Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.553
Share | 
 

 Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Tue Sep 23, 2008 3:38 pm

Jusuf Gėrvalla poet shqiptar dhe atėdhetar i shquar, lindi mė 1 tetor 1945 nė Dubovik, rrethi i Deēanit, nga njė familje bujare. Vritet mizorisht mė 17 janar 1982) nė Untergrupenbah (Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallė nder intelektualė tė kohės moderne, si shkrimtarė dhe atėdhetarė i shquar pėre liri deri nė vdekje.
Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari J. Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri J. Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė.
Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.
Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.



Jusuf Gervalla - Do te kthehem nene

Shruani edhe ju forumistė tė nderuar pėr ato qė dini apo keni lexuar pėr poetin, kėngėtarin dhe atdhetarin Jusuf Gėrvallėn.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 2102
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Ferit Ramadani: Jusuf Gėrvalla - Prometheu i simbolikės li   Tue Sep 23, 2008 10:27 pm

Ferit RAMADANI:
1.JUSUF GĖRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKĖS LIRIKE
Periudha e shfaqjes se kėtij fenomeni tė quajtur Jusuf Gėrvalla nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare, tėrėsisht nė planin ideor e kombėtar, politik e social, e mbi tė gjitha atė artistik, pushton njė dimension poliedrik qė, pėrmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidės e , nė pėrmasė, pėrfėshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atė tė popullit shqiptarė qė artikulon kėrkesėn pėr tė drejtėn legjitime tė tij.
Nė kėtė rrafsh kjo shpallje e gjenisė sė kėtij populli tė robėruar, nė paralelen e ngritjeve pėrballohet me tendencat e rezistencės krahas goditjeve e shpėrbėrjeve qė ia bėjnė, dhe nėpėr varfėri e degjenerime tė idesė, nėpėr dezintegrime e pėrqėndrime tė partikularizmit pėrēarės, nėpėr klimėn e tronditjeve e shpėrthimeve qė pranojnė jetėsimin e karakterit tė robėrisė, nuk u gjunjėzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojė e kėsaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntės okupuese federaliste, s’kishte si tė mos e cilėsojė kėtė rrezik njeri tė veēorisė unikate revolucionare dhe frymėzues tė simpatisė sė unitetit shqiptarė, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarėsisė nė horizontin e vetėdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotėsisht i bindur se sido qė tė ndodhėte, ai mbetej pararojė e ndėrgjegjes, pa ēka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin tė krijojnė pozit! ėn e pėrhershme tė nėnshtrimeve!
Kompleksi i sfidave, Jusuf Gėrvalla, i pėrgjithėsuar nė ēėshtje kushtėzoj ndryshimet qė ndodhėn pėr kėrkesėn e drejtė e natyrore tė shqiptarėve.Ai duke shprishur rehatinė shpirtėrore pėr ēėshtjen madhore tė idealit , e vrau vetminė qė tė shpeshtėn u vardisej shumė intelektualėve karrieristė e luftėtarė gradash tė okupatorėve qė saherė nė proceset shoqėrore vardisej pėrmbytja e pėrndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqėruar nga masa e mėrgimtarėve krijoj varganin e gjatė tė aradhave qė artikulonin zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare. Krahas krijimit tė saj, krijoi komunikimin pėrmes tubimeve nga njėra anė, dhe vargjeve tė prozės e poezisė, dramės e artikujve publicistik, dhe kėngės sė gjatė tė lirisė nga ana tjetėr. Pa u lodhur kurrė e me pėrkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gėrvalla mė tepėr se prisi, i priu idesė pėr t’u krijuar klima e historisė sė re deri nė skajshmė! ri, e pėr t’u bėrė ndikimi nė ndryshim tė fizionomisė sė kėrkesės sė shqiptarėve qė gjithmonė ishin nisur nga hallakama e mjerimi!
Ky njeri sublim duke parė katandinė e shqiptarėve nuk mundi tė gjejė prehje nė vendlindje , prandaj, i shtėrnguar nga rrethanat e njė dėshprimi u nis qė nėpėrmjet tė letėrsisė dhe egzilit t’i shpallė luftė obskurantizmit ortodoksist jugosllav qė krijonte tragjedinė dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siē do ta pėsojė edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkėmendimtarė tė tij tė paluhatshėm tė idesė. Kjo plagė e shekullit pėr ne fokusohet nė dhembje tė njė motivi tė fuqishėm ashtu si tė gjithė mėrgimtarėt qė e pėrjetojnė shkėputjen nga vatani nėpėr katėr anėt e botės dhe ėndėrrojnė ditė e natė atdheun e lirė, por, u treten kockat larg tij si sot e ndėr mote. Megjithatė kėshtu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado qė prehen larg atdheut ata kthehen pėr tė jehuar nė pėrvjetorė si kulte e shenjtorė tė drejtėsisė pėr atė, pėrse u privuan padrejtėsisht nga tė drejtat dhe jeta!
Universi i kėsaj pikėpamjeje padyshim krijon natyrėn etike tė kėtyre martirėve e veēmas tė Jusufit, kėtij njeriu pararojė e ndėrgjegjes dhe zgjim rilindės i vizionit tė arsyes etike! S’ka dyshim se ai nė pėrkujdesje tė tillė krijoi binarėt e rrugėtimit drejt kėrkesės pėr liri, pavarėsi dhe bashkim tė shqiptarėve, por, pa kėrkuar kurrė qė t’ua marrė lirinė dhe pavarėsinė tė tjerėve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kėrkesat e dukurive irreale. Nė tė vėrtetė ai krijoi kėrkesėn e njė realiteti tė natyrshėm dhe elementarė qė ėshtė i domosdoshėm tė bėhet si nė ndėrdijen e shqiptarit poashtu dhe nė sipėrfaqen e njė lavdie historike tė pėrmbytur nga varfėria dhe robėria okupuese.
Njeriu i kėtij karakteri, Jusuf Gėrvalla, nė nėntekstin e shprehjeve si krijues , solli stilin e veēantė nė poezi, tregim, dramė, gazetari dhe kėngė.Ai duke shfrytėzuar fjalėn e shkruar dhe tė interpretuar, temat, motivet, teknikėn e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjės dhe tė mendimit, ngriti fuqinė dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarė pėr tė mbetur pėrjetėsisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikės lirike!
Tė flasish pėr Jusuf Gėrvallėn do tė thotė tė flasish pėr kompleksin e sfidave. Pėr atė qė pėrballoi anatemat, mposhtjet dhe pėrēudnimet dhe u kthye nė kult pėrlindjesh.U kthye nė shėmbėlltyrė historike. U kthye nė virtyt shpirtėror tė afrimeve dhe unitetit. Tė flasish pėr Jusuf Gėrvallėn do tė thotė tė flasish bindshėm pėr himnizimin e virtytit tė trimėrisė, pėr nxitjen e dukshme tė etnopsikologjisė shqiptare, pėr konsideratėn dhe gjendjen morale , e veēmas pėr kulturėn intelektuale. Domethėnė, Jusuf Gėrvalla ėshtė veēoria e kualitetit tonė militant qė edhe i vdekur, del fitimtar, pėr tė thyer perandorėt e tėrbuar, qė pa asnjė arsye, i vardisen ta mposhtin e copėtojnė me primitivizėm dhe brutalitet, ndėrgjegjen e pavarsisė dhe lirisė sė shqiptarėve, pa u kujtuar se Jusufėt, Bardhoshėt e Kadritė, lindin e rilindin pėr atdheun …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 2102
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Tue Sep 23, 2008 10:38 pm









Elita Kombėtare
Ferit Ramadani: Jusuf Gėrvalla - Prometheu i simbolikės lirike
E merkure, 23-07-2008, 07:14pm (GMT+1)





Jusuf Gėrvalla
Nga Ferit RAMADANI
1.JUSUF GĖRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKĖS LIRIKE
Periudha e shfaqjes se kėtij fenomeni tė quajtur Jusuf Gėrvalla nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare, tėrėsisht nė planin ideor e kombėtar, politik e social, e mbi tė gjitha atė artistik, pushton njė dimension poliedrik qė, pėrmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidės e , nė pėrmasė, pėrfėshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atė tė popullit shqiptarė qė artikulon kėrkesėn pėr tė drejtėn legjitime tė tij.
2. JUSUF GĖRVALLA - “ER’ E RE E DASHURISĖ” !
Janė tė rralla ndodhitė, si ndodhia e Jusuf Gėrvallės sė vrarė me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekėn! Ėshtė i rrallė edhe misteri edhe mistika e kėsaj domethėnie! Megjithatė ėshtė unikate vetėm ringjallja e shenjtėruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sėndėrtojnė idealin pėr tė cilin Jusufi bashkė me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetėn pėr t’u kthyer tė jetojė nė ēdo zemėr tė shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se njė ditė nė trupin e “Nėnėlokes Kosovė “ do tė kthehet “ ta puthė rrezja e qartė ngazėllyese “ e pavarėsisė!
Njė shekull burg pėrfundon pėr Kosovėn! Veēmas dy dekada arbitrazhi dhe pėrndjekjesh nėpėr tė cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ” Gjuhė e vjetėr e kafshės sė zezė”!, qė nuk dinte tjetėr pos mallkimit dhe ngritjes sė ēdo mekanizmi veprues pėr ta pėrdorur dhunėn dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siē e pėrdori krim -mjeshtrinė socialfederalizmi jugosllav atė natė tė 17 janarit 1982 nė Untergruppenbach tė Shtutgardit tė Gjermanisė , pėr t’ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagėn shqiptarėve tė shpėrndarė nė ēdo skaj tė botės, pėr kafshatėn e bukės, dhe pėr njė rreze drite tė lirisė!
Tronditja shqiptare prej kėtij terrori tė trefishtė ishte e madhe! Ajo nga ky krim pėrjetoi lėngatė nė fushėn e krijimtarisė! Nė art dhe kulturė! Nė kėngė e gazetari! Megjithatė fitoi nė rezistencė dhe iu kthye asaj me promotorėt e vet! Veēmas me Jusuf Gėrvallėn i cili u ringrit edhe mė i rreptė, pėr ta kundėrshtuar praktikėn kriminale tė kaurrėve tė sėrbosllavisė dhe mashave tė saj! Sadoqė armiqtė e shqiptarėve e kishin menduar gjatė se nga mund ta bėnin rrėnimin e tyre, shkapėrderdhjen nė organizim dhe lėvizje, kurrė nuk ia qėlluan! Sepse shpirti i shenjtėruar i Jusufit u bė ngjizje e mobilizimit dhe i pėrfshiu pėrmasat deri nė paskajshmėri! E, kush ishin ata kaurrė tė shkinės sėrbosllave qė deshėn ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovėn e cila kaloi nėpė kalvare e mundime, por, kurrė s’u dorėzua pėrpara kaurrosllavisė milosheviqiste!
Rruga nėpėr tė cilėn kaluan shqiptarėt e Kosovės ishte rrugė e sakrificės. Ishte rugė e rėnieve! Tė gjithė ata qė shkelėn nė binarėt e saj ishin tė gjykuar tė flijohen! Dhe tė mbesin jashtė rrjedhave tė jetės sė Atdheut! Kėtė kusht e kishte ngritur nė ligjėsi sėrbosllavia! Dhe me pėrkushtim e zbatonte pėr t’i rrėnuar e rrafshuar gjithė ata bij e bija shqiptare qė deshėn tė bėjnė njė shenjėzim Kosove! Po kėshtu veproi edhe me trupat e pajetė tė tė tre martirėve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundėsuar varrimin nė Kosovė!
Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi pėrpara vrasjes kriminale nga kriminelėt e sėrbosllavisė, dhe ai rrugėn e kthimit tė tij e prejudikoi kėshtu:
“A do t’ ketė akoma natė dimri rreth njė stufe
A do tė rrapllojnė shkallėt a do tė thonė siē thoshin prore
Na u kthye sė largu dimri i paska hyrė nė eshtra
Ėshtė atje njė rrugė e largėt pėrbri fjalėsh tė nėnės sime”
(Rruga qė shkela dikur)
Ėshtė kjo njė porosi apo amanet pėr brezat tė cilėt, edhe pas vrasjes sė Jusufit , duhet tė qėndrojnė deri nė pavarėsinė e Atdheut, pėr tė cilin , ai , ka dilemė se si do tė kthehet pėrjetėsisht pėr t’u vendosur :
“Vermėni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
Deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė”!
Edhe nė gjendje prehjesh, siē trajtohen vend-varrimet, edhe nė situata tė jashtėzakonshme, Jusufi e qartėson nė poezinė “Fletė testamenti” rivendosjen e tij menjėherė pas ndryshimit tė rrethanave tė cilat ai nė vargje i quan:
“Le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
Ballin time mėrrolėn e ēastit plot mėllef
Se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisė sė tokės...!
- Pėr ku po niset ky feniks?
- Pėr nė Kosovėn martire e tė Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t’ia hapė Kosovės kontestin e historisė nė Shekullin e ri...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 2102
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Tue Sep 23, 2008 10:40 pm

3. KOMPLEKSI I SFIDAVE
Nė distancėn e shqyrtimeve pėr ardhmėrinė Jusuf Gėrvalla krahas shumė veēorive ngėrthen nė vedi kultin e pėrlindjes sė njeriut qė kthehet nė shėmbėlltyrė historike. Edhe si krijues , edhe si kėngėtar, edhe si udhėheqės, ai del dhe vendoset nė profilet e njerėzve qė kanė virtytet e afrimeve, tė unitetit! Pėr kėtė arsye, nėse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikės lirike, edhe nė definimin e zhvillimit tė ngjarjeve dhe etnipsikologjisė shqiptare ai ėshtė kompleksi i sfidave pėr shumė arsye.
Nė planin e parė: Kur ēėshtja shqiptare akoma ndodhej nė proceset e bllokimit nga shumė vendime cėnuese tė sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e njė varfėrimi shpirtėror pėr Tė, edhe ngritja e njė muri tė pėrhershėm tė ndarjes sė Shqipėrisė nga pjesa e saj mė e madhe ku jetonin shqiptarėt e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte njė natyrėshmėri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithė mekanizmat botėror, Jusuf Gėrvalla kishte parandjenjė se duhet tė dilej nga kėto vargonj! Kjo padrejtėsi e copėtimit tė Atdheut, Jusufin parasėgjithash si poet, e frymėzoi qė tė bėjė shestimet nėpėr vargjet e njė sipėrfaqjeje tė lavdisė por tė mbuluar me metaforėn dhe simbolin e lirisė. Pikėrisht , tashti konsiderata pėr tė, e ka pėrfėshirė ēdo dimension shqiptarė .
Nė realitetin e pėrditėshmėrisė sonė ka shumė paradokse nė botėkuptime! Tek ndjenja e administratorėve ligaqė dhe klanet politike, Jusuf Gėrvalla del Tėrėsi tokėsore ku bėhet zhvillimi shqiptar! Ai ėshtė kthyer nė njė ēėshtje parėsore pėr karakterin e tij militant e tė guximshėm qė hyri nė pėrballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumė forume ndėrkombėtare tė pėrgjumura, dhe bėri zgjimin , aq mė tepėr, theu kornizat e mendėsisė, nga heshtja qė kishte kapluar shqiptarėt, e veēmas Kosovėn!
Nga poezia “Fletė testamenti” qė vjen e ngulet si amanet i pėrherėshėm pėr brezat, Jusufi s’ka se si tė heshtet. Ai del komplet i rikthyer nė urragan - njeri , qė pasi ta gjejė apo ta marrė “ statusin pėr tė gjithė” kėrkon “Nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin”! Poeti ėshtė i vetėdishėm se “zgjimin” e shqiptarėve shumė aparate perandorishė e kishin heshtur! Me njė fjalė e kanė mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjėn e “mposhtjes” e ka, sėrish kėrkon “tė mė ngurosin” e qė ajo ngurosje del si njė pėrlindje e pėrherėshme! Rishikimi i njė vazhdimsie pėr tė mbėrri deri aty ku do tė njiheshin tė gjithė, apo do tė pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Nė gjoksin e tij troket frymėmarrja edhe ndjenja se: “ nė nisjen time nė fillimin tim tė ri”, pėrfėshi Dramėn e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithė rindėrtimit tė tillė qė do tė ketė edhe padrejtėsi, shpėrt! hime e degjenerime tė karakterit tė robėrisė, shqiptari do tė arrijė kulmin e mirėkuptimit tek faktorėt e jashtėm!
Nė planin e dytė : Jusuf Gėrvalla, shndėrrohet nė udhėrrėfyes qė e pret ardhmėrinė e rėndė. Edhepse ėshtė i vetėdishėm se ēėshtja shqiptare ėshtė ēėshtja mė e goditur, prandaj ėshtė edhe mė e pėrēudnuara pėr t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e njė Historie tė Re qė prej saj s’duhet hekur dorė. Vargu “ nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė” kthehet si arsye ku pėrballen mirėsia me prapėsinė, e me kėtė rast ndeshet poeti me “gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė”. I vetėdishėm se nė kėtė rrugė do tė pėsojė, sepse edhe shumė vėllezėr tė kėsaj ideje nė frontin e pėrballjeve, apo nė distancat e qėndresės kishin pėrjetuar dėmtimet tragjike, pėr atė se “Kafsha e zezė” kaurroshkinia sėrbosllave nuk do, as nuk e pranon variantėn tjetėr , pos nėnshtrimit! Jusuf Gėrvalla nė sėndėrtimin e nismave e ka tė qartė se do tė ndeshet me tė papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerin! ė, me pushtetmbajtėsit, dhe me manovelat e tyre shqiptarė! Megjithatė, pėr nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kėrkojė nė trollin e vet gjithė atė qė i takon njė situate vendimtare, qė nė analet e jetės kthehet nė kulm pėrcaktues :
“Vermėni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn”!
Kjo parelele e ka tendencėn e njė zhvillimi nė hapėsirėn jetėsore tė popullit shqiptar. Ashtu siē deshėn t’ia rrumbullaksojnė lumturinė e cėnuar nga ferri i dhunshėm i “kafshės sė zezė” dhe me tė ta bėjnė legjitime edhe varfėrinė edhe nėnshtrimin, pėr tė vendosur pėrbashkėsinė e jetės dhe mirėqenies ata qė pak apo aspak nuk i njohin shqiptarėt, ose, tė vendosin ata qė pak ose aspak nuk i duan shqiptarėt! Prandaj Jusufi i vetėdishėm pėr kėtė ngritet nė poezinė “Fletė testamenti” dhe bėhet rrėfyes “ guri pėr udhėn” , e qė shpie “ deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė”!
Nė planin e tretė: Universalja si buronjė ekspresive krijon fenomenin e tėrėsisė qė idenė e sėndėrton nė ēėshtje! Tė kėtillė kanė qenė pak, apo, tė tillė, rrallė ka pasur nė botėn e historisė krijuese! Nė botėn e revolucionit! Jusuf Gėrvalla ėshtė veēoria unikate qė ka ndezur mekanizmat e Lėvizjes Kombėtare dhe sot ėshtė bėrė integruesi mė i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmėron shpalljen e sfidės sė tij me vargun :
“Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisė sė tokės”! pėr Vetvendosjen Shqiptare !
Sido qė tė shkruhet, varėsisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave tė interesave, vetėm njė pėrfundim del pėr Jusuf Gėrvallėn. Ai e paralajmėron nivelin e kthesės apo tė mbijetimit tė tij, e , qė nė zgjidhjen universal, ėshtė pėrmasė e pranimit, karshi tėrbimit tė sunduesve ballkanikė, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton tė jetė “ er’ e re e dashurisė sė tokės”! Edhepse nė shpėrbėrjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumė pėrqėndrime partikulare, tėrėsia e lidhjes prapavajtėse pėr njė identifikim dhe unifikim tė plotė ėshtė njė e drejtė e patjetėrsuar. Prandaj nuk ka se si tė mohoet ēėshtja e shqiptarit, por, nga ana tjetėr as tė lejohet krimi hstorik i natyrės sė vazhdimėsisė sė zhvillimeve pėr tė mbetur tė copėtuar e tė nėnshtruar. Ēėshtja e tillė nuk do tė mbesė sa pėr t’u ngushėlluar me trajtimet e pėrmbajtjeve tė sakatuara e, qė jepet si peshė apo si rrjedhim i kohės. ! Ajo, nė trajtimin e tillė do tė bėhet epoka e shfaqjes sė njė profili tė pėrballjeve pėr tė pėrmbushur kushtet e trajtimit tė drejtė! Pėr ēdo vendosje tė njėanėshme, apo periferike, ndėrgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe nė vargje kundėr “ dimrit tė madh tė dashurisė sime”!
Jusufi ka njė besim tė madh nė pėrmbajtje tė domethėnies sė mbijetimit! Ai e thekson se do tė mposhtet ēdo ngjyrė interesash, identifikimi i tė cilave, bėhet pėrmes vargut “se do mė vini pėrsėri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi pėr zgjidhjen shqiptare do tė kthejė artikulimet e kėrkesės nė shumė pikėqėndrime. Kjo natyrė e shprishjes varėsisht prej rrethanave ia mundėsoi poetit shpalljen e gjenisė dhe ai nė mos plotėsisht , ia qėlloi jetėsimit tė tillė partikularė e provincial, qė pėrhirė tė shpėrthimeve egoiste dhe orekseve tė bajraktarizmit pranuan ecjen nėpėr procesin e shthurrjes.
Nė planin universal: Jusuf Gėrvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshėm himnizon nxitjen pėr kualitetin militant dhe pėrmes :
“rrjedhės sė qetė tė fatit qė pret
shigjetė e mėrisė le tė bjerė mbi dhe”.
Me kėtė shpalim tė kėsaj veēorie, ku nė rrjedhėn pėrfundimtare tė fitores, krahas gjithė dhembjeve, plagėve , shkatėrrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do tė ngadhnjejė nė tokėn Arbėrore tė anaksuar nga “ kafsha e zezė” sėrbosllave, qė nė shpalimin e kujtimeve historike tė mbesė kaptinė :
“ nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres”...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 4058
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Wed Sep 24, 2008 1:16 am

Padyshim,Jusuf Gervalla eshte dhe do te mbetet nje personalitet i shquar i Kosoves dhe kombit shqiptar,ne shume fusha.

Ai eshte Deshmor i Madh i Lirise se Kosoves dhe per kete duhet t'i behen nderimet e duhura,kudo e kurdohere.

Ata,te miret e te shquarit - rane,u vrane,u bene theror - natyrisht,per Kosoven.

Pa dyshim,krahas tyre,kane luftuar e punuar edhe shume te tjere,por ne kohen kur rrezikonte Jusuf Gervalla - koken nuk e kishe kurre te sigurte.

Per fat te keq,ka edhe njerez-hiē qe tani,mbas Lirise,i bien gjoksit me grushta lavdie dhe guxojne te hedhin balte mbi figura te tilla ideale si Jusuf Gervalla me shoke.

S'ka se si te ndodhe ndryshe: sepse ēdo popull ka Heronjte e tij e krahas tyre,per fat te keq,ka edhe skarcitetet,funderinat,vulgun,njerezit pa princip,aventurieret,tregetaret e flamujve si edhe tabore individesh medikor te shume e shume kallepeve ...
LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 4058
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Wed Sep 24, 2008 1:36 am

U mbush plot nje cerek shekulli nga vrasja mizore prej dores kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gervalles, Kadri Zekes e Bardhosh Gervalles.
Por, heronjte nuk vdesin kurre, sepse emrat dhe veprat e tyre behen te pavdekshem!
Ata u nderuan, nderohen e do te nderohen me respekt te madh nga populli, keshtu ata e fituan perjetesine ne zemrat e kombit, sepse ata u ngriten per te mos rene kurre.
Hasan Prishtina i madh, nder te tjera, do te thote mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe keto fjale : - O Gurakuq ! Me trup me te vertete vdiqe, por me emer jo, kurre. Se emri yt eshte i shkruar ne zemrat e shqiptareve te vertete dhe historia e Shqiperise emrin tend do ta shkruaj me shkronja te arta !

Se eshte keshtu me se miri flasin zemrat dhe goja e popullit qe i kendon te gjithe heronjte e vet te te gjitha kohrave , nga Agroni e Teuta, nga Skenderbeu, Ali Pashe Tepelena, Abdyl Frasheri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ise Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Cerciz Topulli, Dede Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shume e shume te tjere. Mbesin te paharruar deshmoret e kombit te cdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkemenimtaret e bahkeveprimtaret e vet, me emra te deshmoreve te paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shume e shume te te tjereā€¦

Kete zingjir flakadan kombetar do ta kurorizoje me shkronja te arta plejada e Epopese se lavdishme e heroike e UCK-se, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashke me te vellain Hamzen e me familje, me luften pa kompromis me pushtuesin, lufte qe do te sakrifikoje bijt e bijat me te mira te kombit nga te gjitha trojet, nga ta po i permendim vetem pak prej tyre, ishin edhe keta luftetare, tani deshmore, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehe Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Muje Krasniqi, Luan e Shkelzen Haradinaj, Fehmi e Xheve Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuci, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Ahmet Kacku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafe Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jete Hasani, Agim Ramadani, Rasim KiƧina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra te tjere, tashme te skalitur me shkronja te arta; Adem Jashari, UCK-ja me luftetaret trima do ta shkepusin, njehere e pergjithmone, zingjirin e zi te roberise serbe duke ia dhene grushtin vendimtar ne beteja te njepasnjeshme, heroike e te pabarabarta ne armatim e ne ushtri duke e bere Drenicen kala te pamposhtur e varr te armikut dhe Kosoven molle te ndaluar per apetitet e kriminelve pushtues te Serbise.

Edhe emri i Jusf Gervalles eshte shkruar me shkronja te arta ne historine e kombit tone. Ate e mbajne me dhjetra shoqeri kulturo-artistike, shklla e institucione, klube letrare brenda e jashte atdheut etj. Sot, ne kete dite kujtimi per te e per Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojme te gjithe. Vellezrit, miqte, shoket, shoqatat qe mbajne emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtoj tere kombi yne.

Ne shokeve, bashkeveprimtareve dhe bashkekohesve te tij, na takon me se shumti qe duke perkujtuar figuren e tij te ndritshme ta bejme sa me te ndritshme para gjeneratava te reja, sepse vepra e tij na obligon te bejme gjithmone me perulje perkujtimin e tij.
Jusuf Gervallen e percolli fati i atyre deshmoreve qe kurre nuk pushuan duke punuar per lirine e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjeve qe populli i cmon shume sikur qe ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj.
Adem Demaqi, njeri nga frymezyesit dhe basheveprimtaret e Jusufit, ne shume perkujtime e perurime per te thote se UDB-ja e vrau vellaun tone Jusufin sepse ia kishin friken.
Familja Gervalla ishte nje familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmone kane qene si hale ne sy per roberuesit serbo-sllave, mu per kete ata benin llol lloj shantazhi e eksperimente cnjerezore mbi to, qe ata nga keto zullume te shpernguleshin per ne Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosoves te pastrohen nga gjaku shqiptar e te kolonizoheshin me serbo-malazez. Kete fat te hidhur e pati perjetuar edhe familja e Bardhosh Gervalles (e atit te Jusufit), i cili u detyrua qe disa here te bleje token e vet.
Jusufi lindi me 1 tetor te vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dines, ne fshatin Dubovik te Decanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte ne moshen gjashtevjecare. Tere kujdesi per rritjen e tij, si dhe te vellezerve te tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do tā€™i mbetet nene Ajshes. Ajo duke pare zellin dhe talentin per mesim e dituri do ta dergoje Jusufin e ri per shkollim ne Peje tek vellai i vet Lush Buzhala. Pasi kreu dy-tri klase te shkolles fillore ne Prapaqan (sot shkolla fillore Jusuf Gervalla ) vazhdon mesimet ne shkollen fillore Ramiz Sadiku ne Peje dhe pastaj shkollen e mesme ne Gjimnazin 11 Maji ne Peje. Kishte talent per muzike dhe gjate pushimeve i binte kitares dhe kendonte. Ndikimi i tij ne rrethin ku gjendej ishte shume i madh. Me 1966 u regjistrua ne Fakultetin Juridik te Prishtines. Kushtet e veshtira jetesore e detyruan qe ai, si student te punoje si anetar ne Korin e Radio Prishtines. Ne fillim te vitit 1967 martohet me Suzanen me te cilen do tā€™i kete tre femije : Premtonin, Doniken dhe Ergonin. Ne vjeshte te vitit 1967, duke iu falur talentit te tij e angazhojne edhe si kengetar te muzikes argtuese si dhe perpunues i teksteve te kengeve per radio. Me 1968 e leshon fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit veteqeverises dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra ne Fakultetin Filozofik, dega gjuhe dhe letersi shqipe. Me 1968 punonte si sufler ne Teatrin Popullor Krahinor te Prishtines. Keshtu i ipet rasti qe nepermjet te TPK-se te beje nje vizite, (vizita e pare dhe e fundit e ketij lloji nga TPK) te burgosurve shqiptare ne burgun e Nishit ku luajti ne pjesen teatrale Duke pritur Godon te Samuel Beketit. Ai e shfrytezoi kete rast duke ia hedhur nje leter shokut te tij, te burgosurit politik, Afrim Loxhes, me keto fjale : Mbahuni! Mos u merzitni ! Nuk jeni vtem, te gjithe jemi me ju. E ardhmja eshte e jona. Lirija po vjen Pas disa ditesh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-se ne Prishtine. E akuzonin si organizator dhe pjesemarres ne demonstraten e nentorit te vitit 1968, per pjesemarrje ne manifestimin e madh qe u be mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare ne demonstrate. E kercnonin me burg te rende, te perjetshem e deri ne vdekje. Te gjitha ketyre akuzave e shantazheve ai iu perballoi ashtu sic i ka hije nje atdhetari te pamposhtur dhe ne mungese te fakteve per akuze lirohet. Por, sic do te shihet Jusufi do te pecillet nga UDB-ashet deri ne vdekje si njeri shume i rrezikshem per vellaznim-bashkimin Ā» e shtetit jugosllav. Ne keto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Keshtu edhe Jusufi do ta perjetoi varferine e madhe studenteske bashke me te shoqen dhe te birin e semure dhe do te vuaj per kafshaten e gojes. Me 1971 do te vendoset ne shkup, ku do te punesohet si perkthyes ne Ā« Flaken e Vellazerimit Aty iu dha mundesia per te botuar edhe punimet e veta, si poezi, tregime, reportazhe etj.
Pas vitit 1973, pas kryerjes se sherbimit ushtarak pranohet per gazetar Rilindje ku do te punoje deri ne fund te vitit 1979 kur detyrohet te largohet jashte atdheut.
Krahas ketyre angazhimeve legale qe do te kete ne pune e shoqeri te perditshme Jusufi punen me te madhe do ta beje ne veprimtarine ilegale, ne veprat e nisura nga rilindasit tane, nga Lidhja e Prizrenit e kendej. Ai do te vazhdoje te kryej punen e nisur per liri e pavaresi nga bashkevepruesit e tij me me pervoje qe tashme ishin neper burgje (Adem Demaqi me shoke) dhe te tyre qe kishin rene deshmore per atdhe (Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj).
Kete aktivitet do ta persos me ardhjen e tij ne Komitetin Qendror te Levizjes Nacional Clirimtare te Kosoves dhe te Viseve te tjera shqiptare ne Jugosllavi ( LNCKVSHJ), bashke me Metush Krasniqin, Sabri Novosellen, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanen. Jusufi u pranua ne Komitet te LNCKSHVJ ne vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po me i njohur u be ne mesin tone ilegal si Gazetari i Levizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirterisht per ngritjen ideo-politike ne frymen kombetare e shkencore te punetorve, studentve, fshatareve, si dhe te gjitha shtresave te tjera popullore. Ai, ne bashkepunim me shoke brenda e jashte Levizjes sone, luajti nje rol shume te madh per ti treguar popullit tone te roberuar shtigjet me te pershtatshme kah bashkimi e clirimi kombetar, ne vecanti e kishte tehun te edukimi i shendosh i rinise studentore e shkollore ; mā€™u per kete rendesi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror te LNCKVSHJ prej 5 antaresh, gje qe realizohet me 12 mars te vitit 1979 ne Prishtine. Pas burgosjes se disa anetarve te Levizje ne nentor te vitit 1979, si dhe te vellait te tij Hysen Gervalles, Jusufi detyrohet te dale jashte atdheut- strehohet ne Gjermani.

Ai nuk do te pushoje kurre se vepruari ne dobi te ceshtjes me madhore te atdheut e te clirimit te Kosoves me viset tjera shqiptare ne ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me nenen Shqiperi.
Jusufi shkruante ne organet Bashkimi Lajmetari i Lirise Liria dhe Zeri i Kosoves Me shkrimet e tija u deshmua si luftetar i pakompromis per liri e pavaresi, angazhohet per aspiratat e drejta te popullit te vet duke kristalizuar drejt kerkesat qe u shtruan per Kosoven Republike. Me argumente deshmoi para Evropes per shtypjen dhe shfarosjen qe po i behej kombit shqiptar, qysh nga viti 1978, nga shovenizmi serb, me faktografi tregohej se keto shtypje te egra po i beheshin edhe sot popullit shqiptar nga shovinistet fqinje dhe disa here edhe nga diplomacite evropiane te kohes.
Ne prag te ngjarjeve te medha historike, te demonstratave te marsit dhe te prillit te vitit 1981, Jusufi, nepermjet revistes Lajmetari i Lirise do te shkruaj : po behet gati populli per hakmarrjen e vet te madhe ! Do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut tone dhe do te ngadhnjejme mbi armiqte e mbi tradhetaret e cdo ngjyre. Dita e lirise po afrohet. Po vjen dita qe armiku e tradhtari te japin llogari per krimet e poshtersite e bera mbi popullin toneVetem te bashkuar e te vendosur , me besen e madhe shqiptare, do te arrijme ne fitoren tone te sigurte
Jusufi punonte dite e net per bashkimin dhe shkrirjen e te gjitha organizatave, si jashte ashtu edhe brenda atdheut, ne nje Levizje gjithekombetare. Per kete kishte punuar me se shumti me Kadri Zeken, udheheqesi i Grupit Marksist Leninist te Kosoves, OMLK-ne. Ata si udheheqes arriten qe te organizojne demonstrata ne qytete te ndryshme te Evropes Perendimore. Me 11 prill te vitit 1981 para ambasades jugosllave ne Bern, me 18 prill ne Cyrih, me 25 prill ne shtutgart, me 9 maj ne Mynih, pastaj jane mbajtur demonstrata para perfaqesise se OKB-se ne Gjeneve, ne Suedi, France, Belgjike, e ne vende te tjera.
Perveq shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve te ndryshme ne gjuhe te huaja bashkepunimi i Jusufit me Kadri Zeken do te shihet edhe me publikimin e revistes Ā« Liria Ā». Ne kohen kur bisedimet rreth ceshtjes se bashkimit, Jusufi fillon te publikoje revisten Ā« Zeri i Kosoves Ā», (numri i pare i saj doli organ i LNCKVSHJ-se) ne nentor te vitit 1981, numri i dyte ne janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda per bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te nderpritet vetem me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar te vitit 1982, rreth ores 22.15 minuta ne Untergrupenbach afer Shtutgartit ne Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten te vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur per vdekje me tre plumba ne gjoks qendron gjalle dhe i forte Jusufi edhe pese ore te plota. Ne pyetjen e policise sekrete gjermane se kush kishte shtene mbi ta, ai me vetedije dhe bindje te plote ishte pergjigjur se ata i kishte vrare policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe ne spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zeze gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu Vidic qe ishte me origjine jugosllave bente cmos qe pacienti te mbetej nen meshiren e plumbave qe e kishin goditur ne gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gervalla vdiq me 18 janar te vitit 1982 rreth ores 03.00 te mengjesit.
Sot duke perkujtuar keto figura te ndritshme kombetare, te nderojme emrat dhe veprat e tyre duke u perpjekur per ta jetesuar detyren e madhe qe na e shtruan ata, si te gjithe deshmoret tjere para e mbas tyre, sepse keshtu duke permbushur kete obligim historik atyre ua mundesojme qe te pushojne te qete ne gjirin e tokes meme. Them kete sepse edhepse Sebia e larguar, me force nga UCK-ja e nga forcat e NATO-s me 1999, nuk ndalet se kercenuari per lufte te re ne Kosove, gjithnje mbreh dhembet dhe shantazhon haptas para neve e para faktorit nderkombetar per nje lufte per ta rikonolizuar Kosoven. Uji fle armiku nuk fle!
Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnje ngjyre a pikepamje politike, dallim qe mundohen ta trumbetojne edhe sot ca zera te mekur pseudopatriote, e vertetoi edhe vdekja e tyre. Ja se cka thone pishtaret e kohes per ngjyrnat dhe dallimet e tyre :

- Kosova nuk ka nevoje per disa zera te ngritur, po ka nevoje per nje ze te fuqishem. (Jusufi)

- Vetem bashkimi i te gjithe shqiptarve pa dallim feje, klase a pikepamjesh politike mund te shpetoje atdheun tone nga kthetrat e pergjakshme te armiqve. Ti bashkojme grushtat e zemrat tona ne kete lufte te shenjte. (Kadriu)
-
Pra kjo deshmon se ata kishin nje mendim qe deshmon se ideal thelbesor i te gjithe luftetareve ishte Clirimi kombetar. Ky shembull dhe kjo rruge mbetet gjithmone aktuale.

Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gervalles me shoke mbeten yje te pashuara per liri e bashkim kombetar dhe do ti kujtojme gjithmone, si te gjalle, ne kujtesen dhe shpirtin tone !
LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Thu Sep 25, 2008 1:59 am

Dimensioni kombėtar dhe krijues i Jusuf Gėrvallės




08 Maj 2007
Mr. sc. Myrvete Dreshaj - Baliu

E nisėm veprimtarinė tonė pėr Jusuf Gėrvallėn kėtu nė Deēan, gati dy dekada mė parė, sė pari si aktivitet kombėtar dhe sė dyti si aktivitet kulturor, sepse pėr kėto dy premisa na jepte mundėsi qasjeje veprimtaria e Jusufit dhe e bashkėmendimtarėve tė tij Kadri Zeka e Bardhosh Gėrvalla. Biografia e tyre mė sė miri reflektonte gjeninė e krijuesit dhe ashpėrsinė e konfliktit tė tij me pushtuesin, tė cilat realizoheshin njėsishėm brenda vete .
Ēka tė thuhet sot pėr Jusufin 25 vjet pas vrasjes?
Pėr jetėn dhe veprėn e tij, para dhe sidomos pas vrasjes, njė numėr i studiuesve dhe kritikėve shqiptarė kanė botuar tekste publicistike, studime dhe vėllime nė trajtėn e monografive. Tekstet e tyre zakonisht kanė pasur karakterin e vlerėsimeve e rivlerėsimeve letrare e historike, si dhe vendosjen e veprės sė tij nė kontinuitetin e letrave shqipe. Qėllimi ynė ėshtė, qė nė rrjedhat e kėtij kontinuiteti historiko-letrar, shpesh tė prishur me kritere jashtėletrare, tė shohim Jusuf Gėrvallėn, me njė qasje qė ėshtė e zakonshme nė jubilarėt e veēantė tė tij.

I

Dimensioni i parė ka tė bėjė me trashėgiminė, pėrkatėsisht me familjen , e cila ka pasur ndikim tė rėndėsishėm nė ndėrtimin etnofilozofik tė tij, pėr tė vazhduar mė tej me pėrmasat e tjera: pėrgatitjen arsimore, kulturore, shkencore, intelektuale dhe politike.
Deri mė tash ėshtė vlerėsuar veprimtaria e tij atdhetare, si pjesėtar i lėvizjes historike pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, e cila lidh momente tė caktuara historike tė lėvizjes kombėtare tė vitit ’68 me vitin e madh ’81. Angazhimi i tij e ka ēuar pėrpara dhe e ka plotėsuar lėvizjen me intelektualė tė kohės, pėr tė cilėt ajo kishte nevojė, sidomos pas rėnies sė tretė nė burg tė Adem Demaēit . Por, emri dhe vepra e tij, nė lėvizjen kombėtare dhe nė kulturėn e letėrsinė shqiptare marrin pėrmasa tė reja veēanėrisht pas vrasjes sė tij. Kėshtu, historia e vrasjes sė tij, konceptet politike dhe vepra e botuar apo e lėnė nė dorėshkrim, do tė pėrplotėsojnė njėra-tjetrėn, sa me pėrmasat kulturore e historike tė angazhimit tė tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike tė shkrimit, interpretimit, pėrkthimit etj.

II

Dimension nė vete, nga shkrimet e botuara gjer tash, ka paraqitur krijimtaria letrare e tij, poezia: pėrmbledhjet poetike, “Fluturojnė e bien’’, “Kanjushė e verdhė”, “Shenjat e shenjta” dhe proza: romani “Rrotull”, ndėrsa ne sot kėtij dimensioni i shtojmė nė tė njėjtėn pėrmasė edhe publicistikėn, mė saktė esenė politike, por pa e lėnė mėnjanė edhe tekstin dramatik.

1. Poezia

Jusuf Gėrvalla i takon brezit tė tretė tė krijuesve tė poezisė sė sotme shqipe. Nė kėtė brez Jusuf Gėrvalla, sikur edhe pak krijues tė artit poetik, do tė hyjė jo thjesht si krijues i artit letrar, por edhe si individualitet me prirje tė shumanshme kulturore e intelektuale. Prandaj, nė rrethet kulturore nė pėrgjithėsi dhe nė ato letrare nė veēanti, Jusuf Gėrvalla ėshtė krijues i pranuar nė shumė fusha: poet, prozator, pėrkthyes, publicist, interpretues.
Ėshtė koha kur ky brez, ndryshe nga brezi i mėparshėm, hulumton nė mėnyrė individuale temat, idetė e gjuhėn poetike, duke pėrmbysur rregullat e ngurta nė mes pėrmbajtjes dhe formės. Pėrgjithėsisht, ėshtė koha kur bashkekzistojnė forma dhe veēanti stilesh artistike, qė krijuesit i hulumtojnė dhe i artikulojnė nė mėnyrė individuale, duke e begatuar procesin e shkrimit poetik me vepra origjinale e vlera tė vėrteta artistike. Krijuesit e kėtij rrethi, kush mė shumė e kush mė pak, do tė bėjnė eksperimente edhe tė modės, ndėrsa Jusuf Gėrvalla nuk do tė ngutet dhe me mė vėshtirėsi do tė hyjė nė kėto aventura letrare dhe intelektuale. Ai ishte krijues qė kishte mundėsi mė tė mira se shumė krijues tė tjerė pėr tė eksperimentuar (ishte intelektual i pajisur me dije tė pėrgjithshme dhe tė veēanta), por nuk u dha pas tyre. Kjo ėshtė arsyeja pse ai, pėr njė kohė, nuk do tė arrijė qė me poezinė e tij, tė pranohet tėrėsisht si krijues i mirėfilltė.
Nė qoftė se me veprėn e parė “Fluturojnė e bien” ai riaktualizon poezinė e kujtimeve tė fėmijėrisė me tėrė toposet e vendlindjes, tashmė tė njohur mjaft realizueshėm nga Martin Camaj e Azem Shkreli, por qė tėrheq vėmendjen e kritikės sė kohės, nė veprėn tjetėr “Kanjushė e verdhė”, ai arrin ta tejkalojė tė parėn edhe me gjerėsinė e temave tė reja edhe me artikulimin e tyre poetik. Ndėrsa nė vėllimin e tretė poetik “Shenjat e shenjta”(1979), opusi i poezisė sė tij pasurohet edhe me elemente tė sforcuara tė lirikės personale, intime dhe tė ironisė.
Rėndėsia e veprės sė Jusuf Gėrvallės nė kėtė brez vlerėsohet si pėr ngulmimin e tij pėr tė vazhduar kėrkimin e temave nga bota e kujtimeve tė fėmijėrisė dhe mjedisi i vendlindjes, ashtu edhe pėr format e reagimit poetik ndaj kėtij totaliteti jetėsor.
Bazė tė krijimtarisė sė tij poetike ai kishte pėrvojėn dhe zhvillimin e letėrsisė shqipe, si dhe vlerat letrare tė letėrsisė evropiane e latino-amerikane, tė cilėn herė pas here e pėrkthente edhe vetė. Kėtu rritej mundėsia e bartjes artistike tė pėrvojės jetėsore dhe njohja me format mė tė pasura tė realizimit tė saj artistik.
Poezia e Jusuf Gėrvallės ėshtė njė rrėfim lirik qė niset nga frymėzimi sublim, real e i prekshėm, pėr tė krijuar mė tej tėrėsi kuptimore tė strukturės poetike tė saj. Gati i gjithė teksti poetik i kėsaj poezie ndėrtohet si rrėfimin subjektiv, po qė sintetizon reflekse semantike, si nė perceptimin e rrafshit tė simboleve personale, ashtu edhe nė rrafshin e shenjave kolektive: Nėnės, pėrkatėsisht Shtėpisė dhe Vendlindjes pėrkatėsisht Atdheut. E megjithatė, poezia e tij nė rrafshin tematik ėshtė e gjerė, ajo bartė esencat e universit letrar tė letėrsisė bashkėkohore shqipe.
Nė rrafshin e ideve ėshtė e pasur, ka palcėn e shenjės kombėtare, jo si retorikė a patetikė, po si burim origjine.
Nė rrafshin emocional ėshtė medituese dhe e hapur, e pėrjetuar thellė dhe natyrshėm nga njė shpirt i ndjeshėm lirik.
Nė rrafshin estetik reflekton shprehshmėri tė vazhdueshme semantike, pa pėrpjekje pėr estetizim dhe hermetizim tė saj, por me njė kuptimsim metaforik mė tė hapur e krijim simbolesh vetjake e tė rikuptimsuara .

2. Romani

Romani “Rrotull” i Jusuf Gėrvallės , i shkruar dhe i pėrfunduar pėr tė gjallė tė tij, por i botuar vetėm pas vrasjes(1983) , paraqet njė zhanėr shkrimi qė sjell elemente tė reja e origjinale nė lėmin e ligjėrimit romanor. Ai sjell risi, sidomos, pėr mėnyrėn dhe organizimin e rrėfimit, pėr rolin e rrėfyesit, pėr procedimin e ligjėrimit, pėr pasurinė gjuhėsore dhe pėr elementet etnografike, tė cilat ndėrtohen mbi gjuhėn e mjedisit. Edhe vetė titulli i romanit “Rrotull” mėton tė shenjojė formėn e ndėrtimit dhe zhanrin e shkrimit.
I gjithė romani “Rrotull” sjell njė sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhės sė rrėfimit pėrligjėson strukturėn e ndėrtimit tė brendshėm kuptimor (tė ndėrtimit tė temės, tė ideve, tė ngjarjeve, tė veprimeve tė personazheve dhe tė vetė fatit tė heroit), si dhe formėn e ligjėrimit (tė ndėrtimit tė njė sistemi tė veēantė komunikimi artistik), ku shenja (tė folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siē thuhet nė Dukagjin), ngrihet nė strukturė letrare tė shkrimit.
Pėrmes njė fabule tė thjeshtė, sikurse nė pėrrallėn popullore kodifikohen nyjat e rrėfimit tė ngjarjes, rreth sė cilave zėnė e thuren ndodhitė njėra pas tjetrės, shtresohen pėrmasat e zhvillimit tė njė mjedisi dhe shpalosjet e gjendjeve tė brendshme psikologjike tė personazheve.
Emėrtimi i veprės, mė nė fund, ka tė bėjė edhe me personazhin kryesor tė romanit, Ketė Avdinė, jeta e tė cilit ndėrtohet dhe bartet nė hapėsirė dhe nė kohė, herė si figurė e pėrrallės, herė si njeri i zakonshėm, e herė si hero i zhvillimeve historike nė njė mjedis tė caktuar e mė gjerė. Kėtij personazhi, qė sigurisht, na del mė shumė i formėsuar se sa tė tjerėt, sikur i japin tė gjithė diēka nga vetja, pėr ta ngritur nė shenjė-figurė, i cili pastaj bėhet bartės i dramave tė tyre tė brendshme shpirtėrore dhe lidhės i fijeve tė rrėfimit tekstor.
Krijimi i episodeve dhe tablove tė veēanta, qė realizohen bukur nė kėtė roman, kanė njė vendosje kompozicionale tė lirė, dhe dalin me situata tė papritura, herė tė reales e herė tė ireales. Kjo strukturė e poetikės sė romanit pėrplotėsohet, jo pėrmes tablove tė gjera epike tė ngjarjeve tė mėdha historike, por pėrmes ngjarjeve e ndodhive krejt tė pėrditshme, nga rrjedhin situata tė pėrgjithshme jetėsore, si varfėria, kurbeti, vetmia, mendėsitė e vjetra, thashethemet, apo edhe shpėrthimet emocionale, frustrimet e rebelimet.
Romanin e karakterizon shpalimi i botės sė brendshme tė personazheve me njė lidhje tė thellė me mjedisin, qė realizohen pėrmes monologėve e dialogėve karakteristikė, kapėrcimeve dhe ndėrhyrjeve tė pasura, pehatjeve shpirtėrore lirike me nuanca filozofike, ku reflekset e fjalėve e frazeologjizmave, fjalive e ligjėratave, pothuaj pėrherė na sjellin nė fokus diskursin e tij tė krijimit romanor. Qė tė gjitha kėto elemente barten herė nga narratori e herė nga personazhet, si pėrpjekje e suksesshme pėr tė forcuar kompozicionin tematik, nė gjetjen e shtigjeve dalėse nga amullia e mjedisit qė i rrethon personazhet, prandaj heronjtė dhe situatat sillen dhe zhvillohen nė lėvizje tė pashmangshme - rrethore.

3. Drama

Drama “Procesi” e Jusuf Gėrvallės ėshtė vepra e fundit, e shkruar nė rrethana tė veēanta historike, jetėsore, intelektuale dhe politike, e cila pėrbėn njė tėrėsi personazhesh tipike, tė ndėrtuar pėr qėllime pragmatike. Ajo artikulon ngjarje konkrete tė ndodhura atyre ditėve nė Kosovė, e tė ndėrtuara mbi proceset gjyqėsore-politike, pothuajse tė pėrditshme, qė kryheshin kundėr shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. I tėrė procesi ėshtė mbėshtetur kryesisht nė njė fakt: mėnyrėn e gjykimit tė veprimtarėve tė Lėvizjes ilegale pas demonstratave tė vitit 1981, tė cilat reflektuan njė reagim historik tė kujtesės kombėtare tė shqiptarėve pėr ēlirim jo vetėm kombėtar, por sikur del kėtu edhe social, politik e ideologjik. Drama ka njė ndėrtim skematik nė modelin e trakteve dhe pamfleteve politike tė kohės. Ajo edhe ėshtė shkruar pėr tė pėrmbushur pikėrisht ato synime.
E veēanta e kėsaj drame theksohet sidomos pėr faktin se ėshtė shkruar nga krijuesi me vizion dhe me rezultate tė arrira nė fushė tė letėrsisė, qė deri atėherė e kishte mbajtur tė ndarė pikėpamjen politike tė tij me konceptin e krijimit letrar.

III

Dimensionin e tretė tė jetės dhe veprės sė Jusuf Gėrvallės e paraqet publicistika, njė fushė e realizuar kryesisht nė shtypin ilegal tė kohės. Ajo ėshtė pjesa mė e sipėrshfaqur ku pikėtakohen jeta dhe vepra e Jusufit nė ‘misionin’ e pėrbashkėt kombėtar dhe estetik tė tyre. Mirėpo, ende mbetet e panjohur njė pjesė e shkrimeve tė kėsaj natyre (kryesisht esetė politike tė botuara nė shtypin ilegal tė Kosovės apo tė Perėndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve tė shpėrndara nė shtypin ditor tė Prishtinės e tė Shkupit .
Estetė e tij politike pėr sistemin kolonizues tė Beogradit mbi Kosovėn, portretizimi plotė ironi i Titos, vlerėsimet politike pėr ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike tė kėsaj kohe nga radhėt e shqiptarėve, edhe sot mbeten tė pakrahasueshme nė letrat shqipe .

Le tė pėrfundojmė

Jusuf Gėrvalla ėshtė figurė e rėndėsishme e veprimtarisė politike kombėtare, pa tė cilin ėshtė vėshtirė tė ndėrtohet sinteza programore e lėvizjes politike tė shekullit XX. Ai ėshtė intelektuali qė ka lėnė gjurmė nė fusha tė shumta tė artit, si: letrar, pėrkthyes , publicist, kompozitor e artist , tė cilin e ndėrpreu fati historik kombėtar. Ai ėshtė poeti e prozatori, qė u formua nė gjirin e kulturės kombėtare dhe nėn ndikimin e krijuesve tė mėdhenj botėrorė. Ai ėshtė modeli i sė djeshmes qė mund tė bėhet shembull i sė ardhmes.


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Thu Sep 25, 2008 2:05 am

Skena nga jeta e fshatit

dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
atje diku nė botėn time atje diku larg
eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Thu Sep 25, 2008 7:20 pm

Jusuf Garvalla mbetet i gjallė sot si atdhetar, patriot i shquar, intelektual modern, shkrimtar dhe i dashuruar me lirine deri nė vdekje.
Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė dhe sic shkruan Sofra vdekja e tij - tragjike.
Atentati mbi vellezerit Gėrvalla ka ndodhur mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah (Gjermani). Nga autoritet shtetrore gjermane ėshtė lajmėruar se vrasės tė panjohur kanė vrarė tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri nė luftėn e fshehtė, nė tė cilėn agjentė tė sigurimit jugosllav dhe kundershtarė tė pushtetit luftojnė mes tyre. Pas kroatėve nė ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftėn tė pėrgjakshme shqiptarėve nė ekzil qė vijnė nga Republika e Kosovės.
Atentati ka ndodhur pėrderisa drejtuesi i makinės (BMW 316 targa:HN CY 353) nxirrte makinen nga garazhdi, duke drejtuar prapthi nė drejtim tė udhėkryqit. Nė mot me borė, diku nė 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi qė nga njė vend ndėrtimi nė anė tė djathtė tė makinės njė person nga njė distancė prej 3 metrave ka gjuajtur nė veture. Krahas kėsaj njė person tjetėr ka gjuajtur nė veture dhe i eshte afruar asaj pėr tė vėrtuar se ja ka arritur qėllimit.
Fqinjėt tė friksuar nga krismat i shohin dy pesona tė gjinis mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur ngaqė drejtuesit i kishte mbetur kėmba nė pedalen e gazit. Si pasojė e kėsaj makina ka vazhduar mė tutje tė eci deri sa pėrplaset me njė garazhd. Gjatė kėsaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndėrsa pas pėrplasjes ėshtė fikur motorri.
Nė vendin e ngjarjes policia ka gjetur tė vdekur drejtuesin e makinės Bardhosh Gėrvallen, 31 vjec, i goditur nga 6 plumba, bashkėudhtarėt e tij Kadri Zekėn, i vrarė nga dy goditje me plumba nė trup dhe vėllain e drejtuesit, Jusuf Gėrvallėn, 36 vjec, gjihashtu i plagosur rėndė nga dy goditje, me plumba.
Der Spiegel (25 janar 1982) pėr motivin e krimit shkruan identifikimi i shpejt i vktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik tė tyre: "jugosllav nė ekzil qė i takonin kombėsis shqiptare nga provinca e Kosovės nė jug tė shtetit ballkanik, dhe qė tė tre veprimtare kundėr qeverisjes sė Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorėt e vrasje.
Nė vendin e ngjarjes Jusuf Gėrvalla, i cili mė vonė vdes, i kishte pėshpėritur policisė: "Ka qenė UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).
Dymbėdhjetė herė ishte gjuajtur mbi tė tre burrat nga pistoletat tė - kalibri 7,65, dhjetė goditje kishin qėlluar zemrėn, mushkėritė dhe qafėn. Njė polic nė vendin e ngjarjes thotė: "E tėra dukej si pas njė ekzekutimi".
Ishte metodė qė pėrdoret nga shėrbimi sekret, siē thoshte snajperisti dhe instruktori i policisė nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qėlluar me katėr plumba "tre pėr ta mbėrthyer vitimėn nėse ajo qėndron ende, pra pėr ta rrėzuar dhe pėr ta bėrė tė paaftė pėr kundėrvėnie, dhe pastaj rigjuajtja e katėrt e domosdoshme dhe vdekjepruese".
Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve tė shėrbimit sekret jugosllav me kundėrshtarėt e regjimit nė botėn e jashtme nė kėto vite. Gjatė kėsaj kohe nė ekzil jane sulmuar ambasadat, konsullatat dhe pėrfaqesuesit e qeverisė jugosllave. Reagimet kriminale dhe terroriste tė Beogradit nė kėto raste kanė qenė gjithnjė tė ngjashme.
Populli shqiptar e respekton dhe e adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės shkon bashke me faktin se ishte poet i dorės sė parė.
Lavdi Heronjve dhe Deshmoreve te Atdheut!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 32
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Thu Sep 25, 2008 7:37 pm

Pluhur e ngjyrė

Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
kanė korrur kallinj
ime ėmė ka zier ftonj
shelgjet kanė vajtuar
si poeti sentimental nė vjeshtė
- po asgjė s'ėshtė zverdhur.

Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
nė njėrin krah shkurre zogjsh
nė tjetrin gėshtenjat
dhe gjarpėrinj.
Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
dhe pluhur ka mbet'.



Tash po vij

Fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
nė shportėn time pemė e fletė
dhe shije gjumi.
Kur tė zgjohem do tė iki
tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
Dashuri e paluar si arni nė arkė
oh s'mund ta them
as ta rrėmbej.
Tash po vij
por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.
mes muresh tė trasha fshesa dhe minj.


Libri i shenjtė

shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė
mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit
nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė
kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė
nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili
e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė
druri i vetmuar mė tutje ca hithėr
ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron
drita e praruar gjerdan me guaca
hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha
nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush
qė shiu i tetorit e qull ngadalė
nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush
frika nga trupi im nė shtrat po mė fton
mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon

Jusuf GERVALLA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**Lumi_
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Numri i postimeve: 177
Registration date: 19/06/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Fri Sep 26, 2008 12:13 am

Vrasja e poetit

Mė 01 tetor 1995 u mbushėn pikėrisht 50 vite nga lindja e Jusuf Gėrvallės nė Dubovik tė Deēanit, vrarė mizorisht mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė. Nuk ka shqiptar nė Kosovė qė s'di se kush ėshtė Jusuf Gėrvalla. Po them "ėshtė" meqenėse jam i bindur se nuk jetoi mė kot dhe as nuk ra fli mė kot, shembulli i tij mbeti i gjallė nė gjithė ata intelektualė, shkrimtarė dhe qytetarė qė nuk po e marrin rrugėn e botės por rrinė e qėndrojnė ...

Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari J. Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri J. Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė. Fat ky i zi qė duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaēi (megjithėse i shpėtoi fatit tė atij tė fundit tė cilin ca ēapkėnė qurranė e quajnė "shkrimtar tė dėshtuar" ose ēaprashisin ēilimillėqe pėr "gabimet" e tij).

Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.

Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Sun Sep 28, 2008 7:05 pm

Me rastin e 63 vjetorit tė lindjes sė Jusuf Gėrvallės

 

Jusuf Gėrvalla dhe romani i tij ”Rrotull”

 

  Nė mbarim tė vitit 1981 nė panairin ndėrkombėtar tė librit nė Frankfurt tė Gjermanisė Perėndimore, pata rastin tė takoj pėr herė tė parė e tė fundit shkrimtarin, gazetarin dhe personalitetin e shquar tė Kosovės, Jusuf Gėrvallėn. Erdhi te stenda e librit shqiptar sė bashku me tė vėllanė njė ditė shiu, pa rėnė fare nė sy, midis dhjetėra vizitorėve. Trupmesatar, gjysmėbiond ai kishte nė tėrė qenien e tij atė lloj thjeshtėsie dhe paraqitjeje tė zakonshme, pas tė cilės ndihet menjėherė thellėsia dhe e pazakonshmja.

 

  Biseduam gjatė atė ditė midis rrėmujės sė panairit dhe pastaj mė gjatė nė mbrėmje nė njė kafe tė qytetit. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gėrvalla kishte tė gjitha cilėsitė dhe dimensionet qė e bėjnė tė shquar njė personalitet tė letrave e tė kulturės. Pėr fat tė keq mundėsitė e tij mbetėn tė pashprehura plotėsisht. 

 

  Pak kohė mė vonė, nė natėn e errėt tė 17 janarit 1982, ai bashkė me tė vėllanė u vranė nė Untergrupenbah nė afėrsi tė Shtutgartit tė Gjermanisė Perėndimore nga plumbat e armiqve tė kombit shqiptar, duke shtuar kėshtu numrin e martirėve tė kėtij kombi. Vrasja e Jusuf Gėrvallės ndėrpreu, veē tė tjerash, njė nga krijimtaritė mė origjinale e me kolorit tė letrave shqipe.

 

  Romani ”Rrotull” qė lexuesi ynė e merr nė dorė sot, ėshtė pėrpjekja e parė e Jusuf Gėrvallės nė prozėn e gjatė. I shkruar nė traditėn e rrėfimit popullor dhe duke shfrytėzuar arketipat e letėrsisė orale shqiptare, ky roman ėshtė nisja e njė rruge qė mbeti, nė fillimet e saj.

 

  Duke pėrshkruar mjedise tė fshatit kosovar, tipa dhe ngjarje tė ndryshme, autori ka prekur plagė tė ndjeshme tė atij realiteti, siē janė varfėria, kurbeti, mentalitetet prapanike etj.

 

  Krijimtaria letrare e Jusuf Gėrvallės, poezitė e tij, si dhe proza artistike e publicistika pėrbėjnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė rrugėn e zhvillimit tė artit e tė mendimit shqiptar.

 

  Ismail Kadare

 

· Ky shkrim ėshtė si parathėnie e romanit ”Rrotull” qė pėr herė tė parė u botua nė Tiranė mė 1983 nga Shtėpia Botuese ”Naim Frashėri”. Kėtė botim e ilustroi me njėmbėdhjetė punime Piktori i Popullit - Abdurrahman Buza.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Sun Sep 28, 2008 7:16 pm

Jusuf Gėrvalla ėshtė figurė e rėndėsishme e veprimtarisė politike kombėtare, pa tė cilin ėshtė vėshtirė tė ndėrtohet sinteza programore e lėvizjes politike tė shekullit XX. Ai ėshtė intelektuali qė ka lėnė gjurmė nė fusha tė shumta tė artit, si: letrar, pėrkthyes , publicist, kompozitor e artist , tė cilin e ndėrpreu fati historik kombėtar. Ai ėshtė poeti e prozatori, qė u formua nė gjirin e kulturės kombėtare dhe nėn ndikimin e krijuesve tė mėdhenj botėrorė. Ai ėshtė modeli i sė djeshmes qė mund tė bėhet shembull i sė ardhmes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2086
Age: 22
Vendi: Shqiptari
Profesioni/Hobi: Revolucionar
Registration date: 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Sun Sep 28, 2008 8:38 pm

me falni qe dola prej temese po une kam mendu qe Riki30 eshte ai e e ka bere "bashkiminkombetar.com"
Arrow
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.   Mon Sep 29, 2008 5:10 pm


  • Duke e pėrkujtuar Jusuf Gėrvallėn nė 63-vjetorin e lindjes

     

    ENDE KA NJERĖZ

     

    · Ēast me poezinė e Jusuf Gėrvallės “Ka akoma poetė”, botuar nė vėllimin poetik “Fluturojnė e bien”, 1975.

     

    Shkruan: Kadri Rexha
  •  

      “Ka njerėz qė akoma dinė se dielli ndrit”. Ēuditshėm tingėllon nė e parė. Natyrisht, sot. Nė kėtė atmosferė. Kur thuhet se “bota ka brenga mė tė mėdha“. Nė kohėn e atomit dhe tė raketave kosmike. Nė kohėn kur ēdo gjė matet me masat mė tė vogla e mė tė mėdha tė zbulimeve tė reja shkencore e teknike. Flitet pėr perėndimin e shekullit tė njėzetė dhe pėr zvogėlimin e njeriut. Kompjuteri dhe truri. Kėmba dhe asfalti. Brenda sekondit sheh dhe dėgjon ēdo gjė ngjan meridianeve tė planetit tonė. Ku ėshtė njeriu? Zėri i tij? Dhe, zhurmat e shekullit? Bukė e pėrditshme: robotėt! Njeriu po zėvėndėsohet. Ngadalė vjen tėhuajsimi. Prandaj, kėlthet. Britma e tij nuk shkon mė larg se tek vetvetja. Nuk e dėgjon kush. Shprehia i vak shqisat. Indiferencė. Apati. Tė pranishme nė ēdo hap. Atėherė, ēfarė tė bėhėt? Opiumi-shpėtim?! Gjumi-helm?! Ėndėrrimet, pėr njė ēast?! A bėjnė prehje shtegėtimet nėpėr botė?A iket prej vetvetes? Dalje nga lėkura?! Ku i kanė rrėnjėt vetėvrasjet? Zbulime tė mėdha! Njeriu, i humbur nė mjegull. Shoqėria, e tillė. Dhe, dyndjet nė shpirt. Mungon uni. Qėllimet e jetės. Kėshtu thuhet. (!!!).

  • KA AKOMA POETĖ

     

    Shkruan: Jusuf Gėrvalla

     

    1.

    ka njerėz qė akoma dinė se dielli ndrit

    mes akullnajash nė shpirt mes muresh tė qytetit

    ka njerėz qė akoma ia dinė ngjyrėn lules

    mes drizash tė malit mes sendesh tė vjetra

    ka akoma njerėz qė dinė se kafshėt kanė ekzistuar

    mes nesh mes drunjsh e ujėvarash mes xhunglash

    ka njerėz qė ėndėrrojnė akoma ka njerėz

    qė dinė si piqet rrushi n’hardhi si perėndon

    njerėz qė kurrgjė s’dinė qė akoma prekėn me kėngė e zgjohen

    me frymė zgjohen kėta njerėz tė shqetėsuar

     

    2.

    ka njerėz qė tėrė ditėn fluturojnė ēudi

    ka njerėz qė gjithė natėn flenė nėn ujėvara

    lumit i besojnė si njeriut e flenė nganjėherė edhe pas dreke

    njerėz me ballė tė ēiltėr me shokė shumė e tė dashur

    e femra qė i dashurojnė

    ka njerėz tė ēuditshėm sot kudo nė botė

    ka varre pėr kėta njerėz nė tokėn e shkelur tė Kilit...

  •  A besohet? 

      Njeriu. Qėllimet. Puna. Shpėtimi. Qėllimet dhe puna: Tė mbajnė. Tė forcojnė. Tė ngrisin sėrish. T’i hapin horizontet e pakufijshme. Prandaj, duhet bėrė diēka. Ku ėshtė kuptimi i jetės? Fajtorėt e bigėzimit tė arsyes nė luhatje tė mėdha? Nuk janė shumė, megjithėse mėndohet. Gjakimi i njeriut nuk ka humbur. Ende gjėllinė. Nė ēdo mes. Pėrballė brengave tė ditės. Pėrballė reaktorėve, armėve bėrthamore dhe biologjike. Ai ėshtė i pranishėm. Kudo nė botė. Edhe nė mesin tonė: “ka njerėz qė ėndėrrojnė, akoma ka njerėz qė dinė si perėndon”. Po, ka njerėz. Ka dėshira. Ka dashuri. “Ka njerėz qė akoma ia dinė ngjyrėn lules“. Ani qė jemi nė epokėn e kozmetikės. Kur bukuria e plakės shėmtohet me hekurosjen e fytyrės. Kur floku ndėrron ngjyrėn shumė herė brenda ditės. C’shpikje! Hutimi i rrugės njerėzore. Hi nė sy. Cdo gjė me patent. Ndėrsa, parmenda kotet nėn srehė : pasqyrė e fshatit. Aty ku s’mungon batica. Veē, ylli polar. Rruga dhe mali. Kulla dhe shpresė. Aty “ka njerėz qė kurrgjė s’dinė, qė akoma preken me kėngė e zgjohen me frymė”. Tė ēuditshėm janė kėta “njerėz qė gjithė natėn flenė nėn ujvare (e) lumit i besojnė si njeriut”.

     

      Po. I kėtillė ėshtė edhe poeti. I pari e ndien frymėn. Ndizet. Mbytet nė dhembje. Shpėrthen nė gėzime. Sė andejmi vjen fjala e tij plot pezmė. Fjala e tij e ėmbėl. Veson dhe trimėron. Se “akoma ka njerėz” . Prerė thuhet me gojėn e tij. Ngushėllimet nuk na duhėn. E balli i ēiltėr i poetit ndritė rrugėt e pėrbaltura, tė errėta. Ai nuk ėshtė i vetėm. Ka shumė shokė tė dashur.

     

      Njerėzit e shqetėsuar e kuptojnė. Dhimben e tij. Fatin e vet. Pėr kėta njerėz ka “femra qė i dashurojnė”. Se dashuri ka ende. Nuk i ka humbur kuptimi. Edhe pse thuhet e kundėrta. Njeriu njeri mbetet. Sidomos poeti. Ai i vėrteti. Qė frymon me tė tjerė njerėz. Ai qė nuk ruan gjė pėr vete. Se tė gjitha i ka pėr t’ua falur tė tjerėve. E prej tyre veē helmin thithė. Helmin e vuajtjeve. Helmin e jetės. Ushqen shpirtin si nikotina mushkėritė. Lulet i vret verdhėsia. Vetė helmohet. Tė tjerėt i shėron. Tė paktėn ua lehtėson dhembjet e ditės. Duke marrė pjesė nė to. Kėtu dhe meridianeve. Pėr tė, tė panjohur nuk ka. Kudo janė njerėz. Nė emėr tė dashurisė, secila lule zbukurohet nga ngjyra e vet. E, ndėr ta, “ka njerėz qė dinė se kafshėt kanė ekzistuar mes nesh”. E kudo nė botėn njerėzore. “Mes akullnajsh, nė shpirt, mes muresh tė qytetit”. Nė planetėn tragjike. Ndaj, ato i zbulojnė. Ua ējerrin maskat. I qesin para nesh. Ua vijėzojnė fytyrėn e vėrtetė. Qė ne pastaj t’i njohim mė mirė. T’i dallojmė. Barėrat e egra tėharren pa dhembje. Kėshtu poetėt punojnė pėr tė tjerėt. Nė emėr tė fisnikėrisė njerėzore. Jetėn e vet e shuajnė nė zjarr. I ferrojnė ditėt mė tė mira. “Fluturojnė e bien”. Pėr t’i ndėrruar gjėrat. Dhe, e dinė, qė nė fillim tė misionit tė vet: Askush kėngės nuk i ka dalė nė fund. Mbarimi vjen i vetmuar. Deri sa botės po i shtohen brengat: “ka varre pėr kėta njerėz nė tokėn e shkelur tė Kilit”. Dhe pėr tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre. Por, njerėzimi nuk shuhet. Si bijtė e tij tė ndieshėm. Si lulet e para qė i vret bryma. Udhėrrėfyesit jetojnė amshueshėm. Me veprėn. Me flakėn e saj. Njė gjė duhet tė dihet: ata i pret nderi. Edhe kėtė tonin. Se historia nuk shkruhet vetėm me majėn e shpatės. As vetėm me lumenjtė e gjakut. Atė e krijon koha. Njerėzit dhe ngjarjet. Qėndresa nė kohė. Pėrpjekjet... Ndaj, ende ka njerėz... qė dinė se asgjė nuk ėshtė e pėrhershme. As robotėt. As mjegulla. As tėhuajsimi. As… as… Shekulli - ēast. Kthjellohet. E njeriu, NJERI mbetet.

     

    · “Flaka e vėllazėrimit”, 26. 06. 1977 dhe “Rilindja”,17.06.1978 

  • Nga cikli poetik kushtuar Jusuf Gėrvallės

     

    Shkruan: Kadri Rexha

     

    1. SI TA ZĖ VARGUN

     

    Tash je mė afėr

    Nuk pėrfton vetėm netėve tė vona

    Shpirtkandil farfuritės

    I ngrohtė mbi tė gjithė

    Fluid nė shtėpinė time tė ngushtė

    Dorė e zellshme mes lulesh tė verdha

    Ta shoh nė buzė shpėrthimin e pranverės

    Nė stinėn e bardhė

     

    Asnjė natė pa ty

    Nuk pushon tė heshtė me bubullimė

    Asnjė ēati pėr be s’e rrėzuan rrufetė

    Je jugė e bardhė. Je tambėl mbi zjarr

    Lejlek i oxhakut tim

    Nuk beson.Ti e paske ditur si lind si pėrendon

    Stina. Si ringjallet njeriu

     

    Si ta zė fjalėn. Pėrfytyrimin 

    E netėve tė gjata. Bisedat pėr tė dashurit

    Shtegėtimin tim nė ngazėllimin tėnd tė ēiltėr

    Pėr “duartrokitjet qė vijnė nga rreshtat e fundit”

    Vargu i parė i poezisė qė do tė shkruhet

    Lisi mė blerosh i bjeshkės

     

    Tė vrau fjala e fundit

    Uji qė nuk ecėn. Bėrraka

    Fluturimi yt ėshtė fillim i ri qė premton

    Po tė sheh nė ėndėrr zabeli

    Kroi i etheve. Maja e Strellcit

    Nė fantazinė e fėmijės je trimi i kėngės

    Nė shqetėsimin tėnd mė sė paku ka vend droja

     

    “Fjala”, qershor 1980

     

    2. ZGJIM GJAKU

     

    Kudo qė tė kėrkoj tė gjejė kudo

    Nė fjalė nė lule nė kullė nė mal

    Muret janė rrėnuar mes njerėzish

    Sikur fati prore ngel mbi prag

    Tė shtėpisė as i rėndė as transparent

    E mban mend fundin e vjeshtės sė vonė

    Dita qė solli shiun s’ish veē zgjimi im

    Bėrraka s’u pėrmend mė beso

    Nė plepat e kopshtit flenė zogj

    Nė lumin e fushės rrjedh ujė i ri

     

    “Bota e re”, maj 1981

     

    3. LAJMĖTAR NADJESH

     

    Kėnga jote 

    S’do t’i zgjojė kurrė mė

    Ata qė i zgjove njė herė

    Lajmėtar nadjesh

    Ti qė kėndon vetėm njė avaz

    Parmbrėmė mbrėmė dhe sonte

    Kėrkojmė pemėn qė kėrkon edhe ti

    Dhe tė gjithė ata qė ikėn

    Pėr t’u bėrė drita jonė

    Tashti flenė nėn bli

    Nė zabel mes shavarit

    Vetėm mbrėmjeve tė festave kthehen

    Mes nesh hyjnė tė ēiltėrt

    Me frymėn e sharkisė ngjallėn 

    E kalurojnė

     

    “Bota e re”, maj 1981

     

    4. KULLĖ MERMERI

     

    Kujtimi pėr ty dhe kėnga pėr namin tėnd

    Nėpėr dimensione kohe u vesh me tė blertė

    Kėtu nė poret e nėnės tokė dhe nė shpirt

    Qė nga lashtėsia bėjmė dashuri me shirat

    Me mjegullat e vjeshtės me ritimin e kasollės

    Vetėm balli qėndroi lartė kėshtjellė mermeri

    Tė ushqyem me zjarr tė praruam me legjenda

    U dogjėm u bėmė shpuzė pėr emėr pėr tokė

    Shpresa kjo grua fisnike kurrė nuk na braktisi

    Sa herė u nisėm nė pritje tė vjeshtės sė tretė

    Siē presim rrezėn e parė nė pjergull mbi derė

    Si puthjen e ėmbėl tė nėnės nė ditėlindjen tonė

    Nė zgurrin tėnd tė bruztė lind ėdėrra prej fjalėsh

    Prej lėngut tė kėngėve pėr bukėn prej klorofili

    Ndaj tė gjithė kėshtu tė dehur e fillojmė ditėn

    Me porosinė e rapsodit me kėngėn e tij nė gojė

    Tė gjallėt flenė si toka nė stinėn e butė tė barit

    Si fusha si pyjet si lumenjtė nė pranverė

     

    “Bota e re”, maj 1981




  •  




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Jusuf Gervalla - ideatori pėr Bashkimin Kombėtar.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -