Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu Jan 22, 2009 4:46 am

Akili shkruajti:
Mr.Ukshin Hoti
NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN

Shkruan: Bajrush XHEMAILI
_____________
Intelektual me njohuri e thellėsi tė rrallė gjykimi
Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues. Edhe prej kėsaj distance nuk e kishim vėshtirė (ne qė ishim kėtej), ta dallonim: shtatėlartė, shpatullgjerė, pak i kėrrusur dhe pothuajse gjithėherė me njė mjegull tymi pėrreth, nga tė pirėt e shumtė tė duhanit. Fati deshi qė kur e sollėn nė pavionin tonė tė gjendemi nė njė dhomė, derisa tė lirohej ndonjė krevat nė dhomat e mbushura pėrplot.

Mr. Ukshin Hoti
Ky intelektual me diapazon tė gjerė njohurishė pėr fusha tė ndryshme e me thellėsi tė rrallė gjykimi, nė tė parė, e linte pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur e tė tėrhequr nė vete dhe jokomunikues. Por, nė tė vėrtetė, nė diskutimet e polemikat e gjata qė i bėnim nė burg, ishte fort aktiv, i rreptė dhe i pakompromis. Karakteristikė tjetėr qė dallohej lehtė ishte se e brente shumė gjendja familjare e ngarkuar me probleme tė shumta, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes me dy gratė qė i kishte pasur. Pėrmasat e kėsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe mė shumė me rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavion, pas ēdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalė po rritej dhe se ēdo ditė e mė shumė po bėhej mė i hajthėm. Merakosej jashtėzakonisht shumė pėr tė. Por mbi tė gjitha tė tėrhiqte vėmendjen shpirti i tij kryengritės. Karakteri i tij nuk lejonte njė soditje indiferente tė tė gjitha atyre padrejtėsive qė u bėheshin tė burgosurve. Ishte karakteristikė e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njėsoj fuqishėm si pėr padrejtėsitė qė u bėheshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk do tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishit. Atje, pastaj, do tė vazhdojė pėrsėri tė mbajė burgun nė mėnyrėn e tij, qė s'ishte e rėndomtė shikuar nga kėndi i atyre qė bėjnė plane djallėzore. Letrat e shkruara nga ai, dėrguar motrės sė tij Myrvetes (tanimė tė botuara dhe tė njohura pėr publikun e gjerė), dhe qėndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtėrat e eprorėve tė burgut. Dhe, padyshim, edhe pėrgjegjėsit e burgjeve nė nivelet mė tė larta tė shtetit serb. Pėr kėtė arsye edhe do ta transferojnė nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.
Ukshin Hoti 50 ditė nėn tortura e vetmi
Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizonte edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturuar nė mėnyrė tė veēantė. Po atyre torturave do t'iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do tė takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt… Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė torturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.
Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini
Ne ishim sė bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē'rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu."Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ashtu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrojtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha.
Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė. Kjo enigmė, se ē'do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku,vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s'lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam njė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg.
E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqentonė
Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin kthyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dinim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitarėt, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ē'tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē'do tė ngjajė me ne.
Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, ose thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t'i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė formonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin.
"Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time,
dhe pikė!

Mr.Ukshin Hoti me vajzėn e tij


Bajrush Xhemaili e din se kush i ka nis demostratat e 11 marsit te vitit 1981 dhe ky eshte ai qe e nxiti shokun e vete kur i thote cimo shiko se ēfare qime ta paskan qite ne pjate me ngrere dhe me ate shok kan jetue ne nje dhome ne baraken nr tre.Ky forum eshte krijue per qellime perqarese ndermjet shqiptareve e jo as per bashkim e as per shtete shqiptaresh,zot bane mire e kethejau mendjen tradhetareve ka zoti sa nuk na eshte ba vone !!!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu Jan 22, 2009 1:47 pm

Haxhiu, o ti s'je as ai qe i ka nis demostratat, e as qe e ke iden per ato demostrata e per asgje hiq. Sepse po te ishte vetem pak e vertete nuk do te thoje per Skenderbeun ashtu, e as nuk do te shpreheshe se nuk ka shqiptar qe s'ka qen tradhetar per veq Shaban Palluzhes, e as nuk do te thoje per te burgosurit politik ashtu...Se njerezit e vertete nuk shprehesh keshtu sikur ju, te gjithe me i shajt, me thene ska kerkush te gjithe jane tradhetar, vetem UNE jam me i mire i pari dhe i fundit! KJo eshte deklarat jo femijesh, por e nje njeriu te rrugeve....Ti je sikur ato fallcifikimet qe i bejne kur pikturat e thjesht i shesin per te shtrejta, dhe per nje moment u hiqet ngjyra dhe del e verteta-fallcifikimi. Ty te doli ngjyra shpejt ketu, dhe e kuptuam se qfar jeni.

Ki respekt te pakten per veten, nese jo per tjeret dhe mos shkruaj ne kete teme qorrazi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Fri Jul 24, 2009 12:29 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Jul 26, 2009 1:33 pm

Ukshin Hoti e ka marr veten vete ne qafe,sepse iu bashkangjite ish komunistave te jugosllavis (LDK)qe e ndihmoi Rrahman Morina kete parti te Ibrahim Rugoves,dhe pasi u largue nga LDK nga friga e kan likvidue Ukshinin!!!!Keni argumente ,por nuk po u pelqejn te vertetat !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Jul 26, 2009 3:16 pm

ukshin hotin e eliminuan nga skena pra dihe faktori LDK-ne krye me RUGOVEN NE KORDINIM ME SERRBI KUPTOHET -ket e ka than z MORINA-nenkryetar i UNIKOMBIT:sepse rugova ka qen ne at koh ne poste ku duhet jet kan pergjegjes ne ket drejtim, perarsyse USHIN HOTI me unikombin subjektin e tij politik e prishte ballancimin politik LDK- SERRBI dhe ma gjer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Fri Jul 31, 2009 9:27 am

Dhe kete parti e ka udhehequr Afrim Morina gjere ne perfundimin e luftes dhe tani kerkush as emrin nuk ja permend qudi qudi dhe as mire as keq per Afrimin!
Po edhe baba i Afrim Zhitise deklaron ne gazeta se djalin ma kan vrare ata qe fliteshin shqip !!!Hahahaaaa,shqiptaret po dalin armiqet ma te poshter se shkijet hahahaaaaaaaaa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Fri Jul 31, 2009 11:03 pm

natyrisht se tradhtart dhe shpiunat matrapazet dhe servilet jan ma te rrezikshmit sepse,kta naj shkatrrojn kalane nga mbrenda-si kali trojes- ndersa armikun e pret ne front.kto gjera duhet ti di qdo njeri me logjik te shnosh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sat Aug 01, 2009 4:49 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sat Aug 01, 2009 12:51 pm

Haxhiu mos i ngatrro temat, kjo tem eshte per te Madhin U.Hoti, gjthe ashtu mos e hap gojen shum se po te hin nai miz, eshte vap nderkoh!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Aug 02, 2009 8:49 am

Drini
Une per ēdp gje masi me kuti dhe nuk kam pasur frike gjere me sot as nga shkau as nga qenat tradhetar,e ruaju ti mos po e han ndonje grejzi ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Aug 17, 2009 11:57 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Mon Aug 17, 2009 11:57 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Aug 18, 2009 12:11 am

Bani pyetje Agim Zatriqit eshte gjalle bashk me Azem e Ali Vllasit ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun May 16, 2010 2:36 pm

Sofra shkruajti:


Nė pėrkujtim tė kolosit tė madh tė lėvizjes sonė kombėtare Mr.Ukshin Hotit

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI? - AI NUK I PĖRKET HARRESĖS! Nė kėtė pėrvjetor 100% mbretėroi heshtja! Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqėsia! Heshtėn lidershipi politik e institucional i Kosovės: Fatmir Sejdiu, Agim Ēeku, Kolė Berisha, Hashim Thaēi, Veton Surroi...!

Shkruan: Sheradin BERISHA
19.05.2007
“Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret”. Proverb kineze
***
Mė 16 maj 2007 u mbushėn plot tetė vjet qė kur nuk dihej asgjė pėr fatin e Mr. Ukshin Hotit, tė kėtij burri tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Nė kėtė datė tė vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 tė nėnshkruar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandar Rakoēeviq, lėshohet me kusht (nė origjinal theksohet me shkronja ēirilicė “UCLOBNI OTPUST” (shih mė poshtė dokumentin *), pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren.

Burgu i Dubravės (Maj 1999)
Pas pėrfundimit tė luftės, disa tė burgosur qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 – 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.
***
“Ku ėshtė Ukshin Hoti?" - ėshtė thirrur qindra herė nėpėr protesta tė organizuara pas pėrfundimit tė luftės.
“A ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti?” - ishte njėra nga pyetjet mė tė shpeshta qė ėshtė bėrė nė kėto tetė vite tė pasluftės nė Kosovė.
Por, pėr fat tė keq, deri mė tani askush s’ka dhėnė pėrgjigje tė plotė nė kėto pyetje.

Ku ėshtė Ukshin Hoti?
***
Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė, ekzekutuar apo masakruar nė forma mė mizore, mbi 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre qenė civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Pėr tetė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur dhe po presin akoma nė ankth njė lajm tė mirė pėr bijtė e tyre tė zhdukur (tė pagjetur), a tė marrė pengė nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe pėr fat tė keq, sot e kėsaj dite shumica e tė zhdukurve gjatė luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrsa akoma nuk dihet pėr fatin 2087 shqiptarėve tė tjerė.

Mr.Ukshin Hoti nė mesin e popullit
Pėrkundėr kėsaj gjėme kombėtare, kėto ditė nė Kosovė ka nisur njė iniciativė me moton: “Fillesa shqiptare pėr pajtim me popullin serb”, dhe ēuditėrisht kjo iniciativė ėshtė bėrė publike mė 16 maj 2007, pikėrisht atė ditė kur u mbushėn plot tetė vjet nga”zhdukja pa gjurmė e Mr.Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismėtarėt e kėsaj “fillese pėr pajtim” (me ata qė nuk kėrkuan kurrė falje pėr krimet e kryera nė Kosovė) pikėrisht mė 16 maj, ėshtė njė veprim i keq dhe si i tillė skajshmėrisht i papėrgjegjshėm. Dora e zgjatur e z.Ibrahim Kelmendi (qė ka vu firmėn mbi kėtė nismė) dhe tė gjitha duartė e atyre qė qėndrojnė prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull nė ajėr, sepse dora e pėrgjakur e palės tjetėr, edhe pse kanė vrarė e prerė fqinjėt shqiptarė, nuk do tė afrohet pėr kėtė ”pajtim historik”!!!
***
Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqos, nėpėrmjet njė apeli pėr opinionin publik shqiptarė, si dhe atė ndėrkombėtar “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Mr. Ukshin Hotit, qė - siē thotė ai: “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.”
M. Zeqo nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar (po citoj): “Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri-tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”

Motra Myrvete dhe vėllau Afrim Hoti
Qė nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bėri kėtė apel, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Ēuditėrisht, edhe pas tetė vjetėve, kjo kast politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm nuk folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin.
Kjo heshtje e tarafit politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm. Moikom Zeqo nė apelin e tij pėr Ukshin Hotin, zėshėm thotė (po citoj):”Indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”.
***
Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Mr. Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve ndėrkombėtare dhe ato tė Kosovės, ku ka kėrkuar me ngulm ndriēimin e fatit tė Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga tė gjitha takimet qė ka pasur znj. Myrvete ka marrė premtime se kjo ēėshtje do tė zgjidhet sė shpejti, mirėpo, pėr fat tė keq, deri mė sot pėrveē fjalėve tė ėmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanėt tanė tė tredhur politikisht, asgjė nuk ėshtė bėrė nė kėtė drejtim. Dhe, kėshtu pėr vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjė, ndonėse ka shumė spekulime pėr fatin e tij!
***
Edhe kėtė 16 maj (si ēdo vit tjetėr) nuk u mbajt asnjė tubim pėrkujtimor pėr Mr. Ukshin Hotin – pėr kėtė simbol tė sakrificės shqiptare. Askush, asnjė fjalė tė vetme nuk e tha se ku ėshtė Baca Ukė!
Nė kėtė pėrvjetor 100% mbretėroj heshtja!
Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqėsia! Heshtėn lidershipi politik e institucional i Kosovės: Fatmir Sejdiu, Agim Ēeku, Kolė Berisha, Hashim Thaēi, Veton Surroi...!
Pra, pėr Ukshin Hotin e madh, heshtėn tė gjithė! Kjo ėshtė e ēuditshme, vėrtet shumė e ēuditshme !!!


* Vendimi i drejtorit tė burgut tė Dubravės Aleksandar Rakoēeviq
Pse hesht ky "gjysme" shteti per U.Hotin???????????????
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: