Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shkrime pėr Havzi Nelėn -

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
katunariplak
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Aug 13, 2008 12:21 pm

Pėrndjekjet sistematike
Me shumė lehtėsi mund tė pėrfytyrojmė gropshtinėn e vuajtjes tė projektuar dhe tė ndėrtuar pėrmes njė kujdesi a zelli tė tepėrt dhe e mbyllur nė ēdo qelizė tė saj, por prapė e ruajtur me qindra dryna. Gropshtina nuk ka as hyrje dhe as dalje: brenda saj ėshtė i ndrymė H. Nela, njė ndrymje pėr t'i marrė frymėn, njė lloj pėrpjekjeje si pėr ta bėrė atė tė pendohej pse kish ardhė n'atė botė. Atėherė, mund tė marrim me mend gropshtinza tė veēanta nėpėr tė cilat lėviz mundimshėm ai, ku njėra s'i ngjan tjetrės, por gjithkush mund tė dallojė se njėra prej tyre ėshtė e zbrazėt, ku s'duket gjė tjetėr, veē njė litar qė lėkundet nė ajrin mbytės.
Mu n'atė ferrnajė tė vuajtjes vepron ēdo qelizė e mendjes sė tij ditė e natė. N'atė mbyllje e stėrmbyllje, lirinė e gjen vetėm brenda mendjes sė vet; kėtu veprimi ėshtė i plotė, i krejtfuqishėm. Rrjedhimisht, e ngre dhe e ringre atė nė pėrmasat e njė institucioni me plot dyer tė ēelura: njė zė qė del nga errėsira apo terrnimi i paskajshėm, njė lloj dėshmie e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij dramatike; qyshprej aty mundohet tė pėrcjellė njė kumt qė shpėrfill terrin dhe ndrymjen.
Mundohet tė shohė pėrmes skėterrės, aq sa mund tė shihet.
Pėrpiqet tė dallojė dritėn, aq sa mund tė duket, mu edhe prej aty ku ferri ka zonėn e vet mė tė pushtetshme.
Nė vitin 1916, mistikun rus G. Rasputin, e helmuan me njė helm me tė cilin mund tė mbyteshin dhjetė vetė, por ai shpėtoi, mė pas e qėlluan me revole nė shpinė, por prapė shpėtoi, e qėlluan edhe tri herė tė tjera dhe qė tė siguroheshin qė ai kishte vdekur pėrnjėmend e hodhėn nė lumin e akullt Neva. Pėrpjekja pėr t'i marrė shpirtin Rasputinit pati njė kohė tė shkurtėr fizike, ndėrsa nė rastin H. Nela, pėrpjekja shtrihet gjatė nė kohė. Trupi i tij i stėrmunduar po soset vazhdimisht nga viti nė vit, sikur tė mos jetė trup njeriu, por shtatore qė zhvendoset nėpėr gropa e gropėza tė ferrit. Natyrisht, pėrmasat e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij, por njėkohėsisht, edhe tė njė qėndrese thuajse epike, gjer nė marrjen e frymės qenė jashtėzakonisht dramatike.
Mund tė thuhet se kjo ėshtė vetėm pjesa e jashtme, si me thėnė, orientuese pėr kėdo, pėr tė vėzhguar tablonė e mundimeve tė tij. Nė rast se e heqim kapakun pėr tė parė ferrnajėn e mundimeve, me lehtėsi mund tė vėrejmė se fijet e saj janė futur nė trupin e tij si gjilpėra tejpėrtej.
E kish mbledhė veten dhe e kish parė mė tė arsyeshme qė tė mos kryeshtrohej, duke e ndjerė se kryeshtrimi mund tė ish vdekje reale pėr tė dhe jo vdekje e jashtme qė mund t'i vinte nga gjėra tė tjera, vdekje qė do t'i vinte shumė kohė mė parė se mund t'i vinte vdekja natyrore, me fjalė tė tjera, ai tani e kish mbledhė veten se duhej tė bėnte sakrifica tė vazhdueshme qė nuk dihej se kur do tė sosnin, siē pat menduar se do tė kish edhe mundime tė tė tjerėve pėr tė, dhe kjo do tė vinte vetėm atėherė kur ai tė kish vdekur, kur s'do t'ish mė nė atė botė, nė atė mbledhnajė njerėzish qė s'kish pranuar kurrsesi t'i pėrshpirtej kujt, dhe mundimet pėr tė do t'ishin vetėm duke kėrkuar varrin e tij, varrin qė s'dihej se nė ē'humnerė mund tė hapej shkel e shko.
Mė 16 shtator 1968, nė burgun e Vlorės, shėnonte:
"Unė i kam vu vehtes pėr detyrė tė ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, tė ruej pastėrtinė e shpirtit dhe tė zemrės dhe fytyrėn tė papėrlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot kėtu brenda, tė rroj dhe tė vdes si njeri".
Tashmė ka nisuė shtegtimin nėpėr burgje, duke kaluar pėr rreth 20 vite, prej njėrit burg nė tjetrin: Elbasan, Vlorė, Spaē, Burrel, Ballsh, Qafė Bari.
Po citojmė vetėm njė pjesė tė fjalės sė tij nė debat me hetuesin nė gusht tė '75-s, kohė kur do tė ridėnohej edhe me tetė vite tė tjera pėr "agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor". Ėshtė po njeriu u vitit 1967, njeriu i rebelimit tė madh ndaj hijes sė keqe qė po lėshohej nėpėr Shqipėri, por tani, mė i konsoliduar, mė vizionar dhe vazhdon tė mos tundohet para vuajtjeve tė tjera qė e prisnin:
(H. Nela: Lidhur me fenė, ajo duhet tė ishte lėnė e lirė nga shteti pėr ta ushtruar populli, mos tė merreshin masa kaq tė forta qė ajo tė zhdukej, por partia tė bėnte propagandėn e saj gradualisht. Me njė fjalė, unė jam njeri besimtar dhe besoj tek feja.
Pėrsa i pėrket kolektivizimit tė bujqėsisė, unė kam mendimin se ėshtė shpejtuar nė zonėn e malsisė, se atje ėshtė pėrdorur edhe forca pėr t'i futur njerėzit nė kolektivizim edhe kur ata kanė kundėrshtuar...
Pėrsa i pėrket rinisė: unė them se ajo duhet tė lihet mė e lirė nė drejtim tė veshjes, tė gustos e tė jetesės, e tė mos i diktohet si tė vishet e tė qethet, por jam edhe me atė qė ajo tė mos rrėshqasė nga tabani kombėtar i saj...
Pėrsa i pėrket standartit tė jetės, unė them se standart tė mirė jetese kanė popujt e vendeve tė perėndimit, si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca, etj... gjithashtu atje njerėzit janė tė lirė tė shkojnė nga njė vend nė tjetrin pa ndonjė kufizim. Kėtė e lidh edhe me atė se nė Amerikė, njė president zgjidhet me afat pėr 4 vjet, se atė mundet ta kritikojė cilido e nuk i thonė asnjė fjalė).
Gjithsesi, profili i tij, ėshtė profili i rezistuesit tė shkėlqimtė, i njeriut qė u pėrpoq tė kallėzonte dritėn nė mes tė terrnajės sė pafundme, i njeriut tė pakompromis me tė shėmtuarėn, tė padrejtėn, konformizmin dhe antinjerėzoren e diktaturės.
Pėrpiqet tė gjejė energji tė tilla nė vetvete me qėllim qė tė kapėrcejė atė mjedis mbytės. I vetėdijshėm se prej tij tashmė kėrkoheshin sakrifica tė vazhdueshme, dalngadalė nė krejt qenien e tij modelohet dhe merr frymė prometeizmi, me fjalė tė tjera, kthehet sė brendshmi nė njė institucion pathyeshmėrie.
Do thėnė se s'ėshtė e vėshtirė tė shihet se hetimi nė parapėrgatitjen e dėnimit tė fundit, ose nė dėnimin fatal pėr tė, ka zgjatur pak, jashtėzakonisht pak: vetėm shtatė ditė, siē mund tė vihet re me lehtėsi se formulimi i vendimit pėr dėnimin kapital ėshtė marrė dy ditė para se tė zhvillohej seanca gjyqėsore. Mekanizmi pėr realizimin e krimit nė kėtė rast ka vepruar nė formėn mė tė pėrsosur: aktivizimi i tė gjitha hallkave tė diktaturės pėr tė pėrgatitur ditėn e festės mortore, ndėrsa ai, i vetmuar, i dėshpėruar deri nė kulm, i pambrojtur prej askujt, priste nė qeli ditėn e ndarjes me botėn e tė gjallėve, me atė botė tė shkretimtė qė vazhdonte tė vegjetonte nė konformizmin dhe pėrgjumjen e saj.
Kodi i komunikimit
Friedrich Nietzsche pat shkruar: "Ndėr ata qė shkruajnė dua vetėm atė qė shkruan me gjak. Shkruaj me gjak dhe do tė mėsosh se gjaku ėshtė shpirt". Ndoshta ka pasur tė drejtė kur ka menduar pėr njė kod tė veēantė komunikimi, kod qė mund tė vinte realisht vetėm pėrmes gjakut dhe mė mbrapa lehtė mund tė dallohej se gjaku qe vetėm shpirt, apo si forma mė e dukshme e shpirtit.
Nė pamje tė parė, kjo thėnie e tij, sikur parasheh vuajtje dhe trandje tė mėdha dhe jo vetėm nė aktin e krijimit (krijuesi i zhytur nė ftohmėn e vuajtjes, si shenjė e parė paralajmėruese pėr tė dhėnė njė krijim realisht tė besueshėm). Nė rast se krijuesi nuk e ka si tė veten njė ftohmė tė tillė, me fjalė tė tjera, nė rast se i mungojnė ethet e mundimit tė paprajshėm, atėherė krijimi ėshtė i jashtėm, i zbehtė dhe pa efektin qė mund tė pritet.
H. Nela nėpėr burgje ka vazhduar tė krijojė, por ēdo varg duke e mbajtur natyrshėm brenda nė tru, pa pasė mundėsi ta hedhė nė letėr. Vargjet ėshtė pėrpjekur t'i rimojė me anė tė gishtave. Kur ka gjetur mundėsinė t'i hedhė vargjet nė fletore, sikur ėshtė liruar prej etheve tė gjata dhe tė stėrlodhshme tė krijimit, por ėshtė mbushur me njė ndjenjė gėzimi pėr materialin qė po gjente mundėsinė tė shpėtonte.
Nga ana tjetėr, mė 5 shkurt 1983, nė Qafė-Bari shprehte shqetėsimin pėr krijimet e veta:
("I lutem atij qė do tė mund t'ia dorėzoj dhe qė nuk di se kujt mund t'ia dorėzoj, tė m'i ruej me shumė kujdes dhe asnjiherė tė mos i mbaj pranė vetes").
Mund tė thuhet se mendja e tij mbeti njė zonė hyjnore, e pacėnueshme dhe e paprekshme prej askujt. Fijet e ferrit s'mund tė mbėrrinin ose s'patėn shteg tė ēeltė deri aty. Ajo s'mundi tė izolohej dhe tė mbyllej nė shtatė dryna, siē e patėn mbyllė trupin e tij. Ajo kish nisė shtegtimin dhe krejt e plotpushtetshme dhe sovrane, kapėrcente muret e hekurta dhe tė mjegullta.
(H. Nela: "Tė gjitha kėto qė shkrova deri kėtu, me vjet tė tana kanė qėndrue nė tru dhe duke i pėrsėrit me vetveten, me kokė nėn jorgan, ose nė vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt nė kujtesė. Gati gjysma janė krijue me mend, pa pėrdorė laps dhe janė rimue me anė tė gishtave. Kėto janė sidomos ato qė janė krijue nė biruca tė Rrėshenit, kur u arrestuesh pėr sė dytu dhe disa tė tjera nė Burrel.
Kuptohet vetiu se kėto qė janė krijue pa laps e pa fletore, ēalojnė dhe nga ana metrike…
Nė kėto ditė qė mora guximin t'i hedh nė letėr, sigurisht jam nxitue dhe pėr ma tepėr duke hedh sytė sa majtas djathtas se mos kam tėrheq vėmendjen e shokėve qė i kam fare pranė. Nė kėtė punė jam nisė ma tepėr t'i hedh si material bruto dhe nuk kam pasė parasysh as anėn gjuhėsore. Gjuhėn letrare nuk e kam zbatue, herė tosknisht e ma shumė gegėnisht; nuk kam pasė parasysh as anėn ortografike dhe shenjat e pikėsimit, etj. Shkurt, due qė ta shpėtoj si material, se do tė pėrpiqem, po munda me i nxjerrė jashtė, se u lodha sė mbajtuni nė mendje. Gjithashtu dhe titulli dhe ndamja nė pjesė asht ba jo ashtu si mendoj unė tė bahet. Kėtė punė ia la tė ardhmes, po qe se dal vetė i gjallė prej kėtu - Rrėshen 1975).
Kėsisoj, vetėm nė mendjen e tij ai ish i lirė: e modelonte atė sipas shijes sė vet, dhe mendimet shtegtonin prej burgut nė vendlindje, tek njerėzit mė tė afėrt, por edhe nė vende tė qytetėruara si Amerika, Franca, Austria, etj.
Krijimtaria e tij ėshtė njė biografi poetike e tė vuajturve nėn diktaturė, ėshtė njė lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes sė madhe, tė pamatė, njė vizatim i ferrit tė kohės, njė ndriēim i pjesėve mė tė pandriēuara dhe tė padukshme tė kėtij ferri.
Nė kėto poezi tė shkruara me emocion, dhimbje dhe plagė, qė mund tė ndėrtohen tė tilla vetėm nė kohė tė humnershme, mund tė shihet dukshėm arratisja prej ferrit, prej errėsirės, dhe nė vargjet e tij, H. Nela u pėrpoq tė krijonte lirinė e vet, tė pazėvendėsueshme, tė gjithėpushtetshme dhe tė pacėnuar prej askujt.
Vetėm kėtu ai qe i lirė dhe kjo liri e ēuditshme funksiononte realisht vetėm nė trurin e tij.
Mund tė thuhet gjithashtu se pėrpjekjet e regjimit pėr tė ndėrhyrė edhe aty, nė mendjen e tij, aty ku ai kish zonėn e tij mė tė pushtetshme edhe mbas gjithė atij stėrmundimi fizik mbi trupin e tij, mbetėn tė zbehta, periferike. Kjo ndodhte se ai kish kapėrcyer mbiprovėn fizike dhe morale nė mėnyrėn mė tė pėrkryer.
Ndėrsa, ajo ēka ruhet prej tij ėshtė pak, shumė pak, kur dihet se vriste trurin nė mėnyrė tė pandalshme. Pėrveē humbjes fizike, kjo ėshtė pa dyshim njė humbje tjetėr e madhe. Kanė mbetur copėza rrėfimesh tė bashkėvuajtėsve tė tij pėr tė. Por kanė shpėtuar gjashtė fletore me poezi tė viteve tė burgut dhe njė e vetme nė kohėn e internimit. Nga letrat e burgut (dėrguar tė shoqes L. Nela) ose letrat qė ēuditėrisht kapėrcyen ferrin, njihen, sė paku tani pėr tani, vetėm 39. Kanė humbur shkrimet qė kishte marrė me vete nė arratisjen e '67-s, siē ka humbur edhe romani "Jeta e zezė", i shkruar nė burgun e Burrelit. Ndėrsa, dosjet hetimore dhe gjyqėsore janė gjithashtu njė dėshmi tjetėr ku mund tė gjykojmė mbi mendimet e tij rreth regjimit dhe moralit tė kalbur tė atij regjimi.
Nėse do t'i mėshonim prap mendimit tė F. Niēes, do tė vinim nė dukje se sakrifica tek H. Nela ėshtė njė sakrificė e sjellė nga rrethanat qė mbėrrin deri nė cakun e njė martirizimi. Tė njė martirizimi nė emėr tė lirisė. Pėr shkak tė kėsaj lirie ai krijoi edhe kodin e veēantė tė komunikimit, njė komunikim pėrmes gjakut e shpirtit, kur i mungonin edhe kushtet mė fillestare pėr tė shkruar, saqė detyrohej t'i rimonte vargjet pėrmes gishtave. Pėr shkak tė lirisė ai braktisi shumė e shumė gjėra. Pėr shkak tė saj atė do ta futnin krejt dhunshėm nė tokė.
Fragment nga libri "Havzi Nela, poeti i varur nė litar", qė sė shpejti del nga shtypi
Gazeta R.D.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
katunariplak
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Aug 13, 2008 12:22 pm

Njė njollė turpi
ISMAIL KADARE
Po ju dėrgoj mesazhin tim tė solidaritetit, pėr pėrkujtimin e poetit martir Havzi Nela. U mbushėn njėzet vite qė iu mor jeta, me njė nga format mė tė vjetra e mė barbare tė dėnimit qė ka njohur njerėzimi: me varje. Vetė kjo formė e sidomos ky afat njėzetvjeēar, tingėllojnė tė pabesueshme. Prej kohėsh nuk ka patur vrasje poetėsh nė kontinentin europian. E aq mė pak prej kohėsh nuk ka patur varje, por Shqipėria nuk bėnte pjesė as nė Europė as nė kontinentin e qytetėruar tė popujve. Shqipėria nė vitin 1988, nė prag tė rėnies sė komunizmit, ishte ende njė njollė e zezė nė hartėn e kontinentit, njė njollė e turpit dhe e krimit nė shkallė planetare.
Rendi komunist i egėrsuar nga shenjat e para tė lirisė, ashtu si bisha qė egėrsohet prej sinjaleve tė dritės, donte tė jepte njė mesazh tė kundėrt me shpresėn. Njė mesazh frikėsimi dhe tmerri. Dhe, pėr tė qenė i besueshėm se ende nuk do tė bėnte asnjė lėshim, pėr tė bindur tė tjerėt dhe veten e vet se ende ishte i aftė tė vriste, zgjodhi formėn mė barbare tė marrjes sė jetės: varjen me litar.
Njė poet u lėkund nė trikėmbėsh pėr tri ditė rresht, nė qytetin verior tė Kukėsit. Kjo tregonte se programi themelor i stalinizmit shqiptar, vazhdonte tė mbetej i pandryshuar. Ashtu si nė vitet 1945-1947, kur rrėzoi me plumb e me litar elitėn kulturore, fetare e politike shqiptare, ashtu si mė pas kur rrėzoi mijėra tė tjerė, ky program vazhdoi tė mbėshtetej mbi krimin dhe kryesisht mbi krimin. Krimi i jepte kurajo nė orėt e panikut, krimi i qetėsonte nė orėt e ligėshtimit. Pa krim shefat komunistė ndiheshin tė dobėt e tė squllėt. Me krimin ndiheshin trima, si gjithė fikacakėt.
Poeti Havzi Nela, qė po tė ishte gjallė do tė festonte sė shpejti 75-vjetorin e lindjes sė tij ėshtė njė kėmbanė qė ende bije pėr shoqėrinė shqiptare. Tė mos e dėgjosh kėtė kėmbanė do tė thotė tė vazhdosh tė shkelėsh me kėmbė lirinė e Shqipėrisė.
Krahas hezitimit pėr tė dėnuar krimet e komunizmit, njė dukuri tepėr e shqetėsuar pėr tė mos thėnė monstruoze, vazhdon nė Shqipėri. Pasioni i habitshėm pėr t'u dhėnė tituj e nderime njerėzve qė jo vetėm nuk bėnė asgjė pėr lirnė, por qė bėnė gjithēka pėr ta shtypur atė.
Shoqėria shqiptare ka nevojė tė shkundet e tė mbrojė liritė demokratike kundėr ēdo lloj kėrcėnimi qė i vjen nga ēdo lloj drejtimi e i fshehur pas ēdo lloj maske. Vetėm kėshtu ajo do tė jetė nė gjendje tė fitojė drejtpeshimin e munguar. Martirėt e kanė qetėsine e tyre atje ku pushojnė. Eshtė shoqėria shqiptare ajo, qė nuk e ka. Dhe pėr kėtė duhet tė luftojnė tė gjithė.
Paradoksi, gjykatėsi qė dėnoi Havziun, nė Gjykatėn Kushtetuese
20-vjetori i varjes sė poetit Havzi Nela. Apel pėr pastrimin e instirucioneve shtetėrore nga xhelatėt e diktaturės
Salla e Muzeut Kombėtar oshėtinte dje nga thirrjet e Lavdije Nelės, pėr tė ēuar para drejtėsisė ata qė varėn nė litar bashkėshortin e saj, poetin Havzi Nela, ndėrsa pak metra mė larg, Gjykata Kushtetuese mban brenda saj atė qė firmosi varjen e poetit, Fehmi Abdiun. Abdiu edhe dje u fut nė zyrėn e tij nė Gjykatės Kushtetuese, ku prej disa vitesh vazhdon tė japė leksione pėr drejtėsinė, ndonėse mbi tė rėndon pesha e rėndė e krimit mė monstruoz tė kryer nė grahmat e fundit tė diktaturės komuniste. Dje, nė Muezun Kombėtar u pėrkujtua 20-vjetori i varjes nė litar tė poetit Havzi Nela. Bashkėshortja e tij, Lavdije Nela, tepėr e pikėlluar dhe me njė dhimbje qė duket qartė nė ēdo qelizė tė trupit tė saj, me shumė thjeshtėsi dhe vendosmėri kėrkoi, qė ata qė urdhėruan dhe firmosėn varjen e burrit tė saj tė dalin para drejtėsisė, kėrkoi qė zyrat e shtetit shqiptar tė pastrohen nga kriminelėt qė bėnin ligjin dje, por vazhdojnė edhe sot tė na mbushin mendjen "me leksione demokracie". Ajo grua e thjeshtė, por qė mbart nė vetvete kujtimin e bashkėshortit tė saj, poeti Havzi Nela, nuk kėrkoi hakmarrje, ndonėse burrin ia vranė pėr poezitė dhe pse ai kėrkonte mė shumė liri. Ajo thjesht kėrkoi drejtėsi, kėrkoi qė tė pastrohen institucionet shtetėrore nga ata njerėz, qė kanė lyer duart me gjak. Dhe kjo ėshtė gjėja mė normale nė njė shtet demokratik, por xhelatėt nuk tunden nga istikami i tyre, pasi kanė pasur si mburojė politikėn e majtė.
Mirėpo Fehmi Abdiu, gjykatėsi qė ēoi nė litar poetin Havzi Nela, jo vetėm qė nuk ka shkuar para drejtėsisė pėr krimin e kryer, por vazhdon tė jetė nė Gjykatėn Kushtetuese. Ai jo vetėm qė nuk ėshtė penduar pėr kėtė krim makabėr, por ėshtė shprehur publikisht se, "poetin e kishte dėnuar me ndėrgjegje tė plotė". Havzi Nela u var nė litar mė 10 gusht 1988 nė pragun e lirisė, kur diktatura me Ramiz Alinė, po kėrkonin gjak pėr tė mbajtur pėrsėri nė kėmbė regjimin e kalbur komunist. Ky fakt rrėnqethės u soll dje nga mjaft ish-tė burgosur politikė para tė pranishmėve tė shumtė, qė kishin mbushur sallėn e Muzeut Kombėtar nė Tiranė.
Kryetari i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Integrimit tė tė Burgosurve Politikė, Besim Ndregjoni, i cili organzoi edhe kėtė aktivitet pėrkujtimor tė varjes sė poetit Havzi Nela tha se, varja e poetit Havzi Nela, u krye dy vjet para shpalljes sė pluralizmit dhe ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri. Ai tha se, Ramiz Alia kėrkonte tė mbante pushtetin me gjak, duke vrarė edhe poetėt, por ai nuk mund tė vriste kurrsesi poezinė dhe lirinė qė kishte trokitur edhe nė Shqipėri. Ndregjoni kėrkoi qė persekutorėt dhe tė gjithė ata qė lyen duart me gjak, duke vrarė njerėz dhe poetė tė pafajshėm tė dalin para drejtėsisė. Sipas tij, asnjeri prej tyre nuk ka vend nė administratėn shtetėrore. Tė gjithė diskutantėt kėrkuan hapjen e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe pastrimin e drejtėsisė nga xhelatėt e diktaturės.
Shkrimtari Agim Musta, ish-i burgosur politik tha gjatė fjalės sė tij se, kishte kaluar njė kohė tė dėnimit nė burgjet komuniste me poetin Havzi Nela. "Unė kam qenė nė burg dhe internim bashkė me Havziun. Ishte fundi i vitit 1987. Ne punonim si skllevėr nė ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos nė Elbasan. Vjen autobusi dhe sjell skllevėrit e punės. Midis tyre shikoj njė njeri me njė pamje shumė fisnike, por shumė tė vuajtur. Me flokė tė bardha, ishte vetėm 32-vjeē. Mė thotė se kishte qenė 7 vjet mėsues nė jetėn e lirė. U lidh me mua. Mė tregoi fatkeqėsinė e tij, se si u ngrit kundėr shtetit diktatorial, etj. Se si shpėrtheu si njė vullkan dhe u largua menjėherė bashkė me bashkėshorten, kaloi pėr nė Jugosllavi, por jugosllavėt u hakmorėn dhe e kthyen mbapsht. Nga Elbasani na ēuan nė Spaē dhe Havziu punonte. Pas punės shkatėrruese nuk e linte librin. Ishte, mund tė them, i vetmi nga tė gjithė tė burgosurit qė s'e ndante kurrė librin nga dora. Kishte dashurinė dhe mirėsinė me njerėzit. E varėn nė mes tė Kukėsit vetėm e vetėm pėr tė tmerruar komunitetin", tha ndėr tė tjera Musta. Figurėn e poetit tė varur Havzi Nela e vlerėsoi edhe sekretari i Pėrgjithshėm Presidencės, Aleksandėr Flloko.
Poeti Havzi Nela ka lindur mė 1934 nė Kollovoz tė Kukėsit. Ai ishte njėri nga ata njerėz qė s'u pajtua asnjėherė me tė keqen, qė solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist nė Shqipėri gjatė viteve tė sundimit tė tij 50-vjeēar. Qysh nė shkollė tė mesme u shfaqėn kundėrshtitė e tij tė para ndaj padrejtėsive tė sistemit tė kohės, nisi tė formėsohet dhe tė marrė frymė ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtėsive tė sistemit qė po i ngrinte nė sistem. Pasi kishte kryer shkollėn pedagogjike nė Shkodėr, ai fillon punėn nė rrethin e Matit, por u bėnė shkak disa vjersha qė iu gjetėn, tė cilat siē duket ishin tė "papėlqyera" pėr pushtetin dhe pushtetarėt e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Mė 22 maj 1967 - dėnohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim tė pasurisė, ndėrsa bashkėshortja e tij me 10 vjet tė lirisė. Mė 8 gusht 1975 - ridėnohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet nė Arrėn. 15 qershor -arrestimi nė katundin Brekijė. 15 qershor, ora 12 e mesditės - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dėnimi i katėrt, ose dėnimi fatal. 25 qershor - bėn ankim pranė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė. 16 korrik - Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė, lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Rrethit Kukės. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin pėr ekzekutimin e Havzi Nelės. 10 gusht 1988, ora 2:00 pasmesnate - ekzekutimi me varje nė Kukės, tek stacioni i autobuzėve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites - trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pasmesnate - trupi futet nė gropė.
Rexhep POLISI
NĖ QELITĖ E BURGUT
Havzi Nela
Nė qelitė e burgut pa ajėr e pa dritė,
Fryma po mė merret, m'janė terrur sytė.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresė,
Jeta m'u randue, dėshirė nuk kam tė vdes.
Mishnat po shkallmohen, kockat mė kėrcasin,
Barkun gjithmonė unshėm, policėt bėrtasin.
Pres t'afrohet ora, pres tė hapet dera,
Pres t'mė sjellin ngranjen si kafsha e mjerė.
Unshėm ulem ha, ma unshėm kur ēohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s'i nėnshtrohem;
I nėnshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t'jesh lypsar, s'ke kujt t'ia shtrish dorėn.
Dit' e netė i mbyllun, si zogu n'kuvli,
Pėr shtroje e mbloje me tri batani!
Batani tė vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janė ma trash se letra.
Kur vjen orė e gjumit, kur shtrihem me fjetė,
Mendja m'arratiset, shpėrndahet si retė,
Po merr fushat, malet, ikėn, mė le mu t'zinė
Fluturon e s'ndalet, s'e duron robėninė.
Sa n'nji krah, nė tjetrin, ikė nata, kalon,
Mpi e fort ligėshtue, polici mė zgjon!
Lind nji ditė e re, krejt si ditėt e tjera,
Unė shpend i ngujuem, pres tė hapet dera.
Ah, kjo derė e randė, kjo qeli kobare!
Ma cfilitin trupin, zemra s'ndihet fare;
Me durim pėrgjoj kur do t'ma hapin derėn,
Po e pres lirinė si zogu pranverėn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Aug 13, 2008 10:11 pm

Zbulohet vendimi i gjyqit qė e ēoi nė litar


REPUBLIKA POPULLORE S O C . S H Q I P Ė R I S Ė
Nr. 59. Vendimi
Nr.60. Aktit
GJYKATA POPULLORE
RRETHIT KUKĖS

VENDIM


NĖ EMĖR TE POPULLIT
Gjykata popullore e rrethi Kukės e pėrbėrė prej:
Agim Hoxha, Gjyqtar
Osman Mula, Anėtar
Isa Laēi, Anėtar
Asistuar nga sekretarja Ikbale
Mema, me pjesėmarrjen e prokurorit
Nikollaq Helmi, nė Kukės, me datė 24.06.1998 shqyrtoi nė seancė gjyqėsore
me dyer tė hapura ēėshtjen penale nr. 60 qė i pėrket:

Tė pandehurit Havzi Nela, i biri
Shabanit dhe i Xhevries, i
datėlindjes 1934, lindur nė Kollovoz
dhe banues nė Arrėn, me origjinė shoqėrore fshatar i varfėr,
dhe me gjendje shoqėrore punėtor, i dėnuar dy herė mė parė nė bazė
tė neneve 47/ gj dhe 55/ J e K.Penal, profesioni mėsues me arsim
tė lartė, arrestuar mė datė 17.6.1988

AKUZUAR
Pėr tradhti ndaj atdheut nė formėn e arratisjes jashtė shtetit,
terror dhe armėmbajtje pa leje, nė bazė tė nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
tė kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatė zhvillimit tė gjykimit, pasi dėgjoi prokurorin e kėrkoj deklarimin
fajtor tė pandehurin pėr veprat penale tė parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 tė K.Penal dhe dėnimin pėrfundimtar:
me vdekje me varje nė litar.


Dhe e varren kanibalet ne mes te qytetit te Kuksit dhe e lane te varur qe te kallnin tmerrin te gjithe qyteti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
paioni
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Aug 13, 2008 10:39 pm

AKUZUAR
Pėr tradhti ndaj atdheut nė formėn e arratisjes jashtė shtetit,
terror dhe armėmbajtje pa leje, nė bazė tė nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
tė kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatė zhvillimit tė gjykimit, pasi dėgjoi prokurorin e kėrkoj deklarimin
fajtor tė pandehurin pėr veprat penale tė parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 tė K.Penal dhe dėnimin pėrfundimtar:
me vdekje me varje nė litar.


Kjo eshte dora e SHqiperis qe tradhetaret i ka vendos ne litare tani ju po i kujtoni bahke puntoret tuaj se ata ne ate ane e ju ne kete ane ne sherbim te UDB kjo eshte SHQIPERIA NENE tradhetaret TE gjith ne LITARE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Aug 13, 2008 11:56 pm

biligoa shkruajti:
-Nji vjershe i kushtohet NUSES KOSOVARE


NUSJA E FLAMURIT

Lavdi cikes kosovare
Si nje shqerre, si nji manare.
I del tankut; thote "ndal!"
Rriet, ngrihet sa nji mal!

Shih si jam si lulekuqe,
Lulekuqe buzeburbuqe,
Jam shqiponja me dy krene
Fluturova, mora dhene.

Per Kosoven Republike
Leshohem, ngjitem, nuk kam frike
Jam shqiponja me krah' e flete,
Leshohem, ngjitem gjer te rete.

Jam e buikur, drit' e nur,
kuq e zi, jam ba flamur,
Kam fustanin flete-flete
Jam shqiponje e vertete.

Nalt mbi tank shqiponja ngjitet
Hapi krahet, po valevitet
Per Kosoven Republike
Fluturon e nuk di frike.

Hapi flatat, n'ajer u leshue
Bash si zane u mrekullue!
Si shqiponja me dy krene
Fluturoi e mori dhene!

Manushaqe, lulekuqe,
Nusja jone, buzeburbuqe,
Maje tankut me flamur,
Ngjitesh mos me vekun kurre!



*keto vargje jane thure kur autori ka qene ne birucat e
Spacit... kjo tregon dashunin e autorit per gjymsen e trojeve tona,
jashte kufinit artificial.
Mithat Gashi

U renqetha nga shkrimi. e solla ketu qe te  trokitet ne ndergjegjen e sejcilit prej nesh.
 
Havzi Nela nuk eshte i vdekur ! LAVDI VEPRAVE TE HAVZI NELES .


Paion ti dhe mostrat, e kanibalet si puna jote edhe se merni fryme te vdekur e te haruar jeni. 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 12:52 am

Pak vargje, ne pamundesi te nje buqete me lule, ku prehet poeti Havzi Nela

Ē’po mė duket vetja
I kotė mes tė kotėve
S’tė dija Havzi Nela
Mes humbėsisė sė kohėve.

Oh, ē’shpirt mbinjerėzor
Mes kohės sė pashpirt
Mes krimit mė mizor
Qė sot mė rėnqeth misht’!

Ne rrinim sus, tė mjerėt
Trullosur, ballcamosur
Nė trup edhe nė zemėr
Tė gjallė, tė varrosur!

Ti ndryshe nga ne rrije
Krenar dhe triumfal
Njė tjetėr kohė prisje
Qė sot po tė ringjall!

Nga Mondishall

Ju falemderit per vargjet e goditura ne momen, respekt te vecante per ty Mondi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
paioni
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 1:14 am

GJithnje tradhetaret na i qajne te huajt gjith nje tradhetaret i ka qare UDB sepse nuk ka munde me me pase tjeter sikur ai prandaj iqajni edhe sote qe enver hoxha ju tregoj birucin ku e kane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
katunariplak
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 8:27 pm

Pėrse trishtohet sėrish Havzi Nela


Nga Azgan Haklaj

20 vjet mė parė gjarpri i plagosur komunist nė perėndim tė diellit tė vet arriti tė kafshojė pėr vdekje poetin e lirisė, Havzi Nela. Gjama dhe kukama nėn za mbėshtolli jo vetėm Lumėn, por mbarė shpirtin e lirė dhe tė dėlirė nė trojet dardane. Njė hakmarrje mizore e regjimit komunist sikur tė ishte hakmarrje serbe pėr bėmat famėmėdha tė Lumės. Nuk ėshtė synimi im tė shpjegoj dhe as tė perifrazoj ēka ishte pėr shqiptarėt dhe pėr mė tepėr pėr intelektualėt properėndimorė ky regjim shtazarak. Vetė Havzi Nela nuk ishte njė viktimė e rėndomtė muhabetesh tė pamenduara. Aspak! Ai me ndėrgjegje u kthye nė dallėndyshe tė lirisė. Ai e dinte se konformistėt e kanė me limite kohore “lavdinė” dhe mė pas i pėrkasin harresės, ndėrsa skifterėt e lirisė kishin njė vend tė pėrjetshėm nė memorien e kombit tė vetė. Vdekjen, Havzi Neza e parashikonte jo si njė pacifist, por se e njihte mirė regjimin, po aq sa edhe misionin e vetė sa fisnik, intelektual e atdhetar, po aq edhe tė shenjtė ndaj dhe shkruan si epilog tė jetės sė vet fizike: “Thoni: Desh, kėrkoi lirinė/ si skifter nė fluturim/provoi prangat, t’errtė qelinė/pėr tė mjerėt lėshoi kushtrim”.
Pra, Havzi Neza ishte simboli i zgjimit tė ndėrgjegjes sociale, atdhetare e intelektuale. Ai duke u vrarė ngjalli shpresė, duke “qorruar terrin” hapi dritare pėr dritė nė qelinė e diktaturės.
Si rrallė tek ndonjė disident antikomunist i fushės sė letrave e mendimit te Havzi Nela izolimi u shndėrrua nė miting, poezia u shkrua pa bojė e letėr, kushtrimi u dha pa bori, amaneti u daltua nė shpirt pa fjalė. Sot pas 20 vitesh Havzi Nela kujtohet me madhėshti, por a mjafton kjo pėr njeriun me shpirt lirie. Ėshtė tepėr pak. Rėndėsi ka amaneti i Havziut. Njė amanet qė siē thotė populli s’e tret as dheu. Njė amanet pėr brezat qė tė zhduket pėrgjithmonė bisha e kuqe. Natyrisht ėshtė bėrė jo pak, por kjo nuk ja heq trishtimin Havzi Nelės! E si mund tė mos trishtohet kur sheh tė paintegruar e tė pashpėrblyer bashkėvuajtėsit e vet, ndėrkohė qė persekutorėt enden tė lirė, bile bėjnė politikė e biznes, flasin pėr dosje e kurrė nuk i hapin. E si tė mos trishtohet sėrish Havziu tek sheh deputet tė birin e “Lajės” sė kėshillit qė nė kohėn e diktaturės, sigurimi i shtetit e pati pajisur me 2 revolverė. A ka trishtim e zhgėnjim pėr shpirtin e tij tek nga qielli vėshtron pseudonimaxhinjtė qė kanė mbushur parlamentin. Ata mbajnė pseudonime me lloj-lloj emra kafshėsh e insektesh, sikur tė ishin jo nė sallė parlamenti, por nė ndonjė kopsht zoologjik tė Kenias apo tė Afrikės sė Jugut. Amanetet e Havziut janė amanetet e lirisė dhe nuk mund tė cenohen. Ato amanete trishtohen jo aq pėr dekorata, por pėr respektin e dinjitetin e cunguar. Dhe kur luan me dinjitetin e shpirtrave tė lirisė i shmangesh rrugės pėr t’i bėrė vend vetes nė ndonjė cep tė historisė. Mos sot, ndonėse me vonesė, nesėr amanetet e Havzi Nelės do tė zhvishen nga trishtimi. Dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe. Ato janė mesazhe tė shenjta e hyjnore qė si vegim e ndjekin njė popull. Askush nuk luan dot me tė, ani se sot bėn emėr nė biznes a politikė.


13 Gusht 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:44 pm

JOKONFORMISTI HAVZI NELA


Nga Petrit Palushi (RD)


Mė 10 gusht 1988, nė Kukės u ekspozua njė prej pamjeve mė tė mizorta dhe mė shėmtuara tė regjimtarisė komuniste, njė "arenė vdekjeje", siē qe shprehur dikur Neruda: kėputja e frymės sė Havzi Nelės, sfidantit tė gjithkohshėm, njeriut me guxim tė madh civil dhe i pajisur me frymėn mė tė epėrme tė qytetarisė, me mbindjesinė e revoltės ndaj moralit tė amoralshėm, ndaj normave tė shformėsuara tė diktaturės.

Pikėrisht, mbytja e tė panėnshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ėndėrrimtarit dhe luftėtarit tė lirisė, njeriut tė profilizuar ndjeshėm si luftėtar antidiktaturė, mė saktė, marrja e frymės sė tij, qe njė prej akteve mė cinike tė regjimtarisė komuniste, njė primitivizėm dhe humbje e ndjeshmėrisė deri nė fijen mė tė imėt.

Krimi ndaj Havzi Nelės, ndaj njeriut me shpirt tė ndjeshėm lirik, mėsuesit, poetit, veprimi i mizortė i diktaturės ndaj tij mu nė prag tė shpėrbėrjes dhe dekompozimit tė saj, ėshtė pa dyshim, njė nga dėshmitė mė tronditėse se si mund tė vepronte diktatura mbi njeriun qė kėrkonte liri dhe integritet, ndėrsa, nė tjetrėn anė, ėshtė paraqitja e pėrnjėmendtė e fytyrės sė terrtė tė saj dhe njė nga aktakuzat mė tė ashpra ndaj njė regjimi primitiv nga mė tė egrit n'Evropė.

I ndėshkuari rėndshėm i 10 gushtit 1988, qysh mė herėt kish kėrkuar t'i ikej hakmarrjes dhe shoqėria tė ecte sipas normave civilizuese, por vdekja tragjike e ndėrpreu atė tė shihte dritėn e lirisė. Mu nė zemėr tė ferrnajės as foli dhe as shkroi me mllef, por me padurimin e njeriut qė priste ndryshimin e madh:

"Shpejt gjithēka ka me marrė fund. Ne do mbyllim shumė gjana dhe do sillemi si njerėz, se pėrndryshe nuk e merr kurrė vetin Shqipnija. Gjaku me gjak nuk lahet se bahet nji pellg tjetėr gjaku qė s'e lan e s'mundet me e la kurrėn e kurrės tė parin".

Me martirin H. Nela, ndodhi ajo qė thoshte dikur A. Kamy se "Shoqėria ndihet mė mirė kur heq qafe individė qė nuk i pėrshtaten moralit tė saj".

Tė duket se ai, tė gjitha stinėt e vuajtjeve i ka marrė me vete, i ka tėrhequr zvarrė dhe si rrėmujshėm pėr t'i ekspozuar nėn dhé, vetėm atje ku trupi i tij ndoshta mund tė ketė gjetė pėrfundimisht qetėsi.

Tė duket gjithashtu se nė rastin e tij, rastėsitė, enigmat, tė fshehtat dhe pėshtjellimet sikur s'kanė tė sosur.

Ėshtė fjala pėr Havzi Nelėn.

Ėshtė fjala pėr njeriun qė u sakrifikua pėr integritetin dhe dinjitetin njerėzor, dhe si i tillė, ai nė vetvete, mbeti triumfi i moralit tė njerėzishėm.

Ėshtė fjala pikėrisht pėr atė njeri, i cili, aty kah vitet shtatėdhjetė, nė burg-zgafellėn ku e kishin ndry, i kėndonte Frymės sė Helsinkit, mirėkuptimit dhe paqes njerėzore, ndėrsa Shqipėria e asokohshme po shkonte hijerėndė, plot kėndellje dhe me duartrokitje drejt izolimit fatal:


Kėshtjella feudale tundet e lėkundet

Si njė varkė e thyeme mbi valėt pėrkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellė, gjithnji ma thellė, n'mes dallgėve po futet.


Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na pėrkėdheli zemrat, ēeli si pranvera;

Kėtu nė votrat tona futi gaz e shpresė

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesė.


Fati i H. Nelės ėshtė fati i njeriut nėn diktaturė, ėshtė fati i njeriut tė nėpėrkėmbur deri nė skajshmėri, por njėkohėsisht ėshtė modeli i njeriut qė reagoi vazhdimisht ndaj njė bote tė pajisur me ēmos gjėrash tė rėnda dhe tinzare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:44 pm

Tė mėrkurėn e 10 gushtit 1988

Nė mėngjes, por dhe deri nė orėn 11 tė paradites, nė Kukės, nė sheshin e vogėl tė agjencisė sė automjeteve, mu atypranė ku kryqėzoheshin katėr rrugė, njerėzit ndaleshin dhe mbanin frymėn tė shihnin njė njeri tė varur nė njė trekėmbėsh tė sajuar shkeleshko, qė tė krijonte pėrshtypjen se njė trekėmbėsh i tillė qe punuar natėn, pa kurrfarė drite. Nė anėn e epėrme tė trekėmbshit qe vendosur njė parullė e shkruar nė karton:

HAVZI NELA, ARMIK I PARTISĖ DHE I POPULLIT

Emri dhe mbiemri i tė ndjerit qenė shkruar me bojė guash ngjyrė blu, fjala: armik, me tė zeza, ndėrsa fjalėt: i partisė dhe i popullit, me tė kuqe. Shkrimi qe i rregullt, i shkruar nė mėnyrė mė tepėr se tė pėrkujdestė, qė tė linte pėrshtypjen se qe shkruar nga njė dorė e stėrvitur dhe e kujdesshme dizenjatori, dhe, mesa dukej, ose siē mund ta marrim lehtas me hamendje tani, e miratuar mė parė nga komisioni i organizimit tė ceremonisė sė marrjes sė frymės.

Qe e mėrkurė, 10 gusht 1988.

Qe zgjedhė pikėrisht ai vend pranė tė cilit kryqėzoheshin katėr rrugė, qė jehona e atij ekzekutimi t'ishte mė i madh, qė frika dhe ankthi tek njerėzit t'ishte mė i shumėfishtė.

Njė ditė mė parė, nė kėndin e lojnave me dorė, qe organizuar festa e grurit dhe i deleguari nga ishulli i zotave komunistė nuk pat harruar tė vinte nė dukje se vendi po shkonte gjithnjė pėrpara, se nė Shqipėri, si askundtjetėr nė botė, respektoheshin tė drejtat e njeriut.

Ėshtė afėrmendsh qė fillimisht qe bėrė parapėrgatitja pėr gazmendin mortor: pėrgatitja e trekėmbėshit dhe e litarit dhe zgjedhja e vendit mė tė pėrshtatshėm ku do tė ekspozohej i varuri.

Mė mbrapa: marrja e frymės (pa fiksuar fjalėt e fundit tė njeriut, tė cilit po i merrej fryma dhe pa bėrė fotografinė e rastit sipas rregullave mė elementare tė njė ekzekutimi).

Mbas gjithė kėsaj, trupi i tė ekzekutuarit sikur lodron nė ajėr, ndėrsa ruajtėsit qė ruajnė me krenari dhe krejt zell tė mbyturin, qetė-qetė presin tė pikaderdhet drita e mėngjesit qė atypari tė mblidheshin vėzhguesit, tė cilėt, pa dyshim do t'ishin tė shumtė dhe krejt tė vėmendshėm ndaj asaj pamjeje tė trishtė dhe tė pazakontė pėr ta.

Vėzhguesit e shumtė, banorė tė qytetit tejetprovincial, por dhe tė rrethinave tė tij, tė zhytur nė detin e humbtajės, n'atė marramendje indoktrinuese, sikur kishin ftesėn mė tė veēantė nė botė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:45 pm

FTESĖ PĖR NJĖ GAZMEND MORTOR


Sehirxhinj tė tillė, me njė lloj ftese mortore me vete, duhej tė merrnin mėsim sipas riteve tė njohura komuniste, prandaj mu pėr atė gjė duhej t'ishin tepėr tė vėmendshėm dhe syēelėt, tė shkonin menjėherė aty dhe tė largoheshin me rregull.

Por, viktima qe asgjėsuar mu dy orė mbas mesit tė natės.

Ruajtėsit e tij, tė dehur nga mbytja, mė saktė, si tė pėrhumbur nga avulli i mbytjes sė atij njeriu qė e kish larguar vdekjen ēdo ditė me shpirtin e tij tė rebeluar dhe tė lirė, prisnin mėngjesin qė tė shihej gjahu, tė cilin e ruanin me fanatizėm, prisnin me ngut qė shefat e lartė partiakė dhe shtetėrorė qė administronin primitivisht jetėn e asaj province, tė shpėrmalleshin dhe tė kėndelleshin ngutshėm me gjahun e tyre qė e kishin kėrkuar prej vitesh, prej dekadash, madje prej 22 prillit tė vitit 1967, kur ai njeri (tė cilin, tė nesėrmen do ta shihnin tė varur), kish kėrkuar me ngulm tė frenohej rrėnimi i jetės, duke realizuar kėsisoj thuajse reagimin mė unikal nė Shqipėri ndaj atyre formave ndėshkuese qė do shtronin shtresėn e mjegullt mbi krejt jetėn e atij vendi tė vrazhdė.

Njėzet e njė vjet mė parė, ai kish reaguar haptas dhe bindshėm ndaj tri kėrkesave tė pushtetarėve, si futja nė kooperativėn bujqėsore, prishja e kishave dhe xhamive, ndėrrimi i veshjes:

"Populli asht i sėmurė, tri gjylpana menjiherė nuk e shėrojnė, por e shkatėrrojnė..."

Kish kėrkuar tė mos prishej struktura shpirtėrore dhe ekonomike e njerėzve dhe mu pėr atė, fjalėt e tij shkaktuan njė trazim nė krejt mjedisin e indroktinuar, por dhe njė lėvizje tė ethshme tė hallkave tė pushtetit pėr tė mbytur atė lloj drite qė po pėrpiqej tė dilte nga mesi i errėsirės. Reagimi i tij qe njė refuzim i plotė ndaj kėrkesave tė pushtetit tė diktaturės; reagimi i tij ėshtė njėkohėsisht kundėrshtimi mė i hapur qė i bėhej ideve dhe praktikave tė partisė-shtet. Kėsisoj, ai kėrkonte tė kthente pėrmbys atė program tė tillė fatal pėr zhvillimin e vendit. Por, kėtu do tė niste edhe drama e H. Nelės, do tė nisnin vuajtjet qė do tė sosnin vetėm nė natėn e mbytjes sė tij. Pra, ėshtė krejt e natyrshme tė thuhet se qysh n'atė kohė, ai po kėrkonte tė kthente pėrmbys programin shkretues tė partisė-shtet, tė ngrihej kundėr ideve tė zeza tė fjalimit tė diktatorit Hoxha pėr revolucionin kulturor. Ndėrsa, sot, shumė kohė mbasi ai ėshtė ndarė dhunshėm nga jeta, lehtėsisht mund tė shihet pėrpjekja ngulmuese e tij e asokohshme; ndėrkaq, kooperativat bujqėsore janė shkatėrruar, kishat dhe xhamitė janė rihapė dhe veshja ėshtė krejt nė shijen e vetė individit.

Megjithatė, n'atė 10 gusht tė 1988-s nuk ndodhi ajo qė pritej.

Viktima nuk po kundrohej nga lart-poshtė, d.m.th., jo si nė amfiteatėr, ku njerėzit tė ulur nėpėr shkallė, e kundronin me njė ndjenjė hakmarrėse atė qė shqyhej, pra si nė lashtėsi, kur pėr shumė kohė spektatorėt kundronin viktimėn qė po i merrej fryma dhe mbasi kryhej kjo gjė, ngriheshin nė kėmbė e brohoritnin..

I mbyturi, i shqyer natėn nė fyt dhe qė po ekspozohej ditėn pėr diell, tashmė po kundrohej prej shikuesve nga poshtė-lart, pa britma a gjėra tė tjera tė kėtij lloji. Duke qėndruar n'atė lartėsi, dukej se do shkonte pėrfundimisht nė sferėn qiellore, pėr t'u bėrė banor i pėrhershėm i saj, pėr tė mos zbritur kurrė mė prej andej, si pėr t'u larguar gjithherė prej tokės sė njerėzve, ku qe trazuar gjithė jetėn e lume.

Shikuesit, tė urdhėruar pėr tė parė, ose duke ardhur aty edhe me dėshirėn e tyre, ndėrsa shumė prej tyre edhe si pėr rastėsi, kundrimin e kthyen thuajse nė njė ceremoni mortore, si pėr tė bėrė homazhe nė heshtje, si pėr tė ngushėlluar njėri-tjetrin, se ajo pamje e trishtė do tė mbetej si gozhdė nė mendjet e tyre, por dhe si pėr t'i thėnė njėri-tjetrit se nė ē'mesjetė, nė ē'terr e humbje po e kalonin jetėn e tyre. Refuzimi apo mospajtimi me njė njė akt tė tillė mizorie, qe qortimi i parė publik i banorėve tė qytetit dhe katundeve pėrreth ndaj regjimtarisė komuniste.

Nė anėn tjetėr, ai qytet i vogėl, i mbėshtjellė nė njė zymtėsi dhe zbehtėsi jete tė pėrditshme, u tkurr nga e panjohura e trishtė. Ndoshta, qyshprej vitit 1962 kur u vu guri i parė pėr ndėrtimin e tij, n'atė mėngjes gushti tė 1988-s, ai qytet u gjend me pamjen mė tė deformuar e tė zbrazėt tė tij: njė pamje e vranėt, me njė ditė tė kthyer krejt pėrmbys, thuajse pa frymė normale njerėzore. Shėmtia shtetėrore pra ndodhi nė njė qytet pėr tė cilin pushteti i asokohshėm me njė vetėkrenajė absurde trumbetonte se qe i vetmi qytet i vetėm nė botė pa asnjė ndėrtesė private, se ky qytet njėkohėsisht qe dhuratė e partisė pėr banorėt e zonės (Ndėrkaq, aty kah vitet tetėdhjetė dy parulla tė mėdha me gurė ku shėnonin emrin e diktatorit Hoxha kishin zėnė vend dukshėm, njėra nė malin e Gjallicės, tjetra nė shpatmalin mbi katundin Brrut. Duhej, qė nė njė formė a tjetėr, syni i banorėve tė mėsohej vazhdimisht me germat stėrmadhe qė shėnonin emrin e diktatorit. Por, aty pak kohė para se tė pėrmbysej diktatura, dy parullat kishin marrė njė pamje tjetėr, tė shpėlarė. Ato sikur e patėn humbė jo vetėm shkėlqimin a dritėn e parė, por thuajse edhe pamjen mashtruese tė dikurshme. Atė nė malin tashmė krejt tė zhveshtė te Gjalicės e pat mbulue tymi i uzinės sė shkrirjes sė bakrit dhe germat ngjanin me do zvarranikė tė zinj qė qenė ngjitė pėrtokas, ndėrsa atė nė shpatmalin mbi katundin Brrut tė dikurshėm e kishin mbulue shkurret dhe s'i kishte mbetė as nami as nishani).

Asnjė njoftim nė shtypin qėndror pėr ekzekutimin e H. Nelės. As TV shqiptar dhe radio Tirana. As gazeta vendore, por as edhe Radio Kukėsi, e cila nė njė farė forme atė ditė u shndėrrua mė tepėr se kurrė nė njė shtėpi memecėsh. Pamja e hirtė e asaj ndėrtese atė ditė sikur mori pamje mė tė errėt. Megjithatė, krejt jashtė dėshirės pushtetėrore, kėmbanat sikur kishin rėnė qė qyteti provincial, tė dilte prej mesjetės, territ dhe humbjes.

N'atė mėngjes gushti tė pėrvėlimtė, i ndėshkuari sikur po kėrkonte tė trazonte tė fjeturit.

Fati s'e ndihu tė punonte mė si i gjallė, por edhe ashtu, po vazhdonte tė trazonte tė fjeturit, ata tė pėrgjumshėm nė ritin e tyre tė zakonshėm, n'atė rit qė dukej se nuk do tė ndryshohej kurrėn e kurrės.


Dėnim, ridėnim, internim dhe mė nė fund ndėshkimi fatal

Mbasi qe dėnuar pėr tė parėn herė me pesėmbėdhjetė vjet heqje lirie dhe pėr tė dytėn herė me tetė vjet, nė dėnimin e tij tė tretė (internimi), nė vendimin pėrkatės shėnohej se internimi i fillonte me datėn 26. 9. 1987 dhe i mbaronte me datėn 26. 9. 1992.A

Por s'ndodhi ta kryente krejt internimin. Diēka e tjetėrsojtė do ta mbėshtjellte trupin dhe shpirtin e tij: vdekja do tė vinte ngeshėm, madje si njė makinė hijerėndė.

Dėnimi i katėrt qe fatal pėr tė, dhe qyshprej verės pėrvėluese tė 1988-s, ai do gjendej nėn dhé, si pėr tė shpėtuar nga bota e mjegullt, e mbrapshtė dhe trazuese e tė gjallėve.

Pushtetaria komuniste kėsisoj kish menduar pėrjetėsinė e vet. (Pra, njerėzit e kėtij vendi le tė qėndronin nėn njė mizori e pėrhershme, nėn njė tirani nė tė gjitha stinėt! Rėndėsi kish qė ajo pushtetari tė kish vijueshmėrinė e vet dhe ku nė rend tė parė tė kish shkeljen masive tė tė drejtave tė njeriut).

Nė kėtė vorbull, R. Alia, firmosėsi pėrfundimtar i ndėshkimit tė H. Nelės, dy vjet pas asaj firme ndėshkuese, nė korrik tė 1990-s (kur 5800 shqiptarė u futėn nėpėr ambasada tė huaja dhe 3200 prej tyre nė territorin e ambasadės gjermane), deklaroi se "Njerėzit qė kėrkojnė strehim nė ambasadat e huaja s'janė patriotė, as njerėz tė ndershėm tė kėtij vendi", si njė dėshmi se ai kėrkonte ende tė ruhej izolimi i Shqipėrisė. Por tashmė jehona ngjarjeve tė fillimkorrikut qe pėrhapė nė gjithė Shqipėrinė si njė shenjė e dallueshme se regjimi komunist po i shtynte ditėt me sot me nesėr dhe qe krejtekrejt nė grahmat e tij tė fundit. Nė dhjetor tė 1990-s, lėvizja historike studentore i solli trandjen e pariparueshme regjimit diktatorial dhe e ndau atė pėr mesi, duke shėnuar fillimin e ndarjes sė madhe me atė tė kaluar tė terrtė tė regjimit diktatorial, pothuajse mė mizori ndėr regjimet e mbasluftės sė Dytė Botėrore n'Europė.


(Nė faqen 12 tė dosjes, nr.1055, Prot. datė 18. 6. 88, me shėnimin "SEKRET", nė materialin qė i dėrgohej Hetuesisė sė rrethit, Kukės (nėnshkruar nga zv/kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme, Kukės, Ali Turabiu), shkruhej:

"Me vendimin nr. 16, datė 26. 9. 1987, tė Komisionit Qėndror tė internim dėbimeve, ėshtė vendosur internimi i Havzi Nelės nga fshati Kollovoz i rrethit Kukės, pėr 5 vjet nė fshatin Arrėn tė kėtij rrethi. Zbatimi i vendimit u bė me datė 12. 10. 1987.

Theksojmė se internimi i fillon me datė 26. 9. 1987 dhe i pėrfundon me datė 26. 9. 1992.

Nga organi ynė tė sipėrpėrmendurit nuk i ėshtė dhėnė leje pėr largim nga vendi i internimit. Me datėn 13. 6. 1988 ėshtė larguar nga vendi i internimit pa leje nė drejtim tė paditur").


Ndėrkaq, si pėr ironi, i njėjti prokuror nė gjyqin kundėr Havzi Nelės nė vitin 1967, nė dėnimin e parė tė tij, do t'ish pjesėmarrės edhe nė gjyqin kundėr poetit Visar Zhiti mė 1980. Visar Zhiti do tė dėnohej mu n'atė ndėrtesė tė gjykatės ku Havzi Nela do merrte dėnimin e katėrt dhe njėkohėsisht mė fatal nė qershor tė 1988-s (pra, nė qytetin e ndėrtuar pėr shkak tė pėrmbytjes sė atij qyteti qė u bė zakon tė quhej Kukėsi i Vjetėr, qytet ku qe dėnuar Havzi Nela pėr herė tė parė nė vitin 1967).

Mungesa e pėrnjėmendtė e refleksionit politik, historik e kulturor mbi tė shkuarėn, solli atė qė asnjė mendje e kthjellėt tė mos kujtohej sadopak, sė paku deri tani, qė mu pranė vendit ku u realizua mbytja tragjike e H. Nelės, tė vihej njė pllakė pėrkujtimi a tė ngrihej njė pėrmendore, si njė kujtesė e pėrhershme pėr njė realitet dramatik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:46 pm

Pėrndjekjet sistematike

Me shumė lehtėsi mund tė pėrfytyrojmė gropshtinėn e vuajtjes tė projektuar dhe tė ndėrtuar pėrmes njė kujdesi a zelli tė tepėrt dhe e mbyllur nė ēdo qelizė tė saj, por prapė e ruajtur me qindra dryna. Gropshtina nuk ka as hyrje dhe as dalje: brenda saj ėshtė i ndrymė H. Nela, njė ndrymje pėr t'i marrė frymėn, njė lloj pėrpjekjeje si pėr ta bėrė atė tė pendohej pse kish ardhė n'atė botė. Atėherė, mund tė marrim me mend gropshtinza tė veēanta nėpėr tė cilat lėviz mundimshėm ai, ku njėra s'i ngjan tjetrės, por gjithkush mund tė dallojė se njėra prej tyre ėshtė e zbrazėt, ku s'duket gjė tjetėr, veē njė litar qė lėkundet nė ajrin mbytės.

Mu n'atė ferrnajė tė vuajtjes vepron ēdo qelizė e mendjes sė tij ditė e natė. N'atė mbyllje e stėrmbyllje, lirinė e gjen vetėm brenda mendjes sė vet; kėtu veprimi ėshtė i plotė, i krejtfuqishėm. Rrjedhimisht, e ngre dhe e ringre atė nė pėrmasat e njė institucioni me plot dyer tė ēelura: njė zė qė del nga errėsira apo terrnimi i paskajshėm, njė lloj dėshmie e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij dramatike; qyshprej aty mundohet tė pėrcjellė njė kumt qė shpėrfill terrin dhe ndrymjen.

Mundohet tė shohė pėrmes skėterrės, aq sa mund tė shihet.

Pėrpiqet tė dallojė dritėn, aq sa mund tė duket, mu edhe prej aty ku ferri ka zonėn e vet mė tė pushtetshme.

Nė vitin 1916, mistikun rus G. Rasputin, e helmuan me njė helm me tė cilin mund tė mbyteshin dhjetė vetė, por ai shpėtoi, mė pas e qėlluan me revole nė shpinė, por prapė shpėtoi, e qėlluan edhe tri herė tė tjera dhe qė tė siguroheshin qė ai kishte vdekur pėrnjėmend e hodhėn nė lumin e akullt Neva. Pėrpjekja pėr t'i marrė shpirtin Rasputinit pati njė kohė tė shkurtėr fizike, ndėrsa nė rastin H. Nela, pėrpjekja shtrihet gjatė nė kohė. Trupi i tij i stėrmunduar po soset vazhdimisht nga viti nė vit, sikur tė mos jetė trup njeriu, por shtatore qė zhvendoset nėpėr gropa e gropėza tė ferrit. Natyrisht, pėrmasat e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij, por njėkohėsisht, edhe tė njė qėndrese thuajse epike, gjer nė marrjen e frymės qenė jashtėzakonisht dramatike.

Mund tė thuhet se kjo ėshtė vetėm pjesa e jashtme, si me thėnė, orientuese pėr kėdo, pėr tė vėzhguar tablonė e mundimeve tė tij. Nė rast se e heqim kapakun pėr tė parė ferrnajėn e mundimeve, me lehtėsi mund tė vėrejmė se fijet e saj janė futur nė trupin e tij si gjilpėra tejpėrtej.

E kish mbledhė veten dhe e kish parė mė tė arsyeshme qė tė mos kryeshtrohej, duke e ndjerė se kryeshtrimi mund tė ish vdekje reale pėr tė dhe jo vdekje e jashtme qė mund t'i vinte nga gjėra tė tjera, vdekje qė do t'i vinte shumė kohė mė parė se mund t'i vinte vdekja natyrore, me fjalė tė tjera, ai tani e kish mbledhė veten se duhej tė bėnte sakrifica tė vazhdueshme qė nuk dihej se kur do tė sosnin, siē pat menduar se do tė kish edhe mundime tė tė tjerėve pėr tė, dhe kjo do tė vinte vetėm atėherė kur ai tė kish vdekur, kur s'do t'ish mė nė atė botė, nė atė mbledhnajė njerėzish qė s'kish pranuar kurrsesi t'i pėrshpirtej kujt, dhe mundimet pėr tė do t'ishin vetėm duke kėrkuar varrin e tij, varrin qė s'dihej se nė ē'humnerė mund tė hapej shkel e shko.

Mė 16 shtator 1968, nė burgun e Vlorės, shėnonte:


"Unė i kam vu vehtes pėr detyrė tė ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, tė ruej pastėrtinė e shpirtit dhe tė zemrės dhe fytyrėn tė papėrlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot kėtu brenda, tė rroj dhe tė vdes si njeri".


Tashmė ka nisuė shtegtimin nėpėr burgje, duke kaluar pėr rreth 20 vite, prej njėrit burg nė tjetrin: Elbasan, Vlorė, Spaē, Burrel, Ballsh, Qafė Bari.

Po citojmė vetėm njė pjesė tė fjalės sė tij nė debat me hetuesin nė gusht tė '75-s, kohė kur do tė ridėnohej edhe me tetė vite tė tjera pėr "agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor". Ėshtė po njeriu u vitit 1967, njeriu i rebelimit tė madh ndaj hijes sė keqe qė po lėshohej nėpėr Shqipėri, por tani, mė i konsoliduar, mė vizionar dhe vazhdon tė mos tundohet para vuajtjeve tė tjera qė e prisnin:

(H. Nela: Lidhur me fenė, ajo duhet tė ishte lėnė e lirė nga shteti pėr ta ushtruar populli, mos tė merreshin masa kaq tė forta qė ajo tė zhdukej, por partia tė bėnte propagandėn e saj gradualisht. Me njė fjalė, unė jam njeri besimtar dhe besoj tek feja.

Pėrsa i pėrket kolektivizimit tė bujqėsisė, unė kam mendimin se ėshtė shpejtuar nė zonėn e malsisė, se atje ėshtė pėrdorur edhe forca pėr t'i futur njerėzit nė kolektivizim edhe kur ata kanė kundėrshtuar...

Pėrsa i pėrket rinisė: unė them se ajo duhet tė lihet mė e lirė nė drejtim tė veshjes, tė gustos e tė jetesės, e tė mos i diktohet si tė vishet e tė qethet, por jam edhe me atė qė ajo tė mos rrėshqasė nga tabani kombėtar i saj...

Pėrsa i pėrket standartit tė jetės, unė them se standart tė mirė jetese kanė popujt e vendeve tė perėndimit, si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca, etj... gjithashtu atje njerėzit janė tė lirė tė shkojnė nga njė vend nė tjetrin pa ndonjė kufizim. Kėtė e lidh edhe me atė se nė Amerikė, njė president zgjidhet me afat pėr 4 vjet, se atė mundet ta kritikojė cilido e nuk i thonė asnjė fjalė).

Gjithsesi, profili i tij, ėshtė profili i rezistuesit tė shkėlqimtė, i njeriut qė u pėrpoq tė kallėzonte dritėn nė mes tė terrnajės sė pafundme, i njeriut tė pakompromis me tė shėmtuarėn, tė padrejtėn, konformizmin dhe antinjerėzoren e diktaturės.

Pėrpiqet tė gjejė energji tė tilla nė vetvete me qėllim qė tė kapėrcejė atė mjedis mbytės. I vetėdijshėm se prej tij tashmė kėrkoheshin sakrifica tė vazhdueshme, dalngadalė nė krejt qenien e tij modelohet dhe merr frymė prometeizmi, me fjalė tė tjera, kthehet sė brendshmi nė njė institucion pathyeshmėrie.

Do thėnė se s'ėshtė e vėshtirė tė shihet se hetimi nė parapėrgatitjen e dėnimit tė fundit, ose nė dėnimin fatal pėr tė, ka zgjatur pak, jashtėzakonisht pak: vetėm shtatė ditė, siē mund tė vihet re me lehtėsi se formulimi i vendimit pėr dėnimin kapital ėshtė marrė dy ditė para se tė zhvillohej seanca gjyqėsore. Mekanizmi pėr realizimin e krimit nė kėtė rast ka vepruar nė formėn mė tė pėrsosur: aktivizimi i tė gjitha hallkave tė diktaturės pėr tė pėrgatitur ditėn e festės mortore, ndėrsa ai, i vetmuar, i dėshpėruar deri nė kulm, i pambrojtur prej askujt, priste nė qeli ditėn e ndarjes me botėn e tė gjallėve, me atė botė tė shkretimtė qė vazhdonte tė vegjetonte nė konformizmin dhe pėrgjumjen e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:47 pm

Kodi i komunikimit

Friedrich Nietzsche pat shkruar: "Ndėr ata qė shkruajnė dua vetėm atė qė shkruan me gjak. Shkruaj me gjak dhe do tė mėsosh se gjaku ėshtė shpirt". Ndoshta ka pasur tė drejtė kur ka menduar pėr njė kod tė veēantė komunikimi, kod qė mund tė vinte realisht vetėm pėrmes gjakut dhe mė mbrapa lehtė mund tė dallohej se gjaku qe vetėm shpirt, apo si forma mė e dukshme e shpirtit.

Nė pamje tė parė, kjo thėnie e tij, sikur parasheh vuajtje dhe trandje tė mėdha dhe jo vetėm nė aktin e krijimit (krijuesi i zhytur nė ftohmėn e vuajtjes, si shenjė e parė paralajmėruese pėr tė dhėnė njė krijim realisht tė besueshėm). Nė rast se krijuesi nuk e ka si tė veten njė ftohmė tė tillė, me fjalė tė tjera, nė rast se i mungojnė ethet e mundimit tė paprajshėm, atėherė krijimi ėshtė i jashtėm, i zbehtė dhe pa efektin qė mund tė pritet.

H. Nela nėpėr burgje ka vazhduar tė krijojė, por ēdo varg duke e mbajtur natyrshėm brenda nė tru, pa pasė mundėsi ta hedhė nė letėr. Vargjet ėshtė pėrpjekur t'i rimojė me anė tė gishtave. Kur ka gjetur mundėsinė t'i hedhė vargjet nė fletore, sikur ėshtė liruar prej etheve tė gjata dhe tė stėrlodhshme tė krijimit, por ėshtė mbushur me njė ndjenjė gėzimi pėr materialin qė po gjente mundėsinė tė shpėtonte.

Nga ana tjetėr, mė 5 shkurt 1983, nė Qafė-Bari shprehte shqetėsimin pėr krijimet e veta:

("I lutem atij qė do tė mund t'ia dorėzoj dhe qė nuk di se kujt mund t'ia dorėzoj, tė m'i ruej me shumė kujdes dhe asnjiherė tė mos i mbaj pranė vetes").

Mund tė thuhet se mendja e tij mbeti njė zonė hyjnore, e pacėnueshme dhe e paprekshme prej askujt. Fijet e ferrit s'mund tė mbėrrinin ose s'patėn shteg tė ēeltė deri aty. Ajo s'mundi tė izolohej dhe tė mbyllej nė shtatė dryna, siē e patėn mbyllė trupin e tij. Ajo kish nisė shtegtimin dhe krejt e plotpushtetshme dhe sovrane, kapėrcente muret e hekurta dhe tė mjegullta.

(H. Nela: "Tė gjitha kėto qė shkrova deri kėtu, me vjet tė tana kanė qėndrue nė tru dhe duke i pėrsėrit me vetveten, me kokė nėn jorgan, ose nė vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt nė kujtesė. Gati gjysma janė krijue me mend, pa pėrdorė laps dhe janė rimue me anė tė gishtave. Kėto janė sidomos ato qė janė krijue nė biruca tė Rrėshenit, kur u arrestuesh pėr sė dytu dhe disa tė tjera nė Burrel.

Kuptohet vetiu se kėto qė janė krijue pa laps e pa fletore, ēalojnė dhe nga ana metrike…

Nė kėto ditė qė mora guximin t'i hedh nė letėr, sigurisht jam nxitue dhe pėr ma tepėr duke hedh sytė sa majtas djathtas se mos kam tėrheq vėmendjen e shokėve qė i kam fare pranė. Nė kėtė punė jam nisė ma tepėr t'i hedh si material bruto dhe nuk kam pasė parasysh as anėn gjuhėsore. Gjuhėn letrare nuk e kam zbatue, herė tosknisht e ma shumė gegėnisht; nuk kam pasė parasysh as anėn ortografike dhe shenjat e pikėsimit, etj. Shkurt, due qė ta shpėtoj si material, se do tė pėrpiqem, po munda me i nxjerrė jashtė, se u lodha sė mbajtuni nė mendje. Gjithashtu dhe titulli dhe ndamja nė pjesė asht ba jo ashtu si mendoj unė tė bahet. Kėtė punė ia la tė ardhmes, po qe se dal vetė i gjallė prej kėtu - Rrėshen 1975).

Kėsisoj, vetėm nė mendjen e tij ai ish i lirė: e modelonte atė sipas shijes sė vet, dhe mendimet shtegtonin prej burgut nė vendlindje, tek njerėzit mė tė afėrt, por edhe nė vende tė qytetėruara si Amerika, Franca, Austria, etj.

Krijimtaria e tij ėshtė njė biografi poetike e tė vuajturve nėn diktaturė, ėshtė njė lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes sė madhe, tė pamatė, njė vizatim i ferrit tė kohės, njė ndriēim i pjesėve mė tė pandriēuara dhe tė padukshme tė kėtij ferri.

Nė kėto poezi tė shkruara me emocion, dhimbje dhe plagė, qė mund tė ndėrtohen tė tilla vetėm nė kohė tė humnershme, mund tė shihet dukshėm arratisja prej ferrit, prej errėsirės, dhe nė vargjet e tij, H. Nela u pėrpoq tė krijonte lirinė e vet, tė pazėvendėsueshme, tė gjithėpushtetshme dhe tė pacėnuar prej askujt.

Vetėm kėtu ai qe i lirė dhe kjo liri e ēuditshme funksiononte realisht vetėm nė trurin e tij.

Mund tė thuhet gjithashtu se pėrpjekjet e regjimit pėr tė ndėrhyrė edhe aty, nė mendjen e tij, aty ku ai kish zonėn e tij mė tė pushtetshme edhe mbas gjithė atij stėrmundimi fizik mbi trupin e tij, mbetėn tė zbehta, periferike. Kjo ndodhte se ai kish kapėrcyer mbiprovėn fizike dhe morale nė mėnyrėn mė tė pėrkryer.

Ndėrsa, ajo ēka ruhet prej tij ėshtė pak, shumė pak, kur dihet se vriste trurin nė mėnyrė tė pandalshme. Pėrveē humbjes fizike, kjo ėshtė pa dyshim njė humbje tjetėr e madhe. Kanė mbetur copėza rrėfimesh tė bashkėvuajtėsve tė tij pėr tė. Por kanė shpėtuar gjashtė fletore me poezi tė viteve tė burgut dhe njė e vetme nė kohėn e internimit. Nga letrat e burgut (dėrguar tė shoqes L. Nela) ose letrat qė ēuditėrisht kapėrcyen ferrin, njihen, sė paku tani pėr tani, vetėm 39. Kanė humbur shkrimet qė kishte marrė me vete nė arratisjen e '67-s, siē ka humbur edhe romani "Jeta e zezė", i shkruar nė burgun e Burrelit. Ndėrsa, dosjet hetimore dhe gjyqėsore janė gjithashtu njė dėshmi tjetėr ku mund tė gjykojmė mbi mendimet e tij rreth regjimit dhe moralit tė kalbur tė atij regjimi.

Nėse do t'i mėshonim prap mendimit tė F. Niēes, do tė vinim nė dukje se sakrifica tek H. Nela ėshtė njė sakrificė e sjellė nga rrethanat qė mbėrrin deri nė cakun e njė martirizimi. Tė njė martirizimi nė emėr tė lirisė. Pėr shkak tė kėsaj lirie ai krijoi edhe kodin e veēantė tė komunikimit, njė komunikim pėrmes gjakut e shpirtit, kur i mungonin edhe kushtet mė fillestare pėr tė shkruar, saqė detyrohej t'i rimonte vargjet pėrmes gishtave. Pėr shkak tė lirisė ai braktisi shumė e shumė gjėra. Pėr shkak tė saj atė do ta futnin krejt dhunshėm nė tokė.

Fragment nga libri "Havzi Nela, poeti i varur nė litar", qė sė shpejti del nga shtypi

Paradoksi, gjykatėsi qė dėnoi Havziun, nė Gjykatėn Kushtetuese
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Aug 14, 2008 10:47 pm

20-vjetori i varjes sė poetit Havzi Nela. Apel pėr pastrimin e instirucioneve shtetėrore nga xhelatėt e diktaturės

Salla e Muzeut Kombėtar oshėtinte dje nga thirrjet e Lavdije Nelės, pėr tė ēuar para drejtėsisė ata qė varėn nė litar bashkėshortin e saj, poetin Havzi Nela, ndėrsa pak metra mė larg, Gjykata Kushtetuese mban brenda saj atė qė firmosi varjen e poetit, Fehmi Abdiun. Abdiu edhe dje u fut nė zyrėn e tij nė Gjykatės Kushtetuese, ku prej disa vitesh vazhdon tė japė leksione pėr drejtėsinė, ndonėse mbi tė rėndon pesha e rėndė e krimit mė monstruoz tė kryer nė grahmat e fundit tė diktaturės komuniste. Dje, nė Muezun Kombėtar u pėrkujtua 20-vjetori i varjes nė litar tė poetit Havzi Nela. Bashkėshortja e tij, Lavdije Nela, tepėr e pikėlluar dhe me njė dhimbje qė duket qartė nė ēdo qelizė tė trupit tė saj, me shumė thjeshtėsi dhe vendosmėri kėrkoi, qė ata qė urdhėruan dhe firmosėn varjen e burrit tė saj tė dalin para drejtėsisė, kėrkoi qė zyrat e shtetit shqiptar tė pastrohen nga kriminelėt qė bėnin ligjin dje, por vazhdojnė edhe sot tė na mbushin mendjen "me leksione demokracie". Ajo grua e thjeshtė, por qė mbart nė vetvete kujtimin e bashkėshortit tė saj, poeti Havzi Nela, nuk kėrkoi hakmarrje, ndonėse burrin ia vranė pėr poezitė dhe pse ai kėrkonte mė shumė liri. Ajo thjesht kėrkoi drejtėsi, kėrkoi qė tė pastrohen institucionet shtetėrore nga ata njerėz, qė kanė lyer duart me gjak. Dhe kjo ėshtė gjėja mė normale nė njė shtet demokratik, por xhelatėt nuk tunden nga istikami i tyre, pasi kanė pasur si mburojė politikėn e majtė.

Mirėpo Fehmi Abdiu, gjykatėsi qė ēoi nė litar poetin Havzi Nela, jo vetėm qė nuk ka shkuar para drejtėsisė pėr krimin e kryer, por vazhdon tė jetė nė Gjykatėn Kushtetuese. Ai jo vetėm qė nuk ėshtė penduar pėr kėtė krim makabėr, por ėshtė shprehur publikisht se, "poetin e kishte dėnuar me ndėrgjegje tė plotė". Havzi Nela u var nė litar mė 10 gusht 1988 nė pragun e lirisė, kur diktatura me Ramiz Alinė, po kėrkonin gjak pėr tė mbajtur pėrsėri nė kėmbė regjimin e kalbur komunist. Ky fakt rrėnqethės u soll dje nga mjaft ish-tė burgosur politikė para tė pranishmėve tė shumtė, qė kishin mbushur sallėn e Muzeut Kombėtar nė Tiranė.

Kryetari i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Integrimit tė tė Burgosurve Politikė, Besim Ndregjoni, i cili organzoi edhe kėtė aktivitet pėrkujtimor tė varjes sė poetit Havzi Nela tha se, varja e poetit Havzi Nela, u krye dy vjet para shpalljes sė pluralizmit dhe ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri. Ai tha se, Ramiz Alia kėrkonte tė mbante pushtetin me gjak, duke vrarė edhe poetėt, por ai nuk mund tė vriste kurrsesi poezinė dhe lirinė qė kishte trokitur edhe nė Shqipėri. Ndregjoni kėrkoi qė persekutorėt dhe tė gjithė ata qė lyen duart me gjak, duke vrarė njerėz dhe poetė tė pafajshėm tė dalin para drejtėsisė. Sipas tij, asnjeri prej tyre nuk ka vend nė administratėn shtetėrore. Tė gjithė diskutantėt kėrkuan hapjen e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe pastrimin e drejtėsisė nga xhelatėt e diktaturės.

Shkrimtari Agim Musta, ish-i burgosur politik tha gjatė fjalės sė tij se, kishte kaluar njė kohė tė dėnimit nė burgjet komuniste me poetin Havzi Nela. "Unė kam qenė nė burg dhe internim bashkė me Havziun. Ishte fundi i vitit 1987. Ne punonim si skllevėr nė ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos nė Elbasan. Vjen autobusi dhe sjell skllevėrit e punės. Midis tyre shikoj njė njeri me njė pamje shumė fisnike, por shumė tė vuajtur. Me flokė tė bardha, ishte vetėm 32-vjeē. Mė thotė se kishte qenė 7 vjet mėsues nė jetėn e lirė. U lidh me mua. Mė tregoi fatkeqėsinė e tij, se si u ngrit kundėr shtetit diktatorial, etj. Se si shpėrtheu si njė vullkan dhe u largua menjėherė bashkė me bashkėshorten, kaloi pėr nė Jugosllavi, por jugosllavėt u hakmorėn dhe e kthyen mbapsht. Nga Elbasani na ēuan nė Spaē dhe Havziu punonte. Pas punės shkatėrruese nuk e linte librin. Ishte, mund tė them, i vetmi nga tė gjithė tė burgosurit qė s'e ndante kurrė librin nga dora. Kishte dashurinė dhe mirėsinė me njerėzit. E varėn nė mes tė Kukėsit vetėm e vetėm pėr tė tmerruar komunitetin", tha ndėr tė tjera Musta. Figurėn e poetit tė varur Havzi Nela e vlerėsoi edhe sekretari i Pėrgjithshėm Presidencės, Aleksandėr Flloko.

Poeti Havzi Nela ka lindur mė 1934 nė Kollovoz tė Kukėsit. Ai ishte njėri nga ata njerėz qė s'u pajtua asnjėherė me tė keqen, qė solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist nė Shqipėri gjatė viteve tė sundimit tė tij 50-vjeēar. Qysh nė shkollė tė mesme u shfaqėn kundėrshtitė e tij tė para ndaj padrejtėsive tė sistemit tė kohės, nisi tė formėsohet dhe tė marrė frymė ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtėsive tė sistemit qė po i ngrinte nė sistem. Pasi kishte kryer shkollėn pedagogjike nė Shkodėr, ai fillon punėn nė rrethin e Matit, por u bėnė shkak disa vjersha qė iu gjetėn, tė cilat siē duket ishin tė "papėlqyera" pėr pushtetin dhe pushtetarėt e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Mė 22 maj 1967 - dėnohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim tė pasurisė, ndėrsa bashkėshortja e tij me 10 vjet tė lirisė. Mė 8 gusht 1975 - ridėnohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet nė Arrėn. 15 qershor -arrestimi nė katundin Brekijė. 15 qershor, ora 12 e mesditės - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dėnimi i katėrt, ose dėnimi fatal. 25 qershor - bėn ankim pranė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė. 16 korrik - Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė, lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Rrethit Kukės. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin pėr ekzekutimin e Havzi Nelės. 10 gusht 1988, ora 2:00 pasmesnate - ekzekutimi me varje nė Kukės, tek stacioni i autobuzėve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites - trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pasmesnate - trupi futet nė gropė.

Rexhep POLISI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Sep 10, 2008 5:44 pm

Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga regjimi komunist




Flet kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve

Zyhdi Morava: S'e lejoj hapjen e dosjeve tė shkrimtarėve

Dorina TOPOLLAJ

Pėr kreun e shkrimtarėve tė Shqipėrisė, ēdo njeri qė
ka jetuar nė pluhurnajėn e diktaturės nuk ka dalė pa u bėrė pis
sadopak. E nga kjo nuk bėn pėrjashtim edhe Lidhja e Shkrimtarėve, e
cila sipas Zyhdi Moravės, nė kohėn e diktaturės ka qenė institucioni ku
ėshtė bėrė presioni mė i madh lidhur me dosjet, me intrigat, e me
spiunimet e njėri-tjetrit. Por pėr tė mirėn e letėrsisė e tė
shkrimtarėve ai ka marrė njė vendim. "Sa tė jem unė kryetar i Lidhjes
sė Shkrimtarėve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kėrkėnd tė merret
me tė kaluarėn e shkrimtarėve, tė cilėt s'kanė funksione politike dhe
shtetėrore", deklaron kreu i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Nė njė intervistė
pėr gazetėn "Tirana Observer", ai komenton ndjesėn e shkrimtares Diana
Ēuli, pėrse mendon se s'duhet tė hapen dosjet e shkrimtarėve dhe ēfarė
dosjesh ekzistojnė nė arkivin e Lidhjes.

Shkrimtarja dhe deputetja Diana Ēuli kėrkoi
ndjesė publikisht pėr pėrfshirjen e saj nė ēėshtjen e dy poetėve tė
pushkatuar nga regjimi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Si e komentoni ju
kėtė ndjesė?


Unė kam venė re qė kohėt e fundit, pėr arsye qė nuk
mund tė shpjegohen saktėsisht, bėhet shumė zhurmė pėr faktin qė Diana
Ēuli nė vitin 1976 ka bėrė ekspertizėn e disa poezive tė Genc Lekės,
dhe ajo qė mė habit paksa ėshtė amplifikimi i hershėm qė i bėjnė kėtij
fakti media, qoftė e shkruar, qoftė dhe ajo vizive. Tė krijohet
pėrshtypja sikur Diana Ēuli duhet kryqėzuar a thua se te Diana mbaron
gjithė kriminaliteti i 45 viteve diktaturė. Nė kėtė qė do them, nuk
marr pėrsipėr tė bėjė avokatin e Diana Ēulit, por si qytetar dhe si
kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve kam pėr detyrė tė bėjė
avokatin e sė drejtės dhe sė vėrtetės. E vėrteta nė rastin konkret
ėshtė se me kėtė problem jam marrė, nė vitin nė '93, mos gabohem, kam
botuar njė shkrim tek gazeta "Tribuna Demokratike" nėn nxitjen e
vėllait tė Vilson Blloshmit, i cili mė solli disa materiale tė nxjerra
nga arkivat dhe me publikimin e atij shkrimi, nė fakt mua, mė dukej se
i shėrbeja zbulimit tė njė fakti shumė tė hidhur, pushkatimit tė dy
poetėve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, por njėherėsh kam qenė dhe shumė
i tronditur para se ta botoja. Mė trondiste vdekja e dy poetėve nė
moshė tė re dhe shumė tė talentuar, sepse ndėrkohė kisha lexuar dhe
poezitė e tyre, qė ishin shumė tė mira. Kaluan pastaj shumė vjet dhe
kohėt e fundit ėshtė marrė njė fushatė kundėr Dianės dhe ku
pėrjashtohen dy tė tjerėt, tė cilėt, ndryshe nga Diana, kanė qenė shumė
mė tė ashpėr nė atė qė kanė shkruar. Pėrjashtohen Koēi Petriti dhe
Myzafer Xhaxhiu. Nė qoftė se tre njerėz kanė bėrė tė njėjtin veprim, nė
tė njėjtėn kohė, dhe ky veprim cilėsohet si i dėnueshėm, unė mendoj se
nuk duhet tė veēohet njėri nga tjetri. Nė qoftė se sulmi i ndėrmarrė
kohėt e fundit ndaj Diana Ēulit bėhet pėr arsye politike, kjo le tė
jetė pėrgjegjėsi e politikės, dhe shtypi, njė shtyp dinjitoz, mendoj
unė, nuk duhet ta amplifikojė nė kėtė fare feje siē e ka bėrė deri
tani. Kam dėgjuar se ajo ka kėrkuar falje publike, unė e vlerėsoj
jashtėzakonisht kėtė gjest qytetar tė saj, sepse nė fund tė fundit ajo
ndjen njė farė dhimbje, pėr mos thėnė pendimi, por nga kėndi im i
shikimit, Diana po aq sa ka njė mėkat, po aq ėshtė dhe viktimė. Ėshtė
viktimė e presionit tė Sigurimit tė Shtetit qė e ka detyruar atė nė
moshė fare tė re tė bėjė kėtė gjė, qė e kanė bėrė nė tė njėjtėn kohė
burra nė moshė mė tė madhe dhe akoma nuk kanė kurajėn civile dhe
qytetare siē bėri Diana, tė dalin publikisht dhe tė thonė: "Zotėrinj, i
kėrkoj falje familjes sė filanit. E kemi bėrė kėtė veprim ,kėtė gjest,
i cili ka ndikuar negativisht nė jetėt e tyre". Unė kėtė gjest tė
Dianės e vlerėsoj shumė. Kam dėgjuar sėrish se vėllai i Vilson
Blloshmit, Bedri Blloshmi ka shkruar nė njė gazetė ku ka thėnė qė "unė
nuk e fal atė". Unė nuk arrij ta kuptoj kėtė shprehje. Kur thua nuk e
fal, lind pyetja ēfarė do t'i bėsh? Kur njė grua tė kėrkon ndjesė, unė
mendoj se do jesh jo fort normal tė mos e pranosh ndjesėn e kėsaj
femre, pavarėsisht se ēfarė tė ka shkaktuar. Nė njė kohė kur flitet pėr
pajtime gjaku, ku shumė njerėz janė pajtuar. Nė rastin konkret, Diana
nuk i ka gjak kurrkujt. Duke qenė se jam tėrėsisht i informuar nė kėtė
pikė, akt-ekspertiza qė ka bėrė Diana Ēuli pėr poezitė e Genc Lekės dhe
akt-ekpertiza qė ka bėrė Koēi Petriti pėr poezitė e Vilson Blloshmit
dhe akt-ekspertiza qė ka bėrė Myzafer Xhaxhiu pėr pėrkthimet e Vilson
Blloshmit, le t'i quajmė sikur janė krim, por ky krim arrin deri tek
neni agjitacion propagandė, i cili dėnohej me 10 vjet burg. Pra tė tre
kėta persona nuk kanė gisht nė vrasjen e kėtyre poetėve me atė qė kanė
thėnė. Pėr atė, qė ata kanė ndikuar qė poetėt tė marrin maksimumin 10
vjet burg, kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi morale dhe Diana kėtė pėrgjegjėsi
e vuan dhe ka kėrkuar ndjesė publike. Pėrse i pushkatuan, po e them pėr
ata qė nuk e dinė dhe pėr brezin qė ėshtė mė i ri. Fill pasi gjykata e
Librazhdit i dėnoi me 10 vjet burg pėr agjitacionin dhe propagandė hyri
nė mes Partia, e cila kishte interes qė kėta djem tė talentuar, me
pasione tė mėdha letrare, tė ekzekutoheshin tė hiqeshin nga qarkullimi
sepse ishin bij tė familjeve tė deklasuara. Bij tė familjeve
nacionaliste. Pikėrisht kėtu sekretari i Partisė tė Librazhdit nė atė
kohė, i cili, me siguri kishte marrė udhėzime nga lart, ulėrin dhe
bėrtet me tė madhe dhe thotė: Ē'keni bėrė, duhet qė ata tė pushkatohen
dhe inskenuan nė mėnyrė tė llahtarshme njė nen, atė tė sabotimit
ekonomik, i cili kishte 25 vjet burg deri nė pushkatim. E parė nė kėtė
kėndvėshtrim, Dianės nuk mund t'i thuhet, siē shkruhet nėpėr shtyp, qė
ke vrarė dy poetė, qoftė dhe Koēi Petritit, qoftė dhe Myzafer Xhaxhiut.
Mėkati i tyre, faji i tyre arrin deri tek dėnimi agjitacion e
propagandė. Kėshtu qė i vėllai i Vilson Blloshmit apo ndonjė tjetėr qė
thotė "unė i fal, unė s'i fal", e para, ėshtė punė e tyre, por nuk ka
tė drejtė morale as ligjore tė thotė se mė ka vrarė vėllain, por ma ka
dėnuar me burg. Nė qoftė se ai apo ata janė kaq tė vendosur sa tė mos
falin njeri, dhe unė i mbėshtes nė kėtė drejtim, le t'i marrin me
radhė, le tė krijojnė dosje, le tė hedhin nė gjyq gjyqtarin dhe
prokurorin e Librazhdit tė asaj periudhe, hetuesin apo hetuesit qė u
morėn me kėtė punė dhe inskenuan nenin e sabotimit ekonomik, prokurorin
e pėrgjithshėm nė atė kohė, krye hetuesin e pėrgjithshėm nė atė kohė,
sekretarin e parė tė Librazhdit nė atė kohė, kryetarin e Komitetit
Ekzekutiv tė Librazhdit nė atė kohė, kryetarin e Gjykatės sė Apelit nė
atė kohė, kryetarin e Gjykatės sė Lartė nė atė kohė dhe sekretarin e
Presidiumit tė Kuvendit Popullor, i cili firmosi mos faljen e jetės sė
kėtyre djemve qė kishin njė talent tė jashtėzakonshėm nė fushėn e
letrave. Unė mendoj se ky cikėl duhet mbyllur. E para, njė herė ajo ka
kėrkuar ndjesė, e dyta ėshtė njė shkrimtare shumė e mirė, e treta ėshtė
nėnė, e katėrta ėshtė bashkėshorte. Le tė merren me ata qė pėrmenda pak
mė parė. Kjo do tė ishte dinjitoze si pėr familjarėt e tyre dhe shumė
tė tjerė qė janė tė interesuar qė drejtėsia tė vihet nė vend.

Cili ėshtė opinioni juaj si kreu i Lidhjes sė Shkrimtarėve, a duhet tė hapen dosjet e shkrimtarėve?

E kam dėgjuar shpesh kėtė ide, qė shkrimtarėve duhet
t'u hapen dosjet, nė njė kohė qė nė Parlament akoma diskutohet hapja e
dosjeve personave qė duhet t'u hapen dosjet, dhe nuk ėshtė marrė asnjė
vendim pėr kėtė punė. Dėgjojmė nėpėrmjet televizione e media akuza tė
ndėrsjella nga tė dy forcat e mėdha politike. Tė majtėt dhe tė djathtėt
akuzojnė njėri-tjetrin pėr krime nė kohėn e diktaturės dhe pėrmendin
njė seri pseudonimesh. Unė jam shumė dakord, dhe them sot, e kam thėnė
edhe me kohė, qė nė vitin 1991, tek gazeta "Republika", qė dosjet duhet
tė hapeshin jo tė hapen. Ka njė ndryshim shumė tė madh, sepse kanė
kaluar 15 vjet. Nė qoftė se themi qė tė hapen dosjet, unė jam deri nė
atė masė qė ėshtė kėrkuar nė Parlament. T'u hapen dosjet qeveritarėve,
parlamentarėve, tė gjithė atyre qė kanė poste drejtuese, tė gjithė
atyre qė nga pozicioni qė kanė mbrojnė ligjin, bėjnė ligjin, bėjnė
moralin, mbrojnė moralin e kėshtu me radhė. Dhe kjo s'ka ndonjė efekt
tė madh. Ndėrsa pėr hapjen e dosjeve tė shkrimtarėve, e para, nė rastin
e 60-vjetorit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, nė mbledhjen qė bėmė, kam
thėnė: "Jam i vendosur qė duke filluar nga sonte do tė mbyllet
hermetikisht porta e sė shkuarės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe
Artistėve tė Shqipėrisė prej nga vazhdimisht ēlirohet gazi karbonik i
sė keqes qė ėshtė bėrė nė atė kohė. Tė hapet dera e sė nesėrmes, njė
derė ku tė vijė oksigjen jete i marrėdhėnieve miqėsore me
njėri-tjetrin." Nė kohėn e diktaturės Lidhja e Shkrimtarėve ka qenė
vendi ku ėshtė bėrė presioni mė i madh lidhur me dosjet, me intrigat,
me spiunimet e njėri-tjetrit, kėto tashmė dihen. Nė qoftė se do tė
hapen dosjet e shkrimtarėve tė asaj kohe, veprimi i Diana Ēulit do tė
duket shumė minor nė krahasim me ē'ėshtė bėrė kėtu. Dihet se tė punoje
nė Komitetin e Partisė duhet tė ishe me njė biografi shumė tė pastėr
politikisht, flas do tė ishe "i yni", siē thuhej, dhe ishte e njėjta
gjė po tė punoje nė Lidhjen e Shkrimtarėve, duhet tė ishe me biografi
tė pastėr, duhet tė ishe i devotshėm pėr tė shėrbyer diktaturės, duhet
tė ishe i "i yni", siē tė quanin ata oficerėt e Sigurimit tė asaj kohe.
Unė jam i vendosur qė nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė mos zbulohen
gjirizet e sė djeshmes. Le ta fillojnė hapjen e dosjeve me mua. Unė jam
kryetar i kėtij institucioni dhe kam pėrgjegjėsi morale, dhe dosjen
time le ta hapin qė nesėr. Por shkrimtarėt e tjerė qė nuk janė
funksionarė shteti, qė nuk bėjnė pjesė nė Parlament, qė s'kanė poste
drejtuese, do t'u hapen dosjet vetėm atėherė kur do t'i hapen dosjet
gjithė popullit shqiptar.

Z. Morava, ēfarė informacioni keni ju pėr
ekzistencėn e dosjeve tė shkrimtarėve nė Lidhjen e Shkrimtarėve? A keni
gjetur ju tė tilla dosje?


Nė qoftė se bėhet fjalė pėr dosjet tė Sigurimit, unė
nuk kam gjetur dosje tė kėsaj natyre. Por qė ato kanė ekzistuar, ėshtė
mė se logjike, sepse kėtu ka pasur njė operativ Sigurimi dhe ai fiks
pėr kėtė punė ishte. Pėr t'u hapur dosje shkrimtarėve, pėr t'i
provokuar, pėr t'u bėrė presion atyre, siē na bėnė presion edhe neve qė
hėngrėm burgun. Ky operativ ka pėrgatitur kėto dosje.

A ruheshin kėto dosje nė arkivin e Lidhjes?

Nuk e di ku ruheshin, se nė atė kohė nuk kam qenė
anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Por dosje tė kėsaj natyre nuk
ekzistojnė nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Nė qoftė se kėto dosje kanė qenė
nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe aktualisht nuk janė, dhe dikujt i
intereson pėr tė ditur se ku janė, ma do mendja se detyra e medias
ėshtė qė tė kapė, tė investigojė, tė pyesė me radhė kryetarėt
paraardhės. Unė deklaroj se dosje tė kėsaj natyre nė Lidhjen e
Shkrimtarėve nuk kam gjetur dhe nuk ekzistojnė.

Shkrimtari Ismail Kadare deklaroi nė njė intervistė pėr emisionin "Opinion", se njė pjesė e arkivit ėshtė zhdukur...

Kadare mund tė dijė disa gjėra mė tepėr se sa unė,
sepse ai ka qenė atėherė nė Lidhje, ka qenė, mos gaboj, nė kryesi, nuk
jam i sigurt, hynte dilte si gjithė anėtarėt e tjerė tė Lidhjes. Unė
thashė, atėherė nuk lejohesha tė kapėrceja pragun e derės sė Lidhjes e
jo mė tė hyja brenda dhe tė dija kėto gjėra qė di Kadareja. Por nė
qoftė se ėshtė e vėrtetė qė Kadareja thotė se kanė ekzistuar dosje dhe
janė prishur, mua mė duket se media ka buēitur gjatė se edhe dosjet mė
tė rėndėsishme qė kanė qenė nė arkivin e Ministrinė e Brendshme edhe
ato na qenkan zhdukur. Pastaj, ma do mendja, edhe njėherė po e
nėnvizoj, qė kėto dosje nėse ekzistojnė diku, le tė gjenden, le t'i
shėrbejnė historisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Por nėse ato i kėrkojnė
pėr t'i pėrdorur, pėr t'ia pėrplasur turinjve njėrit apo tjetrit tė
kaluarėn, unė edhe njėherė po them, nga ajo e kaluar askush s'ka dalė
puritan. Me pėrjashtime jashtėzakonisht tė rralla. Kjo gjė nuk do t'i
shėrbente as letėrsisė shqipe, as jetės sė shkrimtarėve, as tė
nesėrmes. Unė, si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, sa tė kem mandatin
nuk do tė lejoj tė ndodhė kjo gjė, sepse nga kjo s'vjen asgjė e mirė.

A ka dosje nė Lidhjen e Shkrimtarėve, qė
janė procesverbale tė plenumeve apo mbledhjeve tė kryesisė ku
kritikoheshin shkrimtarėt?


Po. Nuk e di nėse janė tė plenumeve apo tė kujt
janė, por zakonisht nė mbledhjet e kryesisė mbaheshin procesverbale.
Rastėsisht nė njė zyrė kam parė njė stivė dosjesh tė kėsaj natyre,
gjithė pluhur, e kam hapur njėherė. Kam parė nė procesverbal, "filani u
ngrit e tha pėr filanin", dhe e mbylla menjėherė. S'pata pikė
kurioziteti pėr ta lexuar mė tej. Mė krijoi njė pėshtirosje. Me siguri
kėtu janė procesverbalet. Nuk kam treguar ndonjė interesim tė madh pėr
tė dėrguar dikė pėr t'i pastruar pluhurat, sepse ėshtė njėsoj sikur tė
kalosh nė njė rrugė shumė tė pastėr, tė marrėsh bajgat e njė kali, e
t'i ruash e t'i konservosh diku nė njė cep tė kėsaj rruge. Ato le tė
jenė atje. Nėse njė shkrimtari do t'i duhen pėr tė bėrė historinė e
Lidhjes sė Shkrimtarėve, le tė vijė dhe tė bėjė ēfarė tė dojė. Por edhe
njėherė nėnvizoj, sa tė jem unė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, nuk
do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kėrkėnd tė merret me tė kaluarėn e
shkrimtarėve, tė cilėt s'kanė funksione politike dhe shtetėrore. Atyre
qė u dhimbsen shkrimtarėt e Shqipėrisė, le tė kthejnė sytė nga gjendja
e mjerueshme financiare nė tė cilėn ata jetojnė. Kjo do t'u shėrbente
mė mirė shkrimtarėve, letėrsisė shqipe, personalitetit tė shkrimtarėve
dhe Shqipėrisė. Sepse, duam apo s'duam, shkrimtarėt janė udhėheqėsit
shpirtėrorė tė njė kombi. Nė qoftė se nė diktaturė u bė njė presion aq
i madh ndaj Lidhjen e Shkrimtarėve, u bė pikėrisht qė ky zė i fuqishėm
i udhėheqjes shpirtėrore tė kėtij vendi tė rrinte sus, dhe, pėrveē
presionit, dhunės, burgut, ishte pėrdorur edhe kjo mėnyra e ndyrė e
sherrit dhe e spiunimit midis njėri-tjetrit. E nėnvizoj edhe njėherė,
se nuk besoj qė tė ketė ndonjė njeri qė kaloi nė kėtė pluhurnajė e tė
ketė dalė pa u bėrė pis sadopak.

Vijon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Sep 10, 2008 5:45 pm

Te dhena

1. Qani Panariti (pėrkthyes) pushkatuar
2. Dhimitėr Falla (pėrkthyes) pushkatuar
3. Vincent Prenushi (poet) vdekur nė burg
4. Myzafer Pipa (gazetar kritik) vdekur nė hetuesi
5. Arshi Pipa (poet) burgosur
6. Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur nė burg
7. At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar
8. At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur
9. At Don Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur
10. At Anton Harapi (shkrimtar) pushkatuar
11. At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur
12. Dom Lazėr Shantoja (shkrimtar) pushkatuar
13. Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar
14. Imzot Jul Bonati (pėrkthyes) pushkatuar
15. Terenē Toēi (gazetar) pushkatuar
16. Sem Mark Ēuni (stilist) pushkatuar
17. At Aleksandėr Sirdani (folklorist) vdekur nė hetuesi
18. At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur nė hetuesi
19. Prof. Simon Deda (pėrkthyes) vdekur nė burg
20. Padėr Mark Harapi (shkrimtar pėrkthyes) burgosur
21. Padėr Gjon Karma (folklorist) burgosur
22. Padėr Pjetėr Mėshkulla (poet, teolg) burgosur
23. At Marin Sirdani (historian) burgosur
24. At Konrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur
25. Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur nė hetuesi
26. Pjetėr Gruda (aktor) vdekur nė kamp
27. Mark Dema (pėrkthyes) burgosur
28. Zef Zorba (pėrkthyes, regjizor) burgosur
29. Gjon Shllaku (pėrkthyes) burgosur
30. Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur
31. Koēo Tasi (linguist) burgosur
32. Ghush Sheldija (folklorist) burgosur
33. At Viktor Volaj (studiues) burgosur
34. Luigj Filaj (muzikolog) burgosur
35. Marin Skanjeti (gazetar) burgosur
36. Akile Tasi (gazetar) burgosur
37. At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur
38. Napolon Tasi (pėrkthyes) burgosur
39. Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik) burgosur
40. Filip Fishta (studiues) burgosur
41. Hazis Vrioni (pėrkthyes) burgosur
42. Jusuf Vrioni (pėrkthyes) burgosur
43. Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur
44. Mirash Ivanaj (linguist) vdekur nė burg
45. Lazer Radi ( shkrimtar) burgosur
46. Sulejman Idrizi(linguist) vdekur nė burg
47. Selman Riza (linguist) burgosur
48. Mitrush Kuteli (shkrimtar) burgosur
49. Qemal Draēini (kritik) vdekur nė burg
50. Mysine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur nė internim
51. Ramadan Sokoli (muzikolog) burgosur
52. Ndoc Nika (shkrimtar) burgosur
53. Mustafa Gėrblleshi (shkrimtar) burgosur
54. Gjergj Bubani (gazetar) vdekur nė burg
55. Zef Gruda (kompozitor) burgosur
56. Pashko Gjeēi (pėrkthyes) burgosur
57. Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur
58. Dylber Starova ( muzikant) burgosur
59. Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur
60. Anton Frashėri (shkrimtar) burgosur
61. Nexhat Hakiu (poet) burgosur
62. Petro Marko (shkrimtar) burgosur
63. At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur
64. Zef Leka (kompozitor) burgosur
65. Mithat Araniti (publicist, pėrkthyes)burgosur
66. Guljelm Deda ( gazetar, pėrkthyes) burgosur
67. Beqir Haēi (poet pėrkthyes) burgosur
68. Kasem Trebishina (shkrimtar) burgosur
69. Mark Ndoja (poet) burgosur
70. Gjergj Komnino (poet) burgosur
71. Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur
72. Nikolla Kote (pėrkthyes) burgosur
73. Pjetėr Gjini (poet kompozitor) burgosur
74. Kin Dushi (shkrimtar) burgosur
75. Dhora Leka (kompozitore) burgosur
76. Uran Kostreci (poet) burgosur
77. Lekė Previzi (piktor) burgosur
78. Pjetėr Arbnori (shkrimtar) burgosur
79. Leka Toto (dramaturg) burgosur
80. Nuredin Boriēi (poet) burgosur
81. Pano Taēi (poet) burgosur
82. Bajram Hyseni (poet) burgosur
83. Jorgo Bllaci (poet) burgosur
84. Trifon Xhargjika (poet) pushkatuar
85. Xhelal Koprėncka (poet) pushkatuar
86. Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
87. Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
88. Robert Vullkani (pėrkthyes) burgosur
89. Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
90. Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
91. Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
92. Anastasia Taēi (librare) burgosur
93. Mandi Koēi (kameraman) burgosur
94. Viktor Stratobėrdha (regjizor filmi) burgosur
95. Genc leka (poet) pushkatuar
96. Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
97. Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
98. Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
99. Visar Zhiti (poet) burgosur
100. Halil Laze (gazetar) burgosur
101. Daut Gumeni (poet) burgosur
102. Frederik Reshpja (poet) burgosur
103. Lluk Kaēaj (bas)burgosur
104. Milto Vako (dirigjent) burgosur
105. Kiēo Venetiku (dirigjent) vdekur nė burg
106. Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur nė burg
107. Vangjush Tushi ( piktor) vdekur nė burg
108. Edison Gjergo (piktor) burgosur
109. Ali Oseku (piktor) burgosur
110. Maks Velo (piktor) burgosur
111. Abdullah Cangoni(piktor) burgosur
112. Sadri Ahmeti (piktor) burgosur
113. Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
114. Minush Jero (dramaturg) burgosur
115. Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
116. Sherif Merdani (kėngėtar) burgosur
117. Fadil Paērami (dramaturg) burgosur
118. Beqir Ēela (poet) pushkatuar
119. Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
120. Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
121. Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
122. Myqerem Janina (pėrkthyes) vdekur nė burg
123. Dhimitėr Lala (kameraman) burgosur
124. Dhimitėr Furrxhi (aktor estrade) burgosur
125. Telat Agolli (artist cirku) burgosur
126. Havzi Nela (poet) varur
127. Ylber Merdani (poet) burgosur
128. Aleksandėr Zeka (poet) burgosur
129. Jamber Marko (poet) burgosur
130. Gjergj Peēi (poet) burgosur
131. At Zef Simoni (poet) burgosur
132. Dom Frano Ilia (folklorist) burgosur
133. Dom Nikollė Mazreku (studiues) burgosur
134. At Zef Pėllumbi (shkrimtar) burgosur
135. Llazar Moreka (kompozitor) burgosur
136. Niko Kotani (redaktor) burgosur
137. Medi Prodani (kitarist) burgosur
138. Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur
139. Mihal Zallari (publicist, pėrkthyes) burgosur
140. Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur
141. Zef Mala (drejtor i biblotekės) vdekur nė burg
142. Fotaq Filipeu (muzikant) burgosur
143. Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur
144. Gani Skura (poet) burgosur
145. Fatos Mero Rrapaj (folklorist) burgosur
146. Eqerem Biba (pėrkthyes) burgosur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Wed Sep 10, 2008 5:50 pm

Rilindasi Kristo Kirka vdes ne burgun e Burrelit




Kristo
Kirka, rilindasi i fundit shqiptar, vdiq ne burgun frontoje te Burrelit
me 28 prill te vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, qe diktatura
komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij?
Kishte lindur ne Korēe
ne vitin 1883, ne nje familje tregetare te ndershme, e mbrujtur me
ndjenjen e shqiptarizmit. U edukua me dashurine per kombin shqiptar nga
babai i tij, Dhimiter Kirka dhe dajua, Ciko Alla, nje nga 9 arhondet,
qe qeverisen Korēen ne fillim te shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek,
por mbeti kundershtar i papajtuar me ‘megalomanine” dhe
“panhelenizmin”. Per hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si
veprimtar i devotshem i ēeshtjes shqiptare. Per t’i shpetuar burgut dhe
internimit, ne vitin 1905, ne moshen 22 vjeēare merr rruget e mergimit
dhe vendoset ne SHBA. Behet nje nga veprimtaret me te spikatur ne
kolonite shqiptare te Amerikes dhe vihet ne krye te levizjes, per
krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne vitin 1908, se bashku me
patriotet Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi
shkon ne New York, per te deshmuar dorezimin prift te Fan Nolit. Mbas
kesaj fitoreje te shkelqyer te besimit ortodoks, qe behet pararendes
perpavaresine e Shqiperise, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqerise
shqiptare “Besa – Bese” dhe zhvilloi aktivitet te etshem politik. Me
1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirken me mision, per
t’u takuar me udheheqesit e shoqerive shqiptare ne Ballkan. Nga
Rumania, kthehet ne atdhe dhe ne krye te nje delegacioni, shkon ne
Durres, per t’i uruar mireseardhjen princ Vidit, Mbretit te Shqiperise.
Ne vjeshten e vitit 1914, rrok pushken dhe vihet ne balle te
luftetareve te Themistokli Germenjit, per te mbrojtur Shqiperine
juglindore nga andartet greke. Luftetaret e lirise, sado trima qe
ishin, u detyruan te terhiqen para ushtrise se rregullt greke. Kristo
Kirka, diten e zeze kur greket pushtuan Korēen, e pershkruan ne kete
menyre:
“Ishte mbremje. Pasi kisha bere nje cope rruge, u ndala
dhe mbajta frymen. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti
m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte.
Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe
ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korēe. Dheu
m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me
kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te
rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e
ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te
helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia...”
Kthehet
perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr
ēeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes
te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe
ortodoksest e Shqiperise jane greke.
Ne vitin 1921, se bashku me
Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes.
Po ate vit zgjidhet deputet i Korēes se bashku me Nolin ne Parlamentin
e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon
ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen,
Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj
Fishten, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter
Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe,
per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e
harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e
kohes.
Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e
Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia
e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje
komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale
Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari,
nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te
veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
Ne vitin
1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone
ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e
kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin
1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet
nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per
shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten mė
greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te
veēanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe
vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore
agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne
Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
Gjate
luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korēes, ne
dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe
internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
Gjate viteve 1942 –
1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korēes, detyre qe e
kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe
zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korēes. Komunistet duke njohur
simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne
te ashtequajturen Levizje Nacionalēlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter,
veēse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo –
komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne
Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te
komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur
repartet komuniste hyne ne Korēe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u
prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per
Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i
garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar
Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer
ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto
fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por
fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka,
kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me
zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se
Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12
ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere
rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
Ne qershor
te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te
kthehet kurre me ne Korēen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur.
Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer
te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te
dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke
sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur
lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i
denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e
Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin
e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit,
qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo
Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen
per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences
shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po
ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant
ne gjimnazin e Korēes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek
luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht
ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”.
E dergojne ne kampin shfaroses te Vloēishtit, per te punuar si skllav
ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja
deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin
neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla
nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol
qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne
burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
Persekutimi komunist ndaj
familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e
Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan
te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe
kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte
ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e
nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te
vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi
ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill
te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete.
Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne ēastet e
fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa
burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur,
qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i
tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit
te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te
se ciles po i paraqesim me poshte:

Vdiq flamurtari i moēem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoēem
E pa u perkule njehere

Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!... Per atdhe!”

Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere.
Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe
kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi
denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne
tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit
te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i
diktatorit Ēaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist
shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne
Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi
komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e
komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve
dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij,
mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset
ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen
e ēeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij,
emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e
martireve te kombit.

Marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi” i Agim Mustes.

edsh.org
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   Thu Mar 05, 2009 11:08 pm

Havzi Nela, triumfi i njė morali brenda ferrit
Nga Petrit PALUSHI
1.
Ėshtė e nevojshme tė thuhet se Havzi Nela nuk luajti asnjėherė rolin e viktimės, tė lutjes a mėshirėkėrkuesit, apo tė fshehjes sė asaj qė ndjente, por u shfaq si njeriu i pėrballjes sė madhe dhe qė kėrkonte vazhdimisht drejtėsi.
Kėshtu ndodhi nė dėnimin e parė me 15 vjet burg, nė ridėnimin prej 8 vjetėsh, nė dėnimin e tretė (internimi) dhe nė dėnimin e fundit fatal. Mbas dėnimit tė fundit, i kėrkonte Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė me kryesues Abdiun dhe anėtarė Robon dhe Laskėn: "Tė mė japė drejtėsinė qė mė takon". Edhe pak kohė para se t'i merrej fryma, nė orėn 3.30 tė mėngjesit ende tė terrtė tė 10 gushtit tė 88-s, ai gjeti forca tė ruante profilin e njeriut qė s'qe pajtuar asnjėherė me shėmtinė e atij regjimi, qė s'u pėrvujtnua, gjunjėzua e s'u pėrshpirt kurrsesi t'i falej jeta.
"I keq kam qenė dhe ashtu po shkoj. Tė kėqijat e mia i mora me veti. Kėrkoj qė tė afėrmit e mi tė trajtohen mirė, mos tė merren nėpėr kambė. Kam nėntėqind e dhjetė lekė dhe kėrkoj qė kėto t'u jepen tė afėrmve tė mi (nanės)".
Kjo ka tė bėjė me thelbin e ēeshtjes tek ky njeri: pėrpjekja dhe sakrifica pėr lirinė, pėr paqen sociale, duke mbetė ajo qė ėshtė esenciale pėr njė njeri veēanėrisht nė kohėra tė jashtėkohshme, pikėrisht VETVETJA, mostjetėrsimi i VETVETES.
Herezia ndaj H. Nelės nuk ka nisė pėr shkak tė arratisjes sė tij me 26 prill tė 67-s, por pikėrisht dhjetė ditė mė herėt pėr shkak tė reagimit civil ndaj tezave shkretuese tė diktatorit Hoxha tė shkurtit tė 67-s. Nė pėrballjen me pushtetarinė vendore, nė Shishtavec, ai shfaq haptas pikėpamjet e veta:
"...Populli asht i sėmurė, tri gjylpana menjiherė nuk e shėrojnė, por e shkatėrrojnė. Mungon edhe fjala e lirė dhe shtypi i lirė pėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut...".
Ėshtė fjala pėr mosfutjen nė kooperativė, pėr mosprishjen e objekteve tė kultit dhe nė tėrėsi pėr lirinė e individit.
Nė atė qė shtron, ai ėshtė i kthjellėt, me njė ndjesi reaguese ndaj asaj ofensive qė kėrkonte prishjen e shtyllave tė shenjta si prona, besimi te zoti, liria e individit. Fjala e kėtij njeriu tė thjeshtė qe njė alarm, qe njė thirrje pėr atė qė do tė ndodhte mė pas dhe vendi do tė futej nė bunkerin e vetėrrėnimit.
Kėtu ngre krye vizioni i kėtij njeriu; ai pėrpiqej qė programi zezonė i partisė-shtet tė kthehej me kryeposhtė, dhe me ndėrrimin e regjimit komunist, sot ėshtė e lejueshme prona, besimi te Zoti, veshja sipas shijes sė vetė individit, etj.
Ndoshta qysh kėtu nisin e jetėson dy gjėra tė qenėsishme:
1. Vizioni i kthjellėt.
2. Raporti me diktatorin, tė cilin nė njė poezi tė vitit 1975, do ta cilėsonte "Tirani ynė", apo dhe nė njė shėnim tė vitit 1983 nė kamp-burgun e Qafė-Barit kur vinte nė dukje se "Shtylla qėndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qėndron Hoxha".
Mbas kėsaj, do vinte pėrplasja nė kėshillin pedagogjik dhe organizatėn e partisė, dhe po prap do tė mbronte pikėpamjet e veta, qė do tė thotė se nė mendjen e vet qe formėsuar ideja se tezat e 6 shkurtit tė diktatorit do t'ishin rrėnuese pėr krejt vendin dhe ai s'kish kurrfarė zmbrapsje pavarėsisht pasojave tė mėvonshme. Ndėrsa arratisja e tij ėshtė spektakolare, sidomos pėr gjestin nė kohėn e kapėrcimit tė kufirit, ku nė letrėn qė la tek Piramida me shėnimin:
"Lamtumirė, Atdhe i dashun,
Po tė la, po zemėrplasun".
po dėshmonte se rrethanat po e detyronin tė kryente njė gjė tė tillė, dhe nė rast se do tė mbaronte ajo aventurė, ai do t'i pėrmbahej dėshirės sė shfaqur nė vitin 1962, se kish dėshirė tė shkonte nė Austri dhe tė shkollohej edhe aty, ku kishin studiuar Poradeci dhe Ēabej, mė vonė prej aty e nė Amerikė.
2.
Po tė kish pranuar ofertėn e UDB-sė, ai do t'i kish shpėtuar ferrit tė kėtejmė, por mu pėr shkak tė pavarėsisė dhe tė moralit tė moralshėm, ai mori dėnimin e parė prej 15 vjetėsh.
Nė rast se do tė kish ndejtė urtė, me gojė tė mbylltė dhe njėsh me rregulloren e burgut, pra nė rast se nuk do tė shprehej nė 75-n, gjithnjė sipas dokumenteve arkivorė se "kėta qė flasin nėpėr gazeta pėr burgjet e Spanjės janė bėrė mė tė tmerrshėm nga Hitleri e Franko... Po tė flasėsh dy fjalė dėnohesh me 10 vjet privim lirie e punė tė rėndė. Kampet e riedukimit janė nė tė vėrtetė kampet e shfarosjes graduale tė njeriut... Nė Perėndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetesės kanė arritur kulmin pasi ke ē'tė shijosh", apo se "... Tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t'i detyrojė edhe kėta t'i zbatojnė patjetėr... Liri pėr njerėzit ka nė Amerikė... alamet presidenti bėn betimin para kryetarit tė Gjykatės federale. Fjalėn e kishte pėr presidentin qė zėvendėsoi Niksonin"; etj, etj, dhe nė kėtė kontekst, po tė mos raportohej nga 6 bashkėvuajtės, nuk do tė ridėnohej me 8 vjet tė tjera, kur i kishin mbetė prej dėnimit tė parė edhe 6 vjet, 4 muaj e 18 ditė.
Po tė kish dalė i penduar prej burgu, me njė fjalė po t'ish tjetėrsuar, po tė kish ulė kryet dhe tė merrte frymė pėrmes hundėve tė konformizmit, dmth, po tė mos ishte Havzi Nela, por maska e tij, po tė mos e njihte fort mirė regjimtaria komuniste, me strukturat e veta dhe me spijuninė rreth e rreth, pra po tė mos e shihte si mur tė pakalueshėm, ai nuk do tė internohej nė Arrėn, nė njė katund qė tė jepte imazhin e njė mikrosiberie shqiptare.
Por fati qe gjithmonė mizor me tė.
Po tė shohim ndodhinė e ngjarjeve sipas konceptit tė K.Popperit, atėherė ia vlen tė besosh se po tė mos ishte dėnimi i tretė (internimi nė Arrėn), ndoshta rrjedha e jetės sė tij do t'ish mė ndryshe.
"Megjithatė, mė shkonte shpesh mendja qė mua do mė internonin, por nuk mė shkonte mendja kurrė se do tė mė internonin pikėrisht nė fshatin Arrėn. Pėrkundrazi. Mendja mė shkonte se do tė mė internonin nė ndonjė rreth tjetėr, larg Kukėsit, ku unė tė kisha mundėsi mė shumė pėr tė krijuar familje dhe pėr ta shijuar jetėn nė kėto vite qė mė kanė mbetur, sepse vitet mė tė mira tė jetės i kam kaluar nė burg".
Nė rast se ndonjėherė do tė rihapet procesi gjyqėsor, dmth, njė gjykim normal, do tė mėsohet se hetimi ka zgjatur vetėm nė harkun e 7 ditėve, se vendimi pėr ekzekutim ėshtė marrė nė Gjykatėn e Kukėsit dy dytė para seancės gjyqėsore, se janė kapėrcyer kryekėput edhe vetė ligjet e zeza tė kohės, se ndėshkimi qe krejtėsisht politik, me gjithė pėrpjekjet pėr ta zhvendosė tė vėrtetėn dhe manipuluar faktet. Kėtu na vjen nė ndihmė edhe njė pjesė nga Vendimi i Gjykatės sė Kukėsi, qė u mor krejt i mirėqenė edhe prej Kolegjit Penal:
"I pandehuri paraqitet me njė personalitet shumė tė keq, armik i egėr e i betuar, ēka flet pėr njė rrezikshmėri shumė tė madhe tė tij. Disa herė ėshtė dėnuar dhe pėrsėri mė me konseguencė ka vepruar si armik, si nė kushtet e izolimit, ashtu edhe nė gjendje tė lirė. Asnjė lloj dėnimi pėr kėtė tė pandehur nuk ka mė efekt pėrveē atij kapital, sepse pėr tė nuk ka mė shpresė edukimi".
Nė kėtė rrjedhė, komisioni i marrjes sė frymės sė H. Nelės, bashkė me kreun R. Alia, praktikoi edhe aktin e parafundit ndaj H. Nelės, ekzekutimin me varje, si njė pėrpjekje tjetėr pėr tė terrorizuar banorėt e Kukėsit, por qė u kthye nė tė kundėrtėn e vet: qėndrimi-homazh i banorėve ndaj tė martirizuarit qe njė shenjė se regjimi qe nė pėrpėlitjet e fundit.
Kėtu, nė vijueshmėri mund tė mėsohet gjithashtu se miratimi pėr dėnimin fatal ėshtė dhėnė nga 7 presidiumsa tė K. Popullor: Rita Marko, Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rrahman Hanku dhe Emine Guri (me votė pėrmes telefonit), ēka do tė thotė se ka votuar pėr marrjen e jetės mė pak se gjysma e anėtarėsisė, qė mund tė bėjė pjesė nė njė rrėfim absurd, tė pabesueshėm pėr njė njeri normal, sidomos votimi pėrmes telefonit, dhe kur bėhej fjalė pėr marrjen e jetės sė njė njeriu.
Nė anėn tjetėr, nė rast se do t'ishin hapur dosjet qysh nė 92-in, madje edhe ato tė proceseve gjyqėsore, F. Abdiu, njė prej firmosėsve tė dėnimit tė martirit Nela, nuk do tė kishte shansin tė futej nė Parlamentin pluralist tė Shqipėrisė, as disa vite mė vonė tė merrte kreun e Gjykatės kushtetuese, as Laskaj s'do tė kishte shansin tė ishte nė krye tė njė institucioni tė kontrollonte pasurinė e Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit dhe tė parlamentarėve tė Shqipėrisė, ndėrkaq as gjitha shpura tashmė e njohur qė punoi sistematikisht t'i merrej padrejtėsisht jeta martirit Nela, nuk do tė vijonte tė punonte nė sistemin demokratik tė drejtėsisė. Tė ndalemi pak nė Republikėn Ēeke: nė dhjetor tė vitit qė shkoi njė ish-prokurore nė moshėn 86 vjeēare u dėnua nga Gjykata e Lartė me 6 vjet burgim, pėr shkak tė dėnimeve qė u kishte dhėnė disa politikanėve antikomunistė nė vitet '50.
Nė rast se historianėve tanė nuk do t'u rrinte ende pėrmbi sy perdja e marksizmit, atėherė nė tekstet e historisė sė shkollave tė mesme dhe tė larta do tė pasqyrohej krimi ndaj njeriut tė lirisė Havzi Nela, si njė prej krimeve tė shėmtuara tė diktaturės komuniste, duke realizuar dėnimin e fundit politik me ndėshkim me varje, nė gjithė vendet e Evropės Lindore. Pėr fat tė keq, kjo ndodhi pėr shkak tė mosrefleksionit tė plotė tė shoqėrisė sonė.
Ende nuk ka ndodhur shkundullima e domosdoshme e saj, ai reflektim qė historia jonė tragjike tė shėrbejė edhe si mėsim qė n'asnjė formė tė mos shfaqen edhe vijat mė tė holla tė saj apo edhe imazhe tė asaj zymtie.
Ia vlen tė thuhet se nė rastin Nela apo nė raste tė pėrafėrta nuk bėhet fjalė pėr pendesė tė atyre qė ushtruan barbarinė, por pėrpjekje e hapur dhe e fshehtė qė tė funksionojė mekanizmi i harresės, justifikimi absurd se "E tillė ishte koha". Ndėrsa edhe ky takim i sotėm ėshtė njė solemnitet nderimi dhe njėkohėsisht solemnitet kundėr harresės. Ėshtė gjithashtu edhe meritė e medias qė e ka bėrė tė njohur vazhdimisht ēeshtjen Nela.
3.
E ndjej si obligim tė shpreh mirėnjohje ndaj dy vėllezėrve tė martirit Havzi Nela, Shukri dhe Asllan, tė cilėt mundėn tė nxjerrin fletoret me poezi nga kampburgu i Qafė-Barit, t'i ruajnė me pėrvuajtje dhe fisnikėri, dhe pėrmes atyre poezive tashmė na vjen mė i plotė profili i martirit Nela, me njė poezi thellėsisht politike, si njė tablo e ferrit tė kohės.
Gjithashtu respekt pėr Ministrinė e Kulturės dhe ekipin e shkėlqyer tė fisit Nela me banim nė Amerikė, tė cilėt mundėsuan botimin e dy librave, esenė time dhe poezinė e zgjedhur tė H. Nelės, si dhe dy botimeve tė tjera tė kėtij formati qė do botohen s'afėrmi: Albumi me foto tė Martirit dhe ribotimi i plotėsuar i librit "Fjala nė litar".
H. Hela ėshtė pėrfaqėsuesi i denjė i asaj shtrese dhe i atyre njerėzve, veēanėrisht nėpėr kampburgje, qė mbetėn vetvetja nė atė kohė mizorie.
Jeta dhe vepra e tij ėshtė dėshmi e madhe, ėshtė njė institucion karakteri, qėndrueshmėrie, ndjesie, veti tė cilėn e kanė kryesisht ata njerėz qė nė radhė tė parė janė VETVETJA.
"Shpejt gjithēka ka me marrė fund. Ne do mbyllim shumė gjana dhe do sillemi si njerėz, se pėrndryshe nuk e merr kurrė vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetėr gjaku qė s'e lan e s'mundet me e la kurrėn e kurrės tė parin".
Ky qe mesazhi i Nelės (sipas njė bisede me bashkėvuajtėsin Ismail Dida), mu nga zemra e ferrnajės, njė mesazh qytetėrimi, mesazh pėr njė paqe sociale, dhe natyrisht pėr njė Shqipėri ndryshe, pėr tė cilėn ai edhe u flijua, por "si njeriu qė bėri detyrėn e vet", po tė perifrazonim njė varg tė Ricos-it. Prandaj, pėrsa parashtrova mė sipėr, ai mbeti triumfi i njė morali brenda ferrit, mishėrimi i njė pėrpjekje qė liria tė mos mbetej vetėm iluzion.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkrime pėr Havzi Nelėn -   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shkrime pėr Havzi Nelėn -
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: