Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sat Sep 20, 2008 8:35 pm

Tė nderuar forumista!
Tė kuptoshė dhe tė vlerėsoshė pėrrallat,si njė gjini mė vete e letėrsisė,ėshtė jo pak e lehtė! Aq mė tepėr tė shkruash dhe tė tregosh.Mendoj se ja vlenė tė dikutojmė nė kėtė forum edhe pėr kėtė temė dhe kush mundet tė sjellė pėrrallat mė tė mira nga thesari popullor apo dhe tė krijoi bazuar mbi pėrvojėn e ēmuar tė popullit.
Pėrrallat nuk kanė vlera vetėm pėr tė vegjėlit por nėpėrmjet tyre tė rriturrit pėrcjellin tek brezi mė i ri thesarin e mėnēurisė dhe urtėsisė njerėzore.
Respekt pėr tė gjithė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sat Sep 20, 2008 8:41 pm

Po e nis unė i pari,me njė pėrallė qė nuk e kini lexuar besoj.

- MBRETĖRIJA E QIELLIT DHE E TOKĖS LIDHIN MIQĖSI---
( Pėrrallė )
Na ishte njėherė, shumė kohė pėrpara, nė kohėt shum tė lashta, njė mbret. Jetonte i lirė, nė pronat e tija dhe zotėronte deri sa mund tė tė shihte syri. Tė gjitha malet, tė gjitha fushat, tė gjithė krojet, gjithė lumenjtė, tė gjith pėrrenjtė, tė gjitha lėndinat, tė gjithė zogjtė, tė gjitha kafshėt e egėra, tė gjithė pyjet,era, bora, shiu, dielli qė ngrohte gjithēka, dinin e flisnin gjuhėn e tija.Ai kishte tre fėmijė. Dy djem e njė vajzė. Njėrin djal i madhi, quhej Trimi, i dyti quhej Fisnik, kurse vajzėn, e treta quhej Diella. Tė tre fėmijėt rriteshin tė lumtur. Nuk dinin kurrė tė grindeshin me njėri tjetėrin, sepse nuk kishin dėgjuar gjė tė keqe nga goja e njėri - tjetėrit. Aq tė lumtur jetonin saqė gojė pas goje e mėsuan tė gjithė, deri sa vajti fjala nė mbretėrin e qiellit.Mbreti i qiellit, nuk e besonte tė ishte dikush mė i lumtur se sa ai! Sepse ai kishte disa veti dhe mundėsi qė nuk i kishte asnjė mbret i tokės. Pėr t'ju mbushur mėndja dhe pėr ta vėrtetuar kėtė, ai dėrgoi nė tokė njėrin nga besimtarėt dhe bashkė puntorėt e tij, mė besnikė.
- Tė shkosh, - i tha atij - me vrap tek Filan mbret nė tokė dhe tė mė thuash nėse, vėrtet ėshtė i lumtur, ashtu siē mė thonė! Dhe besniku i tij ,u nisė fluturimthi pėr nė tokė, pa ja bėrė fjalėn dy mbretit tė tij. Pallatin e mbretit e gjeti shum kollaj, sepse kėdo qė tė pyesje e njihte dhe ishin tė kėnaqur nga ai. Kur shkoi tek pallati, nuk pa, t'i dilte asnjė obortar pėrpara, qė ta ndalonte, apo ta pyeste ku shkonte. I dėrguari hyri brėnda murit, qė e rrethonte pallatin e bukur, pa hasur nė asnjė farė pengese. Sapo hyri nė portėn e madhe me hark, e gjerė sa tė hynin gjashtė kalorės krah pėr krah dhe e lartė sa dy kalorės bashkė.Aty pa pėrball tij, njė lulishte dhe njė park tė mbushur me lloj-lloj pemėsh nga mė tė bukurat. Mbretin e gjeti duke u argėtuar me fėmijėt e tij, e duke rendur nėpėr lulishten me lloj-lloj lulesh tė bukura.Atėherė thoshin se, njerėzit jetonin shumė dhe ishin mė tė mėdhenj fizikishtė e mė tė pasur shpirtėrishtė. Mbase kjo kishte tė bėnte me madhėsin e gjoksit tė burrit tė asaj kohe. Njė gjoks aq i madh, pa tjetėr qė nxinte shumė bujari e fisnikėri brėnda tij! Mbreti e mbretėresha ishin zhytur nė lojėn e fėmijėve tė tyre, duke thurur kurora lulesh dhe nuk vunė re se, njė krijesė qė ata nuk e njihnin, nuk e kishin parė, po afrohej drejt tyre.Atė e vuri re vajza e para, qė kur e pa, u trėmb sepse, nuk e kishte parė herė tjetėr kėtė krijesė, qė ngjante me ta, por qė lėkurėn e kishte mė tė tejdukėshme se cipa e qepės. Flokėt i kishte tė bardha si dėbora e maleve, kurse mjekrėn e kishte shum tė gjatė.I porsa ardhuri e pėrshėndeti dhe i tha qė tė mos trėmbej, sepse ai nuk i bėnte asgjė tė keqe. Vajza u bind, jo sepse i tha i huaj por, sepse ajo nuk ishte mėsuar qė dikush ti punonte ndonjė reng e ta mashtronte. Ajo e pyeti se ēfar kėrkonte dhe nėse ajo mund t'i shėrbente ta ndihmonte atė. I dėrguari i mbretėris sė qiellit mbasi u prezantua, i tha se nuk mund ta fshihte se kishte mbetur i habitur me bukurin e saj dhe tė vėndit qė e rriste. I kėrkoi tė takonte mbretin e gjithė kėsaj bukurije. Vajza e bukur i tha se, mbreti ishte babai i saj dhe se e kishte pėrpara syvet. I sapo ardhuri u pėrshėndet pėrsėri me pėrulje dhe i sqaroi qėllimin e vizitės sė tij, pėr herė tė parė nė kėtė mbretėri.
- Mirėse ju gjej Madhėri - ju drejtua i dėrguari. Kini tė drejtė tė habiteni sepse nuk mė njihni. Unė ju njoh, nga fama qė kini.Fama juaj e madhe ra nė vesh tė mbretit tė qiellit. Ai gėzohet qė ka mbretėr tė lumtur edhe nė tokė. Pėr kėtė mė dėrgoi madhėri, ta shikoja me syt e mi dhe ti them se ėshtė e vėrtetė. Mund tė mė thoni, qė t'ja trasmetoj edhe unė mbretit tim tė nderuar, cila ėshtė arsyeja e lumturis tuaj, sekreti se si e kini arritur ?
- Mirėse erdhėt dhe tė faleminderit pėr vizitėn. Jeni i mirpritur nė ēdo vėnd tė mbretėrisė time - ju pėrgjigj mbreti i tokės, me po tė njėjtin respekt. Qė tė tė pėrgjigjem unė, mund ta them se ėshtė shum kollaj, por mė mirė, Ju duhet tė rrini disa ditė kėtu, qė ta shikoni mė mirė e ta vėrtetoni se, nga buron lumturija.
Me tė thėnė e me tė bėrė.Mbreti e ftoi nė pallat tė sapo dėrguarin, ku i priste njė drekė e bollėshme, ku vetėm njė lugė shtuan kur vajti mysafiri dhe asgjė mė tepėr. I dhanė tė pijė, vetėm njė gotė shtuan asgjė mė tepėr. I than tė pushoi po tė ishte i lodhur dhe ashtu bėnė. Kur shkuan nė dhomė, vetėm njė shtrat liruan pėr ti bėr vėnd mikut. I thanė po donte tė ndėrrohej dhe i prunė njė palė rroba nga tė mbretit. Mbasi hėngrėn, pinė dhe pushuan, mbreti i propozoi tė dilte tė shikonte mbretėrinė. Pėr kėtė ke nė dispozicion kalin tim ose karocėn, merr kė tė duash, i tha mbreti. Ashtu bėri edhe mysafiri.Doli dhe gjezdisi mbretėrinė cep mė cep. Udhėtoi me ditė tė tėra. Kudo qė vajti pa vetėm begati, respekt dhe harmoni. Kudo qė shkoi mbeti i habitur nga bukuri tė rralla. Shetiti nėpėr pyje me pemė tė larta qė tė binte kapelja ti shikoje, shkoi e shetiti nėpėr fusha tė mbjella me lloj- lloj drithrash, perime, e pemė frutore. Shetiti nėpėr lumenj, dete e liqene, mjaft tė mėdhenj dhe kudo ndeshi njė bukuri tė mahnitėshme. Kėtė bukuri nuk e kishte parė as nė mbretėrin e tij. Mbasi brodhi dhe shetiti ku deshi u kthye pėsėri tek mbreti i tokės qė ta pėrshėndeste, ta falenderonte dhe tė kthehej tek mbreti i tij.
Kur u kthye nė pallat tė mbretit gjith gėzim, nuk ishte e vėshtirė ta lexoje lumturin nė syt e tij.
(vazhdonė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sat Sep 27, 2008 8:28 pm

Pjesa II-tė

Tani mė trego se ku shkove dhe ēfar zbulove ? - E pyeti mbreti.
- O mbret i nderuar! - Ju pėrgjigj i dėrguari i qiellit. Fama jote shkoftė mė lartė se mbretėrija ime. Ti qofsh ashtu si thonė dhe siē tė pashė me syt e mij.Jam shum i kėnaqur nga pritja dhe nuk di si tė ta shpėrblej. Kėrko tri dėshira dhe unė do ti plotėsoj, me aprovimin e mbretit tim, qė kurrė nuk ma ka prishur dėshirėn. A do tė jesh i pa vdekshėm ? A do ti verbosh armiqtė sapo tė nxjerrėsh shpatėn ? A do tė tė shėrbejnė zanat ? Ēfar tjetėr tė duash unė jam gati tė ta plotėsoj !
- Tė faleminderit shumė pėr vlerėsimin!- Ju pėrgjigj mbreti. Asgjė nga ato qė thatė nuk dua. Nuk dua ta vė mikun tim nė pozita tė vėshtira, sepse e ēmoj miqėsin dhe bujarinė tuaj. Ajo qė bėra unė pėr ju do ta bėja pėr kėdo, qė zėmra ma thotė ta kėnaq. Pėr kėtė do doja, nė qoftė se, keni mundėsi tė mė linit njė shėnjė tė mbretit tė qiellit.Dua qė kėtė shėnjė ta kenė fėmijėt e mij dhe gjithė brezat qė do vijnė kėtej e tutje. Me kėtė dua qė ta njohim njėri tjetrin, qė kur lindim e deri sa tė vdesim si miq tė mbretėris sė qiellit.
- Po! Kjo ėshtė mė e kollajshmja qė mund tė tė bėj! Unė pres tė vihem nė provė mė tė madhe, sepse ndiej detyrim pėr miqėsin tonė!
- Po mė bėre kėtė qė thashė, unė dhe gjith mbretėrija ime do jemi shum tė kėnaqur.- Ju pėrgjigj mbreti i tokės me qetėsi.
- Atėhere dėgjo - i thotė i dėrguari i mbretit tė qiellit. Unė do ngjis nė gjoksin e fėmijve tė tu,tė gjith fisit tėnd dhe gjith mbretėrisė tėnde, fytyrėn e mbretit tė qiellit. Kjo do trashėgohet brez pas brezi dhe do dallohet aq sa, secili do njihet se i pėrket mbretėrisė tėnde. Sikur edhe gjuhėn tė ngatėrojnė, sikur edhe kufijtė tė gllabėrojnė, sikur edhe fėmijtė tu rrėmbejnė, ata pėrsėri do njihen nga shėnja e pėrbashkėt, dhe shum shpejt do ta mėsojnė se i pėrkasin tė njėjtit fis.Me anė tė kėsaj shėnje, asnjėherė mbreti i qiellit nuk do jet nė luftė me mbretėrin tėnde, por do jet nė krahun tuaj, kundėr ēdo tė ligu qė kėrkon t'ju groposė. Bekuar qofshi bres pas brezi. Fisnikėrija dhe miqėsija juaj do jet e pa vdekėshme.
Kėto tha i dėrguari i mbretėris sė qiellit dhe hapi flatrat dhe fluturoi lart, shum lart, saqė u zhduk nga sytė e tė gjithėve.
Nuk kaloi shumė dhe fėmijėt e mbretit e ndienin vehten sikur do fluturonin. Kishin shum dėshirė tė rendėnin nėpėr lėndinat, nėpėr pyjet, nėpėr malet e mbretėrisė. Befas ndienin njė lloj force qė nuk e kuptonin nga ju vinte.Atėherė ishte behar dhe aty pranė pallatit kalonte njė lum i rrėmbyeshėm dhe i kulluar si qelibar. Trimi, djali i madh qė atėherė ishte vetėm pesėmbėdhjet vjeē, kishte filluar bile ti djersinte edhe mustaqja, i thotė vėllait mė tė vogėl, Fisnikut, i cili ishte trembėdhjet vjeē dhe me trup, pothuaj se e arrinte vėllain e madh, i thotė pra qė, tė mernin motrėn dhjetė vjeēare Diellėn, e tė shkonin nė lumė pėr t'u larė. Dėshirė kishin tė tre, por duhej ti mernin leje babait pėr kėtė. Mbreti nuk ua prishi por i porositi tė kishin kujdes nga lumi, sepse ishte i rrėmbyeshėm. Tė tre fėmijėt rendėn drejt lumit. Kur shkuan atje filluan ti flaknin rrobat sa andej kėtej dhe mezi prisnin tė zhyteshin nė ujin e kulluar tė lumit. Pa pritur, fisniku vuri re nė gjoksin e vėllait tė tij, njė kokė zogu e cila ngjante shumė me Shqiponjėn e pa aritėshme dhe tė fuqishme tė majave tė larta. Fisniku u habit me kėtė dhe akoma nuk po hiqte kėmishėn nga ēudija!
- Pa mė thuaj vėlla i dashur - thotė Fisniku- si u gjend kjo kokė zogu kaq krenare dhe kaq e bukur nė gjoksin tėnd ?
- Nuk e di i dashur vėlla ! Unė tani po e shikoj pėr vehte !- U pėrgjigj i habitur Trimi. Atė moment Fisniku heq kėmishėn rrėmbimėthi pėr tė ndjekur shėmbullin e tė vėllait. Sytė e Trimit ishin pėrqėndruar tek gjoksi i tė vėllait, mos edhe ai kishte ndonjė ndryshim! Ēudija ndodhi dhe ata ngelėn pėr njė ēast tė shtangur sepse e njėjta gjė ishte e vizatuar edhe tek gjoksi i tij. Ata nuk dinin se qė kur dhe nga vinte kjo!
- Po ti motėr e dashur, - e pyeti Trimi, a e ke parė veten, mos vallė jemi tė gjith tė vizatuar dhe ne nuk dim gjė ?
Pa e zgjatur Diella vetė, hoqi bluzėn prej lini tė hollė, tė qėndisur me fije ari, por ē'tė shihte !? Edhe ajo si vėllezėrit e saj, mbante njė kokė zogu nė gjoksin e saj. Pėr momentin ajo u trishtua dhe filloi tė qante, sepse i dukej se shėmtonte vehten, pamvarsishtl se ajo ishte e vizatuar me ngjyrat e arit dhe shkėlqente nga dielli. Pėrsėri syri i Shqiponjės dukej sikur ishte e gjallė dhe lėviste.Atėherė do shkojmė tė pyesim prindėrit thanė me njėri tjetėrin dhe u nisėn me vrap pėr tek prindėrit. Prindėrit i gjetėn nėn hijen e njė peme tė madhe nė kopėsht, tė cilėt po rrinin tė pėrqafuar. Mbretėresha i pa fėmijėt qė po rendėnin drejt tyre dhe u doli para e shqetėsuar, sepse diēka kishte ndodhur. Baba ,Mama, thėrrisnin ata nė njė gojė.Shiko ēfar kemi ! E kemi tė tre njėsoj ! Kush na e bėri ?
- Ēfar kini ? Ē'ėshtė ajo gjė ?- i pyet mbretėresha e shqetėsuar.
- Shiko kėtu mami, shiko ēfar kam, - thoshte vajza duke i treguar gjoksin. Edhe vėllezėrit kėshtu e kanė !
- Shiko baba - thoshin djemtė ! Sot e pamė dhe u ēuditėm ! Ē'ėshtė kjo ? Ē'do tė thotė kjo ?
- Mbreti i pa me vėmėndje dhe vuri buzėn nė gaz..Zbėrtheu kopsat prej ari tė kėmishės dhe tregoi edhe gjoksin e tij.E njėjta figurė dallohej edhe nė gjoksin e tij. Atėherė e kuptoi se kush na qėnkėsh mbreti i qiellit. "Ndryshe nuk kishte mėnyrė tjetėr tė njihesha dhe tė lidhja miqėsi me mbretin e lirė" - mendoi mbreti i tokės i gėzuar. Atėherė nisi ti sqaronte edhe fėmijėt se, kjo ishte dėshira e tij, qė t'ua linte trashėgim brezave, qė tė dalloheshin si zogjtė e Shqiponjės.Ai dha urdhėr qė tė bėhej kontroll nė gjith mbretėrin e tij. Me shpejtėsi nisi lajmėtarėt anė e mbanė mbretėrisė. Lajmėtarėt u nisėn dhe shum shpejt erdhėn me tė njėjtėn pėrgjigje.
- Mbret i nderuar, - J'u pėrgjigjėn lajmėtarėt nė njė gojė. Ēudija ndodh nė gjith mbretėrinė.
- Kjo tregon se ne, i pėrkasim tė njėjtit fis, jemi njė gjak, ndaj duhet tė bashkohemi, e ti bėhemi krah njėri tjetėrit. Ashtu siē i mbron Shqiponja zogjt e saj - vazhdoi mbreti, - ashtu edhe ne duhet tė mbrojmė njėri tjetėrin, sepse nė tokė nuk ėshtė vetėm mbretėrija jonė dhe mbase dikush nuk kėnaqet me pjesėn qė i takon.Kėtej e tutje kjo shėnjė do tė jetė Flamuri i fisit e kombit tonė - U tha mbreti i tokės me sytė tė pėrlotur.
Tė gjithė u bindėn dhe e panė se mbreti kishte tė drejtė. Lumturija nuk vinte vetėm nga njė njeri i fort apo i pasur. Lumturija ndėrtohej kur i gjithė fisi, i gjithė populli bashkohej e ndėrtonte jetėn e lumtur. Atėherė mbahet mėnd se ėshtė bėrė njė gosti shum e madhe. Mbreti dha urdhėr tė festohej nė gjith mbretėrin e tija. Kush tė dėshiroj, tha ai, mund tė vijė e ta festoj kėtu nė pallatin tim. Ēdo gjė do tė jetė e qerasur nga mua. Mbahet mėnd, e ka ardhur gojė mė gojė se, u bė njė banket i madh, qė nuk ishte parė asnjėherė. Muzika nuk pushoi shtatė ditė e shtatė netė. Kėnga e vallja gjėmonte sa tundeshin malet. Atėherė ėshtė kėrcyer pėr her tė parė edhe vallja e shqipeve, qė ka arritur deri nė ditėt tona!Tė huajt kan bėrė shum luftė, pėr ta zhdukur e pėr ta mohuar, por asnjėherė nuk kan mundur!

(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sat Sep 27, 2008 8:30 pm

Pjesa e III-tė

Vitet kalonin dhe fėmijėt e mbretit rriteshin e zbukuroheshin. Tanimė Trimi me Fisnikun ishin burrėruar dhe dukeshin mė tė hijshėm kur vishnin armėt dhe hipnin nėpėr kuaj.Edhe motra e tyre Diella, ishte zbukuruar e kishte hedhur shtat tė bukur vashėror. Ajo ngjante me njė zanė tė vėrtetė kur vishej me tė bardha dhe vendoste kurorė lulesh nė kokė. Flokėt e saja e kalonin ndriēimin e arit, thoshin tė vjetėrit. Deri atėherė, ditėt e lumtura nuk kishin tė numuruar.
Kaluan disa kohė dhe nė pallatin e mbretit u paraqit njė udhėtar, i lodhur e i kėputur, nga rruga e gjatė.Ai ishte njė djal i ri, gati nė moshėn e djemve tė mbretit. Vinte pak mė i zeshkėt nė fytyrė, me flokė tė zes e tė shtruar dhe nė trup mė i shkurtėr. E fliste gjuhėn e kėsaj mbretėrije, por tha se nė mbretėrin e tij flisnin edhe njė gjuhė pak tė ndryshme nga kjo, e cila sa po vinte, e po bėhej mė e pėrdorėshme. Ai kėrkoi tė fliste me mbretin dhe njerzit e ēuan menjėherė.
Edhe kėtė e thotė pėralla, e tregojnė mė tė vjetėrit dhe ne do vazhdojmė ta tregojmė. Ai djali udhėtar, i sapo ardhur qė takoi mbretin, kishte dėgjuar pėr besėn dhe pėr bujarin e mbretit ndaj kishte vendosur t'i kėrkonte hapur njė nder. Ai e sqaroi mbretin se kishte udhėtuar dit e natė, kishte kaptuar dete, male, lumenj e pėrrenj, gjersa arriti kėtu. Nga mbretėrija e tij ishte larguar sepse dikush i kishte rrėmbyer atė qė ai dashuronte mė shumė se jetėn e tij. Nuk kishte mė vėnd pėr tė nė atė mbretėri.Ai i tha se nuk kishte parė asnjėherė njė mbret kaq njerėzor dhe me gjykim tė lartė.I tregoi se, mbreti i tij ishte cigun dhe i pa ngopur.Ai pėr ēdo ditė jepte urdhėra pėr pushtime tė reja. I pėrzinte tė varfėrit nga tokat e tyre.Ai mblidhte vetėm ar dhe vajza tė bukura.Ai mbante tė burgosura vajza si ylli i mėngjesit.Ai ishte njė mbret pa mėnt e pa zemėr.Ē'mėndurija e tij nuk kishte kufij.Kur bėrtiste ai, tundej gjithė pallati.Ai mendonte vetėm pėr vehten e tija dhe tė gjithėve ua kishte me hile. Asnjėrin nuk besonte as pėr kėtė jetė, e as pėr atė jetė.Ngaqė kishte frikė kur tė vdiste, kishte filluar tė mendonte se si do mbyllej brėnda varrit pa mundur dikush ta ē'varroste.Pėr kėtė kishte mbledhur skllevėr ngado, tė punonin pėr tė.
Mbreti rrinte dhe e dėgjonte me vėmėndje.Mbretėresha nė krah tė tij, nxirrte shpesh nganjė ofshamė mallėngjimi, nga tregimi i tė ardhurit nga rruga e largėt.
Tregimet e mija nuk mbarojnė, por nderi qė do tė kėrkoj ėshtė ky; meqėnse pashė, se ka edhe njerėz me zemėr nė kėtė botė,ose mė pranoni tė jetoj e tė shėrbej nė ushtrinė tuaj, ose vras vehten, sepse mbrapsht nuk kthehem mė.
Mbreti mbasi e dėgjoj me vėmėndje, i tha tė priste pėrgjigjen ditėn e nesėrme, tė mendohej edhe njė herė pėr hapin qė do hidhte, sepse nuk mund tė luhej me jetėn dhe vendimi duhej tė ishte jetik.Asnjė nuk ėshtė i tepėrt nė kėtė jetė, e tė gjith duhet ta jetojnė, pamvarsishtė, se jeta ka vėshtirėsit e saja. "Kali i mirė provohet nė tė pėrpjeme", mbaje mėnd kėtė dhe "miku i mirė provohet nė ditė tė vėshtira".Kaq i tha mbreti dhe u largua, pėr ta lėnė tjetėrin tė mendohej.
Ditėn e nesėrme e thirri vetė tė huajin dhe e pyeti nėse ishte menduar.
- U mendova i nderuar mbret dhe jam i vendosur tė mbaj fjalėn qė ju thashė dje.- Ju pėrgjigj i huaj.
- Atėherė mirėse erdhe! Tė uroj fat dhe qofsh i lumtur kėtej e tutje.Uroj tė mos ndjehesh i vetmuar mes njerėzve beharė tė kėsaj mbretėrije.
Qė nga ajo ditė kaluan disa vite. I huaj u bė si i shtėpisė. Zuri shoqėri dhe nderohej pėr zgjuarėsi e trimėri. Nuk ngelej mbrapa dhe fjalėn e dhėnė e mbante.Ishte gjithmon i pa pėrtuar e punėtor.
Vitet binin edhe ndryshimet nė shoqėrin e fėmijve tė mbretit. Mjaftė udhėtar vinin e kėrkonin miqėsi herė pėr njėrin e herė pėr tjetėrin djalė. Dikush thoshte se njihte njė lule tė bukur, e cila do mbushte me aromė tė mirė tėrė mbretėrinė.Dikush thoshte se njihte njė zanė, e cila do lėshonte dritė kur tė hynte nė pallat. Dikush kėrkonte vajzėn pėr njė bir mbreti, pėr njė kalorės tė zotin, pėr njė bir divi, i cili vetėm me njė lėvizje tė vetullave e mposhtėte kundėrshtarin.
Tė tregoshė e tė pėrshkruash se si u njohėn, se si dhanė fjalėn, se si lidhėn zemrat qė tė dy djemtė e mbretit, kjo ėshtė njė pėrrallė mė vehte.Ėshtė njė histori kaq e bukur, saqė nuk ngopesh ta dėgjosh, nuk ndien tė ngopur, nga ai tregim magjik. Por jo mė pak i bukur ėshtė tregimi, pėr njohjen e vajzės sė mbretit dhe qė pėr herė tė parė vendosim ta tregojmė, me lejen e vetė princeshės dhe tė mbretėreshės.
Njė ditė prej ditėsh...! Ditė e bukur behari...! Gjinkallat zhurmonin, e dielli shkėlqente si asnjėherė tjetėr!Fėmijėt e mbretit kishin shkuar nė lumin e madh, qė shkonte nė rrėzė tė kodrės, mbi tė cilėn ishte ngritur pallati i madh.Kodėr i thėnēin,sepse nuk ishte as 300 - 500 kėmbė lartėsija mė e madhe qė nga lumi.Me shoqėrin e disa oborrtarėve, shkonte me ta edhe i Huaj. Kėshtu e thotė pėrralla, mbase kurrė nuk ja mėsuan emrin ose, ai qė ndėrtoi pėrrallėn nuk na e thotė, por dimė se pėr njė kohė mjaft tė gjatė, atė kėshtu e thėrrisnin. Mbase ngaqė ishte i pari i huaj qė mbahet mėnd, tė ketė ardhur, apo tė ketė sjellė ndryshime nė mbretėrin e shqiponjave, siē nisėn ta thėrrisnin mė pas, e qė sot e kėsaj dite gėzon kėtė emėr.Sido qė tė jetė pėrralla na thotė tė ndjekim vazhdimin e saj, sepse ka diēka tė bukur pėr tė na treguar.I huaj na ishte veē gjuetar edhe njė notar e peshkatar i zoti. Ai thoshte se ishte rritur me ujin, sepse mbretėrija e tij rrethohej nga tė katėr anėt me ujė.Uji i pėlqente shumė edhe Diellės, ndaj ajo shpesh futej nėpėr guva nėnujore dhe me njė shtizė me majė tė mprehtė nė dorėn e saj vriste ndonjė peshk, tė cilėt ishin mjaft tė shijshėm tė pjekur, e tė shoqėruar me lėng qershije e rrushi, qė ja kalonte mjaltit.Kėshtu bėri dhe atė ditė Diella. Ta kishte ėnda ta shikoje kur zhytej, atė trup tė bukur, si ndonjė delfin. Ishte e shkathėt dhe i ēante nė drejtim tė kundėrt dallgėt e lumit. Diella ishte vetėm shtatėmbėdhjet vjeēe, por format e trupit tė saj linin pa mėnd cilindo mashkull e femėr qė e shikonte.U zhyt nė njė guvė si zakonisht dhe tė gjithė prisnin tė shikonin ndonjė peshk tė madh, por pėr ēudi jo vetėm peshku, por edhe vetė Diella, po vononin tė dilnin mbi ujė.Tė gjithė u shqetėsuan kur panė disa flluska ajėri tė dilnin nė sipėrfaqe tė ujit.Si i stėrvitur qė ishte nė kėto raste, i huaj nuk priti, por u zhyt nė vėndin ku ishte zhytur Diella dhe mbas pak doli me tė nė krahė.Kur e panė kėshtu vėllezėrit e Diellės, u hodhėn ta merrnin dhe e nxuar me shpejtėsi nė breg tė lumit, duke e falanderuar tė huajin pėr aktin e tij fisnik.Ajo kishte pirė mjaft ujė, tė cilin e detyruan ta nxirrte, duke e vėnė pėrmbys mbi gju.Mbas pak erdhi nė vehte dhe tregoi se ishte mpleksur keq nė disa rrėngjishte, ku nuk mundi tė ēlirohej dhe e humbi toruan.Kush ishte qė e ndihmoj ta gjenin ?- Pyeti kureshtare. I treguan se u hodh dhe e shpėtoi i Huaj. Ajo e falenderoi duke i shtėrnguar dorėn.Qė nga ajo ditė shoqėrija e tyre mori drejtim tjetėr. Besa shlyhet me besė. Ndaj ata i shikoje mė shpesh tė shoqėruar.Ditėt kalonin dhe i huaj ndiente se tė gjithė e preferonin dhe e besonin.Mbrekullija e lumturisė sė njė njeriu ėshtė atėherė kur zemra e shokut rreh si e tij.

(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MUHAMETII
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sat Sep 27, 2008 8:46 pm

... edhe s'te ka mbete tjeter, vetem me prralla te merresh...

Faleminderit per mirekuptim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sun Sep 28, 2008 1:32 pm

MUHAMETII shkruajti:
... edhe s'te ka mbete tjeter, vetem me prralla te merresh...

Faleminderit per mirekuptim
???????????????????????
...............................
Kujdes.....tė bėhesh djal i mbarė.Fli gjum tė rritesh.Sqarimin qė pata ta bėra sepse e kam detyrė shoqėrore,pavarsishtė se nuk nxė ti.Shko gjej shokėt,se nuk kam kohė pėr tė humbur.Shko tė kėndoj hoxha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MUHAMETII
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sun Sep 28, 2008 1:33 pm

Ok

Me t'mira
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Sun Sep 28, 2008 2:15 pm

Ali Baba Tepelena shkruajti:
Tė nderuar forumista!
Tė kuptoshė dhe tė vlerėsoshė pėrrallat,si njė gjini mė vete e letėrsisė,ėshtė jo pak e lehtė! Aq mė tepėr tė shkruash dhe tė tregosh.Mendoj se ja vlenė tė dikutojmė nė kėtė forum edhe pėr kėtė temė dhe kush mundet tė sjellė pėrrallat mė tė mira nga thesari popullor apo dhe tė krijoi bazuar mbi pėrvojėn e ēmuar tė popullit.
Pėrrallat nuk kanė vlera vetėm pėr tė vegjėlit por nėpėrmjet tyre tė rriturrit pėrcjellin tek brezi mė i ri thesarin e mėnēurisė dhe urtėsisė njerėzore.
Respekt pėr tė gjithė

Pajtohem me mendimin ,njeherit ju pergezoj per temen .
Pėrrallat ne te gjitha rastet percjellin mesazhe ne vete , prandaj eshte e rendesishme te kuptohen ne menyre qe te transmetohen ne menyre sa me te mire dhe me kuptimplote tek femijet.Perrallat jane gje e dashur per femijet dhe ata i kushtojne shume rendesi ,prandaj eshte shume me rendesi te kuptohen drejt , pse jo edhe te krijohen perralla qe vertete permbajne mezashe menēurishė e qe tek femiju gjithesesi do te ket ndikim ne formimim e tij si njeri
Vazhdim te mbare ne teme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Tue Sep 30, 2008 10:37 pm

Pjes IV-tė

Vajza e donte pranė tė huajin,ndaj e merrte gjatė shetitjeve, mbrėmjeve verore nėpėr pyll. Koha ishte e ngrohtė dhe hėna ishte e plotė.
Thonė se hėna e sapo dalė u bė ziliqare pėr bukurin e vajzės, ndaj i ēoi njė gjarrpėr mbi njė degė peme, nė fund tė sė cilės vajza shkoi tė kėpusė njė lule shum tė bukur, e cila kishte mbirė e kundėrmonte aromė tė freskėt.I Huaj qė nuk ja ndante sytė, pa pritur e pa gjarrpėrin nė degė dhe me njė hedhje tė shpejtė e rrėmbeu vajzėn me tė majtėn dhe me dorėn e djathtė ja mbėrtheu kokėn gjarpėrit nė degė tė pemės, me thikėn qė mbante nė brez.Vajza u hutua pėr njė ēast dhe shtangu me lulen nė dorė, po kur e pa skenėn, atėherė ashtu siē ishte nė krahėt e tij ,me gjith shpirt e puthi tė Huajin, si nuk kishte puthur kurrė nė jetėn e saj.
Thonė disa tė tjerė se hėna e bėri si kurth, pėr t'u puthur ata tė dy! Qė ishin tė pėrvėluar pėr atė puthje mjaltė, nga buzė, qė vetėm flladi i ėmbėl flinte mbi to!
Ashtu si flladi i ėmbėl flė mbi buzė tė pa fajshme, vazhdon pėrralla e gurgullon, si ujėt e burimit nė gushtė. Na ishte njėherė ...! Njė herė e njė kohė...! Kur bota ishte e lirė. Vėrtet e lirė dhe e lumtur.... Na ishte...
Tė lumtur, tė qeshur, tė gėzuar e tė kapur dorė pėr dore shkuan tė dy tė rinjtė nė pallat. Aty Diella u tregoi prindėve si ndodhi duke ju thėnė se akoma atje ndodhej thika, ku ėshtė mbėrthyer koka e gjarrpėrit.Aty "I Huaj" deklaroi se ishte gati tė bėnte mė shumė se sa kaq. Ishte gati tė sakrifikonte edhe jetėn e tij pėr Diellėn e bukur dhe tė dashur, sepse tanimė zėmra e tij i pėrkiste asaj.
- Marr guximin Madhėri tė kėrkoj dorėn e bijės suaj, sepse njė fuqi tjetėr qė unė nuk e di, i afroi zemrat tona!
Mbreti pėrsėri e dėgjoi tė huajin me durim e pėrsėri i tha :
- Miku im mė i mir ėshtė ai qė mė kėrkon dorėn e vajzės!Tė respektoj edhe unė pėr ēiltėrsinė. Nesėr do tė kthej pėrgjigje.
Kėto tha mbreti dhe pėr gjithė natėn i la tė rinjtė nė ankthin e pritjes. Lumi qė shkonte poshtė kėmbėve tė tyre fjeti, ata nuk fjetėn atė natė.E kush nuk u jep tė drejtė? Ah sikur tė ishin tė gjithė tė lumtur, sa ata!
- "Mendohu njė natė dhe vepro tė nesėrmen"- thotė njė fjal e urtė. Kėtė e dinte shum mirė dhe e zbatonte me fanatizėm mbreti, pėr rastet kur ishin shum tė rėndėsishme pėr jetėn.Ditėn e nesėrme u mblodh oborri mbretėror dhe tė rinjtė erdhėn gjith ankth. Sapo kishte ikur vesa nga trėndafilat. Kjo sipas tė parėvet, ishte koha mė e mirė kur dikush duhej tė fillonte diskutimin e diēkaje serioze ose tė merrje vendime serioze.
Tė dy tė rinjtė erdhėn pothuajse nė tė njėjtėn kohė pėrpara fronit mbretėror! Kuriozė e tė pa fajshėm.Atė ditė shkėlqenin jo vetėm fytyrat e tyre por gjithė pallati.
- Babai im i dashur : Pėveē mirėnjohjes dhe dashurisė qė ka pėr prindėrit kjo zemra ime, mė thotė se asgjė nuk do vendosė qė tė plagosė zemrėn e prindit qė e kam pasur dhe e kam tė shėnjtė.
Mbreti ngriti pak dorėn, pėr tė treguar se donte tė fliste ai. Sytė e tė gjithėve u pėrqėndruan tek ai. Kapi dorėn e mbretėreshės dhe e mori midis duarve tė tija. Pastaj me njė zė tė qartė, qė ta dėgjonin tė gjithė i tha sė bijės kėto fjalė:
- Bija ime ! Ēdo gjė nė jetė e ka njė kuptim. E kam pėr detyrė, tė mos mbyll sytė pa j'u dhėnė njė sqarim, qė pėr ju fėmijėt e mij, ėshtė njė mėsim. Edhe ēdo veprim qė bėjmė, e ka njė arsye dhe njė kuptim!Emrat qė j'u kam vėnė, nuk janė rastėsi dhe tė pa kuptimtė! Mendohuni dhe do ta zgjidhni.Janė ndienjat mė njerėzore qė kanė mbretėruar dhe do tė jetojnė sa tė jetė bota. Pa to, i gjithė fisi i jonė do tė ishte i pa vlerė dhe nuk do jetonte dhe mbretėronte si deri mė sotė.Ne si prindėr njė ditė e prisnim kėtė ndryshim.Tė tre emrat janė domethėnės dhe secili ka cilėsitė e veta. Emri qė ti mban, shpreh shum gjėra. Dielli dhe drita e tij ėshtė fillimi i jetės qė jetojmė. Pa dritė nuk ka jetė. Drita ėshtė ajo qė i jep jetė gjithēkaje mbi tokė.Drita ndriēon mėndjet dhe zėmrat e ēdo njeriu.Njerzit betohen " Pėr dritėn e syve ". Tė dua si sytė ndaj dėgjomė njė fjalė.Tre gjėra duhet ti mbrosh e ti respektosh nė jetė ; Prindėrit ..., Vėndin ..., Gjuhėn .Sepse vetėm me anė tė gjuhės sė nėnės, njerzit komunikojnė, shprehin dėshirat dhe ndjenjat e tyre pėr cilindo! Shprehin mėrzitjen dhe gėzimin! Shprehin urrejtjen dhe dashurinė! Dua qė, kudo qė tė jeni dhe sado qė tė jetoni, asnjėherė tė mos humbisni cilėsitė, qė ju pėrkasin. Janė cilėsi qė tė falin miq, ashtu si miqėsia me mbretėrinė e Qiellit.Nuk jam kundėr dėshirės dhe dashurisė sė zėmrės tėnde, po qe se ajo ėshtė e vendosur.Drita e qiellit dhe e tokės ndriēoftė zėmrat dhe mėndjet tuaja.
Kaqė tha mbreti dhe i dha tė drejtėn tė Huajit, pėr tė shprehur mendimin e tij.
- Jam i lumtur qė fati mė pruri kėtu. Kujtoja se isha mė fatkeqi, por ėshtė e kundėrta. Do ti pakėsoja vlerėn po tė shtoja mė tepėr nga ē'tha bija juaj.
Mbreti dha porositė tė bėheshin gati pėr dasmėn.Ishte dasma e parė qė bėnte mbreti.
Ceremonija e dasmės ishte mjaft e madhe. Thonė se morėn pjesė Dielli, Hėna dhe Toka bashkė. Thonė se nėntė ditė resht, vinin krushqė e dasmorė, nga tė gjitha anėt e botės. Thonė, se vetėm ditėn kur Diella doli nuse, u pi aq verė, sa mund tė mbushje tre puse nga dymbėdhjet pashė tė thellė. Pėr shtatė ditė tė tjera mbas dasmės, nuk pushoi muzika!
Oh! Tė mos harrojmė mė tė bukurėn. Ē'ka hequr i huaj, kur u bė dhėndėrr. As nė ėndėrr nuk e kishte parė, e nuk e dinte, se do rrihej, siē u rrah. Kur do hynte nė odėn e nuses, dasmorėt ishin rreshtuar nė dy rreshta, tė gjatė sa balli i njė ushtrie nė fushėn e luftės dhe ai duhej tė kalonte nė mes tė tyre. I shkreti ai, nga tė mbrohej mė parė. Secili nga dasmorėt duhej ta qėllonte patjetėr njėherė me pėllėmbė. Kėshtu e kėrkonte zakoni.Lėre pastaj disa tė dehur qė ja kėpusnin me shkelma bythėve!I shkreti ai, kur hyri tek nusja! Nuk dinte ēfar tė mbante mė pėrpara me dorė! Hyri me vrap dhe e mbylli shpejt derėn pas tij. Por ! Ah ! Kur hyri brėnda dhe pa Diellėn tė veshur me fustanin e nusėrisė! I harroi tė gjitha shkelmet e pėllėmbat! Ju dukė se, ishte futur nė portėn e parajsės sė imagjinuar e treguar!Ajo, vėrtet ja kishte vjedhur dritėn diellit, qė ishte futur brėnda.
Ai sikur hyri nė njė kopėsht trėndafilash. Diella e veshur me fustan tė bardhė, qėndronte nė kėmbė, nė mes tė odės se stolisur me perde nė ngjyrėn e qiellit. Pranė saj ishte njė shtrat i stolisur me lloj-lloj lulesh, e qė kundėrmonte aromė tė kėndėshme. Ajo akoma e mbante fytyrėn tė mbuluar , sipas zakonit dhe priste atė qė do ta shtrinte nė shtratin e nusėrisė, t'ja hiqte mbulesėn nga fytyra . I Huaj, ja ngriti duvakun ngadalė, duke shijuar gjithė bukurinė e asaj fytyre njomzake, qė e kalonte vlerėn e xhevaireve, vėthėve dhe gjerdanit me gurė tė ēmuar qė zbukuronte qafėn e saj. Nė buzėt e saj kishte ēelur trėndafili mė i bukur i botės. Ai nuk priti mė, por e mori kokėn e Diellės midis duarėve dhe e puthi. Disa thonė se ngriu ajo puthje nė buzėt e tyre ! Disa thonė se ishte e njėmijta herė qė e puthte atė natė ! Por e vėrteta ėshtė se, ata u gdhinė zgjuar duke u puthur dhe ajo ishte nata mė e lumtur e tyre.
Kjo ėshtė njė histori shum e bukur mė vehte, po sotė nuk qėndrojmė atje. Do shohim e do ecim mė shpejt se koha, mė shpejt se vitet, mė shpejt se drita.
Vitet kalonin dhe ndryshime erdhėn edhe nė jetėn e djemve tė mbretit. Ata u martuan e bėnė nga njė vatėr fėmijė sejcili. Mreti nuk la asnjėrin nga fėmijėt me kokė mėnjanė. Tė treve u dha atė pjesė tė mbretėrisė qė u takonte. U ndėrtoj nga njė pallat mė vehte dhe u tha qė secili tė shikonte pronat e tij, ti shtonte e ti begatonte mė shumė. Tė mos kishin pakėnaqėsira me njėri-tjetėrin e tė mos grindeshin kurrė. Tė kishin kujdes e tė mos dėgjonin ndonjė tjetėr, shok, mik, apo tė huaj, cilindo qoftė, tė mos e lejonin tė fuste zilinė ndėrmjet tyre! Sepse zilija dhe ambicja e keqe pillnin grindjen, sherrin, pėrēarjen, mėrinė, e plotė tė kėqija tė tjera si kėto. Kjo botė ka vėnd pėr tė gjithė njerzit me zemėr, por kurrė nuk ka vėnd, e nuk nxė, xhelozinė, e mėrinė e sėmurė !
(vazhdon)

Danel Cana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Wed Oct 01, 2008 11:11 am

Shume teme e bukur Ali Baba. Edhe per femijet qe te kene c' te lexojne ne forumin tone. Eshte nje pervoje e madhe e mbledhur ne keto tregime fantastike.
Ja nje perralle nga une:
Princi dhe e Bukura e Dheut




Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite
para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…

Ndersa i ati i thote: -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…

Princi i thote - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…

Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat
ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i
pyet ata,

Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo shege?

Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.

Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!

Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrire edhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…

Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.

Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…

-Neno do dal pak shetitje!…

Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…

E bukura nuk e degjoi te emen dhe doli perjashta…,

Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane
shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha
ca nga llokumet dhe futet brenda prape.

Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fshataret:

-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e
kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prape qe ta shikonte naten e
dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.

Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e
Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi..
me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.

Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe
ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish
qe ta merrte me vete.

Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…

Kenga kishte nisur dhe daullet binin.

E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e
po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te
shkonte tek pallati mbreteror…

Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syte qe
mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojne ushtaret… Ajo u thote atyre se
e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e lene te kaloje…

Hyn ne pallat dhe ca ushtare e cuan ne nje dhome dhe
po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me
te vertete apo po genjente…

Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:

Nga po na vjen o Baba Dervish?

E Bukura e Dheut i thote…

-Rruges tende imzot!

Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!

Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le, edhe shega me s’me nxe.

Princi po qeshte dhe i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…

Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.

Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume para dhe e nxorren jashte me rrobat e Dervishit qe te ikte…

Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.

Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume
nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzune ishte e
shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
Dhe keshtu ata u martuan bashke dhe u trasheguan…
Shpresoj t'iu kete pelqyer!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   Wed Oct 01, 2008 3:49 pm

Shum e bukur pėrralla.Gjithmonė nėpėr pėrralla ėshtė njė mėsim i madh nga jeta ,ndaj ka shum rėndėsi si tema,ashtu edhe gjuha e komunikimit dhe mėnyra e tregimit.Urime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tė kuptojmė dhe vlerėsojmė Pėrrallat.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: