|
Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
5
5
1
| | Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
Anna Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve: 2694 Vendi: Zurich Registration date: 26/08/2007
 | Titulli: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Fri Sep 07, 2007 10:26 am | |
| Kisha lutur jenin menimet antaret dhe ata qe din sepse shikoni qe historiografija po shtrembrohet nga qargjet serrbe me te madhe ,ne edim qe dikun ne shekullin e VIkan ardhur nga karpatet ruse dikun qe ishin te vendosur ne rreth maleve urale dhe keta erdhen si te emigruar ne zona te per rreth Danubit . |
|  | | Sofra Admin


 Numri i postimeve: 7520 Registration date: 13/08/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Fri Sep 07, 2007 1:43 pm | |
| Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan
Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė. Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture. Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII. Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare. Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e dyndjes sė popujve burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė ti akordojnė kėto burime midis tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm. Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e barbarėve vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė atė tė perėndimit (395). Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė tu bėnin ballė sulmeve e invazionit tė barbarėve. Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn barbarėt. Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur dhe duke e emëruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin 410 pushtoi Romėn. Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė: Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura. Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine. Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė tėrhiqeshin prej andej. Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek. V. Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti i sulmeve tė barbarėve u ul ndjeshėm. Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse. Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e barbarėve nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium. Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė 168. Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve barbarė. Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez. Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi. Megjithėse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore tė Ballkanit dhe qendrat e mėdha si Selaniku e vetė Konstandinopoja, inkursionet shkatėrruese nuk kursyen edhe brezin perėndimor tė trevave iliro-shqiptare. Nė radhė tė parė prej tyre vuajtėn viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Nė vitin 592 njė pararojė avaro-sllave arriti tė shtyhej deri nė qytetin e Lezhės. Disa vjet mė vonė prej sllavėve u pushtua dhe u shkretua pėrfundimisht Salona. Banorėt e qytetit dalmatin gjetėn shpėtim nė ishujt pranė e nė Split. Nė provincėn e Prevalit, u rrėnua qyteti i Dioklesė, banorėt e tė cilit kaluan nė Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patėn vazhdimėsi jete edhe nė shekujt e ardhshėm. Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Prej Maqedonie, grupe tė veēanta sllavėsh arritėn tė depėrtojnė dhe tė vendosen nė lartėsitė pėrgjatė luginės sė lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkėsi kompakte. Nė bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipėr, u vendosėn tributė sllave tė trebinjėve, kanavlitėve, zaklumėve, narentanėve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numėron kėto bashkėsi si fise sllave. Por diokleasit, qė banonin mė poshtė grykės sė Kotorrit, ai nuk i pėrfshin ndėr popujt sllavė. Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė serbėve. Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim serbėt kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė, qė ndonjėherė njėsohen me serbėt. Bėrthamėn e vendeve serbe e pėrbėnte krahina e Rashės, qė e merrte emrin nga kėshtjella me tė njėjtin emėr, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug vendet e serbėve arrinin deri nė burimet e lumit Lim. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve gjatė shek. IV-VI e sidomos tė kolonizimit sllav tė shek. VI-VII, pėrbėrja etnike e trevave ballkanike, pėsoi modifikime tė ndjeshme. Nė viset danubiane, nė ato tė Istries, tė Dalmacisė e tė rajoneve tė brendshme u vendosėn nė mėnyrė mjaft intensive popullsitė e reja sllave: trebinjatėt, kanavlitėt, paganėt, serbėt, kroatėt. Masa sllavėsh u vendosėn nė zonėn e Nishit dhe pėrgjatė luginės sė Vardarit, e deri nė Selanik. Prej kėndej, grupe tė veēuara depėrtuan nėpėr luginat e Devollit e Vjosės, duke zėnė kryesisht lartėsitė pėrgjatė tyre. Ngulime sllave pati edhe nė malėsitė midis Thesalisė dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive tė bashkėsive sllave pati nė Traki e Greqi, veēanėrisht nė Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotė se nė atė kohė Peloponezi "ishte sllavizuar plotėsisht". Gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv. Njė zhvendosje e tillė e popullsisė autoktone iliro-shqiptare drejt zonave mė tė sigurta jugore dėshmohet pas rėnies sė Nishit, tė Dardanisė e tė Salonės nė bregdetin dalmat pas vitit 612. Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės. Grupet e izoluara sllave qė kishin arritur tė depėrtonin drejt luginave tė Devollit e Osumit, nuk arritėn tė organizoheshin nė bashkėsi kompakte. Pėr mė tepėr, duke filluar me Justinianin II, me qėllim qė tė siguronte ndėrlidhjet jetike me bregdetin adriatik nė boshtin e rrugės Egnatia, Perandoria Bizantine shpėrnguli popullsi tė tėra sllave nga viset qė ishin nė rrezen e saj duke i ēuar nė Azinė e Vogėl. |
|  | | Sofra Admin


 Numri i postimeve: 7520 Registration date: 13/08/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Fri Sep 07, 2007 1:48 pm | |
| Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatė sundimit tė carėve Simeon e Samuel, nė shek. IX - X, u shoqėrua me depėrtime grupesh sllave, pėrkatėsisht bullgare, qė u vendosėn kryesisht nė vendet e prekura qė mė parė nga kolonizimi sllav. Por, me rėnien e Perandorisė Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin nė kėto treva, bashkėsi tė tėra sllave u shpėrngulėn nga perandorėt bizantinė dhe u vendosėn nė Traki e nė Azinė e Vogėl. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr zona me rėndėsi strategjike, siē qe Shqipėria. Grupe tė tjera, nė marrėdhėnie me popullsinė vendase erdhėn vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.
|
|  | | Musafir Vizitor

 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Fri Sep 07, 2007 11:22 pm | |
| falem se msova edhe diqka ma shum |
|  | | Anna Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve: 2694 Vendi: Zurich Registration date: 26/08/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Sun Sep 09, 2007 3:26 pm | |
| Sofra ke me shum kohe vazhdo ket tem me shum sepse si delija ashtu ka shum njerz qe don ti din burimet e serrbeve nga erdhen ne ballkan . |
|  | | Kosovari Fillestar/e


Numri i postimeve: 12 Registration date: 10/09/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Mon Sep 17, 2007 12:29 pm | |
| malazezet vin ne shekullin e VI edhe keshtu fillojn martesat mes malazezve dhe serbve qe vijn ne shekullin e VII qe do te thot se ktu nuk ka pas serb para te parve tan ILIR ne troje shqipetare iliret kan qen dhe jemi ne pasardhesit e tyre per ti brojtur trojet tona gjak shqipetari kem pasur dhe gjak shqipetari dot kemi sa te jem gjall per deri sa te na rrjedh gjaku neper vena nje shqiperi e bashkuar do ishte kenaqsi per mua por besoj se edhe per gjith shqiptaret ka jan |
|  | | Guest Vizitor

 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Wed Sep 26, 2007 8:13 pm | |
| ardhja e serbeve ne foeme te koloneve ne kosove daton nga shekulli i "X" , erdhen me shatora, qerre te drujta dhe u ndalen me nje menquri, ne qdo vend ku ishin ulur shkruanin nje gerrme te alfabetit te piste cirilik, dalngadal filluan edhe ti emerojne vendet, vdes serbja dhe ia lene emrin vorri i shkines.......
Pra perhere ishoin ndytesira dhe me prapavia te poshtra!!!!! |
|  | | renan Fillestar/e


Numri i postimeve: 17 Registration date: 09/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Tue Oct 09, 2007 10:34 pm | |
| dikur kan ardh ne shekullin e VII ose VIII kur kan ba luft me Dardanet ti moter annaa |
|  | | Beton Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729 Vendi: Zvicėr Profesioni/Hobi: no money no honey Registration date: 09/09/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Wed Oct 10, 2007 12:01 am | |
| Pajtohem me ty renan me se e vertet eshte qe serbet kan ardhe dikur ne VII. |
|  | | rrebelja V.I.P


Numri i postimeve: 2960 Registration date: 06/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Fri Oct 26, 2007 8:38 am | |
| ooooo as qe du me e dit se kur kan ardh ata ne ballkan e me mir te mos kishin ardh kurr se na shkaterruan jeten na i plagosen zemrat besoni se kur e degjoj emrin e tyre me rreqefet trupi sdu te di per ta e ju dalt fara |
|  | | Vuthjani V.I.P


Numri i postimeve: 168 Registration date: 01/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Tue Oct 30, 2007 5:11 pm | |
| Nje gje mund ta them, se mbi 70% te popullesise malazeze kane prejardhje Ilire, bashke me nje pjese te madhe te Kroacise... Ku i perkasin fisit Kuc ne pergjigjesi, por me martesat e tyre qe ben me serb humben kulturen, historine dhe orjentimin... Keshtu qe edhe gjakpiresi i shqiptareve Mark Milani, komandanti kryesor i Kral Nikolles ishte shqiptar nga Kuci,,, Nacionalistet me te medhenj qe sot jane ne Mal te Zi gjinden rreth Beranit, Murines dhe Andrijevices, dikur toka shqiptare deri ne Kongresin e Berlinit... te gjithe prejardhje shqiptare Vasojevic te Kucit... Kete vetem desha qe te ia sqaroj Kosovarit, pasi qe desha ti them qe malaziasit perpos gjuhes nuk kane lidhje asgje me serbet, jane shume me te zi se ata, shqiptaret gjithmone kane hequr shume me shume nga ata se serbet... Por qe kane prejardhje Ilire, ate nuk mund ta mohoj askush, edhe nje pjese e madhe e Kroacise, Zara dhe Dubrovniku... Pergjigja ime eshte se serbet erdhen ne Ballkan gjate shekullit te VII, por flitet qe kane ardhur edhe me pare dhe jane shtri se pari ne Sllovenine e sotme...Poashtu origjine serbe ose sllave kane edhe boshnjaket e Bosnes, vetem qe kane fe islame dhe ishin i pari vend ballkanin qe pranoj fene islame nga pushtuesit otoman. Por historija flet qe ata kane gjakun me te paster sllav, dhe nga pikepamja fizionomike dallojn njerez vigan, me sy te kalter dhe biond,, ndersa serbet qe gjinden ne Serbi jane te perzier me rom, bullgar etj, keshtu qe kane humbur gjenet e veta ashtu njejt si edhe helenet e lashte, qe flitet qe sot nuk ka popull greke, por qe eshte i shortuar me popujt tjere te ballkanit dhe kryesisht me shqiptar... Sepse helenet ishin shterp dhe nga frika qe te zhduken benin marreveshje me shqiptar qe te ua lindin nje femij dhe te ua shitnin atyre me pare te majme,,, keshtu qe nje shqiptar u be me grek se vet greku... e njejta gje ndodhi dhe po ndodh sot ne Serbi, pasi qe nataliteti ne Serbi cdo dite po bjen... Pershendetje nga Vuthjani... |
|  | | Sofra Admin


 Numri i postimeve: 7520 Registration date: 13/08/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Tue Oct 30, 2007 6:53 pm | |
| Po Vuthjani edhe unė kam lexuar pėr kėto qė i postove ti mė lartė madje madje edhe me fakte shkruante pėr mbiemrat shqip tė sllavizuara ( asimiluara) Pos tjerash sė shpejti do ta sjell njė dialog mes njė studjuese e cila ka shkruar njė libėr nė Shqipėri pėr Pellazgo Ilirėt qė ia vlen ta shikojnė ata postues qė i pėrkushtohen kėtyre hulumtimeve mbi prejardhjen e Shqiptarėve. |
|  | | Vuthjani V.I.P


Numri i postimeve: 168 Registration date: 01/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Wed Oct 31, 2007 10:28 am | |
| Nese doni mund qe ti postoj me vone edhe mbiemrat e sllavizuar, ose shqiptar te asimiluar,,, sepse keta nderruan kombin shume vone ne vitin 1918, do te thote ishin shqiptar ilir, pranuan fene islame, njekohesisht u martuan me boshnjak te Bosnes dhe u asimiluan nder ato shtepite me te njohura shqiptare familja e heroit tone Jakup Ferrit tani jane Ferovic dhe quajn veten boshnjak, pastaj familja e Komantantit te pergjithshem te Lidhjes se Prizrenit Ali Pashe Gucia, tani familja e tyre moren dy mbiemra Rexhepagiq edhe Shabagic edhe keta boshnjak... e per malaziasit qe kane fe ortodokse malazeze keta humben kulturen ilire dhe iu bashkangjeten asaj sllave gjate shekullit XIII... por me hollesisht mund te ju shkruaj ne nje shkrim tjeter timin... Per keta te paret jane asimiluar shume vone, keshtu qe vetem nese shprehni ju deshiren te lexoni mund te ju postoj... Sepse ne kete teme flitet per ardhjen e serbeve ne ballkan dhe periudhen... keshtu qe mos te dalim shume prej temes, dhe me vone do ti postoj disa nga mbiemrat e sllavizuar qe deri me shekullin XIII ishin iliro-shqiptar... Pershendetje... |
|  | | Vuthjani V.I.P


Numri i postimeve: 168 Registration date: 01/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Wed Oct 31, 2007 12:12 pm | |
| Per fise qe ishin iliro-shqiptar ne kohen e Bizantit dhe u sllavizuan me vone jane keta mbiemra qe sot gjinden ne Zete, pjese e Malit te Zi qe perfshijne Cetinjen, Kotorrin, Budven etj... Deri ne shekullin e XIV Dioklea-Genta (Zeta) vecanarisht ana e siperme e saj, u shfaqej te huajve si nje vend me popuj e fe te ndryshme. Gjithsesi gjate gjithe mesjetes krahina e bashkesi te tera si Kuci, Markajt (Markovicet), Pastovicet, Pipret, Gjurashet (Cernojeviqet) etj, ishin shqiptar... Me vone Cernojeviqet me qender ne Cetinje fomojne shtetin e tyre Malin e Zi, ka fundi i shekullit XIV, dhe sllavizohen.Mali i Zi ishte nje krahine e Vogel, por me Kongresin e Berlinit Kral Nikolles i falen trojet shqiptare Tivari, Ulqini, Hoti, Gruda, Trijeshi e Koja, Podgorica, Plava e Gucia, Rozhaja e Berani... Nder keto troje vendin nuk e dorezuan Hoti e Gruda, por rezistenca me e madhe u be ne Plave e Guci, me Betejen e njohur te Nokshiqit (janar 1880), qe njihet edhe beteja me e suksesshme e popullit shqiptar qe pas vdekjes se Skenderbeut... Ku forcat malazeze humben rreth 12.000 ushtar nga forcat shqiptare te vendit te ndihmuara nga Lidhja e Prizrenit... Por ne vitin 1918 edhe kjo treve i falet Malit te Zi nga Austro-Hungaria dhe permbyllet Kongresi i Berlinit me sukses per percarjen e trojeve shqiptare... Keshtu qe Mali i Zi rritet per 3 here me shume se qe ishte ne shekullin e XIV... Ne shekullin e XVIII edhe shume fise ilire nderojne fene dhe gjuhen dhe behen sllavo-malazias, sidomos fisi Vasojevic qe perfshinte rrethinen nga Berani, Lugina e Biolo Poles, deri tek Murina dhe Andrijevica... Tani sot per sot fisi i cili perkrah fuqishem idene e Miloshevicit... Kerkoj falje qe dola pak nga tema, por nuk munda ta permbyll me dy rreshta pasi qe historia eshte histori... Jam nga Plava e Gucia, keshtu qe njoh me mire kete pjese dhe historine e malaziasve e ndoshta dikuj do ti interesoj per kete teme dhe per te ditur qe numri dermues i tyre ishte deri ne shekullin XIV shqiptar... Por gjithmone e thash edhe me larte se ne shqiptaret me shume ia kemi pare sherrin ketyre se serbeve, duke filluar nga rrafshi i Dukagjinit e me thelle.Edhe luften e fundit ne Kosove ne rrafsh te Dukagjinit e ben malaziasit por me nje politike te jashtezakonshme e fshehen nje gje te tille, kur dihet se edhe vet Milosheviqi kishte prejardhje malaziase, dhe nje numer edhe me i madhe sec jeton ne Mal te Zi jetojne ne Serbi... Pershendetje... |
|  | | besa-bese Anėtar i Besueshėm


 Numri i postimeve: 1178 Registration date: 27/10/2007
 | Titulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Wed Oct 31, 2007 2:08 pm | |
| kerkoj falje nese dal nga tema por besoj se ka lidhje pak me temen, pys Vuthjanin, nga Gucia, eshte edhe mbiemri MULLAMEKIC, cfare me thoni per kete, cfare supozohet te jete rrenja, zanafilla e ketyre, e them sepse bashkshorti me flet shume per nje shok qe kishte ne studime para ca viteve me kete mbiemer.
pershendetje
Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Oct 31, 2007 2:30 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | | | Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? | |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |