Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 At GJergj Fishta veprimtaria e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Fri Dec 31, 2010 11:06 am

i nderumi Medalim te kerkoj falje per pergjigjen qe te kam dhene ato dite nuk kam qene i koncetrun ne shume cka por tash pe shoh qe te kam dhene pergjigjje te gabuar prandaj te kerkoj falje .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   Fri Dec 31, 2010 6:19 pm

I nerumi Rrimtaf, nuk ka nevoje per kerkim falje, me sa kujtoj u sqaruam menjihere athere, dhe une disa here futem ne tem, muhabet si pa hiri, por dhe une besom se kisha me qellim te keqe, pershendetje dhe gezuar viti ri 2011!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Shkrime tė panjohura tė At Gjergj Fishtes   Mon Jan 03, 2011 4:21 am

Shkrime tė panjohura tė At Gjergj Fishtes
E Diel, 02-01-2011, 06:21pm (GMT)


Maska e vdekjes e at Gjergj Fishtes


Mentor Quku & Admirina Peēi

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_11/18645/u1_GjergjFishta.jpg



Ishte dhjetori i vitit 1940 dhe At Gjergj Fishta ndodhej nė Kuvendin e Troshanit i lodhur nga vitet, si edhe nga punėt e shumta. Kėsaj radhe kishte vendosur tė pushonte. Asnjėrit nuk i besohej se Poeti po kalonte ditėt e fundit tė jetės sė tij. Mė 10 dhjetor u sėmur dhe u detyrua qė t’i shtrohej shtratit. Mė 14, nė darkė e sollėn nė Shkodėr, drejt e nė spital. Bėhet mė mirė dhe tė gjithė mendojnė se ia hodhi sėmundjes. Mė 22 ra njė borė e madhe dhe Fishta mori njė polmonit qė e rėndoi shėndetin e tij. Me 27 mjekėt humbasin shpresat dhe Fishta bjen nė kllapi. Pranė i rrijnė shumė nga Franceskanėt e mėdhenj qė bėnė epokė, nė mes tė cilėve edhe At Vitor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisė letrare tė Fishtės. Mė 30 dhjetor 1940, nė ora 0, 45 Fishta dha shpirt. Franēeskani At Donat Kurti tregon ēastet e fundit tė poetit: “E kishem pa…pak orė perpara. P. Gjergji me mall mė shtėrngoi dorėn e bani buzėn nė gaz tuj mė pershndetė me’j fije zanit. Ma e mbramja fjalė, ma i mbrami tė pėrshndetun, ma i mbrami shikim vizatojn njat dukė tė pikllueshme plot dritė e hije, qi len mbas vedit nji nieri i madh, per me u kujtue perherė me nderim e bindje. Duket si tė flete nė qetsi i lodhun prej dhimbave. Shokėt e vllazent i rrinė per rreth gadi si tė dojshin me bisedue me te; por luten e urata e tyne kputet prej dnesve. Deka e ka ba punen e vet”. Nga mesdita njerzit mblidhen tuba tuba nė bashkinė e Shkodrės pėr tė pyetur pėr fatin e Poetit. Nxėnėsi i tij, Prof Karl Gurakuqi, njofton herė pas here nė radio ligjeratėn e pėrmortshme. Njerėzit nuk lozin vendit. Duken tė shushatun. Nuk u besohet qė kanė humbur poetin e dashur, Homerin shqiptar, Gjergj Fishtėn. Ishte shuar njė poet, vargjet e tė cilit u mėsuan pėrmendėsh dhe u bėnė popullore. Lajmi u dha pothuaj nė tėrė fletoret e kohės. Nė kėtė ēast “u futėn nė skenė” katėrshja e fotografėve shkodranė, e njerėzve vizionarė, njerėzve qė punuan me ngulm pėr tė pėrjetėsuar kėtė ēast, pėr ta bėrė atė pjesė tė historisė dokumentare: Ėshtė brezi i ri i fotografėve shkodranė, janė katėr heronj tė fotografisė artistė tė vėrtetė: Shan Pici, Dedė Jakova, Gegė Marubi dhe Pjetėr Rraboshta. Edhe zemra e tyre dneste, por ishin thirrur si dėshmitarė tė historisė dhe ata kishin njė detyrė me randsi tė madhe. Ata punuan pėr kohėt qė do tė vinin. Sikur kishin parashikuar se do tė vinin kohė qė barbarėt do tė pėrpiqeshin tė shuanin ēdo gjė qė i pėrkiste Poetit. Prandaj puna e katėr fotografėve tė Shkodrės merr karakter vizionar me vlera tė jashtėzakonshme. Ata punuan ata ditė kundėr kohės, e cila do tė kėrkonte tė shuante kujtesėn kombėtare. Ja pse fotografia e tyre, pėrveē se ka vlera artistike ka edhe vlera arkivore, dokumentare historike. Gegė Marubi i specializuar nė Paris, ka fiksuar foto tė Fishtės nė shtratin e vdekjes. Fishta ėshtė i veshur me zhgunin e Franēeskanėve dhe nė dorė mban rozaret. Nė brez ka litarin e njohur sipas ritit tė Franēeskanėve. Fotografi i ri Gegė Marubi ka fiksuar nė filma tė markės Laika ēaste tė ndryshme nga funerali i Fishtės. Shan Pici ka fotografuar reliket qė i pėrkisnin Fishtės, si pėr tė na transmetuar brezave tonė disa mesazhe me rėndėsi mbi jetėn e poetit tė madh. Po kėshtu jemi tė sigurt se edhe Dedė Jakova ka fiksuar ēaste tė rėndėsishme tė procesionit. Mund tė themi se pėr arsye profesionale asnjėri nuk ka pėrsėritur tjetrin, por tė gjithė sė bashku kanė plotėsuar tė tėrėn.
***
Dhjetor 2010. Shėnohet njė datė e veēantė nė kalendarin e ngjarjeve tė rėndėsishme. Mė 30 tė kėtij muaji bėhen 70 vjet nga vdekja e At Gjergj Fishtės.
Jemi pėrpjekur ta sjellim mes nesh kėtė humbje tė madhe, parė nė disa kėndvėshtrime. Shumė dėshmi fotografike, qė shfaqen pėr herė tė parė pėr publikun, do tė plotėsohen me disa shkrime tė panjohura tė Fishtės, dhe me njė varg faktesh tė analizuara me kujdes mbi portretin, kontributin e Gjergj Fishtės dhe pėrpjekjet e qėllimta tė diktaturės pėr tė hedhur baltė mbi tė.
Por ajo qė na tėrheq vėmendjen mė sė shumti janė dy fotografi tė njė objekti tepėr tė rrallė: maska e vdekjes sė at Gjergj Fishtės. Ajo ėshtė mjaft ngacmuese pėr misterin qė mbart. Kush e ka realizuar dhe cila ėshtė historia e saj? A ruhet ende kjo maskė? A ka lidhje me ndonjė traditė tė franēeskanėve realizimi i saj?
***
At Gjergj Fishta i takonte Urdhrit tė Franēeskanėve, qė e kishin nė traditėn e tyre qė kur vdisnin personalitete tė shquara tė tyre ata ua merrnin maskėn e fytyrės. Kjo kėrkonte njė teknikė dhe mjete speciale pėr tu realizuar. Fishta vdiq mė 30 dhjetor 1940 dhe u varros nė Kishėn e Franēeskanėve njė ditė mė vonė. Sipas dėshmive tė disa anėtarėve tė shoqėrisė Antoniane, ne mėsojmė se maskėn e Gjergj Fishtės tė vdekur e realizoi njė franēeskan tjetėr i shquar: At Justin Rrota. Gegė Marubi realizoi fotografimin e Maskės sė Fishtės nė disa projeksione. Maska ėshtė realizuar me njė teknikė tė lartė, pėrmes tė cilės ka ruajtur deri elementet mė tė detajuara tė fytyrės, si rrudhat e fytyrės edhe qerpikėt e syve, fijet e flokėve, etj. Maska ka ruajtur elemente tė shprehjes sė qetė tė fytyrės sė poetit menjėherė pas vdekjes.
Njė histori mė vete dhe mjaft interesante ėshtė ajo e ruajtjes sė maskės sė Fishtės deri nė ditėt e sotme. Kjo histori lidhet me anėtarin e flaktė tė Shoqėrisė Antonjane Tom Leci. Franceskanėt kishin krijuar nė Shkodėr njė shoqėri tė djelmenisė qė e quajtėn “Shoqėria Antoniane”. Tom Leci ishte njė pjesėtar aktiv i kėsaj shoqėrie mjaft tė njohur nė Shkodėr. Ai kishte fituar ēmime nė poezi, pikturė, skulpture dhe shquhej pėr ndjejnjat e zjarrta tė dashurisė pėr atdheun. Ai nė 1939 krijoi sė bashku me shokė tė tjerė shoqėrinė “28 Nandori”. Qe luftėtar pėr ruajtjen e trojeve etnike shqiptare, nė Rugovė. Toma mori pėrsipėr ruajtjen e maskės sė Fishtės nė vitet e dallgėve tė kohės qė kaloi atdheu, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si edhe gjatė viteve tė diktaturės. Deri nė fund tė jetės (2005), Toma e ruajti maskėn e Fishtės me njė pėrkushtim tė madh. Ėshtė interesant se ai krahas maskės sė Fishtės ruante tė ekspozuar nė dhomė edhe portretin e gjyshit tė tij, Marka Kolės (1832-1880), njė prej heronjve tė “Lahutės sė malėsisė” sė Gjergj Fishtės. Portreti i Marka Kolės ishte realizuar nga piktori i popullit, Simon Rrota (vėllai i Atė Justin Rrotės, OFM). Ja pasazhi i Fishtės pėr kėtė hero tė Lidhjes sė Prizrenit:
“Po kush qiti n’tri taborre?
Marka Kola rrfe mizore.
Marka Kola i pari qiti,
E ku qiti aty i a njiti:
Vrau n’martine tė Sulltanit
Burizanen Mark Milanit!”
(LAHUTA, Kanga e katėrmbėdhjetė, Te Ura e Rrzhanicės).
Marka Kola ėshtė njė nga dėshmorėt e Atdheut qė dha jetėn nė luftė pėr mbrojtjen e trojeve tė parėve. Tom Leci ruante sė bashku maskėn e Gjergj Fishtės (te realizuar nga Justin Rrota) dhe portretin e Marka Kolės (tė realizuar nga vėllai i tij, Simon Rrota). Dhe nuk ishte e lehtė tė ruaje njė relike tė Fishtės nė Shkodėr. Mbas vdekjes sė Tom Lecit (i cili i kaloi vitet e rinisė sė tij nėpėr burgjet e diktaturės), maska e Fishtės ruhet nga familja e tij nė Shkodėr. “Kėtė maskė kam pasur fatin ta kundroja sa herė shkoja pėr vizitė tek miku im, Tom Leci” (M. Quku).


* * *
Fotot dėshmojnė se dita e ceremonisė sė lamtumirės ishte njė ditė me shumė dėborė dhe kortezhi mortor pėrbėhej nga njerėzit mė nė zė tė politikės, fesė, artit dhe inteligjencės. Ka shumė dėshmi gojore e fotografike qė nuk njihen nga kjo ditė.
Bashkėkohėsit tregojnė se ceremonia e varrimit tė Fishtės qe mė madhėshtorja qė ishte pa ndonjėherė nė Shkodėr. Qė me 22 dhjetor qyteti e rrethet ishin veshė nė tė bardhė. Bora binte si donte Zoti vetė. Homazhet filluan nė Katedralen e qytetit dhe prej aty procesioni kaloi nėpėr gjuhadol, kaloi nėpėr piacė, (pedonalja e sotme) dhe u ndal para ndėrtesės sė Postės. Aty u mbajtėn fjalime nga autoritetet e vendit dhe tė tjerė qė kishin ardhur nga Tirana. Fjalimet u mbajtėn pikėrisht nga balkoni i shkallėve tė ndėrtesės, aty ku para katėr viteve i ishte dhėnė lamtumira e fundit njė tjetėr tė madhit Mjeda. Prej aty kortezhi vazhdoi rrugėn nė rrugicėn qė tė ēon tek Kisha e Franēeskanėve, ku edhe u varros nė kriptin e Urdhnit tė tretė. Ekzistojnė fotografi tė katėr fotografėve tė Shkodrės, por qė duhen kėrkuar dhe promovuar nė tė ardhmen. Ne po prezantojmė fotografinė e procesionit nė ēastin qė po ngjitet nėpėr piacė, sapo ka dalė nga Gjuhadoli. Shihet qartė se ka ra borė e madhe, aq sa kanė mbetur grumbuj grumbuj nė tokė. Ndėrsa po bie shi, sepse pjesėmarrėsit janė me ēadra. Procesionit i paraprin banda muzikore Antonjane tė Franēeskanėve, mes tė cilėve ėshtė edhe heroi ynė Tom Leci me Bas-Mi. Arkivoli i Fishtės ishte i mbuluar me flamurin autentik tė Dedė Gjo’Lulit. Ai u vendos pėrfundimisht nė Kishėn e Gjuhadolit. “Diq ma besniku i shprehjes sė ndiesive shejte dhe bujare tė kombit tonė” u shpreh prof. Filip Fishta. Me vdekjen e tij, Akademia e Italisė “Humbi nji ndėr pjesėtarėt e vet ma tė shkėlqyeshėm” , shprehet kryetari i kėsaj akademie Prof. Luigj Federzoni nė telegramin qė dėrgoi nė rastin e vdekjes sė poetit mė 30 dhjetor 1940. “Ky hyll i shlėqyeshėm u kėput prej qiellit shqiptar, ky njeri i madh u dna nga mesi i ynė, por Ai nuk do tė harrohet kurr prej Shqiptarėvet”- do tė shkruaj Prof. Karl Gurakuqi me kėtė rast. Dhe vėrtetė mbas sa e sa fortunave tė kohės, ka ardh dita qė Fishta tė kthehet nė vendin qė i takon. Fishta po kujtohet e po nderohet prej shqiptarėve.


* * *
Njė histori tė veēantė kanė edhe fotografitė ku janė fiksuar disa relike tė Fishtės si penda e artė, kurora e argjendtė, kopja e botimit tė parė tė Lahutės sė malcisė, me tė cilat njihemi nė kėto fotografi. Interesim tė veēantė treguan fotografėt e rinj, Shan Pici, Dede Jakova e Pjeter Raboshta, qė sapo kishin hapur studiot e tyre nė Shkodėr, nė shembullin e Foto Marubit.. Nė studion e pleqve Marubi ishte kthyer nga Franca, ku ishte specializuar, Gegė Marubi. Tė gjithė kėta fotografė tė talentuar e tė arsimuar punuan ato ditė pėr tė pasqyruar sa mė denjėsisht figurėn e ndritur tė Fishtės, pėrmes fotove tė kohės. Gega filloi te fotografonte me aparat tė lėvizshėm me filma tė markės Laika. Mes kėsaj plejade fotografėsh bie nė sy Shan Pici, i cili u shqua pėr fotografi tė karakterit arkivor, dokumentar. Ata bashkėpunan me oraganet e shtypit, si edhe me komisionet qė u krijuan pėr tė pėrgatitur botime speciale pėr Fishtėn.
* * *
Fishta u ēmua dhe u nderua nga shumė personalitete e burra shteti tė mėdhenj tė kohės. Perandori i Austro-Hungarisė, Franz Jozefi e dekoroi nė vitin 1912 me Urdhėrin Ritterkreuz, Papa Piu XII e dekoroi nė vitin 1925 me Medaljen e Meritimit, Parija e Pėrgjithshme e Urdhėrit Franceskan e dekoroi nė vitin 1929 me Lector Jubilatus. Madje At Gjergj Fishta u dekorua nė vitin 1912, edhe nga Sulltani i Perandorisė turke me dekoratėn Mearif klasi i dytė, kurse u dekorua nga Mbreti i Greqisė nė vitin 1931, me dekoratėn Foenix. Me rastin e vdekjes sė Fishtės, si edhe tė pėrgatitjeve pėr botimin “Atė Gjergj Fishta”, Tiranė, 1941, fotografi i ri Shan Pici mori pėrsipėr tė bėnte fotografi tė relikeve tė Gjergj Fishtės. Po japim informacione lidhur me disa prej tyre. Njėra foto i takon dekoratave tė akorduara Fishtės: 1. Nė mes tė fotos, lart ėshtė “Medaglia al Merito”, nė vitin 1925 nga Papa Piu XII, 2. Dekorata nė krahun e majtė ėshtė “Ritterkreuz” e akorduar nė vitin 1912 nga Perandori Franz Jozef i shtėpisė sė Habsurgėve, 3. Dekorata nė tė djathtėn ėshtė “Mearif”, klasi II, akorduar nė vitin 1912 nga Sulltani i Perandorisė Turke, 4. Nė fund ėshtė dekorata “Phoenix” e akorduar nga Mbreti i Greqisė, nė vitin 1931.
Ndėrsa nė njė foto tjetėr Shan Pici fiksoi sė bashku Kunorėn e argjendė qė ia dhuroi Fishtės, Klubi “Gjuha Shqipe” nė vitin 1911, si edhe pendėn e artė qė ia dhuruan nė vitin 1917, nga qyteti i Beratit, pėr krijimtarinė poetike. Kunora e argjendtė iu dhurua Atė Gjergj Fishtės nga Klubi “Gjuha Shqipe” me kėtė kushtim:
“Fort tė Ndritēmit A. Gjergj Fishtės O.F.M.
Vjerrshtarit ma tė vlershmit tė Shqypnis, Atdhetarit tė Flakėt e tė dijshėm, qi me shkrime tė larta tė veta aq tė shndritun e randsi i ka dhanė gjuhės e komsis Shqiptare ket kunorė nė shej tė binduemit e tė Miradijes, Klubi “Gjuha Shqipe” ja Truen.
Kryetari i nderės: Sereggi, Kryetari: N. Ēoba, Shkodėr, 21. 1. 1911.”
Po nė vitin 1941, nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr botimet speciale kushtuar At Gjergj Fishtės, fotografi Shan Pici, ka bėrė edhe riprodhimin e njė fotografie tė vjetėr ku poeti kishte dalė, vite mė parė kur kthehej herė pas here Kuvendin e Troshanit. Kjo foto tėrhoqi vėmendjen e fotografit tė ri, sepse aty poeti kishte dalė sė bashku me fshatarėt e tij tė katundit Fishtė, aty pranė Troshanit. Pavarėsisht se cilėsia e fotografisė ėshtė jo e mirė, sepse amatore dhe e riprodhuar, ajo paraqet vlera pėr personalitetin e poetit, i cili madhėshtinė e tij e shprehte nė mėnyrė tė thjeshtė.
Po ashtu histori dhe vlera tė veēanta ka fotografia e facsimiles sė botimit tė parė tė veprės sė Fishtės “Lahuta e Malsisė” me autografin e At Shtjefėn Gjeēovit, qė e zotėrojmė sot falė kujdesit tė fotografit Shan Pici, me kėtė rast (1941). Mėsojmė se kjo kėsombėll ka qenė “Pėr pėrdorim tė At Shtjefėn Gjeēov, Gomsiqe, 13-VI-1912”.
Dhe s’duhet harruar edhe fotografia e vitit 1915, ku Fishta ėshtė nė moshėn 44 vjeēare, fotografi kjo qė paraqet mjaft interes, pasi ėshtė koha kur Shkodra dhe e gjithė zona pėrreth ėshtė kthyer nė teatėr luftimesh. Fotografia ėshtė realizuar nė studion e fotografit atdhetar Kel Marubit.



Shkrime tė panjohura tė At Gjergj Fishtes


Kolec Ēefa


Njerėzit e mėdhaj janė stacione kombtare ku na ndalemi pėr tė meditue, edhe pėr tė kaluemen, edhe pėr tė ardhmen. Nė fushėn e kulturės sonė shqiptare, i tillė āsht edhe Fishta. Pėrkushtimi i tij pėr fe, atdhe e kulturė shqiptare āsht imponues. Megjithatė, ende ka mbetė, edhe e pambledhun plotėsisht, edhe e pastudiuar krejtėsisht, krijimtaria e veprimtaria e tij. Pėrpjekje tė mira nė kėtė drejtim janė ba nga P. Benedikt Dema, i cili na jep njė pasqyrė tė botimeve fishtiane, por jo tė plotė. Janė botue disa vėllime tjera pėr krijimet e Fishtės, vėshtrue nė pamje tė ndryshme, por pėrsėri me mungesa. Po ndalem tek mbledhja e prozės fishtiane nga grupi i Z. Frano Kullit dhe nga Dr. Persida Asllani, qė na kanė mbledhė me kujdes e mund prozėn e shpėrndame tė Fishtės. Nė gazetėn “Posta e Shqypnģs” janė botue disa artikuj “Permbi burim tė gjuhvet letrare” dhe artikulli “Mikrobėt e gjuhės shqype”, tė cilėt, tue qenė pa firmė, janė lanė jashtė pėrmbledhjeve. Prof. Kostallari i pėrmendė e shkruen: “Artikulli nuk nėnshkruhet, por, sipas shumė shenjave, duket se mund tė jetė shkruar nga Gjergj Fishta, drejtues i kėtij organi”. (dhe krijon rast pėr tė sharė klerin katolik). Shtojmė se Prof. Dr. Nuri Gokaj i njef pėr tė Fishtės. Unė i kam pėrfshie nė njė vėllim tė ri qė mendoj ta botoj. Subjekti gjuhėsor aq shpesh i rrahun prej Fishtės, madje i rrahun me kulturė tė gjanė e pasion atdhetari per tanė jetėn, ka qenė i parapelqyem qė nė fillimet e krijimtarisė sė tij. Edhe punoi e shkroi shumė pėr alfabetin tonė, gjuhėn shqipe e shkollėn kombtare. Shkruente se “gjuha letrare āsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret tė vet tė gjallė, qė āsht goja e popullit, prej visarit tė kombit qė āsht literatura e perbame me mund e me kohė;… se per perparim tė gjuhės amtare āsht nevoja me u librue ē’prej themelit politikisht”; … se gjuhėn e ndėrtojnė shkrimtarėt e dijetarėt e zanatit”. Fishta nuk pranonte dekrete as porosi nga nalt pėr gjuhėn shqipe, nuk ishte pėr ngutje, nuk ishte pėr shartime dialektesh. Kėto mendime e trajtimi i kėtij subjekti, me stilin e tij fishtian; fjalori i tij i pasun e frazeologjia karakteristike nė pendėn e Fishtės, mė ēuen tek perfundimi se proza e pambledhun “Mikrobėt e gjuhės shqype”, si edhe “Pėrmbi burim tė gjuhvet letrare”, sado pa firmė autori, (ka edhe shkrime tjera nė “Postė…” tė Fishtės pa firmė autori tė pambledhuna) kanė dalė nga mendja e penda e Fishtės, prandaj duhet tė rreshtohet si krijim letrar i Fishtės. Pėrsėri nė gazetėn “Posta e Shqypnģs” Fishta ka botue njė reēension pėr veprėn e Mjedės “Juvenilia”, kritikue nga monizmi, madje edhe tue krijue kontradiktat Fishtė-Mjedė. Prof. Vehbi Bala shkruen: “Nė njė anė, Fishta ēmoi disa vlera nė “Juvenilian” e Mjedės, kurse nė anėn tjetėr, ai e kritikoi. Meritat e veprės… Si tė meta tė veprės, Fishta shėnoi njė melankoni, qė nuk rrjedh gjithmonė nga zemra sa nga mendja e autorit. Ai nuk i pėrfilli shfrimet romantike tė Mjedės si shprehje tė ndjenjave, por diēka cerebrale”. Pavarėsisht nga kredibiliteti shkencor i thanies sė masipėrme, unė po ndalem te njė identifikim imi (botue ma parė nė veprėn time “Nė gjurmėt e Fishtės”, por i papėrhapun). Po nė gazetėn e citueme, Fishta (pėr mendimin tim) āsht autori i recensionit tė dytė pėr “Juvenilian” me titull “Literaturė shqype”, nė anonimat, ku lavdon poezinė e Mjedės pėr ndiesi, per zeje, per gjuhė, tė hijshme: “Kur kėndon ato kangė, as nėpermend nuk tė kalon me thanė: Jo, kjo āsht gjuha e Shkodrės, ase e Korēės, ase e Elbasanit, por thue: Kjo asht gjuha shqype”. Dhe shprehet ma poshtė kundėr perziemjes sė dialekteve.
Njė identifikim tjetėr, qė unė e kam pėrfshie nė permbledhjen time, āsht edhe njė analizė kritike qė Fishta shkruen per Koliqin, por tash po ndalem te njė prozė tjetėr, e pambledhun, pse e panjohun si e Fishtės.
Mė 1921 plasi kryengritja e Mirditės. Thuhet se paaftėsia e prepotenca e anėtarėve tė qeverisė, rrjedhė ndoshta nga ndonjė ndjenjė negative, ēuen nė ngjarjet qė ndodhėn pas. Deputetėt e Shkodrės, kleri katolik, kėrkuen tė ēohej njė delegacion me nė krye Bajram Currin komandant, me u marrė vesht. Mirėpo ngjarja pėrfundoi me luftė kundėr Mirditės. Fishta shkroi njė prozė qė ia fali drejtorit tė fletores “Shkumbini” qė e botoi nė nr. 30, datė16. 9.1921. Qeveria arrestoi drejtorin, pse kėrkonte artikullshkruesin. Ma gjatė lexoni ma poshtė:
Kėshilli kombtar
N. 617/III
Tė Shkelqyeshmes Kryeministri
Tiranė
Nė pergjegje tė shkresės nr. 1982 tė Ministris tė Punėve tė Mbrendshme, paraqit me anėn tė Shkelqyeshmes Kryeministri, kemi nderin me u njoftue se deputeti i Shkodrės Z. At Gjergj Fishta u pyet mbi ketė ēashtje. Z. e tij thotė, se artikullin vet(ė) e ka shkrue, por pa nėnshkrim dhe per hesap tė Redaksis tė gazetės “Shkumbini”, dhe tue thanė direktorit t’asaj gazete, qė artikullin mundet t’a ndryshojė, ose mos t’a botojė se s’pranon aspak pergjegjėsi.
Pritni nderimet tona shumė tė nalta.
Kryetari
Eshref Frasheri
Tiranė, me 22/10/921
Vula




Mikrobėt e gjuhės shqype
Pernjimend se asht nji punė per t’u ēuditė, qė nji grusht njerėz nė gji t’Europės, qė jemi na shqyptarėt, tue kenė ndoshta kombi ma i vjetri i tė gjithė Europės e rrethue per gjith anesh prej kombeve tė tjera ka mujtė me ruejtė deri sod gjuhėn e vet m’vedi e krejt tė dame prej gjuhėve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanė romakėt e turqit, dy pushtete tė perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallė se gjallė, e, shka asht ma teper, perditė tue u zhdrivillue ma fort. Asht lypė forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtė gjuhėn e vet tė gjallė e tė kerthneztė ndermjet zhumhurit tė gjuhėve tė slavėve, tė grekve e nen imperjalizem tė kulturės latine, pse dihet qė ka kombe n’Europė, tė cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale tė veten, por gjuhė tė hueja. Por tue vu nė oroe korespondencėn e perditshme, qė na vjen prej Shqypnijet, shkrimet qė ēohen me u botue nė shtypshkrojė tonė, mundena me thanė, se ēka nuk mėrrijtjen me ba nė gjuhė shqype grekėt, romakėt, gotėt, slavėt etj. janė tue e ba sod shqyptarėt vetė: janė tue e hupė gjuhėn shqype! Nen shkak qė gjuha shqype s’ka literaturė tė veten, kanė nisė tė shkruejnė shqyp secilli mbas atij qirificit tė mendes sė vet, pa e vū nė oroe aspak a natyrėn e gjuhės, a shijen estetike e arsyetimin e ligjeratės njerėzore. Kanė kėndue ndonji fletore tė hershme, ase, neper tź, edhe ndonji liber shqyp,
botue prej ndoj geget a tosket si neper kllapģ a me pasė kenė tue qitė laknuer me nźne e qe se ato 10-15 kokrra fjalė ekzotike, qė u kanė mbetė nder trū tė shtypuna a librat shqyp, kanė per t’u mundue me e folė, kanė per t’i mbjellė aty-ktu neper shkrime tė veta si me lėshue guraleca nė brūm tė bukės kallamoqe, nė short me tė thye dhambėt e tmallėt e shėndosha. Tjerėt kahė nuk i ka lanė shpija mbrendė, kanė kerkue dhenė si parja e kuqe, e kur kanė shtegtue neper Shqypnģ, tė ngushtuem me u marrė vesht a gega me toskė, a toska me gegė, kanė shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfarė mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e tė kanė perba nji gjuhė krejt nė vedi, qė s’di a asht kąl, a mushk, a gomar e qė ma fort se gjuhė shqype, kishte me u dashė me e quejtė sallahane. E, ka asish masandej, e janė sidomos do nėpunėsa nė Shqypnģ e nxanėsat tonė jashta Shqypnije, tė cillėt, ma fort se me studiue natyrėn e gjuhės a librat shqyp kanė per t’u mundue me folė e me e shkrue shqypen mbas mėndyrės qė ta flasė drejtori i zyres, per nė kjoftė nėpunės e, per nė kjoftė nxanės ka per t’i marrė tė gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore tė atij qė ta ketė porositė me e marrė nė shkollė perjashta: e atėherė na mblon aj breshen fjalėsh shumė tė bukura e qė me shmangien e formave dialektare, per me trajtue kėshtu gjuhėn letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta qė po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash sė vonit: Gjithė pjestarvet i ngufoi zemra nė gėzim tue ndigjue kto fjalė me randėsi tue u qeshun fėtyra, u shperndanė kadalė. Tė gjithė dija e gjuhės shqype ka mbetė, per nė kjoftė gegė shkruesi me shkrue shumė ė nder fjalė, e per nė kjoftė toskė, tue vu sheje hundakėsh, punė e pa punė; e kėshtu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shprazė nė tź nji kubure kaēalluke mbushė me shasme. E, shka tė bindė e tė neveritė ma fort asht kta qė tė gjithė po duen me u mbajtė filologė. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besės, ta bajnė kryet per voe kahė vehen kinse me tė spjegue, se kjo fjalė vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka thanė kėshtu, se Pederseni ka shkrue ashtu e kėshtu Jockel e kėshtu Jagiē e kėshtu etj., etj. tė tana fjalė si me u pasė ra lnjyra e me kenė tue folė kėllapģ. Per ta tė gjithė literatyra s’asht tjetėr veēse nji etimologjģ fjalėsh e kurrgja ma teper. Kahė pritojnė me u vu e me zanė mė libra shqyp, kta s’e zanė se ka shkrue kush shqyp kurr, e pse gja tė veten s’kanė tė shkrueme, kėshtu gjithmonė kanė per tė mbajtė per fjalė tė shkrimtarėve tė huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E Kėshtu, kahė rrijnė kta garguj tue britė permbi filologji e literatyrė, gjuha shqype ka ardhė e asht perzie si flokėt e harapit sa me mbėrrijtė njeriu me i thanė vedit, jarebi, a di unė shqip, apo jo? Per nė ngjatėt puna kso doret, s’ka me shkue shum e na kemi me kenė tė ngushtuem me folė e me shkrue nė gjuhė tė huejen, pse gjuha shqype ka me dekė, pa dyshim, mbassi i kanė hī sod mikrobėt qė janė shkrimtarėt e padije e tė pa zeje. Thonė se gjuha shqype s’ka literatyrė e gjuhė letrare tė veten. Asht rrenė! Gjuha shqype ka literatyrė, veēse s’ka lertrarė, sa kishte me u dashtė. Padija nė literatyrė e njė shumicės sė madhe tė shqyptarėvet tė sodshėm, ka ba qė perparimi i literatyrės sė gjuhės shqype sod ka kthye, pak me thanė, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit tė marrė qė me u dukė letrarė pa kenė, sod asht pshtjellue gjuha shqype nė mėnyrė qė mos me mujtė me kėndue dy rreshta shqyp, perpa t’u ēue vneri. Urojmė qė shqyptarėt e meēėm e sidomos Komisjoni Letrar kanė me u mundue me i shtypė me shkrime tė veta kta mikrobė parazita tė gjuhės shqype.
(“Posta e Shqypnģs”, 1918, nr.30, F.4).


Literaturė shqype
Si e kemi lajmue edhe nji herė tjetėr, fort i Nderti Zotni Dom Ndre Mjedja nė kėto kohėt e mbrame, tue herrė lulishtėn e Zanave, ka mbledhė e ba tubė do lule tė bukura poezie plot njomėsi e hijeshi e i quejti “Juvenilia”, nėn tė cillin emėn kuptohen vjershat e kangėt e tija tė shkrueme nė moshė tė re. Prej emnit tė pėrvujtė tė tė mbledhunit tė kėtyne kangėve, njeriu s’kishte me pritė se gjenė aty mbrendė nji poezi tė naltueshme e vjersha tė punueme me zeje. Por puna āsht krejt ndryshe.
Nė atė libėr ke nji poezi plot ndiesi, nji zeje tė pashoqe e nji gjuhė fort tė hijshme. Kur ti kėndon ato vjersha, tė ngjallet menjiherė uzdaja se me gjuhė shqype ka me mujtė dikur me u mėkambė nji literaturė e zgjedhme e e hijshme. Kur kėndon ato kangė, as nėpėrmend nuk tė kalon me thanė: Jo, kjo āsht gjuha e Shkodrės, ase e Korēės, ase e Elbasanit, por thue: Kjo āsht gjuha shqype. Nė ato kangė nuk janė shartue mollat me morriza, as lilat me hitha, si me thanė se ajo gjuhė nuk āsht e perbame me fjalė tė trillueme mbas qejfit e me hamendje; por āsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret tė vet tė gjallė, qė āsht goja e popullit, prej visarit tė kombit qė āsht literatura e perbame me mund e me kohė. Prej kėtij libėr shifet kjarisht sesa arsye kanė ata qė thonė, se gjuhėn letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Prandaj na po jau porosisim kėte libėr gjithė dashamirėsve tė literaturės kombtare e, sidomos mėsueasve e nxanėsave tė shkollave si fillestare, si tė mesme. E shpresojmė se shqyptarėt kanė me iu pergjegjė kėsaj porosie tonėn, psekujtojmė qė ata e dijnė, se, kur na flasim mbi Shqypnģ a lavdojmė ndonji vepėr shqyptare nė fletore tonė, atėherė e kemi pėrnjimend e jo per me shkarravitė leter.
Libri “Juvenilia” nė kėto ditė āsht qitė me u shitė e kush don me e ble, t’i sillet shtypshkrojės franēeskane nė Shkoder, tue dėrgue ēmimin e tij qė āsht tri koronash, si edhe shpenzimet e postės, kush e porositė me postė.
(“Posta e Shqypnķs”, nr.54, f.3, Shkoder, 22 qershuer 1918).


Fjalė tė reja e mentalitete tė vjetra
Sot āsht tuj u vra shqiptari me shqiptarė. Sot nji krahinė e pėrmendun e Shqipnisė, Mirdita, āsht tuj u la nė gjak tė shqyptarėvet! Punė fort e ligė; punė e keqe fort! Kush e ka fajin?
Qatje kah nbarimi i qershorit tė kėtij vjeti doli fjala e mori dhén, se paria e Mirditės, Z. Marka Gjoni i Gjomarkajve, po e kishte ba pleqni me krén tė vendit, m’e shkepė Mirditėn prej Qeverijet tė Tiranės e me ngrefė per te nji qeveri tjetėr tė re, e se, per me i dalė kėsaj pune nė krye, po kishte kalue deri nė Prizren, per me lypė prej serbėve ndihmė financjare e ndihmė morale a diplomatike.
Qeveria jonė e paska pasė ndie ket fjalė e menjiherė vendueka, me ēue nė Mirditė njė forcė ushtarake, per me prue me fuqi t’ armėve Marka Gjonin nė fille, me gjith krén e me gjith popull kreshnik t’atij vendi.
Tė ndershmit deputetėt e Shkodres, tuj marrė vesh se ishte kah mėkambej nji ushtri me i ra Mirditės, i tėrhoqėn vėrejtjen qeverisė, se mėndorja e kohėve e e vendit e lypte, qė bashkė me ushtri tė dėrgohej edhe njė komision, pėr me u marrė vesh nji herė ma para me Kapitan Marka Gjonin e me tjerė krén tė Mirditės mbi shkaqe tė verteta, qė i kishin shtye me lypė tė ndamit e Mirdites prej qeverijet tė Tiranės. Mbas projektit tė tė ndershemve deputetė tė Shkodrės, komisioni do tė pėrbahej prej katėr vetėve: tre zotni shkodranė, dy katolikė e nji muhamedan, e Bajram Beg Curri, i cili do tė ishte kryetar i komisjonit e komandar i ushtrisė, kėshtu qė mos tė dilte kurrnji kundėrshtim i damshėm ndėrmjet komisionit e komandet ushtarake. Proponuem Bajram Beg Currin, pse ky vetė e shpija e tij, jo veē mbas luftave e kryengritjeve, qė nė kėto vjett e mbrame kanė shėmtue vendin tonė, por edhe perpara, ishte nė lidhni miqasore me derė tė Gjomarkajve e me popull mbarė tė Mirditės e, pse edhe vjet qė shkoi u diftue burrė e komandar i zoti nė tė shtypun t’ esadistėve. Ma teper do dijtė, se i gjith populli katolik i Shqypnisė sė Eper ka nji besim tė plotė nė burrnģ e nė bujarģ tė kėtij burri tė ndershėm.
Qeverija nji herė e parapa plotėsisht projektin e deputetėvet tė Shkodrės, por mbasandej, per arsye qė parlamenti do ta kishte me detyrė me e dijtė, e qiti poshtė. Lėshoi esadistat prej burgut, siguroi miljonat nė kasė tė financės, edhe, nėn komandė tė Z. Kolonelit Ali Fehmi Bej Kosturit, ia lėshoi ushtrinė nė shpinė Mirditės. E kėshtu, shi nė kėto kohė historike zunė me u vra e me u pre shqyptarėt ndermjet vedit.
Edhe na jemi mendimit, qė nė Shqypni mos tė ketė veēse nji qeveri tė vetme, pse kėshtu njinija e jeta e kombit sigurohet ma mirė. Por kur tė marrim para sysh, se edhe njeti aty-kėtu nėpėr botė ka shtete tė mbarėshtueme nder kantone, me njė qeveri qandrore, si Austro-Hungarija motit e Helvecia nė ditė tė sodit, na, per me u dashtė me u dhanė fjalėvet kuptimin e vet tė vertetė, ma fort se nji tratti, ēashtjen e sotme tė Mirditės e mbajmė nji ēashtje politike tė permbrendshme: pse edhe qeverija nuk mundet me na vertetue pozitivisht, se me ket lėvizje Kapiten Marka Gjoni do pernjimend me i lėshue shteg jugosllavit, qė tė dalė nė skele tė Shnjinit. Por edhe me pasė per tė kenė e vertetė kjo fjalė, nuk kishte me kenė arsye me u ēue na e me mbytė shoqi-shoqin, tue kenė se tė lėshuemit a tė moslėshuemit shteg jugosllavėve neper Mirditė, nuk asht nji ēashtje kjo qė mund tė rregullohet prej Kapiten Marka Gjonit a Eljaz Beg Vrijonit, por prej Konferences sė Paqes.
Prandaj na nuk kuptojmė se si mund tė jetė, qė shi njajo qeveri e cila jep autonominė administrative Himares, ku ende nuk asht e sigurtė, se populli i atij vendi, pa u hap nji plebishit prej anės sė Konferencės sė Paqes, dishmohet shqiptar: qė shi njajo qeveri, e cila lėshon prej burgut njata shqiptarė, qė vjet me ndihmėn e serbėvet dojshin me ba qė jo veē Mirdita tė shkepej prej qeverijet tė Tiranės, por qė me gjith Shkoder t’i lėshohej Jugosllavisė, nuk kuptojmė, po thomi na, se si njajo qeveri tė shkojė sod e tė vrasė e tė therė Mirditasit qė lypin vetėm me u shkepė prej qeverijet tė Tiranės, mbasi edhe Turqija, ligji i sė cilės sod me sod zotnon nė Shqypni, ia ka pasė njoftė nji administratė privilegjante.
Por kėto janė punė qė i perkasin kompetencės sė parlamentit, na kėtu vetem duem tė pyesim qeverinė: ēka bani ajo e ē’mjete tė paqta perdoroj per tė bamė qė Mirdita mos tė lypte me u shkepė prej qeverijet qandrore? Duhet dijtė, se nder shtete parlamentare nuk janė vetem mitralozat e topat, qė mbajnė qetėsinė nder krahina tė ndryshme tė atdheut, mandej ka pasė thanė edhe ai i moēmi: nandėdhetenandė urti e nji trimni.
Se asht zanė fill Shqypnia zyrtare e e ligjshme, duem me thanė, prej 1914 e deri sot, shtetin tonė e kanė sundue kėto qeveri:
1. Qeverija e Princ Vidit.
2. Qeverija e Turkhan Pashės
3. Qeverija e Sulejman Beg Delvinės
4. Dy qeveritė e Eljaz Beg Vrijonit.
Tash tė gjitha kėto qeveri ēka banė pėr Mirditė, ose ma mirė, tė thomi, pėr Shqypninė Veriore?
Njiherė qeverija e Princit Vied me i lajmue s’i lajmoi popullit mbi Breg tė Matės e perpjetė, se Shqypnija kishte dalė shtet mė vedi e se kishte edhe nji princ suveren tė vetin: pse, sa per dhetė miljonat ar qė aso kohe u shpenzuen nė gjashtė muej, as nji dy pare si nuk u dha per tė mirė tė kėsaj krahine. Per qeverinė e Turkhan Pashė dihet vetem kėta, qė dėrgoi njiherė nė Lezhė pėr ēashtje tė dhetave tė Zadrimės e se desh tė ngrefė nji nenprefekturė nė Bushat. Nen qeverinė e Sulejman Beg Delvinės u ngref lufta me jugosllavė nė Hot e nė Kastrat, nuk dihet se pse, edhe u rrenue Malcija e Madhe, nji krah i fortė i Shqypnisė. Ma teper kjo qeveri organizoi nji operacjon ushtarak nė Zadrimė e t’i lėshoi mbi shpinė atij populli Shkoder e Postrripė, ushtarė e bashibuzukė, e gjendarė gjithfarė ngjyret e veshet, me bajrakė e me burija e me teneqe, tė cillėt, mandej, kjenė gati tue u vra shoq me shoq, pse ky po hante pata ma shum, jo pse ai po rruente biba e desh e qč tė Zadrimės, si t’ishte kjo armik e jo pjesė plotėsuese e Shqypnisė. E po qeverija e Eljaz Vrijonit? Si tė gjitha tjerat. As ndreqi rrugė, as shtroi urė, as ēili treg, as vu rend e rregull e nder 503 shkolla, qė mban shteti shqyptar nė tė gjith prefekturėn e Shkodrės ngrefi vetem tetėmbėdhetė shkolla fillore e dy qytetėse. Njė punė tek asht: tė kallėzoj vetė ē’tė mirė i suell qeverija e tij Shqypnisė sė Eper, qė me terheqė prej vedit besimin e saj? Kėtu, posė mungesash tė kėsaj qeverije, kishim me mujtė tė njehim edhe shum e shum gabime e shperdorime auktoriteti tė bame prej anės sė kėsaj qeverije, por ngushtica e fletores na pengon tė zgjanohemi ma teper nder kėto fjalė. Tash nji qeveri qė s’asht e zoja t’i sjell nji tė mirė vendit dhe asht e ngushtueme tė ngrefė luftė dy-tri herė nė vjetė me popull tė vet, dmth, se gjindja e saj ende s’e kanė mentalitetin e perbamė, per me vu nevojėt e kohėve tė sodshme e tė systemeve tė reja. Edhe Turqit e Ri dhanė konstitucjonin e mbasandej ēuen Turgut Pashat e Xhavit Pashat me topa e mitraloza nėper Shqypni.
Por mos tė harrojė qeverija, se ka thanė i moēmi, qė: “kush mbjellė erė, korrė duhi”.


(Kjo prozė , e panjohun si e Fishtės, u botue nė gazetėn “Shkumbini”, nr. 30, datė 16.9.1921.)




Njė shenim: Fishta me Kostaq Cipon kanė pasė edhe mosmarrėveshje per punė shkollash. Po shkruej ma poshtė njė mendim tė panjohun tė Fishtės pėr tė tregue se njerėzit e dijes, edhe kritikojnė njeni-tjetrin, edhe e vlerėsojnė njeni-tjetrin; edhe grinden njeni me tjetrin, edhe ndihmojnė njeni –tjetrin. Lexoni si Fishta ndėrhynė pėr tė faluė Cipon e merguem.


Fishta per Kostaq Cipon
Kostaq Cipo ka krye studimet nė Itali dhe āsht laurue nė letėrsi. Asht njė nga ma tė aftit e studiosa profesora tė Shqipnģs nė letėrsi klasike e kombtare. Sa e ēmoj qė mė nderon me miqsģn e tij – nuk ka dhanė kurr rasė me dyshue mbi disiplinen e tij e vartėsģn e tij ndaj njerėzimit tė qytetnuem. Ka grue e fėmijė e, vjetin e kaluem, qe drejtor i liceut tė Korēės. Nga mueji i gushtit tė kaluem gjindet i merguem vazhdimisht.
Lutemi, herė pas here, tė lihet i lirė e t’i kthehet familjes qė, shkaku i syrgjynosjes sė tij, gjindet nė vėshtirėsi.


Elbasan, 26.VIII.24


Edhe njė letėr e pabotueme e Haxhiademit per Fishtėn:


Shumė i ndershėm e i shkelqyeshėm poet,
Kur u kėtheva sivjet prej Berlini nė Shqipnģ e u takova me Zotnģn t’uej nė Tiranė, u gėzova shumė tepėr.
Desha tė bisedoshim atė ditė pak mbi poezģn e literaturėn shqipe, por mjerisht nuk u poqėm mā. Si e ēoni mbė atė farė Shkodre nashti, o monsignor?
Un Bukolikėn e Vergilit e mbarova sė pėrkthyemi nė heksametrė shqipe, kėshtu edhe tragjedģn originale t’imen “Odyssen” e mbarova tyke derdhė gjithė mundin t’em, dhe si vers mā tė hieshėm pėr tragjedģ zgjodha atė tė Shakespeare-t e tė klasikėvet gjermanė pentapodia giambica.
Pėr me iu pėrshtatun shijes sė popullit t’onė mā tepėr I kam shtuem edhe rimėn, kurse ata t’jerėt e kanė sciolto.
Zhvillimin e traghedģs e kam bamė krejt nė mėnyrėn klasike dhe njerzit qė lozin janė katėr e dėften vdekjen e pamėshirshme t’Odysseut prej tė birit qė pat me Kirkėn (Circe) Telegonin, tyke mos e njohtun se ishte i ati tė cilin e kėrkonte shumė kohė.
Tragjedija sa āsht tragjike, aq āsht melankolike e me moral tė fortė; dhe jam sigur, monsignor, qė ka me ju pelqyem mjaft, n’e kėndofshi ndonji herė, kur tė na qėllojė rasti me u takue.
Due me i shtypė tė dyja kėto vepra, por si student qė jam nuk mundem kurrsesi; prandaj pyes zotnģn t’uej a ka ndonji njeri qė tė mundet me i botue kėto dy vepra tyke i shtypė, se besoj qė nuk janė fare pa randėsi.
Pres pėrgjigje prej zotnģs s’uej kėto dy javė, se mā vonė ndoshta nisem pėr Berlin.
Me ndér
I jueji pėr jetė
Edhem Haxhiademi




Po i mbyllim kėto tė dhana me njė epigram tė pabotuem tė gjuhėtarit tė nderuem P. Justin Rrota: “Shkrue mė 14 tetor 1929 nė ditėn kur sivėllaznit e kuvendit uruen tė Perndershmin At Gjergj Fishta OFM me rasėn e marrjes, mė 12 tetor, tė titullit Lector Jubilatus nga i Perndershmi At Gjeneral i Urdhnit, Shkodėr (Gjuhadol).
Epigrami āsht shkrue latinisht nga autori dhe pėrkthye nė shqip prej Z. Zef Simonit, poliglot, pėrkthyes e leksikograf.


Sot nė ditėn e katėrmbėdhjetė tė tetorit tė vjetit 1929
Tė gjithė hareshem tė mblidhemi shokė e miq
Per t’i urue gėzim e lumtuni
Tė Perndershmit At Gjergj Fishta O.F.M.
Princit tė madh tė letrave tona
I cili nė zhvillimin e arteve tė bukura
Ka merita fort tė mėdha
Dhe nė kėte ditė
Mori titullin Lector Jubilatus
Si Ai qė tregoi qartė e bindshem
Se ē’mund tė bajė e ē’bukuri ka
Gjuha amėtare
Pėr shumė shekuj heu! E lanė mbas dore


Rrnofsh gjatė, pėr nder e lavdinė tonė, rrnofsh pėr jetė
Ashtu si shkrimet e tua do tė mbeten
Pėrmendore tė perhershme tė popullit tonė!



Gazeta Shqiptare, 26/12/2010
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: At GJergj Fishta veprimtaria e tij   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
At GJergj Fishta veprimtaria e tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: