Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LUAN TOPĒIU-NJĖ LIBĖR I RI SHQIPTARO -RUMUN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: LUAN TOPĒIU-NJĖ LIBĖR I RI SHQIPTARO -RUMUN   Mon Aug 11, 2008 8:05 am

Njė libėr i ri i dr. Luan Topēiut / Pasqyra letrare
Oglinzi literare –
O nouă carte a domnului Luan Topciu (eseist, pictor, diplomat)

NJĖ LIBĖR STUDIMOR PĖR LETĖRSINĖ SHQIPE DHE RUMUNE


Kto
dite doli nė qarkullim, nė Bukuresht, libri dygjuhėsh i Dr. Luan
Topēiu-t “Oglinzi literare/Pasqyra letrare”, nga Shtėpia Botuese
“Privirea”. Libri pėrmban studime tė ndryshme mbi letėrsinė shqiptare,
kryesisht pėr autorėt qė janė pėrkthyer nė rumanisht gjatė viteve tė
fundit, si dhe sprova apo studime pėr disa autorė tė shquar tė
letėrsisė rumune. Kėshtu objekt studimi nė kėtė libėr janė disa nga
romanet e Ismail Kadaresė, kryesisht ato tė pėrkthyer nė rumanisht,
poezia e poetit kombėtar rumun, Mihai Eminescu, poezia e Lasgush
Poradecit, ajo e Victor Eftimiut, proza magjike e Mitrush Kutelit,
poezia plot forcė e Visar Zhitit, proza onirike e Besnik Mustafajt,
lirika e Resul Shabanit, Hali Haxhopsajt, poezia bashkėkohore rumune:
Nichita Stanescu, Dumitru M. Ion, Carolina Ilica etj.
Ėshtė folur
gjithmonė pėr pėrkime tė shumta rumuno-shqiptare, nė plan gjuhėsor,
folklorik, nė fushėn e antropologjisė kulturore, atė tė historisė sė
mentaliteteve, tė zakoneve tė tė dy popujve, nė filozofinė kolektive,
nė simbolet popullore, dhe kėshtu me rradhė. Shumė nga kėto ngjashmėri
dhe elementė tė pėrbashkėt janė tė shpjegueshėm me arealin gjeografik
tė pėrbashkėt, me historinė e pėrbashkėt, me konstitucionin shpirtėror
tė ngjashėm; por dhe me dukuri paralele universale qė lidhen me natyrėn
universale tė njeriut, pa qėnė nevoja e kontakteve tė drejtpėrdrejta.
Janė
vėnė re nga studiuesit, gjithashtu, pėrkime edhe nė fushėn e letėrsisė,
duke filluar nga ajo gojore dhe deri nė manifestimet artistike tė
kohėve moderne. Megjithėse, kjo e fundit mbetet mė pak e njohur,
ndoshta edhe nė sajė tė faktit qė letėrsitė ballkanike janė tė shkruara
nė gjuhė tė vogla, me origjina tė ndryshme dhe kanė komunikuar mė pak
me njėra-tjetrėn. Pasqyra letrare” ėshtė njė pėrēapje pėr njohjen e
kėtyre dy letėrsive ballkanike, njė pėrpjekje pėr njohjen e mekanizmave
tė krijimit tė tyre, si njė afrim nė laboratorin krijues tė autorėve,
qė bėn tė mundur zbulimin nė thellėsi tė proceseve krijuese, tė
pėrpunimit tė lėndės letrare, dukuri qė pėrbėjnė dhe manifestime tė
shpirtit tė tė dy popujve.
Nė kėtė libėr me pėrmbledhje studimesh
mbi autorė tė letėrsisė rumune dhe shqiptare, trajtohen vepra dhe
autorė nė disa pasqyra paralele, ku shumė nga dukuritė e njė letėrsie
shpalosen nė tjetrėn, ku pėrthyhen elementė tė historisė sė pėrbashkėt,
shihen trajta tė pėrbashkėta, tė ngjashme apo tė ndryshme nė njė
“unitet nė diversitet” siē do ta quante N. Iorga. Veprat e atorėve
shqiptarė qė trajtohen janė pėrkthyer nė gjuhėn rumune, edhe autorė
rumunė qė diskutohen janė pėrkthyer nė shqip.
Libri, pra, ofron njė
udhėtim nė disa identitete letrare tė tė dy letėrsive, te cilėt
perfaqėsojnė forca novatore tė dorės sė parė nė historinė e letėrsive
pėrkatėse dhe sidomos nė zhvillimet e mėvonshme tė letėrsive moderne
shqiptare e rumune. Nė qoftė se do tė ekzistonte njė njohje mė e mirė e
“tjetrit” dhe e atij qė “ėshtė ndryshe”, do tė zhdukej mjegulla qė
mbėshtjell tė panjohurėn, do tė zhdukeshin paragjykimet pėr tė tjerėt;
do tė zbulonim gjėra tė pėrbashkėta qė na afrojnė me “tė huajin”.
Fitimi duhet tė jetė shumė i madh pėr tė dy palėt. Njerėzit,janė nga
natyra, kureshtarė, ndėrsa format tona tė shprehjes kulturore do tė
duhet tė reflektonin dhe stimulonin kėtė kėrshėri.
Autorėt
ballkanikė bėjnė pjesė, njėkohėsisht dhe nė trashėgiminė e letėrsisė
universale. Letėrsia botėrore pėrfshin, jo vetėm letėrsinė e
ashtuquajtur tė “popujve tė mėdhenj”, si vėllim popullsie, me tradita
tė lashta kulturore, por sipas pranimit qė i bėn letėrsia e krahasuar,
dhe atė tė “popujve tė vegjėl”, arti i tė cilėve ėshtė ngritur nė
nivelin e vlerave botėrore, duke pėrfshirė njė Lenau, Andersen, Petöfi,
Eminescu, Ismail Kadare, Nikos Kazancakis e shumė tė tjerė. / Pasqyra
letrare ėshtė njė pėrēapje pėr njohjen e kulturave tė dy popujve
ballkanikė. Na ofrohet njė libėr i shkruar me profesionalizėm, duke
dėshmuar njohje tė thellė tė dy kulturave, autorėve gjegjės dhe
dukurive letrare tė pėrzgjedhura me sqimė, me vlera pėrfaqėsuese dhe qė
mund tė sigurojnė njė dialog mes kulturave dhe midis popujve.(F. Struga)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LUAN TOPĒIU-NJĖ LIBĖR I RI SHQIPTARO -RUMUN
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: