Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shtatč romane ne dy vjetč tč autorit Bektash bizhga

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 41
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

MesazhTitulli: Shtatč romane ne dy vjetč tč autorit Bektash bizhga   Sun Jul 20, 2008 8:41 pm

Shtatė romane nė dy vjet tė autorit Bektash Bizhga



Bektash Bizhgėn e njoh prej 50 vjetėsh. Jam njohur me tė pėr herė tė parė, nė vitin 1958, kur ky ishte qitės me ekipin e "Partizanit" dhe u mbajt nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėve "Enver Hoxha", si nėnoficer karriere, prej ku iu dha mundėsia tė kryente studimet e larta nė fushėn e ekonomisė.

Mė pas, qė nga viti 1969 deri nė vitin 1980, punuam sė bashku nė Organizatėn e Frontit Demokratik, nė kryesinė e lagjes 10 tė Tiranės.

Bektashi di tė krijojė shoqėri dhe ta mbajė shoqėrinė.Tipari mė dallues nė marrėdheniet shoqėrore ka qenė dhe ėshtė, humori. Njė humor i hollė e therės, qė nuk e ndjen pėrnjėherėsh, por avash- avash. Kur e merr vesh se ē'tė ka thėnė, tė vjen tė qeshėsh si budalla.

Unė kam thėnė shpeshherė se po tė kisha gjė nė dorė, nė shkollėn e diplomacisė do tė dėrgoja vetėm nga Golemi i Gjirokastrės dhe nga Luznia e Dibrės. Nga kėto treva do tė dilnin diplomatėt mė tė zgjuar tė botės. Jo vetėm pėr humorin e hollė, por pėr zgjuarsinė e madhe nė dialog, pėr figuracionin e fjalėve, qė u japin atyre shumė kuptime e nėnkuptime, pėr mjeshtrinė e paralizimit tė kundreshtarit nė bisedė etj.

Kėtė shkollė popullore, Bektash Bizhga e ka pėrvetėsuar nė mėnyrė prefekte. Zaten, te kjo shkollė e ka burimin aftėsia e tij pėr tė na dhėnė 7 romane nė dy vjet. Bektash Bizhga ėshtė autor i romaneve: "Legua", "Bekshitė e fshatit tim", Profetėt e lumit", Legjenda nė harresė", "Tė braktisurit", Operativi "S"" dhe "Cukja nė Lukovė".

Unė kur kam punuar me Bektashin e me shokėt e tjerė, punėt e letrave m'i linin mua. Nuk mė shkonte kurrė mendja se njė ditė do tė lexoja romane tė Bektash Bizhgės, sepse nuk kisha lexuar kurrė, qoftė edhe njė artikull a reportazh tė tij. E lexova pėr dy netė romanin "Profetėt e lumit". U mrekullova, sinqerisht u kėnaqa dhe ndėrkohė, u habita: Si ka mundėsi tė arrish tė shkruash pėr herė tė parė direkt roman, kur shkrimtarėve u janė dashur vite tė tėra, duke u praktikuar nė gazeta e gjini tė tjera letrare, derisa kanė arritur fazėn e pjekurisė pėr tė filluar romanin, qė natyrisht ėshtė gjinia mė e vėshtirė e letersisė.

Rastin e Bektashit unė

e quaj njė fenomen

Personazhet kryesorė tė romanit "Profetėt e lumit" janė Poniku dhe Coniku. Dy emra qė ndryshojnė vetėm nga germa e parė. Tė ngjashėm, si vetė jeta e tyre. Emrat qė u ka vėnė autori kėtyre personazheve, tė bėjnė tė vėsh buzėn nė gaz. Nga shpejtėsia mund ta lexosh Pinoku dhe lexuesit i shkon mendja tek Pinoku hundgjatė…

Historia e kėtyre personazheve ėshtė jashtėzakonisht e dhimbėshme. Ata janė si dy binjakė, tė rritur me nga njė lugė qumėsht dhie, nė malet e ashpra tė Labėrisė, kur familjet janė detyruar tė braktisin shtėpitė dhe tė dalin nėpėr male pėr tė shpėtuar gjallė, nga shovinistėt grekė dhe pushtuesit e tjerė gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Sa histori tė rėnda ka kaluar populli ynė, qė Bektashi na i pėrshkruan romantikisht nė kėtė vepėr, duke na dhėnė njė pėrgjithėsim tė arrirė artistik, qė tė bėn tė qash, qė tė bėn edhe tė qeshėsh, pikėrisht nė ditė tė vėshtira.

Nė roman zė vend njė personazh me emrin Sterio. Ai ka qenė oficer i Turqisė dhe tani ndodhet nė male me bashkėfshatarėt e vet tė Kaparielit. Ai u flet fshatarėve me kapadaillėk, kurse Manushaqja, njė grua labe burrneshė, ia kthen atij me rėmuze tė forta: bashkėbisedimin e tyre tė gjithė e dėgjojnė me kėnqaqėsi. Qeshin dhe barra nė kurriz u duket si mė e lehtė, lodhjen e ndjejnė mė pak.

Ja njė fragment:

-Mė ngadalė Sterio se do tė kėputen ato qė tė tunden ashtu, a dėrziu i sateme.

Zilua, kunata e saj, uli kokėn e turpėruar e mė zė tė ulėt i tha:

-Plaē, moj tė hėngėrt. Ē'po flet ashtu?!. Si i thua burrit tė botės qė tė tunden… apo tė ka vdekur ty burri dhe i ke harruar me kohė e me vakt…

-Po i thash pėr ato hajmalitė qė ka varur nė gjoks (ėshtė fjala pėr dekoratat qė i kishte dhėnė Turqia e qė Sterio kapardisej me to).

-Unė nuk i kam gjetur sheshit, por i kam fituar me luftė, nuk mund tė sillem me to sikur t'i kem zile pėr meētė. Kėto nuk janė si cingėl miglat qė bėni ju gratė pėr t'u zbukuruar xhamdanėt burrave.- ia ktheu Sterio.

-Tė morėm vesh,-iu pėrgjigj Manushaqja,- po ty tė kanė lezet njėlloj sikur stolitė e njė kali i vendosėn gomarit.

-Gomerė e kuaj mbase janė ata njerzit e tu, - ia ktheu Sterio i zemruar.

-Eee, tė morėm vesh a i shuar,- vazhdoi Manushaqja.- E dimė se ti na paske qenė nderi i Shqipėrisė. Po pse i Shqipėrisė kur ti luftoje pėr nderin e Turqisė….

Nė kėtė vepėr ėshtė gjithė humori i Labėrisė, zakonet nė dasma e vdekje, nė fejese e gostira, nė odat e burrave ku bisedohej pėr ēėshtje tė mėdha, lufte e mbijetese, nė sofrat e shtruara me mish tė pjekur e me raki, ku jehon kėnga labe, kur shpeshherė fjalėt e saj krijohen momentalisht.

Ka njė fjalor shumė tė pasur, burimor, qė autori e ka pėrdorur me mjeshtri.

Fshati i vendlindjes, Kaparieli, pėr autorin ėshtė shumė i dashur, njerėzit janė tė mrekullueshėm, me harmoni e nė bashkėpunim me njėri-tjetrin. Njerėz tė zgjuar, tė bukur nė pamje e tė mirė nė shpirt, bujar e mikėpritės si ata.

Kam lexuar edhe romanin "Legjenda nė harresė", qė i kushtohet masakrės sė Hormovės nga shovinistėt grekė nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore. Ėshtė njė vepėr, sa letrare artistike, aq dhe historike, sepse bazohet nė njė ngjarje reale, qė ėshtė pėrcjellur nga bashkohėsit, por qė nuk e di pse nuk ėshtė shkruar. Romani pasqyron skena tronditėse tragjike, tė pėrshkruara me realizėm, me ndjenjė e me figuracion letrar tė pasur. Bektashi ka zgjedhur formėn artistike pėr t'u treguar brezave atė masakėr tė pėrbindshme, qė kanė bėrė grekėt mbi fshatarėt e Hormovės.

"Cukja nė Lukovė" ėshtė njė roman tjetėr, qė tregon jetėn e njė djali, i cili ka mbetur nė mes katėr rrugėve pa mjete jetese, pėr shkak tė dėmeve qė shkaktoi Lufta. Vocrraku Cuke, mori rrugėn maleve dhe u ndal diku nė Bregdet. Atje ai filloi tė ēante nė jetė me punėn dhe zgjuarsinė e tij. Atje ai njohu njerėz shumė tė mirė, por edhe tė kėqinj, llafazanė e mospėrfillės, tė cilėve iu desh t'u kundėrvihej, duke pėrdorur mėnyra e mjete tė pėrshtatshme pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e tij.

Cukja gjen xha Pilon, njeriun i cili do tė bėhej si prind i tij. Puna qė bėn ēunaku Cuke, e frymėzon xha Pilon ta dojė si fėmijėt e vet..

Cukja mėson tė bėjė ēdo punė me kujdes, pėrvetson kujdesin qė tregojnė bregdetasit pėr ullirin, tė cilin ata e krahasojnė me jetėn.

Me dashuri tė madhe flet Cukja pėr mundin dhe djersėn e tė rinjve dhe tė rejave tė Shqipėrisė pėr hapjen e tarracave nė Bregdet, pėr mjelljen e ullinjve dhe agrumeve. Flet me dashuri pėr transformimet e fshatrave tė Bregdetit Jon. Urrejtje e mllef shpreh pėr ata njerėz, qė i prenė dhe i shkatėrruan brezaret e Lukovės e tė gjithė bregdetit nė kėto vitet e "demokracisė".

Nė kėtė roman autori ka arritur tė bėjė pėrshkrime tė bukura tė pejzashit, por edhe portrete tė gjalla tė personazheve:

Tė gjithė banorėt ishin njėlloj nga shpirtmirėsia... Si njerėzit bujarė e zemėrmir, ashtu edhe anijet nė det, Cukės nuk iu hoqėn nga kujtesa. Sa herė kalonte nė Rivjerė i dukej sikur i shikonte nė atė ēast. Ulej dhe rrinte mbi ndonjė gur dhe i shikonte me radhė fshatrat, duke filluar qė poshtė Llogarasė, Palasė dhe gjer te kthesa e Berdeneshit. Natyra e atyre anėve ishte njė shirit ekrani pėr kokėn dhe sytė e Cukės nė ēdo moment. Nė kėtė roman humori ėshtė pak mė i kursyer, i ka lėnė vendin llafit serioz dhe edukimit moral, nėpėrmjet punės.

Puna e ndershme ėshtė kryefjala dhe kallzuesi i kėtij romani.

Ndersa te romani "Operativ... "S"", humori merr pėrmasa tėrėsore, duke kaluar nė ironinė therėse, deri nė sarkazėm.

Ja njė fragment:

Kėshtu filluan mendimet e secilit brenda nė guzhinė, vlerėsime dhe kundreshtime, kush tė ishte ministėr dhe kush komandant... tė gjithė flisnin nė njė kohė, pėr atė oficer qė mendonin se ishte mė i zoti.

U acaruan aq shumė sa guzhinjer Qerimi, mori lopatėn qė pėrziente kazanėt e gjellės dhe iu afrua guzhinjer Metit, pėr t'i rėnė pse nuk ishte i njė mendimi me tė.

Nė kėtė kohė hyri brenda pėrgjegjėsja e kamarjereve, Eftalia, dhe e kuptoi qė po bėheshin gati tė rriheshin me njėri-tjetrin, Dha njė ulėrimė sa Qerimit i ra lopata, qė pėrziente kazanėt e gjellės nga dora.

-Tė lumtė goja moj Efteli,- foli guzhinjer Pulua,- desh u bė hataja, nė mes tė guzhinės. Hanė ē'u do goja, kėtyre demave dhe rrėmbyen hanxharėt...

Mjafton tė lexosh historinė e dy kovave, qė tė shkrihesh nė gaz.

Si pėrfundim, nuk mund tė them se romanet e Bektash Bizhgės janė tė pėrkryer nga pikpamja artistike, apo se nuk kanė pasur nevojė pėr njė dorė redaktori. Ajo qė dua tė them me bindje ėshtė se romanet e Bektash Bizhgės pėrmbajnė njė pasuri tė madhe kulturore, nė tė cilėt pasqyrohet me tė gjitha ngjyarat jeta materiale dhe shpirtėrore e trevės sė Labėrisė, nė shumanshmėrinė e saj: doket zakonet, traditat e virtytet njerėzore, me njė fjalor burimor shumė tė pasur e karakteristik, si dhe me humorin e hollė, aspak banal, por tė kėndshėm e nėn kontrollin moral dhe etik. Bektash Bizhga e ka paraqitur realitetin e kėsaj treve, qė e njeh me hollėsi, ndofta, si rrallė shkrimtar deri mė sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
 
Shtatč romane ne dy vjetč tč autorit Bektash bizhga
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: