Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Oct 23, 2007 2:19 am



PĖRBĖRJA NACIONALE E REPUBLIKAVE TĖ BASHKIMIT SOVJETIK

_______________________________________________________

Republika Popullsia vendas rusė tė tjerė

nė milionė nė % nė % nė %

_______________________________________________________

Rusia 137,6 83 83 17

Ukraina 46,8 75 19 6

Uzbekistani 15,4 66 13 22

Bellorusia 9,6 81 10 9

Azerbajxhani 6,0 74 10 16

Gruzia/Xheorgjia 5,0 67 9 25

Moldavia 3,9 65 12 24

Taxhikistani 3,8 56 12 32

Kirgizia 3,5 44 29 27

Lituania 3,4 80 9 11

Ermenia 3,0 89 3 9

Turkmenia 2,8 57 15 29

Letonia 2,5 57 30 13

Estonia 1,5 68 25 7

________________________________________________________

Tabela ėshtė e bazuar nė regjistrimin e vitit 1979 (shih Zbigniew Brzezinski, Post-Kommunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989/90). Pėrfundimi implicit dhe eksplicit i tabelės ėshtė se BRSS-ja duket sikur ėshtė e pamundur tė shthuret pa trazira tė mėdha qė do ta kanosnin paqen dhe stabilitetin nė botė. Kėtij pėrfundimi i bashkangjiten gati tė gjithė njohėsit e kėsaj problematike, por edhe Georg Kennan, babai i pakontestueshėm i politikės sė SHBA ndaj BRSS.



Instruksionet e Kennanit



Ambasador amerikan nė Moskė gjatė viteve 50, Georg F. Kennan (takimet me tė gjatė vitit 1976 nė Dubrovnik, pėr shkak tė humanizmit tė theksuar politik, mė impononin respekt), me artikujt e tij mbi shoqėrinė sovjetike dhe mbi determinantat fundamentale mbi tė cilat do tė duhej tė mbėshtetej politika amerikane ndaj sovjetikėve e shndėrruan atė nė analitik pėrmasash botėrore. Nė vitet e fundit tė pleqėrisė ishte profesor emeritus nė Shkollėn e Studimeve Historike tė Institutit pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, New Jersey (Prinston, Nju Xhersi). Ajo qė ia dha atij statutin e gjeniut nė teorinė politike amerikane ėshtė artikulli i tij "America and the russian future" (Amerika dhe e ardhmja ruse), botuar pėr herė tė parė nė prill tė vitit 1951 nė revistėn "Foregn Affairs" me tė cilin i anticipoi gati nė tėrėsi ndryshimet e sotme nė BRSS kur edhe i dha drejtimet kryesore me tė cilat do tė duhej tė udhėhiqej politika amerikane ndaj rusėve nė kontekstin e ndryshuar politik. Pėr shkak tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme tė kėtij artikulli, revista nė fjalė e ribotoi atė nė tėrėsi dhe pa asnjė ndryshim nė numrin e vet tė pranverės sė vitit 1990. Dhe pėr shkak se politika zyrtare amerikane ndaj BRSS akoma edhe sot i pėrmbahet instruksioneve tė Kennan-it, nė kėtė tekst do tė veēohen nga ky artikull disa pika tė shkurtra.

Kennani niset nga njė konstatim i pranueshėm se 1) nė Rusinė cariste realisht kishte munguar tradita e pronės private nė industri "buisnessi i madh i brendshėm,- thotė ai,- ishte mė tepėr tregtia se sa industria. Ekzistonte njė klasė tradicionale tregtarėsh thellėsisht ruse, por nuk ishte nė pėrgjithėsi e njohur apo e respektuar pėr gjerėsi botėkuptimesh ose pėr ēfarėdo koncepti tė vetėdijshėm tė pėrgjegjėsisė sė vet ndaj shoqėrisė. Portretimi i saj nė literaturėn ruse ėshtė nė pėrgjithėsi negativ dhe depresiv". Ndėrkaq, pronarėt e tokave, shija dhe paragjykimet e tė cilėve ishin autoritative nė fushėn sociale, e drejtonin shikimin kah buissnessi, por i shmangeshin pjesėmarrjes nė tė. Andaj, "ēfarėdo qė tė ketė qenė prona private nė Rusi, ajo nuk arriti tė ketė asgjė qė do t'i ngjante respektit dhe rėndėsisė nė sytė e popullit tė vet, e cila u arrit nė vendet e tjera merkantile".

Komunizmi qė e ndėrpreu traditėn e vjetėr ruse, nuk solli tradita tė reja. Megjithatė, meqė "ēfarėdo sistemi qė zgjat me dekada tė tėra nuk mund tė jetė tėrėsisht pa merita", amerikanėt nuk duhet tė presin qė "alternativa e kėrkuar e bolshevizmit tė jetė replikė e ėndrrės demokratike tė Perėndimit"; 2) se amerikanėt duhet ta braktisin tendencėn e vlerėsimit tė tė tjerėve sipas kutit tė vet, d.m.th. sipas asaj se sa tė tjerėt u pėrngjajnė amerikanėve. Kennani nė kėtė pikė thirret nė Alexis de Tocqueville (Aleksis dė Tokėvill) i cili qysh nė vitin 1831, duke shkruar nga SHBA, kishte vėnė re se: "Sa mė tepėr qė shoh nga ky vend aq mė shumė bindem nė tė vėrtetėn e cila mė pėrshkon tej e pėrtej, se nuk ka asgjė absolute nė vlerėsimet teorike tė institucioneve politike dhe efikasiteti i tyre varet gati gjithmonė nga rrethanat origjinale dhe nga kushtet sociale tė popullit te i cili ato zbatohen". (shih Alexis de Tocqueville, Demokracy in America, Doubleday and Company Inc. N.Y.1969). (Duke e ditur orientimin amerikan qė nga kjo kohė, autori i kėtyre rreshtave nuk e ka kuptuar ndonjėherė hidhėrimin e njerėzve qė mbajnė lidhje me Amerikėn pėr shkak tė insistimit tė tij nė demokracinė autentike). Nė pajtim me kėtė botkuptim, G. Kennan qysh nė v. 1951 kėrkon: "Jepuni atyre (mendon nė rusėt) kohė. Lėrini tė jenė rusė! Le t'i zgjidhin problemet e tyre tė brendshme nė mėnyrėn e vet! Rrugėt nėpėr tė cilat popujt avancojnė drejt dinjitetit dhe vetėdijėsimit nė qeverisje janė ato qė i pėrbėjnė proceset mė tė thella dhe mė intime tė jetės nacionale". Kennan-i ndėrkaq nuk ishte kurrfarė rusofili. Artikulli i tij i famshėm i nėnshkruar me «X», dhe depeshat e tij diplomatike drejtuar State Departament-it, sovjetikėve u kushtuan shumė shtrenjtė gjatė luftės sė ftohtė politike tė periodės sė mėvonshme, pavarėsisht nga fakti se atė e formoi Xhon Foster Dalls (John Foster Dulles). Fjalėt e cituara nuk e kanė kuptimin e mbrojtjes sė rusėve, por tė kujdesit qė tė mos shkaktohet konfuzion i cili do t'i rrezikonte interesat amerikane. Humanisti politik Kennan nuk mbetet nė sferat e romantizmit politik. Ai ėshtė realist dhe i kthehet praktikės politike: 3) Interesi nacional rus, mendon ai, nė rrethanat e ndryshuara, jo vetėm qė do tė vazhdojė tė ekzistojė, por edhe do tė riafirmohet me siguri mė fuqishėm. Kundėrvėnja e hapur e kėtij interesi ėshtė ēėshtje vigjiliteti, nė qoftė se do tė binte ndesh me interesat nacionale amerikane. Amerikanėt, pa frikė se do ta kalonin legjitimitetin e politikės sė tyre, do tė mund tė insistonin qė autoriteti i qeverisė sovjetike tė mos e kalojė vijėn pėrtej sė cilės do tė shndėrrrohej nė totalitarizėm; qė rusėt tė pėrmbahen nga imponimi i njė zgjidhjeje opresive mbi popujt tjerė, qė njėherė e pėrgjithmonė ta heqin murin e hekurt qė i ndan dy botėrat; qė tė pranojnė ca limite tė brendshme tė autoritetit tė qeverisė dhe qė ta braktisin si tė pavlefshme dhe shkatėrrimtare lojėn e vjetėr tė ekspanzionit dhe tė shtypjes imperialiste; 4) Kennan ėshtė i vetėdijshėm pėr ekzistencėn e shumė nacionalizmave tė tjerė, por vlerėson se ekzistenca e tyre ekonomike ėshtė e lidhur me atė tė Rusomėdhenjve. "E ardhmja do tė sjellė njė minimum tė ndėrprerjes sė kėtyre lidhjeve dhe kjo nė vete normalisht do tė garantonte njė lidhje mė tė afėrt politike, e cila seriozisht do tė varet nga shkalla e tolerancės sė ndėrsjellė dhe aftėsia e kultivimit tė lidhjeve tė kėtilla mes veti.(shih Georg Kennan, America and the Russian Future, Foreign Affairs, Spring 1990) . Humanisti Kennan (humanist pėr shkak se pavarėsisht nga bindjet e tij politike, qė mund tė diskutohen, u besonte thellėsisht parimeve demokratike) nuk i shpėton dot ndikimit tė mendjemadhėsisė sė njohur anglo-saxone lidhur me faktin se vetėm ata dijnė tė qeverisin, e jo edhe tė tjerėt, dhe se vetėm ata e njohin demokracinė, pėrderisa tė tjerėt akoma duhet ta mėsojnė. I ndikuar nga kjo ndjenjė, Kennan nė artikullin tjetėr tė titulluar «Komunizmi nė historinė ruse», tė cilin e botoi «Foreign Affairs» nė numrin e vet tė dimrit 1990/91, ripėrshtatjen e raporteve ndėrnacionale nė Rusi e konsideron si tė pashmangshme, por jo edhe pavarėsimin e popujve sovjetikė. Fakti se tė tri republikat Baltike, -thotė ai, -e meritojnė pavarėsinė e vet, dhe se eventualisht do ta kenė, ėshtė jashtė ēdo dyshimi. Ndėrkaq, ka tė tjerė qė e kėrkojnė statusin e sovranitetit, por tek tė cilėt eksperienca dhe maturia e nevojshme e udhėheqjes, si dhe burimet e tjera esenciale, duhet akoma tė demonstrohen. Ka edhe etnitete tė tjera jo-ruse ku kėrkesa pėr pavarėsi ende nuk ėshtė e shtruar seriozisht dhe tek tė cilat aftėsia pėr t'i bartur shtrėngimet dhe pėrgjegjėsitė e njė statusi tė pavarur ėshtė edhe mė tepėr nė pyetje. Duke u nisur nga kjo bindje, Kennan konstaton se "asnjė model i vetėm, dhe bile as prej botės sė jashtme, nuk do tė mund tė ishte pėrgjigje e dobishme pėr tė gjitha problemet qė do tė rezultonin nga njė ndryshim i tillė i situatės. Raportet qė kanė ekzistuar midis shumė pjesėve joruse, -shton ai, -tė kėsaj strukture tradicionale shumė-kombėshe dhe qendrės ruse, kanė rrėnjė tė thella historike. Tepėr pak njerėz do tė ishin tė pėrgaditur pėr situatėn e cila do tė paraqitej po qe se tė gjitha kėto lidhje do tė ndėrpriteshin menjėherė. Konfuzioni ekonomik do tė ishte enorm. Aq mė keq, sikurse e tregojnė faktet gjithnjė e mė evidente, sikur disa entitete jo-ruse tė lejohen befasisht vetėm, ato ose do tė bėnin luftė kundėr njėra-tjetrės, ose do tė shndėrroheshin nė subjekte tė konflikteve tė mėdha destruktive qytetare brenda kufijve tė vet. Mė nė fund, ėshtė edhe problemi serioz qė do tė krijohej me fragmentimin e pėrgjegjėsisė pėr armėt nukleare qė tani ndodhen nė duart e sovjetikėve. Duke mos e fshehur shqetėsimin e vet, Kennan pėrfundon me ankth: "…ajo qė tani ėshtė duke u paraqitur nė territorin tradicionalisht tė njohur si Rusi nuk do tė jetė dhe nuk mund tė jetė Rusi e carėve. Dhe as qė mund tė jetė Rusi e komunistėve. Mund tė jetė vetėm diēka esencialisht e re, konturat e sė cilės, pėr ne, dhe bile edhe pėr vetė rusėt, janė akoma tė errėta" (shiko, G.F. Kennan, Communism in Russian History, Foreign Affairs, Winter 1990/1991). Mirėpo atė qė Kennan-i nuk deshi ta thotė, duke e kėrkuar kujdesin e politikės amerikane ndaj rusėve, ėshtė fakti se BRSS nė kufijtė e tashėm, tė cilėt amerikanėt do tė dėshironin t'i rektifikonin nė favor tė republikave Baltike, i pėrgjigjet interesave globale tė politikės amerikane: Sovjetikėt nė kufijtė e tanishėm janė pengesė e depėrtimit aziatik nė Evropė. Bashkimi i shthurur Sovjetik do tė ishte territor transverzal i atij depėrtimi si nė kohėn e dyndjeve mongole, shek. i XII-tė. Nga ana tjetėr, shthurja e Bashkimit Sovjetik do tė ishte hyrje nė shthurjen e ndėrtesės sė tanishme ndėrkombėtare tė ngritur pasė Luftės sė II-tė Botėrore dhe kjo pastaj do tė ishte njė e panjohur e madhe pėr rolin e kombeve tė mėdha nė politiken botėrore. Mirėpo, ta ndėrpresim diskutimin me z. George F. Kennan, tashmė tė ndjerė (vdiq para ca kohe) dhe t'u kthehemi vetė rusėve.



Kategorizimi i Leninit



Nė qoftė se Brzezinski, Kennan e autoritete tė tjera amerikane mendojnė se nuk ėshtė i mundur dekompozimi i Bashkimit Sovjetik, kėsaj i kontribuan vetė sovjetikėt. Menjėherė, pas Revolucionit tė Tetorit tė v. 1917, nėn ndikimin e botėkuptimeve politike tė Vladimir Iliq Leninit, kėtij korifeu tė revulucionit tė popujve, meritat e tė cilit nė avancimin e mendimit politik nė pėrgjithėsi nuk guxuan t'ia mohonin as mendjet mė tė ndritura tė kundėrshtarėve mė tė mėdhėnj tė tij, por tani nė Prishtinė ia mohojnė ca gazetarucė-fodullė duke kujtuar se koha ecėn prapa e jo pėrpara, nacionalitetet sovjetike u klasifikuan nė kategoritė si vijojnė: 1) Kombet tė cilat para Revolucionit tė Tetorit e kishin arritur shkallėn kapitaliste tė zhvillimit dhe ishin zhvilluar si kombe tė plota borgjeze. Ato e kishin klasėn e vet punėtore, intelegjencien dhe njė kulturė relativisht tė zhvilluar nacionale. E pėrbėnin Rusėt, Bjellorusėt, Gruzianėt (Xhorxhianėt), Ermenėt, Azerbejxhanėt, Moldavėt, Tatarėt etj. Ndonėse kėta e pėrbėnin grupin mė tė madh tė shtetit sovjetik, prapseprapė, i cilėsonte njė shkallė e pabarabartė e zhvillimit; 2) Kombet tė cilat e kishin zhvilluar rrugėn e zhvillimit kapitalist, por qė nuk kishin arritur t'i zhvillonin plotėsisht raportet kapitaliste, dhe pėr kėtė arsye i karakterizonin mbeturina tė forta tė raporteve feudale. Kėtė e pėrbėnin Uzbekėt, Kazakėt, etj. 3) Popujt tė cilėt para Revolucionit tė Tetorit ndodheshin nė njė shkallė tė raporteve feudale ose feudalo-patriarkale. Sipas mendimit tė teorikėve sovjetikė, ato u zhvilluan nė kombe me ndihmėn e socializmit dhe duke iu falenderuar atij, dhe 4) grupin e fundit e pėrbėnin popujt nė shkallė tė raporteve feudo-klanore dhe feudo-patriarkale, tė cilėt banonin nė Veri, nė Lindjen e Largėt, Siberi, si edhe nė viset malore te Kaukazit dhe nė Azinė Qendrore (shih USSR Academy of Sciences, vep. cit. f. 147). Nga kjo pasqyrė e kategorizimit tė popujve nė Bashkimin Sovjetik ėshtė interesant avancimi i arsyetimit ideologjik: socializmi tani e zėvendėsonte krishterizimin dhe civilizimin e popujve tė pazhvilluar, tė cilėt dikur shtetet e mėdha imperialiste (duke e pėrfshirė nė radhė tė parė edhe Rusinė Cariste) i pėrdornin si pretekst pėr kolonizimin e tyre.



Kur u braktis komunizmi?



Duket se V.I.Lenini sinqerisht e besonte fitoren pėrfundimtare tė socializmit nė botė. Marrėveshjen e Brest-Litovskit tė v. 1918 qė shkonte ndesh me kėtė besim tė tij (sovjetikėt pėr herė tė parė qenė tė detyruar tė lėshonin pe nė favor tė ruajtjes sė Revulucionit tė Tetorit por nė dėm tė revolucionit proletar nė Gjermani), duket se e konsideronte lėshim taktik e jo edhe strategjik. Nė favor tė kėtij konstatimi shkon fakti se Lenini nuk i pati mbyllur kufijtė e federatės sovjetike: ato u lanė tė hapura pėr t'iu bashkuar vendet ku do tė fitonte revolucioni proletar dhe tė cilat do tė ndodheshin sukcesivisht, nė afėrsi tė federatės sovjetike. Kjo gjė nė Perėndim natyrisht u vlerėsua si fillim i formimit tė imperiumit proletar, andaj, edhe u kundėrshtua me tė gjitha mjetet nė disponim (intervenimi i forcave imperialiste). Mirėpo, ndonėse kah viti 1922 pėrfundon procesi i formimit tė BRSS, kėtė ide mbi zgjerimin suksesiv dhe mbi permanencėn e Revolucionit, Stalini ia pėrshtati jo vetėm rrethanave aktuale -tė nevojės pėr bashkėpunim ekonomik nė vend tė konfrontimit me po ato qeveri imperialiste, rrėzimin e tė cilave gjithsesi e preferonte, por edhe rrethanave tė brendshme tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit sovjetik. Viti 1924, kur u vendosėn marrėdhėniet ekonomike me Britaninė e Madhe, nė Londėr komentohej si shitje e komunizmit pėr hir tė kapitalit, d.m.th. tė nevojės pėr shpėrthimin e bllokadės ekonomike. Mirėpo britanikėt u mashtruan. Stalini bashkėpunimin ekonomik me Perėndimin tani e vuri nė funksion tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit Sovjetik dhe me qėllim tė mundjes sė po atij Perėndimi. Ai edhe do tė vdesė me bindje tė plotė mbi kėtė ide, por stalinistėt mė vonė, pas vitit 1953, do tė jenė tė detyruar tė jetojnė midis joshjes sė kėsaj ideje dhe realitetit nuklear dhe termonuklear qė pas vitit 1946 (Hiroshima dhe Nagasaki) i kishte pėrfshirė tė dy superfuqitė. Zhvillimi i raketave interkontinentale i godiste tė dy vendet njėsoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Oct 23, 2007 7:26 am

Andaj, komunizmi, si ide e permanencės sė revolucionit, objektivisht u braktis pas vitit 1953 (vit i shpėrthimit tė ngarkesave nukleare sovjetike me qėllime eksperimentale), ndėrsa realisht me 1959 (udhėtimi i N.S. Hrushovit nė Camp David) dhe materialisht me vitin 1963 (vit i krizės sė Karaibeve rreth instalimit tė raketave sovjetike nė Kubė). Ndėrkaq definitivisht do tė pėrfundojė me inicimin e luftės sė yjeve nė SHBA, nė gjysmėn e viteve 80, e cila, po ta ndiqnin edhe sovjetikėt, BRSS-ja do tė pėrjetėsohej si fshat i madh atomik, pa zhvillim tė madh tė industrisė. Garat nė armatim, me fjalė tė tjera, e kushtėzuan realisht braktisjen e komunizmit Sovjetik (mbi kėtė ēėshtje tė paritetit nė armatim shiko : Mr Ukshin Hoti, Lufta e ftohtė dhe Detante-i, Qendra Krahinore pėr Arsimin Marksist, Prishtinė, 1976. si edhe botimin Serbokroatisht tė po kėtij viti).



«Amalgamimi» nė funksion tė fuqisė sė shtetit



Zgjidhja e ēėshtjes nacionale pėr tė cilėn Stalini konsiderohej se ishte autoriteti mė kompetent i proveniencės sė mendimit proletar, pėr tė esencialisht ishte nė funksion tė idesė mbi maksimalizimin e fuqisė sė shtetit sovjetik. Realisht u fillua nga premisa egoiste teorike: formimi i njė kombi sovjetik dhe forcimi i njė shteti sovjetik. Kombi-shtet ose shteti i tillė sovjetik, pastaj, siē e shpjegonin vetė sovjetėt, do tė ishte garancion pėr suksesin e lėvizjeve revolucionare kudo nė botė (principi i internacionalizmit). Mirėpo nuk ngjau ashtu. Qysh nė fillim fuqitė e tjera (imperialiste) ishin shumė mė tė forta, dhe, megjithė dėshtimin e intervenimit ushtarak nė favor tė kontrarevolucionit (kjo tani quhet ndėrprerje e zhvillimit tė natyrshėm tė proceseve atje), prapseprapė, fitorja e revolucionit u arrit vetėm brenda kufijve tė vjetėr tė Rusisė Cariste. Tė kėrkohej nga revolucioni i atėhershėm rus qė nė emėr tė teorisė (sikur bėnin ca liderė nga India) tė vazhdohej revolucioni, do tė thoshte tė vulgarizohej teoria. Pėr rusėt akceptimi i saj do tė ishte idiotizėm politik. Nė vend tė kėsaj ata e filluan forcimin e shtetit sovjetik, duke mos patur skrupulla as ndaj idiotizmit ideologjik tė masave tė veta, as ndaj tė tjerėve.

Me fjalė tė tjera, tė gjitha kategoritė e pėrmendura tė popujve dhe tė kombeve tė ndryshme, siē e shpjegonte Stalini, por nga e cila nuk hoqėn dorė as tė tjerėt mė vonė, duhej tė "amallgamoheshin" mes vete. Nė nivelin e shtetit multincional:

a) Principi i "amalgamimit" tė kombeve zbatohej (teorikisht) me "vullnetin" e tyre tė lirė dhe ishte shprehje e parimit tė vetėvendosjes, sipas tė cilit, ēdo komb ose popull, poashtu "vullnetarisht" mund tė "ndahet dhe tė krijojė shtetin e vet tė pavarur; tė mbetet pjesė e ndonjė shteti tjetėr ose tė lidhė raporte federale etj., me tė" (shih Stalin, Marksism and National Question, San Francisco, Proletarian Publishers, 1975). Duke e njohur mendimin dhe natyrėn e sistemit tė vendosur nga Stalini nuk ka dyshim se ai do ta preferonte opcionin e fundit (lidhjen me shtetin tjetėr), pasi qė njė gjė e tillė me siguri do tė reduktohej nė inkorporimin e atij shteti brenda kufijve tė shtetit Sovjetik. Ēdo popull qė "me dėshirėn e tij" vendoste "tė amalgamohej" me popujt tjerė brenda BRSS, nuk mund tė "ēamalgamohej" mė ndonjėherė, pikėrisht pėr shkak se kėrkohej fitorja e komunizmit dhe e revulucionit nė suaza planetare; b) Shteti multinacional Sovjetik duhej tė formohej edhe tė forcohej edhe duke u mbėshtetur mbi principin e barazisė sė plotė dhe tė tė drejtave tė barabarta tė tė gjitha republikave tė bashkuara sovjetike. Mirėpo kishte shumė sosh dhe ishin llojesh tė ndryshme. Njė numėr i njėsive federale (republikave) nė frymėn e principit mbi amalgamimin e popujve, ishin poashtu multinacionale: RSSA (Republika Socialiste Sovjetike Autonome) e Dagestanit, p.sh., pėrbėhej prej 10 nacionaliteteve, ndėrsa RSSA Haberdin Ballkare; Ēeēeno-Ingushe; Haraēejevo-Ēerkese dhe Krahina Nacionale Manti-Mansi, janė entitete shtetėrore me nga dy nacionalitete kryesore. Ndėrkaq, disa kombe e nacionalitete tė tjera janė ndarė nė nga dy formacione shtetėrore: RSSA e Oshensias Veriore ndodhet brenda RSFS Ruse, kurse Krahina Autonome e Oshensias Jugore ndodhet brenda RSS tė Gruzisė; brenda RSS tė Azerbejxhanit ndodhet RSSA e Nakēaunshanit; RSS e Ermenisė krahinėn autonome tė Nagorni Karabahut e ka brenda Azerbajxhanit; Gruzianėt e kanė RSSA tė Axharėve, ndėrsa Bajratėt i kanė edhe krahinat Autonome tė Ust-Urdėve dhe tė Aginėve, etj. (krahaso USSR Academy of Sciences... vep.cit. f. 155). Ndarjet e tilla administrativo territoriale, pėrkundrejt qėllimeve tė proklamuara pėr barazi dhe tė drejta tė barabarta, nė tė vėrtetė i ndihmonin qėllimit tė parė -amalgamimit tė kombeve, dhe jo barazimit tė zhvillimit tė tyre. Teorikėt sovjetikė e ndjenin kėtė mungesė, prandaj e bėnin dallimin midis "barazisė shoqėrore" dhe asaj "nacionale". E para konsiderohej parakusht pėr realizimin e sė dytės. Megjithatė pėr realizimin e tė dy qėllimeve konsiderohej si me rėndėsi: "eliminimi i raporteve antagoniste klasore.. tė diferencave substanciale midis fshatit dhe qytetit, midis punės fizike dhe mendore..." Me fjalė tė tjera, "barazia e vėrtetė midis popujve nė socializėm ėshtė vetėm parakusht i domosdoshėm i barazisė sė plotė tė tė gjithė qytetarėve nė pikėpamje tė furnizimit tė tyre me vlera materiale e shpirtėrore" (vep.cit.f.161). Teoria dukej e drejtė, veēse realizimi i postulateve tė saj parashihej pėr kohė tė ardhme tė komunizmit. Gjer atėherė vlente vetėm nė nivelin formal-juridik, e jo edhe nė atė praktik-politik; c) Principi i tretė mbi tė cilin mbėshtetej forcimi i shtetit multinacional sovjetik ishte ai i sovranitetit tė tė gjitha kombeve e nacionaliteteve dhe i shtetėsisė sė republikave; d) veēse nė dritėn e principit tė IV-tė duhej tė kuptohej edhe pėrmbajtja e tė tretit (tė sovranitetit). Centralizmi demokratik e shprehte "principin internacionalist tė koordinimit tė detyrave internacionaliste dhe tė interesave nacionale". Shteti Sovjetik konsiderohej garant i sovranitetit tė republikave, ndėrsa kėto tė fundit e garantonin mvehtėsinė dhe liritė e realizuara pėrmes bashkimit "vullnetar" me shtetin multinacional sovjetik.



Metodat e mėtejshme pėr njėsimin e kombit/shtet



Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetėm nė mbėshtetje tė katėr metodave tė pėrmendura pa mbėshtetjen e proceseve tė tjera integrative do tė ishte i pafrutshėm. Nė instancėn e fundit do tė rezultonte nė formimin e njė mekanizmi tė pashpirtė qė do t'i koordinonte pjesėt e saj tė ndryshme, por i cili gjithmonė do tė rrezikohej nga tejveprimi i njėrės ose pasiviteti i tjetrės. Pėr kėtė shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative tė cilat, nė instancėn e fundit, ėshtė dashur tė rezultonin nė formimin e njė kombi sovjetik qė do ta mbėshteste shtetin multinacional sovjetik. Kėto metoda tė tjera kanė tė bejnė me a) pėrkrahjen e proceseve integrative tė popullsisė dhe me pėrzierjen e pėrbėrjės nacionale tė republikave, tė regjioneve dhe tė krahinave nacionale. Ndonėse ėshtė i ngjashėm me parimin e amalgamimit tė kombeve nuk ėshtė identik me tė. Amalgamimi ėshtė parim mė i lartė dhe lidhet me vendimin e vullnetshėm pėr ta pranuar tjetrin nė njė komb tė bashkėformuar. Ndėrkaq, proceset e migracionit dhe tė pėrzierjes sė popullsisė janė derivative, praktike dhe sovjetėt i quanin "internalizim i shtetėsisė nacionale sovjetike". Me kėtė shprehje i nėnkuptonin "proceset objektive historike tė akumulimit nė rritje e sipėr tė karakteristikave tė pėrbashkėta tė formave dhe tė metodave tė operimit me shtetėsinė nacionale tė kombeve dhe tė nacionaliteteve sovjetike" (USSR Academy of Sciences. vep.cit.f.221). Andaj, ėshtė e qartė se me kėtė proces synohej formimi i njė kombi sovjetik. Ndėrkaq, me procesin tjetėr, -tė internacionalizimit, - qė pėrcaktohej me pėrmbajtjen e vet klasore, synohej nė plan tė brendshėm -pėrmbajtja e njėjtė klasore e kombit tė tillė sovjetik, dhe nė plan tė jashtėm -ambienti i pėrshtatshėm pėr ekzistimin politik tė kombit tė tillė/shtetit sovjetik, eventualisht, formimi i ndonjė imperiumi proletar nė krye me BRSS: b) principi i barazisė kombėtare i pėrmendur mė lartė duhej tė pėrcillej me pėrpjekje pėr nivelizimin e zhvillimit tė tyre ekonomik. Mirėpo, meqė kjo tregohej e pamundshme, sepse lufta pėr eliminimin e veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik (shkencėrisht e argumentoi Marksi) e nėnkuptonte stagnimin relativ tė vullnetshėm tė kombeve tė zhvilluara ("ndėrkaq tė fortit me qejf nuk heqin dorė nga forca" = Bertrand Russel), atėherė proceset integrative nė nivel ekonomik i ngjanin atyre qė e bėnin pėrzierjen e popujve: u formuan rreth 19 regjione ekonomike qė nuk ishin baras me njėsitė autonome. Njė regjion i tillė ekonomik ose i pėrfshinte disa sosh (njėsi autonome) ose njė njėsi autonome ndahej nė disa regjione ekonomike. Nė kėtė mėnyrė, regjionalizimi ekonomik nė tė vėrtetė ishte nė funksion tė proceseve integrative sovjetike, dhe jo aq nė funksion tė qėllimeve ekonomike. Kjo bėri qė Kennan-i tė konstatonte se ekonomia e popujve jo-rusė, e sidomos e atyre jo-sllavė, ishte e lidhur me rusomėdhenjtė.: c) Proceset e tilla integrative pėrkraheshin edhe me zhvillimin e lidhjeve reciproke kulturore tė kombeve dhe tė nacionaliteteve sovjetike. Lidhjet kulturore e "reflektonin unitetin e interesave tė njeriut punues tė tė gjitha nacionaliteteve", andaj, sipas Sovjetėve "nuk ėshtė thjesht e arsyeshme qė tė shquhen faktorėt etnikė dhe tė bėhen ēfarėdo ndryshimesh nė format e shtetėsisė nacionale Sovjetike" (vep.cit.f.190). Ndėrkaq, kundėrthėnien midis shtetėsisė nacionale (qė e presupuzon principin territorial-kombėtar dhe forcimin e elementeve nacionale nė federatėn Sovjetike) dhe tė kategorisė njė komb/njė shtet, duhej ta zbėrthente aplikimi i principit tė centralizmit demokratik me tė cilin rregulloheshin interesat e ndryshme nacionale dhe esenca klasore e shoqėrisė sovjetike nė ndėrtim e sipėr. Se si dukej nė praktikė zbatimi i kėtij principi (centralizmi demokratik) s'ka ndonjė nevojė tė komentohet. U pa nga vetė ndryshimet nė linjėn e pėrgjithshme politike gjatė zhvillimit socialist tė BRSS; d) Metodė tjetėr me rėndėsi pėr avancimin e proceseve integruese ishte dhe akoma ėshtė pėrdorimi i gjuhės ruse si lingua franca e nacionaliteteve sovjetike. Pėrdorimi i rusishtes nė rend tė parė zbatohet nė organet e shtetit: "Organet e shtetėsisė nacionale, -siē thonė sovjetikėt, -gjithnjė e mė tepėr e pėrdorin jo vetėm gjuhėn amtare tė nacionaliteteve indogjene, por gjithashtu edhe rusishten si mjet tė komunikimit. Ky funksion bi-lingual i organeve tė shtetėsisė nacionale ėshtė trend i rėndėsishėm pėr internalizimin e mėtejshėm tė formės nacionale tė shtetėsisė sė popujve tė BRSS". Fjala internalizim kėtu e ka kuptimin e akceptimit vullnetar tė rusishtes si lingua franca tė nacionaliteteve tė ndryshme, por edhe kuptimin e akceptimit tė natyrshėm, tė paimponuar, tė ngritur nė nivel gati tė gjuhės amtare, pėr nacionalitetet jo-ruse. Nė kėtė mėnyrė, zhvillimi i bi-linguizmit tė nacionaliteteve sovjetike shndėrrohet nė "proces tė natyrshėm tė zhvillimit linguistik tė popujve sovjetikė" (vep.cit.f.188). Kishte, natyrisht, edhe forma tė tjera qė u ndihmonin proceseve integruese nė Bashkimin Sovjetik, por kėto ishin mė tė rėndėsishmet dhe nga to nxirreshin edhe tė tjerat.

Populli /kombi/-shtet Sovjetik



Thelbin e proceseve tė kėtilla integrative e pėrbėnte ligji i "lulėzimit dhe i afrimit" tė popujve, tė cilin Sovjetikėt e cilėsonin si jashtėzakonisht pozitiv: "Procesi i zhvillimit tė shtetėsisė nacionale-thoshin ata -ėshtė nė rend tė parė i determinuar me interakcionin e dy ligjeve tė pėrgjithshme: e para, me lulėzimin e mėtejshėm dhe gradual tė kombeve Sovjetike, dhe e dyta, me zhvillimin e pėrgjithshėm dhe me pėrmirėsimin e demokracisė socialiste gjatė ndėrtimit tė komunizmit" (vep.cit.f.183). Veprimi i kėtij ligji i nėnshtrohej prioritetit tė klasores mbi nacionalen dhe tė internacionales mbi nacionalen. Sa i pėrkiste aspektit nacional tė ēėshtjes (principi i formacionit nacional-shtetėror), ai e nėnkuptonte vetėm faktin se "njė territor i caktuar integral duhet tė jetė i banuar nė mėnyrė kompakte me anėtarėt e ndonjė nacionaliteti tė caktuar (ndonjėherė me dy ose tri nacionalitete tė tilla), qė mund tė formojnė, qoftė shumicėn relative, qoftė atė absolute, ose pak a shumė, njė pjesė tė rėndėsishme tė popullatės". Mirėpo shteti, sipas teorikėve sovjetikė, nuk mund tė formohet, e as tė ekzistojė vetėm me kėtė kusht; principi nuk mund tė zbatohej nė mėnyrė tė njejtė, si nė socializėm ashtu edhe nė komunizėm, ku tani njė kohė tė gjatė "veproi procesi i natyrshėm progresiv i forcimit tė mobilitetit dhe i ngritjes sė natyrės multinacionale tė popullsisė nėpėr republika dhe ēarqe"(ibd.) Nė kėtė mėnyrė bėhej e qartė se shteti Sovjetik e synonte krijimin e njė kombi tė vetėm sovjetik. Sigurisht nėn presionin e shembullit amerikan, ku pohohej se tashmė ishte krijuar njė melting pot (kazan tretės) pėr pjesėtarėt e kombeve tė ndryshme qė jetonin atje, teoria dhe politika sovjetike bukur heret, qysh nė vitet 60, u ngut tė konstatojė se populli /kombi/ sovjetik tashmė ishte formuar. Ēfarė ishte populli sovjetik sipas kėtij konstatimi? "Populli Sovjetik -pohon Akademia e Shkencave tė BRSS -nė rend tė parė, ėshtė njė kolektivitet integral socialist (faqe 20 rreshti 5, -fjala e dytė e palexueshme) i cili i ka karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės sė vet ekonomike, politike, ideologjike dhe shpirtėrore dhe e ka pėrbashkėsinė e interesave dhe unitetin e qėllimeve qė realizohen si rezultat i aktiviteteve tė pėrbashkėta tė anėtarėve tė barabartė tė kėtij fenomeni. Nė rend tė dytė ėshtė bashkėsi social-klasore qė karakterizohet me pėrbashkėsinė e jetės ekonomike, strukturės sociale, tė sistemit shoqėror-politik, ideologjisė marksiste-leniniste, me pėrmbajtjen socialiste tė kulturės, me mėnyrėn e jetesės dhe traditat, me psikologjinė nacionale, me lingua franca tė pėrbashkėt dhe me vetėdijėn e pėrbashkėt mbi pėrkatėsinė e vetėm njė atdheu unik dhe njė bashkėsie tė re historike. Nė rend tė tretė, populli sovjetik ėshtė njė etnitet unik i formuar prej llojllojshmėrisė nacionale dhe prej kombeve, nacionaliteteve dhe grupeve tė ndryshme nacionale" (vep.cit.f.219). Populli i tillė sovjetik i mbėshtetur nga shteti sovjetik nė tė vėrtetė e pėrbėn kombin/shtet sovjetik ose sė paku, synimet e qėllimit tė tillė nė realizim e sipėr. Nga ato nuk u hoq dorė as me ndryshimet demokratike nė Bashkimin Sovjetik. Aq mė tepėr, nė BRSS llogaritet se me to mund tė pritet forcimi i kėsaj tendence.



Kritika e thelluar-aspekti teorik



Parashtrimi i tillė i metodave dhe i instrumenteve pėr realizimin e zhvillimit kardinal tė politikės dhe tė teorisė politike -komb/shtet sovjetik, nuk ėshtė bėrė me qėllim qė tė quhet si utopik e as pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale atje nuk do tė cilėsohen si kamuflim ideologjik. Tek e fundit, shumė teorikė jshtė BRSS megjithatė konstatojnė njėzėri se rusėt, duke e tentuar asimilimin e tė tjerėve, morėn nga ata, (d.m.th. nga nacionalitetet jo-ruse), shumė veti kulturore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Oct 23, 2007 2:44 pm

Ndėrkaq, nė tendencat e tanishme pa dyshim ėshtė e pranishme edhe frika pėr tė ardhmen e largėt, kur shtimi demografik i popullsive jo-ruse eventualisht mund t'i "gėlltisė" rusėt, pikėrisht si nė Indi, ku pushtuesit eventualė, gati gjithmonė shndėrroheshin nė tė pushtuar dhe asimiluesit nė tė asimiluar. Mirėpo, tani pėr tani, kėto gjėra ndodhen larg realitetit tė mundshėm. Synimet e tilla pėr formimin e kombit/shtet sovjetik nuk cilėsohen si utopi e kamuflazhė, pėr shkak se proceset atje akoma nuk kanė pėrfunduar, ndonėse duken qartazi tė dėshtuara dhe pėr shkak se synimet pėr realizimin e qėllimeve tė tilla janė njėsoj prezente edhe tek pala tjetėr siē u pa nga teoritė e parashturara tė proveniencės pėrendimore dhe kudo nė botė. Ndryshimet e preferuara nė Evropė nuk e vėnė nė pyetje qėllimin, por vetėm metodat. Sa i pėrket qėllimit, komunistėt e besonin lindjen e ardhshme tė parajsės komuniste dhe pėr aq mbetėn tė mashtruar. Ndėrkaq tė tjerėt i besuan metodat, qėllimin e nėnkuptonin, dhe nuk e lodhnin mendjen me pėrmbajtjen e tyre (thelbėsisht tė njejtė). Moslodhja e mendjes pėr inteligjencien e kombeve tė vogla ėshtė njė luks qė kushton shtrenjtė. Pėr kėtė shkak, vėrejtjet nga aspekti i kritikės sė thelluar tė aspektit teorik tė ēėshtjes ndoshta do t'i ndihmojnė mendimit tė drejtė.

Teza mbi prioritetin e klasores nė raport me nacionalen, e cila esencialisht do tė thoshte se zhvillimi i pėrgjithshėm i kombeve dhe i nacionaliteteve Sovjetike, nė pikėpamje tė formės ishte nacional dhe nė pikėpamje tė pėrmbajtjes -socialist, d.m.th. klasor, e gjente mbėshtetjen e vet nė teorinė marksiste. Mirėpo teoria marksiste kėtė teori e kishte vėnė nė kontekst tė qėllimit revolucionar: proletariati si subjekt -bartės i revulucionit, kudo ishte njėsoj dhe kudo e kishte qėllimin e njejtė-pėrmbysjen e borgjezisė. Proletariati, megjithatė, kėtė funksion mund t'a kryente vetėm si klasė e kombit tė vet. Konstituimi si klasė e kombit tė vet nuk e nėnkuptonte formalizimin e vetive kombėtare, relativizimin e interesave tė veta kombėtare dhe nėnshtrimin e tyre ndaj interesave tė tjera (internacionaliste), por arritjen dhe realizimin e atyre interesave me luftėn e pėrbashkėt tė klasave, nė suazat e kombeve individuale dhe nė ambientin e pėrbashkėt ndėrkombėtar. Nė frymėn e teorisė sė vet, sovjetikėt i ndihmonin lėvizjet revolucionare tė Botės sė III-tė, por gjithnjė nė kontekst tė kujdesit pėr reakcionin e palės tjetėr (amerikanėve), i favorizonin grupet e caktuara por ndihma e tyre rrellėherė ishte nė nivel tė nevojave reale. Ndėrkaq, nė plan tė brendshėm, nė kushtet kur proletariati e kishte marrė pushtetin, theksimi tej mase i klasores e kishte pėr qėllim shpejtimin e proceseve integruese nė kuptim tė asimilimit tė shpejtuar e jo tė tretjes sė vullnetshme tė tyre siē shpjegonin sovjetikėt. E presupozonte ekzistimin e njė qendre dhe tė njė administrate tė centralizuar, formimin e njė kombi/shtet me njė gjuhė tė vetme - rusishten, nė fillim si lingua franca, e mė vonė si gjuhė e vetme pėr tė gjithė pjesėtarėt e tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve sovjetike; e nėnkuptonte njė botė ku rusishtja do tė dominonte si gjuhė e vetme komunikimi ose sė paku do tė shtyhej baraz me anglishten; njė imperium proletar rus nė suaza tė planetit, qė ishte pikėrisht e kundėrta e ėndrrės anglosaksone: imperiumi borgjez anglosakson me sundimin e anglishtes. Rusėt, me fjalė tė tjera, nuk e luftonin imperializmin me qėllim tė ērrėnjosjes sė eksploatimit, por me qėllim tė barazimit me tė. Socializmi nuk u konsiderua qėllim nė vete, e as pėr dobi tė njerėzimit, por vetėm instrument i forcimit tė interesave vitale tė kombit rus tė shkrira nė interesat vitale tė shtetit sovjetik. Kjo gjė, sikurse dhe te pala tjetėr, e vėrteton tezėn se sistemet e mėdha tė mendimit gjithmonė janė globale, dhe nuk kufizohen nė suaza nacionale, e as regjionale. Mbeten humane pėr aq sa mund t'i shėrbejnė njerėzimit nė pėrgjithėsi, dhe jo vetėm kombeve tė veēanta, ose po qe se tregohen humane pėr kėto tė fundit, mund tė jenė tė dobishme edhe pėr njerėzimin, por jo duke e tretur individualitetin e popujve dhe tė kombeve.

Nė ēastin kur marksizmi nė BRSS dhe nė vendet e real-socializmit dhe tė socializmit nė pėrgjithėsi, detyrimisht ishte shndėrruar nė teori sunduese tė shoqėrisė sė dhėnė, revulucionariteti i saj (i teorisė) doemos duhej tė reduktohej nė komponentėn e ndėrtimit socialist, d.m.th. nė tė kuptuarit e kėtij realitetit (politik) si vazhdimėsi e revulucionit. Pėrndryshe, po tė mbetej vetėm si teori e pushtetit, sikurse qė ndodhi, do tė shndėrrohej nė teori tė status-quo-sė politike. Do t'i ngjante, siē i ngjau, teorive tė tjera globale (krishterizmit, islamizimit), tė cilat e ndanė fatin e njejtė tė transformimit prej teorive revolucionare nė ato tė status quo-sė. Do tė dėshtonte nga domosdoshmėria e zhvillimit tė proceseve shoqėrore dhe duket se dėshtoi: Bota e mileniumit qė vjen nuk mund tė jetė botė e atij qė na braktis.

Mirėpo, proceset shoqėrore askund nuk u zhvilluan nė mėnyrė lineare; askund nuk pėrfunduan nė mėnyrė kategorike, tė pastėr; askund nuk u zhdukėn pa gjurmė. Andaj, ato vazhdojnė tė koekzistojnė; tė thyhen ndėr vete; tė papėrfunduara dhe pa mundėsi qė tė pėrfundojnė pėrfundimisht. Menēuria konsiston nė faktin qė tė ndihmohen mendimet dominante qė e ēajnė rrugėn pėrpara dhe e zhvillojnė shoqėrinė nė tėrėsi.



Rusėt dhe sindromi i sigurisė



Nė plan tė politikės sė jashtme, insistimi mbi prioritetin e klasores pėrkundrejt nacionales doemos duhet vėshtruar nė kontekst tė mundėsive pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė. Mundėsitė e njė shteti tė madh janė gjithashtu tė mėdha. Pėr kėtė shkak teza e kėtillė deomos paraqitet nė funksion revulucionar-ekspanzionist nė plan tė jashtėm (imperium proletar) dhe nė funksion tė forcimit tė Unionit Sovjetik, nė plan tė brendshėm;- tė ekzistimit tė njė qendre tė caktuar, tė njė force drejtuese-shtytėse. Teoria sovjetike, nė kontekst tė kėtij konstatimi, e theksoi rolin e veēantė tė kombit rus nė formimin, por edhe nė konsolidimin e Unionit Sovjetik. Ajo e bėnte kėtė sepse, sipas saj, Revolucioni i Tetorit kishte shpėrthyer mė parė nė Rusi, e pastaj ishte zgjeruar edhe tek tė tjerėt, sepse kombi rus, nė Rusinė Cariste, kishte qenė mė i zhvilluari dhe zhvillimi i tij i kishte ndihmuar edhe tė tjerėt, dhe sepse kishte pasur merita kolosale nė mundjen e fashizmit gjatė Luftės sė II-tė Botėrore. Tė gjitha kėto fakte, nga aspekti i qėllimit tė sotėm, mund tė kontestohen, por mjafton tė konstatohet se teoria sovjetike qė e pretendonte mbėshtetjen nė marksizėm, nė kėtė mėnyrė kishte rėnė nė pozitat e teorive mbi maksimalizimin e fuqisė: krijimi kombit/shtet sovjetik; proceset e pėrshkruara integruese; rusishtja si lingua franca etj. e kishin vetėm njė drejtim -atė tė rusifikimit tė nacionaliteteve tė tjera sovjetike dhe asimilimin e tyre e jo atė tė forcimit tė identitetit tė tyre dhe as tė zhvillimit. Shoqėria e pėrzier sovjetike rusėt i kishte bartės tė saj, pikėrisht si edhe tek amerikanėt: shoqėria e pėrzier amerikane -anglezėt i kishte bartės tė saj. Ideologjia komuniste dhe teoria marksiste nė kėtė mėnyrė ishin vėnė nė shėrbim tė aspiratave dhe interesave vitale tė kombit rus.

Mirėpo nė nivel praktik-politik, formimi dhe forcimi i shtetit sovjetik filloi si formim dhe forcim i pushtetit tė klasės. Shteti konsiderohej aparat dhune nė duart e klasės (punėtore). Nė kėtė masė roli i ideologjisė dhe teorisė nuk mund tė reduktohej tėrėsisht nė kamuflim tė interesave ruso-mėdha. Mė vonė shteti u konsiderua si aparat gjithėpopullor "i cili i shprehte interesat dhe vullnetin e punėtorėve, fshatarėve dhe intelegjencies sė tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve (shih N. Pashiq, Uporedni Politicki Sistemi, Beograd, 1978, f.206), por tė cilin e karakterizonte nėnshtrimi rigoroz i tė gjitha republikave ndaj principit tė centralizmit demokratik edhe nė ekonomi dhe nė tė gjitha aktivitetet tjera"(ibd.). Shteti i tillė Sovjetik nuk do tė mund tė funksiononte pa pėrfaqėsimin, sė paku simbolik, tė nacionaliteteve jo-ruse nė organet e pushtetit. Sipas njė tabele qė e bėnė z. Brzezinski dhe S.P.Huntington (shiko tabelėn!), pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse nė organet e larta tė pushtetit dhe tė PK tė BRSS ishte shumė mė i ulėt se sa pritej. Nga ana tjetėr u vu re njė rėnie konstante e kėtij pėrfaqėsimi nė krahasim me periodėn e Leninit; njė disproporcion i madh midis pėrfaqėsimit tė kombeve sllave dhe jo-sllave dhe nė fund, njė tendencė qė kombet jo-sllave tė pėrfaqėsohen mė tepėr nė organet reprezentative, tė cilat cilėsoheshin si "organe dinjitoze (dignified), e jo nė ato ekzekutive, tė cilėsuara si institucione efikase tė pushtetit (efficient organs of power). Pėr kėtė shkak, ndonėse do tė ishte e arsyeshme tė besohej se ideologjia komuniste nuk u vu menjėherė nė shėrbim tė interesave shteto-mėdha ruse, ajo ngjau paralelisht me forcimin e organeve tė reja, dhe roli i tillė forcohej paralelisht me forcimin e pushtetit. Sipas faktit tė rėnies sė pėrfaqėsimit tė nacionaliteteve jo-sllave nė organet e larta tė pushtetit sovjetik; sipas veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik i cili pėr shkak tė logjikės inherente tė pėrmbajtur nė tė dėrgoi nė thellimin e diferencave tė zhvillimit dhe jo nė zhdukjen e tyre, dhe sipas shumė indikatorėve tė tjerė, duket se atje komunizmi nuk dėshtoi befasisht, por qe braktisur gradualisht, dhe pikėrisht atėherė kur trumbetohej se kishte triumfuar plotėsisht. Ky konstatim ėshtė me rėndėsi, jo pėr tė kundėrshtuar modėn (ėshtė bėrė modė tė festohet dėshtimi i tij), e as pėr tė apeluar kthimin e tij (se nuk mund tė jetė i njėjtė), por pėr perceptimin e drejtė tė sė ardhmes. Popujt nuk janė kalamaj qė vazhdimisht tė manipulohen. Vetėdija e tyre ėshtė nė rritje e sipėr dhe ajo do tė materializohet si e vėrtetė pėr veten pavarėsisht nga forca totalitare e aparatit tė shtetit.

Duket sikur pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse, e sidomos jo-sllave, e ka patur funksionimin pėrcjellės tė eleminimit tė vetmisė ruse, tė mosmbetjes vetėm, tė njė sigurimi shpirtėror kolektiv tė materializuar si politikė. Paralelisht me forcimin e rusėve si komb, reduktohet pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse dhe jo-sllave. Sindromi i tillė i sigurimit tė rusėve duket tė mos jetė i rastit. Lidhet me pozitėn e tyre gjeografike dhe gjeopolitike. Dikur vendet imperialiste tė Evropės pushtimet dhe zgjerimet imperiale i bėnin duke qenė tė sigurt nė Evropė. Ndėrkaq, Rusia Cariste zgjerohej duke e shtyrė vazhdimisht kufirin e vet, pėrderisa nė vitin 1650 (shek. XVII) nuk u konfrontua me Kinėn nė Azinė Qendrore dhe mė vonė, (shek. XIX) nė lumenjtė Usur dhe Amur, pėr tė pėrfunduar nė konfrontimin me fuqitė tjera imperialiste nė territorin e Kinės (shek. XX). Pėrpjekjet e saj pėr tė depėrtuar nė ujėrat e nxehta tė Oqeanit tė Qetė gjatė shekullit XIX dhe gjatė fillimit tė shek. XX u kundėrshtuan nga Japonezėt, nga Kina dhe nga fuqitė imperialiste tė Evropės, veēanėrisht nga Britania e Madhe, e cila i frikėsohej rrezikimit tė rrugės pėr nė Indi (koloni e saj). Nė kėtė mėnyrė pati dėshtuar plani i supozuar se Rusia Cariste e kishte ndėrmend tė formonte njė punkt tė ri tė perandorisė nė Lindjen e Largėt dhe tė delte nė detin e nxehtė kinez (shih Harrison E. Sulisbury, The War Between Russia and China, Pen Books, London, 1969. f.19). Dalja nė ngushticėn e Beringut (1784) nuk ishte supstitucion pėr tė parėn dhe nuk paraqiste rrezik pėr interesat amerikane, me tė cilėt, pas blerjes sė Alaskės, i ndante ngushtica e Beringut.

Rusia Cariste u formua si shtet dy-kontinental (me kokėn nė Europė dhe me trupin nė Azi): "E ndarė -shkruan njė disident Sovjetik, -ajo e stimulon sulmin, por e bashkuar, e stimulon ekspanzionin nė tė gjitha drejtimet" (shih Vernon V. Aspaturian, The Soviet Union as an Actor in the International System, nė Roy C. Macridis, ed. Foreign Policy in World Politics, V-th ed. Prentice-Hall, Inc. Engelwood Cliffs, New Jersey, 1976, f.165). Mirėpo kjo ngjet jo vetėm sepse BRSS i zė dy gjysma tė dy kontinenteve, siē mendon Aspaturian, por edhe sepse e posedon pikėn kyēe tė Euro-Azisė (me regjionin e gjerė rreth Uralit). Duke filluar nga kjo, sigurimi fizik i Rusisė dikur nė mėnyrė decidive lidhej me hapėsirėn tokėsore qė e synonin Aziatikėt, si p.sh. sulmi i mongolezėve gjatė shek. XII-tė, por edhe gjermanėt nga Evropa, me sulmet sukcesive gjatė historisė. Ndėrkaq, sigurimi psikologjik lidhej me nevojėn pėr centralizimin e pushtetit shtetėror (faktori subjektiv).

Sipas Halford J. Mackinder (vepra klasike: "Democratic Ideals and Reality", New York, Holt Rinehart and Winston, 1942):

"Ai qė e sundon Evropėn Lindore, komandon me Heartland-in (Heart land=zemra e dheut), nė kuptimin e gjerė -EuroAzia ose ujdhesa botėrore; nė kuptimin e ngushtė=regjion i gjerė kufitar midis dy kontinenteve i pikasur rreth Uralit); ai qė e sundon heartland-in e komandon ujdhesėn botėrore, dhe ai qė e sundon ujdhesėn botėrore, komandon me botėn" (vep. cit.f.150).

Kėto botėkuptime ekstreme tė determinizmit gjeografik nuk mbetėn pa u reflektuar edhe te liderėt e nacionalizmit gjerman tė cilėt "Drang nach Osten-in" e tyre (Depėrtimin drejt Lindjes), d.m.th. drejt BRSS, e kuptonin si tė drejtė tė natyrshme tė kombit nė ekspanzion (gjermanėve) e tė industrializuar pas rivalėve tė tyre nė Perėndim (Franca, Britania). Mirėpo edhe mė herėt (qysh nė shek. XIX) rivaliteti me gjermanėt do tė jetė bazė e njė miqėsie dhe e aleancave tė shumta ruso-franceze, por edhe e pretendimeve tė herėpashershme pėr tė formuar njė cordon sanitair rreth Gjermanisė, dhe i cili do tė pretendonte t'i lidhte kombet sllave dhe tė zgjatej gjer nė Adriatik (Entente-a e Vogėl midis dy luftėrave botėrore), ose si imperializėm carist, tė depėrtonte nė Bosfor dhe mundėsisht tė vendosej nė Stamboll (Konstatinopol) prej nga do t'i kontrollonte Dardanelet (viti-1877 gjer nė Luftėn e I-rė Botėrore).

Pretendimet dhe synimet e kėtilla tė imperializmit carist dhe kundėrthėniet me imperializmat e imperatorive tė tjera (britanikėt, francezėt, mė vonė amerikanėt nė rolin e trashėgimtarit tė interesave britanike) u reflektuan edhe nė BRSS, por tani ideologjia komuniste ishte mė rigoroze; shteti Sovjetik-mė i fortė dhe drejtimet e zgjerimit mė tė theksuara: Stalini e vendosi kontrollin e shtetit sovjetik mbi tėrė Evropėn Lindore, pos nė Jugosllavi, qė e humbi nė v. 1948, dhe nė Shqipėri, nė vitet 60. Stalinistėt tjerė mė vonė e vendosėn kontrollin e shtetit Sovjetik nė Kubė (ku orthodoksizmi doktrinar i Fidel Castros gėrshetohej me orthodoksizmin fetar tė grekėve); nė pjesė tė Lindjes sė Mesme (veēanėrisht ku kishte orthodoksė, si nė Liban e Siri), nė Afrikė (poashtu te shtresat sunduese orthodokse nė Etiopi) e gjetiu. Nė Evropė kontrolli i shtetit Sovjetik mbi Evropėn Lindore arsyetohej me interesat e sigurimit tė shtetit Sovjetik, por me njė fjalor ideologjik komunist, i cili nė tė vertetė mund tė pėrkthehej si interes i sigurimit tė regjimeve komuniste (tė cilat ishin tė imponuara dhe tė cilat nuk i donin popujt e kėtyre vendeve). BRSS mė vonė nga kjo hoqi dorė. Por prej cilės gjė nuk hoqi dorė dhe akoma nuk mund tė heqė dorė?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Wed Oct 24, 2007 5:58 am

Sovjetizimi i interesave ruse



BRSS sipas Kushtetutės sė v. 1977 definohet si shtet unik federativ multinacional ... qė e mishėron unitetin shtetėror tė popujve, i bashkon tė gjitha kombet dhe nacionalitetet me qėllim tė ndėrtimit tė pėrbashkėt tė komunizmit (shih Zbirka Novijih Ustava, Savremana Administracija, Beograd, 1979. f.135). Tani atje ndryshimet zhvillohen nė drejtim tė akceptimit tė demokracisė, por ato nuk mund tė bėhen duke mohuar menjėherė ēdo gjė socialiste, nė mos pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr shkak se shtresat e zhvilluara burokratike gjatė viteve tė zhvillimit socialist do tė duhej t'a mohonin veten dhe vullnetarisht do tė duhej t'ia lėshonin pozitat shoqėrore dhe shtetėrore tė tjerėve; do tė duhej tė krijohej njė strukturė tjetėr e organizimit shtetėror dhe do tė duheshin shumė gjera tė tjera. Pėr t'u arritur kėto gjėra nė thelb tė "perestrojkės" dhe tė "glasnostit"-it, do tė duhej tė ishin revolucioni dhe jo reformat. Andaj, meqė nė thelb tė tyre janė reformat e jo revolucioni, d.m.th. pėrmirėsimi i raporteve shoqėrore dhe jo ērrėnjosja e tyre radikale, atėherė mbetet tė shihet nėse mund tė priten ndryshime nė pėrcaktimin e interesave vitale tė shtetit sovjetik. Tani pėr tani ėshtė vėshtirė tė priten ndryshime tė tilla.

Duke filluar nga elementet pėrbėrėse tė shoqėrisė sovjetike, Vernon V. Aspaturian ėshtė i mendimit "se BRSS-ja nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė e pajisur (nė tė vėrtetė, e dhuntuar=endowed) me njė shumėsi identitetesh" (multiple identities) dhe se e "zbulon veten si agregat tė pesė personaliteteve tė institucionalizuara dhe tė ndėrvarura: . . . 1) tė shtetit; 2) tė partisė; 3) tė kombit rus; 4) tė kombeve jo-ruse (variabėl) dhe 5) tė bashkėsisė multinacionale (vep.cit.f.153). Pėr kėtė shkak, Bashkimi Sovjetik, shkruan Aspaturian "duhet deomos t'i artikulojė interesat e konstituentėve shoqėrorė brenda sistemit shoqėror-politik nė harmoni me strukturėn lėvizėse tė pushtetit dhe tė prioriteteve. Kjo nga ana e vet, -shton ai, -doemos duhet tė koordinohet me kėrkesat e nacionaliteteve brenda rendit multinacional sovjetik dhe tė harmonizohet me interesat e shteteve tė tjera komuniste nė nėnsistemin ndėrkombėtar (d.m.th. brenda vendeve anėtare tė Traktatit tė Varshavės), para se tė veprojė brenda sistemit tė pėrgjithshėm ndėrkombėtar (vep.cit.f.154). Siē ėshtė theksuar mė herėt, pėrfaqėsimi nė organet e larta tė pushtetit sovjetik i nacionaliteteve jo-ruse nuk ka qenė gjithaq i theksuar, por megjithatė ekzistonte. Dhe nuk ishte proporcionalisht i njėjtė nė tė gjitha organet qendrore tė pushtetit Sovjetik (gati fare nuk i pėrfshinte organet ekzekutive). Kjo do tė thotė se nacionalitetet jo-sllave nuk luanin ndonjė rol tė rėndėsishėm nė formimin e politikės sė jashtme tė shtetit. Pėr kėtė shkak, por duke u nisur nga komponenta historike, edhe Aspaturian mendon se BRSS nė rend tė parė funksiononte si trashėgimtar dhe rojtar i interesave tė kombit rus dhe i vlerave tė tij. Nė kėtė kuptim kombi rus bile i ka "universalizuar" normat kulturale tė rusėve si norma sovjetike dhe kėtė e ka bėrė nė emėr tė progresit e jo nė emėr tė rusifikimit tė tyre (vep.cit.f.157). Interesat e kombit rus shteti sovjetik gati i ka realizuar nė tėrėsi. Megjithatė, Aleksandėr Solzhenjicin pikėrisht nga pozita e kėtij kombi mė vonė do t'a bėjė njerėn nga kritikat mė tė fuqishme kundėr sovjetizimit tė kombit rus. Nė qoftė se fshatarėt gjithkund janė bartėsit e kombit dhe tė kombėtares, e tė kėtillė, mendon Solzhenjicini, sidomos ishin nė Rusi, atėherė pikėrisht fshatarėt e pasur (kulakėt, siē i quajti Stalini) e luajtėn njė rol tė tillė prioritar. Shkatėrrimi i dhjetėra milionė kulakėve gjatė kolektivizimit nė kohėn e Stalinit, por edhe sovjetizimi i rusėve mė vonė, kanė ndikuar nė humbjen e shpirtit tė kombit rus. Solzhenjicini, duke rėnė nė pozitat e errėta tė misticizmit feudal, ua tėrhoqi vėrejtjen sovjetikėve mbi veprimet e mundshme retroaktive tė historisė (shiko artikullin e tij tė fuqishėm nga fjalimi famoz nė Harvard mė vitin 1978). Duke e dėgjuar kėtė fjalim njė ditė tė vrėnjtur me re e shi, i ulur mbi shkallėt e bibliotekės sė Harvardit, e vėreja se Solzhenjicini me mjekrrėn e tij tė gjatė, tė nxiste pėrfytyrimin e njė prifti rus qė e kėrkonte perėndinė, i vetmuar nė horizontin e gjerė tė stepes. Kėtė fjalim tė tij me tė cilin i krahasonte sistemet e botoi revista Foreig Affairs, Spring, 1980.Me fjalė tė tjera, ajo qė me gjenialitetin e shkrimtarit botėror e vėrente Aleksander Solzhenjicini ishte e lidhur me frikėn instiktive nga sovjetizimi edhe i vetė sovjetizuesve (rusėve). Solzhenjicini e preferonte ri-orthodoksizimin e shpirtit rus dhe jo sovjetizimin e tij. Mirėpo frika e Solzhenjicinit ka tė bėjė me sistemin ku artikulimi i interesave nuk bėhet vetėm pėrmes kanaleve tė instaluara tė pushtetit, por edhe pėrmes luftės sė brendshme pėr pushtet. Nė kuptimin global, duke e marrė parasysh realitetin teknologjik, nuklear e termonuklear dhe tė bartjes interkontinentale tė ngarkesave tė tilla, qėllimet e politikės sė jashtme sovjetike u reduktuan me kohė nė maksimalizimin e fuqisė, tė prestigjit dhe tė pozitės sė favorshme ndėrkombėtare tė vendit, e jo nė proletarizimin ndėrkombėtar. Konflikti i v. 1948 me Jugosllavinė dhe ai i viteve '60 me Kinėn dhe me Shqipėrinė, ndikuan nė drejtim tė kristalizimit tė konceptit tė sigurimit nė BRSS: parafytyrimi mbi rrezikimin permanent tė sigurisė sė BRSS u zėvendėsua me perceptimin e sigurisė permanente, tė rrethuar me vende miqėsore socialiste, e mė vonė edhe kjo u braktis. Siguria tani u mbėshtet mbi fondin e armatimit; vizioni fiks i Stalinit dhe i stalinizmit mbi koekzistencėn midis dy kampeve tė papajtushme ndėrkombėtare u zėvendėsua me akceptimin e rrugės jo-kapitaliste tė zhvillimit (qė akoma nuk u braktis, por qė do tė braktiset); doktrina mbi domosdoshmėrinė fatale tė luftės qėmoti u braktis nė favor tė kondominiumit, por edhe tė modus-vivende-ve tė ndryshme. Me fjalė tė tjera, qėllimet universaliste ideologjike i erroduan vlerat e brendshme (sepse nuk mund tė realizoheshin). Njė ploitikė reale e jashtme e presupozonte ekzistimin e drejtpeshimit midis interesit nacional (nė kėtė rast sovjetik) dhe universalizmit ideologjik. Gjatė njė kohe (prej Kongresit XX tė PK tė BRSS) njė gjė e tillė e mundėsoi paraqitjen e dy tendencave nė politikėn e jashtme sovjetike: 1) tė njėrės, qė nuk hiqte dorė plotėsisht nga premisat staliniste tė politikės sė jashtme dhe 2) tendencės sė dytė, qė ngulte kėmbė nė njė vlerėsim mė "nacional" tė situatės ndėrkombėtare dhe tė detyrave tė politikės sė jashtme sovjetike: "Perestrojka" dhe "Glasnosti" esencialisht janė mbisundim i tendencės sė dytė. Proceset integruese tė Evropės i ndihmojnė asaj. Mirėpo ēėshtja e inkuadrimit tė BRSS nė Evropėn e Bashkuar ėshtė ēėshtje e komplikuar nė vetvete, e cila do tė zhvillohet varėsisht nga ajo se sa BRSS interesat e sovjetizuara ruse do t'i perceptojė si interesa sovjetike e jo ruse, d.m.th. si interesa tė tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve tė Bashkimit Sovjetik, e jo vetėm si interesa tė kombit mė tė madh ose tė njė grupacioni kombesh (tė kombeve sllave). Pavarėsisht nga dėshira qė t'i afrohet standardeve Evropiane, Bashkimi Sovjetik nuk ėshtė vetėm shtet evropian por edhe aziatik. Edhe po tė dojė, ai nuk mund tė heqė dorė nga njė detyrė ambivalente qė i imponohet: si njė shtet edhe aziatik, do ta marrė me vete edhe Azinė, apo do tė shkėputet prej saj? Me fjalė tė tjera, evropeizimi i Evropės e nėnkuptonte evropeizimin edhe tė Bashkimit Sovjetik, ndėrsa evropeizimi i BRSS e nėnkuptonte evropeizimin (tė pėrkthyera si sovjetizim) tė pjesės aziatike tė tij, por nė mėnyrė indirekte edhe tė Azisė. Ky do tė duhej tė ishte shkaku i vėrtetė i shqetėsimit tė letrarėve sovjetikė si Solzhenicini: do tė orientohen pėr nė Evropė apo do tė mbeten nė Azi? Dy shalqinj ėshtė gjė e vėshtirė tė mbahen nė njė dorė, por kjo u pėrket sovjetikėve dhe jo neve. Ndonėse konsekuencat e vėrteta tė tilla do tė jenė temė e shqyrtimit nė artikujt tjerė qė pasojnė mbi Evropėn, tani ėshtė e udhės tė konstatohet se ėshtė joserioze tė manipulohet mbi dekompozimin e mundshėm tė BRSS. Reflektimi i kėtyre tezave nė Kosovė nuk ėshtė nė interesin e Kosovės. Ajo ka detyra tė tjera qė mund t'i realizojė dhe tė cilat ajo do t'i realizojė vetėm duke e akceptuar drejt vendin e vet nė nėnsistemin dhe nė sistemin e mendimit dhe tė realitetit politik.



Lubjanė, Mars 1991

5. SHQIPTARĖT DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT




(Kumtesė e paraqitur nė Simpoziumin Shkencor tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Kosovės, tė mbajtur nė Prishtinė nė qershor tė vitit 1991 me temėn: "Shqiptarėt dhe Evropa - dje, sot dhe nesėr" dhe qė nė realitet ėshtė pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull tė pėrbashkėt "Kosova dhe Evropa")



Shtrirja e problemit



Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme shqiptarėt janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Thuhet relativisht pėr shkak se kjo varet nga ēasja dhe definicioni i asaj qė nėnkuptohet me fjalėt popull dhe komb. Po t'i qaseshim problemit p.sh., nga aspekti antropologjik, atėherė shqiptarėt do tė bėnin pjesė ndėr popujt mesatarė pėr kah numri, madje ndoshta ndėr popujt mesatarisht tė mėdhenj pėr kah numri, dhe do ta zinin njė vend sigurisht jo ndėr tė fundit. Xheson Klej (Jason W. Clay), njė antropolog i angazhuar nė studimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, kombet i definon si "…grupe njerėzish me identitet tė fortė kulturor dhe politik qė janė tė vetėdefinuara dhe tė njohura nga tė tjerėt ... grupe tė cilat e kanė ushtruar kontrollin politik tė fatit tė tyre nė tė kaluarėn (gjer nė njėfarė shkalle) dhe tė cilat kontrollin e tillė tė fatit tė tyre akoma e shohin si strategji tė mundshme tė sė ardhmes..." Pėr ndryshim nga termat: popull indogjen (grupe distinkte kulturore qė e kanė okupuar njė regjion tė caktuar shumė para ardhjes sė imigrantėve ose grupeve koloniste), popull fisnor (tribal), grup distinkt kulturor qė e ka ruajtur njė ndjenjė tė fortė tė identitetit, (me gjuhė dhe me kulturė tė ndarė nga tė tjerėt), tė bazės territoriale dhe tė njė organizimi socio-politik tė vetėmjaftueshėm qė nga koha para krijimit tė shteteve moderne; grup etnik (grupe distinkte kulturore brenda shtetit, qė e ruajnė identitetin e tyre kulturor duke akceptuar dhe njėkohėsisht duke operuar); brenda suazave institucionale dhe politike tė shtetit, kombet i ruajnė institucionet e domosdoshme sociopolitike me tė cilat e qeverisin veten; mund t'i kenė pushtuar tė tjerėt ose dhe mund tė jenė pushtuar prej tė tjerėve, por kufijtė shtetėrorė rrallė herė janė shprehje e sipėrfaqeve tradicionalisht tė okupuara prej kombeve. "Pėr kėtė shkak kohėve tė fundit ėshtė shtuar termi kombi-shtet i cili reflekton dėshirėn pėr krijimin e identiteteve tė reja qė korrespondojnė me kufijtė aktualė, por jo edhe tė drejtė, politikė. Jason W. Clay pohon se gjatė procesit tė formimit tė shteteve, brenda tyre u pėrfshinė edhe rreth 600 milionė njerėz qė u takonin kombeve tė cilat nuk merrnin pjesė, ose vetėm pjesėrisht merrnin pjesė, nė kontrollimin e shtetit, por qė gjithsesi nuk ishin bartės tė tij. Kėta njerėz klasifikohen nė reth 10.000 kombe, pėrbėjnė mbi 10% tė popullatės botėrore dhe u takojnė rreth 30-40% tö sipėrfaqes dhe tė resurseve tė pėrgjithshme tė globit (shih Jason W. Clay,The Ethnic Futur of Nations, Third World Quaterly, October, 1989). Nga kėto kombe, vetėm rreth 500 gjer 1000 syresh mund ta mbrojnė veten po tė kenė armė. Tė tjerat i nėnshtrohen rrezikut tė eksterminimit, ndėrsa shekulli qė pason do tė vendosė pėr fatin e pėrgjithshėm tė tyre (ibd.).

Ndėrkaq qasja jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb-shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t'u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre.

Nė mėnyrė tė koncetruar dhe nė njė territor kompakt jetojnė nė Shqipėri dhe nė viset jugore tė Jugosllavisė (Kosova, Maqedonia Perėndimore, nė Serbinė jugore /Preshevė dhe Bujanovc/ dhe nė Mal tė Zi). Viset shqiptare nė Jugosllavi gjeografikisht konsiderohen kompakte. Ndėrkaq nga aspekti administrativo-politik janė tė ndara nė katėr republika: (Serbi, Maqedoni, Kosovė, Mali i Zi) dhe nė Shqipėri si shtet-amė. Synimi pėr njė sovranitet shtetėror tė republikave nė fjalė ēėshtjes shqiptare nė Jugosllavi i jep njė dimension tė ri. E vė atė nė kontekst tė kėrkesės pėr bashkimin e kombit, ashtu siē e parashtron Akademik R. Qosja (Zėri i Rinisė, nr. 1400-1401, 27 Prill-4 Maj 1991, "Ēėshtja shqiptare dhe Jugosllavia"). Ndėrkaq, nė kėtė punim fillohet nga premisa se Jugosllavia edhe mė tutje do tė ekzistojė si shtet dhe se kjo gjė nuk e pėrjashton mundėsinė e shqyrtimit akademik tė tė gjitha varianteve dhe aspekteve tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrputhje me synimet, me kohėn dhe me mundėsitė.

Vlerėsimet e pėrgjithėsuara statistikore theksojnė se shqiptarėt nė Jugosllavi pėrbėjnė rreth 40% tė popullsisė sė tėrėsishme shqiptare. Ndėrkaq, duket se popullsia e pėrgjithshme shqiptare jashtė kufijve tė shtetit-amė, Shqipėrisė, ėshtė mė e madhe. Ky fakt ka rėndėsi tė veēantė politike nė radhė tė parė pėr vetė shqiptarėt, ndėrkaq ai peshon edhe mbi politikėn globale tė fuqive nė Evropė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sat Oct 27, 2007 10:02 pm

Profetet edhe te vdekur jane te rrezikshem, prandaj Ukshin Hoti nuk ka dhe ndoshta nuk do te kete kurre nje varreze.
Por perse politika dhe qeveria shqiptare (ne te gjitha trevat shqiptare...) nuk e kerkon qe edhe per Ukshinin te kete nje varreze? A jane ata ne unison me armiqte tane ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Nov 04, 2007 4:14 pm

Agim Doēi


KU ASHT UKSHIN HOTI?!…


Pyeta tė gjithė njerzit
Asnjė fjalė s'mė thanė
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanė parė!?…

Psherėtinė Kosova
-Po ku gjėndet vallė?…
Po thotė Krushė e Madhe:
"Mbeti nė Dubravė…"

Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftėtarėt po pyesin:
Ku ėshtė Ukshin Hoti?!

Po tė pret Prishtina!
Po tė pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po tė pret Kuvendi!

Mbi supet e tua
Peshon vetė lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!


Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retė
Birin e Kosovės
Atje e ka gjetė!

Ti je tek Flamuri
Tek palėt e tija.
Je tek rrėnjėt e Burrit
Qė ka SHQIPTARIJA!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Nov 13, 2007 7:18 pm

Letėr Ukshin Hotit

Nga Besnik Kryeziu

Profesor, Republika e Kosovės ėshtė ende peng


Profesor i nderuar,

Mė falė qė e zgjodha kėtė lloj komunikimi me ju. Nė fakt, nuk e di nėse ekziston apo edhe mė lejohet njė komunikim i kėtij lloji pėr faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni tė konsideroheni si i zhdukur. Shumė nga tė gjallėt e vdekur do tė habiten me kėtė letėr, do tė thonė: si ėshtė e mundur tė komunikohet me njė tė zhdukur apo siē e thonė pas shpinės, me njė tė vdekur qė nuk i dihet varri, edhe pse gjithēka mund tė ketė pėr ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė sepse jeta dhe vdekja nė ditėt tona i kanė ndėrru rolet, askush nga ne nuk e dimė se ku jemi. Sot jemi jeta, nesėr mund tė jemi vdekja, e pasnesėr kush e di ...? Ka shumė arsye qė mė shtynė ta bėj njė komunikim tė tillė me ju, ndoshta tė pazakontė por gjithsesi tė domosdoshėm pėr kohėn nė tė cilėn po jetojmė. Arsyeja kryesore e kėtij komunikimi ėshtė se: Republika e Kosovės po vazhdon tė mbahet peng, ashtu siē kishit shkruar ju shumė vite mė parė. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aē duket se po e devijojmė kėtė cakė. Vllau i madh (Rusia) i ka dalė nė mbrojtje vllaut tė vogėl (Serbisė), bile kėto ditėt e fundit ka shku aē larg sa qė e ka pėrcaktu edhe vijėn e kuqe tė cilėn nuk do ta kalojė pėr asnjė ēmim. Profesor i nderuar Kosova ėshtė para njė sprove tė rėndė, ndoshta nga ato mė tė rėndat deri mė tani qė kur e ndanė nga trungu shqiptar. Ajo ėshtė nė hapat e fundit nė rrugėtimin e saj pėr ta mundur vdekjen njėherė e pėrgjithmonė, pėr tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtėpisė pa u vrarė siē do tė shprehet poeti, por jemi edhe shumė afėr pėr t“ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet vėrdallė mbi kokat tona. Nėse dje kemi bėrė pėrpjekje pėr ta mundur vdekjen, sot jemi nė pritje tė shpėtimit nga ajo. Nėse donė qė ta dish se nė cilėn kohė jemi sot lirisht mund tė them se jemi nė kohėn e pritjes. Gjithēka ėshtė nė pritje, mu sikur atėherė kur ti ishe kėndej pari. Sa herė pėrmendet Kosova fillon tė rrotullohet bota, ata qė janė fajtorė pėr ndarjen e Kosovės nga trungu shqiptar fillon t'i kaplojė frika sepse sipas tyre vetėm duke mbetur peng shqiptarėt ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave ndėrkombėtar. Ju e dini se edhe atėherė tė gjithė e donim shtetin e Kosovės, e dinim cakun pėr ku ishim nisur por nuk e dinim rrugėn se si tė vinim deri aty. Juve, ju kujtohen lutjet e imamit tė atyre kohėrave qė i bėnte tė xhymoave nė Prishtinė pėr ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosovės, por ato lutje nuk i dėgjoi askush. Edhe sot mu sikur atėherė prapė po lutemi pėr shtetin e Kosovės, e xhumaja po vazhdon tė jetė pjesė e rėndėsishme e politikės nė hapėsirėn tonė. Tani nuk e kemi imamin e vjetėr, e kemi njė gjeneral tė ri, ti do tė thuash gjeneralėt nuk luten, ata luftojnė nė beteja burrėrisht e trimėrisht dhe i fitojnė ato. Ndoshta nuk e di profesor, por ky gjenerali ynė e ka zhveshur uniformen ushtarake pa e pėrfunduar betejėn dhe ka hyrė nė politik pėr t'u lutur dhe mund tė sigurojė se kėtė punė po e bėnė shumė mirė, por edhe lutjet e tij po bien mu si atėherė nė vesh tė shurdhėr . E more profesor, ėshtė shurdhuar bota kur pėrmendet Kosova. Nga respekti i shumtė pėr miqtė tanė ndėrkombėtarė e kemi harru vetveten. I ftuam nė shtėpinė tonė pėr tė na ndihmuar dhe pėr ndihmėn qė na dhanė ju jemi mirėnjohės sa tė jetė jeta, por.... i pritėm si miq duke ju thėnė: Ndihuni si nė shtėpinė tuaj, por mos harroni se jeni mysafirė, ata kanė harruar janė ulur nė vatrėn tonė sikurse nė shtėpinė e vetė duke na sunduar nėpėrmes njė tė dėrguari special tė OKB-sė. Ty, patjetėr se tė kujtohet koha e princit Vid nė Shqipėri, diēka i njejtė ėshtė edhe ky, i dėrguari i OKB-sė. E more profesor, nuk kanė ndryshuar kohėrat hiq, nga atėherė ėshtė ndalur ora e Kosovės nė pritje. Mu sikur atėherė qė na bėnin thirrje pėr durim, po na bėjnė thirrje edhe sot, mu si atėherė qė flitej pėr ndarjen e Kosovės po flitet edhe sot, mu si atėherė qė na ndėrruan flamurin po donė qė tė na ndėrrojnė edhe sot, mu si atėherė qė na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe sot po bėjnė eksperimente pėr ta krijuar njė komb tė ri. Plani qė e hartuan mė herėt si deshėn vetė, plan i cili Kosovėn e copėtonte brenda pėr brenda, nė ēdo pjesė tė Kosovės e bėnte nga njė Serbi tė vogėl, nuk kaloi nė Kėshillin e Sigurimit sepse nuk u pajtua Rusia, i kėrcėnojė evropianėt dhe amerikanėt dhe ata u tėrhoqėn shumė lehtė. Tash na kanė caktu edhe njė fazė tė re bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe mė fort nė fyt qė eventualisht tė mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbisė. Politikanėt tanė tė mjerė po bėrtasin me sa zė qė kanė se e duan planin e Ahtisarit, se ai plan ėshtė i pa prekshėm e dokrra tė tilla, strategji tjetėr pėr tė dalė nga ky udhėkryq nuk kanė. Elitės intelektuale nė vend i ka humbur udha nė oborr, e di se ti do tė thuash se tė humbur e kanė pasur. Antivlerat po na mbysin nė ēdo pore tė jetės. Sikur tė ishe sot kėndej pari do tė habiteshe se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjėri do t'i hapte dyert pėr ty, se atėherė i Prishtinės t'i mbylli, edhe pse e di se ti nuk do ta pranoje njė gjė tė tillė sepse ti ishe vlera e kėtij kombi dhe nuk do tė bėheshe pjesė e kėtyre krimeve qė po bėhen me arsimin nė Kosovė. Sa doktorė, sa magjistra kemi tė gjithė janė me grada por ashtu siē pate thėnė ti atėherė, ,,diplomat e tyre kanė aq vlerė sa pėr t“ja ngjitur maces pėr bishti''. Profesor, e di se ju nuk keni nevojė mė pėr ne, por mė besoni se ne kemi shumė nevojė pėr ju, pėr veprėn tėnde. Nė emrin tim, si prestarė i brezit tė ri, i brezit qė ditė e mė shumė po mishėrohet me veprėn tėnde heroike po e kupton filozofinė tėnde politike, na fal pėr tė gjitha, na fal qė nuk tė kuptuam, atėherė kur ishte e domosdoshme tė kuptonim, na fal qė nuk bėmė pėrpjekje sa duhet pėr tė liruar nga pengmbajtja serbe, ndonėse kishte mundėsi, sidomos gjatė konferencės nė Rambuje. Po, ti e dinė, i ke njohur ata politikanė qė morėn pjesė nė kėtė konferencė, tė paktėn njė pjesė tė tyre gjithsesi se i ke njoftuar. Se benė njė hapė tė tillė sepse ju gėzuan tragjedisė tėnde duke u krekosur se po hynė nė histori, po bėhen pjesė e saj. Turpi raft mbi ta. Njėsoj siē vepruan me ty po vazhdojnė tė veprojnė edhe me liderin e brezit tim, z Albin Kurti. E kanė izoluar sa herė kanė dashur, e kanė burgosur kur kanė dashur, shtėpinė ia kanė bėrė burg sepse i tmerron vizioni i ri politik, e ne prapė po heshtim. Asnjė pėrpjekje pėr lirimin e tij nuk po e bėjmė, mendimi ndryshe mund tė kushtojė sot mu si atėherė profesor. Nuk e kuptuam se Serbia duke tė mbajtur ty peng po e mbante edhe shtetin e Kosovės sepse ti ishe arkitekti i kėtij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i rėndėsishėm paska qenė roli i individit respektivisht i juaji nė proceset politike. Kur ishe kėndej pari e dinė ti si silleshin ndaj teje, e ke thėnė edhe vetė i ke bėrė pėrgjegjės pėr burgosjen tėnde. Edhe sot mu si atėherė asnjė fjalė pėr ty, edhe kur flasin, flasin ashtu sipėrfaqėsisht pa e prekur substancėn e punės tuaj, flasin kur ju duhet pėr fushata zgjedhore. Nuk e di se cili popull nė botė do tė heshte pėr njė figurė si ju. Nuk e thėnė tė vėrtetėn pėr ju sepse nė momentin kur e thonė kėtė tė vėrtetė, bėhen vetė tė vdekur, bėhen prapė majmun sepse nga mungesa jote u bėnė mbret.

Kaq pėr kėtė herė, do tė tė shkruaj prapė, varėsisht se si do tė ecėn ora e Kosovės. Ndonėse nuk janė bashkuar ende republikat e bashkuara shqiptare, ashtu siē na pėrshėndete ti nga gjykatorja e okupatorit, e as Prizreni ende nuk ėshtė bėrė kryeqytet, megjithatė unė po tė pėrshėndes nė tė njejtėn mėnyrė, mirė u pafshim nė republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk do tė shihemi kurr sepse ti po mbahesh peng sė bashku me shtetin e Kosovės.
/Botuar mė: 12 Sep 2007/F.F.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Nov 18, 2007 1:47 am

Shumė poezi e mirė besa besė dhe shkrimi po ashtu E bukura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Dec 25, 2007 6:21 pm

Shkruan:Gazmend ISLAMI

Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta pėr ty, ndiej dhimbje qė nuk je nė mesin tonė, nuk dimė ku je por me filozofin tėnde dhe kontributin tėnd pėr kombin je udhėrrėfyes pėr shumė student, intelektual,profesorė .Ndoshta dikujt i shkon pėr shtati dhe gėzohen kur nė shtypin tonė nuk gjen shumė hapėsirė emri juaj, ta kanė frikėn intelektuale, xhelozin shpirtėrore sepse kurrė nuk munden tė mundin intelektualisht.

Kjo ishte ajo qė i mundonte, largpamėsia e juaj politike qė ata pėr momentin ata nuk shihnin mė shume se deri te hunda e tyre. Vitet kalojnė shpejt,shekujt derdhen neper horizont, mijėvjeēarėt humbin sikur tė mos ishin, por emri juaj mbetet i skalitur nė zemrėn e ēdo shqiptari. Tė kota ishin pėrpjekjet e sahanlėpirėsve qė tė thyejnė shpirtėrisht i qėndrove besnik idealeve tuaja se duhet luftuar deri ne fund pėr arritjen e asaj qė e donė shumica Shqiptare bashkimin Kombėtar. Lapsi im i vogėl nuk e ka fuqinė e madhe pėr tė shkruar pėr emrin e juaj tė madh. Por unė ndiej njė lehtėsim shpirtėror kur tė kujtoj dhe tė mbaj ashtu si duhet t mbahen bijtė e atdheut nė zemrėn e ēdo qytetari. Atdhedashuria ėshtė nocion qė rreth vete thith energjinė e tė qenit i pėrkryer,por ja qė tė pakėt janė ata qė mund ti pėrballoj kėtij nocioni sepse vetė mėnyra e tė jetuarit pėr Komb dhe Atdhe do qė tė pėrmbushėsh diēka qė tė jep qumėshti i nėnės loke qė tė pėrkund me dėshirėn mė tė madhe qė tek ne kėndohet ne djep pėr tė marr rrugėn e drejt kombetarisht. Duke lexuar librin e madh tė Tribunit tonė Ukshin Hotit ”Filozofia Politike e ēėshtjes Shqiptare” mė ngjallė disi ndjenjė e krenarisė asaj qė ne kemi humbur nė valėt e tė qenit tė drejt karshi atyre qė ndėrruan historinė .Te flasėsh pėr filozofin politike tė Ukshin Hotit duhet njė studim i mirėfilltė nga studiues tė lėmime tė ndryshme duke pasur parasysh kapacitetin e tij politik. Pėr tė pasur mė tė qartė rolin e madh qė ka luajtur Ukshin Hoti nė lėvizjen patriotike politike tė popullit tonė, ėshtė e nevojshme qė tė punohet me intensitet tė madh. Duke bėrė shtjellimin e ēdo fjalie tė thurur nga njėri ndėr njerėzit mė tė zotė tė ēėshtjes Kombėtare nė fundshekullin e 20. Ukshini ishte Profesor i politikės ndėrkombėtare nė qendrėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare gjithashtu edhe nė Qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare nė Universitetin e Harvardit nė SHBA. Ishte i specializuar nė temėn e reflektimeve tė politikave globale nė regjione tė ndryshme. Ishte autor i njė libėrthi tė vogėl mbi “Luftėn e ftohtė dhe detantin”mė vonė ishte ministėr i jashtėm i ish krahinės sė Kosovės,profesorė nė Universitetin e Prishtinės. Kjo ishte vetėm njė rezyme e shkurtėr mbi kapacitetin e tij politik e intelektual .Me fillimin e demonstratave tė vitit 1981 Ukshini edhe pse mbante poste tė larta nė hiararkin politike tė krahinės,vihet haptas ne mbrojte te kėrkesave tė demonstruesve pėr Kosovėn Republikė. Mbajti edhe njė ligjėratė qė argumentoi me fakte duke njohur problemet globale se Kosovės de fakto dhe de juro i takon e drejta e republikės dhe e drejta pėr vetėvendosje. Ukshin Hoti qysh tė nesėrmen burgoset mbas mbajtjes sė ligjėratės edhe dėnohet me burgim. Nuk po mė trondite, kjo qė ka ndodhur nė vitet e 80, kur kihet parasysh se ishim nėn pushtimin e Serbisė dhe frika qė kishin pushtetarėt e asaj kohe nga njė njėri gjenial qė kishte kapacitet tė jashtėzakonshme. Trimėri qė vriste edhe vdekjen. Por pėr mua ėshtė tronditėse se pas lirimit tė tij nga burgu ne vitet e 90 se si erdhe deri te burgosja e fundit e tij. Si erdhi deri te eliminimi i tij politik nga klasa politike e asaj kohe kur dihej se ai me mish dhe shpirt punonte pėr njė Kosovė tė pavarur dhe Bashkim Kombėtar. Duke mos dashur qė tė etiketojmė ndukė, por duke u munduar qė njė kolos tė tillė ta mbajmė gjallė na duhet tė flitet e vėrteta. Pjesėn mė tė madhe tė fajit pėr tė mbajnė edhe disa njerėz qė nė at kohė ishin nė krye tė proceseve politike. Dihet se Ukshini ishte edhe kryetar i degės sė LDK-sė pėr Rahovec. Kishte dhėnė njė kontribut tė cmushėm nė kėtė parti me shumė ish tė burgosur politikė. Disi ky njeri i madh shantazhohej nga vetė njerėzit e vetė, kėtė e thotė vet. Nė librin e tij te fundit, shihet qartė se ai nuk shihej mirė dhe nuk ishte i mirėseardhure as nė politikėn kosovare tė asaj kohė. Nuk ishte e rastėsishme qė ky politikan ,vizionar tė quhej edhe i ēmendur . Quhej njeri pa ndjenja duke bėrė etiketime tė ndryshme pėr veprimtarin e tij patriotike nga njerėz qė sot pėr fat nuk mbajnė pozita politike por qė nė at kohė kishin pozita tė tilla. Ndėr ta ėshtė Milazim Krasniqi dhe Ali Aliu ata tė cilėt kishin pėr detyrė ta degradoj figurėn e madhe tė kombit me shkrimet e tyre nėpėr gazetat ditore tė asaj kohe qė ishin te lejuara nga pushteti i dhunshėm i Serbisė. Nuk ėshtė rastėsi qė ky strateg kombėtar tė izolohet nga vet shqiptarėt nga propaganda famėkeqe e udhėhequr nga njerėz qė mbi kurrizin e tyre mbajnė pėrgjegjėsi morale dhe do tė ishte e udhės ti kėrkojnė falje publike edhe nėse ai nuk jeton mė ,nuk ėshtė turp nėse ata edhe njėherė e lexojnė librin e tij dhe besoj sinqerisht se do tė skuqen nėse mund tė shohin fytyrėn nė pasqyrėn e tyre tė thyer. Pėr veprimtarin e tij tė madhe kombėtare unė ndiej dhembje qė asnjėherė nga as njė institucion i yni nuk flitet pėr tė. Po t ė shikosh ne prizmin polikė dhe po tė analizosh punėn e tij dhe veprat e tij tė shkruara tė para dhe pas daljes nga burgu janė aq mirė tė analizuara qė ende janė aktuale thėniet e tij filozofike politike. Prandaj krejt ato sqarime qe ai me diturin e tij i elaboron ne vitet e 80 janė gjeniale. Ndiej mėkat qė nuk mbahet ndonjė simpozium shkencor qė veprimtarin e tij politike-kombėtare ta vlerėson drejt dhe ta merr vendin e merituar karshi figurave tė mėdha tė kombit. Profesorė nuk tė harrojmė kurrė se ishe ai qė na frymėzove se si duhet atdheu. Na mėsove filozofin politike se si duhet tė mbesim shqiptarė. Do tė kaloj kohė qė emri juaj tė merr vendin e merituar duke pasur parasysh pengesat qė ke pasur gjatė gjithė jetės. Ėshtė mėkat qė tė njėjtit janė edhe sot nė pushtet, por jam i bindur qė gjeneratat e reja tė mbajnė thellė nė shpirtin e tyre. Luftove i paepur pėr njė Shqipėri etnike me gjithė fuqinė tėnde pėr atdhe, je mė i madhi ndėr mė tė mėdhenjtė e kombit tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Dec 25, 2007 6:30 pm

Ukshin Hoti - Uragan i Mendimit Politik Shqiptar Kumtesė nga: Ibrahim Shala
Tribunė Shkencore kushtuar jetės dhe veprės sė Profesor Ukshin Hotit/17.05.2004, Prishtinė

Njohja me profesorin
Nė kėtė kumtesė, unė nuk pretendojė tė paraqesė biografinė jetėsore tė professor Ukshin Hotit, edhe pse ajo do tė na shoqėrojė nė ēdo paragraf tė kėtij shkrimi. Njohja ime me profesorin kishte ndodhur para se unė te behesha student i tij, nė kohėn kur ai qendronte ne Lubjanė te Sllovenisė duke punuar nė revistėn “Alternativa”. Mė vonė pata nderin dhe shansin qė tė jem edhe student i tij. Dua tė theksoj se ai asnjėherė nuk i ngatrroi raportet pedagogjike student – profesor, me raportin shoqėror tė dy ish tė burgosurve politikė.
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kur e mora temėn e diplomės tek profesori nga lėnda e Sociologjisė politike, pati njė reagim tė ēuditshėm tek kolegėt e mi, tė cilėt mė thanė: si pate guxim qė ta marrėsh temėn te profesor Ukshini?! Mund tė ngelėsh pa diplmuar, atij nuk i dihet se kur mund ta burgos policia serbe. Ky mendim zotėronte tek studentėt, sepse profesori ishte njė armik i perbetuar i pushtuesit serb, dhe ai kėtė qendrim nuk e kishte fshehur asnjėherė. Kur i tregova ngjarjen, ai nuk u befasua, pėrkundrazi u ndi kėndshėm, sepse kėtė e mori si vlerėsim pozitiv tė pozicionit tė tij politik dhe intelektual, qė e bėnte atė tė veqantė nga tė tjerėt. Por nė atė kohė askush nga studentėt nuk e shtroi pyetjen: pse vetėm idetė e profesor Hotit ishin tė denueshme nga Serbia, kur tė gjithė bėnin “politikė tė madhe kombėtare”.
Ai edhe gjatė ligjėrimit ndryshonte nga professorėt tjerė, si nga mėnyra, po ashtu edhe nga thellėsia e trajtimit tė temave. Ai shembujtė shkencorė i merrte pa ngurrim nga realiteti politik shqiptarė, sepse ai kishte sigurinė shkencore pėr ta bėrė atė dhe pėr tu pėrballur me tė panjohurėn, kjo qasje e bėnte lendėn shumė interesante dhe mė tė afėrt pėr studentėt. Ai ishte kundėrshtarė i abstrakcionizmit shkencor, qė nu kishte edhe elemntin e dobishmėrisė praktike. Pėr dallim nga shumė professor tė tjerė, ai nuk kishte qendrim frenues dhe monopolizues ndaj ngritjes sė studentėve nė lendėt profesionale, pėrkundrazi ai nga njohjet e studentėve madhėrohej dhe ekzaltohej kur degjonte ndonjė pėrgjigjje ose koment me nivel shkencorė. Porosia e fundit e tij pėr studentėt ishte, qė njohurit e fituara nė Universtitet, tė mos ngelen qellim nė vete, por tė vihen nė sherbim tė shoqėrisė dhe Atdheut.

Nė kėrkim tė hapsirės krijuese
Edhe pse ishte kohė e tranzicionit politik ai nuk kishte gjetur hapsirė tė mjaftueshme pėr tė publikuar qendrimet e tij politike dhe shkencore. Nga kėto rrethana ai shtegtoi nė Lubjanė tė Sllovenisė, ku botoi nė revistėn Alternativa tė shoqėrisė “Migjeni”. Pak kohė mė vonė ai nxori gazetėn politike DEA - Demokracia Autentike. Qė nga titulli I kėsaj gazette ai mbronte idenė, se demokracia nuk mund tė importohet pėrmes shablloneve tė gatshme, por duhet tė vetėlindet nga rrethanat e caktuara nacionale dhe shoqėrore tė njė vendi. Pas kthimit nė Kosovė, jeta dhe rrethi nuk do tė jenė shum bujar ndaj tij. Pėr shkak tė pa mundėsisė pėr ta tejkaluar madhėshtinė e personalitetit tė tij dhe pamundėsisė pėr tu matur me te, pėrmes njė marrėveshje tė heshtur u thurr njė qendrimi anti Ukshin Hot, qė tė anashkalohet dhe minimizohet personaliteti i tij. Nga ky qendrim hipokritė i klasės sė re politike, ai ngeli i izoluar, apo siq e quante vet i ostrazicuar, nė fshatin e tij tė lindjes. Ėshtė e ditur se njė gjeni, nė njė mes tė tillė rural, pėrshkak tė disnivelit me rrethin, patjetėr se perjeton njė vetmi tė madhe. Gjithashtu ėshtė thėnė mase njė herė, se provinca i hanė intelektualėt e lartė dhe personalitet e mėdha, por kjo nuk mund tė ndodhte me profesorin pėrshkak tė nivelit intelektual dhe vetėdijes sė lartė tė tij. Pėrkundrazi nga ky qendrim ai njohu mė mirė shpirtin e popullit dhe aspiratat e tij.
Gjatė kėsaj kohe, nga rrethi fshatarėve gjysėm tė arsimuar dhe disa intelektual tė qullėt kishte vlerėsime se: profesori ėshtė i ashpėr, megaloman dhe shpesh prepotentė!!? Kjo pėrfolje ishte pėrshkak tė mos pėrputhjes sė nivelit tė kėndėveshtrimeve dhe pėrplasjeve konceptuale. Qasja e profesorit bazohej nė argumente tė literaturės shkencore, kurse kuazi intelektualėt arėsyetonin nė stilin: mua po merr mendja ose mua po mė duket. Pėr hirė tė sė vertetės nuk duhet tė harrojmė faktin se, atė literaturė politike, qė ne tė tjerėt kishim filluar ta studjojmė pas viteve 90-ta, profesori e kishte lexuar 20 vite mė parė, gjatė studimeve tė tij nė SHBA dhe qendra tjera universitare. Duke pasur pėrparėsinė e distancės kohore, pa modesti ėshtė lehtė tė konkludohet sot, se profesori ka qenė mė shumė se sa duhet tolerantė, komunikues dhe popullor.
Nė kėto rrethana tė ostrasicizmit ka pasur vizita nga organizata dhe parti tė ndryshme politike qė shkonin pėr tu konsultuar me profesorin, pėr programet dhe strategjitė politike tė mundshme. Tė interesuarit profesorin e pyesnin pėr tė gjitha, por merrnin nė menyrė selektive vetėm atė qė e vlerėsonin tė dobishme sipas tyre. Kuptohet se nė kėtė mėnyrė bashkėpunimi nuk pati ndonjė efekt konkret, sepse nga sistemi politik i rrumbullaksuar i profesorit bėhej ndarja metafizike e pjesės nga e tėra.
Nė konceptimin e veprimtarisė politike kombėtare nė kushtet e okupimit, ai e kishte parasysh edhe momentin e sakrificės sublime, flijimin e jetės pėr ideal pėrmbajtėsor, pėr objektivin madhorė, pa e ndarė asnjėherė tė drejtėn kombėtare nga koncepti universal i lirisė. Ai nė mėnyrė tė argumentuar e mbronte idenė: se jeta ia vlenė tė sakrifikohet, vetėm kurė ėshtė nė sherbim tė jetės. Nė kuadėr tė amgazhimit patriotik militant, nė realizimin e objektivave kombėtarė, gjetjen e rrugėve dhe metodave pėr realizimin e tyre, profesori ėshtė i pakompromisė. Ishte qendrim etik dhe politik i profesorit, se ky akt sublim duhet bėrė me vendosmėri, me devizėn origjinale tė tij alla shqiptarqe “Bėje ose vdisė”!!! Kėsaj devize ai ju pėrmbajtė me konsekuencė tėrė jetėn e tij. Kjo devizė ishte kundervėnje dhe revoltė ndaj konceptit tė kohės, qė ish bėrė i modės, se ēėshtja e Kosovės dhe liria e saj, mund tė zgjidheshin me dilog, inercion dhe deklarata pėr shtyp.
Duke qenė njohėsi dhe predikuesi mė i thellė i filozofisė shtetformuese nė Kosovė, profesor Ukshin Hoti do tė ngelėt i vetmi intelektual, i cili do tė ngrejė hapur dhe nė mėnyrė argumentuese, nevojėn e lindjes dhe organizimit tė forcės mbrojtėse tė Kosovės. Ky vizion do tė bėhej realitet shumė vite mė vonė, me lindjen e UCK-sė. Lindjen dhe faktorizimin e UCK, ai do ta perjetonte nga burgu, duke nxjerrurr analiza shumė tė sakta pėr bartėsit e luftės, misionin historik nė raport me dimensionin politik kombėtarė dhe nderkombtarė. Si vizionar ai shumė herėt e kishte ndjerė lirinė, me daljen e UCK-sė u bind se ajo ishte nė Kosovė, kurse me bombardimet e NATO-s duhet tė ketė parė shtetin e Kosovės. Ai nuk ishte vetėm vizionar, ideolog dhe teoricien ushtarak, ai edhe nė jetė mbeti njėri ndėr ushtarėt mė besnik tė Atdheut.

Metodologjia shkencore
Nė studimet dhe trajtesat politike profesori ėshtė i vetmi teoricienė qė nė metodologjinė e trajtimit tė lendės, ka pėr qellim fokusimin te thelbi i problemit, pa humbur kohė e drejton lexuesin qė aty tė pėrqendrojė vemendjen, pėr kėtė nė shkrimet e tij e hasim shpesh nėntitullin “esenca e problemi” apo “esenca e ēėshtjes”. Kjo nėnkupton se profesori ėshtė marrė me hapjen e shtigjeve tė reja tė mendimit politik, me tema tė rėnda, duke ju lėnė hapsirė tė tjerėve qė ti rrahin dhe zgjerojnė ato. Ai me guxim dhe siguri hapte shtigje nė pyllin e pa shkelur tė shkencės, sepse ai ishte vizionar dhe uragan i pandalshėm i mendimit politik shqiptarė. Ai nė fuqinė e mendimit, karakterizohej nga forca e madhe gjeneralizuese e nxjerrur pėrmes induksionit logjik. Me ramjen e sistemit socialist nė ish BRSS dhe Evropėn Lindore bashkė me tė edhe tė ideologjisė komuniste, ai vlerėsoi drejtė rikthimin e ideologjisė fetare, tė kamufluar me forma tė ndryshme tė humanizmit modern dhe ndikimin e tij nė vendimmarrjen politike. Ai nė kėtė kontekst analizoi gjerėsisht edhe raportin e shqiptarve me tri fetė dhe nė veqanti me islamin.
Ai nė asnjė moment nuk do tė knaqej me pozicionin e njeriut qė jep kėshilla nga anash duke jetuar nė kullėn e fildisht duke nxjerė teoritizime boshe. Vetėm pėr tė parė realitetin nga afėr dhe pėr tė nxjerrė konkluzione sa mė tė drejta ai u kthye nga Sllovenia nė Kosovė pėrmes zonave tė luftės tė Krocisė dhe Bosnjes. Pėr tė verifikuar njė tezė tė tij, ai do tė dilte direkt nė teren, edhe atėherė kur do ti kushtonte shtrejtė, siq ishte rasti i rrahjes sė profesorit nga policia serbe te kryqi i Komaranit. Ai e mori rrugėtimin nėpėr komunat kosovare, pėr tė deshmuar se Serbia nuk mund tė bėjė getoizimin dhe enklavizimin e komunave kosovare me qellim tė dobėsimit tė lidhjes kohesive dhe solidaritetit brenda shqiptarė.
I neveritur nga qendrimiet labile tė intelektualve pa kurrizorė, me moral tė dyfisht, ai i hyri studimit tė intelektualit kosovar deri nė psikoanalizė. Duke nxjerrė konkluzionin se shumica kryenin fakultetet pėr prestigj tė familjeve patriarkale, duke i tipizuar si “djemtė e haxhi babave”. Koha e deshmoi se kėta intelektual asnjėherė nuk mund tė dilnin mbi mentalitetin e rrethit dhe familjes, duke zgjedhur si rrugė mbijetese servilizmin dhe oportunizmin me privilegje tė momentit. Profesori ėshtė ndėr mė tė rrallėt e kombit qė nė personalitetin e tij do tė bashkojė veprimtarinė politike, studimin shkencorė dhe qendrimin patriotic, nė profesion jetėsorė.
Duke mos pretenduar qė tė zėvėndėsojmė mendimin kompetent tė specialistėve tė fushės, konstatojmė se, gjuha e shkruar nė shkrimet e profesor Ukshin Hotit ėshtė e njė stili tė lartė, gjuha e saktė shkencore, shqipja e pastėr letrare, fuqia shprehėse, figuracioni i begatshėm, pershkrimet krahasuese, shprehja emocionale e fuqishme, shkurt stil dhe nivel i tė shkruarit kadarean.

Arrestimi i profesorit
Ai shumė kohė pėrpara e dinte se do tė arrestohej dhe kishte mundėsi pėr tė ikur jashtė si shumė tė tjerė. Por ai nuk iku edhe pas shumė lutjeve dhe insistimeve. Pse? Sepse ai kishte moral tė forte prej pedagogu dhe patrioti. Ai nuk mund tė vepronte nė asnjė rrethanė nė kundershtim me ato vlera etike dhe politike, qė u kishte mėsuar studentėve tė tij. Rasti i tij shumė fuqishėm na kujton shembullin e filozofit antik Sokratit, qė mė parė zgjodhi tė pijė gotėn e helmit, se sa shkeljen e mėsimeve tė tija. Me ndjenjen e dhimbjes dhe krenarisė, ne studentėt e tij ndjehemi krenar se profesor Ukshin Hoti ishte njė Sokrat i shekullit XX, njė Sokrat shqipatrė i paperseritshėm. Ende ėshtė temė pėr diskutim, pse u arrestua Ukshin Hoti ende pa u shpallur mirė Kryetar i Partisė sė Unitetit Kombėtar, kur nė Kosovė vepronin aq shumė parti, me aq shumė kryetar?!! Pėrgjigjja duhet tė jetė: se Ukshin Hoti ishte i vetmi Kryetar qė dinte, mundte dhe guxonte pėr tė vepruar, pėr tė marrė vendime politike, me tė cilat vendime, o do tė leviznin gjėrat pėrpara, o do tė qirreshin maskat e liderėve pseudo patriotė. Arrestimi i tij dhe zhdukja e pa gjurmė, kanė lėnė pasoja tė pallogaritshme pėr rrethanat qė ka kaluar Kosova. Armiku kishte pėrllogaritur mirė aftėsit e profesorit nė politikėn nderkombėtare, dhe sa mirė e njifte mekanizmin e vendimmarrjes nė qendrat e vendosjes politike botėrore. Kėtė pėrllogaritje Serbia do ta bėjė nė kontekstin, se sa i rrezikshėm do tė ishte ai, pėr politikėn serbe, po tė arrinte tė bėhej liderė i Kosovės. Prandaj Sherbimi Sekret serb do tė kujdesej, duke pėrdorur tė gjitha mjetet, qė kjo tė mos ndodhte nė asnjė rrethanė.

Programi politik kombėtarė
Nė diskutimet politke, nė analiza dhe shkrime tė ndryshme, na ka rastisur qė tė degjojmė mendimin: se ne shqipatrėt nuk kemi program politik kombėtarė. Se ėshtė e pafalshme qė dy Akademi tė Shkencave, nuk e kanė bėrė ende kėtė Program Kombėtarė. Qė nuk e kanė bėrė kėtė Akademitė tona del se ėshtė konstatim i vertetė, por nuk ėshtė i vertetė pėrfundimi, se shqiptarėt nuk kanė Program Kombėtarė. Me bindje tė thellė konstatojmė se Programin Kombėtarė Shqiptarė e ka bėrė i vetėm profesor Ukshin Hoti dhe atė nė rrethana tė jashtėzakonshme. Ai kėtė Program e paraqiti nė mbrojtejn e tij para trupit gjykues serb, nė Gjykatėn e Prizrenit nė shtator tė 1994. Ai kėtė Program e pėrpunoi deri nė imtėsi, duke e arėsyetuar me domosdoshmėrinė e procesit zhvillimor, me tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr liri dhe me angazhimin e faktorit njeri tė organizuar. Ai kėtė Program e mbrojti me forcė tė argumentit, me vendosmėri dhe me zė tė lartė, duke qenė i vetėdijshėm, se ky veprim mund t’ia rėndonte gjendjen dhe t’ia rrezikonte jetėn. Programi Kombėtarė i profesorit, i argumentuar jo nė Akademi shkencore, por nė Gjykatė okupuese, lirisht mund tė krahasohet me veprėn programtike tė ideologut tė Rilindjes Kombėtarė Sami Frashėri “Shqipėria ēka qenė, ēėshtė dhe ēdo tė bėhet”. Ky Program – mbrojtje dhe akuzė njėherėsh, i ka dhėnė profesorit vendin e nderit, vendin e merituar tė Ideologut tė Filozofisė Politike tė Ēėshtjes Shqipatre. Epitetin – ndergjegjja e zgjuar e kombit.

Harresa dhe vogėlsia e tė gjallėve
Sot nė trajtesat poltike tė Kosovės sė lirė, nė orėt e mėdha tė historisė, dhe akademitė pėrkujtuese, rrallė ose fare pak permendet emri i professor Ukshin Hotit, duke menduar se po nuk ia permendem emrin, personaliteti i tij nuk do tė na imponohet. Kjo qasje sigurisht nuk ėshtė duke ndodhur pėr herė tė parė vetėm me Ukshin Hotin, e njėjta gjė ka ndodhur edhe me ideologun e Levizjes Kombėtare Hasan Prishtina. Kėta dy burra i harrojmė qellimisht, sepse qė tė dy janė tė zorshėm qė tė mirren pėr model. Ėshtė e vėshtirė qė tė ndiqet shembulli i tyre, sepse ata shkrinė jetėn dhe pasurinė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, kurse gjyhnaqarėt e sotėm janė nė gjendje tė shkrijnė Kosovėn pėr mirėqenje dhe pasuri personale. Prandaj pėr tė qenė nė rregull me figurėn e Ukshin Hotit, bota shkencore ka obligime tė natyrės sė veqantė, detyrė qė veprės sė tij shkencore ti jap vendin e merituar. Bota intelektuale ka pėr detyrė qė tė trejtojė figurėn e tij nė mėnyrė multidisplinare dhe shumė dimensionale, kurse Akademia e Shkencave si e Kosovės edhe ajo e Shqipėrisė, e kanė pėr detyrė qė professor Ukshin Hotin ta bėjnė anėtarė tė plotė nė mungesė. Analiza shkencore e jetės dhe veprės sė shkruar tė professor Ukshin Hotit, nuk mund tė bėhet me disa kumtesa sado qofshin ato tė thelluara. Kjo gjendje aktuale, neve studentėve, shokėve, kolegėve dhe miqėve tė tij tė ngushtė, na obligon qė tė thellohemi nė studimin e krijimtarisė, qė tė zbardhim dhe sistemojmė trashegimin krijuese tė Filozofisė Politike tė professor Ukshin Hotit.
Ndėrsa obligimet institucionale dhe shtetrore ndaj figurės sė profesorit fillojnė, nga gjetja e tij dhe mėsimi i sė vertetės pėr fatin e tij. Nga kjo e vertetė lindin obligimi tjera morale, politike, kombėtare dhe shkencore qė duhet tė jenė nė pėrputhje tė drejtė me dimensionin e figurės politike, shkencore, intelektuale dhe kombėtare tė professor Ukshin Hotit. Nė fund fare, lirisht mund tė konstatojmė se veprimi politik, kontributi shkencorė dhe veprimtaria patriotike me tė drejtė profesor Ukshin Hotin, e bėjnė Skenderbe tė fushės sė mendimit, themelues dhe yll polar tė shkencės politike shqiptare.

Ju falemnderit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 2:58 pm

Shqipėria viabėl



Nga ana tjetėr, territori ku jetojnė sot shqiptarėt rreth kufijve tė shtetit amė, pėr kah sipėrfaqja (mbi 10. 000 km/2. vetėm nė Kosovė; X Km/2. nė Maqedoninė Perėndimore dhe nė Mal tė Zi), ndėrsa po tė merrej parasysh edhe territori i Ēamėrisė (Epiri) nė Greqi, do tė duhej tė ishte mbi gjysma e territorit tė Shqipėrisė (mbi 28.000 Km/2). Duket qartė se politika globale Fuqive tė Mėdha nė tė kaluarėn nuk e pėrgjysmoi Shqipėrinė, siē mund tė dėgjohet ngandonjėherė, por e reduktoi nė njė Shqipėri viabėl, siē do tė thoshte Arben Puto (shih "Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e fuqive tė mėdha", Tiranė, 1978) pėr interesat e drejtpeshimit tė forcave nė Evropė. Shqipėria viabėl e kishte kuptimin e ekzistimit tė njė prapavije tė mjaftueshme pėr mbrojtjen e portave detare dhe tė aftėsisė pėr mbajtjen e vetes pa shpenzime tė fuqive. Mirėpo ajo nuk i pėrmbushte aspiratat legjitime tė popullit shqiptar. Nga ky aspekt mund tė thuhet se ēėshtjen shqiptare e krijuan Fuqitė e Mėdha dhe se ato, normalisht, edhe do tė duhej t'a zgjidhnin. Mirėpo Fuqitė e Mėdha nuk merren me zgjidhjen e ēėshtjeve tė tilla pa patur interesa tė veta dhe sidomos jo pa u bėrė inicimi i zgjidhjes sė njė ēėshtjeje tė kėtillė nga vetė faktori politik shqiptar. Nė tė kaluarėn, duke qenė prezent nė vetėdijen politike shqiptare, por edhe objektiv evident i kombinimeve tė ndryshme tė strategjisė politike tė Fuqive tė Mėdha, zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje u aktualizua herė pas here, por akoma mbeti pėr t'u zgjidhur. Problemi ėshtė kompleks dhe i ndėrlikuar. Konsiston nga ajo qė tė dihet se a ėshtė e mundshme zgjidhja definitive e ēėshtjes, si ėshtė e mundshme dhe nė ēfarė kohe?



Diaspora shqipare



Jashtė vend-koncentrimit dhe tė origjinės sė tyre nė Ballkan, shqiptarėt mė sė shumti u shpėrngulėn nė Turqi. Ka vlerėsime tė ndryshme mbi numrin e shqiptarėve nė Turqi, por nuk ka shėnime tė sakta statistikore mbi kėtė. Nė radhė tė parė pėr shkak se Turqia nė regjistrimet e veta statistikore nuk i shėnon si tė veēantė, por tė gjithė ata qė nuk deklarohen turq i shėnon si tė tjerė ose ardhacakė. Tė tjerė atje janė edhe kurdėt (vlerėsohet se janė rreth 12 milionė), kurse ardhacakė janė edhe muslimanėt e Bosnjės (numri i tyre vlerėsohet prej 500 mijė vetave gjerė nė njė milion). Megjithatė, nė saje tė disa iniciativave dhe hulumtimeve tė mėhershme shkencore te ne nė Kosovė, numri i shqiptarėve nė Turqi, tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė e vet kombėtare, qė e flasin gjuhėn shqipe dhe qė janė tė gatshėm qė nė mėnyra tė ndryshme t'i mbrojnė interesat vitale tė popullit tė vet, vlerėsohet nė mbi njė milion veta (mė sakt, rreth njė milion e dyqind mijė veta). Ky numėr gjithsesi mund tė kontestohet, por nuk mund tė kontestohet historia e tyre 500 vjeēare nė kuadėr tė Perandorisė Otomane (do tė ishte, p.sh., interesant tė vlerėsohet numri hipotetik i shqiptarėve tė asimiluar gjatė kėsaj periode); nuk mund tė kontestohen dyndjet e shqiptarėve pėr nė Turqi: me rastin e luftėrave tė ndryshme Ruso-Otomane; me rastin e mundjes sė armatave turke nė Ballkan dhe tė tėrheqjes sė tyre pėr nė Turqi (aleancat anti-osmane tė Ballkanit, luftėrat ballkanike; Lufta e Parė Botėrore; transferimi pėr nė Turqi i "turqėve" grekė nga Ēamėria dhe nga viset tjera (viti- 1923) dhe tani as qė mund tė kontestohet shpėrngulja e shqiptarėve me presion politik dhe ekonomik nė periodėn midis dy luftėrave botėrore dhe nė periodėn pas Luftės sė II-tė Botėrore). Kur tė kihen parasysh kėto fakte, numri i sipėrpėrmendur prej rreth 1.2 milion shqiptarėve nė Turqi, bile pėrkundrejt rrethanave tė ndryshme me ndikim nė vetėdijen e tyre (p.sh. shkalla e indentifikimit nė bazė tė religjiozitetit), mund tė konsiderohet optimal. Vende tjera tė ngulitjes sė shqiptarėve janė Evropa Perėndimore, Amerika dhe Australia. Nė vitin 1976, derisa ndodhesha nė postin e Sekretarit tė atėhershėm pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme, njė zonjė nga Australia (drejtoresha e bibliotekės sė shtetit nga Victoria) m'u pat drejtuar me lutje qė t'i ndihmonim me libra nė gjuhėn shqipe pėr lexuesit shqiptarė nė Melburne pėr tė cilėt vlerėsonte se ishin mbi 40.000 veta. Nė saje tė kėtij numri vlerėsoja asokohe se nė gjithė Australinė do tė duhej tė ishin rreth 100.000 veta me origjinė shqiptare. Aq mė tepėr, pėr shkak se Melburne-i vėrtetė ishte njėri ndėr qytetet e mėdha, por jo edhe i vetmi qytet i madh australian, dhe pėr shkak se konsideroja qė shqiptarėt e shpėrngulur nuk ishin njerėz qė i pėrtonin vendosjes edhe nė komunitetet mė tė vogla tė Australisė. Ndėrkaq pėr numrin e shqiptarėve nė Amerikė janė dhėnė shpeshherė vlerėsime tė ndryshme qė sillen prej 100.000 gjer nė 500.000 veta. Mirėpo meqė vetėm nė qytetin e New York-ut vlerėsohet se ndodhen mbi 30.000 shqiptarė nga Kosova, ėshtė pak e besueshme se nė gjithė kontinentin e Amerikės tė ndodhen mė pak se 500.000 shqiptarė nga tė gjitha viset shqiptare. Kur kėtij numri tė shqiptarėve tė shpėrngulur nė vendet anglosaksone dhe nė Amerikėn Latine i shtohet numri gati i njėjtė i shqiptarėve tė shpėrngulur dhe tė vendosur "pėrkohėsisht" nė Evropėn Perėndimore, fitohet njė shifėr gati po aq me rėndėsi sa edhe ajo nė Turqi. Me fjalė tė tjera, popullsia e pėrgjithshme shqiptare pėr kah numri nuk ėshtė edhe aq pa rėndėsi. Nė relacion me popujt tjerė tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, ajo nė pėrgjithėsi nuk ėshtė as dukshėm mė e vogėl dhe as e fundit. Komponenta e tillė tė imponon nevojėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė pajtim me nevojat pėr zhvillim dhe pėr integrimin e vet nė Evropė. Shifrat megjithatė u pėrmendėn pėr tė theksuar nevojėn e precizimit tė tyre tė mundshėm nė interes tė shtjellimit tė mėtejshėm tė temės.



Pėr njė politikė gjithėshqiptare



Me siguri duke i marrė parasysh edhe kėto fakte, Peter Prifti, njė profesor amerikan me prejardhje shqiptare, nė librin e tij «Albania» (botimi i vitit 1978, nė Boston, Massachussettes) kur flet pėr politikėn shqiptare, pos Shqipėrisė dhe Jugosllavisė (shqiptarėt nė Jugosllavi) e thekson edhe faktorin e tretė -shqiptarėt nė Amerikė, dikur tė organizuar rreth «Vatrės» sė Nolit, mė vonė rreth revistės «Dielli» e tani edhe nė njė lobby tė veēantė shqiptar nė Kongresin e SHBA. Shqiptarėt nė Australi, Evropė dhe nė Turqi, me pėrjashtime nė kohė, para vitit 1981 duket se nuk mund tė ushtronin ndonjė ndikim tė veēantė nė politikėn e qeverive tė vend-qendrimit tė tyre dhe vėshtirė se mund tė flitet pėr ta si pėr ndonjė faktor kontinuitiv nė mbrojtje tė interesave politike gjithėshqiptare. Tani mėrgata shqiptare nė pėrgjithėsi duket se me tė drejtė konsiderohet si njė faktor i veēantė politik qė mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Zgjerimi i demokracisė nė tėrė Evropėn kėtė gjė do tė duhej ta mundėsonte mė tepėr, me kusht qė tė ketė kujdes pėr mosimponimin e zgjidhjeve tė ndikuara nga vend-qėndrimi i tanishėm i tyre. Shqiptarėt e diasporės shqiptare, me fjalė tė tjera, nuk mund tė jenė bartės eventualė tė njė politike gjithėshqiptare. Ndėrkaq Shqipėria, pėr shkak tė peshės politike qė ka shteti nė suaza ndėrkombėtare politike, nuk mund tė jetė bartėse e njė politike qė mund t'a rrezikonte cilėsimin e vet si politikė qė i cėnon normat ndėrkombėtare juridike dhe politike tė sjelljes sė shteteve. Kėto norma, pavarėsisht nga ndryshimet nė Evropė, akoma janė nė fuqi.

Nga ana tjetėr, nė qoftė se me nocionin komb nėnkuptohet pėrmbajtja anglo-saxone e tij, d.m.th. kombi i konstituuar si shtet (nation-stat) atėherė do tė ishte fare e natyrshme dhe e logjikshme qė Shqipėria tė jetė bartėse e njė politike gjithėshqiptare, sikundėr qė ėshtė e natyrshme dhe e logjikshme qė shumica absolute e shqiptarėve tė diasporės shqiptare ta synojnė qėllimin e bashkimit, por duke mos e rrezikuar ekzistencėn e vet si komb, dhe tė shtetit amė -Shqipėrisė. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr interesat vitale tė kombit: a) tė ekzistojė si komb; b) si komb i konstituuar nė shtet -Shqipėri, dhe c) tė bashkohet. Nė thelb tė definimit tė njė politike eventuale gjithėshqiptare ndodhet pikėrisht komponenta e bashkimit, por gjithnjė duke mos e vėnė nė pyetje ekzistimin e Shqipėrisė si shtet-thelb i gjithė shqiptarėve dhe trojeve tė tyre. Andaj, ēdo politikė qė do tė ēonte drejt realizimit tė qėllimit tė tillė mund tė cilėsohet si politikė gjithėshqiptare. Si njė pikėsynim ideal, nė shqyrtimet serioze politologjike nuk mund tė kontestohet. Brenda suazave institucionale dhe normave ndėrkombėtare juridike Shqipėria ėshtė dhe duhet tė jetė bartėse e njė politike tė tillė.

Si e tillė, d.m.th. si synim gjithėshqiptar, ishte prezent qė prej fillimit tė vetėdijėsimit nacional shqiptar. Luftėrat anti-Osmane tė Skendėrbeut vėshtirė qė mund tė zhvishen nga kjo komponentė. Nga ana tjetėr, luftėrat e shumta Iliro-Romake, nga tė cilat veēohen ato tė Teutės dhe tė Pirros nė Epir dhe tė Dardanėve me Filipin e Maqedonisė, kishin karakter tė mbrojtjes sė territoreve tė veta, tė vetes sė tyre dhe tė mėnyrės sė jetesės -komponenta kėto me rėndėsi tė shtetėsisė dhe jo tė fisnisė. Njė nga teorikėt e mėdhenj amerikanė -Hans J. Morgenthao (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit") vė re se kombet formohen nė raport me tė huajt. Nė qoftė se kjo vėrejtje ėshtė e saktė (nuk ka ndonjė arsye qė tė mos jetė e saktė), atėherė sė bashku me procesin e formimit tė shtetit, historikisht ėshtė ngadalėsuar edhe procesi i vetėdijėsimit nacional. Ka mbetur gjuha si element kontinuitiv i kombit. Historia shqiptare duket sikur dėshmon fuqimisht se gati ēdo qoshe e tokės sė dikurshme ilire (tani jugosllave) nė pėrgjithėsi, e sot shqiptare nė veēanti, sikur tė kishte pasur njė rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike pėr romakėt, pikėrisht sikurse mė vonė pėr bizantinėt, turqit, rusėt, gjermanėt, italianėt, francezėt etj. Gjatė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX, d.m.th. gjatė kohės sė konstituimit tė shteteve nacionale nė Ballkan, sėrish erdhėn nė shprehje interesat globale tė Fuqive tė Mėdha. Nė konfrontimin dhe thyerjen e ndėrsjellė tė interesave tė dy grupacioneve tė fuqive tė mėdha: tė Boshtit Tripartitėsh (Austro-Hungaria, Gjermania dhe pjesėrisht-Italia) dhe tė Aleancės (Rusia, -gjer me 1917, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe tė satelitėve tė tyre tė instrumentalizuar nė Ballkan, erdhi gjer te reduktimi i Shqipėrisė nė njė Shqipėri viabėl. Ndėr shqiptarėt, natyrisht, formimi i Shqipėrisė u pagėzua si fitore e madhe e faktorit politik shqiptar. Gjatė Luftės sė II-tė Botėrore, Konferenca e Bujanit, me rezultatet praktike tė luftės, u vu nė kontekst tė njė potezi taktik-luftarak tė aleatėve tė luftės, meqė aleatėt kryesorė (Churchill-i dhe Roosvelt-i) qenė marrė vesh qė nė prag tė luftės pėr ripėrtėritjen e Jugosllavisė nė kufijtė e saj tė paraluftės. Dukej sikur autonomia e pasluftės e Kosovės tė ishte, pos tjerash, edhe njė si kompromis midis qėndrimeve tė Kominternės pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, dhe qėndrimeve tė padefinuara tė qeverive anglo-saxone qė ndikoheshin nga grekėt dhe nga qeveria mbretėrore jugosllave nė ekzil pėr copėtimin e Shqipėrisė midis Veriut dhe Jugut. Kjo gjė mė pastaj, nė kontekst tė interesave globale tė superfuqive, rezultoi nė forcimin e autonomisė sė Kosovės (viti 1974) dhe nė kėrkesėn pėr konstituimin e saj si Republikė e barabartė me tė tjerat nė Jugosllavi (viti 1981). Ndėrkaq, nė Shqipėri, pas prishjes me Kinėn, rezultoi nė njė izolim dhe bllokadė tė lidhjeve politike me botėn, duke u distancuar njėsoj si nga njėra, ashtu edhe nga superfuqia tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:02 pm



Konteksti jugosllav i Republikės sė Kosovės



Republika e proklamuar e Kosovės me Kushtetutėn e Kaēanikut natyrisht nuk ishte zgjidhje definitive e ēėshtjes shqiptare. Republika e Serbisė e refuzon njohjen e Republikės sė Kosovės si ndėrprerje dhe shkėputje e lidhjeve me tė, por edhe si vazhdimėsi tė sundimit tė po atyre forcave titiste. Nė kontekst tė konfederalizimit eventual tė Jugosllavisė sipas modelit Kroato-Slloven, njė Republikė e Kosovės me status konfederal brenda bashkėsisė jugosllave, pėr rezonimin e tanishėm politik tė Serbisė ėshtė e papranueshme. Serbia gjithashtu ka shprehur mospajtim kategorik me Republikėn e Kosovės tė barabartė me tė tjerat nė njė federatė tė modernizuar jugosllave. Nga ana tjetėr, njė koncept i tillė pėr zgjidhjen e krizės jugosllave, nė pjesėn veri-perėndimore tė vendit u cilėsua si "Serbosllavi" dhe Republika e tillė e Kosovės, sė bashku me konceptin e federatės sė modernizuar (APJ, Serbia, Mali i Zi), duket se do tė refuzohet me qejf edhe nga kėto pjesė tė vendit, edhe pėr shkak se nė barazpeshėn eventuale midis Veriut dhe Jugut jugosllav, ajo do tė rėndonte nė jug pėr shkak tė problemeve tė zhvillimit me tė cilat ballafaqohet. Tani pėr tani konfrontimi nė mes tė kėtyre koncepteve nė nivel jugosllav akoma nuk ka pėrfunduar. Duket sikur paraqitet rreziku real qė tė pėrfundojė nė njė luftė qytetare me pėrmasa tė gjėra brenda Jugosllavisė dhe nė dezintegrimin e saj tė tėrėsishėm. Mirėpo njė gjė e tillė mbetet pėr t'u parė. Objektivisht gjėrat janė shumė mė tė komplikuara se sa duken nė jashtėsinė e tyre: 1) sepse Jugosllavia u krijua si shtet edhe me synimet e brendshme tė forcave tė caktuara brenda popujve tė saj dhe u konfirmua si e kėtillė edhe nė Luftėn e II-tė Botėrore; 2) sepse proceset e bashkimit tė Evropės duket se nuk do ta synojnė dezintegrimin e aktorėve tė saj. Suprimimi i kufijve nė gjithė Evropėn ėshtė tendencė e pashmangshme. Mirėpo, tani pėr tani, ndėrkaq nuk dihet se sa do tė zgjasė kjo tani pėr tani/, njė gjė e tillė, po qe se do t'a pėrfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, do tė rezultonte nė instancėn e fundit nė mbisundimin e sllavizmit (rusėve) nė tė, dhe me njė gjė tė tillė ka pak gjasa se do tė pajtoheshin edhe fuqitė e tjera Evropiane , dhe 3) pėr shkak se njė pėrzierje e tillė e pakontrolluar nė Evropė, nė aspektin social do tė shkaktonte konsekuenca qė nuk mund tė parashikohen. Pėr kėto shkaqe me siguri tė plotė mund tė konstatohet se njėra nga cilėsitė kryesore tė ndryshimeve tė gjertanishme politike nė Evropė, por edhe e atyre qė do tė pasojnė, pavarėsisht nga mėnyra e manifestimit tė tyre, ėshtė zhvillimi i tyre i "dozuar", nėn kontroll, por edhe kontrollimi i orientimit tė tyre social, pluralizmi politik, sistemi shumėpartiak, parlamenti, zgjedhjet e lira, do tė duhej ta amortizonin tehun e mprehur politik qė ka rezultuar si pasojė e pakėnaqėsive tė grumbulluara me decenje tė tėra. Kjo gjithmonė do tė thotė se ndryshimet nė vendet e Evropės Lindore, duke pėrfshirė edhe Jugosllavinė e Shqipėrinė, janė duke u zhvilluar sė paku jo me kundėrshtimin e subjekteve tė dikurshme politike tė kėtyre shteteve. Nga njė aspekt i pėrgjithshėm i shqyrtimit tė gjėrave mund tė thuhet se tė gjitha kėto shtete e synojnė arritjen e efikasitetit tė sistemit pa e dėmtuar fuqinė e vet tė brendshme dhe pozitėn ndėrkombėtare. Pozita ndėrkombėtare e BRSS, p.sh., mbėshtetet nė strukturėn e krijuar socio-politike (pozita prioritare e rusėve nė raportet ndėrnacionale); nė shtresėn e priviligjuar tė tekno-menaxherisė, tė oficerėve tė policisė dhe tė armatės dhe nė armatimin nuklear-raketor. Nga ky aspekt shthurja e Traktatit tė Varshavės duket mė tepėr braktisje, dhe nuk do tė thotė dobėsim me rėndėsi i pozitės ndėrkombėtare tė BRSS. Pėr kėtė shkak dhe pėr shkaqe tė tilla, ngjarjet e tanishme nė Jugosllavi, dhe reflektimi i tyre nė Republikėn e Kosovės, duket se e kanė pėr qėllim ri-rregullimin e raporteve tė brendshme politike dhe jo dezintegrimin e tyre. Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flet edhe ndryshimi e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA.



Motivet e ndryshimeve politike



Nė vlerėsimin e motiveve pėr ndryshimin e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA dhe nė nėnyrė indirekte tė ndryshimeve tė tanishme nė Evropė, autorėt eminentė amerikanė qė moti, por tani gjithnjė e mė tepėr, e theksojnė stagnimin dhe rėnien e fuqisė ekonomike amerikane: "Dėshtimet e ndryshme tė politikės amerikane - shkruan Stejnli Hofmėn (Stenly Hoffmann), profesor me kompetencė i sistemit politik nė Harvard, -i kanė rrėnjėt nė vendin qė vėrtetė e vendos rėnien amerikane jo nė zgjerimin e tepruar imperial, as nė ndonjė rėnie katastrofale tė figurave agregate tė burimeve materiale, por nė komponentat e brendshme tė fuqisė -kursimi i ulėt, investimet e pamjaftueshme produktive, veēanėrisht nė sektorėt kryesorė; nė obsesionet e buisness-it me profite afatshkurtra; nė sistemin e varfėr tė edukatės teknike dhe mbi tė gjitha, nė aftėsinė e pamjaftueshme tė mobilizimit tė resurseve tė brendshme dhe jo tė prekshme qė rezultojnė nga gjendja e keqe e infrastrukturės amerikane (veēanėrisht e asaj urbane), rezistenca popullore ndaj tatimeve dhe mungesa e udhėheqjes" (shih Stanley Hoffman, A New World and its Troubles, Foreign Affaires, Fall 1990). Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr stagnimin ose rėnien e fuqisė ekonomike amerikane duhet pasur kujdes se nuk ėshtė fjala pėr parametra klasikė tė matjes sė rritės ekonomike. Nė tė vėrtetė fjala ėshtė pėr ngecjen prapa nė konkurrencė me japonezėt. Kėshtu Inman dhe Burton vėrejnė se me prodhime tė elektronikės konsumuese (p.sh. fonografi, gypat katodialė, radiot, akceptorėt televizivė, magnetofonat, tranzistorėt, videot, video-kasetat, etj.) kompanitė amerikane nė vitet '70 mbulonin rreth 90% tė tregut amerikan, por tani mbulojnė vetėm 1-10% tė tij. E njėjta gjė, sipas tyre, ka ngjarė me zbulimet e mėvonshme nė fushėn e teknologjisė, me gjysėmpėrquesit (semiconducters) tė pėrbėrė nga silikoni, germaniumi apo galium arsenidi; pastaj me superpėrquesit (superconducters), me pėrquesit e elektricitetit pa humbje tė energjisė; me TV tė definuar lart (high definition TV), njė emėr qė i rrjedh nga qartėsia e fotografisė, dhe me ca zbulime tė tjera nga sfera e elektronikės. Meqė luftėn konkurrente me japonezėt (plus Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapuri) rreth vetėm disa prodhimeve me rėndėsi nga kjo fushė gati e humbėn, amerikanėt tani kanė ardhur nė pėrfundimet si vijojnė: 1) se fuqia kompetitive e industrisė amerikane nuk ėshtė rrezikuar vetėm nė industrinė dhe teknologjinė klasike (p.sh. industria automobilistike), por edhe nė atė tė avancuar; 2) se problemi nuk qėndron te mungesa e hulumtimeve bazike, fundamentale mbi teknologjinė e avancuar, por te aftėsia e aplikimit tė shpejtė tė zbulimeve teknologjike (pėrparėsia e pushtimit dhe e mbajtjes sė tregut); 3) se gjithnjė imponohet si imperative nevoja e riorientimit programor dhe institucional tė qeverisė drejt teknologjisė komerciale (term me tė cilin pėrfshihet ndihma e qeverisė nė shkurtimin e kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike nė praktikė) /shih Admiral B.R. Inman-Daniel, F. Burton, Jr. Technology and Competitiveness: The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Spring 1990/. Mirėpo gjėrat do tė mbeteshin tė paqarta sikur tė ishin tė veēuara nga aspekti politik. Interesimi pėr "pėrkthimin" e hulumtimeve fundamentale nė produkte dhe procese me dobi ushtarake dhe ekonomike nė planin politik nė SHBA u reflektuan nė nevojen pėr riorientimin e disa objektivave tė politikės sė jashtme amerikane: nga ato tradicionale (ekcepcionalizmi, antikomunizmi, liberalizmi ekonomik botėror) nė ato bashkėkohore, por ende tėrėsisht tė padefinuara. Tani kujdesi tradicional pėr sigurimin nacional, pos ēėshtjeve tė strategjisė politike dhe ushtarake, duhet njėsoj tė drejtohet nė ēėshtje strategjike tė ekonomisė: "Atje ku ėshtė fjala pėr teknologji tė avancuar nuk ėshtė mė e mundur tė trajtohen si ēėshtje tė ndara politike mbrojtja dhe ekonomia". Pėr dekadėn e ardhshme tė viteve '90 dhe pėr mė vonė veēohen si me rėndėsi tė veēantė zbulimet nė sferėn e: 1) Bioshkencave (Biosciences), tė cilat pėrfshijnė biologjinė molekulare dhe atė celulare. Nė qoftė se nė gjysmėn e parė tė shekullit XX zhvillimi i shkencave fizike (teoritė mbi atomin, teoria e Kant-it dhe fizika bėrthamore) i kanė ndihmuar kuptimit tė natyrės, botėkuptimit mbi materien dhe energjinė, atėherė shkencat biologjike po i ndihmojnė sot kuptimit tė jetės: "duke na lejuar tė krijojmė forma tė ndryshuara (alternative) tė jetės; duke e bėrė tė parėndėsishėm dallimin midis asaj qė ėshtė natyrale dhe sintetike dhe duke ngritur ēėshtje tė rėndėsishme me implikacione ndėrkombėtare rreth tė drejtave dhe kufizimeve tė tyre tė pėrshtatshme nė fushėn e pronėsisė e tė lidhura me "intervenimet nė natyrė" (shih Keneth H. Keller, Science and Technology, Foreign Affairs, Fall. 1990). Megjithatė, ajo qė zhvillimet teknologjike nė kėto shkenca i dallon me tė parat ka tė bėjė me ēėshtje tė jetės. Bioshkencat janė tė lidhura ngushtėsisht me bujqėsinė dhe me shėndetėsinė, d.m.th. me fusha tė njė sensibiliteti tė madh politik dhe tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme sociale; 2) zbulimet dhe zhvillimet teknologjike nė sferėn e shkencės mbi materialet (material science) nuk janė mė me pak rėndėsi. Kjo shkencė i lidh pėrparimet nė hulumtimet solide fizike qė kanė pėr qėllim tė kuptuarit fundamental tė sjelljes sė materies sė kondenzuar me prodhimin e materialeve me cilėsi shpesh tė parėndomta (shiko veprėn e cituar mė lart). Kėto materiale, si p.sh. ēipet pėr pėrēues elektronikė, tani njė kohė janė duke shkaktuar revolucion tė vėrtetė nė prodhimet e idustrisė elekronike; 3) Ndėrkaq, ndikim tė madh nė politkėn e SHBA, por edhe tė fuqive tė tjera, kanė pasur zbulimet teknologjike nė sferėn e informatave (teknologjia informatike). Kjo teknologji konsiston nė tė mbledhurit e informatave pėrmes senzorėve, teknikave imagjinative e telefotografive, pastaj procesimit, deponimit nė kompjuterė, dhe transmetimit tė tyre pėrmes rrjetave tė komunikimit e radio-lidhjeve. Meqenėse themeli i taktikės dhe strategjisė ushtarake konsiston nga komandimi, kontrolli, komunikimi dhe informimi (C3+1) ėshtė e natyrshme rėndėsia qė i kushtohet zbulimeve teknologjike tė kėsaj sfere. Ato, d.m.th. zbulimet nė kėtė sferė, tani e kanė rrezikuar jo vetėm privatshmėrinė e individit, por edhe tė shtetit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:06 pm





«Autobusi» i Hoffmann-it dhe konsekuencat e shkencės



Marrė globalisht, avancimet nė hulumtimet shkencore-teknologjike kanė rezultuar nė rritjen e sovranitetit nacional tė shteteve. Nė kushtet e lehtėsimit tė komunikimit midis personave (individėve) ėshtė reduktuar shumė aftėsia e kontrollimit tė shpėrndarjes sė informatave. Zbulimet shkencore gati nuk ėshtė mė e mundur qė tė ruhen pėr vete dhe tė pėrdoren vetėm nė dobi tė maksimalizimit tė fuqisė sė shteteve tė veēanta. Informata akoma mund tė jetė burim i fuqisė, por fuqia ndahet tani midis shumė subjekteve. Nė plan tė gjerė, zbulimet nė fushėn e shkencės dhe tė teknologjisė, pėr shkak tė avancimeve informatike, kanė pasur efekte tė dyfishta negative: nga njė anė i kanė nxitur orekset dhe aspiratat e tė tjerėve pėr mėnyrėn dhe pėr standardin e njėjtė tė jetesės (tė cilin e shohin nė ekranet e TV-sė), kurse nga ana tjetėr, janė ngushtuar mundėsitė e tokės pėr mbajtjen e civilizacionit (Gaia-hipotezat), sepse nė njėrėn anė ėshtė duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse nė anėn tjetėr janė duke u shumėfishuar efektet negative tė rritės demografike tė njerėzimit. Nga kėto dhe nga shkaqe tjera tė lidhura me to, si Keneth Keller, poashtu edhe Stanley Hoffmann, Admiral Inman etj., janė tė mendimit se humbja e monopolit nė udhėheqjen teknologjike dhe ngecja nė formimin e infrastrukturės socioteknike, logjikisht do tė duhej t'i detyronte ShBA-tė tė tėrhiqen nė vete dhe t'i kushtohen arritjes sė kėtyre objektivave. Mirėpo nė ndėrkohė gjėrat kanė ndryshuar. Nė njė anė, pėr shkak tė zvogėlimit drastik tė kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike (gjersa dikur pėr disa zbulime duheshin rreth 40 vjet pėr t'u aplikuar nė praktikė, tani kjo gjė bėhet gati nė formė paralele) dhe pėr shkak tė disperzimit tė qendrave tė diturisė (dituria nuk ėshtė mė monopol i njė fuqie), kurse nga ana tjetėr, pėr shkak tė thellimit tė diferencave midis Veriut dhe Jugut, tė rėndėsisė sė problemeve qė duhen zgjidhur nė nivel planetar (Gaia-hipotezat), u imponuan si tė domosdoshme: 1) vendosja e njė sistemi tė ri tė sigurimit nė Evropė i cili do t'ia mundėsonte asaj tė merret me problemet e theksuara planetare. Kjo gjė logjikisht ta imponon pėrfundimin se ēėshtja shqiptare do tė duhej tė zgjidhej pėrfundimisht dhe jo vetėm pjesėrisht. Sistemi i ri i sigurimit nė Evropė do tė mund tė mbėshtetej nė NATO-n e reformuar e jo edhe mė tutje tė dominuar nga SHBA-tė, nė njė organizatė evropiane tė mbrojtjes dhe nė njė organizėm tė krijuar nga Konferenca mbi Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė; 2) njė marrėveshje pėr forcimin e regjimit pėr moszgjerimin e armėve nukleare dhe pėr kufizimin e shitjes sė armėve dhe tė teknologjisė sė avancuar, dhe, 3) tė njė pajtimi mbi ndarjen e fuqisė midis aktorėve tė organizatave ndėrkombėtare ekonomike dhe financiare tė SHBA, Japonisė dhe Bashkėsisė Evropiane. Meqenėse resurset e shteteve tė zhvilluara "janė zėnė midis nevojave dhe pritjes sė popullit tė tyre, si dhe frikės prej kaosit tė jashtėm" (S. Hoffmann), ato, me qėllim qė t'i shmangen kėtij kaosi, nė botėn e organizuar nė mėnyrė policentrike duhet t'i fusin BRSS dhe Kinėn, nė qoftė se kjo e fundit njė ditė do t'a shndėrrojė potencialin e vet tė madh nė fuqi efektive. Ndėrkaq, polet e kėtij policentrizmi janė tė pajisura me lloje tė ndryshme tė fuqisė ushtarake (Sovjetikėt), ekonomike dhe financiare (Japonezėt dhe Gjermanėt) demografike, (Kina dhe India), ushtarake dhe ekonomike (SHBA). "Bota i pėrngjan njė autobusi, -shkruan Stanly Hoffmann -shoferi i tė cilit, ekonomia globale, nuk e ka kontrollin e plotė tė makinės, po edhe vetė ėshtė jashtė kontrollit, nė tė cilin fėmijėt -popujt, joshen t'a shtypin qoftė frerin, qoftė gasin, kurse tė rriturit -shtetet, janė udhėtarė tė brengosur. Njė lidhje pasagjerėsh ndoshta nuk do tė mjaftojė pėr t'a mbajtur autobusin nė rrugė, por akoma nuk ekziston ndonjė zgjidhje mė e mirė" (Stanly Hoffmann, vep. cit.).



Gjermanėt nė kontekst tė Evropės



Modeli i Hoffmann-it pėr rregullimin policentrik tė botės tani pėr tani ėshtė vetėm njė pikėsynim i cili po e drejton gjer diku kahjen e zhvillimit tė ngjarjeve nė Evropė. Ai ėshtė njė projekt i zhveshur nga kundėrthėniet e brendshme, por doemos e pėrfshin Evropėn si njėrėn nga shtyllat e policentrizmit nė fjalė. Ėshtė ēėshtje mė vete se a do tė mbetet i kufizuar vetėm nė Evropė, nė raportet e saj me SHBA-tė, apo do tė zgjerohet pėr tė pėrfshirė njėmend edhe polet tjera, pėr tė drejtuar bashkarisht botėn policentrike. Kėto janė ēėshtje ende tė paqarta dhe nuk dihet drejtimi i zhvillimit tė tyre tė njėmendėt, por janė ēėshtje me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr pėrcaktimin e drejtė tė natyrės dhe tė karakterit tė proceseve integrative tė Evropės.

Ēėshtja e bashkimit tė Evropės, duhet theksuar qė nė fillim, nuk ėshtė aspak ndonjė dukuri e re. Ėshtė bėrė "ēėshtje e re" pas Luftės sė II-tė Botėrore pėr shkak tė ndarjes sė Gjermanisė. Duke mos hyrė nė analiza tė hollėsishme tė kėsaj ēėshtjeje komplekse tani tė pėrfunduar, mjafton tė konstatohet se ēėshtja e bashkimit tė Evropės shpesh u identifikua me ēėshtjen e bashkimit tė Gjermanisė: "Gjermania ėshtė e ndarė, sepse Evropa ėshtė e ndarė, -pohonin gjermanėt, -dhe Evropa ėshtė e ndarė sepse Gjermania ėshtė e ndarė". Porosinė politike tė kėsaj sintagme e shpjegonte Reinischer Merkur: "Die Deutsche Einheit kann niemals ohne und erst recht nicht gegen Evropa errungen werden" (Rheinische Merkur, Oct. 24. 1985). Analitikėt politikė tė Perėndimit vlerėsojnė se ndarja e Evropės zgjati aq shumė pėr shkak tė identifikimit tė interesave vitale tė shtetit sovjetik me ideologjinė komuniste (shih Rusėt dhe interesat vitale tė shtetit sovjetik): "...pėr shkak se - siē shkruan CH.Bertram, -sigurimi i BRSS-sė nuk e mbėshteste vetėm integritetin territorial tė Bashkimit Sovjetik, por edhe atė ideologjik ... prezenca e regjimeve komuniste nė Evropėn Lindore ishte interes vital i sigurimit tė Bashkimit Sovjetik (shih Christoph Bertram, The German Question, Foreign Affairs, Spring, 1990). Duke mos u lėshuar nė shqyrtimin e vlerėsimeve tė tilla, mjafton tė konstatohet se BRSS qoftė pėr shkak tė interesave pėr tė zėnė vrapin e zhvillimit, qoftė pėr shkak tė ngecjes sė tepruar tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm ekonomik tė vendit (fshat i madh me armatim modern), por gjithsesi pėr shkaqe objektive, kah fundi i viteve '80 e ndėrpreu lidhjen midis sigurimit nacional dhe konformitetit ideologjik, por gjithnjė duke mbetur superfuqi pėr shkak tė bazės sė gjerė industrialo-ushtarake dhe tė resurseve tė mėdha natyrale e njerėzore; i pėrkrahu ndryshimet e brendshme nė Evropėn Lindore; i tėrhoqi forcat ushtarake nga kėto vende, u pajtua me bashkimin e Gjermanisė dhe me shuarjen e Traktatit tė Varshavės. Me faktin e pajtimit me bashkimin e Gjermanisė u pajtua edhe me bashkimin e Evropės. Kulmi i pėrbashkėt i ndėrtesės sė re tė Evropės (M. Gorbaēov) do tė duhej t'i mbulonte edhe Sovjetikėt. Kjo do tė thotė se bashkimi i Gjermanisė nuk u arrit pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Anne -Marie Burley, njė eksperte e shquar e ēėshtjes gjermane (Der Deutschen Frage) nė Universitetin e Chicago-s nė Chicago, Ilionis, e jep njė pasqyrė instruktive tė luftės teoriko-politike gjermane pėr realizimin e qėllimit nė fjalė. Sipas saj, nė Gjermani me kohė u kristalizuan tri koncepte tė kėsaj lufte: 1) Koncepti tradicionalist, qė e pėrfaqėsonin krahu i djathtė i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU); Kristiano-Social (CSU) dhe organizatat e refugjatėve. Franz Josef Straussi ishte portparoli kryesor i tyre. Kėrkesat pėr ribashkimin e Gjermanisė i mbėshtetnin nė pėrvojėn e shek. XIX, nė luftėn e kohės para Bismarck-ut. Nė kėtė kohė, siē pohonin tradicionalistėt, gjermanėt nuk kėrkonin njė Grossedeutschland nė kuptimin e maksimalizimit tė fuqisė (pėr tė luajtur rolin e fuqisė sė madhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare politike), por tė kuptimit tė vetė shprehjes politike tė identitetit kombėtar. Me kėtė nuk e synonin mjegullimin e kujtesės pėr tė kaluarėn e afėrt, por pėr vėnien e saj nė kontekst afatgjatė historik. Nė tė njėjtėn kohė i theksonin aspektet juridike tė ēėshtjes gjermane, veēanėrisht mungesėn e marrėveshjes sė paqes, duke i pėrkujtuar nė kėtė mėnyrė Fuqitė e Mėdha vazhdimisht me faktin se ēėshtja gjermane mbetet e hapur. Koncepti tradicionalist insistonte nė mentalitetin e viktimės: tė jesh gjerman do tė thoshte tė jesh i vetėdijshėm se i takoje njė kombi tė ndarė dhe t'a pranoje obligimin pėr tejkalimin e njė gjendjeje tė kėtillė. Pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje nuk insistonin nė ndryshimin e kufijve, por e theksonin ribashkimin e tė dy shteteve gjermane nė suaza tė Perėndimit. Me fjalė tjera, e kėrkonin ēlirimin politik tė Gjermanisė Lindore nga komunizmi qė e mbėshteste Bashkimi Sovjetik. Nė kėtė mėnyrė ēėshtjen gjermane e vinin nė kontekst tė politikės sė aleatėve tė Perėndimit, duke i detyruar t'a konsideronin si ēėshtje tė vet politike; 2) Konceptin evropeist e mbėshtesnin forcat e qendrės (tė Djathtės dhe tė Majtės politike). Portparoli kryesor i kėtij koncepti ishte ministri i punėve tė jashtme tė gjermanisė Hans Ditrih Gensher (Hans-Dietrich Genscher). Kėto nė radhė tė parė luftonin pėr bashkimin e Evropės me qėllim tė bashkimit tė Gjermanisė. Ambicjet e veta i kufizonin nė theksimin e nevojės sė gjermanėve pėr liri, pushtet dhe influencė, por jo edhe pėr njė shtet-komb (maksimalizimi i fuqisė) me tė cilin mund t'i frikėsonin fqinjėt. Duke e indentifikuar ndarjen e Gjermanisė me ndarjen e Evropės, rrugėdaljen e kėrkonin nė theksimin e njė identiteti pan-evropian. Ndėrkaq, nė raportet ndėrgjermane e theksonin principin e unitetit dhe tė vetėvendosjes, por me atė ndryshim qė me tė parin e nėnkuptonin njė vetėnjohje kolektive si njė popull unik me njė identitet historik, gjuhėsor, kultural, etnik dhe gjeopolitik, pavarėsisht nga diferencat politike, ekonomike dhe sociale. Ndėrkaq, nė principin e vetėvendosjes nuk e nėnkuptonin ēlirimin e gjermanėve lindorė nga komunizmi, siē bėnin tradicionalistėt, por sigurimin e tė drejtės pėr tė gjithė gjermanėt qė lirisht tė vendosin pėr mėnyrėn e qeverisjes dhe tė qeverisė. Marifeti politik ishte i qartė: duke mos i theksuar kėrkesat pėr ribashkim i theksonin vetėm ato qė tė ēonin drejt tij; 3) Koncepti universalist. Ishte koncept relativisht i ri. E mbėshteste krahu i majtė i Partisė Social-Demokratike (SPD) dhe tė Gjelbėrit. I jepnin pėrparėsi vlerave universaliste (si p.sh. paqa) pėr tė cilat besonin se i ngėrthenin nė vete vlerat e arsyeshme gjermane. Pozita e Gjermanisė nė vijėn e parė tė frontit tė ndonjė holocaust-i potencial nuklear nė Evropė i kishte bindur nė rrezikun real nga nacionalizmi. Pėr ta ēėshtja gjermane kishte pushuar sė qėni ēėshtje politike. Ishte shndėrruar nė ēėshtje fundamentale nacionale: duke i elaboruar dhe duke i ndihmuar vlerat e reja sociale, politike dhe ekonomike me tė cilat do tė duhej tė formohej struktura pan-evropiane e shoqėrisė civile jashtė kufijve territorialė dhe ideologjikė, i ndihmonin gjermanėve t'a transcendonin tė kaluarėn dhe tė shndėrroheshin nė katalizator tė transformimit tė rendit ndėrkombėtar tė periodės sė pasluftės nė njė strukturė tė paqes permanente. Paqja pėr ta nuk ishte vetėm sinonim i sigurisė, por fryt dhe farė e njė gjendjeje mė tė lartė morale dhe intelektuale. Otto Schili (shih Reden Yber das eigene land: Deuteschland), njė pėrfaqėsues i tyre eminent, mendonte se gjermanėt duhej t'a "kėrkonin identitetin e tyre nė jetėn e lirė spirituale dhe nė vendosjen paqėsore tė universalitetit tė intelektit (Geist) dhe tė kulturės" (Otto Schily, vep. cit. f. 35). Kjo gjė ishte parakusht pėr ngritjen e paqes nė nivel kulminant, e cila pastaj do t'a mundėsonte kthimin e vėmendjes drejt problemeve reale tė botės sė sotme (p.sh. uria); drejt konsekuencave tė panjohura tė shoqėrisė Evropiane nė periodėn post-industriale dhe drejt aspektit human tė modernizimit tė Evropės Lindore: "Identiteti i ri gjerman"-pėrfundon Otto Schily- "ėshtė identitet Evropian, human" (ibd.). Nė kėtė mėnyrė, duke e vėnė Gjermaninė nė shėrbim tė idealeve mė tė larta, universalistėt nė tė vėrtetė i shėrbenin qėllimit tė njėjtė -ribashkimit gjerman, sepse nuk mund tė ndėrtohej ndonjė Evropė mė e mirė, pa eleminimin e problemit gjerman qė ishte thelb i saj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:08 pm



Epilog: Republika nė funksion tė bashkimit



Ēėshtja e bashkimit politik tė shqiptarėve nuk ėshtė e njėjtė me atė tė Gjermanisė. Ndryshimet reduktohen thelbėsisht nė faktin se shqiptarėt, pėr ndryshim nga gjermanėt, realisht nuk ishin nė gjendje t'i kontribonin krijimit tė ēėshtjes shqiptare. Gjatė historisė atė ua krijuan tė tjerėt. Mirėpo doemos duhet tė jenė nė gjendje qė t'i kontribuojnė zgjidhjes sė saj tė drejtė. Dhe zgjidhja e drejtė e ēėshtjes shqiptare ėshtė bashkimi i tyre nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės. Sot asnjė faktor i pjekur politikisht nuk mund ta kontestojė kėtė tė drejtė. Si komb i viktimizuar nė funksion tė barazpeshės midis Fuqive tė Mėdha dhe tė ruajtjes sė paqes (e cila edhe ashtu nuk u ruajt) nė tė kaluarėn, me suprimimin e ndarjes ideologjike tė Evropės do tė duhej tė mundėsohej realizimi i interesave vitale tė kombit -bashkimi me qėllim tė zhvillimit dhe tė kultivimit tė idenditetit kombėtar, tė renditjes nė rendin e popujve tė barabartė dhe tė avancuar nė Evropė. Mirėpo problemi i ēėshtjes shqiptare nuk qėndron te bashkimi, por te rrugėt pėr realizimin e kėtij qėllimi. Kur thuhet se bashkimi duhet tė vihet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, mund tė konsiderohet se ėshtė thėnė gjithēka, por edhe asgjė. Pėr kėtė shkak kėrkohet njė shqyrtim pak mė i thelluar i ēėshtjes.

Nė vitin 1981 u shtrua kėrkesa pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė. Nė prapavijėn e kėrkesės qėndronte besimi se problemi shqiptar nė Jugosllavi esencialisht reduktohej nė tė drejtėn pėr t'u konstituuar si plotėsisht i barabartė me tė tjerėt, si shtet me tė gjitha tė drejtat idividuale dhe kolektive qė i gėzonin republikat (shtetet) nė bashkėsinė e republikave (shteteve) Jugosllave. Politika zyrtare, atėbotė, kėrkesėn e tillė e shpalli si kėrkesė kontrarevolucionare, duke shpjeguar, ndoshta jo tėrėsisht pa bazė, se Kosova, me t'u konstituuar nė Republikė, do t'a ushtronte tė drejtėn e vetėvendosjes dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Ndėrkaq, Republika e Kosovės shihej edhe nė funksion tė zhvillimit tė shpejtuar; tė barazimit me tė tjerėt; tė kultivimit dhe tė zhvillimit tė identitetit kombėtar, por edhe nė funksion tė zhbllokimit tė kufirit me Shqipėrinė dhe tė rolit tė theksuar tė Kosovės nė raportet Jugosllavo-Shqiptare (shih "Gishti i trashė i Vėllait tė madh", dhe "Viti '81 dhe proceset e demokracisė"). Fillohej nga premisa se "pėrparėsitė e kėtij solucioni tė ēėshtjes shqiptare ishin tė trefishta: 1) se nuk do ta shkaktonte acarimin tej mase tė raporteve ndėrnacionale (ato megjithatė u acaruan); 2) se do tė ishte solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovenizmin serbomadh; dhe 3) se nuk do t'a lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė interesave tė huaja globale apo regjionale (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit"). Besohej se e drejta e konstituimit tė Kosovės nė Republikė, logjikisht do tė duhej t'i paraprinte bashkimit tė kombit dhe njėherit do tė ishte nė funksion tė stabilitetit politik tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Pėrse? Pėrgjigja ėshtė e pranishme nė premisėn e tretė tė citatit tė shėnuar, por duket se janė tė nevojshme edhe ca shpjegime plotėsuese.

Nga shembulli i zgjidhjes sė ēėshtjes gjermane ėshtė e qartė se sanksionimi i saj i plotė kėrkohet nė kujdesin pėr moscėnimin e interesave tė sigurimit tė shtetiti sovjetik, ndonėse komunizmi si model i zhvillimit dhe si parakusht i interesave tė sigurimit dėshtoi edhe nė Bashkimin Sovjetik. Integrimi i sovjetikėve nė "autobusin" e Hoffmann-it, simbolikisht shpreh vazhdimin e njohjes sė Bashkimit Sovjetik si superfuqi. Pėr kėtė shkak bashkimi i gjermanėve nuk u bė mbi baza tė antisovjetizmit dhe as pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Nė analogji me kėtė shembull qėndron edhe ēėshtja e konstituimit tė Kosovės nė Republikė (tani e jetėsimit tė saj tė plotė) dhe ēėshtja e bashkimit, e cila duhet tė realizohet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, jo pėr inat, e as pėrkundėr tė tjerėve, por sepse ajo (Republika) ishte e drejtė elementare e konstituimit tė kombit nė Jugosllavi dhe e zhvillimit tė tij tė barabartė me tė tjerėt.

Nga ana tjetėr, fjala ėshtė pėr bashkimin e Evropės. Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė e besonin gjermanėt, por edhe shumica e analitikėve tė tjerė politikė ishin tė mendimit se bashkimi i Evropės ishte nus-produkt i nevojshėm dhe i domosdoshėm i ribashkimit tė Gjermanisė. Njė Evropė e bashkuar, nė tė cilėn fuqia gjermane do tė ishte nė funksion tė interesave tė saj (Evropės), e jo vetėm nė funksion tė interesave partikulare gjermane pėrmes mekanizmave tė krijuar dhe nė ndėrtim e sipėr tė bashkėpunimit dhe tė forcimit tė sigurisė, do t'a frenonte fuqinė gjermane nė mėnyrė qė tė mos kėrcente shumė pėrtej mesatares sė tė tjerėve. Kjo komponentė e Evropės sė bashkuar ėshtė recidiv i politikės sė dikurshme britanike (qė tė mos lejojė forcimin e ndonjė fuqie nė kontinent e cila do tė shndėrrohej nė njė rival tė rrezikshėm pėr interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e pėrbashkėt anglo-saxon pėr strategjinė e ndryshimeve nė harmoni me qėllimet globale tė politikės sė tyre. Ky ėshtė gjithashtu ēmimi qė Gjermania ia paguajti Evropės pėr tė drejtėn e ribashkimit tė vet.

Historikisht, trojet shqiptare (fjala ėshtė pėr procesin e konstituimit tė shteteve nė Ballkan), por edhe mė gjerė, ishin vend-ndeshjeje dhe vend-thyerjeje i interesave tė fuqive tė Evropės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:09 pm



Fakti se populli shqiptar globalisht u nda nė dy e mė tepėr shtete, por nė njėrin i pavarur, e nė tjetrin mbeti nė fillim si pakicė kombėtare, e cila nė periodėn midis dy luftėrave botėrore kontestohej, ndėrsa pas Luftės sė Dytė Botėrore u njoh herė si pakicė, e herė si kombėsi, kėtė e dėshmon mė sė miri. Austro- gjermanėt e pėrkrahėn formimin e shtetit viabėl shqiptar tė cilin nė bisedat diplomatike e kontestonin rusėt, kurse nė terren serbėt. Pozita e tanishme shqiptare esencialisht ėshtė rezultat i thyerjes dhe i kompromisit midis kėtyre dy etnikumeve (austro-gjermanėve dhe sllavėve), por edhe i presioneve tė mėdha nga jashtė qė e pengonin vlerėsimin e drejtė dhe real tė faktorit ndėrkombėtar dhe bile pjekjen e faktorit shqiptar, i cili duhej ta bėnte njė gjė tė tillė nė favor tė interesave shqiptare. Tė tjerėt, si Italia, Franca dhe Britania, mė tepėr mbanin qėndrim pritjeje, duke u marrė nė tė njėjtėn kohė me negociata tė ndėrsjella, me qėllim tė instalimit tė interesave tė veta. Ato, d.m.th. interesat e tyre, vinin nė shprehje paralelisht me rėnien e ndikimit gjerman nė politikėn evropiane, por themelet e vėna nė Konferencėn e Londrės nuk u lėkundėn qenėsisht, pos gjatė periodės sė luftėrave, kur kėto troje shndėrroheshin nė teatėr tė operacioneve ushtarake, sepse esencialisht, edhe raportet e interesave tė fuqive nė Evropė mbeteshin tė njėjta, pavarėsisht nga ndryshimet qė i shkaktonin luftėrat. "Evropeizimi" i interesave gjermane dhe "gjermanizimi" i interesave tė Evropės, duket se tani pėr tani akoma ėshtė mbulesė pėr vazhdimin edhe pėr njė kohė tė caktuar tė raportit tė njėjtė tė interesave. Nga aspekti i raporteve strategjike, "evropeizimi" i tillė i interesave gjermane realisht e shpreh edhe kujdesin, ndoshta nė rend tė parė kėtė, pėr moslejimin e interesave tė shtetit Sovjetik, ose tė interesave tė sovjetizuara ruse. Ėshtė pak e besueshme se rusėt do tė lėshonin pe edhe nga ky aspekt, pėrveē atij ideologjik. Pėr kėtė shkak, problemi i tanishėm i proceseve integrative tė Evropės konsiston nga pėrgjigja korrekte qė do t'i jepet pyetjes se nė ēfarė mėnyre dhe si do tė arrihet "evropeizimi" edhe i interesave tė shtetit Sovjetik dhe i rusėve nė te? Kjo njėherit e shpjegon edhe intransigjencėn serbe, por edhe luhatjen e tė tjerėve, si nė raportet gjithėjugosllave, poashtu edhe nė ato me shqiptarėt. Serbėt do tė dėshironin t'i ruanin tokat e pushtuara nė rrethana tė tjera historike, si minimum tė dhėnė pėr integrimin e tyre nė Evropė, me ēmimin e provokimit tė luftės nė Ballkan. Kjo do tė thotė se ata shprehin gadishmėrinė pėr instrumentalizimin e vetes nė funksion tė mosndryshimit tė politikės sovjetike ndaj gjithė situatės nė Evropė dhe tė ruajtjes sė statusit prioritar tė etnikumit sllav nė politikėn ndėrkombėtare.

Nga ky aspekt, politika serbe natyrisht se e ka tė qartė se, sė paku nė raport me shqiptarėt, nuk ėshtė fjala pėr toka serbe. Argumentimi historik nė kėtė rast ėshtė dubioz dhe nė instancėn e fundit i paqėndrueshėm. Fjala ėshtė mė tepėr pėr shpresėn se, sikurse nė tė kaluarėn, komponenta religjioze e argumentimit politik do t'a luajė rolin e vet nė vendimet pėrfundimtare tė rregullimit tė ēėshtjes. Politika e Fuqive tė Mėdha nė Ballkan nė tė vėrtetė u formėsua duke qenė e ndikuar edhe prej kėsaj komponente. Operacionet luftarake dhe konferencat diplomatike nė Ballkan dhe rreth tij Fuqitė e Mėdha i arsyetonin si luftė interesash nė Perandorinė Otomane dhe jo si copėtim tė tokave shqiptare. Pėr to formimi i njė shteti relativisht tė fortė shqiptar me popullsi kryesisht tė besimit islamik do tė paraqiste, shprehur simbolikisht, njė pykė aziatike nė tėrėsinė e krishterė tė Evropės. As atėherė dhe as sot komponenta religjioze nuk u konsiderua si relevante pėr diskutime nė argumentimin politik, por kjo nuk do tė thotė se ishte mė pak prezente nė refleksionet dhe nė motivet e nxjerrjes sė vendimeve politike: "Ekziston njė seri kolosale e kontesteve tė mundshme tradicionale nė njė botė, -shkruan Stanly Hoffman, -ku akoma ekziston sė paku njė ideologji e konflikteve tė dhunshme -fundamentalizmi islamik, dhe ku zhdukja ose rėnia e ideologjive sekulare e lejon nacionalizmin nė pjesėn mė tė madhe tė planetit si tė vetmin indikator tė lojalitetit" (S.Hoffmann, vep.cit.). Me fjalė tė tjera, relevanca e kėtij faktori nė raportet ndėrkombėtare politike, pėr shkak tė njė vargu motivesh, po sidomos pėr shkak tė burimeve tė energjisė, pavarėsisht nga avancimet nė fusha tė ndryshme tė shkencės, ėshtė ngritur. Andaj, ndonėse shqiptarėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fundamentalizmin islamik, ėshtė fare lehtė, ndonėse jo korrekte, t'u mvishet ai si hipotekė. Kėtė hipotekė nuk mund t'a heqim vetėm duke e theksuar areligjiozitetin e njohur shqiptar, (religjioni konsiderohet si arritje e qytetėrimit), por duke u mbėshtetur nė traditėn e rrallė tė tolerancės fetare, duke e kėrkuar vendin e vet nė pikat e afėrta ose tė pėrbashkėta kristiano-islamike dhe duke e avancuar rolin e vet nė afirmimin e mentaliteteve dhe tė botėkuptimeve tė tė dy sistemeve tė mendimit religjioz dhe politik.

Nė kontekst tė argumenteve tė theksuara, pėr politikėn globale tė fuqive, fakti se jashtė kufijve tė shtetit amė ndodhen mė tepėr se gjysma e popullit, ndėrsa nė Jugosllavi jetojnė rreth 40% tė popullsisė sė gjithėmbarshme shqiptare, ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur. Mėnyrėn fatlume tė zgjidhjes sė tij do tė duhej t'a gjenin vetė shqiptarėt, por duke mos e rrezikuar paqen, interesat e baraspeshės dhe orientimin global politik. Pėr kėtė shkak pėrkrahja eventuale e Shqipėrisė pėr bashkimin e tokave shqiptare vetėm nga njėra palė e multipolaritetit (e bėri Gjermania gjatė Luftės sė Fundit) ose e bipolaritetit tė forcave (supozohet se e bėri Stalini nė funksion tė anti-amerikanizmit), nga pala tjetėr u konsiderua instrumentalizim i Shqipėrisė nė funksion tė interesave globale tė palės sė kundėrt. Nė kontekst tė proceseve tė tanishme integrative tė Evropės, bashkimi shqiptar, nė mbėshtetje tė ndonjė roli tė theksuar eventual gjerman nė Evropė, do tė thotė bashkim via-gjerman. Ndėrkaq, situata e kundėrt -pėrkrahja eventuale e shqiptarėve nė Jugosllavi qė ta bashkojnė Shqipėrinė, dhe jo tė bashkohen me Shqipėrinė, objektivisht do tė thotė bashkim via-Beograd. Kjo poashtu nuk ėshtė gjė e re. Ekzistonte si projekt i mundshėm i federatės ballkanike para (vetėm teorikisht) dhe gjatė Luftės sė II-tė Botėrore. Nė qoftė se njė bashkim tė tillė hipotetikisht do t'a mbėshtesnin forcat ose regjimi properėndimor politik nė Beograd, nė instancėn e fundit, bashkimi i tillė do tė konsiderohej si cėnim i interesave tė sovjetizuara Ruse dhe Serbe me supozimin se njė Shqipėri e tillė do t'ishte via-facti anti-Ruse e anti-serbe dhe jo vetėm anti-komuniste. Kėmbėngulja serbe qė nė ēfarėdo rrethanash Kosova tė mbetet me Serbinė realisht ėshtė shprehje e frikės se njė gjė e tillė mund tė jetė objektivisht e mundshme.

Marrė globalisht qė tė dy qasjet e bėjnė minimizimin e rolit tė faktorit politik shqiptar nė pėrcaktimin dhe nė realizimin e qėllimeve tė veta nacionale. Pėr kėtė shkak, ngjarjet e vitit 1981 qė i karakterizoi kėrkesa e theksuar fuqimisht pėr Republikėn e Kosovės, nė esencė e nxorėn nė sipėrfaqe pikėrisht rolin e kėtij faktori. Republika e Kosovės, si do qė tė duket, mund tė konsiderohet zgjidhje e pjesėshme, paliative e ēėshtjes shqiptare. Mirėpo zgjidhjet paliative tė ēėshtjeve tė mėdha mund tė konsiderohen dhe janė cilėsi e luftės politike dhe produkt i menēurisė sė faktorit politik shqiptar nė vlerėsimin e tėrėsishėm tė rrethanave, rrugės sė zhvillimit tė proceseve dhe synimeve pėrfundimtare tė tyre. Objektivat politike shqiptare kanė karakter tė tė drejtave tė natyrshme dhe demokratike dhe jo tė maksimalizimit tė fuqisė me qėllim tė instrumentalizimit tė saj nė lojėn e vjetėr tė fuqisė dhe tė ligjit tė xhunglės. Mundėsitė tona pėr tė kapur hapin e botės sė zhvilluar nė avancimet teknologjike, tė bioshkencave, tė megashkencės, tė shkencės mbi materialet, tė informatikės etj., janė tė vogla por kjo nuk do tė thotė se duhet hequr dorė nga pėrpjekjet maksimale pėr tejkalimin e pazhvillueshmėrisė nė tė cilėn ndodhemi dhe pėr krijimin e infrastrukturės sė nevojshme qė do t'a mundėsonte akceptimin dhe aplikimin e inovacioneve nga fushat e pėrmendura tė shkencės, pa tė cilat nuk mund tė paramendohet jeta nė shekullin e XXI. Andaj, lufta politike pėr realizimin e kėrkesave legjitime ėshtė e motivuar nga nevojat reale tė popullsisė shqiptare pėr zhvillim. Ajo nuk ėshtė e orientuar nė mohimin e nevojave tė ngjashme tė serbėve. Pėrkundrazi. Duke u ndodhur nė nivele tė ngjashme tė madhėsisė demografike, tė shkallės sė zhvillimit, tė orientimit civilizues, tė pozitės historike dhe gjeografike, pėr kah pėrmbajtja e brendshme thėrret pėr pėrfundimin definitiv tė raporteve tė subordinacionit dhe tė dominacionit, kėrkon heqjen dorė nga instrumentalizimi i vetes nė funksion tė interesave tė huaja, implikon vėnie tė raporteve kualitativisht tė reja, evitim tė ndikimeve negative tė huaja dhe ėshtė shpėrthim i energjisė sė re kreative, jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjitha palėt e ngatėrruara nė krijimin e pengesave pėr fitorėn e sė resė. Republika e Kosovės, me fjalė tė tjera, pavarėsisht nga ajo se kush mund jetė nė nivelin institucional bartės i njė politike gjithėshqiptare, nė rrethanat e dhėna ėshtė realizim i njėrit prej interesave vitale tė kombit. Si e tillė, mund tė qėndrojė vetėm nė funksion tė bashkimit por edhe tė forcimit tė raporteve tė reja nė gjithė territorin e Ballkanit, tė Mesdheut dhe tė Evropės. Kėtė rol mund t'a luajė me sukses nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, qė do tė kenė konsiderata pėr tė gjithė pjesėmarrėsit dhe pėr gjithė drejtimin historik tė zhvillimit tė proceseve pozitive.



Krushė e Madhe, 22 maj, 1991

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:11 pm

PJESA II

VITI '81 DHE PROCESET E DEMOKRACISĖ



Kohėve tė fundit nė Kosovė duket se dominojnė dy parulla: ajo mbi demokracinė dhe ajo mbi Evropėn. Me demokraci mendohet tė arrihet nė Evropė, ndėrsa me Evropė mendohet tė kihet demokraci (zhvillim). Duket se qė moti ėshtė bėrė imperativ precizimi i pėrmbajtjes sė tyre dhe shpjegimi mė i hollėsishėm i raportit tė tyre me ngjarjet nė Kosovė dhe me synimet e saj. Pėr kėtė shkak, nė qoftė se nė pjesėn e parė tė letrės sė drejtuar redaksisė sė revistės beogradase «Intervju», tentimi i argumentimit teorik, nga aspekti i vetėdijes, sado pak i ka vėnė nė dyshim paragjykimet mbi atė se ngjarjet dhe kėrkesat e vitit 1981 inspiroheshin ekskluzivisht nga RSP e Shqipėrisė; nė qoftė se teksti i diskutimit nga viti 1981 nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė ngjarjet e atij viti i ka vėnė nė kontekst tė lėvizjes botėrore konvulzive autonomiste, kurse vetė kėrkesėn kryesore pėr Republikė, nė kontekst tė synimeve natyrale pėr zhvillimin e mėtejshėm tė Kosovės, atėherė duket e udhės dhe e drejtė tė konstatohet se Kosova nuk mund tė stoliset me njė demokraci tė imponuar nga jashtė; se asaj demokracia nuk i duhet pėr t'u stolisur (se edhe ashtu ėshtė e bukur), e as pėr tė vallėzuar me tė. Do t'i duhet, natyrisht, edhe pėr kėto, por jo vetėm pėr kėto, sepse atėherė vėshtirė qė do tė arrinte nė Evropė. Me fjalė tė tjera, Kosova nuk mund tė arrijė nė Evropė pa njė demokraci autentike, tė vetėlindur prej saj. Pikėrisht pėr kėtė shkak, kjo pjesė e analizės (pjesa e II-tė), tenton tė koncentrohet nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me raportin midis ngjarjeve tė kėtij viti dhe proceseve tė demokratizimit tė jetės politike nė Kosovė. Pa kėtė, nocionet «demokraci» dhe «Evropė», nuk mund tė kuptohen drejt, nuk mund tė kenė pėrmbajtje adekuate. Vetėm duke i vėnė nė relacion me ngjarjet e vitit 1981, me tėrė kontinuitetin e ndodhive tė viteve '80, mund tė arrihet gjer te pėrcaktimi i drejtė, jo vetėm i pėrmbajtjes sė tyre, por edhe i synimeve tė mėtejshme tė proceseve tė tanishme e tė djeshme, si edhe i lidhmėrisė sė tyre me ato procese tė demokratizimit qė e synojnė njė Evropė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt e saj (qė do tė jetė temė e pjesės sė III-tė tė kėsaj analize). Nga ky aspekt, duket se viti 1981 ėshtė nyja, zbėrthimi i sė cilės e mundėson lėvizjen e drejtė tė gjėrave dhe tė proceseve. Natyrisht, ato mund tė lėvizin edhe pa zbėrthimin e kėsaj nyjeje. Dhe, gjatė historisė, rėndom, vetė ajo i ka zgjidhur nyjet e ngjashme, veēse ēmimi rėndom ka qenė tejet i lartė. Ėshtė paguar me lajthitje, me ngecje dhe me tragjedi, herė-herė fare tė panevojshme, dhe herė-herė tepėr tė ekzagjeruara. Ndėrkaq, ndonjėherė tėrėsisht e kanė ndėrruar kahjen e zhvillimit tė tyre, nė mėnyrė qė pastaj historianė tė zotė janė detyruar tė merren me vlerėsimin e asaj se ē'do tė kishte qenė mė mirė — tė mos ishte bėrė ai ndėrrim i kahjes, apo mė mirė qė ishte bėrė? Dhe historia nė kėtė pikė doemos do tė ishte shndėrruar nė filozofi dhe filozofia doemos do tė ēonte nė pėrsėritjen e proceseve tė njėjta, me pėrmbajtje tė ngjashme, por gjithsesi me ēmimin adekuat edhe pėr kohėn, edhe pėr energjinė e shpenzuar materiale dhe shpirtėrore.
Dhe qėllimi i kėtij shqyrtimi nuk ėshtė ta ndryshojė historinė. Po tė mendohej njė gjė e tillė, do tė ishte njė prepotencė e padėgjuar dhe e paparė. Mirėpo, megjithė modestinė e domosdoshme, nuk mund tė mohohet se kjo analizė e synon kontributin e autorit nė zhvillimin e mėtejshėm tė proceseve. Nė qoftė se ato procese pa dashjen e tij e kanė pėrfshirė pėrpara, e kanė ndrydhur dhe e kanė zhveshur nga subjektiviteti nė shoqėri, tani ėshtė rendi qė proceset tė kenė veshė pėr subjektin dhe ta braktisin verbėrinė e spontaneitetit. Me njė fjalė, ėshtė rendi ta pranojnė edhe kritikėn, edhe kontributin qėllimmirė tė subjekteve qėllimmira.
Kritikė tė tjerė, subjekte tė tjera tė ndrydhura e tė pandrydhura, natyrisht do tė pyesin me tė drejtė — pėrse pikėrisht viti 1981? Pėrse jo ndonjė vit tjetėr, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjė vit i mėhershėm, tė mos ishte nyja pa zbėrthimin e sė cilės nuk do tė ecej pėrpara? Dhe pėrgjigja mund tė duket arrogante, por nė esencė e saktė: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinė. Tė gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit tė historisė. Do tė thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit tė proceseve, rritjes sė kuantitetit, por kėrcimin kualitativ, vetė shndėrrimin e kuantitetit nė kualitet, e bėri vetėm viti 1981. Jo se ishte njė vit mrekullibėrės, por sepse pikėrisht nė atė vit ishin pjekur tė gjitha kushtet, ishin akumuluar tė gjitha proceset, ishin arritur tė gjitha nivelet pėr shndėrrimin e kuantitetit nė kualitet, dhe rastėsisht i ndrydhi subjektet qė nuk deshėn tė pajtoheshin me ndrydhjen. Po tė ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do tė kalonte njėsoj sikurse edhe vitet tjera.
Rreth ngjarjeve tė kėtij viti ekziston vlerėsimi zyrtar se ato ishin tentim kontrarevolucioni dhe ekziston koha e cila tashmė e tejkaloi njė vlerėsim tė kėtillė. Mirėpo problemi qėndron pikėrisht kėtu: tejkalimi i njė vlerėsimi tė tillė politik me vetė zhvillimin e ngjarjeve nė kohė dhe nė hapėsirė nuk ėshtė njėsoj me tejkalimin e tillė tė vlerėsimit nė mbėshtetje tė argumenteve kritike. E pra, objektivisht kjo do tė thotė ngadalėsim i proceseve; shpenzim i panevojshėm i energjisė materiale e shpirtėrore, dhe mjegullim dhe zhdavaritje e qėllimeve pėr realizimin e tė cilave zhvillohen proceset. E dyta e bėn tė kundėrtėn: i kristalizon qėllimet dhe i hap rrugė zhvillimit tė proceseve pozitive shoqėrore. Ndėrkaq, lajthitja, zvarritja apo devijimi i proceseve, rėndom nuk ngjan pėr shkaqe spontane, ndonėse edhe kjo nuk mund tė pėrjashtohet, por pėr tė arritur ndonjė qėllim tė caktuar, tė arsyeshėm shoqėror. Dhe arsyeshmėrinė e qėllimeve tė kėtilla e pėrcaktojnė subjektet vendimtare tė proceseve, por legjitimitetin e tyre historik nuk e pėrcaktojnė ato, veēse arsyeshmėria historike e qėllimit — idealit, d.m.th. e qėllimit final qė e synon tendenca historike e zhvillimit tė proceseve. Ēdo proces qė nuk ėshtė nė harmoni me kėtė tendencė mund tė arsyetohet nė mėnyra tė ndryshme, mund tė ketė legjitimitet afatshkurtėr politik, por nuk mund tė ketė legjitimitet historik, e as ta pretendojė atė. Pėr kėtė shkak ėshtė i nevojshėm shqyrtimi i ngjarjeve tė vitit 1981 nė kontekst tė definimit tė kontrarevolucionit.
Vetė fjala «kontrarevolucion» definohet nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga tema e shqyrtimit, por definicionet e ndryshme nuk mund ta injorojnė pėrmbajtjen e kėtij nocioni, tė pėrfshirė nė «Enciklopedinė politike». Aty ajo definohet si: «aksion i organizuar politik i drejtuar kundėr sistemit shoqėror tė krijuar me revolucion, kundėr fryteve revolucionare, kundėr forcave dhe raporteve shoqėrore qė e synojnė transformimin revolucionar tė shoqėrisė. Si dukuri shoqėrore e kundėrt me revolucionin, kontrarevolucioni shėnon ndryshimin kualitativ tė njė gjendjeje shoqėrore ose sistemi nė drejtim tė restaurimit tė raporteve tė mėtejshme tė lėkundura dhe tė mėnjanuara politike dhe tė prodhimit», («Politiēka Enciklopedija, Savremena Administracija». BGD.1975,f.476). Shpjegimi i vlerėsimit tė kontrarevolucionit nė Kosovė mė vonė ėshtė plotėsuar me botime tė veēanta mbi problemin e Kosovės. Nga ana tjetėr, shtypi me shkrime tė vazhdueshme polemizonte njėanshėm me kėrkesėn dominante tė ngjarjeve tė vitit 1981. Esencialisht, me njė gjimnastikė tė veēantė mentale, provohej tė argumentohej:
1. se kishte ngjarė tentim kontrarevolucioni dhe
2. se kėrkesat dominante tė atij viti e synonin pėrmbysjen e rendit shoqėror.
Pėr tė argumentuar tezėn e parė theksohej se ngjarjet e atij viti kishin qenė tė organizuara. Varėsisht nga kėndvėshtrimi, por mė tepėr nga orientimi ideologjik i autorit, theksohej se ato i kishte inicuar Beogradi, gjegjėsisht Tirana, por gjithmonė pėrmes forcave pro-rankoviēiste, pro-informbiroiste, pro-staliniste, pro-marksiste-leniniste etj. tė Prishtinės, d.m.th., tė Kosovės. Pjesėmarrja e konsiderueshme e tė rinjve nė ato ngjarje relativizohej qėllimisht ose edhe minimizohej, ndėrsa vetė autorėt e veprave tė inkriminuara, nė mėnyra tė ndryshme denigroheshin. Jepnin shėnime se gjatė pjesės mė tė madhe tė viteve '80 ishin zbuluar nėntė (9) organizata bukur tė mėdha dhe 83 grupe ilegale qė kishin marrė pjesė tė drejtpėrdrejtė nė kontrarevolucion («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990). Spekulohej me mundėsinė e shpėrthimit tė kryengritjes sė armatosur dhe me mundėsinė e ekzistimit tė qendrės sė kontrarevolucionit.
Nė kėtė tekst dhe nė momentin e tanishėm nuk ėshtė e mundur tė shqyrtohet as niveli organizativ e as karakteri i organizimit tė organizatave dhe tė grupeve tė pėrmendura ilegale. Kėtė duhet ta bėjnė ata qė i kanė kėto shėnime dhe atėherė kur do tė jetė e mundur qė me to tė disponojnė edhe tė tjerėt. Mirėpo ėshtė e mundur, madje edhe e nevojshme, qė qysh tani, nė mbėshtetje tė nevojės dhe tė pėrshtypjeve personale, tė jepet mendimi se i pėrgjigjej apo jo karakteri i organizimit dhe niveli organizativ i tyre pėrmbajtjes sė definuar tė kontrarevolucionit? Nė qoftė se forma (organizimi), merret e ndarė nga pėrmbajtja (aktorėt dhe qėllimi), qė rėndom fillonte nga treshet (2 + 1, d.m.th. dy veta qė nuk dinin pėr njėri-tjetrin dhe njėri qė dinte pėr dy tė tjerėt), dhe kjo pastaj rritej me progresion gjeometrik nė dhjetėshe (3 x 3 + 1), nė qindshe (99 + 1), nė mijėshe (999 + 1), atėherė ėshtė e qartė se kjo mėnyrė e organizimit mund t'i pėrgjigjej ēdo qėllimi, pra edhe revolucionit e jo vetėm kontrarevolucionit. Nga kjo rezulton se ėshtė punė e kotė tė merresh me ndarjen e formės nga pėrmbajtja. Me fjalė tė tjera, theksimi i nėntė (9) organizatave pak si mė tė mėdha dhe i 93 grupeve ilegale, vetvetiu nuk e argumentonte tezėn mbi ekzistimin e tentimit kontrarevolucionar, e as tė kontrarevolucionit. Ashtu mund tė argumentohej edhe ekzistimi i tė kundėrtės sė kontrarevolucionit, d.m.th. i revolucionit. Meqė kėto dy nocione e pėrjashtojnė njėri-tjetrin, shihet se argumenti ėshtė i pavlerė, sepse me tė njėjtėn premisė nxirren dy konkludime tė kundėrta qė e asgjėsojnė njėri-tjetrin. Nė qoftė se kėsaj i shtohet edhe fakti se nuk u argumentua ndonjėherė ekzistimi i qendrės sė kontrarevolucionit del se argumenti i theksuar nuk ėshtė kurrfarė argumenti.

Megjithatė, njė kohė bukur tė gjatė u aludua nė qendrėn pėr nxjerrjen e vendimeve politike nė Kosovė si qendėr tė kontrarevolucionit. Dhe, meqė qendra e tillė nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse e qendrave tė tjera nė vend dhe e qendrės sė vendit nė tėrėsi dhe mė larg, atėherė dilte se kontrarevolucioni nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse, hallkė nismėtare e njė kontrarevolucioni tė tėrėsishėm tė vendit nė pėrgjithėsi, bile edhe e tėrė Evropės Lindore. Pavarėsisht nga ajo se nė pjesėn e parė tė tekstit dėrguar revistės «Intervju» e theksoja se nuk ma merrte mendja qė mund tė identifikohej qendra pėr nxjerrjen e vendimeve politike me qendrėn e kontrarevolucionit nė Kosovė dhe pavarėsisht nga ajo se tani gati tėrėsisht jam i sigurt pėr kėtė, jo, gjithmonė do tė varet nga ajo se ēfarė nė tė vėrtetė synohej me zhvillimin e ngjarjeve: restaurimi i raporteve tė mėnjanuara e tė likuiduara politike apo krijimi i raporteve tė reja?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:16 pm



Duke u nisur nga pika e njėjtė, tani ėshtė e qartė se forca tė ndryshme revanshiste dhe antikomuniste e presin restaurimin e raporteve tė vjetra, kthimin e fuqisė sė humbur gjatė luftės, shėrimin e komplekseve tė vjetra, dhe shfrimin e pasioneve tė ndrydhura me vite. Bile pėr kėtė «festė» tė tyre tė pėrgjakshme ato i mprehin thikat, kamat dhe jataganėt. Ato e marrin si tė kryer kthimin e tyre nė pushtet dhe hakmarrjen e tyre tė madhe. Komunizmi pėr to ėshtė mundur nė saje tė kredive dhe mendjes dinake tė kapitalit tė madh. Meqenėse kurrnjėherė nuk kanė qenė nė gjendje tė krijojnė vlera tė reja, por vetėm t'i imitojnė vlerat e huaja, t'ua vjedhin kreatorėve pėr qėllimet e tyre tė papastra, ato tani janė tė gatshme t'i shėrbejnė (gjithmonė dinin ta bėnin vetėm kėtė), qėllimeve tė errėta tė forcave tė «kohėrave tė pėrhimta», tė mezokohėrave. Ato megjithatė e harrojnė njė gjė tė vogėl por tė rėndėsishme: se bartėsit e ngjarjeve tė vitit '81 nuk ishin kontrarevolucionarė e as tė manipuluar nga ata, apo nga cilado forcė tjetėr e mezokohėrave. Mirėpo, te kėto ēėshtje do tė kthehemi mė vonė nė kėtė tekst dhe nė tekstet e ardhshme. Tani ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, meqė forma nuk mund tė analizohet pavarėsisht nga pėrmbajtja e saj, atėherė del se ngjarjet e vitit '81 nuk mund tė analizohen as pavarėsisht nga subjektet e tyre e as pavarėsisht nga qėllimi, ideali i tyre.

Pėr hir tė thjeshtimit tė gjėrave tani do tė merremi me shqyrtimin e relacionit midis qėllimit final, kėrkesės kryesore tė ngjarjeve dhe tė bartėsve tė tyre pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė, dhe vlerėsimit tė saj si kontrarevolucionare. Ndonėse me tė nuk synohej as shkėputja nga Jugosllavia e as pėrmbysja e raporteve shoqėrore nė Jugosllavi, prapėseprapė u theksuan kėto shpjegime:

1. se Republika e tillė do ta shfrytėzonte tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė do tė cėnohej integriteti territorial i Jugosllavisė;

2. se ajo e provokonte luftėn qytetare dhe hipotetikisht pėrmbysjen e rendit shoqėror tė Jugosllavisė; dhe

3. se ajo nė esencė e provokonte revidimin e kufijve nė Ballkan dhe mė gjerė, nė Evropė.

Pėrveē faktit se operohej me hipoteza dhe nocione hipotetike, qė tė tri argumentet nuk kanė ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me kontrarevolucionin. Nga definicioni i theksuar i kontrarevolucionit ėshtė e qartė se kėrkesa pėr Republikė mund tė vihej nė lidhje direkte me kontrarevolucionin vetėm poqese me tė synohej restaurimi i raporteve tė kundėrta me revolucionin, tė atyre raporteve tė cilat dikur i kishte pėrmbysur akti revolucionar i forcave revolucionare tė vendit nė tėrėsi. Kontestimi i kėsaj kėrkese, me fjalė tė tjera, nuk vihej nė relacionin me karakterin e sistemit eventual qė synohej (realizimi i barazisė sė plotė brenda sistemit tė pėrmirėsuar, tani brenda radhėve tė reja qė dalin nga fryma e kohės), por vetėm nė konsekuencat eventuale qė mund tė rezultonin nga kundėrvėnia e forcave tė tjera. Kėto forca tjera pėrsėri supozoheshin si revolucionare, pasi qė nuk ishte e logjikshme qė forcat kontrarevolucionare t'i kundėrviheshin qėllimeve kontrarevolucionare. Forcat revolucionare nė kėtė pikė duket se e ruanin njėrėn nga frytet e revolucionit — rregullimin federativ tė vendit dhe pozitėn ekzistuese tė republikave dhe tė krahinave tė pėrcaktuar me kushtetutė. Dukej, sepse rendi i vendosur kushtetues qė nė start nuk ishte treguar i suksesshėm: nė fillim ishte nisur nga huazimi jokritik i konceptit leninist mbi nivelizimin e zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė kombeve, ndėrsa shqiptarėt, si mė pak tė zhvilluar, i kishte vėnė nėn mbikėqyrjen e RS tė Serbisė dhe brenda saj, nė mėnyrė qė mė vonė, me kushtetutėn e vitit 1974, t'ua siguronte njė pozitė dubioze (edhe brenda Serbisė, edhe si element konstitutiv i Federatės). Megjithė fisnikėrinė e vet, Lenini nuk kishte mundur as pėr tė gjallė tė vetin, e as tė tjerėt mė pastaj, qė nė federatėn sovjetike tė rregulluar nė mbėshtetje tė konceptit mbi nivelet e dhėna tė zhvillimit tė kombeve (e cila nė tė vėrtetė i reflektonte pėrpjekjet e francezėve dhe tė anglosaksonėve pėr inkorporimin e kolonive tė veta nė sistemet e tyre politike), ta suprimonte veprimin e ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik. Ndėrkaq, ky i «pėrjetėsonte» nivelet e tilla, sepse zhvillimi i kombit mė pak tė zhvilluar gjithmonė ngecte prapa zhvillimit tė kombeve mė tė zhvilluara (ndonjėherė edhe pėr disa herė) dhe kėshtu, ndonėse zhvillohej edhe kombi mė pak i zhvilluar, diferenca me kombet mė tė zhvilluara thellohej gjithnjė e mė tepėr. Pėr kėtė shkak, zhvillimi i kombeve mė pak tė zhvilluara i pėrngjante zhvillimit nė moszhvillim. Pasardhėsit e tij nuk e panė tė udhės, ose nuk mundėn (gjė qė ėshtė njėsoj), t'ia pėrshtatnin rregullimin e vendit nevojave reale tė rritės sė kombeve. Andaj, po qe se rregullimi i vendosur federativ i sovjetikėve nė fillim i ndihmoi zhvillimit tė kombeve mė pak tė zhvilluara, mė vonė duket se u shndėrrua nė pengesė tė rritjes sė tyre tė mėtejshme. Nė vitet '60, kėtė problem francezėt dhe anglosaksonėt e zgjidhėn me kėrcim kualitativ, duke u pajtuar me pavarėsimin e kolonive tė veta, por gjithashtu duke e ruajtur pozitėn e vet tė privilegjuar pėrmes raporteve neokoloniale. Zhvillimi gjithnjė e mė i madh i shkencės, i teknikės dhe i teknologjisė dhe ngecja e vendeve nė zhvillim e redukton gjithnjė e mė tepėr nevojėn e pėrdorimit tė dhunės fizike pėr ruajtjen e kėtyre raporteve. Nė kėtė mėnyrė, opcionet e pavarėsisė politike nė dukje rriten, ndonėse realisht mund tė kenė edhe kahje tė kundėrt. Mirėpo, ėshtė me rėndėsi se metropolet e dikurshme, por edhe kolonitė e tyre, e hoqėn nga rendi i ditės aspektin shpirtėror tė ēėshtjes. Problemi i zhvillimit tė vendeve nė zhvillim u shndėrrua nė ēėshtje tė forcave tė tyre tė brendshme dhe tė aftėsisė sė tyre vetanake pėr t'u gjetur nė raportet e botės sė jashtme. Ndėrkaq, te sovjetikėt ky problem ndodhet nė zgjidhje e sipėr, sikundėr edhe te ne, por dallimi qenėsor qėndron nė faktin se zgjidhja e tij edhe te ne edhe te sovjetikėt u inspirua me nevojėn e zhvillimit tė gjithėmbarshėm, pra tė nevojės qė tė zhvilloheshin edhe vetė kombet mė tė zhvilluara, e jo vetėm ato nė zhvillim.

Nga ky aspekt, zbėrthimi i kėtij problemi nuk ėshtė mė rėndėsi vetėm pėr kombet mė pak tė zhvilluara, por ka rėndėsi tė jashtėzakonshme nė radhė tė parė pėr vetė kombet mė tė zhvilluara brenda rregullimeve tė dhėna federale. Dhe pikėrisht edhe pėr kėtė shkak, ngjarjet e vitit '81, duke kėrkuar suprimimin e dubiozitetit tė pozitės sė Kosovės brenda Federatės jugosllave, nė tė vėrtetė e kėrkonin suprimimin e pengesave pėr lirimin e hovit kreativ tė forcave prodhuese. Zbėrthimi i problemit nė dėm tė krahinave (ndryshimet kushtetuese nė favor tė Serbisė), nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me lirimin e forcave kreative tė Serbisė. Ato njėsoj u «lidhėn» edhe mė tepėr, pikėrisht sikurse ato nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, nė qoftė se pajtohemi se zhvillimi ėshtė nevojė imperative pėr tė dy palėt; nė qoftė se poashtu pajtohemi se forcat kreative tė njėmendėta janė bartėse tė vėrteta tė zhvillimit tė ēdo kombi veē e veē, dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi; dhe nė qoftė se pajtohemi (e doemos duhet tė pajtohemi), se pozita e gjertanishme kushtetuese e Kosovės qė moti u shndėrrua nė pengesė tė hovit tė forcave kreative, jo vetėm te shqiptarėve, atėherė doemos duhet tė pajtohemi se kėrkesat dominante tė vitit 1981 pėr konstituimin e Kosovės si Republikė, nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me kontrarevolucionin.

Ndryshimi tjetėr thelbėsor nė zgjidhjen e problemit tė zhvillimit, qoftė nė raport me anglo-saksonėt, qoftė me sovjetikėt, ka tė bėjė me nivelin historik tė zhvillimit global tė kombeve nė fjalė. Shqiptarėt dhe serbėt janė kombe tė cilat pėrafėrsisht nuk kanė pasur diferenca tė mėdha as nė nivelin e zhvillimit tė tyre global, as nė numėr tė popullsisė (i takojnė kategorisė sė kombeve relativisht tė vogla); nuk kanė pasur religjion tė vetin (orthodoksizmi u lind nė Bizant, katolicizmi nė Romė, ndėrkaq islamizmin ua eksportuan otomanėt). Andaj, nuk kanė pasur mundėsi (pa marrė parasysh pėrpjekjet e vona tė serbėve), qė atė ta shndėrrojnė nė instrument tė ekspanzionit sikurse kombet tjera tė mėdha. Historikisht, pozita e tyre nė dukje pak mė e privilegjuar nė raport me njėri-tjetrin, ishte gjithmonė rezultat i prezencės sė interesave tė huaja (otomanėt, rusėt, gjermanėt, francezėt etj.), por jo i rritės sė shpejtuar autentike tė njėrit ndaj tjetrit. Kanė mundur t'ia huazojnė njėri-tjetrit edhe kulturėn edhe religjionin, por nuk kanė mundur as ta krishterizojnė njėri-tjetrin e as ta modernizojnė, pa i marrė parasysh bindjet e Pashiqit qė ia thoshte Hartwig-ut nė prag tė luftėrave ballkanike. Pėr kėtė shkak marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve, gjegjėsisht raportet midis tyre, nuk mund tė jenė raporte tė hierarkisė, por tė barazisė sė plotė; jo raporte tė pėrbuzjes, por tė respektit tė plotė reciprok tė identiteteve tė tyre. Hapėsira gjeografike tė dy palėve u dikton raporte miqėsie, por miqėsia nuk qėndron nė qoftė se nuk mbėshtetet nė barazinė e plotė dhe nė respektimin e sė drejtės tė secilit pėr t'u zhvilluar nė pajtim me mundėsitė e lira nė bashkėsinė mė tė gjėrė. Pėr kėtė shkak, kėrkesa pėr t'u konstituar nė Republikė historikisht do tė thotė vėnie e raporteve kualitativisht tė reja, evitim i ndikimeve negative tė huaja dhe shpėrthim i energjisė sė re kreative pėr tė dy popujt. Ndėrkaq kjo nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me kontrarevolucionin.

Vazhdimi i procesit qė e synonte realizimin e barazisė sė plotė tė shqiptarėve, por edhe zhvillimi i procesit tė demokratizimit nė Evropė, me kohė e zhvlerėsoi njė vlerėsim tė tillė mbi ngjarjet e vitit l981 si kontrarevolucionare. Ky vlerėsim tanimė as qė theksohet, por kundėrvėnia kėsaj kėrkese mė vonė u mbėshtet nė kalkulimet e karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin eventual tė hartės politike tė Evropės: «Menjėherė pas demonstratave masovike tė shovinistėve dhe tė separatistėve shqiptarė nė vitin 1968 (tė cilat, gjė qė ėshtė karakteristike, nuk kanė kurrfarė lidhje as me natyrėn e as me kuptimin e kontestacionit botėror dhe jugosllav nga viti '68), e sidomos nė vitin 1981 kur haptas u shpreh kėrkesa «Kosova — Republikė», ishte e qartė se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqohen me strategjinė e drejtuar nė prekomponimin dhe dekomponimin e Serbisė, tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, e me kėtė edhe tė Evropės. Fjala ėshtė pėr tentimin qė tė bėhet revidimi i kufijve tė Evropės, gjė qė bėhet edhe mė evidente, po tė kihet parasysh se Shqipėria nuk e ka nėnshkruar dokumentin pėrfundimtar tė Helsinkit me tė cilin shtetet nėnshkruese e garantojnė pandryshueshmėrinė e kufijve tė Evropės pas Luftės sė II Botėrore» («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Urata
Pėrjashtuar
Pėrjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Jan 29, 2008 3:32 pm

Ukshin Hoti, ky bard i sfidės…



UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!



Shkruan: Ferit RAMADANI

Kėrēovė, 09. 11. 2007



Ukshin Hoti, ky bard i sfidės



Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!

Si njohės i raporteve shoqėrore nė shkencėn politike, Ukshin Hoti, padyshim , ėshtė kthyer nė Enciklopedi peripetishė, e cila, pėr shkak tė njohurive, dhe pėr qėndrimin rigoroz nė fiksimin e raporteve, ka pėrjetuar golgotėn, vetėm e vetėm ta kthejė, gjegjėsisht ta ndryshojė kuptimin veprues, nga njė mekanizėm i makinerisė paqėsore qė okupatorit sėrbosllav ia mundėsonte njė pėrmbajtje imagjinare tė kauzės! Me njė fjalė, Ukshin Hoti, ky bard i sfidės, zhvillimin e procesit kombėtar, kurrė nuk e lejoi t’i pėrshtatet interesit grupor, apo, interesit tė momentit politik! Ky qėndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vėrtetė e qenies sė njeriut, tė cilėn, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri tė pėrqėndrohet me dinjitet tė paluhatshėm, dhe ai, iu qas konvergjencės pėr ta demitizuar mitin mbi zhvillimin nė Kosovė!

Nė kėtė relacion ai e pa ,bile, nė hollėsi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatė gjetjes sė obcionit qė t’ia bėnte tė mundur Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi, nismėn drejtė njė rruge prej nga do tė bėheshin edhe tė famshėm, edhe tė pavarur! Nė kėtė drejtim, ai e nisi mbėshtetjen nė pjesėn e parė tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” tė pėrqėndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesė qė i pėrket, dhe brėnda asaj tėrėsie, trajtoi ēėshtjen shqiptare! Duke poseduar me njė kapital njohurishė, qė nga antika politike, e deri nė strategjinė bashkohore tė rregullimit tė ri botėror, Ukshin Hoti, del njė unikat shkencėtar i cili ka njė prekshmėri tė veēantė, dhe prej saj e bėn negacionin kritik tė njė realiteti tė sėndėrtuar mbi marrėdhėniet nė mes shqiptarėve qė synojnė ta fitojnė lirinė, dhe tiranėve sėrbosllavė tė cilėt me ēdokusht duan tė mbesin perandorė!



Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale



Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili, ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė zhvillimit! Kjo vetėdie ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotit tė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!

Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale tė perandorėve sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales paqėsore!



Ukshin Hoti - Kundėr sindromit tė pėrkuljes, ngriti

arkitekturėn e mospajtimit



Ėshtė shumė e domosdoshme tė hyjė nė rrjedhat e njė studimi tė mirėfilltė domethėnia dhe qėndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbėshtetet nė vlerat reale qė i duhet t’i ketė pėrparasyshė njė shtet dhe komb! Duke i ditur nė hollėsi teoritė e zhvillimit, ai ka shtruar nė rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i pėrjashton gjithė solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzėn e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori nė autostradėn e njė funksioni demokratik qė lidhej direkt me Evropėn dhe Amerikėn si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim nė zgjidhjen e ēėshtjeve, pėr tu arritur sovraniteti dhe mirėqenia e popujve tė robėruar. Ndėrsa, makineria shqiptare e poviniencės paqėsore dhe pushtuesit e sėrbosllavisė po kėtė domosdo tė kauzės shqiptare e shėtitėn nėpėr rrugicat dhe qorrsokakėt e lokalizmit, qė ta mbajnė nė oborrin e eksperimentimit tė durimit dhe nė sprovimin gjithėjugosllav tė kolonializimit! Kundėr sindromit tė pėrkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturėn e mospajtimit , veēmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me kėtė sfidim u pėrpoq pėr tė dalė jashtė kornizave tė asaj robėrie klasike, dhe me njė elokuencė u pėrball deri nė pyetjen:

-”Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisė Autentike”? Athua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė?”, shkruan ai nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.

Kundėr kėsaj konkurrence tė qėllimeve ku synon mendja e kėtij shkencėtari tė politikės reale, ėshtė ngritur pushtuesi sėrbosllav. Prandaj ai me ēdokusht e bėn privimin e Ukshinit, pėr ta privuar edhe karakterin e drejtė tė politikės shqiptare e cila, duke i marrė nivelet e vetėdies do tė bėhej kundėrshtare e kodikut tė doktrinės okupuese! Nė kėtė relacion, Ukshini shumė ēartė i ka bėrė analizat e shtetit dhe interesat vitale tė kombit, i cili qėndronte nė kornizat e parimeve sipas proviniencės sė Perėndimit dhe, kundėrshtonte proviniencėn e Lindjes. Nė kėtė rrafsh tė sintezės analitike, Ukshini ka pasur parasyshė ta nxierrė tė vėrtetėn e shtrirjes sė problemit shqiptar, tė cilėt “ Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme, janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Megjithatė me kėtė relativitet, nė pėrputhje me gjithė veprimtarinė qė e kanė bėrė, nuk janė si ato kombe qė nuk mund ta mbrojnė veten!”. shkruan Ukshin Hoti:

-”Qasja e jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb - shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t’u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre”.



Qenėsia e Ukshin Hotit ka marrė trajtėn e

njė shenjtori tė ngujuar!



Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qėndrimeve tė paluhatshme e kanė bėrė Ukshin Hotin shtyllė tė pamposhtur qė di t’i nisė proceset e demokracisė tė cilat dominuan qė nga “Viti 1981” dhe u bėnė lėvizje konvulzive pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr shqyrtimin e drejtė tė qėllimeve shqiptare pėr t’ia ndryshuar historinė e aneksimit duke u integruar si tėrėsi dhe pa kufinj administrativė nė Bashkėsinė Evropiane, dhe, nė institucionet botėrore! Nė kėto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bėjė edhe analizat por edhe t’i shpjegojė fenomenet tė cilat ishin tė njė prejudikimi paradoksal pėr ngjarjet e “81-it”, ashtu siē ishin pozicionet e inteligjencisė sė asaj kohe, bartėsit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundėr dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njėra anė, dhe shurdhėrisė Botėrore nga ana tjetėr!

Nė kėtė kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinė e peripetive, e shndėrruan nė peng misterioz , dhe qenėsia e tij ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar! Vetėm shkrimet e shkruara qė i la, dalin me nivelin e lartė dhe flasin rreth trajtimit tė fenomeneve dhe qėndrimit dinjitoz tė njė personaliteti unikat , indikatorėt e tė cilit mbeten pėrjetėsi...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Feb 10, 2008 4:21 pm

Sofra E_bukura Urata e gjithe te tjeret ju falemenderoj per mundin qe bene,e dije eshte munde i madhe e ju falemenderoj shume qe na jepen mundesia te lexojm keta shkrime shume po shume me vler.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 29
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Tue Feb 19, 2008 3:21 am





„FAJTORĖ“ JANĖ SHQIPTARĖT, I NDERUAR PROFESOR!





Shkruan: Dritan GOXHAJ *

Tiranė, 02. 10. 2007


Profesor,

po tė nis njė letėr, pasi njė letėr tė tillė nuk kam kujt t’ia nis tjetėr. Do tė flas pak pėr Kosovėn. Pėr Kosovėn “E lirė”. “Tė lirė”, por me njė litar rreth qafe. Ėshte litari i ankthit. Litari i pavarėsisė. E tash Kosova me litar pėr qafe po kėrkon njė degė ku tė varet. I ka provuar tė gjitha e po kėrkon degėn mė tė lartė. Pėr pavarėsinė. Eh, na u bė si njė pėrrallė kjo pavarėsia, ku ka tash 17 vjet qė kallėzohet. Kallėzohet e diskutohet nė salla, hotele e konferenca ndėrkombėtare. Por pėrpara se ta japin pavarėsinė, ta heqin litarin nga fyti. Duan ta mbjellin njė komb tė ri. Por harrojnė, ose nuk e dinė ta bėjnė punėn e “bujkut”. Dihet qė bujku para se tė mbjellė njė farė tė re, duhet t’i vėrė zjarrin fushės qė tė digjet fara e vjetėr.



Do ta mbjellin profesor, kombin me tė ri nė rruzull, kombin kosovar. Sepse ndėrkombėtarėt e ca nga kėta vendorėt tanė me dokumente azilanti nė xhep (70 pėr qind e qeverisė dhe e parlamentarėve nė Kosovė janė me dokumente zvicerane e gjermane nė xhep, e vazhdojnė tė marrin pensionin e azilantit), po pėrpiqen tė na mbushin mendjen: pėr rrethanat e jashtėzakonshme, pėr shtetin e ēfarė ėshtė edhe mė e rėndėsishmja, ajo ēka kėta e quajnė standard e qė nuk ėshtė tjetėr, veēse liria nė robėri.



Profesor,

mos mė pyet se kush janė kėta azilantėt qė kanė tash e 8 vjet me pushime nė Kosovė. Ti i njeh mė mirė se unė. Janė po ata tė njejtėt qė sa ishe ndėr ne tė luftuan, tė burgosėn e u munduan tė tė harrojnė. E tash qė mendojnė se je i vdekur, prej teje po mundohen tė perfitojnė. Po, duan njė Kosovė me “kosovarė” e jo njė Kosovė me shqiptarė, pasi pėr ta e pėr shumė tė tjerė edhe kėtej nga nahija ime, Shqipėria, profesor i nderuar, ėshė nga presidenca e Bamir Topit e deri te kulla blu e Sali Berishės. Shqipėria pėr ta, i nderuar profesor, ėshtė vetėm ēka kap syri e ledhaton dora. Harrone se Kosova ėshtė gjaku i dėshmorėve qė nuk falet!


E di profesor,

qė tash po tė shkon nė mendje kryeministri serb nė 1912, Nikolla Pashiē, i cili pati thėnė: “S’ka komb shqiptar, ka vetėm fise shqiptare.” E unė e di se po tė ishit ju tash ndėr ne, do t’u thoshit kėtyre azilantėve me imunitet, se “sjelljet e kėtyre njerėzve sot nuk janė nė harmoni as me vetėdijen politike shqiptare e as me shpirtin kombėtar shqiptar”. Populli i ngratė shqiptar nė Kosovė ngushėllohet me faktin se e kanė nga euforia. E ndėrkohė, populli vazhdon edhe mė tutje tė jetė nė njė gjendje ankthi e me atė litarin nė fyt qė tė tregova nė fillim tė letrės, i nderuar profesor.



Nė fillim tė letrės tė them se Kosova ėshtė e lirė. Po, ėshtė e lirė nga ushtria e policia serbe dhe e okupuar nga mafia e rrugės e ajo qeveritare e ndėrkombėtare nė pushtet. Mos u ēudit profesor, e gjithe dynjaja ka ardhur nė Kosovė. Erdhėn para 8 vitesh tė na ndihmojnė. Pasi ndenjėn pak, nisėn ta ndajnė Kosovėn mes veti. Por ata nuk u ngopėn me pak, e pabesisht, me ndihmėn e azilantėve nė qeveri, na e pėrmbysėn kupėn.



Po si? - do pyesni juve?

Po ja, njė ditė na thanė ndėrroni ngjyrėn e syve, e njė ditė na thanė ndėrroni emrin, njė ditė ndėrroni flamurin, ndėrsa tash na thonė tė ndėrrojmė edhe lėkurėn. Eh mor i nderuar profesor, nė bukėn e nė kripėn tonė, kėta tė huajt po pėshtyjnė e po shkelin rėndė. Ashtu si dikur mbretėr, sulltanė e gjeneralė qė kanė kaluar nė Kosovė, edhe kėta tė huajt ose UNMIK-asit si i quan populli, janė nis tash rishtazi me hap varre. Edhe kėta si gjithė pushtuesit e tjerė do ikin dikur, e si gjithė tė tjerėt, varre do lėnė pas. Nuk dua tė dukem mosmirėnjohės pėr ndihmėn qė na kanė dhėnė kur ishim nė ditė tė kėqija. Por ju e dini profesor, e jam i sigurt se jeni nė njė mendje po tė themi se: shqiptarėt gjithnjė kanė pasur konsideratė pėr ndihmėn e jashtme, por se nuk mund tė lejojmė humbjen e identitetit e tė dinjitetit pėr hatėr tė asaj ndihme.


Po tė them profesor,

se kjo shtėpia ime dhe e jotja sė bashku, qė quhet Kosovė, ka mbetur pa njė zot. Tė zotin e shtėpisė profesor, UĒK-nė (Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės) e vranė. Eh, lanė pa ēelė as edhe njė dritare. Shtėpia, profesor, ka mbetur edhe pa derė. Nė oxhak kanė bėrė fole sorrat, ndėrsa shqiptarėt presin me gisht nė gojė se kur do tymojė pėrsėri. Jam i bindur profesor se edhe ty, ashtu si unė pėr tė gjallėt, tė ka marrė malli. Se tė vdekurit i kemi pėr ēdo ditė nė televizor, duke na hedhur fall pėr ditėn e pavarėsisė. Qėkur tė vdekurit ia kanė nis me vendos pėr Kosovėn, shqiptarėt e kyēin derėn e shtėpisė dy herė profesor. Njė herė pėr ujkun e njė herė pėr gjahtarin. Ju ndoshta nuk mė besoni, por po tė vini tash nė Kosovė, do shihni se asgjė nuk ėshtė nė vendin e vet. Edhe varret profesor i kanė levizur. Po tė vinit tash nė Kosovė, i nderuar, do tė tė zihet fryma nga pallatet e zhgėrryera. Do tė tė zihet fryma nga tymi i makinave qeveritare me xhama tė zinj e nga tymi i makinave tė xhandarėve vendorė e tė huaj.



- Po, profesor, xhandarė. E kanė mbushė Kosovėn me xhandarė. Ca flasin shqip e tė tjerėt njė dreq u bie nė fije. I kanė sjellė e i kanė veshur qė tė ruajnė demokracinė.



A tė kujtohet, profesor, si pate thėnė dikur: “Demokracia nuk mund tė eksportohet, sepse me atė rast do tė duhej ta ruanin xhandarėt dhe asnjė ndryshim thelbėsor nuk do tė ndodhte”. Po, i nderuar, ke pasur tė drejtė, se as edhe njė ndryshim nuk ka nga atėherė qė e pate thėnė. Ashtu si atėherė, profesor, kėtu nė Kosovė tė zihet fryma nga intrigat e maskarenjve. Ashtu si atėherė, tė zihet fryma nga krekosja e pėshtirė e debilėve nėpėr poste qeveritare.



Eh, i nderuar e i ndritur me dije e me nder.

Kosova ėshtė sosur nė ditė tė kiametit. Aq sa nuk po merret vesh kush po shumohet ne apo vdekja. I dashur profesor, kėshtu nuk shkohet mė, kėshtu nuk mundet me ecė pėrpara. Kėshtu nuk arrihet asgjėkund.



E di qė do tė mė pyesėsh: “Po ju, ē’beni”?

Eh, ne profesor?!

Do tė tregoj diēka i nderuar. Ėshtė njė njeri, profesor, i gjallė, njė Albin Kurti qė sillet kėtej pari. Ėshtė njė djalė i ri, qė kundėrshton gjithcka qė kėta UNMIK-asit flasin e bėjnė nė Kosovė. E gjithė bota profesor, e kontestojnė, e arrestojnė, pėr arsye se pėr ta ai thotė gjera skandaloze si: Vetėvendosje! Por tash ai nuk na dėgjon, se e kanė arrestuar pėrsėri e unė profesor, po tė them diēka nė vesh: Ai djali ka tė drejtė. Ka 100 herė tė drejtė. Ka 1000 herė tė drejtė.


E veē njė gjė ėshtė e saktė kėtu nė Kosovė. Kėtu ligji ėshtė bėrė dhunė. E kur dhuna bėhet ligj, kjo do tė thotė se liria ėshtė afėr, i nderuar. Po pėr tė gjitha sa tė tregova me lartė, fajtorė na kanė bėrė ne. Thonė se fajtorė qenkemi ne shqiptarėt pėr tė gjitha. Edhe kur na vrasin nė demonstratė, fajtore jemi ne. Po profesor, akoma si atėherė shqiptarėt vriten nė demonstratė. Epo fundja poeti thotė: “Na vrasin qė tė na bėjnė tė pavdekshėm/Ku ta kesh atė fat/ Njėherė nė njėqind vjet /Ndodh tė krahasohesh me Zotat!”



- E prapė fajtore janė Shqiptarėt.



- Fajtorė sepse flasin shqip!



- Fajtorė pse mendojnė shqip!



- Fajtorė pse shajnė shqip!



- Fajtorė pse dhjesin shqip!




* Autori ka qenė Komandant i Zonės Operative tė Qarrit nė Ushtrinė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Wed Feb 20, 2008 4:24 am

KĖRKESA PĖR REPUBLIKĖ ĖSHTĖ KĖRKESĖ PĖR ZHVILLIM MĖ TĖ SHPEJTUAR

Nga teksti i diskutimit nė OB tė LK nė Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinė 1981, shkėputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ tė LKJ mė 25 qershor 1987

Shkruan: Mr.Ukshin HOTI
Prishtinė, 19 nėntor 1981
______________________________________________ Tė pranishmit e dinin se unė kisha specializuar nė Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare, se kėtė lėndė e kisha ligjėruar pėr njė kohė tė gjatė nė Fakultetin Juridik dhe nė Shkollėn Politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" nė Prishtinė dhe qė pikėrisht nga aspekti i kėsaj shkence do tė flisja edhe mbi ngjarjet qė ishin zhvilluar tek ne. Marrja me kėtė shkencė e parakuptonte nėnkuptimin e njohurive mbi politikėn aktuale ndėrkombėtare por edhe mbi rrethanat qė i kushtėzojnė dukuritė bashkėkohore. Nė kėtė kuptim, njė kohė tė gjatė isha marrė me hulumtimin e ngritjes dhe tė rėnies sė imperatorive koloniale dhe tė paraqitjes sė atyre neokoloniale. Gjatė kėtyre studimeve kisha vėnė re gjėra shumė interesante. Kisha vėnė re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatė kohės sė rritės dhe tė ekspanzionit tė vet, nuk kishte pasur probleme tė theksuara ndėrnacionale as me Uellsin dhe as me Skocinė. Ėshtė vėrtetuar se p.sh., me 1945, Partia Nacionale, nuk e di se si quhej saktėsisht, por e cila nė programin e vet angazhohej pėr pavarėsimin e Skocisė nga anglezėt, pati fituar gjithsejt rreth 28% tė votave. Pas fitimit tė pavarėsisė sė Indisė, nė vitin 1947, numri i votave nė favor tė kėsaj partie u rrit nė rreth 37% nė mėnyrė qė sot (dmth. kah fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorėzimin eventual tė Kanadasė me Mbretėrinė Britanike, ky numėr u rrit nė rreth 40% nė favor tė partisė sė pėrmendur. Rėnia ose rritja e kėrkesave nacionale tė popullsisė joangleze ėshtė vėrtetuar se ka qenė e lidhur dhe nė korrelacion me rritjen, me ekspanzionin ose me rėnien dhe me zhdukjen e kėsaj imperatorie. Sociologė tė ndryshėm kanė vėrtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisė ėshtė reflektuar nė plan tė brendshėm si kėrkesė pėr sigurimin e sė ardhmes, tė vendeve tė punės, tė statusit tė ngjashėm, tė kuadrove tė profileve tė ndryshme tė pėrkatėsive nacionale joangleze. Ndėrkaq poashtu ėshtė vėnė re edhe njė luftė mė e ashpėr e kuadrove tė pėrkatėsisė nacionale angleze pėr ruajtjen e statusit tė tyre, tė pozitave dhe tė privilegjeve tė fituara. Kjo gjė midis kėtyre dy grupeve krijonte tendosje tė vazhdueshme. Kėshtu, nė shembullin e Imperatorisė Britanike vėmė re se si mund tė ilustrohet ndikimi i njė dukurie tė jashtme nė raportet e brendshme tė njė vendi.
Ėshtė interesant se njė gjė e ngjashme mund tė vėrehet edhe nė raportet midis kanadezėve anglo-amerikanė dhe francezėve tė Kuebekut. Nė fillim tė viteve 70 atje ėshtė aprovuar njė kushtetutė mjaft demokratike me tė cilėn francezėve tė Kuebekut u forcohej autonomia dhe e drejta pėr njė lloj tė statusit autonom, nėse jo edhe special, nė marrėdhėniet me Francėn. Nė qershor tė vitit 1975 Rėne Lėveku, atėherė Kryetar i qeverisė sė Kuebekut tė Kanadasė, nė revistėn "Lė mond Diplomatique" e pati shkruar njė artikull mjaft tė rėndėsishėm me tė cilin e arsyetonte zhvillimin e raporteve specifike me Francėn nė tė mirė tė francizimit tė sėrishėm tė francezėve tė Kuebekut. Sė bashku me tė tjerėt nė kėtė provincė kanadeze, ai pati ardhur gjer nė pėrfundimin se anglishtja, pėrmes zhvillimit mė superior tė teknologjisė anglo-amerikane, automatizimit dhe tė informatikės, gjithnjė e mė tepėr po e ngushtonte pėrdorimin e gjuhės franceze. Zhvillimi i raporteve me Francėn francezėve tė Kuebekut do t'u ndihmonte nė ruajtjen e gjuhės sė tyre dhe nė begatimin e kulturės franceze nė Kanada.
Jugosllavia, natyrisht, nuk ėshtė imperatori britanike, e as qė ka ambicie tė tilla. Kosova nuk ėshtė Skoci, Uells apo Kuebek.
Mirėpo poashtu ėshtė interesant se kėrkesat pėr njė autonomi mė tė madhe nė vendet perėndimore ngushtėsisht janė tė lidhura me gjendjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ekonomike dhe me pozitėn e secilit vend individualisht nė kėto raporte. Kjo na solli gjer ke pėrfundimi i dytė se procesi i forcimit tė kėrkesave autonomiste, t'i quajmė kėshtu me njė emėrues tė pėrbashkėt tė gjitha ato tendenca konvulsive nė botė qė i njohim me emra tė ndryshėm, ėshtė gjithashtu ngushtėsisht i lidhur me krizėn e botės sė kapitalit.
Marksistėt qėmoti i vunė re lidhjet e dukurive tė tilla tė pranishme nė definicionin e Marksit mbi politikėn si shprehje tė koncentruar tė ekonomisė. Pėr kėtė shkak kjo qė ngjau, dhe kėrkesat qė u shtruan nė atė mėnyrė, esencialisht ndodhėn brenda kėsaj ligjshmėrie dhe nuk mund tė shpjegohen jashtė saj. Me fjalė tė tjera, kėrkesa pėr Republikė nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse kėrkesė pėr zhvillim tė shpejtuar dhe tė gjithanshėm ekonomik. Si e tillė figuron nė tė gjitha dokumentat e LKJ-sė dhe tė shtetit tė RSFJ-sė, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnė momentin; e shprehin pakėnaqėsinė me tempon e realizimit tė asaj qė u definua si qėllim politik i politikės sonė; e vėnė kėrkesėn pėr instrumentin autokton qė do tė mund tė pėrdorej nė dobi tė tempos sė zhvillimit tė shpejtuar.
Akademik Hajredin Hoxha tha se ne e kemi zgjidhur ēėshtjen nacionale mė sė miri nė botė. Pėr ta argumentuar kėtė pohim ai betohet se ėshtė ashtu. Unė nuk dėshiroj tė merrem me kontestimin e pohimit tė tij, por do t'ia tėrhiqja vėrejtjen akademikut se betimi nuk ėshtė argument shkencor. Nga ana tjetėr, pėrveē asaj qė e theksova lidhur me skocezėt dhe lidhur me francezėt e Kuebekut, do ta plotėsoja diskutimin tim edhe me ca shembuj tė tjerė. Mė duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua nė fillim tė viteve '70, apo mė sakt, mė 1972. Kjo kushtetutė i vė nė pozitė tė barabartė valonėt dhe flamanėt nė Belgjikė, bile flamanėve u jep tė drejtėn e raporteve specifike me Holandėn. Mendoj se flamanėt industrialisht janė mė tė zhvilluar se valonėt, por megjithatė, siē tregojnė ngjarjet e fundit atje, njė pjesė e mirė e tyre i akuzojnė valonėt se e mbajnė "lidhjen franceze" nė planin ekonomik dhe atė kadrovik, d.m.th. mendojnė se ndodhen nė pozitė tė pabarabartė dhe se ekonomikisht janė tė eksploatuar nga valonėt, pa marrė parasysh kushtetutėn demokratike tė Belgjikės. Suedezėt nė Finlandė poashtu e kanė universitetin nė gjuhėn e tyre dhe mbajnė lidhje tė gjalla me Suedinė. Tė gjitha kėto vende kanė kushtetuta demokratike dhe ky ėshtė realiteti i tyre. Zezakėt nė SHBA pjesėn mė tė madhe tė tė drejtave tė tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet nė kushtetutėn e tyre, por tani amerikanėt janė tė preokupuar me tė ashtuquajturin integrim tė tėrėsishėm tė zezakėve, gjė qė do tė thotė se kjo ēėshtje e ka burimin te raportet klasore e jo tek ato nacionale e racore. Me fjalė tė tjera, me integrimin e zezakėve tė pasur nė jetėn publike dhe politike tė vendit, amerikanėt mendonin se e kishin zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatė i demantoi. Tani ndodhen para pyetjes se ē'duhet bėrė me shumicėn e varfėr dhe tė pakėnaqur tė zezakėve. Ata pozitėn e vet inferiore nė planin ekonomik gjithmonė e veshin me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit tė tyre, d.m.th., problemi i zhvillimit tė pėrgjithshėm tė tyre, reflektohet si kėrkesė pėr pozitė tė barabartė tė racės zezake. E tillė ėshtė logjika e ligjshmėrive shoqėrore. Reflekton disi nė mėnyrė indirekte, shtrembėr e jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e si nė pasqyrė. Te amerikanėt ėshtė interesante edhe njė dukuri nga mesi i viteve '70 e njohur si dukuri e gjurmimit tė pėrkatėsisė etnike (ethnicity). Nga ajo nuk bėnė kurrfarė problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me fillimin e krizės ekonomike tė botės sė kapitalit (v. 1973, pėrkatėsisht 1975).
Kushtetutėn e fundit ne e aprovuam me 1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės politike dhe shoqėrore tek ne. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se kjo ishte e lidhur me ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike tė vendeve tė tjera, por askush nuk mund ta mohojė bindshėm se proceset e demokratizimit shoqėror dhe politik te ne nuk janė pjesė e proceseve tė demokratizimit e tė civilizimit tė Evropės, dhe pjesė e ecjes sė pėrgjithshme progresive tė njerėzimit. Ēdo kushtetutė i reflekton raportet dhe qėllimet e forcave politike tė vendit tė vet. Pėr kėtė shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate tė mėdha, por jo mė tė mira nė botė, nė zgjidhjen e ēėshtjes nacionale, atėherė njė gjė tė tillė duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e pėrgjithshėm tė raporteve demokratike tė vetėqeverisjes socialiste. Zgjidhja e ēėshtjes nacionale, kėtė do tė duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, ėshtė nė mėnyrė tė pandashme e lidhur me tempon dhe shkallėn e demokratizimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, me natyrėn dhe me karakterin e vetėqeverisjes socialiste nė Jugosllavi. Pėr aq sa ky sistem ėshtė mė demokratik, mė human, mė i mirė, mė integral, mund tė thuhet se pėr aq edhe ēėshtja nacionale ėshtė zgjidhur nė mėnyrė mė demokratike, mė humane, mė mirė dhe mė integrale. Ēėshtja qėndron nė faktin qė tė shihet se sa kemi arritur ne qė sistemin e vetėqeverisjes socialiste tė normativizuar nė dokumentet partiake, nė kushtetutė dhe nė ligje, ta realizojmė nė praktikė, sepse pozita e vėrtetė dhe reale e kombeve dhe kombėsive tė Jugosllavisė ėshtė e lidhur pikėrisht me kėtė. Pėr kėtė shkak, mendoj se ngjarjet janė edhe protestė kundėr deformimeve nė zhvillimin e vetėqeverisjes dhe kundėr deformimeve nė praktikėn politike, dhe njėkohėsisht, ato janė kėrkesė pėr zvogėlimin e jazit midis asaj qė ėshtė normative dhe realitetit; midis fjalėve dhe veprave. Nė instancėn e fundit, kjo ėshtė njė kėrkesė pėr zhvillimin e shpejtuar tė Kosovės.
Nga ana tjetėr, akademik Hajredin Hoxha tha se nė botė ekzistojnė dy lloje tė socializmit: socializmi dogmatik i Shqipėrisė dhe socializmi vetėqeverisės i yni. Mua nuk mė ėshtė e qartė se cilit lloj tė socializmit i takojnė p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami, dhe tani Angola e Etiopia, si dhe njė numėr i tėrė vendesh qė veten e konsiderojnė socialiste? Ai thotė se ashtu shkruan nė Programin e LKJ. Por programi i LKJ ėshtė aprovuar nė vitin 1958 dhe ai nuk mund tė kuptohet nė mėnyrė dogmatike. Atėherė LKJ nuk do tė mbante marrėdhėnie me asnjė parti komuniste nė pushtet, as qė do tė mbante raporte diplomatike dhe politike me kėto vende. Sa mė pėrket mua, plotėsisht mė ėshtė e qartė se cila nga kėto parti e monopolizon tė drejtėn qė vetėm ajo tė ketė tė drejtė dhe e pranon vetėm socializmin e vet. Sovjetikėt e pranojnė socializmin real tė Traktatit tė Varshavės; unė e pranoj linjėn e LKJ-sė mbi rrugėt e veēanta tė zhvillimit tė socializmit nė ēdo vend tė veēantė, por meqenėse akoma nuk i njoh tė gjithė parametrat me anė tė tė cilėve nė mėnyrė tė pagabueshme do ta matja socializmin, nuk kam mundur vetes t'i ofroj pėrgjigje kategorike se sa lloje tė socializmit ekzistojnė nė botė. Si anėtar i LKJ-sė i pėrmbahem linjės sė saj. Ua kam lėnė popujve tė vendeve socialiste qė tė gjykojnė mbi socializmin e tyre. Nuk e konsideroj si oportune tė merrem me vlerėsimin e socializmit nė Shqipėri sepse ndodhem nė njė mbledhje partiake dhe jo nė njė simpozium shkencor. Sa i pėrket marrėdhėnieve me Shqipėrinė nė pėrgjithėsi, dhe raporteve midis Universitetit nė Prishtinė dhe tė atij nė Tiranė nė veēanti, tashmė jam deklaruar nė mbledhjen e Komisionit Ndėrkombėtar tė KK tė LK tė Kosovės. Unė jam kundėr suspendimit tė kėtyre marrėdhėnieve. Nuk e besoj se na kanė indoktrinuar. Kam qenė njėri nga bartėsit kryesorė tė kėtyre marrėdhėnieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanė qenė nė interes tė tė dyja palėve dhe nė interes tė zhvillimit tė tėrėsishėm tė kombėsisė shqiptare nė Jugosllavi. Puna ime nė zhvillimin e kėtyre raporteve ka qenė nė pajtim tė plotė me parimet e politikės sė LKJ. Pėr kėtė e kemi pasur pėrkrahjen e tė gjitha forcave progresive tė krahinės, andaj edhe tė Universitetit tonė. Akademik Syrja Pupovci ka qenė njėri nga ata qė e pėrkrahte kėtė bashkėpunim gjatė tėrė kohės sė udhėheqjes sime nė Sekretariatin pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme. As atėherė dhe as sot nuk kam konsideruar se kemi qenė tė mashtruar. Nuk ishim fėmijė. Tani nuk jam i dėshpėruar me rezultatet e punės sime nė kėtė drejtim, por pėrkundrazi, krenohem. Por do tė dėshiroja qė akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a ėshtė akoma ai i djehit, qė na pėrkrahte nė zhvillimin e kėtyre raporteve, apo ai i sotit, i cili angazhohet me tė madhe pėr ndėrprerjen dhe pėr suspendimin e tyre. Nuk do tė dėshiroja qė njė ditė tė vijmė nė pozitėn prej nga do tė angazhoheshim pėr rishqiptarizimin e gjuhės shqipe, ose pėr rishqiptarizimin e shqiptarėve.
Njė kohė tė gjatė kam punuar nė politikė. Kurrnjėherė nuk kam dėshiruar, dhe as qė dėshiroj, qė forcat reaksionare jashtė dhe brenda Kosovės tė manipulojnė me tė. Shokėt qė tani janė nė pozitė, kėtė nuk duhet ta lejojnė.
Prishtinė, 19 nėntor 1981
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu Feb 21, 2008 5:11 pm

ANATEMIMI I UKSHIN HOTIT NGA KLASA E
PAPĖRGJEGJSHME POLITIKE







Tė nderuar miq,


Kėto ditė kur populli shqiptar po i gėzohet pavarėsisė, ėshtė iluzore dhe skajshmėrisht e papėrgjegjshme tė mos e kujtojmė veprėn dhe sakrificėn sublime tė intelektualit dhe politologut tonė tė madh Mr. UKSHIN HOTI.

Me dhimbje tė thellė shpirtėrore, e kam pėrjetuar anatemimin e plotė tė kėsaj figure emblematike, mė 17 shkurt 2008, nga kjo klasė (plotėsisht e pandėrgjegjshme) politike. Pa Ukshin Hotin unikat e tė papėrsėritshėm nė historinė tonė kombėtare, nuk mund tė shkruhet as edhe njė fjali e zgjeruar, pėr hitorinė tonė tė dy decenieve tė fundshekullit XX.

Personalisht nuk ēuditem pėr anatemimin e bacit Ukė( kėshtu e thėrrisnim nė qė e kemi njohur nga afėr) nga presidenti Fatmir Sejdiu, sepse dihet mirėfilli qė LDK-ja nė krye me Ibrahim Rugovėn atė e kannė luftuar nė format mė tė ulėta deri nė momentin e burgosjes, nė vitin 1994. Ajo qė mė ēudit ėshtė anatemimi i bacit Ukė nga lidershipi i ri nė krye me kryeministrin Hashim Thaci, tė cilėt qenė bartės tė luftės ēlirimtare. Prandaj, pa hezitim them zėshėm: Turp! Turp! Turp! pėr ju Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, Ramė Buja e tė gjithė tė tjerėt me radhė, qė dikur jeni frymėzuar nga vepra dhe sakrifica e tė madhit Mr. Ukshin Hoti...!

Nė shenjė respekti pėr kėtė njėri tė madh shumėdimensional, me kėtė rast sjellė perpara jush shkrimin e Moikom Zeqos:





IDETĖ E PAVDEKSHME TĖ UKSHIN HOTIT

Shkruan: Moikom ZEQO



Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit.

Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr. Kam pėrjetuar nė largėsi njė ndėrlidhje tė shumėfishtė, njė shqisim dhe pėrfytyrim universal dhe tė pashpėrbėrshėm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishėm dhe thellėsisht nė ēdo ind tė librit, nė kėtė pasaportė emblematike dhe tipike pėrfaqėsuese tė vetvetes dhe tė kombit qė e pėrfaqėson denjėsisht.

Dhe kam besuar akoma mė shumė tek idetė e pavdekshme.

Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.

Kam parandjerė se historia nuk humb, nuk e asgjėson kurrė vetveten, nuk ėshtė vetėm njė vorbull e marrėzishme apo cikėl i pėrjetshėm humbjesh absurde, nuk ėshtė aspak njė "perpetuum mobile" ekzistencial i njė jete tė rreme, i njė kronologjie tė rreme, i njė statu kuoje fatale.

Kam rigjallėruar vetėdijėn time.

Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminė, mbi dėshpėrimin, mbi degradimin e neveritshėm, mbi kultet dhe mbi tabutė, mbi pėrēarjen e pėrbindshme, mbi mungesėn e stimuluar tė perspektivės, mbi vdekjen e programuar dinakėrisht dhe kafshėrisht tė kombit.

Kam besuar jo vetėm tek idetė e pavdekshme, po akoma mė tepėr, tek interesat dhe tek tė drejtat e pavdekshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombit.

Kam kuptuar se humbjet janė tė pėrkohshme. Se disfatat potencialisht mund tė kthehen nė fitore.

Kam analizuar edhe njė herė rrethanat antishqiptare pėr tė mėsuar se si mund tė kthehen nė shanse shqiptare.

Se filozofia politike e ēėshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisė shqiptare, e pashkėputur nga filozofia e historisė botėrore.

Se kėnga funebre e mjellmės nuk mund tė jetė edhe kėnga e fluturimit tė lirė tė shqiponjės.

Se vonesat historike mund tė jenė deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtėrore e sidomos mendore.

Se nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė ne shqiptarėt nuk do tė kemi asnjė apokalips.

Se mijėvjeēari i tretė ėshtė Shpresa e Madhe, me substancėn e shenjtė dhe ndjellandritėse tė realitetit.

Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar.

Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare.

Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme.

Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.

Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."

350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė.

Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė.

Politika si teori e njė pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e rėndėsishme. Politika si operacionalizim i teorisė ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale dhe vizionare tė vetė teorisė, nė pėrputhjen adekuate tė teorisė me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtėzuar nga kėndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit tė saj. Bota si politikė e njė hierarkie bizantine tė elitės nuk mund tė jetė edhe botė e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundėrvihet e ta asgjėsojė homo homonis-in qė e parakupton edhe homo etnikus-in.

Nocionet politike qė shpesh janė shumė relative dhe aspak tabu tė primitivitetit tė sė kaluarės, nuk mund tė jenė gjithmonė dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.

Nocionet politike burojnė nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janė instrumente tė njeriut qė merret me politikė, pėr ta "asgjėsuar" njė ditė vetė politikėn, dmth., pėr ta bėrė atė tė panevojshme, mbasi kėshtu njeriu do ta realizojė vetveten si qenie e plotė njerėzore, pa qenė nevoja qė tė jetė vetėm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikės ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakundėrshtueshėm.

Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar.

Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.

Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės.

Historia politike e fundit tė shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit tė Berlinit, me projektin e Evropės sė Bashkuar etj., ėshtė nė fakt njė materie e gjallė pėrplot kontradikta. Naiviteti nė tė kuptuarit e kėtyre kontradiktave ėshtė i pafalshėm. Kėto kontradikta duhet tė na e mprehin vetėdijen akoma mė shumė ne shqiptarėve. Nuk mund tė jetė dhe nuk ka liri themelore tė njeriut pa lirinė e tij etnike. Tė drejtat civile nuk i mohojnė tė drejtat qė e strukturojnė kėtė liri etnike. Nė kėtė kuptim, demokracia e nėnkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi ėshtė shprehje e demokracisė, nė atė masė qė lejon tė realizohet liria e lirive tė njeriut dhe tė kolektiviteteve etnike tė secilit njeri nė botė.

Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot.

Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė.

Lufta e kombit shqiptar pėr liri nuk ka pse tė instrumentalizohet si njė luftė me terma fetarė midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjė ėshtė njė absurditet.

Te shqiptarėt, ku ekziston njė pluralitet feshė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė njė fetarizėm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje idiote dhe e kotė. Nga ana tjetėr, teoria e njė protektorati ndėrkombėtar mbi Kosovėn ėshtė e papranueshme nga Karta e OKB-sė, ku tė paktėn juridikisht nuk njihet asnjė formė e kolonializmit, sepse nuk pėrputhet me parimet universale tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė kombeve.

Njė Serbi qė e mban tė pushtuar Kosovėn nuk ėshtė as vetė e lirė. Liria e vėrtetė e Kosovės ėshtė njė premisė themelore edhe pėr lirinė e vėrtetė tė Serbisė. Kosova pėr Serbinė ėshtė kulti i robėrisė sė vetvetes, nėse nuk bėhet shans i lirisė dhe i evropeizimit tė saj tė ardhshėm.

Politika shqiptare e njė rezistence pasive ėshtė njė degradim dhe falsifikim i vetė gandizmit, i cili ēoi nė pavarėsinė e Indisė. Rezistenca si afirmim ėshtė e ndryshme nga rezistenca nė heshtje e humbjes sė personalitetit.

Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt.

Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten.

Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

Nga kompleksi i inferioriteit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.

Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit.

Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.

Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.

Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata.

Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar. Pėr ēdo intelektual shqiptar, tė veshur me kėmishat ceremoniale tė konferencave tė shtypit, tė masmedias, tė mjediseve moderne tė aeroporteve dhe tė hoteleve luksoze, imazhi i kėtij tė burgosuri ėshtė njė thirrje pėr ballafaqim moral dhe shpirtėror.

Vetėdija e tyre duhet tė bashkohet me vetėdijen e tij pėr tė mos u tjetėrsuar.

Historia nuk e pranon asnjė lloj alibie, qoftė e formuluar mjeshtėrisht, si truket e prestidigjitatorėve tė paarritshėm. Historia ėshtė mbi individėt, dhe individėt bėhen tė saj nė atė kuptim kur ata shndėrrohen nė histori.

Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sat Mar 29, 2008 7:35 pm

Ukshin Hoti, ky bard i sfidės…

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!

Shkruan: Ferit RAMADANI
Kėrēovė, 09. 11. 2007

Ukshin Hoti, ky bard i sfidės

Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!
Si njohės i raporteve shoqėrore nė shkencėn politike, Ukshin Hoti, padyshim , ėshtė kthyer nė Enciklopedi peripetishė, e cila, pėr shkak tė njohurive, dhe pėr qėndrimin rigoroz nė fiksimin e raporteve, ka pėrjetuar golgotėn, vetėm e vetėm ta kthejė, gjegjėsisht ta ndryshojė kuptimin veprues, nga njė mekanizėm i makinerisė paqėsore qė okupatorit sėrbosllav ia mundėsonte njė pėrmbajtje imagjinare tė kauzės! Me njė fjalė, Ukshin Hoti, ky bard i sfidės, zhvillimin e procesit kombėtar, kurrė nuk e lejoi t’i pėrshtatet interesit grupor, apo, interesit tė momentit politik! Ky qėndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vėrtetė e qenies sė njeriut, tė cilėn, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri tė pėrqėndrohet me dinjitet tė paluhatshėm, dhe ai, iu qas konvergjencės pėr ta demitizuar mitin mbi zhvillimin nė Kosovė!
Nė kėtė relacion ai e pa ,bile, nė hollėsi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatė gjetjes sė obcionit qė t’ia bėnte tė mundur Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi, nismėn drejtė njė rruge prej nga do tė bėheshin edhe tė famshėm, edhe tė pavarur! Nė kėtė drejtim, ai e nisi mbėshtetjen nė pjesėn e parė tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” tė pėrqėndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesė qė i pėrket, dhe brėnda asaj tėrėsie, trajtoi ēėshtjen shqiptare! Duke poseduar me njė kapital njohurishė, qė nga antika politike, e deri nė strategjinė bashkohore tė rregullimit tė ri botėror, Ukshin Hoti, del njė unikat shkencėtar i cili ka njė prekshmėri tė veēantė, dhe prej saj e bėn negacionin kritik tė njė realiteti tė sėndėrtuar mbi marrėdhėniet nė mes shqiptarėve qė synojnė ta fitojnė lirinė, dhe tiranėve sėrbosllavė tė cilėt me ēdokusht duan tė mbesin perandorė!

Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale

Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili, ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė zhvillimit! Kjo vetėdie ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotit tė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!
Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale tė perandorėve sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales paqėsore!

Ukshin Hoti - Kundėr sindromit tė pėrkuljes, ngriti
arkitekturėn e mospajtimit

Ėshtė shumė e domosdoshme tė hyjė nė rrjedhat e njė studimi tė mirėfilltė domethėnia dhe qėndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbėshtetet nė vlerat reale qė i duhet t’i ketė pėrparasyshė njė shtet dhe komb! Duke i ditur nė hollėsi teoritė e zhvillimit, ai ka shtruar nė rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i pėrjashton gjithė solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzėn e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori nė autostradėn e njė funksioni demokratik qė lidhej direkt me Evropėn dhe Amerikėn si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim nė zgjidhjen e ēėshtjeve, pėr tu arritur sovraniteti dhe mirėqenia e popujve tė robėruar. Ndėrsa, makineria shqiptare e poviniencės paqėsore dhe pushtuesit e sėrbosllavisė po kėtė domosdo tė kauzės shqiptare e shėtitėn nėpėr rrugicat dhe qorrsokakėt e lokalizmit, qė ta mbajnė nė oborrin e eksperimentimit tė durimit dhe nė sprovimin gjithėjugosllav tė kolonializimit! Kundėr sindromit tė pėrkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturėn e mospajtimit , veēmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me kėtė sfidim u pėrpoq pėr tė dalė jashtė kornizave tė asaj robėrie klasike, dhe me njė elokuencė u pėrball deri nė pyetjen:
-”Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisė Autentike”? Athua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė?”, shkruan ai nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.
Kundėr kėsaj konkurrence tė qėllimeve ku synon mendja e kėtij shkencėtari tė politikės reale, ėshtė ngritur pushtuesi sėrbosllav. Prandaj ai me ēdokusht e bėn privimin e Ukshinit, pėr ta privuar edhe karakterin e drejtė tė politikės shqiptare e cila, duke i marrė nivelet e vetėdies do tė bėhej kundėrshtare e kodikut tė doktrinės okupuese! Nė kėtė relacion, Ukshini shumė ēartė i ka bėrė analizat e shtetit dhe interesat vitale tė kombit, i cili qėndronte nė kornizat e parimeve sipas proviniencės sė Perėndimit dhe, kundėrshtonte proviniencėn e Lindjes. Nė kėtė rrafsh tė sintezės analitike, Ukshini ka pasur parasyshė ta nxierrė tė vėrtetėn e shtrirjes sė problemit shqiptar, tė cilėt “ Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme, janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Megjithatė me kėtė relativitet, nė pėrputhje me gjithė veprimtarinė qė e kanė bėrė, nuk janė si ato kombe qė nuk mund ta mbrojnė veten!”. shkruan Ukshin Hoti:
-”Qasja e jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb - shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t’u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre”.

Qenėsia e Ukshin Hotit ka marrė trajtėn e
njė shenjtori tė ngujuar!

Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qėndrimeve tė paluhatshme e kanė bėrė Ukshin Hotin shtyllė tė pamposhtur qė di t’i nisė proceset e demokracisė tė cilat dominuan qė nga “Viti 1981” dhe u bėnė lėvizje konvulzive pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr shqyrtimin e drejtė tė qėllimeve shqiptare pėr t’ia ndryshuar historinė e aneksimit duke u integruar si tėrėsi dhe pa kufinj administrativė nė Bashkėsinė Evropiane, dhe, nė institucionet botėrore! Nė kėto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bėjė edhe analizat por edhe t’i shpjegojė fenomenet tė cilat ishin tė njė prejudikimi paradoksal pėr ngjarjet e “81-it”, ashtu siē ishin pozicionet e inteligjencisė sė asaj kohe, bartėsit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundėr dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njėra anė, dhe shurdhėrisė Botėrore nga ana tjetėr!
Nė kėtė kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinė e peripetive, e shndėrruan nė peng misterioz , dhe qenėsia e tij ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar! Vetėm shkrimet e shkruara qė i la, dalin me nivelin e lartė dhe flasin rreth trajtimit tė fenomeneve dhe qėndrimit dinjitoz tė njė personaliteti unikat , indikatorėt e tė cilit mbeten pėrjetėsi...!

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Sun Mar 30, 2008 11:36 am

Nezir Myrta / SHQIPONJA


O Shqipėri... ............................................................Kosova thrret
....O sot o kurrė! .................................................Motrėn e Vet!
..........Tė Bashkohemi. ....................................Shqipja Jonė
................Dy Kokė! ...................................Me njė kokė

.......................Shqiptarė! .............Do t'Bashkohemi
...................................Nė Njė Tokė!

......Shqipėrisė t'i Prijė Shqiponja Zemėrzjarrta ma eZonja Nė Sy - ka Mprehtėsinė e Tehut tė Guximit e Guximin E Tehut tė Mprehtėsisė - Mprehtėsinė dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Nė Mendje ka - Maturinė e Shpatės tė Vėndosmėrisė dhe Atė Vėndosmėrinė e Shpatės sė Maturisė - Mendjen e Ka Shpatė! Nė Zemėr ka Vrullin e Orės sė Pamposhtėshmėrisė dhe Atė Pathyeshmėrinė e Vrullit tė Orės - Zemrėn e ka me Orė! Nė Flatra ka - Mjeshtrinė e Shpejtėsisė sė Rrufeshme dhe Atė Rrufenė e Mjeshtrisė tė Shpejtėsisė! Flatrat i Ka Rrufee! Nė Kthetra ka - Fshehtėsinė e Forcės tė Rrėmbimit - dhe Atė - Forcėn e Rrėmbimit tė Fshehtėsisė! Kthetrat i ka Forcė! - Nė Shpirt ka Mbretėrinė e Paskajshme tė Yllėsive, tė Paskajshmerisė Qiellore dhe Atė - Pakapshmerinė e Universit Mbretėror!- Shpirtin e ka Mbretėri tė Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!...Nė Dashuri - Ka Fuqinė e Tėrheqjes sė Bukurisė dhe Atė - Bukurinė e Fuqisė Magjike! - .................Dashurinė e Ka Magjii! Nė Jetė ka - Pavdekshmerinė!
.....................E Qendreses ....................Jetė tė Yllėsisė!
...................E Yllėsinė e Saj ............ .....Tė Pavdekshmerisė!
.................Nė Vdekje Ka -............... ........Mbijetesėn Madhore!
............E Madhėshtinė .................................E Mbijetesės Tė Sajė!
.....................Madhėshtia e Vdekjes.............Vdekja - Madhėshti!
................................Bashkohu o Yllėsia e Shqiponjes!

............................................Dardhania -
..............................................Arbania!
.................................................NJĖ
.............................................Shqipėria!

(1992)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Ferit RAMADANI : UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!   Fri Apr 18, 2008 1:31 am


Ukshin Hoti, ky bard i sfidės…

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!


Shkruan: Ferit RAMADANI

Kėrēovė, 09. 11. 2007

Ukshin Hoti, ky bard i sfidės




Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: