Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 DY ALBUME TĖ REJA-DEMIR KRASNIQI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: DY ALBUME TĖ REJA-DEMIR KRASNIQI   Wed Jul 23, 2008 12:01 am

ME RASTIN E DYZET VJETORIT TĖ KRIJIMTARISĖ

Gjilan, korrik 2008.

Nė jubileun e 40 – vjetorit tė kėngės dhe tė krijimtarisė muzikore, kėngėtari, krijuesi,pedagogu dhe kompozitori i lindur nė Malėsinė e Gollakut – Demir Krasniqi, para ca ditėsh publikoi dy albume tė reja me kėngė autoriale dhe nga tradita jonė muzikore.
Vlen tė theksohet, se kėto dy albume jubilare , me kėngė tė kompozuara nė frymėn e melosit tradicional dhe kėngė tė trashėguara nga tradita jonė muzikore, kėngėtari ynė, Demir Krasniqi i ka realizuar me punėn, mundin dhe shpenzimet e veta personale, pa ndihmėn e askujt, vetėm e vetėm qė t’ ua lė nė dispozicion adhuruesve tė vet besnik, tė cilėt e shijuan kėngėn dhe talentin e tij, gjatė katėr dekadave tė kaluara.
Pra, Demiri nuk ka bėrė albume pėr komercializėm, pėr tė ngritur karrierė, as pėr tė pėrfituar materialisht nga kėto kėngė! Qėllimi i tij jetėsor , prej artistit popullor ishte, ėshtė dhe do tė mbetet pėr gjithmonė kėnaqja e shpirtrave qė e duan, e dėgjojnė, e kėndojnė dhe e konsumojnė kėngėn tradicionale shqiptare!
Pėr tė qėndruar vertikal nė kėtė rrugėtim tė gjatė, Demir Krasniqit gjithmonė i ka paraprirė si fanar drite, motoja e legjendės sė kėngės shqiptare, Qamilit tė Vogėl, i cili gjatė gjithė jetės sė tij thoshte:
“Nėse kėndon pėr fytyrė – nuk do tė kesh para!
Nėse kėndon pėr para – nuk do tė kesh fytyrė!”
Andaj, Demiri me vetėdije tė plotė e zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr fytyrė, e jo pėr para!
Nė anėn tjetėr, gjatė krijimtarisė sė tij, Demir Krasniqi gjithmonė ka krijuar, botuar dhe kėnduar nėn moton e tij tė pėrhershme:

“Pėr emrin e Zotit,
Pėr nderin e kombit,
Pėr gjakun e dėshmorėve,
Pėr eshtrat e varreve!”

Krijimtaria e tij, nėn kėtė moto, nuk iu shkoi pėr shtati tė ashtuquajturve “producentė” tė firmave tė ndryshme muzikore, tė cilėt e kanė vėrshuar tregun e brendshėm dhe tė jashtėm muzikor me vlera tė dyshimta muzikore, qė mė sė paku kundėrmojnė erė kėnge e muzike shqiptare!
I penguar nga kėto tendenca, Demiri nuk ia doli qė ta bind ndonjėrin prej tyre, qė pėr nder tė kėtij jubileu dhe pėr hir tė respektit ndaj adhuruesve tė tij, t’ ia merrnin kėto albume dhe t’ ia editonin pėr publikun e gjerė muzikor, atė vendor dhe nė diasporė!
Ndonėse, Demiri ua afroi kėto albume gratis, tė tillėt jo qė nuk ia morėn pėr editim albumet, por edhe e pėrbuzėn nderin e tij nė mėnyrat mė tė pa skrupullta, ndėr tė cilat po i pėrmendim vetėm disa sosh:
“Nuk po i ha pazari kėngėt tradicionale!”
“Ka kalua koha e kėngėve tė Ali Bungut!”
“Kėndo kėngė “Tallava”!
“Tu ka plakė zėri!”...etj.etj.

Mė nė fund, u gjet njė njeri – producent qė e kuptoi rėndėsinė, vlerėn dhe kontributin shumėvjeēar tė Demir Krasniqit dhe ia mori pėr editim kėto dy albume jubilare, madje nė rrezik tė tij material!
Ėshtė ky, producenti Lulėzim Gagica, pronar i Produkcionit Muzikor “Mr.Bini” nga Gjilani, i cili ėshtė njeri i njohur pėr kultivimin e vlerave muzikore dhe qėndrimin besnik ndaj kėngės tradicionale shqiptare.
Produkcioni Muzikor “Mr. Bini” , kėto ditė editoi dhe publikoi dopio-albumin e kėngėtarit Demir Krasniqi, duke i botuar ato nė dy CD tė pa ndara!
Nė albumin e parė tė kėtij jubileu, Demir Krasniqi pėr adhuruesit e vet, ka zgjedhur kėto kėngė, si vijon:
KUSHTRIMI I SKĖNDERBEUT – Kėngė kjo, me tė cilėn Demir Krasniqi e filloi karrierėn e vet prej kėngėtari, nė vitin 1968. Kjo kėngė e autorit gjakovar,Zekeria Ēarkaxhiut, atė botė shėnonte Jubileun e 500- vjetorit tė vdekjes sė trimit tonė legjendar dhe heroit kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeut.
Sivjet, po kjo kėngė shėnon 540-vjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut dhe 40- vjetorin e kėngės dhe tė krijimtarisė muzikore tė Demir Krasniqit.
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT – Ėshtė kėngė e kompozuar nga Demir Krasniqi nėn tekstin e poetit Zenel Gashi dhe e kėnduar me rastin e jubileut tė 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Sivjet, kjo kėngė shėnon 130 – vjetorin e Lidhjes dhe 40- vjetorin e kėngėtarit – autorit tė saj.
BASHKIMI I MANASTIRIT – Ėshtė kėnga vijuese e kėtij albumi, tė cilėn Demir Krasniqi e ka kompozuar nėn tekstin e Prof.Dr.Reshat Nexhipit, nga Manastiri, enkas pėr jubileun e 100-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe, tė mbajtur nė Manastir prej 14-22 nėntor 1908. Me kėtė kėngė ėshtė prezantuar solistja gjilanase,Sirie Gagica, nė manifestimin e 99-vjetorit tė kėtij Kongresi , nė Manastir, mė 2007.
KOSOVA – NUSE ME KURORĖ – Ėshtė kėngė e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi, i cili ėshtė edhe interpretues i saj. Kėnga i kushtohet aktit solemn tė shpalljes sė Kosovės – shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ėshtė interpretuar nė sheshin e Gjilanit, mė 17 Shkurt 2008.
FLAKA E JANARIT – Ėshtė kompozim solemn , i krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi, enkas pėr Manifestimin tradicional “Flaka e janarit” qė u mbajt pėr tė 17-tėn herė nė Gjilan. Kėtė kėngė, tė cilėn publiku gjilanas e quajti:”HIMNI I FLAKĖS SĖ JANARIT”, e kanė interpretuar gjithsejtė 12 kėngėtarė e kėngėtare gjilanase, nė formė tė korit.
ZIJAH SHEMSIU – Ėshtė njė pėrkushtim ndaj dėshmorit tė popullit, tė cilėn e ka thurė e kompozuar vet autori Demir Krasniqi.
FATMIR IBISHI – Ėshtė njėra ndėr kėngėt e shumta tė cilat Demiri ua ka pėrkushtuar dėshmorėve, martirėve dhe heronjve tė kombit. Fatmir Ibishi, i lindur nė fshatin Uglar, afėr Gjilanit, ėshtė dėshmori i parė i luftės sė UĒPMB-sė, i cili ra heroikisht nė Grykėn e Konēulit. Kėtė kėngė me orkestrim tė kombinuar folklorik, autori Demir Krasniqi e kėndon nė duet me rapsodin Xhemajl Berisha.
RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT – Gjithashtu ėshtė njė pėrkushtim pėr dėshmorin e kombit, pėr tė cilin tekstin, melodinė dhe interpretimin e ka realizuar vet autori.
KUR SHKOVA NĖ MANASTIR – Ėshtė njėra ndėr kėngėt mė tė pėrsosura nga opusi krijues i Demir Krasniqit,i cili ėshtė autor i dyfishtė dhe interpreto i kėsaj kėnge, tė cilėn e kishte krijuar kah mesi i viteve tė 90-ta, me rastin kur pėr herė tė parė ishte mysafir nė qytetin e Manastirit. Kėtė kėngė, mė herėt e kanė huazuar edhe kėngėtarėt:Salim Arifi nga Kumanova dhe njė kėngėtare tjetėr nga rrethi i Pejės.
DERVISH SHAQA E DEMUSH NEZIRI – Ėshtė njėri ndėr pėrkushtimet mė tė bukura, tė cilat Demiri ua ka kushtuar legjendave tė kėngėve shqiptare, gjithandej trojeve etnike shqiptare. Kėtė kėngė, Demiri e ka kompozuar enkas pėr Festivalin e Folklorit “Eshkė e ndezur mbi Shkėlzen”, tė mbajtur pėr herė tė parė nė Deēan, nė vitin 2005, e qė iu kushtohet kėtyre dy rapsodėve. Edhe kėtė kėngė, me orkestrim tė kombinuar folklorik, autori e ka kėnduar sė bashku me rapsodin Xhemajl Berisha.
JU PĖRSHĖNDETĖ KĖNGA E RAPSODĖVE T’ GJILANIT – Ėshtė njė pėrkushtim, pėrmes tė cilit autori i dyfishtė Demir Krasniqi, i ka kėnduar festės sė Vitit tė Ri-2007, pėrmes grupit tė rapsodėve gjilanas. Kėnga ka njė mesazh tė qartė pėr festėn, bashkatdhetarėt dhe mėrgimtarėt tanė kudo qė janė nėpėr botė, se ata asnjėherė nuk duhet ta lėnė pas dore kėngėn tonė rapsodike, nga se ajo ėshtė ruajtur me mund e sakrifica nėpėr shumė shekuj tė zi tė sė kaluarės sonė historike!
Me kėtė kėngė, madje edhe Radio Televizioni i Kosovės, e pat hapur programin kulturor-festiv pėr Vitin e Ri – 2007.
GĖZUAR VITIN E RI – Ėshtė kėnga pėrmbyllėse e kėtij albumi, e thurur dhe e kompozuar nga Demir Krasniqi, enkas pėr festėn e Vitit tė Ri. Nė te pėrshkruhet atmosfera festive autoktone kudo nėpėr familjet tona. Autori, kishte hulumtuar thesarin e begatshėm tė folklorit tonė burimor, por askund nuk kishte hasur se ekziston ndonjė kėngė qė i kushtohet festės sė Vitit tė Ri, me pėrjashtim tė disa kėngėve shkollore pėr fėmijė! Andaj, edhe kjo kėngė ėshtė njė plotėsim i njė vakumi tė kėngėve tona festive.
Albumi i dytė jubilar i 40-vjetorit tė kėngės dhe tė krijimtarisė sė Demir Krasniqit, ėshtė i sajuar ekskluzivisht me kėngėt mė tė zgjedhura dhe mė tė admiruara nga tradita jonė popullore. Tė gjitha janė pėrcjellė me orkestrim origjinal burimor – folklorik.
Nė kėtė album, janė incizuar kėngėt si vijon:
KĖNGA E REXHĖS – Njėra ndėr elegjitė tona mė tragjike familjare, qė kėndohet dhe dėgjohet me ėndje kudo ndėr shqiptar.
KĖNGA E MINIRES – Gjithashtu ėshtė njėra prej elegjive tona mė tė njohura familjare, e cila i kėndon fatit tragjik tė njė vajze shqiptare, e cila mu nė lulen e rinisė, sėmuret rėnd nga tuberkulozi dhe nė pamundėsi qė tė gjejė shėrim, i mbyllė sytė duke u ndarė pėrgjithmonė nga prindėrit, nga librat, fletoret, ēanta, shkolla, profesorėt, shokėt dhe shoqet e saj.
KĖNGA E SYLEJMAN IBRAHIMIT – Ėshtė njėra ndėr elegjitė mė tė njohura nė trojet shqiptare, e cila i kėndon vrasjes tragjike tė njė tė riu, diku nė Rrafshin e Dukagjinit. Etja pėr tė jetuar jetėn, familjen, punėn, pranverėn, Sylejmanin nuk e le t’ i mbyll sytė, pa ia lėnė amanetin e fundit nėnės sė vet:”Qė t’ ia marojnė njė varr tė gjerė me dy penxhere, me shpresė se do t’ i shoh lulet e pranverės, shokėt duke prashitur nė ara, duke korrur, duke kositur e kėshtu me radhė!
SHKOJNĖ VAPORAT RRETHIT DETIT – Ėshtė njėra ndėr kėngėt mė tipike tė persekutimeve historike te tė rinjve shqiptarė, tė cilėt i mobilizonin me dhunė dhe i ēonin nėpėr frontet e luftėrave anė e kėnd Ballkanit, Anadollit, Egjiptit, madje deri nė Jemenin e largėt, ku bėnin “asqerllėk” nga 12 vjet!
KĖNGA E AVDIS – Ėshtė njėri ndėr vajtimet mė tė rrėqethshme ndėr kėngėt tona. Janė vetėm disa vargje tė shkėputura nga “Lahuta e Malcisė” e autorit At Gjergj Fishta, i cili iu kėndon masakrave dhe gjenocidit serbo-malazias mbi shqiptarėt e pambrojtur nė trojet e veta etnike, e aq mė tragjike, kur ata dinin tė masakrojnė edhe djem tė hasretit, tė mbyllnin shtėpi dhe tė grabisnin gjithēka gjenin pėrpara!
KĖNGA E BYLBYLIT – Ėshtė njėri ndėr pėrkushtimet tona tė rralla popullore, pėrmes sė cilės, kėngėtari dhe krijuesi anonim popullor, i kėndon robėrisė nė kafaz, pleqėrisė sė pamėshirshme dhe mallit tė madh ndaj shoqėrisė, verbėrimit, zbardhjes sė flokėve dhe dėshirės sė fundit pėr tė kėnduar nė liri, madje qoftė edhe nė njė therė!...
KĖNGA E VELIS – Ėshtė njė pėrkushtim elegjiak shoqėror, ku shokėt vajtojnė pėr kolegun e tyre – kėngėtar, i cili ndahet herėt nga jeta, duke i lėnė prindėrit,vėllain,motrėn, gruan, fėmijėt, shokėt dhe sharkinė me tė cilėn i argėtonte rrethin dhe shoqėrinė!
KĖNGA E MUSA ISUFIT – Ėshtė njė kėngė elegjiake pėr tė cilėn tekstin e ka thurur Qamili i Vogėl, diku nė vitet e 60-ta. Nė tė vėrtetė, kėtu bėhet fjalė pėr njė tragjedi tė rėnd familjare qė ka ndodhur nė fshatin Miratoc tė Preshevės, ku njė baba qė kishte tė vetmin djalė – Musėn dhe shtatė vajza, nė moshėn mė tė re, ia vret rrufeja duke shkuar tek ara, ku po punon morat e tij, pėr t’ ua ēua drekėn!
KĖNGA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DY ALBUME TĖ REJA-DEMIR KRASNIQI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: