Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Wed Aug 13, 2008 4:33 pm

Dihet se kėnga jonė shumė kohė ishte nėn thumbin e cenzurės sė egėr,por
prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohėt,sepse ruante thelbin e vlerės sė
vet,ishte ndėr artet mė tė rralla nė botė me ritmikė e melos shumė tė pasur,u
pėrcoll brez pas brezi.Kėnga jonė pėrmbante vargje me fuqi shprehėse,qė tė
jepnin zemėr e moral pėr tė dashur atdheun,tė bėnte tė mburreshe me heronjėt dhe
historinė kombėtare,tė kohėve tė lashta deri nė ditėt e sotėme,me melodi tė
ėmbėla e porosi tė qarta dhe si e tillė kėnga jonė tė rrėmbente tė bėnte tė e
duash.Nė ditėt e sotėme pozita e kėngės dhe vetkėngėtarit janė tė mbetura varur
,nė kacafytje!Pase?E sotėmja i dha rastitn tė kėndohet antikėnga nė vend
kėngės,ēdokush mirret me kėndim,me shkrime tekstesh nga shkruesi dhe ai qė nuk
di tė shkruaj,me barbarizma,kopjime,vjedhje,e gėnjeshtra,inēizime falco,vetėm
pėr komercializėm,shkurt njė kėngė e zhveshur nga shqipja,e mbushur shund e
kiq,antivlerė mbi kulturėn tonė tė begatshme,qė ditė e mė shumė po bėhet mė e
pakuptimtė dhe e pa durueshme.

THėnja e vargjeve mė poshtė ėshtė mirė tė
ju bie nė sy pseudo-kėngėtarėve:


"Arti s“blehet as nuk
shitet,
Populli e ruan,e nė popull rritet".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
cristal
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 28
Age : 41
Vendi : Mitrovicė
Registration date : 26/08/2008

MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Wed Sep 17, 2008 4:40 pm

shaban e ke ceke nje teme shum interesante edhe qe duhet te diskutohet patjeter ne johen kur muzika e mirfillte eshte ne lengim si asniher me pare,por vete fakti se prej gushtit kur e paske qele kete teme nuk ka asnji reagim ketu tregon se liksht i kena punet a i perket muzikes,ka kengetare qe po mundohen me i mbajte gjalle ngjyrat dhe bukurine e tradites muzikore por tallavaja edhe ata qe po e adhurojne shum tallavane per nje here jane me te forte.
Eshte per keqardhje qe aq pak njerez kan shije per muziken tone te vertete dhe ne kete aspekt jane mediat ato qe po ndikojne negativisht duke promovu vetem muziken e cila ju sjell perfitim pa i kerku vlerat e verteta artistike,por keshtu eshte kur institucionet perkatese ja ne anomali dhe nuk kan ndermarre as hapin me te vogel ne kete drejtim.
Per perfundim mua me vjen nganiher me honger veten dhom kur i shof gjith ata njerez qe per yll muzikor e mbajne Meden ose do tipa te kti niveli,edhe me fole kah del shpirti me ben te frikesohem shija e pashije qe pjesa derrmuese jona ka per muziken.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 59
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Wed Sep 17, 2008 5:03 pm

Kėnga dėgjohet dhe pėrjetohet e jo shikohet !
Fatkeqsisht sot vlenė e kundėrta !
Ditėve tė fundit me ka ra tė shof intervistat e dy "kėngėtarėve" ( thonjėzat janė tė qėllimshme) dhe nga ato kuptova se poenta kryesore e tyre dhe " kėngės " sė tyre ishte video klipi (bile u tha se ai ėshtė bėrė nė Maqedoni dhe nga rezhisori maqedon sepse nė Kosovė e Shqipėri spaska natyrė dhe rezhisorė adekuat-e pėr te) dhe ngjyra e flokėve tė kėngėtares - kjo ndoshta metė drejtė se pėr ngjyrė tė zėrit s'mund tė flitet meqė ate se ka !
Eshtė tragjike por gjėja e parė qė mu kujtua kur pashė kėte temė ishte ankesa e njė jevgu :
"Na muarėt nė qafė bre ju shqiptarėt -na latė pa bukė - pėrpara kėndojshim na shqip e magjupisht e tash po kėndoni ju , po veq magjupisht !"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
nikchee
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 16
Age : 27
Vendi : Shtime
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Thu Oct 02, 2008 3:06 am

Per tu qene kengetar ne ditet e sotme ne trojet shqiptare nuk eshte veshtire , e incizon nje kenge spotin shkon te ai produksion ku nuk ka aspak vlera dhe `vjedh` instrumentale te ndryshme ballkanike , por kenga e mirefillte shkon ne humner se askush nuk do me me i ndegju jan mesuar m ritme te ndryshme ballakanike qe shyqyr zotit kemi sa te dush asi lloj kengesh me repsekt ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Thu Oct 02, 2008 4:23 am

Sot me mund tė madhė po mbijeton kėnga shqiptare. Njerzit e rrugės dhe fanatikėt e kombit tė cilėt zhyten kafeneve dhe nė tymin e duhanit pėr rė mos u vėnė re fytyra e tyre flasin zi dhe terr kundėr historisė, kundėr figurave tona kombėtare, dhe tė ēdo arritures tonė kombtare-shqiptare. Tė tillėt nuk lėnė pa ngulitur thonjėt edhe tek kėngėt tona duke i etiketuar si turke apo me karakter nga lindja...Ėshtė fjala pėr kėngėt tona tona tė mirėfillta se sotė ka greke, turge, sllave etj etj...

Cilado tė ketė qenė prejardhja e kėngėve qytetare shqiptare, prej motiveve tė Lindjes sė Mesme apo Ballkanit Jug Perėndimor, kėngėtarėt lirikė dhe kompozitorėt arangjues tė viteve 30 i ngjizėn ato kėngė si produkte vokale e instrumentale peėndimore e brenda shijes e aromės shqiptare.
Muzika qytetare psh e zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė historinė muzikore shqiptare. Kjo muzikė ėshtė trashėguar nė breza si njė shprehje e pastėr e shpirtit dhe kulturės sė popullit tė saj. Muzika qytetare ka qenė dhe ėshtė pjesė e domosdoshme e jetės sė pėrditėshme shqiptare.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Thu Oct 02, 2008 1:48 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   Thu Oct 02, 2008 12:50 pm

Kur kėndon kompjuteri


Roland QAFOKU

Mė rri ende nė mendje njė varg lapidar me autor tė madhin Ismail
Kadare, krijuar nė vitin 1989. Shtoi kėsaj edhe akordet dhe muzikėn e
tė madhit Gjergj Leka, dhe pėr mua ajo mbetet njė nga harmonitė mė tė
spikatura tė kėngės sė lehtė shqiptare. Strofa e parė nis me fjalėt "jo
nuk kish si ndodhte ndryshe, ndodhte ndryshe s'kish se si". Pėr tė
vazhduar mė tej me vargun "u desh tė zhdukeshin pėrbindėshat qė nė kėtė
botė tė vije ti". Performanca shoqėrohej me njė piano, njė kitarė
akustike, bateria, akomponjamenti dhe basi. Kėnga nė fjalė asnjėherė
nuk u ngjit nė ndonjė skenė festivali. Nuk mori asnjė ēmim tė parė a tė
dytė. Ishte kompozuar enkas pėr njė spektakėl mė se tė zakonshėm, por
ama sapo e kam dėgjuar mė ka rrėmbyer dhe pėlqyer aq shumė sa nuk mund
tė ndaja muzikalitetin e vargut alla Kadare me atė tė vetė kėngės alla
Leka. Por pėr ēudi, ato fjalė aq tė bukura tė vendosura nė renditjen e
tyre mė tė mirė, vazhdojnė tė jetojnė gjatė tek unė. Deri mė sot, nga
shumė e shumė kėngė qė kam dėgjuar e dėgjoj, atė se kanė zėvendėsuar.
Por si mund tė ndodhė kjo mund tė thotė dikush? Jetojmė nė njė kohė kur
bastardimi i teksteve dhe muzikės ėshtė nė kufijtė ekstremė. Sot
autorėt e teksteve nuk janė mė ata tė mėdhenjtė e fjalėve dhe vargjeve,
por ca bejtexhinj qė pranohen, futen nė kėngė dhe shiten si tregtarė.
Po si mund tė mė qėndrojnė si shije e mirė tekste tė tilla kėngėsh qė
qarkullojnė aktualisht, tė cilat tregojnė se njė djalė ėshtė aq i
ėmbėl, sa krahasohet me sherbetin. Dhe madje, ai thėrret e ulėret pėr
t'i mbushur mendjen vajzės nė krah se "ēun si ai s'ka me gjet".
Ndėrsa njė vajzė, nė njė kėngė tjetėr proklamon hapur se ėshtė me
pretendime, por qė direkt nė vargun e dytė, "njė djalė nga Tirona mė
mori zemrėn time". Po njė "lejle kaēurrele", kush e ka dėgjuar, pas tė
cilės ēmenden katėr djelmosha kush e kush t'i fitojė zemrėn? Dhe bejtja
alla shqiptare shoqėrohet me ca nota muzikore alla turke, alla
bullgare, alla maqedonase, qė nė mė tė shumtėn e rasteve ka ose pirueta
tė rėndomta tė trupit e dredhje tė belit, tė gjitha kėto nėn
lakuriqėsinė e vajzės qė kėrcen pas kėngėtarit. E pra, nga krijimi dhe
kompozimi i atyre vargjeve e me kėto sot ėshtė krijuar njė hon i
stėrmadh, njė distancė qė vetėm mrekullia do ta zhdukte.
Ƈ'duhet bėrė?
Kompozitori Gjergj Leka, nė njė intervistė pėr median theksonte se kėtė
katrahurė duhet ta shkatėrrojė dhe rindėrtojė nga e para vetėm media.
Unė mendoj qė Leka ka shumė tė drejtė pėr konstatimin e situatės
skandaloze tė muzikės qė jetojmė. Por kur vjen puna tek oponenca, kam
bindjen se Gjergji ėshtė vetė ai qė i largohet thelbit tė problemit.
Nėse ka njė digė pėr kėtė nivel, ėshtė ajo e krijimit tė tė kundėrtės
sė saj. Pra, i kėngėve me vlera. Nėse nė treg do tė kishte kėngė me
nivel muzikor dhe me vlerė poetike, tė gjithė, nga fėmijėt e deri tek
tė rinjtė do tė kenė tė bėjnė edhe dallimin. Dhe turrja e tyre pėr tė
parė, dėgjuar e blerė videoklipe do tė kishte sensin mė pozitiv tė
mundshėm. Por kur dominoja videoklip ka pushtuar tashmė tėrė tregun
shqiptar, jam i bindur se adoleshentėt do tė kėndojnė "lejle
kaēurrelet", "vajzėn me pretendime" e shumė e shumė tė tjera. Ndėrsa
vargjet dhe muzikėn e Gjergjit, por edhe tė shumė e shumė autorėve ka
rrezik qė brezi i ri tė mos e mėsojė kurrė qė kanė ekzistuar ndonjėherė.
Shembujt nė botė tregojnė se muzika mediokre, pa nivel e pa motiv ėshtė
larguar dhe ka vdekur vetėm pas daljes sė mrekullive. Dhe arti ta jep
kėtė mundėsi.
Edhe sot, nė botė albumi mė i shitur i tė gjitha kohėrave ėshtė
"Thriller" i Majkėll Xheksonit. Padiskutim qė jo vetėm ti Gjergj, por
edhe shumė e shumė muzikantė gjejnė nė kėngėt e zezakut mė tė talentuar
nė histori atė qė nuk i keni gjetur kurrė mė parė. Dhe prandaj Xhekson
mposhti jo vetėm mediokritetin, por edhe nivele tė pranueshme.
Ne, sot nuk kemi identitet tė kėngės shqiptare. Ama deri nė vitin 1990
kishim krijuar njė tė tillė. Kėnga jonė dallohej sapo e dėgjoje. Ndėrsa
sot emigrantėt qė vėnė kėmbėn pas shumė vitesh thonė se s'ka mė kėngė
shqiptare. Ato janė orientale, me motive haremi. Lėre pastaj pėr zėrin.
Akorde, tė ēfarėdo lloji qofshin, modifikohen shkencėrisht nė
kompjuter, tė vetmin zbulim shkencor qė muzikantėt e urrejnė. Po si
dallohet njė kėngėtar dhe zėri i tij nga njė pseudokėngėtar qė edhe
vetė habitet se si i del zėri.
Arsyet e mosarsyes
Dua tė rendis ca fakte qė kanė ēuar nė kėtė gjendje.
E para, lidhet me numrin e madh tė kėngėtarėve. Ishte Irma Libohova ajo
qė para dha alarmin teksa tha se nė Shqipėri ka 5 mijė kėngėtarė, njė
shifėr qė do tė ishte e lakmueshme pėr numrin e popullsisė edhe me
SHBA-nė. E natyrisht sasia e madhe na sjell mė pak cilėsi. Shumica e
tyre nuk kėndojnė, por recitojnė. Zėri i tyre rregullohet nė kompjuter.
Nė studio nuk kėndon kėngėtari, por kompjuteri.
E dyta, lidhet me numrin e shtėpive diskografike. Janė mė shumė nė
vendin tonė se sa shkolla muzike. Ndėrkohė qė duhet tė ishte e
kundėrta. Niveli i tyre vjen edhe bie nė proporcion me numrin e madh.
E treta, lidhet me faktin qė vetėm njė pakicė kėngėtarėsh dhe
kompozitorėsh ėshtė kundėr muzikės sė vjedhur, tė huazuar tė pėrshtatur
nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Dhe pėrballė mazhorancės, ata
ndjehen shumė tė pafuqishėm.
E katėrta, lidhet me tregun. Njė videoklip, sipas tė dhėnave, kushton
vetėm 2 mijė euro. Mjafton tė kesh ato dhe ēdokush gdhihet kėngėtar.
Del nė televizor, bėhet i famshėm, bėhet i dėgjuar. Ftohet edhe nė
koncerte e fushata elektorale dhe antivlera e tij kthehet nė vlerė.
E pesta, media ėshtė e pafuqishme, pėr tė mos e thėnė e painteresuar
pėr t'iu futur opozicionit, kur kėtė nuk e duan vetė kompozitorėt dhe
autorėt e teksteve me vlera. A e dini ēfarė i tha njė kėngėtar nga ky
rang njė gazetareje qė kishte guxuar tė shkruante se stili i tij i
vjedhur ishte modeli mė i keq pėr tė rinjtė. "Mė ki inat, por unė kam
fuoristradė dhe femrat mė vijnė nga pas". Nėse ēdo kėngėtar do tė
shpallte se qėllimi i tij ishte ky dhe vetėm ky, atėherė artin shqiptar
e ka marrė fundi.
E gjashta, largimi i tė kėnduarit live. Nėse do tė hiqej njė ditė
superpozimi, shumė kėngėtarė do ishin pa punė. Nė treg do ishin mė tė
mirėt dhe jo kompjuteristat, dhe kėshtu diferencat do tė bėheshin qė pa
dalė nė treg. Aty, po dallimet do tė ishin vetėm nė bazė tė shitjeve.
Dhe si pėrfundim, nėse kjo gjendje duam qė tė ndryshojė, nė radhė tė
parė duhet qė tė zotėt e artit tė jenė nė skalion tė parė. Ata janė
kompozitorėt dhe autorėt e teksteve. Nėse ata do tė krijojmė muzikė tė
mirėfilltė shqiptare, tė re, tė freskėt e bashkė me to edhe tekste
origjinale me muzikalitete, ne nuk do tė mund tė dėgjojmė mė nė
televizione, furgona e taksi me pretendimet e vajzės nga Shijaku, apo
lejle kaēurrele, apo edhe ēunin qė ėshtė si sherbet.

Teksti: Ismail Kadare

"Jo nuk kish si ndodhte ndryshe,
Ndodhte ndryshe, s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindėshat
Qė nė kėtė botė tė vije ti".

Teksti: Ismail Kadare

"Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty se ē'ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet
Sa rrallė shihemi, sa rrallė".

Teksti: Dritėro Agolli

"Por kur tė jesh mėrzitur shumė,
Nė raft tė librave kėrko.
Aty diku do tė jem unė,
Nė ndonjė fjalė a ndonjė shkronjė".

Teksti: I panjohur

"Jam i omėl, jam i omėl,
jam i omėl si sherbet.
Ƈun si unė mos ēun si unė,
ēun si unė moj s'ke me gjet".

Teksti: I panjohur

"Jam vajzė nga Shijaku
Vajzė me pretendime.
Njė djalė nga Tirona
Ma mori zemrėn time".

Teksti: I panjohur

"Dashuria ime,
Tė bėri shpenzime.
Oh, sa mu bė qejfi,
Prishe mercedezin".



Marre nga "Tirana Observer"






window.google_render_ad();
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KĖNGA JONĖ DHE POZITA E SAJ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: