|
| | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:49 am | |
| Xhafer Majko
autor i libri fabulor "Zile me hile", fitues i ēmimit tė tretė nė konkursinė ndėrkombėtar tė fabiuul zhvilluar nė Athinė nė vitin 2005
Sitje
Bilbili fjalėflori
e gdhend librin e ri...
Botimet bėn dhe laraska,
s'i dukej gruri, vetėm kashta.
"Po ē'bėn, - tha njė qukapik,...
- Pse s'merr shembull nga bilbili,
na jep gonxhe trėndafili,
krijon shumė, pastaj i sit,
gjersa nxjerr arin nė dritė?!"
Stil
Thėllėza i tha mėllėnjės:
"Ndėrroje stilin e kėngės!"
Qeshi me finesė bilbili:
"Ku di kjo, se ē'ėshtė stili!"
Loti
Foli syri: "More lot,
ku je futur, s'tė gjej dot?!"
"Gati mė ke, miku im,
po qe puna pėr gėzim...
Nė ėshtė hidhėrim i shkretė,
qė tė rrjedh, s'e kam tė lehtė!"
Agim Bashaj (Tepelenė)
Banon nė Athinė.
Ka qenė i zgjedhur Nēkryetar i Lidhjes sė Krijuesve Pegasi Gjirokastėr nė krijimin e saj, anėtar i kėshillit botues tė gazetės Pegasi. Njė nga krijuesit qė lėvron poezinė moderne.
EKUINOKS
Veza e Kolombit,
kjo filozofi e thjeshtė,
prapa mė ndjek qyshkur!
Pegasin fluturues,
shaloj nė vite tė paqėna.
Udhėkryqe tė jetės,
polet,
I pėrshkrojnė meridianė
Ekuinoksi,
Pėrtej gradėve tė zbuluara gjeografike
Sinoron dhimbjen tek unė.
PLANETI TJETĖR
Nėse pyesni pėr Korpusin e Varfėrisė,
nėse pyesni pėr makinėn gjigande tė pushtetit,
ju flas pėr administratėn, Kushtetutėn,
filozofitė sunduese,
pėr e kuilibrat ekologjike, racat dhe
lėvizjet demografike tė popullsisė
Nėse smjaftojnė tė gjitha kėto,
ju flas pėr veten time,
pėr kohėn e vuajtjes dhe tė lėvizjes
gjithsesi,
pėr ikjen apo tė githa kohėt e mundshme
tė marra sė bashku.
Ju tregoj hollėsira tė padurueshme,
SHTIGJE tė thjeshta ju lė!
Por kėto Vise mund tė shkelen vetėm nė emėr
tė Kartės sė HELSINKIT
a kur, rastėsisht vendit i humb
barometri politik
***
U poqėn shegėt mė herėt,
buzėt e mia u ēanė,
nė plasaritje arteriesh
qė smund tė qepen,
rrodhi limfa e sertė, e mjelmėt
Dhe shkak pėr kėtė sivjet,
u poqėn shegėt mė herėt.
Nė atė flakėrim tė endėrtė tė marrė,
makiazh perėndimi,
(kozmetikė orienti)
njolla prej gjakut tim ranė
KRYQI I SHPRESĖS
I presin krahėt
I shtrydhin gjakun
E rrahin gjer nė rrahje,
pastaj i hedhin ujė
pėr ta nxjerrė nga koma.
E uritur pėrmendet,
ēan shtigje pėr Udhė.
( Si ndodh kėshtu me shpresėn !)
Xhelatėt e mi dhe atje,
ku mungojnė drurėt e fuqishėm
dhe tė lartė
.
Pėrherė mė kryqėzojnė rrugėt,
nis mbėrthimi qė nė start
IDIL
Dy gjysmė koka luanėsh,
mbysin nė iso
ligjėrimet e krojeve
tashmė tė shtera,
Nė brigjet e zhveshura bari qė
su kosit dot,
Metamorfozė, Idil a Elegji e Pritjes,
Si njė nuse e plagosur e shkėmbinjve
Mbi kalė tė bardhė, atje mė tej,
Mbi pluhur shtrirė
PRANVERA
. |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:50 am | |
| Luan Meta, Tepelenė
Lulet e fjetura
Brenda meje
janė ca lule tė kaltėrta,
qė vetėm pranė detit
zgjohen
* * *
Tani qė u bėra me djalė
dhe qentė fshihen tutje,
sdalin mė nė rrugė
17 tetor 2000
Puthja
Kur tė putha nė fillim
buzėt ia bėnin paf,
unė tė thoshja si fėmijė:
- Mi hidh duart nė qafė.
Nė ēdo puthje, pėr tė puthurėn
mėsoje njė tė fshehtė,
gjersa njė ditė, tek tė puthja,
duart mi hodhe vetė.
Tė gjithė ju qė e ndjeni,
se po vjen puthja e parė,
mos mendoni se nuk dini,
ajo do vetėm zjarr.
Puthuni, sepse buzėt
dinė vetė tė rregullohen,
puthuni, mos kini frikė,
se buzėt nuk harxhohen.
Puthuni dhe do tė shihni,
si vjen vetė mrekullia,
si ua hedh duart nė qafė
pa urdhėr, kėnaqėsia.
Kur mėsoj diēka pėr
dashurinė
Kur mėsoj diēka pėr
dashurinė,
mė shfaqesh ti
dhe gjykoj sa tė dua.
Krenar Progonati, Tepelenė
Obelisku
Obelisk, gur i zbardhur,
Koto Hoxhi, paska ardhur!
Petro Nini si njėherė,
libra mban Lule verė.
Verqilharxhi nė dritare,
tek shfletos abetaren.
Ja Naimi zėr i verės,
sikur thotė:
- Shqipja jonė
sju ėshtė dukur,
mė e ėmbėl,
mė e bukru?
Pėr ty shqipe
sa u vranė:
Dhaskal Todėr,
Negovanė!
Dita dhe nata
Dita dhe nata lodhen
pėr tu zėnė,
njėra lėshon diell,
tjetra kullon hėnė.
Nata syt i mbyll
e i ndez nė qiell,
dita ndriēon dritė
e i lyen me diell.
* * *
Sulo Gėrbi
Autor i dy vėllimeve me poezi qė bazamenti i substancės ėshtė mbi motive popullore Fllad nė zemėr dhe Djepi i dashurisė
Hėna
Doli hėna mbi Golik
a thua sy e qerpikė,
lėshon dritė e ndriēon dhenė,
sa bukur mbi Tepelenė.
Hėna qė shkėlqen nė qiell,
dhe natėn na dėrgon diell;
porsi trėndafil me vesė,
shpesh qėndron gjer nė mėngjes.
Hėnė , o hėnė e bukur-o,
rreze drite na lėsho,
tė na shkėlqejėn stolitė
e tė shkėndijohen sytė.
Qysh nė shekuj ėshtė thėnė:
bukuran , porsi hėnė.
Dialogim
Syri thosh: Shikoj dynjanė.
Veshi: Tingujt ua sjell pranė.
Hop goja: Thoni ētė doni,
pa mua skomunikoni.
Dhe shkuan pyetėn trurin
Pse ziheni?
- ju bėtė murin.
Kėshtu e kanė kėto punė,
tash ēatinė do tia vė unė.
Prillon
Nė pranverė porsa hyn prilli,
Dimrit i fiket kandili
dhe vendit i ndriēon ylli.
Hap petalet trėndafili,
pa ia thotė kėngės bilbili,
diku nė njė degė bliri.
Ēupėzės si lule prilli,
diē i ēuēurit bandilli.
Marrė nga libri Djepi i dashurisė
Islam S. Kalemi, autor i tetė veprave dhe njė nė proces nė gjini tė ndryshme , fabul, poezi, publicistikė e tjerė. Drejtor i gazetės periodike Katundishta, fitues i dis aēmimeve kombėtarė dhe ndėrkombėtarė.
Valle nė terr fabula , njė nga librat prezantues pėr fabulėn
Miza dhe kunupi
I thotė mizės njė kunup:
Je pa cipė, nuk ke turp,
ha ushqimin e pavlerė,
vezėt i lėshon nė derė.
Ia kthen miza me inat:
Zotrote pike vetėm gjak!
Po ēgjak mė thua, moj mizė,
veē njė pikė pėr analizė...
Fituese e ēmimit tė parė
nė konkursin e fabulės tė zhviluar nė Greqi
nga Revista letrare KELENO ,viti 2005
Blic
Dosa nga lluca pa dalė,
gomarit i hodhi fjalė:
Bandill, nuk ndryshojmė hiē,
e kemi bėrė barkun bic!
Ej, moj dosė, ti se di
nga dallojmė ne tė dy?!
Uėn nė bark,
veē bar kam shtėnė,
zotrote do tė jesh shtazėnė?!...
Ėuster, 20.07.2004
Pėrēorėt
Njė ditė dashi seē thotė:
Ti, cjap, pėrse erdhe sot?!
Tė dy do tė jemi pėrēorė
me zile dhe kėmborė!
Jo, more, qenke i zgjuar,
pėr kėtė na je munduar?!...
Mjekėrrosh ke njė barrė mend,
shko pėrēit nė stanin tėnd!...
Hidh dhe prit
Deveja bėn ironi:
Kangureshė, tė kam zili...
Ēke njė xhep tė bukur shumė,
mė pranon tė futem unė?!...
Ik, moj xhane, ēpo mė thua,
ka xhep pėr gungat e tua?! |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:50 am | |
| Hasan Bushi, Tepelenė, fabulist,
autor i librit me fabula "Bishti i dhelprės".
Nė verė
"O lumė gurgullon kroi,
- tė ushqejmė un' e pėrroi!
"E di , ndaj ua kam pėr nder,
si nė dimėr dhe nė pranverė...
Kėtu jemi flasim prapė,
verės,kur tė bėjė vapė!"
Lidhje
Tha iriqi: "Gjarpėrushe,
do tė var flori pėr gushe...
Pėr ty plasa, kam maraz,
tė lidhemi me unazė!"
"Bukurosh, ta paska enda,
po ē'do pjellim?...
Tel me gjemba?!"
Isuf Ēela, Autor i librit Penėn e ngjyej nė hėnė
Koha
Koha rrjedh e s'kthehet,
jo tė gjithė e dinė,
Kohėn e bėjnė njerėzit,
kjo lartėson njerinė.
Fizikisht Bota ikėn
dhe s'vjen prapė,
Koha porsi lumi,
nuk do tė bėjė gjumė,
ėshtė si njė lumė
qė punon pa zhurmė.
Mė mirė nga Koha,
tjetėr nė Botė s'ka...
Thonė ajo mbulon
dhe zbulon gjithēka.
Njeriun nė jetė
tė mos ta ndalojė lloha,
emėr tė lėrė pas,
tė mos ta shkelė Koha.
* * Dedikim ruses sė bukur
Po ėndrra e parė?
Ē 'bėhet me tė vallė?
Sikur ta takoja,
t'i thoshja njė fjalė,...
T'i shprehja mirėnjohjen,
pas kaq vjet harrim,
pėr vlerėsim ndaj meje
dhe pėr kombin tim.
Laureta Nora
Diēka pėr Botėn
Bota qesh dhe qan,
bota flet dhe gjithēka "mban"...
Bota "qesh" se nuk qan dot,
ajo hesht se nuk flet dot,
Bota fle dhe s'zgjohet sot.
Lot derdh ēdo ditė
por si e pafaj.
Pa bukė njė fėmijė:
Bota e zėnė ngushtė nė faj.
Tė gjithė mė thoni qaj?
* * *
Sot qėndroj mbi re,
vėshtroj sa nga njėra anė,
sa nė anėn tjetėr
ē 'po bėhet nė Globin e vjetėr?!
Mė prekėn nė fytyrė, mė prekėn
tė diellit rreze,
kaltėrsia e qiellit
Ē po mė bėn pėr vete...
'u valvitka flamuri
nė pastėrti reje. |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:51 am | |
|
Luan Ziflaj
Rikthema pulsin
Zemra ime sot nė tė sosur
rreh si kambanė e shurdhuar,
si njė zog rėndė plagosur
digjet si qiri nė tė mbaruar.
Gjaku i qarkullon si brymė
Mė kot pėrpjekje agoni.
Dashuri qė vret
Mėrzitja qė mė dhe nuk ka kufi,
nuk dua mė qė tė mė shohėsh,
dikur si e mjerė nė vetmi ;
me the: Eja diell tė mė ngrohėsh.
Pa shiko, sot edhe qielli qan
zemra sdi dikur, pse stė qesh?
Njė mur i akullt neve na ndan,
kurrė qetėsi nuk do tė gjesh.
Buzėmbrėmje
Meditim
Shikoj si rendin valėt lozonjare
shtrihen sikur njėra tjetrėn zėnė,
nė ondulacione treten tutje ngadalė,
unė pėrmbi shkėmb kėndoj njė kėngė.
Perėndimi i kuq njė sfond fantastik
krejt nė ngjyra valėdetin hedh,
njė pulėbardhė ēan tutje me vėrtik
nė vargjet e mia jodin dua tė mbledh.
* *
Elbasan
Fatmira H. Leka , emigrante nė Greqi, Athinė.
Jam njeri...
jetoj nė kėtė botė Mėkatmadhe,
mes ziliqarėev si e pafajshme.
E ndiej veten njeri
veē nė ngrohtėsinė e humanes!
Edhe sikur
Tėrė yjet tė bashkohen
kundėr meje do t'i mund...
Lotėt do t'i ndaloj
tė rrėshqasin nga sytė...
Po ti ē'bėn?
A e di Ti se unė pres,
me kanata tė hapura
deri sa tė vdes
me gjak tė nxehtė
vargje shkruaj.
Po ti, ē bėn, i dashur,
neė zero ke mbetė?!
Marrė nga vėllimi "Lotėt e njė gruaje" |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:51 am | |
|
DELVINĖ
1. Ardian Hoxha
Ai ende lėviz gurėt
Me fjalė ngazėllimi,
Zoti mė jep fuqi,
Shpresa dhe ēlirimi
nga Zoti vijnė,
Sepse varri ėshtė bosh,
Ai ende lėviz gurėt,
sepse Jezusi ėshtė Zot,
ai m'i hapi udhėt.
Dhe kur ndiej mėrzi,
zemrėn kam vrarė,
gjaku i tij mbi kryq,
mua mė bėn krahė.
DRITĖ E ZEMRĖS SIME
Kur nė zemėr ndiej trishtim,
Jezusi mė vjen mė ulet pranė,
sjell pendim dhe shpėtim,...
Mė thotė:" Eja me fjalėn mjaltė.
Eja tė shkojmė pranė Perėndisė,
nė pėrjetėsi, nė strehėn time,..
Dhe kur unė digjem nė errėsirė,
bėhet dritė e zemrės sime.
Spartak Proda, autor i dy vėllimeve poetike Mes harresės dhe kujtimit, Identitet
Urrejtje
Fotosintezė e dhimbjes
nė dritė gjelbėrimin e zemrės,
karbon nė thithjen e ndarjes,
acid dehjesh nė ndriēimin e natės.
Mėngjesi urren diellmallėngjimin.
Ndarje e bekuar
Dy fjalė, dy puthje,
pastaj zemrėn time,
ti merrma shumė;
njė lot, mė vonė ngushėllim,
ndarjen gėzoje, jepmi bekim,
njė falje qiriri- modernen finale,
Lamtumirė pritjes, tė presė ndale.
2. Florentina Skėndaj, autore delvinjote. Shquhet pėr saktikėn poetike dhe larminė tematike
Ankohet koha
Ankohet koha:
- Tė trishtė ma jep fytyrėn!
- Zbardhu ti, kohė,
s'ta ndėrroj unė ngjyrėn!
* * *
Ah, kėta djemtė e Jugut,
ē'm ė rrethuan me kaq shumė nektar...
Sa ditė e vite shkuan
e s'dita kė tė marr.
Disku i diellit
Litar shiu prej qiellit
e gozhdė ngulet mbi tokė,
Diskun ndezi Dielli gozhdėve,
s'ju duket kokė.
Njė harresė e vogėl
Parfumuam gushėt, jastėkėt parfumuam
pėr prehje dhe pėr ndjellje,
harrojmėtė lajmė gojėt
dhe shkaktojmė vjellje.
I kotė mundimi
Gėzim gėnjeshtar hiqu!
Jo vonė del fytyra kallpe.
Nga stacioni i skuqur
dyfish dyllėsia t'i shfaqet. |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:53 am | |
| Iliaz Bobaj, Anėtar i WP.S
Autor i librave: "Testamenti i bukurisė", "501 Fjalė tė urta", "777 fjalė tė urta", "Tregu i fjalėve", epigrame, 'Molla e sherrit" fabula,"Ezopi" fabula, "Legjenda e syrit tė kaltėr"(poemė legjendė), emigrant nė Patra (Greqi)
Trungjet
Nė ato ēaste, kur jeta qe dhimbje
dhe dhimbja qe jetė pėr gjithkėnd,
unė ndenja, gjatė u mendova,
tė gjitha i shkova ndėrmend.
Ndėrsa ēelte hareshėm lofata,
mua brenga mė shponte nė gji,
e verbra luftė e karriges,
e vishte vendin nė zi.
I tronditur, brengosur, zhgėnjyer,
si humbak nėpėr botė mora rrugėt,
se s' doja ta shihja atdhenė,
ta pėrgjaknin, t'i rripnin lėkurėn.
Dhe tani, ndėrsa ditėt mė ikin,
si plaka rrėgjake, ngarkuar me mund,
pres dorėn e urtė tė arsyes,
t'i heqė kėta trungje,mbetur nė rrugė.
Qyteti pa drita
Dritat u prenė, qyteti mbylli sytė
dhe mbeti nė errėsirė si njė hutaq,
ngrehinat rrezėlluese, prej natės pėrpirė,
dihasin me zor nė humbėtirė si verbakė.
Njerėzit e shkujdesur tė luzmės dritore,
tani ca pritės tė heshtur tė dritės,
bėhen mė tė ngathėt, si ngordhalaqė,
mbėrthyer nga pritja, nga ankthi i saj mbytės.
Tek-tuk qirinjtė ndezin sytė e zbehtė,
pėrvijojnė mjedise si piktura nė flu,
si ca piktorė, qė nė penelin e vet,
shkėlqimin me mjeshtrin e kanė ku e ku.
Kanė heshtur TV-tė,kasetat, DVD-tė,
videot gojėkyēur pushojnė nė raft,
si ai qė hap befasisht sytė,
qytetit i vijnė dritat dhe jeta nis ndėrkaq.
|
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:54 am | |
|
Ylli
S'e dija ē'qe ylli,
ai me dritėzime mė magjepste nga larg.
Thoshja: -Ndoshta aty rri Zoti.
E vishja me epitete tė shtrenjtė:
i argjendtė, i artė...
Njė ditė aty shkuan kozmonautėt,
ylli qė adhuroja,
s'qe, veē njė shkretėtirė e thatė...
Nė fundetin e zhgėnjimit,
iluzionet mė ranė ,
si varka tė mbytura.
. . .
E vėrteta, shpesh,
i ka rrobat tė grisura.
Njerzit ndryshojnė nė pamje,
njerzit ndryshojnė nė karakter.
Disa,edhe kur urrejnė,dashurojnė.
Tė tjerė,edhe kur dashurojnė,urrejnė.
Koha e ikur
Si era mbi kurrize kodrash,
na ikėn ditėt marrėzisht
dhe dimri ish aq i gėzueshėm,
sa vera e mėrzitshme ish.
Tė lodhur, thyer prej qetėsisė,
mes zhurmės u shlodhėm ndėrkaq
dhe kemi shkuar nė skėterrė
dhe kemi shkuar nė parajsė.
Shijuam ftohtė dashurinė
edhe urrejtjen plot me zjarr,
prandaj s'na mbetet pik pendim,
prandaj s'na mbetet pikėz mall.
I dhamė tė gjitha, aq sa patėm,
si pema frutet hedh pėrposh
dhe ndjehet plot ēuditėrisht,
po aq sa ndjehet edhe bosh.
Rrugojmė nė rrugėn e gjithkujt,
rrugojmė nė rrugėn tonė tė vetme
dhe s'dimė dhe s'duam ta kuptojmė,
ē'na pret, ringjallje apo vdekje.
Kronika e njė ndėrtese
U ndėrtua nė vitin 730.
Pas 200 vjetėsh e dogjėn vandalėt.
U rindėrtua nė vitin 1010.
U dėmtua nga pushtuesit nė vitin 1537.
U mbrojt si monument kulture pas 400 vjetėsh.
U grabit nė vitin 1997.
. . .
Jeta saj,
si venė e vijnė valėt,
e ndėrtojnė njerėzit,
e shkatėrrojnė barbarėt.
Sa pėr njė pėrshėndetje
Me flakė fjalėsh mendjelehta,
ne dashurinė bėmė shkrumb e hi
dhe mbetėm mbyllur nė vetvete,
tė mbushur plot me boshėsi.
Koha jonė, qė ne e vramė,
nuk ka si kthehet, natyrisht,
po lehtėsohem, se pendimit,
i dorėzohem krejtėsisht.
Po ti mos kyē tė gjitha portat,
si njė mbyllnajė nė vetvete,
kur sytė e tu ulin kanatat,
do vij sa pėr njė pėrshėndetje.
Do ta shkel heshtjen butė-butė,
si trevave tė njė pėrralle,
do lė njė puthje tė purpurtė,
tė butė,tė lehtė si njė petale.
Dhe do tė ikij majė gishtash,
qė ikjen mos ta ndjejė njeri,
ti kur tė duash hapi sytė,
i imi mall tė pret aty.
|
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:55 am | |
| Nė qytetin e huaj
Sa herė endem i vetėm
nė kėtė qytet tė huaj,
duke mbartur brengėn,
po s'e lė dot askund.
Qyteti i huaj nuk pranon shkarkim,
i mjafton vetja pėr tė jetuar.
Unė jam si ai marinari i vetmuar,
nė njė port tė saposhkelur,
qė as e pret, as e zbon kush.
Pėr kėtė qytet,
jam qenia dhe mosqenia e tij e heshtur.
. . .
Gjallesa e tij e gjallė, gjallesa e tij e vdekur.
Nė aeroport
Udhėtarė tė ngarkuar,mbėrthyer tek ikja,
hyjnė e dalin,rrinė dhe nisen pėr udhė prapė,
mbi stolat e ngeshėm tė hollit tė pritjes,
koha vjen e ikėn me hap tė ngadaltė.
S' dihet ku janė avionėt,nė honet e qiellit,
a ndoshta pas flatrimit rrinė aty pėrposh,
me kujtesė tė fjetur, tė plogėt, tė harruar,
krahėlėshuar si zogj tė mėdhenj barkboshė.
Kthime tė rėnduara, tė lodhura,tė trishta,
nisje tė befta,me ngut,bagazhe,ankth,
si misionerė tė ēuditshėm,kuriozė,tė hutuar,
qė shkojnė tė shohin ē'bėhet atje lart.
Dhe kthehen sėrish,pasi shuajnė kureshtjen,
sikur me sytė e tyre ata kanė parė gjithshka:
-Atje lart s' ka veēse njė zbrazėtirė
dhe veē zbrazėtirės,asgjė tjetėr s'ka.
Po pėrsėri sallat janė tė mbushura plot,
baret e qetė, plot gjithashtu,
pėr ikeardhje qielli portat mbyll e hap,
zhurmė e avionėve then xhamat e tij blu.
Gjinkallat
Si njė kor i paharmonizuar,
kėndon secila nė qejf tė vet,
me zė tė hollė,tė trashė,tė ashpėr,tė butė...
. . .
Ē' mund tė bėjnė mė tepėr pa dirigjent ?
* * *
Pėrse mė shkrove sėrish letėr
Pėrse mė shkrove sėrish letėr,
kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē' mė bėre? Mė ke ndezur,
pėr tė mė djegur pėrgjithnji.
E mbaj nė duar,mė djeg dorėn,
e hedh matanė,shpirtin mė djeg,
nė zjarrin qė mė ke dėrguar,
mė thuaj,ku ta gjej njė shteg?
Pėrse s' mė le nė punėn time,
tė flija lirshėm nė harresė,
ē' tu desh t'i dilje kohės kundėr,
tė fshije pluhur nė kujtesė?
Nėse tek ti lashė disa borxhe,
mos mi pėrmend,tė lutem,kot,
mė thuaj,pra,kush dashurisė,
iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Pėrse mė shkrove sėrish letėr,
kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē' mė bėre?Mė ke ndezur,
pėr tė mė djegur pėrgjithnji.
Nė Olimpia, Spartė
Zeusi u nxeh,mori perėnditė dhe iku,
duke djegur qiellin me pishtarė tė zjarrtė.
Qytetin e pambrojtur koha e ka tretur,
kolonat ia ka thyer,
gurėt ia ka shpėrndarė,
si copa kockash tė njė skeleti gjigant.
. . .
Vetėm lavdia ka mbetur e gjallė.
Njė ēast me atė qė adhuroj
Dėshira tė shkėlqen si ar,
nė sytė e mi gjen pėrkujdesje,
ndėrsa mė thua...nuk di ēfarė,
si vesė tė ndrin njė buzėqeshje.
Ky ēast, si koha, nuk di kthim.
Qėndro dhe pakėz, o magjepsje !
Mbrėmje dhjetori
Nėpėr vitrina si papritur,
u ndez shkėlqimi gjer nė fund,
dyndje nė rrugė si rrallėherė,
reklama tė verbon sa mund.
Kureshtje, ngjyra, vizitorė,
ēifte me fėmijė pėrdore,
me kalimtarėt, krejt lirisht,
nė rrugė shkon moda dimėrore.
Tė ngutura ca pika shiu,
furrishėm bien nė asfalt,
mė tej haplehtė njė e vetmuar,
nxiton dhe orėn sheh ndėrkaq.
Gjithkush ngarkon nga pakėz lodhje
dhe shkund po aq monotoninė,
siē shkundim pluhurin nga rrobat,
qė ndenjėn varur plot njė stinė.
Nga gjethet zhveshur krejtėsisht,
pemėt e lodhura nė park,
veshur nė drita tėrėsisht,
s' duan t'ia dinė pėr to aspak.
Ngarkuar rėndė, teksa shpėrngulet,
nga lodhja, ankthi, dufi, zori,
me erė, ndriēim, dhurata, shi,
ikėn me ngut ky fund dhjetori. |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:55 am | |
| Hajk
Vėshtrimi
Njė ēast tė vetėm nxitimthi u pamė
dhe sytė, si dy vetėtima qė thyhen, i ndamė.
Kaq. Dhe tė gjitha i thamė.
Krahasimi
Kur fliste, fjalės nuk i vinte gardh,
e quante veten njeri tė madh,
se s'njihte Dante, Shekspir, Rembrandt...
Diplomatėt
Mendonin ndryshe,por folėn ndryshe,
pėrzgjodhėn fjalėt me gjuhė diplomatike,
si maskė vunė buzėqeshjet hipokrite.
Nė gjyq
U betua i akuzuari:-Do them tė vėrtetėn !
U betuan dėshmitarėt: -Do themi tė drejtėn !
Nė gjyq e torrėn hollė -hollė gėnjeshtrėn.
Niko Dede, autor i librit Pranga prangave
Gjerdan i valles
Vallja e Zagorisė
1. Doshnica po dredh shaminė
poshtė rrasės ndėnė shkėmb,
tė tjerėt prapa i vinė,
lum si ne pėr atė vend!
2. Hoshteva po ia kthen mirė
dhe ja mban si kėrcimtare,
janė njerėz me shpirt tė dlirė,
hedhin valle me ngadale.
3. Koncka ison e vazhdon
nė kėmbė fshati ėshtė,
ka gurrėn qė gurgullon,
tokė e mbushur plot me vėshtė.
4. Fshat i vogėl, pak i futur,
Bythyqi me pak shtėpi,
hidhet dhe kėrcen si flutur,
plot me rripa, por verri.
5. Ja Nivani nė ballore
po kėrcen pėr mrekulli,
hedh vallen e tij kohore
tė ėmbėl me madhėshti.
6. Madhėshtor fshati i Ēajupit
kėngė dhe e valle gjallėron
ėshtė koka dhe trupi
i Zagories qė ushton.
7. Ndėrani me iso mbush
edhe vallen ai dredh,
i jep asaj flakė e prush,
shiheni se si e hedh!
8. Ja Topova nė tė dalė
dredh shaminė dhe kėndon,
hidhet zagoritēe valle.
Lum, ky popull qė e lėvron!
9. Lliari i harkuar nė gropė,
ēalthi vallen po e hedh,
Zagoria ėshtė Evropė,
bijtė e saj rreth i mbledh!
10. Ja Zheji kėtej nga fundi
bukur po e dredh shaminė,
Zagoria vendin tundi,
vend i aromės trėndelinė.
* * *
Tunde Zagorie tunde,
vallen kurrė mos e pusho,
mos tė heqtė njeri prej hunde,
nė ballė tė valles qėndro.
Zagoritėt kudo qė janė,
punojnė e pėr ty mendojnė,
Mėmė ty ata tė kanė,
duam tė tė kemi zonjė!
Vrion, 25 qershor 1986
Marrė nga vėllimi Pranga prangave i Niko Dedes |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:56 am | |
| Fier
Majlinda RamaW.P.S
Autore e librit Merrma lotin peng, njė nga librat mė tė suksesshėm tė autoreve tė reja tepelenase, i cili ka njė simbolikė tė apsur dhe autorja ėshtė me perspektivė.
1. Shtegtarė tė vonuar
Mbi pikėn e tim loti,
udhėtonte nata syshqyer
krejt e vetme udhėtoja unė...
Eremit i ėndrrave tė thyera.
Statistikė puthjesh
Nė kėtė buzėdashuri
njė antindjenjė harrimi
bėn bilancin e puthjeve tona...
ferishte e mbytur pelenash...
2. Mė lėsho
Trupi i fjalės sate i deformuar
portretizohet vėshtrimeve tė mia...
Sė largu dėgjoj klithmat e Sizifit...
3. Pėrtej dhimbjes
E hidhėruar shkoj nė funeralin tim,
rrugės shoh copėza magjish qė heshtin,
ėndėrr, ankth
dhe shpresė e sfilitur pagane,
4. Vetėm
Sytė e gjysmėrrezes sė diellit
sot janė pėrlotur krejtėsisht.
M e mua vajtojnė ikjen tėnde...
5. Marrėzi tė heshtėsh
Si munfd tė rri e qetė,
kur Atdheu mbeti lakuriq
me lėekurėne zezė
tė djegur nga dielli hipokrit? ...
Valle hutash tė uritura...
6. Njė ēast qetėsi
Fshihesh pas gotėsh gjysmėboshe
e pėrpėlitesh nė delire tė pafundme.
Heshtesh e pėrpiqesh tė belbėzosh. ...
Jeta ka vend edhe pėr ty...
Ulu... |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:57 am | |
|
LERMA LOTIN NĖ PIKIM TĖ NGADALTĖ
NĖ GJUMĖ ZURA POETĖT
Kohėt e fundit poeti Haxhi Kalluci doli para lexuesve me librin e tij tė parė poetik Nė gjumė zura poetėt
Dr. Moikom Zeqo nė paskopertinė shkruan: Poezitė janė tė ngrohta tė sinqerta. Nė to ėshtė derdhur shpirti i pagjumė i artistit. Haxhi Kalluci ėshtė njė kėngėtar i spikatur i kėngės popullore tė gdhendur nė mermer. Ėshtė kėngėtar i polifonive qė svdesin.
Petrit Nika, njė nga redaktorėt e vėllimit
Pėrmes njė vargu, mė sė shumti tė pėrthyer, tė ēlirėt nga rreptėsia metrike, ku parėsor ėshtė ritmi me parėsinė apo ēaprazitetin spontan, poeti Haxhi Kalluci sipėrfaq njė poezi tė veēantė nė tonalitetin e saj artistik. Kjo poezi, bashkė me lirizmin e vet tė theksuar, sjell zėrin poetik tė njė artisti fin, tė njė intelektuali me vizion tė qartė social, tė njė mėmėdhetari pėr tė cilin, siē thoshnin dikur edhe rilindasit tanė atdheu fillon nga vendlindja. Besoj se kjo poezi do tė jetė e mirėpritur nga njė lexues i gjerė, pėr faktin se atė e karakterizon thjeshtėsia nė kumt, lirizmi imtim nė pėrmbatje, koloriti vezullues i tablove jetėsore tė fokusuara nė kohė e nė vende tė ndryshme, nė fushė e nė mal, nė fshat e nė qytet, nė dimėr dhe nė verė, pranė detit e pranė lumit, nė vendlindje dhe larg atdheut.
Njeriu
Njeriut
qė ka mundėsi
diēka pėr tė bėrė,
i duhet njė pe,
i duhet njė gjilpėrė
dhe inati i tij,
mund tė qepė
e shqepė
njė botė tė tėrė
Hėnxa[b][/b]
Poetėt thanė:
- Hėnxa ėshtė e ftohtė.
Poetėt thanė:
-Hėnza ėshtė e ngrohtė.
Poetėt thanė:
- Hėnxa ėshtė meit.
Poetėt thanė:
- Si dielli qė pėrzhėlit.
Poetėt thanė:
- Hėnxa vjen tek ne.
Poetėt thanė:
- Hėnxa ėshtė atje.
Atje a kėtu,
nuk e zgjidhėn dot,
pikė - pikė si mjaltė,
pikė - pikė si lot.
|
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:57 am | |
| Demir Korita Fier
Jeta
Jeta ėshtė e vėshtirė
dallgė, dallgė,
Lum kush e pėrballon
nė breg tė dalė...
Skraparit
Nė themelet e tua tė gurta:
Trimėria,
nė malete tua tė larta gdhendur:
Historia,
nė gurrat e tua sykaltra:
Bujaria,
nė sofrėn tėnde tė mikpritjes
Kėnga , Dollia,
nė natyrėn tėnde magjepse:
Fisnikėria
Bujar Xh. Rama W.P.S,
autor i librave poetikė:"Dridhe balukez e prerė" dhe "Por kur tė rritesh".
Ku je?
Nė kurba histerish
tė patėn pranguar,
qė kur ishe e brishtė,
ē'tė ndukėn
me qeshje rrudhaqe nė rrugė,
e vogla ēmendurisht,
tė thirra ti mė humbe si kristal,
moj ėndėrr e fildishtė.
Menu
Natė pėr natė
nė njė pjatė
lot tė tharė...
* * *
Vrapin sa herė kam marrė gjer nė pyll,
tė dėgjoja ujkėrrimėn e ujqve tė uritur,
me gurė kam vrarė ēdo natė njė yll,
xheloz, se nė ėndrra tė dy kishim rritu.r
Lasgush Poradecit
Drem' e liqerit kur vak,
lopatat mė s'pipėtijnė,
si rrjedha e Drinit plak,
vargjet e Lazgushit vijnė.
Po ku je kurm poezie?
Tė kėrkoj ēdo shteg e pragje,
mė flet ti gjeni anije:
"Lind'e vdekur jam nė vargje!"
Zgjohu!
Zgjohu para se tė flesh,
s'do tė kesh kohė tė prekėsh mėngjesin,
kthehu para se tė shkosh,
ėngjėjt siē lindin vdesin...
Marrė nga libri "Por kur tė rritesh" |
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:58 am | |
| Fadil Shehaj W.P.S Fier, autor i njohur
Peizazh
Nė mengjesin e ēdo dite,
era e lehtė, kreh e kreh flokėt e shelgjeve,
Nė ujė: Dielli, motopeshkatoret,
malet, tė gjitha lahen.
Njė tufė mjellmash me qafa tė gjata,
si spiranca anijesh hyjnė e dalin mbi ujė,
njė varkėz me pushues lėkundet,
si djep nė valėt e Ohrit.
Nga Driloni dielli nis tė shpėrndajė rreze.
Liqeni hap kraharorin
Njoh njė njeri
Kushtuar Ma
Sp
.
Njoh njė njeri
qė krenarinė mban si piedestal.
Njoh njė njeri tė zhytyr nė trishtim,
fillikat si nė kryqėzim semaforėsh.
Njoh njė njeri
me burime loti derdhur nė vetmi.
Njoh njė njeri
qė sot tė pėrgjėrohet ty
dhe
nesėr shkon me dikė tjetėr.
Njoh njė njeri tė mbyllur nė vetvete,
si nė njė qeramikė me simfoninė e vetmisė,
dirigjon heshtjen e ditė natės.
Njoh njė njeri ditėn
me rreze tė arta ylberi,
natėn grindet me zhubravitje ēarēafi.
Njoh njė njeri
herė me rreze tė arta dielli,
herė me rrebeshe shiu.
Dhe nė i mbylltė dyer e dritare,
dashuria tek ajo rrugėn e gjen pėrsėri
dhe bėhet ajėr, bėhet jetė
e do tė ulet sy
Njoh njė njeri
A e kam njohur atė vallė?!
Njoh njė njeri
Njoh njė njeri tė mbyllur
nė vetvete,
si nė njė qeramikė,
me simfoninė e vetmisė
dirigjon heshtjen e ditė- natės...
...Ditėn me rreze tė arta ylberi,
natėn grindet mes zhubravitje ēarēafi...
Herė me rreze tė arta dielli,
herė me rrebeshe shiu...
***
Me burime loti nė vetmi,
qė sot pėrgjėrohet pėr ty
dhe nesėr shkon me dikė tjetėr,
zhytur nė trishtim, fillikat,
si nė kryqėzim semaforėsh,
krenarinė e mban piedestal...
Dhe nė mbylltė dyer e dritare,
dashuria tek ajo rrugėn
e gjen pėrsėri
dhe bėhet ajėr,
bėhet jetė
e do tė ulet rishtas nė sy...
Ariola Kondakēi
Guacka vetmie
Ndihem bosh pa mėngjese bilbilash.
Sa ftohtė.
Nė buzėmbremje kukuvajkash
gdend profile tė mermerta.
Ndjesi e trishtė
Ndiej aromė e vdekjes
nė metamorfozėn e shushunjės,
q ė bren e bren e uritur,
lastarėt e njomė tė jetės.
Njė klithėmė britmash qan nė errėsirė.
Kryqėzimi
Kryqėzohen vuajtjet e njerėzve
mbi lotėt e piksur tė gjakut.
Nėn to hapen plasaritjet e themeleve.
Rrethohem nga merimanga gllabėruese
qė endin ēdo ditė pėlhura tė reja,
por njė flutur f latrion sipėr rrjetave.
B
rr..a.. ! Mbyllet pa mėshirė njė derė
edhe nėj tjetėr pėrplasje me fatin !
Sėrish nė udhėkryqet e jetės
|
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:58 am | |
| Alketa Zonja, Fier[b][/b]
Hyjnore
Gjithėsia e Universit je ti,
ėmbėlsia e botės
derdhet nė buzėt e tua.
Pėrpara syve tė tu
shkėlqimi i njė meteori duket i zbehtė.
Je ti ėndrra qė mė jep jetė,
je ti Engjėlli qė nga dhimbjet...
e kohės mė mbron.
Fjalėt hyjnore dalin nga buzėt e tua,
kanė kuptimin e njė fjale: "Tė dua!"
Dhimbje e kohės
Jetojmė tė dy nė kėtė botė "Makabėr",
nė kėtė realitet, ku asgjė s'ėshtė e vėrtetė,
jetojmė "pėr sot", nė mendje , "Po nesėr?"
Dhe endemi nė vuajtjet e jetės,
kur thellė ndiejmė dhimbje pėr veten,
pėr humbjen e kohės, pėr humbjen e shpresės.
Vetmi e etur[b][/b]
Errėsira pushton dhomėn nė heshtje,
vetmia krijon akullnajėn e ftohtė,
kitarja e vjetėr nė harresė...,
rėnkon ēarēafi i zhubrosur
si njė shkretėtirė e zbrazėt.
Mė kot gishtrinjtė luajnė mbi kitarė,
tingull i thatė si kėrcitja e njė ashke;
futem nė shtrat....
bashkė me vetminė...
Gjithēka mė mungon,...
Askush nuk ėshtė "TI".
Shoqes sime Etleva
Pa dashur, sot ti mė lėndove
e zemrėn nė rrugė ma flake,
E shkelėn e pėrēdunuan...
si njė zemėr tė ēvirgjėr
mbushur me mėkate.
Ti qesh,
krenaria jote tė ka pushtuar.
Si njė legjendar mes udhėkryqit
qėndron dhe thua:
"Atė zemėr unė e kam ēnderuar... "
Hesht zemra nė vetmi,
vuan e loti pikon pėr njeriun...
Pėr zemrėn...
Dashuri tjetėr s'ka...
|
|  | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve: 11342 Age: 53 Vendi: Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi: Poetry Registration date: 04/07/2008
 | Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:59 am | |
| LUBJANA NUSHI
* * *
Tė gjitha pikuan
nga pena e brishtė
e vėrtitur si njė kopshtar
mbi lulet e pambjella.
Tė moshuarit mbushnin grushtet
me trishtim tė papritur...
Tė braktisurat
pėrtypin zhgėnjimin
nė atė lėmsh tė virgjėr...
Veē firmėn nguron
tė hedhėsh nė fund...
Poete , ēfarė le pa shkruar?
NJĖ LOJTARI
Sikur topi
qė ti luan, tė ishte shpirti im,
ēdo tė bėje?
Vallė, a do ta gjuaje pa ngurim?
Apo nė mėdyshje do tė tė zija?...
Kozmetikė
Nė tė kaltėr lyer
pasioni vajzėror,
nė gri temperamenti,
nė tė kuq ēapkėnia moshė,
bardhėsi sinqeriteti...
Nė permanentin e ndjenjave
njė kaēurrele e pabindur...
Habitet vetė Planeti....
ANISA RRUMBULLAKU
Emri qė tė ngjall
dėshirė pėr tė jetuar...
Ėndrrat gjithmonė tė bukura.
Vazhdoj tė eci e vetme
nė rrugėt e kalldrėmta
tė kėtij qyteti tė panjohur.
Gjethet po u bien ėndrrave
dhe ėndrrat kanė stinė..
Si mund ta mposht vjeshtėn,
Liqeni ėshtė mbushur me mjellma...
Nė botėn e ėndėrrimit fluturoj
me krahė ėngjėjsh qė mė duan. |
|  | | | | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |