Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lëvizja Kombëtare Shqiptare

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Lëvizja Kombëtare Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Lëvizja Kombëtare Shqiptare   Lëvizja Kombëtare Shqiptare EmptySat Jun 20, 2009 8:50 am

Lëvizja Kombëtare Shqiptare: si ka qenë, si është dhe si duhet të organizohet?


Vera Dushi

Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në ekzistencën e saj disashekullore e ka pasur si objektiv çlirimin e trevave shqiptare dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëri. Deri më 1912, ajo ka ndjekur ç’rrenjosjen e pushtimit dhe kolonizimit osman dhe mbrojtjen e trevave shqiptare nga pushtimi ekspansionist sllavo-grek. Ideologët e saj kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun e copëtimit të trevave shqiptare midis fqinjeve, prandaj kanë përdorur si levë e parë taktike kërkesën e bashkimit të vilajetëve shqiptare në një entitet të vetëm autonom brenda Perandorisë Osmane. Sami Frashëri ka analizuar në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë” domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe formimit të një shteti të pavarur shqiptar si udhë e vetme shpëtimi të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë prej zgjedhes turke dhe prej ndarjes: “Turqia e ka në Europë një jetë shumë të shkurtër. Shqipëria nuk ka bërë një themel për vetvetën, as rrënje; rron në themelet të rrënuara të Turqisë dhe në rrënjet e saj të kalbura. Pas rrënjes së saj, do të bjerë edhe Shqipëria që do të mbytet në rrënjet të rënda të saj”. Në rast se Shqipëria do të vazhdonte të mbetet nën Perandorinë Osmane, argumentonte ai, e ndarë në katër vilajetë dhe pa asnjë të drejtë të veçantë dhe në rast se shqiptarët nuk do të ngriteshin për të kërkuar të drejtave të tyre dhe për t’u çliruar, ata do të identifikoheshin me turqit. Në këtë rast, kur Perandoria Osmane do të rrënjosej, Shqipëria do të mund të trajtohej si pjesë të trashëgimisë turke, si object ndarjeje midis monarkive fqinje, si rrjedhoje do të mund të ndahet bashkë me këtë Perandori. Për këtë arsye, theksoi ai, ishte e domosdoshme si përmbysja e Perandorisë Osmane të gjente Shqipërinë e organizuar në një shtet të vetëm me një qeveri të vetme dhe “një orë para përmbysjes së Perandorisë Osmane të dihet qartë ku është dhe deri ku është Shqipëria”. Paralajmërimi i Samiut u vërtëtua fatkeqësisht…
Avancimi i kërkesave politike drejt pavarësisë së shtetit shqiptar përfshirës të të gjitha trevave të banuara nga shqiptarët është bërë në kontekstin e agresionit sllavo-grek mbi shqiptarët. Dëshira gjithshqiptare për të jetuar lirisht dhe të pavarur në një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve u shpreh në Vlorë, nga të gjitha delegatët që miratuan pavarësinë e Shqipërisë së gjitha trevave të banuara nga shqiptarët.
Vendimet e Konferencës së Londrës për copëtim të Shqipërisë, pranimi i pushtimeve të Serbisë dhe Greqisë mbi trojet shqiptare shënuan domosdoshmërinë e riformësimit të objektivave të Lëvizjes Kombëtare, për mbrojtje dhe përforcim të shtetit shqiptar të përgjysmuar dhe luftë për çlirim kombëtar dhe bashkim të trojeve të pushtuara shqiptare. Organizata e parë shqiptare ka qenë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendrën në Shkodër. U krijua më 1 maj 1918 dhe kishte një program ambicioz – clirimin e Kosovës, mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe demokratizimin e tij. Komiteti deklaronte hapur: “Nuk do të kuptohemi kurrë më sllavët aq kohë sa sllavët do të jëtë brenda Kosovës” dhe vepronte duke organizuar lëvizjen kaçake që luftoi hapur, me mjete të armatosura kundër regjimit serb në Kosovë.
Pas luftës së dytë botërore deri në ditët e sotme, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në trojet shqiptare nën Jugosllavi ka kaluar shtatë faza:
1) Faza e parë: periudha nga viti 1945 e deri në vitin 1952. Mund të përkufizohet qartë, sepse në tërësi, edhe politikisht, është e lidhur me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare. Kjo lëvizje kishte karakter politiko-ushtarak, udhëhiqej nga intelektualët patriot si Halim Spahia, Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Gjon Serreqi. U themelua në vitin 1943 dhe kishte si koncept themelor çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin=amë.
2) Faza e dytë përfshin përiudhën më e vështirë politike, ekonomike, shoqërore dhe ekzistenciale nëpër të cilat kaloi popullin shqiptar në trojet të pushtuara nën Jugosllavi. U formuan organizata “Bashkimi shqiptar”(e udhëhequr nga Konstantin Valisuca, Xhemë Latë Sadriu, H. Gorani, H. Devolli, Rashit Gorani, Ramë Geca), Grupi i Njazi Malokut, Grupi i Aziz Spahisë, që më 1954 u lidh me legatën shqiptare në Beograd, planifikonte akte diverzante kundër interesave ekonomike, politike, ushtarake të Jugosllavisë dhe organizimin e popullatës në një kryengritje të përgjithshme për bashkimin e trojeve shqiptare.
3) Faza e tretë përfshin kohën në mes të viteve 1958=1968, periudha e formimit të organizatave të para ilegale, të cilat do të artikullojnë koncepte të reja politike dhe kombëtare, mbi bazë të së cilave do të organizohet ilegalja në Kosovë deri në vitin 1990. Në këtë periudhë u formua:
- Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin – Amë. Udhëheqës i saj ishte Metush Krasniqi. Aktivë ishin: Sejdi Kryeziu, Mark Gashi, Mehmet Ajeti.
- Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, u formua nga Adem Demaçi. Ajo është sintezë e të gjitha organizatave ilegale nga 1945 deri më 1990. Ajo kishte programin politik, statutin, kishte një strukturë e organizuar, mbante lidhje me shtetin shqiptar, propagandonte për gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi, kundër politikës shtetërore jugosllave në përgjithësi dhe kundër pozitës kolonizuese të shtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në veçanti. Motoja e saj ka qenë: “Mos më fjet asnjë cast! Të punohet sot, për nesër, mos u marr me prentime, gradime, mashtrime”. Ky moto është më së i vlefshëm edhe në ditët tona dhe mbetet kushtrim ndaj të gjithë shqiptarëve atdhetarë.
4) Faza e katërt, nga 1968 deri në 1981, është faza e lulëzimit të veprimit ilegal në Kosovë. Fillin botimin e gazetave, lëvizja kombëtare shqiptare merr karakter të theksuar intelektual, krijohen edhe organizatat e para në perëndim. Në këtë kohë kanë funksionuar:
- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës
- Grupi Revolucionar (1973), i udhehequr nga Kadri Osmani
- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari
5) Faza e pestë – fillon me vitin e kthesës 1981 dhe përfundon në fillim të viteve 1990. Në këtë kohë kanë vepruar:

- Grupi Marksist – Leninist për Clirimin e Kosovës
- Grupi i Intelektualëve të Kosovës
- Fronti i Clirimit Kombëtar
- Partia Marksist-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi
- Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e shëndrruar më pas në Lëvizja Popullore të Kosovës ka paraqitur një devijim nga program i ribashkimit të trojeve shqiptare nën Jugosllavi, sepse kanë paraqitur idenë e republikës së Kosovës (me adresë dhe pa adresë)
6) Faza e gjashtë është faza e luftërave çlirimtare në trojet të pushtuara të Kosovës, Kosovës Lindore dhe Iliridës, kur u organizuan luftërat të armatosura në Kosovë, IRJM, Kosovë lindore. U formuan Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjes, Bujanocit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Mund të thuhet se fazat 2-5 kanë pasur një rritje graduale. Nga masivizimi i veprimtarisë organizative kanë rezultuar kryengritjet e ardhshme clirimtare në vijen e pandaluar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për clirim dhe ribashkim kombëtar, që nga LNDSH e deri tek Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Fatkeqësisht, faza e gjashtë që do të duhej të ishte edhe faza përfundimtare e rrugëtimit drejt lirisë dhe ribashkimit kombëtar nuk dha rezultatet e nevojshme. Disa liderë politiko-ushtarakë ulin flamurin dhe pranuan “marrëveshje paqësore” “për të drejtat” të shqiptarëve nën kolonizimin sllav.
7) Faza e shtatë është faza e organizimit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar me strukturat e veta, që prej 2002, si formacion politiko-ushtarak. Është hera e parë që pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) që një formacion politiko-ushtarak, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) iu drejtua institucioneve ndërkombëtare, përmes Memorandumit të shtatorit të vitit 2002, duke u shfaqur hapur me Platformën Politike të Bashkimit Kombëtar. Kështu iu ka thënë dy të burgosurve të FBKSH-së (1 korrik 2003 - 25 nëntor 2003), në Tiranë, zotit Gafurr Adili dhe Taip Mustafajit, Drejtoresha e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropën Jug-Lindore. Deri në këtë vit (2003), ribashkimi kombëtar ishtë temë tabu, por dashje pa dashje, me daljen nga burgu të Zotit Adili dhe vendosjes së Tij në Tiranë, ideja e ribashkimit kombëtar filloi të flitet hapur ku tanimë kemi patur edhe sondazhe të shumta dhe debate mbi temën e ribashkimit kombëtar. Kjo është edhe faza e formimit të disa lëvizjeve të tjera si Lëvizja VETËVENDOSJE! e udhëhequr nga Albin Kurti, Lëvizja për Bashkim, e udhëhequr nga Avni Klinaku, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, e udhëhequr nga Smajl Latifi, kurse intelektuali atdhetar Koço Danaj doli me Platformën e Shqipërisë Natyrale. Për fat të mirë, me rastin e hapjes së tunelit të Kalimashit, edhe vet kryeministri shqiptar flet për ribashkim kombëtar dhe thotë: Kjo është rruga e bashkimit, gjë që për mendimin tim, kryeministri i Shqipërisë ka respektuar Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: ... me aspiratën shekullore e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar. Mbetet që të dy kryeministrat e principatave shqiptare të realizojnë fizikisht bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën së Shqipërisë, sepse nëse pakoja Ahtisaari e ndalon bashkimin e Kosovës me shtete apo me pjesë shtetesh të tjera, ajo nuk e ndalon Unionin Shqipëri-Kosovë.
Shëndrrimi i statusit të Kosovës nga një protektorat nën kolonizimin e UNMIK-ut në një shtet të pavarur, e bën të arsyeshëm (në Kosovë) ndryshimin e mjeteve, nga veprimtaria e fshehtë ilegale, në veprimtarinë e hapur propagandistike. Ashtu siç e ka theksuar Kryetarin e Përgjithshëm të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Prof.Dr. Bashkim Mitrovica, në intervistën dhënë agjencisë së pavarur “Al Today”, tani ideja e bashkimit kombëtar nuk duhet më të përhapet sekret, nëpër odat e familjeve patriotike shqiptare, por duhet propaganduar hapur, edhe në mass median e shkruar dhe vizive të Tiranës dhe Prishtinës, dhe mbi të gjitha edhe në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës”. Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, nga një formacion politiko-ushtarak duhet të shëndrrohet në një front demokratik – Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), ku të bashkohen të gjitha lëvizjet kombëtare në një të vetme, për të evituar harxhimi i katërfishtë të energjive dhe potencialeve kombëtare dhe përforcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare drejt ribashkimit kombëtar. FDBK do të përdorë mjete legale, sepse është tejkaluar faza e pushtimit së drejtpërdrejtë klasik nga Serbia. Kurse për trevat të pushtuara FDBK do të jetë një bërthamë organizimi për veprimtarinë e metutjeshme kombëtare, duke respektuar traditën e organizimit ilegal politiko-ushtarak. Pra, përdorimi i veprimtarisë së hapur (legale) bashkë me veprimtarinë e “mbyllur” (ilegale dhe konspirative) i përshtatet karakterit politik të cilësdo trevë dhe ndryshon nga situata në situatë. “Principatat shqiptare” të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë nën pushtim të drejtëpërdrejtë që të përdorët veprimtaria ilegale, tanimë është koha e heqjes së maskave dhe kushdo që do t’i përdor për të vjedhur populln, i çon ujë në mullirin e Beogradit. Kurse në trevat shqiptare nën IRJM. Serbi dhe Mal të Zi, që gjenden nën kolonizimin klasik sllav, duhet përdorur veprimtari ilegale, bashkë më veprimtari të hapur legale (demonstrata, protesta, kërkesa për avancim të të drejtave të shqiptarëve në nivelin e të drejtave që serbët I kanë fituar në Kosovë nëpërmjet pakos Ahtisaari, mundësisht autonominë politike, si hap taktik drejt shkëputjes nga pushtimi klasik sllav. Në momentin e ribashkimit të Kosovës së ngushtë me Shqipërinë, në trevat e pushtuara duhet kërkuar respektimin e të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të atjeshëm, në rast të kundërt, pushtuesit të përballen me luftëra çlirimtare antikoloniake që do të kenë si bazament të fushishëm shtetin shqiptar gjysëm i ribashkuar (Shqipëri administrative + Kosovë). Duke vepruar ashtu, duke mbledhur forcat dhe duke u përkushtuar tërësisht, Lëvizja Kombëtare Shqiptare do të mund të arrije objektivin e saj shekullor i çlirimit dhe ribashkimit kombëtar.
Kohë nuk ka për të humbur!
Rreshtohuni në rradhët e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar !

Prishtinë, 18 qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Lëvizja Kombëtare Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja Kombëtare Shqiptare   Lëvizja Kombëtare Shqiptare EmptyTue Dec 29, 2009 6:10 pm

Gruja e pare (shqiptar), murg NË JUNGFRAUJOCH Në 1857 EREICHTE


Lëvizja Kombëtare Shqiptare Gjika









Konteshë Elena Gjika, e njohur më mirë me emrin e tij fazë Dora d'Istria, e lindur 22 Janar 1828 në Bukuresht (Rumani) dhe vdiq në vitin 1882 në Firence (Itali), ishte një shqiptar ekstrem-Shkrimtari i njohur rumun që jetoi në Zvicër dhe shkroi 10 libra në Zvicër dhe zvicerane Alpet, në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht ka. Etërit e tyre ardhur nga Shqipëria, nga rajoni Mirditë (Northern Albania). Xhaxhai i saj, Gregori Gjika ishte sundimtar të Shqipërisë. Kjo nuk ishte vetëm nëpërmjet publikimeve në Zvicër është i njohur në gjuhë të ndryshme, por edhe sepse ajo ishte gruaja e parë ndonjëherë për të arritur majën e një murg në Jungfraujoch. Ky guxim dhe entuziazmi mbi Alpet e Zvicrës bërë historinë e saj të njohur shumë mirë. Dora d'Istria (Elena Gjika) është vajza e princit Mihail Gjika dhe mbesa e pastaj princit Gregor Gjika. Ajo mori një arsim shumë të plotë dhe trajnimin, jo vetëm në Bukuresht, por edhe në Dresden, Vjenë, Berlin dhe Venecia. 1849, ajo u kthye në shtëpi, u martua me princin rus Alexander Koltsov-Massalski dhe jetoi rreth 10 vjet në Rusi, kryesisht në Shën Petersburg. Kjo u pasua nga një divorc me Princi Koltsov-Massalski. Pas ndarjes nga burri i saj në 1855 ajo ka jetuar në Zvicër. Në Zvicër, ajo është e njohur si Dora D `Istria dhe ka botuar nën këtë pseudonimin. Ajo gjithashtu bërë shumë turne botërore dhe kishte vizita në Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, Francë, Irlandë Veriore, Amerikë, etj Ata ishin shumë të talentuar gjuhësore, përveç ata folën shqip dhe rumanisht, italisht, gjermanisht, anglisht, frengjisht, latinisht, e Vjetër dhe moderne greke dhe ruse. Në përgjithësi, veprimtarinë e tyre ka një karakter kozmopolit, por ata e konsideronin atë si një detyrë e porosi për të hapur vende të Evropës Lindore, burimi i civilizimit, dhe si pasojë gjinisë së tyre në të njëjtën kohë një pozicion më të denjë. Në shkrim, Les Femmes en Orient (Zürich, 1859, 2 Vols), ata deklaruan për emancipimin e seksit femër në lindje, dhe në një tjetër: Femmes Dhjetor, par une femme (Bruksel, 1869, 2 Vols), krahason situatën njëjtë midis kombeve Latine dhe ndër gjermanët, me fjalë të forta, dhe kërkon barazinë e burrave dhe grave. Në Përveç kësaj, ajo ka shkruajtur au bord des lacs përshkrim helvétique (Gjenevë 1861), novela Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima (Livorno 1867), Gli Albanesi në Rúmenía, një histori të princave Gjika në 17-19 Century (Firence, 1873), dhe La Poesie otomanëve (Paris 1877) dhe ese të shumta në historinë e letrare, poezi, çështjet politike, shoqërore dhe fetare për historinë, artin, etj në revista më prestigjioze në Francë (sidomos me Revue des Mondes Kayamba Africa) Belgjikë (Best Research), Italia (Diritto, Nuova Antologia, europea Rivista, etj), Zvicër, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe Amerikën e Veriut. D. kultivuar arti i pikturës dhe kishin marrë me vete në Shën Petersburg me dy peizazhe në një çmim. Ishte mësuar nga shumë shoqëri, duke përfshirë akademitë e Italisë, dhe një anëtar nga Parlamenti grek që të Grossbürgerin të Greqisë, ndërsa ajo u emërua nga qytete të ndryshme italiane, një qytetar nderi. Ne gjithashtu e dimë se Dora d'Istria - autor i 10 librave në Zvicër ndërmjet 1855-1888, Dora d'Istria është emri fazën e Elena Gjika - shqiptar-autor Valach (i njohur edhe në Shqipëri dhe gjithashtu në Zvicër). Ajo ka botuar rreth 10 libra dhe shumë artikuj në revista të ndryshme në lidhje me Zvicrën dhe historinë e Zvicrës dhe në gjermanisht, frëngjisht, italisht, anglisht ... e mirë e tyre-libra të njohur janë: "gjerman-folës Zvicër. Toka, njerëzit dhe historia. " Cyrih: 1860 (në 3 pjesë), "Une dyluftim de lundrim. Souvenirs de la Suisse ital. Paris: 1861. "La Suisse allemande et l'ngjitjen du Moench" Paris 1856 ", gjerman-Zvicër duke folur, dhe ardhja e Monk", Zürich 1858 ", Zvicër, pionier i Reformimit, ose La Suisse allemande", London, 1858, etj parë Gratë të cilat arritën Jungfraujoch - murg në 1857, Alpet zvicerane dhe alpinizmin janë të njohura rreth botës. Bernese Alpet, vetëm një pjesë e kreshtave malore Jungfraujoch ose Monk (lartësi 4107m) ishte nga kjo grua, Elena Gjika shqiptar (Dora d'Istria), vetëm një vit pas burra (të krishterë Almer, Christian Kaufmann, Ulrich Kaufmann dhe Sigismund arritur Porges) në 1857. Ajo ngjarje e përshkruan në librin e saj "gjermane Zvicër, dhe ardhja e murg." Historiani zviceran Quirinus Reichen thotë se Dora D `Istria (Elena Gjika) ishte në të vërtetë personi i parë për të arritur majën e një murg. Jaun Gjoni shkruan: "Unë besoj që me guxim e kësaj zonjë, udhëtim mund të jetë bërë. Unë kam parë shumë njerëz të dridhen dhe në raste të tilla më të fortë se ata. " Literatura: Albert Ramaj: Shqiptarët në Zvicër (Unë), - Historia e shqiptarëve në Zvicër që nga viti 1431, në: "Albsuisse" (Zyrih), qershor 2009 / Viti 2, Nr 6, f. 13-14. Quirinus Reichen, "Dora d'Istrias apo gaboj ardhja e parë," në Monk. / Ed nga Daniel Anker, Zürich, AS-Verlag, 2002 f. 154-161. - Ill Tanja Wirz: "ulluqet stuhi Samiti. Një histori gjinore e alpinizëm në Zvicër, 1840-1940 "Diss Univ. Cyrih në vitin 2005 dhe gjithashtu u shfaq si një libër nga botuesi këtu dhe tani, Baden 2007. Koli Xoxi "Zvicra dhe Dora d'Istria", Tiranë: "ALTA", 1995. Antonio D'Alessandri, Il pensiero di el'opera Dora d'Istria europeo fra Oriente e Italia Roma 2007 Merita Sauku Bruci (ed.), Lettere di una Principessa (introduttivo studio, shënimi trascrizione e). Elena Ghika një Girolamo de Rada. Tiranë Ed. Bargjini, 2004.

mar nga Nexhmedin Jusufi (albsuisse)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lëvizja Kombëtare Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE
» Ushtria shqiptare dhe çeshtja kombetare
» KOMUNIKATË - Lëvizja Demokratike Shqiptare
» Levizja Demokratike Shqiptare - Komunikate
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: