojnė me njė xhip ushtarak dhe e mbysin ndėrsa plagosin rend njė ushtar tjetėr nga Koshutova e Mitrovicės mbetet invalid i pėrjetshėm dhe me plagė mė tė lehta ushtari nga presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind mė 1961 nė Prush tė Gjakovės. Nė ushtrinė jugosllave u mobilizua nė postkomandėn e Garnizonit tė banjallukės, VP 6372/3. Nė vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhėnė asnjė informat pėr familjen.

12. Osman hajdar Ismajli lindi mė 20 gusht 1968 nė Gėrbavc tė Medvegjės. Nė armatėn Jugosllave nė kazermen “Marshali Tito” nė Titograd tė Malit tė Zi. Mė 8 korrik 1988 u gjet i masakruar nė lumin Moraēa. U tha se kishte bėr vetvrasje!

13. Setar Mustafė Ramadani u lind mė 1972 nė Osek Hilė tė Gjakovės. Mė 1991 u mobilizua nė Armatėn Jugosllave, tė cilin e dėrguan nė frontin e luftės serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra mė 1 shtator 1991 nė Trebinje tė Krtoacisė, “sepse nuk kishte zbatuar urdhėrat serbe!”

14. Yzeir rrustem Sadiku u lind nė fshatin Rahovicė tė Preshevės mė 25 janar 1957. Nė vitin 1981 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, garnizoni “Lora” tė Splitit. Mė 12 prill 1982, sipas njė informate tė tėrthortė tė oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartė i shėrbimit ushtarak Frane Dobravqiē e ka thirrur Izeirin nė raport dhe e ka hedhur nga kati i tretė, ku ka pėsuar lėndime pėr vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind mė 9.07.1958 nė Tomoc tė Istogut. Mė 2 shkurt 1985 mobilizohet nė Armatėn Jugosllave. Ishte stomatolog nė VP 2667/9 tė Novi Sadit. Pastaj e transferojnė nė Garnizonin Ushatrak tė Sarajevės. Ditėn e fundit tė shėrbimit e vrasin nė pabesi. U tha se bėri vetvrasje nė gjendje tė rend nervore!

16. Hamit Jahė Haxhiu u lind mė 1. 5. 1957 nė Batushė tė Gjakovės. Ishte kapiten i klasit tė pare nė Garnizonin e Nishit. Mė 1 .2. 1990 njė ekspeditė tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrė nė Podujevė dhe kishte vrarė njė qytetar para shtėpisė (Fadil Tallėn). Nė shenjė aktiviteti pėr tė mbuluar reagimin e mėvonshėm tė Hamitit, ate e helmojnė dhe vdes mė 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzė Sahiti u lind mė 2.2. 1961 nė Papaz tė Ferizait. Mė 1984 mobilizohet nė shėrbimin ushtarak nė Valevė tė Serbisė VP 2666. Disa ditė pa mbaruar ushtrinė, me tė marrė rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjė shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanė informacione pėr familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi mė 1.5.1961 nė Metėrgofc tė Podujevės. Mė 4 nėntor 1981 mobilizohet nė Garnizonin e Komandės Ushtarake tė Sinjit (Kroaci), nė VP 2427/12. Mė pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnė ta vizitojnė por nuk u lejohet. Nėnatėn nė mes tė 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakėt Kapiteni Filipoviē, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviē e varen nė kabllon e rrymės nė kuzhinėn e kazermės.

19. Xhavit Alush Berisha u lind mė 16. 11. 1967 nė Prugovc tė Prishtinės. Mė 17 shtator 1989 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, nė Sombor tė Kroacisė, VP 3065/4-3. Vetėm dy muaj mė vonė e dėrgojnė nė klinikėn ushtarake tė Beoradit. Mė 12.12.1989 vdes dhe dėrgohet pa asnjė shėnim pėr varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind mė 21..1961 nė Zaskok tė Ferizajit. Nė maj tė vitit 1985 shkon ushtar nė Kazermen ushtarake tė Koprivnicės (Kroaci), VP 3790/42. Mė 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjė dėshmi dhe nėnmbikqyrje ushtarake.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sat Jul 19, 2008 10:09 pm

.Ismet Muharrem Bojku lindi mė 3 prill 1962 nė Gjakovė. Jetonte nė Deēan. Mė 8 tetor 1981 e dėrgojnė urgjentisht nė shėrbim nė Garnizonin Ushatarak tė Shtipit VP 444/4 VE-1, nė Maqedoni. Mė 19 shtator 1982 ėshtė helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me tė ardhur nė shtėpi vėrejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq nė pėrjekje pėr tė jetuar mė 7 tetor 1982 nė spitalin e Pejės.

22. Sami Ali Gashi u lind mė 1961 nė Prishtinė. Nė Armaten Jugollave ėshtė mobilizuar nė shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinė), e pastaj ėshtė transferuar nė garnizonin Ushtarak tė Vėrshacit (Vojvodinė). Pas disa ditė bisedash nė sigurimin ushtarak mė 8 gusht 1981 vritet duke marrė njė breshėri plumbash nė gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi mė 1971 nė Komogllavė tė Ferizait. Mė 15 mars 1991 ėshtė mobilizuar nė armatėn jugosllave nė Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndėrsa mė 22 mars 1991 nė VP 6381/22. Mė 14 shtator 1991 e transferojnė nė frontet e luftės nė Sllunj tė Kroacisė VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda mė shumė se nga jasht dhe pėr kėtė i shkruante edhe familjes dy muaj mė pare. Mė 19. 12. 1991 njė ushtar nga Rashka (Serbi) e vret nė mes tė poligonit tė kazermes por ushtria e mbajti nė morg 26 ditė me radhė pa e njoftuar familjen.

24. Sefer Bislim Ēukoci lindi mė 1976 nė Cėrnillė tė Ferizait. Nė vitin 1993 organet shtetrore e kėrkojnė ushtarė pėr ta dėrguar nė frontet e luftės, por Seferi nuk pėrgjigjet dhe del nė ilegalitet. Mė 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnė fshatin e tij tė lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.

25. Fahrush Emrush Emini lindi mė 1.12.1971 nė Zhiti tė Vitisė. Mė 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht nė ushtrinė jugosllave nė Derventa tė Bosnje Hercegovinės, VP 8840/10. Mė vonė e transferojnė nė banjallukė. Nga Banjalluka e dėrgojnėnė frontet e luftės nė Staragradishka. Mė 16 shtator 1991 goditet me njė predhė nga mbrapa nė kokė dhe vdes. Nė shtėpi u dėrgua pa shjegime.

26. Bedri Nimon Bajgora lindi mė 5.3.1959 nė Vushtrri. Mė 1986 mobilizohet ushtar nė Garnizonin ushtarak tė Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Nė tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht nė biseda informative. Mė 14 janar 1987 gjendet i varur nė parkun e makinave.

27. Halil Halim Binaku lindi mė 1952 nė Gllobar tė Gllogovcit. Mė 1981 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Shibenik tė Kroacisė. U tregua shumė i zoti nė ushtri dhe mori graden edhjetarit. Nė mesnatėn e 26 nėntorit 1982 u vra nė tradhėti.

28. Tahir Azem Gashi lindi mė 25. 7. 1971 nė Vėrbovc tė Gllogovcit. Mė 16 qershor 1991 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Osjek tė Kroacisė, VP 5530/10. Vetėm njė javė pas fillimit tė ushtrimeve dėrgohet nė frontet e luftės kundėr forcave ēlirimtare tė kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet nė kazermė duke i detyruar vetėm ushtarėt shqiptarė qė tė bėjnė roje. Mė 16 shtator Tahiri plagoset rėndė dhe pas tri ditė vuajtje vdes nė njė veturė, kue gjejnė ushtarėt kroat dhe e varrosin nė varrezat qėndrore tė Osjekut.

29. Tafil Zahir Hyseni lindi mė 7. 5. 1962 nė Lumbardh (Velikorekė) tė Podujevės. Mė 3 dhjetor 1984 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, por i dėrmuar nga jeta nė burgje lirohet pėrkohėsisht . Mė 17.12.1986 regrutohet nė Ajdovqinė tė Slolovenisė VP 1266/8B. Nuk e lejojnė tė vizitohet asnjėherė nga familja, prandaj mė 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtėpisė. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen nė kazermė ku ushtrohet dhunė deri nė vdekje. U tha se bėri vetvrasje.

30. Afrim Bahtir Hyseni lindi mė 1. 7. 1970 nė Lumbardh (Velikorekė) tė Podujevės. Mė 17 mars 1991 mobilizohet dhunshėm nė armatėn jugosllave nė Vernik tė Vojvodinės. Nė ndėrkohė nė kazermė kupton se do t’i dėrgojnė nė luft nė fronton e Vukovarit. Nė fillim tė prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen nė vendlindje. Dy javė qėndron nė ilegalitet por pas dy javėsh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku nė mes tė fshatit duke e lėnė kėshtu dy ditė pėr ta parė tė gjithė.

31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi mė 1952 nė Prekaz tė Gllogovcit. Mė 1982 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Novi Sad. Mė 22 tetor 1982 nė vizitė i shkon i vėllau dhe vendosen nė Hote “Novi Sadi”. Mė 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin nė lift me njė mjet tė fortė dhe e hedh nė gropen e liftit.

32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi mė 1962 nė Turjakė tė Rahovecit. Mė 1984 mobilizohet nė Garnizonin e Suboticės. Pas njė perleshje ushtarėsh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarėsh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesė vjet burg tė rėndė. Mė 30 shtator 1987 vritet nė qelinė e burgut nė Pozharevc.

33. Miftar Sylė Tali lindi mė 15.2.1965 nė Babaj tė Bokės, Malsia e Gjakovės. Mė 20 qershor 1986 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Garnizonin e Pazinit nė Istri tė Kroacisė, VP 6116/11, ndėrsa mė 15.1.1987 transferohet nė VP 4969 tė Pazinit. Pėr shka se ishte familje kufitare nė Miftarin bėhet presion qė tė bashkėpunoj pėr nevoja ushtarake kundėr popullatės kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumė presion sa nuk beson tė kthehet gjallė nė shtėpi. Qėndon mė shumė nė burgje e spitale se sa nė ushtri. Mė 23 prill 1987 e njoftojnė familjen dhe e lėshojnė Miftarin me shumė plagė nė trup. Nė trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkė me vėllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tėrhoqi Mitarin duke e hedhur pėr dritare nga treni afėr qytetit tė Kutinės (Kroaci). Haxhiu e kupton kėtė vetėm pasi arrijnė nė Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kėrkoj as nė kupetė e trenit dhe e urdhėrojnė qė tė shkoj nė shtėpi. Vetėm tri ditė mė pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet nė shtėpi.

34. Adem Binak Osmanaj lindi mė 29. 12. 1963 nė Turbuhovc tė Istogut. Mė 9. Tetor 1982 mobilizohet nė Garnizonin e Lublanės (Slloveni). Me tė arritur nė kazermė fillon dhuna mbi te. Nė njė letėr familjes, i njofton se nuk e di a do tė mund tė kthehem i gjallė nė shtėpi. Nė natėrn 5 qershorit 1983 e hedhin nė hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

35. Abedin Selman Bala lindi mė 30. 12. 1960 nė Korreticė tė Gllogovcit. Ishte mnjeri me njė intelektualitet tė jashtėzakonshėm Njihte shumė gjuhė. Mė 4. 1. 1981 mobilizohet nė Maribor tė Sllovenisė VP –3672/1. Mė vonė e dėrgojnė nė Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditėn qė lirohej u organizua njė proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja tė organizuar tė cilėt pas nėntė muajve u dėnuan nga 3 deri nė 13 vjet burg tė rėndė. Abedini mbajti burgun nė disa vende tė Jugosllaviė, deri nė natėn ndėrmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri nė qelnė e burgut dhe e mbyti pėrdhunshėm. U tha se bėri vetvrasje!

36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi mė 21 janar 1966 nė Prekaz tė Skėnderajt. Mė 14 qershor 1998 mobilizohet nė Kranj tė Sllovenisė VP 1098. Mė 28 qershor 1998 nė poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikė nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

37. Ali Sinan Rrustemi u lind mė 1972 nė fshatin Reznik tė Vushtrrisė. Mė 16 qershor 1991 u mobilizua nė Garnizonin ushtarak tė Treninjes (Bosnje e Hercegovinė), VP 6143/8. Mė tej e transformojnė nė Prevllakė. Pastaj nė nėntor 1991 shkon nė Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) nė fshatin Puhin Han tė Kluēit tė Bosnje e Hercegovinės.

38. Besim Hashim Fazliu u lind mė 15 janar 1967 nė Prishtinė. Mė 19. 1. 1987 u mobilizua nė Garnizonin ushtarak tė Lublanės, VP 50028. Mė 13. 12. 1987 u dėrgua pėr tė ngrėnė mė heret se gjoja kishte punė nė magazinė. Me tė ngrėnė lugėt e para tė gjelles kuptoi se ishte helmuar ndėrsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak qė po e pėrcillte. Vdiq mė 31 dhjetor 1987.

39. Enver Salih Maksutaj lindi mė 12 shkurt 1970 nė Orrobėrd tė Istogut. M{ 18 nėntor 1990 mobilizohet nė Garnizonin e Gjakovės (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnė tė qėndrojė roje tek porta e garnizonit. Mė 15 shtator 1990 e godet njė predhė nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.

40. Fadil Xhafer Gashi lindi mė 21 dhjetor 1965 nė fshatin Dobėrdol tė Podujevės. Nė gusht tė vitit 1984 mobilizohet nė Garnizonin e Kralevės (Serbi), VP 8977/6. Mė 7 maj 1985 e dėrguan roje nė Ratina, afėr Vėrnjaēka Banjes ndėrsa mbrapa e ndoqen dhe e vranė pas shpine. U tha se bėri vetvrasje!.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sat Jul 19, 2008 10:15 pm

LISTA E USHTARĖVE TĖ VRARĖ NĖ "APJ" GJATĖ VITEVE 1981-1991 Vizitorė
tė nderuar, nė armatėn ish-jugosllave, jane vrarė shumė bijė tė
popullit tonė. Ėshtė shumė i madh numri i djemėve shqiptarė qė janė
kthyer nė arkivol. Prandaj kėrkojmė nga Ju dhe nga familjet e
ushtarėve shqiptarė tė vrarė nėpėr kazermat ushtarake tė ish- APJ-
sė,qė tė na dergojnė biografitė dhe fotot e tyre qė t'i publikojmė ne
faqen tonė. I presim biografinė dhe nje foto ne postėn elektronike.
webmaster@kp- afrim-zhitia. com

Me rrespekt! Klubi Politik
"Afrim Zhitia"

LISTA E USHTARĖVE TĖ VRARĖ NĖ "APJ" GJATĖ VITEVE 1981-1991

Sipas Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut
nė Prishtinė,gjatė viteve 1981 – 1991 janė vrarė nė forma tė ndryshme
kėta ushtarė shqiptarė:

1.Sami Ali Gashi(1961)- student nė Prishtinė.Shėrbente nė Vėrshac-
Vojvodinė.Vdes nė Beograd mė 06.07.1981.

2.Besim Xhemail Bajraktari(1958) -Gjakovė.Vdes nė Banjallukė-Bosnjė ,mė
05.08.1981.

3.Halil Abib Hajrullahu(1958) ,fshati Banullė-Lipjan. Vdes nė Split,mė
02.09.1981.

4.Shaban S.Prushi(1961) ,fshati Zylfaj-Gjakovė .Vdes nė Banjallukė.mė
22.09.1981.

5.Sami Shani Krasniqi(1956) ,fshati Buqe-Dragash. Vdes nė Novo Mesto-
Sllovenio,mė 16.09.1982.

6.Rasim Ramadan Zeka,fshati Metergovc-Podujevė .Vdes nė Sinj-Kroaci, mė
07.06.1982.

7.Izeir Rrustem Sadiku,student( 1957),fshati Rahovicė-Preshevė .Vdes nė
Split-Kroaci, mė 11.04.1982.

8.Nazmi Abdullah Muja,fshati Gradicė-Gllogovc. Vdes nė Mostar-
Bosnje,mė 11.04.1982.

9.Hasan Talat Sezairi(1959) Gostivar-Maqedoni. Vdes nė Krivolak,mė
15.07.1982.

10.Musė Ramadan Hoxhaj(1963) fshati Bellanicė.Vdes nė Split,mė
03.05.1983.

11.Adem Binak Osmanaj,bujk( 1964)fshati Prekallė-Istog. Vdes nė
Prokuple mė 30.05.1983.

12.Enver Selman Elezi,student( 1964) Shkup.Vdes nė Divulle-Split, mė
04.06.1983.

13.Murat Muharrem Jusufi,maturant( 1965) fshati Haraēinė-Shkup. Vdes nė
Lubjanė mė 04.06.1983,njė javė pas shkuarjes nė ushtri.

14.Mustafa Arif Pantina(1963) fshati Glarevė-Klinė. Vdes nė Derventė,mė
01.08.1983.

15.Naser Shaqir Gashi(1962) fashati Kopiliq i Poshtėm-Skėnderaj. Vdes
nė Shetinska Gora-Slloveni, mė 10.06.1984.

16.Agron Haxhi Ferizaj(1957) fshati Kodrali-Deēan. Vdes nė Baēka
Topolla,mė 23.08.1984.

17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocė e Epėrme-Gllogovc. Vdes
nė Cele-Slloveni mė 07.03.1982.

18.Mujė Rexhė Muēaj,vdes nė Benkovc,mė 23.04.1985.

19.Fadil Selim Bėrdynaj,maturant fshati Radavc-Pejė.Vdes nė Mitrovicė
tė Kroacisė,mė 24.06.1985.

20.Ejup Fezė Sahiti(1958) e vrasin 12 ditė para se ta kryente
shėrbimin nė ushtri.

21.Sami Daut Shabani,student( 1962)fshati Zaskok-Ferizaj. Pjesėmarrės i
kryengritjes tė vitit 1981.Vdes nė spitalin e Zagrebit,mė 07.02.1986.

22.Haki Rexhep Shatri,stomatolog i diplomuar(09. 07.1958)fshati Tomoc-
Istog.Vdes nė Sarajevė ,mė 02.02.1986.

23.Inajet Istrefi(1966) fshati Veleshtė-Strug. Vdes nė Petro Varadin-
Vojvodin,mė 12.06.1986.
24.Erdogan Alajdin Morina(1959) ,Prizren. Vdes mė 02.12.1986.

25. Niman Zymer Bajgora(1959) Vushtrri. Vdes nė Nish,mė 14.01.1987.

26.Miftar Sylė Tali(1960),fshati Babaj i Bokės-Gjakovė. Vdes nė
Kutina,mė 22.04.1987.

27.Mustafa Mumin Ramadani,fshati Bozofc-Tetovė .Vdes nė Strumic,mė
27.04.1987.

28.Aziz Sadik Kelmendi(1967) fshati Karaēicė-Lypjan. E vrasin nė
Paraqin mė 03.09.1987.
29.Ibrahim Jusuf Kastrati(1961) fshati Turjakė-Rahovec. Vdes nė
Pozharevc mė 03.09.1987.

30.Qani Muharrem Shabani(1965) Rahovec.Vdes nė Pulė,mė 05.11.1987.

31.Raif Muharrem Isufi(1960)fshati Kotorr-Skėnderaj. Vdes mė
05.12.1987.

32.Naim Ramadan Ajgeri(1968) .Vdes nė spitalin e Beogradit,mė 1988.

33.Naser Xhafer Gashi(1969)fshati Orrobėrdė-Istog. Vdes nė Ribnic-
Slloveni,mė 15.05.1988.

34.Afrim Muhamet Lushtaku(1966) fshati Prekaz i Poshtėm-Skėnderaj. Vdes
nė Ribnic-Slloveni, mė 28.06.1988.

35.Osman Hajdar Ismaili(1968) fshati Gėrdovc-Medvegj. Vdes nė
Podgoricė,mė 08.07.1988.

36.Enver Shaban Ramadani(1970) fshati Brojė-Skėnderaj. Vdes nė
Viroviticė-Kroaci, mė 15.01.1989.

37.Xhavit Alush Berisha-vdes nė vitin 1988.

38.Halim Shaqir Litaj(1970)Klinė .Vdes nė Doboj,mė 04.09.1989.

39.Vahidin Xhemshit Hajrizi(1969) fshati Kuklibeg-Dragash. Vdes nė
Divule-Split.Ė shtė vrarė mė 26.04.1990.

40.Jetullah Haxhi Desku,vdes nė vitin 1990.

41.Xhevdet Haradin Aruēi(1986)Rezallė -Skėnderaj. Vdes nė Tuzėll,mė
26.06.1990.

42.Fatmir Adem Tafaj(1970)fshati Grajkovc-Suharė kė.Vdes mė
25.08.1990,nė Velika Goricė.

43.Ivan Pashko Perishiq,Janjevė (kroat).Vdes mė 13.10.1990 nė Kėrēovė.

44.Rexhep Ismet Blakaj(1963) fshati Jabllanicė e Vogėl-Pejė.Vdes nė
Virovitcė-Kroaci, mė 1985.

45.Enver Hasi,fshati Poroj-Tetovė. Vdes mė 1985.

46.Izet Bedri Bushi(1971)fshati Pustenik-Kaēanik. Vdes nė Qupri,mė
11.01.1991.
47.Lulzim Faik Rexhepi(1967) fshati Zabel i Poshtėm-Gllogovc. Vdes nė
Virovitic-Kroaci, mė 16.01.1991.

48.Burim Sherif Behramaj(1972) Mitrovicė. Vdes nė Beograd,mė
25.10.1991.

49.Abedin Sabit Krasniqi(1970) Bellaqevc- Fushė-Kosovė .Vdes nė
Beograd,mė 03.11.1991 ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sat Jul 19, 2008 10:16 pm

LISTA E USHTARĖVE TĖ VRARĖ NĖ "APJ" GJATĖ VITEVE 1981-1991 Vizitorė
tė nderuar, nė armatėn ish-jugosllave, jane vrarė shumė bijė tė
popullit tonė. Ėshtė shumė i madh numri i djemėve shqiptarė qė janė
kthyer nė arkivol. Prandaj kėrkojmė nga Ju dhe nga familjet e
ushtarėve shqiptarė tė vrarė nėpėr kazermat ushtarake tė ish- APJ-
sė,qė tė na dergojnė biografitė dhe fotot e tyre qė t'i publikojmė ne
faqen tonė. I presim biografinė dhe nje foto ne postėn elektronike.
webmaster@kp-afrim-zhitia.com

Me rrespekt! Klubi Politik
"Afrim Zhitia"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sat Jul 19, 2008 11:44 pm

murturi

Te pergezoi per temen shume rrespekt ! qe mundoheni te kontaktoni luftaret e verare ,te shkruet historia e tyre .

murturi, veteme doja te theme se linku webmaster@kp-afrim-zhitia.com ,qe ke sjell ne teme nuk hapet shiko edhe nje here mos ke bere ndonje gabim pa dashje .

Rrespekt per temen !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
rroni
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve: 1721
Registration date: 09/05/2008

MesazhTitulli: Re: Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi   Sun Jul 20, 2008 9:34 am

po mos ti harrojm edhe ata burra shqiptar qe u kthyen nga ish armata Jugosllave te smure psiqikisht nga helmet qe ju servoheshin ne kuzhinat e tyre gjithashtu nga ingjeksionet qe edhe sot e asaj dite i vuajn pasojat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ushtarėt Shqiptar tė vėrar ne Ushtrin ish-jugosllavi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -