Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 1:12 pm

....



Nė artikullin "Gishti i trashė i Vėllait tė Madh" dhe nė tekstin e diskutimit tim nė Fakultetin Filozofik tė botuar nė "Alternativa"-5, 1990, kam treguar mbi esencėn e akuzave tė policisė dhe tė dėnimit tim si dėnim ilegal i njė aktiviteti legal tė njė individi, por nė tė vėrtetė, hetimet tetė-muajshe nė polici, qė u zhilluan rreth 5 drejtimeve tė pėrmendura, nuk ishin gjė tjetėr veēse njė dialog i mundimshėm, herė-herė me dorėza, dhe nė shumicėn e rasteve pa to, rreth argumenteve, nivelit intelektual-teorik dhe synimeve politike tė Kosovės nė tėrėsi. Kisha qenė plotėsisht i vetėdijshėm se nuk e kisha bėrė asnjė vepėr penale, as sipas ligjeve tė atėhershme, dhe nė funksion tė njėrit nga kreatorėt me rėndėsi tė politikės nė nivele tė ndryshme, nuk e kisha pritur burgosjen time. Pėr veprėn politike prisja dėnim politik dhe jo penal. Pėr kėtė shkak, pavarėsisht nga ēmimi qė duhej tė paguaja pėr vepėr tė pabėrė penale, kisha vendosur t'i mbroja gjer nė fund qėndrimet e mia. Dhe i mbrojta. Konsekuencat e kėtij vendimi po i bart akoma edhe sot, pas njėmbėdhjetė viteve, por nuk u pendova ndonjėherė dhe nuk e kam ndėrmend tė pendohem asnjėherė. "Dorėzat" u hoqėn qėmoti; dialogu mbi Republikėn pėrfundoi me aprovimin nė Kaēanik tė Kushtetutės sė Republikės nė Shtator tė vitit 1991, por "dialogu" akoma nuk ka pėrfunduar as pėr sa i pėrket konstituimit tė saj tė plotė; as pėr sa i pėrket jetėsimit tė saj dhe as pėr sa i pėrket pėrmbajtjes sė saj tė ardhshme (demokratike).

Sociologjia Politike ka karakter pragmatik nė dobi tė shoqėrisė. Meqenėse ėshtė ashtu, dhe meqenėse mė tepėr se ēdo shkencė tjetėr e hulumton lėndėn e vet nga rrjedhat e padukshme tė ujit nėn akullin politik, pastaj meqenėse duke e ligjėruar kėtė lėndė u burgosa nė vitin 1981 pėr ta ndėrprerė kėshtu serinė e ligjėratave me titull: "Raporti midis interesit tė klasės dhe tė kombit", dhe meqenėse nė ndėrkohė ngjau shumėēka, u trazuan shumė ujėra, u shua shumėēka e vjetėr dhe u lind shumėēka e re, atėherė ėshtė e udhės tė vazhdojmė aty ku mbetėm para njėmbėdhjetė vitesh. Dhe, si atėherė, ashtu edhe sot do t'a hulumtojmė lėndėn e Sociologjisė Politike. Sė bashku do t'i shqyrtojmė ato ēėshtje dhe ato tema qė do t'i konsiderojmė tė dobishme pėr Republikėn e Kosovės. Natyrisht qė do tė mbėshtetemi nė rezultatet e arritura tė shkencės; do ta vėmė re kontekstin e ndryshuar politik tė kohės, por as e para dhe as e dyta nuk do tė na obligojnė qė ta injorojmė realitetin e dhėnė dhe nevojat aktuale qė i shtron koha. Dhe si atėherė, ashtu edhe sot, nuk do tė kemi konsiderata ndaj konsekuencave tė mundshme nėse do tė paraqiten si tė tilla, sepse do tė udhėhiqemi me mendimin se pėr atė nga e cila do tė ketė dobi njė shoqėri e tėrė vlen tė rrezikohet konformiteti individual. Ėshtė rrezikuar konformiteti i njė shoqėrie tė tėrė dhe do tė ishte absurde tė pretendonim se nuk ėshtė ashtu, se nuk po ngjet asgjė. Ėshtė duke ngjarė shumėēka dhe pa njė logjikė tė kėtillė nuk mund tė ketė kurrfarė avancimi tė proceseve politike shoqėrore. Po qe se individi arrin tė identifikohet me idenė qė tėrheq pėrpara, me proceset qė lėvizin gjithnjė, nė kohėn qė mishėrohet me tė, me atė qė mezi duket dhe qė fshihet prapa perdes sė kohės nė jetėn e pėrditshme, atėherė normat standarde me tė cilat njerėzit jetojnė e humbin vlerėn e tyre. Nė vend tė tyre krijohen norma tė reja qė i kapėrcejnė kufijtė e zakonshėm tė kohės dhe standardet e instaluara tė historisė. Individi mund t'a ndjejė ēastin kur ka ngjarė njė gjė e tillė, atė zero-ēastin e ngjarjes. Gjatė njė procesi politik mund tė ketė disa zero-ēaste tė kėtilla. Ato mund tė jenė tė dhembshme, aq tė dhembshme saqė ēdo gjė tjetėr e humb vlerėn e vet tė zakonshme, dhe vetė natyra e dhembjes mund tė jetė fare e pakapshme nga mendja. Ndoshta nė zero-ēaste tė kėtilla vepron instinkti, ndoshta pėrvoja e akumuluar mentale dhe empirike apo ndoshta perceptimi subkoshient i ligjeve tė natyrės dhe tė shoqėrisė. Pėr tė tjerėt kjo nuk ėshtė me rėndėsi. Ata nuk e dijnė se ē'po ngjet dhe i shohin vetėm reaksionet e jashtme, tė cilat doemos duhet t'i pėrgjigjen kėrkesave tė ēastit dhe orientimit tė kohės. Kėshtu koha, e cila perceptohet si ndėrrim sukcesiv i ēasteve, prej zero-ēastit duket se ėshtė vetėm njė vazhdimėsi e njėtrajtshme e synimeve tė pėrmbajtura nė ngjarjet e mėparshme. Pastaj ēdo gjė e merr formėn e vet tė zakonshme, sikur tė mos kish pasur dhembje fare, ndonėse gjurma e zero-ēastit doemos mbetet nė ndonjė pikė tė fizionomisė sė individit, nė ndonjė rrudhė tė ballit apo nė ndonjė qime tė thinjur tė flokėve. Lidhur me reaksionet e mėvonshme tė kėtij zero-ēasti, Hegeli do tė thoshte: "....se vetėm bota jonė fizike, dhe pėr aq mė tepėr, bota e qėllimeve dhe tė interesave tona shpirtėrore, mbėshtetet pikėrisht mbi kėtė kėrkesė: qė ajo e cila para sė gjithash ekziston vetėm si subjektive dhe e brendshme tė realizohet nė objektivitet, kėshtu qė vetėm te kjo qenje plotėsisht e pėrcaktuar tė ndihemi tė kėnaqur". Mirėpo Hegeli ėshtė njė idealist. Ka plotėsisht tė drejtė pėrsa i pėrket anės subjektive, ndjenjave individuale, tė cilat shfaqen me avancimin dhe me kapėrcimin e realitetit tė dhėnė, d.m.th., tė njė realiteti tė caktuar. Vetėm se ai nuk ka tė drejtė kur botėn e qėllimeve dhe tė interesave tona shpirtėrore e lidh vetėm me subjektin dhe e nxjerr nga ideja absolute dhe kur realiteti objektiv atij i shėrben vetėm si terren pėr realizimin e idesė. Filozofėt u pėrpoqėn tepėr shumė tė pėrcaktonin se cila ishte e para - ideja apo realiteti. Disa i barazuan qė tė dyja dhe i lidhėn ndėr vete, por diskutimi me kėtė nuk pėrfundoi. Akoma edhe sot ėshtė duke vazhduar dhe pa dyshim se do tė vazhdojė paralelisht me pėrparimin e shkencės dhe me akumulimin e rezultateve tė saj. Mėnyra e formimit tė botės sonė tė brendshme fizike dhe tė botės sonė shpirtėrore pėr ne ėshtė mė me pak rėndėsi. Atė e shpjeguan dhe e shpjegojnė tė tjerėt. Ne do tė kėnaqemi me konstatimin se bota e tillė formohet nė kontakt tė vazhdueshėm me realitetin e dhėnė objektiv. Nuk do tė mėrzitemi nėse do tė na cilėsojnė si materialist, sikur qė nuk do tė mėrziteshim po tė na cilėsonin edhe si idealist. Pėr ne ėshtė me rėndėsi tė konstatojmė se realiteti i dhėnė objektiv i Kosovės sė atėhershme jo vetėm se ishte i mangėt, por kurrsesi nuk arrinte ta harmonizonte qėllimin me tempon e ecjes; dėshirėn me mundėsitė; realitetin me ėndrrėn. A ishte vallė viti 1981, (tė cilin do t'a konsiderojmė si njė zero-ēast), bashkė me ngjarjet e atij viti vetėm rezultat i kėsaj dis-harmonie midis ėndrrės dhe realitetit; i jazit qė thellohej midis objektivave tė zhvillimit dhe vetėzhvillimit, apo kishte edhe diē tjetėr? A mundet qė ngjarjet e atij viti tė konsiderohen vėrtetė si njė zero-ēast i historisė? A ishin ato ngjarje vetėm njė hallkė e rėndomtė e vargut tė proceseve historike apo njė hallkė e parėndomtė? A ishte njė ndodhi e veēuar nga bota apo njė pjesė e botės? Dhe, mė nė fund, ajo qė ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi pėr ne, a thua Republika e Kosovės duhet tė ngritet mbi parimin e kontinuitetit apo tė ndėrprerjes me tė kaluarėn? Ēfarė ėshtė mė e dobishme dhe mė e mundshme pėr tė ardhmen? Nė ligjėratat nga Sociologjia Politike ne sė bashku do t'i hulumtojmė pėrgjigjet nė shumė pyetje tė ngjashme, por hė pėr hė duhet akoma t'a thellojmė analizėn e raportit midis individit dhe procesit politik. Nė qoftė se akordohemi me botėkuptimin e Hegelit mbi subjektin si "diēka totale, dhe jo vetėm si diēka tė brendshme...por edhe realizimin e asaj tė brendshmes nė tė jashtmen dhe nė tė", atėherė ėshtė e natyrshme qė akceptimi mental i mangėsive tė realitetit tė shkaktojė shqetėsim. Dhe shkalla e shqetėsimit rritet paralelisht me kuptimin e shkaqeve tė ngecjes; ajo ėshtė pėr aq mė e madhe sa ėshtė i thellė kuptimi i mangėsive tė realitetit dhe ndodhet nė raport tė zhdrejtė me kapacitetet intelektuale tė kapėrcimit tė shkaqeve tė plota tė kėtyre mangėsive. Ndoshta kjo ndjenjė e fuqishme e manifestuar si shqetėsim, si diēka negative pėr realitetin e mangėt, e shtyn individin tė veprojė. Efektin shoqėror tė kėtij veprimi e masin tė tjerėt dhe masa gjithmonė i pėrshtatet nevojave tė kohės. Mirėpo rezultatet e pėrgjithshme shoqėrore dhe politike mund tė shihen edhe vetė. Po qe se individi mbetet nė harmoni me ndryshimet pozitive tė proceseve politike dhe shoqėrore tė kohės; po qe se me veprimet e veta i ndihmon avancimit tė tyre dhe, duke i arsyetuar ato teorikisht i ndihmon kristalizimit dhe pėrcaktimit tė tyre, kjo doemos do tė mbetet vepra e tij qė do tė ndikojė edhe nė kahjen e zhvillimit tė tyre: "Jeta kalon nė negacion dhe nė dhembjen e vet..., -do tė thoshte Hegeli, -dhe vetėm nė saje tė zhdukjes sė kundėrshtive dhe tė kundėrthėnieve ėshtė pėr vete afirmative. Natyrisht, nėse ajo ngec nė vetė kundėrthėnien, pa e zgjidhur dot atė, atėherė pėr shkak tė kėsaj kundėrthėnieje ajo rrėnohet" (G.W.F. Hegel, Estetika I, Beograd, 1975, f. 98). Mirėpo ne nuk do tė pajtohemi me kėtė natyrisht dhe nuk mund t'a lejojmė rrėnimin e jetės. Pėrmes ligjėrimit nga Sociologjia Politike do tė luftohet pėr zgjidhjen e kundėrthėnieve dhe tė kundėrshtive. Nuk ekziston asnjė arsye me peshė qė tė mos fitohet kjo luftė. Ndoshta do tė humbet ndonjė betejė, por lufta doemos do tė fitohet, sepse kurrnjėherė nuk do tė pajtohemi me rrėnimin e jetės, bile edhe nė qoftė se do tė jemi tė detyruar qė t'a humbim atė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 1:15 pm

Kolege dhe kolegė tė nderuar,



Nė thellimin e mėtejshėm tė analizės sė raportit midis individit dhe procesit politik qėllimisht akoma nuk jemi duke bėrė pėrcaktime e as definime tė qarta. Sociologjia Politike nė kohėn moderne zatėn filloi me analizėn e raportit individ-shtet ("Princi" i Machiavellit pėr herė tė parė u botua mė 1514), ose tė raportit elitė-shoqėri. Vilfredo Pareto, p.sh., librin e tij "Forma ed equilibrio sociale" (Forma dhe ekuilibri shoqėror), pėr herė tė parė e botoi nga nga fillimi i kėtij shekulli (1904). Ndėrkaq, Gaetano Moska, librin e tij "Teorica dei governi e governo parlamentare" (Teoria e qeverisjes dhe qeverisja parlamentare) e botoi edhe mė herėt, me 1884, dhe pastaj, mė 1923, librin "Elementi di scienza politica" (Elementet e shkencės politke). Koha (fundi i shekullit XIX) dhe vendi (Itali) kanė mjaft rėndėsi, sepse preokopimet e autorėve me termat nė fjalė i tregojnė ērregullimet nė funksionimin e demokracisė nė njė vend ku zhvillimi industrial ishte i vonshėm. Mirėpo ne akoma do tė ndalemi te raporti individ-shoqėri ndėr ne nė Kosovė dhe ndėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, jo vetėm sepse ky raport ndėr ne akoma ėshtė i gjallė dhe proceset janė akoma tė papėrfunduara, por sepse pėrmes individėve tė caktuar ėshtė bėrė orientimi i tyre drejt demokracisė. Nė artikullin "Bėje ose vdis!" (Fjala, shkurt 1992), ėshtė pėrshkruar njė moment i kėrcimit kualitativ tė procesit nė drejtim tė dialogut dhe tė demokracisė. Pėrderisa pėrcaktimi pėr drejtimin demokratik tė zhvillimit tė procesit politik ishte i hershėm dhe ishte rezultat i njohurive mbi mangėsitė e socializmit nė pėrgjithėsi, kapėrcimi cilėsor nė proces ishte edhe rezultat i ndeshjes sė vullnetit me realitetin; i konfrontimit tė shpirtit me ēelikun; i barazimit tė jetės me vdekjen. Individi nė kėtė rast e kishte bėrė shquarjen e ēastit dhe tė racionales brenda atij ēasti. Me ca fjali tejet tė shkurtėra, nė njė atmosferė tejet epike siē ishte cermoniali i varrimit tė njė dėshmori, e kishte artikuluar esencėn e ēėshtjes. Pastaj kjo gjė e kishte ushtruar ndikimin e vet tė duhur nė zhvillimin e mėtejshėm tė proceseve. Njė gjė tė ngjashme e kishte bėrė ish-Presidenti i Shqipėrisė Ramiz Alia, por nė njė atmosferė tjetėr, solemne, nė sallėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė New York. Njė komunist i pėrbetuar i shkollės sė Enverit i fliste fjalėt qė shėnonin njė kthesė historike nė historinė shqiptare, doemos nė favor tė interesit kombėtar. Pėr ata qė ishin tė vetėdijshėm pėr sakrificėn shpirtėrore nė altar tė ēastit pėr hir tė kombit, ishte ky fjalim i tij njė pamje prekėse dhe njėkohėsisht madhėshtore. Gjithsesi, kjo vetėdije pėr sakrificėn shpirtėrore tė individit i ngriti nė kėmbė edhe ata qė e ndjenin veten si fitimtarė; pėrfaqėsuesit e demokracisė borgjeze i duartrokitėn me dinjitet dhe i shfaqėn respekt tė duhur njeriut qė po shėnonte kthesė nė historinė e njė kombi. Mirėpo ky akt, ndonėse mund tė mjaftonte pėr orientimin afatgjatė tė procesit, nuk mund tė shkaktonte kthesė radikale nė shpirtin e njerėzve tė rėndomtė nė Shqipėri. Njerėzit e kanė vėshtirė t'i ērrėnjosin bindjet e tyre tė rrėnjosura me dekada brenda njė kohe tė shkurtėr siē ėshtė momenti i tanishėm politik. Pėr kėtė shkak shtytjen vendimtare pėr njė gjė tė kėtillė e dha Ismaiil Kadareja me aktin e braktisjes sė Shqipėrisė socialiste dhe tė ikjes nė Francė. Ky kolos i fushės sė artit; gjeni i kombit por jo edhe i popullit (si p.sh., D.Agolli me poemėn e tij -"Nėnė Shqipėri"); krijues i cili mė tepėr se kushdo tjetėr kishte arritur qė t'a lidhte tė veēantėn me universalen; i cili sė bashku me Konstandinin udhėtonte nė thellėsitė mitologjike tė kohės pėr t'a sjellė Shqipėrinė nė bashkėkohėsi dhe nė gjerėsinė e planetit (Koncert nė fund tė dimrit); qė i lidhte yjet e largėta tė horizontit shqiptar me puset e thella mitologjike tė historisė sė tij (Ura me tri harqe) dhe i cili nga dashuria e thellė qė ushqente pėr Shqipėrinė ia kishte lejuar vetes t'a quante "kuēkė" (Viti i mbrapshtė); ky kolos i letrave shqipe besonte me gjithė mend se do ta thyente rezonimin politik tė Evropės mbi shqiptarėt. Bile pėr hir tė kėsaj, me guxim tė madh ishte lėshuar nė baltėn e shovinizmit evrocentrist dhe pastaj e kishte detyruar veten tė sillet si njė aventurier i rėndomtė: e kishte braktisur Shqipėrinė, siē thoshte, pėr t'u kthyer nė Shqipėri! Me kėtė akt pėrfundimisht politik ai u fut nė tė panjohurėn; koha do tė tregojė nėse do tė mbetet njė romantik i fushės sė letrave shqipe apo njė profet i politikės.

Ismail Kadare ishte shkrimtar qė u rrit sė bashku me komunizmin nė Shqipėri. Ndonėse shkrimet e tij pėrshkohen nga fryma bashkėkohore e letėrsisė botėrore, (vėrehet nė to njė stil i veēantė, i prerė, me mendime tė ngjeshura, njė primat jo edhe aq i fshehur i kombėtares mbi klasoren), prapseprapė miliona lexues tė rėndomtė shqiptarė tė veprave tė tij e identifikonin atė me komunizmin dhe e konsideronin si vlerė tė veēantė tė sistemit komunist shqiptar. Komunizmi shqiptar mund edhe tė braktisej, por braktisja ishte e rrejshme, iluzore, pėrderisa Ismail Kadareja akoma mund tė identifikohej me sistemin. Pėr kėtė shkak akti i ikjes la vrragė tė thella tek admiruesit e tij. Revista «Demokracia Autentike-DeA» qė e drejtoja nė Lubjanė, nė numrin e vet tė III-tė, nė faqen e I-rė e pati botuar me atė rast njė poezi tė fuqishme tė njė tė riu 20 vjeēar-Ylber Hasanit, tė cilit i kishte rėnė ndėrmend nė mėnyrė gjeniale ta bėnte sintezėn e rrotulluar tė veprave tė Kadaresė: "Dino Sinojmerin, -thoshte ky poet i ri, fuqia e poezisė sė tė cilit mund tė matej vetėm me Republikėn e Din Mehmetit, -pėrsėri duhet vrarė". Dhe vetėm ky varg i kėsaj vjershe mjaftonte pėr tė ilustruar thyerjen e gjeneratave apo zero-ēastin, por jo edhe dėshpėrimin; pranimin me dinjitet tė fatit historik, dhe jo me panik e huti. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi dinjitoz tė rinisė shqiptare; pėr shkak tė kėtij akceptimi kategorik, luftarak tė fatit tė dhėnė dhe tė asaj krenarie definitive qė shprehej pėrmes vargjeve tė kėtij tė riu, revista «DeA», njė revistė pėrfundimisht politike, e theu traditėn e revistave tė llojit tė vet dhe e botoi vjershėn e tij nė faqen e parė, me fjalėt pėrcjellėse tė kryeredaktorit -"Respekt talentit!", tė cilat nė tė vėrtetė, pa ndonjė prapavijė tjetėr, i shprehnin nderim guximit tė gjeneratave tė reja dhe vendosmėrisė sė tyre qė tė ecnin pėrpara sė bashku me kohėn. Aty nuk kishte vend pėr kurrfarė spekulimesh.

Rasti tjetėr ka tė bėjė me reagimin e njė letrari, i cili rininė e vet e kishte kaluar nėpėr burgje, dhe i cili pėr shkak tė ngritjes konstante intelektuale mė kishte bėrė pėrshtypje. Gradualisht ishim shndėrruar nė miq tė shtrenjtė tė luftės. Atėherė kur gati sa nuk ngrinim rrugės pėr nė Lubjanė nė minus 30 gradė celzius, njė pjesė tė mirė tė kohės e kalonim nė diskutime konstante mbi letėrsinė shqiptare. Kishte njohuri eruditi pėr letrat shqipe, dhe duke e ditur se nuk isha letrar me profesion, me zor tė madh i pranonte referencat e mia ndonjėherė qėllimisht sarkastike pėr letrarėt e ndryshėm shqiptarė. Veēanarisht me indinjatė gati tė vėrtetė e refuzonte konstatimin tim se Kadareja ishte gjeni i kombit dhe jo i popullit dhe shumė mė pak i klasės. E donte Shqipėrinė por mbi tė gjitha e ēmonte Kadarenė. Shqipėria dhe Kadareja pėr tė ishin gati sinonime, kurse pėrmbajtja subkoshiente e tyre, ndonėse e refuzonte, megjithatė ishte socializmi militant shqiptar, dhe atij i bėnte pėrshtypje pėrmbajtja e fjalės "militant" dhe jo aq vetė komunizmi si i tillė. Pėr kėtė shkak, akti i ikjes sė Kadaresė e gjeti tė papėrgatitur. Ndodhej nė Lubjanė dhe mė kishte ēuar fjalė qė t'a kėrkoja nė telefon, por e dija edhe vetė se duhej t'a kėrkoja. Njė burrė qė dhjetė vite tė plota i kishte kaluar nė luftė pėr Republikėn, me tė cilin kishim pėrjetuar ēaste tejet tė vėshtira tė jetės, por tė cilave u kishte qėndruar stoikisht; njė burrė pėr tė cilin kujtoja se njėherė e pėrgjithmonė iu kishin tharė lotėt dhe nuk mund tė qante, tani nė receptorin e telefonit mezi e pėrmbante ngashėrimin: "Nuk e besoja, -tha ai me mundim, -se Kadareja mund t'a bėnte njė gjė tė kėtillė". "Qetėsohu -i thashė unė, -e bėri ate qė duhej bėrė, se ishte i detyruar t'a bėnte". Dhe pyetjes sė vetes sime se a ishte vėrtetė Kadareja i detyruar ta braktiste Shqipėrinė, logjika e pranishme brenda procesit politik gjithmonė i pėrgjigjej pozitivisht. Pėr kėtė shkak mendoja se jo vetėm demokracia shqiptare, por edhe ajo evropiane, Kadaresė ia detyronte nderimin. Njė akt i tillė i njė gjeniu tė mishėruar me kombin nuk ishte tjetėr veēse sakrificė shpirtėrore nė altarin e kombit dhe tė historisė. Pavarėsisht nga ajo se intimisht asnjėherė nuk munda tė pajtohem me njė akt tė tillė, nuk mund tė mos i obligohem me respektin e duhur ndaj sakrificės sė tij tė vetėdijshme. Kombėtarja nė kėtė rast e kishte mbisunduar klasoren dhe ishte treguar mė e fortė.

Akademik Rexhep Qosja, njė figurė tjetėr poliedrike e kulturės shqiptare, siē e vlerėsuan qarqet letraro-intelektuale nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, poashtu ndoshta qe i detyruar qė pėr hir tė avancimit tė proceseve nė drejtim tė demokracisė ta lėshonte njė deklaratė me tė cilėn atėbotė e rrezikoi autoritetin e vet intelektual te njė pjesė e mirė e intelektualėve tė rinj shqiptarė. Akademik Qosja nuk ka qenė ndonjėherė enverist. Ai ishte intelektual i lartė dhe me siguri qė s'mund tė kishte ndonjė nevojė shpirtėrore pėr tė deklaruar se "Enveri kishte vdekur pėr sė dyti". Mirėpo, si duket, nevoja ishte e pėrmbajtur nė proceset politike nė Kosovė. Pėr kėtė shkak njė deklaratė e tillė dhėnė "Zėrit tė Amerikės" s'ka se si tė mos konsiderohet si flijim i vetėdijshėm dhe i qėllimshėm shpirtėror nė altarin e Republikės. Nė redaksinė e «DeA»-s ato ditė vėrshoi njė numėr i madh reagimesh tė nėnshkruara nga qindra intelektualė tė rinj. Mė kujtohet njė letėr e gjatė, e hapur, drejtuar Akademik Qosjes, dėrguar nga njė regjion i Kosovės, e nėnshkruar prej nja 70 intelektualėve tė rinj. Kishin qenė tė mllefosur me deklaratėn e tij, dhe me njė ton tė ashpėr, me njė gadishmėri gati luftarake, insistonin qė tė kėrkonte falje publike, kurse nga unė kėrkonin qė pa vonesė ta botoja njė letėr tė kėtillė. Intimisht nuk pajtohesha me deklaratėn e Akademik Qosjes, por as qė e dėshiroja botimin e njė letre tė kėtillė. Nė vend tė saj «DeA» e botoi nė tėrėsi intervistėn e tij dhėnė «Zėrit tė Amerikės» dhe pėrbri kėsaj interviste e botoi njė reagim tė njė lexuesi me tė cilin nė mėnyrė korrekte, pikė pėr pikė, konfrontoheshin idetė, por jo sharjet. Ndėrkaq arsyet e mospajtimit tim me njė deklaratė tė kėtillė tė Akademik Qosjes ishin dy llojėshe: a) me njė anė mendoja se ndryshimet e kėrkuara politike drejt demokracisė nuk kishin nevojė pėr shtytje inxhektive (me inxhekcione), por do tė duhej qė gradualisht tė pasonin vetė, kurse b) nga ana tjetėr mendoja se Enver Hoxha, me gjithė kontestimet e veprės sė tij, kishte qenė figurė historike dhe se pėr tė vetėm historia do tė duhej t'a jepte vlerėsimin e vet relevant. Nė qoftė se komunizmi nė Shqipėri duhej tė ishte njėmend i vdekur, mendoja se nuk kishte nevojė tė vritej pėr sė dyti nga Kosova. Mirėpo vlerėsimet pa dyshim kanė qenė ndryshe dhe kjo deklaratė e Akademik Qosjes ishte njė akt guximi individual, me tė cilin avancoheshin proceset e ndryshimeve politike nė drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri. Pėr kėtė shkak, ajo jo vetėm se ishte pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė tij poliedrike nė sferėn e kulturės shqiptare, por edhe akt guximi intelektual-politik qė tė detyronte respekt. Akademik Qosja, njėsoj i madh si Kadareja, e ndante me tė qasjen letraro-romantike ndaj problemit shqiptar, ose profetizmin politik, pėr tė cilin do tė duhej tė fliste e ardhmja e afėrt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 1:17 pm

...



Lėvizja e proceseve politike nė drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, do tė ishte tejet dubioze dhe e ndarė me siguri nė kategori tė veēanta shoqėrore, pa kontributin e veēantė tė Adem Demaēit, -Bacit, legjendės sė gjallė tė popullit shqiptar. Ashtu si thotė edhe kėnga, ai pjesėn mė vitale tė jetės sė vet e treti nėpėr burgje dhe kazamate tė titizmit jugosllav. I tėrė njė mekanizėm shtetėror dhe e tėrė njė makineri ndėrkombėtare politike, me decenie tė tėra u pėrpoq gati me sukses tė plotė ta heshtte jo vetėm kuptimin dhe qėllimin e qėndrimit tė tij nėpėr burgje, por edhe vetė atė, ekzistencėn e tij. Pėr kėtė shkak figura e tij e rėndomtė nė mėnyrė gati tė padiskutueshme kaloi nė legjendė; u tret nė shpirtin e gjallė tė popullit dhe u mishėrua me ėndrrėn e tij shekullore; Demaēi dhe populli u bėnė njė. Nuk ishte mė tutje vetėm njė bir i denjė i popullit, por gati vetė populli. Pėr politikėn tani e tutje ishte i rrezikshėm, pėr aq sa ishte i rrezikshėm vetėdijėsimi politik i popullit shqiptar. Dhe kėtė ai e artikuloi me inteligjencėn e tij tė mprehtė; me shpjegimet e thjeshta, por definitive dhe tė prera; me referencat e tij- shpatė qė copėtonin, por qė nuk thernin. Demaēi nuk e luftoi nė veēanti asnjė armik, por qė tė gjithė sė bashku. E luftoi dhe e mundi ēdo kend dhe secilin qė deshi t'a pengonte emancipimin e popullit shqiptar. Pėr kėtė shkak figura dhe personaliteti i tij u mishėrua me progresin; me ēdo lėvizje progresive; me marshin pėrpara tė proceseve politike ndėr shqiparėt nė pėrgjithėsi. Ai nuk i kontribuoi nė veēanti asnjė kthese, sepse i shndėrruar nė popull, i kaloi qė tė gjitha sė bashku me tė. Megjithatė, tė gjitha kthesat, edhe ajo e pėrcaktimit pėr Republikė, si dhe ajo e pėrcaktimit pėr demokraci, e vinin re Demaēin. Demaēi i shndėrruar vetėm nė vete, pėr tė gjitha kthesat, do tė ishte njėsoj i rėndė, enigmatik, i pazbėrthyeshėm dhe i panjohur. Pėr kėtė shkak, madhėshtia e tij nuk qėndron nė tė njohurit e tij nga populli, por edhe nė tė njohurit e popullit nė veten e tij. Komuniteti politik evropian me njė gjest fisnik, duke ia ndarė ēmimin Saharov, deshi ta nderonte, por Komuniteti politik evropian do t'ia ketė borxh gjithmonė respektin, sepse Demaēi i shndėrruar nė popull nuk mund tė nderohet. Ai mund vetėm tė respektohet. Pėr Demaēin mund tė shkruhet gjithēka, por mund tė thuhet vetėm njė: ėshtė njė histori e gjallė nė lėvizje e sipėr dhe si e tillė tė detyron jo vetėm respektin, por edhe dashurinė; jo vetėm dashurinė, por edhe pėrcaktimin. Mund tė jesh me tė, pėrbri tij apo kundėr tij, por nuk mund tė jesh indiferent ndaj tij.

Njėra nga figurat mė kontraverze politike shqiptare nė ish -Jugosllavinė dhe nė kohėn e sotme pa dyshim ėshtė ajo e Mahmut Bakallit. Pėr tė u shkrua dhe u tha shumėēka, por kėtu nuk do tė merremi me ato qė u thanė dhe u shkruan rreth tij. Do tė merremi me theksimin e atyre komponentave tė veprimtarisė tij politike qė ndikuan nė proceset politike, tė cilat aktualisht zhvillohen ndėr ne dhe do tė zhvillohen edhe mė tutje. Nė pjesėn e parė tė punimit "Viti '81 dhe proceset e demokracisė" (Alternativa-7-8/1990) shprehet mendimi se proceset aktuale politike nė Kosovė e nė viset tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė Shqipėri, nė Ballkan dhe nė Evropėn Lindore nė pėrgjithėsi nuk pikėn nga qielli, por kishin njė histori tė mėhershme dhe nuk mund tė vėshtroheshin ndaras nga kontestacioni i pėrgjithshėm teorik, praktiko-politik dhe ideologjik midis pjesėve tė ndara tė botės sė atėhershme. Transformimet politike nė drejtim tė demokracisė nė Jugosllavi nė shumicėn e republikave tė saj (Kuēani nė Slloveni; Raēani nė Kroaci, por edhe vetė F. Tugjmani, ndonėse ish-i burgosur politik, ishte gjeneral i APJ; Kolishevski nė Maqedoni; Kosovac nė B e H), por edhe nė Shqipėri (Ramiz Alia, si lider komunist) u zhvilluan nėn udhėheqjen e liderėve titistė (nė Jugosllavi) ose komunistė (nė Shqipėri). Nė Jugosllavi kjo ishte e mundur edhe pėr shkak se titizmi ishte komunizėm i llojit tė veēantė, i cili qė nga viti 1948 luajti rol tė rėndėsishėm nė drejtim tė demokratizimit tė socializmit nė pėrgjithėsi. Nė Kosovė, njė liberalizim i raporteve tė ngurta socialiste pati filluar qysh nė vitin 1966 (Plenumi i Brioneve), por shkallėn e vet mė tė lartė e arriti gjatė viteve '70. Pikėrisht nė ato vite u shėnua njė ecje pėrpara nė drejtim tė emancipimit tė kombėsisė (si quhej atėherė) shqiptare. Teorikisht, vetė shprehja kombėsi e shėnonte rritėn, fazėn kalimtare prej pakicės kombėtare qė ishte shprehje standarde e shumicės sė shteteve pėr pjesėt e kombeve tė huaja tė mbetura nėn jurisdiksionin e tyre, e gjer te kombi ose kombi-shtet. Me akceptimin e kėsaj shprehjeje dhe me zgjidhjet tjera, kushtetuta e vitit 1974 nė esencė e kishte sanksionuar njė gjendje kalimtare; njė gjendje lėvizėse politike drejt forcimit tė mėvetėsisė sė republikave qė mė vonė u shėndrruan nė konstituim tė shteteve sovrane nė Jugosllavi dhe tė shndėrrimit tė autonomisė sė Kosovės nė Republikė. Nė vitin 1981 kjo kushtetutė (e vitit 1974) mund tė abrogohej (gjė qė edhe ngjau 8 vite mė vonė), ose edhe mund tė amandohej nė drejtimin e theksuar, por ne nė burg e kishim tejet tė qartė qysh atėherė se ajo nuk mund tė qėndronte edhe mė tutje, sepse po tė vėshtrohej vetė Kosova, ishte e qartė se ishte shėnuar njė rritė e veēantė e forcave tė prodhimit qė i tejkalonte kufizimet kushtetuese dhe kėrkonte rrugė pėr tė ecur mė tutje; ishin vėnė baza tė shėndosha, ndonėse akoma ekstraktive tė industrisė; ishte rritur numri i klasės punėtore, ndonėse jo aq sa duhej tė rritej; ishte rritur numri i shkollave dhe i shkollarėve (operohej me shifrėn rreth 500.000); ishte themeluar Universiteti i Kosovės nė Prishtinė me rreth 50.000 studentė dhe ishte krijuar njė elitė intelektuale-politike, ndonėse kishte akoma nevoja tė mėdha pėr rritėn e mėtejshme, sidomos tė elitės tekniko-teknologjike dhe asaj shkencore. Nga ana tjetėr, Kosova tashmė i kishte vėnė themelet e shtetėsisė nė politikėn e jashtme; nė judikaturė dhe nė polici; nė mbrojtjen territoriale; nė planifikim dhe nė ekonomi. Nė tė gjitha kėto drejtime proceset nuk ishin kompletuar, por nuk kishte kurrfarė dyshimi se do tė kompletoheshin si Republikė. Gjatė tėrė dekadės sė viteve '70 Mahmut Bakalli ndodhej nė krye tė LK nė Kosovė e cila esencialisht ishte bartėse e pushtetit politik. Si figurė e rėndėsishme politike, politikisht tejet i shkolluar dhe me inteligjencė tė veēantė, intelektualisht u rrit sė bashku me zhvillimin e proceseve tė pėrmendura politike nė Kosovė. Nė qoftė se Demaēi mund tė konsiderohet i tretur nė popull dhe nė synimet e tij, Bakalli doemos do tė mishėrohet me proceset politike tė demokratizimit nė Kosovė, pa ndonjė zero-ēast tė veēantė, sepse ato (zero-ēastet) ishin tė pranishme nė orientimin e tij politik origjiner. Nė fillim i hendikepuar me autoritetin e luftės tė kuadrove tė vjetra tė luftės, (ishte i ri), sė shpejti shpėrtheu nė vijėn e parė dhe u bė njėri nga kuadrot mė aktraktivė politikė tė Jugosllavisė nė Evropė. Nė figurėn e tij Evropa pas luftės sė Dytė Botėrore ndoshta pėr herė tė parė nė mesin e shqiptarėve filloi tė dallonte dhe tė shquante tė ardhmen demokratike tė kėsaj treve. Bakalli ishte intelektual i tipit tė demokratėve dhe jo komunist. Ai nuk u thellua ndonjėherė nė njohjen e teorive marksiste dhe teorikisht sillej nė sipėrfaqen e titizmit me orientim tė qartė liberal nė demokraci. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak, por ndoshta edhe pėr shkak se ndodhej nė luftė tė vazhdueshme me hegjemonizmin e burokratizuar serb, i pėrjetoi rėndė ngjarjet e vitit 1981. I pėrjetoi si sulm jo vetėm nė politikėn e tij, por edhe kundėr tij si person. Elitist nė sjellje dhe nė botėkuptime, megjithatė, gjer nė fund u pėrpoq t'i shpėtonte ngjarjet nga kualifikimet e rėnda politike (kontrarevolucion) pėr tė cilat e dinte se do tė pėrcilleshin me dėnime tė rėnda. Ndoshta edhe pėr t'iu shmangur ndonjė konsekuence tė rėndė, e ndonjėherė edhe pėr tė provokuar forca tė caktuara politike, e shihte tė udhės tė lėshonte ndonjė deklaratė ose ta bėnte ndonjė sjellje ekzibicioniste me tė cilat arrinte ta iritonte njė pjesė tė rinisė shqiptare, por pėrfundimisht, ndonėse gjer vonė nė heshtje publike, qėndroi fuqimisht nė anėn e synimeve dhe tė kėrkesave tė popullit. Me mekanizma tė padukshėm politikė i ndihmoi dhe i avancoi ato. Jo me letrėn drejtuar Zėvendės-Sekretarit tė SHBA Lorence Eagelberger, por me njė no return tė tij, pikėrisht atėherė kur duhej, pėrfundimisht i drejtoi proceset nė drejtim tė Republikės. Me kėtė akt e pamundėsoi zhvillimin e tyre nė drejtim tė luftės qytetare. Mirėpo, njėherit, me kėtė akt tė tij, me kėtė no return d.m.th. jo kthim nė gjendjen qė do tė ishte mė pak se Republika, pėrfundimisht e radhiti veten nė vijėn e parė tė figurave mė tė shquara politike tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Me Bakallin njeriu me kėnaqėsi mund tė zhvillojė luftė, por pa Bakallin lufta nuk ka ndonjė kuptim. Ėshtė koha qė ai tė kthehet nė vendin e tij tė merituar.

Kolege dhe kolegė tė nderuar,

Me shprehjen proces politik nėnkuptohet tėrėsia e veprimtarisė dhe e raporteve tė subjekteve politike dhe tė faktorėve tė tjerė brenda ndonjė shoqėrie globale. Shpeshherė kuptimi i kėsaj shprehjeje ėshtė i njėjtė me shprehjen sistem politik, sepse qė tė dyja shprehjet kanė tė bėjnė me hulumtimin e jetės politike nė ndonjė shoqėri globale. Vetė fjala proces e nėnkupton ndryshimin nė lėvizje. Individi nė proceset e kėtilla politike ka rėndėsi tejet tė madhe dhe kjo rėndėsi nuk mund tė injorohet, sepse proceset do tė vuanin dhe njerėzit sė bashku me to. Nė kuadėr tė hulumtimit tė lėndės sė sociologjisė politike, ne e pikasėm njė proces, atė tė ndryshimeve nė drejtim tė demokracisė dhe tė Republikės, si dhe rolin e disa subjekteve, jo vetėm me qėllim tė ilustrimit tė fakteve, por nė radhė tė parė, me qėllim tė shtyrjes sė mėtejshme tė vetė procesit. Me kėtė nuk pėrfunduam asgjė. Vetėm sa i hapėm dyert pėr analiza tė mėtejshme me shpresė se do tė arrijmė atje ku duhet, nė kompletimin e fundamenteve tė pėrmbajtjes sė Republikės.

Me fat na qoftė udhėtimi dhe faqebardhė caku ! Faleminderit.



Prishtinė, mė 17.04. 1992.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 1:18 pm

INDIVIDI DHE PROCESET POLITIKE - III*


FJALA E MBROJTJES PARA GJYQIT


Zonja kryesuese e gjyqit,

Tė nderuar zotėrinj tė kolegjit gjykues!

Njeriu nganjėherė, edhepse mund te gjendet nė njė situatė specifike, mund tė dojė tė bėjė njė gjė normale, e cila pikėrisht sepse ėshtė normale, nė njė situatė tė tillė specifike mund tė duket si e ēuditshme. Kėshtu p.sh. unė, ndonėse tani prej meje nuk pritet njė gjė e tillė, nė situatėn e dhėnė, mė duhet t'i shfaq respekt institucionit gjyqėsor tė fjalės sė mbrojtjes. Nuk e di se kur ėshtė futur ajo pėr herė tė parė dhe pėr ēfarė shkaku, qė t'i ofrojė tė pandehurit mundėsi tė vėrtetė pėr mbrojtje apo qė t'i ofrojė gjyqit justifikimin e nevojshėm pėr verdiktin. Nuk e di nėse ėshtė njė institucion vetėm formal apo edhe efikas, apo edhe njėra edhe tjetra, po unė megjithatė dua t'i shfaq respektin, sepse kam pėrshtypjen sikur nė atė raportin pėrjetėsisht tė pasqaruar midis shoqėrisė dhe individit, d.m.th. individit tė cilin shoqėria e ka thirrur nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė veprimeve tė tij tė menduara apo tė realizuara (gjyqi nganjėherė pėr shkaqe preventive gjykon edhe pėr "mendime" tė cilat i cilėson si veprime); nė atė raport nė tė cilin individi pavarėsisht nga avoketėrit e tij dhe nga mbrojtja, pavarėsisht dhe nga bindjet, nga motivet dhe nga veprimet e veta, por edhe sė bashku me to, megjithatė ndodhet plotėsisht i vetėm pėrpara shoqėrisė, nė kėtė raport, institucioni i fjalės sė mbrojtjes fut njėfarė imazhi iluzor apo pėrshtypjen se nė njė periudhė tė caktuar kohe drejtėsia dhe e drejta mund tė puqen dhe tė bėhen njė. Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodh qė tė puqen, por qoftė edhe si iluzion, duke i dhėnė individit mundėsinė qė tė flasė, tė thotė, tė shprehet dhe tė vlerėsojė, tė mbrohet apo tė sulmojė, ajo njėkohėsisht i ofron mundėsinė qė tė besojė se po i drejtohet drejtėsisė dhe jo vetėm sė drejtės. Individi atėherė mendon se mund tė ndikojė jo aq nė vendimin eventual tė gjyqit, sa nė kompleksitetin e rrethanave dhe tė situatave qė mund t'i shkaktojnė gjykimet. Nė kėtė mėnyrė shpresa paraqitet si esenca e vetė iluzionit, ndėrkaq edhe filozofėt e lashtė kanė vėnė re se tė shpresosh edhe atėherė kur do tė thotė vetėm tė jetosh, ėshtė gjė e bukur dhe e madhėrishme.

Nė anėn tjetėr mėsojmė se gjyqi ėshtė njė institucion juridik i shoqėrisė me anėn e tė cilit shoqėria e mat peshėn e konfrontimit tė individit me normat pozitive juridike, dhe nė pajtim me vlerėsimin e vet pėr lėndimin e kėtyre normave ia shqipton individit masat mbrojtėse tė vlerave sunduese tė shoqėrisė nė formėn e dėnimit apo tė shkarkimit nga faji. Nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq duket se ėshtė kėshtu, gjyqi atėherė paraqitet edhe si instrumenti kryesor i shoqėrisė sė civilizuar, d.m.th., i shoqėrisė qė do ta mbajė veten dhe s'do tė lejojė qė tė bjerė nė nivelin e totalitarizmit primitiv, pėrkatėsisht, atij primitiv-modern. Ai atėherė paraqitet detyrimisht jo vetėm si instrument i efikasitetit tė pushtetit politik tė shoqėrisė por edhe si indikator i dinjitetit tė tij. Institucioni i fjalės mbrojtėse e forcon kėtė dimension tė gjyqit dhe tėrthorazi edhe tė shoqėrisė. Sepse nė masėn qė njė shoqėri i respekton njėsoj edhe formėn edhe pėrmbajtjen e pushtetit tė vet politik, po nė atė masė ajo paraqitet si shoqėri politikisht dinjitoze (degnity society), ndėrsa juridikisht legale dhe legjitime. Prandaj institucioni gjyqėsor i fjalės sė mbrojtjes duket si njė institucion serioz, i cili, edhe kur ėshtė vetėm formal, ka tė bėjė me dinjitetin e gjyqit si njė institucion politiko-juridik.

Nė kuadėr tė kėtyre parametrave tė tillė tė shtruar parimorė , unė, me lejen e kėtij gjyqi, do ta shfrytėzoj kėtė tė drejtė pėr tė provuar pėrgjigjen nė pyetjen:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 1:25 pm

Pėrse po gjykohem nė tė vėrtetė



Duke e shtruar kėtė pyetje nė kėtė formė, nuk e kam pėr qėllim t'i pėrmbys ato qė thashė pak mė parė lidhur me funksionin e dinjitetit tė gjyqit por vetėm t'i nėnvizojė ato momente kyēe lidhur me kėtė gjyq nga tė cilat vetė gjyqi do tė mund t'i nxjerrė konkluzionet e duhura lidhur me mua, por lidhur edhe me vetė gjykimin. Do tė mbrohem me tė vėrtetėn, dhe pasiqė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua por dhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi, do tė provoj qė tė veēoj atė qė ka tė bėjė me mua dhe qė nė tė vėrtetė si juridikisht, ashtu dhe politikisht, paraqitet si plotėsisht e paqėndrueshme:

1.Duke e trajtuar ēėshtjen nga ky aspekt, gjatė gjykimit tė gjertanishėm u bė plotėsisht e qartė, ose sė paku ėshtė dashur qė tė jetė plotėsisht e qartė, se aktakuza tė cilėn Z. prokuror nė emėr tė Republikės sė Serbisė ka denjuar ta ngrisė kundėr meje ėshtė absolutisht kontradiktore dhe e paqėndrueshme. Ajo niset nga aspekti i mosnjohjes juridike tė Republikės sė Kosovės, qė do tė thotė nga aspekti i ndarjes teorikisht tė paqėndrueshme tė formės nga pėrmbajtja. Sė paku filozofėt, qė nga antikiteti e kėtej, nuk e bėnė dot kėtė esencialisht. Ndėrkaq nė praktikėn e marrėdhėnieve politike midis shtetesh, por edhe nė praktikėn e veprimtarisė se brendshme tė vetė shtetit, kjo ndarje, ndonėse nė esencė vetėm nė dukje, shfaqet si plotėsisht reale. Vetė ky gjykim, ashtu si ēdo gjykim politik nė pėrgjithėsi, pėrpiqet qė tė duket sikur nuk ka asnjė lidhje me politikėn, qė do tė thotė pėrmbajtje, por vetėm me tė drejtėn, qė pėrfaqėson formėn. Nė praktikėn e marrėdhėnieve midis shtetesh janė plotėsisht tė mundshme situatat kur shtetet e njohin njė shtet vetėm de facto d.m.th. faktikisht, por jo edhe de jure d.m.th. juridikisht. Zakonisht ajo e para, d.m.th. njohja faktike, i paraprin sė dytės, d.m.th. njohjes juridike tė njė shteti. Hė pėr hė do tė merremi vetėm me kėtė aspekt tė kėsaj ēėshtjeje pėr tė treguar dhe pėr tė provuar se aktakuza e ngritur kundėr meje ėshtė plotėsisht e paqėndrueshme, sepse ėshtė nė kundėrthėnie me pėrmbajtjen politike, ndėrsa me kėtė edhe me formėn juridike, por fillimisht do tė vazhdojmė me shkoqitjen e tezave juridike tashmė tė pranuara e tė pranueshme nga tė gjithė. Nė tė vėrtetė, janė tė njohura rastet e "permanencės" por vetėm pėr njė periudhė tė caktuar kohe, tė shtetit tė njohur de facto. Kėto raste kanė pėrfunduar rėndom me ndonjė ndryshim tė brendshėm nė shtetin e njohur de facto, me ndryshimin e rrethanave tė jashtme ose me pranimin e kushtėzimeve tė paraqitura nga ana e saj tė cilat do ta mundėsonin vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė. Me fjalė tė tjera, tė gjitha kėto raste zakonisht pėrfundojnė edhe me njohjen de jure tė shtetit tė dhėnė.

Ju tė gjithė e dini se Republika e Kosovės ekziston; se ndodhet nė procesin e krijimit tė institucioneve vetjake, dhe mund tė pohoj se Republika e Serbisė de facto e njeh. Asnjėherė nuk kam pohuar se unė jam i pari dhe i vetmi qė e kam kėrkuar atė. Kontributi im nė lindjen e Republikės sė Kosovės konsiston nė dhėnien nė atė kohė tė arsyetimit komplet dhe definitiv politik pėr nevojėn e konstituimit tė saj nė suazė tė RSFJ-sė sė atėhershme. Kėtė e kam bėrė vetė dhe plotėsisht i pavarur nga tė tjerėt, pėr tė cilėt madje as qė kam ditur se kanė punuar rreth kėsaj ēėshtjeje. Edhe atėherė edhe tani kanė ekzistuar dhe ekzistojnė tendenca tė fuqishme qė tė minimizohet ose qė tė mohohet plotėsisht kontributi im pėr kėtė ēėshtje. Mirėpo, pasiqė argumentimi politiko-teorik i njė intelektuali politik tė madh nė asnjė mėnyrė s'mund tė ishte i njėllojtė me argumentimin e njė linguisti qė merret me studimin e zanoreve tė patheksuara nė njė fjali, tė njė sociologu qė shtirej si politikolog ngaqė e kishte studjuar Makiavelin ndėrkaq nuk e kishte vėnė re asnjėherė se pikėrisht ai pėrfaqėsonte paraardhėsin e mendimit politik modern negativ dhe jo pozitiv, d.m.th. tė njė politike tė konceptuar si cinizėm tė zhveshur prej ēfarėdo morali, tė njė historiani qė kurrė nuk e kishte kuptuar ndėrlikueshmėrinė e politikės ndėrkombėtare, kėshtuqė botėn e reduktonte nė kombin vetjak, i cili nė kėtė mėnyrė ekziston nė zbrazėsinė e vet, pra, pasiqė nuk ėshtė e mundur nė asnjė mėnyrė qė tė anashkalohen apo tė mos merren parasysh faktet qė pastaj do t'u bien nė kokė, me kohė tendenca tė tilla u bėnė plotėsisht kundėrproduktive dhe tė dėmshme. Unė do tė mund tė gjendesha sėbashku nė tė njėjtėn birucė tė burgut edhe me njė ēoban, por do tė ishte gjė absurde dhe e marrė po tė barazohej vlera e njė ēobani me atė tė njė politikani nė luftėn politike pėr republikėn, nė ēfarėdo lufte politike dhe pėr cilėndo ēėshtje. Ndėrkaq tendenca tė tilla pėr fat tė keq kishte mjaft, dhe s'ishin ato vetėm shprehje e synimeve pėr tė mė poshtėruar nė zemėrim e sipėr por kryesisht ishin shprehje tė njė prepotence. Tė tillėt ndjeheshin aq tė ngrefosur e tė vetėmjaftueshėm sa qė nuk e vinin dot re atė qė ishte qenėsore nė afėrsinė e tyre. Mirėpo kjo i pėrket sė shkuarės dhe nuk ka mė ndonjė rėndėsi, por kanė mbetur si tė rėndėsishme dy fakte vijuese: e para, se jam njėri ndėr themeluesit e Republikės sė Kosovės, dhe e dyta, se jam nxitėsi, themeluesi dhe bartėsi i mendimit tė ri politik nė Republikėn e Kosovės.

Lidhur me faktin e parė prokurori publik mė akuzon se kam dashur ta ndaj me anė tė dhunės Kosovėn nga Republika e Serbisė. Pasiqė Republika e Serbisė, e njeh de facto Republikėn e Kosovės, unė nuk po akuzohem pėr ndarjen e saj nga Serbia, sepse kjo tek e fundit pėrbėn cakun e gjithė alternativės politike shqiptare nė Kosovė, por vetėm pėr mėnyren e realizimit tė kėtij qėllimi (d.m.th. me anė tė dhunės). Rrjedha e gjertanishme e gjykimit ndėrkaq e vėrtetoi se kjo gjė nuk qėndron dhe as qė dua qė, hė pėr hė, tė merrem me kėtė ēėshtje. Mirėpo dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen gjyqit tė nderuar pėr njė varg rrethanash tė cilat sipas meje janė qenėsore pėr vlerėsimin e kėtij rasti.

a) Pėr herė tė parė, d.m.th. me 1982, kam qenė i dėnuar sipas nenit 114 tė LPJ me katėr vjet burg. Ky dėnim pastaj ėshtė ndryshuar sipas nenit 133, alinea 1 tė LPJ dhe ėshtė ulur nė 3,5 vjet burg tė cilat i kam mbajtur nė tėrėsi nėpėr burgjet hetimore tė RSFJ-sė sė atėhershme. Pėrveē vitit 90-91, (gjithsejt njė vit) gjer te ky arrestim i fundit, gjatė gjithė kohės kam qenė plotėsisht i izoluar dhe i ostracizuar nė fshatin tim tė lindjes. Pra, i kam mbajtur mė shumė se l2 vjet burg e jo vetėm 9 vjet, sa m'u dhanė nė gjykimin e parė. Shteti e di se kjo gjė ėshtė e vėrtetė, ashtu siē i di dhe mekanizmat me tė cilėt e ka arritur njė gjė tė tillė. Zatėn kam pasur mundėsi edhe ta ndėrpres atė izolim, por me ēmimin e lėndimit tė integritetit tė personit tim ose me ēmimin e braktisjes sė vendit tim. Nuk kam dashur ta bėj as njėrėn dhe as tjetrėn, dhe nė kėtė mėnyrė kam vepruar ashtu siē do tė vepronte ēdo njeri normal qė e do vetveten dhe vendin e vet. Shtetit i mbetet radha qė kėtė edhe ta pranojė haptazi dhe jo tė vazhdojė edhe mė tej qė tė mė gjykojė. Me fjalė tė tjera, ky ėshte gjyqi i katėrt qė po mė bėhet pėr tė njėjtėn ēėshtje, tė cilėn aktakuzat e formulojnė nė mėnyra tė ndryshme, por tė cilėn ata asnjėherė nuk e argumentojnė dot sepse e vėrteta me tė vėrtetė po fshihet.

b) Rrethana e dytė pėr tė cilėn dėshiroj ta tėrheq vėrejtjen ėshtė e lidhur me politikėn e Kosovės. Zatėn nė qoftė se Republika e Serbisė e njeh de facto Republikėn e Kosovės, atėherė funksionimi i saj nė formėn e kėtij gjyqi nė territorin e Republikės sė Kosovės ose ėshtė akt marrėveshjeje midis tyre, ose ėshtė akt i dhunimit ndaj kėsaj tė fundit. Nė rastin e parė, d.m.th. nė rast se ky gjyq zhvillohet sipas marrėveshjes sė tyre, gjė qė unė e besoj thellėsisht pėr disa shkaqe tė caktuara, duke e marrė parasysh se ekzistenca e njė marrėveshjeje tė tillė nuk ėshtė shpallur botėrisht por pėrkundrazi, e gjithė politika e tyre zhvillohet sipas shenjės sė armiqėsisė (mbase vetėm nė dukje) atėherė me vetė kėtė fakt ajo bėhet lėndė pėr akuzė pėr shkeljen e ligjeve tė veta mbi tė drejtėn e qytetarėve pėr informim objektiv. Politikisht kjo do tė nėnkuptonte njė manipulim tė thjeshtė me opinionin publik. Se manipulimet e tilla janė fare tė mundshme nuk ka nevojė qė tė provohet nė mėnyrė tė veēantė. Kėtė e pranon madje edhe pioneri i mendimit politik modern qytetar Henry Kissinger, nė librin e tij mė tė ri "Mendja e kombit", nga i cili gazeta "Borba" para njė muaji e gjysėm pati mirėsinė qė t'i pėrkthejė dhe tė na i ofrojė pjesėt mė interesante. Autori shkruan aty se nė Evropėn Lindore nacionalizmi shfrytėzohet nė luftė kundėr komunizmit, ndonėse me kėtė ai nuk na thotė ndonjė gjė tė re sepse njė rregull i tillė ėshtė i njohur tash mė shumė se 200 vjet. Ndėrkaq shteti serb njė pėrvojė tė tillė e ka qė nga viti 1924, kur nė emėr tė kapitalit evropian, sidomos nė emėr tė kompanive vajgurore Britanike, dhe me ndihmėn e pretendentit tė mė vonshėm pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė A. Zogut, e rrėzoi pushtetin demokratik tė Fan S. Nolit, i cili ishte njėri nga intelektualėt mė tė mėdhej shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, vetėm pėr faktin se ky mori guxim qė nė parlamentin shqiptar t'i bėjė nderimin udhėheqėsit tė madh tė revulucionit rus, V.I.Leninit, qė kishte vdekur ato ditė. A mos vallė vėrtet e kishte me gjithė mend Evropa, se i pėrndershmi Noli do ta fuste kontrabandė komunizmin nė njė vend qė s'kishte atėbotė kurrfarė klase punėtore, pėrveē njė fshatarėsie tė varfėr, dhe se njė komunizėm i tillė hipotetik do ta rrezikonte Evropen dhe rendin e saj? Dhe a mos vallė ky mbret, qė nuk ėshtė mė i gjallė, tė jetė nxitur edhe nga ana e nacionalizmit serb qė t'u lajkatohet disa qarqeve tė caktuara evropiane pėr ta marrė prej tyre detyrėn kujdestare tė luftės kundėr komunizmit brenda popullit shqiptar? Duket sikur kėsaj lufte qė nga viti 1981 e kėndej iu bashkua edhe njė pjesė e caktuar e ish nomenklaturės titiste nė Kosovė, dhe duket sikur tė gjithė sė bashku po merren me gjueti shtrigash, sepse nė Kosovė as qė kishte pasur ndonjėherė komunizėm tė mirėfilltė nė aspektin autentik. Dhe nė qoftė se ēdo intelektual i ndershėm duhet shpallur komunist nė mėnyrė qė tė pėrndiqet, tė burgoset e tė gjykohet, atėherė shtrohet pyetja se pėr ēfarė sistemi vallė ėshtė fjala dhe mos ndoshta nėn tė po fshihet njė luftė e organizuar e mafisė kundėr shoqėrisė pasiqė s'mund tė bėhet fjalė pėr njė luftė tė ndytė klasore nė kuptim tė plotė tė fjalės, sepse nuk kishte komunizėm autentik dhe sepse akoma edhe sot nuk ekziston njė klasė punėtore vėrtet e pjekur nė Kosovė.

Ndėrkaq nė rastin tjetėr, d.m.th. nė rast se ky gjykim do tė mund tė quhet si akt i dhunimit ndaj Republikės sė Kosovės, sepse , veē tjerash, po gjykohet njėri ndėr themeluesit e saj, atėherė me kėtė Republika e Serbisė via facti do tė pranonte se ėshtė forcė pushtuese dhe se nė kėtė mėnyrė po sillet sipas kriteresh tė veēanta tė fuqisė pushtuese nė pėrndjekjen, burgosjen dhe gjykimin e qytetarėve lojalė ndaj Republikės sė Kosovės, gjė qė ajo gjithsesi e refuzon duke deklaruar se ligjet e veta po i zbaton njėsoj nė tė gjithė territorin e saj, gjė tė cilėn gjithkush mund ta vėrė re se nuk i pėrgjigjet fare tė vėrtetės.

c) Momenti i tretė pėr tė cilin dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen kėtij gjyqi ka tė bėjė me sa vijon: siē e dini, nė Kosovė nė vitin 1990 u krye Revolucioni Demokratik. Njė revolucion i tillė nuk u bė nė Serbi sepse ajo ndryshimet demokratike nė shoqėri i akceptoi me rrugė institucionale, atėherė kur e shpalli veten si vend me sistem shumėpartiak, me ē'rast e vuri nė jetė edhe parlamentin. Pėr dallim nga ajo, nė Kosovė u krye Revulucioni Demokratik. Unė gjithashtu kam qenė njėri ndėr aktorėt e tij kryesorė. Kam qenė intelektuali i parė i sėrės sime qė hapur dhe publikisht jam shprehur nė favor tė sistemit shumėpartiak. E kam bėrė kėtė nė artikullin qė u botua me titull "Gishti i trashė i vėllait tė madh" nė Alternativa nr. 5, 1990, nė Lubjanė, ndonėse ai artikull ishte dėrguar pėr botim nė revista tė tjera qysh nė fillim tė vitit 1989. Ai ishte shkruar nė formė tė pėrgjigjes ndaj disa sulmeve kundėr meje nė revistėn "Intervju" tė Beogradit, dhe nė gazeten "As" tė Sarajevės. Pėr mė shumė se njė vit e gjysėm artikulli u lexua nėn dorė nė tė gjitha qendrat e mėdha tė RSFJ-sė sė atėhershme, sepse ua dėrgoja pėr botim. Nuk deshėn qė ta botonin me kohė pėr shkak tė pėrparėsisė sė disa forcave tjera politike qė pretendonin tė stoliseshin me tė, por, natyrisht, pa pasoja politike apo penale pėr ta. Ndėrkaq orientimi im pėr ndryshime demokratike pėrbėnte njė rrjedhim logjik tė shkaqeve pėr tė cilat kisha qenė i burgosur mė 1981, me njė besim plotėsisht tė sinqertė se nė kėtė mėnyrė do tė mund ta shpėrtheja izolimin dhe bllokadėn mizore qė m'u kishte imponuar pėr nėntė vjet me radhė. Disa funksionarė tė lartė tė nomenklaturės sė atėhershme intelektuale komuniste, tė cilėt nė ndėrkohė u bėnė edhe funksionarė tė tė ashtuqujturės nomenklaturė demokratike, mė vonė, nė mėnyrė fare tė paturpshme, kėtė izolim dhe kėtė ostracizėm e quajtėn "vetizolim" dhe "autobllokadė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:00 pm

...



Pastaj mė vonė, nė njė fjalim posthum funeral, tek varri i njėrit prej kushėrinjve tė mi, Halim Hoti, tė vrarė me parullėn e lirisė dhe tė demokracisė nė gojė (prej katėr tė vrarėve nė Brestovc, tre ishin tė afėrm e tė njohur tė mi) kėrkova qė tė fillonte dialogu pėr rirregullimin demokratik tė shoqėrisė. Pas njė kohe tė caktuar ky dialog edhe do tė fillonte, me vizita zyrtarėsh nėpėr disa fshatra, me braktisjen e LK dhe LSPP-sė sė atėhershme etj., dhe me anėtarėsimin masiv nė LDK. Ky fjalim mė vonė do tė inkorporohej dhe do tė botohej nė kuadėr tė artikullit tim tė njohur me titull "Bėje ose vdis" (Rev. "Fjala" nė dy numra, shkurt 1992). Artikulli ishte i rėndėsishėm pėr faktin se vinte nė spikamė thelbin e vėrtetė tė gandizmit, duke marrė parasysh se artikujt e deriatėhershėm gazetareskė lidhur me kėtė fenomen i fyenin kujtimet e mia pėr miqtė dhe tė njohurit e mi tė ndjerė nga India, ish-bashkėpuntorė tė ngushtė tė Mahatma Gandit si Xhai Prakash Narajan dhe Xhagxhivan Rami, ashtu si dhe njohuritė e mia mbi atė problem. Thėnė shkurt, asnjė histori objektive e domokracisė moderne nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri (sipas disa tė dhėnave tė pavėrtetuara, viktima e pestė e masakrit nė fshatin Brestovc, KK Rahovec, ishte nga Shqipėria) nuk mund tė shkruhet pa i pėrmendur ato viktima, (ishin martirėt e parė tė demokracisė nė Kosovė), as dhe duke iu shmangur emrit dhe veprės sime. Nėse ėshtė kėshtu puna , dhe nė tė vėrtet ajo ėshtė e tillė, pavarėsisht nga fakti se kjo edhe mė tej po tentohet pėr tu relativizuar, madje edhe pėr tu mohuar, dhe pavarėsisht nga lufta qė ėshtė zhvilluar kundėr meje pikėrisht nga ana e atyre prej tė cilėve pritej mbrojtja ime, atėherė nė mėnyrė fare legjitime shtrohet njė pyetje mbi pyetjet: zatėn, nėse ky gjyq ėshtė ēėshtje e marrėveshjes midis dy palėve, dhe sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, atėherė shtrohet pyetja nėse orientimi i tyre pėr demokraci ėshtė i vėrtetė apo i rremė. Ndėrkaq nėse ky gjyq ėshtė njė ēėshtje qė i takon vetėm njėrės palė, cilat janė vallė ato forca politike qė dėshirojnė nulifikimin, d.m.th. zhdukjen e arritjeve tė Revolucionit Demokratik si dhe tė zhvillimeve demokratike nė Kosovė, qoftė dhe nėn hipotezėn e thėnė hapur se LDK-ja ėshtė vetėm njė reflektim, apo edhe mė keq, vetėm njė bisht i SPS-sit serb? Dihet tashmė se ato duhet matur edhe me vitet e jetės, edhe me sasinė e djersės dhe tė gjakut, edhe me mundėsitė e humbura, edhe me shkallėn e vetėdijės politike tė njerėzve konkretė, siē jam edhe unė vetė. Dhe nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, si ka mundėsi atėherė qė institucione tė ndryshme tė Evroamerikės, tė cilat dinė tė ngrenė zėrin edhe pėr gjėra mė pak tė rėndėsishme nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, nė rastin tim reagojnė vetėm formalisht, vetėm sa pėr tė larė gojėn, ndonėse edhe vetė gazetat konfirmojnė se qė prej shumė kohėsh jam njė temė tabu. Pėrse jam temė tabu? Dhe kujt i pengoj nė tė vėrtetė? Nuk do t'i elaboroj mė tutje kėto pyetje. Vetėm do tė konstatoj se ėshtė vėrtetė njė gjė e pikėllueshme tė krijosh shtriga artificiale dhe pastaj t'i shpallėsh ato si reale. Nuk mund tė ketė kurrfarė shtrigash aty ku ato nuk janė dhe ku objektivisht nuk mund tė jenė. d) Gjyqit tė nderuar do t'ia tėrheq vėrejtjen edhe pėr momentin e katėrt dhe tė fundit qė ka tė bėjė me kėtė gjykim. Zatėn, nėse unė si i pandehur para kėtij gjyqi ngul kėmbė nė qėndrimin se Republika e Kosovės ekziston (nuk do tė ishte aspak ēudi qė revolucionet nganjėherė t'i hanė bijtė e vet); se ajo de facto ėshtė e njohur nga Republika e Serbisė; se asnjė histori serioze objektive e Republikės sė Kosovės, ashtu si historia e mendimit tė ri politik nė Kosovė, nuk mund t'i injorojė as ngjarjet e vitit 1981, as emrin dhe kontributin tim nė to, se kėtė nuk mund ta bėjė ēfarėdo historie serioze dhe objektive e ndryshimeve moderne, demokratike nė kėto hapėsira, pavarėsisht nga rezultati definitiv i zgjidhjeve tė gjithėmbarėshme politike nė kėtė pjesė tė Ballkanit, qė nuk do tė thotė se njė gjė e tillė edhe s'mund tė bėhet, por qė vetė ai veprim, si i tillė, do tė ishte akt i njė pushteti totalitar. Atėherė do tė ishte mė e drejtė tė thuhej se desha nė tė vėrtetė nė njėfarė mėnyre, qė pėr shoqėrinė nuk ishte e pranueshme, ta ēaja kėtė bllokadė tė neveritshme dhe ta bėja tė njohur atė qė ekziston si e tillė. Me kėtė aktakuza ndoshta do tė ishte mė e drejtpėrdrejtė, mė konkrete dhe mė e arsyeshme, dhe jo thjesht njė pėrkthim i mjegullt, i thatė dhe i sofistikuar i veprimtarisė sime publike nė njė vepėr tė inkriminuar. Do tė dija se pėrse mė akuzojnė nė tė vėrtetė dhe do tė provoja qė tė mbrohesha nė formėn adekuate tė drejtpėrdrejtė dhe jo nė baza hipotetike, siē po veproj tani, nė tė cilat realiteti duhet tė fitojė pamjen dhe pandehmat, sepse zatėn, gjithēka po bėhet sikur dikush pas tij dėshiron tė konzervojė atė ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė, d.m.th., i paqėndrueshėm dhe jo ashtu siē do tė duhej tė ishte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:02 pm

Zonja kryesuese e gjyqit,

Zotėrinj tė kolegjit gjykues,



Nė qoftė se sipas pjesės sė parė tė aktakuzės do tė duhej tė isha anėtar i LPRK-sė, si njė instrument politik pėr realizimin e Republikės sė Kosovės, sepse njė individ i vetmuar nuk e bėn dot njė gjė tė tillė, atėherė sipas pjesės sė saj tė dytė, ose sipas pikės sė dytė tė tė njėjtit dokument, akuzohem se nė cilėsinė e Kryetarit tė UNIKOMB-it, d.m.th. tė njė partie qė ka nė program bashkimin e kombit, kam dashur t'ia bashkoj Republikėn e Kosovės Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė aktakuza bėhet e plotė, duke i shtuar veē tjerash edhe mjetin e dhunės, por tani nė aspektin e ilegalitetit tė UNIKOMB-it, pėr tė cilin, siē u pa gjatė shqyrtimit, doli se ėshtė krejtėsisht nė rregull sipas sistemit tė paraqitjeve, ėshtė regjistruar nė organin kompetent pėrkatės tė RSFJ-sė sė atėhershme, ashtu si edhe LDK-ja. Kjo e dhėnė ėshtė shumė interesante nga aspekti politik dhe mė duhet tė pranoj se unė dyshoja me vete se ndoshta edhe ishte e mundur njė gjė e tillė, dhe mendoja se megjithatė do tė bėja njė punė tė dobishme sikur tė mund ta legalizoja kėtė parti njėsoj si LDK-nė. Mendimet e tilla ndėrkaq i mbaja pėr vete, ndėrsa para opinionit dilja sikur besoja plotėsisht se ajo ishte e regjistruar, dhe tani u provua se kishte qenė. Dhe ky fakt mė gėzoi, jo pėr shkak tė aktakuzės, por pėr shkak se askush nuk doli gėnjeshtar. Si njė tėrėsi, aktakuza sikur pėrmbledh njė rrugė tė kaluar qė nga viti 1981 gjer mė sot. Nė kėtė kuadėr argumentimi kishte mbetur i njėllojtė sikur tė ishte ngurtėsuar qė atėherė: "Ju e doni republikėn qė t'i bashkoheni Shqipėrisė." Unė isha ndėr njerėzit e rrallė qė njė argumentim tė tillė nuk e kam besuar kurrė. Kam qenė profesor i politikės ndėrkombėtare i cili nė Qendrėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, por edhe nė Qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare nė Universitetin e Harvardit nė SHBA, jam specializuar pikėrisht nė temėn e reflektimeve tė politikave globale nė regjione tė ngushta siē janė p.sh. Ballkani, Indokina ose Lindja e Afėrt. Isha autor i njė libėrthi tė vogėl mbi "Lufėn e ftohtė dhe detantin" nė tė cilin temė qendrore ishin marrėveshjet e Helsinkit tė vitit l975, por e kisha edhe pėrvojėn e njė burrėshteti. Me fjalė tė tjera, e dija se nuk ėshtė i mundur ndrrimi i kufijve ndėrkombėtarė pa luftė, kundėr sė cilės do tė ngrihej gjithė bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrkaq pikėrisht ky problem pėrbėnte temėn qendrore tė disertacionit tim tė doktoranturės. E njihja jashtėzakonisht mirė atė problem qė ta besoja ashtu kot njė argumentim tė tillė. Pikėrisht pėr kėtė shkak argumentimi im shkonte nė drejtim tė kundėrt. Pra unė pohoja se Republika e Kosovės i kontribuon forcimit tė Jugosllavisė por edhe sigurisė sė Shqipėrisė; se ajo s'mund tė ishte kundėr politikės globale tė SHBA-ve dhe as tė BRSS-sė sė atėhershme; se ėshtė kėshtu nė thelb, imponon edhe e drejta demokratike e popullit shqiptar pėr zhvillim mė tė shpejtuar (qė pėrbėnte anėn ekonomike tė ēėshtjes) dhe pėr barazi me tė tjerėt (anėn politike tė ēėshtjes). Nė kėtė kohė (janar-mars 1982) ndodhesha nėn hetime nė Beograd. Mė ishte bėrė e njohur se nė Beograd, njėri pas tjetrit, nė njė distancė tė shkurtėr kohe, kishin ardhur Vjencesbergeri - Sekretari amerikan i mbrojtjes, dhe Andrej Gromiko, shefi i diplomacisė sė BRSS-sė sė atėhershme, dhe se ata nė tė vėrtetė e kishin aprovuar argumentimin tim nė favor tė Republikės sė Kosovės. Pak kohė pas kėsaj kam qenė i transferuar nė burgun e Mitrovicės sė Kosovės. Gjatė ndryshimeve demokratike nė fillim tė kėtij dhjetėvjeēari edhe mė tej kam insistuar nė opcionin jugosllav tė Republikės sė Kosovės. Vlerėsoja se njė gjė e tillė nuk do ta shtynte mė larg perspektivėn e bashkimit me Shqipėrinė; qė procesi i njė bashkimi tė tillė do tė duhej zhvilluar me rrugė institucionale dhe qė Republika e Kosovės do tė duhej tė ishte nė funksion tė kėtij bashkimi. UDB-ja e kishte sekuestruar njė artikull timin studimor lidhur me ato probleme, i cili i dedikohej inteligjencisė sė lartė politike tė Kosovės. Ai titullohej "Pėr njė politikė unike dhe pa ekuivoke". Me tė do tė duhej hapur diskutimi nė nivel tė tillė pėr orientimin e mėtejshėm tė forcave politike tė Kosovės, por kjo ligjėratė nuk u mbajt pėr shkak tė, siē mu tha mua atėherė, tė ftohtit tė madh qė mbretėronte nė lokalet e Institutit Albanologjik, d.m.th. se Institutit i mungonte ngrohja. Mirėpo problemet vazhdonin tė mbeteshin edhe mė tej. Ėshtė interesant se si nė kėtė periudhė (1990-94) u zhvillua njė luftė e vėrtetė psikologjike e mekanizmave tė shtetit e tė pushtetit kundėr meje. Akuza themelore nė kėtė luftė tė pakompromis dhe tė njėanėshme, e cila nga ana e aktivistėve tė ndryshėm, madje edhe me tituj profesorėsh universitarė, shqyrtohej nėpėr oda private nėpėr fshatra tė ndryshme tė Kosovės, ishte nė tė vėrtetė krejt e kundėrt me akuzėn e tanishme tė prokurorit nė kėtė gjyq. Thuhej zatėn se unė kisha qenė kundėr bashkimit me Shqipėrinė, bile edhe se unė po e pengoja atė bashkim. U tha dhe u bė shumėēka kundėr meje atėbotė, por unė mendoja se ėshtė fjala pėr luftėn e disa grupeve pėr pushtet dhe jo pėr luftėn drejt avancimit tė pozitės sė Kosovės. Ēuditėrisht, askush nuk mė mbronte nė mėnyrė tė hapur as nė Kosovė, as nė Shqipėri, as nė ish-Jugosllavinė, as nė Serbi prandaj as nė Evropė. Ndjehesha absolutisht i vetmuar dhe erdha gjer nė konkluzionin se nė tė vėrtetė atė Jugosllavi nuk e donte askush. Mė ēudiste vrazhdėsia, intensiteti dhe vėllimi i njė lufte tė tillė. Kam qenė i shtyrė pothuajse gjer nė prak tė ēmendurisė e tė vdekjes, por pikėrisht ky fakt mė bindi se shkaku i kėsaj lufte s'mund tė ishte vetėm lufta pėr pushtet. E dija se ndaheshim rreth vlerėsimit tė ngjarjeve tė vitit 1981, rreth vlerėsimit tė prioritetit tė vendit dhe tė subjektit tė ndryshimeve demokratike nga viti 1990, rreth vlerėsimit tė fenomenit tė gandizmit dhe tė politikės sė pėrditshme; rreth dhėnies sė pėrparėsisė njė numri tė caktuar bartėsish tė ndryshimeve dhe tė ngjashme, por e tėrė kjo nuk mjaftonte qė njeriu thjesht tė ekskomunikohej nga bashkėsia njerėzore. Pėr diēka tė tillė duhej tė ekzistonin shkaqe mė tė thella tė cilat nė tė vėrtetė edhe ekzistonin: ato gjithmonė vėrtiteshin rreth bashkimit shqiptar dhe mendoj se ėshtė kohė e fundit qė kėtė ēėshtje tani ta sqaroj nė tėrėsi:

Gjatė qėndrimit nė specializim nė SHBA kam gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Kam qenė i emėruar nga ana e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Me rastin e pranimit tek Zonja Rosalyn Carter nė Washington DC kam qenė i zgjedhur si i vetmi njeri qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi kam marrė pjesė nė shumė dreka dhe bisedime qė i organizonin senatorė e kongresmenė tė caktuar dhe pėrfaqėsues tė pushtetit nė SHBA. Kam marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė ndryshme shkencore dhe nėpėr ligjėrime tė intelektualėve autoritarė tė SHBA, dhe mendoj se me kontributin tim nėpėr ato tubime dhe ligjėrata kam krijuar emrin tim, pėrkatėsisht, emrin dhe identitetin tim amerikan, i cili ishte i njėjtė me emrin tim kėtu, por tani i njohur edhe atje. I kisha dyert e hapura pėr tė gjitha kontaktet e mundshme dhe gėzoja shkallė tė lartė tė ndihmės teknike qė nga njė kabinet i stėrmadh me makina shkrimi, ordinatorė, telefona, gjer ke ndihma skofiare e dy sekretareshave qė punonin nė prag tė dyerve tė zyrės sime. Mirėpo pėr tė gjitha kėto, pėr gjithė atė trajtim tė lartė qė m'u kishte siguruar atje, asnjėherė gjer mė sot nuk e kam falenderuar qeverinė e SHBA-ve. Kėtė gjė nuk e kam bėrė jo vetėm pėr shkak se menjėherė pas kthimit nė Prishtinė me 1979 jam pėrfshirė nė vorbullėn e ngjarjeve qė pasuan sė shpejti, por mė tepėr pėr shkak se gjithnjė deri mė sot nuk kam pasur pėrgjigje tė qarta nė disa pyetje qė mė mundojnė edhe tani. Ishin tė nevojshme kohė tė mbushura me ngjarje qė kėtė mė nė fund ta kuptoja, nė mėnyrė qė tė dija edhe tė pozocionohesha nė raport me tė. Tani kjo ėshtė e qartė. Prandaj, ndonėse duket e ēuditshme pėr shkak tė vendit dhe tė kohės nė tė cilėn po e bėj kėtė, shfrytėzoj rastin qė me gjithė zemėr ta falenderoj qeverinė e SHBA-ve pėr qėndrimin tim atje gjatė vitit shkollor 1977-78. Mendoj se nuk ėshtė vonė, sepse kėtė po e bėj sinqerisht dhe jo vetėm formalisht. Ajo ėshtė njė qeveri e njė vendi tė madh, e njė populli tė mrekullueshėm me mundėsi tė pakufizuara. Kėtė e bėj sinqerisht edhe pėr shkak se qeveria e kėtij populli tė madh, dhe e kėtij vendi tė madh, as pėrpara, as atėherė dhe as mė vonė, kurrėndonjėherė me asgjė nuk e ka kushtėzuar qėndrimin tim atje. Asnjėherė nuk ka kėrkuar ēfarėdo shėrbimi prej meje dhe ka qenė jashtėzakonisht korrekte me mua. Njė gjė e tillė natyrisht imponon respekt. Ajo qė mua ndėrkaq atėherė mė pengonte dhe qė nuk arrija tė kuptoja dot ishte paaftėsia ime qė t'i zbuloja qėllimet e vėrteta amerikane kundrejt popullit shqiptar tė cilit unė i pėrkisja. Dėshiroja tė depėrtoja pak mė larg nga kundėrvėnia e tyre ndaj regjimit tė Enver Hoxhės, por kėtė gjė ata nuk ma mundėsonin. Kisha vėnė re se gjithė ēka kishte tė bėnte me Shqipėrinė ishte e vendosur nė kuadėr tė studimeve sllave dhe kjo si nė Harvard ashtu edhe nė Universitetin e Ēikagos, ashtu edhe nė Bibliotekėn e Washingtonit DC. Nė tė gjitha pyetjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje ata nuk kishin pėrgjigje. Literatura e tyre politike si dhe literatura e historisė politike i shmangej pėrgjigjeve nė kėto pyetje. Madje edhe Robert Lee Wolf, njė autor i vjetėr i studimeve tė famshme pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė studimet e veta i ėshtė shmangur pėrgjigjes nė pyetjet e mia. Tė njejtėn gjė e ka bėrė edhe Hans Morgenthao (babai i teorive politike ndėrkombėtare amerikane); Jeremy Israel, nga Universiteti i Ēikagos, Steven Burg , gjithashtu nga Ēikago, Dov Ronen nga Harwardi, Erik Hamp nga Ēikago e tė tjerė. Tė gjithė ata e dinin se kam qenė nė detyrėn e ministrit regjional nė njė krahinė potencialisht eksplozive tė Kosovės dhe qė tė gjithė ata i shmangeshin me urtėsi temave "tė nxehta". Ndėrkaq Steven Larabee, njė njeri inteligjent i moshės sime, me tė cilin edhe shoqėrohesha mė sė shumti dhe i cili atėherė ishte caktuar nė Stejt Department nė detyrėn e shefit tė Drejtorisė pėr Ballkanin, madje edhe ai i shmangej bisedave serioze nė kėtė temė. Nuk e di se pėrse e ka braktisur Stejt Departmentin dhe ka shkuar nė Institucionin "Rand" pas arrestimit tim tė parė, por e di se pikėpamja qė amerikanėt mė me dėshirė do ta shihnin Shqipėrinė tė bashkuar me Kosovėn dhe jo Kosovėn me Shqipėrinė ishte e pėrhapur gjerėsisht midis emigracionit politik shqiptar nė SHBA. Disa pjesė tė caktuara, sidomos ato tė bashkuara rreth Legalitetit, njė parti zogiste qė kėrkonte kthimin e Leka Zogut nė fronin e Shqipėrisė, gjė tė cilėn vazhdon ta bėjė edhe sot, si dhe pjesė tė caktuara tė Ballit Kombėtar, tė bashkuara rreth Xhafer Devės, flisnin, por edhe shkruanin, se me shumė dėshirė do t'ia hiqnin kokėn sė pari Enver Hoxhės e pastaj edhe Fadil Hoxhės. Ata mendonin se kėta ishin fajtorė pėr mosbashkimin e Shqipėrisė menjėherė pasė luftės. Nuk i pėrgjigjeshin dot pyetjes, pėrse tė ishte mė shumė fajtore Shqipėria se sa Kosova apo Jugosllavia pėr njė rezultat tė tillė negativ pėr shqiptarėt menjėherė pas lufte? Pėrgjigjet e autorėve tanė nė kėto pyetje qė u shfaqėn pas vitit 1990 nėpėr faqet e shtypit tonė e fajėsojnė ish-regjimin komunist nė Shqipėri, sipas logjikės sė shtetėsisė: "ata ishin shtet dhe jo ne." Nuk ėshtė e nevojshme tė komentohet se njė rezonim i tillė ėshtė mė sė paku naiv. Nuk ishte e vėshtirė qė tė konkludoja se njė rezonim i tillė i emigracionit shqiptar nė atė kohė ishte nė realitet thjesht njė reflektim i disponimit antikomunist tė administratės amerikane e cila nuk kishte asnjė lidhje me nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Lidhur me kėtė ēėshtje ata rezononin nga pozita e superfuqisė dhe nga pozita e politikės globale. Ata e dinin se qėndrimi i Kominternės (Internacionales Komuniste) lidhur mė kėtė ēėshtje, qė nga viti 1926 e kėtej, deri te Kongresi i V i PKJ me 1941, ishte qė Kosova do tė duhej t'i bashkohej Shqipėrisė, prandaj ranė nė konkluzionin e kundėrt d.m.th. se do tė duhej qė Shqipėrinė t'ia bashkonin Kosovės, nė mėnyrė qė edhe mė tej tė mund t'i shisnin botės sllave 300 milion kėmisha nė vend tė vetėm 5 milion kėmishave sa do tė mund t'u shisnin shqiptarėve po t'i mbėshtesnin. Lidhur mė kėtė ndonjėri prej tyre fliste hapur si me shaka. I kuptoja mirė atėherė parametrat e arsyetimeve tė tyre sipas tė cilėve gjithēka ishte e shndėrruar nė kuantitet, por nuk mund tė them edhe se mė pėlqente njė gjė e tillė. Edhe mė pak mė pėlqente realiteti ynė politik i cili ato pyetje, me metodėn e raprezaljeve policore, i kishte shpallur si tema tabu. U desh tepėr shumė kohė, punė, djersė dhe gjak qė kėto ēėshtje mė nė fund tė hapeshin. Qysh atėherė e kisha fituar pėrshtypjen se autonomia e Kosovės nė ish-Jugosllavinė titiste ishte nė tė vėrtetė refleksion i ndeshjes sė dy politikave globale pas tė cilave qėndronin dy shoqėri globale dhe ky fakt mė pati tronditur. Duke mos u futur mė thellė nė elaborimin e zbulimeve lidhur mė kėtė pyetje, duke iu drejtuar kėtij gjyqi, vetėm mund t'i theksoj bindjet e mia tė cilat s'janė obligative pėr askend, por tė cilat pėrmbajnė kėrkesėn qė lidhur me kėto tė mendohet, madje edhe nga ana e qeverisė sė SHBA-ve nė Washington, apo qeverisė Ruse nė Moskė, nė Beograd, Tiranė apo nė Prishtinė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:04 pm

...

Populli shqiptar duhet bashkuar. Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Nuk i duhet qė ta dėshmojė pėrkatėsinė e vet nė kėtė bashkėsi, sepse pavarėsisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisė sė religjionit islamik nė shumicėn e pjesėtarėve tė tij, ai ka qenė dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie. E drejta e popullit shqiptar pėr t'u bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenė ndonjėherė i pyetur pėr caktimin e kufijve qė e cungojnė nga tė gjitha anėt. Kur u bė njė gjė e tillė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė gjashtė fuqive tė mėdha evropiane nė Londėr, premieri i atėhershėm britanik, sėr Edward Grey, qė e kryesonte atėbotė atė konferencė, pati deklaruar publikisht se ishin tė detyruar qė ta flijonin kėtė popull pėr shkak tė ruajtjes sė paqes evropiane. Mirėpo paqja me kėtė nuk u ruajt as atėherė dhe as mė vonė. Misionarė tė ndryshėm tė Lidhjes sė Kombeve nga ajo kohė (1919-20) i propozonin popullit shqiptar qė gjeniun e vet krijues ta orientonte nė drejtim tė rritės sė brendėshme e tė krijimit, ndėrkaq Evropa, nga ana e vet, do tė dinte qė kėtė gjė nė njė kohė tė caktuar ta shpėrblente. Ai njė gjė tė tillė e bėri. Dekada tė tėra ai e duroi me dinjitet politikėn e asimilimit me dhunė dhe tė spastrimit etnik tė regjimeve tė ndryshme serbe. Vetėm nė mes dy luftėrash botėrore e lėshuan pėrdhunisht kėtė hapėsirė mė se 240 000 njerėz. Nė vitet e pasluftės shkuan dhe 600 000 tė tjerė tė cilėve iu bashkuan edhe po aq kosovarė nė kohėn e sotme, nė kohėn e ndryshimeve demokratike. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e tė vrarėve e tė dėbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetėra mijėrave. Shkenca bėn tė njohur se vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe menjėherė pas saj, janė vrarė mė shumė se 40 000 shqiptarė. Ekzistojnė madje edhe marrėveshje ndėrshtetėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi si turq, por Evropa pati heshtur. Asnjėherė nuk i pati gjykuar, ndonėse ua pati premtuar shqiptarėve mbrojtjen e vet.

Ne e dijmė qė kufijtė ndėrkombėtarė Evropa i ka shpallur tė pandryshueshėm, mirėpo e ka lėnė tė hapur mundėsinė e ndryshimit tė tyre me pranimin e palėve tė interesuara. Prandaj bashkimi i popullit shqiptar duhet tė realizohet nė rrugė institucionale dhe me metoda demokratike. Shkenca konstaton se njė territor kompakt me 115 mijė km2, nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer mė sot, ėshtė ngushtuar nė 55 gjer 65 mijė km2 nė tė cilat populli shqiptar tani ėshtė nė shumicė. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr 1912-13, shteti shqiptar u krijua nė njė sipėrfaqe prej pak mė shumė se 28 mijė km2. Dallimi midis kėsaj shifre dhe 65 mijė km2 nė tė cilat jeton sot nė shumicė populli shqiptar nė trojet e veta historike, duhet tė inkuadrohet nė shtetin e njėsuar shqiptar.

Nė luftėn e vet pėr bashkimin e tij, populli shqiptar ka tė drejtė tė presė ndihmė jo vetėm nga Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare, por pikė sė pari prej atyre popujve tė ish-Jugosllavisė me tė cilėt ka jetuar bashkėrisht, dhe nė rend tė parė nga serbėt. Serbėt duhet ta kuptojnė se koha e dominimit mbi shqiptarėt ka pėrfunduar. Ata qė e njohin mirė historinė sigurisht qė tashmė e kanė kuptuar se gjer me ardhjen e turqve nė kėto hapėsira nuk kishte dominim tė njėrit mbi tjetrin. Me pranimin e islamizmit nga ana e feudalėve shqiptarė dhe me inkuadrimin e tyre nė sitemin turk tė administrimit, ka ardhur deri te njė proces tė cilin serbėt kanė mundur ta kuptojnė si dominim tė shqiptarėve mbi ta, gjė qė s'ishte e vėrtetė, sepse inkuadrimi nė sistemin e administrimit tė Perandorisė Turke dhe pranimi i religjionit islamik nuk ishte vetėm njė veēori shqiptare. Me largimin e turqve nga Ballkani, me forcimin e Rusisė dhe pastaj edhe tė ish-BRSS-sė, nė fillim erdhi gjer ke ndarja e popullit dhe e territorit shqiptar, pastaj edhe tek njė politikė e gjenocidit sui generis ndaj shqiptarėve qė mbetėn jashtė kufijve tė shtetit tė tyre. Qė nga viti 1844, d.m.th. qė nga "Naēertania" e Ilia Garashaninit dhe gjer mė sot, politika serbe ndaj shqiptarėve ishte nė thelb sub-imperialiste. Ajo ka shkuar linjės sė nėnēmimit dhe tė denigrimit tė shtetit shqiptar si dhe tė asimilimit tė dhunshėm tė popullatės shqiptare nėn jurisdiksionin e saj. Me fjalė tė tjera, forcimi i animozitetit shqiptaro-serb apo serbo-shqiptar ka qenė gjithmonė i lidhur me ndryshimet nė rrethimin e tyre ndėrkombėtar.

Nė pjesėn I tė artikullit tim studimor "Viti 81 dhe proceset e demokracisė" pastaj dhe nė pjesėn II tė artikullit "Bėje ose vdis" (Alternativa 7/8, 1991, dhe "Fjala", mars 1992) unė jam pėrpjekur tė pėrkujtoj se kėta dy popuj gjenden nė njė nivel tė pėrafėrt ose tė njėjtė tė madhėsisė demografike, dhe tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm. Pa ndikimin e jashtėm historia e tyre do tė mund tė zhvillohej nė drejtim tė rivalitetit tė shėndoshė nė bashkėpunim dhe nė zhvillim. Pėr kėtė shkak gjithmonė kam insistuar qė politika tė heq dorė nga instrumentalizimi i vet pėr interesa tė huaja. Mirėpo me politikėn e terrorit shtetėror ndaj shqiptarėve Serbia sikur synon t'i detyrojė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga kėrkesat e tyre legjitime dhe nga aspiratat e tyre historike. Kjo sikur arsyetohet me faktin nga qė edhe asaj vetė i ėshtė e qartė tashmė se njė politikė e tillė ėshtė absurde dhe jashtė kohės. Me ritualizimin e vrasjeve, siē ndodhi me rastin e Hasan Ramadanit nga fshati Shajkovc, tė cilin e pėrshkruan shtypi nė gjuhėn shqipe, nuk mund tė arrihet asgjė pozitive. Ritualizimi i vrasjeve ka qenė veēori e kanibalizmit, ndėrkaq dihet se ai ėshtė ērrėnjosur. Vdekjet janė tragjike me faktin se na pėrkujtojnė pėrkohshmėrinė e jetės sonė. Pėr kėtė shkak indiferentizmi ndaj jetės njerėzore nuk mund tė jetė pėrmbajtje e asnjė lloj politike dhe e asnjė ardhmėrie. Pėr kėtė shkak politika qė ndalet nė gjykimin formal tė rasteve tė tilla, ndėrsa mė vonė prej tyre, me tė gjitha mjetet e mundshme pėrpiqet tė kapitalizojė dhe tė mbledhė poena pėr veten, njė politikė e tillė, e cila, veē tjerash, mbėshtetet ekskluzivisht nė faktorėt e jashtėm nė dėm tė faktorit tė brendshėm, nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me popullin shqiptar. Nė qoftė se ajo nuk ėshtė shprehje e tradhtisė sė interesave nacionale atėherė ajo ėshtė edhe vetė viktimė e ndonjė komploti, gjė qė nuk e zvogėlon pėrgjegjėsinė e saj pėr gabimet dhe pėr lėshimet e bėra. Mirėpo, gjykuar sipas faktit se si njėra mė arreston e tjetra mė sulmon vetėm pėr shkak se unė po insistoj nė zbulimin e sė vėrtetės dhe tė vėrtetave, ėshtė shumė afėr mendėsh se politikat e tilla nė tė dy anėt synojnė nė zgjidhje shumė specifike dhe tė pėrcaktuara nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Pėrndryshe, pėrse si kėtu ashtu edhe nė Shqipėri po burgoset dhe po gjykohet njė profil shumė i pėrcaktuar intelektualėsh, pikėrisht ai qė ka pėrvojė tė caktuar prej burrėshteti, nėn akuza qė tingėllojnė cinike, dhe qė nuk i kanė hije askujt, as kohės dhe as vendit?

Nė letrėn time tė hapur drejtuar ish-bashkėshortes dhe njė segmenti tė inteligjencisė sė Kosovės nė Prishtinė, nė tekstin me nėntitull "Shqipėri e reduktuar apo republikė e barabartė" ia kam tėrhequr vėrejtjen atij segmenti tė inteligjencisė pėr atė qė nuk mė pėlqente. Letra u botua nė revistėn «Doruntina» nr. 3, 1993, nė Kumanovė, dhe jo nė «Bujkun» apo nė gazetat tjera tė Prishtinės. Aty kam tėrhequr vėrejtjen edhe pėr problemin e marrėdhėnieve me Greqinė, lidhur me ortodoksėt e Shqipėrisė Jugore, mirėpo kėta zotėrinj atėherė u shtirėn si tė menēur. Ndėrkaq tani, kur ky problem ka shpėrthyer nė sipėrfaqe, ata paraqiten si tė befasuar. Zbrazin nėpėr gazeta ndjenjen e njė "patriotizmi zemėrak", duke e fshehur dyfytyrėsinė e vet. Vėrtet nuk ėshtė gjė e vėshtirė qė tė bėsh karagjozllėk nga politika me metodėn e masakrimit tė integralizmit tė ēfarėdo mendimi, me kombinimin e gėnjeshtrės dhe tė harresės ose me ndrrimin e tezave. Mirėpo kur njė gjė e tillė bėhet nė disa kushte specifike tė caktuara, dhe pėr njė kohė tė caktuar, me rrugė sistematike, atėherė dėshirohen tė arrihen qėllime mjaft tė pėrcaktuara, ndonėse nuk e di akoma se pėr ēfarė qėllimesh ėshtė fjala, por nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se janė nė lidhje tė caktuar me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė shkak edhe mė tej do t'i saktėsoj pikėpamjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje, dhe kėtė pėr shkak se gjithė deri mė sot ato pėrbėnin njė lėndė pėr shpjegime kontradiktore, ndėrkaq unė kam qenė dhe jam akoma i sulmuar nga tė gjitha drejtimet e mundshme:

Bashkimi i popullit shqiptar nuk mund tė realizohet si zgjerim territorial as i Jugosllavisė dhe as i Serbisė. Kjo nuk do tė ishte zgjidhje e ēėshtjes shqiptare por njė imponim i njė zgjidhjeje tė tillė pėr tė, qė do tė duhej tė ishte rezultat i ndonjė lufte. Kjo gjithashtu do ta implikonte pėrzierjen e faktorėve tė tjerė. Greqia tashmė i ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut tė Shqipėrisė, dhe kundrejt njė imponimi tė tillė tė zgjidhjes as Turqia s'do tė mund tė ishte indiferente, por as Italia. Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Jugosllavisė do tė ishte nė esencė zgjerim territorial i Serbisė, po qe se kjo do ta nėnkuptonte mbetjen e Kosovės nėn ēfarėdo ingjerence tė Serbisė. Populli shqiptar diēka tė tillė nuk do tė mund ta pranonte, dhe as qė do tė mund tė pajtohej ndonjėherė me tė. Propozimet qė po shfaqen tani pėr lidhje konfederale me Shqipėrinė pa u zgjidhur paraprakisht ēėshtja e njohjes sė Kosovės de jure mund tė jenė shprehje e dėshirės qė kjo ēėshtje tė pėrshpejtohet, por mund tė duket edhe si njė ēėshtje tejet e diskutueshme. Nuk ka dyshim se kėto propozime janė shprehje edhe e besimit absolut nė bashkėsinė ndėrkombėtare, por ajo nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.

Pikėrisht pėr shkaqe tė tilla, bashkimi i popullit shqiptar duhet t'i paraprijė ēfarėdo forme tė bashkimit federal ose konfederal, ose formave tė tjera tė bashkimit nė tėrėsi mė tė mėdha, gjersa vetė akti i bashkimit duhet tė jetė shprehje e vullnetit tė tij qė nuk bėn tė prejudikohet nė asnjė mėnyrė. Vetė akti i bashkimit tė popullit shqiptar pėr shkak tė karakterit tė ndarjes sė tij, bazohet nė esencė nė ndarjen e qetė dhe dinjitoze me fqinjėt. Ēfarėdo politike qė nuk e merr parasysh pėrparėsinė e kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė nė realitet shprehje e interesave nacionale shqiptare.

Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten, d.m.th. me popullin e vet dhe me trojet e veta historike. Pėr kėtė shkak njė ēėshtje prioritare ose njė ēėshtje me rėndėsi prioritare pėr Republikėn e Kosovės, ėshtė ndarja e qetė dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikėn e Serbisė, dhe jo bashkimi ose njėsimi me Shqipėrinė, pėr shkak se kjo do tė kuptohej si zgjerim territorial i Serbisė nė drejtim tė Shqipėrisė, gjė e cila do tė nxiste pretendime tė ngjashme edhe nė Greqi. Kjo do tė thoshte natyrisht luftė. Nuk ėshtė aspak e pamundur qė nė qarqet e caktuara nė tė gjitha qendrat e interesuara tė fuqisė, nga Beogradi nė Athinė dhe gjer nė Washington, dėshirohet njė zhvillim i tillė i situatės. Ata shpresojnė pėr njė fitore minimale d.m.th., pėr njė zgjidhje tė pėrkohshme tė ēėshtjes shqiptare nė bazė religjioze nė tė cilėn ndonjė shtet i bashkuar eventual shqiptar musliman do tė figuronte ose si njė shtet i veēantė, ose si njė anėtar i njė tėrėsie mė tė madhe.

Dihet se, pėr dallim nga popujt tjerė tė Evropės, religjioni tek shqiptarėt gjithmonė ka qenė mėnyrė e mbijetesės dhe jo mėnyrė e jetesės. Pėrkatėsinė e vet religjioze shqiptarėt asnjėherė nuk e kanė identifikuar me pėrkatėsinė e vet kombėtare. Elementi i tyre kryesor pėrbashkues ka qenė gjuha dhe vetėdija tradicionale pėr veten. Ata i kanė tri religjione, ndėrsa asnjeri prej tyre nuk ka lindur tek kėta dhe nuk ėshtė kthyer nė gjendjen e tyre tė natyrshme. Tė gjitha ato kanė ardhur bashkė me zgjerimet imperiale (Roma dhe Islamizmi) ose me forcimin e qendrave tė fuqisė (Bizanti). Ky fakt (tri religjione) i pėrgjigjet pozitės gjeostrategjike tė vendit ku jetojnė - nė trekufirin e tri kontinenteve. Ky fakt e shton pasurinė shpirtėrore tė kulturės sė tyre dhe i kontribuon perspektivės sė tyre. Ndarja e tyre nė bazė tė pėrkatėsisė religjioze, pėr vetė shqiptarėt do tė ishte e dėmshme, pėr shkak tė varfėrimit tė shpirtit dhe tė kulturės, pėr shkak tė humbjes sė territoreve, etj. Por edhe pėr praktikėn dhe pėr teorinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare kjo do tė ishte tragjike, sepse nė kėtė mėnyrė do tė afirmoheshin kriteret tė cilat ajo i ka tejkaluar qė moti, si dhe pėr shkak se ky do tė ishte njė tregues i qartė i konfrontimit global tė shoqėrive globale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:07 pm

...

Nuk e besoj se mund tė ketė midis shqiptarėsh shumė tė tillė qė do tė pajtoheshin qysh mė parė me njė mundėsi tė tillė. Politika ndėrkombėtare ndėrkaq ėshtė njė gjė e ndjeshme. Ajo ofron mundėsi tė shumta tė manipulimeve tė ndryshme pėrmasash kolosale pikėrisht pėr shkak se pas tyre qėndrojnė shtetet. Ato mendojnė se me kėtė mund tė arrihen qėllimet e caktuara dhe nuk hezitojnė fare kur ėshtė fjala pėr shfrytėzimin e metodave tė tilla. Nė anėn tjetėr ekziston njė numėr i madh njerėzish nostalgjikė pėr kohėrat e shkuara tė cilėt ndryshimet demokratike nė Evropėn e Lindjes i pėrjetojnė si kthim nė tė kaluarėn. Ata mendojnė se ėshtė realizuar gjermanizimi i Evropės e jo evropeizimi i Gjermanisė. Ėshtė pak e besueshme qė nė disa qarqe tė mos mendohet qė me anė tė pazarllėkut me trojet shqiptare tė zėnė pushtetin dhe ėshtė pothuajse e pa mundshme qė njė perspektivė e tillė e zgjerimit territorial nė llogari tė shqiptarėve tė mos u pėlqejė qarqeve tė caktuara si nė Beograd, ashtu dhe nė Athinė. Kėto qarqe mbase mendojnė se kjo do tė ishte fare nė rregull, fare shik, dhe nė frymėn e ndryshimeve demokratike nė Evropė. Bile ndoshta ato shpresojnė se do tė bėjnė njė salto mortale politike si nė vitin 1937, dhe me ndihmėn e miqve tė forcuar t'i rikompensojnė sėrish interesat e humbura gjatė luftės sė pandershme politike pėr pushtet. Ndoshta ata kanė tė drejtė. Pėr mua ndėrkaq ata kanė tė drejtė nė masėn nė tė cilėn do tė kuptohet se ndryshimet politike nė Evropė e mundėsojnė deklarimin e parimit tė vetėvendosjes politike. Atėherė kur njė popull deklarohet politikisht pėr zbatimin e kėtij parimi, asgjė nuk mund ta ndalojė gjer nė realizimin e tij tė plotė. Ndryshimet politike nė Evropė e favorizojnė kėtė. Me fjalė tė tjera, as vetė nuk e besoj se instrumentalizimi politik i kombit vetjak pėrbėn njė rrugė tė drejtė pėr arritjen e qėllimeve afatgjata. Ai detyrimisht e nėnkupton karakterin autoritativ tė pushtetit dhe pėrkrahjen e kėtij pushteti nga pjesėt mė reaksionare tė popullit. Unė jam ithtar i nevojės sė forcimit tė identitetit nacional dhe jo i instrumentalizimit tė tij. Vetė procesi i forcimit tė kėtij identiteti nuk mund tė realizohet si kthim nė tė kaluarėn por si ecje progresive drejt sė ardhmes. Njė ecje qė nuk i mohon vlerat pozitive tė sė kaluarės por i inkuadron nė vetvete dhe i kuptimėson nė kohė. E di se dikur, pėr shkak tė rivalitetit tė fuqive imperiale pėr territore dhe pėr tregje tė reja, instrumentalizimi i popujve tė vegjėl ose tė ndonjė pjese tė tyre tė caktuar, ishte njė gjė fare e rėndomtė. Popujt lidheshin pėr kėtė ose pėr atė fuqi, dhe pėr kėtė shkak, tek popujt e vegjėl lindėn bindje dhe paragjykime pėr predispozitat miqėsore tė kėsaj ose tė asaj fuqie. Kjo ėshtė nė fuqi edhe sot por tani ka ndryshuar konteksti i pėrgjithshėm i gjėrave. Sistemet imperiale janė bėrė tė shtrenjta, sklerotike dhe joefikase, prandaj janė lėnė qė moti. Rivaliteti i fuqive gjithnjė e mė tepėr do tė realizohet si konkurrim i zhvillimeve intensive tė brendėshme dhe pėr prodhimin e zbulimeve sa mė cilėsore tekniko teknologjike si dhe pėr tregjet qė do tė dijnė tė konsumojnė prodhime tė tilla. Ky fakt i vė nė pozicion tė njėjtė si serbėt, ashtu dhe shqiptarėt. Serbėt ndėrkaq, do tė duhej tė hiqnin dorė nga ėndrrat imperialiste; ata duhet ta njohin edhe de jure Republikėn e Kosovės, pėr t'iu kthyer kėshtu ardhmėrisė sė tyre. Kėtu qėndron shkaku i theksimit tim se Republika e Kosovės duhet krijuar nė raport me veten dhe jo pėr inat tė serbėve; se nuk ka kthim nė komunizėm, por as marshim drejt fashizmit, se demokracia nuk plotėsohet me pėrmbysjen e klasave por me luftėn konkurrente tė ideve dhe tė vlerave pėr gjėra mė tė mira dhe mė cilėsore. Me fjalė tė tjera kam kėrkuar qė pėrmbajtja e shqiptarizmit tė mos nxirret nga antiserbizmi ashtu si pėrmbajtja e serbizmit tė mos nxirret nga antishqiptarizmi. Kjo natyrisht nėnkupton mirėkuptimin dhe jo luftėn, por as luftėrat nuk janė zhveshur nga logjika sepse me atė rast do tė ktheheshim nė kohėrat e barbarizmit dhe jo tė civilizimit. Duke e njohur edhe de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė. Pėrse do tė duhej luftuar pėr t'u dėshmuar ajo qė tashmė po shihet dhe qė ekziston? Populli shqiptar thjesht ėshtė deklaruar pėr shtetin e vet sepse e ka ndjerė nevojėn pėr zhvillimin e mėtejshėm vetjak. Nė emėr tė ēkafit serbėt do tė mund t'i pengonin? Edhe sikur vėrtetė tė besonin nė atė qė ua ofron njė pjesė e historisė nė formė tė mitit mbi Kosovėn, tani kjo ėshtė e parėndėsishme. Nuk ėshtė miti udhėrrėfyes i mirė pėr ardhmėrinė por e vėrteta. Pastaj nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt se luftėrat mund tė pėrfundojnė gjithmonė ashtu siē paramendohen dhe siē dėshirohen. Tani ėshtė pothuajse e qartė se ekzistojnė qendra tė largėta tė caktuara tė cilat i mbajnė nė kontroll proceset e luftės e tė paqes si dhe rezultatet e tyre nė tė gjitha regjionet qė kanė rėndėsi pėr paqen botėrore. Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė se ato nuk dėshirojnė qė nė kėto hapėsira tė vijė gjer ke lufta. Ato e dijnė qė populli shqiptar ėshtė dėmtuar nė tė kaluarėn dhe se kėtė gjendje e ka edhe sot. Ata e dijnė se ai ka tė drejtė tė zhvillojė luftė mbrojtėse ose ēlirimtare, sepse luftėrat e tilla konsiderohen, dhe janė, njė e drejtė e natyrshme e popullit pėr vetėmbrojtje dhe pėr ekzistencė. Si tė tilla ato merren si legjitime edhe nga dokumentat e OKB. Ato e dijnė gjithashtu se populli shqiptar, nė territorin e vet kompakt, ėshtė i vetmi qė ėshtė sakatosur kryq e tėrthor me kufij artificialė ndėrshtetėrorė, i nėnshtruar ndaj organeve shtetėrore tė disa shteteve, gjersa nė shtetin e vet e ka pjesėn mė tė vogėl; se ėshtė i pėrndjekur dhe se nė disa vende, si nė Kosovė, pėr njė kohė tė gjatė po i nėnshtrohet politikės sė terrorit shtetėror. Pikėrisht sepse e dijnė njė gjė tė tillė, ata e mbėshtesin politikėn paqėsore tė alternativės shqiptare nė Kosovė; e lavdėrojnė dhe e shpėrblejnė, por njėkohėsisht edhe e kontrollojnė dhe ia tėrheqin vėrejtjen, edhepse kėto vėrejtje nė tė vėrtetė i adresohen Serbisė, sepse ata mbase vlerėsojnė se vetėm Serbia ėshtė ajo qė mund tė zhvillojė luftėra nė kėto hapėsira. Ata e dijnė se populli shqiptar nė kėto hapėsira, qė ka tė drejtė tė mbrohet dhe tė luftojė pėr tė drejtat e veta legjitime, ėshtė plotėsisht i paarmatosur. Nga shtypi nė gjuhėn shqipe lexojmė se shpeshherė zhvillohen aksione brutale pėr mbledhjen e armėve. Tė vetmet armė qė ndonjėherė i gjejnė aty-kėtu, janė ndonjė pushkė automatike, ndonjė revolver, dhe nė raste shumė tė rralla, edhe ndonjė bombė dore. Nė rrethanat e luftės, kėto do tė quheshin armatim i lehtė i kėmbėsorisė. Nė njė luftė bashkėkohore kėto do tė quheshin si armė pėr spastrimin e terrenit, por kėto nuk janė armė pėr zhvillimin e ēfarėdo lufte nė kushtet bashkėkohore. Vetė kėmbėsoria qysh moti ėshtė shndėrruar nė njė forcė pėrcjellėse tė njėsive tankiste, ndėrsa vetė ai armatim sė shpejti do tė mbetet vetėm njė relikt i sė kaluarės nga kohėrat e gangster-dueleve tė tipit tė Al Kapones. Populli shqiptar askund tjetėr, pėrveē nė Shqipėri, nuk e ka ushtrinė e vet tė armatosur apo njėsitė e veta paramilitare. Ajo qė gjendet nė Shqipėri thonė se ėshtė akoma nė procesin e riorganizimit dhe tė modernizimit. Kam dėgjuar se pikėrisht tani, nė kėtė kohė tė tė gjitha rreziqeve tė mundshme, paska qenė e nevojshme tė zėvendėsohet komplet kuadri i shkolluar i oficerėve tė armatės e tė policisė me tė tjerė qė tani sapo kanė filluar shkollėn. S'mund tė ekzistojė njė indikacion mė i qartė i qėllimeve tė njė pushteti politik mbi rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė problemeve dhe pėr lėshimin pa asnjė rezervė tė vendit tė vet nė duart e faktorit ndėrkombėtar. Ky ėshtė faktori qė dikur na ka ndarė. Tani do tė na bashkojė, nėse jo pėr shkak tė ndonjė paqeje tė mundshme, atėherė mbase pėr shkak tė dėshirės pėr eksperiment! Pėr kėtė shkak, ne shqiptarėt e Kosovės, qė dikur e kemi luajtur rolin e dorės sė parė nė themelimin e shtetit shqiptar, tani iniciativėn pėr bashkim ua kemi lėnė atyre, tė cilėve u mbetet qė fillimisht tė modernizohen, ndėrsa nė ndonjė tė ardhme edhe tė bashkohemi! Sa tė menēura qė janė kėto qendra tė largėta tė fuqisė! Atyre gjithmonė u shkon pėrdore qė pėrmes vetė nesh tė na mashtrojnė, ndėrsa pas kėsaj edhe tė na shpėrblejnė e tė na i rrahin miqėsisht shpatullat.

Nė Kosovė policia dhe mbrojtja territoriale qysh moti janė shpėrndarė dhe janė ēarmatosur. Nuk u la qė tė mbijetonte asnjė formė organizative, por edhe nė qoftė se pėrkundėr kėsaj u la diēka pėr tė mbijetuar, atėherė kjo sigurisht gjendet nė parahistorinė politike tė kohėve tė nomenklaturės komuniste titiste, qė ėshtė lojale ndaj zotėrve tė vetė tė vegjėl, por jo edhe ndaj ligjit, sepse ligje akoma nuk ka. Ata i janė lėnė vetvetes, si jetimėt. Nė qoftė se nė ēfarėdo mėnyre veprojnė akoma, atėherė kjo ndodh pėr shkak tė inercisė, dhe pikėrisht pėr shkak tė inercisė sė vjetėr. Pėr shkak tė situatės sonė tė gjithmbarshme, kėshtu sė paku po thuhet, asnjė politikė nuk do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ta. Sikur tė kishin zbritur nga Marsi dhe sikur tė mos ishin prej kėndej! Politika nė kėtė mėnyrė i shmanget tė qenit serize. Ajo bėhet joserioze. Ajo do ta donte Republikėn por nuk do ta donte edhe pėrgjegjėsinė pėr tė. Ndėrkaq Republika, sipas definicionit, nėnkupton shtetin, dhe shteti duhet t'i ketė edhe ushtrinė edhe policinė - dy karakteristikat e pakontestueshme tė shtetėsisė sė shtetit. Bindjet dhe qėndrimet e mia lidhur me kėto ēėshtje janė shumė tė qarta dhe tė tilla kanė qenė gjithmonė. Politika e Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet serioze. Kėtu s'ka mė «hem ma kanda hem s'dua». Ajo duhet t'i pranojė si tė vetat hem ushtrinė hem policinė. Ajo duhet t'i riorganizojė dhe t'i organizojė ato nė frymėn e kohės dhe nė pajtim me ndryshimet dhe detyrat e tyre. Policia dhe ushtria e Republikės sė Kosovės duhet tė jenė efikase por edhe meritore pėr shėrbimin nė shtetin e ri demokratik. Ato janė pasqyrė e moralit publik por edhe e dinjitetit tė popullit sepse pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre sociale, ato i reflektojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ato ndėrkaq janė edhe diē mė tepėr: ato reflektojnė aftėsinė e njė shoqėrie qė tė organizohet nė pajtim me arritjet botėrore nga cilado fushė e veprimtarisė shoqėrore por edhe aftėsinė e asaj shoqėrie pėr tė pranuar dhe absorbuar gjithēka tė re, progresive dhe tė pazvetėnuar. Shkurt, me shembullin e vet, dhe me nevojėn pėr tė vėnė nė jetė dhe pėr tė zbuluar gjithmonė arritjet e reja nė fushėn e shkencės, ato duhet tė tėrheqin gjithė shoqėrinė pėrpara drejt progresit. Dhe pikėrisht ato s'duhet ta heqin mendjen kurrė nga dinjiteti i vet, dinjiteti i popullit tė vet dhe i shtetit tė vet.

Pranimi i ushtrisė dhe i policisė nuk e nėnkupton luftėn. Nė rastin konkret dhe nė ēastin aktual ajo nėnkupton kthimin e besimit nė dinjitetin e vet. Ajo nėnkupton edhe marrjen e pėrgjegjėsisė vetiake pėr zhvillimin e gjėrave si nė Republikėn e Kosovės ashtu edhe pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėtė botė nuk ekziston ndokund ndonjė vend, ndėrkaq janė mė shumė se 180 sish qė veten e quajnė shtet dhe qė tė mos e kenė ushtrinė dhe policinė e vet. Kėto i ka madje edhe Vatikani, sė paku nė kuptimin simbolik, ndonėse nuk e konsideron veten si shtet tė mirėfilltė dhe as qė ėshtė i tillė nė kuptimin klasik. Sikur shtetet tė zhvillonin luftėra vetėm pėr faktin se i kanė nė dispozicion policitė dhe ushtritė e veta, atėherė asgjėkundi dhe asnjėherė nuk do tė kishim paqe. Ato janė instrumente tė luftės dhe nė rend tė parė tė luftės, por ato mund tė lindin edhe gjatė luftės. Ėshtė mė mirė qė tė krijohen nė kushtet e paqes pikėrisht pėr shkak tė paqes. Ato gjithnjė e mė tepėr po bėhen instrumente tė paqes.

Sipas hipotezės se Republika e Kosovės po njihet de facto, atėherė ē'kuptim ka qė ushtria dhe policia e Republikės sė Serbisė, nė territorin e Republikės sė Kosovės, t'i kryejė punėt e ushtrisė dhe tė policisė sė Republikės sė Kosovės? Pėrse tė lejohet nė kėtė mėnyrė nxitja e urrejtjes dhe akumulimi i animozitetit midis kėtyre dy popujve?

Mė tej, ėshtė e vėrtetė se politika e Republikės sė Kosovės po thirret nė njė gandizėm tė llojit tė vet dhe ajo vėrtet ėshtė njė gandizėm i llojit tė vet. Unė vetė jam pionieri i vėrtetė i kėsaj politike, sepse edhe para burgosjes nė vitin 1981 e kam pasur tė qartė raportin e drejtė tė forcave nė botė. Pėr kėtė dėshmon edhe libri im «Lufta e ftohtė dhe detanti» botuar nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė nė vitin 1976. Nė burg, gjatė gjysmės sė parė tė viteve '80-tė, unė gjithmonė kam ndikuar nė pėrvetėsimin e metodave paqėsore tė luftės pėr Republikėn e Kosovės, sepse atėherė kam qenė i vetmi njeri nė Kosovė, tė cilit i ishin plotėsisht tė qarta pasojat eventuale tė ēfarėdo lufte. Ky ishte tek e fundit edhe motivi kryesor pėr shkrimin e atij libri tė vogėl por tė rėndėsishėm, qė mė vonė pėr vite tė tėra u bllokua dhe pothuajse u harrua. Pastaj vetė pėrcaktimi im nė atė kohė pėr Republikėn e Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė nė mėnyrė tė natyrshme e pėrjashtonte ēfarėdo mendimi pėr luftėn, sepse ē'do tė na duhej Jugosllavia po tė ishim tė detyruar qė brenda saj tė luftonim pėr barazi?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:08 pm

...


Pas daljes nga burgu me 1985, atje ku isha i pėrndjekur, i izoluar dhe i ostracizuar padrejtėsisht, pa kurrfarė vendimi tė shkruar nga ēfarėdo instance e pushtetit, pėr vite tė tėra u kam folur fshatarėve qė po e deshėt Republikėn nė kuadėr tė Jugosllavisė, urdhėroni bashkė me mua. Ndėrkaq po e deshėt Shqipėrinė, kjo e nėnkupton luftėn. Ndėrkaq pėr luftė le tė urdhėrojnė tė tjerėt. Unė do tė isha vetėm ushtar. Pushteti sigurisht qė e dinte kėtė. Ai e pėrcillte ēdo hap timin dhe ēdo fjalė timen. Ai pėrpiqej qė ca tė tjerė, sidomos tė rinj, t'i shndėrronte nė mua me anė tė tentimeve tė ēmendura pėr tė depėrtuar nė trurin tim dhe me anė tė imitimeve tragjikomike. Nėntė vjet tė tėrė mė bėri plotėsisht tė varur materialisht nga tė tjerėt, fillimisht nga prindėrit e mij tė vjetėr, nga vėllėzėrit e mij mė tė rinj, dhe pastaj edhe nga fshatarėt tjerė. Nuk mė lejonte tė punėsohesha askund duke i frikėsuar punėdhėnėsit eventualė. Asnjėherė nuk mė dha pasaportė pėr udhėtim jashtė vendit. Dy herė themelova familje me femra intelektuale dhe qė tė dy herėt dėshtova. Ky fakt natyrisht ėshtė shfrytėzuar qė tė mė pamundėsohet ikja, sepse ēfarė do tė bėja unė nė tė vėrtetė me komoditetin jetėsor tė jashtėm pa fėmijėt e mi tė mitur? Mos do tė ketė qenė vallė e nevojshme qė ndryshimet tė kryhen me njė dialog aq tė ēuditshėm me mua, apo vetė unė tė kem qenė tepėr ambicioz? Nuk e di. Me fjalė tė tjera, ėshtė plotėsisht e qartė nga ajo qė u tha, se lufta pėr Republikėn e Kosovės me mjete paqėsore nuk u zhvillua vetėm me njė siguri rutinore prej zotėrinjsh elegantė nga kancelaritė e gjera e nga kabinetet e bukura. Ajo ka kėrkuar privacione kolosale, viktima e flijime. Ndėrkaq privacionet dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė moralit vetiak por edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe nė fisnikėrinė e qėllimeve pėr tė cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė realizohet me metodat makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit por vetėm mendimi politik i Macinit dhe lufta vetmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit. Makiaveli e ka pėrshkruar luftėn politike pėr pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė paskrupullt dhe tė princėrve tė Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si ta pėrforcojnė pushtetin dhe ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta shfrytėzojė atė pushtet nė favor tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė tė cilat i pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė, por edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve tė ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e modernė, por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė fitoren e ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo pushteti demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė lufte tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato janė nė kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e demokracisė. Mjafton qė tė shfletohen faqet e «Zėrit» qė tė shihet se me ē'zjarr e ē'pasion gazetarėt e tipit tė H. Matoshit nė emėr tė mėsuesve tė tyre e predikojnė imoralitetin nė politikė! Implikimi i vetėm i metodave tė tilla ėshtė lufta e pėrgjakshme qytetare, dhe kėtė gjė ata do tė duhej ta dinin.

Nė artikullin tim «Pėr njė qasje mė shkencore ndaj politikės nė Kosovė» (DeA, 1-1991), e kam nėnvizuar nė mėnyrė indirekte trajtimin e gabuar dhe tė njėanshėm tė mendimit politik tek ne. Pasoi njė reagim i vrazhdėt, histerik, vėllimor dhe gjithėpėrfshirės i qarqeve tė pėrmendura politike. Kjo mė dha tė kuptoj se nomenklatura politike intelekuale e Kosovės kishte vendosur tė vinte nė jetė ostracizmin e vjetėr grek ndaj meje, gjė qė dukej dhe interesante, sepse kurrė nuk kam qenė kundėr asaj qė ajo ta zinte vendin qė i takonte nė shoqėri. E dija se ishte fjala pėr njė grupacion tė fuqishėm politik pa ndonjė konkurrencė tė veēantė, dhe duke insistuar pėr njė luftė konkurrente tė ideve dhe tė mendimeve, e dija qė ajo do tė fitonte dhe do tė bėhej forcė udhėheqėse e shoqėrisė. Mirėpo unė doja vetėm qė ajo fitoren ta meritonte dhe qė tė mos ishte forcė e vetme e shoqėrisė dhe as forca e vetme udhėheqėse e shoqėrisė. Desha qė gjatė asaj lufte konkurrente tė ideve dhe tė vlerave tė konkurrojnė dhe tė integrohen nė politikė edhe forcat e reja qė atėherė ndodheshin nė procesin e formimit. Mendoja qė nga kjo tė shpėrthente njė kualitet me anė tė tė cilit do tė fitonim njė elitė politike intelektuale tė shoqėrisė mė tė gjerė, mė tė fortė, mė tė larmishme dhe mė tė pasur me ide. Pėr vete kėrkoja qė vetėm tė mė pranonin si tė barabartė. Siē shihet tani nė faqe tė shtypit e gjithė kjo edhe po realizohet, por edhe tash nė njė formė disi tė ngurtė, sikur brenda kėsaj forme, me ndryshime tė vogla kozmetike, po kthehet realiteti i para vitit '81. U desh qė tamam unė tė riarrestohesha qė njė pėrshtypje e tillė tė kompletohej. U dashka vallė vėrtetė qė e kaluara tė kthehet nė njė formė tė pandryshuar? Pėrse vallė pikėrisht me ardhjen dhe me konsolidimin e saj nė pushtet 400 mijė njerėz u desh tė iknin nė botėn e jashtame?

Harold Lasuelli, njėri nga frojdistėt e shquar tė Universitetit tė Ēikagos nė SHBA, nė vitet 30-ta tė kėtij shekulli e botoi librin «Psikopatologjia dhe politika» (Psychopathology and politycs). Nė faqet e tij ai argumeton se si njeriu, pėr t'u marrė me politikė, i duhet qė motivet e veta personale, me anė tė procesit shoqėror tė racionalizimit, t'i shndėrrojė nė interesa shoqėrorė tė pranueshėm nga tė gjithė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, vlerėson ai, njė veprim i individit bėhet veprim politik. Mbase duke u mbėshtetur nė kėtė formulė tė tij, nomenklatura titiste-komuniste e viteve '80, tė gjithė tė dėnuarit e atyre viteve i shpalli si marksistė-leninistė. Nė artikullin tim «Viti '81 dhe proceset e demokracisė» iu kundėrvura njė trajtimi tė tillė tė atyre tė rinjve dhe tė rejave me tezėn se ata nuk po e merrnin parasysh shkallėn e vetėdijes sė tyre politike dhe veprimin e pėrgjithshėm sintetizues tė parullės pėr Republikėn. E kam bėrė kėtė sepse e kam ditur se kjo gjė do ta sillte thellimin e vetėdijes pėr pėrkatėsinė klasore dhe pėr dallimet klasore. Atėherė kam besuar, por besoj edhe tani, se populli shqiptar nė Kosovė kurrė nuk e ka pėrjetuar shtresėzimin e njėmendėt klasor tė shoqėrisė. Atė qė unė e quaj nomenklaturė komuniste-titiste tė Kosovės, nė tė vėrtetė ėshtė ajo elitė e brishtė dhe e ndjeshme e pushtetit e cila pėrfaqėson pjesėn udhėheqėse tė shtresės sunduese tė shoqėrisė. Por edhe kjo pjesė udhėheqėse e kėsaj shtrese tė shoqėrisė ėshtė shumė e hollė, e ngushtė dhe e ndjeshme. Ajo pėrfaqėson bazėn prej rreth 100 mijė njerėzve pėr elitėn sunduese tė pushtetit prej rreth 30-40 mijė njerėzish. Thėnė kushtimisht, pjesa aktive e popullatės nė luftėn pėr Republikėn e Kosovės gjithashtu nuk e tejkalon kėtė numėr. Tė dy kėto pjesė me supozimin e integrimit tė barabartė nė shoqėri, do tė duhej tė pėrfaqėsonin dy shtyllat mbajtėse tė Republikės sė Re. Mirėpo nėse njėra nga kėto dy shtylla vazhdimisht duhet sulmuar pėr majtizėm, pėr ideologjizim e pėr anim kah prosllavizmi, qė sipas kritereve tė tanishme tė shtypit ėshtė baras me tradhėtinė kombėtare, atėherė borgjezia e re shqiptare do tė duhej tė gjente njė popull tjetėr nė tė cilin do tė mbėshtetej, pasi qė ata njerėz qė i sulmon ajo janė plotėsisht nga populli dhe nė popull. Atėherė do tė duhej t'i ruante pėrjetėsisht njė tjetėr polici dhe njė tjetėr ushtri nga populli i vet dhe atėherė e gjithė filozofia e tyre s'do tė ishte gjė tjetėr pos njė pėrmbledhje e mjerė parullash demagogjike dhe marrėzirash tė ndryshme.

Mirėpo nė qoftė se policia e Republikės sė Serbisė, e cila kėtu po e kryen detyrėn e policisė sė Republikės sė Kosovės, megjithė faktin se kjo e fundit ekziston dhe njihet de facto njėherėsh kryen edhe funksionin e ruajtjes sė pozicioneve tė asaj elite tė hollė tė pushtetit, atėherė ajo kėtė detyrė nuk e bėn mirė. Nė rend tė parė sepse popullit shqiptar i duhet tė mėsohet me borgjezinė e vet. E dyta, sepse ajo borgjezi duhet tė mėsohet qė ta respektojė popullin vet si dhe kufizimet morale e tradicionale qė ia imponon ai, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, dhe e treta, sepse nė kėtė mėnyrė, siē po ndodh tani, krijohet urrejtja midis dy popujve. Nė qoftė se politika ėshtė nė esencė matematikė, siē mendojnė disa me tė drejtė, atėherė operacionet matematikore me tė cilat do tė pėrmblidheshin rezultatet e njė politike tė tillė thjesht do t'i vėrtetonin implikimet e saj tejet tė dėmshme pėr tė dy popujt. Si do tė dukej pėr shembull, po tė bėnim njė supozim teorik, qė rastėsisht borgjezia serbe nesėr tė kėrkojė shėrbimet e njė policie tė huaj kundėr popullit tė vet? Kėto janė supozime tė cilat duhet tė tregojnė pėr paqendrueshmėrinė e situatės nė tė cilėn gjendemi dhe pėr nevojėn imperative qė ajo tė ndryshohet urgjentisht. Me fjalė tė tjera, politika e Republikės sė Kosovės duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ushtrinė dhe policinė e vet, ndėrsa politika e Republikės sė Serbisė mė nė fund duhet ta kuptojė se po fillon epoka e familjes evropiane tė popujve, se nė tė tė gjithė anėtarėt do tė jenė tė barabartė, se populli shqiptar nė Kosovė me tė cilin do tė jetojnė plotėsisht tė barabartė edhe joshqiptarėt, me metoda demokratike tė luftės e ka fituar Republikėn e vet, ka vendosur qė nė atė familje tė popujve tė Evropės tė hyjė si i njėsuar. Populli shqiptar ėshtė i barabartė me tė gjithė popujt e Evropės. Ai nuk ėshtė i gatshėm pėr luftė. Politika qė e pėrfaqėson nga tė gjitha pjesėt ku ai jeton nė emrin e tij ka hequr dorė nga shfrytėzimi i metodave jodemokratike tė luftės pėr realizimin e qėllimeve nacionale, por ai, ashtu si ēdo popull, ka tė drejtė pėr vetėmbrojtje dhe pėr zhvillimin e vet tė papenguar kombėtar. Pėr kėtė shkak ai vetė dhe nė mėnyrė sovrane do tė vendosė pėr ato forma tė luftės sė vet tė cilat do t'i pėrgjigjen mundėsive tė tij nė kushtet dhe nė kohėn e dhėnė. Ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykohet dikush pėr potezat e ardhshėm eventualė tė popullit tė tij, tė cilėt ai nė asnjė kuptim s'ka mundėsi t'i dijė.

Lidhur me kėtė vetėm dua tė shtoj se nuk do tė duhej tepruar me atė qė gazetarėt e quajnė gandizėm tė popullit shqiptar, dhe qė sėrish bazohet nė metodėn e luftės sė tij. Ajo qė sot nėpėr faqet e shtypit po lavdėrohet si gandizėm, pėr ē'shkak individė tė caktuar qė s'kanė asnjė lidhje me tė ngriten gjer nė qiell, fitojnė shpėrblime, u rrahen shpatullat, falenderohen etj., vėrtetė qė s'kanė asnjė lidhje me gandizmin. Unė e di se ēdo metodė e luftės paqėsore e demokratike s'mund tė quhet gandizėm, sepse ēdo metodė e tillė e luftės nuk ėshtė njėherit edhe produkt i njė filozofie tė tėrė tė antidhunės, ashtu siē ishte nė realitet dhe siē ėshtė filozofia e Gandit, por vetėm njė pasqyrė e situatės sė caktuar dhe e kushteve tė caktuara. Ashtu siē e di edhe se sot atė e lavdėrojnė pikėrisht ato qarqe nė botė tė cilat kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė edhe sot gjithēka, qė njerėzit tė mos e kuptojnė. Mirėpo kjo ėshtė punė e tyre. Unė e mendoj veten si tepėr larg Gandit. Pastaj, dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, njė pjesė e inteligjencisė shqiptare, do tė duhej mė sė fundi tė mėsonte qė pėr popullin e vet tė mendonte me kokėn e vet, sepse edhe krahas shumicės sė tij islamike, populli shqiptar kurrė nuk ka qenė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė popull aziatik. Ndonėse edhe islamizmi nuk ka me tė ndonjėfarė lidhje, t'i imponosh popullit shqiptar vlera qė janė nė kundėrshtim me frymėn e tij praktike, nuk do tė thotė vetėm moskuptim dhe keqinterpretim i tij, por edhe dhunim tė dinjitetit tė tij, d.m.th. tė njė populli tė lashtė evropian. Nuk e kam ndjerė veten tė goditur personalisht. Ishte obligim i imi intelektual kundrejt njė kolosi tė mendimit dhe tė frymės njerėzore, qė tė reagoj kundėr atyre teprimeve. E bėra kėtė nė pjesėn II tė artikullit tim "Bėje ose vdis" (Fjala, shkurt 1992). Dhe qėndroj edhe tani, si prapa kuptimit, edhe prapa ēdo fjale, pike e presje tė shkruar nė tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:10 pm

Pėrse nuk po mė gjykojnė


Zonjė kryesuese e gjyqit,

Zotėrinj tė kolegjit gjykues,

Me kėtė i jemi pėrgjigjur edhe pikės sė tretė dhe tė fundit tė aktakuzės e cila bazohet nė esencė nė ēėshtjen e luftės dhe tė paqes d.m.th., nė karakterin dhe nė llojet e metodave me tė cilat unė, si pėrfaqėsues i popullit shqiptar e si kryetar i njė partie qė do tė mund tė bėhej e rėndėsishme, do tė mund tė shėrbehesha eventualisht nė luftėn pėr realizimin e qėllimeve kombėtare. Besoj se prokurori publik i Republikės sė Serbisė nė Prizren zoti Dobrivoje Periē bazat pėr shkrimin e aktakuzės sė tij i ka gjetur nė disa elemente tė cilat do tė mund tė shpjegoheshin me atė qė unė e pėrshkrova mė sipėr si formulė tė Harold Lasswellit mbi racionalizimin e motiveve personale dhe pėrkthimin e tyre nė qėllime tė gjithėpranueshme politike. Besoj madje se nė kėtė drejtim ai ėshtė treguar i kujdesshėm, pėr ē'gjė e falenderoj, por qė megjithatė aktakuzėn i ėshtė dashur ta shkruajė, qė do tė thotė se ajo pėrkujdesje nuk ėshtė e lidhur me implikimet e veprės tė cilėn unė kurrsesi dhe nė asnjė rast nuk e kam bėrė dhe as qė ėshtė bėrė nga ana ime. Por nėse kufizimet njerėzore na pengojnė qė gjėrat t'i sqarojmė qysh mė parė, d.m.th., para se tė kenė pasur fare mundėsi qė tė lindin, a mos ka qenė vallė mė e arsyeshme po t'i ishim pėrmbajtur porosisė sė atij filozofi paraprijės tė logjikės atomistike tė cilit pėr shkak tė kuptimit tė fjalės dhe tė pyetjes i ėshtė cfilitur mendja dhe i ėshtė ējerrė zemra - Ludvig Wittgensteini, i cili pas njė lufte tė mundimshme prapa vetės, vetėm disa ēaste para se tė vdiste, konkludon: «Por pėr gjėrat pėr tė cilat s'bėn tė flitet duhet tė heshtet». Unė kėsaj, duke ia ndajshtuar rastit tim, vetėm do t'i shtoja: Ēdo pėrgjigje e kuptimėsuar fillimisht, nė fund megjithatė bėhet plotėsisht e pakuptimtė. Prandaj ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykosh tė pakuptimtėn.

Nė bazė tė gjithė kėsaj qė u shtrua, duket sikur tani u bė e mundur qė tė ofrohet pėrgjigja nė pyetjet e bėra nė fillim: pėrse jam i burgosur dhe pėrse po mė gjykojnė? Pėr shkak tė interesimit qė ka zgjuar ky gjyq nė opinionin publik tė Kosovės dhe pėr shkak tė spekulimeve tė shumta lidhur me tė dėshiroj tė pėrgjigjem shkurt edhe nė pyetjen: pėrse nuk po gjykohem?

1. Nė burg nuk kam ardhur me dėshirėn time, por kam qenė i arrestuar. Ėshtė gjė e paparė qė tė sulmohet i burgosuri vetėm pėr faktin se ai pa dėshirėn e tij ėshtė burgosur. Burgu nuk ėshtė vend pėr zhvillimin e ēfarėdo bisedave politike, por aty zhvillohen sulme dhe mbrojtje, sulmon shteti dhe mbrohet individi i burgosur. Aty ėshtė vendi ku individi jep llogari pėr veprat ose pėr bindjet tė cilat shoqėrisė nuk i kanė pėlqyer. Burgu s'ėshtė hotel apo shtėpi pushimi, por ėshtė vend i vuajtjes. Nėse zotėrinjtė qė mė sulmojnė nuk e besojnė kėtė, pėrse vallė nuk provojnė qė tė bėjnė diēka qė do t'i ēonte nė burg pėr t'u bindur vetė lidhur me kėtė? Ndėrkaq nėse i frigohen faktit se mos kam thėnė diēka qė atyre s'do t'u pėlqente, pėr fat tė keq nuk kam mundur tė them asgjė mė shumė se ē'nuk e kanė ditur ata vetė dhe ē'nuk e kam thėnė dhe botuar tashmė publikisht; asgjė qė do tė mund t'i ēonte nė burg, sepse tek e fundit, ata janė tė mbrojtur, ndėrsa mua po mė burgosin. Kėta zotėrinj e dijnė kėtė gjė, por e di edhe unė. Ėshtė e udhės qė tė mos mė sulmojnė. Kėtu nuk po zhvillohen kurrfarė bisedimesh politike, ndėrsa unė vetėm po i mbroj bindjet e mia politike. Nė rast se kjo disave nuk u pėlqen, le ta pėrkujtojnė se pėr kėtė shkak unė jam burgosur dhe le tė mendohen se mos i kanė kontribuar edhe vetė kėsaj pune, duke i ndjekur mėsimet e makiavelizmit, konsekuencat e tė cilit nuk i kanė kuptuar kurrė dhe as qė do t'i kuptojnė ndonjėherė sepse nuk e kanė kuptuar edhe vetė atė. Ndėrkaq populli i pamėsuar mendon se titujt akademikė dhe dijet e vėrteta janė e njėjta gjė, gjė qė nuk ndodh veēse nė raste tė rralla. Mirėpo do tė duhej sė paku tė pranohej ndershmėrisht se Republika e Kosovės nuk ėshtė pronė private e askujt ndonėse po insistohet edhe mė tej qė ajo tė jetė e tillė.

2. Nuk po gjykohem pėr shkakun qė e pėrshkruan «Bujku» pak kohė pas arrestimit tim, d.m.th., se jam arrestuar pėr shkak se jam «i tillė», duke mos sqaruar se ēfarė qenkam nė tė vėrtetė, «qė ecėn i vetmuar nėpėr teh shpate», por nuk e thotė se me kė qenka dashur tė shoqėrohem dhe se pėr ēfarė tehu tė shpatės ėshtė fjala? Mė nė fund ai thekson se jam personifikim i politikanit dhe i intelektualit largpamės, por nuk e shpjegon se si qenka e mundur kjo gjė, kėshtu qė del sikur unė paskam aftėsi parapsikologjike tė fallxhorit, tė profetizuesit e tė parashikuesit. Edhe kėto pikėpamje pėr mua u gjasojnė atyre qė u pėrshkruan mė lart. Janė tė frymėzuara nga po ato qarqe tė cilat me vite e dekada u pėrpoqėn dhe ia dolėn ta denigrojnė personalitetin tim dhe aftėsitė e mia intelektuale me qėllim qė me to tė shėrbehen pėr shkėlqimin dhe lartėsimin vetjak. Kėtė ua mundėsoi sistemi dhe zhdėrvjelltėsia e tyre pėr t'i shitur tė fortit gjithēka qė s'ėshtė e tyre nė kėmbim tė asaj qė do tė duhej tė ishte vetėm e tyre. Ky mentalitet i kopesė mendon seriozisht se kjo praktikė ėshtė e pėrjetshme dhe e pandryshueshme. Ata mendojnė seriozisht se individi mund tė ngritet vetėm me ndihmėn e tyre. Pėr shkak tė kėtij besimi tragjik, baza e tė cilit ndodhet nė edukatėn e tyre patriarkale tė tradicionalizmit fisnor akoma tė gjallė ndėr ne, ata mė me dėshirė e me lezet do ta hanin pjesėtarin e tyre se sa ta lejonin qė tė pavarėsohej plotėsisht prej tyre. Ky mentalitet i kopesė mė ka vėnė tashmė nė njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė, por ai po vazhdon tė veprojė me vrull, agresivitet dhe intensitet tė pazbutur. Prandaj po u drejtohem sėrish: Mė lini tė qetė! Nuk po mė gjykojnė pėr shkakun tuaj. Asnjėherė nuk jam gjykuar pėr shkakun tuaj edhepse ju keni dashur ta besoni njė gjė tė tillė. Nuk e kam ngrėnė asnjėherė ndonjėrin prej pjesėtarėve tė kopeve tuaja tė shumta sepse ndjej neveri nga njė gjė e tillė. Po pata mundėsi do tė pėrpiqem t'i ndryshoj themelet tuaja nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė vdesin dhe tė zhduken manitė tuaja njeringrėnėse. Ndėrkaq po qe se nuk ja dal dot kėsaj pune, atėherė mė gllabėroni mė nė fund tė tėrin, ose mė lini tė qetė!

Pastaj intelektualėt e vėrtetė nuk presin qė tė jenė tė kuptuar nga ēdokush dhe nga tė gjithė, por edhe ata kanė tė drejtė pėr mbrojtjen e jetės sė vetė private dhe pėr respektimin e personalitetit tė vet. Pavarėsisht se ē'mendojnė pėr mua qarqet e caktuara politike, unė veten e vlerėsoj nė raport me tė qenit dhe me qenjen e kohės. Prandaj mendoj pėr vete se nė kėto ēaste kėtu po gjykohet njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj tė popullit shqiptar. Nuk dyshoj aspak se nė tė ardhmen do tė lindet dikush, nėse nuk ka lindur tashmė, qė do tė dij ta pėrqasė veprėn time dhe jetėn time nė raport me mundėsitė e veta. Mėnyra e sjelljes suaj ndaj meje nuk flet pėr mua por pėr ju. Nė kėtė gjykatė nuk gjendet asnjėri nga anėtarėt e familjes sime tė ngushtė. Asnjė prej tre fėmijėve tė mi mitur.

3. Mendoj se do tė ishte njė gjė pretencioze po tė pohoja se jam burgosur dhe se po gjykohem pėr shkak tė punimeve tė mia tė botuara ose tė pabotuara apo edhe vetėm pėr shkak tė mendimeve tė mia. I kam shkruar disa punime dhe artikuj tė rėndėsishėm studimorė. I kam shkruar qėllimisht nė atė mėnyrė qė secili prej tyre, duke i llogaritur edhe letrat e mia tė hapura, tė pėrfaqėsojnė njė vepėr tė vogėl kapitale, por njėherėsh edhe njė syzhe apo pėrkujtues pėr shkrimin e shumė veprave kapitale ose ndoshta vetėm pėr njė vepėr tė madhe kapitale tė lidhur organikisht. Ndėrkaq, nuk kam shkruar vepėr tė madhe kapitale. Mė ka munguar paqja e duhur nė kėto 15 vjetėt e fundit qė t'i pėrkushtohesha seriozisht njė gjėje tė tillė. Jam mbrojtur prej kafshimeve tė ndryshme tė kopeve tė pėrshkruara. Vepra ime e madhe kapitale megjithatė ėshtė inkorporuar nė Republikėn e Kosovės dhe nė lėvizjen e gjithėmbarshme tė shoqėrisė pėrpara. Mirėpo pėr kėtė unė njė herė e kam mbajtur dėnimin me burg. Pėr kėtė arsye tani as jam burgosur as po gjykohem.

Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht dhe angazhimet e gjertanishme tė mbrojtėsve jashtėzakonisht tė pėrgatitur e profesionalistė tė Republikės sė Kosovės kėtė e vėrtetuan patundshmėrisht. Prandaj besoj se Republika e Kosovės nga aspekti juridik ėshtė nė gjendje qė tė mbrohet absolitisht vetėm. Mbrojtėsit e saj pėr kėtė arsye janė nė lartėsinė e thirrjes sė vet dhe tė profesionit tė vet si dhe tė dinjitetit tė Republikės apo tė shtetit tė vet. Pėr kėtė shkak unė iu falenderohem dhe u dėshiroj sukses nė tė gjitha luftėrat juridike pėr forcimin e themeleve dhe tė ndėrtesės ashtu si dhe tė pamjes sė jashtme dinjitoze tė shtetit tė tyre, Republikės sė Kosovės.

Me faktin se shkaqet juridike nuk qėndrojnė ngaqė janė shembur nė mėnyrė tė argumentuar nga ana e mbrojtėsve tė mi tė Republikės sė Kosovės, vetėm vėrtetohet se ky gjyq ėshtė i njė natyre politike. Shkaqet politike tė mbajtjes sė tij edhe mė tej mbeten. Pėr ato shkaqe tė natyrės politike ky gjyq duhet tė marrė vendimin e vet gjyqėsor. Me kumtesėn time tė gjerė pėr prapavijėn politike tė kėtij gjyqi, nė mėnyrė tė ndershme dhe objektive kam dashur t'i ndihmoj kėtij gjyqi qė tė marrė vendim objektiv, jo sepse dyshoj nė objektivitetin e tij, por sepse tek ai arrihet me njohjen e plotė dhe zbulimin e argumenteve kundėrshtuese dhe kontradiktore.

Ndėrkaq vetė fakti se kam mundur tė jem i burgosur pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit tim nė lėvizjet e gjithėmbarshme politike nė kėto hapėsira, i pėrforcon dyshimet e mia tė sipėrpėrmendura pėr mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė bazė tė pėrkatėsisė sė tij religjioze nė kundėrshtim me interesat e tij tė vėrteta nacionale. Prandaj mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ėshtė e drejtė e ēdo populli pėr informim tė drejtė dhe objektiv lidhur me rėndėsinė e akteve politike nė tė gjtiha vendet nė kėto hapėsira. Duke mos dashur tė prejudikoj asnjė zgjidhje, gjė pėr tė cilėn janė kompetentė organet politike shtetėrore dhe trupat e tyre, mendoj se si qytetar i rėndomtė i Republikės sė Kosovės, dhe si pjesėtar i kombit tim, i thirrur nė gjyq pėr shkak tė bindjeve tė mia politike, kam tė drejtė tė nxjerr nė pah qėndrimet e mia pėr gjėrat qė mendoj qė janė nė interes tė pėrgjithshėm. Prandaj mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:

1. Republika e Serbisė ta njohė edhe de jure dhe jo vetėm de facto Repubikėn e Kosovės.

2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.

3. Qė Republika e Serbisė t'i lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt e Republikės sė Kosovės.

4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me rendin demokratik tė shtetit tė saj.

5. Qė organet kompetente tė Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?

6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.

7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvilimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė.

8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare.

Gjykata e Qarkut nė Prizren I pandehuri: (nėnshkrimi)

Mr. Ukshin HOTI

29.09.1994

*Vėrejtje: Teksti i mėsipėrm (Fjala e mbrojtjes) ėshtė konceptuar nga autori si pjesa e tretė e ciklit "Individi dhe proceset politike". Pjesa e dytė, me gjithė pėrpjekjet e mia (B.E.), nuk u sigurua dot ngaqė si duket ėshtė konfiskuar nga policia me rastin e arresimit tė tij tė fundit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:12 pm

Deklarata politike*

I

Parimi i proklamuar gjatė fazės sė krijimit tė shteteve nacionale nė Evropė - njė komb/njė shtet, sipas tė cilit pjesa absolutisht mė e madhe e njė populli pėrfshihej brenda kufijve nacionalė tė shtetit tė vet (shtetit/komb), nė rastin e shqiptarėve, pėrkundėr vullnetit tė tyre, u implementua pjesėrisht: mė tepėr se gjysma e popullit shqiptar dhe mė tepėr se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.

II

Kjo u bė pėr shkak tė synimeve tė koncentruara grabitēare tė forcave tė caktuara politike nė Ballkan tė ndihmuara nga interesat kontradiktore tė fuqive tė mėdha tė Evropės. Konferenca e ambasadorėve tė 6 fuqive tė mėdha nė Londėr e vitit 1912/13, pa pėrfaqėsimin adekuat, dhe pėrkundėr vullnetit politik tė shqiptarėve, tė shprehur me kryengritjet e atyre viteve, e bėri sanksionimin e kėsaj ndarjeje tė popullit shqiptar dhe tė kėtij copėtimi tė trojeve tė tyre, duke u udhėhequr me besimin se nė kėtė mėnyrė do tė ruhej paqja e pėrgjithshme nė prag tė luftės sė madhe botėrore. Nė vazhdimin e mėvonshėm tė ngjarjeve kjo ēėshtje vazhdimisht qėndroi pezull dhe e pazgjidhur me arsyetimin, nė kohė paqeje, se nė kėtė mėnyrė ruhej balansi i fuqive ndėrkombėtare, kurse nė kohė krizash, paqja e pėrgjithshme. Ndėrkaq vetė ēėshtja, nė ēdo kohė, u konsiderua si vatėr potenciale e krizave, me mundėsinė e shfrytėzimit pėr shkaktimin e tyre, por edhe pėr eskalimin nė vatėr tė konflikteve tė mundshme pėrmasash tė gjera.

III

Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė decidive se shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat e mėdha apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal. Shqiptarėt nuk i mbanin ēelėsat pėr zhvillimin e raporteve midis popujve dhe kombeve. Pėrkundrazi, trajtimi i ēėshtjes si fakt i kryer, i mbarsur me rreziqe tė pėrherėshme pėr destabilizimin e gjendjes, i kontribuoi rėndimit tė situatave nė kohė tė caktuara, eskalimit tė dhunės e tė terrorit shtetėror gjer nė pėrmasa tragjike dhe determinoi: 1) ngecjen e vazhdueshme tė zhvillimit tė popullit shqiptar nė tėrėsi dhe nė tė gjitha drejtimet, pėrkundėr begatisė me resurse natyrale dhe njerėzore, 2) thellimin e vazhdueshėm tė mosbesimit nė raportet e gjithėmbarshme midis shqiptarėve dhe fqinjve tė tyre. Raportet shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-maqedonase dhe shqiptaro-greke janė bėrė tė njohura historikisht si raporte konfliktuoze me shpėrthime tė herėpasherėshme dhe me fate tė ndryshme, por akumulimi i mėtejshėm i konfliktuozitetit nė kontekst tė pjekurisė sė ngritur tė vetėdijes kolektive mbi interesat e veēanta nuk mund tė mbetet pa konsekuenca nė vetė karakterin e kėtyre raporteve dhe madje nė vetė karakteret kolektive tė kėtyre popujve. Ngecja relative nė zhvillimin e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku paraqet dėshminė mė evidente se asnjė popull nuk mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.

IV

Duke marrė parasysh shkallėn e arritur tė varėsisė reciproke tė shteteve dhe tė popujve nė Evropė dhe mė gjerė, nė botė, pastaj faktin se historia e kombeve zhvillohet nė ndėrlidhje reciproke dhe se nuk ėshtė i mundur zhvillimi i izoluar i asnjė populli, Partia e Unitetit Kombėtar vlerėson se zhvillimi i proceseve integruese dhe Bashkimi i Evropės, si dhe krijimi i Rendit tė Ri Botėror, e ndihmon angazhimin dhe luftėn e hapur legale pėr bashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm. Tendenca themelore qė lidhet me proceset e tranzicionit demokratik nė shtetet e Evropės Lindore dhe tė ish-Jugosllavisė ėshtė pikėrisht pėrfundimi i procesit tė krijimit tė shteteve nacionale dhe i pavarėsimit tė tyre. Bashkimi i Evropės pėrmes realizimit tė parimit komb/shtet, ose njė komb-njė shtet, ose bashkimi i Evropės pėrmes zbatimit tė parimit tė vetėvendosjes sė popujve, paraqitet si formulė e vetme e pėrshtatshme pėr sigurinė dhe stabilitetin afatgjatė tė Evropės sė Bashkuar dhe pėr prosperitetin e popujve tė saj. UNIKOMBI, duke u angazhuar pėr zbatimin e kėtyre parimeve (tė vetėvendosjes dhe tė kombit/shtet) nė rastin e shqiptarėve, i ndihmon njėkohėsisht avansimit tė proceseve nė fjalė tė lidhura me bashkimin e Evropės dhe me ndėrtimin e rendit tė ri ndėrkombėtar politik.

V

Duke u nisur nga kėto parime, UNIKOMBI i mbėshtet tė gjitha aktet qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe institucionalizmin e Republikės sė Kosovės. Jetėsimin e plotė tė saj e sheh nė funksion tė bashkimit tė kombit dhe tė proceseve integrative nė Evropė. Kosova Republikė e pavarur ėshtė njė hallkė me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar tė kombit, por jo edhe pėrfundim i kėtij procesi. Pėr kėtė shkak, ajo angazhohet njėkohėsisht pėr inicimin, zhvillimin dhe forcimin e atyre proceseve qė ēojnė drejt realizimit tė kėtij qėllimi; si parti, ajo do tė investojė pėrpjekje dhe mund tė duhur pėr pėrsosjen e vazhdueshme tė organizimit tė vet nė funksion tė kėtij qėllimi; pėr zhvillimin e atyre formave tė demokracisė dhe tė atyre raporteve me forcat tjera politike brenda dhe jashtė vendit qė do t'i ndihmonin funksionalizimit tė kėtij qėllimi. Parulla "njė komb-njė shtet" mbetet devizė kryesore e punės dhe e angazhimit tė UNIKOMBIT gjer nė realizimin e saj tė plotė nė kushtet dhe nė rrethanat qė do ta mundėsojnė kėtė.

*Ėshtė fjala pėr Deklaratėn politike tė cilin autori e kishte pėrgatitur me rastin e zgjedhjes sė tij pėr Kryetar tė UNIKOMB-it. Kjo deklaratė zė njė ndėr pikat kyēe tė aktakuzės sė ngritur kundėr tij nga prokurori serb i Prizrenit pas arrestimit nė maj tė vitit 1994.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:18 pm

PJESA III


KĖRKESA PĖR REPUBLIKĖ ĖSHTĖ KĖRKESĖ PĖR ZHVILLIM MĖ TĖ SHPEJTUAR

(Nga teksti i diskutimit nė OB tė LK nė Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinė 1981, shkėputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ tė LKJ mė 25 qershor 1987)

Tė pranishmit e dinin se unė kisha specializuar nė Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare, se kėtė lėndė e kisha ligjėruar pėr njė kohė tė gjatė nė Fakultetin Juridik dhe nė Shkollėn Politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" nė Prishtinė dhe qė pikėrisht nga aspekti i kėsaj shkence do tė flisja edhe mbi ngjarjet qė ishin zhvilluar tek ne. Marrja me kėtė shkencė e parakuptonte nėnkuptimin e njohurive mbi politikėn aktuale ndėrkombėtare por edhe mbi rrethanat qė i kushtėzojnė dukuritė bashkėkohore. Nė kėtė kuptim, njė kohė tė gjatė isha marrė me hulumtimin e ngritjes dhe tė rėnies sė imperatorive koloniale dhe tė paraqitjes sė atyre neokoloniale. Gjatė kėtyre studimeve kisha vėnė re gjėra shumė interesante. Kisha vėnė re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatė kohės sė rritės dhe tė ekspanzionit tė vet, nuk kishte pasur probleme tė theksuara ndėrnacionale as me Uellsin dhe as me Skocinė. Ėshtė vėrtetuar se p.sh., me 1945, Partia Nacionale, nuk e di se si quhej saktėsisht, por e cila nė programin e vet angazhohej pėr pavarėsimin e Skocisė nga anglezėt, pati fituar gjithsejt rreth 28% tė votave. Pas fitimit tė pavarėsisė sė Indisė, nė vitin 1947, numri i votave nė favor tė kėsaj partie u rrit nė rreth 37% nė mėnyrė qė sot (dmth. kah fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorėzimin eventual tė Kanadasė me Mbretėrinė Britanike, ky numėr u rrit nė rreth 40% nė favor tė partisė sė pėrmendur. Rėnia ose rritja e kėrkesave nacionale tė popullsisė joangleze ėshtė vėrtetuar se ka qenė e lidhur dhe nė korrelacion me rritjen, me ekspanzionin ose me rėnien dhe me zhdukjen e kėsaj imperatorie. Sociologė tė ndryshėm kanė vėrtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisė ėshtė reflektuar nė plan tė brendshėm si kėrkesė pėr sigurimin e sė ardhmes, tė vendeve tė punės, tė statusit tė ngjashėm, tė kuadrove tė profileve tė ndryshme tė pėrkatėsive nacionale joangleze. Ndėrkaq poashtu ėshtė vėnė re edhe njė luftė mė e ashpėr e kuadrove tė pėrkatėsisė nacionale angleze pėr ruajtjen e statusit tė tyre, tė pozitave dhe tė privilegjeve tė fituara. Kjo gjė midis kėtyre dy grupeve krijonte tendosje tė vazhdueshme. Kėshtu, nė shembullin e Imperatorisė Britanike vėmė re se si mund tė ilustrohet ndikimi i njė dukurie tė jashtme nė raportet e brendshme tė njė vendi.

Ėshtė interesant se njė gjė e ngjashme mund tė vėrehet edhe nė raportet midis kanadezėve anglo-amerikanė dhe francezėve tė Kuebekut. Nė fillim tė viteve 70 atje ėshtė aprovuar njė kushtetutė mjaft demokratike me tė cilėn francezėve tė Kuebekut u forcohej autonomia dhe e drejta pėr njė lloj tė statusit autonom, nėse jo edhe special, nė marrėdhėniet me Francėn. Nė qershor tė vitit 1975 Rėne Lėveku, atėherė Kryetar i qeverisė sė Kuebekut tė Kanadasė, nė revistėn "Lė mond Diplomatique" e pati shkruar njė artikull mjaft tė rėndėsishėm me tė cilin e arsyetonte zhvillimin e raporteve specifike me Francėn nė tė mirė tė francizimit tė sėrishėm tė francezėve tė Kuebekut. Sė bashku me tė tjerėt nė kėtė provincė kanadeze, ai pati ardhur gjer nė pėrfundimin se anglishtja, pėrmes zhvillimit mė superior tė teknologjisė anglo-amerikane, automatizimit dhe tė informatikės, gjithnjė e mė tepėr po e ngushtonte pėrdorimin e gjuhės franceze. Zhvillimi i raporteve me Francėn francezėve tė Kuebekut do t'u ndihmonte nė ruajtjen e gjuhės sė tyre dhe nė begatimin e kulturės franceze nė Kanada.

Jugosllavia, natyrisht, nuk ėshtė imperatori britanike, e as qė ka ambicie tė tilla. Kosova nuk ėshtė Skoci, Uells apo Kuebek.

Mirėpo poashtu ėshtė interesant se kėrkesat pėr njė autonomi mė tė madhe nė vendet perėndimore ngushtėsisht janė tė lidhura me gjendjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ekonomike dhe me pozitėn e secilit vend individualisht nė kėto raporte. Kjo na solli gjer ke pėrfundimi i dytė se procesi i forcimit tė kėrkesave autonomiste, t'i quajmė kėshtu me njė emėrues tė pėrbashkėt tė gjitha ato tendenca konvulsive nė botė qė i njohim me emra tė ndryshėm, ėshtė gjithashtu ngushtėsisht i lidhur me krizėn e botės sė kapitalit.

Marksistėt qėmoti i vunė re lidhjet e dukurive tė tilla tė pranishme nė definicionin e Marksit mbi politikėn si shprehje tė koncentruar tė ekonomisė. Pėr kėtė shkak kjo qė ngjau, dhe kėrkesat qė u shtruan nė atė mėnyrė, esencialisht ndodhėn brenda kėsaj ligjshmėrie dhe nuk mund tė shpjegohen jashtė saj. Me fjalė tė tjera, kėrkesa pėr Republikė nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse kėrkesė pėr zhvillim tė shpejtuar dhe tė gjithanshėm ekonomik. Si e tillė figuron nė tė gjitha dokumentat e LKJ-sė dhe tė shtetit tė RSFJ-sė, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnė momentin; e shprehin pakėnaqėsinė me tempon e realizimit tė asaj qė u definua si qėllim politik i politikės sonė; e vėnė kėrkesėn pėr instrumentin autokton qė do tė mund tė pėrdorej nė dobi tė tempos sė zhvillimit tė shpejtuar.

Akademik Hajredin Hoxha tha se ne e kemi zgjidhur ēėshtjen nacionale mė sė miri nė botė. Pėr ta argumentuar kėtė pohim ai betohet se ėshtė ashtu. Unė nuk dėshiroj tė merrem me kontestimin e pohimit tė tij, por do t'ia tėrhiqja vėrejtjen akademikut se betimi nuk ėshtė argument shkencor. Nga ana tjetėr, pėrveē asaj qė e theksova lidhur me skocezėt dhe lidhur me francezėt e Kuebekut, do ta plotėsoja diskutimin tim edhe me ca shembuj tė tjerė. Mė duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua nė fillim tė viteve '70, apo mė sakt, mė 1972. Kjo kushtetutė i vė nė pozitė tė barabartė valonėt dhe flamanėt nė Belgjikė, bile flamanėve u jep tė drejtėn e raporteve specifike me Holandėn. Mendoj se flamanėt industrialisht janė mė tė zhvilluar se valonėt, por megjithatė, siē tregojnė ngjarjet e fundit atje, njė pjesė e mirė e tyre i akuzojnė valonėt se e mbajnė "lidhjen franceze" nė planin ekonomik dhe atė kadrovik, d.m.th. mendojnė se ndodhen nė pozitė tė pabarabartė dhe se ekonomikisht janė tė eksploatuar nga valonėt, pa marrė parasysh kushtetutėn demokratike tė Belgjikės. Suedezėt nė Finlandė poashtu e kanė universitetin nė gjuhėn e tyre dhe mbajnė lidhje tė gjalla me Suedinė. Tė gjitha kėto vende kanė kushtetuta demokratike dhe ky ėshtė realiteti i tyre. Zezakėt nė SHBA pjesėn mė tė madhe tė tė drejtave tė tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet nė kushtetutėn e tyre, por tani amerikanėt janė tė preokupuar me tė ashtuquajturin integrim tė tėrėsishėm tė zezakėve, gjė qė do tė thotė se kjo ēėshtje e ka burimin te raportet klasore e jo tek ato nacionale e racore. Me fjalė tė tjera, me integrimin e zezakėve tė pasur nė jetėn publike dhe politike tė vendit, amerikanėt mendonin se e kishin zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatė i demantoi. Tani ndodhen para pyetjes se ē'duhet bėrė me shumicėn e varfėr dhe tė pakėnaqur tė zezakėve. Ata pozitėn e vet inferiore nė planin ekonomik gjithmonė e veshin me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit tė tyre, d.m.th., problemi i zhvillimit tė pėrgjithshėm tė tyre, reflektohet si kėrkesė pėr pozitė tė barabartė tė racės zezake. E tillė ėshtė logjika e ligjshmėrive shoqėrore. Reflekton disi nė mėnyrė indirekte, shtrembėr e jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e si nė pasqyrė. Te amerikanėt ėshtė interesante edhe njė dukuri nga mesi i viteve '70 e njohur si dukuri e gjurmimit tė pėrkatėsisė etnike (ethnicity). Nga ajo nuk bėnė kurrfarė problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me fillimin e krizės ekonomike tė botės sė kapitalit (v. 1973, pėrkatėsisht 1975).

Kushtetutėn e fundit ne e aprovuam me 1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės politike dhe shoqėrore tek ne. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se kjo ishte e lidhur me ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike tė vendeve tė tjera, por askush nuk mund ta mohojė bindshėm se proceset e demokratizimit shoqėror dhe politik te ne nuk janė pjesė e proceseve tė demokratizimit e tė civilizimit tė Evropės, dhe pjesė e ecjes sė pėrgjithshme progresive tė njerėzimit. Ēdo kushtetutė i reflekton raportet dhe qėllimet e forcave politike tė vendit tė vet. Pėr kėtė shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate tė mėdha, por jo mė tė mira nė botė, nė zgjidhjen e ēėshtjes nacionale, atėherė njė gjė tė tillė duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e pėrgjithshėm tė raporteve demokratike tė vetėqeverisjes socialiste. Zgjidhja e ēėshtjes nacionale, kėtė do tė duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, ėshtė nė mėnyrė tė pandashme e lidhur me tempon dhe shkallėn e demokratizimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, me natyrėn dhe me karakterin e vetėqeverisjes socialiste nė Jugosllavi. Pėr aq sa ky sistem ėshtė mė demokratik, mė human, mė i mirė, mė integral, mund tė thuhet se pėr aq edhe ēėshtja nacionale ėshtė zgjidhur nė mėnyrė mė demokratike, mė humane, mė mirė dhe mė integrale. Ēėshtja qėndron nė faktin qė tė shihet se sa kemi arritur ne qė sistemin e vetėqeverisjes socialiste tė normativizuar nė dokumentet partiake, nė kushtetutė dhe nė ligje, ta realizojmė nė praktikė, sepse pozita e vėrtetė dhe reale e kombeve dhe kombėsive tė Jugosllavisė ėshtė e lidhur pikėrisht me kėtė. Pėr kėtė shkak, mendoj se ngjarjet janė edhe protestė kundėr deformimeve nė zhvillimin e vetėqeverisjes dhe kundėr deformimeve nė praktikėn politike, dhe njėkohėsisht, ato janė kėrkesė pėr zvogėlimin e jazit midis asaj qė ėshtė normative dhe realitetit; midis fjalėve dhe veprave. Nė instancėn e fundit, kjo ėshtė njė kėrkesė pėr zhvillimin e shpejtuar tė Kosovės.

Nga ana tjetėr, akademik Hajredin Hoxha tha se nė botė ekzistojnė dy lloje tė socializmit: socializmi dogmatik i Shqipėrisė dhe socializmi vetėqeverisės i yni. Mua nuk mė ėshtė e qartė se cilit lloj tė socializmit i takojnė p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami, dhe tani Angola e Etiopia, si dhe njė numėr i tėrė vendesh qė veten e konsiderojnė socialiste? Ai thotė se ashtu shkruan nė Programin e LKJ. Por programi i LKJ ėshtė aprovuar nė vitin 1958 dhe ai nuk mund tė kuptohet nė mėnyrė dogmatike. Atėherė LKJ nuk do tė mbante marrėdhėnie me asnjė parti komuniste nė pushtet, as qė do tė mbante raporte diplomatike dhe politike me kėto vende. Sa mė pėrket mua, plotėsisht mė ėshtė e qartė se cila nga kėto parti e monopolizon tė drejtėn qė vetėm ajo tė ketė tė drejtė dhe e pranon vetėm socializmin e vet. Sovjetikėt e pranojnė socializmin real tė Traktatit tė Varshavės; unė e pranoj linjėn e LKJ-sė mbi rrugėt e veēanta tė zhvillimit tė socializmit nė ēdo vend tė veēantė, por meqenėse akoma nuk i njoh tė gjithė parametrat me anė tė tė cilėve nė mėnyrė tė pagabueshme do ta matja socializmin, nuk kam mundur vetes t'i ofroj pėrgjigje kategorike se sa lloje tė socializmit ekzistojnė nė botė. Si anėtar i LKJ-sė i pėrmbahem linjės sė saj. Ua kam lėnė popujve tė vendeve socialiste qė tė gjykojnė mbi socializmin e tyre. Nuk e konsideroj si oportune tė merrem me vlerėsimin e socializmit nė Shqipėri sepse ndodhem nė njė mbledhje partiake dhe jo nė njė simpozium shkencor. Sa i pėrket marrėdhėnieve me Shqipėrinė nė pėrgjithėsi, dhe raporteve midis Universitetit nė Prishtinė dhe tė atij nė Tiranė nė veēanti, tashmė jam deklaruar nė mbledhjen e Komisionit Ndėrkombėtar tė KK tė LK tė Kosovės. Unė jam kundėr suspendimit tė kėtyre marrėdhėnieve. Nuk e besoj se na kanė indoktrinuar. Kam qenė njėri nga bartėsit kryesorė tė kėtyre marrėdhėnieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanė qenė nė interes tė tė dyja palėve dhe nė interes tė zhvillimit tė tėrėsishėm tė kombėsisė shqiptare nė Jugosllavi. Puna ime nė zhvillimin e kėtyre raporteve ka qenė nė pajtim tė plotė me parimet e politikės sė LKJ. Pėr kėtė e kemi pasur pėrkrahjen e tė gjitha forcave progresive tė krahinės, andaj edhe tė Universitetit tonė. Akademik Syrja Pupovci ka qenė njėri nga ata qė e pėrkrahte kėtė bashkėpunim gjatė tėrė kohės sė udhėheqjes sime nė Sekretariatin pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme. As atėherė dhe as sot nuk kam konsideruar se kemi qenė tė mashtruar. Nuk ishim fėmijė. Tani nuk jam i dėshpėruar me rezultatet e punės sime nė kėtė drejtim, por pėrkundrazi, krenohem. Por do tė dėshiroja qė akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a ėshtė akoma ai i djehit, qė na pėrkrahte nė zhvillimin e kėtyre raporteve, apo ai i sotit, i cili angazhohet me tė madhe pėr ndėrprerjen dhe pėr suspendimin e tyre. Nuk do tė dėshiroja qė njė ditė tė vijmė nė pozitėn prej nga do tė angazhoheshim pėr rishqiptarizimin e gjuhės shqipe, ose pėr rishqiptarizimin e shqiptarėve.

Njė kohė tė gjatė kam punuar nė politikė. Kurrnjėherė nuk kam dėshiruar, dhe as qė dėshiroj, qė forcat reaksionare jashtė dhe brenda Kosovės tė manipulojnė me tė. Shokėt qė tani janė nė pozitė, kėtė nuk duhet ta lejojnė.

Prishtinė, 19 nėntor 1981
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:22 pm

GISHTI I TRASHĖ I VĖLLAIT TĖ MADH


«Asi» i Sarajevės, nė numrin e vet tė 9 Shkurtit tė vitit 1990 nė artikullin e D. Ēosoviqit: «Sigurimi ka urdhėruar ... », nė njė nėntitull me shkronja tė mėdha shkruante: "Si u zbuluan Ukshin Hoti, Bollovan Blakaj dhe Ali Kryeziu?". Kjo, megjithatė, askund nė tekst nuk u shpjegua. Pasi qė «Asi» kėtė e harroi, do ta them vetė. Pas shpėrthimit tė demonstratave tė vitit 1981, nė mbledhjen e Komisionit tė KK tė LK tė Kosovės pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, e pata kundėrshtuar suspendimin e raporteve me RSP tė Shqipėrisė. Konsideroja se ajo nuk ishte e pėrzier nė ato ngjarje. Qėndrimi im nisej nga bindja personale se Shqipėria nė atė kohė nuk ka patur qėndrim tė ndėrtuar mbi atė se a do tė duhej qė Kosova tė shndėrrohej nė Republikė. Nė favor tė kėsaj bindjeje fliste fakti se Tirana pėr herė tė parė u paraqit me pėrkrahjen e vet kėsaj kėrkese diku rreth 6 apo 8 prillit tė po atij viti, dhe jo mė herėt, sikurse do tė ishte e natyrshme tė pritej. Nga ana tjetėr, duke i marrė parasysh dallimet ideologjike etj, nė atė kohė, ishte vėshtirė tė supozohej se konstituimi i Kosovės nė Republikė do t'i pėrgjigjej Shqipėrisė. Kam qenė i mendimit se ngjarjet e vitit 1981 nė Kosovė "e nxorėn" establishmentin politik tė Shqipėrisė, si dhe tonin kėtu, dhe se nė tė vėrtetė, vetė ngjarjet ndikuan nė ndėrtimin e qėndrimeve tė tyre mbi kėtė ēėshtje. Kurrė s'kam pasur arsye tė vėrtetė pėr ndryshimin e kėsaj bindjeje. Nė dy-tre mbledhje nė Fakultetin Filozofik, ku atėherė e ligjėroja Sociologjinė Politike, pata insistuar nė shqyrtimin e gjithanshėm tė asaj qė kishte ndodhur dhe qė nė bazė tė kėsaj tė nxirrej vlerėsimi mbi vetė ngjarjet, andaj e kundėrshtova vlerėsimin e tyre tė mėvonshėm si thjesht kontrarevolucion. Mė vonė, mė 19 nėntor 1981, nė mbledhjen e OB tė LK tė Fakultetit Filozofik - dega Sociologji-Filozofi, e shtrova botėkuptimin tim tė tėrėsishėm mbi situatėn nga aspekti i Shkencės mbi Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare .
Vetėm njė ditė mė vonė, d.m.th. mė 21 nėntor tė njėjtit vit, u arrestova nga jo mė pak se 40 policė tė armatosur, gjysma e tė cilėve u futėn nė banesėn time me armė tė gatitura automatike e gjysmėautomatike. Mė vonė mora vesh se edhe shtėpia e prindėrve tė mi nė fshat, qė ndodhet afro 100 km larg Prishtinės, po atė natė ishte rrethuar dhe ishte kontrolluar nga ana e njė numri jo mė tė vogėl tė personave tė armatosur. Sikur tė kishte qenė e mundur tė ndodhesha njėkohėsisht nė tė dy vende! (Kurrė s'kam besuar nė dhunėn. Nė njėrėn nga mbledhjet e pėrmendura e kundėrshtova pėrdorimin e ekzagjeruar tė dhunės ndaj studentėve).
Nė momentin e arrestimit e kisha tė veshur pixhamėn dhe qetėsisht po e lexoja njė libėr. Gazetari Ēosoviq tani e ka tė qartė se si kam qenė i «zbuluar». Pohimin e vet mbi atė se kemi qenė nė shėrbim tė «Sigurimit», dhe i cili ėshtė i pėrmbajtur implicite nė titull dhe nė nėntitull tė tekstit, e argumenton me njė supozim hipotetik: «se qėllimi i Sigurimit», pėr futjen e spiunėve nė aparatin shtetėror tė Jugosllavisė ka funksionuar mirė ... ». Ėshtė e mundur qė shėrbime tė tilla tė kenė qėllime tė ngjashme, por se nuk dihet se a kanė funksionuar mirė, pos nėse nuk nisemi nga supozimi i Ēosoviqit se kam qenė spiun i Sigurimit, dhe nga supozimi tjetėr, se nė tė vėrtetė unė i kam vėnė nė lėvizje ngjarjet e vitit 1981. Si argument kulminant, qė gjason me njė ironi, pėr vėrtetimin e supozimit tė tij tė mėparshėm i merr: «... dėnimet e Ukshin Hotit, tė Bollovan Blakajt dhe tė Ali Kryeziutr». Ėshtė e vėrtetė se kam qenė i dėnuar nė saje tė mjeshtėrisė pėr shndėrrimin e veprimtarisė legale nė atė tė ndaluar, por megjithatė, ėshtė gėnjeshtėr e kulluar se kam qenė ndonjėherė i akuzuar apo edhe i dėnuar pėr punė tė tilla. Mirėpo aty implicite ėshtė e pėrmbajtur teza mbi pėrzierjen e Shqipėrisė nė kėto ngjarje. Pėrse atėherė kėtė nuk e thotė shkurt dhe qartė dhe pėrse ka nevojė t'i njollosė njerėzit? Duket se edhe vetė Ēosoviqi nuk e beson atė qė e thotė; duket se do tė dėshironte t'i pėrgjigjem, dhe eventualisht «tė tradhtohem». Pastaj duket se e ka ndėrmend tė bėjė konstruimin e pėrrallave tė tjera. Sa isha nė burg e pata vėrejtur tendencėn e konstruimit tė fjalive, tė ndryshimit tė kontekstit, tė deklaratave dhe tė ngjarjeve tė tėra, tė kombinimit tė supozimeve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave, vetėm e vetėm qė tė mė vinin para gjyqit dhe tė mė dėnonin, ndoshta me qėllim qė t'i arsyetonin veprimet e veta. Mirėpo as qė mund tė ėndėrroja se njė gjė e tillė do tė mund tė vazhdonte edhe pas 9 vitesh. Ē'dėshiron gazetari Ēosoviq tė arrijė me kėtė? Se mos ndoshta kontrarevolucioni nė Kosovė nė vitin 1981 ishte importuar nga RSP e Shqipėrisė? Pėr kėtė do tė duhej tė gjente adute tė tjera. Unė ēiltėrisht i pėrgjigjem Jo. Ky ėshtė mendimi im e ai le tė vazhdojė tė bėjė konstruimin e pėrrallave tė tilla. Me gjyqe s'do ta ndjek. Pėr kėtė nuk kam as tė holla. Shteti u kujdes qė tė mos mė punėsojė sėrish, mbase edhe qė tė mos mund tė mbrohem.

Fjalia e D. Ēosoviqit pastaj vazhdon nė stilin e pėrshkruar: "Gjer me shpėrthimin e kontrarevolucionit tė vitit 1981, Hoti ka qenė ministėr nė Komitetin Krahinor tė Marrėdhėnieve me Botėn." E vėrteta ėshtė se gjer mė vitin 1977 kam qenė Sekretar i Sekretariatit pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme, tė cilin e kam formuar vetė, ndėrsa Komiteti nė atė kohė as qė ka ekzistuar. "Eshtė zbuluar se ka vepruar nga pozitat shqiptaromėdha" (mbi kėtė mė vonė). D. Ēosoviq lė tė kuptohet se shėnimet i ka nxjerrė nga libri i Dejan Luēiēit: «Sekretet e Mafisė Shqiptare». Po atij prej nga shėnimet?

Mė vonė, revista «Intervju» nga Beogradi, nė numrin e saj 118, tė 2 Marsit 1990, kėtė "e vėrteton definitivisht". Po dėgjoj se kėtė e ka bėrė edhe nė numrin e saj special mbi «Sigurimin», tė cilin s'e futa dot nė dorė. Supozoj se pėrmbajtja ėshtė e ngjashme me atė tė artikullit tė Jovan Janjiqit, «Parajsė spiunėsh» dhe me tekstin e nėntitullit «Konsujt nė rrjetėn e spiunėve». Duke shkruar mbi lidhjet e njė grupi tė Pejės me disa intelektualė tė njohur nga RSP e Shqipėrisė (sikur intelektualėt e formatit tė njė Kadareje ose tė njė Agolli tė mos kishin punė tė tjera) dhe me disa oficerė tė «Sigurimit», shkruan edhe kėtė: "Janė tė lidhur edhe me Bollovan Blakajn, ish-Konsullin nė Zvicėr (kėtė e njihja nga tė parit), Ali Kryeziun, Konsull nė Nju-Jork (ka qenė nė misionin jugosllav nė OKB, e jo konsull nė Nju-Jork) Mr. Ukshin Hotin, ish-sekretarin Krahinor tė Sekretariatit pėr Bashkėpunim me Botėn (nuk e kam pasur rangun e Sekretarit Krahinor); Votim Demirin, i cili e zėvendėsoi Ukshin Hotin nė funksionin e njėjtė (mė zėvendėsoi Zejnullah Gruda e jo Demiri), pastaj me akademikun Ali Dida, drejtorin e gjervonshėm tė sekretariatit tė njėjtė (nė realitet tė Entit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar Shkencor, Kultural, Arsimor e Teknik), dhe me grupin e alternativės kosovare" (Cilin?).

Nuk e di se ēka do tė pasojė mė tutje, por edhe kjo mjafton pėr tė nxjerrė pėrfundimin se si Vėllai i Madh i Orwell-it, pas tė gjitha bėmave nė Kosovė, tani e drejtoi gishtin e tij tė trashė drejt Shqipėrisė. Me atė rast nuk pyetet se si do ta ndjej veten unė? Ndoshta sepse nuk i mjafton Shqipėria, gishtin e tij tė madh e drejton edhe te Kominterna. Nė tė vėrtetė, duke e lexuar intervistėn e Dushan Ēkrebiqit, tė botuar nė numrin e njėjtė tė «Intervju-sė» ("Prej nga Fadil Hoxhės duart e lira?"), nga pyetjet e Dragan Tanasiqit befas mu bė e qartė se nė tė vėrtetė, jam vėnė nė rolin e njė vidhe tė zakonshme tė mekanizmit kolosal tė komplotit Orwelljan, i cili shtrihet nė njė kohė: prej vitit 1934, ndonjėherė edhe prej vitit 1928, mė rrallė edhe prej vitit 1878, e pastaj i pėrfshin vitet 1940, 1943/ 44, 1968 dhe 1981. Tani mund t 'ia shtojmė edhe vitin 1990. Varėsisht nga autori nga tema e shqyrtimit dhe nga nevoja, vitet mund tė ndryshojnė. Ndonjėherė pėrfshihet edhe viti 1945. Ndėrkaq nė hapėsirė ky komplot shtrihet qė nga BRSS, pėrmes RSP tė Shqipėrisė, gjer te RSF e Jugosllavisė, mė sakt, gjer nė Kosovė.

Nuk ka edhe ndonjė variant Oksidental (Perėndimor), tė kėtij komploti kolosal, gjė qė duket mjaft simptomatike. Megjithatė, ekzistojnė edhe dy nėnvariante: e para, e cila doemos niset nga shėrbimet pėr luftė psikologjike, dhe e dyta, konturat e sė cilės vetėm paralajmėrohen, por kurrsesi ta fitojnė formėn qė i takon. Baza pėr nėnvariantin e dytė mund tė gjendet dhe tė nxirret nga libri «Sferat e Interesit» tė Vladimir Dedierit ose nga libra tė tjerė tė ngjashėm. Tė pėrmendurit e emrit tim nė ndonjė nga librat qė merren me mafinė shqiptare ėshtė njė intrigė mjaft joserioze, e paqėlluar, por megjithatė, njė gjė e tillė do tė thotė se unė si "vidhė" e kėtij mekanizmi kolosal komplotesh, kam qenė "tejet i dashur" edhe pėr Lindjen, edhe pėr Perėndimin, edhe pėr Jugun, edhe pėr Veriun, por edhe pėr tė gjitha qendrat e mundshme pėr punė tė gjithėfarshme. Pastaj papritur mė ra ndėrmend se unė fare s'jam i rėndėsishėm, por pėrmes meje dėshirohet tė arrihet nė Kosovė, d.m.th. se pėr ta jam i rėndėsishėm vetėm nė funksion tė identitetit tė Kosovės. Sidoqoftė, rrjedhimet e kėsaj "dashurie tė zjarrtė" edhe Kosova edhe unė po i bartim tashmė plot 9 vjet.

Shkurt, me ndihmėn e varianteve dhe nėnvarianteve tė komploteve tė tipit tė Orwellit, provohet tė tregohet se kontrarevolucionin nga viti 1981 e bėnė mbeturinat e Kominternės nga Moska, UDBA-shėt e dėshtuar nga Beogradi, stalinistėt nga Tirana dhe rankoviqistėt nga Prishtina (Teza mbi rankoviqistėt nga Prishtina gjatė njė kohe publikisht pėshpėritej nėpėr Prishtinė. Bile disa tė burgosur me dėnime afatgjata, nga viti 1981, "janė parė" edhe duke shetitur rrugėve tė Beogradit!) Vetėm se nuk e kam tė qartė se pėrse nė kėtė variant vazhdimisht ndodhem nė sferėn Lindore tė Botės sė Orwell-it, meqė kurrė s'kam qenė as nė BRSS e as nė RSP tė Shqipėrisė'? Pėrse, tė themi, nuk mė vėnė nė sferėn Perėndimore, nė SocAngli, meqė tashmė e kam shetitur tėrė Perėndimin, i njoh shkėlqyeshėm gjuhėt e tij kryesore, kam specializuar nė Harvard, d.m.th. nė vetė trurin e hemisferės sė Perėndimit'? Do tė ishte e rendit qė tė ishin respektuar faktet themelore, nėse ėshtė dashur qė me ēdo kusht tė prodhohen spiunėt.

Supozoj se pėrgjigjet janė tė lidhura me proceset e demokracisė nė kėto hapėsira, d.m.th. tė demokracisė si mundėsi tė zgjedhjes sė mjeteve vetanake (republika), tė tempos dhe tė rrugėve pėr njė zhvillim tė shpejtuar. Ndoshta demokracia nuk mund tė reduktohet vetėm nė mundėsinė e konstituimit tė sistemit shumėpartiak? Si mund tė shpjegohet fakti se gjatė kėtyre 9 viteve, ndonėse u bėnė ndryshime tė paparapara nė tėrė Evropėn Lindore, ne, pėr shkak tė Kosovės dhe rreth saj, vrapojmė trok mbas gjithė tė tjerėve, edhe pse Kominterna ėshtė shpėrndarė qysh nė vitin 1943, ndėrsa me mbeturinat e saj u ndamė qysh nė vitin 1948?! Duket se vėrtetė ėshtė i nevojshėm revidimi i vlerėsimit mbi kontrarevolucionin, po qe se njė gjė e tillė nuk ėshtė tejkaluar tashmė. Sepse nė dritėn e sistemit shumėpartiak tė lejuar mė vonė, edhe ashtu nuk ka kurrfarė kuptimi. Meqė veten e konsideroja gjithmonė bir tė klasės punėtore, formula juridike me tė cilėn qeshė dėnuar pėr shkak tė kinse ftesės pėr "pėrmbysjen e pushtetit tė klasės punėtore", m'u pat dukur tmerrėsisht ironike. Edhe, sot e pranoj sistemin shumėpartiak, por nuk mendoj se nė Kosovė dhe nė Jugosllavi do tė duhej tė fshihej ēdo gjurmė e socializmit. Si mundėsi e konkurrencės sė shėndoshė nė planin politik ėshtė dashur tė pranohet qysh moti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:26 pm

Esenca e problemit

Me fjalė tė tjera, nuk e besoja se ishte fjala pėr kontrarevolucion, ndonėse Millosh Mishoviqi mė pati shpallur si njėrin "nga inspiratorėt ideorė tė aksioneve kontrarevolucionare". As edhe ajo qė mė vonė nėnkuptohej me nocionin e revolucionit antiburokratik, nė Kosovė nuk pati kurrfarė jehone. Njerėzit e vlerėsuan si ndėrrim tė burokracisė, sepse, nė esencė, Kosova nuk kishte burokraci tė vetėlindur. Ajo vetėm dėshironte ta kishte. Por jo t'ia impononin.
Ėshtė e vėrtetė se ligjėratat e mia nė shkollėn politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist «Edvard Kardel», nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė, nė drejtimin Ndėrkombėtar-Juridik tė Fakultetit Juridik (viti III dhe IV), dhe nė Fakultetin Filozofik, kanė qenė tė inspiruara me dėshirėn pėr tejkalimin e pazhvillueshmėrisė sė Krahinės. Sintagma se pėr kėtė pazhvillueshmėri do tė duhej tė turpėrohej edhe Evropa e jo vetėm ne, duhet tė kėtė lindur atėherė, nė ato ligjėrata. Me tėrė qenien e urreja pazhvillueshmėrinė e Krahinės, por nuk e kėrkova pėrmbysjen e pushtetit tė klasės punėtore. E kėrkova vetėm pėrsosjen e tij d.m.th. tė sistemit vetėqevėrisės. Ndoshta nė atė kohė kam qenė njėri nga intelektualėt mė me influencė tė gjeneratės sime. Pėrmes bisedave tematike qė i pata inicuar nė baza interdisciplinare shkencore, provoja tė vija gjer te njohuritė mbi mundėsitė e njė zhvillimi mė tė shpejtuar. Kur u shkaktuan ngjarjet, nuk tentova t'i shmangem pėrgjegjėsisė sime. Duke u nisur nga qėndrimi se politika ishte shprehje e koncentruar ekonomisė, konsideroja sė kėrkesa e parashtruar pėr republikė nė esencė ishte vetėm kėrkesė pėr njė zhvillim mė tė shpejtuar dhe mė tė gjithanshėm ekonomik.

Si e tillė ajo figuronte nė tė gjitha dokumentet partiake dhe shtetėrore tė vendit nė tėrėsi. Nuk kuptoja se pėrse nė atė kohė, rreth kėsaj ēėshtjeje, ngritej aq shumė pluhur. Nė fillim nuk e kuptoja edhe se pėrse i shmangeshim bisedės sė hapur pėr kėtė, por kur u ndodha nė burg, e kuptova se nuk kisha pasur pėrvojė tė mjaftueshme politike. Megjithatė nuk mė erdhi keq. Supozoja se esenca e problemit nuk do tė ndryshohej nė qoftė se i largoheshim shqyrtimit tė saj. Dhe nuk u ndryshua. Sot flitet mbi demokracinė si formė tė organizimit tė shoqėrisė, kurse nė tė vėrtetė fjala ėshtė pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė brenda Jugosllavisė. Disa forca opozitare nė Kosovė pėr shkak tė kėtyre fjalėve pėrsėri do tė mė anatemojnė si jointelektual. Si edhe dikur nė tė kaluarėn, sėrish do tė shpjegojnė se nuk jam kurrfarė intelektuali. Forca tė tjera ndoshta pėrsėri do tė mė ostracizojnė, do tė mė burgosin, ose ndoshta edhe nuk do ta lejojnė botimin e kėtyre fjalėve. Mirėpo kujt i shėrben nė tė vėrtetė heshtja e mėtejshme? Ē'na duhet thellimi i mėtejshėm i jazit tė marrėdhėnieve ndėrnacionale nė Kosovė? Kujt i shėrben copėtimi i Jugosllavisė? Ē'na duhen burgosjet e mėtejshme, vrasja e tė rinjve? Ē'na duhet dhe kujt i shėrben cfilitja e tė gjithė popujve nė Jugosllavi, nė krizėn e gjatė 9-vjeēare tė luftės me nerva? A s'do tė ishte mė me mend qė tė gjithė sė bashku, por tė barabartė, ta ndėrtojmė tė Nesėrmen e Madhe, nė vend qė me kufoma ta shėnojmė kėtė tė sotme mizerabėl? Populli nė Kosovė dėshiron qė vetė dhe me ndihmėn e popujve tjerė tė Jugosllavisė tė zhvillohet, e jo ta zhvillojnė tė tjerėt; ai dėshiron tė jetė subjekt i barabartė nė bashkėsinė e popujve tė Jugosllavisė, e jo si tė tillė vetėm ta trajtojnė; qė vetė t'i zgjedhė pėrfaqėsuesit e vet tė vėrtetė, e jo t'i thuhet se, nė tė vėrtetė, tashmė i ka zgjedhur; qė me tė vėrtetė ta ndajė fatin e Jugosllavisė, e jo t'i shpjegohet se kėtė tashmė e ka bėrė me ndryshimet kushtetuese nė RS tė Serbisė; qė me tė vėrtetė tė jetė faktor i paqes dhe i prosperitetit brenda Jugosllavisė, nė kėto hapėsira, e jo qė ta heshtin me fundamentalizmin islamik dhe me intriga mbi spiunazhet. Shkurt, Kosova tejet shtrenjtė po e paguan ēmimin e sė drejtės pėr tė folur hapur mbi republikėn e vet brenda Jugosllavisė dhe pėr konstitutimin e vet si tė tillė. Unė, gjithashtu, shumė shtrenjtė i pagova botėkuptimet e mia, por tani sė paku i shkrova. Nuk do tė ketė nevojė qė tė rrėmihet mė nėpėr tė kaluarėn time, e as qė tė mė shkatėrrohet familja pėrsėri. Mirėpo t'i kthehemi akuzės mbi spiunimin nė dobi tė Sigurimit.


Gjyshi im dhe unė

Mė parė nė kėtė tekst shpjegova se rreth kėsaj e vetmja gjė e vėrtetė ishte se atėbotė unė e kryeja funksionin e Sekretarit tė Sekretariatit tė KE dhe tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme, (nė periodėn midis viteve 1971-1977). Duke e pėrfshirė atė periodė, gjer nė vitin 1981, kam qenė gjithashtu anėtar i Komitetit Republikan tė RS tė Serbisė pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme; pjesėmarrės aktiv i Kėshillit Federal pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar; anėtar i Komisionit tė SFPJ pėr moszgjerimin e armėve nukleare (aspektet juridike tė ēėshtjes); anėtar i komisioneve tė ngjashme tė KK tė LK tė Kosovės, tė KK tė LSPP tė Kosovės, etj. Andaj, realisht (e jo vetėm formalisht), kam qenė njėri nga kreatorėt kryesorė tė pjesėmarrjes sė Kosovės nė bashkėpunimin ndėrkombėtar tė vendit, edhe nė planin organizativ, por edhe nė atė praktiko-politik. Nė qoftė se puna rreth kėtyre ēėshtjeve konsiderohet si "vėnje tė themeleve tė shtetėsisė sė Krahinės" («Duga»), atėherė kėtė vėrtet e kam bėrė, por nuk e kam bėrė pėr shkak tė Sigurimit, dhe as pėr hir tė tij, por pėr shkak se njė gjė e tillė ishte e pėrmbajtur nė politikėn e LKJ-sė dhe nė kushtetutėn e vendit.[/size]

(...)Gjyshi im (ndjesė pastė!), nė rininė e vet herė pas here ishte marrė me shitjen e duhanit gjer nė Kukės -Shqipėri. Kjo gjė, si duket, kishte qenė njė lloj fitimi pėr tė. Kishte menduar se mėnyra e tillė e fitimit kishte qenė mė e mirė sesa vjedhja e kafshėve tė trasha. Ai vdiq gjersa unė isha shumė i ri, por mė kujtohet se asgjė tė bukur nuk mė pati thėnė pėr shoqėrinė e paraluftės atje. Pėrshtypja e tij kryesore kishte qenė se lumjanėt paskėshin jetuar mizorisht, duke shtuar se edhe shpellat i kishin pėrdorur si strehimore pėr fėmijėt dhe familjet. Pėr kėtė shkak, sa herė qė nė ekranin e TV Tiranės shihja se si kishin ndėrtuar shtėpi dhe e kishin punuar tokėn, kjo me tė vėrtetė, mė gėzonte. Gjyshi im ishte analfabet, por gėzohej tmerrėsisht pėr shkollimin tim. Pėr kėtė shkak, kurdoherė qė nė ekranin e TV Tiranės e shihja se si po shkolloheshin edhe fėmijėt e tyre atje, pikėrisht si edhe unė kėtu, kjo me tė vėrtetė mė gėzonte. Shkurt, konsideroja se tė drejtėn pėr t'iu gėzuar tė arriturave nė tė dy vendet nuk mund tė ma merrte askush.
Nė anėn tjetėr, vetėm dy-tri herė i kam takuar qytetarėt nga RSP e Shqipėrisė dhe kam biseduar privatisht me ta. Kanė qenė ato biseda tė shkurtėra nė grupe tė mėdha. Asnjėherė s'kam bėrė bisedė zyrtare me kėdoqoftė nga RSP e Shqipėrisė pa prezencėn e funkcionarėve tjerė ose tė njerėzve nga Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror Jugosllav. Ky ishte njė gabim i imi qė rridhte nga gjendja e sėmurė e shoqėrisė. E drejta pėr tė biseduar privatisht me fqinjtė e mi ėshtė njė e drejtė e imja e patjetėrsueshme. Fakti se s'kam mundur ta realizoj e tregon gjendjen mizore nė raportet midis dy shoqėrive. Dhe, ju lutem, pėr njė gjė tė tillė mos e fajėsoni vetėm palėn tjetėr! (Autori i drejtohet shtypit, dhe mbase jo vetėm shtypit, tė Beogradit; vėr. e red.).

Nė Shqipėri s'kam asnjė mik ose shok. Konsideroj se pėr kėtė shkak jam i dėmtuar si qytetar dhe si njeri. Nuk kam kurrfarė aftėsishė telepatike. E kam vetėm njė tranzistor qė i takon gruas dhe njė aparat TV qė ma falėn prindėrit. S'jam teknikisht i arsimuar. Nuk kam telefon, por ata qė kanė, mė thonė se s'munden qė drejtpėrsedrejti t'i thėrrasin miqtė e tyre nė Tiranė. Kjo lidhje shkon pėrmes Beogradit dhe Shkupit, e ndoshta edhe pėrmes Romės, Parisit apo ndonjė qyteti tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:29 pm

Evropa dhe kufijtė



Edhe serbėt mė ortodoksė, domėthėnė edhe ata qė konsiderojnė se shqiptarėt nuk rrjedhin nga ilirėt (dhe nuk thonė se nga rrjedhin, por zhvillojnė vetėm supozime tė ndryshme), nuk e mohojnė se shqiptarėt nė Jugosllavi dhe ata nė Shqipėri janė i njėjti popull, d.m.th. se kanė gjuhė tė njėjtė, kulturė tė njėjtė dhe histori tė njėjtė. Mirėpo kjo nuk ėshtė kurrfarė pengese pėr t'u konstituar nė komb tė veēantė, sepse nuk mund tė mohohet bindshėm fakti se ėshtė bėrė plotėsisht e pakuptimtė tė flitet pėr ta si pėr njė pakicė kombėtare, ndėrkaq as qė mund tė mohohet fakti se nocioni "kombėsi" esencialisht ėshtė i karakterit kalimtar dhe se tashmė ėshtė i tejkaluar. Po ashtu nuk mund tė mohohet nevoja pėr njė zhvillim tė shpejtuar tė Kosovės. Nėse kjo gjė ishte ashtu, dhe sigurisht qė ishte, dhe nė qoftė se kjo ėshtė akoma ashtu, atėherė prej meje nuk ka qenė e mundur tė pritet qė tė angazhohesha pėr qėndrim tė kundėrt vetėm e vetėm qė mė vonė tė mos mė quanin spiun i Sigurimit. Pėr shkak tė pėrcaktimeve tė tilla parimore, konsideroja se zhvillimi i marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare duhej tė ishte nė funksion tė interesave afatgjata tė tė dy vendeve, por edhe nė funksion tė zhvillimit tė kombėsisė shqiptare te ne. Nė nivel tė konkretėsisė, d.m.th. nė nivel tė realizimit tė pėrcaktimeve tė tilla parimore, ka patur lėshime tė ndryshme, por ato nuk i vinin nė pyetje pėrcaktimet parimore, pa i marrė parasysh tendencat e tanishme qė tė dėshmohet e kundėrta.

Ka pasur edhe atėherė vėrejtje tė ndryshme kritike ndaj kėtij bashkėpunimi. Ato mund tė reduktohen nė dy grupe: e para mund tė quhet qasje afirmative, por esencialisht fjala ishte pėr presionin qė ai bashkėpunim tė vihej nė funksion tė afirmimit tė sistemit vetėqeverisės nė Shqipėri. Ata qė e mbėshtetnin kėtė qasje kanė qenė tejet tė padurueshėm. Atje shihnin mundėsi tė pakufizuara ndikimi nė drejtim tė demokratizimit dhe tė hapjes sė shoqėrisė shqiptare. Dhe nuk mund tė thuhet se ai bashkėpunim mbeti pa ndonjė jehonė nė kėtė plan, por qasja e tillė nė ekzaltimin e vet shpesh e tepronte; nuk e merrte parasysh nė mėnyrė tė mjaftueshme ndjeshmėrinė e palės tjetėr. Ndonjėherė pėr kėtė shkak kjo rezultonte nė mosmarrėveshje tė panevojshme, me shtyrje tė ndėrsjella dhe mė nė fund ndikonte negativisht nė pėrpjekjet pėt t'u arritur besimi reciprok; dhe b) e dyta mund tė quhet qasje negative, dhe gjer nė njė shkallė nihiliste, ndaj marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare. Frikėsohej prej ndikimit tė tyre te ne. Dinte ta akuzonte mbylljen e Shqipėrisė, por nė esencė e kėrkonte mbylljen e Kosovės ndaj Shqipėrisė. E vinte nė pyetje pozitėn kushtetuese tė Krahinės, si edhe vendin dhe rolin e kombėsisė shqiptare nė zhvillimin e bashkėpunimit ndėrfqinjėsor nė kėtė vend. Natyrisht ndodhesha nė konflikt me tė dyja kėto qasje, por kėtė e konsideroja si pjesė tė luftės sė pėrditshme politike pėr realizimin e pėrcaktimeve parimore.

Nė burg, gjatė njė kohe, mė akuzonin se kėrkoja tretman specifik pėr kombėsinė shqiptare nė kėtė bashkėpunim. Kjo ndihej tashmė nė ajėr gjatė tėrė kohės pas daljes sime nga burgu, nė mėnyrė qė mė nė fund ta merrte formėn e akuzės pėr spiunim nė favor tė Sigurimit. Konsideroj se nė esencė kjo reduktohet nė ēėshtjen e kufijve. Si specialist i politikės ndėrkombėtare, kam qenė plotėsisht i vetėdijshėm se kufijtė nė Ballkan janė vetėm hallkė e fundit e procesit tė pėrkufizimit tė pėrgjithshėm imperialist nė Evropė. Kurrė s'kam besuar nė mundėsinė e suprimimit tė tyre tė dhunshėm, e as nė nevojėn pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Besoja megjithatė nė mundėsinė e tejkalimit tė tyre. Tek e fundit, nė dritėn e ndryshimeve tė tanishme dhe tė ardhshme nė Evropė, kjo ēėshtje ėshtė bėrė irelevante.

Nga ana tjetėr, kurrnjėherė nuk kam konsideruar se Enver Hoxha ka qenė stalinist nė kontekstin e atėhershėm tė botėkuptimit mbi stalinizmin. Kjo ishte nė kundėrshtim me origjinėn dhe me edukimin e tij. Ndėrprerja e mėvonshme me Mehmet Shehun e pėrforcoi kėtė bindje. Nuk e kam besuar indoktrinimin e rinisė sonė, d.m.th., nuk e kam besuar importimin e kontrarevolucionit e as eksportimin e revolucionit. U duartrokas ndryshimeve demokratike nė Evropė, por nuk mendoj se socializmi do tė duhej tė zhdukej, e as se demokracia do tė duhej tė eksportohej. Besoj nė ardhmėrinė e Evropės, por pėrderisa ajo tė arrijė te ne dėshiroj tė jetoj nė paqe me veten. Besoj se kjo letėr do t'i kontribuojė botėkuptimit se prodhimi artificial i spiunėve nuk i shėrben asgjėje.



21 Mars 1990

Krushė e Madhe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:31 pm

MBI KARAKTERIN AUTENTIK TĖ DEMOKRACISĖ


Pėrse autentike?

Njė akademik i shquar, mik i imi i vjetėr, nė njė bisedė jo-formale, private, duke menduar pėr titullin e gazetės qė tani e keni nė dorė, pak si me rezervė mė pyeti: "Pėrse autentike?" Ndėrkaq, njė gazetar, nxėnės dhe adhurues i akademikut nė fjalė, e shprehu haptas mospajtimin e vet me fjalėt se "demokracia ėshtė njė", dhe se "nuk ka demokraci autentike".

Qė tė dy, edhe akademikun, mikun tim tė vjetėr, edhe gazetarin, i kishte munduar i njėjti hall, por atė nuk e thonin. Problemi i njėjtė mė kishte munduar edhe mua me vite tė tėra. Mė nė fund kisha ardhur nė pėrfundimin kategorik se gazeta jonė do tė duhej tė quhej "Demokracia autentike". Ashtu edhe e emėruam.

Kjo qė po shkruaj nuk ėshtė polemikė me akademikun, as edhe me gazetarin. Duke u pėrpjekur qė t'i parashtroj arsyet e njė veprimi tė tillė, nė tė vėrtetė bėj polemikė me vetveten, dhe njėkohėsisht shpresoj se lexuesi i nderuar do t'i aprovojė argumentet dhe do tė pajtohet me pagėzimin e gazetės, duke e konsideruar si tė veten.

Nė rend tė parė, e pagėzuam ashtu pėr shkak se demokracia, si formė e vjetėr e organizimit shoqėror, gjatė mė se 2000 vjetėve tė historisė sė saj, kishte qėndruar dhe ishte mbajtur pėr njė kohė mė tė gjatė vetėm atje ku ishte lindur nė mėnyrė autoktone dhe atje ku nė organizimin politik ishin respektuar kushtet, mentaliteti, karakteri dhe veēoritė e vendeve dhe tė shoqėrive nė fjalė. Demokracia, si formė e organizimit shoqėror, si sistem politik, kudo dhe ēdo herė qė ishte respektuar ky parim, gradualisht kishte formuar parime dhe principe tė pėrgjithshme, universale, si ato qė pėrmenden nė tekstin qė flet mbi arsyetimin politik tė nevojės mbi nxjerrjen e gazetės "Demokracia Autentike", por edhe ishte begatuar, ishte hijeshuar dhe ishte zbukuruar, ndonėse akoma nuk e kishte marrė formėn e pėrkryer, pėrfundimtare: polisi antik i Athinės ia kishte falur dukjen, pak si tė hajthme, tė ndjeshme, subtile dhe kapricioze; britanikėt ia kishin falur rendin, seriozitetin dhe pėrpikmėrinė e xhentėlmenėve. Nė kohėn moderne, Agorės sė Athinės ia kishin dhėnė kuptimin e Parlamentit bashkėkohor, vendit ku asgjė me rėndėsi nga sfera e politikės nuk do tė duhej tė mbetej pa u prekur; francezėt ia kishin falur patosin oratorik. "Assemblee Nationale" e tyre, gjatė historisė sė kohės moderne, ishte shndėrruar nė njė vend betejash verbale, tė fjalimeve plot pasion, tekstualisht, tė tretjes sė ndjenjave pasionante nė fjalė dhe mendime po aq goditėse, therėse, por edhe ledhatuese, ndonjėherė dinake, dhe pėrgjithėsisht elegante. Me fjalimet e tyre nė asamble, francezėt shpeshherė kishin zhvilluar gjimnastikė tė mendjes, por gjithmonė e kishin zhvilluar edhe kulturėn e demokracisė franceze.


Toqueville - Bota e sigurt pėr demokraci

Alexis de Toqueville (Aleksis de Tokėvil), nė perėndim tė rendit feudal tė Evropės, kishte qenė i mahnitur me demokracinė e kaubojve tė Amerikės. E kishte shėtitur tėrė Amerikėn, kryq e tėrthor. Mė nė fund e kishte shkruar veprėn e tij famoze "Demokracy in America" me tė cilėn ishte pėrpjekur t'i bindė mbretėritė dhe shoqėritė e Evropės mbi pėrparėsitė e organizimit demokratik tė shoqėrisė, por mbretėrit si mbretėr, ishin bindur vetėm atėherė kur nuk kishin pasur rrugė tjetėr pėr ruajtjen e kokave tė tyre tė shtrenjta.

Demokracia nė Amerikė kishte filluar nga "pilgrimėt" (ardhacakėt e Evropės). Kaubojėt e kishin pėrforcuar nė bazė, duke u ofruar bashkatdhetarėve tė shpėrndarė nė hapėsirėn e pafund ndjenjėn e solidaritetit dhe tė pėrbashkėsisė pėrballė natyrės sė egėr dhe fiseve tė organizuara indiane. Mė shumė se ēdokund tjetėr, demokracia nė Amerikė kishte qenė e lidhur me hapėsirėn. Liria e individit dhe kulti i individualitetit atje ka qenė produkt i hapėsirės sė pafund. Individi me vetiniciativėn e tij mė parė kishte qenė i shtrėnguar ta braktiste rendin e kalbur feudal tė Evropės dhe pastaj edhe grumbullimin nė qytetet e bregut lindor. Perėndimi i egėr e kishte mundėsuar ardhjen nė shprehje tė pionerizmit individual, tė cilin qeveria megjithatė e kishte subvencionuar me mjete dhe me metoda tė ndryshme. Komunitetet e vogla tė disperzuara nėpėr hapėsirėn e madhe dhe individėt-pionierė tė pushtimit tė hapėsirės, me kohė demokracisė amerikane ia falėn autenticitetin. Si sistem i organizuar politik, nė instancat mė tė larta rezultoi nė ndarjen e pushtetit midis Kongresit, Presidentit dhe Gjykatės sė lartė. Pikėrisht perfeksionimi i kėsaj ndarjeje tė pushtetit nė favor tė demokracisė ėshtė ajo qė Amerika ia fali demokracisė.

Mjaft prej amerikanėve i kisha pasur miq nė kohėn e qėndrimit tim nė vendin e tyre. Gjatė studimeve shumėvjeēare tė politikės sė tyre globale ua kisha parė pėr tė madhe pėr besimin se demokracinė e tyre, tė cilėn e ēmonin si njė perfect system (sistem tė pėrkryer) mund ta mbillnin gjithkund. Ata besonin se sistemi qė ishte treguar aq i suksesshėm nė Amerikė, do tė duhej doemos tė funksiononte edhe nė vendet tjera, pikėrisht njėsoj si tek ata. Pėr kėtė shkak, gjatė periudhės sė pasluftės, shpeshherė kishin qenė tė detyruar qė demokracinė e mbjellė nėpėr ato vende, ta ruanin me forcėn e armatės sė tyre. Mirėpo, kjo gjė pastaj shkaktonte animozitetin e popujve tė ndryshėm kundrejt tyre, gjė pėr tė cilėn ata pėr njė kohė tė gjatė u habitėn. Falė edhe kėtij animoziteti, mė nė fund e kuptuan se demokracia ēdokund do tė duhej tė ishte e vetėlindur, autoktone, se p.sh. pinoēetizmi nuk mund tė quhej demokraci, se ajo, demokracia, ndonėse i kishte parimet tė pėrbashkėta, tė gjithėpranueshme, universale, do tė duhej tė zbatohej nė mėnyrė autentike, nė harmoni me kushtet e vendit dhe me karakterin e njerėzve tė atjeshėm. Kėtė fakt si kėrkesė politike nė fillim e artikuluan intelektualėt politikė tė Amerikės si Georg Kennan, dhe mė vonė, John Campbell, por vetėm nė raport me vende tė caktuara (BRSS) ose me regjione tė dhėna (si p.sh. Ballkani). Tani kjo kėrkesė ėshtė ngritur nė nivelin e principit: pėrkrahja amerikane pėr demokracinė nė vendet tjera do tė duhej ta merrte parasysh raportin lokal tė forcave. Logjika legaliste amerikane, pėrkrahja e regjimeve nė pushtet e operacionalizuar si politikė intervencioniste, bukur vonė e akceptoi rėndėsinė e vėrtetė tė kėrkesave intelektuale tė inteligjencisė sė saj politike. Mirėpo ėshtė me rėndėsi se ajo tani kėtė e akceptoi, ndonėse e shtyrė edhe nga nevoja pėr ndryshimin e qėllimeve strategjike tė politikės sė vet globale. Amerikanėt tani e kanė tė qartė se njėmend e dėshirojnė njė botė "safe for demokracy" dhe jo njė "demokracy safe from the world" (d.m.th. njė botė tė sigurt pėr demokraci dhe jo njė demokraci tė sigurt, d.m.th., tė ndarė nga bota). Demokracia e kaubojve qė e kishte hasur Aleksis de Tokėvili tani ishte shndėrruar nė njė synim global politik. Dhe, botė e sigurt pėr demokraci mund tė jetė vetėm ajo ku demokracia ėshtė e vetėlindur dhe jo e imponuar



Demokracia nė Kosovė

Nga ana tjetėr, pėrcaktimi im pėr demokraci nuk ishte i lehtė, por edhe as i rastit. Botimi i pjesės II tė artikullit tim «Viti 81 dhe proceset e demokracisė» tė cilin revista «Alternativa» nė Lubjanė e paralajmėroi qysh moti, por akoma nuk e bėri, e jep njė pasqyrė tė qartė tė argumeneteve nė favor tė kėtij pėrcaktimi. Lexuesi pa dyshim do tė njihet edhe me pjesėn e III tė punimit qė ka tė bėjė me lidhmėrinė e proceseve tė tilla tė Kosovės me ato nė Evropė. Mirėpo ėshtė me rėndėsi tė theksohet se nuk mund ta ērrėnjos bindjen time tė thellė se demokracia nė Kosovė u vetėlind dhe u pagua shtrenjtė. Kjo nuk do tė thotė se po mohohet ndihma e Evropės dhe e Komunitetit Ndėrkombėtar. Ndihma e faktorit ndėrkombėtar, ndonėse tejet e ēmuar, megjithatė lidhet me viktimat tona. Kujtimi i ditės makabėr tė 27 janarit 1990 nė fshatin Brestovc (4 tė vrarė dhe 19 tė plagosur) dhe i ditėve tė mėpastajme nė Kosovė, tė mbushura me gazra kimike, tym e barot dhe viktima tė reja nė njerėz, nuk lejojnė dot ndonjė pėrfundim tjetėr. Gjithmonė ka qenė nė natyrėn e shqiptarėve nderimi i miqve, por edhe mė tepėr, nderimi i vetes sė tyre. Dhe ėshtė njė rregull i ngulitur i qytetėrimit respektimi i rendit tė gjėrave. Tė tjerėt nuk do tė na duan mė pak pėr shkakun se demokracia nė Kosovė u vetėlind dhe nuk u importua.

Demokracia nė Kosovė, nga ana tjetėr, nuk u vetėlind pėr shkak se shqiptarėt iu frikėsuan luftės. Njė popull qė nuk i frikėsohet luftės mund tė jetė vetėm i marrė, por frika e luftės kurrnjėherė, asnjė popull, nuk e ka penguar tė luftojė pėr idealet e veta. I takon virtytit tė menēurisė sė njė populli pėrpjekja qė idealet e veta t'i sendėrtojė pa gjakderdhje. Do tė duhej tė ishte nė natyrėn e idealit tė sendėrtohej pa gjakderdhje. Mirėpo shqiptarėt, pėr idealin e tyre tė Republikės dhe tė Demokracisė, e paguan tashmė tagrėn e gjakut mė tepėr se ē'duhej dhe mė tepėr se ē'mund tė kuptohej edhe nga rezonimi mė i ftohtė dhe mė kalkulant politik. Republika dhe Demokracia pėr ta nė kėtė mėnyrė u bėnė njė pikė e pakthim, ose point of no return siē e thotė M. Bakalli (shih M.Bakalli, "Si mė tutje?", Zėri i Rinisė, 3.X.1990). Pėr ta arritur kėtė pikė u detyruan ta paguajnė shumė shtrenjtė tagrėn e gjakut. Njė ditė doemos do tė kėrkohet shpjegim edhe pėr kėtė. Shpjegimi gjithsesi do tė jepet, por mendja megjithatė nuk do ta kuptojė, pėr shkak se zhvillimi i saj do tė ecė nė drejtim tė fisnikėrimit, tė njerėzishmėrisė e tė lartėsimit shpirtėror. Dhe jo nė drejtim tė kundėrt, tė cinizmit dhe tė indolencės, tė interpretimit grotesk tė plojave, tė krimeve, tė masakrave dhe tė kasaphanave. Arsyeja nuk do tė zbresė nė nivelin e bishave, por do tė ngritet nė nivelin e njeriut.

Dhe shqiptarėt nuk e merituan Republikėn dhe Demokracinė vetėm me luftėn e tyre epike 9 vjeēare, por me tėrė historinė: nė vorbullėn e dyndjeve tė popujve, merita e tyre nuk qėndron vetėm nė atė se mbetėn tė patretur. Koncepti juridik i maturisė pėr tė cilin flet Ismail Kadareja, qė nė lashtėsi i kontribuoi ndėrtimit tė sė resė sė sotme.

Nga ana tjetėr, fjalėt se "Kjo hapėsirė, nga e cila dikur shpėrthenin luftėra botėrore, tani ka rastin, apo do tė duhej ta kishte atė, qė tė shndėrrohet nė vatėr tė rrezatimit tė proceseve tė demokratizimit nė nivel kontinental" (shih "Viti 81 dhe proceset e demokracisė", Alternativa, 7-8, 1990, Lubjanė) ndonėse nė dukje tė parė romantike, nuk ishin tė rastit. Nė qoftė se Kosovėn dikur e quanin, dhe akoma e quajnė, fuqi-baroti, hapėsirė tendosjeje, vatėr krizash, etj., pėrse tė mos shndėrrohej sot nė vatėr tė rrezatimit tė demokracisė e tė paqes? Nė qoftė se dikur konsiderohej kėrthizė e drejtpeshimit organik tė forcės, tani do tė duhej tė shndėrrohej nė strumbullar tė sė resė demokratike. Kjo gjė, natyrisht, nuk varet vetėm nga vullneti i mirė i shqiptarėve. Ata e dėshmuan kėtė me pėrcaktimin pėr Republikė dhe pėr Demokraci, pėr barazi e liri me popujt tjerė tė Jugosllavisė. Nė favor tė paqes dhe tė demokracisė nė Jugosllavi, Ballkan dhe Evropė e ofruan pėrbashkėsinė dhe jo pėrēarjen, zhvillimin dhe jo ngecjen. Ndėrkaq, me ēka po e dėshmojnė popujt tjerė tė Jugosllavisė mirėkuptimin pėr pėrkufizimin e tė drejtės natyrale tė shqiptarėve pėr bashkimin e kombit? Me ēka po e dėshmojnė vullnetin e tyre pėr t'i akceptuar si tė barabartė, si subjekt shtetformues dhe shtetndėrtues dhe jo si objekt rezerv pėr drejtpeshimin e interesave tė veta sikurse duket shpesh? Pėrse shqiptarėt nuk figurojnė as nė projektin e federalistėve dhe as tė konfederalistėve? Shqiptarėt, natyrisht, do tė duhej tė insistonin nė pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve dha ata kėtė tani po e bėjnė. Ata nuk do tė mund ta bartin pėrgjegjėsinė e asaj qė nuk varet prej tyre.

Demokracia, nga ana tjetėr, nė aspekt tė pėrmbajtjes mund tė jetė e mangėt, jo e plotė, e papėrsosur, por nuk mund tė jetė as e vjetėr dhe as e re. Ajo e synon plotėsinė dhe pėrsosjen dhe kjo ėshtė imanente nė ēdo proces pozitiv. Demokracia, siē shihet, kėtu kuptohet si formė e rregullimit shoqėror pėr tė ndihmuar procesin e pėrsosjes sė njeriut, tė raporteve shoqėrore, tė shoqėrisė dhe tė njerėzimit. Ajo nuk kuptohet si kallėp i dhėnė statik pėr statizimin dhe pėrjetėsimin e atare raporteve. Njė demokraci qė do tė ishte nė funksion tė ngurtėsimit tė raporteve tė dhėna shoqėrore, nuk ėshtė pronė e shoqėrisė por vetėm e elitės. Ndėrkaq demokracia nuk mund tė jetė kundėr elitės por kundėr elitizmit, d.m.th. kundėr elitės pėr hir tė elitės. Nė luftėn konkurrente tė vlerave, ato mė tė mirat do tė duhej ta zinin vendin e merituar nė radhėt e elitės. Mirėpo demokracia si formė e organizimit shoqėror e nėnkupton krijimin e kushteve tė barabarta, sė paku formalisht, pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e luftės konkurrente. Ēdo rregull tjetėr mund tė pagėzohet me emra tė ndryshėm, por jo me atė tė demokracisė. Rregullat e saj nuk mund tė rezultojnė nė anarki. Anarkia dhe demokracia nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt.

Nga e gjithė kjo del se me emrin "Demokracia Autentike" synohet pėrkufizimi i origjinalitetit dhe pėrcaktimi i kontributit specifik kosovar nė zbatimin e parimeve universale, tė gjithėpranueshme tė demokracisė, por edhe nė ndėrtimin dhe pėrsosjen e saj tė vazhdueshme si ide universale e orientimit tė njeriut pėr tė jetuar i lirė dhe i barabartė me tė tjerėt. Si sistem politik, do tė duhej tė mundėsonte kushte tė barabarta pėr realizimin e qėllimeve tė tilla njerėzore nė mėnyrė tė njerėzishme, pa dhunė. Ne nuk dyshojmė se lexuesit e nderuar do tė na ndihmojnė me sugjerimet, vėrejtjet dhe me kontributet e shkruara. Pėr kėto gjithmonė janė tė mirėpritur. "Demokracia Autentike" do tė jetė e hapur pėr tė gjitha mendimet, por e pėrcaktuar pėr realizimin e qėllimeve tė veta shoqėrore, nė shoqėri dhe pėr shoqėrinė.

Le tė lulėzojė Demokracia Autentike nė tė gjitha zemrat e lexuesve tė vet nė Republikėn e Kosovės dhe nė ēdo vend ku do tė lexohet!

Lubjanė, mė 20 nėntor 1990
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:34 pm

DEMOKRACIA AUTENTIKE KOSOVARE

(Ndėr dokumentat e kėrkuara nga Sekretariati Republikan i Informatave nė Republikėn e Sllovenisė pėr regjistrimin e "DEA-s" ishte edhe baza programore e gazetės. Kjo pjesė, qė ka tė bėjė me arsyetimin e veēorive ideore dhe tė origjinalitetit ideor qė pėrmban titulli i gazetės, e shkruar nga U.Hoti, ėshtė e shkėputur nga kjo bazė.)

Titulli Demokracia Autentike nuk implikon vėnien nė dyshim tė dispozitave dhe tė parimeve themelore tė demokracisė (sistemin shumėpartiak, zgjedhjet e lira, parlamentin, liritė politike, e drejta e votimit, e tė ngjashme) por, pėrkundrazi, duke u nisur nga akceptimi i tyre, synon qė tė pėrcaktojė atė qė do tė ishte autentike, si nė zbatimin e tyre praktik, ashtu dhe nė akceptimin e tyre nga ana e shoqėrisė. Titulli nuk vė nė dyshim as pėrmbajtjen e demokracisė qė do tė pėrcaktohet bashkėrisht me kushtetutėn federale/konfederale, dhe me marrėveshjet tjera nė kuadėr tė saj, por, pėrkundrazi, me angazhimin pėr pėrcaktimin e asaj qė do tė ishte autentike, e veēantė pėr Kosovėn, do tė synonte tė theksonte atė qė ėshtė e mundur, e drejtė dhe e nevojshme nė situatėn e dhėnė. Titulli nuk vė nė pikėpyetje orientimin themelor tė inkuadrimit nė proceset dhe nė rrjedhat e pėrgjithshme tė Bashkimit Evropian, por pėrkundrazi, synon qė inkuadrimi nė ato rrjedha dhe procese tė pėrshpejtohet, duke i theksuar trajtat dhe format e pėrshtatshme qė njėkohėsisht e nėnkuptojnė edhe ruajtjen dhe zhvillimin e vetėqenies dhe tė identitetit tė Jugosllavisė tė pėrcaktuar me marrėveshje dhe me kushtetutė. Me fjalė tė tjera, titulli Demokracia Autentike implikon faktin se lufta pėr status tė barabartė tė republikės sė Kosovės nėnkupton jo vetėm luftėn pėr pranim dhe pėr trajtim tė barabartė tė shqiptarėve nė Jugosllavi dhe mė gjerė, por edhe pėrpjekjen dhe luftėn pėr ndėrtimin e identitetit tė saj (politik, etj.) nė bazė tė vetėqenies sė saj. Ne nuk e vėmė nė dyshim fare se nė kėtė ēast kjo ēėshtje ka rėndėsi tė dorės sė parė, para sė gjithash politike, por edhe me rėndėsi tė tjera, jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr Jugosllavinė, edhe pėr Shqipėrinė dhe mė gjerė. Me titullin e gazetės sonė nuk pretendojmė tė disponojmė me pėrgjigje tė gatshme pėr kėto ēėshtje, por vetėm insistohet nė faktin se ēėshtja nė fjalė ėshtė e pranishme nė ndėrgjegjet e njerėzve dhe nė praktikėn e sjelljeve tė tyre; se gjer mė sot nuk ėshtė kuptimėsuar akoma njė pėrgjigje nė nivel politik dhe teorik dhe se ajo nuk mundet, madje edhe po tė dėshirohej njė gjė e tillė, qė tė heshtet. Pa i kontestuar pėrpjekjet e gjertanishme tė tė tjerėve nė kėtė plan, pėrgjigjen mbi kėto ēėshtje duhet ta ofrojnė vetė shqiptarėt, madje njė pėrgjigje qė do tė ishte e pranueshme nė rend tė parė pėr ta, por edhe pėr tė tjerėt.

Bashkėsia kombėtare shqiptare e nėnkupton faktin se ajo ka jetuar gjer mė tani e po jeton edhe sot e kėsaj dite nė dy tėrėsi tė mėdha kompakte dhe nė mė shumė diaspora etnike nėpėr botė, nė dy sisteme politike kryesore dhe nė tri e mė tepėr nėnsisteme; nė Shqipėri (me socializėm radikal), nė RSFJ (me socializėm vetėqeverisės) dhe nė Europė, Amerikė dhe Australi (Turqia+Europa Perėndimore; SHBA, Kanadaja + Meksika dhe Argjentina, me sisteme demokratike karakteristike pėr kėto vende). Ėshtė e natyrshme se ata janė rritur duke qenė tė ekspozuar ndaj ndikimit tė mjediseve tė veta, dhe situata e pėrgjithshme tanimė ka ndikuar nė krijimin e njėfarė mjegulle pėrsa i pėrket caqeve tė zhvillimit tė mėtejshėm.

Ēėshtja e Kosovės po zgjat tash 10 vjet dhe kjo pėrbėn njė specifikė tė saj. Gjatė kėtyre 10 vjetėve llogaritet se janė arratisur nė Perėndim rreth 250.000 njerėz. Ekzistojnė disa bėrthama rreth tė cilave janė mbledhur ata nė luftė pėr realizimin e statusit tė Republikės sė Kosovės, mirėpo realizimi i kėtij statusi, si dhe i demokracisė, duke i injoruar kėta, ėshtė plotėsisht i pakuptimtė.

Me ndryshimet demokratike dhe me marrėveshjen e Helsinkit, si dhe me proceset e Bashkimit Europian, hapet mundėsia e kthimit, e qarkullimit dhe e inkuadrimit tė tyre nė jetėn e mjedisit nga kanė dalur. E kaluara nga kėto troje nuk ka qenė as e lehtė dhe as e thjeshtė, gjė qė implikon edhe specificitete tė reja.

Demokracia Autentike me njė linjė tė qartė tė zhvillimit dhe tė orientimit tė vet dėshiron qė t'u ofrojė mundėsi tė barabarta, tė gjitha opcioneve -qė tė shfaqen, tė gjitha specificiteteve -qė tė shprehen, dhe tė gjitha angazhimeve -qė tė marrin trajtė.

Demokracia Autentike nuk dėshiron ta dhunojė demokracinė, por vetėm do qė t'i gjejė format mė tė pėrshtatshme pėr zbatimin e saj nė jetė; ajo nuk dėshiron ta detyrojė shoqėrinė t'i pėrshtatet demokracisė, por qė demokracinė t'ia pėrshtatė shoqėrisė.

Demokracia Autentike niset nga bindja se asnjė lloj demokracie nuk mund tė eksportohet, sepse me atė rast do tė duhej ta ruanin xhandarėt dhe asnjė ndryshim thelbėsor nuk do tė ndodhte.

Demokracia Autentike niset nga bindja se Republika, si edhe Demokracia, nė Kosovė janė tė vetėlindura. Pra ėshtė e nevojshme qė vetėm tė zhvillohen edhe mė tej, me ndihmėn e ēmuar tė tė tjerėve, por edhe me ruajtjen dhe kultivimin nė shkallėn mė tė lartė tė vetėqenies kombėtare.

Nė raport me vendėsit nė Republikėn e Sllovenisė, dhe me popullin e saj, Demokracia Autentike do tė sillet nė mėnyrė tejet korrekte, duke i respektuar traditat e saj demokratike dhe thesarin e saj kulturor kombėtar. Ajo do tė jetė e hapur pėr tė gjitha kontributet e hulumtuesve sllovenė lidhur me qėllimet tona tė pėrbashkėta. Ajo do tė marrė, por edhe do tė japė, pa pranuar kurrfarė kompleksi nė kėto ēėshtje, as tė inferioritetit dhe as tė superioritetit.


ARMATA DHE POLITIKA

Cynthia Enloe (Sinthia Enlo) nė librin e saj problematik "Policia, armata dhe etniciteti" (Globus, Zagreb, 1990) e jep njė vlerėsim interesant: "Proletarizimi i ushtrisė, -thotė ajo, -nuk ėshtė garancion i homogjenizimit etnik", pėr tė konstatuar mė vonė se "Ushtria ėshtė jo vetėm instrument i ndryshimeve (ndonėse jo gjithmonė edhe i zhvillimit) por edhe vetė ndryshohet sė bashku me ndryshimet nė bashkėsinė politike". Teza e parė ka tė bėjė me ndryshimet e strukturės socio-klasore nė favor tė shtresave tė gjera popullore nė armatat e shteteve tė Evropės, tė cilave, pėrkundrejt tendencave tė hapura pėr tė homogjenizuar pėrmbajtjen e nocionit shtet-komb, pėrmes kategorisė sė pėrgjithėsuar "qytetar", prapėseprapė realiteti u vė pikėpyetje dhe dilema tė shumta, qė nė instancėn e fundit, tendencat e tilla qėllimmira i redukton nė funksion tė armatės, si armatė e etnikumit dhe jo e tė gjithė qytetarėve. Armatat e shumicės sė vendeve nė zhvillim e kanė tė theksuar rolin e faktorit integrues nė shoqėri. Mirėpo, duke e luajtur kėtė rol, ato shpeshherė i kanė mbrojtur interesat e kombit (etnikumit) dominant. Procesi i integrimit ėshtė zhvilluar ose ka tentuar tė zhvillohet ashtu si e kanė paramenduar kėto etnikume dhe jo gjithmonė nė harmoni me intersat reale tė shoqėrisė nė tėrėsi. Mirėpo vetė pėrbėrja e armatės nuk mund tė qėndrojė statike, sidomos jo nė kohėn moderne. Dhe po qe se armata ndryshon sė bashku me ndryshimin nė bashkėsinė politike (gjithsesi po) atėherė edhe funksioni integrues i saj do tė duhej tė ndryshojė dhe tė zhvillohet nė harmoni me interesat e vėrteta tė njė shoqėrie tė dhėnė. Ky nuk ėshtė njė konstatim vetėm i Cynthia Enloes, por ėshtė i pranishėm edhe nė shkrimin qė vijon dhe nė proceset pozitive qė dėshirohen tė zhvillohen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:36 pm

Integrimi individual/kolektiv dhe fjetja e problemit tė Kosovės

Sekretari Federativ i Mbrojtjes Popullore, Gjenerali i APJ-sė Velko Kadijeviq nė intervistėn dhėnė gazetarit tė "Danasit" M. Lazanski, tė botuar me titullin "Jugosllavia nuk do tė jetė Liban" (shih Danas, 4.XII.1990, Zagreb), nuk flet fare mbi ēėshtjen e Kosovės. Ndėrkaq as gazetari nė fjalė nuk ia shtroi ndonjė pyetje lidhur me tė. Nė bisedė me gazetarin, Gjenerali Kadijeviq shprehet pėr integrimin e Jugosllavisė si federatė e modernizuar dhe pėr integrimin kolektiv tė kombeve tė saj nė proceset integruese tė Evropės ose nė Evropėn e integruar. Ndėrkaq, tė dy republikat veriperėndimore tė vendit, Sllovenia dhe Kroacia, bashkėrisht e kėrkojnė nė rend tė parė rregullimin konfederal (sidomos Kroacia) tė vendit, dhe po qe se kjo nuk arrihet pėr shkak tė refuzimit tė Serbisė pėr marrėveshje nė kėtė pikė, atėherė ato insistojnė nė tė drejtėn e integrimit individual nė Evropė (plebisciti mbi pavarėsimin e shtetit slloven).
Qė tė dy pikėnisjet nė shqyrtimin e zgjidhjes sė krizės gjithėjugosllave nuk e pėrmendin fare ēėshtjen e jetėsimit tė Republikės sė Kosovės dhe as ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Gjenerali Kadijeviq, ē'ėshtė e vėrteta, nė mėnyrė indirekte Kosovės ia mohon tė drejtėn e konstituimit si republikė, ndėrsa ēėshtjen shqiptare nuk e pėrmend fare. Koncepti i federatės moderne, nė shpjegimin e cituar mė lart, i nėnkupton vetėm autorizimet dhe instrumentet e domosdoshme pėr ta bėrė atė mė efikase, por pėrbėrja e saj (e federatės) mbetet e njėjtė (kombet dhe kombėsitė). Pastaj, nė qoftė se me fjalėt "pėrkufizimet nė kushtet tona" nėnkuptohet pėrmbajtja qė ia dhanė autoritetet serbe, fjalia "do tė rezultojnė nė gjakderdhje dhe nė viktima tė shumta" i pėrgjigjet deklaratave kėrcėnuese tė dėgjuara nga Serbia sa herė qė ishte fjala pėr Republikėn e Kosovės, atėherė del se, nė tė vėrtetė, duke e mohuar Republikėn e Kosovės, pėrkrahet koncepti serb i federatės. Nė kėtė mėnyrė objektivisht vėrtetohet konstatimi i Cynthia Enloes se armatat e ndryshme realizimin e funksionit tė vet integrues nė shoqėri shpeshherė e bėjnė nė harmoni me interesat e etnikumit dominant edhe nė kėtė rast, ndonėse funksioni i Gjeneralit Kadijeviq do tė duhej t'i pėrfaqėsonte edhe shqiptarėt nė APJ (rreth 33%).

Tendenca e fjetjes sė ēėshtjes sė Kosovės hetohet edhe te pala tjetėr, bile edhe nė pėrgjithėsi, nė diskutimet e nivelit zyrtar qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e zgjidhjes sė krizės jugosllave. Kohėt e fundit fitohet pėrshtypja sikur okupimi i dhunshėm serb i Kosovės tani "e ka zgjidhur" ēėshtjen, sikur Kosova tė kishte qenė njė ēėshtje vetėm e Serbisė e jo edhe e tė tjerėve, sikur kėtu nė Kosovė po shkilen vetėm tė drejtat e njeriut e jo edhe ato kombėtare, skur shqiptarėt, megjithatė, janė vetėm pakicė kombėtare dhe jo kombi i tretė pėr kah numri nė Jugosllavi, sikur shqiptarėt janė mysafirė nė tokat serbe dhe jo autoktonė tė lashtė nė trojet e veta.
Kohė mė parė, duke udhėtuar pėr nė Lubjanė nėpėr Serbi, u ndala tė pija njė kafe nė afėrsi tė Beogradit. Nė ekranin TV fliste Vuk Drashkoviqi, kandidat pėr kryetar tė Serbisė. Ai tregonte pėrralla mbi Kosovėn kurse shikuesit i gėlltisnin fjalėt e tij me gojėn hapur. Nuk mu durua dhe e pyeta njė ēift bashkėshortėsh qė ishte ulur nė tavolinėn ku isha edhe unė, nėse Drashkoviqi me kėto botėkuptime mbi Kosovėn kishte ndonjė shans tė fitonte nė Serbi? "Gjithsesi!" -u pėrgjigjėn qė tė dy. "A mos jeni ju shqiptar i Kosovės (Albanac sa Kosova)? "Po,-u pėrgjigja unė, ndėrsa gruaja, gadi 2 m. e gjatė, iu ngėrmua atij dhe mua, duke dashur tė na detyrojė tė pėrdornim termin "shiftar" e jo "albanac". Sipas saj "albanacėt" ndodheshin nė Shqipėri dhe jo nė Kosovė. "Pas fitores sė Drashkoviqit, insistonte ajo, -do tė bisedojmė me pėrfaqėsuesit e "nashih shiftara". "Pėr Republikėn e Kosovės?" -e pyeta unė. Mirėpo ajo u xhindos dhe e humbi torruan. "Zonjė, -e ngacmova unė mė tej, -me botėkuptimet tuaja dhe tė atij qė ėshtė duke folur nė ekranin televiziv do tė kemi luftė". Me ndėrhyrjen e burrit dhe tė kamarierit korrekt mezi shpėtova dhe ika, por gjithė natėn e udhėtimit tė mėtejshėm pėr nė Lubjanė mbeta me pėrshtypjen e hidhur tė njė indoktrinimi total dhe iracional antishqiptar tė popullsisė serbe.

Si duket, ky indoktrinim shovenist antishqiptar qė zhvillohet me tė gjitha mjetet nė disponim tė propagandės sė shtetit serb po ndikon nė fjetjen e problemit tė Kosovės nė qarqet politike tė Jugosllavisė, madje edhe tek Gjenerali Kadijeviq. Ndėrkaq, njė pjesė e opinionit politik dhe intelektual tė Kosovės, por edhe tė Shqipėrisė, tani ka filluar ta flejė mendjen me pretekstin se mė parė ėshtė e nevojshme tė bėhet demokratizimi i Shqipėrisė dhe pastaj do tė zgjidhej ēėshtja e Kosovės! Shqipėria akuzohet ndėrkaq se po e ndal procesin e demokratizimit nė vend (sidomos disa qarqe intelektuale tė Tiranės) se fshehurazi po paktoka me komunistėt jugosllavė, madje edhe me Millosheviqin, ndėrsa ata qė ikėn kėtej tregojnė llahtari mbi vrasjet e atyre qė e tentojnė arratisjen nė kufirin Shqiptaro-Jugosllav dhe Shqiptaro-Grek. RPS e Shqipėrisė ėshtė deklaruar se do ta bėjė demokratizimin e vendit. Nė kėtė drejtim tashmė ajo ka ndėrmarrė hapa konkretė dhe ėshtė zotuar pėr pėrfundimin e procesit jo nė mėnyrė stihike por tė organizuar. Disa forcave nuk u pritej prandaj ajo u bėri lėshime-kompromisi duke e shpejtuar procesin. Mirėpo nuk ėshtė e mundur tė pritet lejimi i anarkisė, dhe kėtė vėshtirė se mund ta bėjė. Ndėrkaq, nuk dėshirojmė ta besojmė mundėsinė e vrasjeve nė kufirin Jugosllavo-Shqiptar tė shqiptarėve qė tentojnė pėr t'u arratisur, nga disa pjesė tė armatės kufitare shqiptare. Kėtė nuk dėshirojmė ta besojmė pėr shkak se do tė ishte nė kundėrshtim me ēdo logjikė, por mbi tė gjitha, me logjikėn e demokratizimit nė vend dhe nė Evropė dhe me synimet pėr tejkalimin e kufijve dhe skandinavizimin e Ballkanit nė Evropėn e integruar. Ndėrkaq, ēėshtja e demokratizimit tė Shqipėrisė, me gjithė mohimin e prof. Sofokli Lazrit (Zėri i popullit, 6.XII.1990) ndonėse jo nė mėnyrėn qė e shtron propaganda e kujtdoqoftė, por nė kontekst tė lidhmėrisė sė interesave reciproke tė sigurimit etj. ėshtė shpresuar se do tė ketė ndikim pozitiv edhe nė jetėsimin e republikės sė Kosovės. Eshtė shpresuar dhe shpresat, njėsoj, mund tė jenė iluzore...
Shqiptarėt nė Kosovė, nga ana tjetėr, por edhe shqiptarėt nė Jugosllavi, nė pėrgjithėsi, patėn konsiderata tė veēanta pėr APJ-nė edhe atėherė kur me praninė e vet nė rrugėt e qyteteve dhe tė fshatrave tė Kosovės dukej se i ndihmonte jo vetėm pengimit tė shpėrthimit tė luftės qytetare por edhe politikės sė okupimit tė Kosovės pėrmes suprimimit tė dokumenteve tė saj kyēe dhe organeve tė saj legale. Shqiptarėt besonin se armata i kishte "hesapet e veta" e jo "hesapet" e shovinizmit serb. Besimi i tyre nė APJ u lėkund por nuk u humb tėrėsisht edhe atėherė kur me dhjetėra bijė u kthyen nga ushtria nė arkivole tė bllombuara. Ndonėse ishte kohė paqeje, nė thellėsi tė zemrės sė vet, populli shqiptar i konsideroi si bij tė rėnė pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė e akceptoi mundėsinė qė deklaratat e shkurtra, koncize, ushtarake, ndonėse cinike, mbi "vetėvrasjet", tė pėrmbanin nė vete shpjegimin se edhe brenda organizimit tė pėrsosur ushtarak, tė kishte njerėz ujq qė i shuanin ndjenjat shoviniste me gjakun e njomė tė shqiptarėve. Nė ēastet e ankthit tė pėrgjithshėm, poeti i ri shqiptar, me indinjatė tė kuptueshme, konstatonte:

Thanė se e vratė veten,

E besoj,

Sepse s'deshėt tė jetonit tė vdekur.



Ai e pranonte pohimin se mund tė kenė vdekur edhe aksidentalisht, por me tė drejtė vėrente se "vetėm sepse aksidentalisht u lindėn shqiptarė" (B.Elshani, Kush ju vrau, Alternativa, 6-1990). Mė nė fund i duartrokitėn APJ-sė edhe atėherė kur ndodheshin nė rrugė, duke protestuar kundėr terrorit dhe duke u hapur rrugė proceseve tė demokracisė. Si mund ta shkelė armata kėtė besim tė tyre?

Shqiptarėt e konsideronin armatėn si tė veten jo sepse gjatė luftės i kontribuan krijimit tė saj dhe pas luftės ndėrtimit tė vendit, por edhe sepse pjesėmarrja e tyre nė efektivet ushtarake sot, pas vlerėsimeve tė pėrgjithshme, arrin nė 33%. Ata, me fjalė tė tjera, i respektonin bijtė e tyre nė armatė dhe armatėn e pėrbėrė edhe nga ata. Andaj, nė qoftė se armata qėndron pas intervistės sė Gjeneralit Kadijeviq, ėshtė fare e natyrshme pėr shqiptarėt qė tė insistojnė nė akceptimin e realitetit tė dhėnė. Ralitet i dhėnė ėshtė Republika e Kosovės. Armata mė sė paku do tė duhej ta mohonte.

APJ sigurisht e ka tė qartė se ēėshtja e Kosovės nuk mund tė zgjidhet me akordimin e demokracisė dhe me mohimin e republikės. E para do tė thotė akceptim i tė drejtave tė njeriut, si njėra nga shtyllat kryesore pėr ndėrtimin e sistemit demokratik, kurse e dyta (mohimi i republikės) do tė thoshte mohim i tė drejtave kombėtare, njė gjė esenciale pėr tė drejtat e njeriut, sepse kėtu nuk ėshtė fjala pėr njeriun abstrakt, por vetėm pėr atė konkret. Nė instancėn e fundit, njė politikė e tillė do tė ēonte nė pėrvojėn e praktikuar politike tė Jugosllavisė midis dy luftėrave botėrore, pra, nė politikėn e asmilimit tė dhunshėm tė rreth 3 milion shqiptarėve nė Jugosllavi. Tė drejtat e njeriut pa ato nacionale, pėr njė numėr aq tė madh njerėzish, nuk kanė kurrfarė kuptimi. Ushtarakėt e dijnė se logjika e tillė do tė shkonte ndesh me stabilitetin dhe me zhvillimin e proceseve demokratike nė Evropė.
Do tė dėshironim tė besonim se "heshtja" apo "fjetja" e ēėshtjes sė jetėsimit tė Republikės sė Kosovės bėhet, shprehur ushtarakisht, pėr shkaqe taktike dhe jo strategjike. Ndėrkaq, heshtja e plotė e kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė frytdhėnėse dhe nuk ėshtė zgjidhje e problemit. Jugosllavia nė Evropė, qoftė si federatė e modernizuar, qoftė ashtu siē do tė merren vesh popujt e saj, do tė shkojė gjithsesi, por jo pa e zgjidhur ēėshtjen e jetėsimit tė Republikės sė Kosovės, sepse, sikurse e thekson edhe vetė gjenerali Kadijeviq duke folur pėr mundėsinė e shpėrthimit tė luftės qytetare, atėherė gati me siguri mund tė supozohet se as Evropa nuk do tė ishte Evropė, por Azi. Ndėrkaq, as Jugosllavia dhe as Evropa, nuk mund t'ia lejojnė vetes tė shndėrrohen nė Azi. Pėr kėtė shkak besojmė se politika do tė merret vesh me veten dhe se armata do tė merret vesh me politikėn mbi njė platformė tė pranueshme pėr tė gjithė dhe qė do tė na mundėsonte tė gjithėve tė mbetemi evropianė.

Lubjanė, 10.XII.1990
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:46 pm

MBI TĖ GJITHA NDERIMI I VETVETES



(Intervistė dhėnė Radio Tiranės mė 6.III.1991 pėr emisionin "Pėr shqiptarėt jashtė atdheut")

Nė fillim dėshiroj t'i pėrshėndes tė gjithė dėgjuesit e Radio Tiranės tė emisionit "Pėr shqiptarėt jashtė atdheut". Ka shumė kohė qė jam i njoftuar me punėn e dobishme tė emisionit tuaj pėr informimin e bashkatdhetarėve shqiptarė, por edhe tė miqve tė huaj tė Shqipėrisė, me kėndvėshtrimin dhe qasjen e saj origjinale ndaj problemeve tė ndryshme tė botės, dhe mbi vlerat e krijuara materiale dhe shpirtėrore tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar nė tėrėsi qė ky emision i prezentonte sidomos pėrmes kėngėve dhe melosit tė bukur shqiptar.

Dėshiroj tė theksoj gjithashtu se kjo ėshtė hera e parė qysh nga viti 1981 qė i drejtohem opinionit pėrmes njė mediumi masiv duke filluar me kėtė bisedė pėrmes Radio Tiranės. Do tė dėshiroja t'ia kisha filluar pėrmes Radios apo Televizionit tė Prishtinės, por ato tani nuk punojnė. Janė suprimuar nga forcat policore serbe. Megjithatė, fakti se kjo bisedė po zhvillohet nga njė qytet jugosllav (Lubjana) nė Slloveni me Radio Tiranėn nė Shqipėri, qė nė praktikėn e djeshme politike anatemohej si emėr i padėshirueshėm pėr jugosllavėt dhe i rrezikshėm pėr shqiptarėt, e tregon gjithė dramaticitetin e rrethanave tė ndryshuara nė drejtim tė demokratizimit tė jetės politike nė raportet jugosllavo-shqiptare dhe nė drejtim tė kristalizimit gradual tė rolit tė Kosovės nė zhvillimin e kėtyre proceseve. Meqė me punėn dhe me jetėn time qė nė fillim kam qenė i pėrfshirė nė kėto procese dhe i kam kontribuar fuqimisht zhvillimit tė tyre pozitiv, e falenderoj gazetarin, zotin Alfred, dhe miqtė e tjerė, pėr faktin se u kujtuan qė tė zhvillojnė njė bisedė tė vullnetshme dhe jo obliguese me mua pėr Radio Tiranėn.

Ju tashmė jeni tė informuar me situatėn politike ndėr ne dhe me gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė. Shkurtimisht dhe nė vija tė pėrgjithshme atė do ta ravijėzoja kėsisoji: Kosova nuk ėshtė e lirė. Ajo ėshtė e okupuar nga forcat speciale tė policisė serbe. Njė pjesė e njerėzve e kanė braktisur punėn sepse nuk u pajtuan dot me imponimin e dhunshėm tė shtetit juridik serb dhe me shkeljen e vrazhdė tė autonomisė sė Kosovės, tė identitetit dhe tė vetėqenies kombėtare. Njė pjesė e inteligjencies, kryesisht ndjekės tė politikės sė vjetėr tė para vitit 1981, u vendos nė Zagreb e Lubjanė. Njė pjesė tjetėr, kryesisht protagonistė tė proceseve politike nga vitet '80, u largua nė Perėndim. Partitė politike qė u formuan nė Kosovė kėto vitet e fundit, ose nuk kanė kushte pune, ose nuk u lejohet tė punojnė. Sidoqoftė, ato nė programet e tyre, nė planin nacional, ndonėse nė mėnyra tė ndryshme u deklaruan pėr akceptimin e Republikės sė shpallur tė Kosovės nė shtator tė vitit tė shkuar nga deputetėt e kuvendit nė njė sallė rrėzė grykės sė maleve tė Kaēanikut, nuk i kanė pėrpunuar dhe definuar qartė akoma qėllimet nacionale dhe mėnyrėn e realizimit tė tyre. Ndėrkaq, populli ndodhet nė njė gjendje tė rėndė ankthi. Me fjalė tė tjera, populli vuan, por me vuajtje ka vendosur tė fitojė.

DEA (Demokracia Autentike) ėshtė njė gazetė e pavarur e njė grupi tė vogėl intelektualėsh shqiptarė qė gjer mė tani vepruan nga Lubjana, kurse tani kanė vendosur tė kthehen nė Kosovė dhe tė veprojnė atje.

DEA, pėr ndryshim nga faktorėt tjerė politikė e publicistikė kosovarė, ka program dhe orientim tė qartė politik qė nga fillimi, d.m.th., qė nga viti 1981, pasiqė pjesa mė e madhe e redaktorėve dhe e bashkėpunėtorėve tė saj kėto qėndrime i kanė mbrojtur nėpėr burgjet jugosllave duke i vuajtur edhe dėnimet pėr to.

DEA e akcepton Republikėn e Kosovės si fillim tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė formulimin e kėrkesės pėr regjistrim -nė fillim, dhe me akceptimin e shpalljes sė Republikės, jemi nisur nga kėto tri premisa qenėsore:

1. Se nė kėtė mėnyrė nuk do tė shkaktohej acarimi i tepruar i raporteve Kosovė - Jugosllavi;

2. Se ky do tė ishte njė solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovenizmin serbomadh, tė cilin do tė duhej ta luftonin vetė serbėt. Mdėrkaq, me kėtė nuk do tė rrezikohej pavarėsia e shtetit shqiptar dhe paqja nė Ballkan; dhe

3. Se njė solucion i tillė nuk do ta lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė interesave tė huaja globale apo regjionale.

Ne me kėtė shpresonim dhe e dėshironim sidomos mos-rrezikimin e veprimtarisė sė shtetit shqiptar. Ndėrkaq, nė planin e brendshėm, nė atė tė Republikės sė Kosovės, gjithnjė duke i akceptuar premisat e njėjta, por duke pasur parasysh edhe faktin se nė Shqipėri, Kosovė dhe Jugosllavi u zhvilluan dikur, gjatė Luftės sė Dytė, revolucione autoktone dhe me forcat e veta, ne jemi deklaruar pėr njė demokraci qė do t'i nėnkuptonte tė gjitha parimet e saj universale (zgjedhjet e lira, sistemin shumėpartiak, parlamentin, ndarjen e pushteteve, etj.) por e cila do tė kishte kujdes pėr kushtet dhe rrethanat e veēanta, (siē ėshtė p.sh. pazhvillueshmėria), dhe ato autentike, tė mentalitetit kolektiv shqiptar; pėr pėrbėrjen ndokund tė pėrzier nacionale dhe pėr veēori tė tjera. Shkurt, gjithmonė kemi qenė dhe do tė jemi kundėr importimit dhe kundėr imponimit tė modeleve tė huaja tė demokracisė. Konsiderojmė se demokracinė nė Kosovė e lindėn vetė shqiptarėt dhe nuk e importuan nga jashtė. Pėr ndihmėn e jashtme shqiptarėt kanė pasur dhe gjithmonė do tė kenė konsiderata tė larta, por ata nuk mund ta lejojnė humbjen e identitetit tė tyre pėr hir tė kėsaj ndihme. Nė natyrėn e shqiptarėve ka qenė gjithmonė nderimi i miqve, por para sė gjithash nderimi i vetvetes.

Proceset e demokratizimit nė Shqipėri i kemi vėshtruar dhe i vėshtrojmė nga dy aspekte: e para, kemi qenė ndoshta ndėr tė rrallėt qė kanė konsideruar se socializmi radikal apo militant (siē e quante ndokush) nė Shqipėri, ka qenė nė funksion tė zhvillimit dhe tė bashkimit. Ishte pikėrisht ky shkaku i mbrojtjes sime tė hapur qė i bėra Shqipėrisė me 1981, duke e rrezikuar veten me burg, ndėrsa mė vonė edhe me izolimin 9-vjeēar, me etiketimin si "i kuq", dhe me shpifje tė tjera pėrcjellėse. Sot realizimi i qėllimit tė parė akoma nuk ėshtė kompletuar. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm. Por t'i mohohet Shqipėrisė ēfarėdo arritje, madje edhe nė planin e kulturės e tė arsimit, s'mund tė jetė mė pak se idiotizėm politik. Nė kėtė kontekst, s'mund tė arsyetohen assesi sjelljet primitive dhe vandaliste tė disave, rrėmbimet e anijeve dhe ikjet nė masė jashtė kufirit, rrėzimi vandalist i statujės sė Enver Hoxhės dhe ankesat poshtėruese nėpėr shtetet e Perėndimit. Duke i akceptuar motivet e brendshme tė mospajtimit tė mundshėm tė kėtyre njerėzve me njė sistem tė caktuar politik, si ėshtė e mundur vallė qė ata ta harrojnė dinjitetin e tė qenit shqiptar dhe vetėdijėn e tyre politike se i takojnė njė shteti, pavarėsisht nga mospajtimet me regjimin? Shumė kohė mė parė, qysh me 1912, njė kryeministėr serb, Nikolla Pashiqi, nė njė bisedė me Hartvigun, i deleguar i carit rus nė Ballkan, i pati thėnė atij: "S'ka komb shqiptar, ka vetėm fise shqiptare". Tėrė historia e kombit shqiptar ndėrkaq e demanton kėtė pohim tė tij tė motivuar nga qėllime imperialiste. Ndėrkaq sjelljet e kėtyre njerėzve sot nuk janė nė harmoni as me vetėdijėn politike shqiptare dhe as me shpirtin kombėtar. Ato sjellje na lėnduan. Ngushėllohemi me faktin se euforia - si veti e papjekurisė politike, ėshtė njė fenomen qė mund tė ngjajė kudo.

b) Me shpalljen e Republikės sė Kosovės ėshtė bėrė njė realizim i mundshėm i qėllimit tė dytė nacional - atij tė bashkimit. Natyrisht, njė realizim jo i plotė, por duke filluar nga vlerėsimet reale mbi veten, mbi kontekstin real tė forcave, jemi tė mendimit se proceset integrative tė Evropės do t'i ndihmojnė zgjidhjes adekuate tė ēėshtjes shqiptare. Ėshtė me rėndėsi se hapja e kėsaj ēėshtjeje tani e ka eliminuar nevojėn e militantizmit socialist dhe i ka hapur rrugė demokracisė nė Shqipėri. Pėr kėtė shkak ne i pėrshėndesim proceset demokratike nė Shqipėri dhe urojmė qė demokracia tė jetė nė funksion tė zhvillimit tė gjithanshėm tė mėtejshėm tė popullit shqiptar nė Shqipėri dhe nė pėrgjithėsi.

c) Duke i pėrshėndetur tė gjithė shqiptarėt, tė gjithė dėgjuesit e emisioneve tuaja, dėshiroj t'i pėrshėndes pėrzemėrsisht ata me tė cilėt i kalova vitet e burgut, qė tani ndodhen dhe veprojnė jashtė vendit, shumica brenda LPRK-sė, por edhe ata qė dikur i takoja nėpėr Evropė dhe Amerikė. Dėshiroj t'u them se rėnia e ideologjisė dhe akceptimi i demokracisė i ka bėrė tė pavlefshme zėnkat e tyre tė brendshme. Tė jeni tė gjithė gjelozė nė ruajtjen e pavarėsisė shqiptare, se ajo ėshtė themeli i identitetit kombėtar. T'ia keni besėn proceseve tė demokracisė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė. Politikisht tė vetėdijshėm pėr qėllimet tona, uroj tė delni faqebardhė si gjithmonė nėpėr tallazet e jetės sė kėtij populli tė stėrvuajtur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 3:50 pm

AXHAMILLĖKU I YNĖ POLITIK

Me Mr. Ukshin Hotin, ish-ministėr i jashtėm i ish-Krahinės sė Kosovės, ish-profesor i Fakultetit Filozofik tė Prishtinės, i cili u vu nė anėn e studentėve nė vitin 1981, pra ish-i burgosur politik, autor i disa studimeve me rėndėsi nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, tani Kryeredaktor i gazetės "Demokracia Autentike" dhe Kryetar i Degės sė LDK-sė sė Rahovecit, bisedojmė pėr Kosovėn e dhjetė vjetėve tė shkuar dhe pėr Kosovėn sot, pėr raportin e Shqipėrisė me Kosovėn dhe anasjelltas, pėr atė se pėrse nuk u vu garnitura politike e Kosovės e para vitit 1981 nė anėn e kėrkesave tė popullit, pėr tė ashtuquajturit marksistė-leninistė, pėr atė se ēka duhet bėrė qė tė jetėsohet Republika e Kosovės e pėr shumė ēėshtje tjera.

Pyetje: Kam dėgjuar se disa nga gazetat tona ju kanė ofruar bisedė qė para 7-8 muajsh, mirėpo nuk keni pranuar tė flisni. Cilat kanė qenė arsyet qė pas daljes nga burgu pėr 5-6 vjet tė tėrė tė heshtni?

Pėrgjigje: Pėr sa i pėrket "Zėrit tė Rinisė", kam dėgjuar se kanė bėrė plan pėr tė biseduar me mua, mirėpo kėtė plan nuk kanė ardhur qė ta realizojnė. Ndėrkaq, gazeta e studentėve "Bota e Re" e ka dėrguar njė gazetar tek unė, mirėpo ai erdhi nė Krushė tė Madhe, ku jetoja, me ca mysafirė tė tjerė, ndonėse mė parė u kisha dhėnė tė kuptojnė se nėse donin tė bisedonin me mua duhej tė vinin vetė, ekskluzivisht pėr tė biseduar pėr gazetėn. Pėrveē kėsaj, isha i prekur nė "Botėn e Re" sepse si profesor i Universitetit nė vitin 1981, ndonėse i pari u vura nė mbrojtjen e studentėve, kjo gazetė, qė ėshtė e tyre, nuk e kishte parė tė arsyeshme qė tė bisedonte mė parė me mua.

Pyetje: Pėr kėta 7-8 muajt e fundit ėshtė biseduar me shumė tė burgosur politikė shqiptarė nė Kosovė. Cila ėshtė arsyeja qė juve, megjithatė, nuk ju ėshtė dhėnė fjala gjer mė sot nė mjetet tona tė informimit?

Pėrgjigje: Pėr shkak se kam qenė i izoluar. Tė gjitha fjalėt qė janė thėnė se kinse unė nuk pranoj tė flas pėr gazeta nuk janė tė vėrteta. Tekstet e mia tė dėrguara "Rilindjes", "Intervjusė" nė Beograd, "Vjesnikut" nė Zagreb e "Dellos" nė Lubjanė, nuk janė botuar dhe nuk botohen as sot e kėsaj dite. Pra thjesht pėr arsye politike ka ekzistuar bllokimi im total pėr tė dalė nė opinion.

Pyetje: Pėrse mendoni se ju kanė bllokuar?

Pėrgjigje: Faktikisht mė kanė bllokuar pėr shkak se unė kam qenė i vetmi personalitet politik i Kosovės qė hėngri burg nė vitin 1981. Do tė tė jap njė shembull mjaft ilustrativ pėr bllokimin tim dhe detyrimin qė tė mbetem nė izolim. Njė personalitet i mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut tė Helsinkit nė vitin 1989 e kishte porositur njėrin qė tė mė tregonte se dėshironte tė takohej me mua. Unė i thashė se pranoja tė takohesha duke i shfaqur preferencėn qė tė vinte nė shtėpinė time nė Krushė. Mirėpo as ai qė ma solli porosinė dhe as pėrfaqėsuesi i Helsinkit nuk u dukėn kurrė mė. Ishte fjala pėr Berit Bekerin. Para dy javėsh e thirra nė telefon nga Lubjana dhe e pyeta se pėrse nuk kishte ardhur tek unė me 1989. Ajo tekstualisht m'u pėrgjigj se unė nuk paskam dashur tė bisedoj me tė. Kur ia ktheva se unė e kisha pritur nė shtėpi, ajo mė tha se s'kishte ardhur sepse ėshtė frikėsuar se mos i shkaktoja ndonjė dėm. E pyeta: "I keni mbrojtur vallė atėherė tė drejtat e njeriut apo diēka tjetėr?" Zonja Beker, e njohura ime qė kur isha Sekretar i Punėve tė Jashtme, atėherė m'u pėrgjigj se pėrveē asaj qė u tha mė lart, i paskan thėnė edhe se unė qenkam vetizoluar nė Krushė tė Madhe, dhe si i tillė, nuk qenkam i informuar dhe e paskam ndėrprerė kontinuitetin e ngritjes sime intelektuale e politike. Pra me njė fjalė, Zonja Beker, nė bazė tė kėsaj informate, deri para dy javėsh ka kujtuar se unė intelektualisht jam i krisur ndėrsa mendėrisht gjendem jashtė realitetit kohor. Kėso informatash pėr mua, jo vetėm zonjės Beker, por edhe disa tė interesuarve tė tjerė ndėrkombėtarė, u kanė dhėnė disa nga qarqet e politikės aktuale, ndėrkaq s'mund tė jetė fjala vetėm pėr shtetin serb. Shkurt e shqip, nuk e kanė pasur pėr qėllim tė mė eliminojnė vetėm politikisht, por edhe intelektualisht.

Pyetje: A dėshironi t'i thoni konkretisht emrat e atyre njerėzve?

Pėrgjigje: Nuk ėshtė punė njerėzish, ėshtė punė e njė politike tė tėrė, ose e njė aparati shtetėror. Pra kam qenė i penguar nė tė gjitha format, madje edhe nėpėrmjet shkatėrrimit tė familjes sime tė ngushtė. Dhe kjo ka ndodhur si rezultat i njė konflikti tė vazhdueshėm me njė politikė qė unė e kam quajtur recidiv tė politikės sė vjetėr, recidiv tė para vitit 81, pėrkatėsisht, recidiv tė raporteve tė mia me atė politikė. Pėrmes kėsaj mėnyre kanė dashur tė mė detyrojnė qė tė vihem nė shėrbim tė tyre, mirėpo unė kėtė nuk e kam pranuar. Nuk e kam pranuar pėr shkak se i kam takuar dhe i takoj njė politike tė re dhe njė mendimi tė ri politik.[/size]

Pyetje: Ēka nėnkuptoni me vijėn e re politike?

Pėrgjigje: Kėtė keni mundur ta vini re edhe prej artikujve qė i kam botuar nė kėta muajt e fundit nė gazetėn qė jam duke e drejtuar, nė "Demokracinė Autentike". Linja e re politike ėshtė mė afėr problemeve reale tė Kosovės dhe ajo ėshtė duke i shprehur ato. Ėshtė fjala pėr njė politikė qė buron drejtpėrsėdrejti nga problemet qė i ka Kosova. Pra kėto probleme ajo i sheh nė totalitetin e tyre dhe mundohet qė ato t'i zgjidhė poashtu nė tėrėsi e jo vetėm nė disa segmente tė jetės shoqėrore kosovare.

Pyetje: Sa linja politike ekzistojnė sot nė Kosovė?

Pėrgjigje: E thashė tashmė, dy janė kryesore. Edhe nė njėrėn, edhe nė tjetrėn mund tė ketė grupacione tė ndryshme, interesa tė veēanta, partikularizėm, grupe kėto qė dėshirojnė qė rrjedhat shoqėrore tė zhvillohen pėr hesape tė tyre. Tė gjitha ato fatkeqėsisht thirren nė interesin e pėrgjithshėm.

Pyetje: Po intelektualėt e pavarur?

Pėrgjigje: Varet se pėr kė ėshtė fjala. Disa intelektualė tė njohur nė Kosovė nė masė reale janė duke i parė problemet. Ndėrkaq njė pjesė tjetėr e intelektualėve janė shumė larg tyre. D.m.th., prej receptimit real tė raporteve.

Pyetje: Mė lejoni t'jua pėrkujtoj se si gazetar kam biseduar me ju nė vitin 1976, atėherė kur ishit, tė shprehem kėshtu, Ministėr i Punėve tė Jashtme i Kosovės. Millovan Gjillasi, nė njė intervistė tė paradokohshme dhėnė po kėsaj reviste pėr tė cilėn po bisedohet, thotė se gjenerata e politikanėve tė vitit 79 nė krye me Mahmut Bakallin e ka pėrgaditur nė njėfarė mėnyre vitin 1981 nė Kosovė. Sa ėshtė i qėndrueshėm ky mendim i Gjillasit tani kur po flisni pėr recidivat e asaj politike, natyrisht nė kontekstin negativ tė ēėshtjes?

Pėrgjigje: Nė planin global tė zhvillimit shoqėror ėshtė e vėrtetė se politika para vitit 1981 pėr shkak tė liberalizmit tė pėrgjithshėm nė Jugosllavi, ka lejuar nė mėnyrė spontane zhvillimin e aspektit kombėtar, zhvillimin e asaj qė quhet nacionale nė Kosovė. Mirėpo ai liberalizėm qė e mundėsoi zhvillimin e nacionales nė Kosovė njėkohėsisht i ka zhvilluar edhe kundėrshtarėt e vet qė e kanė kėrkuar ndryshimin e statusit tė pėrgjithshėm tė Kosovės, qė kanė kėrkuar njė zhvillim mė tė shpejtuar. Nė tė njėjtėn kohė kėtė e kanė kėrkuar edhe bartėsit e mendimit politik, pėr shkak se nuk janė pajtuar me devijimet politike tė cilat e kishin pėrfshirė liberalizmin. Me fjalė tė tjera, asaj gjenerate nuk mund t'i mohohet ajo pėr tė cilėn flet Millovan Gjillasi, posaēėrisht nė sferėn e kulturės, arsimit e nė disa segmente tjera shoqėrore. Por nuk mund tė mohohet as fakti se politika e tillė prej njė kohe, sidomos nė vitin 1981, ėshtė shndėrruar nė njė frenues tė zhvillimit tė mėtejshėm mė tė shpejtuar tė Kosovės. Ėshtė rritur kuantiteti i njerėzve qė kanė kėrkuar zhvillim mė tė shpejtė, ndėrkaq ai liberalizėm i nevojshėm i viteve 70 nė fund tė kėsaj dekade u tregua si njė frenues i dėmshėm, prandaj pikėrisht ky frenim shkaktoi revoltėn e cila plasi nė vitin 1981. Vitet 70 nė Kosovė karakterizohen edhe me tė meta tė jashtėzakonshme. Pra njė politikė e tillė stihike nuk ka pasur ndjenjė tė mjaftueshme pėr t'i kuptuar interesat e masės, ka pasur tejet shumė privilegje e korrupsion. Prandaj edhe ka qenė e izoluar, dhe si rezultat i gjithė kėtyre ėshtė edhe fatkeqėsia qė iu shkaktua popullit.

Pyetje: Po nė vitin 1977, ju pati skaduar mandati apo keni qenė i larguar nga funksioni i anėtarit tė qeverisė sė Kosovės?

Pėrgjigje: Nė vitin 1977 kam dhėnė dorėheqje pėr shkak se nuk jam pajtuar me ngecjen e zhvillimit tė Kosovės, mirėpo dorėheqjen nuk mund ta arsyetoja atėherė kėshtu. Po ta thosha kėtė shkak, nuk do tė mė lejonin as tė jepja dorėheqje dhe as tė punoja politikisht, prandaj mu desh tė them se po jap dorėheqje pėr shkak se po dėshiroj tė specializoj. Tė gjithė u pajtuan qė tė shkoja nė Amerikė kinse pėr specializim. Isha nė Harvard dhe nė disa universitete tjera tė Amerikės dhe atje qėndrova gjatė njė viti. Kur u ktheva, mezi mė pranuan tė jap mėsim nė Fakultetin Filozofik.

Pyetje: Ē'mendim keni pėr disa personalitete politike tė Kosovės, siē ėshtė Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi e ndonjė tjetėr, me tė cilėt keni pasur rastin tė punoni?

Pėrgjigje: Nuk dėshiroj tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje pikėrisht pėr shkak se sot mė ėshtė dhėnė rasti qė tė flas.

Pyetje: Si e shpjegoni faktin se nė vitin 1981 tėrė garnitura politike e Kosovės u vu kundėr kėrkesave tė studentėve qė mė vonė morėn pėrmasa tė gjera popullore ku faktikisht u kėrkua Kosova Republikė?

Pėrgjigje: Tė them tė drejtėn e kuptoj si njė gabim tragjik tė udhėheqjes kosovare. Ajo iku prej obligimit pėr ta udhėhequr masėn nė njė situatė dramatike. Nė tė gjitha dokumentet e partisė sė atėhershme shkruante se Kosova do tė duhej zhvilluar mė shpejt, mirėpo tempoja e realizimit tė kėtij pėrcaktimi ishte tejet e ngadalėshme. Revolta e studentėve u shpreh pikėrisht pėr shkak se tjetėr deklarohej publikisht e tjetėr realizohej. Fakti qė udhėheqėsit politikė tė Kosovės nuk dolėn para studentėve shpjegohet nė mėnyra tė ndryshme. Megjithėkėtė, unė mendoj se ata nuk e kuptonin as kohėn dhe as esencėn e kėrkesės. Ishin mėsuar tashmė me mentalitetin komandues. Udhėheqėsit kryesorė i kishim qė nga lufta, dhe qysh prej atėherė ishin mėsuar qė dikush t'u thotė pėrherė bėj kėshtu e bėj ashtu, ndėrsa ata tė dėgjojnė. Kurse koha ishte e njerėzve tė njė kalibri tjetėr, tė atyre qė do tė dinin qė komandėn t'ia pėrshtasin rrethanave, pra qė baza t'i diktojė qendrės se ē'duhet bėrė. Kurse politikanėt tanė u shquan vetėm si ekzekutorė tė porosive qendrore, nė vend se tė vepronin si kreatorė tė politikės sė bazės. Pra ata e kishin humbur kontaktin me masėn, prandaj edhe nuk kishin si tė dilnin para saj. S'mund tė ndodhte ndryshe pos qė t'i kundėrviheshin, ashtu siē iu kundėrvunė.

Pyetje: Mė lejoni t'ju them se qė prej vitit 1977-1978 shumica e njerėzve nė Kosovė mendonte se ėshtė vetėm ēėshtje dite se kur Kosova do tė bėhet Republikė, kurse si akt e konsideronim tė kryer.

Pėrgjigje: Ē'ėshtė e vėrteta, qysh pas vitit 1968 edhe udhėheqja politike e Kosovės ka qenė e bindur se Kosova duhet bėrė Republikė, mirėpo ajo s'ishte e aftė qė tė pėrcaktohej se nė cilin moment duhet bėrė kjo dhe se ēfarė kushtesh duhet plotėsuar pėr kėtė, prandaj edhe e lanė qė ta pėrcaktonte dikush tjetėr dhe jo ata vetė. Ishin mėsuar tashmė me atė mentalitetin e realizimit tė komandės, prandaj dhe s'mundėn tė vlerėsonin dot se nė vitin 1981 tė gjitha kushtet ishin plotėsuar qė Kosova tė bėhej Republikė. Ata nuk qenė nė gjendje qė tė dilnin nė ballė tė kėsaj lėvizjeje, aq mė pak qė ta orientonin atė.

Pyetje: Po nėse ajo udhėheqje do tė kishte dalė nė anėn e studentėve, a do tė kishte mundur ta realizonte statusin e Republikės sė Kosovės dhe me ēfarė pasojash?

Pėrgjigje: Nėse ajo udhėheqje do tė dilte nė mbrojtje tė kėrkesave studentore, ndoshta edhe do tė pėsonte politikisht, mirėpo pasojat do tė ishin shumė mė tė vogla pėr bartėsit e kėsaj lėvizjeje dhe mendoj se me kėtė do tė shpejtohej procesi i konstituimit tė Republikės sė Kosovės. Nuk e di nėse do t'i burgosnin ose jo. Mbase do tė kishte ngjarė edhe tėrė ajo qė ngjau, mirėpo ne sot do tė ishim diē krejt tjetėr nga ē'jemi dhe nė njė fazė shumė mė tė avancuar tė zhvillimit tė procesit. Ju them sinqerisht se, sikur ajo udhėheqje tė vepronte ndryshe nga ē'veproi, s'jam i bindur se do tė kishte ngjarė kjo qė na ngjau nė dekadėn qė e lamė prapa.

Pyetje: Shumėkush mendon se nė vitin 1981 nuk ishte i pėrgaditur as shteti amė dhe as faktori ndėrkombėtar qė tė ndihmonte rreth krijimit tė Republikės sė Kosovės. Bie fjala, ishte i freskėt shembulli i Polonisė dhe ardhja nė pushtet e gjeneralit Jaruzelski.

Pėrgjigje: Eshtė e vėrtetė se erdhi gjenerali Jaruzelski nė pushtet nė Poloni dhe i burgosi 72 mijė vet. Mirėpo vetėm pas disa muajsh qe i detyruar t'i lėshonte prej burgut. Nga ky rast gjithkush ka mundur tė mėsojė se s'do tė kishte mė kthim nė etatizėm.

Pyetje: Pėrderisa shumėkush prej analitikėve tanė politikė konsideron se ne shqiptarėt vazhdimisht jemi vonuar gjatė historisė, pėr vitin 1981 njė numėr syresh konsiderojnė se jemi ngutur.

Pėrgjigje: Ka mendime tė tilla, por unė nuk e kam atė mendim. Lėvizja e vitit 1981 nė Kosovė ishte lėvizje spontane e popullsisė pėr realizimin e njė kėrkese imanente tė saj, kurse a ia ka futur dikush fitilin ose jo, kjo ėshtė shumė pak e rėndėsishme. Tė gjitha kushtet dhe rrethanat tashmė ishin pjekur qė Kosova tė bėhej Republikė, dhe njė gjė tė tillė e hetoi masa shqiptare nė Jugosllavi. Nuk mund tė themi se qe heret apo vonė, pėr shkak se historia nuk lejon qė dikush tė komandojė me tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:01 pm

...

Pyetje: Tė kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr. Ka mendime, madje dhe prej njerėzve eminentė, se Shqipėria ėshtė dashur qė pas luftės sė II Botėrore tė jetė jo vetėm zonė e interesit por edhe zonė ideologjike perėndimore. Mirėpo ajo u kėmbye me Greqinė. Ēka do tė humbnim dhe ēka do tė fitonim po tė ndodhte ndryshe nga sa ndodhi?

Pėrgjigje: Kjo tezė nuk mė duket e saktė pėr aq sa e njoh unė politikėn ndėrkombėtare. Greqia e kishte afinitetin mė tė madh pėr t'u bėrė e tillė siē ėshtė pėr shkak se edhe Perėndimi e konsideron si djep tė civilizimit tė tij. Gjithė kultura e Perėndimit bazohet me vetėdije nė kulturėn antike greke, prandaj nė Perėndim ajo quhet kultura antike greke dhe jo kultura antike shqiptare. Kjo ėshtė njėra arsye, ndėrkaq fakti tjetėr ėshtė ai se pozita strategjike e Greqisė ėshtė pozitė e mbrojtjes sė Lindjes Mesdhetare ose tė prapavijės sė rrugės mesdhetare tė britanikėve. Pra interesi strategjik pėr Greqinė ka qenė mė i madh se ai pėr Shqipėrinė. Njė arsye tjetėr ėshtė fakti se ortodoksizmi grek ėshtė element i krishterizmit. Ndėrkaq rreth 70% tė shqiptarėve i pėrkasin edhe sot religjionit islamik, gjė qė pėrsėri paraqet njė faktor qė flet kundėr pėrparėsisė sonė qė tė vinim nė konsideratė pėrpara Greqisė.

Pyetje: Mbase nuk kishim tė bėnim me religjionin por me ideologjinė?

Pėrgjigje: Prapa ēdo ideologjie megjithatė fshihet njėfarė predispozicioni i psikologjisė politike. Raportet e Stalinit me Ēėrēillin nuk kanė qenė raporte tė ideologjisė.

Pyetje: Dėgjohen mjaft fjalė se nė kėtė gjysėmshekullin e kaluar ėshtė shprehur njėfarė moskujdesi i shtetit amė ndaj shqiptarėve nė Jugosllavi.

Pėrgjigje: Do t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje me njė kundėrpyetje: nė funksion tė ēkafit ata qė mendojnė kėshtu e shohin militantizmin socialist nė Shqipėri? Unė pėr vete gjithmonė e kam parė atė nė funksion tė zhvillimit dhe tė bashkimit kombėtar. Nuk do tė kishte pasur nevojė Shqipėria ta aplikonte socializmin militant po ta kishte pasur shkallėn e zhvillimit qė e kanė pasur tė tjerėt. Dhe nuk do tė kishte pasur nevojė Shqipėria tė kishte njė militantizėm socialist po tė kishte qenė e kompletuar nė pikėpamje nacionale.

Pyetje: Shtrohet pyetja se sa ka qenė enverizmi funksional nė kėtė drejtim?

Pėrgjigje: Nė kėtė kohė, dhe nė kėto rrethana, s'mund ta vlerėsojmė kėtė gjė realisht. Shqipėria, sidomos pas vitit 1961, ėshtė ēmuar si njė shtet socialist i pavarur. Kjo pavarėsi e Shqipėrisė i ėshtė pėrshtatur Jugosllavisė, mirėpo edhe mosinkuadrimi i Jugosllavisė i ėshtė pėrshtatur Shqipėrisė pėr forcimin e pavarėsisė dhe tė shtetit tė saj. Ndėrkaq nuk mund tė thuhet se ka munguar kujdesi i shtetit shqiptar pėr shqiptarėt, posaēėrisht pėr ata qė jetojnė nė Jugosllavi.

Pyetje: Megjithatė, Shqipėria sot po i vuan pasojat e zhvillimit ekonomik tė ngadalshėm, pasojat e izolimit dhe pasojat qė nuk e ka realizuar atė logjikėn popullore pėr lidhjen me Perėndimin.

Pėrgjigje: Mirėpo kjo nuk ka qenė e mundshme. Pėr t'u lidhur me dikė nuk mjafton vetėm dėshira e njėrės palė. Shqipėrinė s'mund ta pranonte Perėndimi pa e ndėrruar sistemin, kurse nė ndarjen e botės nė interesa bipolare shtrohet ēėshtja se a do tė ishte nė interesin politik tė Shqipėrisė qė ta bėnte njė hap tė tillė, dhe e dyta, a do tė guxonin amerikanėt tė lidhnin raporte tė tilla me Shqipėrinė pėr shkak tė sovjetikėve? Interesat globale tė fuqive tė mėdha kanė qenė tė nėnkuptuara. Me kėto ēėshtje mund tė manipulohet, mirėpo shkencėrisht nuk mund tė pėrcaktohen.

Pyetje: Si i vlerėsoni rrjedhat aktuale nė Shqipėri?

Pėrgjigje: Kėtė pyetje ma ka shtruar para disa ditėsh edhe gazetari i Radio Tiranės, dhe nuk kam se ēfarė t'i shtoj asaj deklarate time pėr tė. Republika e Kosovės ėshtė realizim i interesit global kombėtar, dhe kjo hap rrugė tė reja edhe pėr Shqipėrinė. Ndryshimet demokratike nė Shqipėri janė pozitive. Ato duhen pėrkrahur. Mirėpo ato nuk mund tė jenė jashtė kontekstit kohor dhe hapėsinor.

Pyetje: Nėse, bie fjala, nė zgjedhjet e tanishme nė Shqipėri do tė fitonte Partia e Punės, a nuk shihni aty njė transverzale Moskė-Beograd_Tiranė?

Pėrgjigje: Si?! Si e kuptoni ju vallė Evropėn? Evropa nuk mund tė kuptohet vetėm si produkt i interesave amerikane, por duhet tė kuptohet si Evropė qė u takon tė gjithėve. Nuk do ta quaja kėtė "aleancė" pėr shkak se Shqipėria kurrė s'ka qenė nė aleancė me Moskėn. Ekzistojnė shumė ngjarje nė planin ndėrkombėtar qė nė Kosovė nuk perceptohen drejt. Ndryshimet demokratike nuk mund tė quhen tė tilla nėse bien nė grackėn e rrotullimit tė pozitės sė klasave. Kuptimi i kėtillė i demokracisė shkakton konflikte tejet tė ashpra, posaēėrisht nė vendet qė kanė kaluar nė socializėm pa imponimin e jashtėm. Demokracia duhet kuptuar si njė shans i barabartė pėr ardhjen nė pushtet tė tė gjitha partive politike. Nėse populli ia jep votėn njė partie pėrkatėse, pra edhe njė orientimi ideologjik, atėherė njė e drejtė e tillė duhet pranuar.

Pyetje: Si e shikoni atė qė po ndodh sot nė tėrė Evropėn Lindore, a nuk ėshtė ajo njė rrotullim i klasave?

Pėrgjigje: Dallimi qėndron kėtu: Polonia, Hungaria e Ēekosllovakia nuk kanė pasur socializėm autentik, por tė imponuar me tanket e armatės sė kuqe. Ndėrkaq Shqipėria pėr fitoren e socializmit i ka dhėnė viktimat e saj. Poashtu edhe ne nė Kosovė, poashtu edhe nė Jugosllavi. Kėtu qėndron dallimi i kėtyre dy vendeve tė tjera tė Evropės Lindore. Socializmi i imponuar me tanket ruse si ai nė Poloni ku u vranė mbi 7000 oficerė polakė nga Stalini, ėshtė diē tjetėr. Ėshtė gjė normale qė atje tė ketė forca tjera, koncipim tjetėr tė realitetit politik. Mirėpo ėshtė e rėndėsishme qė edhe pasi e morėn pushtetin, atje nuk kanė qėndrim revanshist, nuk po merren me revanshizėm, por vetėm po tregojnė se kanė ardhur nė pushtet me vullnetin e shumicės sė popullit duke dėshmuar se ai popull pushtetin e mėparshėm e ka pasur tė imponuar.

Pyetje: Le tė kalojmė pėrsėri nė Kosovė, dhe atė nė vitet 80. Barrėn kryesore tė atyre viteve, bile pėr nga sakrificat, e kanė bartur tė ashtuquajturit marksistė-leninistė. Ē'do tė veēonit si mė tė rėndėsishme sot nė sferėn e domenit tė interesit kombėtar dhe nė atė ideologjik nė Kosovė?

Pėrgjigje: Nuk pajtohem me emėrtimin marksist-leninist. Emėrtimi i tillė ka qenė nė modė atėherė sikur qė sot ėshtė nė modė tė themi se tė gjithė jemi demokratė. Prapa marksizėm-leninizmit tė tyre ka qenė i fshehur atdhetarizmi i tyre. Mospajtimi me gjendjen ekzistuese. T'i marrėsh programet e tyre, t'i analizosh konceptet pak mė thellė, del fare qartė se ata marksizėm-leninizmin e kanė marrė vetėm si instrument pėr tė arritur diku tjetėr - nė Kosovėn Republikė.

Pyetje: Mė 1981 mė ėshtė dukur e ēuditshme edhe njė ēėshtje: shkojnė njerėzit tanė nė Evropė dhe formojnė parti politike me njė platformė komuniste nė vendet nė tė cilat komunizmi ėshtė luftuar pa mėshirė...

Pėrgjigje: Ti po harron se, bie fjala, nė kohėn kur veproi Jusuf Gėrvalla, nė Evropė ka ekzistuar njė lėvizje e fuqishme intelektuale marksiste. Njė intelektual i madh evropian nė atė kohė thotė se "ekziston njė vulgatė e fuqishme marksiste" pikėrisht nė ato shtete pėr tė cilat po mendon ti. Evropa intelektuale ka qenė nė nivel tė dialektikės nė shikimin e ēėshtjeve tė saj. Njė Gjermani e ndarė mė dysh me siguri qė ka ndikuar shumė nė kėtė drejtim. Ndėrkaq, Shqipėria nė atė kohė, ka qenė ekskluzivisht e orientuar nė socializėm.

Pyetje: Megjithatė, mė duket se ėshtė vepruar kėshtu kryesisht pėr shkak tė faktorit tė shtetit shqiptar dhe pėr shkak tė orientimit tė tij.

Pėrgjigje: Nuk ėshtė e vėrtetė! Fare nuk ėshtė e vėrtetė. Ti e di mirė se nė diskutimin tim nė Fakultetin Filozofik mė 1981 e kam kontestuar akuzėn se Shqipėria ėshtė pėrzier nė ngjarjet qė po zhvilloheshin atėherė. Edhe sot e kėsaj dite mendoj ashtu. Shqipėria ka pasur kujdes tė jashtėzakonshėm pėr shkak tė pozitės sė jashtėzakonshme nė tė cilėn ka qenė shteti shqiptar, nė mėnyrė qė tė mos i japė kujt pretekst pėr ta sulmuar. Nėse dikush ka vepruar kėshtu ose ashtu pėr shkak tė Shqipėrisė, ai ka vepruar me inisiativėn e vet dhe jo sepse e ka nxitur Shqipėria.

[size=12]Pyetje: Pas vitit 1981 vjen nėntori i vitit 1988 dhe shkurti i vitit 1989. Mendoj se ato ngjarje i kanė dėshmuar Jugosllavisė dhe botės se shqiptarėt e duan Jugosllavinė por Jugosllavia nuk i do ata.

Pėrgjigje: Unė mendoj se Evropa e ka ditur se shqiptarėt janė tė pėrcaktuar pėr republikė brenda Jugosllavisė. Ato ngjarje mund tė thuhet se e kanė konfirmuar fuqinė e forcave nė konflikt. Evropa nuk ėshtė e marrė qė tė mos dijė se ē'kėrkojnė shqiptarėt . E ka ditur qysh me 1981 se Kosova kėrkon edhe demokraci edhe republikė. Natyrisht, njė demokraci qė do tė realizohej nė rrethana autoktone.

Pyetje: Mbase Evropa e di se kah sillen kėrkesat e shqiptarėve qė prej vitit 1912. Vetėm janė dalluar forcat pėr nga aftėsia nė koncipimin e politikės, pėr nga pozita dhe pėr gadishmėrinė pėr sakrificė. Mbase edhe pėr atė se ēka kanė konsideruar tė mundshme nė njė kohė tė caktuar?

Pėrgjigje: Pėr mua ka qenė plotėsisht e mundshme qė ngjarjet e vitit 1988-89 ta shtrojnė kėrkesėn pėr Kosovėn Republikė. Por kjo kėrkesė nuk ėshtė theksuar. Shtrohet pyetja: pėrse? Pėrse tė kėrkohet ruajtja e Kushtetutės sė vitit 1974 ku si kėrkesė ėshtė vėnė nė mbrojtjen e statu-quosė, dhe si e tillė s'mund tė ishte tjetėr pos regresive?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:08 pm

...
Pyetje: Ishin apo nuk ishin ato ngjarje njė akt i gabueshėm politik?

Pėrgjigje: Nuk mund tė them qė ishte akt i gabueshėm, por ishte retrograd pėr nga kėrkesat qė u parashtruan. Ato reduktoheshin esencialisht nė ruajtjen e pozitave tė elitės politike dhe kjo mund tė argumentohet me fakte, pavarėsisht nga sulmet qė mė drejtohen nė mėnyrė tė tėrthortė pėr njė qėndrim tė tillė.

Pyetje: Tė kalojmė nė Kosovėn e vitit tė fundit. Nė skenė doli alternativa kosovare. U shpall Deklarata e 2 Korrikut, u shpall Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Cilat subjekte i konsideroni si vendimtare nė jetėsimin e kėtyre vendimeve?

Pėrgjigje: Sot u janė hapur mundėsitė tė gjithėve. Le tė ekzistojė konkurrenca e ideve, por edhe konkurrenca e aftėsisė pėr tė realizuar vendime qė pėrcaktojnė fatin e popullit, gjegjėsisht, vendime tė cilat shprehin vullnetin e tij. Sot domosdoshmėrisht duhet tė dihet se kush si e kupton demokracinė, kush si e kupton identitetin e Kosovės, kush si i kupton raportet me Shqipėrinė, si i kupton raportet me njėsitė federale tė Jugosllavisė. Duke i shprehur mendimet qartė, ėshtė e domosdoshme qė ne tė organizohemi nė kėtė pikėpamje. Ne kemi edhe njė armatė tė rinjsh tė cilėt janė ēelnikosur gjatė dhjetė vjetėve tė kaluar nėpėr burgjet mė tė rėnda tė Jugosllavisė. Mund tė thotė ndokush pėr ta kėshtu ose ashtu, mirėpo ata janė njė forcė reale, themel i subjektivitetit tė Kosovės. Jam i kėnaqur edhe me nivelin e tyre intelektual. Atyre duhet t'u jepet mundėsia qė tė shprehen pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ardhmėrinė e Kosovės. Ata janė tė gatshėm qė ta paguajnė edhe me jetė realizimin e Republikės sė Kosovės. Ėshtė e udhės qė tė pėrfundojė lufta e nėnakullit politik kundėr tyre.

Pyetje: Falė alternativės, ēėshtja e Kosovės ėshtė internacionalizuar, janė vėnė lidhje tė rėndėsishme me faktorėt ndėrkombėtarė qė vendosin pėr botėn sot.

Pėrgjigje: Nė radhė tė parė falė gjakut tė sa e sa tė rinjve tė viktimizuar apo tė sakatosur nėpėr kazamatet jugosllave pėr Kosovėn Republikė. S'mund tė mohohet as kontributi i alternativės kosovare, e cila ka vepruar me njėfarė sigurie politike shkakun e sė cilės ajo e di por nuk e thotė. Megjithėkėtė, asnjė lidhje e jashtme nuk mund tė bėjė shumė punė pa i pasur rrėnjėt thellė nė trollin e Kosovės, nė vullnetin e popullit tė saj. E ēmoj shumė kontributin e faktorit tė jashtėm dhėnė luftės politike tė shqiptarėve. Megjithatė, duke qenė se kam studjuar edhe nė Universitetin e Harvardit nė SHBA, e di fare mirė se sa sakrifikojnė diēka amerikanėt nėse nuk ėshtė nė interes tė tyre. Jo vetėm kur kemi tė bėjmė me zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve, por edhe me tė gjitha ēėshtjet e popujve tė vegjėl...

Pyetje: Ēka mendoni pėr ata qė kanė mbajtur edhe shumė vjet burg? Pse nuk janė tė pranishėm nė jetėn tonė politike?

Pėrgjigje: Fakti qė dikush ka mbajtur aq e aq vjet burg, edhe atė pėr atdhetarizėm, nuk mund tė mohohet nė mėnyrė aprioristike. S'mund tė them se tė gjithė ata njerėz i plotėsojnė tė gjitha kushtet pėr tė qenė nė ballė tė kėtij apo tė atij projekti, mirėpo ata s'mund tė mohohen. Mė tregon dot ti se ē'pėrfaqėson nė tė vėrtetė pėr kulturėn polake njė Leh Valensė? Apo me kė identifikohen proceset kryesore politike nė Kroaci? Tė gjithė kėta njerėz kanė qenė tė burgosur politikė. Kjo ka ngjarė edhe nė Ēekosllovaki. Ē'tė flet ty e dhėna se njė Havel kryeson njė shtet edhe pėr hir tė faktit, apo ekskluzivisht pėr hir tė faktit, se ka qenė sakrifikuar pėr njė ide tė caktuar. Unė mendoj se tė burgosurit politikė, madje edhe elita e tyre mendore, janė tė mohuar sot pėr sot nė Kosovė. Po bėhen manipulime tė mėdha. Pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė sotmen dhe tė nesėrmen e Kosovės, nuk ėshtė biseduar akoma seriozisht. A mund tė tolerohet niveli fėminor i disave nė konceptimin e ēėshtjeve esenciale politike, pavarėsisht ēfarė pedigreje mund tė kenė ata?

Pyetje: Jeni kryetar i LDK-sė, dega nė Rahovec. Kam dėgjuar se asnjėherė nuk keni marrė pjesė nė mbledhjet e kryesisė nė nivel tė partisė pėr ē'gjė mė duket se jeni i obliguar...

Pėrgjigje: Nė mbledhjet e Kryesisė sė LDK-sė nuk do tė marr pjesė deri atėherė kur tė mbahet kuvendi zgjedhor i cili mendoj se duhet t'i sqarojė shumė ēėshtje. Nuk e kam tė qartė pėrse po shtyhet vazhdimisht. Unė nuk jam pėrkulur kurrė, dhe as qė do tė pėrkulem, pavarėsisht se sa do tė mė kushtojė tagri i qėndrimit tim tė tillė.

Pyetje: Ēka mendoni pėr organizimin politik tė Kosovės sot?

Pėrgjigje: Mendoj se ka shumė spontanitet, shumė stihi dhe shumė manipulime. Nuk janė vendosur raporte tė drejta nė mes tė subjekteve kryesore politike, po edhe nė ato raporte qė janė vendosur ka shumėēka false.

Pyetje: Ēka nėnkuptoni ju me tė ashtuquajturėn rezistencė aktive dhe pasive politike?

Pėrgjigje: Ēdo betejė politike qė zhvillohet pa luftė tė armatosur mund tė quhet rezistencė pasive. Kjo do tė thotė qė goditjeve dhe raprezaljeve tė mos iu pėrgjigjesh nė tė njėjtėn mėnyrė. Mirėpo, po u shikua mė thellė, edhe rezistenca pasive ėshtė aktive, pėr shkak se ėshtė aktiv faktori politik qė tė detyron pėr njė sjellje tė tillė, i cili e ka planin e vet dhe qėllimet e veta.

Pyetje: Ēka duhet tė bėjmė?

Pėrgjigje: Atė qė jemi duke e bėrė, veēse tė organizuar shumė mė funksionalisht. Ėshtė problem themelor organizativ dhe politik i Kosovės qė nė ballė tė luftės sė organizuar politike janė vėnė edhe disa njerėz tė cilėt veprimet e tyre praktike s'mund t'i ēlirojnė nga metodat titiste tė punės politike. Tė gjitha gabimet e sotme tė tyre janė tipike nga ajo kohė dhe si rezultat tipik i zbatimit tė atyre metodave. Nė artikujt e mi vazhdimisht kam insistuar nė luftėn konkurrente tė ideve dhe tė mendimeve me qėllim tė eliminimit tė atyre metodave dhe tė asaj praktike. Mjerisht, ende po vazhdon shėrbimi me metoda tė ngulfatjes sė talenteve dhe tė ideve superiore. Ata qė nuk mund tė ēlirohen nga njė praktikė e tillė duhet tė mėnjanohen nga skena politike, nė mėnyrė qė tė hapet rruga pėr depėrtimin e vlerave tė vėrteta me tė cilat disponon ky popull.

Pyetje: Shumėkush mendon se na shkojnė punėt kėshtu siē na shkojnė pėr shkak tė mungesės sė njė programi kombėtar.

Pėrgjigje: Programi kombėtar ekziston nė qėllimin kombėtar. Mirėpo ai nuk ėshtė elaboruar detajisht.

Pyetje: A jeni optimist pėrsa i pėrket jetėsimit tė synimeve tona.

Pėrgjigje: Plotėsisht. Plotėsisht jam optimist. Ėshtė ēėshtje e kohės. Nėse organizohemi mė mirė, Kosova Republikė do tė jetėsohet mė shpejt. Mbase do tė ishte realizuar edhe mė parė.

Pyetje: Nė skenėn politike tė Kosovės ėshtė e vėrtetė se dominon edhe koncepti Kosova Republikė, por s'ėshtė i pashprehur edhe koncepti i bashkimit me shtetin amė, Shqipėrinė.

Pėrgjigje: Politika megjithatė ėshtė mė e thellė. Republika e Kosovės duhet tė realizohet pa luftė tė armatosur. Ne do tė bashkohemi me Shqipėrinė nėse kėtė gjė e mundėsojnė proceset evropiane. Tė insistohet sot pėr kėtė kur rusėt dhe amerikanėt po bisedojnė pėr rolin e superfuqive nė Evropėn e ardhshme apo nė pėrcaktimin e saj, do tė thotė tė mos e njohėsh realitetin politik. Ndryshimi i kufijve mund tė bėhet vetėm si produkt i marrėveshjes sė superfuqive. Kosova Republikė nuk ndryshon kurrfarė kufijsh ndėrkombėtarė. Ndėrkaq ndryshimi ndėrkombėtar i kufijve nėnkupton luftė tė armatosur nė pėrmasa evropiane. Kjo duhet tė jetė e qartė. Ne s'guxojmė ta rrezikojmė shtetin shqiptar. Megjithėkėtė, kurrkush, pra as Evropa, s'mund tė na detyrojė qė tė pranojmė, bie fjala, njė autonomi tė vitit 1974. Kėtė s'do ta pranojmė, sado qė tė jetė i madh haraēi. Nuk do tė jemi gjithmonė fėmijė politikė, axhaminj, pėr tė lejuar tė luajė me Kosovėn kush si tė dojė.

Bisedoi: Qani Mehmedi
Marrė nga"Zėri i Rinisė", Prishtinė, 6.IV.1991
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rroni
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:23 pm

O premtimi si ti kishim pas edhe dy kalibra si te madhit Ukshin Hoti ndryshe i kishim punet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   Thu May 15, 2008 4:29 pm

SHQIPTARĖT DUHET TĖ JENĖ SUBJEKT POLITIK DHE JO VETĖM OBJEKT I POLITIKĖS NDĖRKOMBĖTARE



Brenda 80 vitesh, dy herė u vendos nė Londėr rreth Ballkanit dhe kufijve tė tij. Se si u vendos herėn e parė, me 1912-13, u pa gjatė kėtyre 80 viteve. Ē'mund tė thuhet pėr herėn e dytė, meqė herėn e parė mė duket se nuk ishim nė margjina por nė qendėr tė vėmendjes? Cili ishte vendi ynė nė kėtė konferencė, dhe meqė shpesh dėgjohet tė flitet pėr suksesin dhe pėr mossuksesin e "Londrės 2", ku qėndron ai sukses, nėse ka pasur, dhe ku mossuksesi?


Vendi ynė nė kėtė konferencė nė njėfarė mėnyre u tregua edhe nė vetė pyetjen. Pra ishte nė margjina fatkeqėsisht dhe me sa shihet, po aty ka mbetur, pasiqė nuk e kemi vendin e duhur as nė Konferencėn e Londrės dhe as nė atė tė Gjenevės.

Tani pėr tani, me sa po shoh unė, nuk po paraqiten objektivisht nė shtyp rezultatet e kėsaj konference tė cilat janė nė disproporcion me qėllimin politik tė shqiptarėve. Unė nuk pajtohem me vlerėsimin se ka pasur sukses. Pėr tė pasur sukses duhet tė themi se jemi tė pėrfaqėsuar nė mėnyrė adekuate nė Konferencėn e Londrės, dhe se kemi arritur vendin qė e kemi synuar. Mirėpo edhe ndaj kėsaj duhet pasur rezervė, sepse nuk i dihet. Ndoshta gjatė procesit tė pėrfundimit tė kėsaj konference do tė ndryshojnė gjėrat dhe ndoshta aty do tė dalė ana pozitive e pjesėmarrjes sonė. Fakti se ne jemi prezentė si problem, si njė ēėshtje qė duhet zgjidhur, fakti se vetėdija pėr nevojėn e zgjidhjes sė kėtij problemi ėshtė prezente te forcat qė marrin pjesė nė konferencė, ėshtė pozitive. Mirėpo sėrish, ana negative del aty se ne nuk jemi tė kėnaqur vetėm me faktin se dihet pėr ne. Ne si faktor i brendshėm, si shqiptarė, nuk jemi tė organizuar nė atė nivel qė ēėshtjen tonė ta inicojmė nė nivelin mė tė lartė tė prezencės sonė.

Me sa u vu re, delegacioni i Kosovės, me t'u kthyer nga Londra, ashtu si dhe herat tjera kur kthehej nga Evropa, solli optimizėm, ndėrsa delegacioni i Shqipėrisė jo vetėm qė nuk solli optimizėm, por pėrkundrazi, kishte njė dozė bukur tė madhe pesimizmi. Ē'mendoni pėr kėtė?

Pėr kėtė mendoj se duhet pyetur delegacionin e Kosovės se ku e mbėshtet optimizmin e vet. Ne si dėgjues tė rėndomtė, ose si pėrcjellės tė ngjarjeve, si tė interesuar pėr atė konferencė, ma merr mendja se nuk jemi mjaft tė informuar se ku mbėshtetet optimizmi i tillė i delegacionit tė Kosovės. Ndėrkaq ma merr mendja gjithashtu se, me sa po shoh unė nėpėr gazeta, nuk po shpjegohet edhe se ku po mbėshtetet pesimizmi i delegacionit tė Shqipėrisė.

Nė ndonjė intervistė qė po lexoj kohėt e fundit, si ajo e Pjetėr Arbnorit etj., po shoh se ata nė mėnyrė kategorike po pohojnė se qėndrimet janė tė koordinuara mes pėrfaqėsuesve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre tė Shqipėrisė. Nėse ato raporte i kanė tė koordinuara, atėherė nuk do tė duhej tė kishte ndryshime nė vlerėsime. Mirėpo nė qoftė se megjithatė ka ndryshime nė vlerėsime, ndėrsa nė anėn tjetėr pohojnė se qėndrimet i kanė tė koordinuara, atėherė diēka nuk ėshtė nė rregull dhe pėr kėtė opinioni nuk ėshtė i njoftuar, ashtu si edhe unė. Prandaj kėto pyetje le tė shkojnė nė adresė tė tyre.

Unė si dėgjues i rėndomtė mund tė konstatoj se nuk po i shoh arsyet nė tė cilat mbėshtetet optimizmi i delegacionit kosovar, mirėpo nuk po shoh as mjaft arsye tė bindshme nė tė cilat do tė mbėshtetej pesimizmi i delegacionit nga Shqipėria, por po pėrfundoj se nė raportet e tilla nuk ėshtė diēka e qartė.

Ndryshe nga "Londra 1", ku nuk kishte ndonjė pėrfaqėsues nga trojet shqiptare, "Londra 2" i kishte thirrur madje 4 delegacione nga trojet etnike shqiptare. A mund tė shpjegohet kjo si njė pėrligjie, si njė pranim i njė ndarjeje tė trojeve shqiptare?

Kėtė unė do ta shpjegoja me qėndrimet e mėparshme tė subjekteve politike shqiptare pėr mundėsitė optimale tė zgjidhjes sė problemit shqiptar. Ka qenė njėfarė qėndrimi i pėrgjithshėm qė Kosova tė ketė statusin e Republikės, qė shqiptarėt nė Maqedoni tė figurojnė nė kushtetutėn maqedonase si element shtetformues dhe qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė tė drejta njerėzore e individuale tė garantuara me dokumentet e Helsinkit. Mbase pikėrisht nė kuadėr tė kėtyre orientimeve kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njė delegacioni.

Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse momenti i tanishėm politik dhe njė konferencė e tillė, kanė lejuar ose jo mundėsi tė tjera. A ka qenė mė mirė qė nė njė konferencė tė tillė kėto delegacione tė merren vesh mes tyre pėr ndonjė opcion tjetėr apo qėndrimi i tyre ende ėshtė qė tė mbeten nė njė opcion tė zgjidhjes kėsisoji, kjo ėshtė njė ēėshtje tė cilėn ato vetė duhet ta sqarojnė.

Unė si dėgjues, si pėrcjellės i kėtyre ngjarjeve, nuk i di arsyet se pėrse nuk ėshtė shkuar me njė opcion tjetėr, por mund tė theksoj se plotėsisht pajtohem me vlerėsimin e Prof. Qosjes se njė shkuarje e tillė nė njė konferencė ku shqyrtohet ēėshtja shqiptare, nė njėfarė mėnyre shėnon njė pėrligjie tė coptimit tė trojeve tė tyre nga vetė shqiptarėt. Ėshtė kjo pasojė e mos-unitetit tė tyre, tė mos-zgjidhjes komplete, por tė njė zgjidhjeje tė parcializuar tė problemit shqiptar.

A do tė thoni se kjo pėrligjie ėshtė e vetė shqiptarėve dhe jo edhe e organizuesve tė Konferencės?

Jo, por e vetė shqiptarėve. Shqiptarėt, sipas mendimit tim, ėshtė dashur tė shkojnė nė njė konferencė tė tillė me njė kėrkesė maksimale. Kėrkesa maksimale teorikisht do tė impononte njė delegacion tė vetėm tė shqiptarėve. Mirėpo kėta e kanė parė tė arsyeshme qė tė shkojnė me 4 delegacione, gjė qė do tė thotė se qysh mė parė janė pajtuar me njė status, me njė zgjidhje tė tillė qė do tė ishte zgjidhje parciale e problemit shqiptar.

A kanė pasur arsye tė mjaftueshme pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, apo kanė pasur mundėsi tė tjera, kėtė unė nuk e di. Pėr kėtė duhet pyetur ato subjekte qė kanė marrė vendime tė tilla. Unė vetė nuk kam qenė nė ato rrjedha dhe nuk i di arsyet e vėrteta se pse ėshtė vepruar kėshtu. Por e di se Qosja teorikisht ka tė drejtė kur thotė se vetė shqiptarėt nė kėtė mėnyrė e kanė pėrligjur ndarjen e vet. Ndėrkaq arsyet se pėrse ėshtė vepruar kėshtu duhet t'i tregojnė vetė ata qė e kanė bėrė veprimin.

Ne si popull, si njerėz qė i pėrcjellim kėto, kemi tė drejtė tė kėrkojmė shpjegimin e arsyeve. Ne nuk mund tė sjellim gjykime pa i ditur arsyet e vėrteta.

Meqė nė Londėr, me sa po duket, edhe njė herė iu vu vula ndarjes sė popullit shqiptar, madje kėsaj radhe me vetė praninė e shqiptarėve, a u bė diē qė kjo tė mos ngjante?

Kjo mund tė lidhet si me pyetjen, ashtu dhe me pėrgjigjen e mėparshme. Por duhet qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin se a iu vu vulė ndarjes sonė ose jo?

Konferenca ende nuk ka pėrfunduar dhe akoma nuk mund tė flitet pėr vėnien e ndonjė vule. Por mund tė flitet lidhur me atė qė thashė mė parė, se vetė ne shqiptarėt nuk jemi mjaft agresivė nė kėrkesat e duhura optimale, kėrkesa tė mundshme.

Kėrkesa kapitale e popullit ėshtė njė: pėr tė qenė bashkė. Populli s'ka orientim tjetėr. Tani ēėshtja mbetet te vlerėsimi i subjekteve politike. At duhet tė vlerėsojnė nėse ėshtė e mundshme njė gjė e tillė ose jo. Nė qoftė se ato kanė vlerėsuar se ėshtė e mundshme njė gjė e tillė nė kėtė moment, dhe megjithatė kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njėshit, atėherė sė paku kanė borxh t'i shpjegojnė kėtij populli se pėrse kanė vepruar kėshtu, nė mėnyrė qė edhe ne tė kuptojmė. Por nė qoftė se kanė vepruar ashtu pėr shkak tė ndonjė arsyeje subjektive, ose tė pozitave politike, apo tė mosnjohjes sė mjaftueshme tė proceseve politike nė Evropė, atėherė kėto janė arsye qė populli duhet t'i dijė pėr tė reaguar nė mėnyrėn adekuate.

Nėse ti nuk i njeh proceset e Evropės dhe ke marrė pjesė nė njė konferencė ku vendoset pėr fatin e popullit tėnd, atėherė ėshtė e udhės qė tė japėsh dorėheqje. Do tė thotė, duhet vetė populli tė kėrkojė prej teje qė ta lėshosh atė vend dhe tė mos ua zėsh rrugėn tė tjerėve.

Mirėpo pėrderisa nuk i dimė saktėsisht arsyet se pėrse ėshtė vepruar ashtu, nuk mund tė veprohet ndryshe, pos qė tė kėrkohet shpjegimi i atyre arsyeve. Unė pėr veten time po kėrkoj qė tė mė shpjegoj dikush se pėrse ėshtė vepruar ashtu, dhe tė mė bindė se ėshtė dashur qė tė veprohet pikėrisht ashtu. Po ta merrja pėrgjigjen, mund tė propozoja edhe se ē'duhet bėrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PARASHIKIMET GJENIALE TĖ UKSHIN HOTIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: