Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotė Galicės nė Galic

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotė Galicės nė Galic   Sat Aug 23, 2008 6:07 am

P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotė Galicės nė Galicė

- Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Bamir Topi
- Qeverisė sė Kosovės z. Hashim Thaēi
- Qeverisė sė Shqipėrisė, z. Sali Berisha
- Parlamentit tė Kosovės- z. Jakup Krasniqi
- Parlamnetit tė Shqipėrisė, znj. Jozofina Topalli


Shumė tė respektuar pushtetarė!


Ne, poeteshat shqiptare, tė mbledhura nga tė gjitha trojet
tona etnike nė festivalin gjithėkombėtar tė poezisė “Takimet e
poeteshave shqiptare 2008”, nė qytetin e lashtė tė Vushtrrisė,
i bėmė njė vizitė edhe Kompleksit Pėrkujtimor “Azem e Shotė
Galica” nė Galicė dhe kur e pamė varrin e zbrazėt tė heroinės
Shotė Galica ngelėm tė habitura. E shihnim me sy e nuk
donim ta besonim njė gjė tė tillė! Diēka tepėr shqetėsuese qė
sikur na fanitej duke na rėnduar nė ndėrgjegjen tonė si njė
mallkim i madh historik.


Dhe, bazuar nė fakte konkrete vlerėsuam se kėta dy
luftėtarė meritojnė mė shumė. Veprimtaria e tyre luftarake e
atdhetare ėshtė thuajse unikate. Pesėmbėdhjetė vjet luftėra,
qėndresė e heroizėm dhe ende, as sot e kėsaj dite, nuk ekziston
njė lapidar a shtatore e mirėfilltė pėr kėta dy heronj tė
kombit!!! Madje, as kulla e tyre, qė ishte simbol dhe sinonim
i gjithė rezistencės sonė kombėtare nėpėr shekuj, nuk po mund
tė jetėsohet!!!


Aq mė keq, kėta dy bashkėshortė e bashkėluftėtarė, tė cilėt
mezi arriti t’i ndajė vdekja, edhe sot e kėsaj dite janė tė
ndarė!!!


Zotėrinj tė nderuar pushtetarė!


Duke iu bashkangjitur nismės sė mėhershme tė Kėshillit
Organizativ pėr tė njėjtin problem, kėrkojmė nga Ju qė,
urgjentisht e nė mėnyrė institucionale dhe shtetėrore, tė
ndėrhyni tek homologėt tuaj tė shtetit shqiptar dhe me
autoritetin Tuaj tė ndikoni e tė bėni tė mundur lejimin e
sjelljes sė eshtrave tė motrės sonė, heroinės Shotė Galica, me tė
cilėn mburret gjithė kombi shqiptar, pranė bashkėluftėtarit
dhe bashkėshortit tė vet, Azem Galica, nė Galicė, aty ku e
zhvilloi betejėn vendimtar e ku, tash e katėr vjet e pret varri i
zbrazėt!


Kur e bėjmė kėtė kėrkesė, nuk jemi nisur nga shpirt
ngushtėsia e pėrvetėsimit tė kėtyre figurave madhore
kombėtare. Jo. Shteti shqiptar ka bėrė mjaft pėr ta, i ka
shpallur HERONJ TĖ KOMBIT dhe ata tashmė i pėrkasin
gjithė SHQIPTARISĖ! Pėrkundrazi. Jemi nisur thjesht nga
ndjenja e pastėr e idealit tė tyre, qė, ashtu siē qenė nė jetė- TĖ
PANDARĖ, edhe sot nė amshueshmėri e nė LIRI tė pushojnė
TĖ PANDARĖ!


Tekefundit, ky bashkim zemrash, eshtrash e idealesh ka
simbolikė edhe mė tė thellė: Ai ėshtė amaneti i Tyre dhe
paraprakisht nėnkupton: BASHKIMIN TONĖ KOMBĖTAR!!!
Nė emėr tė gjithė pjesėmarrėseve poetesha gra, qė pushkėn
e Shotė Galicės e kanė shndėrruar nė pushkėn e mendjes, pėr
tė shuar dhimbjen e nėnave shqiptare kudo ndodhen. Shotėn e
pret bashkėshorti i saj Azem Galica, dhe s’mund tė qėndrojė e
vetmuar nėn rrėnojat e shkatėrruesve tė eshtrave tė saj, nė
Shqipėri ( kur shpeshherė monumenti i Shotė Galicės ka qenė
pjesė e kronikave pėr shkatėrrimin e saj).
Zėri ynė, si vajza, si gra, si motra, si nėna, si krijuese, i cili
doli fuqishėm e natyrshėm nga zemra dhe arsyeshmėria, nuk
do tė pushoi pėrderisa kjo heroinė nuk vjen aty ku e ka
vendin, nė Galicė, pranė burrit tė saj, pranė Azem Galicės!!!


Ndaj, PENA e heroinave tė mendjes, pjesėmarrėse nė kėtė
festival gjithėshqiptar, nėnshkruan dhe firmos kėtė peticion.
Shpresojmė qė kėrkesa jonė do tė merret nė konsideratė nga
shteti i ri i Kosovės, tė cilėt kanė obligime ndaj luftėtarėve tė
lirisė dhe shteti shqiptar pėr heronjtė e kombit tė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotė Galicės nė Galic   Sat Aug 23, 2008 2:12 pm

Ja nje shkrim qe me pelqeu teper edhe mendoj se kshtu duhet te jet Very Happy

( 21. 8. 2008 ) RKL: Njė peticion euforik dhe i pamotivuar

Disa poetesha shqiptare, ne mesin e tyre edhe emra krejt te panjohur pėr poezinė e mirėfilltė shqiptare, afėr dy muaj mė parė, kanė shkruar njė peticion drejtuar krerėve institucionalė nė Kosovė dhe nė Shqipėri, me kėrkesė pėr kthimin e eshtrave tė heroinės sė kombit Qerime Halili ( Shote Galica ) nė Galicė tė Drenicės, ku pushojnė eshtrat e bashkėshortit tė saj, kryengritėsit popullor, Azem Galica.
Vite mė parė, disa femra intelektuale nga Drenica kishin kėrkuar kthimin e eshtrave tė Shote Galicės nė Radishevė, nė fshatin e saj tė lindjes.
Peticioni ėshtė euforik dhe i pamotivuar, aq mė keq kur nė arsyetim thuhet se kjo nismė ka tė bejė me idealin e bashkimit kombėtar, tė cilin e mbėshtesin edhe kėto 50 tė nėnshkruarat poetesha shqiptare, shumica dėrrmuese prej tyre nga Vushtrria me rrethinė(!) Nė mesin e poeteshave ka edhe firma meshkujsh, ndoshta po ashtu poetė, apo poetesha.
Ėshtė i tejdukshėm qėllimi i njė klani tjetėr, qė qėndron prapa kėtij peticioni, i cili mė sė paku do tė duhej tė kishte vepruar dhe tė ishte shprehur kėshtu dhe nė kėtė formė, meqė pėr raste tė tilla paraprakisht duhen bėrė kėshillime, sugjerime, ujdi e marrėveshje dhe jo peticion e ultimatume.
Pretendimet pėr tė kthyer nė Kosovė eshtrat e “Zhan D Arkės” shqiptare, Shote Galicės, nuk kanė mbėshtetje nė emėr tė idealit tė bashkimit kombėtar. Pėr mė keq pretendimet e tilla bėhen me qėllim tė devalvimit tė kėtij ideali. Po tė plotėsohej kjo kėrkesė, atėherė do tė duhej tė ktheheshin nė Kosovė edhe eshtat e Hasan Prishtinės, Kadri Prishtinės, Bajram Currit dhe qindra atdhtarėve tė tjerė, tė cilėt pushojnė nė pėrjetėsi nė tokat shqiptare, pėr tė cilat dhanė edhe jetėn.
Po ashtu ėshtė i paqėndrueshėm motivimi se eshtrat e Shote Galicės u dashka tė prehen nė Kosovė edhe pėr shkak se busti i saj nė Fushė Krujė qenka sulmuar e pėrdhosur disa herė. Nuk ėshtė pėrdhosur vetėm shtatorja e Shote Galicės nė Shqipėri me fillim prej vitit 1991, por ėshtė pėrbuzur e mjerisht edhe sot e kėsaj dite pėrbuzen edhe shtatoret e shumicės sė emrave mė tė shquar tė kombit, deri te pėrpjekja pėr t ia hequr emrin e Ismail Qemalit, Universitetit tė Vlorės, apo pėr ta hequr monumentin e Skėnderbeut nga vendi ku ėshtė vendosur, pėr shkaqe gjoja “urbanistike”.
Nėse, aspirojmė bashkimin shpirtėror dhe fizik tė shqiptarėve nė trojet tona, nė Ballkan, atėherė nuk do tė duhej tė merreshim me lėvizjet e eshrave andej e kėndej kufijve, tė cilėt aktualisht nuk janė kufij formalė, sikur pretendon tė na bind politika e Tiranės dhe e Prishtinės, por nuk janė as me tela gjembash, ashtu sikur ishin deri nė kohėn e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Rasti i eshtrave tė Shote Galicės megjithatė ka njė relevantė arsyeshmėrie, meqė ishte bashkėshortja besnike dhe shoqja e idealeve tė Azem Galicės. Lidhur me kėtė rast specifik do tė duhej tė merreshin institucionet shkencore tė Prishtinės dhe Tiranės, po kurresi krerėt poltikė, nė mėnyrė qė tė mbyllet edhe kjo ēėshtje e nisur dhe e komponuar keq nga grupe tė euforisė dhe dalldisė folklorike.
Shote dhe Azem Galica, Isa Boletini, Selam Musai, Ēerēiz Topulli, Isuf Xhelili, Bajram Curri, Dedė Gjon Luli kudo ku prehen eshtrat e tyre i takojnė shqiptarisė dhe nuk do tė duhej lejuar qė klanet e ndryshme tė luajnė me idealin e shenjtė tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar.
Kėto poetesha, tė “penės” shqiptare, nė vend tė peticioneve, ėshtė mirė tė shkruajnė ndonjė poezi tė pėrkushtuar pėr Shote Galicėn, Xhevė Krasniqi-Lladrovcin, Hyrė Eminin, Fatime Hetemin, Antigona Fazliun, Myrvete Maksutajn, Jehona Rakėn, Aze Brahimajn, Afėrdita Ukshinin, Luljetė Shalėn e shumė luftėtare tė tjera tė lirisė.
Madje nė fund, shohim se vetėm ndonjėra nga kėto poeteshat e nėshkruara nė peticion, apo poeteshat e tjera, qė merren me lėvizjen e eshtrave tė heronjve e heroinave, ka qenė luftėtare e lirisė, nė kohėn e sė lavdishmes UĒK.
Nė luftėn tonė heroike, ēlirimtare dhe fitimtare kishte dhe poetesha nga tė gjitha trojet e Atdheut, tė cilat nė pranverė tė vitit 1998, e disa edhe mė vonė, rrokėn armėt dhe luftuan pėr ēlirimin e Kosovės nga robėria serbe, krahas shokėve tė tyre tė idealit dhe ranė duke luftuar pėr idealet e Shote dhe Azem Galicės, Bajram Currit, Hasan Prishtinės dhe Adem Jasharit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
P E T I C I O N : Na ktheni eshtrat e Shotė Galicės nė Galic
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: