Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:32 pm

Rroni, me mire sikur ta kishin degjuar dikur ( kur ka qen koha) dhe ta kishin perkrahur, sot do ishim shume me mire shqiptaret ne pergjithsi, dhe jo vetem ne Kosove. Nuk do te kishin ndodhur shume gjera jo te mira, duke perfshi edhe luften 98\99, por......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:50 pm

Konferenca e Londrės vazhdon punėn nė Gjenevė me programin e miratuar nė Londėr, nė tė cilin na ėshtė caktuar statusi i komunitetit etnik, pėrkatėsisht i minoritetit. A kemi bėrė mjaft qė nė kėtė program tė mos futeshim si minoritet dhe tė mos e kishim statusin e njėjtė si tė Vojvodinės e tė Sanxhakut, por mė tė avancuar? A mund tė ndryshohet ky status, dhe nėse po, ē'duhet bėrė pėr ta ndryshuar?

Unė vazhdimisht jam i preokupuar me kėtė pyetje. Ēka mund tė bėhet qė shqiptarėt tė jenė subjekt politik ndėrkombėtar dhe jo vetėm objekt? Gjithė biseda qė zhvilluam buron nga fakti se ne jemi duke u trajtuar mė tepėr si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja nė esencėn e saj do tė reduktohej nė atė se ēfarė mund tė bėhet qė tė trajtohemi si subjekt politik. Kjo ėshtė nė duar tė popullit dhe nga kjo del se mund tė bėhet njė organizim mė aktiv dhe mė i madh i faktorit tė brendshėm. Mund tė rregullohen raportet, nėse nuk janė nė rregull, brenda atij faktori, dhe rezistenca tė jetė aktive dhe mė e madhe e faktorit tė brendshėm. Ndėrsa qė rezistenca tė jetė mė aktive, kjo nėnkupton se duhet tė jesh mė i pranishėm nė ngjarjet, mė agresiv nė kėrkesat, mė i vendosur nė pikėpamjet tua dhe mė demokratik nė hapėsirėn informative. Kjo do tė thotė qė t'i shqyrtosh problemet mė haptas dhe tė mos kėnaqesh me atė qė ėshtė. Se ne tė gjithė po konstatojmė se ka shumė gjėra pėr tė ndryshuar dhe se ekziston njė hapėsirė e madhe pėr tė ndryshuar shumėēka.
Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, kam frikė se do ta pėsojmė ashtu siē e kemi pėsuar nė vitin 1913. Gjė qė do tė thotė se do tė jemi rezervė e forcave politike tė Evropės pėr qetėsimin e shpirtrave tė Ballkanit, etj., por jo edhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė shqiptarėve.
Dihet se ministri britanik i punėve tė jashtme, i cili njėkohėsisht ishte edhe kryetar i Konferencės sė Londrės mė 1913, ka deklaruar pėrafėrsisht kėshtu: "Pėr fat tė keq, e viktimizuam njė popull pėr ta ruajtur paqen e Evropės". Pas pėrfundimit tė konferencės, ai ka qenė plotėsisht i vetėdijshėm se populli shqiptar ėshtė ndarė pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė Evropė, por ēfarė ka ngjarė mė vonė? Konferenca ka pėrfunduar mė 1913, Lufta e Parė Botėrore ka filluar mė 1914. Dmth. nuk ka pasur kurrfarė ruajtje tė paqes por ka pasur viktimizim tė shqiptarėve pėr plot 80 vjet. Unė po i frikėsohem sėrish kėsaj dhe sinqerisht po them se a mos nė fund tė konferencės sė Gjenevės do tė deklarojė sėrish ndonjė ministėr i punėve tė jashtme, ose ndonjė kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le tė na falin shqiptarėt se i viktimizuam pak pėr t'i qetėsuar jugosllavėt." Prej kėsaj duhet tė frikėsohet ēdo subjekt i vetėdijshėm politik shqiptar.
A kemi bėrė mjaft ne qė tė mos ngjajė njė gjė e tillė, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervė, si objekt pėr qetėsimin e situatės gjithė-jugosllave, gjithė-ballkanike, pėr vendosjen e njė rendi ndėrkombėtar ku po bėhet lufta? A kemi bėrė mjaft qė tė mos mbetemi rezervė, por tė jemi njė subjekt aktiv? Pėr kėtė secili duhet ta pyesė vetveten. Pėrgjigja ime ėshtė kategorikisht negative. Nuk kemi bėrė asgjė. Aq mė tepėr, janė bėrė gabime tė tilla tė rėnda qė kanė shkuar nė shkeljen e faktorit tė brendshėm dhe nė disperzimin, pėrkatėsisht, nė shpėrndarjen e forcave tė cilat kanė qenė tė interesuara qė tė rezistohet aktivisht.

Shpeshherė dėgjohet tė flitet pėr rezistencėn aktive dhe atė pasive prej njerėzve tė ndryshėm. Cila ėshtė, sipas jush, ajo rezistenca aktive, qė ju e pėrmendėt mė parė, qė do tė ndikonte mė shumė nė rezultatet e konferencės sė Londrės?

Ēėshtjes sė definimit tė rezistencės aktive dhe asaj pasive njerėzit i qasen nė mėnyra tė ndryshme. Unė nėnkuptoj nė rend tė parė qė subjektet politike tė Kosovės, qė e kanė marrė bajrakun dhe qė ndodhen nė krye tė proceseve politike qė po zhvillohen nė Kosovė, duhet ta marrin edhe pėrgjegjėsinė pėr atė qė po ndodh nė Kosovė. Dmth. jo vetėm tė manipulojnė me ngjarjet, por ta marrin pėrgjegjėsinė edhe pėr udhėheqjen e asaj rezistence.
Ēdo rezistencė politike nėnkupton atė qė e merr pėrgjegjėsinė pėr punėn e kryer. Nė qoftė se popullit i thuhet se do tė zhvillojmė kėtė dhe atė aktivitet, atėherė duhet folur haptas: ne do tė zhvillojmė kėtė aktivitet me qėllim tė arritjes sė kėtij qėllimi politik. Po nė qoftė se populli vetė e zhvillon njė aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e zhvilloj unė, atėherė nuk jemi fare nė rregull. Kjo do tė thotė se pėrgjegjėsia e subjekteve politike pėr zhvillimin e ngjarjeve nė Kosovė nuk ekziston. Ekziston vetėm pėrgjegjėsia a posteriori. Gjithēka nuk mund t'i lihet popullit. Populli duhet orientuar. Ai ėshtė nganjėherė njė grumbull i padefinuar. Nė kuptimin politik, populli gjithmonė orientohet.[/size]
Nė kėtė drejtim, rezistenca aktive nėnkupton thjesht kristalizimin e pėrgjegjėsisė sė forcave politike tė kėtij populli. Ky kristalizim ėshtė mungesė kardinale te ne dhe kjo po vazhdon qė prej 3 vitesh. Dmth. nuk ėshtė se po ngjan vetėm sot.

Pastaj, rezistenca aktive nėnkupton edhe definimin e qėllimeve politike. Ne qėllimet politike i kemi definuar me opcione, por nuk e kemi definuar se kush ėshtė ai qė do t'i realizojė ato opcione. Po, kush ėshtė nė krye tė popullit? E kemi zgjedhur. Nė rregull. Mirėpo ėshtė ēudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr pėrgjegjėsinė pėr ta orientuar nė mėnyrė tė drejtė. Kurrkush nuk po e merr pėrgjegjėsinė as pėr fitoret dhe as pėr humbjet. Ē'ėshtė e vėrteta, pėr fitoret po e marrin ata qė s'e kanė pėrnjėmend. Nė kėtė pikė kėrkohet qė tė definohet rezistenca aktive. Rezistenca aktive nuk nėnkupton, tė themi, pasivitetin, pritjen. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Kjo qė po bėhet te ne nuk ėshtė kurrfarė rezistence. Ėshtė fjala pėr njė durim tė popullit, durim i imponuar nga forca tjetėr, nga mungesa e orientimit politik tė popullit, po nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Rezistenca aktive nėnkupton njė forcė tė caktuar politike, nėnkupton njė udhėheqje tė caktuar, nėnkupton njė pėrgjegjėsi tė caktuar. Ne kėto nuk i kemi, dhe jo vetėm qė nuk i kemi, por as qė i kemi diskutuar ndonjėherė. Madje as qė po e hapim njė mundėsi tė tillė tė diskutimit nėn pretekstin se mos po pėrēahemi apo mos po shkaktojmė farė problemi tė padėshirueshėm, nėn farė preteksti se jemi nė kushte tė jashtėzakonshme e gjepura tė ngjashme.
Mendimi im ėshtė se momenti historik i popullit shqiptar ėshtė i tillė qė imponon doemos organizimin e shumė ēėshtjeve. Nė qoftė se nuk sqarohen ēėshtjet sot, nė qoftė se nuk kėrkojmė qė gjėrat tė kristalizohen, qė populli tė dijė se ku ėshtė dhe nga duhet t'ia mbajė, atėherė mė nuk mund tė flasim se jemi duke bėrė ndonjė punė tė madhe.
Mund tė flasim pėr stihinė e kėtyre gjėrave, mund tė flasim pėr ndonjė spontanitet, mund tė flasim se qysh do tė na lėrė Evropa kėshtu e ashtu, pėr ndonjė shpresė se nuk do tė na lėrė nė baltė Amerika ose Gjermania, por kėto janė ēėshtje shprese, nuk janė ēėshje politike. Ēėshtje politike do tė ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani ose aziatiku se unė dėshiroj tė arrij kėtė qėllim me kėto kushte dhe me kėto mundėsi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne tash do tė pėrlahemi atje nė konferencė. Por ta reduktosh ti tėrė aktivitetin e njė populli, gjithė pakėnaqėsinė e njė populli, nė njė lėvizje spontane, qysh t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj tė bėsh konferencė atje, pastaj tė kėrkosh qė aktivitetin tėnd ta reduktosh nė lutje tė thjeshta drejtuar faktorit tė jashtėm qė tė na merrė parasysh, kjo mund tė jetė shaka politike por jo edhe politikė. Ėshtė politikisht joserioze dhe pa pėrgjegjėsi historike.

Nga sa u tha mė lart ndėr tė tjera rezulton edhe njė gjė qė mė parė nuk ka qenė aktuale ose tė paktėn nuk ėshtė thėnė publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe tė qeverisė sė Kosovės me popullin mungojnė. Pastaj ju thatė nė njė farė mėnyre se ē'ėshtė rezistenca aktive, por nuk thatė se kush duhet ta organizojė atė?


Ėshtė interesant ai relacioni midis udhėheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe mė parė, se e ka orientimin tė qartė, por nuk e ka tė qartė se qysh duhet arritur atje. Mirėpo kėtė duhet t'ia tregojnė subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetėm se ka mungesa tė mėdha nė komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe mungesa rreth koordinimit tė qėndrimit midis vetė subjekteve politike nė Kosovė. Ka mungesa tė tilla tė cilat shihen qartė, dhe tani mund tė shtrohet pyetja se pėrse po mbyllen sytė pėrpara njė fakti objektiv? Ėshtė e vėrtetė se pėr kėto nuk ėshtė biseduar dhe nuk po bisedohet.
Ka vlerėsime tė tilla qė unė po i ndėgjoj tė thuhen pėrafėrsisht kėshtu: "Sot nė kushte tė demokracisė ekziston njė cenzurė e tillė e shtypit qė nuk ka ekzistuar as nė kushtet e fashizmit mė tė rėndė". A ka bėrė ndonjėherė ndonjė subjekt politik protestė kundėr njė cenzure tė tillė? A i ėshtė treguar popullit ndonjėherė se me tė vėrtetė nuk i kemi shqyrtuar problemet nė mėnyrė tė hapur? Se ēfarė jemi duke bėrė nė tė vėrtetė unė nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se pėrse nė tė vėrtetė unė u izolova, pėr ēfarė arsyesh? Tė gjitha ato qė unė i thosha sot dolėn qartė. Tani po i thonė edhe mė troē. Pėrse atėherė nuk po izolohen edhe tė tjerėt? A mos u mor dikush nė pėrgjegjėsi pėr kėtė? A do tė bartė dikush konsekuenca pėr ēėshtje tė tilla?

Thuhet se kėto ēėshtje nuk po i bisedojmė thjesht me pretekstin se "gjendemi nė kushte tė veēanta". Mirėpo kushtet e veēanta mund tė imponojnė vetėm luftė tė veēantė, njė tempo mė tė shpejtuar tė zgjidhjes sė problemeve, dhe jo tė shėrbejnė si pretekst pėr prolongimin e moszgjidhjes sė problemeve.

Kur jemi te Qeveria e Kosovės, dhe jo vetėm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund tė konkludohet se edhe kėtu ka shumė mungesa dhe parregullsi.
Qeveria e Kosovės, sė pari, me sa po shoh unė, nuk ėshtė nė Kosovė. Unė nuk e di se ku ėshtė dhe nuk e di se kush ėshtė anėtar i qeverisė. E di njė kryetar, por nuk e di se kush janė anėtarėt, kush ėshtė ministėr i asaj apo kėsaj ministrie. Dhe pėrderisa kėto nuk i dimė, atėherė si do tė veprojmė politikisht? Pastaj e dimė bie fjala, se ti je i zgjedhur deputet i kuvendit, ndėrsa kuvendi i vjetėr, i cili gjithashtu nuk ėshtė mbledhur kurrė, vazhdon tė veprojė. Cilit kuvend i duhet besuar nė kėtė rast, tė vjetrit apo tė riut?
Shumė ēėshtje te ne nuk po funksionojnė, por duhet t'i rregullojmė, sepse pėrndryshe nuk ka ecje pėrpara. Tė paktėn unė nuk po shuh ndonjė rrugėdalje. Thuhet se s'paska pasur mundėsi qė kuvendi tė mblidhet nė kushte tė kėtilla. Pallavra. Si s'paska mundėsi? Ka pasur mundėsi tė mbahej nė Shkup, ka pasur mundėsi tė mbahej nė Tiranė, ku kurrkush nuk do t'i kishte ndalur. Mund tė ishte mbajtur madje edhe nė Krushė tė Madhe. Po po, mund tė mbahej edhe nė Krushė, sepse pikėrisht kėtu janė thyer shumė gjera, e pranuan kėtė tė tjerėt ose jo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:00 pm

U larguam pakėz nga Londra. Le t'i kthehemi sėrish asaj.

Ne biseduam rreth organizimit, rreth marrjes sė pėrgjegjėsisė, rreth intensifikimit tė rezistencės aktive etj. Ėshtė demagogji, sipas mendimit tim, qė sot tė flemė gjumė me parullėn se mė vonė do t'i zgjidhim problemet. Gjatė 2.500 viteve kemi luftuar duke i lėnė problemet tė zgjidhen mė vonė.Por gjithmonė kemi mbetur tė shtypur pėr shkak se s'kemi pasur ndonjė guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me zgjidhjen e pozitės ndėrkombėtare.
Zgjidhja e pozitės sonė ndėrkombėtare doemos kėrkon zgjidhjen e pozitės sonė tė brendshme. Kėto tė dyja shkojnė bashkė dhe nuk e di se ēfarė teorishė tė reja politike po na zbulohen tani! Njėherė kėshtu, e pastaj ashtu. Njėherė po e ēlirojmė Kosovėn e pastaj… Po qysh deshe ti ta ēlirosh Kosovėn? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe tė ngrihesh nė nivelin e subjektit politik? Vetėm duke thėnė se, valla, edhe unė jam subjekt politik? Jo more! Pėr tė qenė subjekt politik duhet luftuar[
Kur njė popull arrin t'i njohė jo vetėm interesat e veta, por edhe mėnyrėn e realizimit tė atyre interesave, vetėm atėherė mund tė flitet se mund tė kihet shpresė dhe mbėshtetje pėr optimizėm. Por kur njė popull manipulohet me parulla tė ndryshme, atėherė nuk mund tė flitet as pėr shpresė dhe as pėr optimizėm.

Nė fillim u paraqitėm me tri opcione pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve nė Jugosllavi, pėrkatėsisht nė Kosovė. Tani na intereson mendimi juaj rreth qėndrimit tonė. I kemi definuar qartė kėrkesat tona pėr Londėr dhe Gjenevė apo ende jemi nė konfuzion?


Kėtu mund tė thirremi pakėz nė njė artikull timin tė botuar kohė mė parė nė formė fejtoni me titull "Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės". Unė kėtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe qėndrimin tonė zyrtar e kam quajtur politikė joserioze, politikė qė publikisht orientohet me mundėsi dhe opcione tė ndryshme tė zgjidhjes sė problemit. E kam thėnė qartė: njė popull ose ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr njė opcion tė caktuar ose nuk ėshtė i gatshėm. Ėshtė ēėshtje e vlerėsimit tė subjekteve politike se pėr cilėn ēėshtje je i gatshėm tė luftosh. Tani, nėse njėherė i thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndėrsa herėn tjetėr as republikė, po duam autonomi, atėherė nuk ja vlen tė bisedohet pėr kėtė. Nė kėtė nivel nuk mund tė bisedohet sepse nuk ėshtė fjala pėr njė politikė serioze.

Duhet t'i shqyrtojmė hesapet nė mes veti. Pėrderisa nuk zgjidhen kėto ēėshtje, nuk mund tė ecet pėrpara. Kėto tregojnė se ēėshtja shqiptare, ose e Kosovės, ėshtė lėnė ekskluzivisht nė duart e faktorit tė jashtėm, dhe pėr kėtė shkak jepen deklarata herė kėshtu e herė ashtu. Pra nuk ka mbėshtetje nė faktorin e brendshėm por vetėm nė atė tė jashtmin, sepse vetėm ai i jashtmi mund tė bėjė shaka e tė tė thotė nė kėtė moment kėshtu e nė atė moment ashtu, pėr shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo vetėm interesin tėnd.
Faktorit tė brendshėm duhet t'i bėhet e qartė se ēka dėshirojmė tė arrijmė nė tė vėrtetė. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se si arrihet ai qėllim. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se a ėshtė e mundshme arritja e atij qėllimi. Vetėm pas analizės sė kėtyre mundėsive komplekse duhet tė caktohet ajo qė ėshtė optimale dhe e realizueshme.

E kemi bėrė ne kėtė?

Nė bazė tė deklaratave po shoh se kjo nuk ėshtė bėrė, por duhet tė bėhet. Madje janė ēastet e fundit. Po qe se kjo nuk bėhet, dhe po qe se edhe mė tutje do tė jemi rezervė e kalkulimeve tė ndryshme politike tė faktorit tė jashtėm, situata do tė zhvillohet nė njė drejtim tejet tė pakėndshėm, tejet tė pavolitshėm pėr ne.
Ėshtė ky njė mendim i imi i zi, por s'mund tė jetė i bardhė, gjersa ekzistojnė indikacione qė tregojnė vetėm zi.

Ēfarė do ta pyesnit mė nė fund ju vetė Ukshin Hotin?

Po. Do t'ia kisha bėrė njė pyetje tė thjeshtė: nė ēfarė cilėsie po flisni pėr Konferencėn e Londrės, edhepse nuk jeni i informuar ashtu qysh duhet tė jeni dhe ashtu siē janė tė tjerėt tė informuar? Dhe unė do tė isha pėrgjegjur se nuk e di as njėrėn dhe as tjetrėn. Duhet pyetur ata qė mė kanė izoluar kėtu.


Shtator 1992

Bisedoi: Ibish Neziri


Marrė nga "Spektėr shqiptar - intervista"

Biel/Bienne, Zvicėr, 1994
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:04 pm


BĖJE OSE VDIS
(Me rastin e dyvjetorit tė vrasjeve nė fshatin Brestovc)


Tė gjithė brezat e shkuar i vinin themelet e sė ardhmes, por kohėt nuk thyheshin gjithmonė. Ato ngecnin nė vazhdimėsi me qėllim qė tė shpėrthenin mė vonė. Mbase pėr t'i gjetur pėrgjigjet nė pyetjet qė i shtronte mendja. Ndėr shqiptarėt, tė gjitha thyerjet e kohės e kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropėn, por ajo kishte pasur interesa tė tjera. Mė nė fund ajo e kishte dėgjuar zėrin e brendshėm tė njė shpirti qė kishte urdhėruar: "Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!" Jehona ishte shpėrndarė kudo nėpėr Kosovė. Ndėrkaq shpirti i shqetėsuar kishte konstatuar me hidhėrim: "Si ka mundėsi vallė qė mendja e njeriut tė zbresė nė nivelin e bishave?" Mirėpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja, shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia pėr ta hijeshuar Republikėn.

I. Nė mėngjezin e 27 janarit tė vitit 1990, nga Krusha e Madhe, njė fshat ku degėzohen tri rrugė, ato qė tė shpien nė Prizren, Gjakovė dhe Rahovec, njė grup i madh njerėzish, burra e djelmosha, ishte nisur pėr nė Rahovec. Rrugės iu kishin bashkuar edhe tė tjerė nga fshatrat e afėrta, nga Celina (tė cilėt ngulnin kėmbė se janė nisur nga Celina), Nagavci, Hoēa e Vogėl, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kėrkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Njė numėr policėsh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenė tė armatosur dhe tė hipur nėpėr makina, tė cilat nuk i kishin ngarė shpejt, po vetėm sa pėr t'u qėndruar afėr. Dhe sa mė shumė qė kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjė e mė mbrapa.

Nė fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon tė gjarpėrojė mengadalė pėrpjetė pėr tė arritur nė Rahovec, ua kishte zėnė pritėn njė togė e policisė speciale, me automjete tė blinduara, me rroba speciale anti-plumb, tė pajisur me armatim tė lehtė kėmbėsorie. Nga pikėpamja taktike, pozita e tyre kishte qenė mė e favorshme. Ndodheshin mė lart se demonstruesit, tė cilėve, pėr tė bėrė pėrpara nė drejtim tė tyre, u duhej tė ngjiteshin pėrpjetė. Nga ajo pozitė e lartė ata i kishin vėnė re demonstruesit qė kėrkonin Liri e Demokraci dhe qė e kishin menduar Republikėn. I kishin pasur si nė pėllėmbė tė dorės. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtėpive private nė ndėrtim e sipėr qė mund t'u shėrbenin pėr zėnien e pozitave tė shkėlqyera nė rast lufte me demonstruesit. Por kėta tė fundit kishin qenė tė paarmatosur. Dhe ashtu tė paarmatosur, duarthatė e gjysmėzbathur, kishin kėrkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn.

II. Akoma pa arritur lart, afėrsisht kah gjysma e pėrpjetėzės, pėrmes megafonit, policia speciale u kishte bėrtitur: "Stoj!" Mirėpo kėta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenė nė vendin e tyre, ndėrsa urdhėrin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dėgjuar. Kishin bėrtitur gjer nė kupė tė qiellit: "Liri dhe Demokraci", -dhe gjer nė thellėsitė e shpirtit e tė tokės e kishin gjakuar Republikėn. Qielli nuk i kishte dalluar, se tokėn ndėrkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellės. Gumėzhima e krismave tė pushkėve dhe tė automatikėve e kishte ēarė ajrin. Ky i kishte kthyer nė jehonė. Fishkėllima e plumbave dhe zhurmėrima e autoblindave e kishin shaktuar njė zallahi tė pėrgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerė dot as dhembjet prej goditjeve tė rėnda tė ēizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndėrruar nė pushtet. Ndėrsa pushteti nė shėnjestėr. Ishin vrarė pesė vetė, ndonėse thoshin katėr, dhe ishin plagosur nėntėmbėdhjetė tė tjerė.

III. Dhe dėbora ishte skuqur. Aty ku s'kishte pasur borė, dheu ishte pėrzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte pėrgjakur, ndėrsa dielli kishte bėrė sehir. Ngadalė kishte filluar tė skuqej edhe ai. E kishte parė dheun e ftohtė tė dimrit tė pėrzier me gjakun e nxehtė tė trimave dhe ishte fshehur pas njė reje. S'kishte dashur ta besonte zallahinė qė po ndodhte mbi tokė, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste njė realitet politik pėr ta lindur demokracinė. Mirėpo dielli megjithatė ishte skuqur ditėn e katrahurės mbi dhé, atėherė kur nė qiell fluturonin predhat pėr t'u ngulur mė pas nė trupin e njeriut. "MANTRA MĖ THOSHTE", -kishte thėnė Bapuja nė njė kohė dhe nė njė vend tė largėt, por qė tani, si njėra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njėsoj tė afėrt -"BĖJE OSE VDIS!":

"BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DESHMITARĖ SE NUK DO TĖ QENDRONI TĖ QETĖ DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINĖ, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETĖN DUKE E KĖRKUAR LIRINĖ. AI QĖ E HUMB JETĖN E TIJ DO TA FITOJĖ ATĖ, NDĖRSA AI QĖ E KĖRKON SHPĖTIMIN E JETĖS, DO TA HUMBĖ ATĖ. LIRIA NUK ĖSHTĖ PĖR QYQARĖT DHE AS PĖR FRIKACAKĖT" (M.K.Gandi, My Non-Violencė, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Kėta djem, nė fshatin Brestovc tė komunės sė Rahovecit, e dhanė jetėn pėr ta fituar atė. Nuk kishin dėgjuar ndonjėherė pėr Bapunė, por njėsoj e kishin kėrkuar lirinė dhe demokracinė dhe e kishin gjakuar Republikėn. Dhe njėsoj kishin mbetur tė pavdekshėm.

IV. "Bacė, -mė tha Afrimi, vėllai im, qė pėr pak sa nuk ishte vrarė edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi, kushėriri ynė, djali i bacės Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami tė trashė. Prapa tyre sytė i dukeshin tė palėvizshėm, por dukej se ishte i shqetėsuar me themel. Nėna, e bėrė asht e lėkurė nga brenga, rrinte e palėvizshme, si njė mumje. Vite mė parė, mė 1984, po nė kėtė mėnyrė ia kishin kumtuar vrasjen e djalit tė tė vėllait, tė cilin e kishte rritur vetė, pasiqė familja i ishte shuar, prandaj atė e kishte trajtuar si djalin e saj tė katėrt, si shpresė te vetme pėr ripėrtėritjen e familjes sė saj, dikur shumanėtarėshe. Mirėpo ai kishte qenė pa fat. E kishin vrarė nė moshėn 34 vjeēare, pa lėnė asnjė pasardhės pas vete, dhe kjo fatkeqėsi e kishte tretur trupin e nėnės sime. E vranė kur unė me Afrimin ndodheshim nė burg, mbase sepse nuk deshėn tė kisha edhe njė krah tė djathtė, pėr ta bėrė edhe pajtimin pakėz mė vonė me shantazh, duke e frikėsuar nėnėn se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti ėshtė vrarė qe 6 vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysėm zėri, pa lėvizur, si njė mumje. "Jo nėnė, por Halimi i bacės Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe Halimi", -fliste ajo gjithnjė me veten.

"Ėshtė vrarė edhe shoku im, Nesimiu, djali i bacės Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nėnėn. Dukej e pėrhumbur dhe vetėm pėshpėriste: "Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti ėshtė vrarė biri im".

"Po nėnė, -e dėgjova veten duke thėnė, -edhe daja ėshtė vrarė, por para 6 vjetėsh, e jo tash." Por ajo nuk po mė dėgjonte. Dhembja qė kishte qenė e ndrydhur pėr 6 vjet, tani po i shpėrthente me tėrė intensitetin e saj tė pandalshėm. Kishte qėndruar si njė mumje, por tani buzėt nisėn t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahėrori i hajthėm i nėnės sime tė stėrvuajtur u mblodh. Ajo u bė kruspull. Isha dėshmitar i materializimit fizik tė dhembjes qė e synonte daljen nga shtrofka e thellė e shpirtit. Nesimiun e njihja si njė aktivist tė flaktė e tė pakompromis pėr republikėn. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Sė bashku me babain tim, si pleq qė i kishte afruar si fati i pėrbashkėt, ashtu edhe mosha, i kishin vėnė trastat mbi shpinė, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur pėr rrugė, pėr t'i kėrkuar bjtė e tyre nėpėr burgjet e Jugosllavisė. "Merr vesh, ti, Nazyf, biri im pėr pak sa nuk mė sikterisi", -kishte thėnė Xhemaili. "Mirėpo ti ke dashur t'i flasėsh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin kujtuar ēastet e hidhura nga vizitat nėpėr burgje. Dhe pastaj pėrēafoheshin. Djalė i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarė. Me ta marrė lajmin, babai i tij Xhemaili ishte pėrēafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu nė mes tė odės sė burrave dhe pastaj ishin larguar qė tė vajtonin nė vetmi. Mirėpo vetėm mė vonė do tė ndėgjoja pėr kėto skena. Tani po e shikoja nėnėn. Ajo akoma po pėshpėriste me vete. Akoma po i dridheshin buzėt dhe akoma po qėndronte si mumje, por tani ulur galiē dhe e bėrė kruspull. Dhembja e kishte mbėshtjellė si bolla. Njė gur i heshtur qė dridhej. Njė gur qė dridhet dhe nuk flet. U llahtarisa nga kjo pamje, por u pėrmbajta. "O zot, -thashė me vete, -ē'kanė hequr kėto nėna qė t'i rrisnin bijtė e tyre qė tani po ua vrisnin!" Mendova qė tė kacafytesha me mendimet e Bapusė, ashtu sa pėr ta larguar trishtimin, por Afrimi nuk po heshtte. E dėgjova sėrish zėrin e tij dhe mu bė se e kishte fituar njė tingėllim metalik, tė thekshėm, tė pamėshirshėm, depėrtues. Mu duk se do tė mė pėlciste timpani i veshit, qė edhe ashtu nuk e ndjeja mirė, por nuk mė pėlciti. "Eshtė vrarė edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizės nga Celina. Edhe Hilmiu, djali i Rexhepit nga Hoēa e Vogėl, si dhe janė plagosur shumė tė tjerė." Kėtė tė fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizėn. Kishin qenė tė afėrt me nėnėn time familjarisht, ndėrsa vdekja kishte qenė shoqėruesja e tyre e kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire tė shpeshtė. Mirėpo kjo tani nuk kishte ndonjė rėndėsi. Dėshiroja ta vėzhgoja edhe mė tej nėnėn, por ajo kishte vajtur nė dhomėn e prindėrve. Ashtu e kruspullosur, kishte rrėshqitur e padukshme si njė hije, ose ndoshta thjesht ishte rrokullisur nė dhomėn e saj, dhe atje, nė heshtje tė plotė, do tė ketė dėnesur me tėrė thelbin e shpirtit qė i kishte mbetur. Nėna ime nuk e duron dot vdekjen, mirėpo ajo kishte qenė mysafire e shpeshtė dhe pa ndonjė rend nė trojet tona. Nėnat dhe Vdekjet tek shqiptarėt urrehen nė mes tyre mė shumė se kudo nė botė, ngase nga ajo rėndom kishin pėsuar nėnat. Ato pėsojnė kudo, por tek shqiptarėt kjo kishte qenė e veēantė. Pėr kėtė shkak isha pėrpjekur ta kuptoja arsyen e kėsaj veēantie, por kisha arritur qė vetėm ta kapja disi me intuitė dhe nuk kisha gjetur dot fjalė pėr ta shprehur.

V. Pastaj i kisha vizituar kufomat. I kisha prekur njė nga njė dhe vdekja gjithkund kishte qenė njėsoj: hijerėndė dhe e pazbėrthyeshme, disi e rėndomtė, por kudo jashtė rendit, e pazakonshme, ireale, e madhe, por e ftohtė. Shikoja pėrreth dhe e hetoja se ajo ishte futur nė shpirtin e njerėzve. I kishte shqetėsuar gjer nė palcė dhe kishte tentuar qė tė barazohej me jetėn, por akoma nuk e kishte arritur atė shkallė. Sidoqoftė, kishte pasur aq shumė vdekje brenda njė ēasti tė vetėm saqė kishte humbur rendi i gjėrave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle nė shpirtin e njerėzve dhe fytyrat ishin zbehur. Ishin bėrė dyll tė verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bėrė njė? Kėtė nuk mund ta dija.

Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde nė Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhėn po ua zbėrtheja fytyrat. Kolonialistėt portugezė ia kishin vrarė djalin (fėmijė), tė cilit pastaj ia kishin fėrguar gishtėrinjtė e dorės. Fytyrat e zeza tė zezakėve ishin zverdhur dhe mendja pėr disa ēaste ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshėm. Plaka ishte pėrpjekur t'i refuzonte gishtėrinjtė e fėrguar tė tė birit, por kolonialistėt kishin ngulur kėmbė. Nė kėtė lojė morbide me vdekjen kishte pėsuar mendja e tė gjallėve. Nė kėtė mėnyrė jeta dhe vdekja ishin bėrė baras. E para nuk kishte pasur vlerė as dhe njė qindarkė mė tepėr se sa e dyta dhe ia kishte pasur lakmi sė dytės.

VI. Mė duhej tė flisja. Doemos mė duhej tė flisja nė homazhin e fundit, por fjalėt e kishin humbur kuptimin. Mė dukej se fjalėt nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre. Ishte larguar dhe bėnte njė ekzistencė tė veēantė, jashtė kallėpeve ku mund ta vinin fjalėt. Kėshtu qė edhe kuptimi, edhe fjalėt, bėnin ekzistencė tė veēantė, secili pėr vete. Dėshirova ta pyesja Behajdinin nėse mund tė mė ndihmonte ta bashkoja disi kuptimin me fjalėt, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot. Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Njė protagonist i tij nė "100 vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrė me zbulimin e sė zbuluarės. Mbase e kishte kėrkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose tė zbulimeve. Kjo nuk ishte e vėrtetė, por nė atė ēast nuk e dija se pėrse nuk ishte e vėrtetė. Mė vonė, gjersa po i rregullonin dritat e traktorit pėr tė ndriēuar errėsirėn e varrit tė hapur, e kisha kuptuar mė nė fund Kadarenė. Tė tėrin. Edhe ironizimin e stėrholluar aziatik tė vdekjes nė mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencėn cinike ndaj vdekjes tė Kus Babait. Dhe nuk mė kishte pėlqyer. Atė ēast nuk e gjeja dot nėse kjo e fundit kishte qenė pjellė e aziatizimit tė mendjes evropiane apo e evropeizimit tė mendjes aziatike.

VII. Deklarova se Halimin po e pėrshėndesnin shokėt e tij tė vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenė e barazuar me jetėn dhe njėsoj mund ta pėrshėndesnin edhe tė gjallėt qė e ndjenin vdekjen nė jetėn e tyre, por kėtė nuk e kisha thėnė. Mė ishte dukur e tepėrt. Pėr njė kohė kisha heshtur, por tė gjallėt tani kishin nisur tė dėnesnin me zė. Dėnesja mbi varrin e Halimit ishte diēka jashtė rregullave, por mua mė ishte dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:

"E vranė sepse nuk e besoi qė mendja e njeriut tė kishte zbritur nė nivelin e bishave; sepse e kėrkoi dialogun dhe sepse nuk kishte besuar qė rruga pėr nė Evropė tė kishte qenė e shtruar me plumba.

E vranė sepse deshi qė Unin e popullit tė vet ta barazonte me Unin e tė tjerėve dhe sepse nuk deshi tė besonte qė mendja e njeriut mund tė provonte ndalimin e rrugės sė progresit dhe tė qytetėrimit.

E vranė, por vdekja e kishte nderuar jetėn e popullit tė tij, ndėrsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e vdekjes sė tij."

VIII.Tė nesėrmen, mijėra tė rinj, gra, burra, pleq e fėmijė, parakalonin rrugėve tė fshatrave dhe tė qyteteve tė Kosovės. I kishin ngritur tė dy gishtėrinjtė nė formė tė shkronjės V. Vdekja ishte mbjellė nėpėr tė gjitha anėt. Kosovėn e kishte mbuluar tymi, tė shtėnat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depėrtuar angushtinė. Ēdo gjė kishte marrė fund. Demokracia ishte vetėlindur dhe e kishte hijeshuar Republikėn. Mė nė fund fjalėt e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalėt do tė bashkėjetonin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:10 pm

Viti 1981 kishte pėrfunduar mė 27 janar tė vitit 1990

IX. Jeta dhe vdekja kishin qenė tė barazuara gjatė tėrė dekadės sė viteve 80, dhe kjo kishte pėrfunduar me lindjen edhe tė Republikės, edhe tė Demokracisė.

Nuk kishte qenė fjala pėr kurrfarė gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarė Satiagrahe tė asaj natyre siē e kishte shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, qė tė tjerėt e quanin herė Bapu dhe herė Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenė qendrore tė kulturės indo-ariane, Dharmėn, qė ishte diē mė tepėr se besim. Ajo e prezentonte konceptin e obligimeve njerėzore tė pėrmbushjes sė detyrave ndaj vetes. Duke e bėrė komentimin origjinal tė Bhagavat Gitės nė Mahabharata, ai e kishte provuar harmonizimin e tė tri rrugėve tė pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė aksionit (veprimit aktiv) dhe tė besimit (feja dhe vendosmėria sė bashku). Konceptin e nirvanės, qė ishte i pranishėm nė Budizėm, ishte pėrpjekur ta shpjegonte me terma pozitivė. Ajo tani nuk ishte shndėrrim i vetvetes nė hiē pėrmes pėrqendrimit tė mendjes nė njė objekt tė caktuar, por pikėrisht e kundėrta: filozofia e Satiagrahės (kėrkimi i sė vėrtetės) durimin pėrqendrues tė indianėve e aktivizonte nė luftė joviolente, nė veprime jo tė dhunshme pėr arritjen e qėllimit praktik: tė largimit tė britanikėve dhe tė pavarėsimit tė Indisė. Ai nė thelb, nirvanėn e besimit budist, ia kishte kundėrvėnė frikės. Kėshtu, mendjen e fjetur tė njė populli tė vjetėr e kishte ngritur nė nivelin e rezistencės dhe tė mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret vetėm tė vrarit por edhe vrasėsit, dhe e kishte fituar davanė. India nė vitin 1947 e kishte fituar pavarėsinė. Anglezėt nuk kishin mundur t'i ndryshonin totalisht kodet e tyre morale dhe tė shndėrroheshin qė tė gjithė nė vrasės, torturues e kriminelė. Ishin pajtuar me pavarėsinė e Indisė.

X. Shqiptarėt nuk u pėrngjanin indianėve as pėr nga numri, as pėr nga zakonet e adetet, as pėr nga raca e as pėr nga besimi. Nė mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana. Religjionet e tyre ishin tė importuara, por edhe si tė tilla, nuk e pėrmbanin nirvanėn dhe as teknikėn e arritjes sė saj. Ata nuk ishin nė thelb popull religjioz dhe as tė prirur pėr meditim. Megjithatė, gjatė shekujve tė pėrmbytur me shtėrngata e dyndje tė panumėrta tė popujve, ata qėndruan shqiptarė. Ndoshta sepse ishin tė lidhur me tokėn e tyre, tė cilėn nė thellėsi tė shpirtit tė tyre kolektiv e barazonin me jetėn. Pėr kėtė shkak dukej sikur nuk e kishin tė vėshtirė tė vdisnin, ndonėse jetėn e ēmonin njėsoj si tė tjerėt. Pėr ta universi do tė duhej ta kishte thjeshtėsinė e tokės dhe nuk ishte prapavijė e veēuar shpirtėrore por vetėm pjesė e jetės mbi tokė e rregulluar me ligjet e amshueshme tė natyrės. Ishin njė popull i vjetėr evropian, tė nxitueshėm e tė pangeshėm, qė mosmarrėveshjet shpesh i zgjidhnin me armėn nė dorė. Parimin juridik tė maturisė, pėr tė cilin flet Kadareja, e zhvilluan jo aq ngase e kishin tė lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti pėr tė mos u zhdukur si popull. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr tė vetėm si pjesė, karakteristikė, vijė e karakterit tė tyre tė derivuar nga njė ēasje e veēantė estetike dhe modeste, nė instancėn e fundit, nga njė njėsim i thjeshtė dhe i bukur me natyrėn. A nuk e reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohėn e trojeve tė veta?

Ballkani nė pėrgjithėsi, kishte qenė pikė-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve tė ndryshme tė popujve qė i kalonin kryq e tėrthor kontinentet pėr t'i gjetur vend-plaēkitjet dhe vendqėndrimet e reja. Nė rrugė e sipėr pėr kėto caqe u dilnin pėrpara Adriatiku ose Egjeu. Nė vorbullat qė krijoheshin nga pėshtjellimi i kėsisojshėm i popujve, kujdesi dhe maturia qė ishte bartur tek shqiptarėt gjatė historisė, do tė duhej t'u kishin ndihmuar paraardhėsve tė tyre nė ruajtjen e identitetit iliro-shqiptar nė raport me ardhacakėt. Andaj, themeli i qėndresės shqiptare nuk ishte durimi i satiagrahės sė Gandit, por pėrbuzja e rendit tė panatyrshėm tė gjėrave qė e lėndonte ndjenjėn e tyre estetike mbi natyrėn dhe mbi botėn; gadishmėria qė tė dėshmonin se nė mendjen e tyre kolektive burimore asnjėherė nuk kishte pasur as despotizėm aziatik dhe as cinizėm tė Evropės. Tunxh Hatai dhe Kus Babai i Kadaresė, me indiferencėn dhe me cinizmin e tyre tė tmerrshėm ndaj vdekjes, artistikisht e pėrfaqėsonin karikaturimin ekstrem tė barazimit tė jetės me vdekjen, por duke qenė nė funksion tė individuumėve "tė shtrembėruar" tė kohės, mund tė pėrfytyrohej edhe mundėsia rrėnēethėse e fatuum-it tė etnosit tė tyre kolektiv. Do tė duhej tė merrej me mend se ēfarė pėrbindshash do tė mund tė delnin prej tyre sikur tė mos kishin mbetur shqiptarė; me ēfarė logjike tė ēoroditur do tė ishin udhėhequr sikur tė mos e synonin zhvillimin nė harmoni me vetveten dhe me kohėn?!

Duke ecur kryelartė drejt automatikėve, ata nuk deshėn ta bindnin Evropėn pėr akceptimin e metodave joviolente tė zgjidhjes sė problemeve. Demokracia ndėr shqiptarėt kishte qenė e pranishme nė vetė qenien e tyre. Me qindra dhe me mijėra vjet nė truallin e Ballkanit kishin jetuar tė pėrzier me popujt tjerė. Nuk kishin provuar qė ndonjėherė tė tjerėve t'ua impononin sundimin e vet, mirėpo nuk ishin pajtuar as me nėnshtrimin e vetes sė tyre. Nuk e kishte mėsuar demokracinė Ballkani prej Evropės, por Evropa e kishte trashėguar atė prej Ballkanit. Barazimi i jetės me vdekjen ndėr shqiptarėt simbolikisht kishte qenė i shprehur me shallin e bardhė tė rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropėn pėr asgjė. Vetėm ia kishin pėrkujtuar dimensionin evropian tė Unit tė tyre dhe pjekurinė me tė cilėn i kishin vlerėsuar kohėrat. E kishin kėrkuar nga ajo njohjen e realitetit nė truallin e tyre dhe zbatimin praktik tė parimeve tė proklamuara.

XI. Satiagraha e Bapusė e synonte riedukimin e anglezėve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik ėshtė dashur tė mundej nga forca morale e sė vėrtetės gandiste -satiagrahės. Dhe u mund. Ndėrkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur Evropėn, por mahnitja kishte qenė edhe njė nusprodukt i kacafytjes sė principeve tė ndėrsjella tė materializuara nė masakrimin e 1500 vetave dhe nė rrahjen masive tė tė tjerėve. Mė nė fund anglezėt ishin neveritur me veten e tyre, ndėrsa njerėzimi ishte turpėruar me krimin e anglezėve.

XII. Serbia, e pėlqyer prej vetes nė rolin e "mbrojtėsit" tė krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i shqiptarėve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikė dhe t'i vriste pikėrisht si tė tillė. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohėn. Pėr kėtė shkak shqiptarėt i ishin drejtuar Evropės me pėrbuzjen e vdekjes, me atė pėrbuzje rrrėnēethėse qė tė shtangte nė vend dhe qė ia pėrkujtonte Evropės se politika e lojėrave e tė manipulimeve nė Ballkan nė hesap tė shqiptarėve do tė duhej tė merrte fund njė herė e pėrgjithmonė.

XIII. Nga ndeshja e vendosmėrisė njerėzore me plumbat, e Unit kolektiv me ēelikun, e syrit pishė me barotin, Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kėsaj drame kishin zgjatur 9 vite tė plota, por porosia e mishėruar nė pėrbuzjen me buzėqeshje tė vdekjes nė Brestovc ishte bėrė e qartė: Shqiptarėt e kishin bėrė evident Unin e tyre evropian dhe Evropa ua kishte respektuar.

XIV. Serbėt nuk kishin qenė as mė tė mirė dhe as mė tė kėqinj se anglezėt, por vetėm njė popull i lajthitur me pėrkrahjen e tė mėdhenjve, dhe pastaj, i hidhėruar me rolin e reduktuar nė suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veēoritė e shqiptarėve si popull, por nė vend qė t'i respektonin, nė vend qė t'i ndėrtonin urat e miqėsisė sė ndėrsjellė, pėr gati 80 vjet rresht kishin rėnė nė kurthin e imitimit tė madhėsisė sė tė mėdhenjve. Kishin shkatėrruar pothuajse ēdo gjė qė do tė mund t'i lidhte me ta. Nė funksion tė vėllait tė madh, kishin harruar se atė e kishte shpikur Orwelli, njė anglez i Evropės, qė i kishte pasur interesat e veta. Ata e vazhduan dramėn e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarėt, i lartėsuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujė tė ndotur tė izolimit tė vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenė politikė e dėshtimit dhe jo e vetėbesimit, refleksion i dėshpėrimit dhe jo i perspektivės, rezultat i lajthitjes dhe jo i vėrtetėsisė, politikė e vendnumėrimit dhe jo e progresit, e pėrmbytjes dhe jo e shpėtimit. Vetėm se nuk e dinin se pėrse e bėnin njė gjė tė tillė...

XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftės sė Bapusė, pėr tė cilin Bapuja shkruante se ishte njė kolos i Indisė, por ishte trim i ēartur, prandaj pikėrisht pėr kėtė shkak vetėm sė shoqes sė tij, zonjės Narajan, do tė mund t'ia besonte ahimsėn (mėsimin mbi jo-dhunėn) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe mund tė shpėrthente. E kisha takuar nė hotelin "Ashoka" tė Nju Delhit mė 1970 dhe pastaj nė Ilixha tė Sarajevės, mė 1972. Ishte nė moshė tė shtyrė tė pleqėrisė. Kishte qenė i prekur me Bapunė, dhe pėr kėtė shkak, mė vonė, nė vend qė tė bėhej vetė Kryetar i Indisė, ia kishte lėshuar postin Llall-Bahadur Shastrit. I kishte braktisur tė gjitha funksionet dhe ishte tėrhequr nė Himalaje. Nė vetmi tė plotė kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer sėrish nė mes njerėzish, me qetėsinė e shėnjtorit nė pamje. Rrezatonte prehje shpirtėrore dhe nuk kishte pasur asnjė njeri tjetėr nė jetėn time qė pėr njė kohė aq tė shkurtėr tė qėndrimit me tė (vetėm dy javė, kohė pas kohe) tė mė kishte lėnė pėrshtypje mė tė thellė se ai. "Ashoka"! -e pėrshėndeta kur e takova nė Sarajevė, duke dashur t'ia kujtoja hotelin nė Nju Delhi, por edhe rolin e kėtij mbret mbi mbretėrit tė historisė sė re tė Indisė nė pėrhapjen e kulturės indiane. "Vid", -ma ktheu nė sanskritishte, duke dashur tė dinte nėse kisha lexuar ndonjė gjė nga Vedat (vid -dituri) qė m'i kishte rekomanduar atėherė. "Mė ka pėlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashė unė, -se e simbolizon shpirtin e munduar tė njeriut nga epoka nė epokė. Po ju shenjtėri, a keni arritur qė pėrmes meditimesh tuaja t'i harmonizoni tė tri rrugėt e pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė veprimit (aksionit) dhe tė besimit?" Mė ishte pėrgjigjur me njė citat nga "Upanishadat": "Me tė vėrtetėn ėshtė e shtruar rruga gjer ke e shenjta... Udhėhiqem nga irealja nė realen! Udhėhiqem nga errėsira nė dritė! Udhėhiqem nga vdekja nė pavdekshmėri!" "Plak i shenjtėruar, -thashė me vete, -nuk po tė marr vesh". "Kanalizoje energjinė tėnde, -tha ai, -lexoji "Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punė! -thashė pėrsėri me vete, -ē'punė kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirėpo ai, sikur t'i lexonte mendimet e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth all things in that Self, and Self in everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai qė i sheh tė gjitha sendet nė njė Unė, dhe Unin nė tė gjitha sendet, nuk do tė fshihet mė tej ajo" (mbase dituria)). Kėshtu ishte menduar, thoshin disa, para mė se 5-6 mijė vitesh, dhe ishte bartur mė vonė nė "Upanishadat" e Indisė, nė njėrin nga dokumentet e shkruara mė tė lashta njerėzore, ndėrsa motivi themelor qysh atėherė kishte mbetur i njėjtė: LIRIA, SUAZĖ E VETĖKRIJIMIT TĖ SHPIRTIT TĖ NJERĖZVE. Megjithatė, disa vjet mė vonė, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte kthyer sėrish politikės. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse ajo ishte pėrpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisė. E kishte hequr atė dhe pastaj ishte tėrhequr nė shenjtėrinė e pėrjetshme tė pasvdekjes. Ai kishte vdekur, por edhe Indira, pasiqė ishte kthyer sėrish nė pushtet, nuk kishte provuar kurrė mė ta pėrsėriste njė gjė tė tillė.

Po ne?

XVI. Vetėdija e deformuar mbi realitetin duket se i ka mjegulluar gjėrat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng. Me pretekste nga mė tė ndryshmet, nga dita nė ditė, nga java nė javė, nga muaji nė muaj dhe nga viti nė vit shtyhet realizimi i tyre i plotė. Ndėrkaq, nė esencėn e kėsaj shtyrjeje tė vazhdueshme duket se qėndrojnė interesat, poashtu nga mė tė ndryshmet, qė prej interesit tė dominimit mbi popullin tjetėr, gjer tek interesat karrieriste tė ruajtjes sė privilegjeve tė pamerituara. Ekziston vetėm njė interes i denj pėr njeriun, interesi i jetės me dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė realizimi i tyre konkret:

-MOS T'I SHNDĖRROJE NJERĖZIT NĖ BISHA,

-POPUJT NĖ KOPE UJQĖRISH,

-KOMBET NĖ PĖRBINDSHA ĒELIKU, BAROTI E PLUMBI.

[size=12] Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dėgjuar zėrin e brendshėm tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!

BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TA NDĖRTONI NJĖ REALITET TĖ RI POLITIK, ME REPUBLIKĖN E KOSOVĖS SI SUAZĖ TĖ DENJ PĖR VETE, TĖ BARABARTĖ ME TĖ GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE NĖ FUNKSION TĖ ASAJ QĖ ĖSHTĖ MĖ NJERĖZORE NĖ NJERIUN DHE NĖ POPUJT;

BESATOHUNI NĖ VENDIN KU E DHANĖ JETĖN, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TĖ NGRITENI NĖ NIVEL TĖ SHEMBĖLLTYRĖS, SE DO T'I PĖRKUJTONI RRĖNJĖT DHE KOHĖN, SE NUK DO TĖ HUTOHENI DHE DO TĖ NGULNI KĖMBĖ NĖ ATĖ QĖ U TAKON -TASH, DHE MENJĖHERĖ, SE DO T'I RESPEKTONI MIQTĖ POR KURRNJĖHERĖ NUK DO TA HARRONI VETEN.

BESATOHUNI NĖ VENDIN KU U DERDH GJAKU I TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ, SE NUK DO TĖ NDALENI PARA ASNJĖ VĖSHTIRĖSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKĖSOHENI VDEKJES QĖ DO TA VRISTE VDEKJEN.

Krushė e Madhe, maj 1990 -janar 1992
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:15 pm

KRONIKA E RRĖNIMIT TĖ NJĖ JETE
(Letėr Dr. Edi Shukriut dhe njė segmenti tė inteligjencisė nė Kosovė),

I

Reintegrimi i kushtėzar


Kėto ditė, Kėshillit mėsimor-shkencor tė Fakultetit Filozofik tė Universitetit nė Prishtinė ia dorėzova kėrkesėn pėr formimin e komisionit pėr vlerėsimin e pėrshtatshmėrisė sė temės dhe tė kandidatit pėr tezė tė doktoranturės. Kjo u bė, por megjithatė gjėrat sikur kanė mbetur pezull tani njė kohė bukur tė gjatė. Nga disa indikacione tė raporteve tė mia tė gjertanishme me fakultetin dhe me shoqėrinė nė tėrėsi, kam fituar pėrshtypjen se pranimi im atje dhe reintegrimi im nė shoqėri bėhet disi nė mėnyrė tė kushtėzuar, ndonėse formalisht nuk ekziston asnjė arsye pėr tė qenė kėshtu siē ėshtė. Le ta ilustrojmė pėrshtypjen nė fjalė: 1) Nuk mė ėshtė lėshuar ndonjėherė vendimi pėr kthimin tim nė vendin e punės, apo vendimi pėr zgjedhjen e punės, me tė cilin 12 vitet e punės sė ndėrprerė do tė mbeteshin pezull. Juridikisht nuk do tė ekzistonin dhe gjithēka do tė rifillonte aty ku patėm mbetur para 12 vitesh. Rreth kėsaj ēėshtjeje nuk u pyeta ndonjėherė ndėrsa as unė vetė nuk u pėrzjeva gjer mė sot. 2) Ndoshta edhe duke u mbėshtetur nė kėtė status tė paqartė, gjatė gati dy viteve tė fundit shkollorė tė punės sime aty nuk u ftova ndonjėherė, dhe as qė mora pjesė, nė mbledhjet e katedrės ku punoja, dhe pėrveē rastit tė fundit, as tė Kėshillit mėsimor-shkencor tė Fakultetit. Mbetesha thjesht i painformuar pėr mbajtjen e tyre, me pretekstin "prekės" se do tė mė shkaktonin shpenzime tė mėdha tė rrugės, 3) Gjatė vitit tė kaluar shkollor zhvilloja ligjėrata tė rregullta, por gjatė kėtij viti i mbaja vetėm provimet. Si me ndonjė magji u patėn zhdukur edhe mundėsitė e gjetjes sė sallės, por kur unė desha vetė t'i paguaja ndonjė pronari kohėn e shfrytėzimit tė ndonjė salle, atėherė papritmas u zhduk interesimi i studentėve pėr to. Kjo poashtu u bė si me ndonjė magji dhe sėrish u gjetėn pretekste "prekėse" si p.sh. shpenzimet e mėdha tė studentėve pėr rrugė, tė cilat, pėr ēudi, nuk ishin tė mėdha pėr dėgjimin e ligjėratave nga lėndėt tjera. Kėto ligjėrata natyrisht, ishin tė kohės. I njoftonin studentėt me gjėrat elementare nga politika, por dikush, nė vend tė tyre kishte vendosur qė ata tė mėsonin vetėm Aristotelin dhe Kantin, pa ditur se ē'do t'u hynin nė punė mė tutje.

Nė Fakultetin Filozofik dhe nė Universitetin e Prishtinės akoma shumė gjėra mbeten tė paqarta dhe shpjegimi i vazhdueshėm pėr kėto paqartėsi mbetet tek gjendja e pėrgjithshme e okupimit nė Kosovė.

Nuk e ndaj plotėsisht kėtė mendim, pasiqė gjendja e pėrgjithshme e okupimit nė Kosovė mund tė pengojė nė realizimin e asaj qė do dhe jo nė tė mėsuarit e asaj se ēka do. Mirėpo tani do tė vazhdohet nė ilustrimin e gjendjes nga njė sferė tjetėr e jetės.

Me siguri ke dėgjuar se prej 1 marsit gjer mė 24 prill tė kėtij viti isha nė vuajtje tė dėnimit prej 55 ditėsh nė Burgun e Qarkut nė Prizren. Gazetat nė gjuhėn shqipe me atė rast bėnė pakėz zhurmė. Disa forume, parti dhe institucione politike protestuan dhe e kėrkonin lirimin tim nga burgu. Megjithatė, gati nė asnjė rast nuk dėshironin tė mė "linin vetėm". Emri im nė fillim shoqėrohej me kėrkesat pėr mosburgosjen e Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės -Dr. Ejup Statovcit, dhe pastaj me kėrkesat pėr lirimin e tij. Kuriozitet mjaft interesant, ndonėse kėrkesat ishin me vend. I falenderoj pėr kėtė, por do t'i falenderoja edhe mė tepėr sikur njėra nga kėto gazeta, apo sikur njėri nga kėto subjekte, tė kishin denjuar ta citonin qoftė edhe njė pjesė tė aktakuzės me tė cilėn do t'i shpjegonin opinionit se pėrse nė tė vėrtetė isha dėnuar.

Mė 27 janar 1990, siē e di, nė fshatin Brestovc patėn rėnė viktimat e para pėr demokraci. Mė 27 janar 1992 ishte dyvjetori i masakrės nė fjalė, kur u vranė 4 dhe u plagosėn 19 tė tjerė. Kėtė ditė, duke shkuar sė bashku me shumė tė tjerė pėr t'u bėrė homazhe martirėve tė demokracisė, gjatė rrugės, nga forcat e policisė serbe u plagos rėndė njė kushėri i imi student, Gafurri. Dy tė tjerė qenė lėnduar lehtė. Gafurri ishte i plagosuri i njėzetė gjatė dy viteve tė fundit. Ėshtė njė tregim mė vete mėnyra e informimit tė opinionit pėr kėtė rast nė kohėn kur ndodhi, por nuk do tė lėshohemi nė analizėn e tij. Prapavija politike e kėtij tentimi, e kjo shihej edhe nga aktgjykimi i Gjykatės pėr Kundravajtje nė Rahovec, ishte kėrkesa pėr jetėsimin e Republikės. Ndėrkaq u veprua sikur tė mos i kishim pasur interesat e njėjta. Pėrse?

Mė 27 maj tė kėtij viti i bėra njė vizitė Z. A.Demaēi, Bacit, dhe grevistėve tė tjerė tė urisė nė Pallatin e Shtypit nė Prishtinė. Gjatė kthimit, nė rrugė e sipėr pėr nė Krushė, desha t'i vizitoja edhe ca shokė tė burgut nga Gllogovci, pėr tė cilėt kisha lexuar nė shtyp se ishin rrahur keqas nga ana e policisė. Policia nė Komoran ma bėri kontrollin e rastit tė dokumenteve tė vozitjes. Nė pyetjen time tė drejtpėrdrejtė nė ishte rruga e hapur pėr nė Gllogovc, polici u pėrgjigj me njė kundėr-pyetje: "Mos kisha dėgjuar gjė ndryshe?" Duke mos dashur ta zgjasja bisedėn, pėrgjigjen e tij e interpretova si pozitive dhe sė bashku me bashkudhėtarin tim, njė student i ri, djalė i njė shoku tim tė klasės, Agron Nebih Limani nga Krusha e Vogėl, e vazhduam rrugėn pėr nė Gllogovc. Patrulla e dytė policore na ndali te stacioni i autobusave dhe na dėrgoi nė stacionin e policisė nė Gllogovc. Atje mua mė morėn nė bisedė informative nė katin I kurse Agronin e mbajtėn poshtė, nė korridorin e hyrjes, ku edhe e kishin rrahur. Duke e deklaruar qėllimin tim, nuk munda ta ndaja mendimin e tyre pėr fajėsimin pa fakte tė shqiptarėve rreth vrasjes sė dy policėve serbė nė Gllogovc dhe plagosjes sė tė tjerėve. Nuk i kisha dhėnė kurrfarė rėndėsie ekzistimit tė versioneve tė ndryshme mbi kėtė ngjarje fatkeqe. Megjithatė, mė siguruan se i kuptonin motivet humane tė vizitės sime dhe se nuk do tė mė pengonin. Rreth orės 21 pas njė kontrolli tė hollėsishėm tė veturės na lėshuan, por rrugės, duke u kthyer nga stacioni i policisė, na printe njė pitzgauer pėrplot me policė. Te udhėkryqi, afėr stacionit tė autobusave, u ndal pėr t'u bashkuar me patrullėn tjetėr policore qė priste aty. Na ndalėn dhe e bėnė tė vetėn nė mėnyrėn e vet. Tėrėsisht tė pėrgjakur, nuk kishte ndonjė kuptim vizita nė Gllogovc, prandaj u kthyem pėr nė shtėpi. Pra rrahja brutale nuk ngjau nė Komoran, siē deklaroi Z.Rugova nė njė konferencė shtypi, por nė Gllogovc. Edhe kėtė herė fjala ėshtė pėr relativizimin e vazhdueshėm tė rėndėsisė sė akteve politike, por qėllimet mbetėn tė panjohura dhe tė dykuptimshme. Sidoqoftė, do tė kisha dėshiruar qė shėrbimet informative tė shtetit dhe jo vetėm tė LDK-sė, ta pėrmirėsonin informimin e vet nė drejtim tė korrektėsisė pėr gjėrat qė kanė tė bėjnė me mua. Ėshtė interesant se kėtė mungesė evidente tė korrektėsisė e ndjeja qysh para ngjarjeve tė vitit 1981 dhe jo vetėm tani, apo gjatė dekadės sė viteve 80. Pėrjashtim i vetėm nga ky rregull ka qenė viti 1982 me rastin e gjykimit tė I, por atėherė unė nuk isha edhe aq korrekt me veten, ndonėse nuk u pendova ndonjėherė.

As gjatė dy rasteve tė fundit tė pėrshkruara, ndonėse shumė njerėz vinin tė mė vizitonin, ti nuk denjove ta lejoje bijėn tonė Erletėn, tė ma bėnte njė vizitė, qoftė edhe tė shkurtėr. Nė tė vėrtetė, as qė e prisja njė befasi tė kėtillė, por mendoja se ndoshta diē do tė kishte ndryshuar nė rezonimin e moēėm politik dhe, duke mbetur pa mbėshtetjen e tij, shpresoja se do tė ndryshonte pakėz edhe avazi i vjetėr. Shembujt e pėrshkruar mė lart tregojnė mjaft bindshėm pėr pėrmbajtjen e kėtij avazi -njė kushtėzim i pafund pėr reintegrim nė shoqėri, por me koncizitet tė duhur dhe pa emocione, nė letrėn drejtuar miqve tanė tė dikurshėm Karl-Peter dhe Petra Reinhold nė Duisburg tė Gjermanisė, pėrshkruhet situata nė tė cilėn u ndodha falė kėtij rezoni dhe kėtij avazi. Kjo letėr ka edhe rėndėsi tė shumėfishtė pėr analizėn e njė kohe tė tėrė ndėr ne. Pėr kėtė shkak e pėrktheva nga anglishtja dhe e inkuadrova nė kėtė letėr, pėrveē njė paragrafi tė shkruar gjermanisht nga njė mik tjetėr qė nuk ka tė bėjė me kėtė. Nėntitujt janė tė mėvonshėm.

( Nese jo me shume, te pakten kete pjese me siper eshte mire te lexoje qdo njeri qe nuk e ka lexuar gjithe librin. Do kuptoni shumeqka....)

Premtimi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:30 pm

Letėr miqve

Tė dashur Peter dhe Petra


Do tė dėshiroja qė tė dy sė bashku ose, nėse ashtu ju pėlqen mė tepėr, secili veē e veē, (ata poashtu janė tė ndarė, v.i.U.H.),ta lexoni kėtė letėr, por vetėm pasi ta keni pėrkthyer nė gjuhėn gjermane.

Ėshtė njė zakon i popullit tim rreth tė cilit kurrė nuk do tė kisha ditur gjė po tė mos mė kishte ngjarė qė t'i humbisja tė dy familjet e mia. Paraqitet dhe njeriu mund ta takojė vetėm nė situata tė tilla. "U paraqit" dhe "e takova" nė tė dy rastet e mia, me Edin dhe me Sevdinė (Sevdije Zeqiri, e diplomuar nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, v.i.) gjithashtu, por nė rastin e parė (shkurorėzimi me Edin) nuk isha mjaft i menēur sa pėr ta njohur, ndėrsa nė rastin e dytė (ndarja me Sevdinė) isha mė i vjetėr, mė i pjekur dhe mė i menēur se mė parė.

Nė tė vėrtetė, si kur u shkurorėzova me Edin, edhe kur mė braktisi Sevdija, shumė njerėz vinin pėr tė mė parė. Tė rinjtė do tė bisedonin me ty ose mes vete pėr shumė gjėra me rėndėsi ose me mė pak rėndėsi, por jo edhe pėr atė qė nė tė vėrtetė kishte ngjarė. Mė tė vjetrit, vetėm do tė uleshin rreth teje, si tek indianėt e Amerikės, do tė dėgjonin me pasion ēfarėdo qė t'u thoje, por edhe ata gjithashtu kurrė nuk do tė thoshin gjė, ose me asgjė nuk do ta komentonin atė qė nė tė vėrtetė kishte ngjarė. Ky fakt gjithnjė mė vinte nė njė situatė tejet tė ēuditshme. Sepse e vetmja gjė pėr tė cilėn dėshiroja tė bisedoja ose tė dėgjoja nė ato ēaste ishte situata e krijuar. Zakonisht mė pėlqente ta fajėsoja palėn tjetėr. Vetes i dukesha i pafajshėm si njė engjėll, gjersa pala tjetėr mė dukej se ishte e shoqėruar me djaj. Ēdo gjė qė mė takonte ose qė ndodhej nė anėn time ishte e pastėr si kristali, ndėrsa ēdo gjė qė i takonte ose qė ndodhej nė anėn tjetėr, ishte e dyshimtė dhe e turbullt. Po qe se kėta njerėz kishin ardhur tė mė vizitonin, pėrse atėherė nuk mė pėrkrahnin, pėrse heshtnin dhe pėrse nuk mė thonin asgjė? Natyrisht kjo gjė mė hidhėronte shumė. Pyeta shumė njerėz rreth kėsaj situate, por kurrnjėherė nuk mora ndonjė pėrgjigje tė saktė.

Pėr kėtė shkak njė ditė prej ditėsh vendosa ta vizitoja njė plak tė vjetėr nė fshat. I kishte rreth 112 vjet dhe meqė nuk mundte tė lėvizte, shkova vetė tek ai. Vendosa tė pėrfitoja nga situata dhe ta pyesja rreth asaj qė e ndjeja si tė padrejtė. Mė thanė se ishte i zgjuar vetėm nė momente tė rralla, por me kohė e vura re se kthjellohej pėr njė kohė mė tė gjatė, vetėm atėherė kur vėrtetė i interesonte tema e bisedės. Nė njė moment tė pėrshtatshėm ia bėra njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: pėrse njerėzit qė mė vizitonin nuk i pėrkrahnin qėndrimet e mia rreth ēėshtjeve tė shkurorėzimit? Nuk u pėrgjigj menjėherė. I mbylli sytė dhe pėr njė kohė tė gjatė qėndroi i palėvizshėm. Mu sikurse njė mumje. Mirėpo isha kėmbėngulės dhe vazhdova ta shikoja nė fytyrė. Zbulova se nuk e kishte humbur orientimin. Ishte vetėm duke menduar, ose nuk dėshironte tė pėrgjigjej. E ndjeva disi se i pėlqente tė qėndroja aty. Kėshtuqė qėndrova duke pritur nė heshtje. Pastaj, pas njė pauze tė gjatė tė heshtjes reciproke, e vura re se si po pėrpiqej t'i mblidhte buzėt e veta tė tretura nė njė mėnyrė tė ēuditshme qė do tė duhej t'i pėrngjante buzėqeshjes. M'u duk se vetė shekulli po pėrpiqej tė buzėqeshte. U bėra kurreshtar qė ta pėrjetoja kėtė buzėqeshje tė shekullit. Pas pak filloi tė fliste mengadalė. "E vėrteta, -tha ai, -midis burrit dhe gruas kurrnjėherė nuk mund tė dihet nga pala e tretė. U ėshtė e njohur vetėm atyre". "Qen bir qeni", -thashė me vete me hidhėrim. "E pamundur" -shtova. Mirėpo ai, sikur tė mė dėgjonte me ndonjė shqisė tė veēantė, vazhdoi: "Njerėzit nuk janė perėndi. Ata zakonisht e mėsojnė mėsimin tepėr vonė. A merr vesh? -pyeti, dhe unė thashė "Po", ndonėse nuk kuptova asgjė. "Po mė pėlqen, -vazhdoi ai, -sepse ti po e kondenson moshėn time pėrmes ngjarjeve qė po i pėrjeton". Mė vonė fillova t'ia sqaroja vetvetes kuptimin e plotė tė fjalėve tė tij. Shumė vdekje kishin ngjarė pėrreth dhe brenda meje, por disi kisha arritur tė ruaja diē nga vetja.

Kohė mė parė sėrish dola nga burgu. Kėtė herė nuk kishte qenė ndonjė dėnim i gjatė (vetėm 55 ditė) por burgjet nė mėnyrė tė ēuditshme ndikojnė nė njeriun. Isha nginjur me arrestime dhe me burgje dhe isha duke menduar se si ta braktisja vendin dhe tė emigroja ndokund pėr ta kėrkuar paqen e brendshme. Por, medet, duke ecur nėpėr njė rrugė tė pluhurosur tė fshatit pėr nė shtėpizėn time qė ndodhej nė fund tė saj, e pashė njė grup prej 10-15 vajzash tė moshės 10-12 vjeēare qė po bisedonin mes tyre duke ecur nė drejtimin tim. Meqė u takuam nė njė pikė tė rrugės ato u ndalėn, mė shikuan turpshėm dhe thanė njėzėri: "Mirėdita profesor dhe mirė se na erdhėt!" Pastaj, duke i ulur ēerpikėt e syve, e vazhduan rrugėn e vet me faqe tė skuqura. Asnjėrėn nga ato nuk e njihja dhe kėtė lloj pėrshėndetjeje e kisha tėrėsisht larg mendjes. U preka thellė, meqė fėmijėt i dua shumė, dhe meqė kjo ishte tėrėsisht e pazakonshme pėr doket e fshatit. Rrugės pėr nė shtėpi sapo qeshė duke e ndėrruar mendimin tim rreth kėrkimit tė paqes sė brendshme nė ndonjė qoshe tė Evropės, pėr tė cilėn bėra aq shumė duke e tentuar evropeizimin e vendit dhe tė popullit tė cilit i takoja.

I doja ata fėmijė, por me tė arritur nė shtėpizėn time, nuk e gjeta asnjėrin nga 3 fėmijėt e mi (12, 7 dhe 3 vjeēar). Realiteti i ftohtė i shtėpisė sė zbrazėt mė tha se fėmijėt e mi jetonin me nėnat e tyre, tė cilat ndoshta mė kishin harruar ose madje edhe mė urrenin. I dua fėmijėt e mi pėr sė tepėrmi, por qė nga viti 1981 dhe mė vonė, pas ndarjes me gruan e dytė, nuk qe e mundur asnjėherė qė tė ishim vėrtetė sė bashku. Andini, (tani gati 7 vjeēar) i kishte rreth 3 vjet kur u ndamė me nėnėn e tij, dhe Brisilda (tani 3 vjeēare) i kishte mė pak se 1 vit kur nėna e tyre edhe praktikisht mė braktisi. Duke e bėrė kėtė ajo ndoshta mendoi tė mė ofronte shansin qė tė vendosja lirisht pėr njėrėn midis tė dyjave, por njeriu nuk mund tė vendosė midis fėmijėve tė tij, andaj fare natyrshėm e zgjodha rrugėn e normalizimit tė raporteve tė mia me tė dy palė fėmijėt para se tė mund tė vendosja pėr diēka tjetėr.

Ėshtė interesant se gjatė tėrė kohės qė jetoja me Sevdinė, kurrė nuk mu lejua tė komunikoja normalisht me bijėn time Erletėn. Ishte fare e qartė se ajo po pėrdorej pėr shkatėrrimin e martesės sime tė dytė (tradicionale, jozyrtare). Meqė ky fakt kombinohej me presione ekonomike dhe sociale (ekonomikisht isha totalisht i varur nga tė tjerėt, sepse sėrish nuk pata mundėsi tė gjeja punė, ndėrsa njėkohėsisht, intelektualisht isha gati tėrėsisht i izoluar gjer nė vitin 1990) isha i bindur se Z-a Edi ishte shoqėruar me njė lloj shoqėrie tė pėrdreqtė qė nuk mund ta duroja. Natyrisht mund tė supozoja se ato presione ishin koinēidenca, por kėsosh kishte tepėr shumė dhe ishin tejet tė ndėrlidhura mes tyre. Pėr kėtė shkak vendosa ta pranoja sfidėn dhe tė mos dorėzohesha.

Ajo qė nė tė vėrtetė e dėshiroja nė atė kohė ishte tė mė thuhej tėrė e vėrteta rreth shkurorėzimit tim (kjo nuk mu tha as sot e kėsaj dite, me qė ky fakt e nėnkuptonte sinqeritetin e plotė midis tė dyve). Natyrisht qė m'ishte e qartė se nė raportet me mua ajo do tė ishte cazė mė e dobėt, por duke qenė pakėz tradiconal, e konsideroja tėrėsisht me vend qė njė grua shqiptare ta pranonte njė lloj tė disiplinės familjare tė kėrkuar nga burri i saj. Duke qenė njė person shumė i zgjuar, ajo e dinte shumė mirė se ē'dėshiroja, por nuk e pėlqente pozitėn prioritare tė burrit. E inkurajuar nga prapavija sociale, e quajti kėtė si "konzervativizėm timin feudal" dhe meqė atėherė nuk mund t'i pėrgjigjesha publikisht, e filloi njė luftė publike kundėr meje. U paraqit me njė sėrė poezishė tė botuara nėpėr gazeta dhe revista dhe pastaj i botoi edhe dy libra qė qenė duke mė shkatėrruar. Askund nuk mė pėrmendte me emėr, por aluzionet ishin mjaft tė qarta, dhe meqė ambienti intelektual ishte i vogėl, gjithkush e dinte se pėr kė ishte fjala. Asnjėherė nuk iu pata pėrgjigjur, sepse frikėsohesha pėr tė ardhmen e bijės, Erletės, por ia pata shkruar dy letra private me tė cilat i refuzoja aluzionet e pėrmbajtura nė poezitė dhe nė librat e saj dhe iu kėrcėnova me botimin e tyre po qe se do tė vazhdonte tė mė sulmonte. E pranoja se kisha qenė pakėz tradicionalist, por isha shumė larg prej "konservativistit feudal" siē mė paraqiste ajo.

Shoqėria nė kėtė kohė e pėrkrahu nė tėrėsi, ndoshta sepse ajo kurrė nuk u martua sėrish, po mė sė shumti sepse unė isha njė ish-i dėnuar qė kishte marrė guximin ta rrezikonte rendin shoqėror dhe paqen e tyre. Mirėpo, duke e pėrkrahur atė pa kurrfarė rezerve, shoqėria faktikisht vazhdoi tė mė konsideronte jo si njė ish-tė dėnuar, por si njė tė dėnuar aktual. Edhe mė keq, duke nxjerrė ca vendime gjyqėsore qė kishin tė bėnin me mua, madje edhe duke mos mė informuar fare, shoqėria gjatė njė periode tė kohės e kishte anuluar jo vetėm ekzistencėn time politike, por edhe atė juridike, madje edhe atė totale. P.sh., asnjėherė nuk mė pyetėn pėr regjistrimin e veturės sime nė emrin e saj, nuk u informova asnjėherė se Gjykata nė Prishtinė nė vitin 1988 kishte vendosur t'ia bartte Edit banesėn time dy-dhomėshe edhe pa pėlqimin tim, ndėrkaq asnjė instancė juridike nuk vendosi ndonjėherė pėr ndarjen tonė materiale. Me kalimin e kohės mė bėhej gjithnjė e mė qartė se seanca gjyqėsore e cila nė vitin 1985 kishte vendosur pėr shkurorėzimin tonė (ky gjykatės 6 vite mė vonė u zgjodh deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, v.i.) nė tė vėrtetė mund tė konsiderohej e rrejshme. E nxori atė vendim fatkeq mbi shkurorėzimin tonė me 24 maj, pėrderisa nga burgu kisha dalur vetėm tri ditė mė heret, me 21 maj. Kjo nuk ishte me vend, madje as formalisht. Nuk qe respektuar afati kohor i paraparė me ligj prej 6 muajsh pritjeje para se gjykata tė mund tė vendoste pėr ēėshtje tė kėtilla. Shkurt, qe bėrė ēdo gjė me qėllim tė nėnshtrimit tim, ose tė kthimit tė status quo antes (gjendjes sė mėparshme tė gjėrave) pa mė kėrkuar falje. Pėrkundrazi, Z.a Edi mendonte se unė duhej t'i kėrkoja falje asaj. Ndoshta edhe do ta kisha bėrė kėtė, ndonėse nuk e konsideroja veten fajtor pėr asgjė. Sidoqoftė, meqė ishte nė pyetje vajza ime Erleta, do ta kisha bėrė kėtė po tė mos e kisha vėnė re se asaj i pėlqente njė mbrojtje e tepėrt dhe e panevojshme e shoqėrisė nė llogarinė time. Pėr kėtė shkak, siē mund ta dish edhe ti, mė me qejf nuk e bėra njė gjė tė kėtillė. Megjithatė, gjithnjė mbajta qėndrim korrekt ndaj saj. Mė 1991, kur gati sa ishte duke u shkatėrruar ajo nga disa grupe tė rėndėsishme politike, pėrmes njė funksionari tė lartė tė kishės katolike (Edi nga nėna ėshtė e krishterė, vėr. e red.) e kėrkova dhe m'u dha mbrojtja e saj. Me fjalė tė tjera, pėr hir tė bijės sime Erletės unė mund tė falja dhe fala, por nuk mund tė harroja dhe nuk harrova.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:31 pm

...


Mirėpo meqė realiteti sė paku teorikisht ndryshoi nė pėrputhje me bindjet e mia fillestare politike dhe jo nė tė kundėrtėn, me kohė, si duket, u bėra i rėndėsishėm pėr grupe tė ndryshme politike qė luftonin pėr pushtet dhe jo pėr shtet. Sidoqoftė, duke qenė pėr shumė vite i vetmuar nė bindjet e mia politike tė deklaruara hapur, si njė ish-anėtar i elitės, nė ndėrkohė u shndėrrova nė hiē ekonomik dhe social. Meqė asnjė grup nuk deshi tė marrė asnjė pėrgjegjėsi pėr kėtė, ato as qė dėshironin ta njihnin ndonjė pėrparėsi timen. Mė me dėshirė e zgjodhėn rrugėn e ndikimit nė tė afėrmit e mi, duke besuar se ajo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė mė mbajtuar edhe mė tutje nėn kontroll. Natyrisht, isha tejet i hidhėruar pėr kėtė, por nuk mund tė bėja asgjė. E dija gjithnjė se Erleta qė nga viti 1981 mbahej si njė lloj pengu, por qė nga viti 1991 e tutje isha dėshmitar se si Andini e Brisilda gjithnjė e mė tepėr konsideroheshin poashtu si pengje. Gjėrat u komplikuan dhe nuk dija se si t'i ndihmoja fėmijėt e mi qė ishin aq tė vegjėl dhe nuk mund tė kuptonin se ē'po ngjiste. Ishte supozuar me saktėsi se nuk kisha forcė personale qė ta vrisja ndokend dhe ata e dinin se nuk do ta bėja njė gjė tė kėtillė. Pėr kėtė shkak, si duket, gabimisht u konkludua se do t'i bashkohesha njėrės nga palėt nė disponim dhe se do ta luftoja tjetrėn me ndihmėn e sė parės. Nuk dėshiroja tė bėja ashtu, sepse isha i interesuar pėr ta ndėrtuar shtetin dhe jo pėr t'u pėrzier nė luftėn politike pėr pushtet. Gjithsesi nuk ishte korrekte. Ndodhej jashtė shijes sime dhe poashtu jashtė karakterit tim.

E dija se e kisha njė lloj tė forcės qė qėndronte diku midis qiellit dhe tokės, d.m.th. askund dhe gjithkund, qė do tė thotė se ishte potenciale dhe jopraktike. Pastaj njė ditė, duke i parė fėmijėt e mi nė njė pozitė tė tillė mizore, dhe duke mos pasur forcė tė qėndroja edhe mė tutje, e zgjodha rrugėn time. Vendosa ta eksponoja veten para dyerve tė prindėrve tė Sevdisė dhe tė prisja atje gjer sa tė bėheshin tė mėshirshėm pėr tė m'i kthyer fėmijėt e mi. Ishte ky njė hap i rrezikshėm meqė mund tė konsiderohej si provokim i tėrė fisit tė saj feudal, por pasiqė fisi im feudal nuk qėndronte pas meje, pas nja 48 orėsh tė pazarllėkut fisnor nė fund tė shekullit XX nė mes tė Evropės, u vendos qė t'i kthenin fėmijėt e mi pėrmes Sevdisė qė e pėrcillnin njė grup prej 10 ose mė tepėr ndėrmjetėsuesish! Asnjėherė nė jetėn time nuk kam qenė mė i hidhėruar. Ishte kjo diēka tėrėsisht jashtė mundėsisė sė kuptimit intelektual dhe ndjenjės sė qytetėrimit, por e ruajta kontrollin. E dija se dėshironin tė fillonin diskutime tė pafundme rreth ne tė dyve, me qėllim tė rikthimit tė status quo antes dhe jo me qėllim tė gjetjes sė solucionit real, i cili mund tė rezultonte thjesht nga fakti se mund tė na linin vetėm, pa u pėrzier vetė. Mendova se ishte metodė tejet e shplarė t'i pėrdorje fėmijėt si pretekst pėr rikthimin e status quo antes qė u humb jo me fajin tim, ose sė paku jo tėrėsisht me fajin tim.

Pėr kėtė shkak, iu drejtova ish gruas sime: "Zonjė, -i thashė, -gjatė kėtyre 7 orėve sa i qeshė eksponuar territorit tė fisit tėnd feudal, ti, natyrisht, mund tė mė shkaktoje telashe tė mėdha, por kurrė nuk do tė mund tė gjeje arsye pėr t'i arsyetuar ato. Nuk do ta dij kurrė nėse mė ke dashur ose jo, por fėmijėt u lindėn, ata ekzistojnė, rriten dhe i dua shumė. Pikėrisht pėr kėtė shkak nuk dėshiroj qė t'i ndaj me forcė nga nėna e tyre, por dėshiroj qė tė kuptohet njė herė e pėrgjithmonė se ata nuk janė pronė e asnjėrit nga ne, por vetėm pjesė e jona. Detyrė e prindėrve, e tė gjithė prindėrve tė botės dhe e tė gjitha bishave poashtu, ėshtė qė t'i aftėsojnė pėr ta jetuar jetėn e tyre. Qeniet njerėzore dallojnė prej bishave edhe nga ky aspekt, sepse i ndihmojnė fėmijėt e tyre qė ta ndėrtojnė identitetin e vet tė dobishėm pėr veten, familjet e tyre dhe pėr shoqėrinė. Sa u pėrket vetė atyre, pėr shkak se jeta konsiderohet si njė seri e gjatė betejash konkurrente pėr diēka mė tė mirė, atėherė do tė duhej t'u ndihmohej t'i ndėrtojnė sa mė tepėr qė ėshtė e mundur identitetet e tyre. E konsiderojmė se ėshtė krim primitiv e barbar tė provosh t'i shndėrrosh ata nė vegla pėr hakmarrje, nė instrumente pėr kompensimin e ėndrrave tė parealizuara, nė armė pėr tė fituar forcėn e cila nė tė vėrtetė tė mungon, vetėm sepse janė tė pafuqishėm. Lėri tė rriten tė lirė. Mos i pėrdor si pengje pėr ēfarėdo qėllimi qė do tė dėshiroje tė arrije sepse kjo doemos do tė duhej t'ishte problem i yt dhe jo i tyre. Pėr shkak tė moshės sė vet ata kėtė nuk mund ta kuptojnė. Nuk ishte punė as e guximshme dhe as e menēur nga ju qė tė mė sillni nė njė situatė tė tillė. Mund t'i kuptoj intencat tuaja, por nuk mund ta falė sjelljen tuaj".

Duke i thėnė kėto gjėra, natyrisht isha i neveritur (edhe me veten), saqė dola jashtė dhe i lashė ta diskutonin problemin nė mungesėn time. Kurrė mė nuk munda tė bėhem i njėjtė si mė parė.

Ky problem tani ėshtė zgjidhur, por vetėm pjesėrisht. Fėmijėt tani lirisht mund tė lėvizin tek secili nga ne, por nuk janė mė tė lumtur. Mė duan shumė. E duan edhe nėnėn e tyre.

Meqė janė tė regjistruar nė emrin tim, por jetojnė me nėnėn e tyre, iu drejtova gjykatės, e cila tani ndodhet nė kompetenca tė Republikės sė Serbisė, me lutje qė ta bėjė njė pėrjashtim nga rregullat e luftės dhe tė vendosė mbi atė se me cilin prind do tė duhej tė rriteshin ata? Lloji i institucionit tė cilit ju drejtova dhe i cili nė kėtė ēėshtje i ka kompetencat e gjyqit, thjesht heshti. Nuk deshi tė vendosė. Meqė nuk kam pasaportė, sepse nuk mė ėshtė dhėnė, dhe meqė si tėrėsi situata ėshtė tejet e paqartė, nuk i di tė gjitha konsekuencat juridike tė njė situate tė kėtillė.

Situata bėhet edhe mė e keqe, meqė Erletės akoma nuk i lejohet normalizimi i raporteve tė saj me babėn e vet, d.m.th. me mua. Kjo pastaj reflektohet drejtpėrsėdrejti nė raportet me Sevdinė dhe ndikon nė pozitėn e dy fėmijėve tė mi tė tjerė.

Shumė herė mendoja tė ndėrmerrja diēka rreth kėsaj ēėshtjeje, por meqė Edi ishte njė anėtare tejet e ēmuar e elitės politike e intelektuale, nuk mund tė bėja asgjė. Njė herė, nė fillim tė kėtij viti, hyra nė banesėn time nė Prishtinė pėrkundėr kundėrshtimit tė saj, me qėllim qė disi ta detyroja tė fliste me mua, por ajo thjesht e thirri policinė dhe ata mė hodhėn jashtė. Shumė herė mendova t'ia filloja njė polemike publike me tė dhe bile iu kėrcėnova me njė gjė tė tillė, por ajo s'i dha pesė para. Shumė shkrimtarė, avoketėr, gjykatės, profesorė, zhurnalistė e tė tjerė ndodheshin nė anėn e saj. Me fjalė tė tjera, elita nė raport me mua qėndronte si bukur shumė unike. Nė tė kaluarėn Edi gjithmonė kishte sukses nė rrotullimin e gjėrave dhe nė fajėsimin tim pėr gjėra qė nuk kisha mundur t'i merrja dot me mend. Nė kėtė drejtim duket sikur gratė janė mė superiore se burrat andaj ishte fare e natyrshme qė tėrė elita ta pėrkrahte me gjithė zemėr, madje edhe njė pjesė e familjes sime mė tė gjerė, pėr motive dhe interesa tė ndryshme. Kjo ishte njė metodė e cila pėr njė periodė tė gjatė kohe mė bėri tė mos isha i barabartė me tė, pėr ē'gjė nuk isha as i pėrgaditur dhe as i mėsuar dhe sė cilės gjer mė sot mė me dėshirė iu shmanga.

Mirėpo situata nuk ndryshon thelbėsisht. Desha ta ndryshoja, duke proklamuar se nuk e kisha ndėrmend tė martohesha sėrish dhe duke kėrkuar qė tė dy palė fėmijėt e mi tė lejoheshin lirisht tė komunikonin me mua. Sevdija kėtė e pranoi nė nivel tė fshatit, por ajo nė tė vėrtetė nuk ka mjete qė t'i mbajė fėmijėt dikund tjetėr, jashtė fshatit. Mua mė ėshtė ofruar njė shans qė tė riintegrohem nė Prishtinė pėrmes Universitetit, por meqė nuk pata sukses nė normalizimin e raporteve tė mia me Erletėn, Sevdija nuk do t'i lejojė fėmijėt tė vijnė me mua. Sikur tė vendosja tė shkoja vetėm (ėshtė tejet e dyshimtė se a do tė pranohesha vetėm) me siguri se do t'i humbisja tė dy palėt. Andaj ėshtė fare e natyrshme qė nuk dėshiroj qė njė gjė e tillė tė mė ngjajė sėrish nė Kosovė dhe as qė mund tė duroj edhe mė tutje ta shikoj shkatėrrimin e tyre gradual. Eshtė kjo njė gjė qė mė dėmton pėr sė tepėrmi, dhe tani me vite po shkatėrrohem edhe vetė.

Ėshtė kjo njė situatė e ēuditshme dhe njėkohėsisht tmerruese. Nuk mund tė gjej fjalė tė pėrshtatshme pėr ta pėrshkruar, por mbi tė gjitha, mė tmerruese janė kėshillat qė mi japin pikėrisht ata qė mund ta ndryshojnė kėtė situatė vetėm pėrmes njė thirjeje telefonike ose njė bisede tė rėndomtė. Sipas tyre, nuk duhet tė mėrzitem pėr fėmijėt meqė janė duke u rritur me nėnat e tyre. Kur tė rriten do tė kthehen tek unė, sepse do tė dijnė se jam baba i tyre. Nuk dua ta pėrshkruaj anėn tmerruese tė saj, pasi vetė pėr vete mund ta supozosh. Kuptimi i vėrtetė i kėtyre kėshillave ėshtė kėrkesa qė tė pritet zgjidhja e tėrėsishme e situatės, por pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė konsideroj se ata mbahen si pengje. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye insistoja vazhdimisht qė tė katapultohen jashtė tensioneve aktuale tė shkaktuara nga politikat e kundėrta. Ishte kjo esencialisht kėrkesė pėr shpėtimin e privatshmėrisė sė familjes. Fatkeqėsisht, nuk pata sukses tė plotė, por meqė po hyjmė nė shekullin XXI, lufta ime prej mohikani ishte e dobishme tė provohej. Ndoshta ky ishte edhe njėri ndėr shkaqet e rrahjes sime barbare nga ana e policisė speciale mė 27 maj tė kėtij viti. Megjithatė, nuk mund tė pajtohem nė asnjė mėnyrė nė reduktimin e qenieve njerėzore nė makina tė pandjeshme, tė ftohta, indiferente. Privatshmėria e familjes ėshtė e nevojshme pėr kėtė qėllim. Nė qoftė se shekulli XXI do ta vrasė kėtė, atėherė nuk mund tė jetė i vlefshėm pėr t'u jetuar.

Pas njė refleksioni tė gjatė, erdha nė pėrfundimin se zgjidhja e vetme racionale pėr kėtė problem do tė ishte qė tė bėja vetėvrasje politike, d.m.th. qė t'i ndėrprisja tė gjitha raportet me tė kaluarėn dhe tė tanishmen dhe tė provoja tė jetoja vetėm pėr veten time, por nė njė vend tjetėr dhe jo kėtu. Meqė akoma mund tė punoj ēdo gjė qė mund tė mė ofrohet, prej pjatalarėsit e publicistit, gjer ke profesori i universitetit, sė paku nga njė distancė gjeografike mund tė provoja t'i ndihmoja edukimit tė ardhshėm tė fėmijėve tė mi dhe kėshtu tė bėhem edhe materialisht, dhe jo vetėm nominalisht, baba i tyre. Kjo gjė akoma nuk do tė mė bėnte njė baba komplet, por sė paku diēka mė tė mirė se ky i tanishmi. Gati shumica e baballarėve tė fėmijėve shqiptarė pothuajse historikisht janė tė kėtillė. Ky ishte njėri nga shkaqet qė kėrkova tė ma bėje njė vizitė tė shkurtėr. Desha tė tė konsultoja pėr njė vendim aq tė rėndėsishėm pėr mua.

Ti nuk erdhe. Fillova menjėherė tė mendoja se qeniet njerėzore, pas tė gjithave, nuk janė edhe gjithmonė plotėsisht racionale (kjo gjithashtu do tė duhej tė ishte ndonjė komponentė e privatshmėrisė sė tyre) dhe, meqė nuk janė plotėsisht racionale, atėherė mė me qejf do tė qėndroja kėtu. Kėshtu mė nė fund vendosa ta mbroja doktoratėn time nė Universitetin e Prishtinės.

Kėshtu, Peter dhe Petra, unė i dua proverbat e popullit tim. Njėra nga ato thotė se duke m'i treguar hallet e mia, tė tuat do t'i kuptosh mė mirė. Jua tregova njė pjesė tė halleve tė mia me qėllim qė ju tė kuptoni se, si duket, jeni duke i pėrjetuar problemet e moshės sė viteve 50 kur befasisht keni mundur tė zbuloni se nuk jeni edhe mė tutje tė rinj dhe se nuk mund tė vazhdoni t'i bėni gjėrat qė ishit mėsuar t'i bėni nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė njėjtin intensitet dhe me tė njėjtin tempo. Pėrse atėherė nguteni? Pėrse nuk prisni t'i pėrshtateni moshės?



Krushė, Tė fala:

5 qershor 1993 Ukshini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:36 pm

III

Zonjė,

Dekurajimi me homo politicus-in

Letra ēiftit Reinhold nuk ėshtė e pėrfunduar, me gjithė pėrmbajtjen dhe kuptimin shumėdimensional. Kjo qė tė drejtohet ty dhe segmentit tė inteligjencisė pas teje ėshtė e shkruar nė gjuhėn shqipe dhe ka pėr qėllim zgjimin tuaj tė tėrėsishėm. Do tė pėrkthehet, natyrisht, edhe anglisht.

Nė letrėn time tė fundit tė para njė viti (24 prill 1992) me njė ton pak si tė ashpėr qė tani nuk mė pėlqen sepse nuk pata mundėsi t'i qėndroja besnik ashpėrsisė sė saj, desha t'i rrotulloja gjėrat, t'i vija nė vendin e tyre dhe ta mbyllja kaptinėn e fundit tė raporteve midis nesh nė historinė e Republikės. T'u kėrcėnova se, po qe se nuk do ta lejoje normalizimin e raporteve me bijėn tonė Erletėn, do ta pėrgadisja njė seri ligjėratash me titull tė pėrbashkėt "Morali dhe politika" dhe se nė kėtė mėnyrė do tė zhvilloja luftė publike kundėr teje dhe rezonimit tė vjetėr politik. Mirėpo ato dolėn mė tė thella se ē'prisja. Mė dekurajoi lidhja e tyre me mentalitetin e bipėrkatėsisė kolektive tė homo-politikusit shqiptar, andaj e gjykova se nuk ishte koha e tyre. Nuk i ligjėrova dhe as qė i botova. Megjithatė, duke qenė i bindur se nuk i duhet lėnė vetėm kohės t'i sqaronte gjėrat edhe mė tutje, vendosa qė ta shtyj pakėz kohėn pėr t'ia ndėrruar pėrmbajtjen, qė sė paku kualitativisht tė jetė diē tjetėr.

Nė kėtė drejtim, njė sėrė hapash qė u ndėrmorėn gjatė vitit tė kaluar nė emrin tim, por jo gjithmonė me iniciativėn time, e nė shumicėn e rasteve as me njohurinė time paraprake, por vetėm me njoftimin tim me dėshtimet e pėsuara, mė bėnin kurreshtar. E kuptova se njerėzit, nė mėnyrėn e vet, e tentonin afrimin tonė, por kjo nuk u bėri punė, sepse kishte kohė qė dashuria jonė kishte vdekur, ndonėse dikur, si tek tė gjitha ēiftet e lumtura, konsiderohej e pavdekshme. Pata provuar shumė herė qė ta ruanim korrektėsinė nė raportet tona nė mėnyrė qė Erleta ta pėrballonte mė mirė sfidėn e kohės, por ti refuzove. Nė kėtė mėnyrė e vdiqe edhe miqėsinė. Nga kėto pėrpjekje dhe nga kėto hapa u krijua njė propagandė e tmerrshme qė vazhdimisht mė pėrcillte dhe intensifikohej sa herė qė kanosej "rreziku" i normalizimit tė raporteve me tė. Njė ēėshtje tėrėsisht inosente dhe private gjatė vitit qė shkoi u hodh nė terren politik, nė armiqėsinė me ata tė cilėt me mundin dhe me gjakun e tyre fuqimisht i kontribuan krijimit edhe tė Republikės edhe tė Demokracisė. Kėtu diēka nuk vlente. Ishte pėrfundimisht e prishur. Pėrsėri si edhe mė parė nė kohėn e komunizmit, insistohej nė mėnyrė indirekte qė tė bėja lutje pėr normalizimin e raporteve tė mia me bijėn time, por nuk u binte ndėr mend tė bėnin lutje qė t'i normalizonin raportet me mua. Ndonėse patėn ngjarė shumė gjėra dhe pati ndryshuar shumėēka, nuk ndryshoi pozita e saj dhe as raportet midis nesh, sikurse do tė duhej t'ishte midis personave tė civilizuar tė botės bashkėkohore. Vazhdimi i avazit tė vjetėr nė kushtet e ndryshuara tani nuk e dėmtonte vetėm bijėn tonė Erletėn, por edhe tė dy fėmijėt e mi tė tjerė qė u lindėn nga martesa e dytė, Andinin (7 vjeēar) dhe Brisildėn (3 vjeēare), por edhe tė gjithė ata qė e donin, nė radhė tė parė prindėrit dhe vėllezėrit e mi, me tė cilėt gjatė njė periode u manipulua shumė keq me gėnjeshtra tė paturpshme, duke e shfrytėzuar nivelin e vetėdijės sė tyre, tė raporteve farefisnore dhe tė gjendjes materiale. Nė kėtė luftė nuk u dėmtuan vetėm ata qė tė pėrkrahnin, tė cilėt me gjithė demagogjinė e tyre ishin dhe mbetėn tė integruar nė shoqėri, tė cilėt ti dikur as i doje dhe as tė donin dhe tė cilėt tani, njėsoj, e pėrkrahnin edhe tjetrėn nė luftėn e saj kundėr meje, ndonėse as kjo dikur nuk i deshi dhe as qė e honepsėn ndonjėherė. Nė kėtė mėnyrė u krijuan raporte tė ēuditshme: prindėrit dhe vėllezėrit e mi vazhdimisht mbeteshin fajtorė pėr gjėra pėr tė cilat nuk kishin kurrfarė haberi; tė tjerėt, kinse me mospėrzierjen e tyre nė "ēėshtjet private" vazhdimisht mbeten tė pafajshėm; kurse fėmijėt e mi tė mitur dhe unė vazhdimisht mbetemi viktima. Kėshtu ishte nė kohėn e komunizmit, kėshtu mbeti nė kohėn e euforisė nacionale dhe kėshtu ėshtė akoma edhe sot, nė kohėn e krizės dhe tė ngecjes nė tė gjitha drejtimet. Ėshtė evidente se kėshtu nuk duhet dhe as qė mund tė mbetet.

Si anėtare e elitės politike dhe intelektuale tė Kosovės, sikur tė mos ishte zhvilluar njė luftė e hapur kundėr meje dhe jo aq kundėr njė politike qė do tė duhej tė luftohej, sikur kjo elitė, gjatė njė periode tė caktuar tė instalimit tė vet nė pushtetin paralel politik tė kishte zhvilluar luftė parimore pėr pozitėn e Kosovės dhe jo pėr pozitėn e vet nė Kosovė, dhe sikur ti nė kėtė luftė, sė paku tė ishe diferencuar, bile pėrmes Erletės, ndoshta do tė kisha besuar se nuk ke dashur qė bija jonė Erleta ta pėrjetonte drejtpėrsėdrejti rėnien e babės sė saj. Ndoshta do tė kisha besuar se duke dashur ta ruaje veten nga rėnia sė bashku me tė, ishe e detyruar ta ndaje bipėrkatėsinė politike tė njė ambienti dhe tė njė kohe qė akoma po zgjat. Nė rrethana tė kėtilla e pranoj se do tė ishte njė obligim fisnik i babait qė ta ruante tė bijėn nga inkonviniencat e kohės. Bile nga kjo fushė kemi edhe shembuj konkretė tė lavdishėm. Nė njė libėr mbi Z.Adem Demaēi tė njė autori sarajevas, Baci shpjegon se si kishte qenė i detyruar ta linte familjen me qėllim qė ta shpėtonte nga maltretimet dhe nga provokimet e kohės. Kėtė ia besoj, por gjithashtu e besoj se pėrfundimisht e kishte pasur gabim, sepse nė kėtė mėnyrė e la tė paprekur rezonimin e moēėm politik, duke besuar se kishte ndryshuar sė bashku me kohėn. Me gjithė konsideratat e larta ndaj tij, (isha i pari qė i futa nė pėrdorim pėr tė shprehjet "histori e gjallė" dhe "simbol i rezistencės kombėtare") unė nuk isha Z.A.Demaēi. Kisha rėnė pikėrisht si ai, por jo vetėm kaq. Kisha qenė nė nivelin e gjendjes sė njė populli tė tėrė, i cili jo vetėm gjatė 12 viteve tė fundit ishte trajtuar mizorisht nga tėrė njė makineri policore dhe ushtarake e njė regjimi qė e dėnoi historia. Mirėpo nė kėtė gjendje kisha rėnė nga lartėsia e konsiderueshme e hierarkisė shoqėrore dhe me njohuri tė pjekura teorike dhe praktike tė funksionimit dhe tė ndėrlidhjes midis regjimit, sistemit politik dhe shtetit. Pėr kėtė shkak, nuk e synoja vetėm ndryshimin e ambientit, por edhe tė rezonimit politik nė kohė. Pa ndonjė mbėshtjetje dhe pa ndonjė lidhje me ata qė konsideroheshin tė informuar dhe qė vetėm i ekzekutonin vendimet e tė tjerėve, u orientova drejt dhe qėndrueshėm. Falė biografisė sime, origjinės sė pastėr shqiptare-kosovare dhe njohurive tė mia, ky orientim ndikoi fuqimisht nė ndryshimin edhe tė ambientit edhe tė kohės, si edhe tė shumė segmenteve tė rezonimit tė moēėm politik. Pėr kėtė shkak, prezentimet qė iu bėnė faktorit tė brendshėm nuk kishin lidhje me tė vėrtetėn, por vetėm me ruajtjen e pozitave dhe tė privilegjeve tė njė shtrese tė caktuar shoqėrore, sė cilės dikur i takoja edhe unė.

Ato e patėn efektin e ngecjes sė proceseve tė lidhura me jetėsimin e plotė tė Republikės dhe tani tė zbrapsjes sė tyre praktike. Dhe, pėrsėri angazhimi dhe qėndrimi im praktik dhe me shkrim i zhdavariti mosbesimet e krijuara artificialisht dhe e shquajti njė rezonim tė ri politik i cili akoma ndodhet nė rrugė e sipėr tė formimit dhe tė forcimit tė vet, por qė tanimė me asgjė nuk mund tė ndalet. Nė kontekst tė kėtyre fakteve, pėr kė, pėr ēfarė ambienti, pėr ēfarė kohe, pėr cilat arsye dhe me ēfarė tė drejte e largoni edhe mė tutje bijėn time nga unė? Ose nė rezonimin tėnd dhe tė kėtij segmenti tė inteligjencies akoma nuk ka ndryshuar asgjė, ose synohet diē tjetėr, gjė qė pėr shkak tė konsekuencave qė akoma po i bart, pėr mua ėshtė njėsoj.

Ta marrim tė dytėn. E para edhe ashtu shihet vetė. Nuk qenė nė pyetje 12 ditė, 12 javė dhe as 12 muaj, por vite tė tėra tė lidhura me zhvillimin e situatės sė pėrgjithshme nė Kosovė e mė gjerė. Gjatė kėtyre 12 viteve mė arrestuan dy herė, mė burgosėn, mė izoluan 7 vite tė plota. Me instrumente tė nėntokės politike qė nuk u shihen dhe aq lehtė, por qė u ndjehen konsekuencat, e zhvilluan njė luftė tė tmerrshme qė mė dėmtoi pėr sė tepėrmi dhe mė nė fund mė lėnduan shumė rėndė. E kalova Golgotėn qė e pėrjetoi njė popull i tėrė. Sė bashku me tė, nė ēdo pikė, i dhashė provimet mė tė rėnda tė pjekurisė politike. Mirėpo, gjatė kėtyre 12 viteve tė kėsaj golgote tė tmerrshme, nuk denjove ta lejoje normalizimin e raporteve tė mia me bijėn tonė Erletėn, dhe nė kėtė drejtim tė pėrkrahu segmenti i Inteligjencies pėr tė cilėn ėshtė fjala. Pėrse?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:36 pm

... Tė gjitha iniciativat nė kėtė drejtim i vrisje qė nė start. Ndaj prindėrve tė mi pleq, sa herė qė deshėn tė tė vizitonin, ta takonin ose ta shihnin mbesėn e tyre, u solle nė mėnyrė arrogante. Herėn e fundit kur e provuan njė gjė tė tillė, i porosite qė tė tė mos mėrzisnin edhe mė tutje. Plakut qė me ndikimin e vet progresiv e kishte bartur mbi shpinė thyerjen e tėrė njė epoke tė mbėrthyer nė prangat feudo-klanore tė rrethit tė vet, kur, i pėrmalluar, pa dijen dhe pa lejen time, e thirri tė mbesėn nė telefon, si gjithmonė, si djalit tė tij e babait tė saj, ia mbyllėt telefonin. Pastaj arsyetoheshit se ashtu sillej e mbesa dhe jo ti qė e edukoje atė. Kėtė paturpėsi e brohoritėn me vite edhe disa nga ata qė plaku i kishte rritur dhe i kishte shkolluar nė luftė tė vazhdueshme me prangat e sė kaluarės, ndėrsa njėkohėsisht e siguronin se ishin me tė. Kur tė tjerėt e shfaqnin mospajtimin e tyre me kėtė hipokrizi rrėnqethėse, kėrkohej mospėrzierja nė emėr tė afėrsisė sė gjakut. Raportet feudo-klanore qė Evropa i kishte vdekur para mė se 1000 vitesh, nė Kosovė e manifestonin tėrė shkėlqimin e vet tė mykur. Ato sundonin nė mėnyrė sovrane. E vrisnin ēdo talent qė nė embrion dhe si kurva mė e poshtėr, viheshin nė shėrbim dhe e servisonin ēdo pushtetmbajtės qė e synonte ngecjen dhe jo avansimin drejt dinjitetit individual dhe lirive kolektive. Kjo alfė dhe omegė e ēdo dominimi tė huaj duhej luftuar, por lufta kundėr saj nė Kosovė u tregua si lloji mė i vėshtirė i luftės qė mund ta zhvillonin Perėnditė dhe jo qeniet e vdekshme njerėzore. Dhe nė shkallėn qė unė e zhvilloja si njeri, i munda perėnditė. Mirėpo ato nuk tė falin, ose njė gjė tė tillė e bėjnė tepėr rrallė. Mė shpesh hakmerren, duke e vazhduar lojė-luftėn e tyre morbide me jetėn. Ka momente tė tilla kur vdekja ėshtė mė e lehtė se sa lojė-lufta me jetėn, por vdekja si mundje dhe jo si humbje. E provokova tri herė, por nuk mė deshi. Herėn e katėrt nuk desha ta provokoja vrasjen, por e dija se mund tė vinte dhe isha indiferent ndaj saj. Getoizimi violent i regjioneve tė caktuara ishte dukuria mė e fėlliqur e kėtij shekulli. Kishim mėsuar ta urrenim qė nė bankat e shkollės. E provokonte rėndė ndėrgjegjen time intelektuale, dhe ndjenjėn njerėzore tė njeriut. Mė lėnduan rėndė, por mė lanė tė gjallė pėr t'u kthyer i plagosur nė rrugėn time tė moēme tė lojės morbide me vdekjen. Dhe tani ishin pėrzier gjėrat: lojė-lufta morbide me jetėn e perėndive dhe loja morbide me vdekjen e njeriut nė mėnyrė tė padiktueshme ishin shndėrruar nė njė. Qėmoti nuk dihej se cila do tė rėndonte mė tepėr nė ēaste tė caktuara tė kohės.

Mirėpo nuk ishin goditjet e policisė ato qė mė shkaktonin dhembje mė tė mėdha. Nga goditjet, lėndimet dhe tė shtėnat e tyre mund tė vdisje, siē vdiqėn shumė tė tjerė, mund tė mbeteshe sakat, siē mbetėn shumė tė tjerė ose edhe mund tė shėroheshe siē u shėrova edhe unė. Ajo qė vėrtet mė lėndoi ishin fjalėt: "Ik, ti nuk je babai im", dhe pastaj: "do ta ndėrroj mbiemrin", tė shqiptuara me gojėn e bijės sime 12 vjeēare, tė cilėn, nė momentin e takimit nuk e njoha. Ishte rritur. Ishte bėrė goxha vajzė, por nuk e njoha, sepse nuk u lejova ta pėrcillja rritėn e saj. Ato fjalė delnin nga thellėsitė e mllefit dhe tė urrejtjes sate, ndonėse nuk pate kurrfarė tė drejte as tė mllefoseshe dhe as tė mė urreje. Ishin rezultat i edukimit qė ia dhe, sepse nuk mė njihte drejtpėrsėdrjeti, pos pėrmes teje. Kontrolli i hekurt i shpirtit tė saj tė njomė gjithmonė mė kishte larguar tė tmerruar pėr fatin e saj.

Ajo qė mė lėndoi njėsoj rėndė si edhe kėto fjalė ishte tmerri qė e ndjeja sa herė qė e kujtoja faktin se njė segment i rėndėsishėm i inteligjencisė sė lartė tė Kosovės pėr 12 vjet rresht e aprovoi dhe e inkurajoi njė sjellje tė tillė. Ishte kjo pikėrisht ajo inteligjencie qė e kisha mbrojtur me kėmbėngulje, me ēmimin e pjesės mė tė mirė tė jetės sime, me besimin e plotė se njė ditė do ta kuptonte gabimin e kohės komuniste, se do tė korrigjohej dhe se do tė futej nė luftėn e Republikės dhe tė Demokracisė. Ajo kėtė e bėri, por me rezonimin dhe me frikėn e vjetėr pėr privilegjet e kohės komuniste. Erleta atyre duhej tu shėrbente si njė lloj garancie nga pėrmbysja e mundshme. Pėr kėtė shkak, sa herė qė e tentoja normalizimin e raporteve tė mia me bijėn time, mė delnin pėrpara "bedelėt" e tyre. Mė vinin gjithmonė para alternativės sė shkatėrrimit tė bijės sime, tė luftės ose tė tėrheqjes. E zgjidhja tėrheqjen taktike pėr tė mos shkaktuar pėrmbysjen.

Mirėpo ata vajtėn larg: mė shpallėn tė krisur, konservativ, komunist a prokomunist, marksist-leninist e gjepura tė tjera. Vajtėn edhe mė larg:-e tentuan mohimin e dėshmorėve tė parė tė rėnė pėr demokraci dhe pėr liri nė Brestovc. Iu pėrgjigja me artikullin "Bėje ose vdis" (Fjala, 5-12 shkurt 1992), por e heshtėn diskutimin, e ndryshuan kontekstin e gjėrave dhe ranė nė kundėrthėnie me vetveten. Pastaj i mohuan atėbotė tri kėrkesat e mia: themelore 1) Pėr Republikėn e barabartė tė Kosovės nė ish-Jugosllavi, 2) Pėr ruajtjen e integritetit territorial tė ish-Jugosllavisė dhe 3) Pėr respektimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė (shih artikujt nė DEA prej 1-6, 90/91, sidomos artikullin redaksional "DEA dhe sulmet"). Pasoi njė propagandė e tmerrshme, por asnjė pėrgjigje serioze. Pėrhapnin fjalė se isha kundėr bashkimit me Shqipėrinė. Pėr tė qenė efekti diskreditues mė i fortė, i shpjegonin popullit nėpėr oda se bashkimi me Shqipėrinė ishte ēėshtje e kryer, sapo qė nuk kishte ngjarė, po ja qė unė po i pengoja! Sikur kjo ēėshtje tė varej nga unė dhe jo nga lufta e pėrbashkėt aktive e tė gjithėve! Qėllimi i kėsaj propagande tė tmerrshme verbale, dhe jo vetėm verbale (atėbotė e izolonin edhe familjen time nė Krushė) nuk mund tė ishte vetėm likuidimi im politik, por diē mė e madhe. Ata nuk mund tė mos e dinin se nė atė kohė nuk ishte nė rend tė ditės Bashkimi me Shqipėrinė por Republika. Nuk mund tė mos e dinin se diskontinuiteti total politik do tė shkaktonte luftė totale pėr tė cilėn nuk bėnin kurrfarė pėrgaditjesh. Nga kjo ishte e qartė se llogarisnin nė forca tė huaja. Efekti politik i kėtij qėndrimi ishte instrumentalizimi total i Kosovės pėr interesa tė huaja dhe jo pėr interesa tė veta. Qysh heret e kisha kuptuar se disa qarqeve shkencore-politike amerikane nuk do t'u bėhej vonė po qe se problemin shqiptar do ta zgjidhnin duke e futur Shqipėrinė si Republikė tė shtatė brenda ish-Jugosllavisė. Mendimet e tilla kishin mbetur recidiv i planeve tė Luftės sė II Botėrore. Isha i bindur se SHBA-tė nuk kishin interesa tė drejtėpėrdrejta nė Ballkan, pėrpos atyre qė i trashėgonin prej britanikėve. Pėr kėtė shkak, supozoja se disa qarqeve "kokė-nxehta"(hot-heads) tė atjehit nuk do t'u bėhej vonė edhe po qe se njė gjė e tillė do tė rezultonte me luftė. Me luftė ata e mendonin luftėn lokale, sepse kjo atėherė "ishte nė modė" dhe jo luftėn totale. Nuk e kishin tė zhvilluar ndjenjėn e duhur pėr interesat kontradiktore tė fuqive tė Europės dhe pėr kėtė shkak nuk do tė pėrtonin tė eksperimentonin me qėllim tė shquarjes sė tyre. Nga kjo mund tė konkludohej fare lehtė se po qe se njė luftė e tillė lokale do tė komplikohej, nuk do t'u bėhej vonė po qe se nga dėshira pėr ndėrprerjen e konflikteve tė mėtejshme do tė rezultonte njė Shqipėri e reduktuar dhe e bashkuar muslimane. Mirėpo mua mė bėhej vonė dhe nuk mė dukej mirė. Njė Shqipėri e bashkuar, -e mendoja me vete, -pa Devollin apo Sarandėn, me njė Republikė tė Shkodrės dhe ndoshta edhe tė Mirditės nė mes, ku do tė sundonin raportet feudo-klanore, me ndonjė aga tė feudo-kapitalizmit nė udhėheqje tė parashutuar nga jashtė, e pranoj se nuk mė pėlqente. Pastaj mendoja se populli shqiptar pikėrisht pėr shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenė origjinal dhe unik nė Evropė, nė ndėrtimin e asaj qė Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se kjo "Volks geist" e shqiptarėve, me shekuj i kishte pėrbuzur tentativat qė ta coptonin nė baza religjioze. Kjo qėndresė e pėrbashkėt e tė tri feve e kishte begatuar pastaj shpirtin e tyre, dhe jo vetėm frymėn, dhe pėr kėtė shkak ky kishte qenė kontributi mė origjinal i tyre nė ndėrtimin e kombit dhe argument i fuqishėm nė tėrė qytetėrimin e Evropės pėr perzistencėn e kombit si kategori e rrėnjosur. Andaj e pranoj se nuk mund ta merrja me mend njė Shqipėri tė tillė tė reduktuar vetėm nė njė fe. Mė dukej se ajo nuk do tė ishte edhe mė tutje e njėjtė, me shpirt tė brumosur nga fe e kultura tė ndryshme, por, si e imponuar nga larg dhe nga tė tjerėt, nė thelb do tė ishte njė Shqipėri pa shpirt. Pėr kėtė shkak besoja se problemi shqiptar ishte akoma problem dhe jo ēėshtje, dhe se ishte i natyrės sė barazimit tė plotė me republikat tjera nė ish-Jugosllavi dhe i barazimit tė popullit nė pikėpamje tė forcės materiale, nė radhė tė parė me veten dhe pastaj edhe me tė gjithė popujt tjerė nė Ballkan dhe nė Evropė. Duke u nisur nga kėto premisa, ashtu si mė dukej e mundshme nė atė kohė, pėrgjigjet i dhashė nė fejtonin "Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės"(Janar-shkurt -1992). Pastaj nė vende tė ndryshme i thashė me gojė edhe ca gjėra tė tjera qė mė brengosnin, si p.sh., se politika e pasivizimit nė formė tė durimit e deziluziononte masėn dhe i ndihmonte shpėrnguljes, se evropeizimi i Kosovės nuk mund tė reduktohej nė shpėrnguljen e rinisė dhe nė asimilimin e saj nė Evropė, se metodat mafioze nė politikė nuk tė ēonin askund e shumė gjėra tė tjera. Mė akuzuan se po ua pėrēaja popullin, i cili nuk kishte asnjė haber pėr motivet e vėrteta tė sulmeve kundėr meje. Nuk u pėrgjigjėn asnjėherė botėrisht, por mė dėmtuan tepėr shumė pas shpine. Me fjalė tė tjera, qarqet "kokėnxehta" nė Amerikė i kishin pasur dishepujt e tyre edhe nė Beograd (se kėtė gjė ua kishte anda) por edhe nė Prishtinė (se nuk u binte ndėrmend finalja por vetėm starti).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:37 pm

Njė piramidė e arkeologjisė shoqėrore


Nuk e di nėse edhe ti e duartrokisje kėtė dėmtim pas shpine, por e di se Erleta nuk vinte. Kush ishin ata qė nė mėnyrė tė organizuar, pėrmes "bedelėve" tė tyre, ia mundėsonin vajzės ikjen nga takimi me babėn e vet sikur ky t'ishte ndonjė kriminel dhe jo njė njeri i rėndomtė si tė gjithė tė tjerėt? Kėta ishin shumė nga ata qė dikur i njihnim sė bashku, por qė tani tė pėrkrahnin vetėm ty, qė nė tė vėrtetė nuk mė kishin pėrkrahur kurrė pėrpos nė masėn qė u kishte konvenuar atyre. Kėta qysh atėherė nuk kishin pasur botėkuptime tė drejta mbi raportin familje-shoqėri dhe rrjedhimisht, mbi asgjė. Koha e luftės dhe ajo menjėherė pas saj u kishte imponuar kriteriume politike mbi jetėn private. Ky kishte qenė kompromisi i parė i tyre. Tė gjitha kompromiset tjera tė natyrės politike kishin qenė mė tė lehta, mė tė parėndėsishme dhe mė pak e mė rrallė shqetėsuese. Pėr kėtė shkak, nuk mund tė pritej nga kėta kėmbėngulja nė mbrojtjen e parimeve dhe shumė rrallė e njihnin funksionin e tyre. Procesi i racionalizimit nė mendjen e tyre nuk i kishte lejuar ta kuptonin tė vėrtetėn; -nuk e ndjenin se mendimet i kishin sipėrfaqėsore, tė pathelluara dhe as qė mund t'i thellonin. Pėr kėtė shkak ishin tė prirur t'i besonin tepėr shumė argumentit tė autoritetit dhe jo autoritetit tė argumentit. Ishin tė bindur se duhej ta konsideronin veten "super-burra" nė kuptimin niēean tė fjalės, por pa nevojėn e pėrdorimit tė kamxhikut, pasi qė kėtė e zėvendėsonin pozitat e larta shoqėrore. Nė thelb, intelektualisht tė pakompletuar, veten e identifikonin me kėto pozita. Si rrjedhojė politike e kėtij identifikimi doemos paraqitej karrierizmi i tepruar i cili ndodhej nė raport tė zhdrejtė me shkallėn e kompletėsisė intelektuale dhe tė identitetit personal. Pėr kėtė shkak, frika nga rreziku pėr humbjen e tyre i drejtonte tė gjitha veprimet tjera, si nė raport me veten, ashtu edhe nė raport me tė tjerėt. Andaj ėshtė e kuptueshme se ishin tejet tė pandjeshėm pėr problemet qė nuk i rrezikonin pozitat e tyre dhe tejet tė ndjeshėm pėr ēdo synim tė kundėrt. Ky kishte qenė dhe kishte mbetur i vetmi kriterium i sjelljes sė tyre gjer me ndryshimin e ambientit politik, i cili akoma nuk kishte pėrfunduar.

Pjesa tjetėr qė vinte menjėherė pas tyre, u ngrit nė sferat mė tė larta shoqėrore pa ndonjė prapavijė dhe traditė tė duhur intelektuale. Raportet familjare tė kėsaj pjese poashtu i karakterizonte pabarazia, bile edhe mė shumė se sa nė rastin e parė, sepse tė parėt qysh heret qenė tė detyruar t'i pėrmbaheshin imixhit mbi pjesėmarrjen familjarisht nė luftė. Si rrjedhojė, gruas i mbetej tė identifikohej jo me veten, as me burrin, por vetėm me pozitėn e tij nė shoqėri. Ajo mund tė ishte grua e filan doktorit, inxhinjerit, profesorit etj., sikurse qė nė rastin e parė simotra e saj prezentohej si grua e filan kryetarit, sekretarit, ministrit etj. Ajo nuk mund tė ishte filan-fistekja, me identitetin dhe me dinjitetin e emrit tė vet personal, sepse si tė tillė nuk e njihte askush, dhe as qė ishte ajo vetė e orientuar pėr tė qenė e vetvetes. Ky orientim i femrės shqiptare pėr tė mos qenė e vetes, por si fėmijė -e filan kolektivitetit familjar, ndėrsa pak mė rrallė -e filan babait, dhe nė moshė tė rritur -e filan burrit, ishte pothuajse tradicional. Atė e mėsonin qė nė fėmijėri pėr tė mos qenė e vetes por vetėm e tė tjerėve. Shoqėria tradicionale shqiptare ishte pėrfundimisht arkaike. Nga ky arkaizėm buronin pastaj tragjedi tė shpeshta dhe tė rėnda, ndonėse kishte lindur si mekanizėm mbrojtės i shoqėrisė nga imponimet e jashtme. Puna ishte qė ky arkaizėm patjetėr tė luftohej dhe jo tė kultivohej nė rrethana tė ndryshuara. Ndėrkaq kjo luftė ishte njė "condicio sine qua non" i ēdo evropeizimi tė shėndoshė e jo tė ēoroditur.

Nė tė dy rastet, mbikėqyrja dhe edukimi i fėmijėve, si edhe punėt e shtėpisė, mbeteshin detyrė ekskluzive e gruas. Intelektuali ynė i lartė, nga ky aspekt, ndodhej nė pozitė tė ngjashme me cilindo shkollar tė familjeve kolektive nga fshati qė e pėrbėnin hallkėn e tretė tė piramidės shoqėrore nė Kosovė, po qe se numrimi i tyre do tė fillonte nga lartė poshtė. Ishte kjo njė piramidė e vjetėr sa edhe vetė shoqėria -njė piramidė arkaiko-arkeologjike nė shumė kuptime, ndonėse skeleti i strukturės bazė nuk mund tė ndryshonte askund.

Burrat nga kėto tri kate ose hallka shoqėrore, nė vetėdijen e tyre tė lajthitur konsideroheshin si "super-burra", pasi qė ashtu i kishte bindur procesi i racionalizimit tė kompromiseve qė i kishin bėrė me ndėrgjegjen e tyre nė ngutje e sipėr pėr tė arritur sa mė lart qė tė ishte e mundur. Nė tė dy hallkat e fundit, e ndonjėherė edhe nė hallkėn e parė, burrat ishin tė zhveshur nga pėrgjegjėsia e brendshme familjare, nga pėrgjegjėsia pėr kujdesin ndaj fėmijėve. Kjo pastaj e mundėsonte ripėrtėritjen e piramidės arkeologjike nė shumė kuptime. Nė tė dy hallkat e para kėtė ua mundėsonte bashkėshortja me identitet tė tretur, ndėrsa nė hallkėn e tretė, kėsaj i ndihmonte edhe kolektiviteti familjar nė frymėn e traditės. Kishte edhe raste ekstreme, kur burri nga hallka e dytė i linte gruan dhe fėmijėt nė fshat nėn kujdesin e kolektivit familjar, pėrderisa nė banesėn e vet nė qytet e vendoste njė grua tjetėr jolegjitime. Dhe pėr kėtė nuk e brente kurrfarė ndėrgjegje, sepse ky kishte qenė kompromisi fillestar i njė pankompromisiade tė mėvonshme gjithėshoqėrore, kur burrat-fėmijė nga hallka e tretė, madje edhe gratė e tyre, e konsideronin si normale njė martesė "ashiqare" nė Kosovė, dhe njė tjetėr "pėr tė cilėn nuk flitej" nė Evropė. Vetėm nga ky fakt fatkeq ėshtė fare e qartė natyra e moralit qė kishim filluar ta kultivonim.

Tė trija kėto hallka tė shoqėrisė e pėrbėnin shtresėn sunduese tė saj. Kėto ushtronin ndikim tė madh nė krijimin e mentalitetit dhe tė ambientit politik. "Super-burrat" e kėsaj shtrese konsideroheshin tė civilizuar, madje edhe nė nivel tė Evropės, por gabonin, ndonėse nuk ishin tė vetėdijshėm, kur dukuritė devijante dhe me rėndėsi margjinale i merrnin pėr thelb tė moralit evropian. Disa nga ata natyrisht edhe mund ta dinin tė vėrtetėn, por tė gjendur para dilemave tė shumta qė kishin tė bėnin me ta, u dukej mė e lehtė ta zgjidhnin rrugėn e oportunizmit utilitar: me ēmimin e flijimit tė gjėrave qė dukeshin se nuk janė aty pėr aty evidente pėr rrethin e vet, dėshironin me ēdo kusht tė bėheshin dhe tė mbeteshin dikushi.

Objektivisht anėtarėt e tė dy grupeve tė fundit ishin martuar heret, nė moshėn kur akoma kishin qenė vetėm bij tė kolektiviteteve familjare dhe jo njerėz tė formuar, me identitet tė vetin. Ishin martuar rėndom me dėshirėn, por pa vetėdijen e tyre tė plotė mbi rrugėt qė do t'i kalonin nė tė ardhmen e vet dhe gjithnjė nė kohėn e varėsisė sė plotė materiale, kur nuk kishin patur as mundėsi reale t'i rezistonin presionit eventual tė saj (tė familjes kolektive). Megjithatė kjo gjė mund tė ndihmonte nė kuptimin e mangėsive, por nuk mund t'i arsyetonte ato. Njėmendėsia e luftės sė zhvilluar pėr t'u ngritur, ose mė tepėr, pėr tė zėnė pozita nė shoqėri, kishte qenė faktori kryesor qė e pėrcaktonte karakterin e tyre. Meqenėse kjo luftė gjithnjė e mė tepėr bėhej mė e vėshtirė, pritej qė nga ky bazament shoqėror njė kategori e konsiderueshme tė mbetej e paintegruar dhe me kohė tė rritej numerikisht dhe tė forcohej intelektualisht. Dhe ashtu ngjau. Duke e synuar zhvillimin dhe forcimin e individualitetit tė Kosovės, i pėrkraha qė nga fillimi i formimit tė tyre si kategori e veēantė shoqėrore. Pastaj nė gjysmėn e dytė tė artikullit "Viti '81 dhe proceset e demokracisė", i ngrita qėllimisht lart nė piedestalin politik, por hallkat e integruara shoqėrore te kėta e kishin parė vetėm rrezikun pėr pozitat e tyre. Mė vonė njė pjesė e rėndėsishme por e vogėl e tyre u integrua nė alternativėn kosovare, ndonėse duke iu pėrshtatur rezonimit tė moēėm politik dhe jo duke luftuar pėr ta ndryshuar atė. Ndoshta kėsaj pėrshtatjeje tė tyre i kishte ndihmuar edhe ndryshimi i rrethanave ndėrkombėtare, por kjo njėherit e vėrtetonte argumentimin tim se fjala ishte pėr tė rinjtė qė e synonin tė njėjtėn gjė.

S'ishte kurrfarė ēudie prandaj qė tė dy palėt tė mė konsideronin si tė tyrin dhe tė gjenin argumente pėr kėtė. Mirėpo meqė me tė parėt nuk e kisha ndarė bipėrkatėsinė politike, ndėrsa me tė dytėt as moshėn dhe as injorancėn e kuptueshme pėr proceset politike, njėsoj mund edhe tė mė refuzonin nga vetja. Ashtu edhe ngjau. Edhe mė deshėn, por edhe mė hodhėn atėherė kur menduan se nuk u duhesha. Nė kėtė mėnyrė mbeta vetėm i vetes, ashtu siē kisha qenė gjithmonė.

Mirėpo pėrkundėr gjithė kėsaj lufte, tė cilėn herė-herė e zhvillonin tė gjitha palėt kundėr meje, njėkohėsisht, dhe nė tė gjitha drejtimet, unė qėndrova konseguent: e besoja se inteligjencia e Kosovės, anėtare e sė cilės je edhe ti, heret a vonė do t'i kuptonte gabimet e rezonimit tė moēėm politik tė kohės sė komunizmit nė Kosovė. Pėr kėtė shkak edhe tė arsyetova, dhe meqė pėr asnjė milimetėr nuk i kishe tejkaluar kufijtė e gabimeve tė tyre, e kėrkova mbrojtjen tėnde edhe pėr kohėn e demokracisė dhe jo vetėm pėr kohėn e komunizmit. Mirėpo ti e vazhdove avazin e vjetėr ndėrsa ata e vazhduan rezonimin e moēėm tė pėrkrahjes sė njėanėshme. Kjo mė tmerroi. Ata qė e pretendonin udhėheqjen e luftės pėr dinjitetin dhe identitetin e njė populli tė tėrė, tė cilėve populli u besonte me fanatizėm tė verbėr, nuk e shihnin dot se kishin startuar shtrembėr. Duke e pėrkrahur njė praktikė pėrfundimisht imorale, binin nė provimet elementare tė etikės dhe nuk e shihnin lidhjen e saj me politikėn. Pėr kėtė ua tėrhoqa vėrejtjen dhe mė akuzuan pėr bajraktarizėm. Pėr ta individi nuk mund tė lozte ndonjė rol tė madh nė ecurinė e proceseve dhe duke mos e parė trashėgimin e botėkuptimeve tė vulgarizuara staliniste mbi rolin e masės nė revolucionet shoqėrore, mė akuzonin pikėrisht pėr stalinizėm! I kishin hutuar titujt dhe gradat e larta tė shkencės dhe tė politikės, pasi qė tashmė e kishin harruar mėnyrėn e arritjes sė tyre. U binda pėrfundimisht se ata demokracinė e barazonin me interesat e veta tė veēanta. Pėr kėtė shkak, metodat mafioze pėr sendėrtimin e kėtyre qėllimeve jo vetėm qė i prezantonin si demokratike por fatkeqėsisht edhe i besonin si tė kėtilla. E kishin pėrvetėsuar qasjen cinike dhe jo atė idealiste ndaj demokracisė, duke harruar se pikėrisht kjo e kishte avancuar demokracinė. Rendi, skrupujt, ligji, ligjshmėria, normat etike, me vetė qasjen e tillė, ishin tė eliminuara nga rezonimi i tyre politik. Bukuria sublime e demokracisė duhej tė ekzistonte vetėm pėr budallenjtė si unė. Politikėn e kishin reduktuar nė njė mjeshtėri pėr dallavere dhe pėr pazarllėk. Bėnin tregti me opcionet politike dhe nuk e ndjenin se fjala ishte pėr interesa fundamentale tė njė populli tė tėrė. Si rezultat i kėtyre botėkuptimeve tė rrotulluara mbi demokracinė, sot nuk ka vetėm ngecje, por edhe retardime tė rėnda dhe tragjike tė proceseve politike.

Ata qė kėto gjėra nuk duan t'i shohin sot, ata qė pėr kėto nuk mėrziten tani, nuk do tė mėrziten kurrė. Ata janė njė soj karrieristėsh tejet tė zhdėrvjellėt, dhe padyshim qė do tė mbeten me ēdo kusht nė pushtet nė ēfarėdo rrethana. Ky ishte dhe mbeti qėllimi i tyre i vetėm, por nuk e di se kujt, pos vetė atyre, do t'u duhet ai pushtet? Pushteti mbi njė popull tė pėrgjysmuar nga ēdo drejtim nuk ėshtė tjetėr veēse njė karikaturė e mjerė e vetes.

Besova se nga ai bazamenti i pėrmendur i piramidės arkeologjike -dhe arkeologjike nė shumė kuptime, do tė shpėrthente kategoria nė fjalė e tė rinjve qė tanimė nuk ishin tė rinj. Dėgjova se tė kishin zgjedhur anėtare tė Kėshillit pėr Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė. Pikėrisht aty ishin tė koncentruar shumė nga kėta tė rinj tė moshės sė pjekur. Meqė dikur i kisha ngritur lart nė piedestalin politik, kurse tė tjerėve u kisha premtuar se me ēmimin e jetės nuk do ta lejonim rrėnimin e jetės (shiko ligjėratėn: "Individi dhe procesi politik") nuk desha t'i besoja njė kauboji tė Texasit se edhe ugandezi Amin Dada njė herė kishte qenė i zgjedhur nė forume tė ngjashme. Desha tė besoja se kėta nuk do ta lejonin pėrvjedhjen e praktikave qė do ta cėnonin integritetin moral tė forumit nė fjalė. Desha tė besoja se edhe ti vetė nuk do ta lejoje njė gjė tė tillė. Mirėpo edhe kėta u treguan oportunistė si tė parėt. Edhe ti u pajtove me kėtė oportunizėm. Lufta politike qė duhej tė zhvillonit u reduktua nė evidentimin e eksceseve, tė ndodhive dhe tė krimeve dhe nė arkėtimin e tyre nė forumet e larta tė komunitetit evropian. Me kaq pėrfundonte lufta politike e tė rinjve tė pjekur. Thua se Evropa nuk i dinte dhe nuk i shihte ato. Thua se ajo vetė nuk i kishte provuar tashmė. Kjo mė hidhėroi. Ua thashė edhe mė parė me gojė, por tani po ua pėrsėris: ose nuk e njihnin natyrėn e luftės politike, ose nuk e besonin fare atė. Nė tė dy rastet do tė duhej tė ishin tė ndershėm. Po qe se nuk ishin tė gatshėm tė ballafaqoheshin me konsekuencat qė doemos i nėnkupton lufta politike, atėherė le tė hiqnin dorė nga ajo! Le tė merreshin me diē tjetėr qė nuk ka konsekuenca tė tilla, si psh. me bujqėsi ose me tregti, por jo me luftėn politike pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut nė Kosovė! Nė kėtė mėnyrė ata e shkaktuan humbjen totale tė besimit tė dhėnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:39 pm

Njė mbledhje

Gjatė njė viti tė tėrė shkollor punonim nė tė njėjtin fakultet, por nuk u takuam ndonjėherė. Pastaj, meqė ishte fjala edhe kinse pėr mua, mė ftuan nė mbledhjen e pėrmendur tė 1 korrikut tė kėtij viti. Ti erdhe me vonesė, dhe pikėrisht kjo gjė mė dha rastin tė tė shikoja drejtpėrsėdrejti. Pikėrisht ashtu siē mund t'i pėrcillte Suzana , e cila si me porosi ishte ulur mbase kastile pėrballė meje, ndryshimet e mundshme nė fytyrėn time. Mirėpo mė ra ndėr mend me kohė. Nuk i dhashė rast ta kryente kėtė detyrė. Ka kohė qė jam mėsuar ta komandoj brendinė time. Gjėrat qė i vėrejta tek ti, shihej qartė se nuk vinin nga pleqėria. Dėshirova t'i zbėrtheja. Pėr kėtė shkak i mbėrtheva tamthat me gishtėrinj, dhe sakaq mė dolėn para sysh dridhjet e Andinit.

Skena tė tmerrshme kishte pėrjetuar Andini. Atė vetė dhe tė motrėn i mbanin peng nė nivel mėhalle, (mahallisht). Njė herė, pas njė nate tė tmerrshme tė kaosit shpirtėror, kur kisha kėrkuar qė ta shihja, kish qenė dėshmitar i vėrsuljes sė dajallarėve tė tij pėr tė mė rrahur, sepse kisha guxuar t'ua prishja gjumin (kishte qenė ora 8 e mėngjezit). Nuk e dija se pėr ta bėrė njė gjė tė tillė ishte dashur tė kaloja procedura tė posaēme. Po atė ditė fshati qe mbarsur me propagandėn e aktivistėve tė LDK-sė. Kisha bėrė gabim tė madh, thoshin ata, ndonėse nuk e shpjegonin dot se ku konsistonte gabimi. Qė nga ajo ditė Andini e bart nė vete njė shqetėsim tė dridhshėm, njė dridhje shqetėsimi sa herė qė dėgjon se do tė kaloj aty pari, kah dajallarėt e tij. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak, qysh kur ai ishte nė moshėn 4 vjeēare, i tėrė njė fshat me tė pesė mijė banorėt e tij, i bėnte sehir udhėtimet e Andinit. Njė vocrrak 4 vjeēar udhėtonte gati pėr ēdo ditė prej njė skaji nė skajin tjetėr tė fshatit nėpėr vapėn e verės, nėpėr baltėrat e vjeshtės e nėpėr stuhinė e dimrit, duke i kaluar pritat e qenėve, dhe shkonte pėr ta parė babain e tij qė donin t'ia rrėmbenin. Nė fillim kishin qeshur me udhėtimet e tij, sepse i kishin interpretuar si produkte lazdrimi, pastaj kishin filluar ta admironin pėr guximin dhe gjindshmėrinė qė e kishte treguar gjatė atyre udhėtimeve. Mė nė fund, kur e kishin koptisur esencėn e ēėshtjes, ajo kishte mbetur sėrish aty ku kishte qenė -e pazgjidhur. Andini i vogėl gradualisht ishte shndėrruar nė njė legjendė lokale, por pa ndonjė pėrmendore tė ngritur si ajo e Manequen Pisse-it nė Bruksel tė Belgjikės. Mendoja me vete: sikur udhėtimeve tė Andinit t'u ngritej ndonjė pėrmendore si atij nė Belgjikė, atėherė ajo patjetėr do tė duhej t'i pėrmbante dridhjet shqetėsuese tė Andinit, do tė duhej tė simbolizonte indolencėn ndaj imponimit tė njė politike nga jashtė brenda, shkatėrrimin pėrfundimtar tė rendit tė gjėrave. Ndėrkaq figura e Manequin Pisse-it nuk pėrmbante asgjė tė kėtij lloji pėrveē njė pėrbuzjeje tė lehtė me tė cilėn protestohej eksportimi i njė politike nga brenda -jashtė. Nuk pėrmbante asgjė tmerruese, por pėrkundrazi, njė protestė sharmante, njė fakt qė nuk i pėrkiste atij vetė, por edhe shoqėrisė, qė i kishin lėnė vrragė tė thella qė do tė duhej t'ia mbulonte koha, por qė ajo kurrsesi nuk po vinte.

Pastaj m'u kujtua Brisilda, vajza ime tri-vjeēare. E kishin bėrė shoshė nga prapa me inxheksione, por nuk e kishin parė tė arsyeshme tė mė tregonin. Ftohja e saj, si gjithmonė, u ishte dukur e parėndėsishme. Mirėpo rezultat ishte largimi i saj nga unė, ashtu si edhe Erleta mė heret: mė urrente sepse nuk kisha qenė pranė saj kur kishte pasur dhembje. Nuk e kisha mbrojtur dhe as ngushėlluar. Kisha mbetur pėr tė njė i huaj i paarritshėm, ndonėse thoshin se isha baba i tyre. Pastaj unė desha ta urreja gjithė botėn e femrave, por ti ishe aty. Tė pashė dhe e ndjeja prezencėn tėnde. Nė tė vėrtetė nuk tė pashė, por vetėm tė lexova e tė shkoqita shpirtėrisht.

I mbylla sytė dhe desha tė pėrqendrohesha, por tani mė doli pėrpara Eranda. Ti nuk e njeh Erandėn. Ėshtė bija 7 vjeēare e vėllait tim -Afrimit, dmth., mbesa ime. Ėshtė tejet e hajthme por inteligjente. Ditėn qė u nis ia kishte pėrkujtuar babait tė vet qė veturėn e tyre tė ma linin mua "Axhit Ukshin". U kishte shpjeguar se ajo do tė mė duhej pasi qė udhėtoja rregullisht pėr nė Prishtinė dhe mund ta takoja -Erletėn. Pastaj kishte kėrkuar tė pėrshėndetej me mua, por unė kisha ikur. Nuk kisha mundur tė ndahesha dot prej tyre. Pėr kėtė shkak ia kishte plasur vajit. Vajit tė saj iu kishte bashkangjitur edhe Bulena (Albulena) 4 vjeēare, qė e kishte kėrkuar Andinin, por ky si zakonisht nuk e kishte honepsur, ngase i dukej si tepėr e bezdisshme. Mė nė fund i kishte pajtuar Bresha (Arbėreshja) 3 vjeēare "Do t'i ēojmė, -kishte propozuar ajo, -Axhit Ukshin ma:ka". Me kėtė propozim ishin pajtuar qė tė trija dhe iu kishin bashkuar prindėrve tė vet nė rrugėn e gjatė tė mėrgimit. Tė 19 shokėt e Afrimit qė i njihja mė parė, kishin vajtur tashmė qysh heret. Lėndimi im, pas rrahjes, e kishte bindur pėrfundimisht se duhej tė shkonte edhe ai. Dhe shkoi me gjithė familjen, si tė gjithė shokėt e vet.

Thashė me vete: ē'i duhej Millosheviqit tė manipulonte aq shumė pėr ta arritur njė qėllim aq tė kollajshėm? Por pėrgjigjet mu dukėn si tejet triviale. Andaj i heshta.

Pėrderisa nxirrja konkludime tė tilla, mė pengoi, por edhe mė zgjoi, zėri i asaj kolegeje qė tė vardisej. I shikova njerėzit pėrreth. Ishin po ata njerėz qė 12 vjet mė parė i kisha parė nė sallėn e arsimtarėve tė Fakultetit Filozofik. Mungonin ca mė kryesorėt, por shumė prej tyre ishin bėrė tė mėdhenj dhe u ndjehej prezenca pėrmes bedelėve. Disa i kishin avansuar gradat dhe pozitat, por nuk ishin avansuar edhe vetė. "Njė fatkeqėsi e rėndomtė e intelektualėve tanė, -mendova, -ėshtė se nuk avansojnė dot sė bashku me gradat." Tė gjithė e pretendonin unitetin, por shpėrthenin lehtazi nė sipėrfaqe tė njėjtat pėrkufizime grupore si dikur: nė ata qė pretendonin se e kishin pushtetin, por qė kishin zbritur nė bodrumet e shtėpive private. Nė ata qė pretendonin humbjen e pushtetit, por qė megjithatė me dinakėri, menēuri dhe gjelozi e ruanin, duke pretenduar se e ndanin me tė parėt, por po ashtu nėpėr bodrumet e shtėpive private. Dhe mė nė fund, nė ata qė i bėnin sehir tė dy grupet nė fjalė dhe nuk prisheshin me asnjėrin, duke e pritur pėrfundimin e luftės sė tyre pėr pushtet dhe jo pėr shtet. Tė gjithė pretendonin se ishin kundėr Serbisė, pėrderisa ajo vetėm sa i kishte braktisur, dhe kėta nuk e kuptonin pėrse. Mendoja: kėta nuk e dinė se Eranda, Bulena dhe Bresha tashmė kishin vajtur. Nuk dinin asgjė as pėr Sildėn 3 vjeēare e cila nė mėnyrėn e vet fėminore protestonte kundėr ndarjes me babain e vet. Kishin dėgjuar mbase pėr Erletėn, por nuk mund ta njihnin botėn e saj tė brendshme. Dhe konkludova: njė inteligjencie me njė popull tė pėrgjysmuar nga tė gjitha drejtimet. Mirėpo kėtė e kisha konkluduar edhe mė heret. Motivi pėr tė konkluduar pėr tė dytėn herė po tė njėjtėn gjė s'mund tė ishte vetėm personal. U pėrpoqa ta gjeja motivin dhe sakaq m'u kujtua biseda me atė intelektualin, ish-mikun tim, qė i takonte grupit tė parė (qė e pretendonin pushtetin, por qė ky u kishte ikur, bile edhe nga Tirana): "Nuk kishim pasur popull, -thoshte ai,-por vetėm fis". Ndoshta vėrtetė ishte kėshtu, por ky nuk kishte tė drejtė ta thoshte njė gjė tė tillė. "Qen bir qeni, -thashė me vete, -e dėshiroje luftėn por jo edhe pėrgjegjėsinė!" Me imoralitetin e kėtij qėndrimi e katandisėn ēdo moral nė gjendje tė amullisė shpirtėrore tė njė populli tė tėrė dhe pastaj me njė paturpėsi tė hapur deklamonin se nuk kishte pasur popull por vetėm fis dhe pėr kėtė i fajėsonin tė vdekurit dhe jo veten e tyre.

Intensiteti i mendimeve po mė shkaktonte mundime. Pėr kėtė shkak e ndėrrova vendin, por tani mė dhimbnin edhe plagėt. Megjithatė arrita tė koncentrohesha sėrish. Ē'kėrkoja unė nė kėtė vend? -e pyeta veten, dhe sakaq m'u kujtua se gjatė tėrė vitit e kisha kėrkuar Erletėn, por nuk e kisha gjetur. Nuk ishte edhe mė tej vendi im aty, pėrfundova me vete, dhe pėrsėri tė vura re. Befas m'u bė e qartė gjithė e vėrteta jonė e hidhur. Nuk pata nevojė ta mėsoja nga bisedat dhe as qė tė ma rrėfenin. Thjesht m'u bė e qartė dhe e kthjellėt si kristali, por dhe e rėndė si tunxhi:

TĖ KISHIN PĖRDORUR TY PĖR TA SHKATĖRRUAR JETĖN TIME. POR PĖR TA BĖRĖ SHKATĖRRIMIN ME THEMEL TĖ JETĖS SIME, TI NUK U KISHE MJAFTUAR. E KISHIN (OSE -E KISHA) GJETUR EDHE NJĖ TJETĖR, POR KĖTĖ E MĖSOVA NĖ NDĖRKOHĖ. ATĖ QĖ NUK E DIJA DERI NĖ ATO ĒASTE DHE PĖR TĖ CILĖN NUK KISHA QENĖ I VETĖDIJSHĖM ISHTE FAKTI SE MĖ KISHIN GJETUR EDHE MUA PĖR TA RRĖNUAR JETĖN TĖNDE DHE JO VETĖM PĖR TA SHKATĖRRUAR ATĖ. PASTAJ E KISHIM GJETUR NJĖRI-TJETRIN PĖR TA RRĖNUAR JETĖN E FĖMIJĖVE TANĖ. KY RRĖNIM CIKLONIK KISHTE VAZHDUAR ME VITE TĖ TĖRA DHE AKOMA VAZHDON EDHE SOT. PĖRKUNDĖR PREMTIMIT SE ME ĒMIMIN E JETĖS NUK DO TA LEJONIM RRĖNIMIN E JETĖS, JETA NĖ KOSOVĖ VAZHDONTE TĖ RRĖNOHEJ. TANI E RREZIKON EDHE VETĖ EKZISTENCĖN E KOMBIT. KJO NUK DUHET LEJUAR!



Krushė e Madhe, Ukshini

18 korrik 1993
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 5:43 pm

Bibliografia

ALTHUSER, LUJ Za Marksa, Nolit, Beograd 1971

ARENDT, HANA Vita activa oder vom tatigen leben, München

ARISTOTELI Politika, Prishtinė

B.R. ADMIRAL; DANIEL INMAN; BURTON, F. Jr. Technology and Competitiveness, The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Fall 1990

BACKER, BERIT Behind the stone walls

BAY, KRISTIAN The Structure of Freedom, Stanf. Un. Pr. California 1970

BERTRAM, KRISTOF The German Question, Foreign Affairs, Spring 1990

BIBIĒ, ADOLF Politicka znanost, predmet i sustina; Hrestomatija politicke znanosti, Zagreb 1971

BLOH, ERNEST Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M, 1973

BROWN, DAVID Ethnic Revival, Perspectives on state and society, Third Word Quaterly, Oct. 1989

BRZEZINSKI, ZBIGNJEV Post Komunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989-90

BRUNET, RENE The New German Constitution, 1922

CARR, E.H. International Relations Beetween the Two World Wars, St. Martins Press, N.Y.

CARVER, GEORGE Jr. Intelligence in the Age of Glasnost, Forreign Affairs, Summer 1990

CLAY, JASON, W., The Ethnic Futur of Nations, Third Word Quaterly, October 1989

COHEN, BENIAMIN J. The question of Imperialism, Basic Books, Inc. Publishers, N.Y. 1973

DYVERZHE, MORIS Uvod u politici, Beograd 1966

ENLOE, CYNTHIA Policia, armija i etniciteti, Zagreb 1990

FRANKL, JOZEF The Making of Foreign Policy, Okll.Univers.Press, London 1967

GANDI, M.K. My Non Violence, Navajivan Publishing House, Ahmedabad 1960

HABERMAS, JURGEN Technik unt Wisentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M, 1970

HEGEL, G.W.F. Estetika I, Beograd 1975

HOBBES, THOMAS, Leviathan (ed. and. intr. by C.B.Macpherson) Harmondsworth, Eng., Penguin, 1968

HOFFMAN, STANLEY A New World and its Troubles, Foreign Affairs, Fall 1990

HORKHEIMER M. Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M, 1967

HORKHEIMER, MAKS und ADORNO, THEODOR Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947

IBLER, VLADIMIR, Medjunarodni odnosi, Hrestomatija Pol. znanosti, Zagreb 1971

KANT, IMMANUEL, Kritika cistoga uma, Beograd, Kultura, 1970

KELLER, KENET, H. Science and Technology, Foreign Affairs, Fall 1990

KENNAN, GEORG, America and the Russian Future, For. Aff. Spring 1990

KENNAN, GEORG, Comunism in Russian Histori, For. Aff. Winter 1990-91

KIPOLA, KARLO, The economic Decline of Empires, 1970

KOBER, STANLEY, Idealpolitik, Foreign Policy, Summer 1990

LASWELL, HAROLD, Psichopathology and Politycs

MACKINDER, HALFORD J. Democratic Ideals and Reality, New York 1942

MAKIAVELI, Sundimtari (Il Principe), Prishtinė

MARKSI, K. Kapitali, Tiranė

MARTIN, ALFRED von,Sociologie der Renaissance...Frankfurt 1949

MACRIDIS, ROJ Foreign Policy in World Politics, New Yersey, USA 1976

MCLELLAND, CHARLES, International Relations, Wisdom or Science nė James N.Rosenau, International Politics and Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.N.Y. USA 1969

MOR, TOMAS Utopia, Prishtinė

MORGENTHAO, HANS J. Politics among Nations, A.A.Knopf, N.Y.1967

MOREN, EDGAR, Kako misliti Evropu, Sarajevo, 1989

NORTHEDGE, F.S. The Foreign Policyes of the Powers, The Freedom Press, N.Y.1974

NEHRU, JAWAHARLAL, An Autobiography, Allied Publishers, New Delhi, 1961



ORGANSKI, A.F.K. World Politics, A.A.Knopf, N.Y.1968

PASHIQ, NAJDAN, Uporedni politicki sistemi, Beograd 1978

PASHIQ, NAJDAN, Klase i politika, Beograd 1968

POLITIĒKA ENCIKLOPEDIJA, Savremena Administracija, Beograd 1975

PRIFTI, PETER, Albania, Boston, Masachussettes, 1978

PUTO, ARBEN, Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e fuqive tė mėdha, Tiranė 1978

RENOVEN, P., DUROSELLE, J.B. Introduktion a l historie des Relationes Internationales, Librarie Armand Colin, Parsis 1970

RÖHRICH, WILFRID - NARRA,W.D. Politika kao znanost, Zagreb 1989

STALIN, J.V. Marksism and National Question, San Francisko, Proletarian Publishers 1975

STOESINGER, JOHN, G. The Might of Nations, Random House, N.Y, 1967

SULISBURY, HARRISON, E. The War Between Russia and China, Pen Books, London 1969

SHEELY, ANNE, Population Trends in Central Asia and Khasakstan 1959-1965, Central Asian Rewiew, 4.1965

TOQUEVILLE, ALEXIS dė Democracy in America, Doubleday and Company, Inc. N.Y.1969

The theory and practice of proletarian internationalism, USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moskow 1976

VEKOVIQ, IVAN, Afrika i socijalizam, Beograd 1976

WEBER, MAKS, Wirtschaft und Geselschaft, Tubingen 1976

ZAMAROVSKI, VOJTECH, Heronjtė e miteve antike, Prishtinė 1985

ZBIRKA NOVIH USTAVA, Savremena administracija, Beograd 1979




Biografi e shkurtėr e autorit


Ukshin Hoti ėshtė i lindur nė Krushė tė Madhe, fshat nė komunėn e Rahovecit, Republika e Kosovės, nė vitin 1943 nga i ati Nazyfi dhe e ėma Fatimja, nė njė familje me gjendje tė mesme ekonomike (babai -gazetashitės, ndėrsa e ėma -shtėpiake).


Nga fshati i tij ndahet nė moshėn 12 vjeēare pėr shkak tė shkollimit (8 vjet shkollė fillore, 5 vjet shkollė normale nė Prizren e nė Prishtinė, 4 vjet studime nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Zagreb, 2 vjet studime postdiplomike nė Beograd - drejtimi i Marrėdhėnieve Politike dhe Ekonomike Ndėrkombėtare, pas tė cilave specializon pėr njė vit nė universitetet amerikane tė Ēikagos, tė Harvardit nė Kembrixh -Boston dhe nė Washington D.C.).

Qė nga gjysma e dytė e viteve 70 gjer mė 1981 ka punuar nė detyra tė ndryshme politike e arsimore nė Kosovė; ka qenė ligjėrues i vitit III dhe IV tė Fakultetit Juridik, drejtimi -Juridiko-Diplomatik, i vitit III tė Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, i shkollės politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Edvard Kardel", ka qenė Sekretar i Sekretariatit pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme tė KE dhe tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, ka qenė anėtar i pothuajse tė gjitha forumeve federale qė merreshin me politikėn ndėrkombėtare.

Pas diskutimit tė tij nė njė mbledhje tė organizatės bazė partiake tė Fakultetit Filozofik, dega Filozofi -Sociologji, nė Prishtinė me 19 nėntor tė vitit 1981, me ē'rast vihet nė mbrojtje tė hapur tė studentėve, tė demonstratave tė tyre dhe tė kėrkesės sė tyre themelore pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė, arrestohet dhe dėnohet me 9 vjet burg, dėnim i cili i ulet nė 3,5 vjet nga Gjykata Supreme. Pas daljes nga burgu ai detyrohet tė kthehet nė fshatin e tij tė lindjes nė kushtet e njė izolimi ostracist. Tė gjitha pėrpjekjet pėr shpėrthim tregohen tė pasuksesshme.

Mė 1990 angazhohet nė Lubjanė nė revistat "Alternativa", "Republika" dhe nė atė me titull "Demokracia Autentike -DEA" tė cilėn e drejton vetė si ideator politik dhe si kryeredaktor. Duke qenė se gazeta bllokohet me metodat financiare tė politikės sė qarqeve tė caktuara tė Prishtinės, ai kthehet sėrish nė vendlindje nga ku vazhdon tė veprojė herė me kontribute politiko-eseistike, herė si profesor i Sociologjisė Politike nė Universitetin e Prishtinės. Nė fillim tė vitit 1993 (nė muajt mars-prill) e mban edhe dėnimin e tij tė dytė politik pėr shkak se njė vit mė heret kishte organizuar njė homazh masiv pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Po kėtė vit ai rrahet pėr vdekje nga njė pritė e njėsiteve speciale serbe nė Gllogovc, pas kthimit tė tij nga vizita e grevistėve tė urisė nė Pallatin e Shtypit nė Prishtinė tė inicuar nga Adem Demaēi.

Gjatė kėtij viti ai merr pjesė edhe nė tubimet e organizuara nė Tetovė me pėrfaqėsues politikė gjithėkombėtarė ku merren qėndrime politike lidhur me nevojėn e bashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet unik . Nė vazhdėn e kėtij aktiviteti ai vihet nė krye tė partisė me program politik kombėtar UNIKOMB. Mirėpo shteti, duke parė tek aktivizimi i tij i plotė politik rrezikun e prishjes sė baraspeshės politike dhe tė marrėveshjes sė heshtur me subjektet e pasivizuara politike shqiptare tė Kosovės, e burgos sėrish dhe e dėnon me 5 vjet burg nėn pretekstin e anėtarėsimit ilegal nė LPRK e nė UNIKOMB me qėllim tė minimit tė sistemit kushtetues e tė tėrėsisė territoriale tė Jugosllavisė.

Aktualisht gjendet nė vitin e dytė tė dėnimit nė "Dubravė" tė Istogut.



/1995/




PĖRMBAJTJA



PJESA I


KOSOVA DHE EVROPA



1. Pėr njė qasje shkencore tė politikės nė Kosovė

2. Prapavija e qasjes

3. Shteti dhe interesat vitale tė kombit -I

(Teoritė e proveniencės sė Perėndimit)

4. Shteti dhe interesat vitale tė kombit -II

(Teoritė e proveniencės sė Lindjes)

5. Shqiptarėt dhe interesat vitale tė kombit



PJESA II



1. Viti '81 dhe proceset e demokracisė

2. Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės

3. Shqiptarėt nė kontekst tė interesave aktuale strategjike

4. Ēėshtja shqiptare, faktori kombėtar e ndėrkombėtar

5. Individi dhe procesi politik -I

6. Individi dhe procesi politik -III (Fjala e mbrojtjes para gjyqit)



PJESA III



1. Kėrkesa pėr republikė ėshtė kėrkesė pėr zhvillim mė tė shpejtuar

2. Gishti i trashė i vėllait tė madh

3. Mbi karakterin autentik tė demokracisė

4. Demokracia autentike kosovare

5. Armata dhe politika

6. Mbi tė gjitha nderimi i vetvetes

7. Axhamillėku i ynė politik

8. Bėje ose vdis

9. Kronika e rrėnimit tė njė jete

10. Biografi e shkurtėr e autorit


( Sofra edhe E_Bukura, ate qe kishit filluar ju, arrita ta perfundoj une me knaqesin me te madhe. Shpresoje qe qdo njeri do ta menaxhoje kohen mire dhe te te harrini te lexoni nje dite...Do ju ndihmoj te kuptoni gjithqka.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Fri May 16, 2008 5:14 pm

Sot isha ne nje akademi kushtuar ketij gjigandi te inelegjences shqiptare - Ukshin Hoti. Aty u shperfaqen vlerat e ketij kolosi te madh. Ishte domethenese vecmas fjala e Moikon Zeqos te ardhur nga Shqiperia. Tevona u shfaq nje film mbi jeten e Ukshinit.

E vetmja mangesi e ketij perkujtimi ishte nje figure. Ajo e Hashim Thacit, i cili e ofendoi kete perkujtim. Hashim Thaci nuk ka te drejte te flase per Ukshinin, sepse dallon thelbesisht rruga e Ukshinit nga rruga e pandershme e Hashim Thacit.

Edhe dicka ishte shume censuruese, shume fyese. Ne fund te filmit, kur fliste Ukshin Hoti (ne film) per demonstratat e studenteve te udhehequr nga Albin Kurti, zeri i filmit qellimisht dhe dashaligesisht u ndalua. Vetem per tu mos u degjuar fjala ' demonstrate' qe aq shume urrehet nga Thaci dhe junta politike ne Kosove.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue May 20, 2008 10:59 pm

Fjala e Dr.Moikom Zeqos nė Akademinė politike kushtuar
Mr.Ukshin Hotit mė 16 Maj 2008

Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė
shndėrruar nė histori

· [i]Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori, ku e ardhmja do tė kuptimėsojė pafundėsisht tė tashmen, por edhe tė kaluarėn.. Dje dhe sot! „Dora qė shkruan, ka thėnė Da Vinēi, ėshtė vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, qė shkroi librat e guximshėm e tė menēur, ėshtė truri i tij i memorizuar nė pėrjetėsi. Ai qe paralajmėrues dhe njė argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton pėrherė nė kėtė vizion ndėrtues horizont-ndritės prė tė gjithė. Dje dhe sot !


· Foto: Mr.Ukshin Hoti nė mesin e popullit

· Foto: Mr.Ukshin Hoti, gjatė procesit gjyqėsor nė vitin1982

· Foto: Vigani i pamposhtur Mr.Ukshin Hoti


Shkruan: Dr. Moikom Zeqo

Prishtinė 16 maj 2008


Me dorėn qė kam shkruar shkurt kėto vjersha epigramatike pėr dhimbjen e madhe, por edhe pėr nderimin e madh, kam tokur dikur dorėn e gjallė tė Ukshin Hotit, qė tani ėshtė pėrtej vdekjes, por asnjėherė nė vdekje. Ajo qe dora e njė mendimtari luftėtar, e njė kalorėsi tė idesė. Nė Ditėn e tė pagjeturve tė Kosovės, emrat e tyre grishin tėrė historinė, tėrė kohėrat, por jo nėn siglėn e disfatės, por tė siglės sė fitores. Dhe tė mos harrojmė; Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ngjarje epokale, qė ndodh njė herė nė dymijė vjet, njė triumf i shqiptarėve dhe i komunitetit progresiv botėror, njė plotfuqishmėri dhe sekret inkandeshent, novator, i habitshėm i integrimit demokratik .

Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori, ku e ardhmja do tė kuptimėsojė pafundėsisht tė tashmen, por edhe tė kaluarėn.. Dje dhe sot! „Dora qė shkruan, ka thėnė Da Vinēi, ėshtė vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, qė shkroi librat e guximshėm e tė menēur, ėshtė truri i tij i memorizuar nė pėrjetėsi. Ai qe paralajmėrues dhe njė argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton pėrherė nė kėtė vizion ndėrtues horizont-ndritės prė tė gjithė. Dje dhe sot !

Kriticizmi i tij qe human dhe modern.

Substanca e librave dhe shkrimeve tė tij, qe ajo e njė intelektuali dhe politikologu tė klasit tė parė. Me njė formim tė shkėlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetė dhe sulmoi tabutė e fosilizuara. Pėr Ukshin Hotin, politika si njė teori e njė pozitivizimi shkencor, si njė art i mundėsive ( edhe mbi pamundėsitė) si funksionalitet , si njė tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e njė rėndėsie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !

Politika si operacionalizim i teorisė, ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale, burimore dhe vizionare tė vetė teorisė. Nocionet politke burojnė, ftillėsohen nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janė dinamike, jo tė ngurta, ato shėrbejnė pėr tė realizuar autenticitetin e individit dhe tė shoqėrisė, dhe jo pėr t’i deformuar. Kjo filozofi e politikės ėshtė shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerėzimit. Dje dhe sot!

Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti tė shqiptarėve tė mitizuar nga tė tjerėt, kapėrcen funksionin e strukturave arkaike tė strukturave tė pa drejta dhe shpall se tė drejtat etnike nuk mund tė kuptohen pa tė drejtat civile, se vetėdija e sė vėrtetės bėn qė politika teorike tė bėhet politikė historike. Kjo vėrteton se duart e heronjėve tė armėve tė UĒK-sė dhe dora qė shkruan librat, janė e njėjta gjė, tė formėsuara nga liria.

Historia nuk pranon asnjė lloj alibie, qoftė edhe e formuluar mjeshtėrisht si truket e perstixhiatorėve tė famshėm. Luftėtari i mendimit, i epikės shqiptare dhe ndėrkombėtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !

Kosova e martirizuar ėshtė njė plebishit i ēdoqastshėm i martirėve tė saj. Kjo ėshtė tashmė njė shembėlltyrė universale, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr gjithė tė tjerėt. Dhe mos tė harrojmė se liria e Kosovės ėshtėe dhe njė premisė e lirisė sė vetė Serbisė. Aksioma madhėshtore historike; njė popull qė robėron njė popull tjetėr, nuk ėshtė vetė i lirė, ėshtė absolutisht njė e vėrtetė qė ēliron, krijon liri pėr tė gjithė. Dje dhe sot!

Qytetėrimi juridikisht… i tė drejtave tė njeriut dhe kombeve, ėshtė mrekullia e integrimti demokratik. Nė kėtė rrafsh, Kosova dhe pavarėsia e saj, janė nė pararojė sė bashku me komunitetin progresiv botėror dhe jo nė njė periferi tė mjegulluar dhe tė harruar tė historisė moderne. Beteja e fituar e juridicitetit tė pavarėsisė sė Kosovės, pasuroi shkencėn politike tė njerėzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesėr !

Mendimtarėt politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, nė rrafshin e mendimit politik ndėrkombėtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenė tė fortė…

Nė arkivin tim ruaj dy fotografi; njėra tregon shtėpinė e djegur tė Ukshin Hotit dhe tjetra nėnėn e tij tė ndjerė. Do t’ja dhuroj Muzeut tė Kosovės. Nė fund shtėpia e UkshinHotit, nuk ėshtė varri i pagjetur, por tėrė Kosova dhe njerėzimi. Nėna e tij janė tėrė nėnat shqiptare dhe tė botės.
…………………..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Fri Sep 12, 2008 4:44 pm

26.05.2006/.. Opinion:
PĖR UKSHIN HOTIN HESHTĖN TĖ GJITHĖ !

Sheradin Berisha
-„A ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti?“ Kjo ėshtė pyetja, qė mė sė shumti ėshtė shtruar, nė kėto shtatė vitet e pas luftės nė Kosovė.
-“Kėrkojmė lirimin e Ukshin Hotit!“ - ėshtė thirrur qindra herė, nėpėr protesta tė organizuara nga shoqatat e dalura nga lufta...
***
Mė 16 maj 2006 u bėnė plotė shtatė vjet, qė kur nuk dihet fare pėr fatin e Mr.Ukshin Hotit,kėtij njeriu tė madh tė dijes politike shqiptare. Atė ditė maji 1999, atij i kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit prej 5 vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren. Dhe bashkėvuajtėsit e tij thonė, se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu), kur Baca Ukė (kėshtu e thirrnin ata) nė pėrcjellje tė tre punėtorėve tė sigurimit serb ėshtė nxjerrė nga ambientet e burgut tė Dubravės.
Dhe, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė..., pėr fatin e kėtij atdhetari tė shquar!
***
Pėr shtatė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur nė ankth njė lajm tė mirė, pėr bijtė e tyre tė zhdukur, a tė marrė peng, nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe pėr fat tė keq, sot dihet se shumica e tė zhdukurve gjatė luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Serbi, ndėrsa pėr qindra tė tjerė, qė mbaheshin peng nėpėr burgjet serbe, tashmė janė liruar.
Dhe, edhe pas kėsaj gjėme tė rėndė kombėtare, akoma nuk dihet se ku ėshtė Ukshin Hoti.
***
Familja e profesor Ukshinit,(motra Myrvetja dhe vėllai i tij Afrimi), pėr tė mėsuar tė vėrtetėn rreth fatit tė Ukshinit, kanė trokitur nė shumė dyer tė institucioneve, tė UNMIK-ut dhe ato tė Kosovės, mirėpo pėrveē fjalėve tė ėmbla e premtimeve tė dhėna, duket se nuk kanė bėrė asgjė nė kėtė drejtim.
Pėr prof. Ukshin Hotin akoma asnjė gjurmė, ndonėse ka shumė spekulime pėr fatin e tij !
***
Nė kėtė pėrvjetor asnjė tubim pėrkujtimor s“u mbajtė pėr kėtė simbol tė sakrificės shqiptare! Nė kėtė pėrvjetor asnjė fjalė s“u tha pėr vendndodhjen e tij!
Nė kėtė pėrvjetor, mbretėroj heshtja!
Heshti UNMIK-u ! Heshti KFOR-i ! Heshti policia ! Heshti gjyqėsia ! Heshtėn institucionet e Kosovės ! Heshti persidenca,qeveria,kuvendi i Kosovės,...por heshti edhe opozita !
Pra, pėr Ukshin Hotin e madh, heshtėn tė gjithė! Kjo ėshtė e ēuditshme, shumė e ēuditshme !!!
Mė 25.05.2006/Sheradin Berisha/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Dec 28, 2008 2:57 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 1:34 pm

Flet Mr.Ukshin Hoti

SHQIPTARĖT DUHET TĖ JENĖ SUBJEKT POLITIK DHE JO VETĖM OBJEKT I POLITIKĖS NDĖRKOMBĖTARE




Brenda 80 vitesh, dy herė u vendos nė Londėr rreth Ballkanit dhe kufijve tė tij. Se si u vendos herėn e parė, me 1912-13, u pa gjatė kėtyre 80 viteve. Ē'mund tė thuhet pėr herėn e dytė, meqė herėn e parė mė duket se nuk ishim nė margjina por nė qendėr tė vėmendjes? Cili ishte vendi ynė nė kėtė konferencė, dhe meqė shpesh dėgjohet tė flitet pėr suksesin dhe pėr mossuksesin e "Londrės 2", ku qėndron ai sukses, nėse ka pasur, dhe ku mossuksesi?

HOTI
:
Vendi ynė nė kėtė konferencė nė njėfarė mėnyre u tregua edhe nė vetė pyetjen. Pra ishte nė margjina fatkeqėsisht dhe me sa shihet, po aty ka mbetur, pasiqė nuk e kemi vendin e duhur as nė Konferencėn e Londrės dhe as nė atė tė Gjenevės.

Mr.Ukshin Hoti thotė: Lexo kėtu


Tani pėr tani, me sa po shoh unė, nuk po paraqiten objektivisht nė shtyp rezultatet e kėsaj konference tė cilat janė nė disproporcion me qėllimin politik tė shqiptarėve. Unė nuk pajtohem me vlerėsimin se ka pasur sukses. Pėr tė pasur sukses duhet tė themi se jemi tė pėrfaqėsuar nė mėnyrė adekuate nė Konferencėn e Londrės, dhe se kemi arritur vendin qė e kemi synuar. Mirėpo edhe ndaj kėsaj duhet pasur rezervė, sepse nuk i dihet. Ndoshta gjatė procesit tė pėrfundimit tė kėsaj konference do tė ndryshojnė gjėrat dhe ndoshta aty do tė dalė ana pozitive e pjesėmarrjes sonė. Fakti se ne jemi prezentė si problem, si njė ēėshtje qė duhet zgjidhur, fakti se vetėdija pėr nevojėn e zgjidhjes sė kėtij problemi ėshtė prezente te forcat qė marrin pjesė nė konferencė, ėshtė pozitive. Mirėpo sėrish, ana negative del aty se ne nuk jemi tė kėnaqur vetėm me faktin se dihet pėr ne. Ne si faktor i brendshėm, si shqiptarė, nuk jemi tė organizuar nė atė nivel qė ēėshtjen tonė ta inicojmė nė nivelin mė tė lartė tė prezencės sonė.




Me sa u vu re, delegacioni i Kosovės, me t'u kthyer nga Londra, ashtu si dhe herat tjera kur kthehej nga Evropa, solli optimizėm, ndėrsa delegacioni i Shqipėrisė jo vetėm qė nuk solli optimizėm, por pėrkundrazi, kishte njė dozė bukur tė madhe pesimizmi. Ē'mendoni pėr kėtė?

HOTI
: Pėr kėtė mendoj se duhet pyetur delegacionin e Kosovės se ku e mbėshtet optimizmin e vet. Ne si dėgjues tė rėndomtė, ose si pėrcjellės tė ngjarjeve, si tė interesuar pėr atė konferencė, ma merr mendja se nuk jemi mjaft tė informuar se ku mbėshtetet optimizmi i tillė i delegacionit tė Kosovės. Ndėrkaq ma merr mendja gjithashtu se, me sa po shoh unė nėpėr gazeta, nuk po shpjegohet edhe se ku po mbėshtetet pesimizmi i delegacionit tė Shqipėrisė.

Nė ndonjė intervistė qė po lexoj kohėt e fundit, si ajo e Pjetėr Arbnorit etj., po shoh se ata nė mėnyrė kategorike po pohojnė se qėndrimet janė tė koordinuara mes pėrfaqėsuesve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre tė Shqipėrisė. Nėse ato raporte i kanė tė koordinuara, atėherė nuk do tė duhej tė kishte ndryshime nė vlerėsime. Mirėpo nė qoftė se megjithatė ka ndryshime nė vlerėsime, ndėrsa nė anėn tjetėr pohojnė se qėndrimet i kanė tė koordinuara, atėherė diēka nuk ėshtė nė rregull dhe pėr kėtė opinioni nuk ėshtė i njoftuar, ashtu si edhe unė. Prandaj kėto pyetje le tė shkojnė nė adresė tė tyre.

Unė si dėgjues i rėndomtė mund tė konstatoj se nuk po i shoh arsyet nė tė cilat mbėshtetet optimizmi i delegacionit kosovar, mirėpo nuk po shoh as mjaft arsye tė bindshme nė tė cilat do tė mbėshtetej pesimizmi i delegacionit nga Shqipėria, por po pėrfundoj se nė raportet e tilla nuk ėshtė diēka e qartė.



Ndryshe nga "Londra 1", ku nuk kishte ndonjė pėrfaqėsues nga trojet shqiptare, "Londra 2" i kishte thirrur madje 4 delegacione nga trojet etnike shqiptare. A mund tė shpjegohet kjo si njė pėrligjie, si njė pranim i njė ndarjeje tė trojeve shqiptare?

HOTI
:
Kėtė unė do ta shpjegoja me qėndrimet e mėparshme tė subjekteve politike shqiptare pėr mundėsitė optimale tė zgjidhjes sė problemit shqiptar. Ka qenė njėfarė qėndrimi i pėrgjithshėm qė Kosova tė ketė statusin e Republikės, qė shqiptarėt nė Maqedoni tė figurojnė nė kushtetutėn maqedonase si element shtetformues dhe qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė tė drejta njerėzore e individuale tė garantuara me dokumentet e Helsinkit. Mbase pikėrisht nė kuadėr tė kėtyre orientimeve kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njė delegacioni.

Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse momenti i tanishėm politik dhe njė konferencė e tillė, kanė lejuar ose jo mundėsi tė tjera. A ka qenė mė mirė qė nė njė konferencė tė tillė kėto delegacione tė merren vesh mes tyre pėr ndonjė opcion tjetėr apo qėndrimi i tyre ende ėshtė qė tė mbeten nė njė opcion tė zgjidhjes kėsisoji, kjo ėshtė njė ēėshtje tė cilėn ato vetė duhet ta sqarojnė.

Unė si dėgjues, si pėrcjellės i kėtyre ngjarjeve, nuk i di arsyet se pėrse nuk ėshtė shkuar me njė opcion tjetėr, por mund tė theksoj se plotėsisht pajtohem me vlerėsimin e Prof. Qosjes se njė shkuarje e tillė nė njė konferencė ku shqyrtohet ēėshtja shqiptare, nė njėfarė mėnyre shėnon njė pėrligjie tė coptimit tė trojeve tė tyre nga vetė shqiptarėt. Ėshtė kjo pasojė e mos-unitetit tė tyre, tė mos-zgjidhjes komplete, por tė njė zgjidhjeje tė parcializuar tė problemit shqiptar.



A do tė thoni se kjo pėrligjie ėshtė e vetė shqiptarėve dhe jo edhe e organizuesve tė Konferencės?

HOTI:
Jo, por e vetė shqiptarėve. Shqiptarėt, sipas mendimit tim, ėshtė dashur tė shkojnė nė njė konferencė tė tillė me njė kėrkesė maksimale. Kėrkesa maksimale teorikisht do tė impononte njė delegacion tė vetėm tė shqiptarėve. Mirėpo kėta e kanė parė tė arsyeshme qė tė shkojnė me 4 delegacione, gjė qė do tė thotė se qysh mė parė janė pajtuar me njė status, me njė zgjidhje tė tillė qė do tė ishte zgjidhje parciale e problemit shqiptar.

A kanė pasur arsye tė mjaftueshme pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, apo kanė pasur mundėsi tė tjera, kėtė unė nuk e di. Pėr kėtė duhet pyetur ato subjekte qė kanė marrė vendime tė tilla. Unė vetė nuk kam qenė nė ato rrjedha dhe nuk i di arsyet e vėrteta se pse ėshtė vepruar kėshtu. Por e di se Qosja teorikisht ka tė drejtė kur thotė se vetė shqiptarėt nė kėtė mėnyrė e kanė pėrligjur ndarjen e vet. Ndėrkaq arsyet se pėrse ėshtė vepruar kėshtu duhet t'i tregojnė vetė ata qė e kanė bėrė veprimin.

Ne si popull, si njerėz qė i pėrcjellim kėto, kemi tė drejtė tė kėrkojmė shpjegimin e arsyeve. Ne nuk mund tė sjellim gjykime pa i ditur arsyet e vėrteta.




Meqė nė Londėr, me sa po duket, edhe njė herė iu vu vula ndarjes sė popullit shqiptar, madje kėsaj radhe me vetė praninė e shqiptarėve, a u bė diē qė kjo tė mos ngjante?

HOTI
:
Kjo mund tė lidhet si me pyetjen, ashtu dhe me pėrgjigjen e mėparshme. Por duhet qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin se a iu vu vulė ndarjes sonė ose jo? Konferenca ende nuk ka pėrfunduar dhe akoma nuk mund tė flitet pėr vėnien e ndonjė vule. Por mund tė flitet lidhur me atė qė thashė mė parė, se vetė ne shqiptarėt nuk jemi mjaft agresivė nė kėrkesat e duhura optimale, kėrkesa tė mundshme.

Kėrkesa kapitale e popullit ėshtė njė: pėr tė qenė bashkė. Populli s'ka orientim tjetėr. Tani ēėshtja mbetet te vlerėsimi i subjekteve politike. At duhet tė vlerėsojnė nėse ėshtė e mundshme njė gjė e tillė ose jo. Nė qoftė se ato kanė vlerėsuar se ėshtė e mundshme njė gjė e tillė nė kėtė moment, dhe megjithatė kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njėshit, atėherė sė paku kanė borxh t'i shpjegojnė kėtij populli se pėrse kanė vepruar kėshtu, nė mėnyrė qė edhe ne tė kuptojmė. Por nė qoftė se kanė vepruar ashtu pėr shkak tė ndonjė arsyeje subjektive, ose tė pozitave politike, apo tė mosnjohjes sė mjaftueshme tė proceseve politike nė Evropė, atėherė kėto janė arsye qė populli duhet t'i dijė pėr tė reaguar nė mėnyrėn adekuate.

Nėse ti nuk i njeh proceset e Evropės dhe ke marrė pjesė nė njė konferencė ku vendoset pėr fatin e popullit tėnd, atėherė ėshtė e udhės qė tė japėsh dorėheqje. Do tė thotė, duhet vetė populli tė kėrkojė prej teje qė ta lėshosh atė vend dhe tė mos ua zėsh rrugėn tė tjerėve.

Mirėpo pėrderisa nuk i dimė saktėsisht arsyet se pėrse ėshtė vepruar ashtu, nuk mund tė veprohet ndryshe, pos qė tė kėrkohet shpjegimi i atyre arsyeve. Unė pėr veten time po kėrkoj qė tė mė shpjegoj dikush se pėrse ėshtė vepruar ashtu, dhe tė mė bindė se ėshtė dashur qė tė veprohet pikėrisht ashtu. Po ta merrja pėrgjigjen, mund tė propozoja edhe se ē'duhet bėrė.




Konferenca e Londrės vazhdon punėn nė Gjenevė me programin e miratuar nė Londėr, nė tė cilin na ėshtė caktuar statusi i komunitetit etnik, pėrkatėsisht i minoritetit. A kemi bėrė mjaft qė nė kėtė program tė mos futeshim si minoritet dhe tė mos e kishim statusin e njėjtė si tė Vojvodinės e tė Sanxhakut, por mė tė avancuar? A mund tė ndryshohet ky status, dhe nėse po, ē'duhet bėrė pėr ta ndryshuar?

HOTI
:
Unė vazhdimisht jam i preokupuar me kėtė pyetje. Ēka mund tė bėhet qė shqiptarėt tė jenė subjekt politik ndėrkombėtar dhe jo vetėm objekt? Gjithė biseda qė zhvilluam buron nga fakti se ne jemi duke u trajtuar mė tepėr si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja nė esencėn e saj do tė reduktohej nė atė se ēfarė mund tė bėhet qė tė trajtohemi si subjekt politik. Kjo ėshtė nė duar tė popullit dhe nga kjo del se mund tė bėhet njė organizim mė aktiv dhe mė i madh i faktorit tė brendshėm. Mund tė rregullohen raportet, nėse nuk janė nė rregull, brenda atij faktori, dhe rezistenca tė jetė aktive dhe mė e madhe e faktorit tė brendshėm. Ndėrsa qė rezistenca tė jetė mė aktive, kjo nėnkupton se duhet tė jesh mė i pranishėm nė ngjarjet, mė agresiv nė kėrkesat, mė i vendosur nė pikėpamjet tua dhe mė demokratik nė hapėsirėn informative. Kjo do tė thotė qė t'i shqyrtosh problemet mė haptas dhe tė mos kėnaqesh me atė qė ėshtė. Se ne tė gjithė po konstatojmė se ka shumė gjėra pėr tė ndryshuar dhe se ekziston njė hapėsirė e madhe pėr tė ndryshuar shumėēka.

Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, kam frikė se do ta pėsojmė ashtu siē e kemi pėsuar nė vitin 1913. Gjė qė do tė thotė se do tė jemi rezervė e forcave politike tė Evropės pėr qetėsimin e shpirtrave tė Ballkanit, etj., por jo edhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė shqiptarėve.

Dihet se ministri britanik i punėve tė jashtme, i cili njėkohėsisht ishte edhe kryetar i Konferencės sė Londrės mė 1913, ka deklaruar pėrafėrsisht kėshtu: "Pėr fat tė keq, e viktimizuam njė popull pėr ta ruajtur paqen e Evropės". Pas pėrfundimit tė konferencės, ai ka qenė plotėsisht i vetėdijshėm se populli shqiptar ėshtė ndarė pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė Evropė, por ēfarė ka ngjarė mė vonė? Konferenca ka pėrfunduar mė 1913, Lufta e Parė Botėrore ka filluar mė 1914. Dmth. nuk ka pasur kurrfarė ruajtje tė paqes por ka pasur viktimizim tė shqiptarėve pėr plot 80 vjet. Unė po i frikėsohem sėrish kėsaj dhe sinqerisht po them se a mos nė fund tė konferencės sė Gjenevės do tė deklarojė sėrish ndonjė ministėr i punėve tė jashtme, ose ndonjė kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le tė na falin shqiptarėt se i viktimizuam pak pėr t'i qetėsuar jugosllavėt." Prej kėsaj duhet tė frikėsohet ēdo subjekt i vetėdijshėm politik shqiptar.

A kemi bėrė mjaft ne qė tė mos ngjajė njė gjė e tillė, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervė, si objekt pėr qetėsimin e situatės gjithė-jugosllave, gjithė-ballkanike, pėr vendosjen e njė rendi ndėrkombėtar ku po bėhet lufta? A kemi bėrė mjaft qė tė mos mbetemi rezervė, por tė jemi njė subjekt aktiv? Pėr kėtė secili duhet ta pyesė vetveten. Pėrgjigja ime ėshtė kategorikisht negative. Nuk kemi bėrė asgjė. Aq mė tepėr, janė bėrė gabime tė tilla tė rėnda qė kanė shkuar nė shkeljen e faktorit tė brendshėm dhe nė disperzimin, pėrkatėsisht, nė shpėrndarjen e forcave tė cilat kanė qenė tė interesuara qė tė rezistohet aktivisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 1:34 pm

Shpeshherė dėgjohet tė flitet pėr rezistencėn aktive dhe atė pasive prej njerėzve tė ndryshėm. Cila ėshtė, sipas jush, ajo rezistenca aktive, qė ju e pėrmendėt mė parė, qė do tė ndikonte mė shumė nė rezultatet e konferencės sė Londrės?

HOTI: Ēėshtjes sė definimit tė rezistencės aktive dhe asaj pasive njerėzit i qasen nė mėnyra tė ndryshme. Unė nėnkuptoj nė rend tė parė qė subjektet politike tė Kosovės, qė e kanė marrė bajrakun dhe qė ndodhen nė krye tė proceseve politike qė po zhvillohen nė Kosovė, duhet ta marrin edhe pėrgjegjėsinė pėr atė qė po ndodh nė Kosovė. Dmth. jo vetėm tė manipulojnė me ngjarjet, por ta marrin pėrgjegjėsinė edhe pėr udhėheqjen e asaj rezistence.

Ēdo rezistencė politike nėnkupton atė qė e merr pėrgjegjėsinė pėr punėn e kryer. Nė qoftė se popullit i thuhet se do tė zhvillojmė kėtė dhe atė aktivitet, atėherė duhet folur haptas: ne do tė zhvillojmė kėtė aktivitet me qėllim tė arritjes sė kėtij qėllimi politik. Po nė qoftė se populli vetė e zhvillon njė aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e zhvilloj unė, atėherė nuk jemi fare nė rregull. Kjo do tė thotė se pėrgjegjėsia e subjekteve politike pėr zhvillimin e ngjarjeve nė Kosovė nuk ekziston. Ekziston vetėm pėrgjegjėsia a posteriori. Gjithēka nuk mund t'i lihet popullit. Populli duhet orientuar. Ai ėshtė nganjėherė njė grumbull i padefinuar. Nė kuptimin politik, populli gjithmonė orientohet.

Nė kėtė drejtim, rezistenca aktive nėnkupton thjesht kristalizimin e pėrgjegjėsisė sė forcave politike tė kėtij populli. Ky kristalizim ėshtė mungesė kardinale te ne dhe kjo po vazhdon qė prej 3 vitesh. Dmth. nuk ėshtė se po ngjan vetėm sot.

Pastaj, rezistenca aktive nėnkupton edhe definimin e qėllimeve politike. Ne qėllimet politike i kemi definuar me opcione, por nuk e kemi definuar se kush ėshtė ai qė do t'i realizojė ato opcione. Po, kush ėshtė nė krye tė popullit? E kemi zgjedhur. Nė rregull. Mirėpo ėshtė ēudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr pėrgjegjėsinė pėr ta orientuar nė mėnyrė tė drejtė. Kurrkush nuk po e merr pėrgjegjėsinė as pėr fitoret dhe as pėr humbjet. Ē'ėshtė e vėrteta, pėr fitoret po e marrin ata qė s'e kanė pėrnjėmend. Nė kėtė pikė kėrkohet qė tė definohet rezistenca aktive. Rezistenca aktive nuk nėnkupton, tė themi, pasivitetin, pritjen. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Kjo qė po bėhet te ne nuk ėshtė kurrfarė rezistence. Ėshtė fjala pėr njė durim tė popullit, durim i imponuar nga forca tjetėr, nga mungesa e orientimit politik tė popullit, po nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Rezistenca aktive nėnkupton njė forcė tė caktuar politike, nėnkupton njė udhėheqje tė caktuar, nėnkupton njė pėrgjegjėsi tė caktuar. Ne kėto nuk i kemi, dhe jo vetėm qė nuk i kemi, por as qė i kemi diskutuar ndonjėherė. Madje as qė po e hapim njė mundėsi tė tillė tė diskutimit nėn pretekstin se mos po pėrēahemi apo mos po shkaktojmė farė problemi tė padėshirueshėm, nėn farė preteksti se jemi nė kushte tė jashtėzakonshme e gjepura tė ngjashme.

Mendimi im ėshtė se momenti historik i popullit shqiptar ėshtė i tillė qė imponon doemos organizimin e shumė ēėshtjeve. Nė qoftė se nuk sqarohen ēėshtjet sot, nė qoftė se nuk kėrkojmė qė gjėrat tė kristalizohen, qė populli tė dijė se ku ėshtė dhe nga duhet t'ia mbajė, atėherė mė nuk mund tė flasim se jemi duke bėrė ndonjė punė tė madhe.

Mund tė flasim pėr stihinė e kėtyre gjėrave, mund tė flasim pėr ndonjė spontanitet, mund tė flasim se qysh do tė na lėrė Evropa kėshtu e ashtu, pėr ndonjė shpresė se nuk do tė na lėrė nė baltė Amerika ose Gjermania, por kėto janė ēėshtje shprese, nuk janė ēėshje politike. Ēėshtje politike do tė ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani ose aziatiku se unė dėshiroj tė arrij kėtė qėllim me kėto kushte dhe me kėto mundėsi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne tash do tė pėrlahemi atje nė konferencė. Por ta reduktosh ti tėrė aktivitetin e njė populli, gjithė pakėnaqėsinė e njė populli, nė njė lėvizje spontane, qysh t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj tė bėsh konferencė atje, pastaj tė kėrkosh qė aktivitetin tėnd ta reduktosh nė lutje tė thjeshta drejtuar faktorit tė jashtėm qė tė na merrė parasysh, kjo mund tė jetė shaka politike por jo edhe politikė. Ėshtė politikisht joserioze dhe pa pėrgjegjėsi historike.



Nga sa u tha mė lart ndėr tė tjera rezulton edhe njė gjė qė mė parė nuk ka qenė aktuale ose tė paktėn nuk ėshtė thėnė publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe tė qeverisė sė Kosovės me popullin mungojnė. Pastaj ju thatė nė njė farė mėnyre se ē'ėshtė rezistenca aktive, por nuk thatė se kush duhet ta organizojė atė?

HOTI
:
Ėshtė interesant ai relacioni midis udhėheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe mė parė, se e ka orientimin tė qartė, por nuk e ka tė qartė se qysh duhet arritur atje. Mirėpo kėtė duhet t'ia tregojnė subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetėm se ka mungesa tė mėdha nė komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe mungesa rreth koordinimit tė qėndrimit midis vetė subjekteve politike nė Kosovė. Ka mungesa tė tilla tė cilat shihen qartė, dhe tani mund tė shtrohet pyetja se pėrse po mbyllen sytė pėrpara njė fakti objektiv? Ėshtė e vėrtetė se pėr kėto nuk ėshtė biseduar dhe nuk po bisedohet.

Ka vlerėsime tė tilla qė unė po i ndėgjoj tė thuhen pėrafėrsisht kėshtu: "Sot nė kushte tė demokracisė ekziston njė cenzurė e tillė e shtypit qė nuk ka ekzistuar as nė kushtet e fashizmit mė tė rėndė". A ka bėrė ndonjėherė ndonjė subjekt politik protestė kundėr njė cenzure tė tillė? A i ėshtė treguar popullit ndonjėherė se me tė vėrtetė nuk i kemi shqyrtuar problemet nė mėnyrė tė hapur? Se ēfarė jemi duke bėrė nė tė vėrtetė unė nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se pėrse nė tė vėrtetė unė u izolova, pėr ēfarė arsyesh? Tė gjitha ato qė unė i thosha sot dolėn qartė. Tani po i thonė edhe mė troē. Pėrse atėherė nuk po izolohen edhe tė tjerėt? A mos u mor dikush nė pėrgjegjėsi pėr kėtė? A do tė bartė dikush konsekuenca pėr ēėshtje tė tilla?

Thuhet se kėto ēėshtje nuk po i bisedojmė thjesht me pretekstin se "gjendemi nė kushte tė veēanta". Mirėpo kushtet e veēanta mund tė imponojnė vetėm luftė tė veēantė, njė tempo mė tė shpejtuar tė zgjidhjes sė problemeve, dhe jo tė shėrbejnė si pretekst pėr prolongimin e moszgjidhjes sė problemeve.

Kur jemi te Qeveria e Kosovės, dhe jo vetėm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund tė konkludohet se edhe kėtu ka shumė mungesa dhe parregullsi.

Qeveria e Kosovės, sė pari, me sa po shoh unė, nuk ėshtė nė Kosovė. Unė nuk e di se ku ėshtė dhe nuk e di se kush ėshtė anėtar i qeverisė. E di njė kryetar, por nuk e di se kush janė anėtarėt, kush ėshtė ministėr i asaj apo kėsaj ministrie. Dhe pėrderisa kėto nuk i dimė, atėherė si do tė veprojmė politikisht? Pastaj e dimė bie fjala, se ti je i zgjedhur deputet i kuvendit, ndėrsa kuvendi i vjetėr, i cili gjithashtu nuk ėshtė mbledhur kurrė, vazhdon tė veprojė. Cilit kuvend i duhet besuar nė kėtė rast, tė vjetrit apo tė riut?

Shumė ēėshtje te ne nuk po funksionojnė, por duhet t'i rregullojmė, sepse pėrndryshe nuk ka ecje pėrpara. Tė paktėn unė nuk po shuh ndonjė rrugėdalje. Thuhet se s'paska pasur mundėsi qė kuvendi tė mblidhet nė kushte tė kėtilla. Pallavra. Si s'paska mundėsi? Ka pasur mundėsi tė mbahej nė Shkup, ka pasur mundėsi tė mbahej nė Tiranė, ku kurrkush nuk do t'i kishte ndalur. Mund tė ishte mbajtur madje edhe nė Krushė tė Madhe. Po po, mund tė mbahej edhe nė Krushė, sepse pikėrisht kėtu janė thyer shumė gjera, e pranuan kėtė tė tjerėt ose jo.




U larguam pakėz nga Londra. Le t'i kthehemi sėrish asaj.

HOTI
:
Ne biseduam rreth organizimit, rreth marrjes sė pėrgjegjėsisė, rreth intensifikimit tė rezistencės aktive etj. Ėshtė demagogji, sipas mendimit tim, qė sot tė flemė gjumė me parullėn se mė vonė do t'i zgjidhim problemet. Gjatė 2.500 viteve kemi luftuar duke i lėnė problemet tė zgjidhen mė vonė. Por gjithmonė kemi mbetur tė shtypur pėr shkak se s'kemi pasur ndonjė guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me zgjidhjen e pozitės ndėrkombėtare.

Zgjidhja e pozitės sonė ndėrkombėtare doemos kėrkon zgjidhjen e pozitės sonė tė brendshme. Kėto tė dyja shkojnė bashkė dhe nuk e di se ēfarė teorishė tė reja politike po na zbulohen tani! Njėherė kėshtu, e pastaj ashtu. Njėherė po e ēlirojmė Kosovėn e pastaj… Po qysh deshe ti ta ēlirosh Kosovėn? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe tė ngrihesh nė nivelin e subjektit politik? Vetėm duke thėnė se, valla, edhe unė jam subjekt politik? Jo more! Pėr tė qenė subjekt politik duhet luftuar.

Kur njė popull arrin t'i njohė jo vetėm interesat e veta, por edhe mėnyrėn e realizimit tė atyre interesave, vetėm atėherė mund tė flitet se mund tė kihet shpresė dhe mbėshtetje pėr optimizėm. Por kur njė popull manipulohet me parulla tė ndryshme, atėherė nuk mund tė flitet as pėr shpresė dhe as pėr optimizėm.



Nė fillim u paraqitėm me tri opcione pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve nė Jugosllavi, pėrkatėsisht nė Kosovė. Tani na intereson mendimi juaj rreth qėndrimit tonė. I kemi definuar qartė kėrkesat tona pėr Londėr dhe Gjenevė apo ende jemi nė konfuzion?

HOTI
:
Kėtu mund tė thirremi pakėz nė njė artikull timin tė botuar kohė mė parė nė formė fejtoni me titull "Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės". Unė kėtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe qėndrimin tonė zyrtar e kam quajtur politikė joserioze, politikė qė publikisht orientohet me mundėsi dhe opcione tė ndryshme tė zgjidhjes sė problemit. E kam thėnė qartė: njė popull ose ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr njė opcion tė caktuar ose nuk ėshtė i gatshėm. Ėshtė ēėshtje e vlerėsimit tė subjekteve politike se pėr cilėn ēėshtje je i gatshėm tė luftosh. Tani, nėse njėherė i thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndėrsa herėn tjetėr as republikė, po duam autonomi, atėherė nuk ja vlen tė bisedohet pėr kėtė. Nė kėtė nivel nuk mund tė bisedohet sepse nuk ėshtė fjala pėr njė politikė serioze.

Duhet t'i shqyrtojmė hesapet nė mes veti. Pėrderisa nuk zgjidhen kėto ēėshtje, nuk mund tė ecet pėrpara. Kėto tregojnė se ēėshtja shqiptare, ose e Kosovės, ėshtė lėnė ekskluzivisht nė duart e faktorit tė jashtėm, dhe pėr kėtė shkak jepen deklarata herė kėshtu e herė ashtu. Pra nuk ka mbėshtetje nė faktorin e brendshėm por vetėm nė atė tė jashtmin, sepse vetėm ai i jashtmi mund tė bėjė shaka e tė tė thotė nė kėtė moment kėshtu e nė atė moment ashtu, pėr shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo vetėm interesin tėnd.

Faktorit tė brendshėm duhet t'i bėhet e qartė se ēka dėshirojmė tė arrijmė nė tė vėrtetė. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se si arrihet ai qėllim. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se a ėshtė e mundshme arritja e atij qėllimi. Vetėm pas analizės sė kėtyre mundėsive komplekse duhet tė caktohet ajo qė ėshtė optimale dhe e realizueshme.



E kemi bėrė ne kėtė?

HOTI
:
Nė bazė tė deklaratave po shoh se kjo nuk ėshtė bėrė, por duhet tė bėhet. Madje janė ēastet e fundit. Po qe se kjo nuk bėhet, dhe po qe se edhe mė tutje do tė jemi rezervė e kalkulimeve tė ndryshme politike tė faktorit tė jashtėm, situata do tė zhvillohet nė njė drejtim tejet tė pakėndshėm, tejet tė pavolitshėm pėr ne.

Ėshtė ky njė mendim i imi i zi, por s'mund tė jetė i bardhė, gjersa ekzistojnė indikacione qė tregojnė vetėm zi.



Ēfarė do ta pyesnit mė nė fund ju vetė Ukshin Hotin?

HOTI
:
Po. Do t'ia kisha bėrė njė pyetje tė thjeshtė: nė ēfarė cilėsie po flisni pėr Konferencėn e Londrės, edhepse nuk jeni i informuar ashtu qysh duhet tė jeni dhe ashtu siē janė tė tjerėt tė informuar? Dhe unė do tė isha pėrgjegjur se nuk e di as njėrėn dhe as tjetrėn. Duhet pyetur ata qė mė kanė izoluar kėtu.



Shtator 1992

Bisedoi: Ibish Neziri




· Marrė nga "Spektėr shqiptar - intervista" Biel/Bienne, Zvicėr, 1994
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 1:55 pm

MENDIMI POLITIK I UKSHIN HOTIT ĖSHTĖ NJĖ MENDIM SUI GENERIS NĖ KOSOVĖ,
POR EDHE NĖ TROJET ETNIKE SHQIPTARE...

Arsim BAJRAMI
Ukshin Hoti ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i filozofisė realiste politike
Ukshin Hoti ėshtė njė figurė e ndritur e kombit tonė i cili tėrė potencialin e vet shkencor ia kushtoi ēėshtjes sonė madhore, lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Ai ėshtė martir i vėrtetė kombit i cili u vetėflijua pėr idealet e mėdha kombėtare. Mendimi politik i Ukshin Hotit ėshtė njė medim sui generis nė Kosovė, por edhe nė trojet etnike shqiptare, meqenėse shquhet me tri atribute qė atė e bėjnė tė posaēėm.

Librat e Mr.Ukshin Hotit
-Atributi i parė ėshtė fakti se mendimi i tij ėshtė mendim profesional dhe shkencor. Ai me njė kompetencė tė veēantė profesionale dhe shkencore i qaset problemit tė Kosovės si dhe problemeve qė janė tė lidhura me Kosovėn.
-Atributi i dytė ėshtė realizmi. Ukshin Hoti ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i filozofisė realiste politike. Ai fenomenet dhe dukuritė politike i trajton ashtu siē i sheh, pa zbukurime, i jep mendimet e veta si dhe porositė e qarta.
-Atributi i tretė qė e shquan mendimin politik tė Ukshin Hotit ėshtė pragmatizmi. Si politikan, si arkitekt i mendimit politik, ai nuk i jep vetėm vlerėsimet reale, por njėkohėsisht i jep edhe qasjet e tij pragmatike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Natyrisht se njė qasje tė tillė tė thelluar atij ia kanė mundėsuar njohja e shkėlqyeshme e doktrinave politike si atyre tė Perėndimit, ashtu dhe tė atyre tė Lindjes.
(Shkėputur nga Dokumentari televiziv pėr U. Hotin, RTSH - qershor 98, autor Qani Mehmedi)
Kthehu ne fillim
___________________
UKSHIN HOTI, ĖSHTĖ NJĖ HERO I GJALLĖ I KOMBIT SHQIPTAR, PRANDAJ NUK HABITEM PSE SERBĖT
MBAJNĖ NĖ BURG ATĖ DHE JO NDONJĖ PERSONALITET TJETĖR TĖ KOSOVĖS

Shkrimtari: Bedri DEDJA
_____________________________________
Ukshin Hoti, personalitet – flamur
Pėr mua, Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar. Unė madje nuk habitem pse serbėt mbajnė nė burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjė personalitet tjetėr madhor tė Kosovės. Vepra e tij «Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare» tė kujton veprat e mėdha, si «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet» e Sami Frashėrit, «Ēėshtja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.
Vepra tė tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unė jam shumė i brengosur qė atė po e torturojnė shpirtėrisht edhe si prind. Kėto tortura kanė synim mė tė largėt. Ato duan tė errėsojnė horizontin e tij kombėtar dhe politik. Por kam shumė besim se nuk do t'ia arrijnė. Ukshin Hoti do tė dalė nga burgu si feniksi. Shkėputur nga njė intervistė dhėnė Zi-ut nė dhjetor 1997
Kthehu ne fillim
_____________________________
UKSHIN HOTI INTELEKTUAL ME KONCEPTE TĖ QARTA E PĖRKUSHTIM
TĖ LARTĖ NDAJ KOMBIT, SHTETIT, POLITIKĖS E DEMOKRACISĖ

Prof.Agim VINCA
_______________________
Njeriu me «Unė» tė fortė Me njeriun qė na ka tubuar sonte kėtu (sikurse edhe mbrėmė dhe nė netėt qė do tė vijnė), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte tė afėrta miqėsore, por kam pasur respekt - e kam ēmuar gjithmonė - pėr qėndrimin e tij dinjitoz e konsekuent nė jetė dhe nė krijimtari. Them edhe nė krijimtari, sepse Ukshini ėshtė publicist, eseist, politolog...
Ėshtė hera e tretė qė Ukshin Hoti bie nė burg (herėn e parė pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinė serbe kanė qenė edhe mė tė shpeshta. Pėrse? Pėr shkak se policia serbe dhe pushteti tė cilit i shėrben ajo e dinė fare mirė se cilėt janė kundėrshtarėt e tyre tė vėrtetė nė mesin e shqiptarėve. Miku dhe kolegu ynė, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet nė burg. Sė shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur tė protestojmė kundėr kėtij gjykimi absurd e tė kėrkojmė lirimin e tij.
Po prej kujt?
Prej gjyqit serb, qė ėshtė instrument nė duart e okupatorit. Kėshtu e kemi ne. Ndodh qė tė kujtohemi pėr njerėzit tanė kur ikin, kur bien nė burg, kur largohen (jo rrallė as nė raste tė tilla!), ndėrsa kur i kemi pranė i fyejmė, i rrethojmė me heshtje, i injorojmė, i nėnēmojmė, i linēojmė... Edhe pse nuk kam pasur kontakte tė shpeshta me tė, Ukshini mė ėshtė dukur viteve tė fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

Mr.Ukshin Hoti prapa grilave
_______________________________
Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė i stolisin karakteri, krenaria, kryelartėsia. Ai ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe. E kjo nuk ėshtė pak. E vlen tė jesh i tillė nė jetė, edhe pse kushton shtrenjtė. Intelektual me koncepte tė qarta e pėrkushtim tė lartė ndaj kombit, shtetit, politikės, demokracisė, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij, veēmas nė revistėn «DeA», ai u angazhua me tė drejtė, siē e thoshte edhe titulli i saj, pėr njė demokraci autentike; pėr njė demokraci nė kushtet shqiptare, ashtu siē u angazhua edhe pėr njė politikė unike e me strategji tė qartė kombėtare.
Pėr intelektualėt dhe veprimtarėt si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin ėshtė si lulja nė trupin e tė vdekurit, ka thėnė njė poet.
Fjalim i mbajtur nė njė mbrėmje proteste pėr lirimin e Mr.Ukshin Hoti
Prishtinė, 24. 09. 1994
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 1:56 pm

UKSHIN HOTI ĖSHTĖ JO THJESHT NJĖ PATRIOT LIBRASH, POR NJĖ PATRIOT I
MADH QĖ I VĖ SUPET SHQIPĖRISĖ

Shkrimtari Dritėro AGOLLI
Unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė
Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit,
ku janė vėllezėrit tanė.
Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr (Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” - vėrejtja ime Sh.B) e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti.
Problemin e ēėshtjes kombėtare ai e vėshtron nė prizmin filozofik, nė prizmin historik dhe nė prizmin politik. Nuk thotė vetėm se si ėshtė Shqipėria, si ėshtė kjo ēėshtja jonė kombėtare, por edhe se si mund tė zgjidhet. Dhe kjo ėshtė nga meritat mė tė mėdha, sepse nė shumė shkrime pėr problemet tona kombėtare tregohet vetėm se si ka qenė, sa i vjetėr ėshtė populli ynė, me kė ka patur tė bėjė, me pėrplasjet me fqinjėt, me Evropėn etj., por nuk jepen koordinata tė sakta se ē'mund tė bėhet qė populli ynė tė bėhet njė popull i bashkuar, njė komb jo i ndarė, jo i prerė me shpatė siē ėshtė sot Shqipėria. Dhe kėtu qėndron merita mė e madhe e Ukshin Hotit, pra nė faktin qė jep perspektivėn se si duhet bėrė... me njė fjalė, ky libėr ėshtė njė program, nuk ėshtė thjesht njė libėr pėr filozofinė politike, por ėshtė si njė program pėr shqiptarėt, se si duhet tė bėhet Shqipėria njė vend me tė vėrtetė i evropeizuar. Ne flasim e themi se do tė hyjmė nė Evropė, do tė evropeizojmė Shqipėrinė, etj. Tė gjitha kėto janė fantazira, janė gjysmake. Shqipėria evropeizohet kur tė jetė njė, e plotė, dhe jo kėshtu dy copėsh, se kėshtu nuk evropeizohet kurrė. Kė do tė evropeizosh ti, tre milionė banorė do tė evropeizosh? Po tre milionė tė tjerė? Dmth. problemi ėshtė tepėr i ngatėrruar pėr sa i pėrket evropeizimit tė Shqipėrisė, civilizimit tė saj etj. Civilizim do tė thotė kur tė jesh njė. Po s'qe njė nuk je i civilizuar plotėsisht. Dhe Ukshini e trajton kėtė problem.
Pastaj dhe njė tjetėr gjė: unė mendoj qė njeriu mund tė nxjerr konkluzione jo vetėm nga libri qė kemi kėtu pėrpara, po dhe nga gjithė aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk ėshtė vetėm njė filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai ėshtė njė njeri i aksionit, njė njeri i luftės pėr njė ideal tė madh. Se ka lloj lloj filozofėsh, politikanėsh, historianėsh, edhe ata kanė tė drejtėn e ekzistencės dhe nuk mund tė them se nuk janė tė shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vėrtetė, jo thjesht njė patriot librash, po njė patriot i madh, qė i vė supet Shqipėrisė. Dhe fakti qė gjėndet nė burg, dhe ka kohė qė vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishėm ėshtė ai. Po ne shqiptarėt fatkeqėsisht njerėzit e shquar i kemi pak mėri, nuk i kemi aq shumė nė pėrkrahje, ndonjėherė duam dhe t'i spostojmė nga politika ose nga aktiviteti, siē ėshtė puna me Ukshin Hotin. Unė nuk munt tė flas me kompetencė tė madhe lidhur me mėnjanimin e tij, por unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e tij nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė.
Shkėputur nga njė intervistė nė RTSH, mars 1998
Kthehu ne fillim
_________________________________________

UKSHIN HOTI, NJOHĖS I MIRĖ I SISTEMEVE POLITIKE DHE MARRĖDHĖNIEVE NDĖRKOMBĖTARE

Akademik: Esat STAVILECI
____________________________________Kemi tė bėjmė me njė emėr tė intelektualit qė sugjeron guximin politik, njė emėr tė njė eseisti politik qė sjell shprehjen kompetente profesionale, qė nxit fuqinė e tė menduarit, ndėrsa kur flasim pėr veprėn e tij, kemi tė bėjmė me njė vepėr tė njė njohėsi tė mirė tė sistemeve politike e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe pėr njė vepėr tė historianit tė ēėshtjes shqiptare.
Me kėtė rast do tė thksoj angazhimin e Ukshin Hotit pėr t'i dalė zot kauzės kombėtare, me gjerėsinė e shtruarjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Pastaj mė duhet tė theksoj argumentimin e tij tė bollshėm e profesional me themelėsi politike, pse Kosova ėshtė dhe duhet tė jetė republikė. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, nė mėnyrė tė veēantė, qė i bėri para gjyqit qėnies sė Kosovės republikė mbi parimin e sė drejtės sė vetėvendosjes. Theksoj premisat e filozofisė politike nė veprėn e tij, dhe mė nė fund theksoj mendimin e tij tė mėvetėsishėm, autentik, nė rrahjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare qė emrin dhe figurėn e tij e bėjnė sui generis, dmth. tė njė lloji tė veēantė. Prandaj ėshtė fjala pėr njė emėr dhe njė vepėr tė cilėn duhet ta pėrkujtojmė.
Shkėputur nga dokumentari pėr Ukshin Hotin - RTSH, qershor 98
Kthehu ne fillim
___________________________________

UKSHIN HOTI, PO BĖHET AJO QĖ ISHTE DHE ĖSHTĖ ADEM DEMAĒI SOT: SIMBOL I MARTIRIZIMIT PĖR
LIRINĖ E KOSOVĖS, SIMBOL I QĖNDERSĖS SHQIPTARE - thotė aklademik Rexhep QOSJA
Akademik Rexhep QOSJA
Ukshin Hoti po bėhet ajo qė ishte dhe ėshtė Adem Demaēi sot: simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės, e kjo domethėnė, simbol i qėndresės shqiptare. Kur ėshtė burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetėsh, gazetat tona e kanė botuar lajmin me disa ditė vonesė. Mbasi qė ėshtė burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadėr universitar, Universiteti ynė nuk e ka ngritur zėrin kundėr mbajtjes sė tij nė burg. Sot kanė ndryshuar punėt. Sot Ukshin Hoti pėrmendet shpesh nė shtypin tonė. Nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės ėshtė mbajtur promovimi i librit tė tij. Pėr tė shkruhet gjithnjė e mė shpesh. Diēka ka ndryshuar nė shtypin tonė dhe nė Universitetin tonė. Diēka po ndryshon nė jetėn tonė, nė politikėn tonė. Kemi filluar tė vijmė nė vete dhe kėtė e dėshmon edhe qėndrimi ndaj Ukshin Hotit.
Ne po jetojmė "tė lirė" nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bėjmė "tė lirė" politikė, nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e tė tjera, nėn pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bėn burg Serbie! Ne pėr lirinė e Kosovės po "luftojmė", duke marrė rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e pėrcjellė mysafirė me dreka e darka zyrtare - si parardhėsit tanė politikė komunistė, e Ukshin Hoti po dėnohet me burgje, pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr lirinė e Kosovės! Me mbajtjen nė burg tė Ukshin Hotit dhe tė te burgosurve tė tjerė politikė, regjimi serb dėshiron ta arrijė sot, atė qė synonte ta arrinte me mbajtjen nė burg tė Adem Demaēit dhe tė tė burgosurve tjerė politikė!
Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkėmendimtarėve tė tjerė nė burgjet e Serbisė e rėndon shumė ndėrgjegjen e njeriut tonė politik sot, dhe i qet hije tė rėndė politikės qė bėjnė bashkimet tona politike. Deshėm s'deshėm ta pranojmė, Ukshin Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynė e ēmon ashtu siē duhet njeriun e gatshėm pėr sakrifica.
Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare qė e rrezaton sot emri i tij.
Shkėputur nga njė intervistė , zhvilluar me z.Qosja - 1998
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 2:03 pm

Mr.Ukshin Hoti
NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN

Shkruan: Bajrush XHEMAILI
_____________
Intelektual me njohuri e thellėsi tė rrallė gjykimi
Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues. Edhe prej kėsaj distance nuk e kishim vėshtirė (ne qė ishim kėtej), ta dallonim: shtatėlartė, shpatullgjerė, pak i kėrrusur dhe pothuajse gjithėherė me njė mjegull tymi pėrreth, nga tė pirėt e shumtė tė duhanit. Fati deshi qė kur e sollėn nė pavionin tonė tė gjendemi nė njė dhomė, derisa tė lirohej ndonjė krevat nė dhomat e mbushura pėrplot.

Mr. Ukshin Hoti
Ky intelektual me diapazon tė gjerė njohurishė pėr fusha tė ndryshme e me thellėsi tė rrallė gjykimi, nė tė parė, e linte pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur e tė tėrhequr nė vete dhe jokomunikues. Por, nė tė vėrtetė, nė diskutimet e polemikat e gjata qė i bėnim nė burg, ishte fort aktiv, i rreptė dhe i pakompromis. Karakteristikė tjetėr qė dallohej lehtė ishte se e brente shumė gjendja familjare e ngarkuar me probleme tė shumta, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes me dy gratė qė i kishte pasur. Pėrmasat e kėsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe mė shumė me rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavion, pas ēdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalė po rritej dhe se ēdo ditė e mė shumė po bėhej mė i hajthėm. Merakosej jashtėzakonisht shumė pėr tė. Por mbi tė gjitha tė tėrhiqte vėmendjen shpirti i tij kryengritės. Karakteri i tij nuk lejonte njė soditje indiferente tė tė gjitha atyre padrejtėsive qė u bėheshin tė burgosurve. Ishte karakteristikė e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njėsoj fuqishėm si pėr padrejtėsitė qė u bėheshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk do tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishit. Atje, pastaj, do tė vazhdojė pėrsėri tė mbajė burgun nė mėnyrėn e tij, qė s'ishte e rėndomtė shikuar nga kėndi i atyre qė bėjnė plane djallėzore. Letrat e shkruara nga ai, dėrguar motrės sė tij Myrvetes (tanimė tė botuara dhe tė njohura pėr publikun e gjerė), dhe qėndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtėrat e eprorėve tė burgut. Dhe, padyshim, edhe pėrgjegjėsit e burgjeve nė nivelet mė tė larta tė shtetit serb. Pėr kėtė arsye edhe do ta transferojnė nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.
Ukshin Hoti 50 ditė nėn tortura e vetmi
Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizonte edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturuar nė mėnyrė tė veēantė. Po atyre torturave do t'iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do tė takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt… Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė torturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.
Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini
Ne ishim sė bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē'rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu."Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ashtu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrojtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha.
Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė. Kjo enigmė, se ē'do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku,vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s'lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam njė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg.
E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqentonė
Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin kthyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dinim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitarėt, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ē'tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē'do tė ngjajė me ne.
Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, ose thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t'i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė formonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin.
"Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time,
dhe pikė!

Mr.Ukshin Hoti me vajzėn e tij
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Jan 05, 2009 2:03 pm

Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t'u liruar dhe ēdo ditė qė afrohej ishte mė i shqetėsuar. Si, dhe ku tė shkonte?! Mė nė fund na tha: "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė!". Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktė nuk dihet nė burg, ngaqė orė nuk lejohet tė mbahet, por gjithsesi duhet tė ketė qenė ndėrmjet orės 10 dhe 11 nė paraditen e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t'u habitur. Me asnjė normė nuk lejohet dhe as qė ka ndodhur ndonjėherė qė tė lirohet ndokush tė dielave. Nėse dikujt i bie data e lirimit ditėn e dielė, atėherė ai i burgosur lirohet njė ditė mė parė. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herėn e parė nga burgu i Pozharevcit, ku nė vend se tė lirohem tė dielėn mė 14 tetor 1990, jam liruar tė shtunden, mė 13 tetor. Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė kishim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē'tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė".
«Dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!»
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t'u pėrshėndetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t'i dhėnė kurajo, nė ato momente tė rėnda, i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush tė pėrshėndetet me tė tha: "Jo ,nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptuam si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij.
Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė.
Dhe, vėrtet - ku mund tė jetė Ukshin Hoti?
Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ku ėshtė ai profesori? Dhe ai tjetri i pėrgjigjet: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėrgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij.
Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet
Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t'iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė rrobė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit.
I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e maskruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal i veēantė!!!
Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme informative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.
Prishtinė, mė 12 maj 2000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu Jan 22, 2009 1:35 am

Pas pėrfundimit tė luftės, disa tė burgosur qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 – 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.

Vendimi i drejtorit tė burgut tė Dubravės Aleksandar Rakoēeviq




_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu Jan 22, 2009 4:32 am

petritkola shkruajti:
Profetet edhe te vdekur jane te rrezikshem, prandaj Ukshin Hoti nuk ka dhe ndoshta nuk do te kete kurre nje varreze.
Por perse politika dhe qeveria shqiptare (ne te gjitha trevat shqiptare...) nuk e kerkon qe edhe per Ukshinin te kete nje varreze? A jane ata ne unison me armiqte tane ?

Per cilen qeveri e ke fjalen Kolo,a se dine se qeveria e nxiti serbin me ja humbe faren e Ukshinit ????KOLO mos e humbe rrugen heiiii
Kolo qeveria frigohet mos po qohet lugat Ukshini e ua merr shpirterat e tradhetareve qe na morren ne qafe a je ka kupton o Kolo sa shpifesa ka ne kete forum qe tradhetaret i shendrroin ne atedhetar he ēka mendon ????
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: