Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kėto ditė del nga shtypi libri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Kėto ditė del nga shtypi libri   Wed Aug 27, 2008 1:53 am


Parathėnie e librit ”Pėrjetėsia e dyfishtė” Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme, e shkrimtarit dhe publicistit

Bedri Islami


GJITHĒKA E FURTUNSHME


Shkruan: Adem Gashi


Hyrja


Kur mora dorėshkrimin e librit “Pėrjetėsia e dyfishtė”, bashkė me kėrkesėn qė t’i hidhja nė letėr mbresat pėr tė nė njė tekst qė do ta shoqėronte botimin, u ndjeva nė siklet.

- E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit;

- E dyta, sepse e njihja autorin dhe,

- E treta, sepse duhej qė ēdo gjė ta bėja ngutshėm, furtunshėm: tė lexoja njė vėllim qė kapėrcente tutje 500 faqeve, t’i sistemoja gjykimet dhe t’i nisja nė adresėn e duhur, duke u pėrballur edhe me njė fakt tė neveritshėm, me mungesėn dhe ndėrprerjen e pareshtur tė korrentit, qė m’i ngrinte nervat.


Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, mė nė fund, edhe me produktin letrar, dorėshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetė pjesė e kėtij trinomi qė kėrkonte njė barazim, njė barazim jo nė kuptimin e logjikės matematikore, por nė kuptimin metafizik. Brenda kėsaj lakoreje lėvrinte e gjėllinte njė botė shpirtėrore e ndėrgjegjeje qė s’ishte e lehtė tė pėrthekohej. Kėtej e andej dy botėve pėrvijohej bota e njerėzve, e njerėzve tė dashur qė kishin pėrshkuar e vazhdojnė ta pėrshkojnė jetėn furtunshėm.


Pleksja nė kėtė ndėrlikje fatesh po m’i ngjan njė labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesėn e nevojshme me tė ndodhurėn. Jam njė pjesė e vockėl, e njėnjėshme e njė tėrėsie qė e bėn shenjėn e vet, qė e ruan atė dhe e le si gjurmė nė njė pėrmasė historie.


Autori

Sikundėr kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumė mė pėrpara se ta takoja. Veē veprės sė tij tė shkruar, mėnjanė aktivitetit tė tij politik si veprimtar e kryesues i njė organizate politike kishte edhe diēka intriguese nė biografinė e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, “Lulit tė vocėrr” tė Migjenit, personazhit aq tė njohur e aq tė dashur, tė cilin nuk besoj tė ketė shqiptar qė s’e ka dėgjuar. Shumė nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazėn e lėndės sė shkruar kisha formuluar pėrfytyrimin pėr profilin e tij krijues. Ky profil mė bėhet mė i qartė sidomos pas leximit tė librit “Enigma e njė vrasjeje tė trefishtė”, Focus, Prishtinė 2007 (s’e di pse editorėt e pėrcaktojnė nė zhanrin e publicistikės) dhe “Vrasja e Lulit tė Vocėrr”, Epoka e Re, Prishtinė 2003 (pėrsėri s’e di pėrse editorėt e vlerėsojnė me pėrcaktorin roman).


Dilema ime pėr kėto pėrcaktime nuk ka tė bėjė me mungesėn e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e ēėshtjeve teorike. Ajo mbėshtetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave tė postmodernizmit, njihet e pėrimtohet mbi bazėn konceptuale tė lexuesit. Asgjėmangut, mbi kėtė bazė unė e lexoj si roman edhe “Enigmėn e njė vrasjeje tė trefishtė” sikundėr gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek “Vrasja e Lulit tė Vocėrr”. Kėshtu mė ka ndodhur qėkur, derisa kisha nė dorė veprėn e G. G. Markezit “Lajmi mbi njė rrėmbim” ose “Rrėfimi i njė anijehumburi”, tė cilat, duke trajtuar tema me bazė ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nėn hijen e romaneve mė tė mira tė tij.


Duke pėruruar veprėn “Enigma njė vrasjeje tė trefishtė” nė Prishtinė e Tetovė, unė pata rastin ta takoja autorin. Pėr ēudi, asgjė ndryshe nga pėrfytyrimi qė kisha pėr profilin e tij krijues. Madje, mund tė them se mė i saktė mė bėhej pėrfytyrimi sesa dukje konkrete. Nė procesin e parė unė kisha parė sė brendshmi dramėn e tij qė i ishte bėrė pjesė e jetės dhe peshėn e tragjedisė e tė heroizmit kombėtar nėn jehonėn dhe trysninė e tė cilit vazhdonte tė jetonte. Nė procesin e dytė, nė takimin e drejtpėrdrejtė, unė shihja portretin e tij dhe hullitė e para tė rrudhave qė rrėfenin se ai i kishte qėndruar me durim peshės sė trishtimit qė i kishte rėnė me tepri nga qielli i diktaturės.


Pavarėsisht nga tė dy rrethanat, nė procesin e shkrimit, nė procesin e ndėrtimit tė godinės letrare, ai ēuditėrisht ėshtė mbrojtur i paprekur nga ndikesat pėrftuese. Ndoshta ėshtė koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepėrtueshme qė e ruan shpirtin fisnik tė shkrimtarit! Nė kėtė vazhdė unė shoh edhe depėrtimet e autorit nė pjesėt e padukshme tė shtjellės sė ngjarjeve dhe nė strukturėn e brendshme shpirtėrore e mendimore tė vetjeve e tė personazheve tė tij. Ē’them dhe unė, tė personazheve tė tij!? Po ata janė shokėt, miqtė, vėllezėrit, prindėrit, bashkėveprimtarėt, me njė fjalė gjindja e tij. Duke shkruar pėr ta, ma thotė mendja, ai ndėrton harkurėn e gjėllimit tė tij, e cila prish kufirin ndėrmjet atij dhe kėtij, ndėrmjet autorit qė rrėfen dhe narratorit qė vetėrrėfehet.


Personazhi


Mbase do tė ishte mė e drejtė qė kėtė pjesė ta formuloja me njė titull nė shumės, personazhet. Parapėlqeva, por, njėjėsin si njė emėr pėrmbledhės brenda tė cilit shoh ēift – figurėn Fehmi dhe Xhevė. Sigurisht qė i kam njohur tė dy. Fehmiun, ngjashėm me autorin e librit, e kam takuar shumė rrallė dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisė sonė. Korelatat e ndėrsjella, mesazhet e gjykimet pėr ēėshtjet, pavarėsisht rrethanave, vinin aq tė koordinuara sa vėshtirė ta merrje me mend sė pėrfundimet e ngjashme vinin nganjėherė nga skaje dhe largesa aq tė mėdha. Po tė vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktė, kujtoj se ai mund tė portretohet me togfjalėshin profil i luftėtarit. Brenda kėtij profili shoh tė shkrirė madhėshtinė e jashtme: dukėn, pahen dhe thellėsinė e brendshme: urtinė, guximin. Me Fehmi Lladrovcin ke mundur tė mos pajtohesh, tė fjalosesh e kundėrshtohesh, po kurrė s’ke mundur ta kesh armik. Sepse s’tė linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte tė urrente dhe s’ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mėnjanė armikun e vėrtetė ndaj tė cilit ai ishte egėrshan pėrfundimisht e pėrvdekshėm.


Ai erdhi nė kėtė botė pikėrisht mė 25 maj tė vitit 1956. Tė qarat e fėmijės sė porsalindur shoqėroheshin me klithmat e burrave, gjėma e tė cilėve vinte nga torturat e udbashėve, qė e sajuan Aksionin e mbledhjes sė armėve. Mu nė kėtė “aksion” unė shoh fillin e gjenocidit serb: s’kishte burrė qė nuk goditej nė organet e ripėrtėritjes.

S’ma thotė mendja se vjedh gjė nga Frojdi a Jungu, nė qoftė se konstatoj se fėmijėria e Fehmiut mbruhej me frymėn e moslirisė, me ndrydhjen e represionin e pushtetit qė ndihej natė e ditė nė kocin, nė mishin e nė palcėn e njerėzve tė shtėpisė. Ėshtė vetė natyra e gjėrave qė i krijon sė brendshmi strukturat mbrojtėse tė mbijetesės. Kėto struktura vijnė e pėrmbarohen nga tė zgjedhurit, nga ata qė me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit.


Ka rreth njė dekadė qė kur kisha shkruar njė ese pėr buzėqeshjen e Fehmiut: “ Ka mė shumė se dy dekada qė mė vėrtitet nė kujtesė njė distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dėshmorit. Natyrisht, dėshmori nuk ėshtė nė mesin e tė gjallėve, por ėshtė mendimi krijues, ėshtė poeti qė i jep zė deklaratės poetike dhe, ndėrmjet saj, i jep zė edhe veprės sė tij. Sipas kujtesės sime, deklarata poetike shfaqet kėshtu: Nuk kam dashur tė jetoj/ Pa vdekur pėr kėtė dhe. S’do mend se kėto vargje ftillohen pėr dėshmorin e njė lufte tjetėr, por elementi pėrgjithėsues i artit i bėn tė gjithėkohshme dhe tė lexueshme pėr ēdo luftė ēlirimtare dhe pėr ēdo dėshmor.


Vetė etimologjia e fjalės dėshmor (dėshmi, provė, akt vėrtetėsie) i jep kuptim bėmės, veprės, idealit tė aktantit, i cili aktin e vetėmohimit e tė vetėflijimit e sheh dhe e pranon si njė detyrim tė ndėrgjegjshėm dhe tė vullnetshėm ndaj tokės qė e ka lindur. Dėshmori heq dorė nga jeta e tij, nga pjesa e jetės sė tij qė t’i japė jetė tokės (lexo: Nėnės, Atdheut) dhe ky idealizėm sipėran atij i jep pėrjetėsi nė njė pėrmasė tė katėrt. Deklarata poetike e kėtij tipi nė themelet e veta ka elementin e biofilisė. Dėshmori i vargjeve tė cituara nuk thotė do tė vras e do tė pres, por thotė: “...do tė vdes”, do tė paguaj ēmimin mė tė lartė pėr dheun tim, pa kėrkuar asnjė kompensim.


Po kaq lapidare ėshtė deklarata poetike e komandantit tė lavdishėm, Fehmi Lladrovci. Ai tha thjesht:

- “Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari”.

- Ku?

- Nė dasmė?

- Nė kremte?

- Nė aheng?

- Jo.

- Nė vdekje.

- “Jeni i gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn?” - e pyetėn gazetarėt e huaj.

- Ai buzėqeshi: “Ku ta kem atė fat!”.


Jo qė unė nuk kam dėgjuar gjė mė madhėshtore, por vetėm pėr buzėqeshjen e tij qė pėrshkėnditi atė ēast nė ekranet televizive botėrore, nė rrethana tė tjera mund tė bėhen studime e analiza. Ajo buzėqeshje, as tani pas dhjetė vjetėve, nuk mė duket e kėsobotshme. Qė nė ēastin e parė tė shfaqjes nė ekran kam menduar se mė nuk do ta takoj Fehmiun. Buzėqeshja e tij, krejtėsisht eternale, ishte krijuar nė njė zonė hyjnorėsie, e paprekshme pėr njerėzit e rėndomtė, njė zonė ku ngjizet legjenda, ku kapėrcehet pragu i tė pamundurės, pragu i jetėvdekjes. Zaten nė jetėn e tij ka mjaftė shenja qė ne vetėm tani mund t’i zbėrthejmė pjesėrisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij nė gjykatore, numri i burgut 7942, shokėt e qelisė qė e prisnin, mosha e rėnies 42-vjeēar, dasma... Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Njė, dy, tri... Erdhi nusja nė shtėpinė e burrit... Po burri? Jo, ajo erdhi nė shtėpinė e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, njė dimension i jetės. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit tė legjendės. Dasma e dytė: Kthimi nga burgu, dasma e kėsobotshme. Dasma e tretė: Dasma e pėrjetėsisė, rėnia e pėrbashkėt. Prirem drejt bindjes se jeta e njeriut si dhuratė hyjnore na vjen me sasinė e zefirit dhe tė ambrozisė sė caktuar pėr secilin. Heronjtė, ndėrkaq, duke e dendur atė masė energjie tė perėndishme, duke i jetuar rrasshėm e tkurrin intervalin e pėrmasės sė kohės sė tyre tė rrojtjes. Prandaj heronjtė kryesisht vdesin tė rinj.


Vepra


Duke e lexuar dorėshkrimin “Pėrjetėsia e dyfishtė” gjeta pikėrisht kreaturėn e heroit, tė Bedri Islamit qė jo vetėm i shėmbėllen modelit jetėsor, Fehmiut, por ėshtė njė interpretim sė brendshmi. Shkrimtari ka kapur profilin e luftėtarit mu si fotografi pasionant qė me njė aparat tė thjeshtė kishte kapur ēastin e shkrepjes sė plumbit, atė qė quhet laudhė, rrugė e pėrshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unė nuk e di nėse ishte ai Xhon Milli a ndonjė tjetėr, autori i fotografisė qė zura ngoje pra, unė nuk e di nėse Bedri Islami parapėlqen tė quhet poet, dokumentarist a romansier, por di tė them se kjo vepėr, pavarėsisht zhanrit teorik e stilistik tė prozės sė eseistikės dokumentare, mund tė quhet vepėr letrare nė plotėninė e saj, me dramėn, tragjedinė, epikėn, lirizmin e intrigėn tok me ironinė brenda. Struktura e saj thyen konventėn kronologjike dhe didaskalitė e tjera teoriko-letrare.


Sa pėrshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndėrhyn fragmenti i letrės qė mund tė lexohet si dialog e monolog njėkohėsisht; sa shfaqen vlerėsimet dhe kujtimet e shokėve tė heroit, kur befas, pėrmes prezentit historik shfaqet heroi nė burg, nė betejė a nė ekzil. Ndėrtimi i profilit tė heroit, tė personazhit, tė luftėtarit pa praninė e tij tė drejtpėrdrejtė, ndėrtimi i pranisė sė papranishme ėshtė njė shkathėsi dhe mjeshtri e rrallė rrėfimore dhe tepėr pėr lakmi e autorit. Nganjėherė kam mbresėn se po e lexoj tekstin e njė pastruesi tė palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramėn e personazhit, po aq edhe tė vetvetes e tė bashkėkohėsve e bashkėkombėsve. Gjithsesi njė vepėr e denjė qė sa lartėson autorin nė lagjen e krijuesve letrar, pėr aq i bėn nder veprės sė lavdishme tė Fehmi Lladrovcit.


Dalja


Kėto gjėra nė njėfarė dore do tė mund t’ia thosha autorit nė disa radhė teksti me postėn elektronike, por do tė pandehej njė kortezi sa pėr tė thėnė, madje edhe po ta fryja me pėrgėzime e lavdėrime do tė mund tė lexoheshin si broēkulla qė pėrtypen pėrditė dhe pambarimisht. Duke qenė rebel i pandreqshėm nė kėtė plan bėra mendjen top dhe, sikundėr thashė mė herėt, duke hyrė nė njė zonė tė furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha qė si Migjeni “pash me pash t’i bie ferrit”. Ferrit tim shpirtėror. Kėtu e kam fjalėn. Duke i stampuar nė libėr kėto gjykime tė miat, mund tė pranoj ēfarėdo “mallkimesh” e kritikash, po assesi hipokrizinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 4:56 am

"Veē vdekja mė ndan nga Fehmi Lladrovci". Adem Jashari, Drenicė, prill 1997
· "Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor". Fehmi Lladrovci, prill 1998, Drenicė
· "Zėri i popullit tė Kosovės qė kėrkon liri, ėshtė mė i fortė se
krisma e gjithė topave tė Serbisė tė zbrasur sė bashku". Xhevė
Krasniqi-Lladrovci, nėntor 1989, Drenicė


...Pastaj mbi
gjithė luginėn kishte rėnė heshtja. Ajri ishte i mbushur dhe i rėnduar
nga tymnaja e barotit. Nuk dukej asgjė, veē shtėpive qė kishin filluar
tė ridigjeshin diku mė larg dhe tė dukej sikur befas lugina ishte
shndėrruar nė njė kazan tė zjarrtė. Nga tymrat qė silleshin sipėr tij,
pylli dukej sikur kishte filluar tė lėvizte.


Ata kishin
mbetur aty, bri njėri-tjetrit, dhe kjo kishte qenė zgjidhja e tyre. Nuk
kishin dashur fat tjetėr dhe nuk kishin kėrkuar asnjėherė njė fat
tjetėr. Fijet e barit lėviznin sė bashku me erėn dhe tė dukej sikur kjo
ishte lamtumira e fundit. Asaj i kishte mbetur njėra dorė pranė zemrės
sė tjetrit, sikur tė kishte dashur t'ia dėgjonte rrahjet deri nė fund.


Po binte mbrėmja. Do tė vinte nata e parė pa ta, pastaj dita e parė.
Megjithatė, gjithēka qė kishte ndodhur asaj dite do tė mbahej mend pėr
njė kohė tė gjatė, ndoshta pėrgjithnjė. Kujtesa e kombit ishte hapur.
Kishte qenė ēdo gjė e natyrshme dhe, siē ndodh pėrherė nė kėto raste,
gjėrat e natyrshme janė edhe tė pėrjetshme.


Era vazhdonte
tė frynte mbi "Kodrėn e Qėndresės". Poshtė ishte fshati, qė nė mėngjes
ishte zgjuar me emrin Gllanasellė dhe nė mbrėmje do tė njihej me emrin
Shkabė. Mes kėtij shndėrrimi mitik ishin ata tė dy, pranė
njėri-tjetrit, dhe pak mė tej, dy tė rinj qė u kishin besuar deri nė
fund dhe qė kishin qėndruar deri nė fund.

Zakonisht kėshtu nisin epikat e mėdha...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 4:57 am

Fillesa e njė dite epike

· "Nuk kam pasė dėshirė ta mendoj Drenicėn pa Fehmi Lladrovcin" - Adem Demaēi
· "Fehmiu kishte lindė pėr me vdekė pėr Kosovėn" - Ramadan Avdiu


Ishte mėngjesi i 19 shtatorit 1998, kur krejt zakonshėm dhe thjesht, si
tė fliste pėr diēka tė kuptueshme, ai u kishte thėnė shokėve tė tij se,
sipas informacionit qė i kishte ardhur nga miqtė e tij nė Prishtinė, nė
tri ose katėr ditėt e ardhshme, ushtria serbe do tė sulmojė nė shkallė
tė gjerė njėsitė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


I
kishte thėnė kėto fjalė ndėrsa po ndizte cigaren e tij dhe ishte ndjerė
i qetė. Kishte thėnė po ashtu se ishte i bindur se sulmi mė i furishėm
do tė ishte pikėrisht nė zonėn operative tė Drenicės. Pastaj kishte
shtuar se, nėse dikush kishte patur dėshirė pėr tė luftuar kundėr
ushtrisė serbe, ajo ditė kishte ardhur. Kishin qenė nė dhomėn e tij
Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Zenun
Kodra, Fadil Kodra dhe luftėtarė tė tjerė. E kishin parė me vėmendje
bacėn Fehė dhe e kishin besuar plotėsisht. Qetėsia e tij, krejt e
zakonshme, njėlloj si nė tė gjitha ditėt e tjera, kishte hyrė tek ata
dhe ēdo gjė kishte qenė si zakonisht. Mė pas, njėri nga miqtė e tij,
Sami Lushtaku, nė njė natė maji, disa vite mė vonė, nė shtėpinė e
ringritur nga hiri i luftės, do tė mė thoshte: "Kurrė mė i qetė nuk
kishte qenė baca Fehė."


Nė mbrėmje kishte pasur disa
mysafirė nga larg. Njėrin prej tyre, gazetarin britanik Paul Wood,
kishte disa muaj qė e njihte dhe ishin bėrė miq. Edhe tė tjerėt nuk
ishin tė panjohur. U kishte bėrė vend nė dhomėn ku rrinin. Kishin
ardhur me Shaban Shalėn, njėrin ndėr mė tė afėmit e tij. Kishte qenė
pėrsėri njė mbrėmje si gjithė tė tjerat, pa asnjė lloj ankthi apo
tendosjeje, gjithēka qė ndjehej ishte nata e zakonshme e mesit tė dytė
tė shtatorit. Tė dukej sikur vinte erė mollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 4:58 am

Shaban Shala tregon:


"Tri ditė para se tė vinte 22
shtatori, kemi qenė nė odė tė bacės Tush, nė shtėpinė e tyre tė vjetėr.
Ishim me disa gazetarė anglezė, po bėnin njė film dokumentar, i kishte
dėrguar Bedri Islami. Oda ishte plot, si gjithmonė. Njerėzit flisnin e
qeshnin, dikush pyeste pėr punėt e luftės. "Shiko Fehmi, i thashė,
largoju kėtij vendi ku i keni pozicionet, ti je shumė i madh dhe
mustaqet i ke shumė tė mėdha. Ēoji mė tė vegjėlit aty, ēoje pėr
shembull Asllanin. Pėr besė, je shumė i madh". E ka kuptuar humorin dhe
e ka dashtė".


Mysafirėt nga larg do tė bėnin edhe
fotografitė e fundit, tė cilat, shumė muaj mė pas, do t’ua dhuronin
familjes Lladrovci. Askush nuk do e dinte se pas kėtyre nuk do tė
kishte foto tė tjera. Paul Wood i kishte kėrkuar tė bėnin njė fotografi
sė bashku dhe kishin mbetur tė fiksuar ashtu, tė dy tė hijshėm, Fehmiu
pak mė i gjatė se ai, mjekra i ėshtė derdhur deri afėr gjoksit dhe, si
tė duan tė thonė se gjithēka ishte normale, sytė janė tė qeshur.


Tri ditėt kishin shkuar. Ashtu rrėmbimthi, mbushur me shqetėsimin e
luftės, ecjet e shpejta nga njėri vend nė tjetrin, pagjumėsinė dhe
pėrsėri rrugėtimin nėpėr pozicione tė ndryshme, fjalėt e shkėmbyera
shkurt me ushtarėt, ndoshta ushtarėt mė tė rinj tė ushtrisė mė tė re nė
botė. Dhe me hallin e pėrhershėm tė armatimit qė mungonte. Njėrit prej
ushtarėve i ishte kujtuar se, nė ditėt e para, komandanti Fehmi
Lladrovci u kishte thėnė po ashtu qetėsisht se "shumė prej nesh ndoshta
nuk do ta presin lirinė e Kosovės. Ne jemi kėtu jo vetėm tė gatshėm tė
luftojmė, por edhe tė gatshėm pėr tė dhėnė jetėn pėr Kosovėn. Mendohuni
pėr kėtė qė ju thashė, dhe nėse jeni tė bindur se jeni tė gatshėm tė
jepni jetėn, atėherė rrini. Pėrndryshe, do tė thyheni".


Nė tri ditė, Fehmiu kishte parė edhe njė herė istikamet, ndėrlidhjet,
pozicionet, pikat, kishte rregulluar diēka dhe kishte bėrė skicimet e
fundit. Diēka qė e kishte bėrė vazhdimisht. Nuk kishte pasur asgjė tė
jashtėzakonshme nė ato tri ditė. Vetėm herė pas here, komandanti i
Brigadės sė 114 tė UĒK-sė rrinte pak mė gjatė nė majėn qė ishte e
njohur si "Kodra e Qėndresės" dhe, si duket, mendonte se ku mund tė
ishte mė i pėrshtatshėm pozicioni i tij. "Ishte si pėrherė", do tė mė
thoshte mė pas baba Tush, kur do tė mundoheshim tė risillnim tri ditėt
e parasulmit. Shtėpia mbushej me njerėz, ai ishte pėrherė nė lėvizje.


Kishte disa muaj nė Kosovė dhe nuk kishte qenė veē pak ditė nė shtėpi.
Nė tri ditėt e fundit kėtu ka fjetė. Kėtu ka qenė edhe Fatime Hetemi.
Ishte njė luftėtare e re. Sapo i kishte kaluar tė njėzet vitet,
mbėshtetej shpeshherė tek supet e Xhevės dhe kishte gjetur mirėdashjen
e saj".


"Kur i kam takuar pėr herė tė fundit", ngulte
kėmbė nė bisedė Osman Zhitia, babai i nderuar i martirit tė madh Afrim
Zhitia, "mė kanė njohur edhe me Fatimen". E kemi vajzėn tonė, mė tha
Fehmiu, e kemi bėrė tonėn". Nuk kishin patur fėmijė. Ndoshta njėra nga
ėndrrat e mbetura nė mes, por gjithė jetėn i kishin dashur fėmijėt si
rrallėkush.


Ishin tri ditė tė zakonshme. Nė mesin e
kėtyre tri ditėve, ata kishin pasur njėrėn mė tė veēantė, 20 shtatorin,
pėrvjetorin e fejesės sė tyre. Mirėpo nuk kishin patur edhe aq shumė
kohė tė mendoheshin pėr tė. Vetėm se nė mėngjes herėt, kur ishin
ngritur, ajo i kishte thėnė ngadalė, si gjithė ato vite qė ishin bashkė
se "sot ėshtė dita jonė”. Ēdo gjė dukej e zakonshme, vetėm se nė
rajonin ku pritej tė bėhej sulmi, kishte shumė mė tepėr punė, njerėzit
nguteshin pėr t'i dhėnė "dorėn e fundit" pėrgatitjes sė luftės. Ishte
njė lėvizje pėrherė e mė e tensionuar, por ajo nuk ndjehej tek baca
Fehė. Nuk ndjehej as tek Xheva. Nganjėherė diēka lėvizte nė tiparet e
tij, por ajo nuk kishte tė bėnte me luftėn qė pritej.


Ishte mė shumė halli i njerėzve qė do ta pėrballonin atė. Pėr disa do
tė ishte hera e parė. Ai i shikonte ata djem e vasha qė i kishte
zgjedhur vetė, mes qindra tė tjerėve qė do tė kishin dashur tė ishin
aty dhe qė kishte mundur t'ua jepte nga njė armė. Disa javė mė parė,
kur u nisėn pėr tė sulmuar pikat e pozicionuara tė ushtrisė serbe,
kishin vetėm nga 15 fishekė. Ai u tha se 14 janė pėr armikun dhe i
fundit, nėse nuk kishte rrugė tjetėr, pėr veten.


Pėr tė
dy kjo nuk do tė ishte lufta e parė. Megjithatė, kishte njė veēanti:
lufta tash kishte ardhur nė truallin ku kishin lindur, ku u ishin
gėzuar dasmave dhe lindjeve, prej nga ishin nisur nė aksionet e para,
ku krejt shkurt kishin patur pasmartesėn e tyre; nė ato vise gjithsesi
tė dashura, tė cilat i kishin parė me sytė e mendjes edhe kur kishin
qenė larg. As njėri dhe as tjetri nuk mund ta dinte se koha qė u kishte
mbetur, ishte mijėra herė mė e shkurtėr se ajo qė kishte shkuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 4:58 am

Fehmi Lladrovci donte tė mbyllte gjithēka nė vėshtrimin e tij, tepėr i
pazakontė dhe mrekullisht ngulmues. Krejtėsisht pa dashjen e tij, ai do
tė ndodhej nė ato tri ditė nė tė gjithė cepat ku kishte shkuar
fėmijėrinė e hershme dhe, vite mė pas, kur njerėzit ishin pėrpjekur tė
rindėrtonin tri ditėt e fundit tė para 22 shtatorit, thuajse tė gjithė
do tė dėshmonin se e kishin takuar nė ato 72 orė, do tė kujtonin se mes
gjithė asaj ndjesie qė po ngrihej, ndėrsa pritej ardhja e makinerisė sė
stėrmadhe ushtarake serbe, ata kishin ndjerė qetėsinė se e kishin pasur
atė diku. Jo rastėsisht, kur gjithēka filloi tė ringrihej, njėri nga
luftėtarėt e tij, ndėrsa rrinte dhe ndjente se i mungonte diēka, u
kujtua, si pėr njė mik tė madh, i cili tė ka lėnė njė zbrazėti tė
madhe, dhe mė tha se "atė e kishim si bjeshkė para nesh". Ndjehej i
ngushtuar, pasi i dukej se i mungonin bjeshkėt. I dukej po ashtu se
gjithēka ishte larguar.


Pėr Fehmi Lladrovcin, ēdo
trevėzim i kombit ishte njėlloj i shtrenjtė, ai ndjente dhimbje pėr
gjithēka qė fliste nė gjuhėn shqipe; e megjithatė, ai reliev para
shtėpisė sė tij, qė zgjatej mė tej, vargėzimi i ēuditshėm i kodrave,
njėra pas tjetrės, pylli qė ishte nė skajin e shtėpisė, zgjatimi i
bjeshkėve pėrballė, mėngjeset plot dritė dhe mbrėmjet qė binin tė
papėrsėritshme, kishin diēka tė veēantė edhe pėr tė. Prej kėtu ishte
nisur tė bėnte detyrėn e tij pėr Kosovėn.


Nėse do tė
kishte patur kohė tė bėnte llogarinė e jetės sė tij, duhej tė ndjehej i
qetė. Kishte bėrė gjithēka qė kishte mundur, deri nė dhimbje; kishte
duruar ēdo gjė, edhe atė qė mund tė quhej e padurueshme, dhe tashti,
kur po vinte ora e ndeshjes me ushtrinė serbe, nė vendet ku kishte
lindur, duhej tė ndjehej i qetė.


Meraku i tij i madh
ishte tek njerėzit qė prisnin shumė prej tij. Ishte miti i kthyer nė
vendlindje. Qė pėrpara se tė rikthehej ai, ishte rikthyer miti i tij.
Kishte patur disa herė mesazhe pėr ardhjen e tij, njerėzit e kishin
patur tė nevojshme kėtė riardhje, si njė mėnyrė mė shumė pėr t'u
mbėshtetur diku, ku mund tė mbaheshin edhe nė ēastet mė tė vėshtira. Ai
kishte ardhur. Njerėzit ishin ndjerė tė qetė. Jo vetėm ata qė thjesht
kishin dėgjuar pėr tė, por edhe miqtė e afėrt. Njėri prej tyre, Hafir
Shala quhej, ilegal i hershėm, do tė thoshte se "tash po mė pushon
zemra qetė, se e paskemi prej mend. Deri tash e kam pasė frikėn, sepse
kemi pasė raste qė me rėnien e shokėve ėshtė shuar. Tash qė Fehmiu u
kthye, do tė thotė se e kemi seriozisht".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 4:59 am

Pastaj kishte ardhur 22 shtatori. Ishte diēka mes orės katėr e gjysmė -
pesė e mėngjesit kur e lajmėruan se forcat serbe dhe makineria e rėndė
e luftės ishte vėnė nė lėvizje. Bishat e hekurta, nė gjithėfarė
formash, autoblinda, tanke, gryka artilerie, ishin nisur drejt
Drenicės. Duhej thyer Kosova dhe pėr tė thyer atė, duhej thyer Drenica.
Pėr tė thyer Drenicėn duhej thyer Fehmi Lladrovci. Ishte njė lidhje e
njohur.


Nė atė zonė nuk kishte pasur kurrė vetėm njė
kullė, njė fis, njė lagje apo njė fshat pėr t'u thyer. Kishte pasur
gjithnjė mė shumė se kaq. Ishin Jasharėt, lisa tė mėdhenj, ata e kishin
nėpėrkėmbur furinė serbe dhe u kishin vėnė pritėn. Kur kishin rėnė,
kishin ndezur gjithė vendin. Mė pas, njėri nga miqtė e mi, do tė mė
thoshte se "kur kishte krisur pushka e parė e Jasharėve, nė 30
dhjetorin e vitit 1991, ishte zgjuar Drenica; se kur kishte ndodhur
rrethimi i dytė i tyre, nė janarin e vitit 1998, ishte ngritur Kosova;
dhe se mė 5 mars, nė fillimin e pėrjetėsisė sė tyre, ishte flakėruar
krejt Shqipėria". Kishte qenė vėrtet ashtu.


Mirėpo kėto
familje tė mėdha tė luftės, tė vendosura brinjė mė brinjė, shpeshherė
shpatull mė shpatull, si nė vitet e hershme tė Arbėrit, nuk mund tė
ishin vetėm. Ishte krijuar njė pėrmasė e jashtėzakonshme, ku secili,
Jasharėt, Lladrovcėt, Lushtakėt, Kodralinjtė, Selimėt, Kiēinat,
Krasniqėt, Demakėt, Dėrgutėt, Nurajt, kishin tė veēantėn e tyre. Tė
gjithė e kishin pritur se do tė vinte njė ditė lufte, baca Fehė kishte
thėnė se goditja e dytė, pas asaj tė Llapushnikut, do tė vinte shumė
shpejt dhe si dukej, ajo kishte ardhur.


Dukej njė mėngjes
i zakonshėm, krejt normal, po tė mos kishte qenė ajo lėvizje
pėrbindėshi. Megjithėse ende nuk kishte filluar lindja e diellit,
skajet e qiellit ishin pėrflakur. Ai priti pak deri sa tė bėheshin gati
Xheva dhe Fatimja, pa me kujdes nėse i kishte tė gjitha me vete se
ēfarė i duhej pėr njė luftė tė gjatė, pastaj dora i shkoi
instinktivisht nė xhepin ku mbante paketėn e cigareve. Edhe ajo ishte
aty. I pihej njė kafe, por nuk kishte kohė.


Baca Fehė
kishte marrė nė dorė snajperkėn e tij, pastaj kishte folur me shokėt.
Kishte qenė njė bisedė e shkurtėr, ndoshta mė e shkurtra nga tė gjitha
ata qė kishte bėrė ai. Tepėr shkurt. "Lufta e re erdhi. Pėr hajr na
qoftė. A ka ditė mė tė mirė se sot pėr me vdekė pėr Kosovėn. Kėndej nga
jam unė, nuk kalojnė vetėm mbi trupin tim. Sa tė jem gjallė unė, nuk do
tė kalojnė. E nėse kalojnė, ta dini se nuk jam mė".


Xheva
e kishte dėgjuar bisedėn dhe kishte shtuar krejtėsisht lehtė, si duke
dashur t’ia thoshte vetėm vetes, kullės, nė tė cilėn e kishte pritur
kur ai kishte qenė shumė vite i burgosur; themeleve, qė nuk do tė mund
tė shqiteshin kurrė nga toka e tė parėve: "Nėse kalojnė, kjo do tė
thotė se nuk jemi mė".


Kishte folur nė shumės, kishte
folur nė heshtje dhe askush nuk e kishte dėgjuar. Sami Lushtaku do tė
mė thoshte mė pas se e kishin besuar menjėherė, sepse e gjithė jeta e
tij kishte qenė e tillė: e besueshme. Dhe ishte nisur.

Vijon.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:00 am

Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaēi


Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti.

Nganjėherė, njė rast fatkob mund tė ketė edhe disa nuanca tė njė
rastėsie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas njė udhėtimi aq tė
gjatė, lidhur me pranga, pėrmbytur nga tė nxehtėt, krejtėsisht tė
rraskapitur dhe gjithnjė me idenė se ku do tė ishte qelia e ardhshme,
nė fund do tė kishte njė fillesė drite nė fundin e tunelit. Nuk kishte
as se si ta mendonte. Gjithēka lidhej me njė njeri, i cili, edhe mė
herėt ishte i njohur pėr tė, megiithėse asnjėherė mė parė nuk ishin
takuar.



Jo rrallė ndodh qė fatet e njerėzve tė
ndėrlidhen me njėri-tjetrin nga rrethana tė ēuditshme, tė pamenduara,
krejtėsisht jashtė logjikės normale tė rrjedhės sė zakonshme.



Burgu i Stara Gradishkės; i vjetėr, thuajse me gjithēka tė lėnė pas
dore, me birucat e errėta dhe qelitė e mėdha, me rregullat e ngurta dhe
me rrethimin serbomadh nga tė gjitha anėt, me vetminė torturuese dhe
ankthin e pritjes, kishte vetėm njė tė mirė, e cila bėhej edhe mė e
ēmuar nė gjithė atė qė kishte ndodhur.



Nė Stara
Gradishkė gjetėn njė njeri qė ishte prej kohe mit nė mendimin e tyre
politik, nė thyerjen e dėshpėrimit, nė krijimin e vizioneve tė vyera
dhe thyerjen e iluzioneve tė paperceptueshme. Njė njeri, i cili, tashmė
po bėnte thuajse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij tė ndėrgjegjshme
pas hekurave dhe megjithatė askush nuk kishte mundur ta thyente. Adem
Demaēi, njeriu qė ndjehej i lirė edhe pas hekurave, kur tė tjerėt ishin
tė robėruar, megjithėse mendonin se ishin tė lirė.



Prej aty zuri fill miqėsia mes kėtyre dy burrave dhe, pas pak, nė
miqėsinė e tyre, me brishtėsinė dhe ndjenjėn e motrės njėkohėsisht, do
tė futej edhe njė njeri i tretė, i po tė njėjtave pėrmasa, Xheva. Ėshtė
njė trinom i shkėlqyer, tė cilėt plotėsojnė tek njėri-tjetri gjithēka
qė mund tė mendohej se duhet plotėsuar; pėrmes tė cilit rrjedhin
ngjarje tė njohura dhe pėrgatiten shumė nga ngjarjet qė do tė vijnė;
rreth tė cilit do tė mblidhen shumė tė tjerė, si pas diēkaje tė
domosdoshme; tė cilin vitet qė do tė shkojnė nuk do e zbehin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:00 am

Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaēi


Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti.

Nganjėherė, njė rast fatkob mund tė ketė edhe disa nuanca tė njė
rastėsie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas njė udhėtimi aq tė
gjatė, lidhur me pranga, pėrmbytur nga tė nxehtėt, krejtėsisht tė
rraskapitur dhe gjithnjė me idenė se ku do tė ishte qelia e ardhshme,
nė fund do tė kishte njė fillesė drite nė fundin e tunelit. Nuk kishte
as se si ta mendonte. Gjithēka lidhej me njė njeri, i cili, edhe mė
herėt ishte i njohur pėr tė, megiithėse asnjėherė mė parė nuk ishin
takuar.



Jo rrallė ndodh qė fatet e njerėzve tė
ndėrlidhen me njėri-tjetrin nga rrethana tė ēuditshme, tė pamenduara,
krejtėsisht jashtė logjikės normale tė rrjedhės sė zakonshme.



Burgu i Stara Gradishkės; i vjetėr, thuajse me gjithēka tė lėnė pas
dore, me birucat e errėta dhe qelitė e mėdha, me rregullat e ngurta dhe
me rrethimin serbomadh nga tė gjitha anėt, me vetminė torturuese dhe
ankthin e pritjes, kishte vetėm njė tė mirė, e cila bėhej edhe mė e
ēmuar nė gjithė atė qė kishte ndodhur.



Nė Stara
Gradishkė gjetėn njė njeri qė ishte prej kohe mit nė mendimin e tyre
politik, nė thyerjen e dėshpėrimit, nė krijimin e vizioneve tė vyera
dhe thyerjen e iluzioneve tė paperceptueshme. Njė njeri, i cili, tashmė
po bėnte thuajse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij tė ndėrgjegjshme
pas hekurave dhe megjithatė askush nuk kishte mundur ta thyente. Adem
Demaēi, njeriu qė ndjehej i lirė edhe pas hekurave, kur tė tjerėt ishin
tė robėruar, megjithėse mendonin se ishin tė lirė.



Prej aty zuri fill miqėsia mes kėtyre dy burrave dhe, pas pak, nė
miqėsinė e tyre, me brishtėsinė dhe ndjenjėn e motrės njėkohėsisht, do
tė futej edhe njė njeri i tretė, i po tė njėjtave pėrmasa, Xheva. Ėshtė
njė trinom i shkėlqyer, tė cilėt plotėsojnė tek njėri-tjetri gjithēka
qė mund tė mendohej se duhet plotėsuar; pėrmes tė cilit rrjedhin
ngjarje tė njohura dhe pėrgatiten shumė nga ngjarjet qė do tė vijnė;
rreth tė cilit do tė mblidhen shumė tė tjerė, si pas diēkaje tė
domosdoshme; tė cilin vitet qė do tė shkojnė nuk do e zbehin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:01 am

Ata tė tre besonin nė pjellorinė e mendjes sė tyre tė ēeliktė, besonin
se ēdo gjė ėshtė e drejtė, e ndershme dhe e ligjshme kur ėshtė nė
shėrbim tė sė vėrtetės. Kjo i bėnte ata tė mos ishin kurrė ekstremė, nė
tė kundėrtėn i bėnte shumė njerėzorė. Ata ishin mė shumė se tė
ndershėm, ata ishin virtyti. Ėshtė njė miqėsi, e cila, duke u nisur nga
njė burg i sigurisė sė lartė, u bė pjesė e mėtejshme e qėndresės sė
pėrbashkėt. Ka njė fillesė, por nuk ka fund. Vazhdon edhe sot...



Shfaqja e parė e saj ėshtė respekti. Tė respektosh tė afėrmit ėshtė e
natyrshme, tė respektosh vizionin ėshtė hyjnore. Ata respektonin
vizionin, idenė, mendimin, sakrificėn, fjalėn. Pra i respektonin tė
gjitha. Dhe ishte kaq e natyrshme, saqė zinte vend edhe nė letrat e
tyre.



Me 27 dhjetor 1987, nė letrėn urim pėr Vitin e
Ri, jo vetėm pėr Fehmiun, por pėr tė gjithė tė burgosurit, Xheva
shkruante edhe kėto vargje:



Bacės,



idol – bir besnik i dheut tė shqipes,

flakadan i pashuar i dijes e dritės,

nė ēdo vatėr frymėzon nė atdhe

Bacė - gjithmonė nė zemėr tė popullit je.



Mė 18 shkurt 1990, duke i uruar ditėlindjen, Xheva shkruan:



Urime bacė ditėlindjen



Rrofsh sa malet, rrofsh sa malet,

i nderuar ndrit nė ēdo vatėr,

me ty rruga kurrė s'do ndalet

liria ėshtė mė afėr.



Bacė- shėndet tė plotė e dita t'u bėftė njėmijė

Ardhmėria e njė populli fshihet nė gjoksin e shkrimtarėve tė tij,

Cila ėshtė gjėja mė e shtrenjtė e njeriut nė jetė?

Ėshtė liria, atdheu – gjak i freskėt nė zemėr tė vet.



Dielli lind mė shpejt nga mendja juaj flakadan,

Ideali na thėrret nė zemrėn tuaj vullkan

Tė merrni ditė nga jeta jonė dhe vjet

Ėndrrėn e kahmotshme do bėjmė realitet:

Lulegjaku po shkruajnė emrin tėnd tė ndritur,

I shtrenjti ynė, baca Adem, n'zemėr tė popullit duke u rritur,

Nėpėr rrugė e nėpėr sheshe ku po rrjedh gjaku gurrė,

Ditėlindjen tė urojnė me zemėr mijėra lulėkuqe,

Jetė tė gjatė-hero i gjallė-yll nė flamur

E tėrė toka e dheu rrjedh ēelik pėr gisht e plugje

Njė tufė lule nga Kosova- rrofsh o bacė sa bjeshkėt tona.



Dhe mė 21 shkurt, tepėr e lumtur, ajo i shkruan Fehmiut:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:01 am

"Sapo e mbarova njė kartolinė urimi pėr t'ia dėrguar bacės pėr
ditėlindje, kur dėgjuam lajmin - u lirua nga burgu. Njė gėzim i madh
pėrshkoi zemrat tona. E paramendonim si njė yll qė vjen tė ndritė ēdo
skaj tė Atdheut, tė zhdukė errėsirėn shumėshekullore qė ka kapluar
popullin tonė.



Lajmi pėr Bacėn u prit me gėzim tė
madh. Atė natė, anė e kėnd nė trojet tona u dėgjuan tė shtėna - jehonė
nė shenjė fitore, u ndezėn zjarre, flaka e tė cilėve shndriti deri nė
kupė tė qiellit. Nėpėr fshatra e qytete, nėpėr shkolla e fakultete sot,
kudo u tubuan masa e gjerė e popullit duke ngritur dy gishtat lart,
zėri i popullit tonė kudo po jeton me emrin e Bacės Adem. Dielli sot
lindi mė herėt nga gėzimi pėr Bacėn dhe qielli na u duk mė i kthjellėt;
dhe nėnat e dėshmorėve uruan duke brohoritur; dhe gjaku i lulėkuqeve qė
ranė theror shkroi emrin e ndritur.



Kjo atmosferė
gėzimi zgjati vetėm pak kohė. Re tė zeza e tė tmerrshme e mbuluan
pėrsėri qiellin qė na u duk i kaltėr, e tani po derdhen nė shi gjaku e
breshėr tė llahtarshėm. Por nė zemėr tė popullit je o Bacė e tėrė
Kosovėn nė kėmbė e ke”. Ēfarė mund tė thuash pėr nderimin kur edhe
dielli tė duket se lind mė herėt, edhe qielli ėshtė mė i pastėr?
Ndoshta ripėrsėritja e thirrjes se "tėrė Kosovėn nė kėmbė e ke...”.



A ka pasur ēaste tė mėrzisė? Natyrisht qė ka pasur. Jeta ėshtė e tillė.
Fehmiu nuk ishte i njė mendjeje me disa ēaste entuziaste tė Bacės, pas
daljes nga burgu se, "e lashė dimėr dhe e gjeta verė” apo me
Ballkaninė, por kjo ishte brenda tyre, ishte si njė klithmė nė vetvete,
asgjė mė shumė, sepse e dinte shpirtin qelibar tė hyjnisė sė tij. Ai
nuk i rrėzonte kurrė hyjnitė nga piedestalet. Sepse ngrinte piedestale
tė fuqishme.

Vijon....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:02 am

Njė ngjarje e pasgjykimit



Do tė pėrpiqem ta sjell
atė, fjalė pėr fjalė, ashtu si mė ėshtė treguar njė natė nė shtėpinė e
familjes Lladrovci, nga baca Tush. Ėshtė koha kur ka ndodhur
aktgjykimi, janė dhėnė dėnimet, gjithēka ėshtė bėrė marramendshėm
dhunshėm, tė burgosurit janė rikthyer nė qelitė e tyre. Ėshtė fillimi i
kalvarit tė jetės sė tė burgosurve, i cili, gjithsesi, ėshtė mė i lehtė
se ajo qė ka shkuar.



Ndėrsa jeta po fillon tė futet
nė rrjedhinėn e njė boshti tjetėr, qė do tė kishte veēantitė e saj,
Fehmi Lladrovci mendon se kishte edhe njė detyrė pėr tė bėrė. Ndodh
gjithēka si nė baladat e lashta.



Baca Tush:



"... pesėmbėdhjetė muaj pat vazhdue gjyqi, jo pėr herė tė dytė, jo nė
gjykatė qarku, jo nė supreme, jo pėr herė tė tretė. Jo pėr gja, pėr t'u
pendue, por prap mbetėn qysh janė kanė herėn e parė, e pas njė kohe, me
thanė mot mot, ka qenė Fehmia nė burg nė Lepopllavė.



Pak kohė ka ndejė Feha nė Prishtinė, prej Prishtine e patėn ēue nė
Gjilan dhe prej Gjilani nė Lepopllavė. Nė Lepopllavė mė pat thanė "babė
qysh mundesh me ma prue Xhevėn nė burg". Erdhi dita e vizitės dhe e kam
marrė Xhevėn. Pesėmbėdhjetė minuta nuk e kanė lanė Xhevėn me hye,
kėrkoshin gjithfarė dokumentash, jo ēfarė e ka, jo pse ka ardhė, e pas
pesėmbėdhjetė minutash, kur Feha nuk deshi as mue me mė pranue me hye,
mė tha se "nėse nuk lejohet kjo, as baba nuk ka ēka lyp", atėbotė e
pranuen.



Po i thotė Feha Xhevės:



"Xhevė unė jam dėnue, burgu ėshtė i gjatė, i thonė dhjetė vite. Ndoshta
shkon edhe ma gjatė. Mati hesapet, shikoji punėt. Je pėr mue e lirė,
pėr me shkue dhe me i gjetė vedit fat diku tjetėr, ne prap mbetim
shokė, edhe shokė tė idesė, edhe tė bashkėpunimit".



Atėherė kam vėrejt se ka ardhė Xheva dhe ėshtė nxi dhe i ka thėnė
mrrolshėm: "Kurrė nuk e kisha pritė prej teje, o Fehmi Lladrovci.
Kurrė, kurrė. Shiko Fehmi, jo dhjetė vjet, por edhe njėqind vjet tė
dėnohesh, unė jam pėr ty e nuk tė lėshoj kurrė".



E masandej Fehmiu po i thotė:



"Nėse ėshtė kėshtu, atėherė mirė".



"A ėshtė ashtu?"



"Po, ashtu ėshtė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:03 am

Atėherė Fehmia i ka thanė prapė:



"Vetėm me pėlqimin
e babės dhe tė vėllezėrve, me pėlqimin e babės dhe tė familjes tėnde,
prej sodit me shkue e me jetue tek familja ime, tek baba e tek nana
ime".



Xheva i ka thanė mirė dhe jemi nda me kėtė fjalė me njėri-tjetrin.



Jemi kthye dhe kemi shkue me tė drejt nė Drenoc. Jena shkue drejt me tė
tek Abdyl Krasniqi dhe i kemi tregue se qysh ėshtė puna. I kemi tregue
si unė, dhe si Xheva. "Na ka thanė Feha se kjo punė kryhet vetėm me
pėlqimin e familjes".



Atėherė Abdyli mė ka thanė
"rri sonte. Flas me familjen". Kemi ndejė dhe kemi bisedue. Nė orėn
katėr na ka shtrue njė mėngjes dhe na ka thanė se sot Xhevėn po e
pėrcjellim nuse pėr nė shtėpinė e Fehmi Lladrovcit. Ka shtue se
dhėndėrr mė tė mirė kurrė nuk e kisha dashtė.



Familja ime nuk dinte asgja. E falenderoj Abdylin shumė. I falenderoj
djemtė. Pak burra munden me e ba atė. Krasniqėt e banė, kanė burrėri e
kanė fjalė bese.



Atėherė kemi marrė rrugėn me
Xhevėn. Kam ardhė nė shtėpi dhe po u kallzoj vllezėrve. Po u them se
prej sodit Xheva ėshtė nuse tek na. Ishte e vėshtirė, me pritė njė ditė
e edhe njė ditė, por ma e vėshtirė me pritė dhjetė vite.



Vllezėrit u pajtuan me mue, u pajtue edhe familja ime. E donin Xhevėn
fort, fort e donin. Sa herė qė kemi shkue pėr vizitė, nė burg tek
Fehmia, kemi shkue me Xhevėn, kurrė nuk ja kam kalue vizitėn deri nė
pesė javė, njė muaj. Pėr mua si prind, as nuk e kam ditė mėrzinė, me
ardhjen e Xhevės si nuse dhe me burrin nė burg... Kemi heqė nėpėr
udhėtime, jo se na kanė maltrajtue, por tė lirė nuk kemi shkue. Mirėpo
tė gjitha ato i qofshin hallall, shokėve dhe djalit tim".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:04 am

Vazhdimi i kėsaj historie:



Kjo ishte, si tė thuash
paramartesa e Fehmi Lladrovcit, por ishte njė gjė krejt e veēantė, e
cila rrallė kishte ndodhur, nėse kishte ndodhur ndonjėherė. "Lidhjet
organizative ne atėherė i kishim me Ramizin", tregon Ramadan Avdiu.
"Ramizi dhe Shemsija (Istogu-Lladrovci) atėherė ishin ilegalė.
Ndiqeshin, sidomos pėr organizimin e demonstratave tė mėdha qė kishin
ndodhur nė Gllogovc (Drenas). Kur shkuam t'i takojmė, mėsova njė fakt
qė rrallė e kisha dėgjuar. Xheva ishte si e fejuar dhe jetonte nė
familjen e Fehės".



Fehmiu dhe Xheva janė fejuar me
20 shtator 1985. Kjo ėshtė dita e fejesės sė tyre, ēka do tė thotė se
ėshtė njė moment saktėsisht 45 ditė para arrestimit tė Fehmiut. Ai
ndodhej nė burg atėherė, megjithatė atdhetari Abdyl Krasniqi dhe bijtė
e tij vendosėn se dasma duhej bėrė, nusja duhej tė shkonte, sepse
dhėndrri nuk ndodhej pas hekurave pėr marri e punė tė kėqija, por
ndodhej pėr vendin e tij dhe kjo mund tė pritej. Ndoshta edhe e kishin
pėrllogaritur.



Edhe Abdyl Krasniqi e kishte dashur
njė dasmė tė madhe, sepse Xhevėn e kishte disi veēmas tė tjerėve, sepse
ishin jo thjesht babė e bijė, por ajo ishte edhe bashkėluftėtarja e
tij. Dhe kėshtu nisi fillimin prologu i njė dasme, me dhėndrrin qindra
kilometra larg, pėr mė tepėr pas hekurave, njė dasmė nė tė cilėn
krushqit ishin nė burg ose ishin ilegalė, me njė nuse qė nuk do tė
shkonte asaj dite me fustanin e bardhė tė nusėrisė.



Xheva veshi kostumin karakteristik kuq e zi, nė shenjė tė nderit tė
gjakut tė derdhur dhe pėr flamurin. Do tė kishte njė krushk me vete, i
cili ishte njėkohėsisht edhe vjehrri i saj.



Mori me
vete, si njė kujtesė tė ēmuar, edhe njė amanet tė tė atit, Abdyl
Krasniqit, disa vargje tė cilat ia jep sė bijės, Xhevės, kur e pėrcjell
nuse pa dhėndėrr:



"Me vete njė krushk

njė krushk, njė njeri, njė baba.

Xhevė ėshtė i yti prind

Nė zemėr mban njė zjarr, njė prush

Baba me emrin e nderit

E quajnė Tush.

Nga sot ėshtė edhe prindi yt

Pra ta duash fort,

Ta ruash si sytė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:04 am

E megjithatė, atje larg, krushqit e vėrtetė nuk ishin ngrirė dhe nuk i
kishin thėnė shokut tė tyre "me hajr nusja, hajt, mos u mėrzit".



Ata kishin bėrė diēka tjetėr dhe kėtė e tregon Fehmiu nė letrėn e tij tė 16 gushtit 1986.



Ja se ēfarė shkruan, mes tė tjerave, ai:



"E shtrenjta ime Xhevė, dua tė them se dasmėn tonė e festova edhe unė
me shokėt. Isha shumė i gėzuar dhe i lumtur. Porsa mora lajmin nga ti,
menjėherė e kuptuan shokėt dhe mė uruan me gjithė zemėr, filloi dasma
menjėherė, kush drutė e kush tenxheren, kush hallvėn e kush sheqerin,
kush gazin e kush hyzmetin, me njė fjalė, dasmė e vėrtetė qė nuk
harrohet pėr jetė.

Tė ma pėrqafosh shumė Nėnėn time pėr mua, i
bėj tė fala nga unė dhe nga tė gjithė shokėt, baca (Adem Demaēi -
shėnim i autorit), e pėrshėndet duke i thėnė tė qėndrojė e fortė dhe
krenare, sikur tė gjitha nėnat qė i kanė bijtė dhe bijat nė burgje pėr
ideale".



Nė pėrgjigjen e saj Xheva, tashmė nuse e panusėruar, mė tepėr bijė se gjithēka tjetėr, i shkruante:



"...Isha duke lexuar nė dhomė, kur hyri brenda Ramizi. Kishte shkuar
posaēėrisht pėr tė marrė ndonjė letėr nė postė. "Nuk kish gjė", mė tha
porsa hyri. Se si mė erdhi, por nisa pėrsėri tė lexoj. Pas pak njė zarf
u gjend nė librin qė lexoja. Qė nė pjesėn e parė tė tij kishte diēka qė
ndryshonte nga ato tė mėparshmet. Zemra mė rrihte fort. E hapa shumė
shpejt e nisa ta lexoj. Mbaja nė zemėr njė mall tė madh. Sikur letrėn
ta lexoja e vetme nė dhomė, por kisha Nėnėn pranė. Ajo do tė mėrzitej
mė shumė, po qe se unė do tė largohesha nė dhomėn tjetėr. Filluam ta
lexonim bashkė.



Kur isha duke lexuar letrėn, tė
parafytyroja nė festėn e dasmės sonė, ashtu si e kishit festuar. Dramėn
e dasmės krenare, ashtu si e kemi pėrjetuar. Tė shoh krenar e plot
gėzim, tė qeshur, gjithnjė mė tė dashur e plot besim pėr ardhmėrinė e
lumturinė tonė. Mė vjen keq qė nė ato momente nuk u gjendėm pranė
njėri-tjetrit.



Krenaria ime, Fehmi! U informova edhe
pėr vendimin e gjykatės sė shkallės sė dytė. Gjithėherė kam qenė e
sigurtė nė vendosmėrinė e krenarinė tuaj prej njeriu atdhetar. Tani
edhe mė shumė tė dua. Edhe pse kam jetuar fare pak ēaste tė bukura
jete, e dua jetėn, e jeta ime ėshtė jeta jote. Pra, jeta jonė do tė
jetė pasqyrė besnike e ndershmėrisė njerėzore.



Tani,
nė kėtė moment, kur po pėrfundoj letrėn, ėshtė ora njė e natės. Jam
ende zgjuar e rri vetėm me nėnėn. "A ke t'i thuash ndonjė gjė atij
trimi", i thashė nėnės. "I bėj tė fala, tha, sikur ta kisha afėr, do ta
rrihja mirė bile". Qeshėm tė dyja".



A nuk ėshtė njė
dasmė, apo njė prolog dasme, krejt i pazakontė, krejt i veēantė, kur
dhėndrri ndodhet disa qindra kilometra larg, nusja ndodhet nė shtėpinė
e tij, kur njėra pjesė e dasmės ėshtė nė burg dhe pjesa tjetėr nė
fshatin e lindjes sė dhėndrrit? Ishte njė ceremonial qė zgjati gjashtė
vite, mes tyre ėshtė pritja, por nuk janė ofshamat, ėshtė nusėrimi, por
mė shumė ėshtė bijėzimi, dhe pas gjashtė viteve, tė gjithė ata qė ishin
nė dhomėn e burgut e tė tjerėt rreth tyre, ishin krushq pėrsėri.

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:05 am

Njė rrėfim pėr udhėtimin nė Stara Gradishkė



Mė shumė
se 30 tė burgosur politikė shqiptarė nė Stara Gradishkė do tė thotė mė
shumė se 30 familje shqiptare tė Kosovės, nga tė gjitha viset e saj, qė
duhej tė merrnin rrugėn e gjatė, tė lodhshme drejt bijve tė tyre.



Unė pyeta Bacėn Tush se si shkonit nė Stara Gradishkė.



"Nė Stara Gradishkė gjithėherė kemi shkue me tren. U bashim bashkė disa
familje e shkonim. Pėr herė tė fundit kam qenė dhjetė ditė para se me u
lėshue Feha prej burgut. Nuk mė ka kallzue kurrgja, ndoshta nuk e ka
ditė se po i lėshon Tugjmani. Veē mė ka thanė se a kam pare me vedi dhe
po i them se kam diēka. Kam mendue se i ka ndodhė ndonjė gja, po e pyes
se ēfarė i ka ndodhė, por veē po mė thotė se, nė paē nė shtėpi ose nė
bankė, m'i dėrgo me postė. Dhjetė ditė pa u lėshue ka qenė kjo.



Treni i parė ka qenė nė orėn 3 e 15 minuta prej Fushė Kosove. Udhėtonim
gjashtė ose shtatė orė deri nė Beograd. Kur udhėtonim me trenin tjetėr,
nė orėn 11 tė natės, mbėrrinim nė Beograd nė gjashtė tė mėngjesit. Ky
tren shkonte deri nė Zagreb. Kur udhėtonim nė orėn tre e ndėrronim
trenin, kur udhėtonim nė mbrėmje, ndėrrohej vetėm lokomotiva e treni
ishte po ai.



Kur shkonim nė burg, shkonim me shokėt,
ishte dhoma e pritjes. Si shkonim aty, ata tė burgut kėrkonin kartelėn,
me numrat si ishin, ashtu e kishim pasė edhe vizitėn. Me Fehėn, krejt,
krejt, veē dy vizita i kam pasė tė lira. Veē nė dy vizita nuk ka pasė
polic e as pėrkthyes. Njė polic qė ka qenė prej Terstena, rrinte aty, e
falenderoj, ai pėr mua ka qenė njeri i mirė, kur mė jepte shenjė Feha
pėr me folė, mė thoshte fol lirisht, mos u druaj prej tij. Polici
qeshte, polici kishte vetė vėrejtje prej naēallnikut. Kemi heqė nė
udhėtime, jo se na kanė maltrajtue, por nuk kemi qenė tė lirė. Mirėpo
tė gjitha kėto u qofshin hallall shokėve dhe djalit tim.



Prindėrit e tė burgosurve qėndroshin mirė. Shkonim nė vizita nė burgje,
krejt mundeshe me i dallue se kush ishte prej tonėve. I kam pa edhe kur
janė takue me djemtė nė burg, edhe kah dalim, nuk kam pa kėnd tuj i
dalė lotė, por vetėm tuj folė a tuj qeshė. E tė tjera kombe i kam
vėrejtė, edhe kur hinin, ma sė pari tuj qa, edhe prap kur dilnin, tuj
qa e tuj bėrtitė. Me shqiptarėt nuk ka ndodhė kjo, kurrė, kurrė. Veē
tuj qeshė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:06 am

Me tanė tė burgosurit jemi pėrshėndetė. Na pėrshėndetshim me grusht,
ashtu ishte atė botė. Aty ishte edhe Demaēi, e kam pa shumė herė. Ishte
njė korridor ku hynim dhe dilnim pėr me shkue nė vizita dhe gjithnjė e
kemi pa edhe bacėn Adem, edhe shqiptarėt. Shqiptarėt ishin tė gjithė me
numėr, si tė burgosur politikė. Edhe kurrė nuk ka ndodhė qė kur kemi hy
nė vizitė, tė shkojmė mė parė tek djali jonė. Pėr shembull, ishin
vizitat e lira, kurrė nuk kemi shkue pėr shembull me u pėrshėndetė unė
me Fehmiun, por secili, jemi pėrshėndetė mė sė pari me tė tjerėt, e
masandej me djalin apo me vėllain. Kėshtu ka shkue. Kur kemi ecė nė
korridor nuk kemi mujtė me i takue tė tjerėt, por i kemi pėrshėndetė.
Kurrė nuk e kam heqė kapuēin e bardhė kur kam shkue pėr vizitė. U
gėzonte Feha dhe mė thoshte se shumė po mė gėzon se po vjen me kapuē tė
bardhė. Edhe shokėt gėzohen, mė thoshte. U shqetėsonte se mos kisha
ndonjė problem kah tė kthehem, prej kapuēit tė bardhė, por nuk kam pas.



Ka qenė njė rast, ndoshta nuk ėshtė me e tregue. Nė Varazhdin, ishim
tuj pritė, kishim zbritė prej trenit dhe duhej me pritė pėr me shkue nė
Stara Gradishkė me tren tjetėr. Duhej me pritė tri orė. Po vjen njė
djalė dhe po mė thotė, ka thėnė baba ejani pak se po ju kėrkon. Isha me
Ajetin, babėn e Idriz Hysenit e shokė tė tjerė. Nuk i dishim sendet,
kohėn e trenit dhe po i them se jemi mirė. Shkoi djali dhe erdhi edhe
njė herė. Po u them shokėve, eja tė shkojmė.



Baba i
vocrrakut kishte qenė tek dera e njė dyqani. Kishte pasė aty plot
njerėz. Na pyet se pėr ēka jeni me pi. Na qiti. Po na thotė se pėr ēka
jeni me hangėr. Po i themi se nuk kemi kohė. Na thotė se e di shumė
mirė kohėn kur ju vjen treni dhe shumė e mirė e di se ku po shkoni. Na
shtroi bukė. U ngushtuam dhe si shqiptarė, deshėm tė paguajmė. Na
thotė, ky ėshtė qejfi im. Po mė thotė Ajeti, baba i Idriz Hysenit: ja
pamė hajrin kapuēit tėnd".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:06 am

Ktheheshin tė ripėrtėritur prindėrit dhe tė afėrmit e Fehmiut, sepse
kishin me vete fjalėt qė ua kishte thėnė ai, ato fjalė qė shumė
natyrshėm do t’ua shkruante nė njė kartolinė, mė datėn 18 nėntor 1988.
Ėshtė njė kartolinė e zakonshme, njė vazo me lule tė kuqe gjak, nė njė
sfond tė errėt. Nė shpinė tė saj duket vula e rrumbullakėt "Stara
Gradiska. 55435. 18.1.88". Nė tė Fehmiu ka shkruar: "Unė nė burgjet
serbe kaloj ditėt mė tė ndritura tė jetės, duke u nisur nga ajo se,
"Edhe mė i merituari i ka borxh atdheut, mė shumė se sa ai atij". Kėtė
vazo me lule tė kuqe ta dėrgoj pėr Nėntorin tonė tė Pavarėsisė, pėr
fitoret tona tė reja, e ta pėrkujtojmė pėrherė me respekt e nder...
Ardhmėria nuk matet me pasuri, por me vizione".




burgun e Stara Gradishkės, Fehmiu e ka quajtur veten njė njeri me fat.
Aty ishin shumė nga shokėt e tij tė dikurshėm, por mbi tė gjitha aty
ishte baca Adem Demaēi. Dhe kjo pėr tė nuk mund tė ishte burgim. Ishin
vėrtet ditė tė vėshtira. Nė njė letėr tė tij, Fehmiu e ka pėrshkruar
njė ditė tė zakonshme burgu:



"Zgjimi nė orėn pesė e
gjysmė tė mėngjesit. Njė copė bukė dhe pastaj nė punė. Punės ia
fillojmė nga ora 7 dhe deri nė 14.30 minuta. Kthim i lodhshėm, njė
drekė e vonshme e zakonshme, pas orės 15 e 30 minuta, mė shumė me
gjėrat qė kishin mundur tė sjellin njerėzit e shtėpisė. Pas drekimit,
dal nė shėtitje, aq sa ėshtė e lejueme, pastaj leximi i gazetave, i
librave, bisedat pėr situatat dhe pėr tė ardhmen, ėndėrrimi pėr t'u
marrė me shkencė, ndėrprerė dhunshėm nga burgimet dhe vetė ēasti i
ėndėrrimit i ndėrprerė nga thirrja pėr tė tė pyetur pėr diēka, pastaj
izolimi i ashpėr. Mė ka marrė malli tė lexoj njė roman siē duhet. Nė tė
vėrtetė, kemi pak kohė dhe atė kohė qė kemi, duhet patjetėr tė lexojmė
shtypin.



Xhevė, tani duhet tė shkruaj ca fjalė edhe
pėr shokėt. Baca ėshtė shumė mirė me shėndet, tė falenderon pėr tė
falat dhe tė pėrshėndet ngrohtėsisht, edhe shokėt e tjerė janė mirė, tė
pėrshėndesin. Kushėriri tė bėn tė fala posaēėrisht, me njė respekt tė
lartė, tė lavdėron shumė; e unė e nguc e ai vetėm skuqet e qesh. Atė
ditė, kur mora letrėn tėnde tė fundit, ishte ora 14 e 40 minuta, datė
19.05.89, porsa u kthyem nga puna. Ishim sė bashku me tė gjithė shokėt
dhe mė ftuan tė marr letrėn tėnde. E pashė adresėn, e dallova qė ishte
shkruar nga dora yte. E vėrejtėn edhe shokėt, e filluan tė ngacmojnė
kushėririn, duke i thėnė, shiko kushėrirėn tėnde, sa kohė ka harxhuar
vetėm me emrin. Si zakonisht, ai prapė u skuq dhe tha duke qeshur, se
"boll inat po mė vjen". Shokėt qeshin e ai vetėm skuqet. Unė i thėrras
"mik" dhe tė gjithė shokėt mė ngacmojnė, sidomos baca qė mė thotė, "sa
bukur e thėrret".



Ēfarė mund tė thuash tjetėr pas kėsaj letre? A mund tė kishte kush dyshimin se mes kėtyre njerėzve kishte filluar thyerja.

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:07 am

Fragmente nga dy letra ose respekti pėr shokėt e tij



Tė gjithė ata qė nė momente tė veēanta tė jetės sė tyre, kanė qenė nė
tė njėjtin burg me Fehmiun, sjellin nė kujtesė, si relike qė i kanė
ruajtur me kujdes, dėshmi, fakte e ngjarje, pėrmes tė cilave, edhe njė
herė krejt qartėsisht vjen respekti pėr mikun, shokun, bashkėluftėtarin
e drejtuesin e tyre.



Kjo ėshtė njėra anė. Tjetra ishte mendimi i Fehmiut pėr shokėt e tij.



Si i ka pėrshkruar Fehmiu dy momente tė natės sė kalimit tė Vitit tė Ri ose, mė saktė, respekti i tij pėr shokėt e burgut...



4 Janar 1988:



"...po tė shkruaj disa fjalė edhe pėr "Vitin e Ri", si e kaluam.

Edhe nė kėto kushte kishim ca momente gėzimi, duke u ulur nė njė
tavolinė me shokė, tė cilėt edhe jetėn nė ferr ta bėjnė tė lumtur e tė
gėzuar, shokė qė nuk dinė pėr lodhje, dėshpėrim e pesimizėm, por kokėn
plot, tė fortė e tė ēeliktė gjithmonė. Edhe tavolinėn e kishim "tė
begatshme", me ushqim qė na e dėrguan familjet, kishim edhe ca lėngje
pėr t'i cakruar gotat, por vlen tė ceku se mė tė begatshme ishin
bisedat e rrėfimet tona, ku ēdonjėri nga shokėt rrėfente momente
interesante nga jeta. Ishte njė natė e gjatė, e begatshme dhe e gėzuar
pėr ne...".



3 janar 1989:



"...ishte kjo natė kur ndahen vitet. Ishim ulur nė njė tavolinė me
shokėt mė tė dashur, me tė cilėt ndajmė ēdo gjė, gėzimet e hidhėrimet,
tė mirėn dhe tė keqen, por kurdoherė tė dashur, tė afėrt e krenarė, pa
u luhatur nga asnjė furtunė e acar. Tavolinėn e kishim plot me gjėra
ushqimore qė na i dėrguat ju tė dashur, e bisedat sikur nuk kishin
kufi, nga tė gjitha fushat e jetės, nga kultura, tradita, historia e
gjithė tė arriturat e popujve liridashės, pėr tė mirėn e njerėzimit.
Ėshtė kėnaqėsi tė kalosh kohėn me shokė tė tillė, tė cilėt e kanė syrin
pishė e zemrėn barot. Bisedė pas bisede, arritėm tek tema e dashurisė,
kuptohet ėshtė njė temė shumė me rėndėsi dhe e cila gjithėherė na
preokupon, e shtjellojmė dhe e trajtojmė, ashtu si e meriton, e nė mes
tė tė tjerave, ka edhe ngacmime..."



Duke lexuar pėr
herė tė parė kėta rreshta, jam krejtėsisht i bindur se tė gjithė shokėt
qė kanė qenė nė tė njėjtin burg me Fehmi Lladrovcin, duhet tė jenė tė
lumtur pėr pėrcaktimin, ngrohtėsinė dhe mirėdashjen me tė cilėn i ka
pėrshkruar ai. Duhet tė ndjehen tė lumtur, edhe njė herė, qė kanė pasur
njė shok si Ai, i cili, edhe nė njė letėr tė zakonshme, gjen rastin tė
bėjė pėrshkrimin e tyre, i cili, aq sa ėshtė njerėzor, ėshtė edhe i
jashtėzakonshėm.

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:08 am

"Dasmėn do ta bėjmė me flamur dhe flamurin nuk e japim". Fehmi Lladrovci, 2 shtator 1990, Shkabaj



Kishte ndodhė nė ato ditė qė disa dasma ishin prishė. Rrugės pėr nė
Pejė, dasmorėve u kishte dalė pėrpara policia serbe, u kishte marrė
flamurin dhe i kishin futė ta shkelnin atė. Disa e kishin bėrė, tė
tjerėt, qė nuk kishin pranuar, ishin rrahur. Ēfarė do tė bėhej nė kėtė
dasmė? Nuk kishte asnjė dilemė.



Tregimin e dasmės me
flamur e kam dėgjuar tė njėjtė deri nė imtėsi, nga shumė shokė tė
Fehmiut. E kam dėgjuar nga Nuhi Ahmeti, Ramadan Avdiu, Abdulla Dėrguti,
Idriz Hyseni, Fatmir Istogu, nga baca Tush, nga shumė prej atyre qė
kanė qenė nė kėtė dasmė. Unė do tė sjell vetėm njėrin prej tyre:



Rrėfimi i njėrit prej pjesėtarėve tė shtėpisė Lladrovci:



"Vendosėm me shkue nė dasėm me flamur kombėtar, flamurin e shtetit amė,
sepse Azemi Vllasi e kishte ndėrruar flamurin nė vitin 1987, i kishte
vėnė yllin e Serbisė. U vendos familjarisht. Feha foli me dasmorėt: "Ne
do tė shkojmė nė dasėm me Flamur Kombėtar. Askush tė mos e ketė ndryshe
nė mendje. Nuk do tė shkojmė me flamur tė ndryshuar, do tė shkojmė me
flamur kombėtar dhe flamurin do e mbrojmė. Nuk do e japim pėr tė
gjallė. Do tė shkojmė tė armatosur, kush ėshtė i gatshėm le tė vijė,
kush ėshtė me dy mendje tė mos vijė. Sepse sot do tė japim edhe jetėn e
flamurin nuk e japim.



Shumica ishin tė njė mendjeje.
Meqenėse kishte tė paarmatosur, nga disa u tha se nuk kemi armė, por
Feha i qetėsoi se e rregullojmė atė punė. Adem Jashari, si shok i
Ramizit dhe i organizuar, ka qenė i ftuar nė dasmė, mirėpo kishte pasė
njė dasmė nė lagjen e tij dhe nuk kishte ardhė. Biseduam me Fehmiun dhe
ramė dakord qė tė shkohej dhe tė bisedohej me Adem Jasharin. Pse
pikėrisht tek Ademi? Sepse ishte shok i vendosur, kishte armė, ishte i
besueshėm, e donte flamurin dhe nuk kishte burrė t’ia hiqte.



Ramizi, sė bashku me Fatmir Istogun, shkuan tek Ademi dhe biseduan me
tė. Ademi tha se "Jam i gatshėm, edhe pse kam dasmė nė familje, do t’i
lė tė gjitha e do tė vij me ju. Veē prisni pesė minuta, sa t'i marr
armėt dhe municionin". Ishte e diel paradite.



Ademi
mori armėt. Kishte njė automatik, revole pesėmbėdhjetėshe, bomba dhe
municion. Bashkė me tė ka ardhė dhe Jakup Nura. Mė pėrpara, Ramizi dhe
Fatmiri ishin ndalė tek Jakup Nura nė Prellovc. Jakupi ishte po ashtu
dakord, ka marrė automatikun dhe revolen. Jakupi ishte i organizuar nė
LPK. Kur Ramizi kishte njohur Adem Jasharin, nė vitin 1987, Jakupi
ishte i organizuar.



Adem Jashari, Jakup Nura dhe
shokėt e tjerė erdhėn nė shtėpi. Jemi nisur pėr dasmė, morėm armėt tona
dhe tė lagjes dhe disa qė i kishte sjellė Shaban Zymberi, mik i yni dhe
shok i organizuar nė LPK, njeri shumė besnik dhe i devotshėm, dhe
filluam me i shpėrnda nė fushė, haptas pėr ēdo makinė. Makinat ishin
rreshtue dhe bėhej ndarja e armėve. Nuk thoshte kush se nuk e dua, se
ai qė nuk e kishte dashur, nuk futej nė makinė; dikujt revole, dikujt
pushkė, dikujt bomba. Dhėndrri rrinte nė shtėpi, sepse nuk e morėm,
ishte mendimi se po krisi, mund tė sulmohej shtėpia, Ramizit i lamė njė
pushkė snajperkė. Prej familjes shkoi Feha, Meti, baba, Ymeri, Sabiti,
tė gjithė tė armatosur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:08 am

Kur janė nisė prej shtėpisė, si zakon, kanė qitė me armė. Kur kanė
shkuar tek miqtė nė Polluzhė, rrugės, nėn njė lis, ka qenė njė pizgauer
dhe njė autoblindė. Nuk kanė tentuar me i ndalė, ėshtė pa flamuri, ka
qenė edhe njė polic shqiptar me ta, njėfarė Arsimi i Prekazit. Duke u
treguar flamurin, u ka thėnė diēka policėve serbė. Dasmorėt kanė pritė
fillimin e zjarrit. Kanė menduar se do t’i ndalojnė pėr t’ua hequr
flamurin. Nuk ka ndodhė. Ka mundėsi qė tė kenė pasė informacione se
njerėzit janė tė armatosur.



Pas postbllokut tė
rojeve, as 500 metra, ishte shtėpia e miqve. Aty kanė qitė pushkė, kanė
bisedue me miqtė dhe u ka thėnė Feha, se ne kemi vendosė me e mbrojtė
flamurin, dhe nė rast se na del dikush prej policisė, kemi vendosur tė
luftojmė. Miqtė kanė thėnė se gjaku dhe flamuri ėshtė i pėrbashkėt dhe
se do tė luftojmė bashkė me ju.



Miqtė kanė marrė
armėt e veta dhe janė nisė me njė makinė. U kanė prirė dasmorėve, pėr
tė qenė edhe ata gati pėr luftė. Kur ėshtė bėrė "pėr hajr", para se me
u nisė, kanė qėllue ndoshta tė gjithė. Si duket nga krismat e armėve aq
tė shumta, postblloku kishte ikė dhe nuk dukej.



Miqtė janė Rrahman Istogu; vėllai i tij, Ismet Istogu ka qenė i organizuar nė LPK.



Miqtė i kanė pėrcjellė deri nė hyrje tė fshatit.



Kur kanė ardhė krushqėt nė shtėpi, meqė ishim tė njohur, Adem Jashari i
ka thėnė "mixha Tush, a ban nja dy a tri herė me ja krisė". Baci Tush i
ka thėnė po, atėherė i ka shprazė dy karikatorė deri nė fund, nuk i ka
mjaftuar vetėm njė. E ka vazhdue Jakup Nura. Pastaj edhe tė tjerėt,
gjithė vendi ėshtė mbushė me krisma. Luftė thue, jo se po martohet njė
djalė. Ėshtė ngritė katundi nė kėmbė, kanė menduar se policia u ra
Lladrovcėve dhe kanė ardhur burrat me luftue. I kanė pa njerėzit tė
qeshur dhe tė qetė... dasma kishte filluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:09 am

Nuhi Ahmeti:



"Nė makinėn time ka qenė njė moment mė
i veēantė. Ėshtė futur aty Adem Jashari, Abdulla Dėrguti dhe Jakup
Nura. Jakupi ishte para, Adem Jashari dhe Abdullahu ishin prapa. Kur
hinė, e dinim se do tė ishin tė armatosur. Kishte dy automatikė, njė
ēantė plot me fishekė, kur i kemi vue prapa, ėshtė ulė pak makina.
Makina jonė ka qenė e fundit, si nė pėrcjellje tė dasmorėve. Ėshtė
vendosė tė mos dorėzohet flamuri. Thuajse tė gjithė kemi qenė tė
armatosur. Krisėn automatikėt nė dasmė, miqtė u pėrgjegjėn pushkė pėr
pushkė.

Kur u kthyem, kanė marrė armėt, municionin, duke e
heqė i kanė rėnė disa fishekė. Nuk i pashė. Kryem dasmėn. Njė pjesė e
municionit mbeti tek unė. Kur u kthyem me Dulin (Abdulla Dėrguti), nuk
e dinim se ēfarė kishim. Kur mbėrritėm, mė mori Fehmiu nė telefon dhe
mė pyeti si shkuat. Mirė, i them. A kishit problem, pyeti pėrsėri. Jo,
i thashė. A keni pa prapa se ēfarė ka mbetė? Shkova dhe i gjeta. Nuk e
kam ditė, deri sa ėshtė vrarė Adem Jashari, se e kam pasur nė makinė.
Kur shkuam ta shihnim, pasi u kthye Fehmiu, nė Abri, me Idriz Hysenin,
Shaban Shalėn, Hafir Shalėn dhe Hilmi Reēicėn, tue bisedue ra fjala tek
familja e Ademit. Mė tha se ti e ke njohur, se ka qenė nė makinėn tėnde
tek dasma e Ramizit. Atėherė mė janė kujtuar fishekėt...".

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:09 am

"Askush nuk mė ndalon dot tė flas pėr UĒK-nė". Fehmi Lladrovci, 3 mars 1998, Mynih



Le tė sjell njė shembull nga vitet e mėvonshme. Nė fillimin e marsit tė
vitit 1998, ka qenė dita e tretė e muajit, Lėvizja Popullore e Kosovės
nė qytetin e Mynihut, ku asaj kohe dalloheshin shumė aktivistė si Selim
Krasniqi, Afrim Emini, Sadete Zhitia (Emini), Menderez Zogu, Qemal
Idrizi, Besnik Mehaj, i cili ishte i vėllai i Naser Idrizit, por kishte
gjithashtu edhe njė traditė tė hershme familjare atdhetare, Remzi
Shala, Vesel Qerkini, Abdyl Hima, Gani Lipe, kishin organizuar njė
tubim me bashkėatdhetarėt dhe ishim ftuar, sė bashku me Fehmiun, pėr tė
marrė pjesė. Nga Kosova kishin ardhur lajmet e para tė disa vrasjeve
dhe nuk ishte gjendje e qetė.



Sapo hyra nė sallė,
disa minuta mė herėt, Afrim Emini mė tha se aty ishin edhe dy
pėrfaqėsues tė shtetit gjerman, tė organeve tė specializuara tė tij, tė
cilėt kėrkonin qė para se tė fillonte tubimi, tė bisedonin me ata qė do
tė flisnin. Shkova. Fehmiu nuk kishte ardhur akoma. Nė njė tavolinė, nė
qoshe, rrinin dy nėpunėsit dhe pėrkthyesit e tyre. Biseda ishte e
shkurtėr. Sipas informatave qė kishin marrė, kishin drojen se pas
tubimit ne do tė dilnim nėpėr rrugėt e qytetit, dhe ashtu si kurdėt, do
tė fillonim thyerjen e dyqaneve, djegiet, ndoshta edhe tė makinave e tė
tjerė. Iu pėrgjigja shkurt se kjo as qė ishte menduar dhe se nuk kishte
ndodhur ndonjėherė, ndaj informatat ishin tė gabuara dhe qėllimkėqija.
Duam tė besojmė, tha njėri prej tyre, por kėrkojmė qė nė kėtė tubim tė
mos flitet pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Njė ditė mė parė, njė
zyrtar i lartė amerikan kishte bėrė njė pėrcaktim tė shpejtuar dhe
thellėsisht tė gabuar pėr UĒK-nė dhe si duket, jehona e kėtij
pėrcaktimi, kishte shkuar edhe tek organet gjermane. I thashė edhe njė
herė se ishin informuar gabim dhe se pėr kėrkesėn e tyre do tė bėnim
kujdes, por ishte e pamundur tė mos flitej pėr diēka qė ekziston.
Sidoqoftė, shtova, UĒK-ja nuk ėshtė cilėsuar as ekstremiste dhe as
terroriste, prandan nuk mendoj se biseda pėr tė do tė nxisė njerėzit.
Sidoqoftė, thėnė tė drejtėn, isha disi i drojtur, nė mos pėr tjetėr,
por tubimi mund tė ndėrpritej dhe jehona e kėsaj ndėrprerjeje do tė
merrej nga bashkėatdhetarėt si shenjė e dėbimit nga shteti gjerman,
ndėrsa nga udbashėt shqipfolės do tė ishte njė ditė feste. Nuk kam
dashur kurrė t'i jap "kėnaqėsi" tė tilla, por e mblodha mendjen tė isha
i kujdesshėm. Salla ishte e mbushur si asnjėherė. Pak minuta mė vonė
erdhi Fehmiu dhe i thashė pėr njerėzit e shėrbimeve tė posaēme gjermane
qė janė nė sallė dhe pėr kėrkesėn e tyre.



Fehmi
Lladrovci ishte i pari njeri qė mė ka thirrur "bacė" dhe ende nuk e di
pėrse. Sidoqoftė mė ka pėlqyer kur mė ka thirrur kėshtu. Mė ndėrpreu
butėsisht:



"Bacė, ky ėshtė problemi mė i vogėl. Pėr
Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės do tė flasim sa tė mundemi. Flakė do ta
bėjmė. Mos u mėrzit".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:10 am

Pastaj shkoi tek dy njerėzit e ardhur nga informacione tė rreme dhe
diēka foli me ta. E pashė se ishte shumė mė shkurt se biseda ime dhe se
tė dy tė ardhurit u tendosėn. Unė fola fillimisht nė tubim dhe duhet tė
them se isha i kujdesshėm. Thėnė tė drejtėn, ende kisha droje, sepse
ndėrprerja e tubimit nga autoritetet gjermane, nėse do tė ndodhte
kėshtu, ishte shenjė jo e mirė dhe dikush mund tė revoltohej,
megjithėse Fehmiu mė kishte qetėsuar me fjalėt e tij. Pas meje foli
Fehmiu dhe e bėri flakė mbledhjen. Nga fjala e parė deri tek e fundit
ishte nė mbėshtetje dhe nė pėrkrahje tė UĒK-sė. "Kush ėshtė burrė dhe
qė e don Kosovėn, sot ka ardhė koha me i diftue tė dyja; edhe
burrėrinė, edhe sa bėn ai pėr Kosovėn".



Por nuk bėri
asnjė thirrje pėr rebelim, asnjė thirrje pėr dalje nė rrugė apo
pėrmbysje, ishte njė fjalė e menēur, pasi shumė kujdesshėm dhe ndoshta
qėllimisht, falenderoi shtetin gjerman dhe parashikoi se njė ditė ky
shtet qė kishte vuajtur nga fashizmi dhe nazizmi, mė shumė se sa
shtetet qė kishte pushtuar nė Luftėn e Dytė Botėrore, do tė jetė i pari
qė do tė na ndihmojė, se prania e dy pėrfaqėsuesve tė shtetit gjerman
ėshtė shenjė besimi e mbėshtetjeje e jo shenjė dhune, se duhet t'i
falenderojmė qė ky shtet po mban nė tokėn e tij ndoshta gjysmė milioni
shqiptarė, por tashti ėshtė koha t'i themi "ju faleminderit" dhe tė
kthehemi tė luftojmė pėr vendin tonė, sepse Kosova ka tashmė zot, ka
ushtrinė e vet, se kur burrat e Kosovės luftojnė, nuk na shkon ta ēojmė
jetėn nėpėr heimet (strehimoret) gjermane, duke pritur si lėmoshė
ndihmėn sociale. Pastaj tha se shqiptar i mirė ėshtė ai qė dėshmohet i
tillė edhe nė jetėn e pėrditshme, qė e njeh ligjin e shtetit ku jeton
dhe nuk ia nxin, por ia zbardh faqen vendit tė tij. Dy pėrkthyesit i
ndiqja tek bėnin punėn e tyre, por ndiqja gjithashtu se si po hapeshin
fytyrat e vėrejtura tė nėpunėsve tė ardhur. Kur ai pėrfundoi, siē ishte
e zakonshme atėherė e do tė vazhdonte edhe mė tej, njerėzit kėrkuan tė
bėheshin pyetje.



Fehmiu ishte i prerė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:11 am

- Tash ka ikur koha e pyetjeve dhe e pėrgjigjeve. Tash ka ardhur koha e
burrave. Kush ėshtė burrė dhe i thotė vetes se ka gjak shqiptari, edhe
pyetjen, edhe pėrgjigjen, e bėn nė Kosovė.




pasnesermen ėshtė nisur pėr nė Kosovė. Atė ditė nuk qėndrova gjatė me
Fehmiun. Duhej tė nisesha pėr nė Shtutgart dhe udhėtova me Selim
Krasniqin. Kur po ndaheshim, Fehmiu kishte qėndruar nė njė tavolinė nė
fund tė sallės me disa bashkatdhetarė dhe po flisnin gjallėrisht. I
rashė nė sup dhe i thashė se po shkoj. "Ndoshta takohemi shpejt", i
thashė. Pak ditė mė parė kishim qenė nė njė takim tė pėrbashkėt me
Paskal Milon, Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pikėrisht
aty nė Mynih, dhe meqėnėse kishin filluar tubimet e pothuajse ēdo
fundjave me bashkatdhetarėt, mendova se do tė takohemi pėrsėri. Fehmiu
u ngrit, diēka u tha shokėve qė qėndronin me tė dhe erdhi me mua deri
tek porta e jashtme. Doli pak, mė dha dorėn, tjetrėn e vendosi nė supin
tim dhe si asnjėherė tjetėr, mė tha:



"Atėherė,
mirupafshim bacė. Nesėr ose pasnesėr unė ndoshta nuk jam mė kėtu. Mos
mė thuaj gjė dhe mos mė pyet pėr asgjė. Ti e di se ku mund tė shkoj, do
tė vijė edhe Xheva. Tani nuk ka mbetė gjė tjetėr veē kthimit.
Dėgjohemi". Ishte takimi i fundit me tė dhe shpeshherė mė duket se e
ndjej nė sup dorėn e tij dhe atė fjalėn e fundit "dėgjohemi"...



Pastaj mė tha diēka mes asaj qė ishte lamtumirė ose mirupafshim, e dija
se tash nuk kishte mė kthim pėr tė. Tek dera, disa metra mė tej,
prisnin dy nėpunėsit e shtetit gjerman. "Nuk e kemi ditur kėshtu", -
tha njėri prej tyre. "Kemi pasur informacion krejt tjetėr dhe kėtė e
kemi pasur nga shqiptarėt, nga bashkėvendasit tuaj". Mė tregoi njė
letėr, ku mbi ftesėn tonė pėr tubim ishin shkruar edhe fjalė tė tjera.
"Po ta dinim kėshtu, nuk do tė kishim ardhur. Fjalėt qė tha vendasi
juaj, ai i gjati (megjithėse ia dinin mirė emrin, nuk ia thanė) do tė
kishim dashur t'i dėgjonin tė gjithė bashkatdhetarėt tuaj".



Disa muaj mė pas kur, mjerisht, do tė organizohej Tubimi i parė
Pėrkujtimor pėr rėnien e Fehmiut dhe tė Xhevės, i cili pa dyshim ka
qenė njėri ndėr mė tė jashtėzakonshmit, me cilėsinė e atėhershme tė
drejtuesit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, mbajta fjalėn e rastit.
Kur po dilja nga salla, pikėrisht ky nėpunės gjerman, i pranishėm, mė
ndaloi dhe mė tha nė gjuhėn e tij: "Mė vjen keq, vėrtet mė vjen keq.
Ishte i jashtėzakonshėm".



Por Fehmiu u bė nė radhė
tė parė i jashtėzakonshėm pėr bashkadhetarėt e tij. Edhe ata qė nuk i
donin idetė e tij, dashje pa dashje, e kishin respektin ndaj tij. Ai tė
imponohej natyrshėm, edhe pse nuk e doje nganjėherė njė imponim tė
tillė.

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   Thu Sep 11, 2008 5:11 am

Fehmiu, Xheva dhe familja Jashari



Pėrgjithėsisht,
ata ishin dy njerėz tė cilėt emocionet e forta thuajse nuk i shfaqnin
kurrė dhe nuk krijonin mite. Miqtė i kishin tė shtrenjtė, e kishin
dėshmuar kėtė gjatė gjithė jetės sė tyre dhe, mbi kėtė dėshmi, mund tė
mbėshteteshe pa asnjė lloj droje. Mirėpo nuk krijonin mite, ose mė
saktė, nuk krijonin mite tė tepėrta, tė cilėt, mė pas, ndoshta do tė
duhej shumė mund pėr t’i shkulur.



Njėri nga dy mitet
e tyre ishte familja Jashari. Saktėsisht, ishte miti i parė i tyre,
tjetri lidhej me Adem Demaēin. Askush nuk do tė mund tė kishte menduar,
as edhe mė i guximshmi, se nė ato tri kulla nė Prekazin e Poshtėm, bri
rrugės sė vjetėr, do tė ngrihej njė legjendė. Kishin besuar nė
shumėēka, pasi e gjithė ajo qė ishte shkruar nė treqind vite, qėkur
ishin hedhur pėr herė tė parė themelet e vatrės sė parė e deri kur
historia filloi tė shkruhej ndryshe, ishte njė shtėpi qė ishte shquar
pėr dinjitetin e veēantė. Kishte qenė gjithmonė diēka qė e kishte
mbajtur kėtė shtėpi nė sinoret e ngushta tė njė trashėgimtari. Njė
djalė do tė linte pas vetes gjithnjė njė djalė tjetėr e mė pas njė nip.
Brez pas brezi kėshtu, saqė ishte e vėshtirė tė mos i mbaje mend brezat
qė kishin shkuar. Tashti kishte ardhė radha pėr tė trefishuar vetveten,
dhe kjo do tė ishte e pazakonta e parė e Fisit tė Jasharėve. Kur kishte
qenė vetėm njė djalė nga njėri brez nė tjetrin, kishin ruajtur
dinjitetin e Fisit, pėrkatėsinė e fshatit, kishin gdhendur emrin nė
kujtesėn e njerėzve, ndėrsa tash, tė tre bashkė, ishin bėrė gati tė
gdhendnin gjithēka nė kujtesėn e kombit. Ishte hera e parė qė jeta u
kishte dhuruar kėtė mirėsi tė pazakontė pėr ta e tė natyrshme pėr tė
tjerėt; trefishimin e emrit dhe kjo nuk do tė ishte thjeshtė njė
rastėsi. Si duket, koha kishte ardhur dhe ata e kishin thirrur kohėn e
tyre.



Adem Jashari ishte njeriu qė do tė bėnte
shndėrrimin e historisė sė njė kombi. Nėse do tė kishte qenė edhe ai
fillikat, trashėgimtar i vetėm, do ta kishte pasur mė vėshtirė, por
tashmė ishin shumuar ata qė mund tė mbanin armėt dhe ishte pėrndritur
ideja qė kishin pasur.

Ata ishin nisur nė kėtė rrugė me
mendimin e qartė, logjikėn e qetė, vizionin e saktė dhe me shpresėn se
janė nė gjendje tė ndryshojnė kahun e lėvizjes sė njė populli. Fehmiu e
adhuronte kėtė gjė, e kishte pjesė tė jetės sė tij; i dukej sikur ishte
shkulur diēka nga vetja pėr tė zėnė vend pranė tyre. Adem Jashari ishte
caku ku duhej mbėrritur, ai deshi tė bėhej njė mjet pėr kėtė cak;
Jasharėt ishin logjika e rendjes sė gjėrave, ai deshi tė ishte pjesė e
kėsaj rendjeje; Adem Jashari ishte saktėsia e shpirtit tė popullit, ai
deshi tė ishte njė copėz e tij; mes tė dyve qėndronin shumė tė
pėrbashkėta dhe nuk kishte asnjė tė ndarė. Janė nė njerėzit qė nuk
rrinė gjatė me njėri-tjetrin, por e thėrrasin nė kujtesė, kur ėshtė mė
e domosdoshme, vizionin e tjetrit; askush nuk mund tė bėnte mė shumė se
Jasharėt pėr kombin e tyre, ai pėrulej para tyre si pėrpara askujt
tjetėr. Jasharėt besonin tek virtyti, ai ishte pjesė e kėtij virtyti
dhe njėkohėsisht, pjesė e besimit tė tyre. Askund nuk ngjizi mė shumė
ideja pėr tė ecur drejt, pa dredha, ndershmėrisht dhe deri nė fund.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kėto ditė del nga shtypi libri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: