Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 906
Age: 32
Vendi: ngat njanit
Profesioni/Hobi: psikologe
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.   Thu Aug 07, 2008 8:43 pm

Shėrbimi psikologjik nė institucionet arsimore parauniversitare pėrbėn njė risi pėr arsimin tonė kombėtar, ēka hedh edhe njė hap tjetėr nė pėrqasjen e sistemit tonė arsimor me sistemet bashkėkohore evropiane e botėrore. Implementimi i tij fillon nė vitin mėsimor 2004-2005.



Shėrbimi psikologjik nė shkolla do tė kryhet nga njė specialistė. Specialisti i shėrbimit psikologjik duhet tė ketė pėrfunduar studimet universitare nė degėn e psikologjisė apo tė jetė mėsues me specializim pasuniversitar nė kėto fusha. Nė mungesė tė tyre, pėrzgjidhen specialistė tė shkencave social-politike ose degėve tė tjera tė pėrafėrta me to.



Specialisti i shėrbimit psikologjik i shkollės, ėshtė njė person kyē nė mbarėvajtjen e veprimtarisė mėsimore edukative tė institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet nė lidhje dhe bashkėpunim tė ngushtė me stafin pedagogjik dhe drejtues tė shkollės, me prindėrit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla.



Qėllimi kryesor i punės sė specialistit tė shėrbimit psikologjik nė shkollė fokusohet nė promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik tė nxėnėsve si dhe nė ndihmesėn dhe mbėshtetjen qė jep pėr rritjen e cilėsisė sė procesit tė mėsimnxėnies dhe mėsimdhėnies.



Specialisti i shėrbimit psikologjik bashkėpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik pėr konceptimin dhe realizimin e shėrbimeve qė lidhen me vlerėsimin e rezultateve tė nxėnėsve, me orientimin e karierės dhe me zhvillimin social dhe personal tė nxėnėsve, nėpėrmjet:



§ Sigurimit tė shėrbimeve tė drejtėpėrdrejta pėr fėmijėt dhe nxėnėsit nė nevojė..

§ Vlerėsimit dhe interpretimit tė rezultateve tė nxėnėsve, tė stafit pedagogjik tė shkollės dhe tė prindėrve.

§ Shėrbimeve kėshillimore dhe trajnuese pėr stafin e shkollės dhe prindėrit

§ Konceptimit dhe realizimit tė shėrbimit psikologjik nė pėrputhje me politikat e zhvillimit tė arsimit dhe tė institucionit arsimor.

I. Detyrat e specialistit tė shėrbimit psikologjik



1. Kėshillimi

Kėshillimi realizohet pėrmes mbledhjeve me anėtarėt e stafit pedagogjik tė shkollės dhe komunitetit tė prindėrve pėr tė diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme tė ndryshme si dhe pėr tė programuar ndėrhyrje dhe shėrbime tė nevojshme. Procesi kėshillues pėrfshin:



§ Kėshillimin e stafit pedagogjik nė lidhje me nevojat e nxėnėsve.

§ Kėshillon stafin pėr konceptimin dhe realizimin e planit tė ndėrhyrjeve nė ndihmė tė nxėnėsve.

§ Kėshillon dhe ndihmon prindėrit tė njohin e tė kuptojnė nevojat e fėmijėve dhe reralizon veprimtari kualifikuese me ta.

§ Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindėrit pėr hartimin e planeve tė bashkėpunimit tė shkollės me familjen.

§ Ndihmon nxėnėsit qė kanė vėshtirėsi e probleme pėrshtatjeje me ndryshimin e klasės, ciklit apo shkollės.

§ Bashkėpunon me shėrbime tė ndryshme tė specializuara tė komunitetit si: shėrbimi shėndetėsor, shėrbimi social, OJF-tė e ndryshme, etj.



1.1 Ndihma pėr kėshillin e mėsuesve tė shkollės.

Specialisti i shėrbimit psikologjik tė shkollės, ndihmon kėshillin e mėsuesve dhe zhvillon konsultime me ta pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor edukativ. Identifikon sė bashku me mėsuesit, nxėnėsit me probleme dhe parashtron planin e trajtimit tė tyre. Detyrat kryesore tė specialistit tė shėrbimit psikologjik nė kėtė rol janė:



§ Merr pjesė nė analizat vlerėsuese tė veprimtarisė mėsimore edukative nė bazė klase, cikli dhe shkolle.

§ Zhvillon konsultime me mėsuesit dhe prindėrit.

§ Merr pjesė dhe ndihmon nė hartimin dhe zbatimin e planit mėsimor -edukativ tė shkollės.

§ Ndihmon nė mėnyrė tė veēantė nė zhvillimin e veprimtarive edukative qė lidhen me sjellje dhe etikėn e nxėnėsve.

§ Koncepton ndėryhyrje dhe strategji veprimi aty ku e gjykon tė arsyshme si dhe bėn rekomandime tė pėrshtatshme.

§ Kur ėshtė e nevojshme referon pėrpara kėshillit tė mėsuesve pėr rastet tipike qė janė trajtuar.


1.2 Kėshillimi psikologjik individual



Specialisti i shėrbimit psikologjik i shkollės zhvillon seanca psikologjike me nxėnės tė veēantė pėr probleme tė caktuara. Gjatė ofrimit tė kėtij shėrbimi specialisti duhet:



§ Tė ruajė konfidencialitetin (fshehtėsinė)

§ Informon drejtuesin e shkollės pėr atė ēka duhet tė dijė.

§ Informon prindėrit dhe merr miratimin e tyre.

§ Lidhet me struktura tė specializuara jashtė shkollės pėr tė siguruar njė trajtim mė tė mirė tė nxėnėsve me probleme.


1.3 Kėshillimi psikologjik nė grup



Nė veprimtaritė kėshilluese nė grup, specialisti i shėrbimit psikologjik sė bashku me dy ose mė shumė nxėnės, organizon seanca nė mjediset e qendrės sė shėrbimit psikologjik pėr tė zgjidhur probleme tė caktuara. Gjatė ofrimit tė kėtij shėrbimi specialisti duhet:



§ Tė ruajė konfidencialitetin (fshehtėsinė)

§ Informon drejtuesin e shkollės pėr atė ēka duhet tė dijė.

§ Informon prindėrit dhe merr aprovimin e tyre pėr atė qė bėnė.

§ Lidhet me struktura jashtė shkollės pėr tė siguruar njė trajtim mė tė specializuar


2. Vlerėsimi psikoedukativ


Vlerėsimit psikoedukativ pėrmban tė dhėna pėr sjelljet e nxėnėsve gjatė zhvillimit tė procesit mėsimor-edukativ. Qėllimi kryesor ėshtė identifikimi i faktorėve qė ndikojnė nė pėrparimin e nxėnėsve dhe realizimin e procesit mėsimor edukativ. Ky informacion pėrdoret pėr t’ju dhėnė pėrgjigje problemeve tė shkollės. Gjatė ofrimit tė kėtij shėrbimi specialisti duhet:





§ Tė marrė nė konsideratė tėrėsinė e informacioneve qė lidhen me problemin.

§ Tė vėzhgojė nxėnėsit gjatė procesit mėsimor -edukativ.

§ Tė realizojė vlerėsimin e sjelljeve funksionale tė nxėnėsve.

§ Tė sigurojė instrumenta tė vlerėsimit individual.

§ Tė interpretojė rezultatet e vlerėsimit dhe tė pėrcaktojė marrėdhėniet qė ekzistojnė midis rezultateve dhe arritjeve tė objektivave mėsimore-edukative.

§ Tė bėjė rekomandimet e nevojshme.


3. Edukimi special



Specialisti i shėrbimit psikologjik, ėshtė anėtar i grupit tė mėsuesve tė ngarkuar nga drejtoria e shkollės pėr edukimin special. Specialisti i shėrbimit psikologjik ofron shėrbime tė tilla, si:



§ Ndihmon nė pėrgatitjen e planit tė veprimtarive pėr fėmijėt me nevoja tė veēanta.

§ Bėn vlerėsimin e ecurisė sė fėmijėve me nevoja tė veēanta.

§ Administron vlerėsimet e bėra.

§ Bėn rekomandimet e duhura.

§ Pėrgatit me shkrim raporte pėr vlerėsimin.

§ Ndihmon nė pėrgatitjen e programeve mėsimore-edukative individuale.

§ Siguron ndėrhyrjen e shėrbimeve tė specializuara sipas problemeve, qė kanė fėmijėt.


4. Veprimtari kualifikuese nė ndihmė tė stafit pedagogjik dhe prindėrve



Specialisti i shėrbimit psikologjik i shkollės zhvillon veprimtari kualifikuese me stafin pedagogjik dhe prindėrit pėr tė rritur dhe zhvilluar njohuritė e tyre nė drejtim tė krijimit tė njė mjedisi tė pėrshtatshėm dhe nxitės pėr zhvillimin e shėndetshėm mendor tė nxėnėsve. Detyrat kryesore tė specialistit tė shėrbimit psikologjik nė kėtė drejtim janė:



§ Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese qė trajtojnė tema pėr shėndetin mendor.

§ Siguron informacionin e duhur pėr komunitetin qė lidhet me tema tė shėndetit mendor.

§ Informon mėsuesit e shkollės dhe komunitetin pėr shėrbimet qė ofron specialisti i shėrbimit psikologjik i shkollės.



5. Veprimtari studimore

Ėshtė detyrė e specialistit tė shėrbimit psikologjik tė pėrcaktojė natyrėn, qėllimin dhe shtrirjen e shėrbimeve qė ofron nė shkollė. Specialisti nė bashkėpunim me drejtuesit dhe mėsuesit e shkollės, koncepton dhe realizon planin e shėrbimeve qė i ofrohet shkollės. Nė konceptimin e veprimtarisė planifikuese studimore specialisti i shėrbimit psikologjik merr nė konsideratė:



§ Rezultatet e shkollės, krahasuar me shkollat e tjera tė rrethit dhe mė gjerė.

§ Vlerėsimet qė janė bėrė pėr shėrbimin psikologjik.

§ Merr aprovimin e drejtuesve tė shėrbimit psikologjik.

§ Merr nė konsideratė dhe pėrfshin komentet, sugjerimet e kėshillit tė mėsuesve, kėshillit tė prindėrve dhe pėrfaqėsive tė ndryshme tė nxėnėsve.


6. Zhvillimi profesional



Praktika e zhvillimit tė shėrbimit psikologjik, si dukuri e re nė shkollėn tonė, do t’i nėnshtrohet ndryshimeve tė vazhdueshme qė lidhen me konsolidimin e kėtij shėrbimi nė pėrshtatje me zhvillimet e reja nė fushėn e psikologjisė. Realizimi i teknikave dhe procedurave tė reja tė vlerėsimit etj., realizohet nėpėrmjet njohjes dhe studimit tė arritjeve tė fundit tė shkencės nė kėtė fushė. Specialistėt e shėrbimit psikologjik duhet tė mbėshteten, tė ndihmohen dhe tė nxiten tė marrin pjesė nė seanca kualifikuese, pėr tė rritur dhe siguruar njė nivel gjithmonė e mė tė lartė tė shėrbimit psikologjik. Pėr kėtė qėllim, specialisti i shėrbimit psikologjik i shkollės duhet:



§ Tė marri pjesė nė mbledhje dhe trajnime profesionale.

§ Tė jetė nė korrent tė literaturės bashkėkohore.

§ Tė marrė pjesė nė veprimtari edukative mėsimore.



Detyrat e pėrcaktuara mė lart mundėsojnė sigurimin e njė shėbimi sa mė cilėsor nė dobi tė nxėnėsve. Me qėllim qė ky shėrbim tė jetė sa mė pranė nevojave tė nxėnėsve, pėrcaktimi i prioriteteve tė punės sė specialistit tė shėrbimit psikologjik, do tė bėhet nė pėrputhje me nevojat e shkollės dhe komunitetit nė tė cilin gjendet shkolla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.   Thu Aug 28, 2008 1:31 pm

Te flasim per rolin e psikologut ne shkoll ,une do te mbroja me besim e vendim pra, ceshtjen e races njerzore perpara te ureteve qe me kan ftuar te beje ate ,dhe do te isha shume i lumtuar me veteveten nese do te shfaqem i denjte per lenden time dhe per gjykusite e mi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
spirito
Anėtar
Anėtar


Female
Numri i postimeve: 429
Vendi: graveyard
Registration date: 02/07/2008

MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.   Tue Sep 02, 2008 8:16 pm

po po keta fjalet e medha i kane po sbejne asnje pune.
sa here shkon ne shkolle psikologja pi kafe dhe cigare ne vend qe te meret me problemet e femijve qe per fat te keq jane te shumta.
u pa puna duhet me ja zene vendin une..... Cool
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 906
Age: 32
Vendi: ngat njanit
Profesioni/Hobi: psikologe
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.   Wed Sep 03, 2008 5:18 pm

pik se pari ka pak shkolla ne kosove qe kan psikolog,sepse hapen konkurset per pranimin e tyre ,pranohen fillojn te punojn psikoget per se mabri edhe vjen dikush qe ekryen fakultetin ne forma te ndryshme dhe ja zen vendin asja ose edhe atij qe don me punu normalisht vetem se duket bukur apo se ka pare apo apo edhe pse eshte nga partia ne pushtet edhe shet mend vetem per titullin e psikolodes qe e ka e si din pse ka ardh aty as qfare pune duhet me kry e ne vend qe te merret me prbleme e shumta te fmiva ajo i urren ata dhe zhurmat e fmive....TURP TURP
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Detyrat dhe roli i psikologut nė shkollė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Psikologji-