Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

At GJergj Fishta veprimtaria e tij551
Share | 
 

 At GJergj Fishta veprimtaria e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Pirro i Epirit
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 25
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

MesazhTitulli: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sat Sep 20, 2008 1:09 pm

at gjergj fishta eshte dhe do te mbetet shkrimtari me i madh i letersise shqipe bashk me bogdanin e me naim frasherin po te mos ishin shkrimet e tyre nuk do te ishte as e shkruar historia e popullit shqiptar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
istogalia
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 32
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sat Sep 27, 2008 7:28 pm

pershendetje pirro i epirit faliminderit per temen kushtuar at gjergj fishtes.them te drejten une personalisht jam rritur me krijimit me vjershat e gjergj fishtes prandaj edhe e kan quajtur homerin shqiptar sepse ju ka kenduar trimave ne lufte nepermes vepres se ti madheshtore LAHUTA E MALCIS.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:37 pm

Gjergj Fishta 

Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barƬ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).
Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj.
Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime. 
Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:37 pm

GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t'verės,
** vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
** lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
** kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
** n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
** prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, ** do ta dona;
njatė, ** jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
** flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
**'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
** sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs ** t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:38 pm

SHQYPNIJA


Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nėn nji qiellė pėrherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pėrshkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye npėr mriza hale,
Gurgullojn npėr rājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, pėrherė besnike,
Janė pėrmendė ndėr fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, ** shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė pėr vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si tėrmeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhėn dete e male;
Mbretėnt fjalėn s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalė.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, ** ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
** zanįt ka besė e fé,
Pėr Lirķ, pėr fron tė Mbretit
Me dhānė jetėn ka bā bé.
Sy pėr sy, po, kqyr anmikun;
Pėrse djemt, ** ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perėndija t' fali i Amshueshėm,
Sį 'dhe deka āsht pėr tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshėm.
Po, edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Pėr jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:39 pm

Gomari i Babatasit

PROLOG


Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
**, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
** ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E ** sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
** per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet ** njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
** shptue na kane Atdhene:
Sado **, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
** un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
** ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
** ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
** nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado **, ma e shumta sish,
-Si me thane mƄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por ** sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba ** za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:41 pm

Gomari i Babatasit

PROLOG


Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
**, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
** ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E ** sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
** per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet ** njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
** shptue na kane Atdhene:
Sado **, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
** un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
** ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
** ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
** nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado **, ma e shumta sish,
-Si me thane mƄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por ** sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba ** za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.

vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:44 pm

Gomari i Babatasit

AKT I PARE

Arkeologu

Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

MINISTRl
(Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

Mire... mire fort... ma mire nuk ka...
.
Pune e madhe!... (Drejtorit A) 
Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"
Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,
** botue ka njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer,
Tuj e pru per t'patenzone.
Kern' me pa, po, shka do t'thone
Kur ky artiklli i Nebil Cikes,
Shkrue mbas rregllave t'kritikes,
T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri
Ktu auktori ven n' qesti
Pape e kishe e meshtari,
E difton, me arsye ne dore,
Se jane hasem e trathtore
T' gjith njata, ** n 'toke shqiptare
Duen ** shkolla elementare
T'jete e lire. Sod afetare
Qeverija ktu asht dishmue:
S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,
Vec se mbas programit t'one;
Edh'un, po, heret a vone,
Kam me i mbylle shkollat private.


DREJTORI A 

Iu ngjatetjetazotnis s'ate:
Mire kete pune mendue e ke.
Vecse shka, zotni, n'kete dhe
Po ka shum njerz fanatike -
Ele Priftent katolike...

MINISTRI

Priftent, jo, par Fretent, thuej;
Pse kta jane **, pose gjithkuj,
Po na jesin m'qafe.

DREJTORI A

Zotni,
Ashtu punen si un e di,
Jezuit, Priften e Freten
T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten
Nder pune fejet e moralit:
Pose ndonjaj fatziut, batallit,
** t'kete mangut n'krye ndo'i hatull
E ** vorr mos t'kete kund m'shpatull
Tash ti pra, zotni, tue kene,
Se morali i fes s'krishtene,
S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,
Meshtarija kurdohere
Ka me ba zhurme e-potere
Per pune t' shkollave fillore, -
Edhe kurr ne shkolle shtetnore
Fmin e kshtene s'ka me i dergue.
Per kete pune -si m' duket mue -. 
Thom do t'ishte fort ma mire 
N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:
** seici!li Shqipetar,
A komunitet fetar
Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.
Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit - 
Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit, 
Si n' Angli e n' Amerike,
E at je n'France e ne Belgjike.
Pse, zotni, me thane t'verteten,
SOd me SOd Jezuit e Freten
E kane shkollen ma zanat
Se e kern' na. Sa per inat
Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi, 
Por e drejta asht, se kombi
Shum prej sish ka pase dobi:
Si ajo Shkodra e ban dishmi,
Ku ka shkolla e strehe foshnjore,
Ka gymnaze e qytetnore
Me programe prendimore
E me msim e me pune dore,
Fort ma mire se shkollat t'ona,
Per te cillat dy miljona
Franga ar na vjete per vjete
Kulihum i mbysim n'det;
Pse, zotni, shkolla per ne
Politike asht ase fe.
Mujm m'e struke punen me prralla,
Porse n'thes, besa, s'hin palla...

MINISTRI

Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni
Nuk e baj kishe as xhami.
Prandej shkollat fillestare, 
** mos t'jene qeveritare,
Do t'i mbylli varg e vister,
Mbasi ndodhe kam un Minister:
S'due ** mosha e re e Shqipnise
T'rritet n'dore te Meshtarise-
Sidomos t'Fretn'e shqiptare.
Kta, po, jane antikombtare,
Njerz t'rrezikshem, fanatike,
Marre gjithmone me politike,
E ** munden me na i prishe
Fmin me shkolle edhe me kishe,
Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,
Ma fort t'huej se shqipetare:
Si fort bukur Nebil Cika
E ka shkrue nd er kto kritika,
** aj ba i paska "Hyllit t'Drites".
Jo, po, vete ne "rend te dites"
Do t'a ve emnin e kti,
Per m'epru ktu n'Ministri
Inspektuer ase drejtuer,
Edhe kta, po, sa ma pare,
Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, **"programin syntetik" -
Syntetik e analytik -
Keqas fort na kane po$htnue.

DREJTORI A

Po, zotni, si urdhnon e thue.
Vec, ashtu si m' duket mue,
Thom Nebili ka gabue
Me qite n'drite kete lloj kritike,'
Ne "Reviste Pedagogjike",
** a 'i perkohshme fjesht zyrtare, 
Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.
Prandej thom se zyrtarisht 
Edhe kshtu llapazanisht
Nuk asht mire ** n'polemike
T'hijme na sod me katolike.
E t'u shajm Pape e Meshtare,
T'u shajme Fene e Kishen mbare,
Thue se Arsimi i jone kombtar
Asht nji lozhe e masonise.
Katoliket e Shqiptarise
I' Na i kern' vllazen; edhe vete-
Kish' me thane, se s' a' evertete,
** atj: n'Shkoder Franceskajt
T'hueje na i rrlsm kalamajt,
E ** ata .tue kene shqiptare,
T'jene, si thue ti, antikombtare.
E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -
Esad Pasha a thue nder Freten
Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti
A nder Freten apo njeti
Aj kje rrite?...Haxhi Qamili
T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -
Osman Bali, Halit Lleshi
E sa tjere, ** fati deshi
I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,
Kundra flamrit t' Skanderbeut,
As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -
S'i kane ba kndimet e vela
N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,
Kushka zanun n'kete "skoli"?
Qaj Preng Jaku, si harusha,
Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,
Dy djelmo9a, dy skyfere,
Si edhe ata oficjerat tjere,
-Gjetun gati kurdohere
Per Shqipni me ra m'potere -
** mbas msimit t'Franceskanve,
M' shpine u u Ishuen kta esadjanve
Edhe i shtypen. Kta, po, jane
** nder Freten shkolle kane zane. 
Prandej tham se Nebil Cika,
Para se me shkrue kritika
Kundra Fretn'e e kundra Fese,
T'i a veje gishtin nji here krese
E t'mendoje se "uhajan'lesh-
Si tha imocmi -merret pshesh'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:46 pm

MINISTRI

Pse po thue per Nebil Ciken?
Po ti kndoje 'i hefe kritiken,
Qipert' madhe bukuri
U ban Fretenve n' "Vllazni". 
Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:
(Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)
A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane, 
Se njat Fratin n' goje ka zane,
** dikur shkrou njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer.
E ktu poshte, si nper terthuer,
Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit, 
Kish' me thane, se shi dreitorit 
T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

DREJTORI A

Ashtu m' duket edhe mue, 
Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!
Mos t' a zame ne goje gazeten
"Vllazenija"; pse randsi.
Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.
V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,
** ktu n' goje zen pune gomarit,
Se aj gabon poetet me i nga;
Pse kta uha -nuk lane pa la
E t' a bajne, besa, me kja,
Porsi vic djerre neper plish,
Ka' e salvojne m' konop tre fish.
(Hine Babatasi Drejtori A del).

BABATASI

T' u ngjatet jeta!-

MINISTRI

T' u ngjatet jeta,
Si po shkoni?

BABATASI

Si do' zoti...
Gjene mire.

MINISTRI


Asht edhe moti, ..
** na kalbi. Kujtoj ka
Ma se 'i muej ** shiu ,s' ka da.
Me t' merzite! -
-


.BABATASI

Shka t'i bajme pra. 
Vete ju fajin, thom, e kini,
** bje shi.

MINISTRI
,
Na, pse?

BABATASI

Pse jini
Ju njata, ** sod n' Shqipni
Vrani e kthiellni.

MINISTRI

Nuk e di...
Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,
Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,
Pse nji pune kam pase me ty.

BABAT ASl

Qe, tek m' ke -me kambe me krye; 
Urdhno e fol. Ku ti me sy,
Aty "praf' un kambe e krye,
Nper stomije e n-per "hendeqe".

MINISTRI

Babatas, mjaft pune e keqe
Per nji shtet "okcidental".
Si ky i joni, as n' fushe as n' mal
Mos me pasun nji Muze;
Jo, po asht turp, besa, per ne,
Per njiket Shqipnine e re,
Pa Muze vendinm'e lane.
Tham, asht mire, ** ktu n'Tirane
T' a ndertojm nji rare Muzeut.
Per lulzim e ndere t' Atdheut,
-Vjet ne Shndre pata fillue
Nji Muze vete me ndertue,
Edhe krejt e pata mblue:
Por nji dite -si do t' keshe ndie -
Ra do shi e u kaperdi
U shemb mbrende, e e marroi Zoti.
Shka me ba: e prishi moti.


BABATASI

Mire zotni; vec se po drue
Se ende dita nuk ka ague
T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,
Me kulete t'shpueme ne gji.
Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-
Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;
Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit
Hece nji fjale ** kje thane motit:
"Xhep e lep -more Rexhep!"
Prandej vete kishe me thane
Se, per tash, Muzeu do lane:
Na s'po kemi buke me ngrane,
Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...
Po a njimend, more lum heu,
Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,
T' a ha mendja ty ** Atdheu -
** Shqipnia, fushe e djerr,
Tash na bahet Ingilterr,
E, pjeke vedit pul at n'furre,
F1uturim kane me na u tuffe
Me na hi perdhuni n'goje?..
Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.
Edhe tham se mire do t' ishte
Per nji shtet ende ferishte,
Si Shqipnia, nji Spital
Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,
Per me shndoshun "pelivromin"
Ase "dergjen" ** sod kombin
, Jane tue e lshue shakull per dhe,
E me u shporre Muzeut. Per ne,
** nuk kemi buke me u ngi
Sod Muzeu Ƥ'i "kabuni",
** nuk asht,jo, per dhambe t' one;
.Pse Financa, si po thone,
Sodka ardhe e asht ba teneqe

MINISTRI

S'Ƥ e vertete. Asht pu ne e keqe
Kshtu me folun, lum zotnija.
Ti s'e din, por sod Shqipnija
Ka mjaft pare n'kashe te vet:
Si me pa mundet n"'budget",
** Kole Tha9i e ka permbledhe
Edhe bukur aj e ka dredhe,
"Simbas urdhnit" ** ka pase.
A din ti, se sivjet n' kase,
(Si ky Kola e ka shpjegue) ,
N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -
Rrash njizetedy miljuj
Franga ar. Prandej kuleta...


BABATASI

S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-
Po t' tham un, po, Babatasi.
Po a dro m'pare kund aj hasi,
** keshtu, n'hamende t'vet,
Shton miljona ne "budget" ?..
Fjala e tij nuk con kandar:
Se atij kasha i ka qite bar,
Edhe asht ba me dale me Iype,
Qysh se rrogat i lane krype.
Jo ** ka edhe 'i tjeter pune:
Parja n 'kashe kurr nuk i bune;
Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,
Ate shoket e bajne krejt sukull,
, E ia shijne'paret perdhuni,
Si n'Shqipni ** hece kanuni...
Pose ** vetit s'i shef hall,
Edhe krejt ka ra batall
Me "budget" t'Pandel Vangielit,
** n'dugaje t' Ali Kacelit
S'la kund karta as envelopen,
Ke po merr e ep me Europen,
Tue cue Korsuj e Sefira
Per gjith skuta e per gjith bira,
Per m'ia u shti europjanve n' koke,
Se na mend kemi me oke:
Se Shqipnia, fushe e male,
Asht ba sod "aksidentale"...
Oesha t'thom "oksidentale":
Si ajo Italja, si ajo Franca,
Me aeroplana, orkestra e danca,
Me "mocjone" e "interpelanca": 
"ferku" asht vetem nder "pjatanca"
Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa, 
Na me mzi ktu buke e planca,
Kur t'i kemi; pse Financa
Ende ktu, si kje dishrue,
S'mujt me u "oksidentalizue"
V ec se shka, se do tregtare
Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,
Kta sefira t'one shqiptare,
Ke qyqarve muej per muej
Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,
Pose kasapit e furrxhise;
Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,
Tash ** kasha pa gja ngeli,
Nuk ka pare me u dergue.
Prandej t'mjeret sĆ¼d jane ngushtue
Pa nji dysh, me thane, n'kulete,
Me i shkue Europes poshte e perpjete;
Si ku al pleq ** fshohen n'knete,
Pa tagji -pa kashagi
Perse askush nuk deI me i ble:
Si mo' Zot! rna keq per ne,
** gjithmone e kern' mate vrapin
Ma te madh se kern' pase hapin.
E vertete se ky Kole Thaci
Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi
Edhe i ra detit pertej,
Me do tjere financjer t 'mdhej:
E nper Rome e... shishe t'Kjantit
Na ka vojte ne banke t'Brabantit,
, Diku larg atjen'Belgjike,
Per me lypun metelike.
Vec se rruga i vojt bihlude,
Edhe i shkuen paret zollude; 
Pse "Brabanti", si un kam ndie,
Po kish kene nji bastanxhi
Qj epte vete, po, kastraveca
Per sherqij, edh' epte speca
Per tomate e patlixhana,
Kshtu ** Kola -ate e paste nana! -
Tane korrnarne e pune te mdhaja,
Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;
E te mjeres moj Shqipni,
** ministra e tevahi
Do t'i laje me ar flori,
Prap nper kambe iu vuer Jullari,
Edhe i mbet nen bark samari.
Tash ** kasha mbet filuze
E bese kush s'na zen p'r'i rruze, 
Po na thone se ky Kole Thaci
Ka cue kashen te kovaci,
Thate ngarkue mbi dy shilurtha,
Per me ndreqe me te do kurtha, 
** me i ngrefe mande:j n'Shqipni, 
Do n'Gegni -e do n'Toskni,
Ku ma fort t'ket gjase e ishkile, 
Se bjen mbrenda ndonji skile - 
Ndonji skile britanike,
A ndo'i shqarth prej Amerike, 
T'cillve shtrejt po u bante lkura. 
Vec ka thane Ali Klisura,
N'Parlament kur e kane pvete,
Se kjo rune asht "peshk ne det't,
E prej saj kurrgja n'kulete
Nuk i hine s'mjeres Shqipni.
Par po e zame, zotni, se Kola
Po ka pare e po ka t'holla,
Per me tnkambun kete Muze:
Arkeologun, por,ku e ke?
Pse un e dij, more bablok,
Se muzeu pa Arkeolog - 
Arkeolog i dame me gisht,
Asht si spata e re pa "bisht".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:47 pm

.MINISTRI

Un kete pune'e kam mendue,
Edhe fjale prandej t'kam cue
Per me ardhe me u pjeke me mue,
Pse Arkeolog un t: kam emnue -
Arkeolog edhe antikvar,
Per me mkambe Muzen kombtar.


BABATASI

Ama".jarebi... Zotni,
E ke gabim; pse un s'e di
Se ku shpin 'ka Arkeologjia.
Me shka m'duket, lum zotnija,
Ti me mue po don me u talle.

MINISTRI

Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.
A di' shka, more babtok,
Me u ba nieri Arkeolog
Pune evshtire nuk asht nder ne,
Si Arkeolog, ti tjeter s'ke
Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,
Me gjete vorba a palare,
Me mbledhe shtamba e karratyqe
Hekuraqe e helezy'qe:
Me barte gur e shtylla t'thyeme,
Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,
** pat veshe rnotit ndo' i plake, 
Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:
Me grurnbllue brisq e hiqake,
Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,
A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe
E njikso partallesh tjera,
** edhe n'pleh gjinden herhera.
Ase n'dore t'ndonji tellallit
Kur ndokush, ngushtue prej hallit, 
Qet me shite fraget e t'et,
A ndo'i tjeter mallimet.
Sa per kaq, kishem me thane, 
Mjafte ** nieri te kete zane
Ndo'i rrushdije -a iptadije,
E ndo'i fjale edhe t'a dije
,A. latin ase greqisht
-Par mjafton edhe turqisht -
Se Arkeologaj dei me nam.
Pra kto fjale per tash po i larne.
Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:
Qe dekretln tek e ke,
Me nenshkrim te zyres s' nalte. 
Bote Tirana ka, edhe balte,
Ka dibralle. jevk e ustallare;
Pre qerpiq, e sa ma pare
Hinia punes s'ketij Muzeut
Per lulzim ndere t'Atdheut.
T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri, 
Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,
Ku Ministrat jane bashkue
Per do cashtje me u ksillue
(cohen e dalin te dy)




Rruge

BABAT ASI

(tue fole vedi me vedi)

Se, per Zotin -kjofte levdue! -
Me shka vete po jam tue pa,
Gia Shqipnia n'dore nuk ka
E as perparakjo s'do t'vete,
Q'se Ministrat ndajne dekrete,
Pa peshue nji hefe ma s'pari
Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,
E q'se fatii Atdheut te.shkrete
Mujtka ajsod edhe me mbete " 
N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete
E as kurrkush, kujtoj, s' di gja
.Se c'shirok a se c'murra
Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.
E po kush di gja nder ne " 
Per nji pale, ** ktu n'Shqipni :,
Po rruejn petlla e "kabuni",
E rrmejn rroga n'ar flori,
Kush di gja, po tham, zotni,
Se ku i kane gjak e gjini,
Se ku i kane kta plang e shpi,
Stane, pleme, vathe e gji?
Pasaporlat kush ua pav,
Per me thanese kta s'jane Slav, 
Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare, 
Par jane fj'esht hurra Shqiptare?", 
Shka punuen kta per Atdhe?", 
Ku jane krenat ** kane pre?". 
Librat'shqip ** kane botue?..
.Edhe ndihmet ** kane kushtue
Per triumfte liris s'one?
Per pose emnit se si u thone,
Kurrkush gia nuk di, per ta;
Nuk di gja, par megjithkta;
Megjithse edhe t'pa zotsi,
Na po e sQofim ke n' Shqipni 
-Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -
Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,
E pedanta e "Don Kishjote",
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajte per liberala,
Per modern e oksidentala, 
-Sidomos n'kto'kohet e mbrame - 
Pjellin ligje, vjellin pro grame,
Apin urdhnaedhe dekreta,
Sjellin gjinden poshte-perpjeta,
E n'kete mnyre cdo perparim 
Kane pengue, e mbrende n' sundim
Njerz e rune kaq kane pshtjellue, 
Kaq perzie e kaq ngatrrue,
Porsi floket e atij harapit,
Sa ** mbrende ne krye t'nji krapit 
Ka ma shum, thom, harmoni
E tendence per qytetni,
Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji dite ngusht
Ke me ra, 'e kryet ne grusht
Ke m' e kape, pa pase pi musht,
Q'se do njerz, ** kush me i zane
S'kisht'per peng as per dorzane,
1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,
Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:
T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,
Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:
"Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme
Ke ajo ndrikulla e hutueme"
E kjo ndrikull.a e pa mend
Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:
Pse, po mendt t' i kish' ti tok,
Sod s'do t' ishe un Arkeolog,
E as do njerz, besa, per t'gjalle,
Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;
Po pse mendt ti m'vend s'i ke,
Prandej kot rrermoj un n' dhe,
E batallat, varg e vister,
Bahen "Pashe" bahen "Minister"
Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,
Kah ty t' hjekin dredha shpines;
E pa i qite zavall 'kaptines,
-Pa prek pende -pa prek parmende,
!Tuj u falle -tuj u gervalle,
Po t'i hjekin spik ksaj jete,
** ma mire nuk ka ku vete.
Xllepill plot e barkun koder:
S' ka si u ve'ma mire kjo Ioder.


Vazhdon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:48 pm

Nji lule vjeshtet

N’atė rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash pluhėn je. Ata dy sy t’janė errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’epėr m’sharte vrejn t’njerzimit!
T’janė sosun fjalėt e ambla e plot urti,
E ai za t’asht kputė, i cilli bite m’zemėr
Si kumbė liret t’tingllueshme, ** prej s’largut
Ndihet tue ra, kur dora e prekė e msueme!
Ehu! po; “deka, ** baras m’derė t’pellazvet
Trakllon, si m’trinė t’kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomė bukėn, ty edhe ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natės kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot pėrmbi vorr t’kanė bijtun
Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,
** e pėrshpirtshme nji dorė ta vu te kryeni,
Ndėr to ka hupė, as tjetėr send trishtimin
E vorrit nuk ta zbutė, posė va’it t’trishtueshėm
Tė hutit t’natės, ** nėpėr curra t’malit
Dhimbshem nė rreze t’hanės rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, ** m’vorr t’randon pėrsypri,
Vetė gjaksorit t’pashpirt, ** mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hikė kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’pėrqethėt atė botė i shkon n’pėr zemėr.
Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’pėrpini
E, posė se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,
Nuk t’la tjetėr? Jo! N’prehen t’Amėshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n’dritė t’qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t’drejtė, si drita m’sy kthiellun
Po, po, se pėrtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon pėr jetė! Njeky mendim i ambėl
Deken e zbutė e vorrin ban t’pėlqyeshėm,
Kur zemrėn fa’i s’e grisė. Prej ktij mendimi
As vetė per ty s’lotova shum, kur ndjeva
Se diqe: se n’ma t’mirėn lule t’motit
E lae ti ketė shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m’vese sod me dorė dhunuese
Vesin shinon me Theta t’zi, e selija
M’rrashta t’pėrgjakshme t’njerzvet m’kambė, ku mbahet.
Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, ** pėrfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’mujt me e bajtė qelbsinen
E randė t’ktij sheklli t’zi; por fletėt i rrahi
Kah jeta e dytė, ku Njai ** rruzullimin
N’themel e dridhė veē me ’i vetimė t’qerpikut:
Amshon n’lumni shka Atij t’i ket pėrgja.
S’kje toka, jo, pėr ty kje qiella!
E tash, ** vetė jam tue ravisė kto karta,
Ti, kushedi, n’per vrrije t’amėshueme
Shkon tue kėrkue pėr lila e drandofille,
** s’dijn me u veshkė e ndreqė me ta kunora,
Pėr me u lulzue mandej ndėr t’zjarrtat valle,
** nėpėr vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:
Ku, fletėt e arta bashkė kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n’pėr ylbera t’qiellit:
A, marrė krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,
Porsi m’pasqyrė t’kulluet skjyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’eprės Mende,
E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana
Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,
Kur bani Ajo furin me heshtė t’thellimit,
E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin
E pakthellimit, ** atje n’t’skajshmet megje
T’ktij sheklli ndihet mnershėm tue gjimue,
Kah pėr ledhe plandoset t’rruzullimit,
E aty, n’atė dritė plot ambelcim dashtnijet,
** porsi lum i kjartė prej Atit t’Dritvet
Gjithkah dikohet nepėr verė t’Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,
T’kthiellta ti i prirė t’vėrtetat, t’cillat Hyji
Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme
Nder fletėt t’hyjnueshme t’t’amėshuem Ungjillit.
Oh! sa e sa herė, kur n’mbrame shuen natyra,
E tjetėr s’ndihet, veē se rryma e prronit,
** pėrmallshėm gurgllon n’per rrajė e curra
Un’, lodhė mbi letra t’t’dijshėmvet t’kahmotit,
Mbas t’cillvet fjalėn rrij tue lmue shqyptare,
Dal nė dritsore me kundrue shatorren!
** i Lumi t’kthielltė ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, **, thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhe — kushdi, pėr me felgrue
Nierin, ** egrue ma fort prej mnerės s’territ
Pėrbluen punė t’mbrapshta: — e atė botė mendoj pėr ty.
E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue
Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,
Ti do ta kesh, e syt m’atė hyll pa da
I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emėn
Un t’thrras atėbotė n’per terr. Nji vaj bylbylit,
** pėrmallshėm ndėr gemba rrin tue kja
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonė m’i bahet t’grishunit; e m’duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemėr
E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshėm,
Gjumin e dekės ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhe na nzitė kah punėt e mbara,
E n’mende tonė gjallon. — Kur Aleksandri
Prej Bregut t’Matės ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,
** atje nėn She vorfnoi me aq djalė Ekuben,
Iu ndez aty flakė zemra kah lumnija.
Mbi njatė vorr, po, u betue me ngulė flamurin
N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;
E atėherė pėrpara tij tanė bota shuejti.
Mue edhe, ** sheklli e nji dishir lirijet
T’thepisne raven m’ia kanė shtrue gjallimit,
Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’pėrvujtun
M’ndezet kah punėt e mbara e kah burrnija.
Pėrmbi vorr tand, po, xa tė fortė me e mbajtun
Besen e dhanme — e miqasin e zanme;
Pėr fe e pėr atme n’ball me i dalė rrezikut:
Tė ligshtit dorėn me ia njitė e t’fortin
Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanė e drejta,
Mos me i shmangė syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja
Dishron me u kapė, as kurr mos me u ligshtue
Ndėr sa t’vishtira, ** t’na sjellin motet.
Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punėt e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit ** ta zbutė, ai qanderr
Ka me m’kenė ndėr salvimet: Engjlli i Zotit,
** rojės besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e dekės nė vorr mos me t’turbllue,
Der ** tė shkimen n’qiellė e hana e dielli
E t’ngele moti e sheklli mbarė t’rroposet,
E t’vijė dita e gjyqit t’rruzullimit,
Ai ka pėr t’m’kenun zana. E atėherė pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,
Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:
Atė herė un kangėt kam me i ndėrtue kreshnike,
Me t’cillat botės un do t’ia la tė shkrueme
Se shka viejn armėt besnike n’dorė t’shqyptarit.
E me kangė t’mija ’i pėrmendar t’madhnueshėm
M’vorr tand kam pėr t’ndėrtue, tė cillin motit
Me fletė tė ngrita kot ka pėr ta rrahun;
Pse, si curr, ** n’mjes t’detit rreh tallazi,
Edh’ ai njashtu do t’jesė ndėr gjire t’motit
** bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.
Atėherė prej bjeshkvet kanė me u djergun zanat
E me tė njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanė me t’vallue, e kanė me rritun
Me shum kujdes pėr qark selvija t’blerta;
E shtektarit mundqar, ** n’ato hije
Ka me xanė vend, me ndalė pak gja t’dihamet,
Kanė me i kallzue se sa pjesė qiellet vrani
Deka n’atė vorr. E atė botė i largė shtektari
Tė lehtė dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta
Shinat e borėn: e, kur n’male t’veta
T’dredhojė ke stani, fmis’ ka me i kallzue
Shka ndjeu pėr ty. E fmija e tij aso bote
Emnin tand kanė pėr t’kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonė i ri, tue njehė furit e mnershme,
Ambėl prej emnit tand kanė me jehue.
Me majė t’briskut kanė me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’njohtne veē e prej barivet:
Kanė me u rritė lisat, pėrse spata as reja
S’e prekin tanden, ku asht ravisė aj emėn:
E tu’u rritė lisat kanė me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve
Nipat ma t’vonėt me i kėndue, e emni
Sa t’bjerė dielli tokės ka me t’u kndue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:49 pm

Kataklizmi i rruzullit

At ditė disi tu’ u matė u ēueka dielli;
E as dritė ai nuk po bate. Njato rreze,
T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t’natyrės, e gjallė mbi shekull
Mbajshin flakėn e jetės, ato tė zbeta
E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritės isht’shterrė. Por pesha e rruzullimit
Ajo ’dhe atė ditė e ngathėt e disi rryetas
Asaj ravės s’hershme (neper eter t’cillen
Gishti ia ēili Perėndis’ s’Amshuem),
Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme
Rrahun me hap t’sigurtė, zattette prore:
Si ajo mokna, **, veglash grisė prej kohe,
Ngurrueshėm lshon e ngelė pa da nder dhambza
E as n’punė ajo, ma s’hin. T’thjermėt e Empirit
— Ata t’bredhun tė dritės s’lumnis s’Parrizit —
Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veē si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetėm
Kmishėn e dekės ka’atij ia veshė e ama.
Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
M’qiellė xhixhllojshin si flaka e nji kandili,
** m’tryezė skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,
Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysė t’bukės,
T’vorfnin e ngratė e len; aq sa njat lode,
** prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna
Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohė . . . Mbarsė ajri
Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla
E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga
T’pranshme e t’vshtira pėrftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallė, si shuhet bari
Pėr nen kosė t’bulkut. S’t’shihte syni tjetėr,
Veē se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja
Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise
Mbledhė gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarė, ** atje kah vjeshta
T’dam ēetet t’shokvet, duken tue flutrue
Aty-ktu n’pėr pullaze, mjesa dimni
Jetėn mos t’ua shkurtojė. — Me gjithēka mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;
E mbėrthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin ndėr lufta e ndėr degame,
Si kjen coptue gjithmonė, q’prej se pik’ s’parit
Zemrėn e nierit kuprracija e flligji.
Kur qe, si atė ditė (sado ** zhargas) dielli
U kap, mje m’cak, pėr gjysė ku dahet dita
E buka n’arė prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshėm nalt prej fronit t’qiellvet,
Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,
Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore
Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,
Edhe vranėt e kundron. Per nen shkreptima
T’asaj mėni s’hyjnueshme; ** prej syve
Idhtė i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramė tue pritun. Toka,
Pingul tė cillėn rrezja e syut t’hyjnueshėm
Flakė e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamė t’trishtueshme
E u trand shimje m’themel. N’atė gjamė ushtueme
Gollet e rruzullimit Himalaja,
Si gur gėlqerje n’ujė, krejt u turshi;
E u shem Italja, kthelltė e cilla n’gjire
T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;
N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija
Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit
Veē po, syni i t’Amshuemit m’atė gjamė t’botės
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershėm,
I shkrepshin shkndijat si n’pėr grykė t’Vulkanit;
Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehėn valle e shuejtėn lyra t’ambla,
E vetė banorėt e qiellvet nėpėr lugje
E n’pėr lulishta gjith herė t’njoma u strukėn,
E qiella u hesht.
Po; m’krena t’Kerubijvet.
Rregji i madhnis’ felgruese ndejė peshtetun
E ftyret vra, si nji thellim i kobshėm:
Mbasi atė cak sheklli kapėrcei me t’fyeme,
T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi
Dau me rroposė rruzllimin: Ai kah dielli
U prir e n’rribė t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme
Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinė atė hera
Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull
N’pėr terr ravgojshin, porsi mijt ndėr vorre,
Kah mnis’ shemtuese e’Perėndis t’idhnuem
Dojshin me i hikė. Por nuk i hiket Zotit!
Njatė dorė t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen
Pėr sa e sa qinda kavaljetesh mbajti
Peshėn e rruzullit, Perėndija e struku
E natyrėn e lshoi pa zot. Trishtueshėm
Krisen thithat e shekllit: e rrmores
S’humnerės s’rrmbyeshme t’t’kthellėt avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
E u shem, termagshėm tue rapllue nper kaos.
Nji gjamė, nji krisme, atė botė, e nji rropamė
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit
U shkapėrdredhshin me duhi thellimit,
Tue bumbullue n’pėr shekull. Hyjt e qiellit
Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershėm,
Me zhumhur t’tmerrshėm n’pakthellim u rrposshin
Ka u ndeshin, ka’ u pėrpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah nėpėr kaos u derdhshin.
N’per tym, mandej, n’per pluhėn e re t’murrta,
** shekllin kand e kand kishin mberthye
Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet
E prej tėrmetit, tue bulritė frigueshėm,
Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ujė shkundullitej n’rrymė t’atij thellimi.
Kur qe, ’i kometė n’mes t’kataklizmit t’mnershėm,
Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte
Me zhaurrimė t’perfrigueshme goromiset
E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atė t’ndeshun: ujėt e detit
Jashtė lugut s’hershėm del, e dynden sklafat
E kernalles n’pėrpjetė si bjeshkė, si male,
Tė cillt mandejna, me furi pėrpise
Shkul kah Europa e n’Amerikė dikohen
E shkapėrderdhen pėrmbi Afrikė t’zharritne:
Merr dhen’ boena. Felgrueshėm tue gurgullue
Tallazi male kapėrcen e kodra,
E m’rrymė t’gjirevet t’veta rrmben qytete,
Mbretni pėrpin, e shkim gja t’gjallė e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’gjith ujėt e Oqeanit s’mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin
Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtės s’hyjnueshme
Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,
Syni i tė cillit nuk mund t’shohė pegame
E gja s’i rrshket Atij per pa u ndėshkue,
Premtoi ** flakė m’atė hyll nji zjarm t’u kallte
— M’atė hyll, ** tokėn nėn peshė t’vet e ndrydhte —
E mbarė dhen’ ta pėrlante e ta shkrumote.
E qe, xen hylli rebtė m’u shkundullitun.
Xen rebtė m’u trandė, e, tue shpėrthye me krisme
Nji det zjarmit flakron mbi tokė t’shėmtueme.
Por edhe zhari, n’gji ** ngrohte bota,
Nen t’rrebtėn frymė t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit
Ndezet ai flakė e ma ’i furi trishtuese
Shpėrthen n’pėr zgorka t’dheut nėn valė t’Oqeanit.
Ujėt e zjarmi m’atėbotė u kapėrthyene.
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
E u pėrlan’. Ulurote deti e dyndte
Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngėrthehej
E me vapa tė veta e frushkullote.
N’zhaurrimė t’mnertė t’asaj lufte titanike
Kobshėm gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltė e Empirit.
N’e mbramėt m’u lodhė xu deti, e, para zjarmit
N’avull t’u ēue, krejt shterri. Zjarmi atėhera,
Lshue pa zangall, iu vesh tėrthores s’shekullit,
Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, ** dikur m’shekull
Krenin’ e mbajti m’kambė; e kur s’pat tjeter
Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,
E toka mbet veē hi e kthhiell: si votra
N’nji shpi tė dalne faret, mbasi zjarmi
T’i shuhet e me ferrė dera t’i mbyllet
E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:50 pm

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISĆ‹

KĆ¢nga e Pestė

DEKA

[...] 
por s' din Shkjau me mbajtė miq'sĆ* ! 
Aman, Zot, kur duel Serdari, 
se ē' kje ndezė Vranina zhari ! 
Aman, Zot, kur mbėrrini Pera, 
se shum krisi atėbotė potera ! 395 
Por kur rĆ”nė Shkjetė e Vraninės 
Shum u krisi plumbja shpinės ! 
Porsi shĆ© ** m' nji natė gjamet 
Rritet turr e del prej amet 
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400 
shkapėrderdhet npėr zallina, 
ashtu u derdh Shkjau te Vranina, 
n' valė Shqiptarėt krejt tue i pėrshi. 
S' lufton ndryshe' e rrebtė kulshedra 
e me dhambė edhe me kthetra, 405 
zjarm e surfull tue flakrue, 
kur drangojt ta kenė rrethue; 
si i qindron sot Shkjaut Shqiptari 
pėr dhĆ© t' ambėl ** i la i Pari: 
kambė pėr kambė tue qitė padĆ”, 410 
tue korrė krena nepėr ShkjĆ”. 
U janė ndezun flakė breshanat, 
u kullojnė gjak n' dorė taganat, 
e u kullon gjak edhe zemra, 
veē se vendit s' u lot themra. 415 
Por ē' dobĆ*: dielli tue lĆ© 
– isht' tue lĆ© m'atė ditė pėr ShkjĆ© ! – 
I ranė ndore Shkjaut t' tėrbuem 
Tridhetė t' vramė e dhetė t' shituem !... 
O ata t' lumtė, ** dhane jetėn, 420 
o ata t' lumtė, ** shkrine vehten, 
** pėr Mbret e vend tė Parėve, 
** pėr erz e nderė t' Shqiptarėve 
derdhėn gjakun tue luftue, 
porsi t' Parėt u pa'n punue ! 425 
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina, 
butė u kjoshin moti e stina, 
ak'lli, bora e serotina : 
e der' t' kėndoje n' mal ndo'i Zanė, 
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 430 
der' sa t' shndėrisin djellė e hanė, 
ata kurr mos u harrojshin, 
n' kangė e n' valle por u kėndojshin. 
E njaj gjak, ** kanė dikue, 
bĆ¢n, o Zot, ** t' jesė tue vėlue 435 
pėr m' ia xĆ© zemrėn Shqiptarit, 
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit ! 
– Po vallė ! Osja ku do t' jetė ? 
Oso Kuka a mos ka mbetė ? 
N' Xhebehane ka zatetė ! 440 
Ka zatetė n' atė kullė t' barotit, 
ku ka bĆ¢ emnin e Zotit, 
se pėr t' gjallė nuk ka me e lėshue, 
shokėt e vet pėr pa i pague 
tridhetė t' vramė e dhetė t' shitue. 445 
Kur pau Shkjau se pushka mĆŖni 
Si kah vau si kah Liqeni, 
e se mbetė s' kisht Oso Kuka 
me t' tjerė t' vramė, pėrjashtė ke suka, 
m' Xhebehane u turr m' atėhera, 450 
si kur t' lėshoje kah pranėvera, 
vrullet bleta ēark njaj zgjonit, 
tue zukatė si rryma e pėrronit. 
N' brohorĆ* tue i lutė jetė Knjazit, 
njiqind vetė kėcyen n' kulm t' pullazit, 455 
mĆ¢ t' pėrmendunt kah trimėnia 
njaq u ngjitėn mbi frangjia, 
tue thye muret n' gjak t' pėrlyeme : 
– por ka gjobėn shpia e thyeme ! – 
krisi Osja atėbotė si ulani, 460 
mje n' Cetinė i vojti zani : 
Ā« Ah kadalė, Nikollė, t' vraftė Zoti ! 
pse kėtu i thonė Oso baroti : 
se s' kĆ© pĆ” ShqiptĆ”r me sy, 
se djeg vehten edhe ty ! Ā» 465 
Edhe zjarrė i dha barotit. 
Aman, falė i kjofshim Zotit, 
kur ka dhanun zjarrė barotit, 
se ē'Ć¢ dridhė Vranina e shkretė ! 
se ē'Ć¢ hjedhė kulla pėrpjetė ! 470 
se edhe L'qeni ē'ka gjimue 
m' kalĆ” t' Shkodrės tue ushtue ! 
Qepra, tjeglla, gur e trena : 
Kambė e trupėn, krahė e krena, 
hi e tym e flakė e shkėndia, 475 
shi mje n' Viri i hodh duhia : 
I hodh duhmja shi n' breg t' Virit 
Qepra, gur e gjymtyrė njerit. 
Eni, eni, mori shkina, 
eni, eni, te Vranina, 480 
mblidhni vetė npėr shpat e pėrrue 
ehu ! kortarėt e djelmve t'ue ; 
edhe mėsoni fėmijėt mbas sodit 
mos t' lakmojnė tokės s' Kastriotit, 
pse u bjen shtrejtė, qe besa e Zotit ! 485 
Njasi gjaku ** Oso Kuka 
Sot ka derdhun ke ato suka, 
si pėr Mbret, si pėr dhĆ© t' Parėve 
vėlon se vėlon ndėr dej t' Shqiptarėve. 
Pra, pa u djegun n' flakė t' agzotit 490 
Si Oso Kuka n' kullė t' barotit, 
s'ka me rĆ” fisi i Shqiptarit 
n' thoj t' pangishėm t' Gospodarit ! –
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:51 pm

Kanga e Trembėdhetėt

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana, 
n' Veleēik po pingron Zana : 
Ehu ! ju malet e Shqipnisė, 
n' t' cilat strukė shqipja e lirisė 
n' t' bardhat kohė, ** kanė prendue, 5 
s' lĆŖte anmik, jo, me iu afrue ! 
E din shpat e di' edhe pėrrue, 
e din landė e di' edhe gurė, 
Shqiptarisė kryq e tėrthuer, 
se sa gjak atėbotė i anmikut 10 
vojti rrėkajė prej t' bardhė ēelikut, 
** flakote n' dorė t' Shqiptarit, 
porsi rrėfeja majes s' Sharit. 
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume, 
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15 
veē nji troe t' tokės shqiptare 
me rėmue dora grabitēare ? 
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota... 
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota 
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20 
m'e cungue me armė ngallnyese, 
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden 
hanė e hyj sa qiellėve t' enden. 
Por kanė ndėrrue sot moti e stina 
pėr dhĆ© t' ngritė, ku rreh Ā« martina Ā» ! 25 
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit 
** n' djersė njomė busat e umit, 
ja ** n' kullmė rreshket kumbuese, 
ja npėr detė bjen valės shkumbuese, 
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30 
s' cilės bukė i lypin fėmija, 
edhe i lĆŖn, ndoshta, me kjĆ”, 
pėrsĆØ e mjera bukė nuk kĆ” : 
gjinde, s' cilės Zot i Ć¢sht ari, 
t' zezėn bukė, ** i ngratė Shqiptari 35 
shtrĆŖjt me gjak e pat fitue, 
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue ! 
sot m' e dĆ” duen copa copa : 
e pėrsĆØ ? Pse don Europa... 
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40 
** i rae mohit besės e Zotit, 
po, a ky Ć¢ sheji i qytetnisė : 
me dĆ” tokėn e Shqipnisė 
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ? 
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45 
njata burra, ** m' kėto brigje 
pėr ty vehten e bĆ¢ne flie 
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ? 
Ti, ** i kalle flakėn diellit 
e i shestove rrathėt e qiellit, 50 
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve, 
** bĆ¢nė dekėn pėr dhĆ© t' Parėve, 
bĆ¢n sot t' bijnė fatosa t' ri, 
t' cilt nji troe t' kėsajė ShqipnĆ* 
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rĆ” 55 
krejt nė gjak nji herė pa e lĆ” ! 
Lum, oj Zana e Veleēikut, 
** m' ia lėshon ti namėt anmikut, 
** m' i uron djelmtė e Malsisė, 
** m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60 
kėsaj ShqipnĆ* e cila motit, 
n' zĆ¢ kah pushka e besa e Zotit, 
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana 
kah bjen dielli e kah merr hana ! 
Por, sado ** poshtė ka rĆ” 65 
sot me sot e rrin tue kjĆ” 
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shĆ”, 
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė 
nuk Ć¢' shkimbė n' male t' Shqipnisė, 
**, manĆ*, edhe n' kėto kohė t' reja 70 
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja. 
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike, 
pėrsĆØ Arbėnorja, grue fisnike, 
bĆ¢n se bĆ¢n fatosa t' ri, 
t' cilt trimėnisht pėr ketė ShqipnĆ* 75 
e pėr besė e t' bardhėn FĆ© 
e bĆ¢jnė dekėn si me lĆ©. 
A po i sheh ti njata burra, 
** kah Brigja nepėr curra, 
tue hecė natėn porsi bisha, 80 
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ? 
Ata janė, po, Krenėt e Hotit 
** m' u lidhė duen me besė t' Zotit 
pėr me i dalun zot Shqipnisė, 
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85 
Po, Ƈun Mula mbi shpinė t' kalit, 
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit : 
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut, 
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ; 
e si rrokull kjenė rreshtue, 90 
kėshtu xĆŖn Ƈuni me ligj'rue : 
Ā« Fol tash, Masho, ē'po na thue ? 
Un qe Krenėt t'i kam bashkue, 
t' cilve mundesh me u besue, 
pse armėt kryq i kemi vu, 95 
si na e lĆ”nė tė Parėt kanu Ā». 
Atėherė Mashi xĆŖn kadalė : 
Ā« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė, 
** po u thom me besė tė Zotit, 
porsi nipave t' Kastriotit : 100 
katėrqind e s' dĆ* sa vjet 
janė ** i bĆ¢jmė Mbretit hysmet, 
kush ushtrĆ*, kush angarĆ*, 
me armė n' dorė, me zjarm nė gjĆ*, 
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105 
bukėn n' strajcė e shpĆ* senjurin, 
dyshek tokėn, jastek gurin, 
t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta : 
trima n' zĆ¢, ēėse Ć¢' xanun jeta :
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:51 pm

Ndihma e Zotit
Gjergj Fishta

Mbi toke t’zeze ku shtegton niri,
Qiella s’naltit pa shkelxye,
Ngele ma i forti e hupe ma i miri,
Gjujt s’punojn e zemra dron.
Punet e mbara per me u krye
Zemra duhet, duhet kshilli,
Per ne kjofte se anmik ast Qielli,
Ftofet zemra e kshillit shkon.

Feja
Gjergj Fishta

Jane do ** me zhvillue
Duen rrezet kah i merr dielli,
Pse shkojne tue rrokullue
Hyjzit e qielles, e bota;
Por t’tana fjale jane t’kota
** nieri i shkrete sndergjon.
Aq nalt nuk kapet kshilli
I nierit, e i ngele dija,
Ne kje se mbi flete t’mija,
M’u kape kah kroni i dijes,
Aj i shkreti nuk qindron.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:52 pm

Shpresa
Gjergj Fishta

Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi
Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,
** dan nierin prej mshrires s’Tynzot.
Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;
Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;
Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;
Vec prej njanes shelbimin pret kot.

Dashtnia
Gjergj Fishta

Ate here kur ujet t’kullue
E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,
E mbrapa per t’gjate prronit
Kah deti neper bar e lande tue shkue,
A thue se etja ujet e ka ngushtue;
Cuditem nder mend t’mija,
Pse ujet e prronit, tjerve ** u shqyme eten,
Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,
E zemra e eme e thata
Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:53 pm

C U B A T 
NdihmĆ², Zot, si m'kĆØ ndihmue! 
Pesėqind vjet kishin kalue 
Ƈėse tė buk'rėn ketė Shqipni 
Turku e mbate nė robnƬ, 
krejt tu' e lĆ* t'mjerėn nė gjak, (5) 

frymėn tue ia xanun njak, 
e as tu' e lanė, jo, dritė me pĆ*: 
kurr tė keqen pa ia dĆ*: 
rrihe e mos e lĆØn me kjĆ*: 
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10) 

me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė! 
Veē si 'i dĆØm, vu n'lavėr spari, 
**, ka' e vret zgjedha e kulari 
kah nuk bĆ*n m'e thekė strumb'llari, 
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15) 

e tue dhanė kryq e tėrthuer, 
tu' i dhanė bulkut shum mėrzƬ, 
me u vu s' ryset pėr hullƬ 
e as me shoq ai pendė me shkue: 
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20) 

s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej, 
pagė e t'dheta me i lĆ* kujė: 
por tė lirė me shkue ata motin, 
veē mbi vedi tue njohtė Zotin, 
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25) 

mos me i bĆ* kurr tungjatjeta, 
n'braz me Turk kurr nuk kanė rĆ* 
e as kurr pushkėn s' ia kanė dĆ*; 
por t'janė grƬ me tĆØ e t'janė vrĆ*, 
si me kenė tu' u vrĆ* me ShkjĆ* (30) 

E prandej si pat fillue 
Turkut Ora m' iu ligėshtue, 
e nisė pat m' iu thy' atij hovi, 
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi: 
e ato fiset e Ballkanit, (35) 

zunė me i dalė dore Sulltanit, 
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue, 
si Shqipninė me e skapullue 
zgjedhet t' Turkut : ** si motit 
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40) 

krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė 
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej, 
me i bĆ* kurr mĆ* tungjatjeta, 
kurr me i lĆ* mĆ* pagė e t'dheta: 
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45) 

si fletė Engj'lli t'Perėndisė, 
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare, 
me u suvalė prap n'tokė shqiptare. 
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, 
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelƬ: (50) 

gėrxhelƬ, por belaēƬ: 
na dyndė top, na dyndė ushtrƬ 
edhe del e bjen n'ShqipnƬ, 
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrƬ, 
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55) 

der' n' KalĆ* tė Rozafatit, 
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn", 
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn": 
me bĆ* Shkodrėn Karadak, 
mbasi 'i herė ta kisht' lĆ* n'gjak! (60) 

Ka ndejė Turku e kėqyrė haru, 
pika-pika lotėt tu'i shkue, 
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; 
se Moskovi e ka rrethue: 
ka Stambollėn muhasere! (65) 

BĆ*jnė shtatė Krajlat muzhavere 
Shoq me shoq, tue shartue zƬ 
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!- 
pėr tė buk'rėn kėtė ShqipnƬ, 
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'ZƬ. (70) 

M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue. 
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue! 
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit, 
si tė Parėt ua lidhshin motit 
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75) 

me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė, 
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė, 
diku ngranė, diku pa ngranė, 
harrue grue, motėr e nanė, 
sy'n agzot, zemrėn barot, (80) 

e si ai plajmi me furƬ, 
t'kanė rrĆ* ndesh Malit tė ZƬ, 
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufƬ, 
ku edhe trimat t'janė pėrlĆ*: 
t'janė pėrlĆ* Shqiptarė e ShkjĆ*, (85) 

ballė pėr ballė ata tu'u vrĆ*, 
fyt-a-fyt, ofshĆØ! tu' u prĆØ: 
tue mbetė shakull pėrmbi dhĆØ, 
mish pėr shpez e kaēubeta, 
gjithku kje ajo pika e djalit, (90) 

gjithku kjenė sokola malit, 
pa kjĆ* m'ta as nanat e shkreta. 
Veē se, po, me parzme t'veta 
Aty Shkjaut sulmin kanė thye. 
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95) 

bĆ*jnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit 
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit: 
se jo veē ** Knjaz Nikollės 
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta, 
porsĆØ as Mbretit tė Stambollės (100) 

s'duen me i bĆ* mĆ* tungjatjeta, 
e se dore duen me i dalė: 
se Shqipninė nuk po e kisht' falė 
Perėndia pėr ēerkez, 
Turq, manovė, likurazez; (105) 

por pėr do sokola mali, 
** "Shqiptarė" bota po i quete, 
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali, 
der' ** jeta mos t'u shuete. 
Turku fjalėn e ka ndƬ': (110) 

se ē'asht mbushė ai me mėnƬ! 
Se edhe lėshue ē'ka mbi ShqipnƬ, 
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpƬ! 
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej, 
e as me u shkelė, besĆ*, s'po lihej, (115) 

kur po i mbushej mendja e vet, 
pėr ShqipnƬ me bĆ* gajret, 
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret. 
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye 
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120) 

pa dhimbė krenash tue u thye 
si me thye kunguj npėr arė. 
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit, 
Shkjau: kah drote se Shqipnia 
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125) 

mĆ* s'do t'bite n'kthetra t'tija, 
si atij hangėr ia kisht' palla: 
merr e mėsynė m'Turk fulikare, 
e si derrat me ēakalla 
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130) 

haju, ngaju, ēaju, vraju, 
m' pushkė e m'top gjueju batare, 
gjaku rrėmbĆØ npėr rrahe e qare, 
e npėr fusha e npėr gajusha, 
der'** s'mbramit, n'p'r' atė zhumhĆ¹r, (135) 

zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia 
e duel m'veti si dikĆ¹r: 
si premtue kisht'Perėndija; 
por si dashtė, besĆ*, lum vėllau, 
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140) 

Se s'ka dashtė Turku lirƬ, 
ma merr mendja; veē un s'dij 
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr 
ardhė i paska, ** nėn themėr 
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145) 

edhe atė tokė ai me pushtue, 
pėr tė cilėn vetoi motit 
shpata rr'fĆØ e 'i Gjergj Kastriotit? 
E ** s'paska dert aspak, 
se ShqipnƬ dhe Karadak (150) 

krejt me atė punė po i lĆ*te n'gjak? 
Zemra i ardhka prej Moskovit! 
N'Petrograd c**** i Moskovit 
Nji bĆØ t'madhe po e kisht' bĆ*: 
m' e ndie plak e kalamĆ*: (155) 

se ai natė t'madhe s'do t'kremtote, 
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote: 
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte, 
s'do t'u late as s'do t'u krifte, 
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160) 

pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit, 
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit, 
me u bĆ* zot i tokės e i detit; 
edhe Europės tregun m'ia prĆØ, 
mos m'e lanė me shitė, me blĆØ, (165) 

mos m'e lanė me ēilė kund punė; 
por me bĆ* ** ajo pėrdhunė, 
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija, 
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija, 
n'ato kthetra me gjak zhye, (170) 

mėsue gjithmonė n'gjĆ* t'huej me gėrrye! 
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr, 
si pėr fjalė ashtu pėr letėr, 
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr, 
ai po e dite mirė e hollė, (175) 

se isht' do punė me hi n'Stambollė: 
se isht'do punė Turkun me e thye, 
pa sharrue vetė mbrendė me krye. 
Prandej xĆØn ai me trillue, 
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180) 

m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit, 
** me i qitė kėta punė Sulltanit; 
me i qitė punė kėta 'i herė mĆ* para 
me trazime e punė t'pambara, 
e mandej vetė prej Rusiet, (185) 

si harusha prej pusiet, 
me i rĆ* Turkut fulikare, 
m'zhbƬ n'vend, m' e qitun fare; 
pėr pa bĆ* me mend pleqnƬ, 
se me atė punė botėn unjƬ (190) 

mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zƬ 
Kur ketė punė e ka pleqnue, 
ka marrė trimi e n'odė ka shkue, 
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue, 
me u shkrue miqve kah Serbia, (195) 

kah Zagrebi e kah Sofia 
me lidhė besėn shkaf asht ShkjĆ*, 
mbi Budin, m'ēanak-kalĆ*, 
edhe tok kėta ndėrmjet vetit 
mos m'ia dĆ* tė keqen Mbretit; (200) 


por m'e nxitė, por m'e mėrzitė, 
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė, 
herė pėr shtek, herė pėr kufƬ, 
tash me peng tash me pleqnƬ, 
por gjithmonė, po, pa kanu, (205) 

veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu. 
Mbasandej, ky zogu i Shkinės, 
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės, 
merr e 'i letėr, ia angllatisė, 
me dredhƬ tue ia qindisė: (210) 

Ti, ** jĆØ qaj Knjaz Nikolla, 
falmėshėndet c**** i Rusisė, 
se zĆ* t'madh pėr ty kam ndie 
** jĆØ trim e gėrxhelƬ, 
** jĆØ burrė e kuvendtĆ*r, (215) 

me ta drashtė hijen anmiku, 
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gjĆ*; 
pse qe ti m'atė rrasė Cetine 
mė kĆØ ndejė me 'i gjysmė opinge, 
e jĆØ bĆ*, po, gazi i dheut, (220) 

tue mėrzitė miq e kumbarė, 
veē e pėr bukė thatė nė gojė. 
Mje sa Turku, pėrbri tejet, 
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit, 
derdhė shallvarėt ai pala-pala, (225) 

rrin e ban kokrrėn e pallės, 
e as m'e pĆ* ti s'mund ta shofish 
pėrmbas kodrės sė pilafit 
Po a thue, t'la ty kamba e dora, 
ase ngjitė jĆØ ndoshta n'rrogė, (230) 

jo se hi kĆØ bulk n' e huejėn, 
** s'po ndihesh kund pėr s'gjalli? 
Mo', bre burrė, se nuk ka hije 
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės, 
edhe n'shpƬ me e shkuem ai motin, (235) 

tue u ndeshė npėr furka t'gravet!.. 
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia, 
me ato male tė madhnueshme, 
me ato fusha tė blerueshme, 
** kurrkund s'jĆØ kah orvate, (240) 

me ia shkye 'i skundillė pėr veti?.. 
M' tĆØ, krah-thatė, e mos rri fjetun! 
Pse pa luejtė ti kambė e dorė, 
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė: 
Por ti luej, nafaka luej, (245) 

ka pasė thanė ai burri i huej; 
sa pėr bukė e pėr fyshekė, 
piqu n'mue, se t'i qes vetė; 
edhe kėsulėn vĆØne n'sy, 
se tė nget Mbreti i Stambollės: (250) 

nuk ta lĆ* me t'prekė me pupėl - 
Letrėn kėshtu c**** e ka shkrue, 
edhe mirė e ka palue, 
e e ka mbyllė me dyllė tė zi; 
ia ka dhanė kasnecit t'rƬ, (255) 

me ia ēue Knjazit n'Mal t'ZƬ. 
Letrėn n'gjƬ ka qitė kasneci, 
ka thekė kambėt ai sa mund heci: 
ka lanė mbrapa fushė e zalle 
kapėrcye ka bjeshkė e male, (260) 

edhe dalė ka lum e shĆØ: 
ka shtegtue pėr ujė e dhĆØ, 
der'**'i ditė, tue marrun dielli, 
nė Cetinė ka behė ai filli: 
shtjerrė opangat, grisun setrėn; (265) 

Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn, 
me dyllė c**** si e kisht' mbshilė. 
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė, 
e ka ēilė edh' e ka kėndue, 
tri herė rresht ai e ka kėndue, (220) 

tri dit rresht edh' e Ć*sht mendue; 
mbasandej ai fjalė ka ēue 
njatij Vulo Radoviēit, 
kėrkserdarit t'Vasoviēit, 
** me dalė me rĆ* n'Cetinė, (225) 

pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė: 
me flut'rue si gjeraqinė, 
pėr me u pjekė me "Gospodarin". 
Njeky Vuloja Serdari 
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: (280) 

m'e pasė randė toka m'e bartun. 
Pa tĆØ prĆØ kund s'ishte marrė, 
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė, 
pague s'ishte varrė as gjak, 
s'kishte vu nuse duvak, (285) 

as s'isht' dĆ* gjyqė a pleqnƬ. 
Pse edhe Turku i Malit t'ZƬ 
po e kisht' pasė shqipe mbi kry', 
mos m'e lanė me pĆ* me sy. 
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, (290) 

po e kisht' bĆ* m'atė udhė t'Cetinės. 
Paska marrė e shi nė rrugė 
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė, 
edhe i ēueka fjalė tėrthores, 
** shka Ć*sht Turk i Cernagores, (295) 

mos me mujtė m'e shkapėrcye, 
pėr pa lĆ* 'i dukat pėr krye - 
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri, 
larg e larg me i dajtun turri. 
Fėtyra e tij porsi duhia, (300) 

syni i tij, tanė zjarm e shkėndia; 
vet'llat trashė ngĆØrthye kulĆ*r, 
porsi lesh derrit bugĆ*r; 
vesh e m'vesh dega e mustakut, 
si dy korba lidhė pėr lakut; (305) 

edhe i mbrrijte kryet nė trĆ*: 
burrė i atillė me sy me u pĆ*. 
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue, 
kishe thanė se Ć*sht lĆØ drangue. 
Se kėtĆØ Knjazi fort e dote, (310) 

fort e dote edhe e ndigjote; 
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė, 
me ia prĆØ mendja fort hollė. 
Prandej Knjazi i ēueka fjalė 
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. (315) 

Edhe Vulja bjen n'Cetinė, 
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė, 
tue flut'rue si gjeraēinė. 
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti, 
atĆØ Knjazi mirė e priti, (320) 

mirė e priti e n'odė e qiti, 
i qiti duhan e kafe, 
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe: - 
Ku jĆØ, Vulo, eh kopilane! 
Se ti ujk, po, nĆ© na u banĆØ, (325) 

ke s'po duke kah Cetina, 
ku kĆØ miq e probatina, 
** s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit? 
Po, a kĆØ mujtė? a kĆØ farė hallit? 
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330) 

Pėr jetė tande ! si do' Zoti, 
merr e i thotė Vulo Serdari; 
pse sivjet, lum "Gospodari", 
nuk ka pasė toka valigė, 
e ka ardhė nji kohė e ligė, (335) 

sa nuk dij si ka m'iu bĆ*, 
pėr me pėshtue do rob e gjĆ*, 
pse edhe buka asht tue na lĆ*nė. 
Hajt, eh qĆØ'! Knjazi i ka thanė. 
Se s'po gjenė cubi me ngranė. (340) 

Se s'po gjenė skyfteri mish. 
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!. 
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prĆØ, 
se po e ban me lopė e qĆØ, 
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, (345) 

jo se mĆ* gjindėn e shpisė. 
A din shka, Vulo Serdari, 
ndiej shka t'thotė ty "Gospodari": 
pėshtilli bashkė nja disa cuba: 
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, (350) 

t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina: 
edhe lėshoj ti kah Vranina, 
pėr me vrĆ* ata e pėr me prĆØ, 
pėr me djegun gur e dhĆØ, 
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, (355) 

tue grabitė e tue robitė, 
n'daē me natė e n'daē me ditė; 
se un prandej tė kam ēue fjalė, 
der' n'Cetinė nji herė me dalė, 
pse dishka mue tash m'ka kėcye, (360) 

prap me Turk me u kapėrthye: 
prap me Turk, po, na me u vrĆ*. 
Pse edhe as hije, thom, nuk kĆ*, 
urtė ma ndejun Turk e ShkjĆ*. 
E kėshtu, tue ligjėrue, (365) 

krye mė krye tue bisedue, 
hollė e gjatė e ka qortue, 
si me u sjellė e si me u mprue, 
pėr m'e lĆ* Vraninėn n'gjak. 
E si vesht janė marrė me fjalė, (370) 

Knjazi n'bukė atĆØ e ka ndalė, 
edhe falė i ka do pare; 
e i ka falė nji "xheverdare", 
krejt n'argjand kondakun ngrƬ, 
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: (375) 

m'e drashtė vjerrun nė sėrgjƬ, 
jo mĆ* n'krah tė nji luftarit, 
jo mĆ* n'krah t'Vulo Serdarit, 
** isht' me brĆØ hekur me dhambė! 
Atėherė Vulja Ć*sht ēue nė kambė: (380) 

ka bĆ* Knjazit "tungjatjeta", 
edh' Ć*sht nisė malit pėrpjeta, 
udhės me mend ai tue pėrblue, 
si Vraninėn me shkretnue, 
Knjazi ashtu si e kisht' qortue
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:54 pm

Dėshmorėve

O ata t'lumtė, ** dhanė jetėn, 
o ata t'lumtė, ** shkrinė vehten, 
** pėr Mbret e vend tė Parėve, 
** pėr erz e nderė t'Shqiptarėve 
derdhėn gjakun tue luftue, 
porsi t'Parėt u pa'n punue! 
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina, 
but u kjofshin moti e stina, 
ak'lli, bora e serotina: 
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė, 
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė, 
ata kurr mos u harrojshin, 
n'kangė e n'valle por u kėndojshin. 
E njaj gjak, ** kanė dikue, 
ban, o Zot, ** t'jesė tue velue 
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit, 
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:55 pm

Ƈohi tė Dekun

E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni, 
** flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore, 
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli 
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. - 
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė, 
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė! 
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri 
E porsi krandja e that n'nji flakada, 
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri 
Kushdo shqyptar, ** s'brohoritė me za, 
Kushdo shqyptar, ** s'brohoritė me uzdajė: 
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:55 pm

(Marash Uēi)

Amanet un'jam t'u lanė 
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n, 
Armėt e mbushme mos me i dhanė, 
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė, 
Mos m'u xanė, as mos m'u nga 
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla 
Si me pushkė ashtu me uha. 
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni; 
Bukėn para, por t'ia shtroni 
N'Shqiptari si a kenė zakoni: 
Me i besue, mos i besoni! 
Edhe n'mend kinje nji fjalė: 
Zemrės s'frytė me i lanun dalė; 
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė, 
Ujit turbull mos me i ra, 
Mos me dalun n'va t'pa va; 
Me iu ruejtun shakės turbueme, 
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme; 
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore, 
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:56 pm

Shqipnia e Lirė

Do t'valvitet m'Kaēanik 
M'Kaēanik, po, do t'valvitet 
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet, 
Pėrse toka, shqyp ku flitet, 
Ajo vetė asht, ** prej t'Parvet 
Trashigim na e kemi pasė: 
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė, 
Posė atėherė, kur vjen pėr mik. 
Jo, po: na sod ktu sundojm; 
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej; 
Gjall Lirin' na nuk e lshojm, 
S'njohim mbret as krajl tė huej. 
Zoti n'qiell e na mbi tokė: 
Me gjithkėnd vllazėn e shokė, 
Por se i cilli m'cak tė vet. 
Prande i huej, n'andėrr m'e pa 
Se vjen kurr e shklet ndėr ne, 
Drue se keq kishte me i ra; 
Pse shqyptarėt kanė ba nji bĆØ 
BĆØ tė madhe ata kanė ba: 
Pėr Shqypni nė luftė me rra, 
Me rra n'luftė me krajl e mbret, 
E kur bjen nė luftė shqyptari 
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti, 
E din hasmi se aty pari 
Shungullon toka e gjimon deti: 
Se bijn krenat fushės s'mejdanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:56 pm

Shqypnisė
(1909)



T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,

Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekė atė ajr t'kullue

Si Leka i Madhi e Skandėrbegu i biri

Kje i Lumi vetė, ** mue m'dėrgo ksi hiri

Pėr nėn qiellė tande t'kthielltė un me u pėrftue.

Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,

Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.

Ktu trima lejn gjithmonė, pse ti je nana

E armvet n'za, ** shndrisin duert e t'lumit,

Kah des pėr ty i rrebtė e trim si zana:

Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:57 pm

Fragment i Zgjedhur


N'mos i paēa mendt mbi hatull, 
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. 
Venu shej ti fjalve t'mija, 
Pse do t'vijė po lum zotnija, 
Koha n't'cilėn Shqyptarija, 
Zojė n'vetvehte ka me dalė, 
Por m'fal faj'n ti pėr kėtė fjalė: 
Mal i Zi ma s'ka me pasė, 
Serbi vėlla do ta humbasė, 
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye, 
Serbin shqype ke mbi krye. 
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy, 
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye, 
Se kshtu ecte nė shekull lodra, 
Ulu maje e ēohu kodra...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:58 pm

Burrnija


Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta 
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem, 
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta 
T'cepit t'shpulpuem, 
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, 
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme 
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit, 
Rrin Deka e tmerrshme. 
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme 
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori, 
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme 
Kundron nė mni, 
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt 
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza, 
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt 
E jetės ndėr fejza. 
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm 
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota 
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm 
I vjen rreth bota. 
Felgruemun njerzit nėn tjara struken; 
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin! 
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken; 
N'andrra t'dheut zdrypin. 
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė, 
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit; 
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell 
E nėn kambė tė nierit. 
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue 
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija; 
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, 
Ulėron stuhia. 
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta; 
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; 
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta 
Ka' ajo sjell kosėn. 
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, 
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet; 
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj 
Shekulli pėrlulet. 
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi, 
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga, 
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra) 
As paja as friga. 
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme; 
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell 
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme 
I rrin kundruell. 
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun: 
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; 
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun 
Kanė pėr t'u pa. 
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm, 
Si' i kep, ** vala smundet n'det m'e e lkundun, 
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm, 
Ngelė n'vend pa u tundun. 
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye, 
As buzės humnerės nuk i dridhet themra: 
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye 
S'i ban lak zemra. 
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e 
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore: 
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike 
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 105
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 4:58 pm

SHƋN FRANƇESKU I ASIZIT

1. Prej s' pangishmes Ć»jes s' arit, 
** trazon nierin nė zĆŖmer, 
Prej dishirit t' mbrapshtė t' krenarit 
** me i vĆ» vllazent nen thĆŖmer, 
N' ato t' mesmet t' egrat mota, 
KĆŗr nen dhunė e Drejta prĆ¢te, 
Para Hy'it randue isht' bota, 
Edhe mnĆŖrshem n' terr ofshĆ¢te, 
2. Ishte bĆ¢, po, ligjė krenija, 
N' khetra t' fortit kjate i drejti, 
N' vend sundote paudhnija, 
Zot mbi gjĆ¢ isht' bĆ¢ dorshpejti. 
M'armė m' shoshojn gjindja mberthye, 
Lott e shkeluna tė t' mjerit, 
Keq kunora edhe perlye 
Lypshin gjyqin kundra njerit. 
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit 
Nji 'i ngushllueshem zĆ¢ qielluer, 
Serafinit t' lum t' Asizit 
** me i thĆ¢nun kėshtĆ» muer: 
– Shpija e ĆŖme Ć¢sht tu' u rrĆŖnue: 
Ƈou, Franēesk, shka rrin tue pritun? 
Ƈou, Franēesk, tash pa pritue, 
Edhe shpin shko me m' goditun! – 
4. N'atė fjalė t' ambel t'PernedĆ*s 
Shpejt Franēesku po i rrin gati; 
I a kthen shpinen gjĆ¢s e shpĆ*s, 
Petkat tretė ** ja dha i ati, 
E me 'i thes tė vrashtė ai veshun, 
Edhe m'kambė pa mbathun gjĆ¢, 
Me nji t' ashper litĆ”r njeshun 
Fushės e malit thotė me zĆ¢: 
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtė e ni'rit: 
T' gjithė n' Tynėzonė ju vllazen jini; 
Per jetė t' gzueshme t'naltė Empirit 
GjĆ¢n e shekullit n' mnĆ* t' a kini, 
Perse veē me pervĆ»jtnĆ*, 
Perse veē n' vobsi t' shĆŖjtnueshme, 
Perse veē me dashtunĆ* 
Gėzon nieri n' jetė t' amshueshme. 
6. KshtĆ» i Asizit Serafini 
N' dashtnĆ* shĆŖjte ndezė, kėndote; 
N' atė zĆ¢ t' ambel Apenini 
Anė e kand per mĆ”ll jehote; 
Edhe e ndiente zaje e djerre 
Mal e fushė, pshatra e gjyteta, 
ZĆ¢'n e ndiente shpend e berre 
Sheklli i ndjeu kto fjalė t' verteta. 
7. E qe u shkrehen armėt mizore, 
Me anmiq u vendue besa, 
U fashiten mnĆ*t gjaksore, 
Edhe humbi n' atė zĆ¢ resa; 
Dashtunija e ligja e Zotit 
XĆ»ne vend prap permbĆ* dhĆ©, 
Krishtenimi, si 'i herė motit, 
U pertri krejt n' jetė tė rĆ©. 
8. Shpresė e ambel i u ēil robit, 
** n' travajė rrite tue kjĆ”, 
Pse bujari lott e kobit 
Me dorė dhĆ¢nse xĆ» m' i a dĆ”; 
Edhe xĆ»ni m' i u pastrue 
N' ftyrė kadifja vashvet t' reja; 
XĆ» kunora me u nderue 
Gjithmonė shĆŖjte si e nep Feja. 
9. Edhe atė herė, bujarė e mbreta 
Lanė pellazet e madhnueshem, 
I lanė trimat armėt e veta 
E n' kuvende tė mjerueshem, 
Prej dishirit t' sendve t' epra, 
Nė vobsĆ* s' cillės i u kushtuene, 
Me Silvestra e me Gjinepra: 
Ata bashkė u vllazėnuene. 
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite 
Krejt Franēesku marrė n' Tynėzonė 
N' per vedrime tė nji drite 
Po skjurton si atje mĆ¢ vonė, 
Per nen hije t' Flamrit t' ti 
Veē mbi FĆ© e skam naltue, 
Isht' tue dalė nji fis i rĆ* 
Luftėt e Zotit me luftue. 
11. Po skjurton Bonaventuren 
**, me vapė t' nji Serafimit, 
Mendes s' nierit i a shtron uren 
Per me u kapė te kroj i Amshimit 
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin, 
Cilli anmiqt e Asajė, ** n' ZĆŖmer 
Pėr nandė muej e barti Zotin, 
Mende-kthielltė i vĆ» nen thĆŖmer. 
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem, 
E sheh n' gjĆ»j perpara Antonit, 
E sheh mushkun trĆ* dit Ć»nshem 
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit; 
Edhe sheh sĆ” prej Eufratit 
Prej sė lĆ©mes m' t' rame t' di'llit 
SĆ” i bekuem Ć¢sht petku i Fratit, 
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit. 
13. Edhe i njeh sĆ” bijt e tĆ* 
FĆ©n e Krishtit t' amėshueme 
Me gjak t' vet e bĆ¢jn dishmi 
Nder krahina tė mjerueme; 
Sheh prap kryqa edhe tjara 
Se n' krahnuer e permbi krye 
Bijve t' skamit per punė t' mbara 
Janė per kishė tuj u shkelxye. 
14. ZĆŖmer-knaqun n' kto vedrime 
XĆŖn me kndue Franēesku atė hera: 
– Zot i Madh e plot ngushllime, 
TĆ½ tė kjoftė lavdi edhe ndera! 
Levdue kjosh per rreze t' diellit, 
Levdue kjosh per hĆ¢nė t' argjĆ¢ntė, 
Levdue kjosh per hyj tė qiellit, 
Levdue kjosh per t' kthielltė e t' vrĆ¢ntė! – 
15. Mbi krah t' tij, ndejė zogu i verės, 
E percjellė atė kndim t' hyjnueshem, 
Edhe i ambli flladi e erės 
E perkthen n' per gjeth t' blerueshėm. 
Larg e larg n' per hapėsire 
Prej sė kthielltė p'rherė Qytetit 
Tue ardhė ndihet nji kumbė lire 
Porsi e paqta vala e detit. 
16. E nji ĆŠjll nder Serafima 
Nji mĆ¢ n' shĆŖj, si drita e larta, 
Tuj u djergun si vetima, 
Per krah t' tij rreh fletėt e arta, 
E me rreze tė bindueshme 
M' trup t' shenjueme, kah e priri, 
Njato varrė i a la t' hyjnueshme, 
Prej kah rodh per nĆ© gjith hiri. 
17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut, 
ĆŠmni i t' cillit tu' u permendun 
Ndihet malit edhe bregut, 
Kahdo rrezja t' shkojė tu' u endun, 
Me ftyrė t' ēiltė ju kqyrnje dhĆ©n, 
Pse njerzimit, humbė n' mes t' territ, 
Me dashtnĆ* tue mbajtun FĆ©n, 
Mproje u bĆ¢t ju kundra ferrit. 
18. JĆŗ edhe i vorfni prind u kĆ” 
E i papasni n' ju gjĆŖn ndihmen; 
Lott atij, ** rrin tue kjĆ”, 
Ju i a fshini e zbutni dhimen. 
Ju n' pellaza e n' ksollė t' bueqarit 
Pagjen shĆŖjte gjithkah ēoni, 
Per nen thĆŖmer tė krenarit 
Me u ndrydhė t' ligshtin nuk e lshoni. 
19. Gajret, pra, nder sĆ” t' vėshtira, 
** u pershkohet n' ketė tokė jeta, 
E amshueshmja perse e Mira 
E ka dĆ” nder kshille t' veta, 
Se me skam e pervĆ»jtnĆ*, 
Me dashtnĆ*, ** Ć¢sht prej Parrizit, 
Ka me ngjatė p'rherė me lumnĆ* 
Urdhni i Vobekut t' Asizit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Today at 10:21 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
At GJergj Fishta veprimtaria e tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -
Kėrce tek: