Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:20 pm



Urtësi




Për dashurinë



1. Dashuria është alfa dhe omega e jetës.

2. Nëse kjo ëndërr që quhet jetë, ka ndonjë gjë që mund të mbahet mend, ajo është dashuria.

3. Gëzimet e dashurisë nuk do të shkëlqenin pa mallin e brengën.

4. Aritmetika e dashurisë është: 1 + 1 = 1.

5. Urtësisë i bie të kalojë nga marrëzia, dashurisë nga urrejtja, jetës nga vdekja.

6. Dashurisë herë-herë i bie të kalojë buzë greminës.

7. Të dashuruarit u ngjajnë yjeve të dyfishtë.

8. Gruaja ndjen një pranverë të vogël në vjeshtën e jetës.

9. Zemra e dashuruar – një yll pulsar.

10. Dashuria e njeriut është një thesar mrekulli, që sa më shumë harxhohet, aq më tepër shtohet.

11. Dashuria e parë, herë-herë, i ngjan lules që e rrëzon ngrica.

12. Dashuria dhe dhimbjen e ka të bukur.

13. Natyra dhe dashuria nuk gjykohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:21 pm

1. Jeta e vërtetë nuk fillon nga fëmijëria, as nga pasuria, po nga dashuria.

2. Po të shtrydhësh mijëvjeçarët, ajo që do të quhej tamam jetë, janë çastet e dashurisë.

3. Në dashuri ku janë dy është një, ku është një janë dy.

4. Dashuria bën shumë marrëzira e për çudi duken të këndshme. Dashuria bën shumë kotësira e për habi duken të lezetshme.

5. Kujt mendoni se dashuria mund t’i marrë leje?!

6. Dashuria është brenda zemrës në formën e një zemre të kristaltë, andaj kur thyhet nuk ngjitet më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:21 pm

Për BESIMIN

1. Më tepër se për këdo, më merr malli për Zotin.

2. Zoti – aureola e gjithë dashurive.

3. Relacioni i jetës është: Vartësi absolute, pavarësi relative.

4. Nëse disa njerëz në këtë botë, arrijnë të bëhen shenjtorë të saj, çdo njeri le të bëhet shenjtor i vetes së tij.

5. Qiejt me yje – shandanët e mrekulluar, u bënë e mbahen në çengelin e diturisë së krijuesit.

6. Lakmia-mbretëresha e veseve thotë: Zoti është i shenjtë, PARAJA më e shenjtë.

7. Nëse ka mjegull, s’do të thotë se s’ka Qiell.

8. Sa shumë fetarë, sa pak besimtarë.

9. Të besosh nuk do të thotë të kthehesh në predikues.

10. O njeri! Ngjitur gjer në përulësi.

11. Ej, kalorës! Kush është ai që i bën karshillëk KALORËSIT TË REVE?

12. Besimtari është tamam në gjurmët e thesarit: E NESËRMJA.

13. Në jetë është bërë zakon të qajmë të vdekurit, kur duhet të qajmë të gjallët ngatërrestarë.

14. Shumë njerëz ndoshta s’dinë e s’bëjnë asgjë nga ato që thotë Shkrimi i Shenjtë, po puthjen e Judës e kanë mësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:22 pm

1. E vërteta është se djallëzia dhe padia gjithmonë kana pasur pushtet.

2. Njeriu duhet të ushqehet sipas përkatësisë: trupi nga toka, shpirti nga Qielli.

3. Zgjuarsia e djallit pjell injorancë, krijon alibira.

4. Disa thonë se MËSHIRA është filozofia e të dobëtit. Me të vërtetë bishtat s’e njohin fare këtë lloj filozofie.

5. Festat e djallit – katastrofat njerëzore.

6. Në këtë vorbull të shoqërisë njerëzore, mua nuk më brengos djalli, po njerëzit fansa të tij.

7. Vetëm Zoti është kudo në të njëjtën kohë.

8. Universi, nuk është një fletore e pa shkrojtur, po një libër që vazhdon të shkruhet.

9. Guximi i njeriut që nuk beson Krijuesin, arrin gjer te vrasja e vetëvrasja.

10. Paturpësia e njeriut që nuk beson Krijuesin, arrin gjer te përdhosja.

11. Zgjuarsia e njeriut që nuk beson Krijuesin, arrin gjer te poshtërsia.

12. Shpeshherë, bash në mes të shoqërisë tejet të trazuar, besimtari duhet të ndjehet një lloj murgu.

13. O njeri, s’ke faj. Perëndi nuk beson, djalli të tundon, s’ke faj. Jam i zoti, thua, e do gjej udhën symbyllur, s’ke faj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:22 pm

1. Nderi, që nuk i ka rrënjët thellë te BESIMI, e ka shumë të vështirë t’u rezistojë tundimeve të jetës.

2. Përpjekjet e të urtëve për të gjetur misterin, janë si kërcimet e pleshtit që do të arrijë yjet.

3. Ju mosbesimtarë, ringjallni të vdekurin, bëjeni vdekjen të vdesë e unë do t’iu quaj juve Zot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:22 pm

Për DREJTËSINË dhe DITURINË

1. Tërë kohën hipokrizia me dorën e djathtë lart, na ka treguar PESHOREN E DREJTËSISË.

2. Gjithë ligësitë në botë, janë bërë në emër të së drejtës së ujkut për të jetuar.

3. Drejtësia më bën të vuaj se nuk e shoh kurrkund, pa drejtësia më bën të vuaj se e ndjej çdo çast.

4. Padrejtësia mban skllav të padrejtin e skllavëron të drejtët.

5. S’zemërohem nga të liqtë, po nga ata që hiqen si të dejtë.

6. Sa më i suksesshëm biznesi i drejtësisë, aq më tepër maskaradë bëhet rrjedha e shoqërisë.

7. O dituri! Shtroi rrugicat e pastra, të kalojë me putra të ndotura injoranca.

8. Dituria nuk është dhunti.

9. Padituria është si qeni që kafshon edhe të zotin.

10. S’ka më krenare se injoranca.

11. Dituria është një thesar që e fiton cilido që e kërkon.

12. Dituria të ndihmon sa herë që kërkon ndihmë.

13. Me diturinë kurrë s’mbahet mëri.

14. S’qesh me budallenjtë, po me ata që hiqen si të mençur.

15. Nuk dua të flas ç’na lidh e ç’na ndan me gjallesat, ajo që na dallon është LIBRI.

16. Pisk është me budallenjtë, më pisk me të zgjuarit.

17. S’durohet kapardisja e mendjemëdhenjve, po fodullëku i injorancës është me të vërtetë mizor.

18. Ka shumë njerëz që s’lexojnë asnjë libër e ndonjëherë askushit i shkon mendja: “Aah, sikur të shkruaja një libër”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:23 pm

Për kohën-jetën-shoqërinë

1. Kohës s’i vihet dot fre.

2. Në çdo kohë kurrë s’kanë munguar: barbarët, mjeranët, hileqarët, ceremonialët.

3. Koha “moderne” e sotme përkëdhel: kuletën, plëndësin, femrën, qenin.

4. Le të ngrihet një, qoftë dhe nga të vdekurit e të na tregojë sa zili e paska skllavërinë.

5. Jeta është e mbushur plot pendime të Tartufit për pleshtin e vrarë.

6. Jeta është PROVA e domosdoshmërisë, jo për të treguar forcën në luftë me njëri-tjetrin, po për të luftuar në vetvete DOBËSITË E FORTA.

7. Në jetë ndodh shpesh që kulish ujqish pijnë qumësht në dele.

8. Në jetë ndesh injorancën e kapardisur dhe hileqarë të përkëdhelur.

9. Udhës së jetës, njerëzimi vet i ka mbjellë MOLLËT E NDALUARA.

10. Gjer më tani jetës njerëzore i ka munguar stina e pranverës.

11. Historianë, s’keni faj për fajet që keni shkruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:23 pm

1. Përvoja është vet autori, skenaristi, regjisori e aktori i filmit serial miliona seri, ku plekset e shplekset keqas historia njerëzore.

2. Shoqëria njerëzore gjer më sot, ka ndërtuar e perfeksionuar piramidën e gjallë shtetërore më të madhen në botë, piramida e gjallë që në zemrën sarkofag, ka DASHURINË dhe DREJTËSINË NJERËZORE të vdekur.

3. Shoqëria që “PUNËSON” në rrugë e në masë lypsarë, prostituta, kusarë,... është MASKARADË.

4. Tek të paaftët duket aftësia e SHOQËRISË, tek të pambrojturit duket mbrojtja e saj, tek të vegjlit duket përkujdesja e të mëdhenjve.

5. Varfëria nuk është turp për atë që e vuan, po për atë që e krijon.

6. Shitblerja e njeriut s’ka ndodhur në të gjitha kohët, shitblerja e dinjitetit ka ndodhur në çdo kohë.

7. Lufta-formë qeverisjeje e shtetit piramidal.

8. Lufta-trashëgimi e së shkuarës primitive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:24 pm

1. Lufta-treguesi i gjallë, që njeriu në shoqërinë piramidale, nuk është ndarë nga NJERIU-KAFSHË ose KAFSHA-NJERI.

2. TIRANIA – turpi i arsyes njerëzore, krijesës njerëzore, gjeneratës njerëzore.

3. Urinë nuk shuan as vargu më i bukur, as ligjëratat më mahnitëse.

4. Standardet e shoqërisë së përdhosjes së dinjitetit të njeriut nga një anë sigurojnë stolisjen e kolltukëve, nga ana tjetër tringëllijnë zinxhirët e prangosjes së rebelëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:24 pm

Për POLITIKËN-PARTITË-TË ARDHMEN

1. Politizimi i jetës është degradimi i civilizimit

2. Historitë njerëzore, panair tragjiko-grotesk tiranësh e politikanësh.

3. Politika është MOSMARRËVESHJE.

4. Politikanët janë si priftërinjtë pa besim.

5. Komeditë e partive, pjellin tragjeditë e popujve.

6. Partitë, me fjalë bëjnë lojën e kungulleshkës, me vepra atë të dhelprës.

7. Partitë gumëzhijnë si bletët e janë parazite si mizat.

8. Aleancat partiake, nuk janë gjë tjetër, veçse korporata interesi.

9. Në këtë jetë, ka një jetë tjetër.

10. Të ardhmes njerëzore., nuk do t’i vijë turp për origjinën, po për ligjërimin e veseve të saj.Në shoqërinë e së ardhmes DASHURIA – shpirti i saj, DREJTËSIA – truri i saj,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:25 pm

1. BARAZIA – kolona vertebrale e saj.

2. Shoqëria e së ardhmes nuk do kërkojë e të përsosë lirinë e Ezopit, lirinë nga tharku brenda një vathi, lirinë nga qelia brenda oborrit të burgut, për të parë pakëz më tepër diell e për të thithur pakëz më tepër ajër.

3. Të shpëtojmë njeriun nga UNI, të shpëtojmë shoqërinë nga UNI, të çlirohet shoqëria nga egërsia – kjo është ÇËSHTJA.

4. Shoqëria e së ardhmes do të risë gradualisht personalitetin e çdo njeriu e jo xhepin e autoritetin si gjer më tani.

5. Jeta në udhën e re, do të jetë plot përplasje, po nuk do të ishte jetë udhëtarësh, konviktorësh, lumperproletarësh, murgjish,... as jeta e parallinjve të droguar, as jeta e fansave të PARASË e të UNIT të pushtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:25 pm

Për LAKMINË-UNIN-LAVDINË

1. Lakmia është bisha e babëzitur si vdekja e pangopur si zjarri në kobin e zi të zemrës.

2. Dykëmbëshi i xhunglës së pallateve, bëhet më i pështirosur se miu, më i bezdisur se mushkonja, më i neveritshëm se dhelpra, më i frikshëm se gjapri, më i tmerrshëm se krokodili.

3. Lakmia të bën të bukur si një varr i bukur.

4. Herë-herë lakmitari e pëson si qeni i fabulës nëpër lumë me mish në gojë.

5. Lakmitarin nuk e lodh më shumë rropatja e ditës, sesa pagjumësia nga tundimi i ëndërrimeve të natës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:28 pm

1. UNI është një bishë e civilizuar, natyrë e kapaciteteve të forta e më të forta, që me çdo formë e mjet, kërkon në mënyrë kategorike nënshtrimin e të tjerëve.

2. UNI hiqet shqiponjë, po gjithmonë e ndjek pas një kukuvajkë.

3. Keqbërësit thonë vetëm UNË; ata s’kanë zemër po tumor, që hedh metastazat e mortjes në jetën e të tjerëve.

4. UNI është streha e mburravecëve, fodullëve, mendjemëdhenjve, kapadaive të çdo kallëpi, qofshin në politikë, filozofi e kudo. Kjo kategori mospërfillëse do të dështonte që në hapat e parë, falë shpirtit demoniak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:29 pm

1. UNI është një sëmundje e lindur, e rëndë, tepër e rëndë e njeriut.

2. UNI di vetëm të shumëzojë me zero, çdo vlerë historike të gjeneratës, që s’i mban era UNË.

3. UNI ka qenë e mbetet pengesa më serioze për njerëzimin. Është burim i brendshëm shpirtëror, që shkakton paudhësitë e panumërta në jetë, me shkëlqim të rremë drejt katastrofës.

4. UNI është tempulli i vetëm i egoistëve.

5. UNI është tumori i shekujve.

6. UNI s’ka zemër as në gjoks, as në kokë.

7. UNI është ulërima që mbyt zërat e jetës.

8. UNI është një mushkonjë e rënë në një filxhan me uthull.

9. Nëse njerëz të ndryshëm e për më tepër lakmitarë, arivistë të të gjitha kallëpeve, funksionarë, ministra e kryeministra, mbretër, presidentë, strategë, diktatorë, parallinj, kapen fort pas EGOS, profetët e vërtetë, njerëzit që kanë DRITË në shpirt, UNIN flakin të parin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:30 pm

124. UNI mban skllav mendjemadhin e skllavëron të thjeshtët.
125. Lavdia është një lapidar me themele në varr.
126. Lavdia është një plloskë me verë, kur je i gjallë e pi a s’e pi, kur ke vdekur e pinë të tjerët.
127. Historikisht janë bërë marrëzitë më të mëdha, kur kurorën e lavdisë e kanë vënë vet kokat e çmendura.
128. Krenaria – salltanet e mendjemëdhenjve.
129. Ku ngjitet lavdia, harresës i pritën gjunjët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:30 pm

Për PRONËN-PARANË-PUSHTETIN

1. Prona – dëshmia e gjallë e lidhjes me grabitqarët.

2. Shpikësit anonim, PARAJA nuk i tha shpikësi im, po skllavi im.

3. Kudo ka pasur parallinj tebdil, që shërbëtorin në gjah e kanë përdorur në vend të langoit, që në zgjedhë e kanë përdorur në vend të kaut, në krua në vend të gomarit, në moçalishte në vend të trapit.

4. Çudi! Paraja është një gjë pa shpirt e njerëzit i thonë: O shpirt! PARAJA është një gjë pa jetë e njerëzit i thonë: O jetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:31 pm

1. Xhepi mba me hatër.

2. Qylanxhiu portofolin e mban në xhepin tjetrit.

3. Nëse dhjamosja e trupit mbyt zemrën, dhjamosja e kuletës mbyt shpirtin.

4. Në të vërtetë të pasurit gjithmonë u mbeten borxh të varfërve.

5. Meraku i madh i parallinjve, është si të bëjnë që vdekja të hajë ryshfetin.

6. Kush trash portofolin, trash plëndësin, zërin, mustaqet, dajakun.

7. Në çdo xhep paraja ka të njëjtën vlerë, po jo të njëjtën mbivlerë.

8. PUSHTETIN po ua le KANIBALËVE, të pjekin në hell.

9. PUSHTETIN po ua le TË SHITURVE, të groposin në moçalishte.

10. PUSHTETIN po ua le dyqanxhinjve, të fusin në sirtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:31 pm

1. PUSHTETIN po ua le kapadaive, të fusin nën thundrën e kalit.

2. PUSHTETIN po ua le TË PAAFTËVE, të bëjnë gjuetar mizash.

3. PUSHTETIN po ua le GËNJESHTARËVE, sheh ëndrra me sy hapët.

4. Profka se pa TË MËDHENJTË s’bëhet dot një hap, shitet lirë e paguhet shtrenjtë.

5. të mëdhenjtë flasin edhe butë, po kurrë s’harrojnë pa treguar dhëmbët.

6. Qeverisja e së keqes dhe hatërit, është si peshku që i është qelbur edhe bishti.

7. Nëse kapriçiot e të vegjëlve të bëjnë edhe të qeshësh, kapriçiot e TË MËDHENJVE të bëjnë të ulërish.

8. Çdo qenie njerëzore e çdo shoqëri njerëzore, përjashton gjendjen TABULA RASA (dërrasë e bardhë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:32 pm

1. Zotërinj! Kur këndojnë gjelat, mos kujtoni se bisedojnë; ata i kapardisen njëri-tjetrit.

2. Lavdi Don Kishotit e shëmbëllimeve të tij, që frymëzuan kaq breza kalorësish!

3. Lavdia e marrëzisë, gjithmonë ka sjellë në FRON marrëzinë e lavdisë.

4. Shumë udhëheqës, strategë, politikanë, biznesmenë, janë të suksesshëm në skenë, sepse janë shumë të suksesshëm në prapaskenë.

5. TË MËDHENJTË gjithmonë mendojnë se janë caktuar nga fati, për fatin e të tjerëve. Këtë e pohon edhe djalli.

6. TIRANËT s’besojnë në Zot. Ata ecin në udhën e djallit si supersticiozë.

7. FRONI ka dy bodigardë: në të majtë “drejtësinë”, në të djathtë policinë.

8. Ryshfeti – biri ilegjitim i shtetit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:32 pm



Për FJALËN dhe ARMËN

1. Fjala s’ka krahë po fluturon.

2. Fjala s’është plumb po të vret.

3. Fjala s’është llambë po bën dritë.

4. Fjala s’është dorë po të përkëdhel.

5. Fjala s’ka peshë e peshon.

6. Fjala s’është pemë po hedh rrënjë.

7. Fjala s’është zjarr po të ngroh.

8. Fjala nuk duket po shikohet.

9. Fjala s’është fryt po hahet.

10. Fjala ikën po edhe mbetet.

11. Fjala s’është pus po është e thellë.

12. Fjala s’është akull po është e ftohtë.

13. Fjala s’është lule po ka aromë.

14. Fjala s’është pisllëk po vjen erë.

15. Fjala s’ka këmbë po lë gjurmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:32 pm

1. Fjala s’është helm po të helmon.

2. Fjala s’është pendë po e merr era.

3. Fjala stoliset dhe të stolis.

4. Fjala s’ka dhëmbë po kërcet dhëmbët.

5. Fjala s’është qen po të kafshon.

6. Pesha e hallit është e rëndë, po ndonjëherë më e rëndë është pesha e fjalës.

7. Gjuha e njeriut pickon në zemër.

8. Njeriu kafshon me gjuhë.

9. Avlëmendi i parë në jetë është ai i thashethemeve.

10. Arma është bigaçe e burrërisë.

11. Armët janë dhëmbët e shtetit grabitqar.

12. Armën e do dhe e mban i dobëti.

13. Armën e do dhe e përdor i ligu.

14. Arma tregon lidhjen në gjak me bishat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:33 pm

1. Arma është goja e shpikur të një bishe që shqyen jetë.

2. Arma tregon nostalgjinë për egërsinë.

3. Arma është kushtrimi në gjak i lashtësisë së egër.

4. Armën ndoshta e shpiku nevoja, po e përdor ligësia.

5. Arma – e drejta e vetëmbrojtjes, kur nuk të mbron dot shoqëria.

6. Armën e ka shpikur dituria dhe e përdor barbaria.

7. Arma tregon ashpërsi, zgjuarsi, dinakëri, po jo mençuri e burrëri.

8. Armës i jep kuptim qëllimi për të cilin mbahet e përdoret.

9. Shkencëtarët (butakët) shpikën armën shfarosëse e askush s’i akuzon se ata kanë gisht në babëzitjen e luftës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:33 pm

1. Koburja është edhe gjymtyrë dhe kokë pa fytyrë.

2. Plumbi në fole të pushkës pret të fluturojë e jo të klloçit.

3. Plumbi i ka dhëmbët më të mëdhenj se të ujkut.

4. Shumë herë është më e rëndë të futësh koburen në brez sesa ta nxjerrësh.

5. Plumbi s’di të pendohet.

6. Plumbi është një shpend grabitqar, që s’kthehet kurrë në fole.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:34 pm

Aforizma të NDRYSHME

1. Bunjaku i gëzimit – trishtimi

2. Lumturia – shans i budallenjve.

3. Nëse kafshët do të flisnin si në përralla, njeriun do ta cilësonin grabitqarin më tinzar e më të egër.

4. Muzgu i zemrës është më i tmerrshmi.

5. Sa kohë që rreh, zemra është një univers.

6. Shpresa i ngjet agut.

7. Malli është si një fllad mbi plagë.

8. Fëmijët ushqehen me përralla, të rriturit me pallavra.

9. Iluzionet – trillet e muzgut.

10. Vdekja ha dhe me sy.

11. Servilizmi është një lloj dinakërie, që dhe dhelprës do t’i vinte turp.

12. Koketëria është si miza që shkon edhe në mjaltë edhe në pisllëk.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi EmptySat Jan 31, 2009 3:34 pm

1. Kurbeti i burrave është i hidhur, kurbeti i grave akoma më i hidhur.

2. Burrë është ai që di edhe të qajë, po s’di dhe s’do të qahet.

3. Asnjë gjallesë s’pret të bjerë fati nga qielli veç debilit.

4. Dimri më i gjatë, më i egri e më i pashpresi është pleqëria.

5. Turpi dhe nderi s’banojnë kurrë nën një çati.

6. Njeriu lind me kërrabë.

7. Të ligjtë, sa lindin, shajnë, pastaj qajnë.

8. Tërë jetën tri gjëra kanë qenë përherë prezente: dyshimet, mashtrimet, mundimet.

9. Njeriu prej natyre është kureshtar, po vdekjen s’ka dëshirë ta provojë.

10. Mënyra më e preferuar e grave për t’u hakmarrë ndaj burrit, është të bëjë kurban nderin.

11. Grave herë-herë u dalin brirë të padukshëm.

12. Pikëllimi-korbi hijerëndë që ndërton folenë në rrënojat e shpresës.

13. Fodullët hanë veten me sy.

14. Vezët e gjarprit s’kanë nevojë për klloçkë.

15. Gjarpërinjtë e vegjël s’kanë nevojë për mësues.

16. Trëndafili s’ka nevojë për parfum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi   "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi
» LETERSI GJIROKASTRA "PEGASI" PETRO DUDI
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: