Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 ALI PASHE TEPELENA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve: 2974
Registration date: 07/03/2008

MesazhTitulli: Endėrrėn ma ka zgjuar Ali Pashė Tepelena   Sat Jun 14, 2008 6:42 pm

Endėrrėn ma ka zgjuar Ali Pashė Tepelena


Njė ndėr fjalėt e para qė ka dėgjuar pėr herė tė parė nė jetė ka qėnė emėri i Ali Pashė Tepelenės. Kjo pėr fatin se ka lindur nė lagjen “Kala”. I ka rėnė koka atje ku pashai i Janinės ka firmosur pavarėsinė e kėtij pashallėku dhe ka “volusur” tėrė bėmat e tij prej pashai dhe satrapi. Tė gjitha lojėrat e fėmijėrisė kanė si personazh pashanė. Herė e bėnte ai dhe herė moshtarėt e tij. Emėri i pashait e ka drithmėruar qė tė vogėl dhe i ka zgjuar njė prej pasioneve mė tė spikatura tė jetės. Tani Blerim Agaj ėshtė 23 vjeē dhe sjell shumė e shumė kujtime nga fėmijėria e tij nga kalaja e Tepelenės, nga gurgullima e Vjosės. Nami i pashait e bėri dhe ushtarak. Por ai i kishte tė gjitha arėsyet pse duhej tė bėhej ushtarak. Jo vetėm babai i tij por tėrė fisi ishin ushtarakė, prandaj jeta e tij u lidh ngushtėsisht me kėtė profesion tė nderuar. Origjinėn e ka nga Gorishti i Vlorės dhe kjo ėshtė mėse e mjaftueshme qė ai tė vendoste. Tė bėnte karrjerė nė ushtri. Akoma pa mbushur mirė 20 vjeē veshi uniformėn e gjelbėrt nė njė prej reparteve specialė tė Forcave tė Armatosura. U emėrua instruktor i stėrvitjes nė Brigadėn e Stėrvitjes Bazė nė Bunavi tė Vlorės. Nėna dhe babai e porositėn 1000 herė: “Kujdes biro, na ndero! Puno me faqe tė bardhė, pėr vete dhe pėr ne”. Kjo ėshtė porosia mė e ēmuar qė ka mbajtur parasysh ky djalosh qė ditėn qė kapėrceu postbllokun e repartit ku shėrben deri mė sot. E thotė me shumė mburrje se ėndėrrėn ma ka zgjuar Ali Pashė Tepelena. Kėtė lloj ėndėrre pashai ua ka zgjuar dhe shumė e shumė bashkėmoshatrėve tė mi. Ėshtė njė ėndėrr e bukur, thotė djaloshi.


*************

Data mė e shenuar, 1 korriku 2004


Djaloshi trupgjatė si lisi ėshtė me detyrė instruktor i stėrvitjes nė togėn e parė tė kompanisė sė tretė tė batalionit tė dytė stėrvitor. Ai tregon se: “ Kursin fillestar pėr instruktor e kam nisur mė datėn 1 korrik tė vitit 2004. Atė ditė mė ėshtė realizuar dhe ėndėrra e parė e jetės. Kam mbėrritur nė Akademinė e Nėnoficerėve shumė i impresionuar dhe shumė i ndrojtur. Kisha frikė nga e ardhmja ime. Data 1 korrik ka qėnė njė ditė shumė e shenuar. Sapo pashė shpalljen nė gazetė qė kėrkonin nėnoficerė nė Brigadėn e Re tė Bunavisė, vrapova me gazetė nė dorė nė shtėpi dhe i thashė nėnės dhe babait. Unė do tė dorėzoj kėrkesėn pėr t’u bėrė nėnoficer. Kėrkesėn e kemi shkruar tė dy me babanė tim. Formulimi i kėrkesės ka zgjatur mbi 2 orė. Ngatėrroheshim tė dy me fjalė nga qė donim ta bėnim sa mė bindėse pėr komandėn e brigadės. E bindėm komandėn se duhet tė filloja punė. Kur kam marrė pėrgjigjen se mė ėshtė aprovuar kėrkesa kam derdhur lotė. Kam pėrqafuar babanė dhe i kam thėnė se tani e bėmė gjysėm e punės. Ja dolėm mbanė. Nuk i kam provuar kurrė nė jetė ato emocione qė kam provuar atė ditė. Emocione qė i kam hedhur nė ditarin tim tė shtrenjtė. Nuk mbaj rregullisht ditar, por kur kam ngjarje tė shėnuara i hedh me shumė kujdes. Akademinė e Nėnoficerėve e kam mbaruar me rezultate shumė tė mira. Isha njė ndėr studentėt qė punova mė shumė e fola mė pak. Nuk mund tė ndodhte ndryshe nėse do tė mbaja premtimin qė i kisha dhėnė nėnės sime”.
Valentina Agaj dhe Dashnor Agaj kanė ardhur nė Tiranė dhe e kanė marrė me makinė ditėn qė ka mbaruar akademinė. E kanė shpėnė vetė nė Vlorė pėr ta dorėzuar nė Brigadė. Agimi kishte mbaruar nga viti 1997 deri nė vitin 2001 shkollėn industriale tė Vlorės, njė prej shkollave mė me traditė nė Shqipėri. Njė shkollė qė ka diplomuar me qindra breza. Shkolla industriale ka lėnė njė mbresė shumė tė veēantė nė jetėn e kėtij djaloshi. E konsideron si trapolinėn e parė tė jetės. U ndava shumė shpejt nga shokėt e fėmijėrisė nė Tepelenė dhe fillova njė jetė tė re nė Vlorė. Tani them me bindje se kurrė nuk do t’i ndahem Vlorės. Nė tėrė ato histori fėminore qė tregon ka brenda shumė ēiltėrsi dhe dinjitet, por dhe pak magji si tek personazhet e Ēarls Dikensit. E zbulova Vlorėn si personazhet e shkrimtarit tė madh anglez Londrėn, sqaron ky djalosh. Ėndėrra i ishte realizuar. Dita e parė nė brigadė ishte e vėshtirė.
Shumė sekrete qė nuk mund t’ja thoshte dot nėnės dhe babait ja thotė sė pari vėllait tė tij Adriatikut. Ai ėshtė nė shkollė tė mesme dhe duket se do tė bėhet dhe ai ushtarak. Tė gjithė fėmijėt e oficerit tė ndėrhyrjes sė shpejtė Dashnor Agaj kanė mbaruar shkollėn tetėvjeēare ”Selam Musai”. Kjo ėshtė njė tjetėr motiv pėr t’i bėrė ata ushtarakė. Nuk besoj qė mund tė ketė njė vend tjetėr nė Shqipėri si Tepelena ku emrat e njerėzve qė kanė bėrė diēka pėr kombin mund t’i gjesh nė shumė pak vend. Njė dashuri e pėrjetshme e kėtyre njerėzve pėr vendin e nektarizuar nė shpirt dhe e kulluar nė mjaltin e kėngėve. Si tepelenasit dhe vlonjatėt janė mjeshtėr tė kėngės, e qindisin atė. Tėrė shpirtin e tyre e kanė shkrirė nė kėngė. Agim di tė kėndojė dhe i pėlqejnė shumė kėngėt e reja tė grupve tė Tepelenės dhe tė Vlorės.

”Mos ma shani Hygonė se do ta keni punėn pisk”


Njė brez i tėrė djemsh duket se po ndryshon tėrė opinionin qė ėshtė krijuar se brezi i ri nuk lexon libra. Agimi tė flet me shumė detaje, jo vetėm pėr jetėn e Viktor Hygoit, por edhe pėr tėrė librat e tij. Sapo ka mbaruar sė lexuari romanin ”Viti-‘93”. Mė pėlqen pėr finesėn dhe pėr temėn e tij tė pashtershme historike, thotė nėnoficeri. Kam njė bibliotekėzė tė vogėl nė shtėpinė time. Librin e parė qė kam venė nė kėtė bibliotekėzė ka qėnė libri i Ali Pashait shkruar nga Sabri Godo, dhuruar nga gjyshi i tij Mato Agaj. Gjyshi im ka qėnė i kėnduar. Ai ka banuar nė lagjen “Kala” tė Tepelenės. I dinte pėrmendėsh tė gjitha historitė e Ali Pashait. Pra, 23 vjeēari kohėn e lirė e kalon me Gi De Mopasanin, Hygonė, Merimenė, Kadarenė, Agollin dhe shumė shkrimtarė tė tjerė shqiptarė dhe botėrorė qė i do dhe i lexon. Ndėrsa dashuria e tij pėr muzikėn ėshtė e lidhur shumė ngushtė me Ardit Gjebrenė. E dėgjon me shumė kėrshėri dhe me shumė pasion. Ai thotė se shumė kėngė janė “bastarduar” dhe nė kėto kushte e ke shumė tė vėshtirė qė tė gjesh se cila kėngė tė pėlqen mė shumė dhe cila duhet tė blihet nė videotekė.



Dasma e madhe e Bunavisė


Mė datėn 10 gusht 2003 brigada e Bunavisė ka bėrė njė dasmė shum tė madhe. I ka djegur Agim Agajt shaminė e beqarit. Dasmė sa u tund e tėrė Tepelena. Njė dasmė ku gjithė shokėt dhe miqtė e tij kanė festuar gjatė. Agimi tani ėshtė babai i njė vazje 10 vjeēare. Melisa, vajza e tij dhe gruaja, janė dhe dy prej dashurive mė tė mėdha tė nėnoficerit. Tani tė gjitha sekretet ua tregoj kėtyre dy njerėzve, thotė ai. Sesi tė sillem me nusen dhe me vajzėn mė ka porositur qė fėmijė gjyshja ime Mjaftonia. Ajo ishte si Vasiliqia e Ali Pashait, e gjatė dhe bionde. Grua shumė serioze dhe punėtore e madhe. Gatuante me shije dhe e kullonte byrekun dhe qumėshtorin. Do tė isha shumė i lumtur sikur imeshoqe tė gatuante si gjyshja. Sa herė qė kthehem nga puna i lodhur dhe i stresuar, marr gruan me vajzėn dhe dal nė bulevardin e Vlorės. Shkojmė dhe pushojmė qė tė nesėrmen tė rikthehem nė punė pėrsėri. Pėr njė ushtarak familja ka njė rėndėsi tė madhe. Ajo ėshtė njė gjė shumė e shtrenjtė dhe e domosdoshme. Nė darkė kemi nevojė qė tė mbėshtesim kokėn diku.

Mjeshtėri i qitjeve dhe i stėrvitjes


Njeriu i parė qė kam takuar kur vesha uniformėn e nėnoficerit ka qėnė major Dervish Muka, shefi i ndėrlidhjes sė brigadės. Mė ka dhėnė njė porosi tė ēmuar: “Trajtoi ushtarėt si tė barabartė sepse ashtu do t’i stėrvitėsh mirė dhe do tė tė duan shumė”. E kam mbajtur parasysh kėtė kėshillė dhe, tė them tė drejtėn, mė ka dalė pėr mirė. Ndėrsa njeriu i dytė ishte Arkand Musaraj, shefi i personelit tė brigadės. “Urime,- mė ka thėnė ai.- Tė presin shumė vėshtirėsi dhe puna me ushtarėt ka misteret e veta. Por po tė jesh njeri i drejtė do t’ja dalėsh mbanė”.
Ndėrsa fjalėt e para qė mė kanė thėnė eprorėt ishin: “Kjo ėshtė njė birgadė qė kėrkon pėrkushtim dhe punė”. Por nga tėrė kolegėt e mi do tė veēja toger Agron Muka me tė cilin nuk jam ndarė pėr asnjė moment qė nga dita qė kam veshur uniformėn e gjelbėrt. Tė dy bashkė kemi arritur t’ja dalim mbanė duke stėrvitur plot shtatė karantina nga 35 veta ēdo grup. Brenda ėshtė tėrė mundi dhe sakrifica e jetės sonė. Njė punė e gjatė dhe njė punė me ushtarė qė kanė me vete mjaft probleme. Por nga 250 ushtarėt qė kam stėrvitur mė kanė mbetur nė mendje ushtarėt Altin Pėrgjegji nga Lezha dhe Bledar Labi nga Saranda. Djem fjalėpak e punėshumė. Ndėrsa nga kolegėt e mi do tė pėrmendja Leonard Meta nga Mallakastra dhe Altin Kėrri, nga Tepelena. Unė dhe kolegėt e mi nė repart kalojmė mė tė shumtėn e ditės qė nga ora 8.00 deri nė orėn 16.00, plus qė rrimė pėr punė tė tjera pas orarit zyrtar. Tė gjithė nėnoficerėt e Bunavisė janė brezi i kristaltė i djemve tė rinj. “Tė gjithė e kemi hapur batalionin nė njė ditė. Jemi 24 instruktorė qė ēdo ditė stėrvitim ushtarė. Nga njėherė fjalėt e tepėrta janė fukarallėk. Flet vetė puna. Me ushtarėt zbatoj porositė e nėnės. “Konsideroji ushtarėt si vėllezėrit e tu tė vegjėl”. Ndėrsa nga babai porosinė: “Kujdes me stėrvitjen me armė”. Ditėt mė tė bukura tė punės sime janė qitjet luftarake.Nė ēdo karantinė kam bėrė nga tetė qitje. Kam bėrė qitje me automatik, me mitraloz, me granatėhedhės dhe me granatė dore. Jam mjeshėr i qitjeve ashtu siē janė dhe tė gjithė kolegėt e mi. Armėn e zotėrojmė nė mėnyrė tė pėrkryer dhe ja kemi dalė mbanė qė nė qitje tė realizojmė tė gjitha objektivat. Njė punė e kujdesshme. Qitjet dhe festat familjare janė ditėt mė tė bukura tė jetės sime. Pemėn e Vitit tė Ri e pregatit motra ime e vogėl Suzana.
Tėrė nonficerėt e Bunavisė janė si aktori Xhon Travolta. Ushtrakė kėmbėngulės dhe qė kėrkojnė qė tė realizojnė tė gjitha detyrat. Pėr filma ushtarakė dhe me temė nga Rambot tė gjithė lėmė kokėn. I shikojmė bashkarisht. Xhon Travolta ėshtė modeli i ushtarakut, jo vetėm pėr pėrkushtimin por dhe pėr korrektėsinė. Agimi sapo e ka filluar jetėn e ushtrakut. Ai ėshtė nė agimin e saj. Sapo ka pėrfunduar kursin bazė pėr nėnoficer. Por ai konfirmon se ėshtė i lidhur pėrjetėsisht me ushtrinė. Nė thelb ėshtė njė ushtarak krejt ndryshe nga ushtaraku i zakonshėm qė jemi mėsuar tė njohim. Ai ka njė tjetėr dimension dhe njė tjetėr frymėmarrje. Ai ėshtė bashkėudhėtari mė i ri i ushtrisė shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: ALI PASHE TEPELENA   Thu Sep 11, 2008 11:44 pm

Po filloj kete teme me kete poezi per te ditur me shume nga gjithe antaret se kushe ishte Ali Pashe Tepelena .



Bir i Miftarit drejt Tunes po nget
Gjahuret leshverdhe ta dine ē'i pret
Kur turren delinjte mbi lumin me gjake
Te gjalleMoskovit i kthehen fort pak.

Selihtar !Zhvishe shapten e te parit tone
Tamburxhi,kushtrimi ne shpresen na shtone
Ju male qe shihni si zbresin se zall
Ja kthemi mundes ,ja nuk vime gjalle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2086
Age: 21
Vendi: Shqiptari
Profesioni/Hobi: Revolucionar
Registration date: 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Fri Sep 12, 2008 12:42 pm

e paske hape temen per qef temin Very Happy

ndoshta njeriu qe e filloi kryengritjen ne balkan, ai arriti qe ti frikesohet e gjithe evropa, te gjithe i dime mardheniet e tij me Napoleonin-njeriun qe po e pushtonte evropen cdo dite nga nje shtet.

Ali pasha arriti qe ta frikesoje Napolonin dhe sulltanin, jko e ben ate nje nga njerezit me te afte qe ka pasur Shqiperia.

por ai e ka apsur nje te mete: tradhtonte por edhe i pranonte tradhtite!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shqipja
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 16
Age: 49
Vendi: Tetovė
Registration date: 12/08/2008

MesazhTitulli: Kush Ishte Ali Pasha Te Pelena?   Thu Sep 25, 2008 9:55 am

fla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1368
Vendi: Dielli lind nga malet!
Registration date: 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Thu Sep 25, 2008 10:45 am

Shqipe, me mos bej keso gabime kalamajsh. Nuk thuhet Ali Pashe te Pelena, por Ali Pashe Tepelena.

Nese e ke hapur kete teme per te bere hajgare, se besoj se do ia arrish qellimit. Se nuk behet hajgare me nje gjeni ushtarak sic ishte Aliu.

Victor Hygo per te ka thene: poqese e krahasojme Napoleonin me Aliun na del se ata qendrojne perballe njeri tjetrit si luani me tigrin'.

Ali Pasha ka meriten qe krijoi formacionet e para te rregullta ushtarake ne Ballkan kunder turqve. Ai poashtu ka meriten e formimit te doganave te para ne Ballkan. Ai ishte dinak, dhe me po kete dinakeri shtypi reaksionin proturk si dhe u perball me padiashahun.

Nje kenge mua me ka mbetur ne mendje prej kohesh:

Duro gjyle e kambana,
moj kalaja me bedena
se lufton me padishah
ALi pashe Tepelena
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 10:02 am

Jeta e Ali Pashe Tepelenes



Nuk ka asnje dyshim se nje
nga figurat me te rendesishme dhe me te famshme te historiografise Shqiptare
neper kohera eshte edhe figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues
te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka
qene Bej nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i
nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

Mukhtari, gjyshi i Aliut si Bej
qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me
vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te
Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij
te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e
Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3
vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj
Hapsburgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e
Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10
vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne
mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre
te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per
kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u
detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte
nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe
ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec
arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i
pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij
nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet
vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi
Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e
Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe
cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke
qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu
rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri
dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga
‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe
hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande
cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise.
Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me
nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait
te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si
roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e
Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi
vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me
shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje
dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq.
Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te
motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje
konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga
Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas
marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti
i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut
dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne
aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe
siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu
iu dha hajduteve e kaēakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te
perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne
Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te
sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt
Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne
Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u
mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij
coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi
gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Ali Pashe Tepelena ne kenget labe.   Wed Oct 01, 2008 10:16 am

Nė kėngėt popullore historike qė
kanė nė qendėr figurėn e Ali Pashė Tepelenės, pėrvijohen dukshėm tipare
thelbėsore tė personalitetit shumėplanėsh tė Vezirit tė vezirėve, lufta,
betejat, e fitoret kundėr pushtuesve turq, si dhe tema e qėndresės qė gjenin nė
popull synimet lakmitare tė Ali Pashė Tepelenės, vendosja dhe mbajtja e
pushtetit me dhunė prej kėtij gjarpėri qė drodhi dhenė / zaptoi det e sterenė,
por s'u bė dot prijės i mirėfilltė popullor. Pashait tė Janinės, megjithėse nuk
ia kurseu simpatinė e pėrkrahjen e vet, populli i Labėrisė nuk i kurseu as
urrejtjen pėr mizoritė e tij.

Kėngėt me kėtė temė janė njė dėshmi tjetėr e vlerėsimit tė figurės sė Ali
Pashės. Megjithatė duhet thėnė se bėmat, lufta e qėndresa e tij nė krye tė
Pashallėkut tė Janinės kundėr turqve zė vendin kryesor nė poezinė popullore tė
kėsaj periudhe. Kjo ėshtė e kuptueshme. Jo mė kot ėshtė thėnė se nė vorbullėn e
ngjarjeve tė kėsaj kohe tė turbullt populli dallon mė tė rėndėsishmen dhe i jep
asaj vendin qė i takon nė kėngė.

Figura kryesore nė kėto kėngė ėshtė vetė Ali Pasha. Por, krahas tij, poeti
popullor lab nuk harron tė portretizojė luftėtarėt, trimat, prijėsit, gratė,
miqtė e tradhėtarėt, pushtuesit, etj. Nė kėngėt pėr Ali Pashėn gjejmė emrat e
Boēarit e Xhavellės, Thanas Vajės e Ēaush Hormovės, Hankos, Shanishashė,
Vasiliqisė (nėna, motra e gruaja e Ali Pashės), djemtė e pashait, deri edhe
Lord Bajronin, si dhe vetė popullin e Labėrisė, hormovitėt, himariotėt,
kardhiqiotėt e kurveleshasit,
tė gjithė trima levendė
ēe punojnė keq dyfeknė.


Kėshtu, nė kėngė pėrshkruhet lindja e Aliut:
... Hanko kur polle Alinė
ndriti bota vetėtimė...!


djalėria e rinia me trimėritė, dredhitė, grindjet, mėritė, pusitė etj:
...Qė kur ishte ēilimi
nė shokė bėnte beli
kur gjėmonte e binte shi
merrte shenjė nė llami
Kush e njih Ali asllanė
gjithė ditėn loste me pallė ,
... Ali Pasha kur qe djalė
nė Hormovė e kish inanė...





pėrgatitja e vendit pėr luftė:
... Bėre ura tė mėdha
dhe 101 kala...

masakrat e mizoria e pashait:
... Nė fushė tė Valaresė
Ali Pasha i pabesė
Preu katėrqind e pesė...

zgjerimi e forcimi i pushtetit me luftė,
me shpatė ne dorė:
... Hajde Ali Pashė hajde
Jatagan tė gjatė pate
Janinė e Shkodėr mė kape!

kulmi i lavdisė dhe prishja me
Sulltanin:
Gjarpėri qė drodhe dhenė
Zaptove gjithė sterenė
Vure sedėr dhe me mbrenė...

Qėndresa epike:
Kjo kalaja me bedena
shih se ē’trima qė mban brėnda
Ali Pashėn me shtatė zėmra.

rrethimi i pashait, shpresat e
pėrpjekjet e fundit:
Ali Pasha ezhdėrha
I rrethuar nga jezitė
Bėn tertipe tė mėdha
Zgjuar natė e zgjuar ditė...

vrasja pabesisht:
... Qysh besoi ai burrė,
Ai qė sbesonte kurrė?!
Koke do vene barutne
besove, prandaj te zune...


pasvdekja:
Kokėn nė Stamboll ta prunė,
nismėn ta bėnė pėrdhunė.


Por ka edhe kėngė ku populli e zhvesh
vezirin mbi vezirė nga tė gjithė titujt e tij, ia heq edhe dafinat e lavdisė,
edhe baltėn e sharjeve, duke e quajtur thjesht Ali:

Kam njė fjalė pėr Alinė.../ Pse Ali se bėre mirė / su lidhe me Gegėrinė?!

Poeti popullor shpreh me kėto vargje tė thjeshta, vlerėsimin e tij pėr
politikėn e Aliut, duke theksuar me njė qartėsi tė habitshme domosdoshmėrinė e
bashkimit tė vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 10:25 am

Sherbimi Sekret i Pashallekut te JaninesDrejtuesi i
pashallėkut tė Janinės forcoi sė tepėrmi pozitat e tij duke,
zgjeruar hapėsirat e kjo ndėrhyrje u bė nė kushte lufte mes Ali
Pashait dhe armiqve qė vinin nga jashtė e brenda pashallėkut.
Nė kėto kushte fuqitė mė tė mėdha tė kohės, Rusia, Franca e
Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre nė Janinė nga ku
informoheshin pėr ēdo plan tė Pashait. E nuk mungonin vetėm
informatat por agjentura e tyre mundi tė organizonte edhe
kryengritje tė mėdha me anė tė feudalėve, tė cilat kishin si
qėllim tė mos lejonin bashkimin e pashallėkut tė Janinės me atė
tė Shkodrės, pėr ta kthyer vendin nė njė fushė nga ku Perandoria
Osmane sulmohej mė lehtė.
Tė njėjtin interes kishin edhe sulltanėt qė sunduan gjatė
kohės sė qeverisė sė Ali Pashait. Kėta tė fundit synonin qė
pashallėku tė mbetej i vogėl e i copėtuar qė ta pushtonin mė
lehtė.
Agjentura e Pashait
Drejtuesi i pashallėkut tė Janinės
duke parė situatėn rreth tij mori tė gjitha masat jo vetėm pėr
tė siguruar pushtetin, por edhe pushtetin e tij. Qė kur ai mori
postin e Derven Pashės qė i siguronte atij ruajtjen e rrugėve,
ai organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė
provincė tjetėr tė Perandorisė osmane. Kjo polici e
informonte Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga
veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i
interesonte tė Parit. Policia sekrete survejonte tė gjithė tė
huajt, por duke mos harruar edhe grekėt e shqiptarėt. Nė kėtė
mėnyrė, pashai informohej pėr ēdo kohė e lėvizje duke krijuar
mundėsinė pėr tė parandaluar veprimtarinė kundra tij. Pėr
personat qė dyshoheshin edhe letrat qė qarkullonin brenda
pashallėkut lexoheshin nga njerėzit e Ali Pashė Tepelenės dhe
shpesh herė edhe nė prani tė tij. Nė krye tė policisė sekrete
qėndronin njerėzit mė tė besuar tė Ali Pashės. Mė i njohuri ka
qenė Tahir Abazi. Nė kėtė post punoi edhe Thanas Vaja, i cili e
kishte fituar besimin e sovranit. Nė kėtė rrjet tė agjenturės
Ali Pashai organizoi njerėz tė profesioneve tė ndryshme duke
nisur qė me emisarėt e tij diplomatikė, tregtarė, udhėtarė,
mjekė, persona tė dėrguar jashtė shtetit pikėrisht pėr mbledhjen
e informacioneve, ushtarakė e deri barinj.
Peng familja
Agjentėt jashtė shtetit kėrkonte garanci nga
personi siē ishte lėnia peng e fėmijėve apo personave tė tjerė
tė familjes, nė mėnyrė qė ata jo vetėm tė ktheheshin nė kohėn e
duhur nė Janinė por edhe tė kryenin sa mė mirė detyrėn e caktuar.
Vllahija, Moldavia, Thraka e Maqedonia ishin tė mbushura me
punonjės sė shėrbimit sekret tė Ali Pashait. Sipas dokumenteve
franceze vetėm nė Korfuz pashai kishte 40 informatorė. Mes
kėtyre njerėzve ishte edhe selihtari (mbajtėsi i shpatės) dhe
bostanxhibashi (kopėshtari) i Sulltanit. Nė vitin 1810 nė
shėrbim tė Ali Pashait u fut edhe Veziri i Madh (kryeministri) i
shtetit osman, i cili i mbronte hapur interesat e sovranit tė
Janinės nė Portėn e Lartė. Ēdo gjė qė ndodhte brenda dhomės sė
Sulltanit i bėhej e ditur brenda 8 ditėve Ali Pashait, ndėrsa
nga ana e kėtij tė fundit nuk mungonin edhe shpėrblimet e majme.
Penetrimi te Fuqitė e Mėdha
Nė vitin 1809 Napoleon Bonaparti
urdhėroi burgimin nė Vjenė tė tregtarit nga Janina Stavro Joanit,
pasi ai dyshohej si agjent i Ali Pashė Tepelenės. Botimet greke
pranojnė se Stavro shpenzoi pėr daljen nga burgu 14 mijė grosh,
tė cilat mė vonė ia ktheu Ali Pasha. Nė vitin 1807 Rusia qė
kishte pushtuar ishujt e detit Jon, tentoi tė shpėrthente njė
kryengritje nė pashallėkun e Janinės, nė bashkėpunim me lidhjen
e bejlerėve tė shqipėrisė jugore. Tentativa pėrfundoi me shumė
agjentė rusė tė arrestuar dhe me ndėrprerjen e fijeve tė kėtij
komploti, e kjo falė agjenturės sė Ali Pashės. Nė pashallėkun e
Janinės nuk munguan as agjenturat e tjera, por tė pasuksesėshme.
Konsulli i Napoleonit nė Janinė Pukėvili dhe vėllai i tij, qė
kryente detyrėn e zėvendėskonsulit nė Prevezė organizuan
agjenturėn pėrkatėse pėr tiu kundėrvėnė Pashait tė Janinės.
Qėllimi i francezėve ishte diskretitimi i Aliut nė Stamboll, tė
nxiste protesta dhe revolta nga pakėnaqėsitė... I vėnė nė dijeni
pėr agjenturėn franceze, Ali pashė Tepelena filloi ēensurimin e
fshehtė tė korespondencės diplomatike, kryesisht asaj me
stambollin.
Mė 1808 kur Napoleoni po bėhej gati tė pushtonte pashallėkun
e janinės, Pashai thirri njė gdhendės nga Malta qė pėrgatiti
vulat e ministrit tė jashtėm tė Francės, tė ambasadorit tė tyre
nė Stamboll, komandatit tė ushtrisė franceze nė Dalmaci,
guvernatorit nė ishujt jonianė, konsullit tė Napoleonit nė
Janinė si dhe nė shkodėr. Kėtė e pėrdori pėr tė lexuar tė gjithė
korespondencėn qė mė pas edhe mund ta vuloste duke zbuluar
kėshtu planin e pushtimit. Materialet e Mbledhura Ali Pasha i
dėrgoi nė stamboll dhe rezultat i zbulimit ishte acarimi i
Portės sė Lartė me Francen, ndėrsa Shqipėria nuk u shkel nga
forcat franceze.
Pas kėsaj francezėt filluan tė pėrdonin kodin shifror por
edhe kėtė Ali Pasha e deshifroi duke i kėrkuar ndihmėn anglezėve
tė cilėt gjetėn ēelėsin. Por edhe kėta tė fundit kishin krijuar
nė Janinė agjenturėn e tyre. Mes kėtyre informacioneve tė
gjetura nga historiani Ilir Ushtelenca nė arkivat e huaja, Ali
Pashai krijoi tė parin shėrbim informativ, tė cilėn e shtriu
shumė gjerė. Mes kėtij shėrbimi, Ali Pashė Tepelena mundi tė
shmangte tė gjitha prapaskenat pėr copėzimin e pashallėkut tė
Janinės dhe sulmet pėr pushtimin nga fuqitė e mėdha. Ai
organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė
provincė tjetėr tė Perandorisė osmane. Kjo polici e informonte
Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga
veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i
interesonte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 660
Age: 101
Vendi: usa
Registration date: 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 4:25 pm

'Kokėn nė Stamboll, trupin nė Janinė,
tė griinė o Ali Pasha, tė grinė...'

eh, Janina e Arbania Jonė, na griinė, na coptuan, na ndanė e na pėrēanė - sa s'di si mbijetuam, e ēka mund tė jemi sot - a jemi njerėz me emrin e shqiponjave? A duhet vėrtetuar e justifikuar emri - shqiptar?



KREJT NATYRSHEM EDHE SOT

Dy fjale ma kanė grryer shpirtin gjithjeten.
Dy fjale ma kanė nxe gjakun gjithjeten.
Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
Dy fjale te ndara -
njera ne njerin qosh te gjakut,
e tjetra nė fund te gjakut.
Dy fjale qe notojne ne gjak.
Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
Dy fjale qe i nxene njė diell.
Dy fjale qe i perben njė Toke.
Dy fjale qe i perben njė gjak.
Dy fjale qe presin bashkim.
Dy fjale te ndara dymije jetera.
Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur
peshperisin diēka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,
as nuk ēmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,
as nuk po bashkohen persegjallit,
as nuk pushojne nga klithmat,
as nuk i shemben vetetimat,
as vdesin persegjalli,
as ngjallen persevdekurit
Dy fjale qe thrrasin ēdodite,
Dy fjale qe endrroj ēdo nate, prej atij momenti qe pava
harten etnike
Dy fjale do tė ma marrin shpirtin
Dy fjale do tė ma falin jetėn e re
Dy fjalė rėnkojnė nė breza
Dy fjale - Tivari e Preveza!

Prill, 2005. nezir myrta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 5:07 pm

Poezi shume e bukur zoti Nezir. Urime!

...Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1368
Vendi: Dielli lind nga malet!
Registration date: 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 6:43 pm

Ali Pasha - Tigri i Ballkanit

Po te kristalizohej ideja e plote e Ali Pashes, dhe po ta donte fati historik qe pashai i Shkodres te mos vritej sot Shqiperia do te kishte dimensione arberore; do te shtrihej qe nga jugu i Hercegovines e Kotorrit ne veri e gjer ne Nish ne verilindje e poshte prej Velesit e deri ne Selanik ne juglindje. Kufiri jugor do ta prekte Peleponezin,.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Male
Numri i postimeve: 187
Age: 58
Vendi: greqi
Registration date: 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Wed Oct 01, 2008 7:16 pm

E nderuar Eva0506:(Kėshtu mund tė drejtohem!)
Tė nderoj qė more mundimin dhe prure disa shkrime biografike dhe historike pėr Ali Pashė Tepelenėn ose(Ali Hysaj,mbase nuk e dije kėtė).Unė kam fatin tė jem gjiton me fshatin e Ali Pashės,dhe kam dėgjuar shumė qė i vogėl nga pleqtė plus qė fshatarėt e njohin me rrėnjė njėri tjetėrin.Nuk dua tė zgjatem dhe unė do tė postoj 2 poezi pėr Ali Pashanė,por dua tė theksoj se je nxituar dhe ka disa paqartėsi.Mbase i ke dhe tė dėgjuara.p.sh.biografia e fisit dhe familjes sė tij,emri gruas e etj.
Gjithsesi tė pėrshėndes.

PORTRET PĖR ALI PASHANĖ
“ Koka nė Stambollė trupi nė Janinė,
Tė vranė Ali Pasha,o Pasha tė grinė.”
-Kėngė-

Ulur kėmbėkryqė,i heshtur qėndron.
Sytė nga Janina,mėndjen nė Stamboll.
Koburja nė brez pa shkrehur tė mbeti,
Mbi njė tradhėtar njė gjarrpėr dovleti.

Poshtė ballit tė rudhur sytė e pėrqėndruar,
Tregojnė nė heshtje atė qė kanė shkruar.
Fjalėn amanetė botės po i thotė:
“-Kush e beson hasmin, e paguan me kokė!”

Ngrehu Tepelenė

Ngrehu,tundu Tepelenė..!
Dil e prit Ali Pashanė...
Si qėmoti nė Dervenė,
Hakė edhe bes i dhanė.

Aliu nga der' e Hysajve,
Doli trim,u bė Pasha.
Mbretėroi nė Janinė,
Hapi porta tė mėdha.

Dilė e pėrqafo tėt' birė.
Se bėri pėr atė vėnd.
Tė la pasė historinė,
Gjithė bota e pėrmėnd.

Fjalė e tija s'bėhej dy,
Qoftė me hir a me pahirė.
Lab e Toskė i bėri njėsh',
I bashkoi me Ēamėrinė.

Nuk u dorzua luani,
E shtrinė me tradhėti,
Bashkė me Vasiliqinė,
Ndriēojnė nė histori.
Danel Cana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Male
Numri i postimeve: 187
Age: 58
Vendi: greqi
Registration date: 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Sat Oct 11, 2008 3:52 pm

Eva0506 shkruajti:
Jeta e Ali Pashe Tepelenes

1-..........................................
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
2-....................................
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
3-.........................................
Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen.
.
1-Gjyshi quhej Myftar- e jo -Mukhtar!!!
2-Motra quhej Shanisha-e jo - Shanica!!!
3-Gruaja e parė,e bija e Kapllan Pashės nga Delvina,quhej Emine-e jo-Gjyslyme!!!
Kėto tani pėr tani.
respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   Sat Oct 11, 2008 8:02 pm

Respekte Ali Baba Tepelena Very Happy Te falenderoj!

Ali Baba Tepelena shkruajti:
Eva0506 shkruajti:
Jeta e Ali Pashe Tepelenes

1-..........................................
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
2-....................................
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
3-.........................................
Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen.
.
1-Gjyshi quhej Myftar- e jo -Mukhtar!!!
2-Motra quhej Shanisha-e jo - Shanica!!!
3-Gruaja e parė,e bija e Kapllan Pashės nga Delvina,quhej Emine-e jo-Gjyslyme!!!
Kėto tani pėr tani.
respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

ALI PASHE TEPELENA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -