Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
At GJergj Fishta veprimtaria e tij551
Share | 
 

 At GJergj Fishta veprimtaria e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:22 pm

Gjergj Fishta 
Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave".

Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).

Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj.
Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:22 pm

VEPRA

Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:23 pm

Lirika


Kryevepėr e lirikės sė Fishtės konsiderohet pothuaj njėzėri nga njohėsit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikėn e tij nė dy lloje: atdhetaret dhe tė pėrshpirtshmet ose ato tė jehonės sė shpirtit.
Nėse e gjithė krijimtaria e Gjergj Fishtės ėshtė quajtur pėrmendore e gjallė e gjuhės shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund tė quhet lirika mė e bukur qė i ėshtė kushtuar asaj nė krejt poezinė tonė. Krahasimet e njėpasnjėshme, me thelb metaforik sublim, qė shkallėzohen drejt ngjitjes e bėjnė atė krijim himn tė pėrkryer.

Nėse sublimiteti i poezisė sė mėsipėrme realizohet nėpėrmjet shprehjeve delikate tė brishta e flladitėse, ky tipar nė poezinė "28 Nanduer 1913", "Nji gjamė desprimit", "Syrgite mortui", "Emancipacioni i kombit shqiptar" etj., realizohet pėrmes vrullit tė papėrmbajtur, pėrmes ashpėrsisė ngjethėse, pėrmes thirrjeve dhe kushtrimeve luftarake. Poezia "Nji gjamė desprimit" ėshtė njė gjėmė e njė klithmė qė akuzon agresionin e Malit tė Zi tė 16 prillit 1914 ndaj Shkodrės dhe viseve tona veriore. Poezia "Surgite mortui" qė fajėson Evropėn pėr tė gjithė tragjeditė qė po i ndodhnin Shqipėrisė, e cila s'ka marrė ende frymė nga varfėria pesėshekullore turke, ishte shembull i ashpėrsisė sė skajshme tė stilit tė Fishtės ku nuk kursehen pėrbuzjet, sharjet neveritėse, sarkazma, grotesku, ku u bėhet apel luftarak tė gjallėve dhe tė vdekurve, varreve dhe djepave.

Nė lirika filozofike ai trajton ēėshtje tė pėrgjithshme tė jetės e tė botės. Ndėr mė tė realizuarat janė "Burrnia", "Kataklizmi i rruzullimit", "Njė lule vjeshtet", "Gurrave tė Jordanit" etj. Nė poezinė "Burrnia" me njė plastikė tė pėrsosur, me njė ndėrtim tė saktė klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epėrsia apsolute ėshtė nė anėn e vdekjes, e cila zotėron ēdo mjet pėr ta asgjėsuar bukurinė fizike tė natyrės dhe tė njeriut. Nė tė kundėrtėn lirika "Katalikizmi i rruzullimit", ndonėse ka thelb filozofik, fillesėn dhe misionin e ka tė natyrės etike, morale. Nė emėr tė sė mirės sė pėrdhosur, tė sė bukurės sė shkelur, ai nxit gjithė forcat kaotike, me qėllim qė tė rivendosė harmoninė mes pėrbėrėsve tė rruzullit dhe, njėkohėsisht nė harmoni gjithė rruzullin nė Gjithėsi. Nė poezinė "Nji lule vjeshtet", me njėmbėdhjetėrrokėsha tė bardhė, poeti ankohet pėr vdekjen, ngrihet nė mbrojtje tė idealit tė sė bukurės, sė mirės, sė dobishmes. Nė odėn "Gurrave tė Jordanit" nė strofa safike ai e pėrjeton me dhembje tė kaluarėn qė vete e nuk kthehet mė, por mbresėn, ia ka lėnė tė pashlyeshme njerėzimit, si vetė rrjedha e ujit qė, ndonėse ėshtė e pėrjetshme, sipas dukjes, nė tė vėrtetė rinohet, ndėrron paprerė.

Ndėr lirikat e buta shquhen "Mbi vorr t'Anton Xanonit" qė i afrohet lirikės sė llojit intim tė shoqėrisė e miqėsisė pėr nga fryma e qortimit, e lavdėrimit, e mirėkuptimit mes heroit lirik dhe bashkėbiseduesit. Lirikė e mallit universal, pėr atdheun, nėnėn, mjediset intime, vatrėn familjare, fėmijėrinė e rininė ėshtė "I dėbuemi".

Mė 1907 Fishta botoi pa emėr pėrmbledhjen e parė satirike "Anzat e Parnasit" e cila u ribotua mė 1928 dhe 1942, e pasuruar. Studiuesit hamendeshin nėse Fishta ėshtė mė i madh si epik, lirik, ose si satirist. Sidoqoftė ai mbetet satiriku mė i madh i letėrsisė sonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:23 pm

Satira


Satira e tij u tregua e pamėshirshme ndaj veseve tė kohės. Pa kompromis, ai goditi dukuritė e shėmtuara negative dhe mbartėsit e tyre, cilėtdo qė qenė ata. Kėto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetėm brenda individit, por nė rrafshin e gjithė shoqėrisė kombėtare. Ai nuk fal askėnd qė tė abuzojė me postin qė mban dhe tė zhvatė financėn kombėtare, tė marrė ryshfete, tė bėjė veprime prej kopuku e dallkauku, tė trajtojė Atdheun si ēiflikun e tij, si tapet pėr karrigen e tij.

Nė radhė tė parė ajo ėshtė satirė kundėr tradhtarėve, atdhemohuesėve, parazitėve tė kombit. 

Nė radhė tė dytė ėshtė satirė kundėr elitės zyrtare dhe veseve klasore tė saj. Kėtu Fishta na shfaqet si realist i fuqishėm. Vepra artistike mė e pėrkryer artistikisht e Fishtės mbahet "Palokė Cuca", (1912), bashkė me "Gomarin e Babatasit" (1913) qė e botoi me pseudonimin Gegė Toska, janė dy kryeveprat e satirės sonė. "Palok Cuca" ėshtė poema e heroit komik. Nė thelb, Fishta mbron me kėtė vepėr shkollėn kombėtare. Ai stigmatizon e neverit atė kategori tė caktuar njerėzish, qė nėpėrmjet klerit italian u italianizuan nė atė masė, saqė ndihen inferiorė ndaj kulturės dhe gjuhės italiane, aq sa ta quajnė poshtėruese gjuhėn amtare. Nga njėsia e familjes Fishta zgjeron rrethin e objektit tė satirės sė tij nė njėsinė e shoqėrisė, duke e shndėrruar veprėn nė tablo tė tė gjithė shoqėrisė. Pėr tė tallur, pėrqeshur e goditur Fishta gjen mjetet shprehėse mė tė pėrshtatshme. Kėtė e realizon pėrmes fabulės sė shtruar nė trajtėn e tregimit poetik. Njė ngarje tė caktuar ai e shtjellon me hollėsi, e shqyrton nga tė gjitha kėndet, duke zbėrthyer tė gjitha mangėsitė, shėmtitė, tė kėqijat qė burojnė prej saj dhe infektojnė, sėmurin atmosferėn shoqėrore e kombėtare. Konkretėsia e mjediseve pėrmes detajizimeve, gjer nė hollėsitė mė intime e mė tė turpshme, shndėrrohet nė qėllim artistik nė vetvehte. Pėrgjithsimet artistike tė fuqishme realizohen me njė gjuhė tė gjallė, plot kolorit. Pėrmes njė qesėndie qė gėrryen ngadalė e qetė, nė mėnyrė tė shkallėzuar ai vė pranė nė tė njėjtin tekst mjedisin konservator, primitiv, arkaik, me atė pseudomodern, pseudoqytetėrues tė kohės, duke zbuluar anėt e shėmtuara tė tyre. Ngjyrimet mė popullore satirike, formulat mė tė spikatura vihen pranė krahasimeve e metaforave nofka, pranė situatave krahasuese e metaforike fyese. Fjalėt e shprehjet e huaja, krahas fjalėve shqipe, si kudo nė satirėn e tij, krijojnė njė atmosferė gjuhėsore satirike tė veēantė. Sidomos kontrastet mes barbarizmave orientale e atyre oksidentale. Ai vėren se si shartohen nė njė pemė pa rrėnjė tė kategorisė mediokre tė pseudoelitės, aziatizmi me oksidentalizmin e rrejshėm: te folurit e personazheve ėshtė edhe mjeti mė demaskues i kategorive njerėzore qė ata pėrfaqėsojnė. Kritika ėshtė shprehur me tė drejtė se kėtu, mė shumė se kudo gjetkė, realisti e ka tejkaluar romantikun e klasicistin, satirikun, epikun e lirikun.


"Gomari i Babatasit", u botua nė situatė qė pėrkonte me beteja tė ashpra politike rreth formės qė do tė merrte organizimi i ardhshėm shtetėror. Kritika fishtjane me ashpėrsinė e saj, qė nuk fal askėnd, lėshoi mbi kokat e deputetėve, ministrave, gjithfarė zyrtarėve tė kohės, talljen, fyerjen, sharjen, nėmėn e mallkimin, ironinė, sarkazmėn, satirėn. Nėn moton "Populli i falė ata qė e mundojnė por nuk ka pėr tė falė ata qė e rrejnė", ai shpartallon klikėn zyrtare, tė cilėn i vetmi ideal qė e bashkonte, ishte marrėveshja e tyre me gjithė mjetet qė u kishte dhėnė pushteti nė dorė, tė zhvatnin trupin dhe shpirtin e shtetit tė mjerė tė sapofromuar dhe ta linin me turpe e shėmtitė jashtė, ndaj syve tė botės. Poeti Babatasi arkeolog, njeriu i kthyer nė gomar e anasjelltas, muzeu formal, injoranca qė ka veshur petkun e dijes, sė qytetėrueses, mjedisi i trashėguar anadollak qė belbėzon me gjuhėn "oksidentale", janė mjetet mė efikase pėrmes tė cilave Fishta arrin tė nxjerrė nė pah kontrastet qė kthenin nė regresin mė poshtėrues shoqėrinė. Klika qė kėrkonte tė majmej dhe populli qė mė kot shpresonte, njeriu qė s'dilte dot prej thelbit tė vet prej gomari, qė ngul kėmbė nė tė vjetrėn dhe nuk bėn asnjė hap drejt tė resė, drejt qytetėrimit. Fishta gris pa mėshirė fasadėn, qė dėshiron tė krijojė burokracia shtetėrore e sapolindur. Njė shtet qė po formohet nuk mund tė durojė nė themelet e veta zhvatės makabėr, shtinjakė, hipokritė e servilė. Ai prek ato plagė, qė mė vonė shoqėrisė shqiptare iu bėnė pjesė e natyrshme biologjike e qėnies, iu bėnė sėmundje, pa tė cilat nuk e kuptonte dot ekzistencėn e vet. Duke e kuptuar qė atėherė rrezikun, poeti nuk e ruan aspak gojėn, pėrmes fjalorit dhe vizioneve mė lakuriqe, tė zhveshura nga ēdo paragjykim, bėn autopsinė e saktė tė shoqėrisė qė po lindte me vese fizikee shpirtėrore, nga mė fyeset pėr njė komb qė krejt ndryshe e meritonte t'i shpėrblehej gjaku dhe mundi mbinjerėzor, qė i kishte kushtuar sė ardhmes sė vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:24 pm

28 Nanduer 1913




Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
.................................................. ..........................
Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasė, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
As pėr at gjuhė tė ambėl ** i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
Pa frymė e tue dihatė vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallotė...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
Por ai, ** tė liruem me e pasė s'don vendin,
A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po pėr ata ** detyrė e nder harrue,
** marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtė, kush mbas stėrlinet
Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinėt,
Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
Mori
M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
Duel padija n'krye tė vendit;
Njerzt e kėnuen u poshtnune,
Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
Duel me faqe t'bardhė trathtari,
Shpirt e fis ** ka kuletėn;
U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
** pėr fis nep gjan e jetėn.
Shqynis zani atbotė i humi,
T'huejt mi qafė i a vunė themrėn,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurėn zemrėn.
E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
Pėr kto punė pėrjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonė me ndėrue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendė e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:25 pm

Diskurset nė letėrsinė e Fishtės 


Letėrsia e Gjergj Fishtės

Nė kėtė aspekt analizat e tipareve tė veēanta dhe tė pėrbashkėta, si dhe statusi i tyre nė pozicionim autorial ėshtė ēelės pėr tė hyrė dhe kuptuar universin e diskurseve qė e karakterizojnė letėrsinė e Fishtės. Diskursi origjinal, i konceptuar si autorial, ėshtė specifik nė gjuhė e stil. Ka status tė fuqishėm dhe tingėllon fuqishėm nė tekst. Ky lloj diskursi pėrzgjedh njė gjuhė tė goditur poetike dhe pėrdor njė figuracioni tė qėlluar, kryesisht oral e religjioz biblik. Nė kėtė rrafsh tė konfigurimit tė ligjėratės letrare, autori del mjaft spirtuoz dhe elokuent nė shprehje.

Ky diskurs nė bashkė-artikulim me diskurset e tjera qė janė referenciale, tė cilat shfaqen analog me tekste tė ndryshme tė njohura, qoftė nga oraliteti, mitet, kultura e moēme nacionale, apo edhe nga sferat e filozofisė dhe religjiozitetit, konvertohet nė diskursin e veēantė qė e ka vulėn e stilit fishtian tė shkrimit, karakterizuar nga njė dramaticitet nė tekst, njė emocionalitet dhe shprehej e pėrpunuar letrare.

Nė veprėn letrare tė Fishtės shohim tė sajuara disa rrjete tekstesh e diskursesh: tekste tė Shkrimit Shenjtė Biblik; tekste nga literatura e pėrbotshme, veēanėrisht ajo antike, qė mbeten shėnjues letrare specifike. Kjo mėnyrė e shkrimtarisė, nė sistemin e tėrėsishėm poetik, na sugjeron edhe pėr shumėplanėsinė e diskurseve.

Nė fakt, kjo formė kreacioni, realizon tekstualitet dramatik; tekstet duke ruajtur inter/shenjat me diskurse tė njohura, karakterizohet nga gjuha e gjallė, stili i rrjedhshėm, idetė e shpėrthimet dinamike e dramatike, shprehjet e pėrpunuar letrare, figuracioni i transformuar gjithnjė me gjetje brilante poetike, tė thithura nga frazeologjia popullore, apo kultura universale letrare. Nė sistemim letrar tė krijimtarisė letrare tė Fishtės, me theksime nė zhanrin e epikės, tė teksti “Lahuta e Malcis”, Fishta shpėrfaq fuqishėm dhe plotėnisht diskursin qė rezulton nga kultura e letėrsia nacionale folklorike, qė bėnte jetė aktive nė Malėsi, ku autori kaloj pjesėn mė tė madhe tė jetės. Njėherit ky tekst pasurohet edhe nga mitologjia e pasur vendėse dhe e huaj. Tė gjitha kėto, bashkė-artikuluara, tė shpėrnderuara nė strukturėn e brendshme letrare, me njė sens kreacioni specifik formėsojnė epin “Lahuta e Malcis”. Ligjėrata poetike ndėrlidhet fuqishėm me kodet tematike e historike. Rrjedhimisht edhe me personazhet e njohura tė ambientit shqiptar. Ky lloj i ligjėratės poetike ruan karakteristikat me formulimet e frazeologjisė popullore, ritmin e melodinė e gjallė, pėr tė formėsuar njė asociacion tė shumėllojshėm artistik, pastaj edhe semantik tė tekstit. Nė tėrėsi, sistemi poetik, stilistik brendapėrbrenda kėtij konstulacioni e bėn kėtė vepėr krijim poetik brilant.

Diskursi-teksti letrar ruan inter/shenjat me shenja e diskurse popullore e orale, nė shumė plane tė ndėrtimit dhe organizmit tė lėndės letrare. Edhe nė makro e mikro strukturė. Kėnga pėr “Tringėn”, pėrveē se shėnjon e hibridizon diskursin letrar autorial; Fishta nga diskursi epik kėtu shpėrthen nė shėnjues tė treguesit lirik; statusi i kėngės ka shenja tė pastra lirike dhe nė tė njėjtėn kohė, kėnga shėnjon lidhjet e fuqishme interletrare mes “Lahutės…” dhe letėrsisė orale, respektivisht shėnjon raportin interletrar me kėngėn e njohur pėr Gjergj Elez Alinė dhe motrėn e tij.

Ligjėrata poetike, pėrveē nė planin e kodit tematik, ku spikatet heroina Tringa, e cila shėmbėllen dukshėm me motrėn e Gjergj Elez Alinė, edhe nė planin e strukturimit tė idesė qendrore, ruan shenjat e intertekstit tė pastėr letrar. Dimensioni interaktiv ėshtė i fuqishėm dhe dinamik. Madje modeli referencial thithet edhe nė planin e strukturimit tė idesė letrare.

Teksti trajton trimėrinė shqiptare, projeksionet morale tė autorit pėr qenien femėrore, qenie kjo qė vazhdonte tė jetė tragjike; ashtu siē ngjet nė paratekstin poetik, Tringa pėr tė mbrojtur pragun, moralin, virgjėrinė, vetėflijohet. Ky vetėflijim ėshtė ndodhi qė lexuesi i ka tė ditur nga varianti i njohur nė kėngėn pėr Gjergj Elez Alinė. Teksti autorial duke ruajtur nė esencė shenjat e fuqishme me paramodelin e kėngės nė fjalė; nė dimensionin autorial, vetėm sforcon variantet e njohura referenciale, idenė, dialogun, sėmundjen, perceptimet, vetėflijimin e motrės.

Mė tej, teksti nė intenca shpėrthen nė domosdonė e fuqizimit tė kėtyre tipareve, nga fakti se rezulton statusi i pavdekėsisė nė shkrimin letrar-estetik pėr heroinėn. Jo vetėm mėnyra e kėndimit tė luftės shqiptare pėr liri, e cila thithė poetikėn e Kėngėve Kreshnike, pastaj Kėngėve historike, si dhe legjendave pėr qenie mitologjike, pėrshkon tekstin e “Lahutės…”, brenda tridhjetė kėngėve, por edhe ritmi e melodia aq popullore, tė cilat i japin njė karakteristikė tė veēantė poetikės sė epit. Gjitha kėto, kur autori insiston fuqishėm nė fuqizimin e raportit tė ndėrliqshėm e intencional: Atme e Fe. Afria nė planin e kompozicionit, nė planin stilistik, pastaj edhe nė kodet tematike, me variantet e njohura letrare, e bėnė “Lahutėn…

” krijim kulmor epik nė literaturėn shqipe, tė pėrpunuara mjeshtėrisht nga dora e krijuesit me dell tė fuqishėm artistik. Qė tė shfrytėzohet kjo materie letrare, pėrveē edukimit tė poetit ka ndikuar nė pėrmasa tė mėdha gjendja e kombit nė pėrgjithėsi, kontestet socio-kulturore, qė nė tėrėsi i dhanė frymėzim nė vullkanet krijuese autorit. Andaj tipet e diskurseve qė i gjejmė brenda letėrsisė sė tij janė tė shumėllojshme: ato janė orale, mitike, biblike, klasike, pėr t’u pasuruar fuqishėm pėrmes pikėshikimeve fiksionale. Kėsofare, poetika e letėrsisė fishtiane ėshtė e realizuar nė shkallė tė gjerė.

Aty literariteti (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, pėrmes shenjave e simboleve qė shprehin qenėsinė shqiptare, qenėsi qė pikaset pėrmes Mallit, Dashunisė dhe Dhembjes Autoriale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:25 pm

Rrafshet interpretuese

Semiologu i njohur Umberto Eco nė eseun “Autori dhe interpretuesit e tij”, shtron njė intencė, tė cilėn e vlerėsojmė tė rėndėsishme ta pėrmendim nė kėtė studim, ngase analizon marrėdhėniet e mundshme ndėrmjet tekstit letrar dhe interpretuesve tė tekstit letrar, nga ana e kritikėve letrarė. Kjo intencė kėrkimore dhe letrare, shtrohet-analizohet nė kontekstin e rolit aktiv qė duhet tė ketė interpretuesi i letėrsisė nė parakonceptimin e njė ndarje tė mundshme mes dialektikės se: ekziston e drejta e teksteve dhe e drejta e interpretueseve tė tijqenien letrare” (Zhenti).

Nė kėtė kontekst, parakuptohet pozicioni edhe i interpretuesit tė tekstit apo teksteve letrare, qė gjithashtu ka status autonom, karshi objektit tė studimit/interpretimit; pra teksteve letrare. Ky dimension kėrkimor, pėrveē tjerash, mėton hetimin e nivelit tė letėrsisė nė tekstet e Fishtės, domethėnė karakteristikat dhe kategoritė letrare, tė cilat e bėjnė njė tekst tė dhėnė vepėr letrare, me njė intencė kėrkimore qė pretendon tė analizoj rrafshet ligjėrimore (diskurset) si kategori dhe pėrbėrės tė ligjėratės letrare tė Fishtės.

Nė kėtė sens, ky studim i projektuar nga qasja e analizės sė diskursit apo diskurseve letrare, nė esencė pikėqėllim ka “deshifrimin” e natyrės ligjėrimore nė letėrsinė e Fishtės (diskurset letrare si kategori qė konfigurojnė tekstet letrar tė autorit nė kuadėr tė korpusit tė gjerė tė krijimtarisė sė tij letrare qė pėrbėjnė zhanret themelore tė letėrsisė, epikė, lirikė, dramatikė dhe satirikė).

Nė kėtė arenė kėrkimesh, na implikohet pėrkufizimi i teoricienit tė letėrsisė, Ian Meclani nė eseun Leximi dhe Interpretimi, kur thotė se procesi i leximit dhe interpretimit tė njė teksti letrar ka nė shtratin e tij, sė paku dy kategorizime; i pari nėnkupton se “roli i interpretimit ėshtė tė korrigjojė ose tė arsyetojė njė lexim; i dyti sugjeron se interpretimi, nė tė vėrtetė vendos kuptim dhe lidhje nė njė mjedis historikisht tė pėrcaktuar”.

Nė kėtė rrafsh tė procesit tė leximit dhe interpretimit tė letėrsisė sė Fishtės, autorit mė specifik nė kulturėn letrare shqipe, i cili ka pėrjetuar vlerėsime nga mė tė ndryshmet, prej atyre nė glorifikim, deri nė pėrbuzje dhe mohim tė plotė, synojmė tė arsyetojmė njė mėnyrė leximi, qė pretendon tė korrigjojė ose arsyetojė njė lexim, duke e vendosur nė marrėdhėnie me historinė e letėrsisė shqipe. Pėr tė realizuar sa mė esencialisht kėtė intencė, duhet praktikojmė atė qė na sugjeron teoricieni i letėrsisė Roland Barthi pėr vdekjen e autorit, pėr hir tė vetė qenies sė tekstit, ngase qė kur shkruhet teksti, autori humb origjinėn dhe fillon jetėn shkrimi.

Procesi i leximit, sė bashku me procesin e interpretimit tė letėrsisė, mund tė shoqėrohet edhe me “konfrontime” letrare, qė mund tė shkaktojnė mospėrputhje pikėpamjesh me interpretime tė tjera qė kanė dalur rreth korpusit letrar tė Fishtės. Konsiderojmė se kundėrvėnia e mėnyrave sė mė tė shumta tė shqyrtimit tė letėrsisė sė kėtij autori (apo edhe mė gjerė, tė korpusit tė letėrsisė shqiptare), vetėm do ta pasuronin sfondin e vlerave letrare dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare.

Mirėpo, edhe do tė arsyetonin a “dėshmon” bindjen tonė (dhe jo vetėm tonėn) se letėrsia e Fishtės, i pėrket pėrmasave tė majave letrare nė kulturėn e shkrimit shqip. I parė nga kėndvėshtrimi se interpretimi ideal pėr letėrsinė mbetet vetėm njė “dėshirė”, ngase kemi tė bėjmė me njė objekt tė larmishėm letrar dhe kompleks, korpusin e vėllimshėm dhe shumėdimensional tė autorit do ta shqyrtojmė nė kontekstin e poetikės sė diskurseve narrative dhe kategorive tė diskurseve si ligjėrime letrare.

Kjo formė e shqyrtimit tė korpusit tė gjerė letrar tė Fishtės, do tė bėhej mė e pranueshme nėse pranohet mendimi, tė cilin na sugjeron studiuesi Umberto Eco nė librin “Gjashtė udhėtime nėpėr pyjet narrativ” kur shkruan se: “Rregulli themelor pėr t’iu qasur njė teksti narrativ (njė vepre letrare , vėrejtja ime N.U.) ėshtė qė lexuesi tė pranojė heshtazi njė marrėveshje fiktive me autorin”. Kėto referenca qė i pėrmendėm, mė shumė se terma e mendime teorike letrare, shtresojnė njė dimension logjik tė interpretimit tė tekstit letrar, pra, letėrsisė sė Fishtės; dimension i cili korrespondon me esencėn e “qenies” sė teksteve letrare, esencė kjo e cila mėton tė hetohet pėrmes analizės sė imanencės e teksteve letrare.

Po i kthehemi edhe njėherė referencės sė semiologut Eco tė mė lartė cituar pėr arsye operuese, ngase na sugjeron dy aspekte letrare, tė cilat i vlerėsojmė esenciale pėr tė hyrė nė universin e letėrsisė sė autorit. Po ashtu japin premisat, pėr dy kategori tė rėndėsishme tė marrėdhėnieve mes tekstit letrar dhe deshifruesve tė tij, kritikėve letrar: (tekstit letrar v. ime).

Pėrmes kėsaj dialektike tė supozuar, nuancat e tė cilave janė dy hallka, secila autonome nė mėnyrėn e vet, nė esencė, na dalin dy aspekte kualifikuese pėr statusin e tekstit letrar si autonom, nė kuadėr tė korpusit mė tė gjerė letrar tė Fishtės, duke implikuar edhe autorin origjinal si subjekt tė gjithėpushtetshėm nė tekstet letrarė dhe duke njohur e pranuar, edhe rrjetin intertekstual, si element konstituiv brendapėrbrenda strukturės sė teksteve letrare, si filozofi e cila formėson “

a) sė pari, se ekziston teksti letrar qė ėshtė unikat, nė tersi, me strukturėn e shpėrndarė nė sipėrfaqen e tekstit, ndėrtuar pėrmes njė rrjeti strukturor shumėshtresore dhe shenjave letrare, nė formė tė kodeve informuese letrare qė prodhojnė shumėsi kuptimore, dhe:

b) sė dyti, ekzistojnė deshifruesit e tekstit letrar, qė janė, nė kėtė rast kritikėt letrar, tė cilėt interpretimet letrare i bėjnė sipas njė kuadri parimesh kritike letrare dhe estetike karshi objektit tė caktuar letrar, nė kėtė rast korpusit tė letėrsisė sė Fishtės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:26 pm

Letėrsia si dialog

Pėrmes analizės sė kategorive tė diskurseve dhe diskurseve narrative, synojmė tė interpretojmė, pėrveē tjerash, relacionet jashta letrare (tė natyrės intertekstuale a interdiskursive), qė shfaqėn nė letėrsinė e Fishtės, si nė nivel tė topikės, tė figuracionit letrar, ashtu edhe nė aspektin e ligjėrimit dhe shenjave poetike nė tėrėsi. Hetimi i funksioneve qė paraqesin kategoritė e veēanta tė diskurseve, brenda korpusit tė pėrgjithshėm tė veprave letrare tė Fishtės dhe veprave nė veēanti, mundėson pėr t’i vėnė relacionet nė raporte interkomunikative, pėr tė parė si funksionojnė brenda diskursit autorial nė shkrim, nė kuptimin Unik qė ka Teksti Letrar kategoritė e diskurseve.

Korpusi letrar i Fishtės, brenda fushave themelore tė shkrimtarisė sė tij, ndėrtohen pėrmes njė strategjie letrare, qė njeh nė mėnyrė funksionale dy komponentė tė ndėrmjetme shkrimore, tė cilat shkrihen nėn stilin autorial: fiksionin dhe rrjetin e parateksteve; rrjet ky qė shfaqėt nė formė tė ndikimeve intertekstuale pėrbrenda sistemit letrar tė opusit letrar tė Fishtės. Nė tė vėrtetė, Fishta duke qenė njohės dhe pasionues i madh i letėrsisė, e dinte se shprehja e rikrijuar rishtazi (Horaci) pėrmbush intencėn estetike mė plotėsisht dhe realizonsi njė dimension i domosdoshėm i krijimit poetik.

Andaj rrekėt sė shkruari nė kėtė formė, duke krijuar shprehje, tė cilat tingėllojnė tė njohura pėr audiencėn letrare, por qė nė vete ngėrthenin vlera universale tė domosdoshme pėr shpirtin shqiptar. Kėtė logjikė letrare autori e ndjek nė tė gjitha zhanret letrare ku krijoi. Ndėrsa kjo formė e krijimit ndeshet mė fuqishėm dhe atė nė shumė plane strukturore, nė konfigurimin e tekstit epik, “Lahutėn e Malcis”. katharsisin Aristotelian,

Fishta letėrsinė e shkruan nga njė referencė letrare, tė cilėn e pėrpunon mjeshtėrisht dhe e rikontekstualizon nė gjendjen e tij, pėr t’i dhėnė status tė qėndrueshėm dhe tė tejkohshėm autorial, pėr tė dėshmuar atė qė shkruan Linda Hacion se: “Libri ėshtė thurje me libra tjerė, me tekste tjera, me fjalė tjera: ai ėshtė nyje pėrbrenda rrjetit”. Ėshtė ky lloj i letėrsisė qė merr karakter konotues. Mesazhi letrar tingėllon aktual, sa do qė autori, ta zėmė shkruan pėr ngjarje, personazhe tė kaluara e tė largėta. Ky tip i krijimit, brenda letėrsisė sė Fishtės paraqitet nė nivele tė ndryshme dhe dallon prej zhanrit nė zhanėr. Nė tjetėr formė e gjejmė nė epikė, tjetėr nė lirikė dhe nė tjetėr nė dramatikė e satirikė.

Duke qenė librat thurje gramatikore, sipas njė renditje tė organizuar nė princip, nga disa parakonceptime pėr letėrsinė, Fishta tekstet i ndėrlidh brenda njė sistemi poetik me njė nyje triadike: aty inkorporon fiksioni letrar, si element i parė konstituiv e shkrimit artistik, pėr ta zgjeruar me mbarėshtimin e figurave, ideve dhe ngjarje tė njohura (letrare e religjioze); dhe pastaj i realizon brenda konteksti shoqėror, i cili kontekst motivon disa segmente letrare tė krijimtarisė sė tij.

Semiologu Umberto Eco nė esenė “Borghesi dhe ankthi im nga ndikimet” shkruan: “Librat flasin njėri tjetrin”. Duke “folur” librat me njėri-tjetrin, bėjnė procesin mė tė natyrshėm tė ngjasimit. Nė kėtė aspekt, letėrsia e Fishtės ndėrton njė rrjet tė gjerė tė interkomunikimeve aktive me tekste dhe parateksteve letrare, kulturore, historike a religjioze. Epika e tij mund tė lexohet nė relacion tė ngjashėm mė epet klasike, Iliada, Odisea, Eneida. Ndėrsa, tragjedia “Juda Mukabe” shkruhet nė relacion me Biblėn. Mirėpo nė lirikė bėhet njė hibridizim, ku diskursi biblik dhe ai historik e oral shkrihen nė konfigurimin e lirikės sė Fishtės. Nė satirikė, referencat letrare janė kryesisht shoqėrore, por qė hasen shenja, figura dhe aspekte interdiskursive, qoftė me diskursin biblik, qoftė mė trajtat tjera interdiskursive.

Dialogu letrar, natyrshėm nėnkupton relacionet, referencialitein, tė cilat elemente i ndėrton teksti nė rrjet me tekste pėr rreth tij, qė nė kritikėn letrare, kategori kjo qė tashmė njihen me nocionin intertekstualiet. Kėto marrėdhėnie tė ndėrmjetme letrare, nė tė vėrtetė pėrbėjnė segment me rėndėsi nė procesin e leximit, kuptimit dhe interpretimit tė letėrsisė sė Fishtės. Letėrsia e Fishtės nė kėtė rrafsh, nė tė gjitha planet e ligjėrimit na shpie kah referencialiteti, edhe si aspekt tematik, por mė shumė si diskurs.

Pra letėrsia e Fishtės bėn njė dialog aktivė. Ēėshtja e relacioneve interletrare, nė kuadėr tė poetikės letrare qė ndėrton Fishta, paraqitet mjaft specifike, jo vetėm si karakteristikė pėr autorin, por edhe pėr kulturėn e shkrimit shqip pėrgjithėsisht.

Letėrsia e Fishtės nė planin e ēėshtjes sė relacioneve me referencialitetin, nuk dallon shumė nga pjesa dominuese e letėrsisė shqipe: veprat e autorit kanė pėr bazė strumbullarėt fondamentale qė influencuan letėrsinė tonė; kultura letrare biblikedhe kulturėn letrare orale. Mirėpo kėtu trajtat e ligjėrimit dallojnė nga gjithė autorėt tjerė qė kanė pėr objekt tė trajtimit kėto dukuri Por dallon esencialisht me mėnyrėn e transformimeve tė diskurseve dhe temave. Kėto lloje tė ndikimeve i gjejmė nė epikė te “Lahuta e Malcis”, nė lirikė te dy librat me poezi “Mirzi i Zanavet” dhe “Vallja e parrizit”, nė dramatikė te “Juda Mukabe”, me ca nuanca edhe nė satirik, pėrshembull te libri “Anzat e Paransit”.

Por Fishta hė pėr hė, pėrvidhet nga kėto strumbullarė dhe “del” e hedhet thellėsive mistike tė poezisė, pėr tė dalur nė pah krijuesi i vėrtetė, shpirti artistik fishtian. Kėtė e bėnė te lirika “Njė lule vjeshte” dhe njė tufė lirikash religjioze ku pulson shirit i madh krijues. Megjithėse “thenė” natyrėn tematike tė rėnd, shkėmbore e mashkullore, siē e pėrkufizon stilin Fishtės Lasgush Poradeci, edhe kėtu Fishta nuk i ik ndikimit tė gjuhės ligjėrimore orale, sidomos nė formėsimit figurative dhe gjuhėn religjioze biblike qė pėrbėn shpirtin e kėsaj kategorie lirike. Por autori kėtu, mė fuqishėm se kudo, shpėrfaq potencėn e jashtėzakonshme krijese, potencė kjo qė ka fuqitė e njė krijuesi me pėrmasa universale.

U tha se librat “flasin” me njėri tjetrin. Sė kėndejmi, ėshtė e natyrshėm qė procesi i riartikulimeve tė konvertoj trajtat burimore nė njė status qė merr shenjėn e autorit. Megjithėse nė esencialitetin e transformimeve letrar, marrėdhėniet mes kodit letrar dhe ligjėrimit autorial ndėrrojnė esencialisht, nė letėrsinė e Fishtės, kemi tekste ku vetėm sugjerohen konotome letrare, siē ėshtė tragjedia “Juda Mukabe”. Ngase, duke u manifestuar nė trajta qoftė tė ndryshme shkrimore (e kam fjalėn zhanore), apo edhe shkrimore, nga poezia nė prozė, apo anasjelltas, referencat shkrihen dhe marrin karakter tė ri letrar, qė vishen mjeshtėrisht nga stili dhe diskursi fishtian.

Duke u “ndryshuar” referencat ndryshojnė mesazhin dhe riartikulohen natyrshėm nga njė pozicion i ri. Kėto trajta tė shkrimit i ndeshim, ta zėmė nė tragjedinė “Juda Mukabe”, ku Fishta lėndėn religjioze e dramatizon nė zhanrin e tragjedisė, me nuanca tė klasicizmit dhe ja “pėrshtat” gjendjes kulturore dhe shoqėrore tė audiencės sė tij letrare. Kėndej, kjo tragjedi ruan statusi tė dyfishtė letrar: pėrcjell ngjarjen e njohur biblike si reminsehcė, me gjithė pasojat qė sjell dhe pėrshkruan gjendjet e kėsollojshme nė kontekstin shqiptar pėr tė implikuar analogjitė e mundshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Tue Sep 30, 2008 3:39 pm

Leka i Madh shkruajti:
Vlerat e tij si shkrimtar epik dhe nacional i cmoj jashtezakonisht. Ai ishte nje mjeshter i vargut epik, por edhe i dramave e koemdive te ndryshe. Pornese nje njeri eshte mjeshter ne fushen e letrave, kjo sdo te thote qe ai eshte gjithashtu mjeshter edhe ne fushen politike.

Nuk e dini a e dini por Gjergj Fishta ka qene pjese e kabinetit qeveritar te Turhan Pashe Permetit, kryeministrit kapitullues i cili e la Shqiperine ne duart e italianeve. Poashtu qeveria e tij deshtoi ne mbrojtjen e teresise tokesore ne Versaje.

Gjergji i takonte mjerisht atyre intelektualeve qe thonin se shpetimi i Shqipnise vjen prej 'lumnise me emrin Itali.

Jane te njohura boterisht dy letra qe i dergoi Fishta per botimin e librit te tij ne adrese te gjakatarit dhe kriminelit B.Mussolini dhe Francesko Jakomonit.

Pra, veprimtaria politike e tij eshte shume diskutabile, elastike. Elasticiteti dhe perthyerja nuk jane shenje e burrave te mire. Perkundrazi...

  •  Fishta nuk mund te ndahet..gjys Prift e gjys Poet.. ai ish Nji.. Kleriku i famshem e Poeti legjendar.. bashke me nji trup e ne nji zemer e mendje..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1368
Vendi: Dielli lind nga malet!
Registration date: 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Wed Oct 01, 2008 11:07 am

[quote="biligoa

  • Fishta nuk mund te ndahet..gjys Prift e gjys Poet.. ai ish Nji.. Kleriku i famshem e Poeti legjendar.. bashke me nji trup e ne nji zemer e mendje..

[/quote]

Paj Biligoa. Une mundem te marr nje shembull. Geteja ishte poeti me i madh gjerman qe lexohet me endje edhe ne ditet tona. Geteja ishte nje gjeni i letrave dhe kjo ska diskutim. Por edhe gjermanet e ndajne Geten ne dy 'pjese': Geteja si mjeshter i madh poetik qe se ka shoqin, dhe Geteja 'jo korrekt' politikisht i cili perkrahte Napoelon Bonapartin ne kohen kur gjithe Europa e luftonte ate.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sat Oct 24, 2009 9:33 pm

Pėrkujtohet 138 vjetori i lindjes sė At Gjergj Fishtės
LEZHE- Pėrkujtohet nė Lezhė 138-vjetori i lindjes sė poetit tė njohur At Gjergj Fishta. Njė sėrė aktivitetesh janė bėrė pjesė e sofrės poetike lezhiane, e cila mblodhi nė njė festė tė pėrbashkėt autoritetet lokale dhe intelektualė.
Tė pranishmit kanė vlerėsuar figurėn e Fishtės si njė kolloz tė letrave shqipe.
Kreu i shoqatės “At Gjergj Fishta”, Fran Kulli kėrkoi qė shtėpia e poetit tė kthehet nė vend peligranazhi.
Lahuta e Malėsisė, Mrizi i Zanave janė ndėr veprat e poetit qė lanė gjurmė nė letėrsinė shqiptare. Shkrimet dhe stili i tij pėrkufizoheshin si vazhdimėsi e teknikės letrare tė Rilindjes, kur mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.
I konsideruar si Homeri i kohėrave moderne nė vitin 1940, Gjergj Fishta ishtė kandidat pėr cmimin Nobel nė letėrsi.
(e.n/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sun Oct 24, 2010 6:25 am

Daniel Gązulli: Fishta (1871- 1940)
E Premte, 22-10-2010, 10:00pm (GMT+1)


F I S H T A

(23/10/1871-30/12/1940)


- Nė 139-vjetorin e lindjes –

Triptik


“ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty”.
Gjergj Fishta ne vdekje te Avni Rrustemit.


Nga Daniel Gązulli

Hymje


Ishte dhejtori i vitit 1990, dhjetori i shpresave, i frikės, i kėrcėnimeve, i vorfnisė sė skajshme; ishte ai muej kur shqiptarėt shikonin njė rreze shprese, por edhe dhambėt kėrcėnues tė diktaturės, qė kishte gjithė mjetet e dhunės ende nė duert e saj.
Binte 50-vjetori i vdekjes sė At Gjergj Fishtės, tė mohuemit, tė pėrbaltuemit, mėkatarit e deri tradhėtarit. Ishin rritė tre breza pa e njohė vepren e tij, e tė bindun se ishte fjala pėr njė tradhėtar tė madh, pėr njė anmik tė kombit e sa nofka tė tjera njollosėse.
Po ishte 50-vjetori i vdekjes sė tij dhe mendova se kishte ardhė koha qė populli ynė tė mėsonte tė vėrtetėn.
Iu drejtova disa shkrimtarėve, poetėve, kritikėve, mėsuesėve tė letėrsisė qė tė organizonim njė Konferencė nė kėtė pėrvjetor tė shėnuem.
Pėrgjigje ishte e njėjtė: “Mė vjen keq, nuk e njoh, nuk kam lexue asgja prej tij”.
Qė njė pjesė nuk kishte lexue asgja prej tij, duhej besue, pse me lexue njė vepėr tė Fishtės mund tė tė kushtonte dhjetė vjet burg. Tė tjerėt nuk ishin ēlirue ende nga frika qė diktatura i kishte futė nė palc popullit shqiptar.
Po unė isha i vendosun ta mbaja atė Konferencė. U gjet vetėm njė njeri i gatshėm tė bashkpunonte. Ai nuk ishte njeri i artit. Ishte shofer. Por nuk e kishte fshehė kurrė se ishte adhurues i Fishtės. Pėr ma tepėr dinte pėrmendėsh gjithė Lahutėn e Malsisė, ashtu dhe pjesėn ma tė madhe tė poezive tė tjera.
E ndamė mandjen ta mbanim atė konferencė vetėm na tė dy, unė do tė pėrgatisja referatin, shoferi Lekė Celaj do tė bante ilustrimin me recitime nga vepra e Fishtės.
Ma nė fund dita erdhi. Tė paktėn na vunė nė dispozicion sallėn e vogėl tė Palaltit tė Kulturės Lezhė me rreth 120 vende.
Nė orėn 16 tė datės 30 Dhjetor 1990 fillova leximin e referatit. I hodha njė sy sallės. Ishte plot. Kryesisht tė moshuem. Nė mes tė tė pranishmėve ishin edhe dy komunistė, tė moshuem edhe ata; ndoshta diēka kishin lexue prej Fishtės kur kishin qenė nė shkollė nė vitet ’30 – ’40.
Ndėrsa lexoja refertim, kuptova se zani mė dridhej, pse ishte hera e parė qė flitej pėr Fishtėn publikisht, po shpejt e mora veten.
Nuk pėpėtinte asgja. Do tė dėgjohej edhe fluturimi i njė mize, po ishte dhjetor i acartė e miza nuk kishte.
Tek i afrohesha fundit tė referatit, hidhnja shikimin ma shpesh nė sallė. Nuk po kuptoja ē’ishte ajo heshtje gati e ankthėshme: po e pėlqenin, apo po mė urrenin nga qė po thoja krejtėsisht tė kundėrten e asaj qė kishte thanė “Partia” pėr 46 vjet me radhė? Aq ma tepėr qė nė analizėn time ndalesha ma shumė tek Fishta Atdhetar, pikėrisht pika ku e kishin sulmue pėr njė gjysėm shekulli.
Mbas rreth 40 minutash lexova edhe rreshtin e fundit.
Pėrsėri heshtje. M’u duk se heshtja zgjati njė shekull. Mandaj papritė shpėrthyen duertrokitjet, tė pėrmbajtuna, por tė forta, tė pandėrpreme, gjithnjė e ma tė forta. Tashti pjesėmarrėsit, tė gjithė nė kambė, nuk dinin tė ndaleshin. Pash burra me sy tė pėrlotun.
Shumė prej tyne u ndalen e mė dhanė dorėn e mė falnderuen. U ndalen edhe dy komunistėt. Njeni prej tyne me tha i emoconuem: “Na zgjate jetėn dhjetė vjet”.


Po sot do t’u la fjalėn tre “tė ftuemėve” tė mi. Do tė jenė Prof. Abas Ermenji, poeti Ali Podrimja dhe Mėrgim Korēa, dy toskė e njė kosovar, qė me fragmente nga shkrimet e tyne pėr Fishtėn, do tė formojnė kėtė triptik pėrkujtimor.


1. Prof. ABAS ERMENJI
AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)


Ndonėse, nė kohėt qė po jetojmė, shpirti i ynė - shpirti i kombit shqiptar - ėshtė i ngarkuar me tė tjera kujdese dhe s'ia ka ngenė tė merret me poezi e me poetė, me gjith kėtė s'duhet tė na hutojnė problemet e ditės aqė sa tė mos e ēojmė mėndjen nė njė ēast tek Fishta, te kėngėtari i math, qė mbylli sytė nė njė ditė tė vrenjtur Dhjetori dhjetė vjet mė parė.
Vargjet e tij bien tė fortė si oshėtimė gurrash, si rropame shkėmbejsh qė rrokullisen, dhe nėpėr ta duket lakuriq shpirti shqiptar - shpirt i pa-prishur nga butėsitė e qytetėrimit - me njė tok cilėsish nga tė burrėrisė sė lashtė, prerė mbi njė fisnikėri t'ashpėr, dhe qė Fishta i tregon shquar si vija tė gdhendura nė gur.
Por boshti rreth tė cilit vepra e poetit t'onė ngihet nė kulm, ėshtė antiteza shqiptaro-sllave, lufta heroike qė bėjnė tė parėt pėr t'u mprojtur nga lakmitė e tė dytėve. Nė kėtė dyluftim epik, Fishta e dallon me vija tė forta shqiptarin prej shkjahut si popull, si komb, si fe.
A ėshtė "LAHUTA E MALCIS" epopeja e jonė kombėtare ?
Me poemin e tij epik pra, Fishta i ngriti kombit shqiptar monumentin mė tė bukur. Lahuta e Malcis s'e pėrmbledh ndoshta jetėn kombėtare t'onėn nė tė gjitha ēfaqjet e saj por vė nė dukje kaq mirė tipin e shqiptarit tė pa-prishur - shpirtin, mėndėsinė dhe vleftat morale tė tij - saqė duket sikur ia sheh tė gjitha kėto si tė prera nė gur.
Jetė-kuptimin dhe vleftat morale tė shqiptarit, Fishta i gdhend si nė mermer nė tipin e Marash Ucit e nė porositė qė ky iu lė Djemve tė Calit. Pastaj bukuria ėshtė se Lahuta thesarin e folklorit, besimet popullore, mėnyrė-shprehjen dhe botė-kuptimin e shqiptarit pėrgjithėsisht i ka shkrirė e pėrdorur aq mirė si elementa tė saja, sa qė ke pėrshtypjen se ėshtė poemi i ndonjė kėngėtari qė s'e njeh jetėn pėrtej rrethit tė maleve. Prandaj ēdo pėrshkrim, ēdo figurė, edhe hiperbolat mė tė guximshme tė saj, na vinė tė kėndėshme e tė natyrėshme dhe s'tė lėnė aspak pėrshtypje se dalin jashtė masės. Ēdo gjė nė tė, ēdo ndjenjė, mendim, koncept e mėnyrė tė thėni ėshtė tipike shqiptare.
Edhe gjuha e Fishtės ėshtė ajo e malevet, e pa-ngrėnė prej limės s'artit, por e pasur, e fuqishme me frazologjinė e saj tė natyrshme, ashtu siē del nga burimi psikologjik shqiptar. Ndėr shkrimtarėt shqipėtarė, Fishta ėshtė ai qė ka derdhur thesarin gjuhėsor mė tė pasur, me njė mėnyrė tė menduari e tė thėni krejt shqip.
Fishta ėshtė i zoti tė vėrė nė dukje, me katėr pesė vargje, tipin e burrit tė hovshėm e tė fortė trup e shpirt:


Prap prej Shllakut lshon Gjetė Gega;
Faqja e tij kuq porsi shega,
Shllungė mustakun derdhė n'dy dega;
Kur nji fjalė po e folka burri,
Ma si luejtka me sa curri.


Vetėm fjala "lshon" kėtu tregon burrin e papėrmbajtshėm, i cili derdhet me vrull si njė forcė e lidhur qė kėput vargonjt, si njė ujė i mbyllur qė thyen pengesat.
Krahėso efektin qė bėn kėtu vargu:
Shllungė mustakun derdhė n'dy dega
me notėn e vrazhdė e disi komike qė shtojnė vetullat e mustaqet tek Malaziasi Vulo Radoviqi:
Vetllat trashė ngėrthye kular,
Porsi lesh derrit bugar;
Vesh e m'vesh dega e mustakut,
Si dy korba lidhė pr' i lakut.


Njė nga skenat mė tė bukura e mė pathetike tė Lahutės ėshtė mbledhja e krerėvet tė Hotit te Kisha e Shnjonit, ku Marash Uci parashtron rrezikut qė i kanosej Malėsisė e ku merret vendimi i qėndresės. Kjo mbledhje, madhėshtore nė thjeshtėsinė e saj, nuk ėshtė mė pak epike nga ato t'Iliadhės, e ku Marash Uci, ky Uliks i Malėsisė qė:


Anė e mbanė i kisht'ra detit,


tregon rrezikun e afėrt dhe pregatit, me njė oratori tė rrallė, fushėn shpirtėrore pėr marrjen e vendimit heroik. Fjalėt e tij rrokullisen ngadalė njera pas tjetrės, tė thjeshta e tė sigurta si ēapat e luanit, dhe bėjnė qė krerėt e Hotit


Si t'u rake i rrfe prej Zotit,
...............................
Kishin ndejė me sy pėr dhe.


Atėhere Marashi, pasi i ka sjellė shpirtrat nė kėtė gjėndje, hedh shkėndijėn e fundit:


Ē'thoni burra? Fe e zakona,
Bjeshkė e vrri e kullat t'ona,
A'imend Knjazit pa luftue,
Pa 'i pushkė t'shtime kem m'ia lshue?


Kėta katėr vargje bjenė si katėr ura zjarri qė e shkrijnė akullin e heshtjes ; vendimi qė ka marrė seicili nė thellėsinė e zemrės, zbėrthen si gurrė nėpėr gojėn e Gjeto Markut dhe e vendos Ēun Mula me benė e tmerrėshme.
Shih, pėr shembull, se ē'figurė ka gjetur poeti pėr tė paraqitur ndeshjen me jatagana ndėrmjet shqiptarėve e malazezėve te Ura e Rrzhanicės, dhe me sa forcė e shpejti sillen pėrfytyrimet, ashtu siē ka qėnė e hovėshme edhe pėrpjekja :


Po, dy prroje prej dy kulmesh,
Ndryshej nuk pėrpiqen shkulmesh,
Kur t'ken hasun n'grykė t' ndo 'i malit,
Pėr me u lshue mandej gjatė zallit,
Nėpėr ara e fusha t'gjana,
Si u-pėrpoj'n, ahi! me tagana,
Dy ushtrinat ke Rrzhanica :
Heshti huta edhe "novica",
U pėrzien ksula e "kapica",
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumboi gjaku, bumblloi toka.


Duke kėnduar kėta vargje, ke pėrshtypjen sikur tė dridhet toka nėnė kėmbė.
Pjesa satirike e veprės sė Fishtės nuk ėshtė mė pak e denjė pėr t'u pėrmendur, pse qėndron gati nė njė lartėsi me krijimet e tij epike. Edhe aty si objekt mbetet prap shqiptari (por kėtė radhė jo shqiptari i maleve), ku poeti i rreh me sarkazmė disa nga anėt e dobėta.
Eshtė pėr t'u vėnė re, sidomos, qė humori a mėnyra tallėse e Fishtės ka diēka tipike shqiptare, dhe zbulon gjithkund natyrėn sulmonjėse tė poetit tė Lahutės. Pa zbritur nė trashamani, gjithnjė me kripė, satira e Fishtės nuk ėshtė pupėl qė tė gudulit por ėshtė kamzhik qė tė djek lėkurėn.
Gazeta FLAMURI, janar-shkurt 1951


2. Ali Podrimja
FISHTA - NDĖRGJEGJJA E KOMBIT (fragmente)

Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare shfletova pėr herė tė parė "Lahutėn e Malcis". Im atė nuk e di ku e kishte gjetur, nė cilin kėnd tė antikuariatit tė gjėrave tė ēmuara, siē e quanim qytetin, aty nėn Ēabrat, ku dhuna serbe bėnte ēmos tė zhbinte ēdo vlerė tonėn shpirtėrore qė mbante gjallė kujtesėn.
Mbi tavolinė, aty nė kėnd tė dhomės, ku qėndronte deri vonė llamba e ndezur, im atė e kishte vėnė librin e anatemuar dhe kishte pėshpėritur: "Dy ditė ke afat ta lexosh". Kisha pastruar tavolinėn dhe kisha zėnė ta shfletoja. Mė bėhej se gėlltitja ēdo germė, varg e kėngė. Pėrballesha me poetin, pėr tė cilin kisha dėgjuar shumėēka, sidomos pėr dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi.
Ditėn e tretė im atė ishte ndalur para dritareve me shikim kah Pashtriku, pėr tė cilin thoshte se atje rrinė perėnditė tona dhe kisha hetuar si i lėviznin buzėt. Fishta qenka mė i lartė se mali ynė, Baba, i kisha thėnė. I buzėqeshur ai e kishte mbėshtjellė librin dhe ishte bėrė frymė nė natėn e frikshme.
Unė vėshtirė i bija nė gjurmė Fishtės, tė cilin fillova ta konsideroj fuqi hyjnore dhe tė pajtohesha me atė qė dėgjoja: Ai ėshtė ndėrgjegjja e Kombit.
Disa vjet mė vonė piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bėrė bezdisėse me retorikėn e mugėt. Tė pranohej se ishte antikombėtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur nė mit?! Mund tė kapėrcehej "Lahuta e Malcis" dhe tė pajtohesh me etiketat e kuzhinės sė diktaturės? Por gogolėt e diktaturės nuk mund ta pranonin madhėshtinė e tij. Qėndrimi i tyre fyente dhe rrugėtimin historik tė popullit. Akuzat ndaj veprės dhe personalitetit tė Fishtės ishin absurde. Nuk kishin asgjė nga kodi ynė etik. Ishin pjellė e logjikės sllavo-otomane, e cila bėnte ēmos t'i shembte majat e kombit.
Komunikimi me opusin letrar tė Fishtės ėshtė i rėndė, pakėz i trishtė por krenar. Shpalos ngjarje tė mėdha tė kohės sė artė tė shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi ēdo gjė. Kujtojini heronjtė nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre tė kohėve mitike. Ishin tubuar tė mbronin ēdo pėllėmbė tė vendit, i cili po e humbiste gjeografinė historike. Fishta nuk mund tė ēonte dorė, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapėrdinte kėtė Piramida ideologjike kur veten e mendonte tė paprekshme, ndėrsa propaganda e fqinjėve kryente punėt e veta. Shqiptarėt besonin se do tė prajnė krrokamat e gėlltitėsve, po qe se Fishtėn dhe bashkėmendimtarėt e tij i rrokullisnin nga Panteoni shqiptar. Kujtesa ėshtė e ēuditshme. Vėshtirė harrohet morbiditeti. Pas tė ashtuquajturės LNĒ, brenda qenies sonė ndodhi gjenocid nacional. Mbetet i paharrueshėm pendimi i Mehmet Shehut para tė birit: "Kishin ndodhur ekzekutime masive nė Shqipėrinė e Veriut" (Bashkim Shehu, "Vjeshta e ankthit"). Dhe shtrohet pyetja: Pėrse nė Veri dhe pse ajkėn e intelektualėve dhe kreun e Kishės Katolike Shqiptare? Sipas tė gjitha gjasave kasta politike po luante ndonjė karagjozllėk pėr ndonjė tė huaj. Ky ėshtė ai turpi nacional nga i cili duhet tė lirohemi.
Pėr potencėn krijuese tė Fishtės dėshmojnė poezitė lirike dhe ato satirike, vlera tė pakontestueshme jo vetėm nė letrat shqipe. Nė "Lahutėn e Malcis" ndeshemi me artikulim karakteristik burrėror, rrėmbyes. Ngjarjet lemeritėse Fishta nuk pranonte t'i harrojė populli. Mu pėr kėtė kishte lexues-dėgjues tė shumtė. Kėta duhet tė njiheshin me tė kaluarėn e tyre, konkretisht me ngjarjet qė kishte pėr subjekt nė "Lahutėn e Malcis", duke u dhėnė atyre pėrmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforė. Nga tė gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftėtarė pėr tė mbrojtur nderin dhe njė copė tokė. Bėn tė harrohen zonat e shkėputura nga trungu amė? Fishta ia kishte parashtruar vetes se shqiptarėt duhet mbajtur tė zgjuar, pa marrė parasysh cilit besim apo krahine i takonin. Ai qėndronte nė ballė me atė kumbimin trimėrues. "Lahuta e Malcis", ishte nė njė farė mėnyre, abetare historike. Tė vetmin problem Magi e kishte ekzistencėn e Shqipėrisė. Kjo e bėn tė madh atė, ma tė madhin ndėr tė mėdhenjtė.
Nė poezinė "Shkodėr, (ri)varrimi i Gjergj Fishtės" (nga libri "Thesaret e frikės" 2005) pėrmes nėntė vargjeve poeti Visar Zhiti na jep madhėshtinė e pavdekshme tė poetit, por vė nė mėdyshje edhe atė qė kishte ndodhur pas (ri)varrimit:

Ēka mund tė bahet me to, o At veēse skeleti i dorės
qė mbi dhé ka shkrue eposin e vdekun tė t'gjallėve
e nėn dhé eposin e gjallė tė t'vdekunve.

Qėndrimi i Zhitit ėshtė dinjitoz, qorton dhunėn e Piramidės qė ishte ngritur duke shkelur dhe vlera kombėtare.
Botuesi dhe analisti nga New Yourk-u Gjekė Gjonlekaj ka tė drejtė qė nė vėshtrimet e tij ta ngrit nė ēėshtje arrogancėn sllavo-otomane ndaj At Gjergj Fishtės, se nuk i jepet ende vendi i merituar poetit kombėtar nė Panteonin shqiptar. Kjo ndoshta ndodh se ende ca nga ne nuk janė liruar nga hija e Piramidės.
Toleranca ndėrfetare mbetet njėra nga stolitė tona, pėr tė cilėn na e kanė zili tė tjerėt. Fishta kishte respekt pėr besimet shqiptare. Figurat historike nuk mund t'i ndante nė myslimanė e tė krishterė. Nė galerinė e tij kishte vend pėr tė gjithė. Si dhe pse ndodhi te ne islamizmi dihet. Por ekziston frika se mund tė vihet nė pyetje lashtėsia iliro-shqiptare.
Pansllavizmi ka kohė qė merret me tė kaluarėn dhe origjinėn tonė, duke lansuar gjithandej Europės gėnjeshtra, pikėrisht pėr lashtėsinė dhe autoktoninė tonė. Pra, ndodh njė luftė e heshtur pėr dominimin e hapėsirės Ballkanike. Mirėpo, ne vazhdojmė tė mbėshtesim se identiteti ynė mbetet ai europian. Ky ėshtė realitet qė nuk mund tė ndėrrohet pėr hirė tė askujt. Shkas ndoshta ėshtė njėra nga degėt e besimeve tona qė dėshmon pėr trungun nacional se kush jemi e nga vijmė.
Nėna Tereze na la njė amanet qė shpesh duhet ta kujtojmė: "Atdheun mė shumė e doni, kur njėri-tjetrin ta doni mė shumė".


3.Mėrgim Korēa
Patėr Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol”. Sa keq! (fragmente)


Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike, por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t’a trajtoj problemin siē do t’a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore, i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t’i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė, se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt...
Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.
Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht’i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t’u themi atyre qė kėrcėnojnė, t’a hedhin ata vetė shikimin prapa e t’a shikojnė udhėn e pėrshkuar prej tyre duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t’a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t’a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !
Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t’i zihej nė gojė emri i Tij ?
Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin’e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t’Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t’Orientit “. E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij, u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.
Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t’i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.
I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t’a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.
Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T’i shikojmė.
Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit.”
E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t’a pengonte popullin tonė mos t’a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t’i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt’e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t’armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n’védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve !
Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi, me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t’iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit’e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndér tė gjuhet prej topash t’ huej”. Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t’ia ulnin flamurin!
Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith’atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t’ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :


O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’pėr male kot !


Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.
Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :


T’a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė
Se mā mbas sodit / Un s’jam shqyptar.


Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy: ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj njė kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhepi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t’i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t’a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t’u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t’ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén’e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !
Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :
“Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja.”
Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo’ Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).
Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t’u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės!
Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.
Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t’i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj’e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !
Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t’u kundėrvihen e t’a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t’ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t’ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh, por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé!


Dy fjalė nė mbyllje


Pak vjet ma parė akademiku Ali Aliu botoi njė antologji tė poezisė shqiptare. Nė atė antologji, ku nuk ka mbetė poet e poetuc pa u pėrfshi, mungon At Gjergj Fishta. Nuk dėshiroj me i ba koment tjetėr, veē tė pėrsėris sa ka thanė Poeti i Madh nė varrim tė heroit Avni Rrustemi: “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty”.
E pra, si vėren me dy fjalė tė thjeshta Klajd Kapinova, Vepra e Fishtės asht njė ungjill atdhedashunie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2333
Age: 48
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sun Oct 24, 2010 4:20 pm

Qka ka then gjergj fishta pra 100 viteve ne po i perjetojm dhe sod,tka njerz jan te medhenj,gjer sa ne i kuptojm na mori gjoli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1415
Age: 103
Vendi: Arbėri
Registration date: 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Sun Nov 14, 2010 7:38 pm

“Shtepia Muzč” ku lindi shqiptari i pavdekshem Gjergj Fishta

Fama neper gazeta, salltaneti neper salone, pompoziteti neper konferenca, elozhimi fals neper gazeta shqiptare e jo shqiptare, materializmi ne shpirtin e koprracit, pangopsia per pare neper banka, ndalimi me dhune i shprehjes se mendimit te kundert, vegel e sllavo-bolshevizmit, laramanlleku dhe hipokrizia ndaj europianve dhe te tjera si keto vese te mrapshta, nuk kane qene kurr pjese perbase e shpirtit te gjane te nji njeriut te madh si At Gjergj Fishta.

Gjergj Fishta lindi ne nji familje fshatare ne fshatin Fishte te Lezhes. Para se te bahej frat ai e kishte emnin Zef. Ishte trup madh dhe me nji urtesi dhe zgjuesi te veēante. Ai e donte njeriun dhe deshti te ia kushtonte jeten e vet ekskluzivisht sherbimit shpirtnor dhe kultural te njeriu, te shqiptarit, te Atdheut, pa hile e pa asnji lloj interesi materjal personal. Gjithēka nga populli dhe gjithēka per popullin e vet shqiptar.

Ka qene zakoni qe kur nje person bahej frat, te ndrronte emnin e vet tue zgjedhe nji emen tjeter te preferuem prej tij. Kjo bahej per te qene koshjent se fillonte nji jete te rč, gjate se ciles do ti perkushtohej qellimit te perkushtimit. Keshtu katundari Zef Fishta i familjes katundare te Fishtajve vendosi ta quente vedin tash e mbrapa Gjergj Fishta. Te gjithe e kuptojme se pse i riu Zef Fishta zgjodhi pikrisht emnin Gjergj. Ka pase thane nji here me shaka ky Gjergj Fishta:
“Sikur te mos isha ba frat, une do te isha nji alamet Zefit”. Kjo ka kuptimin alegorik se “po te mos isha ba frat, un do te kisha mbete nji alamet katundari trup-madh e asgja tjeter ma shume”.

Vlerat e jetes dhe vepres se Tij, i dijne te gjithe, miqt dhe ma shume anmiqt e tij, prej te cilit edhe s’dekni e kan frige. Shume intelektual shqiptar dhe te huej kan vlersue sherbimin dhe kontributin e tij patriotik dhe kultural per popullin shqiptar.
Ja per shembull se ē’ka shkruen per Fishten nji intelektual dashamirs i shqiptarve:
Robert Elsie per Fishten (Marre ng a “Pasioni qė e lidhi me Shqipėrinė” Nga Oliverta Lila, Shqip mė 23.08.2009 http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/13847/C6/C21/ )


“Detyra ime si pėrkthyes ėshtė tė prezantoj letėrsinė shqipe aq sa mundem”, na tha atėherė albanologu i njohur kanadez. Nė tė qeshur pohoi se ishte sėrish Fishta qė e kishte lodhur mė shumė, ndonėse nė vitin 2005, pėrkthimi anglisht i “Lahutės sė Malcis” ishte njė sfidė personale pėr Elsienė-pėrkthyes. Por sipas tij gjithēka justifikohet kur flitet pėr njė epos kombėtar qė pėr tė “ėshtė njė kryevepėr, e cila ka vend nė radhėn e eposeve tė mėdha botėrore”. Nga udhėtimi i parė, djaloshi-Elsie ėshtė tashmė albanologu qė pėrcjell kumtet e kėsaj kulture tej nė Perėndim me ėndrra ndaj Shqipėrisė dhe sfida qė i kėrkon nė botėn qė e ka bėrė tė tijėn.”

Por sot un due me vue ne dukje nji gja krejte tjeter. Due me vue ne dukje se qendrimi anmiqsor tosko-komunist dhe neokomunist ndaj ketij intelektuali te madh patriot shqiptar, vepra e te cilit do te jete e pavdekshme brez mbas brezi, vazhdon ne te gjitha format si ma perpara ne kohen e diktatures se baballarve te tyne. Hiqet nga programet shkollore me qellim qe brezat e rij te mos e njohin, por te njohin idhujt komunist. Veē kesaje shtepia ku lindi ky patriot i madh lehet te degradohet njisoj si edhe shtepia muzč e te madhit Luigj Gurakuqi ne Shkoder.

Ketu bashkangjes fotografine e shtepise se fshatarit Zef-Gjergj Fishta ne fshatin Fishte te Lezhes, per te cilen nuk i shkon mendja askerkuj ta riparoje e jo ma ta ristrukturoje e ta baje Shtepi Muzč. Kjo asht faqja e zeze e kombit mosmirnjohes shqiptar.
Po ketu bashkangjes edhe fotografine e At Gjergj Fishtes me familjen e tij fshatare kur ai ishte frat, por dhe njeri i famshem. Kjo fotografi e dyte tregon se burimi i frymzimit te tij ka qene gjithnji nga gurra e popullit dhe se ka vazhdue te jete gjithnji me popullin. Kjo asht arsyeja qe me gjithe luften qe i asht ba gjate diktatures dje dhe nga neodiktatura sot, vepra e tij do tu rrezistoje kohnave, pamvarsisht ne se shtepia e tij bahet muzč apo jo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Thu Dec 30, 2010 4:55 am

Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar
E Merkure, 29-12-2010, 08:00pm (GMT)


http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19235/u1_GjergjFishta1.jpg

Nė 70 – vjetorin e vdekjes sė Poetit tonė Kombėtar!

Ia kushtojnė, Autorėt
Dhetor 2010

Kopertina®: Foto e Pėrkrenares Gj. Kastriotit Vienė, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtės, Grafikė nga F. Radovani, 2010.



AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT
MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR



JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTĖS OFM.
ASHT PĖRGJITHMONĖ:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !




Nga Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI

30 Dhetor 1940...
Nalt nga qielli zbret njė Engjėll e bie tue pėrplasė Flatrat e Tij...
Asht Flamuri i Shqipnisė, qė mbulon Fytyrėn e Poetit tonė Kombėtar...
E bashkė me Te... vorroset edhe Ai, ndoshta pėrgjithmonė....
Themi pėrgjithmonė, mbasi atė ditė nuk u vesh vetėm Shkodra, Malet e fushat e saja me tė zeza, po u vesh gjithė Shqipnia, tue hy nė zi tė pafund tė vitit 1941...
Plot 70 vjet ma parė! Kur Shqiptarėt menduen se njė zemėr e madhe pushoi sė rrahuni, pikėrisht prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumė se kurrė, pėr t’ i ndejė fjalės sė dhanun:

Kurrė, Shqipni, s’kam me t’ harrue,
Edhe nė vorr me t’ pėrmend kam.

E kjo, me siguri, asht arėsyeja qė At Gjergj Fishta, vazhdon mos me u prehė nė vorrin e vet!
Me mbarimin e luftės, re tė zeza, ngarkue me llohė stepash ruse e zgjyrė kulisash serbe, u shfaqen nė qiellin e letrave shqipe, si nė gjithė jetėn shqiptare, e zunė yjet ma tė ndritun; ndėr ta edhe yllin e kalvarit tė mundimeve shekullore, At Gjergj Fishtėn. Por ai:

Ndėrtue kishte ‘i pomendore,
rr’fe as mot mos m’e dėrmue.

Nuk mund tė shkatrrohej vepra e Tij gdhenė me daltė hutash e martinash drejtpėrdrejt mbi shkambijtė alpinė; nuk mund tė shuhej Ai vullkan, shpėrthye ma shumė prej zemres se sa prej mendjes sė Poetit erudit. Kujtuen pėrbindshat katilė se vullkanin do tė mund ta shuenin pėrgjithmonė tue hedhė baltė mbi te, po mė kot: Ai shfaqej e rishfaqej me njė shkelqim lėbyrės nė qiellin e zymtė shqiptar tė letrave.
Dhe ja, yjet e rralluem kanė zanė pėrsėri vend nė Panteon.
Njeni prej tyne na grishė sot t’i pėrkujtojmė 70-vjetorin e vdekjes.
Qė ky komb ynė i lashtė i Mesdheut tė bahej shtet e tė mund t’ i dilte zot vetes, nuk mjaftonin martinat e topat e botės mbarė; duhesh dituni, pa tė cilėn asnjė komb nuk mundi t’u bajė ballė rrebesheve tė historisė. Asht kjo arėsyeja qė pushtuesit kudo nė botė, ma parė se kėshtjellat, rrafshojnė shkollat, themelin e ndėrgjegjes kombėtare e liridashėse pakufi tė Tij.
Ndėrkohė qiri i Frashėrllijėve ishte ba pishtar, Prizreni shpėrndante anė e kand Shqipnisė flakė lirie e atdhetarie. Shkodra e vjetėr, dikur portė e Ballkanit, po zgjohej nga letargjia e randė osmane, nga njė gjumė vėrtet vdekjeprues. Malet po shkundnin supet e pluhnosuna nga zgjedha disashekullore.
Lezha, qė pesė shekuj ma parė do tė merrte pėrjetėsisht nė gji Gjergjin e Madh tė Historisė, katėr shekuj ma vonė do t’ i jepte Atdheut nė njė fshat tė vogėl tė Zadrimės, Gjergjin e dytė, Apostullin e Lirisė. Fishta, ky fshat shpeshherė i pashėnuem nė harta, e ndoshta i lanun nė harresė me dashje, asht sot nė gojėn, mendjen e zemrat e shqiptarėve kudo qė janė nė trojet e tyne sidhe kudo pėrreth ku gjendet “gjaku ynė i shprishur.”
Ishte fund i asaj nate tė gjatė osmane, “natė tri herė mizore”, qė kishte rrėnue qytete e fshatra, kėshtjella e kisha, kur lindi Ai me 23 tetor 1871. Atdheu kishte nė trup nandė varrė, Atdheu ynė i brishtė ishte tretė nė dhimbjen e vet. Bijtė e Tij tė ligun, por tė paepun, sa kishin fillue me thurė andėrrat e para pėr njė Shqipni “zonjė mė vete”. Ndėrkohė, ēapojtė gllabrues tė sllavėve tė jugut e ata tė helenėve kishin shkėputė mish e gjak nga Atdheu ynė brijėdalė e lakmia e tyne ishte me tė vėrtetė rrėnqethėse.
Po Zoti nuk do kurrė me e humbė Truellin e Kastriotit tė Madh...
E n’ ato gėrmadha tė braktisuna, Ai i Lumnueshmi, dėrgoi njė djalė me emnin Zef...Kur ishte 9 vjeē, porsa Franēeskanėt kishin ēelė nė Troshan njė shkollė, ndėr nxanėsit e parė ishte edhe Zefi i vogėl, i biri i Ndokė Simonit.
Njė studjues dhe adhurues i Popullit Shqiptar, At Lavro Mihaēeviq, pikėrisht Ai profesor i Kolegjit Franēeskan tė Troshanit, ishte qė zgjodhi dhe ēoi nė Bosnje pėr studime At Gjergj Fishtėn dhe At Shtjefen Gjeēovin. Mė 1886, Zefi 15-vjeēar asht nė Bosnje pėr tė vazhdue ma tej studimet. Atje filloi me marrė nektarin e dijes...
Mbas njė viti, simbas rregullave franēeskane, ndėrroi emnin nga Zef nė Gjergj. Ishte njė pėrkim fatlum tė merrte emnin e Kastriotit tė Madh, emėn qė e mbajti me nder sa ishte gjallė.
Zadrimori i ri, atje nė dhé tė huej, mes mureve tė Kuvendeve tė Guējagorės e tė Livnos, mallin e tij vullkanik filloi ta shprehte nė vargje, i ndikuem edhe nga poetėt dalmatė Andrea Kaqēiē e Gega Martiē, edhe ata tė pėrvėluem pėr liri.
Mė 1893 Fishta i ri u kthye nė Atdhe. Me 25 shkurt 1894 meshoi pėr herė tė parė nė Troshan, pikėrisht aty ku kishte hedhė hapat e parė drejt njė bote tė trazueme e qė quhej bota e shkronjave dhe e ditunisė.
Kurse mė 1897-1898 shėrbeu si kapelan nė Lezhė, ku do tė kthehej herė mbas here, sidomos pėr tė gjetė prehje e pėr tė shkrue disa prej kangėve tė Lahutės, kėtu, nė mes zadrimorėve tė tij e Lekėve tė Malėsisė, qė rrethonin Lezhėn. Ku tjetėr mund tė gjente prehje e frymėzim si nė Lezhė ku ishin:

qielli i kaltėr, toka e blerė,
njeti dimėn, kėtu pranverė …

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19235/u1_Gurakuqi-Fishta-Mjeda.jpg


Luigj Gurakuqi, At Gj. Fishta dhe Don Ndre Mjedja, 1923.
Por nuk do tė ishte gabim tė shprehemi se e pėrpjeta drejt lavdisė e At Gjergj Fishtės nis pikėrisht nė Gomsiqe, ku pat rastin e fatin tė njihej me Abatain e Mirditės, Imzot Prengė Doēi, atdhetar i flaktė, luftėtar i paepun, por edhe poet e burrė me kulturė tė rrallė pėr kohėn: Kishte rrahė botėn nė mėrgimin e Tij tė detyruem, prej Njufėlandit tė SHBA, deri nė Indi. Abati do tė bahej udhėheqėsi shpirtnor e kulturor jo vetėm i Tij, po edhe i shumė klerikėve tė tjerė.
Nė janar 1899, Imzot Doēi bahet nismėtar i themelimit tė Shoqnisė “Bashkimi”, tue mbledhė rreth vetes anėtarė tė shquem, si Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, At Shtjefen Gjeēovin, Dom Ndre Mjedėn. E nisun si shoqni kulturore, ajo luejti rol tė dorės sė parė jo vetėm me botimin e fjalorit tė quejtun i “Bashkimit”, e tė 34 librave tė tjerė, por sidomos nė krijimin e njė votre atdhetarėsh qė shkelqej nė gjithė Shqipninė.


Kuvendi Franēeskan ishte kthye nė berthamė tė njė qendre tė studimeve albanologjike. Krahas shėrbimeve fetare, ata banin edhe jetė shkencore sikur tė ishin nė njė institut tė mirėfilltė studimor. Shoqnia “Bashkimi”, e ma vonė edhe revista “Hylli i Dritės”, ishin monumenti qė ndėrtoi Akademia Franēeskane.
Qė nė nisje tė veprimtarisė sė Tij poetike, pedagogjike, gjuhėsore, publiēistike, ende nėn sundimin otoman, At Fishta u kosiderue menjėherė Apostull i Shqiptarisė, por me njė vizion pėrveēse thellėsisht kombėtar, kryekėput edhe pėrendimor dhe europian.
Aty ku vuni kambėn e zbathun tė fratit t’ Asizit, vėshtroi me kujdes dhe pėrvetėsoi me saktėsi nga goja e popullit frazeologjinė e tij, qė arrijti me e njohė si pak kush para e mbas Tij dhe e vuni nė punė ma aq mjeshtri, sa rrallė kush mundet me lidhė fjalėn me psikologjinė e popullit tė vet, pėr me lanė nė thesarin e kulturės sonė kombėtare kryevepren e letėrsisė shqipe, “Lahuta e Malsisė”, e cila ngėrthen 15.563 vargje ndėr 30 kangė. Krijimtaria poetike e botueme e At Fishtės kalon 50.000 vargje.
Ai ishte i pari drejtor shqiptar qysh prej themelimit tė shkollės franēeskane mė 1861. Asht ky njė ēast nė jetėn e Fishtės qė nuk mund tė kalohet lehtė, pse:

Kur nė shkollė zbutun shqiptari,
N’mni t’ket marrun ai gjakun dhe dhunėn
E me dije tė ket kapun ai punėn,
Shqipnisė fati do t’i ēilet taman.

Duen apo nuk duen disa, Ai na mėsoi tė gjithė Shqiptarėve me shkrue e me lexue nė Gjuhėn Shqipe. Alfabeti nuk ishte njė ēashtje teknike akademikėsh, po njė ēashtje kombėtare qė kėrkonte BASHKIM e ngritje mbi ēdo ndasģ, grindje, mni e ngatrresė, pėr atė gjuhė qė ishte:

Porsi kanga e zogut t’ verės,
Qė vallėzon n’ blerim tė prillit;
Porsi i ambli fllad i erės,
Qė lėmon gjinjtė e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrufesė zhgjetare,
Porsi ushtima e njė tėrmeti,
Ashtu asht gjuha jonė Shqiptare!


http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19235/u1_KuvendiFranceskan.jpg
NĖ SHQIPNI...

Nė ēdo fushė ku veproi Ai, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshėm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanė sa e sa ndėrmarrjeve nga ma tė vėshtirat: prej artit, tek publiēistika, prej gjuhėsisė, tek arkitektura, prej arėsimit te muzika, prej humorit tek politika...
Tashma nė qytetin e lashtė tė kontrasteve tė thella, nga dita nė ditė konturohej figura shumėplanėshe e fratit 30-vjeēar. Qysh nė penelatat e para u duk qartė se veprat e Tij nuk do tė ishin pėrvijime tė lėmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithēka do tė ishte e ashpėr, diēka dritė hije rembrandiane me tone tė forta. Gėte dhe Manxoni, Shėn Franēesku dhe Da Vinēi, e kishin po fisniknue fytyrėn e fratit tė ri, por landa mbet ajo qė ishte: Shkamb i gjallė hedhė prej vullkanit fuqishėm e tė pashuem tė shpirtit shqiptar.
Ishin nevojat historike tė Atdheut qė i diktuen At Fishtės drejtimin e gjithė veprimtarisė sė Tij artistike, pedagogjike, publiēistike ashtu edhe nė impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka nė themele shkambij ciklopikė, nė dukje pak tė pagdhenun, herė-herė arkaikė, por aq tė harmonishėm e tė natyrėshem, sa tė duket se nuk patėn nevojė pėr daltė, por arkitekti e hartoi drejtpėrdrejt nė masivet e Alpeve, sa tė papėrsėritshme, aq edhe brilante.
I gjithė universi intelektual i Fishtės ka pasė si yll polar interesat e Atdheut dhe vetėm interesat e Atdheut, pse nė shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotė Ai, …fshan e kjan bihude ndėr kangė pėrnjimend tė mrekullueshme, por pėr Italinė, pak e aspak, megjithėse do tė kishte pėr ēka me kja.”
Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lėmuet, po ate tė ashprin, vargun e lahutės, qė ata tė shkonin drejtpėrdrejt nė zemrat e atdhetarėve tė etun pėr liri e t’i ndezte flakė me guxim pėr luftėn e kėputjes sė prangave shekullore, pėr luften pėr dije e pėrparim kombėtar. Kanga e Tij asht njė britmė deri nė dėshprim, e sa e sa Herojėve qė nisen nė luftė u thotė:

S’ kan shka bajn? Po a thue tė desin?
T’desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin…

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19235/u1_Fishta-Gjecovi.jpg
E ban kėte, jo pėr mėni ndaj sllavėve, por, sepse, siē e ka thanė nė njė intervistė, po tė ndodhte e tė rihumbėte lirinė Shqipnia, “kishin me plasė dhime sa janė bjeshkėt tona.”
Si mund tė quhet shovenist Poeti i njė kombi 12 shekuj nėn robni sllave e osmane pse lėshon anatemėn ndaj arijėve tė bardhė tė ardhun prej stepave ruse e qė ende guxojnė e na e quejnė sot e kėsaj dite Kosovėn Martire Serbi e vjetėr?!...
Atyne po, u thotė:

T’i mėsojnė fėmijtė mbas sotit
mos t’ lakmojnė tokės s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!

At Fishta nuk ngurron t’ i lėshojė namen as Europės nė London, nė Versajė, pse e la kėte dhé tė coptuem, prandaj:

Me gjith kėta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat mbledhė si janė n’London.

Gjuha e Tij asht thellėsisht popullore, pse ishte i vetėdijshėm se po shkruente njė vepėr qė do tė ishte universitet atdhetarie pėr Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumė vend thotė Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarėt nė Jugosllavi, duke mėsuar pėrmendsh “Lahuten e Malcisė”, pėrvetėsuen arėsimin kombėtar, kur ky mungonte.”
Por qė tė gjykosh Lahuten, duhet tė rijetosh historinė me dhimbje, siē e jetoi Poeti.
Nė kėto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lėshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethėse, tue u ngjeshė pėr parzem tė malėsorit.
At Fishta vetė ishte njė shembull i shkėlqyeshėm i mbylljes sė tragjedisė sė gjakmarrjes, njė vepėr e pandėrpreme e Franēeskanėve Shqiptarė, sa kur i vranė tė vėllanė, Ēupin, jo vetėm e fali vrasėsin, po edhe lėshoi thirrjen:

Ndalnju, burra! Ku veni!
Pashi Zotin, lėshoni hutat,
se mjaft gjak asht derdhė!…


Nė prag tė ditės sė madhe tė 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajė thellė nė truellin arbnor e degė qė piqeshin me bjeshkėt. Penės sė Tij, veē kangėve tė para tė Lahutės, i pėrkisnin sa vepra tė tjera, ato “Pika vese” qė dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepėr satirike e pashoqe deri mė sot nė letėrsinė shqipe, bash ato anza tė lėshueme rrugėve tė Shkodrės e tė mbarė Shqipnisė, ku tue pėrqeshė me humorin e hollė shkodranė, here tue thumbue keq e jo rrallė tue fishkullue pa mėshirė. Penės sė Tij i pėrkisnin veprat e para dramatike, origjinale, tė pėrshtatuna a tė pėrkthyeme, ndėr tė cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu nė skenė prej Atij vetė mė 1909, sidhe plot libra pėr shkollat tona shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumė vepra mangut. Pėrgjysė andėrrat, pėrgjysė shpresat, pėrgjysė vetė Atdheu e qė Ai e vajtoi... me “LOT GJAKU”. E gati si tue lėshue piskamėn, porositė:

Edhe me u thanė anmiqve e t’ tanė njerėzimit:
“Unė kėtu sundoj! N’ kėtė shkamb mue m’ vuni Zoti,
E kėndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?

Fati i vendit do tė vazhdonte tė ishte i trazuem edhe pothuej pėr njė 10 – vjeēar. Filloi me rrethimin malazez tė Shkodrės, e vazhdoi me trazime tė pafund deri nė Korēė, Gjirokastėr e ma pėrtej...
As nė ato ditė tė vėshtira At Fishta nuk u step. Ishte nė ballė tė luftės pėr mbrojtjen e Shkodrės prej knjazit tė Cetinės, atėherė kur botoi tė parėn revistė shprese mbrenda Atdheut e qė e quejti “Hylli i Dritės”, bashkė me Gurakuqin, Mjedjėn, Logorecin, tue themelue “Komisinė letrare”, e nė fund tė Luftės sė Madhe, qė trandi botėn, po bashkė me Gurakuqin e Bumēin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem nė Versajėn hijerandė. Ai kapėrceu edhe Atllantikun, deri nė Amerikė, pėr tė shpėtue ē’mund tė shpėtohej nga e shumėvuejtuna dhe e nėpėrkambuna Shqiptari.
Nė proēesverbalin e mbledhjes tė Komisisė thuhet: “U vendue me themelue njė drejtshkrim sa ma tepėr tė pėrbashkėt pėr tė dy dialektet”, ishte ai parim mbi tė cilin punohej pėr Bashkim, parim qė u shkel me te dy kamėt nė Kongresin famėkeq tė vitit 1972 e qė nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrės ndaj Atdheut, Nėse la mangut diku, i la pikėrisht detyrės sė Tij si “klerik”. Por, do tė thotė ndokush, si arrijti atėherė aq nalt edhe nė hierarkinė ekleziastike?
...Asht rast i rrallė, ndoshta i vetėm, qė pikėrisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritėn edhe nė hierarkinė fetare, qė pėr nevoja tė Atdheut i ishte dashtė ta linte shpesh mėnjėanė. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartė vargjet e maposhtėme, ku, mbasi andėrron me ēelė njė shkollė tė naltė nė Shkodėr, thotė:

Por n’Shqipni pse nji meshtar
Posė se prift do t’jetė Shqiptar,
Shqiptar, po pa dredha.
Unė rektor e profesorė
Sakristan e baēeva
T’gjithė shqiptarė i zgjodha.

Kur lufta mbaroi dhe paqa mirė a keq u vendos, punėt sėrishmi nuk shkuen dhe aq mbarė. Mehmurėt qė kishin heqė fesat dhe ishin veshė allafranga, mendonin si tė banin zap popullin e jo si ta udhėhiqnin atė. Kėta “batalla fytyrė-fudullė, batakēij e me nji lasker kulturė, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumė turq se shqiptarė, tė gatshėm tė bashkėpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe tė pėrmbushnin nepset e tyne prej lubishė tė pangopuna. Shumė kohė ma parė Poeti i kishte jetue kėto mėnxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne tė lyrosun, sa kishte humbė durimin tue iu drejtue Zotit:

O perendi, a ndjeve?
Tradhėtarėt na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’errfe
lisat n’per male kot.

Ishin kohė tė turbullta, kur, si thotė Poeti,

“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarėt.”

E pėr me ba Shqiptarėt Ai ishte qė:
Nė vitin 1913, thėmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistėn
“Hylli i Dritės.”
Nė vitin 1916, themeloi e drejtoi fletoren “Posta e Shqipnisė.”
Nė vitin 1919 asht sekretar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit.
Nė vitin 1921 asht zgjedhė deputet i Shkodres nė Parlamentin Shqiptar.
Nė vitin 1921 asht edhe nėnkryetar i Parlamentit tonė.
Nė vitin 1930 asht nė Athinė anėtar i delegacionit tė Konferencės Ndėrballkanike.
Nė vitin 1931 asht ftue pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Shqipnisė dhe tė Shqiptarėve nė disa shtete, ku ka spikatė fjala e Tij, nė 1931 nė Stamboll dhe 1932 nė Bukuresht.
Nė vitin 1931 asht ftue nė New York me pėrfaqsuesit e 60 shteteve tė Botės ku u zgjodh anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė Amerikė.
Me 6 qershor 1921, nė zgjedhjet e para Parlamentare nė historinė e Shqipnisė, Shkodra e dėrgon At Fishten pėrfaqėsues tė vetin bashkė me miqtė e Tij Gurakuqin e Mjedėn dhe Parlamenti e zgjedh Nėnkryetar tė Kuvendit Kombėtar. Ky polemist i shkelqyeshėm nė lamen e gazetarisė, me prodhimtari ma tė madhe se ēdo gazetar profesionist, do tė shfaqej nė Parlament si njė orator i pashoq, njė atdhetar i flaktė nė akuzėn kundėr Serbisė pėr masakrat mbi vėllaznit kosovarė; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasė nder me e pasė ēdo parlament i Europės”, siē shkruente njė gazetar i huej qė ndiqte punimet.
Me fjalėn e Tij tė zjarrtė i tregoi mbarė Europės se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, qė luftoi pa i ba syni vek pėr tė Drejtat e Shqiptarėve pėr vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjėve grabitqarė tė Tokave tona pėrrreth, tė cilėt vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitė mėdha.
Polemikės sė At Fishtės i jep shpirt satira, me ndihmėn e sė cilės realizoi pikturėn estetike tė sė keqes. Ai godet me forcė tė gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato tė zyrtarėve ma tė naltė. Kėte luftė e ban me guxim, pa pyetė se me cilin binte nė kontraditė. Prandaj edhe asht quejtė mbreti i polemikės shqiptare. Nuk trajtoi nė to asnjėherė ēashtje vetjake, pse si synim i polemikės sė Tij tė ashpėr ishte lufta kundėr pseodoatdhetarėve “me barkun kodėr” dhe “xhepat e frymė”...
“Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasė fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumėkend ndėr ta e ban krejt tė neveritshėm e ekcentrik. Ky babėn gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intriganta, batakēij, vagabonda, rrugaēa, me njerėz hasėm tė kulturės e tė gjytetnisė, kah mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakēilleku, rrena, tradhėtija; duhet nder dhe urtģ, burrnģ: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė, e jo ndėr kafeshantana t’Europės e mejhane paēaxhihane tė Tiranės, tuj luejtė “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikė”.
Njė portret i pėrkryem i “udhėheqėsit” tonė tė ardhshėm...
Nė trazimet e vitit 1924 ishte pėrkrah Nolit, Currit, Gurakuqit, dhe s’ kishte si tė ishte ndrysh. Atyne qė fenė dhe klerikėt i kanė gjykue vetėm si antikombėtar, mjaft t’u kujtojmė se ndėr figurat madhore tė atij viti demokratik tė papėrsėritshėm ishin njė pop, Noli, dhe njė frat, At Fishta.
Mė 1925 At Fishta detyrohet tė mėrgojė nė Itali pėr tė mos pasė fatin e Currit, mbytė nė Shpellėn e Dragobisė, tė Gurakuqit vra nė Bari t’ Italisė e tė Dom Gjon Gązullit, varė nė Shkodėr.
Mbas kthimit prej mėrgimit, murgu poet, prozator, dramaturg, pedagog e gjuhėtar, arkeolog e muzeolog, gazetar e diplomat, piktor e arkitekt, u tėrhoq nga jeta politike. Po prap Ai asht shembull i shkėlqyeshėm i intelektualit qė e vijon luftėn ku drejtpėrdrejt e ku tėrthoras, nėpėrmjet shtypit. Sikur Fishta tė na kishte lanė “vetėm” publiēistikėn e Tij plot vlera, pėrsėri Ai do tė kishte zanė vend nderi nė Enciklopedinė e Vėrtetė Shqiptare, ashtu siē kishte zanė vend nderi nė Enciklopeditė e Europės pėr sė gjalli jo vetėm si epik i madh, por edhe njė ndėr satirikėt ma tė shquem tė kontinentit, me veprat madhore “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit”.
Legjendė e gjallė, tashma 60-vjeēar, merrte rrugėn e Athinės, tė Stambollit e tė Bukureshtit, tue i lanė nder Atdheut me pėrfaqėsimin e Tij tue akuzua haptas mbrapaskenat e Beogradit e tė Athinės. Ndėrkohė pėrfundonte kangėt e Lahutės, tė cilėn e botoi tė plotė nė vitin 1937, sidhe arrinė tė plotėsojė e tė pėrmirėsojė “Mrizin e Zanave” me lirika nga ma brilantet nė shqip, e pse jo, nė letersinė botnore.
E na vjen me u shprehė me fjalėt e Tij nė Vlonėn e Flamurit para arkivolit tė Avni Rrustemit:
“…fatzeza, moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty...”

Veprimtaria e At Gjergj Fishtės, nė fushen letrare ishte me permasa gjeniale, ku talenti dhe aftėsia e Tij e bani tė njohun mbrenda dhe jashtė Atdheut. Ai ishte dhe asht njė Poet i pėrmasave qė ka terheqė vėmendjen e shumė bashkėkohėsve edhe nė Europė, por nuk mbet i tillė vetėm nė fushėn letrare, mbasi Ai, si Atdhetar i vėrtetė, veprimtarinė e Tij e shtrin edhe nė lamėn shoqnore dhe politike, ku mbrojti me vendosmėni dhe guxim ēashtjen tonė mbarėkombėtare.
Jeta e Tij nė shėrbim tė Formulės “Fe e Atdhe” e lidhi pėrjetėsisht me brohoritjen nė kupen e qiellit pėr Atdhe dhe ofshamjen e thellė tė Popullit Shqiptar, tė cilit i kėndoi me aq mjeshtri nė veprat e Tij tė pavdekėshme.
Sa ishte gjallė arrijti majat ma tė nalta tė vlerėsimit, sa u quejt Poeti Kombėtar i Popullit Shqiptar, tue u vlersue dhe nderue me njė mirėnjohje tė madhe me shumė dekorata, medalje e tituj nderi:

Nė 1911, Kunorė argjenti, nga Klubi “Gjuha Shqipe” e Shkodrės.
Nė 1912, Dekoratėn Ritterkreuz nga Mbreti i Austrisė.
Nė 1913, Penė florini nga Qyteti i Beratit.
Nė 1925, Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI.
Nė 1929, Lector Jubilatus, prej Parisė sė Urdhnit Franēeskan.
Nė 1931, Dekoraten Phoenix nga Greqia.

Zemra e Fishtės, njė ditė, si llavė vullkani, shpėrtheu nė kangėt e pamort tė Lahutės sė Malėsisė. Ato kangė ishin jehonė malesh e betejash, pabesie e babėzitjeje, njė kapėrthim i egėr ndjenjash, siē ishte e ashpėr, deri nė dhimbje, vetė historia e kėtij populli. Lufta e tij: njė ēetė fatosash ndėr shpella e nė male, njė grusht trimash nė grykė, njė pritė skifterash nė rranza, njeni nė Kosovė, tjetri nė Hot, kėndej kundėr turkut, andej pėrballė sllavit, kėtu i pabesi atje tradhėtari... Kush e kėrkon Lahutėn njė poemė simbas rregullave klasike, nuk njeh historinė e popullit tė cilit i kėndoi.
Ka vėrtetė njė hark kohor nė tė cilin zhvillohen ngjarjet e Lahutės, qė kap vitet 1858-1913, por tue mos mujtė kurrė me u quejtė aspak njė kronikė, si me dashakeqėsi e ka quejtė “ndokush”, ajo asht pėrthyemje e ndjenjave qė rrezatonin ngjarjet e kohės, ajo po, me plot tė drejtė, asht quejtė Epope e Kombit Shqiptar.

At Gjergj Fishta dhe vepra e Tij, ja si u vlersue para vitit 1945:
“Koha e ardhshme ka me dijtė me e ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e Tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhė ma tė pėrhapuna.”
Prof. Dr. M. Lambertz

“Fishta ėshtė shkėmbi i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar.”
Lasgush Poradeci

“Kot pėrpien grekėt e sotem tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se ‘Lahuta.”
Faik Konica

“Lahuta e Malsisė’ mund tė qendrojė pėrkrah veprave poetike ma tė shqueme tė popujve tė tjerė.”
M. A. Freün von Godin

“At Fishta, ky gjeni me rrajė nė tokėn amtare tė Popullit Shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte pėr letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtnore tė kombeve tė Europės, u ngjit deri ndėr majat ma tė nalta tė kulturės.”
Prof. Dr. Norbert Jokl

“Fishtėn, poet me temperament thjeshtė klasik nuk do ta frymėzonte asgjė mė parė e mė shumė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut.”
Lefter Dilo

“Poemi epik ‘Lahuta e Malsisė’ asht njė vade mecum i ēdo atdhetari.”
K. Prennushi

“Sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar...Vetėm katėr – pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare...”
Prof. Ndue Zef Toma

Poeti ynė kombėtar asht i ndėrgjegjshėm se:
Jo, jo! Pėr burra, qė me gjak praruen
Namin e kombit e Lirinė ia sollėn,
Atdheu kunora s’ ka. Pėr ta nuk gdhendet
Gur, as nuk ndizet qiri. Mbi vorr t’ tyne
Shpėrthen rrushkulli e ferrmana, strukė ndėr t’ cilat
Pret dhelpna e shqarthi...e shumta
As vorr nuk patėn me u kondisė pėr s’ dekuni
Veē n’pėr t’ errshmet humnera e nėpėr prroska
Kurmat e tyne shkapėrderdhė pėrdhe,
Prej orlash edhe korbash t’ zez qenė shqye,
Shqiptarėt, po, i kanė harrue...

Nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue nė Tiranė nė vitin 1985 nga Akademia e Shkencave e RPSSH, nė faqe 270–271, shkruhet: “Fishta Gjergj (1871 – 1940). Shkrimtar dhe publicist reaksionar, pėrfaqėsues kryesor i letėrsisė klerikale-katolike. Qė nė fund tė shek. XIX mori pjesė gjallėrisht nė jetėn politike dhe kulturore pėr tė forcuar nė tė ndikimin e klerit katolik. Nė vitin 1913 e deri me 1938, me ndonjė ndėrprerje tė shkurtėr, drejtoi revistėn “Hylli i Dritės”, njė nga tribunat mė aktive tė reaksionit klerikal. Nė shkrimet e tij publicistike luftoi me tėrbim kundėr ideve pėrparimtare. Me 7 prill 1939 pėrshėndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij ėshtė shumė e gjerė dhe e larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore ėshtė poema Lahuta e Malėcisė (botuar e plotė mė 1937) njė panoramė poetike e ngjarjeve kryesore historike tė viteve 1878 – 1912, tė pasqyruara nga pozita e klerit katolik; nė tė Gj.F. himnizoi prapambetjen e jetės sė malėsisė, patriarkalizmin, padijen, lartėsoi mercenarizmin etj. Mė 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit qė drejtohej kundėr laicizmit tė shkollės, dhe, nė pėrgjithėsi, kundėr pėrparimit shoqėror e kulturor tė vendit. Njė pjesė e mirė e krijimtarisė sė tij letrare pėrshkohet nga fryma e besimtarisė fetare. (V.B.)” Siglat V.B. nė redaksinė e letėrsisė pėrfaqsojnė “prof.” Vehbi Balėn, nga Shkodra.
Sikur ky Fjalor Enciklopedik tė ishte botue para vitit 1912 nga mejtepet e Stambollit, me siguri autorėt do t’ishin tregue pak ma tė kujdesshėm nė shprehjet e tyne tė pakontrollueme anadollake, se sa “profesori ynė shkodran”. Ai tė pakten tė kishte parasyshė dekoratėn e dhanun nga Mbretnia Turke nė vitin 1912, apo aprovimin qė qeveria e Stambollit dha nė 1902 pėr futjen e Gjuhės Shqipe ndėr shkolla me kėrkesėn e At Fishtės. Me siguri Vehbi Bala ka harrue se asht tue shkrue pėr atė At Fishtė, qė nė vitin 1913, kur vuni Flamurin Kombėtar tė Kastriotit nė kompanjelin e Kishės sė Fretėnve nė Gjuhadol, ka pas lidhė vargun e kandilave me drita prej atij kompanjeli me minaren e Xhamisė nė Fushė tė Ēelės, nė shenjė vėllaznimi e miqėsie tė katolikėve me muslimanėt shkodranė, pse tė gjithė ishim e jemi Shqiptarė. Pėrgjigjen At Fishta ia jep vetė nė poezinė “Shqipnia e lirė”:

Por, po ndodhi se vjen dita,
Qė me faj Shqipninė e darni,
Qė e Lirisė u erret drita
Edhe n’ t’ huej Atdheun e mėvarni,
A pėr pare a marri t’ tjera,
Si ndėr kohė, qė shkuen, atėhera,
Ju marroftė i Madhi Zot!

At Gjergj Fishta vdiq nė prag tė vitit ri 1941. Me formimin e Partisė Komuniste Shqiptare nga emisarėt jugosllavė tė Titos, vetkuptohet se jeta, shkolla, kultura, shoqnia apo politika do tė kalonin nėn ndikimin sllav, qė ma vonė mori edhe formėn qeveritare e shtetnore tė Jugosllavisė, e njohun nga vendimet e Jaltės nė Shkurt tė 1945, kur Stalini u takue me Rusveltin e Ēėrēillin.
Ja parashikimi i At Fishtės qė nė 1914, nė
“Njė gjamė dėshpėrimi!...”

Veē sot pse Europa, sot qė asht gjith’ uzdaja
Se Shqiptaria e lirė del zojė n’ vetveti,
Pse sot Europa, - do Mbretni t’ Mėdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E n’ vende tona duen qė shkjau tė shklasė
E fisi shqiptarit n’ dhe t’ humbasė?...

Atėherė kur Shteti Shqiptar dhe Qeveria Provizore e Tiranės u zgjodhėn dhe vazhduen me u drejtue nga komunistėt shqiptarė, sherbėtorė besnikė tė Titos dhe tė Stalinit, ēfarė mund tė pritej pėrveē njė pushtimi tė ri, qė po zėvendsonte atė fashist e nazist? E tė mendosh se Shqipnia, mbas pushtimit fashist tė vitit 1939, kur kryeministėr ishte Mustafa Kruja, arrijti me hapė 120 shkolla shqipe jashta tokės Nanė, nė territoret e pushtueme nga Serbia, nė Ulqin, Tivar, Hot, Grudė e Kosovė, e kudo kishte nė organet shtetnore vetėm Shqiptarė. Pushtuesit nazistė njohėn edhe tė drejtėn e vendosjes sė Flamurit Kombėtar Shqiptar pa shenjat e fashizmit apo tė nazizmit.
Ndėrsa, me 29 Nandor 1944, po nė kompanjelin e Fretėnve, aty ku At Fishta vendosi Flamurin Kombėtar nė 1913, partizanėt komunista tė Enver Hoxhės vendosėn Flamurin e zhigatun me yllin e kuq jugosllav, porosi e “shokut” Tito, nė shenjė poshtnimi tė Mbasardhėsve tė Gjergj Kastriotit, Dedė Gjo’ Lulit, Ismail Qemalit, At Fishtės dhe tė gjithė Atyne Atdhetarėve Shqiptarė, qė luftuen Trimnisht e vdiqėn Burrnisht pėr Shqipninė Europiane, por kurrė tė poshtnueme prej sllavėve.
Me tė drejtė At Fishta shkruen:

Kėtu, kėtu Shqiptarė!.. A ndiet?.. Ku ju kam...Ku jeni?
Mo’ leni burra!.. M’ armė!.. Mbaroi Kosova!...
Janina humbi!.. e ndoshta Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
Vendet ma t’ mira ne na i mori shkjau,
E, ēka asht ma zi, ne vėlla me vėlla na ndau.

E zani i Tij sot... ndėr Rrėmaji ushton: “Surgite mortui!”

“ĒOHUNI, TĖ VDEKUN!”

Ah! N’ kambė, bre burra! N’ kambė! Ēka jeni fshehė
Ndėr furka t’ grave, si do rrole t’ kėqia?...
Sot armėt duen rrokė; taganat sot duen mprehė;
Asht turp, pėr Zotin! Shurdhė me humbė Shqipnia.
Mo’ leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallė me nder; a vdekė grue e trim!

E n’qoftė se lypet prej s’ hyjnueshmes Mėni,
Qė flijė t’ bahet ndo’i shqiptar n’ therore,
Qe, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli
Pėr Shqiptari, me shue ēdo mėni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqipnia qoftė e rroftė,
E nami i saj pėrjetė u trashigoftė!...

At Gjergj Fishta asht e do t’ jetė mendja, zemra dhe shpirti i Popullit Shqiptar!
Ai ishte dhe mbetet pėrgjithmonė vetėdija e kombit shqiptar!

Kėta pak rreshta le t’jenė...

“Njė Lule Vjeshtet”

Emnin Tand kanė pėr t’ kėndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonė i ri, tue njehė furit e tmerrshme,
Ambėl prej emnit Tand kanė me jehue.
Me maje t’ briskut kanė me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohuna Veē prej barinjve
Kanė me u rritė lisat, pėrse sopata as reja
S’ e prekin landėn, ku asht ravisė Ai emėn:
E tue u rritė lisat, kanė me u rritė shkrolat;
E kėshtu ma t’ qarta, mbas disa qindvjetėve,
Nipat ma t’ vonėt kanė me i kėndue e emni,
Sa t’ bjerė dielli tokės, ka me t’ u kėndue.

“I dėbuemi”...“I dėbuemi”...“I dėbuemi”... “I... Lamtumirė!.. .Vendet e mia... Qe po zhduken... dalngadalė... Lamtumirė! Ti shtėpia e t’ Parėve,
Ku ma s’ pari m’ agoi drita...
...E ku strehė u dhashė shtegtarėve...
Miqt e babės edhe ku i prita. Lamtumirė,
...carani n’ votėr! Lamtumirė, ju armėt e shkreta!...
Lamtumirė, ti Nanė e motėr!
Lamtumirė, pėrsa t’ jetė jeta!..O shtegtar, n’ njė vorr tė ri N’ hasėsh ndonjėherė ti, tue ndjekė shtegun, T’ ēelun n’ ranė n’ pėr ndonjė shkreti, Aty vetė kam me kenė vdekun.
Njė Kryq druni, tė kjofsha true, Nxirre e venma pėrmbi krye, E, nemose, ti pėr mue Lutju Hyjit pėr ēka t’ kem fye....

Dhetor 2010.


p.s., Arber i nerum, nese nuk dalin fotot, hidhu ne ndihem te plakut, pershendetje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

At GJergj Fishta veprimtaria e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -