| | Kėto ditė del nga shtypi libri | |
| |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:12 am | |
| Fehmiu dhe Xheva nuk e kishin fatin tė ishin pranė njeriut qė e kishin mit. E kishin mitizuar natyrshėm, sepse ishte i vetmi qė i faleshin. Pėr ata dy njerėz qė nuk e njihnin as pėrkuljen, ishte normale tė faleshe ndaj mitit tė tyre. Dy njerėz qė kishin qėndruar gjithė jetėn me pamjen e njerėzve qė nuk e njihnin drojen, kishin njė shembull qė duhej ndjekur. Ai e dinte; nėse ai vetė do tė ishte bjeshkė, Jasharėt do tė ishin vargmalet e pėrjetshme tė kombit. Gjithnjė njė bjeshkė, sado e lartė, ėshtė pjesė e njė mali. Nė kėtė rast, ishte pjesė e njė vargmali. Megjithatė, ata patėn njė fat tjetėr; nga varmali i atyre qė jetonin nė Kosovė ishte shkėputur njė pjesė dhe kishte zėnė vend pėrkohėsisht pranė vendit ku jetonin. Nė tė gjithė mėrgimin e lodhshėm, kjo ishte njė nga fatbardhėsitė e tij. Lidhje shumė tė afėrta Fehmiu krijoi me familjen Jashari, e cila banonte po ashtu nė Mynih. Ai e dinte se cilėt ishin ata qė po luftonin nė Kosovė, e njihte prej sė largu pushkėn e Adem Jasharit dhe gjithė jetėn e tij e kishte patur dėshirėn tė luftonte krah tij. Fehmiu dhe Adem Jashari lidhjet e tyre i kishin vendosur pėrmes Ramizit, por edhe i kishin forcuar me njėri-tjetrin. Duke e respektuar nė gjithė pėrmasat e duhura familjen Jashari, ai konsideronte gjithnjė se themeli i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e kishte fillesėn e saj pikėrisht nė qėndresėn e kėsaj familjeje, nė dhjetorin e vitit 1991 dhe se e ardhmja e Kosovės do tė lidhej me vazhdimėsinė dhe shtrirjen e luftės. Respektonte, si njė vėlla tė madh Rifat Jasharin dhe ai ishte njeriu qė e pėrcolli dy herė pėr nė luftė. - "Fehmiu fliste drejt, nuk kishte dredha", - mė tregonte Rifat Jashari. "Fjalėt i kishte tė pakta, mirėpo fjalė burrash. Erdhi tek unė dhe filluam. Unė atėherė thoja se do tė lirohet Kosova edhe me rrugė paqėsore, Fehmiu thoshte se vetėm me luftė dhe nuk kishte rrugė tjetėr. Dhe luante gishtin, sikur prekte pushkėn. Haj, haj, fol unė e fol ai, shkoi bukur gjatė, por ai nuk hiqte dorė nga e tija. "Pushka i qan hallet, qarja i shton hallet", mė thoshte. Unė, nė fillim doja tė besoja nė lėvizjen paqėsore, Fehmiu besonte tek pushka. Ai kishte pasur tė drejtė. Ai u bė si vėllai ynė i katėrt. Dua tė them diēka. Ndoshta e di e ndoshta, jo. Kur ndodhi lufta nė Prekaz (ai nuk e pėrmend rėnien e njerėzve, sepse e mban brenda vetes) nuk kam derdhur lotė. Ndėrsa kur u vra Fehmiu, atėherė po. Nuk e di as vetė se si ndodhi kėshtu, por kėshtu ishte". (Ndėrsa ai fliste, mė ėshtė kujtuar Ilaz Sokoli, i ati i njė martiri tjetėr, i Bedri Sokolit, qė ishte nė ballin e demonstruesve tė lėvizjeve tė mėdha tė nėntorit tė vitit 1989. Mė ėshtė kujtuar sepse edhe ai ka thėnė tė njėjtėn gjė: - Mė ėshtė dhimbur djali, por jo aq sa Fehmi Lladrovci. Mė shumė mė ėshtė dridhur shpirti pėr Fehmiun dhe Xhevėn.) |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:12 am | |
| Duke pasur tė shenjtė kėtė Familje tė madhe, mes tyre ai do tė kishte idhujt e tij. Ademin dhe Hamzėn. Njeri i drejtpėrdrejtė, siē ishte gjithėherė, ai nuk mund tė heshtte kur edhe gurzit mė tė vegjėl mund tė rrokulliseshin mbi ta, lėre pastaj kur mund tė ishte fjala pėr gurėt e mėdhenj. "Njė herė, mė tregon Bekim Jashari, kur ishte pa ndodh ngjarja e marsit, kishte ardhė tek na njė kushėri i largėt bashkė me njė shok tė tij. Nuk e di pse kishte ardhė, i kishte ra rruga andejpari apo kishte ndonjė hall. Ishin ba aksionet e UĒK-sė dhe njerėzit flisnin pėr to. Mirėpo dikush edhe i kishte sha djemtė. Njeriu qė kishte ardhur me kushėririn e largėt, si duket kishte dėgjue vetėm me njerin vesh dhe po thotė se "hajt mor se ka gja prej kėtyre punėve. E kush po mundet sot me ia kthye pushkėn serbit, lojė e tyne ėshtė kjo". Ne ishim nė shtėpinė tonė dhe nuk mund t'ia kthenim. Ishte edhe baca Fehė me Xhevėn. Fehmiu duroi pak dhe iu kthye: "A e din mor mik se nė shtėpinė e kujt je? A e di se me kė po flet? Njeriu me tė cilin po flet i ka dy vėllezėr nė UĒK. I ka dy vėllezėr dhe gjithė shtėpinė e farefisin. Mati fjalėt mik, se nuk e ke mirė dhe tash tė dalin hesapet gabim". Dėshira e jetės sė Fehmiut ishte tė qėndronte krah Adem Jasharit. Tė ishte pushkė pranė pushkės sė tij, dhe ky njeri qė kurrė nuk kishte vėnė asgjė mbi veten veē Kosovės, tani do tė vendosė edhe njeriun, qė kishte vendosė t'i dalė zot asaj. Mė ka takuar njė herė, nė shtėpinė e tij, kur ai sapo ishte kthyer nga Shqipėria, tė shoh disa nga fotografitė e para tė Grupit tė Drenicės. Mė vonė, ato fotografi u bėnė tė njohura. Nuk njihja askėnd, me pėrjashtim tė Ilaz Kodrės, isha pėrhumbur duke i parė ata burra tė armatosur dhe dėgjova zėrin e Fehmiut qė mė thoshte: "Qe bacė, kush janė burra, kėta janė ata qė i dalin zot Kosovės, e sa pėr tė tjerėt, tash e shohim, koha i vėrteton tė gjitha". |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:13 am | |
| Edhe Jasharėt kanė pasur nderimin e veēantė pėr tė. E kam vėnė re shpeshherė Lulėzimin, birin e Ademit, se si i ndriste fytyra kur vinte tek ata baca Fehė apo kur fliste pėr tė dhe pėr Xhevėn. Ishte ndjenja e respektit pėr vlerat e kėtyre njerėzve, tė cilėt kurrė nuk kishin ditur tė ndalen. Njė herė, kur Fehmiu dhe Xheva nuk ishin mė mes nesh, ndėrsa po flisnim me Lulin pėr vitet qė kishin jetuar nė njė qytet me Fehmiun, ai mė pat thėnė krejt thjesht: "Bali Adem e ka dashtė shumė bacėn Fehė. Nuk ka kurrė burrė mė trim e besnik thoshte". Baca Fehė ka folė tė njėjtat fjalė, si ka hyrė nė vitin 1976, ato fjalė i ka folė edhe kur ka ra nė burg, ato fjalė i ka folė edhe kur ėshtė kthye nė Kosovė, ato fjalė i ka folė edhe kur ka vdekė. Ai ka pasė principet e preme, tė sakta, nuk ka pa se mos i preket kush, por i ka shprehė principet e veta saktėsisht". Murat Jashari: "Baca Adem ka pasė besim shumė tė madh prej tij, deri nė vdekje, thoshte, nuk ndahem prej tij. Lufta nė Kosovė ka pasė shumė gjėra pozitive, por edhe negative. Nė atė rast, kur kanė ardhė njerėzit tek bali Adem dhe i kanė thanė mos e prano Fehmiun, kanė qenė negative. Nganjėherė ne i lartėsojmė njerėzit vetėm kur vdesin, baca Fehė ėshtė njohtė pėr i tillė, qysh kur ka qenė gjallė. Pėr familjen tonė ai ka qenė si Hamza, si Rifati, si Ademi, ka qenė njė vėlla i tyre, njė mixhė i joni. Im atė, Rifati, nuk ka qa kur i ėshtė vrarė familja, por e kam parė tek qante kur ėshtė vrarė Fehmiu dhe Xheva. Luftėtarė ka pasė Shqipėria, ka qenė normale, edhe diplomatė, politikanė; por qė ti ketė kėto tė dyja njė njeri, edhe luftėtar, edhe politikan e diplomat, ato, nė kėtė luftė, i ka pasė veē Fehmi Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkėshortja e tij, Xheva, qė ishte edhe bashkėluftėtare e tij. Baca Fehė ka qenė pjesėtar i familjes sonė. Pa qenė vėlla, nuk mund tė thuhet se vetėm vdekja mė ndan prej tij..." Gjithė jetėn e tyre, Fehmiu dhe Xheva kishin menduar dhe ėndėrruar qė familjet e luftės, familjet atdhetare, tė ishin tė lidhura fort me njėra-tjetrėn. Kishte qenė njė ndėr synimet e jetės sė tij. Kishte qenė gjithnjė i bindur se Lisi i Familjes JASHARI ishte i tillė qė nuk mund tė shkulej. vazhdon |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:13 am | |
| Fjala e parė publike nė mbrojtje tė luftės sė UĒK-sė Asnjėherė nuk e kam ditur se nė cilėn pėrmasė tė tij, Fehmiu kishte tė mbrujtur idenė e qėndresės. E kam ditur fare mirė se kishte diēka tė tillė, edhe se njėkohėsisht ajo tė imponohej, ndoshta edhe pa dashje. Mirėpo, tė shumtė kanė qenė ata qė e kanė ditur se ideja e qėndresės kishte qenė nė thelb ideja e jetės sė tij dhe se kėsaj ideje ai i ishte pėrkushtuar i gjithi. Mirėpo, kjo nuk e ka errėsuar njeriun, pėrkundrazi, i ka dhėnė njė plotshmėri tė pazakontė. Kur njeriu lexon letrat qė Fehmiu ka shkruar nga burgu, mė tė shumtat pėr Xhevėn, por edhe pėr prindėrit e tė afėrmit, gjithėherė mund tė gjesh drithėrimėn e shpirtit tė tij, tepėr i prekshėm, shumė njerėzor, saqė mund tė tė duket e pamundur se pas kėsaj ndjenje mund tė kishte qenė njė njeri i pėrmasave, siē jemi mėsuar ta shohim ose ta pėrkujtojmė atė. E njėjta gjė ndodh edhe kur ndesh nė letrat e Xhevės, mė tė shumtat drejtuar Fehmiut kur ai ishte nė burg, dhe tė duket thuajse e pamundur se pas kėtij shpirti lirik, tepėr tė ndjeshėm, ndoshta tė ndjeshėm deri nė tingėllim, ka qėndruar njė njeri si Xheva Krasniqi-Lladrovci, njėra prej grave mė tė shquara tė tėrė kombit tonė. Mė ka takuar tė jem si mik i zakonshėm tek ata, nė atė dhomė qė rrallė gjendej pa miq, por dhe ku shihja pėrkujdesjen e tyre pėr njerėzit, vėmendjen qė gjithėkush tė ndjehet si nė shtėpinė e vet, i ēlirėt, kur ende sot mendoj gjendjen e veēantė qė tė krijonin, fjalėt e mira, mė duket e vėshtirė tė bėj bashkė nė njė, njeriun e zakonshėm dhe pėrmasat e heroit. Mirėpo kėshtu ka qenė: ata tė dy ishin tepėr tė butė, shumė tė ndjeshėm nė marrėdhėniet me njerėzit dhe me njėri-tjetrin, tė vėmendshėm deri nė hollėsi pėr tė bėrė detyrėn e mikpritėsit, gjithnjė tė kujdesshėm pėr tė mos lėnduar askėnd, edhe kur pikėpamjet e tyre ishin krejt tė ndryshme. Pas shpirtit lirik, qetėsisė dhe pėrkujdesjes, qėndronte shpirti i madh i qėndresės dhe kjo nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Shumė vite mė vonė, kur nė Familjen e Adem Jasharit kam parė disa nga regjistrimet familjare, duke vėnė re se si Ademi luante me fėmijėt e tij, priste dru ose hidhte vallen me hapin e kujdesshėm dhe njėkohėsisht tė rėndė, kam vėrejtur tė pėrbashkėtėn mes kėtyre dy figurave, padyshim nga mė emblematiket nė historinė e qėndresės sė kombit shqiptar. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:14 am | |
| Ne gabohemi shpesh me portretizimin e heronjve. Duam tė themi se ata nuk kanė bėrė asgjė tjetėr, veēse kanė luftuar dhe kanė menduar pėr luftėn; harrojmė se ata, duke qenė njerėzorė dhe tė kuptueshėm, kanė bartė mė mirė aspiratat e popullit qė i takonin, duam tė harrojmė se nė jetėn e tyre, ashtu si ka zėnė vend fjala me peshė, ka zėnė vend edhe e qeshura, edhe e kujdesura pėr shokėt dhe miqtė, pėr prindėrit, pėr tė afėrmit, ka zėnė vend pėrkujdesja pėr shokėt, pėr vendin dhe se e kanė pasur njė pėrmasė tė tillė dashurie e perceptimi, ata kanė ditur tė luftojnė dhe tė qėndrojnė. Fehmiu dhe Xheva ishin nga njerėzit qė kurrė nuk e shfaqnin bujshėm pėrmasėn e tyre tė qėndresės, ata asnjėherė nuk janė mburrur se e kanė kėtė pėrmasė, ajo u ishte bėrė veti e natyrshme, dhe shfaqjen e tyre e kishin si diēka tė natyrshme, tė zakonshme dhe tė kuptueshme. Nga Lėvizja Popullore e Kosovės, dega jashtė vendit, pėr herė tė parė, nė fillimin e vitit 1997, menjėherė pas rėnies sė Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, u vendos qė para se tė zhvillohej mbledhja e radhės e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, tė bėhej njė demonstratė nė rrugėt kryeqytetit gjerman, Bon, dhe njėkohėsisht, nė pėrfundim tė demonstrimit, tė organizohej njė miting nė pėrkrahje tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Deri atėherė nuk ishte bėrė asnjė tubim dhe asnjė demonstratė e tillė. Nė Kosovė kishin ndodhur lėvizje pėr tė mbarė, ishin rritur ndjeshėm forcat ēlirimtare dhe ishte kaluar nė krijimin e tre zonave tė para operative tė luftės. E gjithė kjo kėrkonte njė mbėshtetje dhe nga Lėvizja Popullore e Kosovės, por, pėr vetė kushtet, haptas dhe publike, kjo mund tė bėhej vetėm nga dega jashtė vendit. Nė Kosovė ishin burgosur prej vitesh disa nga drejtuesit e organizatės, kishin ndodhur arrestime tė reja. Vendimi pėr njė demonstratė dhe miting tė tillė, nuk ka qenė edhe aq i lehtė, por zhvillimi i tyre kėrkonte njė impenjim mė tė madh nga tė gjithė aktivistėt. Ishte e rėndėsishme qė kjo demonstratė tė bėhej nė mesin e Evropės, pėr tė dėshmuar se nuk mbrohen ide tė cilat nuk janė tė denja pėr t'u mbrojtur; por edhe pėr t'iu thėnė tė gjithėve se shqiptarėt nė Perėndim janė me mendjen e tyre nė Kosovė. Njė ndėr organizatorėt themelorė tė demonstratės ishte Fehmi Lladrovci dhe kjo pėr shumė arsye. Demonstrata do tė zhvillohej nė njė pjesė ku zhvillonte aktivitet nėndega e LPK-sė pėr Gjermaninė e Jugut, ku ai ishte drejtuesi kryesor, duheshin marrė masa pėr zhvillimin e saj, si sigurimi i lejes, pėrcaktimi i itinerarit qė do tė ndiqej, pėrgatitja, miratimi dhe punimi i parullave dhe i pllakateve qė do tė shoqėronin demonstrimin, sigurimi i vendit ku do tė bėhej mitingu, i mjeteve tė fonisė, i dekorit tė vendit ku do tė ishin folėsit, pėrgatitja e materialit kryesor. Nė pamjen e parė, tė gjitha kėto mund tė dukeshin tė vogla, por gjithėsecila prej tyre kėrkonte kalimin e shumė burokracive dhe sidomos pėrballimin e pyetjeve, ndoshta tė kuptueshme, tė autoriteteve gjermane, pėrse bėhej kjo demonstratė, nė emėr tė kujt, cilėt mbėshtesnin, deri ku shkonte mbėshtetja e tyre, kush ishin organizatorėt, a do tė ishte demonstratė paqėsore apo do tė kishte edhe eksese, dhe shumė tė tjera. Nga kryesia e atėhershme e LPK-sė, qė ishte me shumicė nė Zvicėr, nuk mund tė pritej organizimi i njė gjėje tė tillė dhe nuk ishte as detyra e saj. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:15 am | |
| Pėr herė tė parė disa qindra vetė ishin mbledhur pėr tė brohoritur pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr tė manifestuar udhėve tė njė qyteti nė mbėshtetje tė saj. Ne u grumbulluam nė sheshin kryesor tė qytetit, disa qindra veta, jo mė shumė, por pėr atė fillim nuk na dukeshin pak, dhe demonstruam nėpėr rrugėt e qytetit. Kishte parulla tė ndryshme, jo edhe aq shumė entuziazėm, siē dukej edhe nga prania e shtuar e organeve tė rendit, qė e kishin tashmė pėr detyrė tė kujdeseshin pėr sigurinė, dhe pas njė kohe tė marshimit, u grumbulluam pėrsėri nė njė nga qendrat kryesore tė qytetit, ku ishte vendosur njė podium i vogėl, mė duket mbi karrocerinė e njė makine. Pėrsėri ishim vetėm disa qindra vetė dhe askush nuk ėshtė ndjerė i habitur kur fjalėn e rastit e ka mbajtur Fehmi Lladrovci. Kjo ishte fjala e parė publike, e hapur, nė Perėndim, nė mbrojtje tė vlerave dhe tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, sepse nuk ishte menduar kurrė se do tė bėhej njė luftė anonime, por njė luftė e denjė, qė kėrkonte njerėz tė denjė pėr ta marrė pėrsipėr. "Nė momentin kur Fehmiu doli nė foltoren e improvizuar, kujton bashkėluftėtari i tij, Adnan Asllani, ashtu i gjatė, trupmadh, me mustaqet e njohura, njė pjesėmarrės nė miting tha "Pėr besė, Mic Sokoli". Unė shikova edhe njė herė, dhe pėr njė ēast, ashtu krejt padashur, edhe unė kam menduar se aty ėshtė ngjitur Mic Sokoli. Vetė rrethanat, atmosfera, bėnė qė mė tė krijohet ky vizion". Fjala e tij ishte njė fjalė zemre, rrallėherė e kam parė Fehmiun kaq tė emocionuar, me sytė qė i shkrepnin dhe njėkohėsisht aq sublim. Njerėzit dėgjonin pėr herė tė parė, krejtėsisht hapur dhe burrėrisht, t'u dilej nė mbrojtje atyre qė kishin vendosur tė luftonin dhe kėtė e dėgjonin nga njė njeri qė i kishin besuar gjithmonė dhe, qė edhe mė pas, do ti besonin. Tani, kaq vite pas kėsaj ngjarjeje, dikujt mund t'i duket diēka krejt e natyrshme. Mirėpo nuk ka qenė kėshtu. Ka qenė pėr shumė vetė e panatyrshme. Ka pasur edhe "veprimtarė" qė kishin frikė nga pjesėmarrja nė demonstratė, qė ngurronin tė dilnin haptas aty ku jetonin, qė mendonin se pas kėsaj dikush do ti quante ekstremistė apo mbėshtetės tė terrorizmit. Ai nuk e kishte njohur kurrė frikėn, ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr njė fjalė tė tillė dhe ajo kishte njė jehonė shumė tė ndjeshme. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:15 am | |
| Mė pas erdhėn edhe dhjetėra e ndoshta qindra tubime, pati mijėra e mijėra njerėz, pėr tė shkuar deri tek manifestimi i jashtėzakonshėm i shqiptarėve nė Rambuje, por fillesa ėshtė nė atė miting tė parė, zhvilluar nė njėrin nga sheshet kryesore tė kryeqytetit tė atėhershėm gjerman, Bon, dhe ku njeriu i parė qė foli ishte Fehmi Lladrovci. Nuk kishte patur mė parė mitingje tė tilla, ata erdhėn mė vonė, ishin mė tė vrullshėm, u zhvilluan nė tė gjitha qendrat kryesore tė kryeqyteteve europiane e pėrtej oqeaneve, kishte mė pas kamera televizive dhe gazetarė tė shumtė, folėsit ishin tė ndryshėm, shumica prej tė cilėve kishin qenė miq ose bashkėluftėtarė tė Fehmi Lladrovcit. Ėshtė dashur jo pak burrėri tė flisje atėherė nė njė shesh tė hapur pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, aq mė tepėr nė sheshin kryesor tė kryeqytetit gjerman. Pėr mė tepėr ėshtė dashur burrėri tė flisje ashtu siē foli asaj dite Fehmi Lladrovci. I gjatė, tepėr serioz, me pamjen e tij tipike prej shqiptari tė moēėm, qė i tėrhiqte aq shumė tė huajt, pa e pasur mendjen se kush ishte aty nga shėrbimet e shtetit ku zhvillohej demonstrata, si kurdoherė i drejtpėrdrejtė, ai pat folur gjatė, njerėzit e ndoqėn vėmendshėm, dikush edhe i habitur nga guximi i fjalėve qė dėgjoheshin, por mua mė kishte mbetur nė mend njė fjalė e tij: "Nuk kemi asnjė shans tjetėr pėr tė qenė tė lirė, veē Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nuk ka asnjė rrugė tjetėr veēse t'i bashkohemi asaj. Nėqoftėse e humbim kėtė shans, brezat qė vijnė do tė na mallkojnė". Fehmiu foli edhe pėr faktin se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte e tė gjithėve, ajo ishte mbi idetė e cunguara tė partive dhe duhej bėrė edhe mė tej, strukturė e tė gjithėve. Fjalėt e mėsipėrme i pata cituar nė shkrimin e bėrė nė "Zėrin e Kosovės". Fjalėt e thėna nė atė miting, kanė marrė njė kuptim shumė mė tė gjerė nė vitet qė erdhėn mė pas, sepse ato kishin pasur nė vete edhe pjesė tė shpirtit tė tij intim; atė dėshirėn e pashoqe pėr tu rikthyer nė Kosovė, tashmė ilegal, nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. vazhdon |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:26 am | |
| Dėshmi nga njė takim i veēantė · "Nėqoftėse qeveria e shtetit shqiptar nuk do tė mbėshtesė UĒK-nė, ajo do tė bėjė tradhti kombėtare". Fehmi Lladrovci, Mynih, 28 shkurt 1998, nė takimin me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė Kushdo qė mund tė mendonte se ēėshtja shqiptare nė Kosovė do tė mund tė zgjidhej duke lėnė mėnjanė shtetin shqiptar dhe strukturat e tij, do tė gabonte. Aq mė tepėr ai do tė ishte i gabuar nė njė situatė lufte, kur porta e vetme kalonte nga Shqipėria londineze. Ndryshe nga luftėrat e tjera nė ish-Jugosllavi, ku mes palėve nė luftė kundėr forcave serbe nuk qėndronte ndonjė shtet amė, me Kosovėn ishte ndryshe. Mė shumė se gjysma e bashkėkombasve tė tyre shqiptarė ishin nė anėn tjetėr tė kufirit. Me dashje ose pa dashjen e tij, shteti shqiptar u pėrfshi nė rrjedhat e kohės dhe kjo ishte njė gjė qė dihej se do tė ndodhte. Themelore ishte se si do tė pėrfshiheshin nė kėto rrjedha. Nė drejtimin e tyre apo nė tė kundėrtėn e tyre. Nė fillimin e vitit 1998, kur socialistėt kishin vetėm disa muaj qė kishin ardhur nė pushtet, ishin ende tė kujdesshėm tė merrnin pėrsipėr drejtimin e rrjedhės sė tyre. Nė radhė tė parė, tė marramendshėm me hallet dhe problemet qė kishte lėnė pas viti i mbrapshtė 1997, ata ende nuk e kishin tė qartė vizionin e Lėvizjes Ēlirimtare nė Kosovė, dhe si duket, ende nuk i ishte dhėnė drita e gjelbėr nga diplomacia ndėrkombėtare. Ishin tė afėrt, por ishin edhe tė kujdesshėm. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:26 am | |
| Tė dyja palėt, edhe strukturat e luftės, edhe tė shtetit shqiptar, kėrkonin rrugė njohjeje dhe afrimi, por duke mos dashur tė bėhej publikisht asgjė. Nė kėto rrethana, u takuan pėr herė tė parė nė Perėndim, disa pėrfaqėsues tė strukturave tė Lėvizjes Ilegale Atdhetare dhe tė UĒK-sė, me pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar. Takimi u organizua nė qytetin e Mynhenit nga Ramiz Lladrovci, nė fundin e muajit shkurt 1998, nė mbrėmje vonė, nė njė nga hollet e njė hoteli, me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, zotin Paskal Milo. Nė takim shkuam Rexhė Ibėrdemaj, nė atė kohė anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe i ngarkuar me problemet e shtypit, tė informacionit dhe tė lidhjeve me UĒK-nė, Fehmi Lladrovci, unė-Bedri Islami, dhe Ramizi. Ministri i atėhershėm i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Paskal Milo, ishte i interesuar pėr tė pasur konktakte, qoftė edhe tė pjesshme me strukturat e luftės nė Perėndim. Ai erdhi nė takim i shoqėruar nga disa bashkėpunėtorė tė tij dhe nga ambasadori i Shqipėrisė nė Bon, Bashkim Zeneli. Duke u nisur nga njohjet e mėhershme, i pari nė kėtė takim fola unė. Bėra pėrpjekje pėr t'i dhėnė njė pasqyrė sa mė tė mirė tė gjendjes, pėrse dėshironim krijimin e lidhjeve tė qėndrueshme me shtetin shqiptar, pėrse nuk kishte rrugė tjetėr tashmė veē luftės sė armatosur. I fola pėr vizionin tonė pėr luftėn, mendimet qė kishim dhe pėr besimin se shteti shqiptar do tė bėjė detyrėn e tij. Meqenėse nė atė kohė nė Shqipėri qeverisnin mjaft prej atyre me tė cilėt isha i njohur prej kohėsh, shfaqa besimin se edhe njohjet qė kemi do tė jenė njė shkas mė shumė pėr tė besuar se do tė bėjmė mė tej nė tė ardhmen. Deri nė atė kohė pak prej njerėzve nė Shqipėri e dinin se unė isha bėrė pjesė drejtuese, e mė pas, edhe drejtuesi kryesor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Zoti Milo mė dėgjonte me vėmendje dhe herė pas here pyeste pėr diēka. Pas meje foli Ibėrdemaj, i cili i njihte mė nė detaje ēėshtjet e organizimit tė luftės. Pėrgjithėsisht flitej pėr parime, pėr domosdoshmėrinė e mbėshtetjes sė shtetit shqiptar nė luftėn qė mund tė vinte, shumė mė shpejt se sa mund tė merrej me mend. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:27 am | |
| Impresioni i parė ishte se nė qeverisjen e shtetit shqiptar ose kishte njohje shumė tė pakta, ose njohja do tė ishte e pėrqendruar nė dy-tre veta dhe zoti Milo nuk ishte njėri prej tyre. Ai mbėshteste mendimin, i cili dukej se ishte zyrtar, se qeveria ku ai bėnte pjesė, mbėshteste zotin Rugova, rrugėn e tij, se nuk kishte angazhim konkret pėr strukturat e luftės. Ai ishte mirėdashės, ishte edhe i trazuar, dėshironte tė dinte mė shumė, por, edhe me taktin e diplomatit, ngulmonte se duhej mbėshtetur deri nė fund, aq sa ishte e mundur, mundėsia e zgjidhjes sė problemit shqiptar nė Kosovė pa luftė dhe dhunė. U shtruan pėr disa orė me rradhė trajtime tė ndryshme. Zoti Milo na bėri propozimin, i cili mė ēuditi mė shumė se gjithēka tjetėr, tė pjesėmarrjes sė Organizatės sonė dhe strukturave tė luftės nė zgjedhjet e 22 marsit 1998, duke na thėnė se, nėse fitojmė zgjedhjet, atėherė edhe mbėshtetja e shtetit shqiptar do tė jetė pėr ne; nė tė kundėrtėn, mbėshtetja do tė ishte pėr fituesin e zgjedhjeve. U pėrpoqa t'i tregoja se vetėm fakti se je anėtar i Organizatės do tė thotė disa vite nė burgjet serbe, se njė organizatė ilegale nuk ka tė bėjė me farsėn e zgjedhjeve qė po pėrgatitej. E theksoj, ishte dashamir, por hapėsira qė i ishte dhėnė, ishte e ngushtė; ose nuk ishte krijuar ende hapėsira e duhur. I vetmi njeri qė nuk kishte folur, edhe pas pesė orė bisedimesh, ishte Fehmiu, qė vazhdimisht shkruante nė njė bllok qė kishte pėrpara. Kur kishte kaluar ora njė e natės, takimi kishte filluar nė mbrėmjen e 27 shkurtit dhe kishte hyrė 28-a, Fehmiu kėrkoi tė merrte fjalėn. Ishte i vrenjtur. "Ne e kemi vendosur tė luftojmė, tha ai. Nuk ka rrugė tjetėr". Njėri ndėr bashkėshoqėruesit e zotit Milo e ndėrpreu, duke i thėnė pak ashpėrsisht: "Nėse keni vendosur tė luftoni, atėherė pėrse po bisedojmė"? |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:27 am | |
| Fehmiu e pa me cep tė syrit, njė herė nuk deshi t'i pėrgjigjej, por pastaj i tha shkurt: "Nuk po tė drejtohem ty. Ti mbaj vendin tėnd. Kam ardhur tė flas me zotin ministėr, pėr tė cilin kam respekt. Pra, do tė luftojmė, kjo ėshtė e vendosur. Nuk ka rrugė tjetėr, vazhdoi ai, duke iu drejtuar zotit Milo. Problemi ėshtė se ēfarė do tė bėjė qeveria e shtetit shqiptar. Se ēfarė do tė bėjė populli shqiptar, atė e dimė. Pra, ju ēfarė do tė bėni: do tė ndihmoni apo nuk do tė ndihmoni"? Zoti Milo filloi tė argumentonte edhe njė herė se shumė probleme mund tė zgjidheshin pa shkuar deri tek lufta. Ishte mirėkuptues, dėshironte tė mirėkuptohej. Fehmiu vazhdoi: "Lufta ėshtė mė afėr se sa mund tė mendoni ju. Ėshtė krejt afėr. Ne presim qė qeveria e shtetit shqiptar tė bėjė detyrėn e saj. Ne e duam Shqipėrinė dhe nuk duam asnjė e keqe t'i vijė asaj, por kjo ėshtė nė tė mirėn e krejt kombit. Nėse ju nuk e bėni detyrėn tuaj dhe e pengoni luftėn ēlirimtare tė vėllezėrve tuaj nė Kosovė, atėherė ju do tė bėni tradhti kombėtare. Ne do ta fitojmė luftėn edhe pa ju, por nėse shkon puna deri kėtu sa tė kryejmė punėt me Serbinė, do tu kthehemi atyre qė tradhtuan. Rrugė tjetėr nuk ka". |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:28 am | |
| Pas kėtyre fjalėve, ishte e vėshtirė tė vazhdoje mė tej. Ministri Milo tha se punėt nuk do tė shkojnė deri kėtu dhe mė pas ai u dėshmua se e kishte pėr zemėr mbėshtetjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Shumė rrugė diplomatike janė hapur pėrmes tij ose janė organizuar pėrmes tij dhe Agim Fagut, ambasadorit shqiptar nė Londėr. Kam patur gjithnjė mendimin se ai ka qenė njė ndėr njerėzit mė sinqerisht tė interesuar nė klasėn politike drejtuese nė Shqipėri pėr pėrkrahjen politike, diplomatike dhe nė struktura tė tjera tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai e pėrsėriti edhe njė herė se punėt nuk do tė shkojnė deri kėtu, se pėr tė gjitha do tė informojė shefin e qeverisė dhe shokėt e tij tė kabinetit dhe se do tė gjenden rrugėt e nevojshme pėr tė mbėshtetur njėri-tjetrin. Ishte i emocionuar, ndoshta edhe nga fakti se ne folėm shumė sinqerisht me tė, iu hapėm pėr shumė probleme dhe e donim ndihmesėn e tij. Kur po ndaheshim, ne qėndruam fare pak me njėri-tjetrin dhe ai mė pyeti se cili ishte njeriu qė kishte folur aq hapur. I tregova. Mė tha sinqerisht se kėta njerėz e meritojnė lirinė. Mė tha se do tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr tė hapur rrugėt e duhura. Pastaj mė tha se edhe mesazhin e fundit, ashtu siē e kishte marrė, do ta ēonte tek shefi i qeverisė. Tre muaj mė pas, kur kryesoja pėrfaqėsuesit e LPK-sė nė takimet me drejtuesit mė tė lartė tė shtetit shqiptar, njėri prej tyre mė tha se mesazhin e takimit tė Mynihut e kishte marrė dhe e kishte vėnė nė mendime, natyrisht pėr tė mirė, shtoi pas pak. Ky ishte Fehmi Lladrovci, njeriu qė fliste hapur e burrėrisht, edhe kur fjalėt dukeshin se ishin tė rėnda. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:28 am | |
| Kur fillojnė e thyhen netėt e marsit Pragnisje: Nė mėngjesin e 5 marsit ai ende nuk kishte vėnė gjumė nė sy. Ishte ende natė, njėra nga netėt e errėta tė fillimit tė pranverės, nė njė cep tė Gjermanisė sė poshtme. Kishte pritur gjithė kohėn njerėzit qė kishin vendosur tė niseshin me tė. I pari, nga Duisburgu, njė qytet i largėt, kishte ardhur Xhemė Gashi. Kishte blerė njė veturė tė vjetėr, "Benz", ngjyrė tė bardhė dhe kishte thėnė thjesht: "Shkojmė deri nė Shqipėri me tė dhe pastaj ua lėmė shokėve qė merren me furnizimin. E di se kanė nevojė pėr tė". Pastaj kishin ardhur tė tjerėt, njėri pas tjetrit dhe kishin ardhur krejt si zakonisht. Ai ishte pėrpjekur tė dallonte diēka tė veēantė tek ata, por nuk e kishte gjetur. Ishte ndjerė i qetė dhe kishte thėnė me vete se nuk kishte gabuar nė zgjedhjen e tyre. Kishte qenė i bindur pėr kėtė, ēdo gjė qė kishte rrjedhur deri atėherė ia kishte dhėnė kėtė besim, megjithatė, ka njė moment, njė ēast, kur ndoshta edhe pėr pak kohė, mund tė luhatesh. Disa prej tyre po linin nė shtėpi familjet, kishin fėmijė tė vegjėl, ja, Xhema pėr shembull, mendoi ai me vete, kishte njė djalė 5 vjeēar, Samiu po ashtu. Nuk ishte e lehtė t'i lije vetėm e tė niseseshe pėr nė luftė, pėr mė tepėr nė njė luftė qė ishte vetėm nė fillimet e saj. Prej ku po niseshin e deri nė kalimin e kufirit, nė dy anėt e tė cilit flitej shqip dhe kjo i dhimbte atij mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ishin mė shumė se 1500 kilometra rrugė, do tė kalohej pėrmes tre shteteve, pastaj deti Adriatik. Nuk ishte njė udhėtim i zakonshėm. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:29 am | |
| Nata e mbrėmshme kishte qenė e gjatė, tepėr e gjatė, njėra prej netėve tė cilės nuk i dihej as fillimi e as fundi. Ishte mė shumė njė ditėnatė. Pas dy a tre orėve do tė fillonte tė zbardhte, por atėherė ai do tė ishte nė fillimin e vargmalave tė Tirolit Jugor. Tė gjithė tė tjerėt po flinin. Burrat nė njė dhomė, nė dhomėn tjetėr ishin Xheva, Shema dhe fėmijėt. Kur mendonte pėr ta, fėmijėt, ndjente gjithmonė njė shtrėngim malli. Diēka i bulonte vrullshėm nė veten e tij. Nuk ishte mungesa e fėmijve. Kudo qė shkonte, ai merrte pranė fėmijėt e vegjėl dhe luante e fliste me ta, sikur tė ishin tė njohur prej vitesh. Kur e shikoje ashtu, tė madh, burrėror, pasi mė parė kishe dėgjuar bisedėn e tij, e kishe tė vėshtirė tė besoje se ishte i njėjti njeri. Edhe njė natė pėrpara kėshtu kishte ndodhur. Fėmijėt e tė vėllait, Ramizit, i kishin ardhur tė katėrt pranė, ai mė shumė donte vajzėn, ndoshta edhe nga emri, Kosovare. Pastaj djemtė, sikur ta ndjenin se do tė kishte njė largim, nuk donin tė iknin. Vajza kishte shkuar tek dada Xhevė. Ndjeu pėrsėri afėrsinė e tyre dhe e dinte se atje larg, vetėm mallin e tyre do tė kishte. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:29 am | |
| Shokėt filluan tė zgjoheshin. Poshtė prisnin tre makina. Natėn qė po shkonte ai i kishte thėnė Xhemė Gashit se ai dhe Xheva do tė udhėtonin me tė. Aty do tė sistemonin edhe uniformat ushtarake dhe pajisjet e tjera. "Nėse ndodh gjė nė kalimin e kufirit apo gjatė rrugės, do tė themi se janė vetėm tonat. Tė tuat dhe tė miat. Tė tjerėt le tė vazhdojnė rrugėn". "Mirė, tha Xhema, krejt qetėsisht, si tė ishte fjala pėr tė bartur diēka tė zakonshme. Kur u nisėn, qyteti ishte ende nė gjumė. Fashat e dritave tė makinave ēanin errėsirėn. Nė ēdo orė qė kalonte, ata i afroheshin vendlindjes. Nuk ndjenin asnjė lloj mėrzie qė po iknin.E vetmja keqardhje e tyre ishte se Kosova kishte qėlluar aq larg. Tashmė ajo ishte larg me kilometrat qė kishin pėrpara. Dhe me padurimin pėr tė mbėrritur, gjithnjė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me dėshirėn. Ishin nisur. Edhe njė herė bashkė. Xheva rrinte dhe shikonte peisazhin pėrreth. Nuk do ti shihnin mė kėto zgjatime malesh qė rendnin nėpėr terr. Gjithēka do tė mbeste pas, vite tė shkuara, dhimbje e kaluar. I vinte keq qė me disa nga miqtė e tij nuk kishte arritur tė ndahej, por kjo nuk ishte edhe aq e rėndėsishme. Kishin mjaft kohė pėrpara. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:29 am | |
| "Ēikė, po shkojmė, i tha ai ngadalė Xhevės. Kishte gjithēka nė ato krejt pak fjalė. "Po shkojmė, tha edhe ajo dhe ai e ndjeu se kjo kishte qenė gjithnjė dėshira e saj. Nuk i vinte keq qė po iknin. I kishte ardhur keq vetėm kur kishin ardhur... Fragmente nga njė bisedė me Hashim Thaēin "Pėr Fehmiun kisha dėgjuar shumė herėt, qysh kur isha nė vitet e para tė studimeve, nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, pėr angazhimin e tij, si i burgosur politik, pėr qėndrimin e pathyeshėm nė burgjet jugosllave, pėr rezistencėn qė kishte zhvilluar nė Kroaci kundėr ushtrisė serbe. Tė gjitha kėto i kisha dėgjuar nga shokėt e tij: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Shaban Muja, etj. Mirėpo, personalisht Fehmiun kam takuar nė verė tė vitit 1994 nė Gjermani, tek i cili qėndrova disa ditė. Aty pėr herė tė parė e kam takuar edhe Xhevėn, bashkėshorten dhe bashkėluftėtaren e tij tė pandashme. Kishte vite qė ne njiheshim indirekt, nga tė tjerėt. Familja Lladrovci vazhdimisht ka qenė e pėrkushtuar ndaj ēėshtjes atdhetare. Fehmiu u burgos nė mes tė viteve tė tetėdhjeta, kurse vėllau i tij, Ramizi qė herėt ishte i inkuadruar nė lėvizjen klandestine tė kohės. Unė, nė fillim tė viteve 1991 dhe 1992, kam qėndruar shpesh nė familjen Lladrovci, ku sė bashku me bashkėluftėtarė tė tjerė kemi biseduar pėr organizimin e rezistencės sė armatosur. Gjithsesi, duhet ta theksoj kontributin e babait tė Fehmiut, bacės Tush, i cili pėr ne e kishte tė hapur gjithmonė derėn e shtėpisė dhe na ka strehuar dhe ushqyer nė ēdo kohė. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:30 am | |
| Unė: Si ndodhi kalimi i kufirit nė marsin e vitit 1998? "Kadri Veseli dhe unė kishim pėrvojė tė kalimit tė kufirit. Kalimi i kufirit me Fehmiun, Xhevėn dhe me atė grup, ishte pėrjetim i veēantė. Kur arrita nė bazėn mė tė afėrt pranė kufirit, sepse ndėrkohė isha i angazhuar nė njė punė tjetėr, mbeta i mahnitur kur Fehmiun dhe Xhevėn i pashė tė veshur nė uniformė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai ishte trupgjatė, njeri shumė serioz dhe me pėrkushtim tė veēantė. Kalimi i kufirit ishte mjaft i vėshtirė, sepse nga fshati Vllahėn i Hasit kaluam nėpėr Bjeshkėt e Pashtrikut, gjatė tėrė natės, nė acarin e fillim marsit 1998, pėr tė arritur nė Demjan tė Hasit. Nė Demjan, gjatė ditės, u strehuam nė njė pyll tė vogėl dhe qėndruam gjatė tėrė kohės. Kjo duhej bėrė pėr tė mos rėnė nė sytė e njerėzve lėvizjet tona. Pas hyrjes nė Kosovė, Fehmiu luajti njė rol tė rėndėsishėm nė forcimin dhe organizimin e UĒK-sė, nė sajė tė pėrvojės sė arritur nė luftėrat e Kroacisė dhe tė pėrgatitjes ushtarake qė kishte pėrfituar atje. Ndėrkohė, Fehmiu zhvilloi njė intervistė me gazetarin e BBC-sė, njė paraqitje tashmė e mirėnjohur pėr publikun e gjerė, nė tė cilėn shfaqi konceptin e tij, vizionin dhe vendosmėrinė e luftės sė UĒK-sė. Edhe mė parė Fehmiu kishte paraqitje mediale, por nė intervistėn e BBC-sė ishte mė i plotė, sepse ishte brenda strukturave tė UĒK-sė. Aty shihet qartė se sa i besonte drejtėsisė sė luftės Fehmiu. Ajo intervistė u shndėrrua nga mesazh medial nė simbol tė vendosmėrisė dhe forcės sė karakterit tė Fehmi Lladrovcit dhe UĒK-sė. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:30 am | |
| E vėrteta pėr intervistėn e famshme tė Fehmiut ose pėrfaqėsimi i parė medial i UĒK-sė nė botėn e jashtme Nė mes tė 10 marsit dhe 22 shtatorit 1998, ka mjaft prej atyre ngjarjeve tė cilat e bėnė edhe mė tė pėrkushtuar jetėn e Fehmi Lladrovcit, njėkohėsisht edhe mė tė njohur emrin e tij. Njėra prej tyre, ndoshta nga mė tė njohurat, ėshtė edhe intervista, nė cilėsinė e komandantit tė lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhėnė gazetarit tė njohur britanik Devid Lloid, dhe transmetuar nė kanalin televiziv BBC World, nė maj tė vitit 1998. Nė tė vėrtetė intervista ėshtė pėrgatitur nė fundin e muajit prill. Ėshtė fillimi i pranverės sė vitit 1998 dhe ende nuk ishin bėrė tė njohura strukturat e UĒK-sė, ende nuk ishte ngritur Drejtoria Politike e saj, dhe nuk kishte tė emėruar zėdhėnėsin e saj politik. Duke mos patur lidhje tė tilla, pra njė adresė se ku mund "tė trokitej", gazetari britanik, ashtu si shumė tė tjerė, ende nuk e kishin gjetur rrugėn drejt frontit tė luftės. Nga ana tjetėr, ata qė ishin nė luftė, shpeshherė nuk e dinin se me cilėt kishin tė bėnin, se sa tė besueshėm janė ata qė po shkojnė, sa mund t'u besohet dhe sa tė saktė do tė ishin mė tej. Nė fund tė fundit, gjithēka ishte nė fillimin e njė shtrirjeje masive tė radhėve tė UĒK-sė, saqė koha e mbetur pėr tė kontrolluar sa nga vijnė dhe ku shkojnė gazetarėt e huaj, ishte shumė e paktė. Pikėrisht kėtu qėndron edhe shkaku i disa keqkuptimeve qė ndodhnin me gazetarė tė huaj, por ndoshta kjo ishte edhe mė mirė, sepse jo rrallė ishin bėrė pėrpjekje qė edhe pėrmes "shtypit" tė penetronin nė zonat e luftės njerėz tė lidhur me qarqet e luftės sė Serbisė. Kjo nuk kishte ndodhur vetėm me dy "gazetarė" francezė, por edhe me njė njeri tjetėr qė ishte paraqitur si gazetar i lirė hollandez, e nė tė vėrtetė ishte krejt i huaj pėr shtypin. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:31 am | |
| Lajmi se njė gazetar britanik nė Drenicė kishte ardhur pėrmes lidhjeve me Jashar Salihut, kryetar i Fondit "Vendlindja thėrret" dhe nėnkryetar i LPK-sė, do tė ishte disi i papritur nė zonėn e parė operative. Ende ishte gjithēka nė ringritje. Nga ana tjetėr, kjo do tė ishte intervista e parė nga zonat e luftės, duhej tė ishte domosdo njė paraqitje sa mė dinjitoze tė ishte e mundur. Askush tjetėr nuk mund ta bėnte kėtė mė mirė se sa Fehmi Lladrovci. Dikush i propozoi qė nė intervistė tė jetė i maskuar, tė vendosė njė maskė nė fytyrė. Nuk e pranon, e refuzon preras dhe thotė se nuk ėshtė kthyer nė Kosovė qė tė jetė anonim dhe nuk ka pse tė fshihet. Ai ėshtė kėtu nė vendin e tij dhe pėr vendin e tij. Ka njėfarė hezitimi nga ai qė propozon. As qė e kishte menduar ndonjėherė se mund tė fliste me maskė pėr luftėn e popullit tė tij. Ende ėshtė droja se mos ky njeri, edhe kėshtu kaq i mitizuar, do tė bėhet edhe mė "i madh", dhe nuk do tė dihej nėse do ti pėlqente gjithkujt njė afishim i tillė. Nė fund tė fundit nuk ka rrugė tjetėr. Ai ėshtė nga tė paktėt qė mund tė bėjė kėtė. Bien nė njė mendje, edhe sepse nė thelb, edhe ai do tė dėshironte tė ishte ashtu siē e kishte menduar Fehmiu. Njė baticė-zbaticė e fjalėve tė dikurshme do tė jetė gjithnjė e pranishme. Ai ėshtė serioz, si gjithnjė. Pėr herė tė parė nė jetė, ndoshta edhe pėr tė hequr njė pjesė tė mallit pėr mikun e tij tė dikurshėm, Adem Jasharin, ka lėnė mjekėr. Nuk e ka mė atė shikimin e menduar qė kishte patur dikur, sepse nuk kishte asnjė brengė mė, ishte mė i qetė nė gjithēka qė kishte mbartė me vete dhe ēdo gjė e tij shpreh njė siguri tė jashtėzakonshme. Ishte mė i shėndoshė se kur kishte ikur nga Perėndimi, sepse halli i madh i moskthimit i ka rėnė nga supet. |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:31 am | |
| Nė tė vėrtetė, ėshtė pak i emocionuar, e di pėrgjegjėsinė e madhe qė ka marrė mbi vete dhe qė njėkohėsisht i kanė besuar shokėt e tij. Ai e di po ashtu se BBC ėshtė njė nga mediat radiotelevizive mė prestigjioze nė tė gjithė botėn. Nė tė njėjtėn kohė ky ėshtė edhe pėrfaqėsimi i parė politik i UĒK-sė nė botėn e jashtme. Para saj, askund, nuk ėshtė bėrė njė intervistė nga zonat e luftės, e edhe mė pas, ato do tė jenė tė pakta, dhe asnjėra prej tyre nuk do tė ketė jehonėn e saj. Nga ana emocionale, kjo intervistė ka njė ndėr momentet mė madhore tė Fehmiut, ose mė saktė tė afishimit tė idealit tė tij. Gjatė gjithė intervistės ai ka qenė tepėr serioz, disi i vrenjtur, ushtarak i lindur, i bindur nė atė qė thotė, por edhe duke e ditur se kjo do tė ishte njė luftė e rėndė, e ashpėr dhe e pėrgjakshme. Ka kėtu njė moment i cili, si tė thuash, e dritėzon krejt intervistėn nė anėn emocionale dhe ideore tė saj, dhe ky shfaqet pas pyetjes sė gazetarit britanik: "Keni kaluar njė kohė tė gjatė nė burg politik. A jeni tė gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn?" Ky ėshtė i vetmi moment qė Fehmiu shkėputet nga serioziteti i tij dhe flet gjithēka qė kishte nė shpirt; buzėqesh me njė dritė tė veēantė dhe pėrgjigjet: "Me dėshirėn mė tė madhe. Mė e shtrenjtė ėshtė liria se jeta. Tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė janė tė vetėdijshėm se pushkėn e kanė marrė nė duar qė tė vdesin pėr lirinė e Kosovės dhe asnjė nuk do ta kursejė jetėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė imadh jetėsor". |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:32 am | |
| * * * Fragmente nga intervista e Komandantit tė lartė tė UĒK-sė Fehmi Lladrovci, transmetuar nė kanalin televiziv BBC World · "Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor" Pas njė kohe kaq tė gjatė tė pritjes dhe tė rezistencės paqėsore tė udhėhequr nga I. Rugova dhe partia e tij (LDK), pėrse e patė tė domosdoshme t'i merrni armėt nė dorė? "Shqiptarėt kanė pritur shumė kohė pėr tė kuptuar se nismat dhe veprimet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, rezultuan kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Sot, ky popull aspiron ēlirimin pėrfundimtar nga fashistėt dhe ēetnikėt serbė. Periudha e viteve tė rėnda 1981-1990 ėshtė mjaft e njohur edhe pėr opinionin evropian dhe pėr atė amerikan. Megjithatė, tragjedia e mijėra bijve dhe bijave tė Kosovės, burgosjet dhe torturimet e tyre nga regjimi jugosllav kaluan nė heshtje. Gjaku i derdhur nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve nuk u muar fare parasysh. Politika "paqėsore" kosovare, e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetė vjet sillet nėpėr zyrat e Evropės dhe tė Amerikės, nuk solli gjė konkrete. Nuk ka gjė prej kėsaj politike... Nuk i kemi marrė armėt nė dorė nga dėshira, por kjo ėshtė njė domosdoshmėri. Pa njė organizim tė tillė askush nuk do tė na dėgjojė, as Evropa, as SHBA-tė. A mendoni se Evropa dhe SHBA mund tė angazhohen ushtarakisht nė Kosovė? "...Nėse ndodh diē e tillė, atėherė do tė jetė si zakonisht tepėr vonė, kur gjaku do tė derdhet deri nė fyt..." Pėr serbėt, ju jeni "terrorist"... |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:32 am | |
| "...Mirė, le ta argumentojnė serbėt vetėm njė akt tė "terrorizmit" tė ushtruar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. ...E ne mund t'i numėrojmė mijėra raste tė terrorit tė bėrė nga falangat serbe, mbi popullin e pambrojtur shqiptar. Le tė tregojnė ata vetėm njė njeri tė pafajshėm, i cili ėshtė vrarė nga UĒK-ja, njė njeri tė paarmatosur, njė fėmijė apo njė grua kudoqofshin ata nė territorin e Kosovės. Armėt nuk i morėm nė duar pėr tė luftuar kundėr popullatės serbe qė jeton nė Kosovė. I morėm kundėr regjimit ēetnik dhe kundėr forcave policore dhe ushtarake serbe qė janė nė Kosovė. Pėr ēfarė luftoni? "Pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės". Por sot shqiptarėt janė nė pėrgatitje tė ekipit negociator. Ka tė ngjarė qė ky ekip mund tė pranojė edhe njė trajtė tė autonomisė nė kuadėr tė "RFSJ"-sė. Sa do tė ishit tė gatshėm tė pranonit njė gjė tė tillė? "Assesi, natyrisht. UĒK-ja nuk pajtohet me asnjė zgjidhje, pėrveē pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. A synoni tė merrni pjesė nė bisedime? "Po, jemi tė gatshėm tė bisedojmė me Serbinė. Por, vetėm pėr kufijtė. Pėr asgjė tjetėr. Pėrderisa ju luftoni nėpėr male, nuk duket tė ketė ndonjė krah politik nė Prishtinė? "UĒK-ja nė radhėt e veta ka drejtues politikė, mirėpo nė Prishtinė nuk e kemi krahun politik. Keni kaluar njė kohė tė gjatė nė burg politik. A jeni tė gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn? "Me dėshirėn mė tė madhe. Mė e shtrenjtė ėshtė liria se jeta. Tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė janė tė vetėdijshėm se pushkėn e kanė marrė nė duar qė tė vdesin pėr lirinė e Kosovės dhe asnjė nuk do ta kursejė jetėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor. Meqė shumė rrallė mund tė dėgjohet ndonjė fjalė nga ju, ēfarė do t'i porositnit botės me kėtė rast? |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:33 am | |
| "Mendoj se ėshtė turp pėr Evropėn demokratike, qė sot tė ekzistojė njė pakicė serbe, e cila synon t'i nėnshtrojė 90 pėr qind tė popullit tjetėr nė Kosovė; qė kėtė ta ushtrojė pėrmes terrorit tė paparė. Problemi i Kosovės nuk ėshtė problem i komplikuar, ēfarė tentojnė ta paraqesin faktorėt ndėrkombėtarė. Ėshtė problem qė mund tė zgjidhet fare lehtė: ēdo popull i botės, pėrmes konventave ndėrkombėtare, ka tė drejtė pėr vetėvendosje dhe pėr pavarėsi. Kėtė tė drejtė e ka edhe populli shqiptar, i cili nė Kosovė ka mbi dy milionė banorė. Nuk kėrkojmė as mė shumė, as mė pak se popujt e tjerė tė botės. Do tė shtoja edhe njė gjė, meqė edhe Amerika edhe Evropa i adresohen sė tepėrmi parimit tė mosndryshimit tė kufijve. Jugosllavisė tashmė i janė prishur kufijtė. Ėshtė themeluar shteti slloven, shteti kroat, shteti boshnjak dhe ai maqedon. Si u bė e mundur qė Maqedonia tė dalė aq lehtė nga shteti jugosllav, duke pasur brenda vetes mbi 40 pėr qind shqiptarė? Kėto i marrim padrejtėsi tė bashkėsisė ndėrkombėtare, andaj jemi tė vendosur tė luftojmė deri nė fund pėr ēlirimin e Kosovės. Nuk ka forcė qė tė na mposhtė... Po aftėsinė e armatimit. A nėnkupton arsenali juaj edhe armėt anti-tank dhe ato kundėrajrore? "I kemi tė gjitha armėt e nevojshme pėr vetėmbrojtje. Kemi edhe armatim kundėr tankeve dhe sistemeve kundėrajrore. Jemi tė bindur se do t'i rrėmbejmė tė gjitha armėt qė gjenden nė duart e ēetnikėve, meqė arma mė e fortė pėr ēlirimin e njė populli ėshtė morali. Kėtė moral Serbia nuk mund ta vrasė me asnjė armė. Ajo nuk mund ta shuajė vullnetin pėr liri... A po rritet numri i pjesėtarėve tė UĒK-sė, meqė mė herėt keni pohuar se morali ēdo ditė ėshtė mė i madh? |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:33 am | |
| "Ēdo terror shtetėror ka reaksionin e vet nė popull. Populli ėshtė i gatshėm qė njėzėri t'i pėrgjigjet thirrjes sė atdheut pėr shpėtim kombėtar. Vullnetarėt tanė arrijnė ēdo ditė dhe numri i tyre ėshtė maksimal. Vullneti i popullit pėr liri ėshtė mė i madh se kurdoherė, pikėrisht pėr shkak tė shtypjes dhe terrorit serb. Pas masakrės sė Prekazit, i gjithė populli i Kosovės u bė i gatshėm tė luftojė pėr atdhe..." Marsi i luftės: Kosova apo pragu i shtėpisė? Njeriu qė po hynte nė Kosovė nė mėngjesin e dhjetė marsit tė vitit 1998, sė bashku me pesėdhjetė shokė tė tjerė, kishte nė vete njė dhimbje tė madhe, qė kishte rėnduar mbi tė mė shumė se pesha e dėborės apo hija e rėndė e Bjeshkėve tė Namuna. Nė kėtė rrugė, pikėrisht duke u nisur nga i njėjti fshat, Vlanė, ai kishte filluar rikthimin njė vit mė parė. Kishte qenė njė ndeshje e dhimbshme, sepse ishte vrarė njėri nga djemtė mė tė mirė tė Kosovės, Luan Haradinaj, "buka dhe pushka e UĒK-sė"; por ai kishte tashmė edhe dhimbjen e rėnies sė njė njeriu jashtėzakonisht tė vyer, Adem Jasharit. Nė vete kishte thėnė se, kur ai e kishte kėtė dhimbje qė i rėndonte mbi shpatulla, nė kraharor e kudo, ai, qė ishte mėsuar me dhimbjen dhe e kishte pėrballur atė; si do tė kishte ndodhur me njerėzit e zakonshėm, ata, studentėt apo bujqėrit e mirė, njerėzit qė ishin mėsuar tė shihnin idhullin e tyre mitik dhe tė cilin nuk e kishin mė? Mos vallė kishte filluar, sė bashku me rėnien e Jasharėve, edhe rėnia e qėndresės sė tij? Kishte qenė njėri nga qėllimet mė tė egra tė pushtuesit serb: thyerja e shpresės. Nėse e ke vrarė shpresėn, atėherė ke vrarė gjithēka. A nuk do tė ishte e mundur qė me rėnien e njė njeriu si Ademi apo Hamza tė kishte filluar edhe humbja e shpresės...? |
|  | | Orfe@ V.I.P


 Numri i postimeve : 9104 Age : 107 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri Thu Sep 11, 2008 5:33 am | |
| Mund tė kishte ndodhur edhe ashtu. Nuk do tė ishte hera e parė dhe njėkohėsisht nuk do tė kishte qenė as e fundit. Ai e dinte kėtė, njėzet e dy vite jetė ilegale e kishin mėsuar se pas humbjes sė prijėsit duhej njė kohė, nganjėherė e gjatė, pėr t'u ringritur. Kjo kishte ndodhur disa herė nė lėvizjet atdhetare ilegale, mund tė ndodhte edhe tashti. Do tė ishte njė cikėl i dhimbshėm, por gjithsesi mund tė ishte edhe i kuptueshėm. Ai do tė bėnte gjithēka qė do tė mundte pėr tė mos e lejuar thyerjen e shpresės, pėr tė mos patur bjerrje, ai do tė dilte, ashtu si kishte qenė pėrherė, njeriu i shpresės sė madhe. Kishte nė krahun e tij Xhevėn, ėshtė pak tė thuash se kishte bashkėluftėtaren e hershme tė tij, ata ishin vazhdimi i njėri-tjetrit dhe plotėsimi i secilit njėkohėsisht; atė qė mund ta linte deri nė pragun e pėrfundimit fjala e vrullshme e Fehmiut, do ta pėrmbushte butėsia e fjalės sė Xhevės. Gjithnjė kishin qenė kėshtu, qė nga 13 gushti i vitit 1985, dy njerėz qė e kishin pritur njėri-tjetrin, pėr ta gjetur dhe pėr tė mos u ndarė mė. Tani nė luftė, kjo mosndarje e pazakontė ishte dyfish e vlefshme; jo vetėm se po rikthehej njė grua luftėtare, e cila ėshtė bėrė tashmė tepėr e njohur dhe tė cilėn Drenica e kishte bėrė bijė tė vetėn, por mbi tė gjitha ishte shembulli i madh i vazhdimit tė vetėflijimit tė pėrbashkėt familjar. Sepse ata po vinin pėr tė vėnė jetėn e tyre nė themelin e lirisė sė Kosovės. Ky rikthim do tė ishte i lidhur me shpresėn. |
|  | | Sponsored content
 | Titulli: Re: Kėto ditė del nga shtypi libri  | |
| |
|  | | | Kėto ditė del nga shtypi libri | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |